2015-05-02

NDRIÇIMI I SHUMË FIGURAVE DHE I RRETHANAVE HISTORIKE TË KRAHINËS SË PLAVË – GUCISË




Shkruan: Mikel GOJANI-Kline*/

ballina e librit-2

Rexhep Dedushaj lindi në vitin 1948 në Vuthaj,nga një familje me tradita përparimtare dhe atdhetare. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Vuthaj e Guci, ndërsa arsimin e mesëm dhe të lartë i kreu në Pejë, në Gjakovë dhe Prishtinë. Për shumë vite ka punuar arsimtar i lëndës së historisë në shumë shkolla të Rrafshit të Dukagjinit. I detyruar si shumë bashkëvendës të tij, për shkak të angazhimeve të tij u detyrua që të migrojë në Amerikë, përkatësisht në Nju Jork, ku gjendet edhe tani. Arsyen pse pedagogu dhe veprimtari Dedushaj ka migruar në Amerikë e arsyeton edhe vetë, i cili me këtë rast shprehet: “ Shkaku pse unë jam në Amerikë është hapja e shkollës shqipe në Vitomirice, në “Malla Moskva ” – siç i thonin serbët. Në vitin 1982, kur ata mendonin për t’i mbyllur shkollat shqipe edhe në Prishtinë, unë i përkrahur nga udhëheqësia e Arsimit në Pejë, në krye me Sadik Ukellën, Xhevdet Bashën, Adem Kelmendin, Hajdar Mekaj etj., arritëm ta hapim shkollën shqipe aty. Vidna Rakoçeviq një antishqiptare e dëshmuar atëbotë m’u kërcënua me fjalët më të rënda. Pas vitit 1987 e dini si u zhvilluan ngjarjet dhe udhëheqesit e Arsimit komunal më kërkuan që të largohesha, sepse na paraqitej rreziku që të burgoseshim që të gjithë, prandaj u detyrova të braktis Kosovën dhe të migroj për në Amerikë. Detajisht lidhur me këtë kam shkruar edhe në librin “Si e gjeta dhe si e lashë shkollën shqipe në Prefekturën e Pejës”, shton prof. Dedushaj.
Është mirë kur bëhet përpjekje për t’u ndriçuar çdo segment që përbën historinë e një populli
Edhe në Amerikë, Dedushaj dha një kontribut të çmuar, duke iu mundësuar fëmijëve të diasporës shqiptare në SHBA gjuhën e ëmbël shqipe dhe historinë e kombit. Ka botuar shumë artikuj dhe punime shkencore me temë historike në gazetat dhe revistat shqipe në Amerikë, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi etj. Deri më tani ka botuar këta libra: “Krahina Plavë – Guci nëpër shekuj” 1993, (i përkthyer edhe në gjuhën boshnjake), “Shpërngulja e shqiptarëve të Plavë – Gucisë”, Nju Jork 1997, “100 – vjet luftë”, Nju Jork 1999, “Si e gjeta dhe si e lash shkollën shqipe në Prefekturën e Pejës”, Nju Jork 2009, “Gjurmë mërgimtarësh”, Nju Jork 2009, “Çung Tahiri i Vuthajve”, Pejë 2013 dhe “Komandanti me plumb në trup”,Pejë 2014. Ka në dorëshkrim edhe shumë libra të tjerë. Në luftën për liri e çlirim kombëtar, u shquan luftëtarë e udhëheqës të sprovuar me trimërinë, burrërinë dhe idealizmin e të cilëve populli ynë i shumëvuajtur në shekuj, i mbanë të gjalla në kujtesën kolektive të tij dhe i përcjell brez pas brezi. Ata qenë me dhjetëra e qindra që dolën nga gjiri i këtij populli, nga “palca e kombit”, siç do të shprehej rilindësi i shquar Zef Jubani. Ata, me aktin, veprimtarinë e guximshme,me qëndresën dhe aktivitetin e tyre mahnitën epokën në të cilën jetuan,çuditën çdo strateg e kronist të kosës, u bënë sfidë shekujve. Këta luftëtarë të paepur dhe udhëheqës të shquar popullorë nuk ishin të vetmuar, por të lidhur me popullin që i lindi dhe i rriti. Një bir i tillë legjendar është edhe Çung Tahiri i Vuthajve, nga Vuthajt e Gucisë së Malit të Zi, por edhe shumë emra të tjerë që ndoqën rrugën e këtij atdhetari të shquar të kombit. Është mirë kur bëhet përpjekje për t’u ndriçuar çdo segment që përbën historinë e një populli. Është mirë kur kjo punë bëhet me zell, përkushtim dhe disiplinë intelektuale. Sidomos është e çmueshme kjo punë kur bëhet për ndonjë personalitet të shquar të jetës historike,për ndonjë ngjarje të rëndësishme të historisë sonë,që për shkaqe ideologjike dhe shkaqe të tjera politike për aq kohë të gjatë ka qenë vlerësuar shtrembër. E kuptova kështu përpjekjen e autorit Rexhep Dedushaj për të ndriçuar personalitetin dhe veprimtaritë atdhetare të atdhetarit Çung Jahë Tahiri i Vuthajve, po edhe i disa të tjerëve, si Bajram Musa, Bajram Xhuku, Isuf Zymeri, Jahë Tahir Dedushaj, por edhe shumë emra të tjerë të brezit më të ri, si Smajl Isufi, dr. Isuf Isufi – Dedushaj, Naim Dedushaj, Jeton Idriz Dedushaj, e të tjerë. Janë këta emra të shquar të jetës historike, politike dhe shoqërore, që kanë lënë gjurmë nderi dhe krenarie për brezat që do të pasojnë. Krejt më qëllim të ndriçimit të jetës dhe veprimtarisë së këtyre figurave, autori Dedushaj ka shkruar këtë libër, si një vlerë e rëndësishme që këta emra dhe këto ngjarje që i ka përfshirë, të mos i mbulojë pluhuri i harresës as ndryshku i kohë.
Çung Tahiri i Vuthajve dekorohet nga Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha
Në epiqendër të shqyrtimit, autori Dedushaj ka figurën e patriotit Çung Jahë Tahirit, i lindur më 1890 në katundin e Epërm, të Vuthajve, veprimtarie e të cilit është shumë e rëndësishme dhe me vlera dimensionale për kohën kur ka vepruar me qëllim të çlirimit të trojeve shqiptare. Sipas evokimeve që autori ka shfrytëzuar nga njerëzit që kanë njohur këtë trim malësor, guximi i tij i mahniste të gjithë. Sipas autorit Dedushaj, Çungu ishte ndër të parët që kishte shkuar në luftën e Grebenit në mbrojtje të Krahinës në tetor të vitit 1912, ku iu kishte plagosur rëndë xhaxhai i tij Smajl Isufi. Pastaj, sqaron autori, ky patriot kalon në mbrojtjen e Shkodrës nga malazezët. Gjatë Jugosllavisë së parë të Karaxhorgjëve, shpeshherë kishte rënë në konflikt me xhandarët e Gjorgje Llashiqit, që vetëm në territorin e Vuthajve i kishin sajuar 9 kazerma ushtarake për ruajtjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, këtë kufi,të cilin nuk e kishte pranuar asnjëherë deri në vdekje. Në vitin 1920 ky patriot dhe luftëtar i denjë merr pjesë edhe në Luftën e Koplikut, në mbrojtje të Shqipërisë nga okupuesit jugosllavë. Në rrugën e tij jetësore ky patriot i shquar edhe në shumë lëvizje të tjera dëshmoi veten, me heroizmin dhe patriotizmin e tij. Për veprimtarinë e tij atdhetare dhe liridashëse, patrioti Çung Tahiri u dekorua nga Presidenti i Shqipërisë – dr. Sali Berisha, me rastin e 80-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, me “Urdhër për veprimtari patriotike të klasit II”. Atdhetarizmin, guximin dhe luftën e paepur për çlirimin dhe lirinë e trojeve etnike shqiptare, që dëshmuan përpos Çung Jahë Tahirit, autori Dedushaj e prezanton në mënyrë shumë të thukët edhe për pinjollët të tjerë të kësaj dere më tradita patriotike dhe heroike, deri te brezi më i ri dhe shumë të tjerë që kanë qenë pjesë e këtyre lëvizjeve për çlirim kombëtar. Përpos pasqyrimit të këtyre figurave të shquara të historiografisë sonë kombëtare, autori Dedushaj, po ashtu nuk lënë anësh edhe ndriçimin e disa ngjarjeve të rëndësishme historike që kanë ndodhur në atë krahinë gjatë këtij rrugëtimi historik. Autori Dedushaj në vijim pasqyron ngjarjen e 18 korrikut 1951, kur pas prishjes së marrëdhënieve jugosllave – shqiptare, më 1948, sllavo-komunistët jugosllavë e rivendosën “Murin e Berlinit”në këtë kufirin shqiptaro-shqiptar. Me këtë rast, sqaron autori, çetat kaçake të përbërë nga patriot e atdhetarë të kësaj krahine, u vunë në lëvizje sërish dhe të cilët nuk iu dorëzuan okupatorit serbo-jugosllav. Por, edhe ata që ikën në Shqipëri pas atij viti e më parë, me të vetmin qëllim që ta bindin popullin që të mos i dorëzohet pushtuesit, të mos i mashtrojë doktrina e UDB-ës,që për moto e kishte parullën “përçajë e sundo”, d.m.th. të mos spiunojnë njëri – tjetrin, të mos vriten njëri me tjetrin, të mos pranojnë të shkojnë diversantë në Shqipëri – veprime këto tejet djallëzore dhe të rrezikshme, që i sajonte UDB-eja serbosllave pas vitit 1948. Pastaj, ishte një rezistencë e madhe për moslejimin e mbylljes së shkollave shqipe në Mal të Zi dhe të kërkojnë rihapjen e atyre që ishin mbyllur më parë, të mos lejojnë shpërnguljen masive të shqiptarëve nga kjo krahinë në Turqi dhe vendet tjera. Janë edhe të shumta ngjarje të tjera që gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur në këto pjesë të hapësirës sonë etnike. Autori Dedushaj, në mënyrë shumë kronologjike me këtë rast i prezanton edhe pasojat që ka përjetuar popullata e kësaj krahine pas ngjarjeve të 18 korrikut 1951. Një kapitull të veçantë autori Dedushaj i kushton luftëtarëve të denjë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rinjve, Jeton Idriz Dedushaj dhe Ismet Avdi Dedushaj. Jetoni veproi në brigadën 131 “Jusuf Gërvalla”. Ka marrë pjesë në të gjitha betejat që i ka zhvilluar kjo brigadë në Loxhë, Gllogjan, Prejlep, Maznik, Lumbardh, Jabllanicë (tani Dushkajë) etj., duke luftuar deri në flijimin e tij për lirinë e Kosovës,më 5 qershor 1999, në mes të fshatrave Dashinoc dhe Lumbardh të Deçanit,duke u përjetësuar. Një tjetër luftëtar i lirisë nga kjo familje që në kuadër të batalionit “Atlantiku” nga Amerika, ishte edhe i riu Ismet Avdi Dedushaj, i cili iu përgjigj zërit të atdheut dhe nga Amerika erdhi për të çliruar atdheun e tij, Kosovën. Sipas autorit Dedushaj, nga krahina e Plavës dhe Gucisë, batalionit “Atlantiku” nga Amerika iu bashkëngjiten edhe shumë luftëtarë të tjerë, si Haxhi Balidemaj, Cen Haxhaj, Sadri Mehaj, Ymer Kukaj, Brahim Selimaj, Kujtim e Xhemë Goçaj dhe Arben dhe Milot Buçaj.
Meditimet që ngërthejnë rëndësi shumëdimensionale
Një kapitull të veçantë autori Dedushaj e ka titulluar, “Meditime”, me ç’rast autori i shpalos disa opinione të tij me interes dimensional. Po potencojmë disa nga opinione e tij që autori Dedushaj i shpalos, si Vujanoviqi mashtrohet, Pse po diskriminohet Malësia e madhe, Pse po flijohen shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe ata nën Malin e Zi, 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë: Kontributi i Plavë – Gucisë në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, Vuthajt në 100-vjetorin e Pavrësisë, Pse shqiptarët e Plavës e Gucisë nuk flasin shqip, Në kullën e Ali Demë Gecit të Llukës, Eshtrat në Previ kërkojnë drejtësi (100-vjet nga masakra e Privisë në krahinën martire të Plavë – Gucisë, ku malazezët vranë barbarisht 700 shqiptarë), Shkolla fillore Dardania e arsyetoi emrin e vet, Lufta për mbrojtjen e Plavë – Gucisë (1879-1880) dhe dilemat rreth saj, (Me rastin e 135-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit) etj. Kështu, në përfundim lirisht mund të konstatojmë se libri dokumentar dhe historik “Çung Tahiri i Vuthajve”, i autorit Rexhep Dedushaj, është një libër e mirë për lexuesit, sepse autori nga njeh me shumë figura dhe ngjarje të rëndësishme historike nëpër disa periudha kohore, në krahinën e Plavë- Gucisë. Ky libër, po ashtu njëherësh edhe e pasuron fondin e librave tanë dokumentarë dhe historik, duke njoftuar lexuesit për shumë fakte dhe dëshmi të panjohura deri me tani edhe rreth këtyre figurave, po ashtu edhe shumë aspekteve dhe ngjarjeve të zhvilluara në këto pjesë të hapësirave etnike shqiptare.

RUSIA NJË DASHAKEQE E PËRHERËSHME E KOMBIT SHQIPTAR

1 asllan Bushati

 Asllan Bushati



Më 9 maj 2015 është 70 vjetori i përfundimit të Luftës Dytë Botërore (LDB). Kjo ngjarëje dhe një deklaratë e para disa ditëve e Rusisë (nëpërmjet Ministrisë saj të Jashtëme) me titull” Retorika për Shqipërinë e Madhe nuk kontribuon në ruajtjen e klimës së stabilitetit dhe të mardhënieve të mira fqinjësore në Ballkan”, më dhanë shtysën për të bërë disa refleksione historike dhe aktuale që lidhën me Rusinë dhe qëndrimin e saj ndaj Kombit Shqipëtarë.

Së pari, pak histori.

LDB pa dyshim ishte një nga ngjarjet më të rënda (në mos më e rënda) e historisë njerëzore. Bisha ushtarake nazi-fashiste me zjarr e hekur fillimisht sulmoi vendet fqinje, në krye të të cilave ishte vendi ynë ,Shqipëria.Ajo që më 7 prill 1939 e kundërshtoi me armë pushtimin për dy javë, megjithëse ishte në një raportë forcash të disfavorshëm gati dyzet me një.Por edhe pas pushtimit tërësor, italianët ishin nën zjarrin dhe pritat e shqipëtarëve duke e ndier vehten si në një fushë të minuar.E njëjta gjë ndodhi edhe me pushtimin gjerman. Parë në tërësi në këtë periudhë nazi-fashistët pasi pushtuan fqinjët e tyre, e zgjeruan pushtimin me gati gjithë shtetet e Evropës duke u shkaktuar atyre dhjetra miliona të vrarë, qindra miliona të plagosur, qytete,fshatra,rrugë , pasuri e objekte të shkatërruara tërësisht.Populli hebre e pagoi më shtrejt se gjithë popujt e tjerë duke u rrezikuar deri në kufijt e cfarosjes së plotë. Hitleri e Musolini këto pushtime dhe këto masakëra, nuk i bënë pa dijëninë e Stalinit, madje kjo situatë është e lidhur me një traktat të fshehtë midis Hitlerit dhe Stalinit që formësonte ndarjën e zonave të influencës dhe sigurisë ndërkombëtare reciproke.Pra Stalini pati dhënë OK-ein për pushtimin fashist të Shipërisë, duke qënë në të njëjtën vazhdë me politikën e vjetër ruse kundër popullit shqipëtar që fillon të shënjohet që me Kongresin e Berlinit të 1878-tës për coptimin e tokave shqiptare dhe dhënien shpërblim të tyre fqinjëve sllav (Sërbi e Mali i Zi).
Marrveshja e fshehtë Hitler- Stalin, u prish vetëm më 22 qershor 1941 kur Hitleri sulmoi ushtarakisht Bashkimin Sovjetik (BS).Prej ketij moment e gjithë bota filloi të mendojë se si ti kundërvihej bllokut nazi-fashist (Gjermani,Itali dhe Japoni).Edhe SHBA-ja filloi të ndihmojë BS me armatim,aeroplanë, paisje e material ushtarak nëpërmjet koridorit Alaskë- Vladivostok.Kjo ndihmë është konsideruar në të gjitha kohërat normale, sepse akoma SHBA –ja nuk kishte hyrë në luftë, dhe se ishte e domosdoshme që të bashkoheshin forcat , mjetet dhe energjitë e të gjitha vendeve paqëdashëse të botës në luftën kundër nazi-fashistëve, në një kohë që popujt evropianë po luftonin me armë në dorë kundër tyre.Kur Japonia sulmoi pabësisht SHBA-në në Pearl Harbour, forcat gjermane kishin arritur në dyert e Moskës. Atëherë SHBA vendosi të hyjë në luftë dhe me operacionin e desantimit në Padegale (së bashku me Anglinë dhe Francën) hapi frontin perëndimor që coji në clirimin e Europës perëndimore. Kurse fronti lindor me në krye BS dhe gjithë vendet e tjera lindore mori fuqi dhe coji në clirimin e tyre sa që më 9 Maj 1945 u shpall zyrtarisht kapitullimi i nazi-fashistëve.Në raportë me popullatën, sipërfaqen dhe shkallën e angazhimit në luftime edhe populli shqipëtarë dha kontributet e veta duke u rreshtuar në krahun e vendeve fituese të LDB-së.
Por, brënda kësaj fitoreje të LDB-së,ka edhe disa keqbërje të tjëra ruse kundër shqipëtarëve.Ata fillojnë me infiltërimin e agjenturës sovjetike e cila kishte hapsire të madhe veprimi në Jugosllavi, dhe që nëpërmjet saj zbriti në trojet shqipëtare me idenë e krijimit të grupeve komuniste dhe strukturave ushtarake për interes t ë saj, sic janë krijimi i Partise Komuniste Shqipëtare(PKSH), dhe i formacioneve partizane të udhëhequra nga jugosllavët . Këto formacione politico-ushtarake vërtetë e rreshtuan vendin tonë me fitimtarët, por në të njëjtën kohë e këthyen Shqipërinë në një shesh beteje të luftës civile e vllavrasëse. Por e keqja më e madhe shqipëtarëve ju bë me marrvëshjen e Jaltës ku Stalini forcërisht insistoi përpara Presidentit amerikan Rusvelti dhe Kryeministrit Britanik Curcill ,që Shqipëria të ishte në anën lindore madje mundësisht nën Jugusllavi.Pra , pa marrë para syshë origjinën ,identitetin,zakonet, traditat, mentalitetin, kontributin në luftë dhe të drejtën e zgjedhjes, dhunëshëm e radhiti Shqipërinë nën ombrellën sovjetike.
Pas LDB-së, lufta e ftohtë.
Pas prishjes me jugosllavët, Shqipëria në cdo segment të jetës u “pushtu” nga sovjetikët.Ata nëpërmjet këshillëtarëve të tyre të vendosur pranë cdo posti ushtarak e civil për dymbëdhjetë vite drejtuan shtetin shqipëtar në funksion të interesave të tyre sikur kjo të ishte një republikë shtesë e BS-së . Kjo ka lënë gjurmë të rënda në mënyrën e politikë bërjes , drejtimin e shtetit, diplomaci ,punën e shërbimeve inteligjente, ushtri , metodën e punës në drejtim e vendim marrje deri në ditët e sotme ne Shqipëri . Nisur nga interesat sovjetike, ata e futën Shqipërinë nën suazat e Traktatit të Varshavës(TV) dhe krijuan bazën ushtarako-detare të Vlorës si një avanpost kundër Natos e vendeve perendimore dhe si pikë mbështetëse për flotën ushtarakë sovjetike të mesdheut. Kjo lëvizje ushtarake e bënte Shqipërinë pikë nevralgjike midis perëndimit e lindjes dhe që dukshëm Vlora ndiellte zjarr mbi vehte për interesat sovjetike (ose thënë thjeshtë –ruse). Diktatori Enver Hoxha ka bërë nga krimet më të shëmtuara kundër popullit të vet,dhe historia është e obliguar ti vërë ato në dukje. Por në vitin 1961 kur i largoi ushtarakët rusë nga Vlora dhe specialistët e këshilltarët nga Shipëria, ( kuptohet për të ruajtur karrigën e sundimtarit dhe për të shlyer gabimin e rëndë që kishtë bërë), i ka bërë në të njëjtën kohë edhe një të mirë Shqipërisë dhe vendeve perendimore, mëgjithëse në Shqipëri fara e spiunazhit rus ishte mbjellë gjithandej.
Në 1968-ën rusët pushtun ushtarakisht Pragën(Cekosllavakinë) aleatin e tyre ne TV, dhe nën teorinë e sovranitetit të kufizuar dhanë shenja se këtë veprim mund ta bënin edhe kundër të tjerëve të pa bindur.Marrë shkas nga ky veprim( dhe nga frika), diktatura komuniste në Shqipëria juridikisht shpalli daljen nga ky traktat duke i bërë edhe një shërbim tjetër të mirë vehtes dhe perendimit . Këtë veprim të dytë diktarori Hoxha e bëri sepse kishte dijeni se në rast se sovjetikët do të ndërhynin në Hungari sic bënë me Cekosllavakinë, Nato –ja, kishte në plan pushtimin e Austrisë dhe Shqipërisë në të njëjtën kohë. Në se një situatë e tillë do të ndodhte, atëherë karriga e tij ishte përfundimisht e rrëzuar.Duke parë këtë realitet ,diktatiori Hoxha luajti me dy porta me hafijet ruse në Shqipëri . Ai me vetëdije nuk i shkuli të gjitha njëherëshi,kjo sa për pa mundësi dhe sa për interesa të tjera që atij i lypseshin për veprime të mëtutjeshme me të ashtu quajturat grupe armiqësore.Një gjë e tillë del në pah me të ashtu quajturin” plani ushtarak për pushtimin e Kosovës” ku theksohen kontaktet dhe veprimet e përbashkëta me komandantin e Traktatit Varshavës. Pra nga njëra anë kishin dalë nga TV, nga ana tjetër bënte lojën e maces dhe të miut me marshallin sovjetik. Sipas këtij plani (të bërë publik nga ish Shefi Shtabit Përgjithshëm të Ushtisë shqipëtarëe,Veli Llakaj), marshalli sovjetik ( njëkohësisht komandanti i TV), pranonte të bënte presion ushtarak në kufijtë lindorë të Jugosllavisë për ti mundësuar Shipërisë pushtimin e Kosovës, por me kusht që më parë Shqipëria të pranonte rikëthimin në TV.Kushti nuk u pranu nga diktatori Hoxha se rrezikonte karrigen e tij dhe planet mbetën vetëm ide ose e thënë më shkoqur ëndërra në diell.
Periudha e pas LDB-së në ish BS ishte euforike në cdo drejtim .Vërtetë ky vend mbajti peshën më kryesorë të luftës, por paslufta ishte periudhë dehjeje,dalldisje vetëmburrje pa kufi , lum vetlëvdatash heronjsh,gjeneralësh,marshallësh e dekoratash. Kjo bëri që fundi i viteve 80-të ta shihte BS-në në rrukullime e shkërmoqje. Kjo situatë i konvenonte perëndimit e mbi të gjithë SHBA-së. Ata filluan të duartrokasin dhe ta quajnë fitorën e dytë të madhe edhe fitimin e betejes së ‘luftës së ftohtë”.Por , sot mund të themi se aso kohe ata u shpejtuan dhe harruan se i plagosuri i shëruar është më i rrëzikshëm se para plagosjes.Kështu është Rusia e sotme,një i plagosur i luftës së ftohtë i shëruar nga plaga.
Në periudhën e “luftës së ftohtë” ish BS ,kishte investuar strategji politikë dhe ushtarake kundër perëndimore në shumë vende të botës, por mbi të gjitha në kufirin e ndarjes midis dy blloqeve ushtarake Nato e TV dhe fqinjëve në këto blloqe. Ky investim ishte real politik me qeveri pro ruse dhe në të njëjtën kohë ushtarak duke ju shitur këtyre vendeve teknikë teknologji ushtarake të gjeneratave të fundit. Edhe kjo duket si relikë e “luftës së ftohtë’,por që në të vërtetë ishte një minë në themelet e demokracisë perëndimore të dekadës dytë të shekullit 21 vecanërisht me të ashtu quajturën “pranvera arabe”.Asnjë strategjist dhe analist i gjeo-politikës botërore nuk e pa dhe nuk e përfytyroi se cdo të ndodhte me Rusinë pas një cerek shekulli, pra në ditët e sotme. Nuk u vlerësuan shërbimet e saj sekrete dhe investimet që ishin bërë në veriun e Afrikës ,në Lindjen e Mesme,në ish republikat sovjetike, në Kaukaz, Krime, Ballkan etj.Pagesa e kesaj mos vëmendjeje janë shumica e dështimeve perëndimore të ditëve te sotme, në fushbetejën politike dhe ushtarake ku pengesa më madhore është veprimtaria kundër vënëse e Rusisë.
Shërbimet inteligjente, politika dhe mafia
Unë nuk jam ekspert i fushës së shërbimeve inteligjente, por me aq sa lexoj në shtypin e hapur dhe sa më mundëson eksperienca ime personale, shoh një aktivizim maksimal të shërbimeve sekrete ruse në disa rajone të botës e vecanërisht në Ballkan. Ata kanë filluar të aktivizohen në fushata zgjedhore për të sjellë në politikë grupe e individe që u shërbejnë interesave të tyre dhe realisht kanë arritur disa suksese .Investimi bëhet po ashtu aty ku janë projektuar zhvillime ekonomike ruse të fuqishme dhe afatgjata ose ku ka interesa gjo-strategjike.Në ato vende që nuk ecet nëpërmjet fushatave zgjedhore, investimi bëhet në vende të larta të administratës shtetërore,banka,korporata e shërbimet inteligjente të vendeve të tjera.Parapëlqehen vende ose rajone me stabilitet jo të qëndrueshëm për të hapur vatra të reja zjarri me qëllim shitjen e armëve ose për t’ju kundërvëne politikave europiano-perëndimore dhe vecanërisht atyre amerikane. Këto shërbime shihet të lëvizin vitet e fundit në veriun e Afrikës si Algjeri, Marok, Libi, Egjipt,Palestinë, Siri, si dhe në vende të tjera si Irak,Jemen, në vendet e Kaukazit, Ukrahinë e deri tek vendet balltike. Por kohët e fundit ato janë fokusuar me veprimtari intensive në Ballkan e vecanërisht rreth (e në )trojet shqipëtare.
Qysh nga shpërbërja e Jugosllavisë e vecanërisht me fillimin e luftës në Kosovë, ka një prani të dukshme të shërbimeve inteligjente ruse në Serbi. Ato jo vetëm kanë gjithë hapsirën e nevojshme për të vepruar, por kanë edhe një status të vecantë besueshmërije dhe bashkë veprimi me strukturat serbe të kësaj fushe.Pengesat për të formuluar arsyet e për të mos lejuar njohjen e mëtejshme ndërkombëtare të Kosovës, fillimisht lauborohen nga këto skifterë që enden nëpër Serbi dhe pastaj cohen si parafabrikat në Moskë.Veprimet subversive në Mitrovicë, politikat bllokuese, ngacmimet , grindjet, krijimi i grupeve të armatosura, kontrabanda e mallrave, ndiellja e shqiptarëve të Kosovës për emigracion në Europë dhe ISIS kanë më parë pëlqimin e skifterëve rus në Serbi dhe pastaj të atyre serbe. Këto grupe kontrollojnë nga larg fijet kryesore të mafisas vendase duke marrë shpërblimin e nevojshëm për këto punë të pista, por edhe duke mbjelle panik e destabilitet.E keqja është se pjesë e kësaj tablloje të zezë janë edhe disa politikanë e qeveritarë kosovare të përfshira në afera korrupive.
Degë të këtyre strukturave të errta ruse kanë zbritur edhe në Mal të Zi, duke u marrë më pisllëqet e përmendura më sipër, duke korruptuar politikanë vendas, por mbi të gjitha duke vënë në shenjestër plazhet, tokat, pyjet, kullotat dhe kojrite shqipëtare.Mafia ruse kërkon të bëhet zotëruese me cdo kusht e pasurisë së shqiptarëvë atje, sepse shumica janë shpërngulur e kanë shkuar në emigracion ose nuk janë në gjendje të paguajnë taksat. Por edhe malazesëve ju intereson kjo situatë se fitojnë para duke ju shitur rusëve pasuritë e shqiptarëve dhe ndiehen më komod me vllezërit sllav rus se sa me shqipëtarët autokton të atyre trojeve.
Edhe në Maqedoni situata nuk është më e mirë. Të njëjtat segmente, të njëjtat forma, të njëjtat dukuri janë prezente si në Serbi , Kosovë e Mal të Zi, vecse dallimi është më i dukshën në kompromentimin e klasës politike dhe në vënien e saj në dispozicion të grupeve të caktuara të informacioneve secrete .Po ashtu dallim është edhe brishtësia e theksuar e marrdhënieve ndër etnike më tendencë shtyrjen dhe nxjerrjen e familjeve shqipëtare jashtë zonave ku shqiptarët janë pakicë.Lojë me pakicat turko folëse të cilat shumica janë autoktonë shipëtarë, dhe me komunitetin ortodokës shqipëtar vecanërisht të Rekës së Epërme të cilët nuk lejohen të identifikohen si shqipëtar vetëm se i përkasin fesë ortodokse.
Ardhja në pushtet e të majtës greke, qëndrimet e saj dashamirëse e specifike me Kremlinin, insinuatat për të marrë kredi, mundësitë për të patur lëshime në cmimet e mallrave ruse etj, nuk janë të rastësishme. Ka më shumë së dy dekada që skifterët rus vijnë vërdallë Egjeut, bëjnë planë e programe,nxisin antiamerikanizmin dhe antieuropianizmin.
Në Shqipëri duket se ka një shkujdesje të madhe ndaj veprimtarisë subversive ruse. Sjelljet e politikanëve shqiptarë shpesh i ngjanë pompozitetit e deklaratave butaforike e megallomane të Enver Hoxhës.Në parlament e në administratë erdhën me shumicë të inkriminuar të mbështetur nga grupe të inkriminuara vendase dhe te huaja. A jeni të sigurtë ju drejtues të politikës shqipëtare se prapa grupeve e segmenteve të inkriminuara shqipëtare nuk qëndrojnë ato të huaja: serbe, greke,maqedonase , malazeze, turke, arabe e mbi të gjtha ato ruse? Në së mendoni se kjo nuk është e vërtetë, përpiquni të gjeni lidhjet fundore të dy fenomenëve: atij të emigrimit për llogari të ISIS dhe të emigracionit për në Gjermani. Pyesni veten :pse shqipëtarët emigrojnë në rrugën: Kosovë-Serbi-Hungari…Gjermani ?
Dhe së fundi.
Pushtimi i Krimesë nga Rusia dhe hapja , nxitja e mbështetja prej saj e luftës vëllavrasëse në Ukrahinë me qëllim shkatërrimin e saj si shtet, e kanë vënë në pozita të vështira Putinin e Kremlinin. Gjithë bota i pa dhe i përcolli veprimet e skifterërve rus para dhe gjatë këtyre evendimenteve. Për të shpëtuar nga kjo situatë Putini po kërkon që ngarkesën negative të Krimesë dhe Ukrahinës të mund ta trasfërojë diku larg vetes.Më e mira gjë do të ishte Ballkani e vecanërisht trojet shipëtare që s’kanë asnjë lidhje me Rusinë e sllavët dhe me këtë rast u vinte në ndihmë vllezërve sllavë në Ballkan dhe ju jepte një grusht amerikanëve dhe europiano-perëndimorëve. Pra me një gur të vrasë jo dy por tre zoq.
Ky është mendimi im vllezër të një gjaku. Në gjykimin tim kjo situatë e krijuar me shumë kujdes , nuk është alarm falls, por një bombë me sahat që pret kohën për shpërthim. Shpresoj që unë të jeme gabim, nga i cili nuk pëson kurkush asgjë. Por nëse kam të drejtë, shqetësohuni për deklaratën ruse që thotë:”…përsëritja e retorikës panshqipëtare nuk ka gjasa të kontrbuojë në ruajtjën e klimës së stabilitetit dhe fqinjesisë së mirë në rajonin e Ballkanit, që është jetik për Rusinë..”

JA, SI NA SHFAQET LUMTURI YMERI, ME “DRITËHIJE DASHURIE”…



Nga Prof Murat Gecaj


1.
Ndoshta, nuk u takuam fare rastësisht, në atë lokal të Tiranës, me emrin “Monako”. Edhe kohë më parë, kisha pirë një çaj me arsimtaren dhe poeten Lumturi Ymri, e cila emrin letrar e ka, “Bersava”. Sigurisht, arsyeja kryesore ishte, sepse aty shërben i biri, Erindi. Me këtë rast, u njoha edhe me të bijën, Bersën dhe motrën e Lumes, Seferien.
Sigurisht, biseda jonë ishte e përqendruar në krijimtarinë poetike të Lumturisë. Krahas detyrës së përditëshme në shkollë, ajo nisi të shkruante poezi, në kohën e lirë. Që në takimin e parë, më kishte treguar për planet botuese, por dhe e vërejta këto ditë, në “Facebook”, kopertinat e librit të saj më të ri. Pra, ajo kishte dalë para lexueve me vëllimin e tretë poetik, “Dritëhije dashurie”. Ndërsa dy vëllimet e mëparshme kanë titujt: “Natë, mbi gjysëmbotë” (Tiranë, 2011) dhe “Qielli në qeli” (Tiranë, 2012). Ishte kënaqësi, kur tani Lumja ma dha me shënim librin e saj, ashtu si dhe unë i dhurova librin tim më të ri, “Me zemër në vendlindje” (Shënime nga Suedia).
Kur po pinim çaj dhe në atë lokal bëmë ndonjë fofografi, e vëzhgova me kërshëri mjedisin, ku ndodheshim. Në mure kishte piktura të bukura, si një mozaik shumëngjyrësh dhe i shkonte për shtat bisedave tona, pra për poezitë e kësaj poeteje, e cila po e vazhdon me vendosmëri udhën e saj të krijimtarisë. Prandaj e urova nga zemra për punën e bërë dhe librin e saj, tashmë, e kam vendosur në një tavolinë, ku zakonisht janë në “radhë” ata, që kam për të lexuar.
2.
Ky vëllim poetik është venë në qarkullim nga Shtëpia Botuese “Ada”, me drejtues Roland Lushin dhe redaktor ka Demir Gjergjin. Ndërsa hyrjen e ka shkruar poeti Ndue Lazri, me banim në qytetin Bolonjë-Itali. Ndër të tjera, aty lexojmë këto radhë: “Lumturi Ymeri paraqitet në këtë vëllim me botën e saj të gjerë dhe me një kolorit të pasur ngjyrash: femër, nënë, bashkëshorte, krijuese, qenie shoqërore, vëzhguese e mprehtë e realitetit dhe e problemeve”.
Ndërsa e shfletoj këtë libër, me syrin e një dashamiri për krijueset e fushës së bukur të poezisë, më bie në sy tematika e tij e larmishme, bota e pasur shpirtërore e autores, e pasqyruar bukur dhe me frymëzim, në dy cikle të tij. Kryefjalë janë vargjet e poezisë “Ecje-prekjet”, në mbyllje të së cilës ajo shkruan: “Eci dhe prek,/ gjej dhe ndiej,/ të miat DASHURI,/ është kjo LUMTURI?!”.
E kush nga krijuesit nuk e ka kujtuar dhe nuk ka shkruar për fëmijërinë e vet? Prandaj edhe Bersava, poete me ndjenja të holla, nuk kishte se si t’i largohej asaj. Prandaj e mori udhën, ngarkuar plot mall dhe emocione të bukura: “U nisa ta takoj atje,/ku zë fill rrënja e mallit,/e gurgullon(te) një krua…”. Po, është fare e natyrshme, se me kujtime dhe mallin e pashuar, janë të lidhura ato për prindërit. I kujtohet me mallëngjim “aroma e bukës së pjekur,/ nga duart e Nënës!” dhe më tej: “Prapë poezia/ më çoi te nëna/ e palodhur, duar-flori!” Po kështu, shkruan vargje dhimbeje e malli për dajon e saj: “…nuk harroj/ lulet/ në çastin/ e fundit!…”( “Çast lamtumire”). Me këto ndjenja dhimbjeje e malli shprehet edhe te poezia “Kalldrëmi”, ku në fund të poezisë lexojmë: “Sot,/ nën pllaka të mermerta/ rënkojnë gurët e kujtimeve,/ me gishta të…nxehtë”. Ndërsa poetja e shprehë trishtimin e vet edhe për ngjarjen tragjike të 13 studentëve, të cilët e humbën jetën nëpër honet e Himarës: “Lotët pikin dhimbje e dhimbja lotë…/Yje, që zbresin prej qiellit në tokë!”
Në disa poezi, që nuk do t’i përmendi të gjitha, autorja shprehet me gjuhë poetike, për dashurinë e dhimbjet, që përjetohen prej saj gjatë jetës. Ajo na shfaqet edhe një nënë e dhëmbshur, e cila është burim i ripërteritjes njerëzore: (“Gravurë”, “Ëndërr pezull”, “Krahasimi”, “Supe të brishtë”, “Fluturim i ndërprerë” etj.)
Shpesh thonë se poetët janë “të pakuptueshëm”, se “shohin ëndrra me sy hapur” etj. Mendoj se ka diçka të vërtetë këtu, pra se këta krijues e “vuajnë” shpirtërisht realitetin, qoftë ky i lumtur ose i hidhur. Ndërsa, pastaj, këto ndjenja njerëzore i pasqyrojnë e i derdhin në vargjet e tyre. Kështu, edhe Lumturia (Bersava) nuk ka shpëtuar nga kjo “sëmundje ngjitëse”. Këtë gjë e vërejmë në disa poezi, por po riprodhoj vetëm ndonjë varg të tyre: “Sikur…/ të isha Unë…/ Do të isha këtu,/ Ku s’jam…” (“Sikur…!”), “Tashmë koka nuk më nxë!” (“Unë…”) ose “Vetëm mendjen/ lutem, të jet’/ në vend/ të vet!”(“Meditim për veten”).
Nuk janë vetëm vargjet e trishta, që lexojmë në këtë vëllim poetik. Autorja i gëzohet jetës dhe ngazëllehet për krijesat, që solli në këtë botë dhe kënaqet e lumturohet, bashkë me ta: “Biri im, / ti ece brenda trupit tim,/ plekse rrënjët e tua,/ me indet e mia” (“Ditëlindja”). Kënaqësinë për jetën e ndiejmë të shprehur në disa poezi, si: “E shthura gërshetin”, “Diej, do të blej”, “Qëndise, penë…!” etj.
Të këndshme janë edhe poezitë e pjesës “Intermexo”, ku autorja e tregon hapur dëshirën e saj të sinqertë: “Të thith frymë në terr,/të bëj fjalë në dritë!” Në nëntë faqe, aty ajo na jep “copëza” nga shpirti i saj poetik. Ndërsa, në mbyllje, lexojmë vargjet aq domethënës: “Të ecësh me këmbë në tokë,/ vërtertë të ngatërrojnë ferrat,/ por të ecësh me këmbë në ajër,/ nuk mund t’i realizosh ËNDRRAT!”
Në ciklin e dytë, “Shihemi, ku shuhemi…”, mund të përmendnim disa poezi më të arrira, që nga “Të linda prej zemrës”, “Nuk do kishte poezi pa ty”, “Flet dashuria”, ”Unë, ti” etj. dhe deri te “Jetë e kaltër”. Këtu autorja e shfaqë optimizmin e jetës: “Në(n) flladin tënd,/ e kaltër qeshë/ fytyra ime./ Zbret retë e mallit,/ në krahë pulëbardhash,/ çojmë puthje stinësh”.
3.
Është kënaqësi e veçantë, kur kolegë e miq, por dhe lexues të ndryshëm, e çmojnë dhe e përshëndesin botimin e një libri. Natyrshëm, këto ndjenja të bukura i përjeton edhe poetja Lumturi Ymeri (Bersava), pas shpërndarjes së njoftimit për vënjen në qarkullim të librit të ri, “Dritëhije dashurie”. Sigurisht, ajo ka marrë mjaft urime e përgëzime të tilla gojore. Por mua më tërhoqën vëmendjen edhe fjalët, që kanë shënuar disa prej tyre, në “Facebook”.
Ja, p.sh., se çfarë shkruan njëri nga ata, Sokrat Habilaj: “Urimet më të mira, në këtë dritë, drite…vetëm dritë!” Me gjuhë të tillë miratimi e kënaqësie kanë shkruar edhe Lili Bimi, Edlira Xhani-Velaj, Haxhi Dikolli etj. Prandaj, mua, nuk më mbetet gjë tjetër, vetëm ta bashkoj me ata urimin tim dhe, së bashku, ta përgëzojmë atë e të presim, duke besuar se botime të tjera të bukura do ta pasojnë këtë libër të ri, të autores Lumturi Ymeri (Bersava).

CIKËL POETIK NGA EDLIRA XHANI VELAJ



Dikur ne nje kohe tjeter

te kisha thene ,asgje nuk do te jete si me pare
gjethe te vyshkura vjeshte neper supe
dhe nje flete e palosur ,ne te vjetrin kalendare .
Dikur ,ne nje kohe tjeter
supeve varet koha e lagesht me ngjyra gri
puthjet e dimrit humben ne kohe
dhe vera e nxehte haresen la tek ti .
Une te kam thene ,do te vije ne nje kohe tjeter
por asgje nuk do te jete si me pare
njerez te tjere ,jete ne udhekryqe
kjo date e skaduar ,ne te vjetrin kalendare .
Diku ne nje kohe
une keshtu te kisha thene
anije e batuar ne thellesi shprti
gjethet qe dridhen cdo pranvere takimesh
dhe ndarje te hidhura ne cdo fund viti ...........te kisha thene ................




Dashurite hedhin diku spirance

Si nje anije e vjeter ,nder vite haruar
Vite e vite udhetonte dhe nje dite ngeli ne breg
mbuluar nga ndryshku ,
me sy nga deti ..
Litare te grisur qe ruajne te fundit force

nder tufane ,dallge ,grabitqare .
Si nje anije ..................
Dashurite hedhin diku spirance
Ne brigje te reja ........
Vetem per pak ...............
Gezojne gjithesite.
I zhytin ne enderra me perendime
pastaj largohen ,me kembe te zbathura
ne mes guraleces dhe brigje shkembor ...
.............................................................
Anija e braktisur ne breg ,nje det indiferent
spirance e ndryshkur ,ne te vjetrit litare ...................

CIKËL POETIK NGA MIMOZA ÇEKIÇI RISTA


Image result for Mimoza Çekiçi

MIMOZA ÇEKIÇI RISTA

MBRETERIA JONE

Sa here me gjen ne gjume,
me puthje nis me zgjon
drejt teje kthehem une
e endrra ne cast fillon..

Ne kete enderr te bukur
i vetmi mbret je ti
mbreteresha jam une
mjafton dhoma per mbreteri

KUR TI

Kur ti me perkedhel, me duar e me fjale
Une lehte buzeqesh e syte i mbyll ngadale
Zili na ka qielli, kur ti ne krahe me mbart
Ti yjet zbret ne toke, qe une te shkelqej lart

Kur ti fillon me puthsyte si perhere,
Strukem ne gjoksin tend, si zog me krahe te prere,
Nis e te perqafoj me nje deshire te heshtur
Ti lumenjte nder vena, nis m'i zgjon pareshtur

Kur ngadale , me mua, shkrihesh, behesh nje
Nuk di me se c'dua, nuk kuptoj asgje
Nje moment bashkohen toke edhe qiell
Shkrihem permbi ty, si vesa ne diell

TE NJOHA NE QERSHOR

Ti erdhe ne nje dite qershori
dhe yjet m'i zbrite ne sy
shpirtit me solle pranveren
fare dashurie mbolle aty

Kaluan dite, muaj kaluan
e ne te dashuruar mbetem
une - lulja jote plot me ere
ti - ylli qe me ndricon jeten

SIRENA E LIQENIT

Ti me quan sirene ne liqen
qe nuk jam sirene , dhe ti vete e di..
por ne se nje dite , tek gjoli me vjen
ne sirene do te kethehem per ty.

PER TY

Per ty jam nektar e mjalte
te rrjedh shtruar neper deje
jam si hene, si diell i zjarrte
qe te ngroh kur vjen drejt meje

Kur prek lehte lekuren tende
zjarri ndizet ne zemren time
kur ti me shikon me endje,
une humbas ne enderrime

Pastaj shkrihemi ne dashuri
une si prush e ti si shi...

DHIMBJA E IKJES

Kur bie mbremja dalngadale
e hena malit del perpjete
une bie te fle, por gjume s'kam
nje lot nga syri me rreshqet

Nga Pogradeci, e para ndarje
ndarje qe akoma dhemb
veshtrimin ne te ikur hodha
tek bregu vales mbi liqen

Lart ne Plloce, ne kapercim
Nje cast u ndjeva si e perzene
mos mora rrugen qe s'ka kethim?
Zemra me dhemb, forcat me lene

LOTI I KRIPUR

Fati, valle , me ka ngritur kurthe?
Ka shume kohe qe me mundon
tani me hedh vela lumturie
pastaj me gracka dashurie me rrethon

Po c'faj kam , o jete djallezore
qe shpirtin e ndjeshem roberon
kush i ka formuluar ligjet kanunore
e kaq ashper dashurine ndershkon?

E kush mundet t'i burgose ndjenjat
neper pallatet e erreta te mjerimit?
Kush lotin e ben te buroje,
s'do ja njohe kurre embelsine gezimit.

FALMI MEKATET

Falmi mekatet zoti im
s'dua lot se rendohem
me ler te prehem ne paqe,
ne yll me ler te shnderrohem

Falmi mekatet, te them ngadale
por pse kerkoj falje, as vete s'e kuptoj
sepse sapo u dashuri perpara te me dale
drej tij do rend e prepe do mekatoj...

Por ti falmi mekatet gjthsesi
ose, po s'deshe shnderrome ne lugat
megjithese jam e bindur qe edhe ti e di
qe dashuria s'mund te quhet mekat.

MAKINA PRET…

- Babit tim të paharrueshëm-

Makina jote e ndalur tek rrugica
e heshtur rri, si e veshur në zi,
duket se edhe asaj i është ndalur zemra,
që atë ditë kur prej nesh u ndave ti.

Ajo ish makina e ëndërrave tona,
heroi ynë ti ishe mbi timon,
me sytë e qeshur, pasi ktheheshe nga puna,
na shëtisje rrugëve deri natën vonë.

Ti dije ta ktheje në një dhomë gazmore,
ku buçisnin radioja, muzika, shakatë
e dukej sikur na shpije për dore
që nga Qafë e Thanës gjer në Mal të Thatë.

Ashtu siç dije ta ngrohje shtëpinë,
kur mysafirët i prisje me sytë plot shkëlqim,
me shakatë e bëje me të këndshme dollinë
e shtëpia mbushej me dritë e gëzim.

Në mbremje uleshim në Turizmi i Vjetër
me mamin pinit verë, ne aranxhatë e akullore
me atë dashuri që natyrshëm të buronte
na sillja ngaherë botën fëminore.

Nga larg ne vijmë sërish tek prag i vjetër,
me një tufë lule e me lotë ndër sy,
makina në rrugica, nuk qas asnjë tjetër,
që të na ftosh brenda, të pret vetëm ty…

MBI KULLËN EJFFEL

Tek ngjitemi në majë të Kullës Ejffel,
ndjej marramendje nga lartësia e rrëmuja,
më duket sikur jam në kullën e Babelit
ku fliteshin me qindra gjuhë të huaja.

Nuk e di si një çast më humbe nga sytë,
të kërkoja, por nuk ishe aty pranë, me mua,
befas majë kullës, me zë të lartë,
ndjeva në shqip: Moza – Të duaaaa.

Si me magji në atë moment,
në mijëra drita kulla u ndriçua,
nuk e di në bëre ti magjistarin
apo dritat i ndezi fjala “Të dua”.

Nga duart e tua...

- Mamit tim, strehe dashurie -

Tek shtëpizë e vjetër, folezë dashurie,
me syrin tek rruga rri shpesh herë pranë portës,
e pret që të mblidhen sërish gjashtë fëmijët,
që koha i shpërndau mëhallave të botës.

Të gjashtë ndjemë ngrohtësinë e prehërit tënd,
për ne ti thurje triko orëve të vona,
me duart e tua na ngrite në këmbë,
në gishtat e tu zënë fill rrugët tona.

Skulpturë e gdhendur tek rrugicë e dashur,
në brazdat e fytyrës veç gjurmë dashurie,
shtizat akoma në duart që s’u mplakën,
mbi flokë kanë çelur ca lule qershie.

Nëna tashmë, me fëmijët vijmë tek ti,
ata vrapojnë gjyshen të përqafojnë,
ti krahët hap që t’i marrësh në gji,
tek vrap i tyre rend fëmijëria jonë.

Si zogjtë na mbledh rreth sofrës së vjetër,
vëllait i thua: Ngrije ti dollinë,
e sytë i kthen lehtë në anën tjetër,
shmang vështrimin nga vendi bosh në tavolinë

Fëmijët me zhurmë e bëjnë ambientin të gjallë,
harrohen në çast fjalët e pathëna,
gështenjat fillojnë të kërcejnë në zjarr,
të tillë ngrohtësi e gjemë veç tek nëna…

MOS

Mos me mundo o i munduar
une s'jam ylli qe braktis qiellin
nje shpirt pata ta kam dhuruar
mbajta ersiren, te dhashe diellin

Kete nate te thelle, mos m'i mundo
emdrrat qe e nde pa lindur vdesin
eja e serisht me puthje me zgjo
e nga puthjet tona te celet mengjesi.

AJO NATE

Ajo s'ishte nje nate e zakonshme
ajo nate isha une, ishe ti,
ti qe me magji kohen e ngrije
dhe mua me shkrije si qiri.

Lodronin gishtat mbi trupin tim
qe vibronte lehte si kitare
here tingulli isha une, here ishe ti,
qe shuanim malle e digjnim zjarre

Mbeshtjelle te isha si nje kulper
porsi lisi me pushtoje ti
me puthje benim c'do cast te bukur
e mbushej nata me magji.

VETEN NJE FJALE

Nuk dua shume:
nje fjale, vetem nje fjale e jotja
dhe une ne lot denese shperthej

Nuk dua shume;
nje fjale, vetem nje fjale e jotja
dhe une ne mijera yje shkelqej.

MALLI

Nuk e di, pse s'me bindej sonte
s'degjoi, rrugen mori per tek ti,
kur te vije, hapja porten, perqafoje
mallin mos ma ler jetim....

ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE - GËZIM AJGERAJ




Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA





ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE




GËZIM AJGERAJ



Hyrje

Gëzim Ajgeraj, u lind më 6 gusht 1967, në Malësi të Vërrinit, Prizren. Shkollimin dhe studimet i kreu në Prizren, dhe në Zvicër. Ka botuar mbi pesëdhjetë vepra të ndryshme letrare. Editon dy revista: Metafora, (që prej dhjetë vitesh), dhe revistën regjionale: Vërrini (viti i parë). Prej afro tri dekadash, jeton dhe vepron në Zvicër.

Veprat e botuara:

”Klithmë malli”, poezi, „Rilindja“, Prishtinë,1997;
”Ëndrra për parajsë”, poezi, “Rilindja“, Prishtinë, 1998;
”Qiellit po digjem”, poezi, „Rilindja“, Prishtinë, 1998;
”Flakë në plagë”, poezi, „Rilindja“, Prishtinë, 1998;
”Kënga e babait”, poezi për fëmijë, „Apolonia“, Prishtinë, 1998;
“Urti popullore të Vërrinit 1”, (bashkautorësi), „Apolonia“, Prishtinë,1998; “Mallëngjimi”, poezi, „Rilindja“,2000;
“Balada e Vërrinit”, (Poemë), K.L. „F. S. Noli“, Prizren, 2001;
“Rruga e lirisë”, dramë, „Meshari“, Prishtinë, 2001;
“Rruga e lirisë” (intervistë) me Zafir Berishën, botoi Asociacioni i Veteranëve të ish- UÇK-së – Prizren, 2002;
“Pëllumbat e lirisë”, novelë për fëmijë, Edicioni i revistës “Fidani”, Prizren, 2004;
“Ditët e bardha”, novelë për fëmijë, Edicioni i revistës “Fidani”, Prizren 2004;
“Lulëkuqet e Vërrinit”, Edicioni “Metafora”, poezi, Zvicër 2005;
“Zana në mërgim” (poezi për fëmijë), ”Metafora”, Prizren,2007;
“Huqet e Benit”, (poezi për fëmijë), ”Metafora”, Zvicër, 2007;
“Bosi lepurushi”, fabula, ”Metafora”, Zvicër, 2006;
“Gjëegjëza”, ”Metafora”, Zvicër, 2006;
“Dita me Tonin” (poemë), ”Metafora”, Zvicër, 2006;
“Muajt e vitit me Ardin” (Poemë), ”Metafora”, Zvicër, 2006;
“Dallëndyshja në Vërri” (poezi për fëmijë), ”Metafora”, Prizren, 2007;
“Kroi i qytetit tim”, (poezi për fëmijë), ”Metafora”, Prizren, 2007;
“Masakra e Tuzsuzit”, Monografi, (bashkautorësi me Ilam Berishën), „Metafora“, Prizren, 2007;
“Degë e thyer”, poezi, “Metafora”, Prizren, 2007;
“Misioni i kriminelit”, Roman, Prizren, 2009;
“Serboarmatosja”, Roman, Prizren, 2012;
“Etje në fjalë”, poezi, Prizren, 2013;
“Kthimit furtunat m`i bëjnë prita”, poezi, Prizren, 2013;
“Nxitoj të kthehem me dritë”, poezi, Prizren, 2013;
“Xhevat Berisha – Legjenda e Vërrinit”, Monografi, Prizren, 2013.
“Bashkimi bën fuqinë”, (poezi për fëmijë), Edicioni i revistës “Fidani”, Prizren, 2013;
"Studentët", roman, Metafora, Prizren, 2014
"Arti poetik i Ibrahim Skenderit nën optikën e rivlerësimit", Kritikë letrare, Metafora, Prizren, 2014
"Shtigjet e bardha", Novelë letrare,(Ribotim), Metafora, Prizren, 2014
"Të jesh shkrimtar...!1", Ese letrare, Metafora, Prizren, 2014
"Ah, ky art i shkrimit... 2", Ese letrare, Metafora, Prizren, 2014
"Arti e metafora 3", Ese letrare, Metafora, Prizren, 2014
"Antologji:„Një kafe me miqtë e metaforës“, Metafora, Prizren, 2014
"Antologji: „Në rrjedhën e Drinit“, Metafora, Prizren, 2014
"Çaste alpike", poezi, Metafora, Prizren, 2014
"Piktura në mur", poezi për fëmijë e të rinj, Metafora, Prizren, 2014
"Duhemi sikur...", lirika dashurie, Metafora, Prizren, 2014
"Art Metafora", poezi 460 faqe, Metafora, Prizren, 2014
"Helmimi“, Roman, Metafora, Prizren, 2014
"Metafora e lirisë“, Vështrim rreth krijimtarisë së Bedri Halimit Shoqata Kulturore Ymer Prizreni, 2014
“Periodiku i kohës për luftën në Vërri e Prizren – 1”, Publicistikë, botoi; Metafora, Prizren, 2014
“Larg pikon malli”, Poezi, botoi: Metafora, Prizren, 2015


Antologji;

Cikël me poezi, “Atdheu në trastë”, e botoi revista letrare "Jeta e re" nr. 4, korrik-gusht 2002, viti LIV, Prishtinë
Cikël me poezi, “Atdheu i copëtuar”, në librin “Pikoi molla gjak” (Lirikë me motive arvanitase), botoi MKRSÇJR-Departamenti i Çështjeve Jorezidente, Prishtinë, 2004
Cikël me poezi, “Udhë e zjarrmi”, në librin “Muzat i bien lyrës”, Edicioni i revistës “Fidani”, Prizren, 2005
Antologji (Grup autorësh nga Letërsia botrore në Gjermanishtë); “MOMENTE”, (Augenblicke), Zvicër, 2007.
Grup autorësh; “SHKREPTIMË NË HORIZONT”, (Krijime artistike kushtuar 100 vjetorit të pavarësisë), botoi; Bibloteka ndërkomunale e Prizrenit, dhjetor, 2012, Prizren
Antologji (Grup autorësh); „ NJË SHEKULL DRITË“, botoi; "Lidhjen e Shkrimtarë, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani", nëntor, 2012, për nder të 100 - vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Antologji (Grup autorësh); “Çamëri zemra ime”, Përgatitur nga; Fatime Kulli / Kolec Traboini, Pantheon Books, 220 fq. Tiranë-Prishtinë, 2014

Vlerësime kritike për veprën e Gëzim Ajgeraj;

1. Kritikë letrare nga Ilam Berisha; Gëzim Ajgeraj – “POET I MALLIT DHE I KRENARISË KOMBËTARE” - 1, botoi; “Metafora”, Prizren, 2012
2. Kritikë letrare nga Ilam Berisha; Gëzim Ajgeraj - “NJË ZË ORIGJINAL I VLERAVE TË ARTIT LETRAR” - 2, botoi; “Metafora”, Prizren, 2012

Çmimin: Shkrimtari më mirë i vitit 2014, nga drejtoria e kulturës, e rinisë dhe sportit, Komuna e Prizrenit, 2014.






ETJE NË FJALË

Thatësi në fjalë, në shpirt në mungesën tuaj
Silueta të trazuara në kolonën e mallit dhe orën e prishur
I huaj mes të huajve dhe damkën e përbuzjes prapa shpine
Me se ta zbukuroj fjalën, ç`t’i jap vargut, në këtë thatësi alpesh
Ku fjala shkrumbohet buzëve nga zjarrmi e mungesës suaj
Ku kënga digjet thatësisë së mallit, ende pa i vënë notat në
pentagramin e udhëve e shkrihen në lot, e dita bëhet pelin
Mungesës vizatojmë portretin e mallit etjes ledhatojmë ngjyrat
Me tingujt e dhimbjes i i ngushëllojmë vargjet që të mos na i zërë
Harrimi i mallkimit të udhëve në kolonat e ikjes pa arbitër
Himnit të largësive ngrij flamurin e ylbereve të fjalës
Largësitë tek i lidh nëpër jehonën dhe krismën e saj
Që na nxjerr nga harrimi e më kthen atje ndër lisa
Mes dashurisë tuaj mes ëndrrave mes kullave të shkreta
Ku përhyjnojmë ecjet tona e ditës i vëmë një emër
Me netët e vona gëzojmë edhe kupën e qiellit e atdheun
Ku breznive u vëmë ebra burimesh lumenjsh e malesh
E na shtohet kënga jonë nëpër ecjen plot dritë për të nesërmet
Që do të vijnë të bardha si rrezja mbi Sharr
Për Vërrinin ku ruaj këngët e pakënduara të moteve barbare
Dashurinë për lirinë të bërë shkrumb nëpër kulla
Qëndresën nëpër mote dhe besimin për dritën e së nesërmes
Rritën time në kulla e porosinë e plisbardhit pranë oxhaku
Për besën e ruajt ndër shekuj traditën kullës
Ç`t’i jap më shumë vargut në këtë udhëtim alpesh
Kur ikja mbytet zjarrmisë e kolona e mallit më lë vetëm
Pos ngushëllimit se një ditë do mbathim mbathcat e do nisemi


MOTET E ETJES SË MADHE

Na mbyti etja e fjalës e u thamë në mall
Për pak burim vendlindje e këngë atdheu
Ikjes po i zbardhet mendimi koha po i plaket
Udhët kryq e tërthor dhe gjeografi e ikjes
Metropolet Evropa dhe ëndrrat shpresat e vrara
Që s`na u fikën, dhe daullja e harrimit që na ndjek këtë udhëtim
Mik i mirë ti atje mes mallit, m’i këndo bukur mungesës
Ikjes, largësisë, kullave të shkreta, gurit të vetmuar para derës,
Oborreve të gjelbëruara e barishteve lëvjerë teposhtë strehëve
Folmju shqip kullave me gjuhën e fjalës së përmalltë
Ndiz njëherë oxhaqet të na e djegësh mallin
E merr një këngë ndër oda të na e shuajë etjen
Të paktën mungesën time mos ta mbytë bar i harrimit
Mik, ç`mallkim na ka zënë me këtë anatemë mallit
Me se t’i shuajmë etjet kur gurrat shterojnë atdheut
Me se t’i mbushullojmë këngët kur fjala digjet largësive
Kujt t’i flasim shqip a t’ ia themi njëherë vargut
Kur gjithçka e huaj ma zë frymën përreth
E çfarë ujë t’i jap fjalës kur flaka e mallit m’i ka zhuritur muzat
mik i dashur, vaj halli për vargun dhe ne


JU, FRESKIA E VARGUT TIM

Nëpër etjen e mungesës suaj i kam shtjerrë krojet e mallit
Gjithçka u kam falur me fjalën, dashurinë dhe këngët e dritës
Pa çka se mua më vodhën udhët e më tret gjeografive
Frymoj mes jush mes rrjedhës së gjakut tuaj në damarë
Me ju përhyjnojë ditët motet dekadat arratisë sime harrimit
Me këngët tuaja i zbukuroj ditët e dhimbjeve të zjarrmishme
Me fjalën tuaj e freskoj vargun e shkrumbuar nga zhurinë e Alpeve
Edhe kur digjem zjarrmisë mes jush ndër lisa ia freskoj ballin mallit
E me këngën e bilbilit i shëroj kohët e dhimbjeve të mëdha
Në burimet tuaja etjes i jap freski krojeve të Vërrinit në Sharr
S`ju ndaj në varg ju përhyjnoj në fjalë në këngë
Nëpër alikimin e mendimit ju përherë mbeteni rrezja e frymëzimit
Në lutjet e mia për të nesërmet e bardha për dritën diellin
Që dua t`ju ngroh çdo ditë o ju fisi im plotë plagë
Dhe ju më, kujtoni se më mbyti harrimi nëpër kolonën e udhëve
Jo, o jo, ju lartësoj në këngët e mia ju lartësoj në fjalë
Me shkrumbin e kandilit tim dritë dua t’ju fal
Të nesërmeve tua të bardha dritën e fjalës ua fal
Ju dua o ju të uruar ju dua ndaj këngën s’e ndal
Mes jush frymoj çdo ditë në çdo muzë të mendimit
Ju përhyjnoj në këngë ju përhyjnoj në fjalë
Ju më jeni burimi freskia e këngës sime në mall



ZGJOHU ZOGYNË

Kob Zogynë kob korbat po kërkojnë të t’i hanë zogjtë
Skajit të arës t’i kanë ngritur shatorret dhe mbi copat e zaptuara
Kërkojnë varre të reja ende pa i mbyllur të parat
Mbi kokën tënde mbi trupin tënd mbi vrragët e pashëruara
Mbi kullat tua ende të pa rindërtuara erë flake po frynë
Duhmë e veriut të zi ka aromën e shkrumbit
Uri e tij për zogjtë e tu për tokat s`ka të ngopur
As për arën në veri të oborrit as për luginën e zanave
Pa çka se trupit tënd plot me njolla të zeza rëndon
Vetëm unë ta njoh klithmën zogynë ta njoh dhimbjen si ther në shtat
Dhe rrjedhën e plagëve nëpër shekuj dhe kullat e shkreta
Djepat e rrapëlluar me sungi në mes e nënat që s`lindën kurrë
Motrat që s’e panë ditën e nusërisë e djemtë që t’u bënë lule për ditën e bardhë
Pleqtë e plakat që tu dogjën kullave duke j bërë roje lashtësisë
Oborret të mbushura shkrumb e hi e oxhaqet që s`u rrëzuan kurrë
Si statuja u rrinë përballë gjurmëve të barbarisë
Vetëm unë ta njoh plagën zogynë ta njoh rritën
Që s`ta lanë të shumëzohet nëpër shekuj
Ah ky veriu i zi zogynë ky veriu i zi karpatik
ç`kërkon mbi qiellin tënd mbi trupin tënd mbi arën tënde
Zgjohu njëherë o shqiptarë, trego grushtin, shtypja kokën njëherë e përgjithmonë
Këtij gjarpri me etjen e pangopshme nëpër shekuj


ÇAST

Në prehrin e vetmisë sime dimri ka zënë strofull
Stalakmiteve të pritjes është lëvjerë largësia
T’i djeg diku mallit nëpër shkrumbin pritjes

Me lëvozhgat e mallit a kam mbështjellë mungesën
Që të mos e mërdhijnë dimrat e acartë alpin
Me pushin e pritjes e ngroh shpresën e kthimeve

Udhëve u kam lëvjerrë në qafë kalaveshët e shpresës së kthimeve
Që t’i mbëltoj çasteve të hidhura alpine nëpër vetmi

Nëpër vonesat e kthimeve mosharrimeve i shkruajmë kronika
Dhe me këngët e mallit zbukurojmë ditët e arratisë nëpër gjeografi

Dhe me këngët e së nesërmeve të bardha
Brezave ia vizatojmë udhët e ikjeve tona
Harrimit i ndezim kandilin e dritës



QË UDHËT MOS TË MA SHUAJNË FJALËN

Ngarkuar e kam fjalën me strajcën e mallit
Me gjuhën e dheut tim çdo ditë i flas
Që zjarrmisë së udhëve të mos harrohet

Gurrave të vendlindjes ia shuaj etjen
Që ikja mos ta shkrumboi
Zjarrit përvëlues të udhëve alpike

Në sofrën e kullave ushqyer e kam
Që uri e ikjeve mos ta gjunjëzojë
Ecjes së saj gjeografive të botës

Me baltën e dheut tim rrënjët ushqyer ia kam
Që bima e mendimit të mbijë lule atdheu
Etjen e saj plot mall, ta zbukuroj

RUZHDI JATA FERRI I TË GJALLËVE


(mbresa nga libri “Ferri i të gjallëve” i Shefqet Gjanës)

Sapo lexon faqet e para të librit “ Ferri i të gjallëve” lumturohesh që të ka rënë në dorë ky botim. Një prozë e shkruar bukur, rrjedhshëm, me plot ngjarje rrënqethëse të mbijetesës së njerzve liridashës në ferrin e diktaturës komuniste.

Autori kuksian Shefqet Gjana i ka thënë të gjitha dhe pikërisht për këtë, unë deshiroj të përvijoj qëndrimin stoik të tij dhe të shokëve të akuzuar për agjitacion e propagandë dhe sajesën e çmendur të hetuesve të regjimit në ngarkim të tij për vrasjen e E. Hoxhës, mbetur në tentativë,- një qendrim sa burrëror aq edhe fisnik.

Rëndom me libra kujtimesh të tilla, mërzitesh se janë të tejmbushur me data, emra, fakte dhe e kthen menjeherë fletën e fundit, por autori e ka shmangur këtë mrekullisht duke ruajtur raportet specifike të këtij zhanri, falë talentit të tij letrar, jo vetëm prej leximeve, por prej shpirtit të tij liridashës.

Z. Gjana e mban mend atë kohë gjer në detaje të hollësishme, ç’ka të imponon jo vetëm respekt e mirënjohje por, njëherit, të bën të thuash se ka ende shumë për të shkruar.

Ai është sot rreth të 70-tave, i freskët, me njohuri të sakta letrare e zgjuarsi natyrale për ta patur zili. Shefqeti nuk është më “Ai” kodi i fshehtë i përbuzjes njerzore, por i nderuar dhe i respektuar, poet e shkrimtar i talentuar. Dhe nuk është ky libri i tij i parë, as i fundit.

 Ai shkruan ende poezi, ka botuar vellimet poetike: “Në korridoret e dhimbjes …”, “Kthimi”, “Shtigje vetmie” dhe “ Netë ankthi”-proze. Përgëzime për kontributin në fushën e letrave, miku im i ri!

Me kompetencë profesionale dhe në mënyrë lakonike, redaktori i këtij libri, gazetari dhe kritiku Dukagjin Hata, shkruan në parathënien e “Ferri i të gjallëve” : “ Ndaj Shefqeti dhe shokët e tij të qelive komuniste , që Zoti ua ka falur dhuntinë e kthimit të kujtesës në rrëfime për t’u hedhur në letër, që të mund të bëhen pronë e një publiku sa më të gjërë, brenda e jashtë vendit, “rrnojnë për me tregue” gjëmat e zezonat e një epoke, që ju kushtoi aq shumë.

Na kushtoi aq shtrenjtë të gjithëve”. Unë, si emigrant, mund të shtoj drejtpërsëdrejti se libri të ndihmon për të rifreskuar shumë ngjarje të kohës, të frymëzon për ta ndarë sadopak dhembjen me të gjithë ata që u është mohuar liria për shkak të ligjit famëkeq: agjitacion e propagandë.

 O tempora o mores! Oh çfarë kohe, oh çfarë kushte!

Libri ka vlera të mirëfillta morale e historike për qëndresën e djemve lumjanë në kohën e diktaturës, ka vlera letrare e artistike për çdo krijues të vjetër a të ri që evokon traditat patriotike e atdhetare të krahinës së Lumës, të Kukësit e të gjithë Shqipërisë. Sa më shumë vite kalojnë, “Ferri i të gjallëve” i zotit Gjana bëhet më i vlefshëm,veçanërisht për rininë e sotme që vetëm ia ka dëgjuar zërin atij regjimi të mallkuar.

Janë përshkruar me shumë emocion torturat dhe sfilitjet e autorit e të shokëve të tij prej hetuesve nëpër qelitë me gjak njeriu sa ndien dhimbje në zemrën tënde e mbushesh me mllef dhe urrejtje për ata gjakpirës.

Autori e ka mbajtur mirë parasysh atë që në anglisht thuhet: - don’t tell, show me, mos më trego, por më përshkruaj veprimet e karaktereve apo të individëve, ndaj të gjitha levizjet e tyre lexuesi i shikon si në një ekran të madh, bash siç pasqyrohen të tilla ngjarje në optikën e shkrimtarit anglez George Orwell - 1984. Ja, një pragraf: “ Nuk e di se sa zgjatën këto veprime çnjerezore mbi trupin tim të lodhur. Jam përmendur në qeli. Nuk e dija se si gjindesha këtu. Gjithkund më dhembte. Qepallat nuk më hapeshin, ndërsa pyesja veten nëse m’i kanë mbajtur atje fytyn, barkun, këmbët, krahët, brinjët e gjithçka timen, por prapë thosha jo, pasi dhembjen e dëgjoja pikërisht në këto pjesë të trupit.

Po, po, më dhembte çdo qelizë e prapë i nënvleftësoja ngaqë truri ishte në rregull, pasi i ndiente dhe i përcillte të gjitha ndijimet në laboratorin e vet. Të gjitha vatrat patën një zgjim maksimal. Në veçanti më therte në shpirt fyti, pasi kapërdimja edhe e pështymës, më jepte një ngacmim të padurueshëm. Pa ngrënë, pa pirë, pa e ditur se ku isha, pata rënë në një gjumë-vdekje të gjatë, që as nuk e di se pas sa orësh jam përmendur. U zgjova. Shkova dorën te kocka e fytit, te barku, këmbët, brinjët, supet, kokën e deri te organet gjenitale dhe u rehatova kur verifikova praninë e tyre anatomike. Në këtë gjendje përcolla orë të tëra të vështira për gati tri ditë, por më tepër në gjumë, në jerm”.

Është dhënë me penelata të bukura si prej një piktori ekspresionist të talentuar jeta e fshatarëve bujarë të Lumës që në sofrën e tyre gjithnjë e më shumë, pas viteve 80-të, po zinte vend vetëm buka si zall Drini me kripën dhe kokrrën e qepës. “Varfëria që përsysh i rrinte gjithë shoqërisë kishte hedhur metastazat e saj në një lëngatë të gjatë e të pashërueshme,- shkruan autori. Në netët e uritura fshatarët shihnin ëndërr sikur hanin e dyndeshin mish, por kur zgjoheshin, uria, zhgënjimi dhe dhembja u klithnin në stomak, në zemër dhe në gji”.

Kanibalët i sajuan z. Gjana akuzën më të rrëzikshme të kohës. Ata ishin profesionistë e gjakftohtë në sajimin dhe montimin e pseudofakteve, që i nxirrnin nga llagëmet kutërbuese të flliqësisë së tyre malukate. Pushkatimi ishte i sigurtë, por i burgosuri nuk dorëzohet, ai reziston me mish e me shpirt për të mbrojtur veten dhe shokët edhe pse gjysëm i vdekur, pa bukë e pa ujë. Ky stoicizëm i tij, kjo rezistencë dhëmb për dhëmb, kjo kurajo i vinte nga geni fisnik e trashëgimia e prindërve dhe fisit të tij.

Dhe kjo mbijetesë e autorit u jep sot, jo vetëm nipërve e mbesave të Shefqetit, jo vetëm të afërmëve, miqve e shokëve, por të gjithë lexuesve të tij besim, kurajo, forcë e bindje për të ecur krenarë përpara drejt të ardhmes pa u pajtuar kurrë me skenat e prapaskenat, me shpifjet e dredhitë; pa u përkulur, pa u nënshtruar.

Ky libër ia vlen të botohet edhe në gjuhë të tjera se është një histori e gjallë që duhet lexuar e kujtuar për të mos u harruar kurrë.

(Falenderojmë studiuesin z.Rexhep Shahu,për postimin e  materialit për botim në Floripress)

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...