Europa: Homazh me një minutë heshtje në përkujtim të viktimave të terrroit të 13 nëntorit në Paris.
Në Europë (16.11) në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje në përkujtim të viktimve të sulmeve terroriste të premten e kaluar (13.11) në Paris. Kryetarët e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së në një deklaratë të përbashkët kanë ftuar që në orën 12:00 në Europë qytetaret e qytetarët të marrin pjesë në një minutë heshtje. E mira është më e fortë se e keqja, thuhet në deklaratën e fundjavës. Shtetet theksojnë në të, se do të bëjnë gjithçka të nevojshme, për të luftuar ekstremizmin, terrorizmin dhe urrejtjen.2015-11-16
'Gjendja është serioze'
Pas mbledhjes së kabinetit të sigurisë, ministri Thomas de Maiziere e klasifikon rrezikun e terrorizmit të lartë në Gjermani. Ai paralajmëron të mos nxirren përfundime të përshpejtuara për krizën e refugjatëve.
Me sa duket, ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere tha në një konferencë shtypi të shtunën pasdite se sqarimi dhe kujdesi janë kërkesa e momentit. Gjendja është serioze, tha ai. Tani ka rëndësi që të bashkohen radhët - në qeveri, në Parlament, në popull, në Evropë. Një kategorizim konkret të rrezikut të terrorizmit megjithatë ministri i Brendshëm nuk pranoi ta bënte. Ai ka tërhequr vëmendjen herë pas here se i gjithë Perëndimi, pra edhe Gjermania ndodhen në shënjestër të terrorizmit ndërkombëtar. Gjendja e rrezikimit mbetet pa ndryshuar e lartë.
A ka një lidhje me Gjermaninë
Ministri tha se Gjermania i ka ofruar Francës të gjitha ndihmat e mundshme. Së bashku bëhen përpjekje që të konstatohen nëse atentatet kanë lidhje eventuale me Gjermaninë.
Burri që u arrestua javën e kaluar në Bavari me armë të rënda në automjetin e tij dhe sistemi i navigimit të të cilit kishte një adresë në Paris, tani ndodhet në paraburgim. Por ende nuk është e qartë nëse ai ka lidhje me serinë e atentateve. Për ta sqaruar këtë duhet kohë, tha ministri i Brendshëm.
Veç kësaj autoritetet franceze kanë kërkuar që të kontrollohen bankat e të dhënave me personat në kërkim në Gjermani për emrin e një personi. Rezultati ka qenë negativ.
Dita më pas
Që të premten në mbrëmje, në Gjermani janë marrë masat "e nevojshme" të mbrojtjes, tha De Maiziere. Ato do të jenë në fuqi deri në një vendim të dytë. Këtu bën pjesë një prani e shtuar e Policisë Federale në aeroporte dhe në stacionet e mëdha të trenave. Policia është pajisur më tej në mënyrë më "luftarake", kjo do të thotë me jelekë antiplumb dhe me mitrolozë. Kontrollet kufitare të qarkullimit në rrugë, në shina dhe në ajër para së gjithash nga Franca në Gjermani janë shtuar në mënyrë të konsiderueshme. Veç kësaj, vëzhgimi i islamistëve të njohur e edhe i ambjenteve ekstremiste të djathta, të cilat mund të reagojnë ndaj atentateve është shtuar dukshëm. "Masa të tjera operative", të cilat merren zakonisht në raste atentatesh terroriste në botën e jashtme, janë vënë në rrugë. Për shkaqe sigurie, ministri këtu nuk mund të jepte shpjegime.
Më parë, de Maiziere i kishte dhënë këto shpjegime në Zyrën Kancelarore. Atje, kancelarja Merkel, pati mbledhur midis të tjerash kabinetin e sigurisë, midis të tjerash me ministrin e Brendshëm dhe ministren e Mbrojtjes. Më parë në Ministrinë e Jashtme qe mbledhur edhe një shtab krize dhe kishte dëgjuar sqarime nga autoritetet e sigurisë. Edhe këto masa të jashtëzakonshme tregojnë se sa vlerësohet në Gjermani nata e terrorit në Paris.
Pasoja politike për debatin e refugjatëve?
Me këmbëngulje kërkoi ministri i Brendshëm që në situatën aktuale të mos nxirret ndonjë përfundim i përshpejtuar për debatin e refugjatëve nga Siria. Të gjithë tani duhet të ndalen dhe të mendohen se çfarë thonë ose çfarë bëjnë, tha ai.
Por deklaratat e para në këtë drejtim janë bërë. Kryeministri i Bavarisë dhe kryetari i CSU-së, Horst Seehofer kërkoi një mbrojtje më të fortë të kufijve. "Ne duhet të dimë se kush kalon përmes vendit tonë", tha ai. Seehofer angazhohet aktualisht për një reduktim të qartë të numrit të refugjatëve në Gjermani dhe ka kërkuar edhe në raste të tjera kontrolle më të forta.
Por deklaratat e para në këtë drejtim janë bërë. Kryeministri i Bavarisë dhe kryetari i CSU-së, Horst Seehofer kërkoi një mbrojtje më të fortë të kufijve. "Ne duhet të dimë se kush kalon përmes vendit tonë", tha ai. Seehofer angazhohet aktualisht për një reduktim të qartë të numrit të refugjatëve në Gjermani dhe ka kërkuar edhe në raste të tjera kontrolle më të forta.
Shprehje solidariteti në Berlin
Policia e Berlinit ndërkohë ka shtuar masat e sigurisë përpara institucioneve franceze në kryeqytetin gjerman. Porta e Brandenburgut u ndriçua me tri ngjyrat e flamurit francez në mbrëmje. Që dje në mesditë flamujt në Reichstag dhe në të gjitha ministritë janë në gjysmë shtizë.
A i kanë shpëtuar policisë atentatorët?
Të paktën një komando terroriste duket se ka arritur të largohet pas atentateve në Paris.
Dy ditë pas atentateve të përgjakshme në Paris është gjetur një veturë e zezë e markës Seat. Këtë veturë atentatorët mendohet se e kanë përdorur në sulmet e tyre ndaj kafeneve dhe restoranteve. Automjeti u gjet në periferinë lindore të Parisit, Montreuil dhe në të ndodheshin disa kalashnikovë. Armë si këto i patën përdorur atentatorët në Paris.
Prokurori i Parisit, François Molins bëri të ditur se sipas dëshmitarëve sulmuesit patën përdorur një Seat të zi, kur hapën zjarr të premten në orën 21:32 në një bar në Rue de Fontaine au Roi dhe në orën 21:36 në një restorant në Rue de Charonne
Sipas vlerësimit të policisë, gjetja e veturës do të thotë se njëra nga të tri komandat terroriste ka arritur të largohet, siç bëri të ditur televizioni Europe 1. E paqartë mbetet nëse dorasit vazhdojnë të jenë në arrati apo nëse janë ata që u arrestuan të shtunën në Belgjikë. Atje, në një bastisje të policisë në lagjen e migrantëve të Brukselit Molenbeek u arrestuan disa vetë. Njëri prej tyre besohet se të premten në darkë ka qenë në Paris.
I pari që u identifikua nga atentatorët ishte 29 vjeçari Omar Ismail Mostefai. I riu i lindur në jug të Parisit ka qenë disa herë i dënuar për vepra të ndryshme penale dhe kishte rënë në sy për shkak të radikalizimit të tij, deklaroi prokuroria. Babai dhe vëllai i tij u morën në arrest të shtunën në mbrëmje. Veç babait dhe një vëllai u arrestua edhe gruaja e tij. Veç kësaj u bastisën banesat e tyre. Hetuesit bënë të ditur se është e zakonshme në rastë të tilla, që të afërmit të kalojnë në paraburgim, për t'u marrë në pyetje. Vëllai 34 vjeçar tha se nuk ka pasur prej kohësh kontakt me Mostafein.
Samiti i Ukrainёs pa iluzione
Samiti nё fakt duhej tё merrej me Ukrainёn, por ai u zhvillua nёn hijen e pёrshkalёzimit nё Siri. Ndёrmjetёsuesit Franca dhe Gjermania megjithatё shohin pёrparime.
Gjatё pёrshёndetjes nё shkallёt e pallatit Élysée presidenti ukrainas ishte disi optimist. Ai pёrshёndeti plot besim duke ngritur gishtat dhe u pёrqafua me presidentin francez Francois Hollande. "Ne nuk do tё flemё sonte kёtu", siguroi Hollande mysafirin nga Ukraina. Ai iu referua takimit tё fundit tё kёtij lloji nё Minsk nё shkurt. Atёherё katёr pjesmarrёsve iu deshёn 16 orё pёr tё projektuar njё marrёvehsje armёpushimi pёr Lidnjen e Ukrainёs.
Ndёrkohё qё Hollande dhe Poroshenko shkёmbenin jashtё fjalё kortezie, kancelarja Angela Merkel bisedonte brenda nё pallat me presidentin rus Vladimir Putin. Samitit katёrsh nё tё ashtuquajturin formati i Normandisё i kanё paraprirё disa bisedime bilaterale, pёr tё kuptuar, se si mendon presidenti rus lidhur me krizёn e Ukrainёs e kryesisht edhe lidhur me ҁёshtjen e Sirisё. Presidentit ukrainas iu desh shpejt tё kuptojё, se preokupimi i tij u eklipsua prej pёrshkallёzimit tё gjendjes nё Siri.
A nuk ka lidhje mes Sirisё dhe Ukrainёs?
Ndonёse si Putin edhe Merkel e Putin deklarojnё, se Ukraina dhe Siria s'kanё tё bёjnё mes tyre, diplomatёt francezё thonё, se nё fakt tё gjithё e kanё tё qartё, se pёrmes zhvillimeve tё ditёve tё fundit megjithatё ka njё lidhje. Rusia ka nisur tё mbёshtesё udhёheqjen siriane me sulme nga ajri. SHBA dhe aleatёt perёndimorё pёrmes njё deklarate tё ashpёr kritikojnё, se bombat ruse nuk godasin vetёm kundёr terroristёve tё "Shtetit Islamik", por edhe ndaj grupeve tё rebelёve dhe po vrasin edhe civilё.
Nёse Merkel dhe Hollande e kanё shprehur kёtё protestё edhe nё kontaktet bilaterale me Putinin, kjo mbeti e paqartё edhe pas konferencёs sё shtypit sё kancelares gjermane dhe presidentit francez. Njё zgjidhje ushtarake nuk ёshtё e mjaftueshme, sipas tyre. "Ne ndodhemi ende nё fillim", tha Merkel.
Putin nё OKB nё Nju Jork pati theksuar, se ai do tё luftojё nё krah tё presidentit tё Sirisё Assad kundёr "Shtetit Islamik dhe grupeve tё tjera terroriste". Franca vet para pak ditёsh nisi tё sulmojё milicёt terroristё islamikё nё Siri.
Qёllimi i shpallur i presidentit Hollande ёshtё gjithashtu largimi nga pushteti i Baschar al-Assadit. Nёse dhe si Hollande dhe Putin mundёn t'i afrojnё pozicionet e tyre diametralisht tё kundёrta, kjo mbeti e hapur. "Ne kemi thёnё fare prerazi, se "Shteti Islamik" ёshtё armiku qё duhet luftuar", tha kancelarja Merkel. Grupet e opozitёs, qё veprojnё kundёr regjimit tё Assadit, "kanё mbёshtetjen time".
Zgjedhjet duhet tё shtyhen
Bisedimet pёr respektimin e marrёveshjes sё Minskut pёr Ukrainёn u ngarkuan nga lajmi, se Rusia ka dёrguar nё rajonet e rebelёve pro Moskёs nё Lindje tё Ukrainёs raketahedhёs modernё tё tipit "Buratino". OSBE-ja njoftoi, se ka zbuluar armatime tё rёnda nё njё terren stёrvitjeje tё rebelёve. Nё fakt sipas marrёveshjes armatimet e rёnda duhej tё ishin tёrhequr nga tё dyja palёt.
Qeveria ukrainase parashikon, qё tёrheqja e shtyrё herё pas here e armёve tё rёnda, pёr tё cilёn ёshtё rёnё dakord qysh nё shkurt, do tё nisё tё shtunёn. OSBE-ja do ta mbikqyrё kёtё aksion. Presiddenti rus zyrtarisht e pёrgёnjeshtron, qё ai mbёshtet me armё apo me peronel rebelёt rusofonё nё Lindje tё Ukrinёs. Ukraina dhe Perёndimi e akuzojnё atё, se po drejton luftёn. "Nёse ka nevojё pёr prova pёr kёtё, raketahedhёsit i provojnё tё gjitha", u shpreh njё diplomat nё Paris. Sidoqoftё armёpushimi i brishtё qysh prej disa javёsh po respketohet, theksoi kancelarja Angela Merkel.
Bisedimet me presidentin rus nuk sollёn ndonjё arritje lidhur me ҁёshtjet e diskutueshme, por sёrish ёshtё pёrcaktuar rendi i hapave tё nevojshёm. Zgjedhjet e diskutueshme rajonale nё Lindje tё Ukrainёs duhet tё shtyhen. Separatistёt i kanё vendosur zgjedhjet nё mёnyrё tё njёanshme pёr mё 18 tetor. Presidenti i Francёs Francois Hollande tha, se Rusia do tani tё angazhohet, qё zgjedhjet tё mund tё zhvillohen sipas sё drejtёs ukrainase. Probelmin duhet ta zgjidhё grupi pёrgjegjёs i punёs. Shtyrja e zgjedhjeve ёshtё maft e rёndёsishme pёr presidentin ukrainas Poroshenko. "Unё pas bisedimeve jam optimist", tha ai duke u larguar nga pallati Élysée.
"Askush nuk e respketon 100 pёrqind marrёveshjen e Minskut"
"Ne nuk kemi iluzione, qё papritur gjithҁka do tё ecё shpejt e pa probleme", i pёrshkroi Merkel bisedimet e grupit tё katёrshes. Do tё nevojitet mё shumё kohё nga sa ishte planifikuar fillimisht. Respektimi i marrёveshjes sё armёpushimit ka zgjatur mё shumё se sa ishte planifikuar nё Minsk, nёnvizoi presidenti francez. "Deri tani asnjёra nga palёt nuk e ka respektuar 100 pёrqind marrёveshjen", tha Merkel duke iu referuar edhe qeverisё ukrainase.
Presidenti ukrainas Poroshenko gjatё Asamblesё sё Pёrgjithshme tё OKB-sё tё martёn (29.09)ngriti akuza tё ashpra kundёr Rusisё. Sipas tij Rusia ёshtё agresore. Fillimisht hynё nё Ukrainё burrat me uniformё jeshile forca speciale pa simbole kombёtare, tani ёshtё Siria nё radhё. "Kush do tё pasojё", shtroi pyetjen Poroshenko.
Presidenti rus u largua nga Parisi pa dhёnё ndonjё deklaratё zyratre. Konferenca e shtypit u mbajt vetёm nga ndёrjetёsuesit Hollande dhe Merkel. Garanci, qё marrёveshjet e arritura nё Paris do tё zbatohen, nuk ka, konfirmoi kancelarja.
Ҫmimi Nobel i paqes pёr Merkelin nuk ёshtё temё
Shandanёt e rёndё, perdet e kuqe prej kadifeje, ornamentet e arta murale dhe mermeri i ndritshёm nё pallatin Élysée ofruan njё kuadёr madhёshtor. Por rezultatet janё tё zbehta, tha njё diplomat, kur Merkel dhe Hollande u larguan nga salla e shtypit. Pyetjes sё njё gazetari francez, nёse llogarit me Ҫmimin Nobel pёr angazhimin e saj pёr refugjatёt nё Gjermani, Merkel iu pёrgjigj vetёm duke mohuar me kokё: "Shtypi nuk jep Ҫmim Nobel. Unё pёrqendrohem tek puna ime. Ka mjaft pёr tё bёrё."
Bota reagon e tronditur: "Solidarë krah Francës"
Tronditje botërore pas sulmeve terroriste në Paris. Politikanë nga e gjithë bota dënojnë këto akte dhune dhe shprehin solidaritetin e tyre me Francën. Presidenti francez bën përgjegjës Shtetin Islamik për terrorin.
Sulmet e Parisit, sipas presidentit francez, Francois Hollande janë kryer nga milicët ekstremistë të Shtetit Islamik. Bëhet fjalë për një akt lufte, tha ai të shtunën (14.11) në Paris. Ndërkohë presidenti amerikan Barack Obama i ka dënuar sulmet e Parisit si një "përpjekje të përbuzshme" për të terrorizuar civilë të pafajshëm. Këto nuk janë vetëm sulme ndaj Parisit dhe popullit francez, por kundër të gjithë njerëzimit, tha Obama në Uashington. Ende është herët për të thënë saktë se kush qëndron pas këtyre sulmeve. Në një fjalim të shkurtër në Shtëpinë e Bardhë, Obama ofroi ndihmën e vendit të tij "për t'i nxjerrë terroristët para gjyqit". Franca është aleati më i vjetër i Shteteve të Bashkuara. Populli francez ka qëndruar gjithmonë krah për krah popullit amerikan, tha Obama.
Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon i dënoi sulmet e Parisit me ton të ashpër. Ai beson se autoritetet franceze do të bëjnë gjithçka është në dorën e tyre për të kapur fjatorët "e këtyre akteve të tmerrshme" e nxjerrë ata para gjyqit, deklaroi Ban në Nju Jork. Ai u shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave dhe u shpreh për një shërim të shpejtë të të lënduarve. Ban Ki Moon u shpreh se qëndron në krah të popullit franez në këtë moment.
Edhe Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara bëri fjalë për "sulme terroriste barbare dhe frikacake". Në deklaratën e instancës më të lartë të Kombeve të Bashkuara thuhet se "anëtarët e Këshillit të Sigurimit shprehin ngushëllimin e tyre të thellë për viktimat dhe solidaritetin me qeverinë franceze." Fajtorët e këtyre akteve duhet të dalin para drejtësisë.
Merkel: "Ne qajmë bashkë me ju "
Tronditje pas sulmeve në Paris edhe në Berlin: Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se "është thellësisht e tronditur nga lajmet dhe pamjet që vijnë nga Parisi". Ajo shtoi se "mendimet e mia janë në këto orë tek viktimat e sulmeve të qarta terroriste, tek të afërmit e tyre dhe të gjithë njerëzit në Paris." Merkel bëri fjalë për një nga "netët më të tmerrshme" që ka përjetuar Europa. Gjermanët ndjehen pranë viktimave, famileve të tyre. "Ne qajmë bashkë me ju", tha Merkel. Qeveria gjermane po qëndron në kontakt të ngushtë me qeverinë franceze dhe i ka shprehur asaj solidaritetin e njerëzve në Gjermani. Ky nuk është vetëm sulm ndaj Francës, por kundër të gjithëve, ka thënë Merkel, duke theksuar se Gjermania është krah Francës për të mbrojtur vlerat europiane.
Drejtori i kabinetit të kancelares, Peter Altmeier, një nga personat më të besuar të Merkelit, shkroi në twitter: "Ne vajtojmë për viktimat e pafajshme të Parisit. Por nuk do të përkulemi para urrejtjes, fanatizmit dhe dhunës." Edhe ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier shprehu tronditjen e tij: "Ne qëndrojmë në krah të Francës", tha ai. Në një reagim të parë shprehu tronditjen e tij edhe presidenti gjerman, Joachim Gauck. "Jam shumë i tronditur duke parë lajmet që vijnë nga Franca", tha ai duke shtuar se "është me mendimet e tij pranë viktimave, të afërmve të tyre dhe popullit francez."
"Solidarë në krah të francezëve"
Edhe politikanë të tjerë të nivelit të lartë të Bashkimit Europian kanë shprehur solidaritetin me Francën. "Mendimet tona janë tek familjet e viktimave, mbështetja jonë është për autoritetet" shkroi presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz në twitter. Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, Donald Tusk shkroi se ai po i ndjek i shokuar raportimet mbi sulmet e Parisit. Ndërsa presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker shkroi se "ne jemi solidarë në këtë moment krah Francës".
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i siguroi Francës mbështetjen e aleancës ushtarake atlantiko-veriore. NATO qëndron krah Francës në luftë kundër terrorizmit" tha Stoltenberg. "Terrorizmi nuk do të mund të fitojë mbi demokracinë", shtoi ai.
Edhe Rusia po ashtu shprehet e shokuar pas sulmeve në Paris. "Ne i dënojmë thellësisht këto akte çnjerëzore dhe jemi të gatshëm të ofrojmë çdo lloj ndihme në hetimet për zbardhjen e këtyre krimeve terroriste", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov në Moskë. Ndërsa zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Sacharova tha se Rusia ndan me Francën dhimbjen në këto momente.
Paragjykimet ndaj myslimanëve
Pas sulmeve në Paris është shtuar frika e myslimanëve në Gjermani se mund të shtohen paragjykimet ndaj tyre. Imazhi i fesë islame po përkeqësohet, pavarësisht dialogut intesziv.
"Natyrisht që kjo nuk do të kalojë pa pasoja", mendon Hamideh Mohagheghi. "Është shumë me rëndësi se çfarë qëndrimesh kemi ne myslimanët ndaj sulmeve." Juristja dhe teologia e lindur në Iran është një prej shtyllave të dialogut ndërfetar në Gjermani. Ajo jep mësimin e teologjisë islame në Universitetin e Padebornit.
Kaherë luftohet për një pranim më të mirë të fesë islame në Gjermani dhe në Evropë. Sipas një studimi të bërë nga Instituti Emnid, në dhjetor të vitit 2010, dy nga pesë gjermanë ndjehen të rrezikuar prej fesë islame.
Drejtuesi i studimit, Detlef Pollack, profesor i sociologjisë fetare në Universitetin e Mynsterit, është pesimist pas sulmeve të fundit në Paris. "Është shumë e mundshme që të përkeqësohen përfytyrimet ndaj myslimanëve", thekson ai në intervistë me DW. Kaherë ekziston frika e ardhjes së një numri të madh të migrantëve myslimanë në Gjermani. "Në kohën e studimit thuhej se ndonjëherë kemi drejpërdrejt frikë se në mesin e myslimanëve në Gjermani mund të ketë edhe terroristë", shpjegon Pollack. Të këtij mendimi kanë qenë 3/5 e të anketuarve.
Kërkesat për maturi
Ai pohon se në jetën publike duhen bërë dallime mes atentatorëve islamikë dhe fesë islame. Por Pallack mendon se ky dallim nuk ekziston gjithmonë tek popullata e gjërë. "Mendoj se është shumë me rëndësi që reagimi jonë të jetë i matur."
Pollack pohon se qëllimi i atentatorëve ka qenë ndarja e myslimanëve nga shoqëritë demokratike në Perëndim. "Qëllimi ishte që të ketë një komunitet mysliman që është kundër Evropës ", thotë ai. "Ndaj me rëndësi është që ne të mos e kuptojmë njëri-tjetrin si kundërshtarë!"
Vendimtare për paqën shoqërore është, sipas këtij eksperti, pozicionimi i politikës dhe i shoqatave myslimane. Këto shoqata ende nuk e kanë arritur shkallën e njohjes që u takon, sepse megjithë pozicionimin e tyre të qartë kundër terrorit islam, duket se kjo ende nuk ka mbërritur tek masat e gjëra.
Parashikimet
Hamideh Mohagheghi kërkon një debat teologjik me "Shtetin Islam" (IS). "Nëse atentatorët thonë se ata veprojnë në emër të besimit, atëherë duhet parë se çfarë besojnë ata". Realiteti është, se nxirren vetëm disa pjesë të Kuranit dhe prej tyre krijohet një idologji.
Ajo mendon se edhe politika duhet të veprojë ndryshe. Evropa ka dy qëndrime të ndryshme. "Para disa ditësh ka pasur një sulm në Bejrut (12 nëntor, ku si pasojë u vranë nga IS 40 vetë) por nuk ka pasur reagime të shumta. Nuk dua ta ul rëndësinë e sulemeve në Paris, por do të kishte qenë mirë sikur të paktën një fjalë të dëgjonim për vrasjet që ndodhin diku tjetër."
Ajo mendon në parim se gjendja e rreth 4,5 milionë myslimanëve në Gjermani është më e mirë se gjendja e besimtarëve të kësaj feje në Francë. "Këtu kemi një dialog të gjerë dhe shumë gjëra janë kuptuar", thotë Mohagheghis. Në Francë situata është ndryshe. "Atje ka diskutime, pro kërkohet që myslimanët të hanë edhe mish derri. Faleminderit prej Zotit, kësisoj debatesh në Gjermani nuk ka. Dhe për këtë duhet të jemi krenarë."
Franca nёn shokun e terrorit
Shoku ёshtё i thellё. Parisi tronditet nga njё seri e pashembullt terrori. Tё paktёn 127 vetё janё vrarё, sipas AFP-së. Presidenti Hollande shpall gjendjen e jashtёzakonshme.
Franca nё gjendje tё jashtёzakonshme. Gjatё njё serie sulmesh nё shtatё zona nё Paris u vranё tё paktёn 120 vetё. Sulmi mё i tmerrshёm u krye nё njё sallё koncertesh nё Bataclan nё qendёr tё Parisit, ku 1500 vetё ndiqnin koncertin. Pak pas mesnatёs forcat e policisё ndёrhynё nё ndёrtesёn, ku kishin depёrtuar sulmuesit dhe qёllonin anё anё e mbanё. Pasi iu dha fund kёtij aksioni autoritetet vunё nё dukje, se nё sallё ka pasur rreth njёqind tё vdekur. Katёr prej tyre ishin atёntatorёt, prej tё cilёve tre kishin aktivizuar brezin me lёndё eksploive qё mbanin nё trup, sikurse njoftoi policia. Njё dёshmitar okular njoftoi nё televizionin France Info, se atentatorёt kishin thirrur "Allah Akbar" (Zoti ёshtё i madh) dhe „kishin qёlluar drejt masёs sё njerёzve".
Shpёrthime nё stadium
Edhe nё afёrsi tё stadiumit Stade de France nё veri tё Parisit, ku po zhvillohej ndeshja mes kombёtares gjermane dhe asaj franceze, u krye njё sulm. Sipas hetuesve u vranё si pasojё katёr vetё, ndёr ta tre terroristё. Se kush qendron pas sulmeve dhe pengmarrjes, ёshtё ende e paqartё. Dёshmitari okular Pierre Janaszak tha, se atentatorёt nё Bataclan kishin pёrmendur si arsye pjesёmarrjen e Francёs nё aksionin ushtarak tё drejtuar prej SHBA-sё kundёr milicёve xhihadistё „Shteti Islamik“ (IS) nё Siri dhe nё Irak.
Presidenti i Francёs François Hollande u shpreh pёr „sulme terroriste tё pёrmasave deri tani tё papara" dhe shpalli gjendjen e jashtёzakonshme pёr tё gjithё Francёn. Ai tha se ka „mobilizuar tё gjitha forcat“, pёr tё arritur neutralizimin e terroristёve dhe pёr tё siguruar kurtieret e prekura tё qytetit. Sipas tё dhёnave nga pallati Élysée janё mobilizuar 1500 ushtarё shtesё pёr tё pёrforcuar masat e sigurisё nё kryeqytet. Gjatё vizitёs nё Bataclan Hollande tё shtunёn (14.11) nё mёngjes herёt deklaroi se do tё ketё „njё luftё tё pamёshirshme“ kundёr terrorizmit.
Thirret kёshilli i sigurisё
Hollande ende pa mbaruar ndeshja e futbollit Gjermani – Francё nё stadiumin nё veri tё Parisit u evakuua dhe mё pas krijoi njё shtab krize nё Ministrinё e Brendёshme. Spektatorёt u drejtuan pёr t'u larguar nga stadiumi pёrmes tri dalejve, Qindra spektatorё pas pёrfundimit tё ndeshjes dolёn nё fushё tё frikёsuar dhe qendronin atje. Atyre iu desh tё qendrojnё pёr njё farё kohe nё stadium. Ndonёse policia mendon, se atёntatorёt janё vrarё, tё gjithё parizienёve u ёshtё bёrё thirrje tё qendrojnё nё shtёpi. Pesё linja metroje janё ndёrprerё. Spitalet nё Paris kanё vendosur njё plan emergjence nё fuqi. Hollande thirri tё shtunёn nё mёngjes kёshillin e mbrojtjes dhe anulloi pjesёmarrjen nё samitin e G20 tё dielёn nё Ankara.
Indinjatё nё mbarё botёn
Kancelarja e Gjermanisё Angela Merkel u shpreh „e tronditur thellё“ mbi dhunёn. „Mendimet e mia nё kёto ҁaste janё me viktimat e siҁ duket sulmeve terroriste, me tё afёrmit e tyre si dhe me tё gjithё njerёzit nё Paris", deklaroi Merkel. Ministri i Jashtёm Frank-Walter Steinmeier, i cili ndodhej nё stadium me presidentin Hollande, u shpreh „i indinjuar dhe i tronditur“. „Ne qendrojmё pёrkrah Francёs“, deklaroi ai nё shёrbimin online Twitter. Edhe traineri i kombёtares gjermane Joachim Löw u shpreh „i tronditur dhe i shokuar" pёr sulmet. Menaxheri i kombёtares Oliver Bierhoff tha, se edhe lojtarёt janё tё shokuar.
Presidenti i SHBA-sё Barack Obama e dёnoi serinё e sulmeve si njё „sulm ndaj njerёzimit dhe vlerave tona universale". Edhe kryeministri britanik David Cameron u shpreh i shokuar. Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan i shprehu Francёs „ngushёllimet e thella“ dhe i bёri thirrje bashkёsisё ndёrkombёtare tё arrijё „konsensus“ nё luftёn kundёr terrorizmit.
Subscribe to:
Posts (Atom)
I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...