2015-11-18

Kaos gjithandej në Prishtinë. Ky është bilanci zyrtar i dhunës në protestën e opozitës

Kaos gjithandej në Prishtinë. Ky është bilanci zyrtar i dhunës në protestën e opozitës (Foto + Video)
- Policia e Kosovës pas përfundimit të protestës ka dalë me një bilanc të ngjarjeve të sotshme lidhur me të lënduarit dhe dëmet që janë shkaktuar nga dhuna e protestuesve.
Më poshtë gjeni komunikatën e detajuar nga Policia:
Pas shpërndarjes së mëhershme të protestuesve, serish në orët e mbrëmjes një numër i protestuesve të shoqëruar nga disa deputet, janë kthyer dhe kanë vazhduar të qëndrojnë të qetë para objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Mirëpo më vonë, protestuesit pas pranimit të informacionit për masën e caktuar nga Gjykata kompetente ndaj deputetes znj.Kadaj-Bujupi, përsëri kanë shfaqur dhunë ndaj policisë dhe objekteve zyrtare dhe Policia e Kosovës është detyruar të intervenojë, për ta vënë situatën nën kontrollë.
Si pasojë e dhunës së shfaqur nga ana e protestuesve, deri në ora (19:30) numri i zyrtarëve policor të lënduar të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore ka arritur në shtatë (7), mirëpo ka edhe zyrtarë të tjerë të cilët kanë pësuar lëndime sipërfaqësore por që nuk kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Ndërsa në bazë të informacioneve të mëhershme lëndime kanë pësuar dy (2) qytetar të cilëve po ashtu iu është dhënë ndihma mjekësore.
Policia e Kosovës përmes njësiteve të saja relevante deri tani (19:30) kanë shoqëruar në stacione policore njëzet e dy (22) protestues të dhunshëm, si dhe më parë kanë konfiskuar në vendngjarje një (1) çantë të dyshuar të mbushur me mjete të dyshuara si koktej molotovi.
Po ashtu në bazë të informacioneve të deritanishme janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në objekte publike,duke përfshire edhe dhjetëra vetura të dëmtuara si;
Një (1) veturë kombi me targa 3Z është djegur,
Katër (4) vetura të Policisë të dëmtuara,
Dëme në disa vetura zyrtare të institucioneve të ndryshme, duke përfshirë një e cila ka qenë në lëvizje, por që pritet të verifikohen dhe të saktësohet numri i tyre,
Dëme të shkaktuara të objektit të Qeverisë dhe objekteve tjera shtetërore,
Dëme të shkaktuara edhe te shtatorja e ish-presidentit Rugova, dyshohet për dëmtim të shkronjave të shtatores si dhe
Dëme të shkaktuara në pajisjet dhe uniformat policore.
Policia e Kosovës bazuar në planifikimet operacionale ka vazhduar me monitorimin e situatës së krijuar nga protesta e dhunshme dhe me veprimet e saja ligjore ka arritur të menaxhoj dhe ta vejë situatën nën kontroll, e cila tani vlerësohet të jetë e qetë.
Opozita përfundon protestën
Opozita paralajmëron se ka përfunduar protestën, por vetëm për sonte.
Subjektet opozitare do të njoftojnë mediat me kohë për hapat e mëtejshëm.
Liderët e partive opozitare janë mbledhur në selinë e AAK-së dhe pas një konsultimi me dyer të mbyllura, kanë dal dhe janë nisur në drejtim të sheshit Ibrahim Rugova.
Grupit po i prin Ramush Haradinaj, i përcjell nga Visar Ymeri, Shpend Ahmeti, Fisnik Ismaili, etj. Shpend Ahmeti i tha KP se “jemi duke ecur rrugës, kjo tokë është e shqiptarëve dhe është e drejta jonë të protestojmë dhe do të protestojmë deri në përmbushjen e kërkesave tona”.
Ahmeti tha se kërkojnë lirimin e menjëhershëm të deputetes Kadaj Bujupi dhe anulimin e 2 marrëveshjeve. “Nuk do të ndalemi së protestuar”, ka thënë i pari i Prishtinës.
Situate aktualisht pranë Qeverisë është e qetë ndërsa Policia po qëndrojnë prapa grilave tek ndërtesa e Qeverisë.
***
Liderët opozitarë, Ramush Haradinaj, Visar Ymeri, Fatmir Limaj, pas takimit të mbajtur në selinë e AAK-së, janë nisur drejt Qeverisë.
Pas tyre janë edhe Dardan Molliqaj, Fisnik Ismaili e Liburn Aliu.
Asnjëri nga ta nuk kanë dhënë deklaratë për media.
***
Policia po vazhdon të arrestojë protestuesit të cilët po tentojnë që të shkojnë sërish tek ndërtesa e Qeverisë.
Momentet teksa policia ka arrestuar dy nga aktivistët.
Policia përveç gazit lotsjellës ka aktivizuar edhe autoblindat.
Protestuesit gjuajnë drejt policisë koktej molotovi, Policia ua kthen me gaz
Protestuesit kanë gjuajtur koktej molotovi në drejtim të policisë afër ndërtesës së Grandit, ndërsa Policia e Kosovës ua ka kthyer me gaz lotsjellës.
Situatë e tensionuar në Prishtinë. Protestuesit djegin vetura zyrtare e bllokojnë rrugët me kontejnerë
Protestuesit kanë bllokuar rrugën “Xhorxh Bush” pranë katedralës “Nënë Tereza”, duke hedhur kontejnerë me mbeturina.
Ndërkohë, protestuesit janë shpërndarë në disa rrugë dytësore rreth qendrës.
Eskalon situata, protestuesit djegin vetura zyrtare
Pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për deputeten Donika Kadaj Bujupi, të cilës iu shqiptua 30 ditë paraburgim, situata në shesh ka eskaluar.
Në drejtim të Qeverisë janë hedhur gurë, ndërsa drejt protestuesve është hedhur sërish gaz lotsjellës.
Policia po largon protestuesit. Në rrugët e Prishtinës ka numër të madh të policisë speciale, të cilët tash kanë larguar protestuesit deri tek Rektorati i UP-së.
Një pjesë e Policisë është pozicionuar pranë Fakultetit Juridik, ku ka formuar kordon. Rruga Agim Ramadani deri tek Sllovenia Sporti është e bllokuar për qarkullim.
Protestuesit i kanë venë flaken një veture në oborrin e UP'së.
Gjykata Themelore vendos: 30 ditë paraburgim për deputeten Kadaj-Bujupi
Gjykata Themelore i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, e arrestuar në mëngjesin e sotëm nga Policia e Kosovës.
Seanca në Gjykatën Themelore ka zgjatur disa orë, por në fund është aprovuar kërkesa e Prokurorisë për masën e paraburgimit ndaj deputetes Donika Kadaj-Bujupi.
Ja çfarë thuhet në njoftimin e Gjykatës:
Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda sot mbajti seancën dëgjimore,me rastin e vendosjes sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së sigurisë ndaj tani të pandehurës Donika Kadaj-Bujupaj për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.2 lidhur me nenin 31 të KPK, dhe veprën penale: përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.1 të KPK dhe vendosi që ndaj të njëjtës të caktoi paraburgimin në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji llogaritur nga data e ndalimit përkatësisht nga data 18.11.2015.
​Protestuesit të qetë para Qeverisë, po presin vendimin e Gjykatës për Donikën
Aktualisht protestuesit e partive opozitare po qëndrojnë të qetë para Qeverisë. Ata po presin vendimin e Gjykatës për deputeten Donika Kadaj-Bujupi.
Prokuroria ka kërkuar 30 ditë paraburgim për Deputeten Kadaj –Bujupi për shkak të veprimeve të saj në Kuvendin e Kosovës.
Vonohet vendimi për Donikën, gazetarët nxirren nga objekti i Gjykatës
Gazetarët e interesuar që po presin në Pallatin e Drejtësisë që të bëhet publik vendimi për deputeten Donika Kadaj-Bujupi, e arrestuar mëngjesin e sotëm, janë larguar nga ky objekt me arsyetimin se në ora 16:00 ka përfunduar orari i punës në Gjykatën Themelore.
Brenda janë lejuar vetëm zyrtarë të AAK'së dhe mbrojtja e Kadaj-Bujupi.
Vendimi për deputeten e Kuvendit të Kosovës e cila për tri seanca rresht gjuajti gaz lotsjellës gjatë kohës sa mbaheshin seancat parlamentare pritet të merret për pak minuta.
Protestuesit dëmtojnë përmendoren e Presidentit Rugova
Eskalimi i protestës se sotme qe është duke u zhvilluar në sheshin Ibrahim Rugova, ka bërë që protestuesit nuk kanë kursyer edhe përmendoren e ish presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës.
Në fotot e publikuara nga një qytetare shihet se si i është dëmtuar ajo.
Zyrtare: Katër policë të lënduar, 13 persona të arrestuar
Policia e Kosovës bënë të ditur se janë lënduar katër policë deri më tani, janë arrestuar 13 persona dhe është konfiskuar një qante e mbushur me koktej molotovi.
Përmes një njoftimi thonë se si pasojë e dhunës së shfaqur nga ana e protestuesve, numri i zyrtarëve policorë të lënduar deri më tani (14:15) ka arritur në katër (4) zyrtar policor të lënduar.
Njësitet policore deri tani (14:15) kanë arrestuar trembëdhjetë (13) protestues të dhunshëm, si dhe kanë konfiskuar në vendngjarje një (1) çantë të dyshuar të mbushur me mjete të dyshuara si koktej molotovi.
Po ashtu si pasojë e hedhjes së mjeteve të ndryshme nga ana e protestuesve janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në prona publike, duke përfshirë edhe uniforma dhe pajisje policore.
Sipas tyre, gjithsej deri më tani kanë qenë 150 protestues.
Policia e Kosovës të gjitha veprimet policore lidhur me situatën e krijuar gjatë protestës dhe pas saj po i ndërmerr në konsultim dhe bashkëpunim me prokurorin kompetent.
Protesuesit mblidhen para Qeverise
Policia nuk po arrin dot t’i shpërndajë protestuesit. Ata kanë filluar sërish të mblidhen para Qeverisë së Kosovës. Protestuesit po kërkojnë lirimin e Donika Kadaj Bujupit.
Një përfaqësues i protestuesve ka deklaruar se një polic i Njësisë Speciale është dorëzuar duke hedhur mburojën e tij. Nga kjo deklaratë protestuesit kanë nisur duartrokitjet.
Për momentin, protestuesit gjenden para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës bashkë me prijësit e tyre Ramush Haradinajn dhe Visar Imerin, ndërsa oborri i ndërtesës është mbushur me policë nga Njësia Speciale. Protestuesit po brohorasin "Mos i mbroni hajnat", "Poshtë Zajednica", etj.
Disa deputet të opozitës bashkë me mbështetes te tyre jane duke protestuar para kuvendit ne mbeshtetje te Donika Kadajt.
Protestuesit po demolojnë dhe po thyejnë veturat dhe gjithçka po gjejnë para në rrugën ku ndodhet restorant “Pisha”, duke provuar ti afrohen institucioneve, ku policia është barrikaduar.
Tashmë protestuesit kanë arritur në oborrin e Fakultetit Filologjik duke ikur kështu gazit lotsjellës që ka gjuajtur policia.
Këta të fundit në këto momente kanë arritur ta arrestojnë edhe një protestues.
Dy grupet e protestuesve të AAK-së dhe Vetëvendosjes, janë duke dalur në rrugën “Agim Ramadani” dhe në ballë të tyre gjendet edhe Ramush Haradinaj kreu i AAK-së dhe ai i Vetëvendosjes Visar Ymeri.
Policia ia ka dal që ti largojë protestuesit nga sheshi Nëna Terezë, dhe po ashtu edhe nga rektorati, duke i dërguar në drejtim të oborrit të Bibliotekës Kombëtare, dhe po ju hedh gaz lotsjellës, sipas një plani operativ të gjerë të policisë, e cila po mbështetet me njësi nga e tërë Kosova.
Policia tashmë ka fillaur ti ndjek protestuesit me makina të blinduara nga dy drejtime ndërkohë që po vazhdon hedhja e gazit.
Një numër shumë i madh i policëve janë barrikaduar tek “Sheshi Zahir Pajaziti” dhe kanë mbyllur rrugën për qarkullim, ndërsa po përleshen me gazlotsjellës me protestuesit e grumbulluar tek Rektorati! Edhe protestuesit po vazhdojnë të hedhin gurë në drejtim të policisë.
Liderët e partive opozitare bashkë me protestuesit janë nisur në drejtim të policisë. Protestusit kanë hedhur në këto momente gaz lotsjellës në drejtim të policisë dhe gazetarëve.







Dy protestues të arrestuar
Policia ka arrestuar dy protestues në sheshin Zahir Pajaziti. Situata ka eskaluar dhe protestuesit janë duke u shpërndarë me gaz lotsjellës. Një pjesë e tyre janë shpërnda rrugës për te Radio Kosovë, ndërsa pjesë tjetër kah Ministria e Arsimit.
Polica shpërndan protestuesit deri te Grandi
Policia ka arritur t’i shpërndajë protestuesit deri te hoteli “Grand”.
Policia këtë e ka bërë nëpërmjet gazit lotsjellës dhe autoblindave.
Raportohet se tashmë nuk shihen shumë protestues, por më shumë ka qytetarë të zakonshëm.
Është duke u sulmuar ndërtesa e Qeverisë dhe vetë forcat policore që janë duke u munduar të mbrojnë institucionin.
Gazë lotsjellës, shishe me ngjyrë dhe gurë po hidhen në drejtim të policëve, me qëllim që protestuesit të arrijnë të thyejnë kordonin e sigurisë për të depërtuar në ndërtesë.





Fillojnë përleshjet protestues –polici
Protestuesit kanë filluar të gjuajnë shishe me ngjyrë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë, ndërkohë janë thyer disa xhama të kësaj ndërtese.
Nol Nushi ka thënë se menjëherë duhet të lirohet deputetja Donika Kadaj-Bujupi.
Protestuesit fillojnë të gjuajnë me gurë dhe ngjyrë Policinë e Kosovës të cilët kanë barrikaduar hyrjen në Kuvend.
Ata po hedhin edhe gaz lotsjellës në drejtim të policisë.




Proteston edhe Albin Kurti
Gazetari i "Bota sot" i pranishëm në protestën e organizuar nga opozita njofton se Albin Kurti i është bashkuar protestës. Ende nuk dihet si do të reagoj policia, ndërkohë protestuesit kanë filluar ti thyejnë gjamat e objektit qeveritar.
Protesta e qetë, me brohoritje
Aktivistët e opozitës aktualisht po brohorasin "Zajednica nuk kalon", "Isa Hasha Esat Pasha", "Duam Shtet me sovranitet", etj.
Fatmir Limaj ka dalë në sheshin “Skënderbeu” për t’iu bashkuar Ramush Haradinajt dhe Visar Ymerit, të cilët bashkë me disa aktivistë të këtyre partive kanë dalë në protestë pas arrestimit të deputetes Donika Kadaj-Bujupi.

Fatmir Limaj ka dalë në sheshin “Skënderbeu” për t’iu bashkuar Ramush Haradinajt dhe Visar Ymerit, të cilët bashkë me disa aktivistë të këtyre partive kanë dalë në protestë pas arrestimit të deputetes Donika Kadaj-Bujupi.
Deputetëve dhe aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët janë mbledhur te objekti i Qeverisë së Kosovës tashmë iu kanë bashkangjitur edhe ata të AAK-së.
Numri i mbështetësve të cilët po kërkojnë lirimin e deputetes Donika Kadaj – Bujupi dhe ndaljen e ndjekjes së deputetëve tjerë, po rritet kohë pas kohe.


Njësia Speciale vendoset para objektit të Qeverisë
Njësia speciale e Policisë së Kosovës është vendosur para objektit të Qeverisë. Ndërkohë, aktivistët e VV’së e të AAK’së tashmë gjenden në sheshin Skenderbeu, përpara objektit të Qeverisë.
Aktualisht situata është e qetë.
Ky organizim është bërë pas arrestimit të Donika Kadaj Bujupit, dhe bastisjes së shtëpive të Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut.

2015-11-17

CIKEL POETIK NGA RAIMONDA MOISIU


Të kam tradhëtuar vetëm në vargje


Në një lokal të vjetër,
Me drita të zbehura,
Hyra të shuaja tradhëtinë,
Piva verë të kuqe,
Sytë s’e ndjenin pagjumësinë,
Zemrës i bëra gijotinë.
S’mbaj mend sa kam pirë,
Kokën s’e ndjeja për dreq,
Mesnata,po ish ndaj të thyer,
Unë pija,vec pija si e mpirë.
Befas dy syve të zinj u fola:
-Përse më shihni ashtu kursyer?!
Ata sy të tmerrshëm u zbutën,
Puthjes sime s’iu bashkuan,
Mua të dehurën veç më shihnin,
M’u dhimbsen,në tjetër botë më çuan!
-Të lutem…mos pini më verë,
Jam yti,yti përgjithnjë!-me flisnin.
Të lutem shpirt…mos pi më verë,
Të kam tradhëtuar veç në vargje,
Ndaj eja bashkë ta gdhijmë,
Jo në këtë lokal pa ndricim.
Sytë e tij dy yje zgjuar,
Shpirtin më lehtësuan si asnjëherë.


Ti je pronari i kopështit të trëndafiltë!

Thonë se asgjë nuk është përgjithmonë,po unë
s’ e besoj dhe notoj mes këtij oqeani me trishtim…
Ky qiriri i ndezur, i vetmuar në zemrën time,
Është flaka e dashurisë tënde për pasqyrën e shpirtit tim….
Nga përflakja pagëzuam atë, universin me trëndafila,
Përzierë me rrebeshin e avujve të trupave tanë,
Nën melodinë rrënqethëse, drithëronjëse, ardhur nga parajsa,
Oh, nën këtë – të ëmblën melodi të psherëtimave….
Me frymën e ngrohtë të mushkërive, petalet u zgjuan,
të përhumbura soditnin shkëlqimin e syve nëpër natë,
lulet e përgjumura pulitnin qepallat në dlirësinë e valëve,
që vinin nga tsunami i cmendur e i zjarrtë…..
Nën strehën e flakës së qiririt, ne bënim dashuri,
udhëtuam në botën e heshtur të paqes qiellore,
thurrëm ëndërrat mbi kurorën e ishullit të lumturisë,
si dy engjëj të bardhë, të çveshur, kapur dorë për dore…..
Me verbërinë e pëshpërimave e ledhatimeve,
Të kundroja sytë , i dashuri im, të më puthje dhe një herë,
Dhe… hapa krahët , si një re të mbështolla të tërin,
Në ndarje bëlbëzova lehtas : “Ti je pronari i kopështit të trëndafiltë!”





Mos pini më….



Një fytyrë e tmerrëshme sec u shfaq në derë,
Kur e dërmuar për vdekje, pija një gotë verë,
Në një lokal të ndotur, ndërsa errej sapak,
Pija verë të kuqe, sikur pija gjak.
Fytyra e tmerrëshme sytë m’i kishte ngulur mua,
Sikur në jetë kurr’ nuk kishte parë grua,
Sytë e tij të egër, të kaltër si teh thike,
Po zbuteshin si të fëmijës kur rrin “sus” në karrige.
Dhe buzët e forta tani, s’rrinin shtërnguar,
Po skuqnin si petale nga trëndafili lëshuar…..
Humbjen e dashurisë vuaja, e lënë mënjanë, e mjerë,
Me atë furnaltë që bota e quan verë,
Kur …tretur në mjerim…befas më erdhi një zë:
“Të lutem….të lutem shumë….mos pini verë më!”
Fytyra e tmerrëshme …ohoooo nga ish mërguar,
Qe kthyer në fytyrë fëmije e turpëruar,
Nuk qenë më sytë si shpatë, që vështronin nga unë,
Por dy syve të kaltër, po iu dhimbsesha shumë…
….Se si u ndoodha unë, mbase nxitur nga vera,
Që nga karrigia ime u ngrita menjëherë,
Kur buzët i afrova te të dy sytë e tij,
Ndjeva t’i dilnin lotë, sikur rigonte shi.
“Unë jam një i paudhë …ju lule në pranverë,
Për hatër tim…mos më…sonte…mos pini verë”




Unë…e…Ti…mëkatarë



Të gjithë mëkatojmë,
Të gjithë e dëshirojnë atë,
si Unë edhe Ti….
Vështrojmë bahcen,
ka veshur fustanin e blertë,
në mes të saj lartësohen pemët me mollë.
Unë e Ti,
të harlisur nga delikatesa e perëndeshës dashuri,
vrapojmë drejt tyre,
të këpusim mollë.
Jo një mollë,
sa këputën e mëkatuan,
Eva me Adamin,
por më tej se një,
më shumë,
shuuumëshuuuumëshuuuumëëëë.
-.-
Vetëm do të mëkatojmë sot mes mollëve!
-.-
Të gjithë mëkatarët frikësohen,
por jo…
Unë e Ti…..!
Ne nuk kemi frikë;
se na ndrit, një kandil,
pasqyra në ujët e burimit.
Vështrohemi mbi burim,
duke përkëdhelur kacurrelat e njëritjetrit,
mes burbuqeve të përflakura,
të puthjeve të nxehta.
Si dy nimfa të cmendura,
si luspat e midhjeve në ujë….
– nëpër përvëlimin e lakuriqësisë.
Dashuria,
vjen
si një këngë në muzg,
si gjinkalla në agim,
që e këndon sinfoninë ,
me gjuhën e lepujve të egër,
në livadhin e praruar nga blerimi.
-.-
Unë e Ti,
shpupurishur në krahët e njëri tjetrit,
si dy nimfa të pafaj,
vështrojmë bardhësinë,
kaltërsinë qiellore,
që na fton për të mëkatuar.
Diku pas reve po na kundrojnë Eva me Adamin,
qënga parajsa
duke pritur me nostalgji se si,
ne mëkatojmë si ata.
Dikur……
Atëherë…
Unë e Ti,
si dy oqeane të stuhishëm,
të valëzuar,
të përflakur,
që nuk ngurrojnë më, por…
përleshin me njëritjetrin,
lakuriqësinë e ujrave
Dallgët e zjarrta bien në qetësi,
flenë…….
si një cun harrakat,
që ka hypur tërë ditën majë mollëve,
dhe , ja, e ka zënë gjumi,
nënë njërën prej tyre,
ndërsa agimi po zbret nga kurora e mollëve,
për ta zgjuar nga gjumi.
Unë e Ti…….. mëkatarë…..të Perëndeshës ;
Dashuri!






Me puthje mua, Te puthja ty!


Sa “shekuj” ne kishim pa u pare,
Po prane njerit-jetrit na solli ky shi,
Ky shi nervaprishur sikur njerezit perqark,
Puth une,
Puth ti.
Litaret e shiut po rrihnin me kamxhik,
Keta vitet qe kishim humbur qe te dy,
Njerezit nen cadra si kepurdha gjumash’
Me puthje mua,
Te puthja ty!
Vec llampa neoni si vajza lenesha,
Se nata e shiut e erret ish,
Te shterngoja, me shterngoje,
Puth une, puth ti !
Vec nje plak se c’u ndal te cepi i bulevardit,
Nen mimozen e celur po na shihte si skuth,
A shi, a lote, ridhnin nga syte e plakut….,
Une puth!
Ti puth!




Raimonda Moisiu (SADE) ( lindur më 20 shkurt 1957)ka lindur e rritur në Korçë në një familje edukatorësh. Pas përfundimit të mësimeve të mesme merr një të drejtë studimi në gjuhët e huaja, dega anglisht. Pas mbarimit të studimeve, punon mësuese e gjuhës angleze, në qytetin e Korçës dhe rrethinat e saj. Më 1999 humb bashkëshortin e saj në një aksident automobilistik, dhe po këtë vit emigron në SHBA, si fituese e llotarisë amerikane. Sot ajo jeton në Hartford, shtetin e Connecticut, USA, së bashku me fëmijët e saj.

E apasionuar me publicistikën, përkthimet dhe shënimet e udhëtimit, ajo vijon me këmbëngulje për të kërkuar në histori dhe në zhvillimet aktuale, duke evidentuar vlerat më të mira të vendlindjes e të njeriut. Me kalimin e kohës, ngjarjet e jetuara, proza letrare, përkthimet dhe poezia shëndrrohen në pasion të pandashme të saj.

Këtë pasion të saj, Raimonda përpiqet që ta shprehë e të artikullojë edhe në shoqërinë në të cilën jeton. Për kontributin e saj të çmuar në komunitet e shoqëris në ShBA, u nderua me Official Citation, me motivacionin si "Gruaja e vitit në komunitet", nga Bashkia e kryeqytetit të Connecticut, Hartford.

Aktiviteti i saj është gjithëpërfshirës dhe vije në shprehje nëpërmjet pjesëmarrjes në shumë lista të bashkësive të shoqërisë, amza interneti dhe forume bashkëatdhetarësh në internet. Aty, ajo nëpërmjet shkrimeve publicistike, prozë letrare, poezi, ngjarje të jetuara, dhe opinione të ndryshme për zhvillimin e proceseve shoqërore në Shqipëri dhe në Diasporën shqiptare, përpiqet të tërheq vëmendjen për dukuri të brishta me të cilat duhet të përballohet shoqëria shqiptare.

Raimonda është bashkëpunëtore me statusin e gazetares në disa gazeta të pavarura në shtypin shqiptar, Shqipëri, si: "Tirana Observer", "Ndryshe", "Panorama", dhe me statusin e korrespodentës në "Albanian Mail"-Londër, "Fjala e Lirë" - Londër, dhe "Illyria" - SHBA. etj.

Veprimtaria

Veprimtaria e Raimondës në opinionin e gjërë është kryesisht e njohur në lëmin e letërsisë e cila shprehet nëpërmjet disa titujve dhe pjesëmarrjes së saj apo të shkrimeve të saja në takime të ndryshme letrare.

Tituj të veprave

"Jeta mes dy dashurive", - një libër me prozë, ngjarje të jetuara dhe publicistikë.
"Dashuria nuk ka emër", - vëllimi i parë me poezi, kryesisht lirika dashurie.
"Sikur s'me ke puthur kurrë", - vëllimi i dytë me poezi, kryesisht lirika dashurie.
"Duke kërkuar Ardianen...", - përmbledhje me proza (kryesisht bazuar ne ngjarje të jetuara) dhe ese.
"Gërhitja e gjeneralëve", - përmbledhje publicistike.
"Pafajsia e Evës", - roman.
"Tempulli i fjales", - bashkëautore në këtë antollogji në gjuhën rumune.
"Itaka e Fjalës", - bashkëautore në këtë antollogji të botuar nga "Fotjonart".
"Zemra Prindërore", - bashkëautore në këtë antollogji në forumin virtual "Mëmëdheu".
"Nëna",- bashkëautore në këtë antollogji me prozë, në forumin "Pan Albanian women network".
"Tregime", - përmbledhje publikuar nga Shtëpia Botuese "ADA", Tiranë.
Mirënjohje
"Fotjonart" - e vlersoi me çmimin e parë punën e saj për rubriken "Reportazhe".
"Forumi Shqiptar" - e vlersoi me çmimin e dytë punën e saj në hapsiren "Tregime".
"Kadmus" - e vlersoi me çmimin e tretë punën e saj në rubrikën "Intervista".
"Netët Korçare" - e vlersoi me çmimin e parë ballkanik për poezinë e saj.
"Netët Poetike të Strugës 2009" - i vlersuan lartë pesë poezit lirike të saj, nëpërmjet të cilave hyri në antologjinë botërore: Who's Who, me titull :"Poetry from five continents".
"Takimi i Poeteshave në Vushtrri" - përzgjedhë rregullisht poezit e saj.
"Takimi At'Gjeçovi 2009" - kësaj radhe poezin e Raimondes, "Nuk munden me.." e vlersoi si më të mirën e takimit.

Flori Bruqi : Kur oshëtinte zani i lirisë..


Ne nje kohe kur kishte te tjera endrra ,ato qe i ofronte mosha e re,argetimin , dashurine per jeten ,muziken ,per nje te dashur te zemres , me idhull te saj ne zemer Shote Galicen ,e rritur dhe e edukuar ne nje ambient familjar patriotik ,ku primare eshte dashuria per atdheun e kombin,ceshtja kombetare ,-ne vecanti babai i saj,nje patriot i lindur ,-Raimonda Malecka ,ne nje nate dimri plot terr e acarr,nga te ftohtit ,rrezik e mes plumbave te represionit serb,se bashku me disa luftetare te tjere ,,i bashkohet Ushtrise Clirimtare te Kosoves.

Ne shpirtin e saj ka mbetur dhimbja ,malli,trimeria ,guximi ,dashuria per shoket e luftes.Sot ajo jeton ne Tiranen e saj te dashur.

Hedh kujtimet e luftes ne nje liber dhe vargje kushtuar shokeve e miqve te saj te idealit ,deshmoreve te lirise ,te UCK-se.

Me deshiren e mire dhe lejen e Raimondes ,une po ju sjell dy poezi te saja ,ne kujtim te ketyre deshmoreve te lirise qe ajo jau kushton.

Deklamon shpirti i luftetares ,shpirti i kesaj “Shote Galice” shqiptare.

Rajmonda Maleçka- Tiranë

Tokë e Drenicës mbjellë me eshtra
‎- Ep’ për Drenicën e Shaban Polluzhën
Tokë e Drenicës mbjellë me eshtra
luftëtarësh,
Me eshtra fëmijësh të vegjël mbjellë,
U bënë shi e breshër për armiqtë
në dimra,
E lulëkuqe Kosove për drenicasit
në pranverë.
Toka e Drenicës mbjellë me stuhi
dhe kështjella,
Djem e burra si lisat e lartë
nëpër shkëmbinj,
Të gjithë burra të lindur si 100 vjeçarë,
Të gjithë vdekur djem të rinj…
Ashtu si Drenica për Kosovën u bë
kujtesë,
Kështjellë lirie e kështjellë burrash
me nderë e besë,
Luftë pas lufte mbetur më e fortë,
E pamposhtur asnjëherë, flamur në pranver.
Kangët e Mujit e Halilit, Elez Alinë
e të tjerë,
Që shqiptarët mos të shuhen kurrë,
Shaban Polluzhës ja rritën zemrën,
Ja rritën shtratin dhe e bënë burrë…
Herë me hasmin, herë me armikun,
Drenica në luftëra në çdo vjet,
Te malsori Shaban Polluzha,
Legjenda e Veriut derdhë përjetë…
Bëhej burri shkëmb e mal,
Kur oshëtinte zani i lirisë,
Bahej engjëll e bahej dhimbje,
Kur derdhej loti i fëmisë.
Nëpër grykat e Drenicës,
E la zanin Ai – Shaban Polluzha,
Asnjë ditë si mungoi Drenicës,
As Kosovës në kohë me luftëra.
Mijra vite të kalojnë,
Qindra vite a më shumë,
Drenicakët burra – bese,
Për historinë do rrijnë pa gjumë.
Mbetur asht’ në fjalët e burrit,
Mbetur vrull në dejet e rinisë,
Me mijra vjet aty do të jenë,
T’i ushqyejë rrënjët e lirisë…

Pesë yje shqiptarie

( Tahir Sinanit, Lefter Koxha,Skerdilajd Llagami, Ndriçim Koxha,Pajtim Roci….)

Malet e luginat e Shqiptarisë,
Për çdo stinë rrisin lule shumë,
Gjaku i të rënëve mbetur tek toka,
Bëhet lule, dallgë, diell e lumë.
Lot e dhimbje për Tahir Sinanin,
Përkundin sytë e një nëne që dhembin,
N’Gostivar e la fytyrën trimi,
Pa ja heq sysh Tropojën e Shkëlzenin.
Në kuvend Tomorrit të vet në Berat,
Prej Shkupit, Lefter Koxha i ban za,
Në e ndjeni mungesën time,
Dilni kujtoni shekujt në kala
Nga Sellcë e Keqe për në Tiranë,
Ka aq kohë shkojnë e vijnë lajme,
Vetëm Skerdilajd Llagami nuk mund
të përgjigjet,
T’ia pushojnë dhimbjet kësaj nane.
Thinjët si flokët e nanës Gjallica në pritje,
Pajtim Roci vallë pse s’po kthen nga Shkupi,
Rrugët s’janë në dimër, njerëzit shkojnë e vijnë.
Por, trimi s’tundet, në palët e flamurit ngrirë…
Dhimbje përcjellin mbrëmjet e Librazhdit,
Një piskamë drejt Shkupit s’do hesht,
Pëshpëritje për Ndriçim Koxhën thonë
dhe yjet,
Nga mbrëmja në mëngjes….
Ne pritëm, që ju të vini, por ju
nuk erdhët kurrë,
As në dimër, vjeshtë, pranverë a verë,
Po kudo ku ngrihet një flamurë,
Ju do të mbeteni midis nesh…
Malet e fushat e shqiptarisë,
Në çdo verë rritur lule shumë,
Gjaku i të rënëve, mbetur tek rrënjët,
Bëhet lule, dallgë, diell e lumë.

Të gjitha veprat e mija kanë si lajtmotiv çështjen shqiptare.



Raimonda MOISIU 
“Me Flori Bruqin” Flet shkrimtari,poeti dhe publicisti Flori Bruqi:
Flori Bruqi lindi më 29 qershor të vitit 1952 në Isniq të Deçanit,Republika e Kosovës.
Studimet e Defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato postdiplomike (Magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës – në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit (2004)Është kandidat potencial për Doktoraturë nga Fiziologjia kineziologjike në Universitetin e Prishtinës(2013). Bashkëpunon me shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e në vazhdi. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2000).Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayr-”it të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicres.
Biografia krijuese e shkrimtarit,poetit e publicistit Flori Bruqi: ka botuar mbi 30 libra 21 fejtone publicistiko-shkencorë në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në përiudhën 1974-1982., si dhe mijra punime shkencore në gazeta,revista shkencore si dhe në shumë web faqe interneti (2003-2013).Shkrimtari Flori Bruqi është nga miqtë e kolegët e mij më të nderuar, respektuar dhe të mirë, prej më shumë se një dekadë. Me Florin përvec bashkëpunimit krijues, kam pasur fatin të kemi qenë në disa Festivale Poetike në Kosovë. Qershorin e viti të kaluar ishim në Festivalin Drini Poetik, Prizren e cila më dha mundësinë që unë, ta intervistoja këtë shkrimtar poet e publicist të talentuar e mirënjohur që dashuria për atdheun, cështjen kombëtare, arrtin dhe letërsinë e signifikojnë shumë produktiv e dashamirës.Për më shumë lexoni intervistën.
Bisedoi:Raimonda MOISIU

-Kam shfletuar dhe lexuar me interes të veçantë biografinë e aktivitetit tuaj krijues.

Sinqerisht jam ngazëllyer nga mjeshtëria e kulturës profesionale që ju lëvroni në zhanre të ndryshme. Cila ka qënë eksperienca juaj e parë me poezi, prozë, publicistikë, përkthim, esse, monografi….apo….?

Po nga viti 1973 datojnë publikimet e mija letrare në shtypin e kohës.Mbase këto fillime kanë qenë të suksesshme.duke fituar edhe çmime letrare në konkurset e ndryshme letrare atëbotë,por do të thosha se në publicistikë dhe eseistikë u mora nga viti 1974 e deri me 1980,duke publikuar 21 fejtone në gazetën e atëhershme të përditshme “Rilindja”,pra shkrime dhe tema të kësaj natyre.Atëbotë një përkrahje morale dhe nxitje për t’u thelluar më tutje hullive të këtyre fushave të shkrimtarisë,kisha nga Jusuf Gërvalla,Sedat Dida,Vehap Shita,Ymer Shkreli etj.Më vonë disa “smirëzinjve” ju “pengonte” suksesi im publicistik i theksuar,më tepër te gazetaria investigative,ku kam qenë më i guximshëm dhe më i ndërtuar,pra shkrimet e mia u pengonin edhe disa sejmenëve të devotshëm të komunizmit jugosllavë, të cilët ishin poltronë të atij sistemi, duket edhe kujdestarë për ta stigmatizuar fjalën dhe shprehjen e lirë, të cilët bukur shumë herë intervenonin për “embargot” publicstike ndaj meje dhe shkrimeve të mia.Për ta argumentuar këtë,kësaj i shkon më së miri një thënie e shkrimtarit tonë të mirënjohur, Ramiz Kelmendit se, “shqiptari të fal gjithçka, por jo dhe suksesin!”.


-Do të thotë se ju keni nisur aktivitetin krijues që në moshë të re. Kjo duhet të ketë qënë me të vërtetë emocionuese dhe inkurajuese. Çfarë mendoni se ju ka frymëzuar për të shkruar?

Libri im i parë i botuar doli në vitin 1995,dhe është ai me poezi “Zjarri i diellit”.Pas këtij libri poetik vjen i botuar romani “Vrasja e liridonëve”, me 1996, e që u kushtohet tri personaliteteve të kombëtarizmës:Jusuf Gërvallës,Kadri Zekës,Bardhosh Gërvallës, të vrarë me 1982 në UNtergrupenbach të Gjermanisë nga sigurimi i atëhershëm jugosllav, sepse ata ishin veprimtarë të kauzës sonë kombëtare.Më vonë,në këtë vazhdë të botimive pasojnë veprat tjera,pra romanet si:”Dorëzeza”, “Gjarprinjtë e pallatit”, “Tokë e djegur”,”Pallati i Akeronit” dhe vepra tjera poetike dhe publicistike dhe të zhanreve të ndryshme. Të gjitha veprat e mia kanë si lajtmotiv çështjen shqiptare si dhe çlirimin definitive nga cerberët e Serbisë,por të shtjelluara në temën romanciere. E them tash,pas kaq vjetëve se, sinqerisht jam dhe i kënaqur për shkak të vlerësimeve nga kritika letrare e kohës, ngase këto vepra janë vlerësuar dhe cilësuar për tematikën dhe për nivelin artistik të tyre, janë vlerësuar sigurisht nga profesionistët e kësaj fushe.Mbase këto vlerësime janë të botuara dhe në shtypin e kohës dhe përmbajnë gjithmonë të vërtetën e thënë mbi vlerat e këtyre veprave,pa kozmetikë pa elozhe,por të vlerësuara saktësisht dhe objektivisht.

- Si keni arritur ju të procedoni “në udhëtimin tuaj krijues ”, të jeni kaq kreativ, ku ka një shtrirje të gjerë të kombinimit të fakteve historike, kujtesës, miteve, marrëdhënieve ndëretnike, kombëtare, evropiane, veçmas asaj ballkanike, që perceptojnë vlerën e madhe të edukimit kuptimplotë të vetëdijes njerëzore, në marrëdhënie me të shkuarën, të tashmen e të ardhmen. A mund të na jepni disa mendime rreth tyre?

Duke u bazuar në historinë e bujshme shqiptare dhe duke i njohur rrjedhat tona historike dhe të popujve tjerë përrreth nesh,në shumë vepra të mia janë shtjelluar faktet historike,etnike,antropologjike,kulturore etj,si dhe raportet në mes të këtyre popujve dhe historisë së tyre.Nga kjo del dhe vërtetohet lashtësia jonë dhe prejardhja në hapësirat ballkanike, që në shumë nga këto vepra të mia kjo temë zë vend qëndror dhe është shtjelluar nga shumë aspekte.

-Zoti Flori Bruqi keni shkruar qindra artikuj shkencorë dhe studimorë, për historinë ballkanike e botërore, të botuar në organe shtypi në Shqipëri, Kosovë agjensioni Floart press, e gjetiu. Mund të na tregoni diçka në lidhje me strategjinë tuaj për këto vepra, dhe a ka ndonjë gjë tërheqëse që ju shprehni nëpërmjet tyre apo ka diçka tjetër më tej se kjo…?

Puna publicistiko-shkencore edhe përkundër vështirësive të saj,ka arritur të më stimulojë në thellimin e këtyre studimeve,duke shfrytëzuar burimet arkivore në vend dhe jashtë tij.Qëllimi im i gjithmonshëm ka qenë që ta nxjerrë të vërtetën për tematikën në fjalë,prandaj edhe këto tema të këtyre zhanreve janë mbetur një kontribut imi mbase po shprehem “modest”,duke dashur që ta vlerësojnë të tjerët në të ardhmen.Ndërsa sa i përket agjencionit “Floart press”, mund të them lirisht se është një ndër gazetat elektronike ndër më të lexuarat,më e hapura dhe më e debatuara,më e pavarura në trevat shqiptare.Aty ka shkrime të duarta nga shkrimtarët e afirmuar dhe ata fillestarë pa dallime. Agjensioni “Floart Press” ka rreth 200 bashkëpunëtorë anë e kënd globit,ku me shkrimet e tyre kontribuan që të ketë sa më shumë lexues.Këtë e vërtetojnë rreth 1.200’000 klikime …

… që do të thotë se shënimet tuaja nënkuptojnë bashkëpunimin tuaj të ngushtë me një sërë burime dhe arkiva të ndryshme, si brenda dhe jashtë Shqipërisë, Kosovës , veçmas në Ballkan. A keni hasur në vështirësi nga këndvështrimi i një protagonisti në gjetjen e tyre?

Nuk them se nuk ka pasur vështirësi, sepse është në natyrën e punës,por ato i kam kapërcyer gjithmonë,ngase në rend të parë si synim parësor njeriu ka qëllimin e arritjes së rezultateve në akëcilën fushë, në rend të parë me interes për opinionin.Tek unë kjo ka qen cytje dhe më ka motivuar që të mos ndalem pavarësisht se sa dikujt kjo dhe mund t’i ketë “penguar”.

-Duke pasur parasysh faktin se ju jeni të njohur në nivel kombëtar e ballkanik, dhe këtë e tregon kontributi tuaj, përveç sa përmendëm më sipër, keni vëllime poetike , në prozë reportazhe, përshkrime, artikuj kritikë dhe ese etj.

Mund të them se leximi i veprave të bënë të njohur dhe pikërisht këto kontribute të miat letrare, publicistike, mbase ma kanë krijuar emrin tek opinioni ynë lexues, kjo tregon për suksesin e veprës sime letrare dhe asaj publicistike.S’do të shtoja më shumë por them se jam respketues ndaj lexuesve të mi.Secili nga lexuesit e veprave të mia,qofshin ato poetike,romanet apo publicistike dhe të tjera,kudo qoftë ata,u jam mirënjohës, i vlerësoj dhe e çmoj vlerësimin e tyre.


-Me sa di unë keni shkruar shumë lirika dashurie. Çfarë ju ka shtyrë të shkruani poezi të tilla? Ç’është dashuria për ju ? Kur një burrë e ndjen se është i dashuruar dhe cili është sekreti që fuqishëm ka influencuar në poezinë tuaj?

Kam shumë miq shkrimtarë e shkencëtarë nga Shqipëria e Kosova.Disa edhe nuk janë në mesin tonë si Mehmet Kajtazi,Iljaz Prokshi,Rifat Kukaj, etj e që me siguri se kanë pasur ndikimet e e tyre pozitive në krijimtarinë time letrare,poetike e publicistike…Ndër të gjallët do të veçoja Akademik Prof.Dr.Fatmir Terziun, Akademik Namik Shehun,prof.Dr.Eshref Ymerin,prof Naim Kelmendin,Vullnet Maton,Raimonda Moisiun,Faik Xhanin,Kolec Traboinin,Vasil Qesarin, Përparim Hysin,Prof.dr.Shyqri Galicën,Rushit Ramabajën etj.

-Cilat janë disa nga idetë apo temat që ju shtjelloni në poezitë tuaja? A janë ato autobiografike? Cfarë është idealja përreth poetëve në mënyrë që të dalin poezi të arrira?

Të gjithë përsonazhet, qoftë në poezi apo në prozë,romane etj,janë personazhe reale të kohës dhe hapësirës sonë etnike.Vlenë të veçoj se në të tre romanet e mija,sikur janë “Dorëzeza”, “Pallati i Akeronit” dhe “Pallati i gjaraprinjve”,personazhet janë realë, por të shkruar me emra artistik.Figurativisht ata janë në mesin tonë. Një numër personazhesh edhe janë gazetarë,shkrimtarë,politikanë dhe luftëtarë të tri luftërave çlirimtare,ata janë të prekshëm. Romanet e mia kanë stigmatizuar dukuritë negative në shoqëri si dhe bartësit e tyre në kohën e monizmit. Pothuaj të gjitha romanet e mi kanë bazë të mirë edhe për t’u bërë skenar filmash, dramatizime etj, ndoshta dhe mund të bëhen në një të ardhme,sepse tematika e këtyre veprave del nga jeta jonë nga ambienti ynë nga koha jonë e jetuar si shoqëri dhe si individ,por e cila kohë ka lënë gjurmet e veta, jo vetëm historike, por edhe psikologjike në njeriun e këtij nënqielli,gjithmonë i tragjizuar nga pushtuesit, në përkjejet e tij për liri dhe pavarësi kombëtare.

-Nga poet në prozator, studues, publicist, kritik letrar dhe esseist?A i shihni këto zhanre si sfidë?
Jo,përkundrazi do të thosha se e përplotësojnë njëra-tjetrën. Në rrugën time krijuese këto mbase e kanë pasuruar krijimtarinë duke e theksuar poashtu gamën e preokupimeve të mija krijuese.Qenësorja është që të gjitha këto zhanre të krijimtarisë sime kanë ecur sukseshëm.

-Cila është sfida për të shkruar një tregim apo roman? Zhanrin e tregimit dhe romanit e “bëtë ju të vinte te ju”, apo është preferenca tuaj?

Dihet se krijimi i romanit nuk është sikur p.sh është krijimi i poezisë dhe në të kundërtën.Romani merr më shumë kohë dhe ka ligjësitë e veta të krijimit,por unë them se në të shumtën unë preferoj romanin si zhanër dhe e kam shkruar.Puna ka dalur e suksesshme ngase kanë shkruar pozitivisht për këto romane.
-Ju i paraqesni personazhet tuaj nga jeta reale në përshtatje me kohën e situatën, apo anasjelltas?
Personazhet e romaneve të mija janë nga jeta reale, ngase ata janë njerëz, por që në krijimtarinë artistike ata marrin emra artistikë apo të imagjinuar,duke dashur që të mos “zbulohen”, sepse tashmë janë emra fiktivë letrar dhe jo realë, por të bëmat e tyre janë reale dhe kanë ndodhur në realitetin tonë në një kohë dhe në një hapësirë. Kjo mendoj se e ka pasuruar lëndën e romaneve të mija dhe mbase ato mbajën vulën e disa ngjarjeve me domethënie për një kohë të jetuar. Besoj se lexuesi do ta gjykojë këtë kur t’i ketë lexuar.


-Një nga gjërat që kam vënë re në librat dhe shkrimet tuaja reportazh është përshkrimi i vendeve, natyrës dhe pozicionit gjeografik të tyre. Pra, sa e rëndësishme është kjo në krijimtarinë tuaj?

Kuptohet se përshkrimet që juve keni gjetur në veprat që potenconi,përbëjnë si të thuash një bazament të ngjarjeve të shtjelluara në ato shkrime.Përshkrimet e kësaj natyre pasurojnë rrëfimin dhe krijojnë një imazh më të saktësuar për lexuesin.Ato,pra përshkrime e natyrës,vendeve, etj, i japin jetë dhe e dinamizojnë rrëfimin apo shkrimin e një vepre.

-Sa kohë keni që shkruani ? Çfarë iu ka tërhequr në artin e të shkruarit? Cila është eksperienca më e mirë që keni përjetuar kur shkruani? Po më zhgënjyesja? Cilat janë emocionet tuaj, kur shkruani?

Mund të them se secila vepër shkruhet me emocion,pavarësisht se krijuesi që në fillimet e shkrimit të një vepre letrare,të një tregimi,të një poezie etj, i vë si të themi ato spirancat e krijimit të ngjarjes,apo të pikave ideore kah do të ecën ngjarja. Është e vërtetë se kam ndjerë në të shumtën emocionin e një magjie që të jep shkrimi kur krijon.Ndjenjën e zhgënjimit nuk e kam përjetuar, jo për tjetër, por mbase kur krijuesi krijon veprën ai ka një qëllim parësor që e shtynë atë ta krijojë atë vepër.Unë ndjehem mirë me atë që kam arritur ta krijojë dhe tua transmetojë lexuesve.

- Ju keni një karrierë gjithashtu në publicistikë. Me këtë dëshiroj të di, se si ju harmonizoni aktualen mbizotëruese historike, sociale e politike, në kurriz të pavarësisë tuaj intelektuale. A mund të na përshkruani momente nga eksperienca tuaj në librat, essetë dhe artikujt publicistikë?

Nuk do të ndalesha tek momentet,por në tërësinë e veprës së krijuar janë mbarsur temat e shtjelluara,ato në publicistikë janë të kohës sonë, të hapësirës sonë, të mendësisë sonë, dhe të psikologjisë sonë jetësore.Ka dhe tema nga historia,mbase për t’i ndriquar disa aspekte ngjarjesh apo personalitetesh etj,që janë e gjurmës sonë si komb në kohë, në data, në ngjarje të mëdha apo të vogla qofshin ato.Ato sikur më grishin kujtesën për t’i shtjelluar ngarendas në shkrimet e këtij zhanri të shkrimtarisë.

-Si ka ardhur ndryshimi juaj më herët, nga poet, prozator në suksesin tuaj si publicist?

Thënë të drejtën veten e shoh më të sendërtuar në zhanrin e romanit. Sikur më ka dhënë më shumë mundësi të të shprehurit,të të rrëfyerit,por gjithmonë me nivelin e gjuhës artistike të rrëfimit. Ndoshta, them sipas përshtypjes sime, jo larg këtij suksesi qëndron edhe poezia dhe publicistika.

-Si ndjeheni kur jepni intervista?

Them sinqerisht fare mirë sepse intervista është dhe një rast tjëtër i komunikimit më lexuesin,mbase nxjerrë për lexuesin në të shumtën dhe aspekte tjera, të panjohura ato që i interesojnë lexuesit për akëcilin person krijues.

-Mesazhi juaj për inteligjencën shqiptare,kosovare dhe talentet e reja.

Më e rëndësishmja është vlerësimi i drejtë i vlerave krijuese të kudoqoftë dhe vlerësimi i sinqertë i punës së njëri tjetrit kudo në hapësirën shqiptare dhe pastaj njohja e këtyre vlerave edhe nga jashtë.Ne kemi çka t’i prezentojmë edhe botës nga vlerat tona krijuese por duhet që ta kundrojmë drejtë vlerësn e secilit dhe pa grupe dhe paragjykime klanesh e interesash të ngushta.

-Çfarë dëshironi të shtoni….

Asgjë më shumë vetëm të ju falenderoj për misionin tuaj në prezentimin e vlerave artistike për lexuesin,suksese në punën tuaj..

Bisedoi: Raimonda MOISIU

http://kosova.albemigrant.com/?p=19991

PO NJERIU LINDË POET O S’MUND TË BËHET KURRË NJË SHKRIMTAR I DENJË







Nga Sokol Demaku/


Për asgjë në botë nuk do ta ndërroja vendlindjen time, Gjuhën më të pasur në botë, dhe njerëzit më të mrekullueshëm që ka Kosova.
Ne krijuesit kerkojm vetem ndihmë për rrealizimin e projekteve tona nga organet në të cilat ne u drejtohemi, dhe ajo që do të donim të ndryshojm është që vetëm të njifemi si të barabart dhe të marri fund familjarizmi.
Të lumtur të bën fakti kur punët ecin mbarë dhe finalizohen ashtu si ke parashikur ecurin e tyre, dhe e kunderta e kësaj të acaron.
Ju lutem nje prezentim të shkurtër?
Jam Ariana Bytyçi nga Lipjani, e lindur në Lipjan dhe veprimtaria ime lidhet po ashtu më vendlindjen time.
Përveç se një poete, aktivisate e qështjeve kulturore, do te ishte me interes te mësonim nga ju për rolin e poetëve të rinj në Kosovë?
Gjatë aktiviteteve që ne kemi,duke filluar më 30- të Korrik,ku pas daljes nga shtypi të librit Malli Poetik i Kosovës,nga aty mund të vlerësojme një vrull te aktivistëve të rinjë që janë pjesë e jona aktive dhe shumë produktive,ngase poezit që ata dergojnë në konkursin e librit të vitit janë poezi që mbajnë më vete mesazhe të ndryshme.
Keni kryer shkollën fillore dhe të mesme në qytetin e Lipjanit përshtypjet e juaja për kohëne shkollimit në shkollë të mesme.
K am kryer Gjimnazin e Shkencave Matematikore,për çudi këto të dyja nuk kanë asnjë gjë të perbashkët,nurmrat dhe poezia,por shoqëria në atë kohë e beri të veten dhe nga Prishtina që kisha regjistruan shkollën e Mjeksisë unë më shumë kënaqësi u ktheva në Lipjan.Kurse sa i përket dallimit në mes kohësh ,mësimit të atëhershem me tani,vërehet dukshëm nje ndryshim i madh për faktin që,,ne kemi qenë më të koordinuar në mësim e libra, kurse tani na kanë pushtuar rrjetet sociale.
Ndiçni studimet në Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës, çka ju shtyri ta studjnoni Gjuhën?

2 ariana

Ariana Bytyçi

Unë në vitin e parë kam regjistruar Menaxhment më Informatik në Universitetin e Tetovës,por dëshira për të shkruar nuk më ka mungu asnjëher dhe vendosa që në Prishtinë të regjistrohem edhe në Letërsi Shqipe që pasioni për të shkruar dhe profesioni në të njëjtën kohë të jenë në rrugë të njejtë.
Ju i jeni përkushtua poezisë, çka ju ka shty në këtë drejtim ta adhuroni poezinë?
Po njeriu o lindë poet o smund të bëhet kurrë një shkrimtarë i denjë.
Nga e merrni frymëzimin ne punën e juaj? Çfarë ju frymëzon në punën tuaj?
Unë kam lind në frymën e poezis,unë ndjejë munges shkrimi,mua çdo gjë më bën të shkruaj,era të frymezon,mëngjesi i hershëm,nata mes yjesh të futë në imagjinatën më të thellë sa nuk do të përfundoj kurrë.
Ju jeni shumë aktive edhe ne jetën shoqërore dhe kulturore në vendlindjen tuaj në qytwtin e Lipjanit çka ju shtyn në ketë drejtim dhe në çka më shumë është e angazhuar Ariana?
Aktivitetet më Lipjanin më lidhin domosdoshmërisht për faktin që,nga “Pegasi “Albania në Tiranë jam zgjedhur Kryetare e Shkrimtarëve për Degën e Lipjanit konkretisht nga Z. Kristaq Shabani,dhe përgjegjësia mbi mua bie mbi bazat e aktiviteteve që organizohen në çdo vit.
Si e kalon një ditë Ariana?
Edhe Ariana si çdo nënë kam angazhime me femijët e mi,dy vajzat Ajzen Afrozen dhe djalin e madh Aronin i cili është në klasën e dytë dhe kërkon përkushtim në veçanti në organizimin dhe përgatitjen e orëve në shkollë.
Ju jeni studente por merreni edhe me shkrime dhe publicistikë, çfare momentalisht është më inetres për ju?
Për çdo shkrimtar në interes të tyre vie vetëm shprehja e pranimit të shkrimeve të tyre tek lexuesit.
Çka ka botuar deri me tani Ariana dhe çka pret lexuesi ne të ardhmen ga ju?
Përmbledhja e fundit më poezi është botuar ne Korrik,dhe është publikuar në Shtator te vitit 2014-të. Libri ka titullin” Më fal,moj lule ” të cilin e botoi Gazeta Lajm në Prishtinë.
Dhe nga viti kalur e deri më sot shkruaj në Gazeten Lajm në një robrik që quhet “Këndi i Poetit”., dhe në portale të ndryshme në Belgjikë “atunis”,Londer “pilozyba.webly”,Suedi “dituria” ,Prishtinë “lajm”,”mearteka” dhe “botapress”.
Një poet dhe një punëtor kulturorë kërkon te jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje te shkurtër. Si është nga natyra e saj Ariana?
Nuk mendojë që një poet ka nevojë të luaj rrolinë e një gazetari,që të kërkoj të dijë gjithqka që ndodh,kjo nuk është në natyren time,unë si individ jam e qetë dhe kryesishtë vizioni im janë punët e mia dhe familja veçanërisht.
Ju jeni edhe nje aktiviste e dalluar në qështjet kulturore, çfarë është aktiviteti juaj në këtë drejtim dhe sa jeni e kënaqur me këtë që ju beni këtu në vendlindjen tuaj?
Aktivitete e mia nuk mungojnë asnjëher dhe në asnjë kohë. Në vitin 2014-të jam kurorëzur me dy çmime gjate aktiviteteve në orët letërare ne Podujev në”Festivali Kombëtar i Letërsisë për të rinj”PROKULT ku më është ndar “Mirënjohje” në konkursin letërar për poezi. Dhe poashtu nga Ministria e Diasporës për pjesëmarrje në “Takimet tradicionale të krijuesve nga Mërgata dhe Diaspora ” ndanë Mirënjohje Ariana Bytyçit.
Nëse do te kishit mundësi te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptarët, ku mendon konkretisht që duhet ndryshuar diçka ne dhe pse?
Ne krijuesit kerkojm vetem ndihmë për rrealizimin e projekteve tona nga organet në të cilat ne u drejtohemi,dhe ajo që do të donim të ndryshojm është që vetëm të njifemi si të barabart dhe të marri fund familjarizmi.
Nëse i ipet mundësia Arianës në çfarë profesioni do e gjente vetën më së miri?
Unë mundësin vetes i’a kam dhënë të bëhem krijuese kur tregova më lartë për ndryshimet në profesionë,dhe vetëm mbetet që nga servimet e mia me krijimet që unë do të solli tek lexuesit të mirëpriten dhe të lexohen masivisht si deri më tani.
Përveç studimeve, si e kalon kohën e lirë?
Angazhimet e mia janë të stërmadhuara, femijët e mi,studimet,daljet normal që nuk mungojnë me shoqëri,por kur ndjejë se është koha për të shkruar ku do që gjendesh, në cecular apo në një copë letre do ta shkruash një varg,dhe kjo është koha kur unë ndjehem e liruar.
Çka ju benë të lumtur dhe çka ju mundon më së shumti në jetë?
Të lumtur të bën fakti kur punët ecin mbarë dhe finalizohen ashtu si ke parashikur ecurin e tyre,dhe e kunderta e kësaj të acaron.
Ju keni botuar disa tituj kryesisht me poezi, por flisini edhe për një monografi, për çka është fjala këtu?
Pos përmbledhjeve me poezi që kam rrealizuar dhe librit të fundit,e publikimeve në portale,tash së fundmi e kam në shtypë edhe librin me poezi,me motive lufte që ka titullin “Vargu i zemrës sime”.Kurse Monografia rrjedh si rezlutat i Luftës së fundit ne Kosov, ku ne këtë Monografi janë të përfshirë të gjithë dëshmorët qe janë vrarë në luftën e fundit të ardhur nga Diaspora.Projekti është duke u rrealizuar në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës.
Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu sot?
Për asgjë në botë nuk do ta ndërroja vendlindjen time,Gjuhën më të pasur në botë, dhe njerëzit më të mrekullueshëm që ka Kosova.

Rugova në intervistë para 21 vitesh: POLITIKË GLOBALE QË SA MË PARË TË BJERË MURI MES SHQIPTARËVE

-Rezistencë e organizuar për të mbijetuar dhe të shpëtohet substanca, masa njerëzore shqiptare në Kosovë/

-Në opcionin e tretë të Dokumentit – Deklaratës së Partive Politike Shqiptare në ish-Jugosllavi, të aprovuar më 1991, qëndron edhe kjo – lidhjet konfederale apo bashkimi me Shqipërinë/

-Shtet me të gjitha garancitë për të gjithë popujt që jetojnë në Kosovë, ku askush nuk do të trajtohet si minoritet/


1 Rugova Behlul jashari


Ne Foto:Dr. Ibrahim Rugova, keshilltari Xhemail Mustafa dhe Behlul Jashari, 22 shtator 1994, interviste per ATSH/

Nga Behlul Jashari


 “Zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur e neutrale…”, theksonte e ritheksonte Presidenti historik, Ibrahim Rugova, dhe në intervistën që kam zhvilluar në shtatorin 1994 – intervistën e parë ekskluzive të një Presidenti të Kosovës për ATSH-në, e vlerësonte Referendumin e 26 deri 30 shtatorit1991 “një akt që e afirmoi tutje dhe është një garanci për realizimin e pavarësisë”, fliste edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”.
Pyetjes se çfarë do të thotë politikë globale shqiptare dhe si mund të realizohet ajo në praktikë, në kushtet e ndarjes së shqiptarëve me shumë kufij, Presidenti Rugova i përgjigjej: “Kjo politikë do të shembë muret mes shqiptarëve”. “Praktikisht mund të themi se politika globale shqiptare ka nisur të realizohet. Përkundër pengesave të shumta, që ka sidomos Kosova, sot kemi kontakte të ndryshme, bashkëpunim, qoftë në planin kulturor, në planin arsimor, në planin politik. E kam thënë disa herë, por vazhdimisht duhet të përsëriten gjërat, se për herë të parë ne shqiptarët po bashkëpunojmë në planin politik”, theksonte Presidenti i Kosovës. “Në këtë politikë globale shqiptare respektohet vullneti politik i shqiptarëve të Kosovës, pastaj i shqiptarëve në Maqedoni, i shqiptarëve në Mal të Zi e në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Do të thotë se kemi një vizion se ç’duhet të bëjmë në këtë drejtim. Dhe, mund të them se politika globale shqiptare përditë është prezente dhe realizohet hap pas hapi, nuk është diçka abstrakte”, shprehej ai. Sipas Rugovës, “politikë globale është se sot Shqipëria më shumë se kurrë e ndihmon çështjen e Kosovës dhe çështjen shqiptare në planin ndërkombëtar”. “Po ashtu, edhe Kosova me institucionet e saj, brenda dhe jashtë, e ndihmon Shqipërinë dhe në këtë plan ka një bashkëpunim, një mirëkuptim dhe një marrëveshje, që nuk e kemi pasur më parë ne shqiptarët”, theksonte ai. Në intervistën që e cilësonte edhe si një hap në politikën globale të shqiptarëve, Rugova falenderonte dhe vlerësonet ATSH-në, për informimin nga Kosova e për Kosovën. “Falënderoj Agjencinë Telegrafike Shqiptare për informimin nga Kosova e për Kosovën. Edhe kjo që pata rastin të bisedoj për këtë agjenci, që përfaqëson Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, është një hap në politikën globale, në integrimet shqiptare”, theksonte Presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, në intervistën në vitin 1994. Ishte vit i kohëve të rënda të okupimit e dhunës kundër shqiptarëve të Kosovës. “Një represion masiv në Kosovë ka rritur tensionet politike këtu dhe në rajon, ndaj është e domosdoshme prania ndërkombëtare”, e përshkruante situatën dhe e kërkonte zgjidhjen Presidenti Rugova, në intervistën ekskluzive për ATSH-në, derisa bisedonim gjatë ditën e enjte të 22 shtatorit 1994, në zyrën e tij, ku sot është muzeu – Shtëpia e Pavarësisë. Presidenti Rugova theksonte se “kishte kërkuar një mbrojtje për Kosovën para një viti e gjysmë, një protektorat ndërkombëtar civil, një administratë civile, që do të vendosej për një kohë në Kosovë, që të normalizohet jeta dhe më pas të bisedohej me serbët për ardhmërinë e Kosovës”. “Bisedimet shqiptaro-serbe duhet të zhvillohen në prani të një pale të tretë të autorizuar, që do të garantonte edhe dialogun edhe rezultatet e dialogut dhe që natyrisht do ta udhëhiqte atë. Kjo palë e tretë duhej të gjendej nga SHBA-të, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian”, theksonte Rugova. Presidenti Rugova besonte se mbrojtja ndërkombëtare në Kosovë do të mbërrinte. “Në planin ndërkombëtar ideja për mbrojtje ndërkombëtare në Kosovë është marrë në konsiderim, dhe po shikohen mundësitë si të aplikohet kjo dhe si të veprohet në këtë drejtim”, shprehej Rugova para 21 viteve në intervistë për ATSH-në, ku parashikonte ngjarjet dhe zhvillimet që ishin si ëndërr, por që pasuan dhe u bënë realitet. Ibrahim Rugova, i lindur në 2 dhjetor 1944 në fshatin Cercë, komuna e Istogut, u shua në 21 janar 2006, në Prishtinë, ku me ardhjen e shumë personaliteteve “Bota nderoi” shkruante në kryetitull në ballinë gazeta tradicionale e Kosovës, Rilindja në një botim të jashtëzakonshëm të posaçëm për lamtumirën e njeriut që bëri epokë.

Ashtu si u botua të hënen e 26 shtatorit 1994 në gazetën e përditshme të rezistencës në Kosovë, “Bujku”, intervista me Rugovën e plotë është kjo:



MBITITULLI: Intervistë e Presidentit të Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova dhënë Agjencisë Telegrafike Shqiptare



Titulli:POLITIKË GLOBALE QË SA MË PARË TË BJERË MURI MES SHQIPTARËVE



NËNTITUJT: Bëjmë një rezistencë mjaft të organizuar, kemi arritur të mbijetojmë, të organizojmë jetën tonë, prandaj në saje të kësaj edhe i kemi ikur asaj më të keqes. – Në planin ndërkombëtar, ideja për mbrojtje ndërkombëtare të Kosovës shqyrtohet. – Shpresojmë se serbët një ditë do të ndryshojnë vetëdijen e tyre politike dhe do ta kuptojnë edhe ndryshe çështjen e Kosovës, pra edhe siç e kuptojnë shqiptarët, e jo vetëm siç dëshirojnë ata ta kuptojnë në një mënyrë mitike e mitizuese. – Dialogu me serbët gjithsesi në prani të faktorit ndërkombëtar. – Ideja për lidhje konfederale të Kosovës me Shqipërinë u prit mirë në opinionin ndërkombëtar, po ashtu edhe në atë diplomatik dhe shtetëror. – Me hapjen e problemeve me Shqipërinë, Greqia dëshiron ta zvogëlojë çështjen e Kosovës dhe t’i ndihmojë disi Serbisë në këtë plan. – Referendumi për Kosovën e pavarur e neutrale është një akt që e afirmoi tutje çështjen dhe është një garanci për realizimin e pavarësisë së Kosovës. – Shqiptarët në Maqedoni duhet të dalin në zgjedhje në koalicion. – Zgjedhjet në LDK ishin shumë të suksesshme në planin e vazhdimësisë, unitetit e konsolidimit



Prishtinë, 25 shtator (ATSH)

Presidenti i Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova, në një intervistë që i dha Agjencisë Telegrafike Shqiptare, flet për shkallëzimin e represionit e të terrorit në Kosovë, për shmangien e konfliktit e mbrojtjen ndërkombëtare për Kosovën, tendencat greke për destabilizim të Ballkanit e në raport me Shqipërinë e shqiptarët, politikën globale shqiptare e për bashkëpunimin me Shqipërinë, idenë e lidhjeve konfederale të Kosovës me Shqipërinë, zgjidhjen e çështjes shqiptare në të gjitha trojet etnike në ish-Jugosllavi, për zgjedhjet në LDK – partinë më të madhe shqiptare në Kosovë, dhe për çështje të tjera aktuale. Intervistoi: Behlul JASHARI. (Kjo është intervista e parë e një presidenti të Kosovës për ATSH-në)



PËRDITSHMËRI REPRESIVE QË NGRITË TENSIONET NË KOSOVË E NË RAJON

Zoti President, institucione e asociacione ndërkombëtare (si Amnesty International në raportin e fundit etj.) kanë shprehur brengosje e shqetësim për shkallëzim të përshpejtuar të represionit e të terrorit në Kosovë. Çfarë është situate shikuar nga afër, si përditshmëri e popullit të Kosovës?

-Në Kosovë qe sa vite e kemi një përditshmëri represive, represion sistematik, që shkallëzon apo përshpejtohet edhe me ngjarje të ndryshme, siç i kishim vrasjet edhe këta dy muajt e fundit dhe momente të tjera të rënda. Është një represion masiv në Kosovë, dhe, natyrish, i ngritë tensionet politike këtu dhe në rajon. Represioni veçmas është shprehur pas largimit të misionit të KSBE-së nga Kosova. Prandaj, kërkojmë praninë ndërkombëtare në Kosovë, e po ashtu kushtëzimin e sanksioneve kundër Serbisë e Malit të Zi edhe me Kosovën.

Institucione e asociacione ndërkombëtare e kanë të njohur çështjen e Kosovës, sidomos Amnesty International, e cila ndjek situatën, më duket, prej 81-shës, e këtej, sidomos këto vitet e fundit. Situata ndiqet po ashtu edhe nga Federata e Helsinkit nga Vjena, pasaj nga Helsinki Uaç i SHBA-ve dhe nga mjaft institucione të tjera ndërkombëtare. Ne përshëndesim çdo interesim dhe angazhim ndërkombëtar për çështjen e Kosovës.



REZISTENCË E ORGANIZUAR PËR TË MBIJETUAR

Ka kohë që Kosova jeton midis një gjendje lufte të pashpallur dhe të një paqeje të paqenë. Në këtë front dhune, siç e quani ju, si u arrit, që, megjithatë, Kosova dhe shqiptarët t’i shmangen konfliktit të hapur dhe të jenë faktorë të krijimit të stabilitetit në rajon?



-Flitet se në Kosovë është një paqe e këtij apo atij lloji. Do të kisha thënë se, megjithatë, është më mirë që ekziston një gjendje e tillë sesa të ndodhte ajo më e keqja. Mundësinë e një konflikti kemi arritur ta evitojmë në saje të politikës që kemi ndjekur deri tash, rezistencës paqësore dhe të një rezistence politike, njëhohësisht në saje të popullit të Kosovës, i cili nuk i ka pranuar provokimet. Populli ka dhënë mjaft sakrifica deri tash, qoftë me maltretimin, me situatën represive, pastaj me vrasje të ndryshme. Mund të them se nuk është një rezistencë pasive, siç komentohet shpesh. Pra, është një rezistencë mjaft e organizuar, kemi arritur të mbijetojmë, të organizojmë jetën tonë, prandaj në saje të kësaj edhe i kemi ikur asaj më të keqes.

Po ashtu, situatën në Kosovë duhet ta shikojmë në bazë të situatës në të gjitha rajohet e ish-Jugosllavisë, sepse është një rajon i mbërthyer në luftë, me fronte të hapura në Bosnjë, në Kroaci, pastaj në Kosovë me një front të dhunës dhe të represionit. Pra, në këtë kontekst, Kosova ka kontribuar që të ruhet një lloj stabiliteti dhe të shpëtohet substanca, masa njerëzore shqiptare në Kosovë.

GREQIA NUK KA TË DREJTË

Tendenca të reja të destabilizimit të rajonit u shfaqën kohëve të fundit edhe nga ana e Greqisë. Si i vlerësoni këto tendenca në raport me Shqipërinë, po edhe me Kosovën e shqiptarët, përgjithësisht?

-Për fat të keq, Greqia qe një kohë paraqitet si faktor destabilizues në Ballkan, mund të themi mbas Serbisë. Prandaj, ne kemi kërkuar disa herë nga Greqia edhe si anëtare e Bashkësisë Evropiane të kontribuojë për marrëdhënie më të mira fqinjësore me Shqipërinë dhe me popullin shqiptar në përgjithësi. Nëse këtë mund ta interpretojmë si një lidhje me Serbinë, qoftë direkte apo indirekte, mund të them se kjo bëhet me qëllim që të minimizohet çështja e Kosovës në planin ndërkombëtar. Sot çështja e Kosovës po depërton në këtë plan si çështje që don zgjidhje në bazë të vullnetit të popullit të Kosovës. Ndërsa, me hapjen e problemeve me Shqipërinë gjithsesi Greqia dëshiron, dhe një herë e them, ta zvogëlojë çështjen e Kosovës dhe, mund të themi, t’i ndihmojë disi Serbisë në këtë plan. Mirëpo, Greqia nuk ka të drejtë. Kemi të bëjmë me një minoritet të vogël grek në Shqipëri, i cili, edhe më parë ka gëzuar një vistër të drejtash ashtu si të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Ndërsa sot, pas ndryshimeve demokratike, gjithsesi janë më të avancuara ato të drejta dhe do të avancohen vazhdimisht siç e ka realizuar dhe e premton qeveria shqiptare dhe presidenti Berisha. Prandaj, i bëj edhe një apel Greqisë që më tutje të ndikojë në qetësimin e situatës në Ballkan.



PROTEKTORATI QË E KËRKOJMË NUK ËSHTË QËLLIM FINAL

Për shkak të situatës së rëndë në Kosovë dhe rreziqeve të përhapjes së konfliktit edhe në Jug, Ju keni kërkuar shumë herë mbrojtje ndërkombëtare për Kosovën. Në ç’formë do të ishte e mundshme ajo mbrotje dhe çfarë është qëndrimi ndërkombëtar lidhur me këtë kërkesë?

-Ne kemi kërkuar një mbrojtje për Kosovën para një viti e gjysmë, një protektorat ndërkombëtar civil, një administratë civile, që do të vendosej për një kohë në Kosovë, që të normalizohet jeta, mandej të bisedohet me serbët për ardhmërinë e Kosovës. Në këtë mënyrë, shpresojmë se serbët një ditë do të ndryshojnë vetëdijen e tyre politike dhe do ta kuptojnë edhe ndryshe çështjen e Kosovës, pra edhe siç e kuptonë shqiptarët, e jo vetëm siç dëshirojnë ata ta kuptojnë në një mënyrë mitike e mitizuese.

Në planin ndërkombëtar ideja për mbrojtje ndërkombëtare në Kosovë shqyrtohet, do të thotë është marrë në konsiderim, dhe shikohen mundësitë si të aplikohet kjo dhe si të veprohet në këtë drejtim. Po shtoj edhe me këtë rast se ka disa keqkuptime në opinionin kosovar. E, duhet ditur se protektorati apo administrata civile nuk është qëllim final, por është vetëm një mjet legal i së drejtës ndërkombëtare dhe në bazë të Kartës së Kombeve të Bashkuara për të qetësuar një rajon apo një territor, siç është Kosova, që të gjendet një zgjidhje pa luftë dhe pa konflike. Dhe, kjo kontribuon në realizimin e pavarësisë, për të cilën është deklaruar populli i Kosovës.



BISEDIMET SHQIPTARO-SERBE GJITHËSESI NË PRANI TË PALËS SË TRETË

Krahas gatishmërisë së kahershme shqiptare, kohëve të fundit janë shtuar edhe insistimet ndërkombëtare për dialog midis Prishtinës e Beogradit. Çfarë janë mundësitë dhe gjasat e fillimit të këtij dialogu?



-Ne, qe sa kohë, jemi përcaktuar për bisedime, për dialog, për marrëveshje me Serbinë. Po, Serbia nuk ka treguar interesim. Ne u përpoqëm t’i shfrytëzojmë edhe institucionet ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, siç ishte Konferenca e Londrës, e Gjenevës, ku ekziston Grupi i veçantë punues për Kosovën. Biseduam për disa probleme konkrete, para dy vjetëve, siç janë arsimi, masmedia, shëndetësia, por nuk arritëm kurrëfarë rezultatesh.

Tash për tash flitet për mundësitë e një dialogu dhe për këtë falënderoi bashkësinë ndërkombëtare, vendet e Bashkësisë Evropiane dhe vendet e treta, si ato skandinave, Austrinë, etj. Pastaj, SHBA-të janë të interesuara që të fillojë ndonjë bisedim, ndonjë dialog. Deri tash zyrtarisht nuk kemi pasur indikacione nga pala serbe, por shpresoj se edhe ajo do të bindet një ditë dhe do të bisedojmë, të gjejmë zgjidhje, qoftë në kuadër të institucionit ndërkombëtar, siç është Konferenca e Gjenevës, apo ndonjë tjetër. Por, ne gjithësesi kërkojmë një palë të tretë të autorizuar për dialog. Kur them të autorizuar mendoj që ky grup apo bosht shtetesh që është aktualisht në Grupin Kontaktues për ish-Jugosllavinë, që është tash për tash i koncentrar në Bosnjë, SHBA-të, Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, pra nga ky grup të gjendet një palë e autorizuar, që do të garantonte edhe dialogun edhe rezultatet e dialogut dhe që natyrisht do të udhëheqte dialogun. Dhe, ky nuk është ndonjë kusht nga pala shqiptare, siç e paraqet Serbia duke dashur ta eliminojë palën e tretë, por, kjo është më shumë teknikë e dialogut, e bisedimeve, dhe kurrgjë më shumë. Dhe, në këtë drejtim ne insistojmë.





PROJEKTI I LIDHJEVE KONFEDERALE TË KOSOVËS ME SHQIPËRINË LEHTËSON ZGJIDHJEN

Në kuadër të propozimeve e modaliteteve për zgjidhjet e mundshme për Bosnjën e ish-Jugosllavinë, ideja Juaj për mundësinë e lidhjes konfederale të Kosovës me Shqipërinë pati mjaft jehonë. A mund të lidhet kjo ide edhe me integrimet e dëshiruara kombëtare dhe me rikomponimet e paralajmëruara në Ballkan?



-Mua më vjen mirë që kjo ide pati jehonë dhe u prit mirë kështu në opinionin ndërkombëtar, po ashtu edhe në atë diplomatik dhe shtetëror. Një ide e tillë do të lehtësonte zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Siç kam thënë, nëse legalizohen lidhjet konfederale tash aktualisht mes serbëve të Bosnjës e Serbisë, atëherë patjetër duhet të legalizohen edhe për shqiptarët.

Siç dihet, në opcionin e tretë të Dokumentit – Deklaratës së Partive Politike Shqiptare në ish-Jugosllavi, të aprovuar më 1991, qëndron edhe kjo – lidhjet konfederale apo bashkimi me Shqipërinë. Por, tri opcionet e atij dokumenti varen nga ndryshimet e kufijve të brendshëm dhe kufijve të jashtëm të ish-Jugosllavisë. Prandaj, një projekt i tillë i lidhjeve konfederale të Kosovës me Shqipërinë është më afër mendësh dhe mund të realizohet. Natyrisht, kjo do të lehtësonte shumë gjëra në integrimet shqiptare, në integrimet ballkanike e në integrimet evropiane, që janë një proces dhe duhet t’i shikojmë si një proces.

Dokumenti që e përmenda më parë, është një dokument vërtetë me një vizion që na ka drejtuar deri tash në punën tonë të përgjithshme, të partive politike, edhe në krijimin dhe punën e institucioneve të Kosovës.



POLITIKA GLOBALE SHQIPTARE PO REALIZOHET

Shpesh theksoni politikën globale shqiptare, çfarë është kjo politikë e realizuar në praktikë dhe në këto kushte të ndarjes së shqiptarëve me shumë kufij?



-Praktikisht mund të themi se politika globale shqiptare edhe ka nisur të realizohet. Përkundër pengesave të shumta, që i ka sidomos Kosova, sot kemi kontakte të ndryshme, bashkëpunim, qoftë në planin kulturor, në planin arsimor, në planin politik. E kam thënë disa herë, por vazhdimisht duhet të përsëriten gjërat, se për herë të parë ne shqiptarët, nuk po shkoj më tutje, pas vitit 1912, pastaj 1918, sidomos pas ’45-tës, pra për herë të parë bashkëpunojmë në planin politik. Dhe, natyrisht, në këtë politikë globale shqiptare respektohet vullneti politik i shqiptarëve të Kosovës, pastaj i shqiptarëve në Maqedoni, i shqiptarëve në Mal të Zi e në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Do të thotë e kemi një vizion se çka duhet të bëjmë në këtë drejtim. Dhe, mund të them se një politikë globale shqiptare përditë është prezente dhe realizohet hap pas hapi, nuk është diçka abstrakte. Për shembull, me politikë globale shqiptare mendojmë që sa më parë ky mur mes shqiptarëve të bjerë.

Po ashtu politikë globale është se sot Shqipëria më shumë se kurrë e ndihmon çështjen e Kosovës dhe çështjen e shqiptarëve në planin ndërkombëtar. Po ashtu, edhe Kosova me institucionet e saj brenda dhe jashtë e ndihmon Shqipërinë dhe në këtë plan ka një bashkëpunim, një mirëkuptim dhe një marrëveshje që nuk e kemi pasur më parë ne shqiptarët. Kjo gjithësesi është një bazë, një element që premton realizimin e aspiratave shqiptare në përgjithësi. Besoj, shumë gjëra janë dëshmuar deri tash. Dhe, kur të kryhen disa punë tash, që i kanë rënë brezit tonë, do të bëhet një politikë globale shqiptare edhe më e madhe, edhe më e frytshme.



DOKUMENT I UNITETIT E INTEGRIMIT SHQIPTAR

Partitë politike shqiptare në ish-Jugosllavi edhe nëpërmjet një dokumenti të përbashkët kanë shprehur kërkesat dhe opcionin për zgjidhje, pos për Kosovën, edhe për çështjen shqiptare në Maqedoni e Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe në Mal të Zi. Cila do të ishte zgjidhja optimale në këtë moment?



-Tashmë e thashë se ky është një dokument mjaft i rëndësishëm, që i përfshinë të gjitha, pra edhe vizionin e një uniteti e një integrimi shqiptar. Atëherë kur e nxorëm këtë dokument, që ka validitet edhe sot, opcioni i parë, nëse nuk ndryshojnë kufijtë e brendshëm, ishte një Kosovë e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Serbisë e Shqipërisë, që shqiptarët në Maqedoni si element i rëndësishëm i atij shteti apo asaj republike, që është në zhvillim e sipër, të jenë shtetformues, ndërsa shqiptarët në Mal të Zi dhe në Preshëvë, Bujanoc e Medvegjë të kenë një vetadministrim, një autonomi lokale. Të gjitha këto pjesë shqiptare, të themi kështu, kanë deklarimin e vet, të popullit, referendumin në Kosovë, në Maqedoni, në Preshëvë, Bujanoc e Medvegjë dhe Memorandumin në Mal të Zi, që ka edhe vlerën e një referendumi.

Prandaj, në bazë të situatës që e kemi, ne qëndrojmë në realizimin e opcionit të parë, do të thotë punojmë në pavarësimin e Kosovës dhe që shqiptarët në Maqedoni të realizojnë të drejtën e popullit shtetformues në atë republikë. Po ashtu edhe shqiptarët në viset e tjera etnike në ish-Jugosllavi të realizojnë të drejtat, për të cilat janë deklaruar.

Në këtë plan janë realizuar mjaft gjëra praktikisht. Mos të harrojmë se në Preshevë e në Ulqin partitë shqiptare e kanë marrë pushtetin lokal. Ai është hap i parë, edhe pse tash komunat nuk kanë ndonjë pushtet as në Maqedoni, as në Preshevë e as në Ulqin, u bë ai centralizimi, që para shthurjes së ish-Jugosllavisë, kur filluan t’u merren kompetencat komunave. Tash ato kompetenca janë reduktuar edhe më shumë.

Ndërsa në Kosovë, ne, edhe pse të okupuar, kemi organizuar jetën tonë, kemi afirmimin e çështjes, projektit të pavarësisë. Në Maqedoni kemi hyrjen – prezencën në instiucione, gati të gjitha komunat shqiptare i kontrollojnë shqiptarët. Prandaj, është një punë, një proces, do të thotë edhe këtu janë realizuar gjëra praktike dhe pragmatike që shihen, janë rezultatet që shihen e që preken.



NË JETËN POLITIKE SHQIPTARE DUHET TA FUSIM KOMPROMISIN

Si kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në ish-Jugosllavi, çfarë qëndrimi mbani lidhur me pjesëmarrjen e shqiptarëve në zgjedhjet e paralajmëruara në Maqedoni?
-Këshilli Koordinues i Partive Politike Shqiptare aprovon dokumentet kryesore dhe një strategji globale. Si kryetar i këtij Këshilli, që kam një përgjegjësi edhe si president i Kosovës, mendoj se shqiptarët në Maqedoni duhet të dalin në zgjedhje në koalicion, përkundër atyre grindjeve të vogla që kanë ndodhur, që janë pak a shumë normale në proceset e zhvillimeve politike të një partie. Prandaj, gjithsesi duhet të zënë më shumë vende në Parlament, e pastaj le të përcaktohen ato mes partive apo grupeve të ndryshme politike. Ne duhet të fusim në jetën politike shqiptare kompromisin, ju lutem, jo vetëm marrëveshjen, jo vetëm marrëveshje të ngurta, fikse, insistime fikse. Patjetër duhet ta fusim kompromisin, sepse kompromisi është një prej elementëve të demokracisë. Dhe, të lirohemi prej asaj që e kemi jetuar në një sistem, ku kompromisi është kualifikuar negativisht. Prandaj, sot na duhen kompromisi, marrëveshja, falja e gabimeve, etj. Të gjithë flasin, dhe shumë mirë që flasin, për një ide, për çështjen kombëtare, por çështja kombëtare është shumë praktike. Prandaj në situatat e pluralizmit, në situatat e marrëveshjeve, insistoj në një kompromis dhe shpresoj se partitë politike shqiptare në Maqedoni, edhe pse ka pak kohë, do të gjejnë forcë dhe mundësi që të dalin së bashku si një bllok në zgjedhjet në Maqedoni. Është me rëndësi në këtë moment të zënë sa më shumë vende në Parlamentin e Maqedonisë. Masa shqiptare atje ekzison dhe nuk bën t’a humbim përfaqësimin, të drejtën e përfaqësimit në Parlamentin e Maqedonisë.

Të mos harrojmë se pa marrë parasysh vështirësitë që i pati, Grupi parlamentar shqiptar gjatë kësaj periudhe katërvjeçare në Maqedoni ka arritur mjaft, e ka afirmuar çështjen, edhe në institucione ndërkombëtare, edhe në institucionet e asaj republike, edhe në institucionet shqiptare në përgjithësi, edhe në jetën politike shqiptare.

LDK-ja TREGOI UNITETIN QË I DUHET PATJETËR KOSOVËS NË KËTË SITUATË

Me zgjedhjen dhe konstituimin e Kryesisë së LDK-së, kësaj jave, praktikisht përfunduan zgjedhjet në partinë më të madhe dhe më me ndikim të shqiptarëve në Kosovë. Si i vlerësoni ato, si dhe tendencat për diskreditim të LDK-së e të partive të tjera shqiptare?



-Këto zgjedhje, edhe para një viti në planin lokal – nëpër degë e nëndegë të LDK-së, ishin mjaft pozitive. Pastaj patëm një vonesë për shkak të rrethanave në të cilat veprojmë, sepse nuk është lehtë sot që të mbash një tubim të madh siç ishte Kuvendi i LDK-së në këtë situatë kur është i ndaluar çdo tubim publik për shqiptarët. U mbajt Kuvendi dhe ai tregoi një unitet, një konsolidim. Pastaj këto ditë edhe Kryesia e LDK-së u zgjodh. Këtë e shoh si një sukses të madh të zhvillimit të kësaj partie, e cila e ka edhe barrën e një pushteti në Kosovë. Pra, është një kryesi e vazhdimësisë, kryesi e konsolidimit, siç ndodh në çdo parti, dhe, edhe një herë tregoi se LDK-ja është një forcë dhe një fuqi e madhe, e organizuar dhe relevante në Kosovë dhe në botën shqiptare. Nuk është më partia në fillimet e saj, tash vërehet një lloj profilizimi i kësaj partie, dhe këtë duhet ta shikojmë si një proces normal. Është vështirë të flasim sot për profilizim partiak në Kosovë, sepse në këto kushte të okupimit është shumë vështirë, edhe çdo parti, ndoshta edhe më e vogla, e ndien barrën e interesave kombëtare, të interesave shqiptare në përgjithësi. Por, si një organizim i madh LDK-ja, megjithatë, tregoi se është një parti e fortë, di çka don, forcohet nga brenda, është parti që afron njerëzit e vullnetit të mirë për të bërë diçka. Dhe, kjo përgënjeshtroi edhe mjaft spekulime të ndryshme që mundohen sot t’i mëvishen lëvizjes shqiptare në Kosovë, në radhë të parë LDK-së, pastaj partive të tjera politike, me diskualifikime se nuk janë demokratike, jo e majtë, jo e djathtë etj. Siç dihet, me të majtën rreth Kosovës është manipuluar shumë, me mijëra njerëz kanë pësuar për këtë. Të gjitha këto bëhen me qëllim. Për shembull, janë munduar ta shpallin LDK-në edhe si parti terroriste, e çka jo tjetër.

Përkundër të gjithave, edhe kësaj radhe u tregua një unitet, një koncenzus, një bashkim partiak, një unitet që i duhet patjetër Kosovës në këtë situatë. Dhe, besoj se kjo do të ndikojë pozitivisht në jetën politike shqiptare në Kosovë dhe në jetën politike shqiptare në përgjithësi.



VIZIONI I ARDHMËRISË SË SHTETIT TË KOSOVËS

Ju lutem për një koment për Deklaratën Politike që e miratoi Kuvendi i Dytë i LDK-së, veçmas për vizionin për të ardhmen e Kosovës?

-Deklarata Politike e Kuvendit të Dytë të LDK-së është një dokument në vazhdën e dokumenteve të tjera, që i kemi pasur, që nga Programi i LDK-së, pastaj Deklaratës së përbashkët të të gjitha partive politike shqiptare. Në këtë Kuvend dhe në deklaratën që e aprovoi u theksua më shumë organizimi i ardhshëm i shtetit të Kosovës, që e kemi edhe në Kushtetutën tonë – një shtet i popujve të barabartë, i qytetarëve, me një ekonomi të lirë të tregut, i hapur ndaj botës. Një shtet, ku nuk do të lejohet, pas kësaj situate që e kemi, revanshizmi ndaj të tjerëve. Shtet me të gjitha garancitë për të gjithë popujt që jetojnë në Kosovë, ku askush nuk do të trajtohet si minoritet. Është kjo një ide, një projekt, që vërtetë hasi në mirëkuptim dhe në përkrahje. Sepse, në këtë situatë në Ballkan të flasë njeriu për një perspektivë kombëtare qytetare është shumë vështirë, kur, për fat të keq, qarkullon ajo fantazma e çmendive të ndryshme, të konfrontimeve në këtë kohë. Ky ishte edhe një rezultat i Kuvendit të Dytë të LDK-së, dhe, natyrisht, punojmë në këtë plan.



REFERENDUMET SHQIPTARE U RESPEKTUAN NË LONDËR

Populli i Kosovës u deklarua për një shtet të tillë edhe me Referendumin për pavarësi, pikërisht në shtatorin e para tre vjetëve. Ju lutemi edhe për një koment në përvjetorin e kësaj ngjarje madhore.



-Referendumi për Kosovën e pavarur e neutrale, që u mbajt me sukses në ditët e fundit të shtatorit të vitit 1991, është një ngjarje shumë e rëndësishme. Pas Deklaratës kushtetuese e Kushtetutës së Republikës ajo tregoi në mënyrë plebishitare vullnetin dhe dëshirën e popullit, që ishte vijëzuar në dokumentet e mëparshme. Ky referendum ka rëndësi edhe shqiptare edhe ndërkombëtare, si akt i deklarimit të popullit të Kosovës. Pas tij pasuan edhe referendumet në viset e tjera shqiptare. Pasuan edhe zgjedhjet e lira, shumëpartiake, si një materializim i pushtetit që del nga ky referendum dhe nga situata e përgjithëshme e Kosovës. Pra, është një akt që e afirmoi tutje dhe është një garanci për realizimin e pavarësisë së Kosovës, në të tashmen dhe në të ardhmen.

Mbase pse jemi në situatë të rëndë, shpesh nuk po i vlerësojmë disa akte që i kemi bërë, që janë më afër. Prandaj, dua të them se me referendum, për herë të parë shqiptarët e Kosovës dhe të gjitha viseve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi u deklaruan para opinionit ndërkombëtar për interesat e tyre, për interesat globale, sepse asnjëherë shqiptarët nuk kanë pasur mundësi të deklarohen. Dihet se edhe më parë është biseduar për deklarime të tilla, por nuk janë lejuar nga bashkësia ndërkombatare. Për shembull, gjatë vitit 1918 e gjatë viteve që pasuan, gjatë Konferencës së Versajës, etj., kur definitivisht vihen këta kufij, që, për fat të keq, i kemi edhe tash, pastaj as në ’45-tën nuk ka pasur mundësi populli i Kosovës të deklarohet. Prandaj, këto referendume janë momente mjaft, mjaft të rëndësishme, dhe mund të them se u respektuan në Konferencën e Londrës ’92, sepse atje u thirrën shqiptarët e Kosovës si reprezentim, edhe shqiptarët e viseve të tjera. Do të thotë, ishte ai hap i vogël, por mjaft i rëndësishëm i këtyre deklarimeve që i bënë shqiptarët.



INTEGRIMET SHQIPTARE EDHE NË INFORMIM

Zoti President, Ju falënderojmë për këtë intervistë.

-Faleminderit. Falënderoj Agjencinë Telegrafike Shqiptare për informimin nga Kosova e për Kosovën. Edhe kjo që pata rastin të bisedoj për këtë agjenci, që reprezenton Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, është një hap në politikën globale, në integrimet shqiptare. Edhe ne bëjmë përpjekje që këtu në Kosovë përmes Qendrës sonë për Informim të kemi një agjenci të vogël, e cila raporton për situatën e përditshme në Kosovë. Duhet një bashkëpunim midis këtyre dy institucioneve dhe institucioneve të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri.



Shtëpia e shkrimtarëve, që ishte shndërruar edhe në seli Presidence e institucionesh tjera të Republikës së Kosovës, atëherë të okupuar e të panjohur ndërkombëtarisht, mund të vëzhgohej edhe nga dritaret e ndërtesës kryesore të Policisë në Prishtinë, që atëherë ishte serbe pas suprimimit antikushtetues e të përgjakshëm me kushtetutën e tankeve të autonomisë që kishte Kosova me Kushtetutën e vitit 1974 si element konstituiv i federatës me të drejtë vetoje. Në zyrën e Presidentit Rugova, në atë shtëpi, intervistën e incizova me dy kasetofona, jo vetëm për siguri teknike, por edhe për siguri të tjera. Njërin nga incizimet ia lash këshilltarit të Presidentit Rugova, Xhemail Mustafa, për çdo rast, meqë ishte droja se kur të dilja nga ajo shtëpi, që mund të ishte edhe e përgjuar, rrugës do më ndalonte policia serbe dhe do konfiskonte kasetofonët me intervistën.

Ishte kohë e ndalesave dhe e okupimit të egër dhe vështirë ishte të ruhen e shpëtohen gjërat me vlerë për shqiptarët e Kosovën.

Gazeta e vetme e përditshme shqipe në atë kohë në Kosovë, “Bujku”, themelues-kryeredaktor i parë i së cilës isha, gazetë e rezistencës e pjesë e lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor euroatlantik, dilte nga 18 janari i vitit 1991, pasonte dhe sfidonte ndalimin e dhunshëm nga Serbia të gazetës tradicionale kosovare Rilindja. Që atëherë nisëm edhe bashkëpunimet me ATSH-në, të parat bashkëpunime të një media të Kosovës me një media të Shqipërisë.

Intervista me Rugovën, e realizuar në 22 shtator, e botuar në gazetën “Bujku” të Prishtinës në 26 shtator 1994, edhe në ATSH u dërgua me ndonjë ditë vonesë, me telex-in, që ishte mundësia e vetme e lidhjes, dhe me shumë vështirësi, në atë kohë nga Prishtina e Kosova me Tiranën e Shqipërinë.

Raportimet me lidhje telexi për zgjedhjet e para pluraliste kosovare, parlamentare e presidenciale, të 24 majit 1992, ku Rugova u zgjodh President i Republikës, shënonin fillimet e korrespondenturës së ATSH në Kosovë. Zyra e telexit në ambientet e gazetës “Bujku” në katin e pestë të Pallatit të Shtypit Rilindja në Prishtinë u bë edhe Zyra e korrespondentit të ATSH-së në Kosovë.

Zgjedhjet pasonin Deklaratën e Pavarësisë, Kushtetutën e Republikës dhe Referendumin për Pavarësinë e Kosovës.

Kosova që para 24 vitesh ka votuar 99,87 për qind për pavarësinë në Referendumin e shpallur nga Kuvendi i saj dhe të zhvilluar nga data 26 deri në 30 shtator 1991.

Referendumi për Pavarësinë, seancat e Kuvendit kosovar për Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut dhe për Kushtetutën e Republikës së Kosovës të 7 Shtatorit 1990, si edhe zgjedhjet e para shumëpartiake parlamentare e presidenciale të 24 majit 1992, janë mbajtur në rrethana të një okupimi të egër të regjimit të Beogradit dhe të një shtetrrethimi ushtarako-policor, ndërsa ishin mesazhe të fuqishme dhe të qarta të Kosovës për gjithë botën në një kohë të lëvizjes gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci. Në Referendum dolën 914.802 veta ose 87,01% e 1.051.357 qytetarëve me të drejtë vote, prej tyre për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur votuan 99,87%. Kundër kishin votuar 164 veta, ndërsa të pavlefshme ishin 933 fletëvotime. Për realizimin e Referendumit pati 1500 vendvotime me 450 njësi votuese. Në votim, për shkaqe dhe arsye të ndryshme, si e vlerësoi atëherë Komisioni për mbajtjen e Referendumit, nuk dolën 136.555 votues apo veç 12,99% e qytetarëve të Republikës së Kosovës me të drejtë vote.

http://gazetadielli.com/

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...