2015-12-04

Linguistja që i jep zë letërsisë shqipe në Gjermani




Nga Blerina Rogova Gaxha

Ulur në kafenenë në sheshin e Prishtinës, nën diellin e vjeshtës dhe në shqipen e saj të bukur, përkthyesja, e cila mban titullin doktor shkence në linguistikë, është rikthyer edhe njëherë në Kosovë, pas disa vizitave e qëndrimeve gjatë viteve.

Në kryeqytetin kosovar kësaj here e ka sjell Rezidenca „Prishtina nuk ka lumë“, bursë që u ndahet shkrimtarëve dhe përkthyesve nga Evropa, organizuar nga Qendra Multimedia.

E takoj për herë të parë, megjithëse ka vite që njihemi virtualisht. Më jep dhuratë një kuti çokollatash të shijshme, në shenjë respekti dhe miqësie, vlerë që perëndimorët nuk ngatërrohen ta harrojnë. Në shqipen e saj të letrave dhe në gegnishten time flasim për përvojën e saj si përkthyese, për letërsinë e gjuhën shqipe, dhe përkthimin e botimin e saj në Gjermani.
linguistja
Letërsia shqipe ka çfarë t’i thotë të tjerëve

Ka gati një dekadë që Zuzane përkthen autorët shqiptarë në gjuhën gjermane, dhe kjo, thotë ajo, ka ndodhur krejt rastësisht. “Me përkthime nga shqipja kam nisur falë motivimit të një shoqeje të mirë nga Shqipëria, e cila më ka pyetur, nëse do të përktheja disa poezi për një mbrëmje letrare shqipe në Berlin në vitin 2007. Ky ishte fillimi i një faze të re në jetën ime”.

Për letrat e bukura shqipe që ka lexuar dhe ato që ka përkthyer, linguistja gjermane, thotë se letërsia shqipe ka çfarë t’i jap e t’i thotë të tjerëve. Zuzane pohon se përkthimi në gjermanishte i veprave të autorëve shqiptar e pasuron kulturën letrare në vendet gjermanofolëse, sepse temat, per të cilët flet letërsia shqipe janë tema universale, ndërkohë që përkthimi i tyre jep mundësinë e komunikimit në një tjetër gjuhë, sidomos te njerëzit, të cilët kanë përvoja të tjera në jetë nga ato të shqiptarëve të Kosovës në veçanti, dhe në tërësi, kanë përvoja të tjera nga popujt e Evropës Juglindore.

Por sa realisht është e njohur letërsia shqipe, ajo nga Kosova dhe ajo nga Shqipëria, në tregun letrar gjerman? Zuzane thotë se autorët veprat e të cilëve janë më të pranishme në këtë treg dhe njihen më shumë janë Ismail Kadare dhe Ali Prodrimja. “Kadare dhe Podrimja janë të përkthyer bukur, kjo falë përkthimeve nga Joachim Röhm dhe Hans Joachim Lanksch, i fundit, ka merita të mëdha në promovimin e letërsisë nga Kosova. Ai ka përkthyer e botuar dy përmbledhje te poezive nga Ali Podrimja dhe ka përkthyer autorë të ndjekur nga regjimi komunist ne Shqipëri, veçanërisht autorë nga veriu. Të dy këta përkthyes i kam si shembullin e madh”.

Udhët e komunikimit

Parë në tërësi, letërsia shqipe akoma nuk ka arritur të gjejë “udhë të sigurta” të flasë në të tjera gjuhë. Interesimi për t’i krijuar ato ndërkaq, nga ana zyrtare, jozyrtare apo e të gjithë mekanizmave që do të duhej të krijonin komunikime të tilla, nuk është se është parë. Për një letërsi të vogël siç është letërsia shqipe, mundësia për të depërtuar jashtë kufijve vazhdon të mbetet minimale, meqë komunikimi ndërletrar me vende e gjuhë të tjera akoma nuk ka ardhur në rend dite.

Linguistja dhe përkthyesja Zuzane Finger, thotë se megjithatë viteve të fundit kanë nisur të hapen rrugë të reja depërtimi të letërsisë shqipe jashtë kufijve, me bashkëpunime të ndryshme mes rrjetit letrar evropian Traduki me bazë në Berlin të Gjermanisë dhe revistave të ndryshme letrare si Ëespennest ose Lichtungen të Austrisë, po ashtu edhe me bashkëpunime të Qendrës Multimedia në Prishtinë, e cila me pjesëmarrjen në projekte të ndryshëm, ka arritur të hap rrugë të reja komunikimi. “Prandaj jam shumë optimiste se numri i autorëve dhe i veprave nga Kosova, të cilët prezantohen në botën e jashtme vazhdimisht do të rritet”, thotë Zuzane.

Përtej fjalëve, çfarë përkthehet?

Për përkthyesen që e pëlqen poezinë shqipe në gegërisht dhe përkthyesen e një numri të shumtë autorësh nga çekishtja, sllovakishtja, shqipja dhe serbishtja, të poezive, eseve apo teksteve dramturgjike, e pyetur se përtej fjalëve çfarë përkthehet, pohon se përkthimi do të thotë mbi të tjera të jesh i hapur ndaj diversitetit, ta kuptosh e ta respektosh tjetrin. “Çdo përkthim është interpretim, por, në rastet e rralla ndodh, se përkthyesi krijon diçka “kongjeniale”, një rikrijim të barabartë me origjinalin. Për interpretim adekuat gjithmonë nevojitet njohja e kulturës së gjerë, e atmosferës, e kontekstit, dhe poashtu afërsi ose gjanshmëri shpirtërore midis autorit dhe përkthyesit.”

Edhe kur flasim për poezinë, dhe për thënien e shpeshtë se “poezia nuk mund të përkthehet”, Zuzane pohon se tekstet në gjuhën e parë, poezia në këtë rast, mbeten të pazëvendueshme. “Unë poezitë vetëm i transferoj me mjete të gjuhës gjermane në kulturën letrare ne vendet gjermanofolëse, që te bëhen pjesë të saj.” Por, çfarë për Zuzanen nuk mund të transferohet, është roli i ndryshëm i një vepre në reprezentimin e kulturës se vendit, në të cilin dhe për të cilën janë shkruar tekstet dhe në kulturën në të cilën përkthehen.

Për rolin e mjeshtërisë së fjalëve në jetën e saj, Zuzane thotë se këtë ‘zanat’ e bën me pasion, dhe se armiku i saj i vetëm është mungesa e kohës, meqë përkthimin nuk e ka punë të parë, por megjithatë mundohet gjithmonë të rezervojë kohën për përkthimet. Dhuratë për këtë pasion e konsideron vetë arsyen për të cilën po qëndron mes njerëzve që e flasin shqipen, rezidencën e përkthyesve në Prishtinë, për kohën e mundësitë të jetë më shumë me përkthimin.

Mikpritja dhe miqësia kosovare

Udhëtimet në Kosovë duke e parë atë në kohë të ndryshme, i kanë dhënë Zuzanës realitete të ndryshme nga jetesa këndej. Udhëtimin e parë e kishte si studente në vitin 1985, ndërkaq kohën më të gjatë qëndroi këtu nga tetori i vitit 1999 deri më 2001 si lektore e DAAD-së. Zuzane kallëzon për përvojën e saj në Kosovën e pasluftës. “Koha pas luftës ishte euforike, por poashtu e vështirë për shkak të infrastrukturës dhe ekonomisë së shkatërruar. Në atë kohë mësova shumë për respektin e njerëzve, të cilët megjithëse jetonin nën kushte aq të renda, ishin shumë të ndershëm dhe zemërgrohtë.” Tetë vite më vonë do të kthehej edhe njëherë për të qëndruar për gjashtë muaj, ndërkaq imazhin që i jep vendi në vitin 2015, thotë se Prishtina është zhvilluar me shpejtësi të vrullshme urbanistike.

Pas njohjes në kaq vite me një kulturë dhe një popull, ajo thotë se është “Shumë mirënjohëse, se më gjithë modernizim nuk u humb mikpritja dhe miqësia.”

*************

E lindur në Gjakovë me 1982, që me librin e saj të parë «Gorgonë» (2009) Blerina Rogova Gaxha u rreshtua në vijën e parë të poetëve të suksesshëm shqiptarë. Për «Gorgonë-n» mori çmimin e Mitingut të Poezisë si për librin e vitit. Lexime në qendra dhe panaire të ndryshme sidomos perëndimit të Evropës. Poezitë i ka të përkthyera në gjuhë të ndryshme dhe fituese e bursës për shkrimtarë në Split të Kroacisë për vitin 2013. Është redaktore e kulturës së gazetës «Zëri».

Poetes, eseistes dhe gazetares Blerina Rogova Gaxha i është ndarë çmimi prestigjioz për letërsinë “Crystal Vilenica” në një ndër festivalet më të rëndësishëm të letërsisë në Evropën Qendore “International Literary Festival-VILENICA”. Pos Blerina Rogova Gaxhës, laureate e çmimit në edicionin jubilar, të 30-tin me radhë të festivalit, është edhe shkrimtarja sllovene Polana Glavan. Dy fitueset janë zgjedhur në mesin e emrave të njohur të letërsive evropiane.

Çmimin e ka ndarë Juria ndërkombëtare, me president shkrimtarin dhe akademikun e njohur indian K. Satchidanandan, dhe anëtarët: shkrimtaren Órfhlaith Foyle (Irlandë), shkrimtarin Dejan Trajkovski (Maqedoni) dhe botuesin e shkrimtarin Janis Oga (Lituani).

Juria, në arsyetimin e çmimit, ka thënë në deklaratën e saj se: “Në shpirtin e vitit të 30-të festivalit ndërkombëtar Vilenica, çmimi i jepet dy autoreve jashtëzakonisht të talentuara. Shkrimtarja kosovare Blerina Rogova Gaxha në poezinë e saj jep trazirën dhe traumën e popullit të zënë në dilemën e tranzicionit të rëndë. Shkrimi i saj tregon për fuqinë e letërsisë që shndërrohet në testament të kohës, siç zbulon edhe forcën e thellë të shpirtit njerëzor i cili arrin t’i transcendentojë tensionet e historisë nëpërmjet gjuhës së imagjinatës.”

Ndërkaq, çmimi i nderit i festivalit, për kontributin e madh dhënë në letërsi, këtë vit i është ndarw shkrimtarit çek të përkthyer në më shumë se 50 gjuhë, Joachym Topol.

Festivali i cili organizohet nga Shoqata e Shkrimtarëve Sllovenë në bashkëpunim me Cultural Society Vilenica , çmimin “Crystal Vilenica” ua ndan autorëve nga Europa Qendrore dhe më gjërë. Fitueset janë zgjedhur në mesin e shkrimtarëve të njohur të letërsive evropiane, ndër ta edhe shkrimtar me emër botëror, si autori italian Stefano Benni.

Fituesi i çmimit “Kristal Vilenica” merrë statujën e festivalit dhe ftohet mysafir nderi në Festivalin e shquar Ndërkombëtar të Letërsisë “Cúirt” në qytetin Galway në Irlandë. Autorja Gaxha, është autorja që Kosovën për herë të parë e përfaqëson në festivalin në të cilin përgjatë tridhjetë viteve kanë marrë pjesë pjesë emrat e mëdhenj të literaturës botërore. Pos me poezinë, autorja ishte edhe një nga katër eseistët dhe panelistët, të cilët kanë shkruar esetë mbi temën e edicionit të sivjemë “Reflections on Place” (Odzven prostora), ese këto të botuara në edicionin e veçantë të Central Europian Iniciative.

Festivali zë vend çdo fillim shtator në rajonin Karst të Sllovenisë, dhe gjatë ditëve shtrihet në disa nga qendrat sllovene. Ai mbledh poetë, prozatorë, eseistë dhe dramaturgë, përkthyesë, botuesë, editorë, në leximet, diskutimet dhe evente të tjera kulturore.

Virusi që vjedh të dhënat, Shqipëria dhe Kosova pjesë e operacionit të shkatërrimit të Dorkbot

Dorkbot malware, viruset të cilat kanë prekur llogari në eBay, PayPal, Twitter, Facebook etj., është shkatërruar falë një operacioni ndërkombëtar i Europol dhe FBI-së, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria.
virusi
Policia e shtetit bën të ditur se janë ekzaminuar të dhënat e gjetura nga viruset Dorkbot Malware dhe janë identifikuar 1427 ndërhyrje. Nga këto viruse janë prekur persona në 225 shtete të botës, si dhe janë infektuar 475.532 IP. Hetimet vijojnë edhe në Shqipëri  dhe Kosova për dokumentimin e plotë të dëmit të shkaktuar.

Vitet e fundit, edhe shqiptarët janë pjesë aktive e blerjeve online, nëpërmjet llogarive PayPal, apo edhe frekuentues të rregullt të eBay. Nëse llogaritë në Twitter apo Facebook nuk kanë një kosto financiare, por prekin të dhënat, në portalet e blerjeve online, preken financat e secilit person.

Ky operacion ndërkombëtar është bërë në bashkëpunim edhe me kolosët e teknologjisë si Microsoft. Këto viruse përhapeshin nëpërmjet USB-ve, aplikacioneve të mesazheve në rrjetet sociale, duke vjedhur kredencialet si internet banking, Facebook, Netflix, faqe të ndryshme porno, shërbimet e e-mailit. Duke marrë të dhënat personale çaktivizohej programi i sigurimit, dhe kështu instaloheshin viruse shtesë.

Një sulm i tillë në qershor të këtij viti bllokoi sistemin e emaileve të qeverisë federake në SHBA, dhe faqet e internetit të departamenteve kryesore

Daily Mail: Përse e pushuan nga puna spikeren shqiptare

spikerja-shqiptare-gjinjet-jashte
Prestigjiozja britanike i ka kushtuar vëmendje largimit nga puna të një prezatuesje shqiptare, e cila raportonte lajmet pothuajse nudo në televizionin më të ri “Zjarr”.

Sipas “Daily Mail”, spikerja u pushua nga puna pasi pozoi për revistën “Playboy” dhe u zëvendësua me një tjetër prezantuese që u shfaq me më pak rroba se ajo e para.

Më tej agjencia britanike e lajmeve shkruan se lakuriqësia dhe dalja topçes janë ende tabu në Shqipërinë konservatore, ku 60 për qind e popullsisë janë myslimanë.

2015-12-01

Raporti sekret/ Sigurimi: Si u vëzhguan kosovarët që erdhën në Tiranë për festimet e Pavarësisë

enver hoxha
Një relacion sekret i zv/ministrit të Brendshëm, Rexhep Kolli, drejtuar Sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH­-së, Ramiz Alia, lidhur me biografitë personale të pjesëtarëve të delegacionit të shqiptarëve të Kosovës, që vizituan Tiranën për festat e nëntorit në vitin 1969 është publikuar sot nga “Gazeta Shqiptare”. Të shumta do të ishin rastet që delegacionet e ndryshme të shqiptarëve të Kosovës, të Maqedonisë, të Malit të Zi dhe të diasporës do të vizitonin Shqipërinë gjatë periudhës së diktaturës komuniste me rastin e festive të 28­29 Nëntorit, të cilat asokohe festoheshin me pompozitet të jashtëzakonshëm nga regjimi i kohës.
Por, pa dyshim që të gjitha këto delegacione, edhe pse ftoheshin dhe nderoheshin nga vetë Tirana zyrtare, absolutisht nuk do t’i shpëtonin “syrit vigjilent” të organeve të Sigurimit të Shtetit për sa u përket vëzhgimit dhe përpunimit të ashtuquajtur biografik, deri në detaje, nga Drejtoria I e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Rasti më konkret i të gjitha këtyre procedurave të vëzhgimit dhe survejimit nga ana e Sigurimit të Shtetit ndaj pjesëtarëve të një delegacioni patriotësh të shqiptarëve të Kosovës, është ai i 29 Nëntorit të vitit 1969, me rastin e 25­vjetorit të Çlirimit, ndaj delegacionit të kryesuar nga Rexhep Duraku (babai i Heroit të Popullit Emin Duraku). Në këtë relacion sekret të zv/ministrit të Brendshëm, Rexhep Kolli, paraqiten me imtësi biografitë e të gjithë pjesëtarëve të delegacionit të patriotëve shqiptarë të Kosovës dhe veçanërisht të të gjithë familjes Duraku, e cila, edhe pse mbante mbiemrin e një prej heronjve kryesorë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Emin Duraku, do të vëzhgohej dhe përpunohej biografikisht (Procesi i Ustanovkës). Vetë Sekretari i Komitetit Qendror të PPSH­-së, Ramiz Alia, do të vihej në dijeni rreth kësaj vizite të delegacionit të patriotëve kosovarë, pikërisht nga ky dokument sekret i Drejtorisë I të MPB­së, në të cilën disa nga pjesëtarët e këtij delegacioni do të cilësoheshin me të kaluar të paqartë dhe, për më tepër, një prej tyre, Ali Curri (kushëri i largët i Bajram Currit), dyshohej se ishte agjent i UDB­-së, dhe se kishte ardhur “vetvetiu dhe i paftuar” në këtë delegacion.
Këto procedura të survejimeve dhe përpunimeve agjenturore ndaj pjesëtarëve të delegacioneve të ndryshme dhe veçanërisht atyre të shqiptarëve të Kosovës e diasporës, nga ana e MPB­së dhe Sigurimit të Shtetit asokohe do të ishin shumë të shpeshta dhe tejet “normale”, duke marrë parasysh natyrën tejet mosbesuese dhe agresive të regjimit komunist të Enver Hoxhës ndaj grupeve të ndryshme, duke i cilësuar shpeshherë ata si agjentë të shërbimeve të huaja.
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE TEPER SEKRET
MINISTRIA E PUNEVE TE BRENDSHME
Tiranë, më 27.11.1969
DREJTORIA I
Nr. 2527
Lënda: Mbi grupin e kosovarëve të ardhur me Rexhep Durakun
SEKRETARIT TE KOMITETIT QENDROR TE PPSH
SHOKUT RAMIZ ALIA T
TIRANE
Më datë 19.11.1969 erdhi në vendin tonë Rexhep Duraku, së bashku me 26 persona të tjerë nga Gjakova, për dasmën e djalit që ka në Shqipëri. Nga të dhënat e deritanishme na rezulton: 1. Rexhep Duraku mban qëndrim pozitiv. Është mjaft i emocionuar që iu dha mundësia për të ardhur. Me personat e tjerë të grupit nuk hyn në biseda politike dhe lë të nënkuptohet se nuk ka dëshirë të flasë në prezencën e tyre. Kërkon të qëndrojë deri në fund të dhjetorit. Kthimin në Gjakovë kërkon ta bëjë me mjetin e vet, duke ardhur në Shkodër te djali për ta marrë. Jemi të mendimit t’ia plotësojmë kërkesën. 2. Hatixhe Duraku, është bashkëshortja e Rexhepit. E emocionuar dhe e gëzuar që ka ardhur në vendin tonë. Mjaft e kënaqur që djali Përparimi ka kryer universitetin shtetëror të Tiranës dhe që është stabilizuar shumë mirë në qytetin e Shkodrës. 3. Hamdi Duraku, vëllai i Rexhepit. Ka një mulli të tij në Gjakovë. Jeton i ndarë nga Rexhepi. Shpreh në biseda gëzimin që iu dha mundësia për të ardhur. Para luftës nacionalçlirimtare ka jetuar një kohë në Tiranë dhe në Durrës.
Flet në prezencë të personave të tjerë të ardhur me të nga Gjakova, se në kohën kur ka jetuar në Shqipëri, ka qenë prapambetje e madhe, nuk ka pasur asgjë, njeriu punonte tërë ditën dhe nuk merrte asnjë kilogram misër. Ankohet për jetën që bën në Jugosllavi dhe shprehet se, edhe ato para që fiton nga mulliri, ia marrin nga taksat e shumta. 4. Izet Duraku, djali i Rexhepit. Merret me tregti. Ka në Gjakovë një dyqan ku shet e rregullon biçikleta. Tregohet mjaft i afrueshëm, thotë se jugosllavët, megjithëse në dukje tregohen sikur na besojnë, në të vërtetë na ndjekin dhe mundohen të na kapin për të na demaskuar si kundërshtarë të regjimit. Shprehu mendimin se dëshironte për t’i prurë një dhuratë shokut Enver, flamur të kuq, me mbishkrimin nga patriotët kosovarë të Gjakovës. Sipas tij, këtë flamur do ta përgatisë në Gjakovë pasi të kthehet dhe kur të vijë në dhjetor për të marrë Rexhepin, ta ketë fshehur në makinë. Më vonë e ndërroi këtë mendim; tha se kishte biseduar edhe me një nga pjesëtarët e tjerë të grupit, Qazim Xhinon, për ta përgatitur flamurin këtu dhe për t’ia dhuruar.
Rexhepi dhe personat e tjerë të grupit nuk dinë asgjë për këtë dëshirë të Izetit. Nga ana jonë, iu tha se pa dijeninë e Rexhepit, nuk është mirë që të përgatitet kjo dhuratë. 5. Nesret Duraku 6. Fatime Duraku 7. Mandush Duraku 8. Belqizere Duraku, nuk del ndonjë e dhënë. Mbajnë qëndrim të mirë dhe janë të emocionuar për ardhjen në vendin tonë. 9. Nazmie Duraku, vajza e Rexhepit. Ka pasur të dhëna se punon në Sekretariatin e Punëve të Brendshme të Gjakovës si sekretare. Izeti, vëllai, e paraqet të mirë dhe mendon se së bashku me të t’i përgatisë flamurin për dhuratë shokut Enver. 10. Enver Duraku, në moshë rreth 16 vjeç. Është nipi i Rexhepit. Tregon se interesohet në Gjakovë për të gjetur libra që dërgohen nga vendi ynë. Dëgjon RadioTiranën dhe kishte mësuar nëpërmjet saj shumë këngë nga tonat. 11. Faik Duraku, djali i Rexhepit, nëndrejtor i shkollës Normale në Gjakovë. Tregohet mjaft i rezervuar në biseda. Është interesuar për të blerë literaturë artistike dhe tekstet shkollore. Interesohet dhe ndjek me kujdes gjithçka që i jepet rasti të shikojë. Në biseda lë të nënkuptohet se ka simpati për Fadil Hoxhën dhe shpreh mendimin se Fadili punon për të mirën e Kosovës. 12. Naime Juniku, e motra e Rexhepit. Qëndrimi i saj është pozitiv. Flet mirë për çfarë ka parë gjatë ditëve të qëndrimit këtu. 13. Farie Velia 14. Zeliha Kruma 15. Nazife Salih Osmani 16. Naxhie Deva. Janë të kaluara nga mosha, mjaft të emocionuara dhe të gëzuara që iu dha mundësia për të takuar të afërmit e tyre në vendin tonë. 17. Ahmet Zajmi, është kushëri i Bajram Currit, me profesion shofer, pjesëmarrës në luftën nacionalçlirimtare. Flet haptazi me entuziazëm për vendin tonë dhe në veçanti për shokun Enver. 18. Hysni Gjoshi, mik me Rexhepin. Ka në vendin tonë një djalë të ardhur si emigrant në vitin 1959. Shprehet pozitivisht për sukseset dhe përparimin që po sheh, pasi para luftës nacionalçlirimtare ka qenë në Shqipëri. 19. Mustafa Neziri, edhe ky mik i Rexhepit. Ka djalin në Shqipëri të ardhur si emigrant në 1959­ën, aktualisht ndjek Institutin e Lartë Bujqësor. Është shumë i emocionuar që iu dha mundësia për të ardhur. 20. Nexhadije Bardhi, mike e familjes së Rexhepit, e afërt e familjes Duraku, me profesion arsimtare. Interesohet në mënyrë të veçantë sidomos për sukseset e përparimet që janë bërë në vendin tonë. Është shprehur që fëmijët përpiqet t’i edukojë drejt, ashtu si duhet, me frymën e patriotizmit.
Ka farefis me banim në qytetin e Tiranës, mbajnë qëndrim të mirë politik. 21. Ali Curri, është kushëriri i Bajram Currit. Rexhepi na tha që në momentin e ardhjes se ‘shikojeni këtë person, se nuk e kam marrë unë, por ma kanë dhënë’. Është me moshë 50 vjeç. Para luftës nacionalçlirimtare, një vëlla e ka pasur kryetar komune, ndërsa një kushëri i tij është pushkatuar më 1947­ën si pjesëtar i një organizate ‘nacional­demokrate’. Nga të dhënat e mëparshme për të, del që të jetë agjent i UDB­së. Qëndrimi i tij i deritanishëm është indiferent. Justifikohet se do të kthehet përsëri në Gjakovë, prandaj duhet pasur kujdes. 22. Qazim Xhija, është kushëri i Rexhep Xhijes, ish­zyrtar në legatën jugosllave në Tiranë në vitin 1956. Tregohet i gëzuar që ka ardhur në vendin tonë. Flet dhe për Rexhepin, duke e cilësuar si njeri të keq dhe në shërbim të UDB­së e të serbit. 23. Asaf Xharkaxhiu, ka në Tiranë motrën, Behixhe Imeri. Qëndrimi i tij është i mirë. Kërkon që të qëndrojë sa më gjatë në vendin tonë. 24. Farudin Maloku, është mik i Rexhepit. Qëndron indiferent për sa i përket zhvillimit të vendit tonë, thotë se ‘gjithë kjo pritje që na bëhet është demagogji’. 25. Adem Rizvanolli, ish­tregtar, tani mekanik. Është mjaft i kënaqur që iu dha mundësia të vijë në vendin tonë. Flet me gëzim për sukseset e arritura dhe ndryshimet e mëdha që po shikon këtu dhe haptazi shpreh dëshirën për shokun Enver. Nga të gjitha të dhënat e mbledhura, del se janë mjaft të mallëngjyer për mundësinë që iu dha për të ardhur dhe parë Shqipërinë. Shprehin me fjalë të ngrohta dashurinë për Partinë dhe shokun Enver. E kuptojnë se gjithë ky nder që iu bë këtyre, është një nder që Populli dhe Partia jonë po i bën gjithë popullit kosovar. Nëpërmjet bisedave cilësojnë se, jo vetëm këta, por gjithë populli i Kosovës dëgjon emisionet e Radio­Tiranës e Kukësit dhe janë të informuar mjaft mirë mbi sukseset dhe masat revolucionarizuese, dhe shprehin kënaqësinë e tyre për të. Për gjendjen në Jugosllavi, janë të shqetësuar sidomos për këto çështje të përditshme: – Për rritjen e papunësisë dhe vështirësitë e sigurimit të mjeteve të jetesës, të cilat i detyrojnë njerëzit që të shkojnë jashtë Jugosllavisë për punë. – Rritjen e kriminalitetit dhe pasigurinë e jetesës së personit nga vjedhjet dhe vrasjet për hakmarrje dhe grindje. ­Shtimin e degjenerimit moral dhe shpirtëror te një pjesë e rinisë, për shkak të vetë nxitjes që bën shteti me anë të literaturës dhe filmave. Nga të gjithë është shfaqur dëshira për të qëndruar më gjatë në vendin tonë, pasi kohën e qëndrimit e kanë deri më 30.11.1969. Ne jemi të mendimit të qëndrojnë. Kanë kërkuar për të kaluar kufirin në Morinë të Kukësit ose në Qafë­Prush të Tropojës. Edhe këtë mendojmë se mund t’ua plotësojmë.
ZV.MINISTRI I PUNEVE TE BRENDSHME
(Rexhep Kolli)

“Ali Ahmeti është i implikuar në konfliktin e Kumanovës”

ali ahmeti zoran zaev
Pasi është kthyer nga Sllovenia në Shkup, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ak përsëritur qëndrimin e vjetër lidhur me konfliktin e Kumanovës.
Zaev deklaroi se pa marrë parasysh se çka ka thënë në Slloveni, për të bëhet fjalë për rast të montuar nga pushteti, kurse si bazë për këtë e ka përmendur edhe një deklaratë të vetë kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.
“Sot e kësaj dite them se ajo ishte një skenar i organizuar nga strukturat e pushtetit. Shpresoj se hetimet e mëtutjeshme do të konfirmojë këto gjëra. Dëgjuam incizime të publikuara nga disa të punësuar në Agjencinë për Zbulim se si bisedojnë me ata njerëz. Zotëri Ahmeti publikisht pranoi se njëri prej aktivistëve të tij pak para sulmeve është dërguar të bisedojë”, deklaroi Zaev.
Ai në Lubjanë deklaroi se rasti i Kumanovës ka qenë i ngjashëm me sulmet terroriste në Paris dhe me vendosjen e bombës në aeroplanin rus që u rrëzua në Egjipt.

Ambasadori i Britanisë në Kosovë Ruairí O’Connell : Dhuna e papranueshme, opozita t’i bashkohet Kuvendit

maxresdefault2-650x358
Ambasadori i Britanisë së Madhe  në Kosovë Ruairí O’Connell i ka komentuar si shqetësuese zhvillimet e sotme në Kuvend duke theksuar se dhuna është e papranueshme.
Në një postim në rrjetin social “Facebook” O’Connell i bëri thirrje opozitës t’i bashkohet Kuvendit pasi është e vetmja mënyrë demokratike për të zgjidhur ngërçin politik.
Dhuna e vazhdueshme nuk do t’i zgjidhë problemet e Kosovës. Një Kuvend funksional është shtyllë kyçe për demokracinë. Vendi i opozitës është Kuvendi”, shkruan ambasadori.
Ruairí O’Connell nënvizoi se të gjithë sipas tij duhet të respektojnë ligjin përfshirë  politikanët dhe subjektet politike të cilat sipas tij nuk duhen të bëhen pengesë për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Ai tha se Britania është shumë e interesuar për të gjitha ngjarjet që do të zhvillohen në Kosovë.

“Politika sovranizuese e betejës opozitare”

albin kurti i arrestuar
Nga Albin Kurti*
Plani i Ahtisaarit ishte qartazi i keq për Kosovën dhe jo mjaftueshëm i mire për Serbinë. Serbia e pranon Planin e Ahtisarit si dysheme a themel të Kosovës por jo edhe si tavan a kulm të tij. Ajo e do Kosovën shtet të hapur për Serbinë, shtet që i ulet vazhdimisht tavani në drejtim të dyshemesë apo që mbetet i pambrojtur sepse pa kulm. ‘Zajednica’ është faza e ardhshme dhe vendimtare e shtetrrënimit të Kosovës.
Dialogu që u zhvillua në vitet 2011 deri në 2014 me Serbinë, u vazhdua njësoj edhe në vitin 2015– dialog sipas kushteve të Serbisë: të diskutohet për çështje të brendshme të Kosovës, pa u konsideruar Serbia si borxhli ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. ‘Zajendica’ është pasojë e natyrshme e kësaj qasjeje të qeverisë së Kosovës. Cila është vlera e pavarësimit të Kosovës nëse bosnjëzimi e pason atë? Kjo qeveri gjithsesi duhet ndalur.
Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është veçse përshtatje dhe lejim. Përshtatje e Kosovës me Serbinë brenda saj dhe shtirje se kjo për të dyjat, edhe për Kosovën edhe për Serbinë, do të thotë përshtatje me Bashkimin Evropian. Pra, Kosova po përshtatet me strukturat shtetërore paralele të Serbisë, me ndarjen në lumin Ibër në Mitrovicë, me qëndrimin e Serbisë se serbët në Kosovë s’mund të jenëa snjëherë pakicë kombëtare etj. Normalizimi si përshtatje nuk është ndryshim i gjendjes, por ndryshim i qëndrimit tonë karshi gjendjes. Normalizimi nuk e bashkon Mitrovicën por na ndryshon neve karshi ndarjes atje.
Bashkimi Evropian njëmend na e ka konfirmuar perspektivën evropiane qysh në Samitin e Selanikut të vitit 2003. Mirëpo, premtimet e Brukselit për Ballkanin perëndimor ne nuk duhet t’i marrim më seriozisht sesa vetë ata.BE-ja ka hallet e veta të cilat sa vie rriten e shtohen. Për integrim dhe anëtarësim në BE, Serbia varet shumë nga Kosova. Ne mund ta lëmë tash Serbinë jashtë BE-së, ndërkaq më vonë, kur të hyjë ajo në BE para nesh, pikërisht Serbia do ta lë Kosovën jashtë.
Siç thotë njëmik im iarkitekt, as çlirimi I Kosovë se as shpallja e pavarësisë së saj nuk na kanë pajisur me tëdrejtën pert ë planifikuar. Kosovavazhdonvetëm të zbatojë urdhëra të huaj tëcilat ne imarrimsiobligime që tëmos imarrim si kërcënime. Planifikimi të bën subject politik e shtetsovran, që ka vision për popullin e përshtetin, përshoqërinë e përekonominë, për rininë e për dekadat që vijnë.
 Në vazhdimësi  nathuhet se  jemitë dobët e të brishtë si shtet prandaj kemi Quintin, Zhbogarin, KFOR-in dhe EULEX-in, ndërkohë që edhe me të gjithë këta ne nuk poforcohemi porvetëm sa po vuloseminëpafuqinëtonëqëpopërjetësohet. Faktorët ndërkombëtarë në Kosovë e rreth Kosovës e preferojnë stabilitetin në Kosovë kundrejt drejtësisë, demokracisë dhe zhvillimit. Drejtësinë, demokracinë dhe zhvillimin ata jo vetëm që i shohin si ndërmarrje me rrezik por, madje, edhe si ndërmarrje të rrezikshme. Dhe, për të qenë edhe më keq, ky stabilitet në Kosovë vihet në funksion të stabilitetit rajonal, gjithnjë afatshkurtër.
Pushteti në Kosovë për here  insiston në rëndësinë e faktorëve dhe institucioneve ndërkombëtare, nirëpopërçështjen e ‘Zajednicës’, PresidentjaJahjaga e dërgoi atë në Gjykatën Kushtetuese  të Kosovës ta bëjë këtë  teKomisioni I Venedikut. Mirëpo,është e qartësi drita e diellit që as Presidentjadhe as Gjykata Kushtetuese nuk e kanë me ‘Zajednicën’ e Serbisë por me opozitën e bashkuar. Madje atoedheijanëreferuarnëmënyrëeksplicite ‘bllokimitnëKuvend’ në tekstet e tyre.
 Opozita e bashkuar është edhe opozitë edhe e bashkuar. Përballë nuk e ka vetëm një qeveri jodemokratike por edhe një regjim që ka kapur shtetin. Betejat do të jenë të vështira, por pa ato beteja nuk ka kalitje që do të na e sjell fitoren. E drejta është në anën tonë. ‘Zajednica’ e Serbisë dhe falja e tokës Malit të Zi nuk mund të kalojnë dhe nuk do të kalojnë. Sepse nuk ka ndryshuar Serbia që tash të ndryshojmë ne dhe nuk kemi as tokë as shtet për t’u dhënë të tjerëve. Betejat në javët e muajt në vijim përcaktojnë edhe fatin e brezave të ardhshëm.   
*Shkruar për emisionin Dritare të Rudina Xhungës

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...