2016-01-03

Flori Bruqi:Cikël poetik nga Aleksander Pushkin


Më 6 qershor 1799 , sipas kalendarit të ri, në Moskë, në familjen e Pushkinëve lindi një djalë , që ia vunë emrin Aleksandër.Ai nuk ishte më i madhi i fëmijëve , por u bë më i madhi i tërë Pushkinëve, para e pas tij, u bë më i madhi bir i Rusisë. Jo vetëm në rrethin familjar , por edhe në Liceun e Carskoje Selos u skicuan qartë tiparet e veçanta të karakterit të tij jo të zakonshëm.Ai kishte jo vetëm flokë të zezë kacurrela negroide, që me vështirësi i shplekste dhe i shtronte krëhëri, por kishte dhe një natyrë po aq të vështirë për tu shtruar nga krëhëri i jetës. Në familje ai i solli shqetësime të atit të tij me pikëpamje konservatore. Në lice u krijoi probleme mësuesve pedantë , duke mos respektuar rregullat skolastike. Në jetën e përditshme shoqërore , ai ishte sa i sinqertë dhe i dashur me shokët e ngushtë të penës dhe të qejfeve , po aq shpërthyes dhe i papërmbajtur ndaj çdo cënimi të personalitetit të vet dhe të të tjerëve. Pushkini u lidh me një miqësi të ngushtë me shtresën e intelektualëve përparimtarë dekabristë dhe, në të njëjtën kohë , u fut në një armiqësi të heshtur e të vazhdueshme me pushtetin dhe hierarkinë cariste. Që në fillim , ai kishte thithur aromën e letërsisë franceze . Nga ana tjetër , ndërgjegja e tij u ndikua thellë që në moshën adoleshente në sfondin e luftës patriotike të vitit 1812, kundër Napoleonit dhe të debateve të ashpra politike të kohës për emancipimin e jetës ruse. Dadoja e tij, që në fëmini, e mëkoi me aromën e gjuhës dhe të folklorit rus. Internimet e tij të mëvonshme në Besarabi, në Odesë , në Mikaillovsk, inkursionet në Kaukaz e njohën Pushkinin me panoramën natyrore dhe shoqërore ruse të kohës. Pjesëmarrja e tij në disa rrethe letrare ku zhvilloheshin debate të zjarrta për letërsinë dhe shoqërinë ruse , edukuan ndërgjegjen e tij të thellë qytetare. Karakteri i tij impulsiv dhe pasionant i dha tonin dhe ngjyrimin krijimtarisë letrare.

Pushkini , i lindur me një talent të rrallë, me një natyrë thellësisht lirike, me një shpirt të shqetësuar dhe me një karakter kërkues, që zhvillon individualitetin e vet në ballafaqim të vazhdueshëm dhe në përplasje me mentalitetin bashkëkohor, u shfaq jo vetëm si një krijues me interesa të gjera letrare , por edhe si një artist novator që çeli dhe themeloi një epokë të re në letërsinë ruse. Ngriti gjuhën letrare kombëtare në një shkallë të lartë përsosmërie, krijoi letërsinë klasike ruse, duke krijuar vepra madhore jo vetëm në poezi, por edhe në dramaturgji e në prozë.Ai u bë përfaqësuesi dhe personifikimi i denjë i kombit të vet, brenda dhe jashtë Rusisë. Ai mbetet për rusët më rusi nga të gjithë krijuesit kombëtarë , mburrja dhe krenaria e tyre. Ishte pikërisht Pushkini që me talentin e tij gjenial , finalizoi punën e disa brezave të krijuesve në fushën e poezisë , të prozës dhe të dramaturgjisë ruse. Pushkini skicoi me penelata të sigurta jo vetem tablo të së kaluarës historike, por shtroi edhe probleme të mëdha shqetësuese mbi fatin e individit dhe rolin e popullit në jetën politike të vendit , si dhe detyra të mëdha kombëtare, që i dilnin përpara Rusisë në atë shekull.

Ai dha një panoramë të gjerë artistike të jetës ruse , rikrijoi artistikisht figurën e njeriut bashkëkohor rus, ngriti në një nivel të paparë deri atëhere poezinë ruse, hodhi themelet e një proze realiste dhe e nxorri dramaturgjinë ruse në rrugën e dramaturgjisë europiane . Pushkini është një artist novator me një vizion modern për artin dhe letërsinë. Për të nuk ka kufinj të gurtë , subjektet e veprës mund të merren ngado dhe në çdo epokë. Për të, zhvillimi i artit dhe i letërsisë, në veçanti, duhet të mbështetet sa mbi trashëgiminë kombëtare , po aq edhe mbi idetë e arritjet më të përparuara të letërsisë botërore.Pushkini , sipas vlerësimit të kritikut të madh rus të mesit të shekullit XIX, V.Belinski , u bë "deti" që mblodhi "lumenjtë e vegjël e të mëdhenj" të poezisë ruse.

Një dëshmi tjetër e kësaj është krijimtaria e tij dramaturgjike , për të cilën , gati nuk është folur aspak tek ne dhe shumë pak në kritikën ruse të kohës së tij (me përjashtim të Belinskit) dhe më vonë. Dramaturgjia është një nga majat e arritjeve të talentit të Pushkinit , krahas poezisë dhe prozës, majë të cilën sa e pushtoi, vdekja e parakohshme e fatale nuk e la te ndriçojë me tërë intensitetin e gjenialitetit të vet krijues. Pushkini krijoi vetëm gjashtë tragjedi:
"Boris Gudunov" , "Kalorësi koprac", "Moxarti e Salieri", "Mysafiri i gurtë", "Gosti në kohë murtaje", "Rusallka".
Nga këto të gjashta vetëm dy prej tyre, "Boris Gudunov"dhe "Rusallka" mbajnë "pasaportë" ruse, kurse të tjerat e marrin përmbajtjen nga jeta europiane franceze, spanjolle, vjeneze. Pushkini, në dramaturgji , eci në gjurmët e Shekspirit të madh dhe arriti të krijojë vepra të tilla që, siç pohon Belinski , "...ato ("Moxarti e Salieri", "Kalorësi koprac", "Mysafiri i gurtë" ) janë kaq të mira sa, pa asnjë teprim , mund të thuash se janë të denja për gjeninë e vetë Shekspirit".

Në të njëjtën kohë, Pushkini, duke shkruar tragjedi 200 vjet pas Shekspirit, bën një hap novator në këtë gjini, hap që nuk u vlerësua nga kritika bashkëkohore. Në parathënien e përgatitur nga vetë Pushkini për botimin e "Boris Gudunov" shprehte synimin e vet për shndërrimin e skenës ruse. Por novatorizmi i tij e kalon këtë cak. Tragjeditë e tij, për nga ndërtimi kompozicional dhe intensiteti dramatik, nga vendi që ze monologu tragjik, analiza dhe zbërthimi dramatik që i bën botës së brendshme të personazhit dhe motiveve që e levizën atë , këto vepra dramatike janë pararendëse të dramës së Ibsenit dhe të Çehovit, në fillim të shekullit XX dhe pse jo, edhe tharmi i dramës ekzistencialiste moderne , ku "egocentrizmi tragjik" zë vendin kryesor.



220px-A.S.Pushkin


LETRA E DJEGUR




Oh, lamtumire, o leter! Ajo me porositi…..
Sa po me dridhet dora tani prej dhembshurise!
Si mund t’i djeg gezimet qe me kish patur shpirti?!
Po mjaft, erdhi ora, digju, o letr’ e dashurise!
Jam gati, nuk me tundet me zemera ne gji.
O flake, flak’ e etur, cdo flete digje ti…
U ndezen…. flakeruan…..i heshtur tym’ i lehte,
Perdridhet e me lutjet e mija larg humbet.
As vuleza mbi zarf tani s’dallohet dot.
Se dylli, ja po shkrin, po zjen….O Zot! O Zot!
U dogj se fundi letra, u nxi ne te cdo flete!
Te shtrenjtat shkronja zbardhin mbi shkrumbezen e lehte.
Dhe zemra me rreh brinjet me vrull. I shtrenjt’ o hi,
O ngushellim i vetem i fatit tim te shkrete,
Te pakten ti mos ik prej shpirtit tim te zi..


LOTI




Dje, per nje kupeze me vere
Me nje husar qendrova
I heshtur dhe me shpirtin vrer
Ne rruge larg veshtrova.

“Perse ne rruge-ai me thote,-
Shikon e nuk ben ze?
Ti s’ke percjellur gjer me sot
Ndonje njeri ne te.”

E ula koken i nemitur
Me duf i peshperita
“Husar, e shtrenjta me ka ikur”
Se thelli psheretita.

Ne kupeze nje pike lot
Prej syrit sec me ra
“Per vajza qan ti foshnje kot?
Mblidh veten”-trimi tha.

“Husar, ti brenge s’pe ne jete
Nga une pra mesoje:
Mjafton nje pike lot medet
Qe kupen ta helmoje.”


LULJA




Nje lulez mes nje libri gjeta,
Te thare edhe pa kundermim;
Dhe per nje cast i shtangur mbeta
E humba thelle n’enderrim.

Kur lulezoi? C’pranvere thua?
Kush e keputi edhe ku?
Nje dore e njohur a e huaj?
Dhe pse e vuri valle ketu?

a per kujtim te nje takimi?
Apo per ndarjen plot trishtim?
A per nje endje pikellimi
Ne heshtje fushash pa mbarim?

Ai, ajo, jetojne valle?
Ku thua jane, ku bredhin ku?
Apo mos ndoshta jane thare,
Si dhe kjo luleze ketu?


MENGJES DIMRI




Sa dite e bukur! Diell e bore!
Dhe ti, mikeshez engjellore,
Ende ben gjumin ledhatar.
Oh, zgjohu, embel cil qepallat,
Aurores dil e shfaqju ballas,
Shkendrit mbi te si yll polar!

A te kujtohet moti mbreme?
Buciste shqota gjithe gjeme
dhe erresire qe ngado,
si njollez heneza zverdhonte
Mes reve sterre e te trishtonte
po sot, pa dil ne xham e shiko:

Ne te pafundmen kaltersire,
Qilimin madheshtor ka shtrire
Debora, qe prej diellit ndrin,
Vec pylli nxin, po thelle prej tij
Blerojne bredhat e perbri,
Nen akull, lumi vetetin.

Me nje shkelqim prej qelibari
Feks tere dhoma e te zjarri
Lodrojne flaket gjithe gaz;
Ti ndihesh ngrohte aty ne shtrat,
Po shih ketu: doriun at
Ta mbreh ne slite kete cas?

E te rreshqasim neper bore,
Kesaj hareje mengjezore,
Mikeshe e shtreenjte, me revane
Te rendim fushes mbetur shkrete
Dhe pyjeve, gjer dje plot flete,
Dhe bregut, qe ne shpirt e kam!


NJE I DJATHTE NJE I MAJTE




N’historinë shumëshekullore, kane ecur dorë pas dore.
Nje i majtë e nje i djathtë, paskan qënë të leftajtë*
Jo vetëm qe s’kishin frikë, por e kishin shumë te lehtë,
Djathtanik e majtanik, qerren e tërhiqnin qetë.

Nje i djathtë e nje i majtë, ja! tërheqin edhe kuajtë,
Njëri tjetrin e ndihmon, dhe karroca fluturon.
Dhe gomari u bë i shkathet kur pa shokun ne te djathtë,
E dini c’na tha kopuku? “S’më bën përshtypje as plugu”

Nje i majtë e nje i djathtë kane tërhequr edhe buajtë.
Qe te tërë zoti i faltë, kurrë s’e lanë qerren ne baltë.

Nje i majtë e nje i djathtë, është ne bot’ dhe politika,
Por tek ne, më e leftajtë, është dreqi, vete karrig-ja
Kush guxon ta rrokë i pari, shef partnerin qe tërheq kundra,
Me plot gojën thotë gomari “Ma marcin te keqen ke thundra”

Nje i majtë e nje i djathtë nuk tërrheqin vec cakajtë,
Nuk i le lakmia, smira; s’kane faj, jane egërsirra.

Te mbytur ne gjak e lot, po të lutemi ty o Zot:
Ti ke bërë mrekullirat; na i zbut dhe egërsirrat.
Qe kështu: Nje i majtë e nje i djathtë,
Te na bëhen te leftajtë.


PERGJERIM




Oh, po te jete e vertete,
Se naten kur gjithcka pushon,
Kur rrezet heneza e zbete,
permbi murrana i vershon,
Shkretohen varret e nemitur
Dhe hijet bredhin neper terr,-
Do thirrnja miken e zhuritur:
Tek une eja menjehere!

M’u cfaq ashtu sic ishe ti
Perpara ndarjes plot trishtim,
E ftoht’ e zbehte, si qiri,
Ne prag te fundit gjith mundim.
M’u cfaq porsi nje yll i ndritshem,
Si ze i leht’ apo si ere,
Apo si nje vegim i frikshem,-
S’ka gje: ti eja menjehere!…

Spo te therras per te qortuar
Me hijen tende, njerezine,
S’po te therras per t’i zbuluar
Territ te varrit fshehtesine,
Dyshimet nuk me brejne mua;
Po te therras me shpirtin vrer,
Qe te te them me mall: te dua.
Jam yti, eja menjehere!


Poetit




Poet, mos çmo aq shumë ti dashurin’ e bujshme
Se zhurma entuziaste zgjat vetëm një çast,
Dëgjoje ti i qetë, mos u lëkund aspak
Nga gjyq’i budallait, e qeshura e turmës.

Ti mbret je, rro i vetëm. Ti udhën tënde ndiq
Ku mendja jot’e lirë të çon edhe guximi,
Përsosi ato fryta, që t’i dhuron mendimi
Dhe grada mos kërko për to, as ofiq.

Ato i ke me vete. Ti, veç mund t’i gjykosh
Më rreptë se kushdo di vetë ti t’i çmosh.
A je vet’i kënaqur ti, artist qibar?

Ashtu? Por, ato turma lëre le t’i shajë,
Le ta pështyjë zjarrin tënd, altarë,
Fronin e patundshëm si foshnjë gjynaqar.


PLAKU




Nuk jam më dashnor i marrë,
Që bota kishte parë tek unë
Pranvera ime zjarr i parë,
Prej kohe ikën pa një gjurmë.

Amur! O zot i dashurisë së zjarrtë
Unë kam qënë shërbyesi jot
Po ta filloja jetën prapë
Ti prapë do ishe i imi zot.

***

Mu shuan ëndrrat dhe çdo gjë,
Që desha fort në këtë jetë,
Vuajtjet e mia një nga një,
E mbushën plot zemrën e shkretë.

Nga shqot’ e fatit tim të zi,
U vyshkën lulet në kurorë
Jetoj i zhytur në vetmi
Dhe pres të vijë e fundit orë.

Ashtu si gjethja që s’ka fat,
E mbetur vetëm në degë – hije
Ashtu dhe zemra ime e ngratë,
Jeton me drithëma ftohtësie.


RRUGË DIMËRORE




Në mes mjegullash të nxira
hëna zhduket, hëna bredh.
Mbi të trishtëmet rrafshira
trishtëm dritën ajo derdh.
Udhës shkretë dimërore
rend kjo trojka gjithnjë.
Zile e kalit monotone
mezi ndihet nëpër të.
Seç më kap një mall rinie
karrocieri kur këndon,
herë gas çapkënërie
herë mall ai më zgjon.
S’shoh as zjarr e as kasolle
vetëm borë si pambuk.
Dhe përtej shtyllat rrugore
duken, zhduken tek e tuk.
Ah, ç’mërzitje… nesër, Ninë,
tek e shtrenjta do të vi.
Pranë zjarrit kur të rrimë
të të shoh me mall në sy.
Dhe akrepi i sahatit
do vij’ rrotull me qetësi
E mërzitshmja mesnatë
s’do na ndajë përsëri.
Mërzi udhës dimërore
karrocieri zu dremit
Zile e kalit monotone
hënë e mjegullt që ndrit.

***

Pranverë, o kohëz dashurie,
ç’më mbush plot me pikëllim.
Sa mall sërish ti po më bie
në shpirtin tim, në gjakun tim.
Për mua gazi është i huaj…
çdo ngazëllim e çdo shkëlqim
më sjell mërzi, më bën të vuaj.

Oh, nëmëni shqotën, suferinën
dhe të pafundmen natë dimri.

***

Pse, moj jetë je dhuratë
që të bie rasti kot?
Pse të dha i fshehti fat
një ndëshkim me tmerr në botë?
Ç’është ai pushtet i nxirë,
që prej hiçit më ka thirë,
që në shpirt më dha mundime
dhe dyshim në mendjen time?
Pa një dritë e një qëllim,
më rreh zemra në shkreti.
Më mbush plot me pikëllim
jeta gjith monotoni.


TE HUAJES




Ne gjuhe per ty te pakuptuar,
Te fundit vargje te kushtoj,
Por kete cast te mjegulluar
Vemendjen tende deshiroj:
Gjersa i teri te venitem,
GJersa te digjem larg nga ty,
Ti do te jesh nje yll i ndritur,
Qe do te kem gjithmon’ nder sy.
Nje tjeter kur te kesh perpara
Vec zemres sime i beso,
Si ke besuar dhe me pare
Pa ditur se c’te thosh ajo.



TEK VARRI I LENSKIT




Mbi degë bredhi të perkulur
Nga flladi i lehtë mbrëmësor,
Lëkundej nje kuror e thurur
Dhe heshtje e paq’ n’atë sinor.
Ndoshta këtu ca kohë më parë,
Dy shoqe vinin vetimtare
Në mbrëmbj.Rrinin përmbi varr
Dhe derdhnin lot atje në bar.
Porse tani..ky kryq i drurët.
Harruar është gjurma për reth
Nuk ka.Kurorë s’ka më gjeth;
Veçse bariu i thinjë,i murrët
Si dhe më parë vjen mbi gur
Kendon edhe opingat thur.


VARRI I LENSKIT




Atje,(kur nis shiu i pranveres
Qe u jep fushave aq nur),
Vjen nje bari ne mbrembje herë,
Kendon edhe opingat thur.
Ndonje studente qytetare
Qe veron lugjeve fshatare,
Kur fushes bredh shpejt e ngadal
Perpara varrit kalin ndal;
Duke leshuar heshtur frerët,
Velin largon nga balli i saj,
Lexon mbishkrimin e pastaj
Në sytë e bukur e te erret.
Nje lot i mjegullt shdrit i qet
E prape fushes kalin nget.


VRASJA E LENSKIT




Pa fryme dergjej dheut shtrire
I zbete , i bukur ky poet.
Ne gjoks i ridhte plake e nxire
Dhe gjaku skuqte pembi dhet
Ne kete gjoks tani me brima,
Me pare rrihnin frymezime,
Urrejtje,shprese,dashuri.
Levrinte gjak ne dejt’ e rij.
Tani konakut te braktisur
I ngjan ky trupi.Heshtje terr
U shua vatra tym me s’nxjerr.
Kanatet mbyllur e puthisur.
Xhamet me pluhur .Zot nuk ka
Ku shkoi?U zhduk e gjurme s’la



TI DHE JU




Të zbraztën “ju” ajo me “ti”,
Në kuvendim e ngatërroi,
Dhe ëndërra plot lumturi,
Në shpirt të ndezur seç më zgjoi.
I heshtur para saj qëndroj,
Vështrimn’ e dhembshur pa ja ndarë;
E shtrenjtë jeni,- i shqiptoj,-
Të dua! – shpirti flet me zjarr.


SA JU KAM DASHUR




Sa ju kam dashur! Ndofta dashuria
Nuk eshte shuar krejt ne shpirtin tim!
Po s’dua qe prej dhembjeve te mia
Te ngryseni serish ne deshperim.

I heshtur e pa shprese u pervelova
Me ndrojtje,xhelozi e mall per ju
Po kaq me dliresi ju dashurova,
Sa ,zot!ju dashte tjeter kush keshtu!


SIRENA E UJIT




Ndanë një liqeni në pyll të blertë,
Një murg i shkretë erdhi njëherë,
Veç Zotit t’ia kushtonte jetën
Me punë, me lutje dhe me kreshmë.
Përunjur rrëmihte ai në tokë
Me një lopatë të tijin varr,
Lutej që vdekjen t’ia dërgojnë
Të mirët shenjtër që nga lart.

Në derë të kasolles ngriti duart
Drejt Fronit të Zotit ai në verë,
Së lartmi ndihmë për t’i dërguar.
Papritmas pylli u bë i errët;
Mbuloi liqenin mjegull e dendur,
Ndërsa mbas reve ngjyrë plumbi,
Hëna e frikshme rrëshqiti fshehur.
Murgut i mbetën sytë nga uji.

Sheh dhe ndjen zemrën si rreh fort
Përse!? – As vetë s’di ta thotë kurrë
Zhurmshëm vlon uji, me shkumë plot,
Pastaj gjithçka bëhet e shurdhët.
Befas, si një puhizë me mjegull,
E bardhë si bora ndër korije
Një vajzë e bukur, ashtu e zhveshur
Mahnitëse prej ujit heshtazi ngrihet.

Ia hedh vështrimin murgut të shkretë,
Fokët e gjatë, të lagur kreh.
Më s’mund ai frikën ta fshehë,
Dhe si i ngrirë vajzën e sheh.
E sheh si dorën ia tund ngadalë,
Ia bën me shenjë, qesh nazeshumë…
Pastaj sërishmi zhduket në valë
Si yll që natën e humbet udhën.

Gjith natën murgu, s’mundi të flerë
Dhe të gjith’ ditën nuk tha një lutje
Përpara syve dhe shpirtit thellë
Kish vetëm pamjen e asaj çupe.
Në terr errësira pyllin e fshehu,
Hëna mbas reve rrëshqiti prapë,
Notoi vajza sërish tek bregu,
Ish e përndritur, e bardhë, flok’artë…

Murgun e sheh, ia bën me shënjë
Së largu puthje atij i hedh,
Luan, mes valësh ç’hidhet sa ëmbël,
Si një fëmijë, her’ qan, her’ qesh,
E fton, ofshan me ëndje shumë,
“Afrohu, murg, ti eja, ç’pret!?”
Dhe humb pastaj, zhytet në ujë.
Heshtja mbulon gjithçka përreth.

I dehur endej të tretën ditë
Murgu në bregun e magjepsur.
Ta shihte vajzën kishte dëshirë.
Mes territ pylli rrinte i heshtur…
Kur zbardhi dita, mbuloi dhenë,
Kasoll’ e tij priste e zbrazët.
Veç ca fëmijë, kështu rrëfejnë,
Panë mbi liqen mjekrrën e bardhë


SHALLI I ZI




Veshtroj si i cmendur nje shall pis te zi
Dhe shpirtin e ftohte ma mbyt nj’angushti.

I ri kur kam qene, plot vrull, guximtar.
Nje greke te bukur e desha me zjarr.

Dhe puthjet e saja nuk kishte mbarim.
Por ishte i shkruar i zi fati im.

Nje nate po pinja me miq ne gosti,
Kur portes trokiti nj’i lig jahudi.

“Ti pi e defrehesh” cifuti me tha,
“por grekja e bukur, te shkoi e te la”

I dhashe te holla me lot e mallkim
Dhe thirra tronditur te vij skllavi im.

Dhe dolem. Vraponim mbi kuajt veri,
Meshira me flinte ketu mu ne gji.

Dhe porsa e pashe, oh, pragun e saj
M’u erren krejt syte, m’u mbushen me vaj.

Dalldisur shoh vajzen qe mua s’me ndjen.
Ne krahe e pushtonte plot afsh nje armen.

Prap syte m’u erren e thika gjemoi
Ai as te puthuren dot s’e mbaroi.

Kufomen e shtyva me kembe. Pastaj,
Vajtova mbi vajzen, mbi gjoksin e saj.

Kujtoj si po dridhej, si lutej ngadal…
Me vdiq dhe kjo greke me shkoi dhe ky mall!

Dhe shallin ja hoqa, s’iu desh ai me,
Celikun e thikes e fshiva me te.

Dhe skllavi kur nata gjith gjurmet i humb,
Kufomat e tyre i hodh ne Danub.

Q’ahere nuk puth sy te bukur me jo,
Dhe nete gezimesh q’ahere nuk njoh.

…Veshtroj si i cmendur un’ shallin e zi
Dhe shpirtin e ftohte ma mbyt nj’angushti.


A. P. KERNËS




Kujtoj me mall një çast gëzimi
përpara sysh m’u shfaqe ti,
si vezullim i një vegimi
si ëngjëll plot me bukuri.

N’andralla jete zhurmëkote,
në dhembje brengash e mërzi
më grishte larg fytyra jote
dhe zëri yt plot ëmbëlsi.

Nga shqot’ e kohërave që shkuan
kështjell’e ëndrrave m’u shëmb
me mjegull vitet ma mbuluan
fytyrën tënde, zërin tënd.

Ç’i ngrysa ditët gjith me brengë
i zymtë dhe në shkretëti
pa perëndi, pa shpres’e këngë
pa lotë, jet’e dashuri.

Në shpirt më shkrep agimi,
dhe ja, sërishmi m’u shfaqe ti,
si vezullim i një vegimi,
si ëngjëll plot me bukuri.

Dhe rreh me gaz kjo zemra ime
sepse iu kthyen përsëri
dhe perëndi dhe frymëzime
dhe lot jetë e dashuri.



AKUILONI




Perse, o i rrepti Akuilon,
Kallamet fort përkul kur fryn?
Pse retë kaq me duf i shtyn?
Prej horizontit ç’i dëbon?

Dikur, shtëllunga resh të nxira
Mbulonin qjellin pa mbarim,
Dikur, plot hir, me lartësira
Lëkundej lisi pa pushim…
Po ti u ngrite dhe gjëmove,
Me duf, me vrull e me lavdi –
Nga qjelli retë i dëbove,
Rrëzove lisin gjeth-flori.
S’ka gjë, tani le të ndriçoje
Fytyrë e djellit plot me gaz,
Me retë flladi të lodrojë
Dhe me kallamet në çdo çast.


ACARI




Atje ku vap adjeg si zjarri
ne trojet thare e bere prush
I tmerrshem vigjelon acari
Ne shkretetiren e pafund

Natyre e stepave pa jete
E polli ne nje dite inati
Me vdekje dhe farmak te shkrete
Kuroren, rrenjet ja sperkati

Kur dielli djeg permbi djerine
Nga korrja rrjedh farmaku i shkrire
Pastaj rreshira nis e ngrin
Kur mbremja vjen me ftohtesire

Atje as zogu s’fluturon
As tigri s’shkon, tufan i zi
Te peme e vdekjes sec gjemon
Dhe iken larg me mort ne gji

Kur rete udha ndodh ti shpjere
Permbi kuroren e dremitur
Nga deget helmi nis te bjere
Si shi mby reren e zhuritur

Njeriu urdheroi njerine
Te vinte tek acari plak
Kur rrezet e agimit ndrine
Ai u kthye me farmak

Rreshire pru prej koreve
Dhe nje degez te ronitur
Dhe djerse e ftohte si rreke
I rridhte ballit te venitur

I pruri dhe u lig, u shtri
Pa hyre ne kasolle dot
Dhe vdiq i gjori skllav fatzi
Atje nen kembet e te zot

Rreshiren mori princi e shkoi
Ne helm e ngjeu c’do shigjete
Dhe fqinjeve vdekjen c’u dergoi
Pertej kufireve te vet


DEMONI




Në ditët kur së pari nisa
Të gjerën jetë ta kuptoja,
Kur shihja vashëzat e lisat,
Bilbilin natën kur dëgjoja,
Kur zulma, malli dhe liria,
Dhe frymëzimi, poezia
Si zjarr e flakë e patreguar,
Në shpirt më zjejnë pa pushuar,
Kur brenga dhe mundim’i heshtur,
Më zuri vend këtu në gji,
Më vinte plot inat pareshtur,
Këtu në zemër, një gjeni;
Gjithnjë më sillte shqetësim
Çdo qeshje e tij e çdo vështrim.
Te fjalë e tijë plot me vrer
Dëgjoja të pafundmin ferr.
Ai me shpifje, pa pushim,
Çdo gjë të shtrenjtë e mbulonte;
Të dlirin, t’ëmblin ëndërrim
Dhe frymëzimin e përçmonte;
S’besonte dashuri, liri,
Jetën ai gjithnjë e përqeshte;
Mbi dhé, për asnjë bukuri,
Të thurte lavd ai nuk deshte.


DETIT




Stuhi rebel lamtumire!
Ne cast te ndarjes perseri,
Ti dallget con perpjet i lire
Dhe zjen, shkelqen me krenari.

Si gjeme e britme pikellimi
E shokut qe na le dhe shkon,
Vikama jote dhe bucimi
Ne gji,se fundi,me kumbon.

O vend i shtrenjte i zemres sime
Ne bregun tend plot bukuri
I zhytur thelle ne mendime
Sa shpesh kam bredhur ne vetmi!

Jehona jote bucimtare,
Me mbush plot gezim e jete
Dhe heshtja jote magjistare
Dhe vrulli camarok o det!

Nje varke e bindur peshkatare
Lundron e ruajtur nga ti
Dhe mes tallazit shket krenare;
po ti terbohesh,c’mendesh fare;
Anije mbyt ne thellesi.

..

S’mu dha prej brigjeve shkembore
Te ikja vec njehere, o det,
Te nisja rendjen, dallget prore;
Atje ku ti gjemon, bucet.

Ne c’vis, ne c’vis te kesaj bote
Po shkoj tani ne shtegetim?
O det, nga shkretetira jote
Nje gje me dhemb ne shpirtin tim.

……………………………

O lamtumire! Lamtumire!
Ne shpirt do te te kem perjete
Do ta degjoj me plot deshire
Jehonen tende larg, o det!

Ne shkretetira,neper pyje,
Ku rruga po me con tani,
Do marr me vete shkulmen, hijet,
Shkelqimin tend plot bukuri



DESHIRE LAVDIE




Kur isha idehur krejt ne dhele dashurie,
Kur rrija heshtazi mbi gjunje e te veshtroja
Plot gaz e mall ne gji,-edashur,ti e dije
Qe une per lavdi ahere nuk mendoja;
Gjithmone qendroja larg prej zhurmes e remetit,
Merzi ndjeja ne gji nga titull’ ipoetiti,
Kapitur pa pushim nga shqota e shtrengata,
As qe i vija re qertimet e levdatat,
A mund te ndjeja ankth ne shpirt te perveluar,
kur ti me shihje drejt me sy te dhembsheruar,
kur floket mi lemoje embel e ngadale
e thoshje a me do a je i lumtur valle?
Nje tjeter ti keshtu a do dashurosh?
Me thuaj kurre ti o mik sdo me harrosh?
Aher i heshtur krejt e dashur te veshtroja
Aher te kisha ne shpirt e kurre nuk mendoja
Per brengen,pikellimin e per te renden ndarje…
Askurre nuk mendoja..Po cndodhi?Lote,fsharje
E shpifje,tradheti,me erdhen ne mend.
Papritur per nje cast..po cjam,ku jam ne cvend.
Qendroj si shtegtar i ndjekur nga rrufete
Qe nuk edi per ku e shpie rruga e shkrete
Tani ne zemer kam nje deshire te re
Lavdi,lavdi kerkoj qe ti atje ku je
Gjithmone ta degjosh e dashur emrin tim
Gjithmone te me kesh ne mendje pa pushim
E gjithshka perreth per mua tete flase
Qe ti te me kujtosh me dhembshuri cdo cast
Te gjitha pergjerimet e lutjet plot me lot
Ne kopesht,neper terr,kur u ndame nga mot.


GOSTI GAZMORE




Naten e kam qef gostine,
Kryetar kur eshte gezimi,
Dhe ligjevenes tavoline
Eshte liria- idhull imi,
Kur nga fjala e bukur pi !
Kenget gjer ne agim shurdhohen,
Kur vershojne miqt te rinj,
Kurse shishet pakesohen.


HENA




Perse moj hene argjendore,
ti larg nga rete pa pushim,
permbi kanatet e dritores,
vershon te mekurin shkelqim?
Sa here qe me shfaqesh ti,
ne shpirt me zgjohen shqetesime,
dhe brenga plot me dhembshuri,
deshire plot me flakerime.
Oh,ikni,ikni o kujtime!
o dashuri fatkeqe fli!
O,le te mos me shfaqet me,
te perdja e erret ne dritore,
nen driten tende argjendore,
fytyr’ e dashur si gjithnje,
fytyr’ e embel engjellore
e vashes qe s’do ta shoh me.
O embelsi e dashurise,
plot ledhatime,plot me gaz,
plot me shkelqim te lumturise,
a mund te kthehesh rishmez pas?
I shpejte porsi nje vegim,
me ndrite ti ne fluturim;
U zhduken hijet krejt papritur,
se erdh agimi menjehere,
dhe ti moj hen’e ndritur
ne qiell u mbyte atehere!
Agimi driten pse shperndau?
Nga vash’ e shtrenjte pse me ndau?

I BURGOSURI




Lengoj pas kafazit te burgut te zi.
Nje shkabez robinje perballe me rri;
E ngrysur veshtrimin nder qiej vervit,
Tund krahet, dhe gjellen e gjakte skermit,

E shqyen,e flak, dhe me sheh me trishtim,
Sikur kemi bashke te njejtin mendim.
Me grish me veshtrime dhe zjen e kelthet,
“te nisemi” – thote – “ku qjelli therret”

Ne jemi dy zogj, pa liri s’rrojme dot!
mbi male, vella, te versuelmi tok,
Mbi detet e kalter, te cilter si lot,
Ku era… dhe une baresim ngamot!…”



J. N. TOLSTOIT




Digju prapë o llamp’ e zjarrtë,
O mike e ditëve plot gëzim
Vezullo o gotë e artë,
O këngë e shenjtë e shpirtit tim
Ku jeni ju o miq të shtrenjtë,
O shokë të dashur të Kup(r)idit
Na thërret prapë or’ e shenjtë,
Sërish po shkrin dëbor’ e dimrit
Në ditët e zymta të syrgjynit
Shpirti plot plagë veç ndjen gaz,
Në orët e shtrenjta të kujtimit
Që ju o miq më latë pas
Përpara meje ke qëndruar…
Ja ti o streh’ e bujarisë,
Ti muz’ e shpirtit të shqetësuar
Ku prehet zjarri i dashurisë
Atje ku kënga na bashkonte,
Ku të gjithë ishim betuar
Se shpirti ynë do jetonte,
Plot afsh e zjarr i dashuruar,
Se zemr’ e lodhur s’do pushonte,
S’do prehej kurrë në kraharuar,
Atje ku ishim krejt të lirë
Dhe ngrinim gotat një nga një
Këndonim këngë që pa pirë,
Bërtisnim s’pyesnim për asgjë
Atje dëgjoj sërish një këngë,
Këngë poeti të pagjumë
Prandaj të lutem që pa brengë,
Mbushma gotën që dhe unë
Me ju prapë të qesh i lirë,
Të pi, të dehem kam dëshirë.


KALORESI I VRARE




Ne pyjet e largeta mbremja po iken.
Te fundmet shkelqime te saj u veniten,
Lugina e thelle ka heshtur;
Zhurmon midis mjegulles lumi me vale.
mes reve qe enden ne qeill ngadale.
Ndrin henez e arte pareshtur.

Korace e celikte dhe heshte e coptuar
Te shtrira po prehen te kodr’e vetmuar,
Mburoja prej ndryshkut po nxin,
Mamuzet te shkreta ne myshk kane mbetur
Dhe s’tunden nga vendi; dhe henez e mekur
Mbi trup te pergjakur po ndrin.

Rreth kodres vertitet besniku dori,
dicka vezullon thelle syve te tij,
Me kryet e unjur kalon;
Luginen po rreh me patkonj gjithe zjarr,
koracen veshtron edhe krejt vetmitar
Po dridhet, se thelli gulcon.

Nxiton neper terr vetmitari dori,
Me shprese e me frike e me drojtje ne gji,
Patkonjte i brengosur rreh shpejt;
Po ngjitet me duf ne kodrine e veshtron
E nxiton…e celiku ne terr tingellon,
Ndene kemben e lodhur te vet.

Afrohet te trup’i kalorsit te shkrete,
Mundohet ta coje, po kocka kercet
Edhe kafka perplaset per toke…
Se thelli i gjori dori hingelliti
Perqark n’erresire veshtrimin vertiti
Dhe heshtaz pastaj uli koken.

Shtegtari qe larg neper terr po kalon,
mes heshtjes te ngjan se mbi kocka po shkon…
Po ja dita zbardh perseri,
Koraca dhe heshta e shkrete po ndrin.
Kalorsi rri shtrire e s’leviz mbi kodrine.
Doriu vec endet rreth tij.



KARROCA E JETES




Karroca e jetes ecen shpejt
Sido qe eshte e ngarkuar
Dhe karrocjeri, koha vete
S’qendron gjekund per te pushuar

N’agim me gaz ne udhetojme
Dhe koken s’pyesim se e leme
Pertesen, dhelet i percmojme
Bertasim:”Hey..jepi c’i…”

Por ne mesdite te kapitur
E mbledhim veten, kemi frike
C’do proshke e grope e papritur
Therrasim: “Me ngadale, or mik!”

Karroca rend ne mbremje vone
Mbi te dremisim ne te heshtur
Gjersa arrijme strehen tone
Dhe koha kuajt nget pareshtur.


KENGETORI




A e degjuat valle neper pyll
Djaloshin kengetor te dashuruar?
Dhe fushes se braktisur, te shkretuar,
Kur driten shojti dhe i fundit yll,
Ju fyellin degjuat?

A e takuat valle neper terr
Djaloshin kengetor te dashuruar?
Dhe lotet me buzeqeshjen te trazua.
Veshtrimin e tij te mbushur helm e vrer,
Ju valle e kuptuat?

A pershperitet valle per ate,
Djaloshin kengetor te dashururar?
Kur pate ata syt’ e tij te shuar
Dhe kur degjuat pyllit ate ze,
Ju valle’u ngasheruat?


KOKETES




A mund, kaq verberisht dhe ju,
Si dhe Anesja te besonit?
Ne c’liber valle e gjetet, ku,
Se vdes nga zjarri vagabondi?
Degjoni: mbushet tridhjete vjet,
Po, tridhjete vjet dhe pak me shume;
Un’ mbi njezete, por ne jete
Kam qene zgjuar, jo ne gjume:
S’me prek betimi qesharak
Dhe djallezite m’u merziten;
Por edhe juve jo me pak
Besoj ju lodhen tradhetite;
Te ftoht’u beme dhe te matur
Dhe s’presim te na thot’ njeri,
Se e perjetshmja dashuri
Tri jave e shumta mund te zgjatet.
Si miq ne ishim pak me pare,
Por ja: merzitja burr’i ashper….
Un’u tregova si e marre
Dhe ju si vajze e pafajshme;
Betimin beme…por….medet!
Pastaj betimin e harruam:
Natashen dashurova vet,
Ju me Kleonin u afruat.
Keshtu u ndame; gjer me sot
Jetojme ne te qet’ te lire,
Dhe mund , pa shqetesim te kote,
Ende te ishim miq te mire.
Por jo! qysh heret ne mengjes
Nje flak’ tragjike prap u ndes;
Serish ju ngjallet lashtesine-
Ju predikoni perseri
Nje kalorsiake dashuri-
Trishtimin, taktin, xhelozine,
Per bese, s’mundem-jo, vertete.
Un’ s’jam femije ndonse poet.
Kur jemi ne ne perendim,
Te dashurise’ tua leme rradhen-
Ju vajzes suaj me te madhe,
Un’ me te voglit vllait tim:
Eshte rradhe e tyre per te lozur
Dhe lotet lume t’i leshojne
Nga dashuria te marrosur,
Dhe ne t’i marrim neper goje.

KUJTOJ ME MALL NJE CAST GEZIMI




Kujtoj me mall nje cast gezimi
Perpara sysh mu shfaqe ti
Si vezullim i nje vegimi
Si engjell plot me bukuri.

N’andralla jete zhurmekote
Me dhimbje brengash e merzi
Me grishte larg fytyra jote
Dhe zeri yt plot embelsi.

Nga shqote e koherave qe shkuan
Keshtjell’ e endrrave mu shemb
Me mjegull vitet ma mbuluan
Fytyren tende, zerin tend.

C’i ngrysa ditet gjithe brenge
I zymte dhe ne shkreteti
Pa perendi, pa shprese e kenge
Pa lote, jete e dashuri.

Por ja! Me shkrepi prap agimi
Se perseri u shfaqe ti
Si vezullim i nje vegimi
Si engjell plot me bukuri

Dhe rreh me gaz kjo zemra ime
Sepse ju kthyen perseri
Dhe perendi, dhe frymezime
Dhe lote, e jete, e dashuri.



LETER E TATJANES, ONJEGINIT




Po marr guximin qe t’ju shkruaj…
C’do deshit me vec shpirtit tim?
E di, se eshte e drejta juaj
Te me denoni me percmim.
Po ju qe e shihni si po vuaj
Me pak meshire, sado pak,
Nuk do me mprapsni zemerake!
Me pare desha te rri qete
Per turpin tim mbesomeni,
Ju sdo te dinit kur se si,
po te mund te shpresonja vete
Qe, kur e kur me plot hare
te kem t’ju shoh ketu tek ne
Qe t’ju degjoj si kuvendoni,
T’ju them nje fjale dhe pastaj
Ne zemer vec nje mall te mbaj,
Vec gjer sa rish te me takoni…
Po thone se ju s’rrini dot
Ne fshat te heshtur ju merziti
E ne… ne rrojme me te kote
Plot gas se vini e na aviti.
Pse arthte vete ashtu ne fshat,
Na gjette tek ky vend i qete?
T’ju njoh s’do kisha kurre fat,
S’do kisha turbullimn’ e shkrete.
Dhe afsh’ i shpirtit tim ne jete
Duke u qetuar (kushedi!).
Nje mikut mund t’i behesha mike
Dhe shoqe e jetes e besnike
Dhe zonje e ndershme per shtepi.
Nje tjeter… jo askujt ne jete
Nuk do ti falnja dashuri!
E ka vendosur Qielli vete ,
jam e jotja ne perjetesi;
Gjithe jeta ime me pat qene
Nje peng se ty do te takoj
Se Zoti jeten ma ka dhene
Qe gjer ne varr te adhuroj…
Perhera te kam enderruar
te ndjenja felle thelle ne gjit
me ate veshtrim qe me trondit
Ne zemer shpesh ta kam degjuar
ty zerin… jo s’ish enderim!
Dhe sapo hyre, te kuptova
Me preke fort u pervelova
Thashe esht ai thesari im!
S’eshte e vertete? Po, te kam ndjere
Me flisnje kur me dhemshuri
ndihmoja njerezit e mjere,
Me sillte shpesh lutja qetesi,
Edhe tashi, ndaj kesaj grime
A nuk je ti o endra ime,
Qe n’erresire po ndricon
E vjen me prek me nur e hije?
S’je ti qe plot prej dashurije
Shpres’ edhe gas me murmuron?
Kush je ti? Engjelli me shprese,
apo nje lajkatar pa bese?
Ma hiq tashi kete dyshim
Kjo mbase nj’enderr mund te jete
Per zemren time nje zhgenjim
E ndryshe krejt fat’ i vertete…
Po dhe keshtu jet dhe fat
vec ty qe sot t’i kam besuar
Me qan me lot shpirt i ngrate
E mprojtje vij per te kerkuar.
Mendo: jam vete s’kam ku flas
askush nuk mund te me kuptoje
Mendja fillon te me leshoje
Ne heshtje duhet te humbas.
Te pres ti eja sic ma k’enda
Dhe shpresat ngjallm’ i perseri,
A ma prish endrren qe tashi
Me te qortuara te renda!
Mbarova! S’mund ta rilexoj…
Po vdes nga frik’ turperuar
Po nderit tuaj i besoj
Me plot guxim duke shpresuar….

Flori Bruqi : Cikël poetik nga Adem Zaplluzha


Adem Zaplluzha u lind në Prizren, më 1943. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Akademinë Pedagogjike në Prishtinë. Një kohë punoi si mësues nëpër fshatrat Studençan të Therandës (ish Suharekës) dhe Hoça e qytetit, afër Prizrenit. Ndërkohë punësohet si përkthyes në Korporatën Energjetike të Kosovës. Me shkrime filloi të merret kryesisht me poezi që nga mosha e fëmijërisë. Rrugën letrare e nisi me vjershën e parë për fëmijë të cilën e botoi në revistën “Pionieri”, më 1957. Si i punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës bashkë me shokët e punës dhe pendës themeloi grupin letrar “Lulëkuqet e Kosovës”. Në Kuadër të punës së këtij grupi letrar qe botuar përmbledhja “Ngjyra e kohës”, në të cilën u përfshi një numër i konsideruar i poezive të tij. Krahas krijimeve të publikuara në revistat për fëmijë, botoi edhe një serë shkrimesh nëpër gazetat e kohës që dilnin në Prishtinë dhe Shkup. Është anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, prezent në disa antologji dhe në librin Kosova letrare të poeteshës Monica Mureshan. Është prezantuar në Leksikonin e Shkrimtarëve Shqiptarë 1501-1990, nga Hasan Hasani, në Leksikonin Shkrimtarët Shqiptarë për fëmijë 1872 – 1995 nga Odhise K. Grillo, si dhe në librin Portrete Shkrimtarësh nga Demir Behluli, Prishtinë, 2002Në maj të vitit 2013 Klubi i Artistëve dhe i shkrimtarëve të Durrësit ia ndau çmimin e karrierës për kontributin e dhënë në letrat shqipe. Jeton dhe krijon në Prishtinë ndërsa aktivitetin letrar e zhvillon në kuadrin e Klubit letrar “Fahri Fazliu”, në Kastriot.

1. “Puthje”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë,1974.
2. “Ecjet e viteve të mëdha”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë 1995.
3. “Çamarrokët e Thepores”, poezi për fëmijë, “Shkëndija”,Prishtinë 1996.
4. “Muret”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë, 1997.
5. “Morfologjia e dhembjes”, poezi, “Faik Konica”, Prishtinë,2000
6. “Ai vjen nesër”, poezi, Qendra e Kulturës, Klubi letrar“Fahri Fazliu”, Kastriot, 2oo7
7. “Letër nga mërgimi”, poezi, Klubi letrar “Fahri Fazliu”Kastriot , 2007
8. “Letër nga mërgimi 2 “ poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi
letrar , “Fahri Fazliu”, Kastriot 2007
9. “Udhëndarja”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar ,“Fahri Fazliu”, Kastriot , 2008
1o. “Thirrje e gjakut”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Klubi letrar, “Fahri Fazliu”Kastriot 2008
11. “Asgjë sikur molla”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi
letrar “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2009.
12. “Vesa në lotin tim”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar “Fahri Fazliu”, 2009,
13. “Puthja e gozhduar”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi
letrar, “Fahri Fazliu”, Kastriot , 2oo9.
14. “Kashelasha në vargje”, poezi për fëmijë,” Qendra e kulturës, Kastriot, 2oo9.
15. “Pema e bekuar”, E përkthyer, Rumani, 2o1o.
16. “Bajraktarët e vatanit”, poezi satirike, Klubi letrar, ”Fahri Fazliu” Kastriot , 2010.
17. “Hijet e ndryshkura”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.
18.”Stuhi në Kutulishte”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.
19. “Posa ikte nata”, poezi, “Qendra e kulturës “, Kastriot,2010.
2o. “Loja e myshqeve”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.
21. ”Lumëbardhi dhe gjëma”, poezi,”Qendra e kulturës”,Kastriot, 2o1o
22. “Metafora e heshtjes”, poezi, “Qendra e kulturës”,Kastriot, 2o1o
23. ”Hyji në Prekaz”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Kastriot,2010.
24. ”Sinorët e hinores”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot 2010
25. ”Don Kishoti dhe Rosinanti”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2010
26.”Zjarri i dashurisë”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2010
27. ”Kur likenet vallëzojnë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2010
28. “Ditari në vargje”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 201O
29. “Tingujt që nuk përfundojnë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o1o.
3o. “Shtegu i mallit”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2010
31. ”Korniza e thyer”’,Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, -Kastriot, 2010
32. “Zgjimi i gjëmës”,Poezi, Shoqata e Shkrimtareve-Kastriot, 2010
33. “Vallja mistike”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2010
34. ”Merre kodin”, Poezi për fëmijë, Shoqata e shkrimtarëve Kastriot,2011
35. “ Letër atdheut” poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2011
36. “ Tejdukshmëria e shiut”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
37. “ Përtej teje”,poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2011
38. “Sa afër e sa larg” , poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2011
39. “Vallja e zanoreve”, Poezi , Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
40. “Ikja e eshtrave”, Poezi për të rritur, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
41.”Kalorësit e mjegullave”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2012
42. “Hingëllimat e shiut”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot 2012
43. “Kur pemët i ndërrojnë këmishët”. Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
44. “Mirëmëngjes Imzot”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve – Kastriot, 2o12
45. “Kafshimi i mikut”, Poezi satirike, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
46. “Atje tej maleve”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve , Kastriot-2012
47. “Heshtja që del në shesh,” Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot -2o12
48. “Portat e shpresës”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot-2012
49. “Në dhomën time gjysmë të errët”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
5o. “Kinse Lojë Shahu”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
51. “ Për çdo dekadë nga një baladë “, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2o12
52. “Fusha e mëllenjave”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
53. “E kujt është kjo vetmi”, Poezi, Shoqate e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
54. “Mos pyet për adresën e lumit”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2012
55. “ Stoli në parkun vjetër” Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
56. “Urori i stralltë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o12
57. “Po të mos ishte fjala”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot,2o12
58. “Thyerja e urave”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o12
59. “ Trokëllimat në gjumin e dallgëve”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
60. “ Në flokët e dëborës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
61. “Një grusht nostalgji”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2o12
62. “ Kur filluan të flasin njerëzit”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2012
63. “Kur stinët kapërcejnë fshehurazi”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot,2012
64. “ Lisi në rrënjët e veta” , Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot 2o12
65. “Eca ecëm dhe do ecim”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2o12
66. “Fëmijët e erës”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot 2012
67. “ Çast në fund të stinës”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot-2012
68. “Si të flas me drurët”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
69, “ Më pëlqejnë mendimet e tua”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot , 2012
70. ”Andej dhe këndej kohës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot , 2012
71. “Zëri i heshtjes”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
72. “Kush i lexoi letrat prej erës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
73. “ Fluturimi i korbave në netët pa hënë”, prozë poetike, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
74. “Koha e ime dhe koha e jote”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot , 2012
75.” Diku te një baladë”, Poezi, Shoqate e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
76. “ Sonte çdo gjë po i përngjan lotëve”,Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
77 “ Ky def prej hëne”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
78.“Pyesni zogjtë në ikje ”,Poezi , Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”- Kastriot 2013
79 “ Fërfërimë gjethesh”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”, Kastriot- 2013
80. “Refrene yjesh”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013
81. “Te delta e mjellmave”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”, Kastriot- 2013
82.“Rinjohja”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013
83.“Diku në fund të një fillimi”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013
84.“Makthi i hijes”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-“ Fahri Fazliu”Kastriot, 2013
85.“Një zog prej uji”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot




ademzapllluzhav


UNË I MJERI FUKARAJA

Ajo natë nuk ishte e imja
Më kujtohet
Kur ikte me kuajt e zi
Thonë se kishte kumbari
Me thikat e çmendura.

Netët këtu te ne
Nuk u përngjajnë atyre netëve korçare
Janë të shurdhëta
Nuk bëzajnë
Vetëm rropullitë këndojnë nga uria.

E vetmja serenatë që dëgjohet
Është kënga “Unë i mjeri fukaraja”
Mbi njëqind vjet këndohet
Këndej pari
Dhe asnjëherë nuk plaket.

Njerëzit dalin në mëhallë
Dhe ulen nëpër pragje
Qëndrojnë heshtur si murgjit memecë
Pa zë dhe tepër krenarë
Me shikime të akullta i përcjellin kalimtarët

Miqtë e mi janë njerëz të heshtur
Dhe tepër të ashpër
Nuk janë burra të sojit të përdalë
Përpos atdheut
S’njohin Zot as pushtet
Për një fjalë goje bëhen gurë të stralltë.

KËPUCËT PA SHOLLË

Njerëzit janë të çuditshëm
Herë përngjajnë me mjegullat
E herë davariten
Si ëndrrat tona të ëndërruara.

Një ditë shndërrohemi në shi
Kurse ditën tjetër
Bëhemi pjesë e pandashme
E përroit që këndon vetëm mbrëmjeve.

Kapërcejmë tej shëtitoreve
Me kapelat tona të vjetra
I përshëndesim miqtë dhe nekrologët
Që netëve të vona shkruajnë epitafe.

Asnjëherë nuk na bëhet vonë për asgjë
Sepse edhe ne i ngjajmë asgjësë
Jemi si këpucët tona pa shollë
Këmbët e të tjerëve na qojnë deri në ferr.

Për çudi nuk e duam Ferrin as Parajsën
Na pëlqen kështu kjo jetë e verbër
Jetojmë duke ecur prej një zgërbonje
Deri te një ëndërr që i ngjan vetëm ëndrrës.

KOHA E PUSHKËVE

Vonë kuptova se gjurmët e erës
Nuk mund të ekzistojnë vetëm në kujtesë
Ato janë diçka më tepër se dëshirat
Diçka që ngjajnë me lulet e egra të malit.

Ishte koha e pushkëve
Babai im i shiti katër lopë
Për t’i ble shtatë plumba
Që t’i dorëzojë tok me pushkën e blerë
Me shitjen e arës së madhe.

Xhaxhai im shiti plang e shtëpi
U tretë diku në tokat e Anadollit
Kurrë më nuk e pamë
Tregojnë se kishte vdekur me një mall
Të pashuar për atdheun.

Në mënyrë të njëjtë kishin përfunduar
Edhe nipërit dhe mbesat e tij
Nëpër shkretëtirat e rërës
Larg gjuhës
Rrënjës dhe gjakut
Vetëm mbiemri nëpër dokumente turke
Ka mbetur si relikt i rrallë.

PIKON GJAKU I BARIT

Mbrëmë nuk e ndalëm galopin
Hingëlluam me kuajt e kaltër

Tregojnë se kështu dukeshin luftërat
Një njeri me admirim të pashoq
Flet për Pegazin
Kurse tjetri
Adhuron tregimin e kuajve të Apokalipsit.

Për çdo pesëdhjetë vjet
Këndej pari përsëriten dramat
Dramë pas drame
Uji me shije gjaku i hapë sytë
Kurse vera e kuqe
Gëlltitet vetëm për ta shuar etjen.

Nga maja e një kose të ndryshkur
Pikon gjaku i gjelbër i barit të njomë
Njerëz të uritur
Tinëzisht përcjellin njëri-tjetrin
Me sy bishash.

Pamjet bizare shkëputen nga shpirtrat
Dhe nuk i përngjajnë asgjëje
Asnjë kohe
Dhe as njeriut të uritur.


I shtrirë në parkun e vjetër




I shtrirë në parkun e vjetër
Trokas në portat e yjeve
Askush nuk m’i hap dyert
Asnjë fjalë
Nuk më thotë heshtja

Një meteor
Lëshohet në gjakun tim
Përmbyten detet e kujtesës
Në shuplakat e sterrës
Vdesin xixëllonjat

Në cilat porta
Të trokëllijnë dhembjet
Qenka fishkur bari shërues
Nga ky balsam i pleqërisë
Derdhen eliksiret e fjalëve

Ka kohë
Që mbështillem me veladon
Asnjë engjëll nuk m’i shëron plagët
Fashat e kujtesës
Valëviten nëpër stinët e vrara

I drejtohem kambanës
E herë gjysmëhënës
Askush nuk m’i qan hallet e mia
Vetëm bari i shkulur
Më shikon me nostalgji
Poezi nga libri “Stoli në parkun e vjetër”


Një trung prej mishi




Si një dru i njomë qershie
Ti e shkunde këmishën e bardhë
Deri në asht
U zhveshën degët

Një trung prej mishi
Si nëpër një përrallë
Hyri në legjendë
Dhe doli nga harrimi kopshtin biblik

Nata ishte e pafundme
Në çdo luhatje të degëve
Binin gjethet
Si nga acari qahej druri

Një këpucë nën shtratin
E përgjumur
Kurse tjetra
Mërehej tej dritares

Zbrazëtia e dhomës
Ishte pjesa kryesore e harrimit
Askund nuk i gjetëm
Të brendshmet e natës

Hëna lakuriqe sodiste me xhelozi
Nata e pafundme u bë harrim
Ora e vjetër përballë kornizës


Poemë për Vaçe Zelën



Po bie
Një shi i Bardhë e i kristaltë bie
Mbi zërin e Vaçe Zelës
Ca tinguj elegjie po zgjohen
Në këtë natë me një serenatë
Diku në Lashtësinë e Prizrenit
Sonte vajton një gërnetë

Pikojnë si lotët e qiellit
Pikojnë gjethet e një muzike
Mbi një varr prej lotësh dënes
Një këngë
Me tinguj të rrëqethur

Po fishken zambakët e Prizrenit
Në cilën lagje hapeshin qepenat
Kur nga radioja e vjetër
Dëgjohej zëri i Shqipërisë

Dje këndonte Vaçja
Ajo dhe sot këndon me një kitarë
Të vetmuar
Me zërin madhështor të korit Hyjnor
Këndojnë yjet “Shqipëri o nëna ime”

Kush tha se vdiq kënga
Ajo jeton në çdo shtëpi shqiptare
Një perëndeshë e muzikës
E cila deri në vdekje nuk abdikoi

Të zbresim deri në fund të notave
Edhe pak këngë ka mbetur
Në arkivolin e kujtesës
Edhe pak
Të dëgjojmë timbrin drithërues
Të Vaçe Zelës

2.

Si nga një tjetër botë
Më vjen një këngë lahute
Mbase ajo
Akoma këndon këngën e Shqipërisë
“Shqipëri o nëna ime”
Pse ja more zërin e bilbilit
Kush do këndoj pas Vaçes

Janë lëshuar deri në tokë
Degët e pjeshkës
Qershia dënes me ngashërim
Kush do vij pas teje
Moj bijë e shqipes

Malli im
Sonte ka nevojë për një këngë
Kam lot trishtimi
Nga zëri i nëntokës vjen një jehonë
Vaçja si një sirenë deti
Mbi këto kreshta këndon

3.

Si zëri i erës
Sonte galopojnë vegimet
Kalërojnë kuajt e ujit
Nëpër sipërfaqet e pentagramit
Si nëpër vegime
Kalërojnë notat e këngës së paharruar
“Shqipëri o nëna ime”

Një zë si zëri i Hyjit
Mbi kreshta qëndron
Mbi daullet e kushtrimit
Një nuse
Si ato zana malesh
Me mallëngjim këndon

Kjo është zëri i Vaçes
Që zbret nga lartësitë
Këndon edhe era
Një këngë me lahutë
Nëpër sheshe
Zgjohen shpirtrat e engjëjve
Një bilbil në ograja
Ka heshtur në një skutë

4.

Vaçe moj
Nusja më e bukur e Kosovës
Këndomë edhe njëherë
Ndonjë këngë me mallëngjime
Mos harro
Por të gjithëve na pëlqen
Ajo e shpirtit
“Shqipëri o nëna ime”

Sonte dua të qaj
Të dënesi si guri i atdheut
Por loti i burrit është kënga
Këtë e kemi mësuar
Që nga koha e Skënderbeut
Vaçe moj nuse
E bukura e dheut

O ju lutem
Mos i ngacmoni tingujt e natës
Sa bukur dëgjohet kjo serenatë
Po vajton shpirti i gërnetës
Me lot ngashërimi
Po dënes edhe kjo natë

5.

Vaçe moj
Nusja e maleve tona
Krenare
Kush do i përqafoj pas teje
Telat e gjall të kitarës

Unë kam mbetur pa zë
Mbi dunën e shpirtit tim
Po vajton një zog i trishtuar
Po vajton
Tok me një kukuvajkën

Të lutem
Këndoma edhe sonte
Këngën e atdheut tim
Por pa ngashërime
Këndoje edhe njëherë
Të lutem këngën
“Shqipëri o nëna ime”

Këndoje me zërin e atdheut
Le të vijnë në përcjellje
Zanat e Alpeve
Ndoshta mund të zgjohet nga gjumi
Vetë Gjergji Elez alia

6.

Sonte kemi nevojë
Për hingëllimën e gjokut të bardhë
Të përgjëroj
Këndona edhe njëherë
Këngët e maleve tona

Zgjoji nga legjenda
Trimat e çartur
Sa shumë kemi nevojë
Ta dëgjojmë këngën
“Shqipëri o nëna ime”

7

Si sot më kujtohet
Kur e mbuloja kokën
Nën një plaf të dhirtë
Dhe në një radio dore
I dëgjoja këngët e tua

Fshihesha pas ëndrrave të mia
Vetëm një vijë uji na ndante
Që mos t’i dëgjojmë lirshëm
Këngët e tua me kënaqësi
Por i dëgjoja fshehur
Si një hajdut

Unë këndej vijës së ujit
Zëri yt andej përroit
I kallte malet

Me sy të lëmekur
I shikoja gjethe e verdha
Këndonin edhe ato këngën
“Shqipëri o nëna ime”
8.

Sërish vjen një zë
Dhe si freskia e gjetheve
Ledhaton
Lëkurin e zeshktë të erës

Nga degët e vjeshtës
Fluturojnë
Si nëpër përralla dykrenorët
Fluturojnë nëpër kreshte malesh
Zërat e një vajze
Thonë se ishte zëri i Vaçe Zelës

Këndonte edhe era
As lumi i përgjumur nuk e ndalte këngën
Mbi notat e pentagramit
Si një engjëll drite
Zgjohej zëri i fjetur i Vaçes
9.

Edhe pas ikjes
Unë jetoj me zërin tënd
Sa herë që kam qenë i vetmuar
Në celularin tim
I dëgjoja tingujt për atdheun tim

O të lutem
Këndoma edhe njëqind herë
Atë këngë të bukur shqipe
“Shqipëri o nëna ime”

Këndoma të lutem
Sonte kjo natë e gjatë e shkurtit
Do jetoj vetëm këngët e tua
Që qojnë njeriun nga qivuri
10.

Ti ishe e vetmja
Dhe s’patë dot të dytë
Sot me 06 shkurt 2014
Të gjitha ëndrrat
Në shpirtin tim i ke mbytë


Poetët janë bijtë e zërit



Kur vdesin poetët
Secili prej tyre një ditë
Patjetër
Do kthehen në mesin tonë
Do kthehen
Si mirazhe yjesh
Që nuk perëndojnë asnjëherë

Do kthehen triumfalisht
Në flatra mjegullash
Mbi krah të zanave
Do kthehen si perënditë e pavdekshëm
Poetët janë bijtë e yjeve
Që rrinë përherë të ndezur

Nga zëri i ndërgjegjes
Së poetëve
Buron ai zë i lashtë i atdheu
Poetët janë burra të këtij dheu
U përngjajnë perëndive me oreol
Që s’vdesin askurrë
Poetët janë bijtë e zërit
Dhe fëmijët e pavdekshëm të ndërgjegjes

Presidentja e Kosovës,z.Atifete Jahjaga: Mandati im përfundon me 6 prill 2016 , për z.Hashim Thaçin vendosin deputetët e Republikës së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në intervistën dhënë gazetës “Zëri” për numrin festiv ka folur edhe për çështjen e presidentit. Ajo ka thënë se nuk do të kandidoj për një mandat të dytë.
”Mandati im përfundon më, 6 prill 2016’, ka thënë Jahjaga. E pyetur nëse në mandatin e dytë do të ishit edhe më e suksesshme, presidentja Jahjaga ka shtuar.

2016-01-03_12-06-55

“Jam e përqendruar në përmbylljen e mandatit tim si presidente. Kam ende gjëra që më duhet t’i përmbyllë. Dhe mos harroni ende kam për të luajtur rol në tejkalimin e krizës aktuale. Kudo që do të jem, do të vazhdoj të jem e përkushtuar që të kontribuoj në forma të ndryshme në shumë çështje, të cilat i kam iniciuar në rolin tim si presidente”, ka thënë ajo, transmeton zeri.info.

Ndërkohë që sa i përket Hashim Thaçit president të ardhshëm, presidentja Jahjaga ka thënë se kjo do tu takoj deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Është çështje e 120 deputetëve, që janë të thirrur me Kushtetutë, të zgjedhin presidentin e Republikës së Kosovës. Kjo del përtej detyrave të mia kushtetuese të jap vlerësim për këdo nga ky pozicion”,ka thënë Jahjaga.

Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                   Kërko brenda në imazh                 Nga :  FLORI BRUQI  Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...