2016-01-03

Flori Bruqi : Cikël poetik nga Adem Zaplluzha


Adem Zaplluzha u lind në Prizren, më 1943. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Akademinë Pedagogjike në Prishtinë. Një kohë punoi si mësues nëpër fshatrat Studençan të Therandës (ish Suharekës) dhe Hoça e qytetit, afër Prizrenit. Ndërkohë punësohet si përkthyes në Korporatën Energjetike të Kosovës. Me shkrime filloi të merret kryesisht me poezi që nga mosha e fëmijërisë. Rrugën letrare e nisi me vjershën e parë për fëmijë të cilën e botoi në revistën “Pionieri”, më 1957. Si i punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës bashkë me shokët e punës dhe pendës themeloi grupin letrar “Lulëkuqet e Kosovës”. Në Kuadër të punës së këtij grupi letrar qe botuar përmbledhja “Ngjyra e kohës”, në të cilën u përfshi një numër i konsideruar i poezive të tij. Krahas krijimeve të publikuara në revistat për fëmijë, botoi edhe një serë shkrimesh nëpër gazetat e kohës që dilnin në Prishtinë dhe Shkup. Është anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, prezent në disa antologji dhe në librin Kosova letrare të poeteshës Monica Mureshan. Është prezantuar në Leksikonin e Shkrimtarëve Shqiptarë 1501-1990, nga Hasan Hasani, në Leksikonin Shkrimtarët Shqiptarë për fëmijë 1872 – 1995 nga Odhise K. Grillo, si dhe në librin Portrete Shkrimtarësh nga Demir Behluli, Prishtinë, 2002Në maj të vitit 2013 Klubi i Artistëve dhe i shkrimtarëve të Durrësit ia ndau çmimin e karrierës për kontributin e dhënë në letrat shqipe. Jeton dhe krijon në Prishtinë ndërsa aktivitetin letrar e zhvillon në kuadrin e Klubit letrar “Fahri Fazliu”, në Kastriot.

1. “Puthje”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë,1974.
2. “Ecjet e viteve të mëdha”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë 1995.
3. “Çamarrokët e Thepores”, poezi për fëmijë, “Shkëndija”,Prishtinë 1996.
4. “Muret”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë, 1997.
5. “Morfologjia e dhembjes”, poezi, “Faik Konica”, Prishtinë,2000
6. “Ai vjen nesër”, poezi, Qendra e Kulturës, Klubi letrar“Fahri Fazliu”, Kastriot, 2oo7
7. “Letër nga mërgimi”, poezi, Klubi letrar “Fahri Fazliu”Kastriot , 2007
8. “Letër nga mërgimi 2 “ poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi
letrar , “Fahri Fazliu”, Kastriot 2007
9. “Udhëndarja”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar ,“Fahri Fazliu”, Kastriot , 2008
1o. “Thirrje e gjakut”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Klubi letrar, “Fahri Fazliu”Kastriot 2008
11. “Asgjë sikur molla”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi
letrar “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2009.
12. “Vesa në lotin tim”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar “Fahri Fazliu”, 2009,
13. “Puthja e gozhduar”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi
letrar, “Fahri Fazliu”, Kastriot , 2oo9.
14. “Kashelasha në vargje”, poezi për fëmijë,” Qendra e kulturës, Kastriot, 2oo9.
15. “Pema e bekuar”, E përkthyer, Rumani, 2o1o.
16. “Bajraktarët e vatanit”, poezi satirike, Klubi letrar, ”Fahri Fazliu” Kastriot , 2010.
17. “Hijet e ndryshkura”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.
18.”Stuhi në Kutulishte”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.
19. “Posa ikte nata”, poezi, “Qendra e kulturës “, Kastriot,2010.
2o. “Loja e myshqeve”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.
21. ”Lumëbardhi dhe gjëma”, poezi,”Qendra e kulturës”,Kastriot, 2o1o
22. “Metafora e heshtjes”, poezi, “Qendra e kulturës”,Kastriot, 2o1o
23. ”Hyji në Prekaz”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Kastriot,2010.
24. ”Sinorët e hinores”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot 2010
25. ”Don Kishoti dhe Rosinanti”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2010
26.”Zjarri i dashurisë”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2010
27. ”Kur likenet vallëzojnë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2010
28. “Ditari në vargje”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 201O
29. “Tingujt që nuk përfundojnë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o1o.
3o. “Shtegu i mallit”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2010
31. ”Korniza e thyer”’,Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, -Kastriot, 2010
32. “Zgjimi i gjëmës”,Poezi, Shoqata e Shkrimtareve-Kastriot, 2010
33. “Vallja mistike”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2010
34. ”Merre kodin”, Poezi për fëmijë, Shoqata e shkrimtarëve Kastriot,2011
35. “ Letër atdheut” poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2011
36. “ Tejdukshmëria e shiut”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
37. “ Përtej teje”,poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2011
38. “Sa afër e sa larg” , poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2011
39. “Vallja e zanoreve”, Poezi , Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
40. “Ikja e eshtrave”, Poezi për të rritur, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
41.”Kalorësit e mjegullave”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2012
42. “Hingëllimat e shiut”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot 2012
43. “Kur pemët i ndërrojnë këmishët”. Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
44. “Mirëmëngjes Imzot”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve – Kastriot, 2o12
45. “Kafshimi i mikut”, Poezi satirike, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
46. “Atje tej maleve”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve , Kastriot-2012
47. “Heshtja që del në shesh,” Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot -2o12
48. “Portat e shpresës”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot-2012
49. “Në dhomën time gjysmë të errët”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
5o. “Kinse Lojë Shahu”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
51. “ Për çdo dekadë nga një baladë “, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2o12
52. “Fusha e mëllenjave”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
53. “E kujt është kjo vetmi”, Poezi, Shoqate e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
54. “Mos pyet për adresën e lumit”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2012
55. “ Stoli në parkun vjetër” Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
56. “Urori i stralltë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o12
57. “Po të mos ishte fjala”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot,2o12
58. “Thyerja e urave”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o12
59. “ Trokëllimat në gjumin e dallgëve”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
60. “ Në flokët e dëborës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
61. “Një grusht nostalgji”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2o12
62. “ Kur filluan të flasin njerëzit”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2012
63. “Kur stinët kapërcejnë fshehurazi”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot,2012
64. “ Lisi në rrënjët e veta” , Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot 2o12
65. “Eca ecëm dhe do ecim”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2o12
66. “Fëmijët e erës”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot 2012
67. “ Çast në fund të stinës”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot-2012
68. “Si të flas me drurët”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
69, “ Më pëlqejnë mendimet e tua”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot , 2012
70. ”Andej dhe këndej kohës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot , 2012
71. “Zëri i heshtjes”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
72. “Kush i lexoi letrat prej erës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
73. “ Fluturimi i korbave në netët pa hënë”, prozë poetike, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
74. “Koha e ime dhe koha e jote”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot , 2012
75.” Diku te një baladë”, Poezi, Shoqate e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
76. “ Sonte çdo gjë po i përngjan lotëve”,Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
77 “ Ky def prej hëne”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
78.“Pyesni zogjtë në ikje ”,Poezi , Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”- Kastriot 2013
79 “ Fërfërimë gjethesh”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”, Kastriot- 2013
80. “Refrene yjesh”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013
81. “Te delta e mjellmave”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”, Kastriot- 2013
82.“Rinjohja”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013
83.“Diku në fund të një fillimi”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013
84.“Makthi i hijes”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-“ Fahri Fazliu”Kastriot, 2013
85.“Një zog prej uji”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot




ademzapllluzhav


UNË I MJERI FUKARAJA

Ajo natë nuk ishte e imja
Më kujtohet
Kur ikte me kuajt e zi
Thonë se kishte kumbari
Me thikat e çmendura.

Netët këtu te ne
Nuk u përngjajnë atyre netëve korçare
Janë të shurdhëta
Nuk bëzajnë
Vetëm rropullitë këndojnë nga uria.

E vetmja serenatë që dëgjohet
Është kënga “Unë i mjeri fukaraja”
Mbi njëqind vjet këndohet
Këndej pari
Dhe asnjëherë nuk plaket.

Njerëzit dalin në mëhallë
Dhe ulen nëpër pragje
Qëndrojnë heshtur si murgjit memecë
Pa zë dhe tepër krenarë
Me shikime të akullta i përcjellin kalimtarët

Miqtë e mi janë njerëz të heshtur
Dhe tepër të ashpër
Nuk janë burra të sojit të përdalë
Përpos atdheut
S’njohin Zot as pushtet
Për një fjalë goje bëhen gurë të stralltë.

KËPUCËT PA SHOLLË

Njerëzit janë të çuditshëm
Herë përngjajnë me mjegullat
E herë davariten
Si ëndrrat tona të ëndërruara.

Një ditë shndërrohemi në shi
Kurse ditën tjetër
Bëhemi pjesë e pandashme
E përroit që këndon vetëm mbrëmjeve.

Kapërcejmë tej shëtitoreve
Me kapelat tona të vjetra
I përshëndesim miqtë dhe nekrologët
Që netëve të vona shkruajnë epitafe.

Asnjëherë nuk na bëhet vonë për asgjë
Sepse edhe ne i ngjajmë asgjësë
Jemi si këpucët tona pa shollë
Këmbët e të tjerëve na qojnë deri në ferr.

Për çudi nuk e duam Ferrin as Parajsën
Na pëlqen kështu kjo jetë e verbër
Jetojmë duke ecur prej një zgërbonje
Deri te një ëndërr që i ngjan vetëm ëndrrës.

KOHA E PUSHKËVE

Vonë kuptova se gjurmët e erës
Nuk mund të ekzistojnë vetëm në kujtesë
Ato janë diçka më tepër se dëshirat
Diçka që ngjajnë me lulet e egra të malit.

Ishte koha e pushkëve
Babai im i shiti katër lopë
Për t’i ble shtatë plumba
Që t’i dorëzojë tok me pushkën e blerë
Me shitjen e arës së madhe.

Xhaxhai im shiti plang e shtëpi
U tretë diku në tokat e Anadollit
Kurrë më nuk e pamë
Tregojnë se kishte vdekur me një mall
Të pashuar për atdheun.

Në mënyrë të njëjtë kishin përfunduar
Edhe nipërit dhe mbesat e tij
Nëpër shkretëtirat e rërës
Larg gjuhës
Rrënjës dhe gjakut
Vetëm mbiemri nëpër dokumente turke
Ka mbetur si relikt i rrallë.

PIKON GJAKU I BARIT

Mbrëmë nuk e ndalëm galopin
Hingëlluam me kuajt e kaltër

Tregojnë se kështu dukeshin luftërat
Një njeri me admirim të pashoq
Flet për Pegazin
Kurse tjetri
Adhuron tregimin e kuajve të Apokalipsit.

Për çdo pesëdhjetë vjet
Këndej pari përsëriten dramat
Dramë pas drame
Uji me shije gjaku i hapë sytë
Kurse vera e kuqe
Gëlltitet vetëm për ta shuar etjen.

Nga maja e një kose të ndryshkur
Pikon gjaku i gjelbër i barit të njomë
Njerëz të uritur
Tinëzisht përcjellin njëri-tjetrin
Me sy bishash.

Pamjet bizare shkëputen nga shpirtrat
Dhe nuk i përngjajnë asgjëje
Asnjë kohe
Dhe as njeriut të uritur.


I shtrirë në parkun e vjetër




I shtrirë në parkun e vjetër
Trokas në portat e yjeve
Askush nuk m’i hap dyert
Asnjë fjalë
Nuk më thotë heshtja

Një meteor
Lëshohet në gjakun tim
Përmbyten detet e kujtesës
Në shuplakat e sterrës
Vdesin xixëllonjat

Në cilat porta
Të trokëllijnë dhembjet
Qenka fishkur bari shërues
Nga ky balsam i pleqërisë
Derdhen eliksiret e fjalëve

Ka kohë
Që mbështillem me veladon
Asnjë engjëll nuk m’i shëron plagët
Fashat e kujtesës
Valëviten nëpër stinët e vrara

I drejtohem kambanës
E herë gjysmëhënës
Askush nuk m’i qan hallet e mia
Vetëm bari i shkulur
Më shikon me nostalgji
Poezi nga libri “Stoli në parkun e vjetër”


Një trung prej mishi




Si një dru i njomë qershie
Ti e shkunde këmishën e bardhë
Deri në asht
U zhveshën degët

Një trung prej mishi
Si nëpër një përrallë
Hyri në legjendë
Dhe doli nga harrimi kopshtin biblik

Nata ishte e pafundme
Në çdo luhatje të degëve
Binin gjethet
Si nga acari qahej druri

Një këpucë nën shtratin
E përgjumur
Kurse tjetra
Mërehej tej dritares

Zbrazëtia e dhomës
Ishte pjesa kryesore e harrimit
Askund nuk i gjetëm
Të brendshmet e natës

Hëna lakuriqe sodiste me xhelozi
Nata e pafundme u bë harrim
Ora e vjetër përballë kornizës


Poemë për Vaçe Zelën



Po bie
Një shi i Bardhë e i kristaltë bie
Mbi zërin e Vaçe Zelës
Ca tinguj elegjie po zgjohen
Në këtë natë me një serenatë
Diku në Lashtësinë e Prizrenit
Sonte vajton një gërnetë

Pikojnë si lotët e qiellit
Pikojnë gjethet e një muzike
Mbi një varr prej lotësh dënes
Një këngë
Me tinguj të rrëqethur

Po fishken zambakët e Prizrenit
Në cilën lagje hapeshin qepenat
Kur nga radioja e vjetër
Dëgjohej zëri i Shqipërisë

Dje këndonte Vaçja
Ajo dhe sot këndon me një kitarë
Të vetmuar
Me zërin madhështor të korit Hyjnor
Këndojnë yjet “Shqipëri o nëna ime”

Kush tha se vdiq kënga
Ajo jeton në çdo shtëpi shqiptare
Një perëndeshë e muzikës
E cila deri në vdekje nuk abdikoi

Të zbresim deri në fund të notave
Edhe pak këngë ka mbetur
Në arkivolin e kujtesës
Edhe pak
Të dëgjojmë timbrin drithërues
Të Vaçe Zelës

2.

Si nga një tjetër botë
Më vjen një këngë lahute
Mbase ajo
Akoma këndon këngën e Shqipërisë
“Shqipëri o nëna ime”
Pse ja more zërin e bilbilit
Kush do këndoj pas Vaçes

Janë lëshuar deri në tokë
Degët e pjeshkës
Qershia dënes me ngashërim
Kush do vij pas teje
Moj bijë e shqipes

Malli im
Sonte ka nevojë për një këngë
Kam lot trishtimi
Nga zëri i nëntokës vjen një jehonë
Vaçja si një sirenë deti
Mbi këto kreshta këndon

3.

Si zëri i erës
Sonte galopojnë vegimet
Kalërojnë kuajt e ujit
Nëpër sipërfaqet e pentagramit
Si nëpër vegime
Kalërojnë notat e këngës së paharruar
“Shqipëri o nëna ime”

Një zë si zëri i Hyjit
Mbi kreshta qëndron
Mbi daullet e kushtrimit
Një nuse
Si ato zana malesh
Me mallëngjim këndon

Kjo është zëri i Vaçes
Që zbret nga lartësitë
Këndon edhe era
Një këngë me lahutë
Nëpër sheshe
Zgjohen shpirtrat e engjëjve
Një bilbil në ograja
Ka heshtur në një skutë

4.

Vaçe moj
Nusja më e bukur e Kosovës
Këndomë edhe njëherë
Ndonjë këngë me mallëngjime
Mos harro
Por të gjithëve na pëlqen
Ajo e shpirtit
“Shqipëri o nëna ime”

Sonte dua të qaj
Të dënesi si guri i atdheut
Por loti i burrit është kënga
Këtë e kemi mësuar
Që nga koha e Skënderbeut
Vaçe moj nuse
E bukura e dheut

O ju lutem
Mos i ngacmoni tingujt e natës
Sa bukur dëgjohet kjo serenatë
Po vajton shpirti i gërnetës
Me lot ngashërimi
Po dënes edhe kjo natë

5.

Vaçe moj
Nusja e maleve tona
Krenare
Kush do i përqafoj pas teje
Telat e gjall të kitarës

Unë kam mbetur pa zë
Mbi dunën e shpirtit tim
Po vajton një zog i trishtuar
Po vajton
Tok me një kukuvajkën

Të lutem
Këndoma edhe sonte
Këngën e atdheut tim
Por pa ngashërime
Këndoje edhe njëherë
Të lutem këngën
“Shqipëri o nëna ime”

Këndoje me zërin e atdheut
Le të vijnë në përcjellje
Zanat e Alpeve
Ndoshta mund të zgjohet nga gjumi
Vetë Gjergji Elez alia

6.

Sonte kemi nevojë
Për hingëllimën e gjokut të bardhë
Të përgjëroj
Këndona edhe njëherë
Këngët e maleve tona

Zgjoji nga legjenda
Trimat e çartur
Sa shumë kemi nevojë
Ta dëgjojmë këngën
“Shqipëri o nëna ime”

7

Si sot më kujtohet
Kur e mbuloja kokën
Nën një plaf të dhirtë
Dhe në një radio dore
I dëgjoja këngët e tua

Fshihesha pas ëndrrave të mia
Vetëm një vijë uji na ndante
Që mos t’i dëgjojmë lirshëm
Këngët e tua me kënaqësi
Por i dëgjoja fshehur
Si një hajdut

Unë këndej vijës së ujit
Zëri yt andej përroit
I kallte malet

Me sy të lëmekur
I shikoja gjethe e verdha
Këndonin edhe ato këngën
“Shqipëri o nëna ime”
8.

Sërish vjen një zë
Dhe si freskia e gjetheve
Ledhaton
Lëkurin e zeshktë të erës

Nga degët e vjeshtës
Fluturojnë
Si nëpër përralla dykrenorët
Fluturojnë nëpër kreshte malesh
Zërat e një vajze
Thonë se ishte zëri i Vaçe Zelës

Këndonte edhe era
As lumi i përgjumur nuk e ndalte këngën
Mbi notat e pentagramit
Si një engjëll drite
Zgjohej zëri i fjetur i Vaçes
9.

Edhe pas ikjes
Unë jetoj me zërin tënd
Sa herë që kam qenë i vetmuar
Në celularin tim
I dëgjoja tingujt për atdheun tim

O të lutem
Këndoma edhe njëqind herë
Atë këngë të bukur shqipe
“Shqipëri o nëna ime”

Këndoma të lutem
Sonte kjo natë e gjatë e shkurtit
Do jetoj vetëm këngët e tua
Që qojnë njeriun nga qivuri
10.

Ti ishe e vetmja
Dhe s’patë dot të dytë
Sot me 06 shkurt 2014
Të gjitha ëndrrat
Në shpirtin tim i ke mbytë


Poetët janë bijtë e zërit



Kur vdesin poetët
Secili prej tyre një ditë
Patjetër
Do kthehen në mesin tonë
Do kthehen
Si mirazhe yjesh
Që nuk perëndojnë asnjëherë

Do kthehen triumfalisht
Në flatra mjegullash
Mbi krah të zanave
Do kthehen si perënditë e pavdekshëm
Poetët janë bijtë e yjeve
Që rrinë përherë të ndezur

Nga zëri i ndërgjegjes
Së poetëve
Buron ai zë i lashtë i atdheu
Poetët janë burra të këtij dheu
U përngjajnë perëndive me oreol
Që s’vdesin askurrë
Poetët janë bijtë e zërit
Dhe fëmijët e pavdekshëm të ndërgjegjes

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...