2016-01-18

Kosova, shteti i vetëm në Evropë me shtim natyror të popullsisë

Kosova është vendi me shkallën më të lartë të natalitetit në Evropë. Ndërsa, Kosova ka shimin më të made të popullatës në kontinentin evropian, Italia është vendi ku praktikisht vdekjet nuk po zëvendësohen me lindje të reja.

Mosha mesatare e popullsisë në Serbi është 41 vjeç, e cila radhitet në grupin e popujve të vjetër, shkruan "Politika".

Para pesë dekadave, në vitin1961, Serbia me Vojvodinwn kishte 6,678,247 banorë, ndërsa në vitin 2010">2010, ka numëruar gjithsejtw 7,291,436 banorë.

Derisa në vitin 2002 në Serbi kan jetuar 7,500,031 banorë, 8 vite më vonë , kanë qenë më pak për rreth 200.000, u tha në prezantimin e djeshëm të publikimit "Lëvizja Natyrore e popullsisë në Serbi, 1961- 2010">2010", të cilën Enti Statistikor i Republikës së Serbisë publikon për herë të parë.

Sa për ilustrim, po japim disa të dhëna dhe krahasuese sipas vlersimeve të vitit2010">2010. Struktura moshore e popullsisë në Serbi sipas vlerësimëve është : nga mosha 0-14 vjet : 15,2 % (në Kosovë
27.2%), nga 15-64 vjet : 68,1 % (në Kosovë 66.1%). Ndërsa 65 vjeç e më tepër: 16,6 % (në Kosovë 6.7%)


Kosova ka gjithsej 1.466 vendbanime, që shpërndahen në 30 komuna.

Komunat me mbi 70 vendbanime: Gjakovë 88, Pejë 79, Besianë 77, Prizren 77, Dardanë 76, Leposaviq 75 dhe Lypjan 70.

Komunat me 40 - 70 vendbanime: Vushtrri 67, Gjilan 63, Zubin Potok 61, Klinë 54, Burim 50, Skenderaj 49, Prishtinë 49, Mitrovicë 47, Ferizaj 45, Malishevë 44, Viti 43, Kaçanik 42, Therandë 41 dhe Deçan 40.

Komunat me nën 40 vendbanime: Sharr 36, Rahovec 36, Drenas 35, Zveçan 35, Shtime 23, Obiliq 20, Fushë Kosovë 18, Shtërpcë 16 dhe Novobërdë 10.

Përbërja etnike

Regjistrimi i vitit 1981 merret si regjistrim i fundit valid në Kosovë.

Në regjistrimin e popullsisë të vitit 1981 dhe vlerësimit të vitit 1991 Kosova kishte numër të popullsisë prej 1,584,440 respektivisht 1,956,196 banorë. Gjatë këtyre dy regjistrimeve Kosova kishte këtë strukturë të përbërjes etnike.

EtnicitetiGjithsej (1981)Në për qindGjithsej (1991)Në për qindDiferenca
Shqiptarë1.226.73677.4 %1.596.07281.6 %+ 369.336
Serbë209.79813.2 %194.1909.9 %- 15.608
Turq12.5130.8 %10.4450.5 %- 2.068
Romë34.1262.2 %45.7452.3 %+ 11.619
Tjerë101.2676.4109.7445.6 %+ 8.477
Gjithsej1.584.440100 %1.956.196100 %+ 371.756
Në mes këtyre dy periudhave të regjistrimit struktura etnike ka pësuar ndryshime si në vijim:
Etniciti shqiptar , Etniciti serb, Etniciti turk, Etniciti rom, të tjerët kanë pasur një rritje prej 8,477 banorë apo 8.4%. ka pasur rritje për 11,619 banorë apo34%, ka pasur rënie për 2,068 banorë apo 16.5%, ka pasur rënie 15,608 banorë apo 7.4%, ka pasur rritje prej 369,336 banorë apo 26%

Regjistrimi i fundit i plotë i popullsisë është bërë në vitit 1981, kur Kosova kishte 1.584.000 banorë. Vlerësime të vitit 2011 numri e popullsisë e vendosin në 1.733.872, ndërsa në burime tjera hasen edhe shifra prej 2.200.000; burime të inteligjencës amerikanë paraqesin vetëm 1.804.838, sipas vlerësimit më të fundit të korrikut 2009.Mërgimet e kosovarëve gjatë kësaj periudhe, si dhe të rënët gjatë luftës, kanë penguar rritjen e pritshme të popullsisë, me gjithë shtimin natyror prej 12,7 për 1.000 banorë.


Popullsia e Kosovës përbëhet kryesisht nga komuniteti etnik shqiptar, që sipas burimeve formon 88 deri në 92 për qind të banorëve; sipas vlerësimeve të Entit Statistikor të Kosovës shqiptarët përbëjnë 88% të popullsisë. Serbët janë komuniteti i dytë përkah madhësia me 5,3%, të përcjellë nga turqit, boshnjakët, romët, ashkalinjtë, egjiptasit dhe goranët.

Në Kosovë jeton edhe një numër kroatësh dhe çerkezësh, ndërsa pjesëtarë që zyrtarisht i përkasin komunitetit serb kanë kërkuar nga qeveria të njihen si komunitet malazias në vete. Ndërkohë, romët, ashkalinjtë dhe egjiptasit, që shpesh futen në një tog të njohur si RAE ose tradicionalisht si jevgj, vetidentifikohen si etni të pavarura në baza të dallimeve historike ose kulturore.




Niveli i integrimit të pakicave joserbe në shoqërinë kosovare është në përgjithësi i kënaqshëm. Ndërkohë, përkundër përpjekjeve të qeverisë dhe shoqërisë civile kosovare, integrimi i komunitetit serb po ecën ngadalë për shkak të pengesave të grupeve ekstremiste të sponsorizuara nga qeveria e Serbisë dhe qarqe ultranacionaliste serbe.

Veç shtimit të lartë natyror të sipërcekur, Kosova gëzon një popullatë shumë të re. Mosha mesatare është 25,9 vjeç, 70% e popullsisë janë nën 30 vjeç, ndërsa 33% i përkasin moshave 0-14 vjeçare dhe vetëm 6% janë mbi 65 vjeç. Jetëgjatësia mesatare është 69 vjet; femrat jetojnë afro 71 vjet, 4 më shumë se meshkujt. Lindshmëria është 16,3‰, ndërsa vdekshmëria 3,6‰.

Serbia rrezikohet nga plakja
Kosova është vendi me shkallën më të lartë të natalitetit në Evropë. Ndërsa, Kosova ka shimin më të made të popullatës në kontinentin evropian, Italia është vendi ku praktikisht vdekjet nuk po zëvendësohen me lindje të reja.

Zyrtarë të Entit të Statistikave të Kosovës kanë bërë të ditur se numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë është 1.733.872, duke përjashtuar Leposaviqin, Zubin Potokun, Zveçanin dhe pjesën veriore të Mitrovicës.

Numri përfshin regjistrimin në 34 komuna, proces ky i cili është kryer në muajin prill të këtij viti, por që ka hasur në rezistencë në komunat veriore të banuara me shumicë serbe.

Tash për tash nuk ka plane për ta bërë regjistrimin në veri të vendit.

Numri i banorëve që jetojnë në Prishtinë është 198.214. Këto të dhëna janë publikuar sot.

Këto të dhëna, të cilat janë rezultate paraprake, u publikuan në takimin e sotëm që Enti i Statistikave mbajti me gazetarë. Rezultatet përfundimtare do të publikohen vitin e ardhshëm, në periudhën maj - qershor.

Sipas OKB-së, brenda vitit 2010 dhe 2012, popullsia botërore u rrit me 1,2 për qind, ndërsa rritja e natyrshme e vendeve evropiane kryesisht është negative.

Një nga shembujt të rënies së natalitetit është Italia, vendi në të cilin është regjistruar shtimi më i vogël natyror që prej themelimit të këtij shteti në vitin 1861.

Lindjet në shumicën e vendeve evropiane janë më pak se dhjetë persona në njëmijë banorë.

Vetëm Kosova ka shënuar rritjen më të madhe vjetore të popullsisë prej 0,9 për qind, ndërsa në vendet e Evropës perëndimore udhëheq Luksemburgu, Mbretëria e Bashkuar, Belgjika dhe Franca.

Në rritjen e popullsisë evropiane mund të ketë ndikim një numër i madh në rritje i emigrantëve të rinj që vijnë në Evropë, në kërkim të një jete më të mirë shkruan Daily Telegraph.




Të dhënat e mëposhtme mbi të cilat është bërë harta vijnë nga Banka Botërore, ndërsa shfaq shkallën e lindjeve në Evropë, dhe vende të tjera të botës, shumë prej të cilave janë dukshëm përpara Evropës.


Ndarjet administrative

Pushteti vendor në Republikën e Kosovës ushtrohet nga 30 njësi komunale, të përqendruara në qytete dhe qyteza.


Sipas analistit Ismet Azizi Përveç Kroacisë dhe Serbisë, dikur vendet më të populluara të ish-Jugosllavisë , edhe Republika Serbe, krijesa e Dejtonit, po ballafaqohet me rënie të lartë të natalitetit.

Statistikat kombëtare të Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kroacisë, vendet me numër më të madh të popullsisë të dala nga e ish-Jugosllavia, nga aspekti nacional edhe më homogjene, tregojnë se të dy vendet po përballen me shkallë shumë serioze negative të rritjes natyrore të popullsisë. Një trend i tillë i lëvizjes së popullsisë, po e ndjek edhe Republikën Serbe.

Nataliteti në Republikën Serbe ka rënë nga viti 2000 deri në vitin 2012 për 30 për qind, ndërsa sipas statistikave, në këtë periudhë në R.Serbe lindin për çdo vit 355 foshnje më pak.

Në vitin 2000 janë lindur 14.250 fëmijë, ndërsa në vitin 2012, viti i fundit për të cilin ka të dhëna, 9970, ndërsa norma e vdekjeve është në rritje, dhe në Republikën Serbe në vitin 2012 kanë vdekur 13.800 persona, shkruan \" Press RS\".

Demografi Stevo Pashaliq beson se numri i foshnjave mund të rritet duke siguruar shuma të konsiderueshme të shtesave fëmijërore, ndërsa masat indirekte përfaqësojnë trajtimin e sterilitetit me ndihmën e shtetit, mandej zgjatjen e pushimit të lehonisë dhe duke shpërblyer qiftet financiarisht.

Në Ministrinë e Familjes, Rinisë dhe Sporteve të Republikës Serbe thonë se kanë identifikuar këtë problem dhe në lidhje me të kanë marrë disa masa, por rezultatet e para mund të jetë të dukshme vetëm pas 15 deri 20 viteve pas aplikimit intensiv të tyre.

Demografët vlerësojnë se R. Serbe, në krahasim me të dhënat e para-luftës për numrin e lindjeve, gjatë një viti humb rreth 3,800 banorë, e cila është e barabartë me zhdukjen e një komune të madhësisë së Foqës, Novi Gradit apo Loparës. Demografi Stevo Pashaliq thot , Republika Serbe shënon një pamje të pafavorshme demografike.

- Popullsia po plaket, ne kemi rënie të shkallës së lindshmërisë për vite me radhë, fshatrat mbeten të shkreta, nxënës gjithnjë e më pak në shkolla. Për vetëm katër-pesë vite kemi humbur një brez të plotë të fëmijëve që do të regjistroheshin në shkolla. Në krahasim me periudhën e para 11 viteve, sot ne kemi rreth 30,000 nxënës më pak - tha Pashaliq.

Në Republikën Serbe shtimi është negativ, ndërsa në Federatën e B dhe H është pozitiv

Bosnja dhe Hercegovina në vitin 2010 ka shënuar rritje negative të popullsisë prej 0.4 për qind, nga kjo Republika Serbe (RS) ka shkallë negative, ndërsa Federata e B dhe H ka shkallë pozitive.

Në Federatën e B dhe H, situata është dukshëm më ndryshe. Sipas vlerësimeve zyrtare, në Federatën e B dhe H jetojnë rreth 2.3 milionë banorë dhe shënon një rritje të vogël të popullsinë me një normë prej 0.6 për qind (të dhënat nga 2011.).

Rritje pozitive natyrore, sipas shifrave të fundit, është shënuar në kantonin e Tuzllës (TK). Kantoni i Sarajevës (KS) disa vjet me radhë ka një trend negativ, ndërsa në Gorazhdë vitin e kaluar është shënuar \"mesatarja evropiane\", gjegjësisht zero rritjes të numrit të popullsisë.

Shkalla më e lartë e lindjeve në Kosovë

Në krahasim me Serbinë , Kroacinë dhe një pjesë të Bosnjës, Kosova, Malit i Zi dhe Maqedonia, sipas statistikave tregojnë se popullsia e këtyre vendeve është në rritje.

Kosova sipas regjistrimit të fundit të popullsisë ka rreth 1 733 872, dhe sipas të dhënave të fundit zyrtare nga vit 2010, kishte një rritje të popullsisë prej 12 për qind.

Sa për ilustrim, po japim disa të dhëna dhe krahasuese sipas vlerësimeve të vitit 2010.

Struktura moshave të popullsisë në Serbi sipas vlerësimeve është: nga mosha 0-14 vjet : 15,2 për qind (në Kosovë 27.2për qind), nga 15-64 vjet : 68,1 për qind (në Kosovë 66.1për qind). Ndërsa 65 vjeç e më tepër: 16,6 për qind (në Kosovë 6.7për qind)

Bazuar në të dhënat paraprake të Censusit të Popullsisë dhe Banesave 2011, rezulton se popullsia e Shqipërisë është 2.831.741 banorë. Ndërkohë që numri i popullsisë nga Censusi i vitit 2001 ishte 3.069.275” thuhet në dokumentin on-line të Instat-it. Por duhet theksuar që këto shifra japin numrin e banorëve të vendit, jo të të gjithë shqiptarëve, në to nuk përfshihen emigrantët, përkundrazi, përfshihen ata pak të huaj që jetojnë rregullisht në Shqipëri.

Numri i popullsisë në vitin 2011 është zvogëluar me 7,7% gjatë këtyre dhjetë vjetëve. Supozohet që shkaqet kryesore të zvogëlimit të popullsisë janë emigrimi në shkallë të gjerë dhe rënia e lindshmërisë.

Sipas një vlerësimi paraprak të INSTAT-it, numri i personave që kanë refuzuar të përgjigjen në këtë census është 29.355 (1,04 %).

Për herë të parë në historinë e censuseve të kryera në Shqipëri popullsia e cila jeton në zonat urbane është më e madhe se ajo në zonat rurale. Kështu, 53,7% e popullsisë jeton në zonat urbane dhe 46.3% në zonat rurale.

Edhe popullsia zvogëlohet, duket se rritet ndjeshëm numri i banesave që nga Censusi i fundit rezulton 686.405. Në vitin 2001 ky numër ishte 512.387, që do të thotë se në një dhjetëvjeçar është rritur me 34%.









Shpesh ka mbizotëruar ideja se në botë ka më shumë femra se sa meshkuj. Në fakt, në një vështrim të përgjithshëm të përqindjes që zënë femrat ndaj popullsisë totale, rezulton se janë të rralla shtetet që kanë mbi 52% të përbërjes së tyre nga femrat (Zvicra, Armenia, Bjellorusia, etj). Mesatarisht, në Botë, në vitin 2009, 49.59% e popullsisë përbëhej nga femra. Ndërsa në vendet e BE-së, ky inidikator ishte 51.16%.
Edhe Shqipëria është luhatur rreth këtyre kufijve. Në periudhën 1998-2010, raporti i femrave ndaj popullsisë totale ka variuar nga 49.8%-50.17%. Mesatarisht, në vendin tonë, raporti është 99.99 femra për 100 meshkuj, pra pothuajse 1 me 1.
 


Në 1998-n, kishte 12.246 meshkuj më shumë se sa femra apo 0.8% më shumë. Me kalimin e viteve, raportet nisën të ndryshonin duke u rritur numri i femrave dhe në 2004-2005-n, diferenca shkoi rreth 11.000. Pas kësaj periudhe, meshkujt kanë mbizotëruar pothuajse gjithë kohës dhe në 2010-n, në Shqipëri ka  16.400 meshkuj më shumë se sa femra.
perqindja e grafiqeve sipas popullsise

Interesant është fakti se meshkujt mbizotërojnë për gjatë gjithë viteve në grupmoshat 0-24 vjec dhe 50-69 vjec. Femrat janë më të shumta në numër në grupmoshat 25-49 vjec dhe mbi 70 vjec. Ky fakt i fundit flet për një jetëgjatësi mesatare më të lartë të femrave se sa të meshkujve.
Studimi i grupmoshave merr rëndësinë e saj në analizën demografike të një vendi. Në shqyrtim ODA ka marrë tre grupmosha kryesore: 0-14 vjec, 15-64 vjec dhe mbi 65 vjec. Kjo ndarje bëhet duke u nisur krysisht nga mundësia për të punuar. 


Edhe nga grafiku vihet re një lidhje e zhdrejtë midis dy grupmoshave ekstreme. Përqindja që zë grupmosha 0-14 vjec ndaj totalit vjen cdo vit në ulje ndërkohë që katëgoria mbi 65 vjec është në rritje. Ky fakt flet për fenomenin që po shfaqet shumë ngadalë edhe në vendin tonë, plakja e popullsisë. Ulja e nivelit të lindjeve pritet të japi efektet e saj gjithmonë e më shumë në brezat e ardhshëm.
Ndërkohë, rritja e numrit të popullsisë mbi 65 vjec duhet të tërheq vëmendjen e shtetit për hartimin e politikave paraprijëse sociale si dhe skema të kujdesshme për pensionet.


Open Data Albania ka kryer një analizë mbi popullsinë banuese sipas qarqeve në Shqipëri për periudhën 2001-2013. Shpërndarja gjeografike e popullsisë përbën një informacion të rëndësishëm në vendimmarrje, veçanërisht kur bëhet fjalë për përcaktimin e investimeve publike, grandeve për pushtetin vendor, numrin e shkollave, mësuesve e mjekëve apo kapacitetin e spitaleve, ujësjellësave e shërbime të tjera publike.

Të dhënat i përkasin periudhës 2001-2013, ku të dhënat për vitin 2001 dhe ato të vitit 2011 janë të mbledhura nga censuset e popullsisë dhe banesave ndërsa të dhënat për vitet e tjera janë vlerësime të kryera nga INSTAT bazuar tek tendenca e vërejtur nga censuset.

Definicionet

Popullsia rezidente përbëhet nga numri i përgjithshëm i banorëve të përhershëm në një qytet apo fshat dhe me “të përhershëm” nënkuptohen njerëzit që kanë banuar në zonën në fjalë prej së paku një vit. INSTAT e përkufizon popullatën vendbanuese të zakonshme si: të gjithë personat të cilët janë rezidentë të zakonshëm në Shqipëri, pavarësisht shtetësisë së tyre ose përkohësisht në mungesë ose jo me kushtin që kjo mungesë të mos jetë më shumë se 12 muaj.

Qarku në Republikën e Shqipërisë është njësi administrative territoriale në përputhje me Ligjin nr. 8652, datë 31. 07. 2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”. Ligji në pikat 4 dhe 5 thotë: Qarku është njësi e nivelit të dytë të qeverisjes vendore; Qarku përfaqëson një unitet administrativo-territorial, të përbërë nga disa komuna dhe bashki me lidhje gjeografike, tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët; Kufijtë e qarkut përputhen me kufijtë e komunave dhe të bashkive që e përbëjnë atë. Qendra e qarkut vendoset në një nga bashkitë që përfshihen në të. Shtrirja territoriale, emri dhe qendra e qarkut përcaktohen me ligj. Shqipëria ka 12 qarqe. Territori i tyre përcaktohet me ligj.

Qyteti: 
Qytetet, sipas përkufizimit të të njëjtit ligj janë qendra banimi që kanë një plan perspektiv zhvillimi urban të miratuar. Shpallja e qytetit bëhet me ligj. Në konvencionet ndërkombëtare, qendrat urbane karakterizohen nga densitet i lartë popullate, ndërsa popullata urbane klasifikohet si e tillë kur në shumicën dërrmuese të rasteve, nuk merret me bujqësi.

Popullsia urbane: Popullsia urbane konsiderohet ajo pjesë e popullsisë që jeton në qytete të definuar si të tilla me ligj.

Popullsia rurale: Përbëhet nga popullata që në shumicë dërrmuese ka si aktivitet primar punët në bujqësi, pyje apo peshkim. Në Shqipëri, një qendër e banuar klasifikohet si fshat kur ka më shumë se 200 banorë.

Norma e urbanizimit përbën numrin e popullsisë urbane në raport me popullsinë totale të Shqipërisë apo qarkut.

Defekte në përkufizimet bazë:
 Shqipëria ka njohur ndryshime demografike të vrullshme gjatë dy dekadave të fundit, gjë që ka sjellë edhe nevojën për rishikimin e titujve ligjorë të fshatrave apo qyteteve në shumë raste. Për shkak të deindustrializimit, disa qytete që vijojnë ligjërisht të konsiderohen të tilla, kanë humbur në mënyrë thelbësore aktivitetin ekonomik jobujqësor, ndërsa disa fshatra, për shkak të shtimit të shpejtë të popullsisë përmes migrimit të brendshëm, kanë pësuar rritje të densitetit të popullsisë dhe humbjen e aktivitetit bujqësor. Një debat mbi nevojën e rishikimit të ligjit për ndarjen administrative të Republikës së Shqipërisë ka filluar të aktivizohet, por këto ndryshime nuk duken se janë prioritare në axhendën politike në vendit.

Popullsia sipas qarqeve, analizë e përgjithshme

Gjatë periudhës 2001-2013, në Shqipëri, popullsia banuese është reduktuar në 10 qarqe dhe ka shënuar rritje vetëm në dy qarqe. Rënia e popullsisë përgjatë kësaj periudhe në të gjithë vendin ka qenë 8.2 për qind, por në Gjirokastër popullsia ka rënë me 35.7 për qind ndërsa në Tiranë është rritur me 26.1 për qind.

Në vitin 2013, qarku me popullsinë më të vogël qe Gjirokastra me afërsisht 68 mijë banorë ndërsa qarku me popullsinë më të madhe qe Tirana me 766 mijë banorë. Në vitin 2001, Qarku me popullsi më të vogël qe Kukësi me 111 mijë banorë ndërsa qarku më i madh qe Tirana me 597 mijë banorë.


Ndryshimi%
Berat-26
Dibër-27.3
Durrës7.8
Elbasan-17.9
Fier-18.4
Gjirokastër-35.7
Korçë-16.5
Kukës-22.7
Lezhë-15.3
Shkodër-15.5
Tiranë26.1
Vlorë-8.5
Shqipëria-8.2

Analiza dhe Komentet: ODA
Burimi: Censuset



Ndryshimi %
Berat-2.8
Dibër-3
Durrës0.7
Elbasan-1.8
Fier-1.9
Gjirokastër-4.2
Korçë-1.7
Kukës-2.4
Lezhë-1.5
Shkodër-1.6
Tiranë2.1
Vlorë-0.9
Shqipëria-0.8

Analiza dhe Komentet: ODA
Burimi: Censuset


Norma e urbanizimit në të gjithë territorin e vendit qe 42 % për vitin 2001 dhe 55 për qind për vitin 2013. Tirana kishte normën më të lartë të urbanizimit si qark më 2001 me 64 % ndërsa Dibra kishte normën më të ulët të urbanizimit me 20 %. Në vitin 2013, Durrësi rezultoi qarku me normën më të lartë të urbanizimit prej 78%, ndërsa Dibra kishte normën më të ulët me 26 %.

Norma e Urbanizimit me 2001 me 2013.

VitiBeratDibërDurrësElbasanFierGjirokastërKorçëKukësLezhëShkodërTiranëVlorëGjithsej
200140205434323937253137645442
201343267838405139345844726855

Analiza dhe Komentet: ODA
Burimi: Censuset



20012013
Berat4043
Dibër2026
Durrës5478
Elbasan3438
Fier3240
Gjirokastër3951
Korçë3739
Kukës2534
Lezhë3158
Shkodër3744
Tiranë6472
Vlorë5468
Gjithsej4255

Analiza dhe Komentet: ODA
Burimi: Censuset


Popullata urbane në vitin 2001 qe afërsisht 1.3 milionë dhe u rrit në 1.52 milionë në vitin 2013. Popullata rurale në Shqipëri qe 1.77 milionë në vitin 2001 dhe u ul në 1.26 milionë në vitin 2013.


Ndryshimi %
Berat-19.6
Dibër-8.6
Durrës51
Elbasan-9.2
Fier-0.9
Gjirokastër-18
Korçë-11.8
Kukës4.4
Lezhë51.5
Shkodër-1.9
Tiranë41.6
Vlorë12.1
Shqipëria16.5

Analiza dhe Komentet: ODA
Burimi: Censuset



Ndryshimi %
Berat-2
Dibër-0.9
Durrës3.7
Elbasan-0.9
Fier-0.1
Gjirokastër-1.9
Korçë-1.2
Kukës0.3
Lezhë3.7
Shkodër-0.2
Tiranë3.1
Vlorë1
Shqipëria1.4

Analiza dhe Komentet: ODA
Burimi: Censuset



Ndryshimi%
Berat-30.3
Dibër-32
Durrës-43.3
Elbasan-22.5
Fier-26.8
Gjirokastër-47
Korçë-19.2
Kukës-31.6
Lezhë-45.3
Shkodër-23.6
Tiranë-1.1
Vlorë-32.6
Shqipëria-26.2

Analiza dhe Komentet: ODA
Burimi: Censuset


Ndryshimi%
Berat-3.3
Dibër-3.6
Durrës-5.3
Elbasan-2.3
Fier-2.9
Gjirokastër-6.1
Korçë-2
Kukës-3.5
Lezhë-5.6
Shkodër-2.5
Tiranë-0.2
Vlorë-3.9
Shqipëria-2.8

Analiza dhe Komentet: ODA
Burimi: Censuset
Popullata sipas qarqeve
Berati

Popullsia në qarkun e Beratit qe 138 mijë vetë në vitin 2013 nga 192 mijë vetë që qe në vitin 2001. Rënia e popullsisë në këtë qark ka qenë 26 për qind përgjatë kësaj periudhe ndërsa mesatarja vjetore e rënies ka qenë 2.8 për qind. Popullata urbane në qarkun e Beratit qe 60 mijë vetë në vitin 2011 me rënie 20 për qind në krahasim me vitin 2001.

Popullata rurale qe 78 mijë vetë me rënie 30 për qind në krahasim me vitin 2001. Norma e urbanizimit në Berat është rritur nga 40 në 43 për qind, por kjo rritje ka ardhur si pasojë e rënies së popullsisë rurale. Sipërfaqja e qarkut Berat është 1798 kilometra katrore dhe dendësia e popullsisë është 77 banorë për kilometër katror.


C
Popullata urbane76830
Popullata rurale116116

Analiza dhe Komentet: ODA
Burimi: Censuset


C
Popullata urbane60172
Popullata rurale78311

Analiza dhe Komentet: ODA
Burimi: Censuset


Dibra

Dibra është një qark tjetër që ka shënuar rënie drastike të popullsisë. Në vitin 2013 këtu banonin 133 mijë vetë, nga 189 mijë vetë që banonin në vitin 2001, me rënie të përgjithshme prej 27 për qind dhe me rënie mesatare vjetore prej 3 për qind. Popullata urbane në Dibër qe 34 mijë vetë më 2013 nga 38 mijë vetë më 2001, me rënie të përgjithshme prej 8.6 për qind dhe me rënie mesatare vjetore prej 0.9 për qind.

Mbyllja e qendrave minerare vlerësohet si shkaku kryesor i rënies së popullsisë urbane në këtë qark. Popullata rurale në Dibër qe 99 mijë vetë më 2013 me rënie 32 për qind nga afro 152 mijë vetë që qe në vitin 2001. Norma e urbanizimit në Dibër është rritur nga 20 në 26 për qind, e shkaktuar nga reduktimi më i shpejtë i popullsisë rurale në krahasim me reduktimin e popullsisë urbane. Sipërfaqja e qarkut Dibër është 2586 kilometra katrore dhe dendësia e popullsisë është 51 banorë për kilometër katror.


C
Popullata urbane37888
Popullata rurale151661

Analiza dhe Komentet: ODA
Burimi: Censuset



C
Popullata urbane34138
Popullata rurale98739

Analiza dhe Komentet: ODA
Burimi: Censuset


Durrësi

Durrësi është një nga dy qarqet e vetme në Shqipëri që kanë shënuar rritje të popullsisë dhe rritje të normës së urbanizimit. Në vitin 2013, në Durrës banonin 267 mijë vetë me rritje 7.8 për qind në krahasim me vitin 2001 kur popullata banuese qe 245 mijë vetë. Popullata urbane në Durrës qe 207 mijë vetë në vitin 2013 me rritje 51 për qind në krahasim me vitin 2001 kur qe 133 mijë vetë.

Popullata rurale në qarkun e Durrësit qe 60 mijë vetë më 2013 me rënie 32 për qind në krahasim me vitin 2001 kur qe 112 mijë vetë. Norma e urbanizimit në Durrës është rritur nga 54 në 78 për qind. Durrësi rezulton qarku më i urbanizuar në Shqipëri. Sipërfaqja e qarkut është 766 kilometra katrore, (qarku më i vogël në Shqipëri) dhe densiteti i popullsisë është 348 banorë për kilometër katror.


C
Popullata urbane132798
Popullata rurale112309

Analiza dhe Komentet: ODA
Burimi: Censuset


C
Popullata urbane207013
Popullata rurale59810

Analiza dhe Komentet: ODA
Burimi: Censuset
Elbasani

Elbasani është një qark tjetër që ka shënuar rënie të konsiderueshme të popullsisë banuese. Në vitin 2013, popullsia e këtij qarku qe 293 mijë banorë me rënie 18 për qind nga 362 mijë banorë në vitin 2001. Rënia mesatare vjetore ka qenë 1.8 për qind. Popullata urbane më 2013 qe 112 mijë banorë me rënie 9.2 për qind nga 124 mijë banorë që qe më 2001. Norma e urbanizimit në Elbasan është rritur nga 34 në 38 për qind. Elbasani ka 3199 kilometra katrore dhe 92 banorë për kilometër katror.


C
Popullata urbane124819
Popullata rurale237684

Analiza dhe Komentet: ODA
Burimi: Censuset


C
Popullata urbane111709
Popullata rurale181248

Analiza dhe Komentet: ODA
Burimi: Censuset


Fieri

Popullsia e qarkut Fier më 2013 qe 305 mijë banorë, me rënie 18.4 për qind në krahasim me vitin 2001 kur qe 382 mijë banorë. Popullata urbane në Fier qe 122 mijë banorë me një rënie të lehtë prej 0.9 për qind në krahasim me vitin 2001 kur qe 123.6 mijë banorë.

Popullata rurale në Fier qe 183 mijë me rënie 27 për qind në krahasim me vitin 2001 kur qe 259 mijë banorë. Norma e urbanizimit në Fier është rritur nga 32 në 40 për qind. Fieri ka një sipërfaqe prej 1890 kilometrash katrore me densitet 161 banorë për kilometër katror.


C
Popullata urbane123601
Popullata rurale258791

Analiza dhe Komentet: ODA
Burimi: Censuset


C
Popullata urbane121687
Popullata rurale183033

Analiza dhe Komentet: ODA
Burimi: Censuset


Gjirokastra

Gjirokastra është qarku me rënien më të madhe të popullsisë në Shqipëri, rënie që është shkaktuar si nga migrimi dhe emigrimi, ashtu edhe nga norma më e ulët e fertilitetit që ky qark ka patur gjatë dekadave të fundit në krahasim me pjesën tjetër të vendit.

Popullata e Gjirokastrës qe 68 mijë banorë më 2013 me rënie 36 për qind në krahasim me vitin 2001 kur qe 113 mijë banorë. Rënia mesatare vjetore është 4.2 për qind.

Popullata urbane në Gjirokastër qe 35 mijë banorë më 2013 me rënie 18 për qind në krahasim me vitin 2001 kur në qytetet e qarkut banonin 44 mijë banorë. Rënia mesatare vjetore e popullatës urbane qe 1.9 për qind. Edhe këtu deindustrializimi i periudhës pas komunizmit si dhe afërsia gjeografike, kulturore dhe gjuhësore me Greqinë lehtësoi largimin e popullsisë.

Popullata rurale e qarkut Gjirokastër qe 33 mijë vetë më 2013 me rënie 47 për qind në krahasim me vitin 2001 kur qe 69 mijë. Norma e urbanizimit në Gjirokastër është rritur nga 39 në 51 për qind. Gjirokastra ka një sipërfaqe prej 2884 kilometrash katrore dhe densitet popullsie prej 24 banorësh për kilometër katror. Ky është edhe qarku më i depopulluar në Shqipëri.


C
Popullata urbane44033
Popullata rurale68856

Analiza dhe Komentet: ODA
Burimi: Censuset


C
Popullata urbane35262
Popullata rurale33235

Analiza dhe Komentet: ODA
Burimi: Censuset


Korça

Popullsia e qarkut të Korçës, më i madhi për nga sipërfaqja, qe 216 mijë banorë më 2013 me rënie 16.5 për qind në krahasim me vitin 2001, kur qe 265 mijë. Rënia mesatare vjetore është 1.7 për qind.
Popullata urbane e Korçës qe 84 mijë vetë më 2013 me rënie 12 për qind në krahasim me 97 mijë që qe më 2001. Rënia mesatare vjetore qe 1.2 për qind.

Popullata rurale qe 132 mijë me rënie 19.2 për qind në krahasim me vitin 2001 kur qe 168 mijë vetë, Rënia mesatare vjetore e popullsisë rurale është 2 për qind.

Norma e urbanizimit në Korçë ka shënuar një rritje të lehtë nga 37 në 39 për qind. Sipërfaqja e qarkut të Korçës është 3711 banorë me densitet popullsie 58 banorë për kilometër katror.


C
Popullata urbane96927
Popullata rurale168358

Analiza dhe Komentet: ODA
Burimi: Censuset


C
Popullata urbane84002
Popullata rurale132427

Analiza dhe Komentet: ODA
Burimi: Censuset


Kukësi

Qarku i Kukësit pati 83 mijë banorë më 2013 me rënie 22.7 për qind në krahasim me vitin 2001 kur qenë 111 mijë banorë. Rënia mesatare vjetore është 2.4 për qind. Popullata urbane në Kukës qe 28 mijë vetë më 2013 me rritje 4.4 për qind në krahasim me vitin 2001, kur qe 27 mijë vetë.

Popullata rurale qe 55 mijë vetë më 2013 nga 84 mijë vetë që qe më 2001, me rënie totale prej 32 për qind dhe me rënie mesatare vjetore prej 3.5 për qind.  Norma e urbanizimit në Kukës është rritur nga 25 në 34 për qind. Kukësi ka një sipërfaqe prej 2374 kilometrash katrore dhe densitet prej 35 banorësh për kilometër katror.


C
Popullata urbane27225
Popullata rurale83793

Analiza dhe Komentet: ODA
Burimi: Censuset


C
Popullata urbane28376
Popullata rurale54899

Analiza dhe Komentet: ODA
Burimi: Censuset


Lezha

Qarku i Lezhës shënoi 133 mijë banorë më 2013 me rënie 15.3 për qind në krahasim me vitin 2001 kur popullata qe 159 mijë banorë. Rënia mesatare vjetore është 1.5 për qind. Popullata urbane e qarkut Lezhë është rritur në 77 mijë banorë nga 49 mijë banorë që qe më 2001, me rritje totale prej 51 për qind dhe me rritje mesatare vjetore prej 3.7 për qind.

E kundërta ka ndodhur me popullatën rurale, e cila është pakësuar me 45 për qind nga 110 mijë vetë që qe më 2001 në 56 mijë vetë më 2013. Rënia mesatare vjetore e popullsisë rurale në këtë qark rezulton 5.6 për qind.  Norma e urbanizimit në qarkun e Lezhës është rritur me shpejtësi nga 31 në 58 për qind. Lezha ka një sipërfaqe prej 1620 kilometrash katrore dhe densitet popullsie prej 82 banorësh për kilometër katror.


C
Popullata urbane49268
Popullata rurale109881

Analiza dhe Komentet: ODA
Burimi: Censuset



C
Popullata urbane77066
Popullata rurale55859

Analiza dhe Komentet: ODA
Burimi: Censuset


Shkodra

Qarku i Shkodrës ka shënuar një rënie të shpejtë të popullsisë totale dhe popullsisë rurale dhe rënie më të përmbajtur të popullsisë urbane. Në vitin 2013, qarku i Shkodrës shënoi 211 mijë banorë me rënie 15.5 për qind në krahasim me vitin 2001, kur popullata banuese qe 256 mijë banorë. Rënia mesatare vjetore është 1.6 për qind.

Popullata urbane në Shkodër ka rënë nga 96 mijë që qe më 2001 në 93 mijë më 2013 me rënie totale prej 1.9 për qind. Popullata rurale ka rënë nga 160 mijë në 118 mijë vetë, me rënie totale prej 24 për qind dhe me rënie mesatare vjetore prej 2.5 për qind.  Norma e urbanizimit në Shkodër është rritur nga 37 në 44 për qind. Shkodra ka një sipërfaqe prej 3562 kilometrash katrore dhe densitet popullsie prej 59 banorësh për kilometër katror.


C
Popullata urbane95823
Popullata rurale160444

Analiza dhe Komentet: ODA
Burimi: Censuset


C
Popullata urbane93298
Popullata rurale118388

Analiza dhe Komentet: ODA
Burimi: Censuset


Tirana

Qarku i Tiranës kishte një popullsi prej 766 mijë banorësh më 2013 me rritje 26.1 për qind në krahasim me vitin 2001 kur kishte 597 mijë banorë. Rritja mesatare vjetore është 2.1 për qind.

 Popullata urbane e Tiranës është rritur nga 380 mijë në 559 mijë banorë, me rritje totale prej 42 për qind dhe rritje mesatare vjetore prej 3.1 për qind.  Popullata rurale e Tiranës ka rënë me 1.1 për qind mes viteve 2001 dhe 2013 nga 217 mijë në 213 mijë.

Norma e urbanizimit të Tiranës është rritur nga 64 në 72 për qind. Tirana ka një sipërfaqe prej 1652 kilometrash katrore dhe densitet popullate prej 464 banorë për kilometër katrorë.


C
Popullata urbane380472
Popullata rurale217092

Analiza dhe Komentet: ODA
Burimi: Censuset



C
Popullata urbane552908
Popullata rurale212905

Analiza dhe Komentet: ODA
Burimi: Censuset


Vlora

Qarku i Vlorës ka shënuar rënie prej 8.5 për qind të popullsisë mes viteve 2001 dhe 2013, një rënie afërsisht e barabartë me mesataren kombëtare. Më 2013 në këtë qark banonin 173 mijë banorë nga 193 mijë që qenë më 2001.

Popullata urbane e Vlorës është rritur nga 104 mijë në 117 mijë banorë, me rritje totale prej 12.1 për qind.

Popullata rurale e Vlorës ka ndjekur tendencën kombëtare duke u reduktuar me 33 për qind gjatë kësaj periudhe dhe duke rënë nga 89 mijë që qe më 2001 në 56 mijë vetë më 2013. Sipërfaqja e qarkut Vlorë është 2706 kilometra katrore dhe densiteti i popullsisë është 64 banorë për kilometër katror.


C
Popullata urbane103866
Popullata rurale89208

Analiza dhe Komentet: ODA
Burimi: Censuset



C
Popullata urbane116999
Popullata rurale56131

Analiza dhe Komentet: ODA
Burimi: Censuset

Një shkrim në mediet serbe të para disa muajve mbante titullin Shqiptarët me natalitet “pushtojnë” Maqedoninë.
Sondazhi i fundit i Kombeve të Bashkuara sjellin rezultate shqetësuese për 48 vende të botës, duke përfshirë edhe Serbinë. OKB-ja ka njoftuar se nga vitin 2050, popullsia në Serbi dhe 47 vende dukshëm do të ulët.
Eksperti i shkencave sociale, demografi Goran Penev vlerëson se në të ardhmen për trendet demografike të Serbisë, vështirë se mund të presim ndryshime pozitive dhe se në Serbinë qendrore dhe Vojvodina, sipas vlerësimeve deri në vitin 2060, do të jetojnë rreth pesë milionë njerëz.

Struktura etnike e popullsisë së Evropës viti 1896

Panev për agjencin e lajmeve Beta deklaroi se Serbia qendrore dhe Vojvodina në vitin 2060, do të ketë dy milion banorë më pak se sa tash, si pasojë e natalitetit të ulët të gjendjes së keqe ekonomike në vend.
“Shteti mund të ndryshojë të ardhmen demografike të serbëve nëse krijon kushte të favorshme për jetën e të rinjve. Ndersa për të krijuar kushte të favorshme për rrittjen enatalitetit është e nevojshme të ulët norma e papunësisë së të rinjve”, tha Penev.
Edhe parashikimet e OKB-së janë të errëta për Serbinë
Sondazhi i fundit nga Kombet e Bashkuara ka sjellë rezultate shqetësuese për 48 vende, duke përfshirë edhe Serbinë. OKB-ja ka njoftuar se nga vitin 2050, popullsia në Serbi dhe 47 vende dukshëm do të ulët.
Siç vlersoi Panev, Serbia ka nevojë për një politik “afatgjate, serioze” popullative dhe përmirësim të gjendjes ekonomike.
Sipas tij, shumica e grave të moshës riprodhuese është vështirë të kenë fëmijë për shkak të frikës se do të humbasin vendin e punës pas kthimit nga pushimi i lehonisë.
“Ato nuk do të pushohen nga puna kur të kthehet nga pushimi i lehonisë, pasi kjo nuk është në përputhje me ligjin, por punëdhënësi nuk do të përtrijë kontratën “, tha Penev, shkruajnë mediat në Serbi.
“ Për pë të ardhmëren demografike është e domosdoshme që në familjet serbe të linden tre deri katër fëmij. Përndryshe në fillim të viteve të viteve të 50-ta të shekullit XX , janë liundur rreth 160 000 fëmijë, ndërsa sot lindin më pak se 60 00 fëmijë, thot Panev .
Panev tregon se gratë në Serbi në mesin e e shëkullit të kaluar kan lindur më tepër se tre fëmijë për familje.
Shkalla e shtimit natyror në Serbi në vitin 2011 ishte pozitive vetëm në shtatë komuna: në Komunën Beogradit – Grocka, Novi Sad, Sjenicë, Novi Pazar, Tutin, Bujanoc dhe Preshevë.
Serbia gjatë vitit 2011 ka regjistruar shtim negativ të popullsisë për minus 5.2 për qind, ndërsa popullsia e saj është zvogëluar për 32 683 në krahasim me vitin paraprak.
Sipas të dhënave të Entit të statistikave, nataliteti ishte 9 promilë, ndërsa shkalla e mortalitetit 14.2 promilë. Vlerësohet se numri i popullsisë në Serbisë në vitin 2011 ishte 7.258.753. Popullsia, në krahasim me vitin e kaluar, ka rënë me 0.5 pikë të indeksit.
Në të njëjtën periudhë, numri i lindjeve të gjalla ka rënë nga 68.304 në 65.598. Numri i vdekjeve ka rënë diç, dhe në vitin 2011 shkonte deri në 102.935, ndërsa në vitin 2010, kishin vdekur 103.211 persona.
Problemi kryesor i shoqërisë serbe është ai i plakjes së popullsisë dhe zhdukja e fshatrave, qyteteve dhe qytezave të vogla.
Mosha mesatare e popullsisë në Serbi është 42 vjeç, e cila radhitet në grupin e popujve të vjetër , për dallim nga ajo e Kosovës e cila është 26 veq.
Këto konstatime i arsyeton edhe raporti iEnti Republikan i Statistikave në Serbi, icili tregon se vetëm tetë komuna kanë shtim pozitiv.Në vend të parë është Novi Pazari me 8.6 ‰,mandejTutini (7.9), Presheva (4.5), Bujanoci (2.6), Novi Sadi (1.8), Sjenica (1.4). Pasojnë komunat e Beogradit, Zvezdara (1.0) dhe Surçini me 0.4 ‰.
Nëse bëhet një krahasim del në shesh se në Serbi brenda një viti zhduket një qytet i madhësisë së Jagodinës kurse në Kosovëlindë-krijohet një qytet i vogël.Në Kosovëçdo vit lindin më shumë se 27.000 foshnje kurse vdesin rreth 7000 njerëz.
Demografët serbë kanë theksuar se rënia e popullsisë do të ndkojë në tërheqjen e vëmendjes së popullsisë afrikane për mërgim në këtë shtet.
Serbia nuk e ka problem vetëm shtimin e ulët të popullsisë në Serbi. Problem serb është edhe shtimi i shqiptarëve. Në Serbi brengosen shumë nga fakti se shqiptarët janë në rritje,sa që mediat e tyre i kanë kushtuar rëndësi të veçantë edhe lëvizjes së popullsisë në Maqedoni.
Një shkrim në mediet serbe të para disa muajve mbante titullin Shqiptarët me natalitet “pushtojnë” Maqedoninë. Këtu është shprehur frikë e madhe se shqiptarët së shpejti do të jenë shumicë.Por ata harrojnë faktin se sikur të mos ishin komunat e Sanxhakut (Tutini, Sjenica e N. Pazari) dhe ato të Kosovës Lindore ( Presheva e Bujanoci), pothuajse të vetmet komuna që kanë shtim pozitiv, atëherë në çfarë pozite do të ishte Serbia ?



Numri i banorëve që jetojnë në territorin e Kosovës, sipas rezultateve përfundimtare, është 1 milion e 739 mijë e 825. Nga ta, 92.93 për qind janë shqiptarë.


Zyrtarët e ASK-së thanë se regjistrimi përfshinë banorët e përhershëm të 34 komunave të Kosovës, duke përjashtuar komunat e Leposaviqit, Zubin-Potokut, Zveçanit dhe pjesën veriore të Mitrovicës.

Regjistrimi, i cili u krye në prill të vitit të kaluar, dhe zgjati dy javë, ishte bojkotuar nga serbët që jetojnë në veri të Kosovës.

Regjistrimi i popullsisë u bë në bashkëpunim me Agjencinë Evropiane të Statistikave EUROSTAT. 
Zyrtarë evropianë thanë se mospërfshirja e veriut të Kosovës nuk do të ndikojë në vlefshmërinë e regjistrimit të popullsisë.

Isa Krasniqi, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, tha se këto të dhëna iu japin fund të gjitha spekulimeve joshkencore dhe se do të mundësojnë planifikim dhe zhvillim të politikave, të bazuara në parametra profesionalë.



Për shtetin tonë të ri kjo është ngjarje historike sepse pas tridhjetë vitesh, Republika e Kosovës tashmë ka prodhuar të dhënat zyrtare për popullsinë e saj, ekonomitë familjare dhe banesat, duke krijuar kështu një pasqyrë gjithëpërfshirëse për numrin dhe kushtet shoqërore e jetësore të popullsisë sonë”.
Image result for popullsia e kosoves sipas komunave
Të dhënat kryesore përfshijnë, krahas numrit të përgjithshëm të popullsinë, edhe të dhëna si madhësia mesatare e ekonomisë familjare.

Regjistrimi ka treguar se ka rënë numri i lindjeve në dekadën e fundit. Ndarja gjinore tregon një dominim të vogël të meshkujve; kështu për 100 gra janë 132 burra. 61 për qind e popullsisë jetojnë në zonat rurale, ndërsa 35 për qind janë ekonomikisht joaktivë.
Në regjistrim nuk janë përfshirë banorët e Kosovës që jetojnë në diasporë.

Regjistrimi i fundit në Kosovë, në të cilin ishin përfshirë të gjithë banorët e saj kishte ndodhur në vitin 1981. Atëbotë sipas Entit të Statistikave të Kosovës, Kosova kishte një popullsi prej 1 milion e 584 mijë 440 banorë.

Në vitin 1991 shqiptarët bojkotuan procesin e regjistrimit, ndërsa sipas vlerësimeve atëbotë Kosova kishte 1 milion e 956 mijë e 196 banorë.







Në Evropë po ka më shumë vdekje se lindje, ndërsa Kosova është vendi i vetëm në kontinentin e vjetër që ka shtim natyror të popullatës me më shumë se 1 për qind në vit.

Në një artikull në “Population and Development Review”, kryesuesi i autorëve Kenneth Johnson i Universitetit New Hampshire ka thënë se “në Evropë sot nuk ka shtim natyral të popullsisë”.

“Është vetëm një shtet – Kosova, me shtim natyral me më shumë se 1 për qind në vit”, ka theksuar Johnson, transmeton Koha.net.

17 shtete të Evropës janë duke përjetuar rënie të shtimit natyral të popullsisë duke përfshirë Gjermaninë, Italinë dhe Rusinë.
Regjistrimi I popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë 2011 : rezultatet përfundimtare : ekonomitë familjare : sipas komunave = Kosovo population and housing census 2011 : final results : households : by municipality
Rënia e shtimit natyral nuk nënkupton që një shtet është në rrezik të zhdukjes, por shkakton probleme të mëdha ekonomike. Popullata “plaket” dhe më pak njerëz mbesin të aftë për punë.

Harta më poshtë tregon ndryshimet në popullatë mes viteve 2000 deri 2010. Ngjyra e kaltër tregon rritjen në popullsi, ndërsa e portokallta rënien në shtimin natyral. E bardha tregon se ato vende nuk kanë të dhëna.




******


Në 2025-ën popullsia shqiptare shumicë në Maqedoni


Një studim i fundit ka treguar se popullata shqiptare në Maqedoni në vitin 2025 do të përbëjë shumicë, ndërsa ajo maqedonase pakicë. Kjo, sipas studimit lidhjet me uljen e numrit të lindjeve në shtetin fqinj.


Akademiku Abdylmenaf Bexheti shpjegon këtë dukuri duke e lidhur me një studim të Universitetit të Sorbonës në Francë, sipas të cilit në vitin 2020 popullata shqiptare do të barazohet me atë maqedonase, ndërsa në vitin 2025 popullata shqiptare do ta tejkalojë popullatën maqedonase.


“Këtë fenomen e trajtojmë më shumë në analizat socio-ekonomike dhe është një fenomen që ka qenë i pritur, i projektuar që para 15 vitesh. Do t’i referohemi një studimi që është bërë nga një një studiues nga universiteti i Sorbonës në Francë që në vitin ‘98, doktor Ivan Savev i cili parashikon dhe bën projeksionet dhe prognozën, 20 vitet e ardhshme dhe 25 vitet e ardhshme, do të thotë 2020-2025-ën, si do të ndryshojnë marrëdhëniet demografike në vetë Maqedoninë, shtimi natyror i popullsisë dhe kështu me radhë. Dhe ai atje vjen në një konstatim, në një skenar të ashtuquajtur “pesimistimk dhe optimistik për ne”, është se viti 2020, pothuajse popullsia shqiptare do të barazohet me popullsinë maqedonase, kurse në vitin 2025, në fakt popullsia shqiptare do të tejkalojë popullsinë maqedonase”, tha Akademik  Abdylmenaf Bexheti,


Sipas statistikave të ndryshme, ulja e numrit të lindjeve natyrore, vërehet tek të dy bashkësitë më të mëdha etnike; ajo maqedonase dhe shqiptare, por kjo nuk cenon raportin mes tyre në aspekt numerik. Bexheti thekson se edhe përkundër uljes së lindjeve, e cila më shumë vërehet tek popullata shqiptare, kjo është pozitive nëse krahasohet me uljen e lindjeve tek popullata maqedonase.


“Rritja natyrore e popullsisë sipas regjistrimit të vitit 2002, pra para 11 vitesh tek shqiptarët ka qenë diku 18 për qind, kurse te maqedonasit ka qenë 9-10 për qind. Pra kur sot tek ne ajo është 9-10, tek ne dhe te ata është 4-5 flet se intensiteti i rënies te ne është shumë më i madh. Mirëpo në aspekt relativ, pra ky përpjesëtim akoma nuk e cenon marrëdhënien relative midis shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoni, përkundrazi e sforcon atë, sepse po t’u referohemi numrave, pra niveli i natalitetit te ata është shumë më i vogël se sa tek ne. Pra duhet t’i krahasojmë se cilat janë trendet, intensiteti i tyre dhe gjendja aktuale. Prandaj unë nuk shoh që rrezikohet realisht marrëdhënia numerike e popullatës shqiptare dhe maqedonase në raport”,- deklaroi Abdylmenaf Bexheti, Akademik.


Bexheti thotë se pikërisht frika nga ky realitet, ka qenë një nga shkaqet e anulimit të regjistrimit të fundit të popullsisë që duhej të realizohet në vitin 2011.




Burim i të dhënave:

http://floripress.blogspot.com/2015/02/popullesia-ne-republiken-e-kosoves-po.html

http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2014/02/Doktoratura-Sami-Behrami-Fakulteti-i-Historise-dhe-i-Filologjise-Departamenti-i-Gjeografise.pdf

https://ask.rksgov.net/rekos2011/repository/docs/Popullsia%20Sipas%20Gjinise%20Etnicitetit%20Dhe%20Vendbanimit.pdf

http://www.institutigap.org/documents/67092_GAPanalizepertedhenateASK.pdf

https://sq.wikipedia.org/wiki/Demografia_e_Kosov%C3%ABs

http://kallxo.com/gjnk/kosova-ka-1-739-825-banore/


^ (Michel Aubin, Du mithe..., f.2; G. Ostrogorski, Serska oblast posle Dushanove smrti, Beograd, 1965; S. Novakoviq, Srpske oblasti X i XI veka; Skënder Anamali – Muzafer Korkuti, Ilirët dhe gjeneza shqiptare, Tiranë 1971, etj.).
^ K. Jireçek, Istorija Srba, Beograd, 1952,f.86
^ Prof. Alen Dyselje, (Tuluz - Francë), A e kanë pushtuar shqiptarët Kosovën?, revista ‘’Kosova’’, nr.8, Prishtinë,2000, f.51
^ Michel Aubin, Du mithe serbe au nationalisme albanais, ‘’Le monde’’, 5-6 pril, Paris, 1981,
^ Agjencia e Statistikave të Kosovës - Â
^ Dr. Hivzi Islami,: Dimensioni demografik i çështjes së Kosovës, ETMM i Kosovës, Prishtië 1997, faqe 159.
^ http://www.see-educoop.net/education_in/pdf/quant_lev_ed-kos-aln-t01.pdf.
^ Dr. Hivzi Islami,: Dimensioni demografik i çështjes së Kosovës, ETMM i Kosovës, Prishtië 1997, faqe 161.
^ Prof. dr. Asllan Pushka: Aspekte gjeopopullative në Kosovë dhe rreth saj, Prishtinë 2000.
^ (http://www.ks-gov.net/esk/).
^ J. Hadživasiljević, Arbanska liga, Beograd 1909. faqe 14.
^ S. Uka, “ Vendbanimet e sanxhakut të Nishit të banuara mepopullatë shqiptare dhe të përzier në vitet 1877/78, Gjurmime albanologjike,XII, Prishtinë 1983.
^ J. Cvijic, Osnove za geografiju i geologiju Makedonije i stare Srbije, Beograd 1911.
^ http://sq.wikibooks.org/wiki/Kolonizimi_Serb_i_Kosov%C3%ABs/9
^ Adem Mripa: Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, punim diplome, Prishtinë 1978.
^ Obradović,M,: Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu, Prishtinë 1981, faqe 221.
^ Dr. Hivzi Islami,: Dimensioni demografik i çështjes së Kosovës, ETMM i Kosovës, Prishtië 1997, faq 180.
^ Obradović,M,: Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu, Prishtinë 1981, faqe 221-222..
^ http://sq.wikibooks.org/wiki/Kolonizimi_Serb_i_Kosov%C3%ABs/9#cite_note-33
^ Prof. dr. Asllan Pushka: Aspekte gjeopopullative në Kosovë dhe rreth saj, Prishtinë 2000,faqe 302.
^ V. Čubrilović, Manjinski problem u novoj Jugoslaviji, Beograd, 3. 11. 1944 .
^ Dr. Hivzi Islami,: Dimensioni demografik i çështjes së Kosovës, ETMM i Kosovës, Prishtië 1997, faq 185.
^ Prof. dr. Islami, H.: Kosova dhe shqiptarë, Prishtinë 1990.
^ http://web.ukonline.co.uk/shkupi/arkiva/kolonizimi_serb_i_kosoves.html#_ftnref157
^ Burimi: ESK, Hartografi
Entii Statistikës

Adem Jashari nuk vdes kurre !!!!!!

adem jashariadem jashari

Në vitin 1991,Adem Jashari u zhvendos në Shqipëri për t’u trajnuar me vullnetarët e parë, që më vonë u bashkuan në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Më 28 shkurt 1998, një grup kryengritës të udhëhequr nga Adem Jashari, sulmuan patrullat e policisë serbe duke vrarë katër policë dhe plagosur dy. Familjen Jashari e luftuan forcat serbosllave në Kosovë në vitet e 90-ta, por ky fakt u mbajt i fshehur nga opinioni i gjerë, nga ana e politikanëve të moderuar shqiptarë dhe nga qeveria e Beogradit, si mënyrë për të ruajtur status-quonë.
Beteja e parë mes Ademit dhe shokëve e tij kundër Forcave Federale ushtarako-policore Jugosllave u bë në mëngjesin e 30 dhjetorit të vitit 1991. Shtëpia e Jasharajve ishte rrethuar nga një numër i madh i forcave të sigurimit serbosllav duke kërkuar dorëzimin e tij. Jasharajt me shokët, thyen rrethimin dhe më vonë morën pjesë në disa aksione kundër ushtrisë jugosllave dhe të policisë. Adem Jashari në Prekaz u sulmua përsëri nga forcat e policisë federale më 22 janar të vitit 1998. ai ishte nje nka burrat me te fort ne ushtri
Në orët e hershme të mëngjesit të 5 mars 1998, në Prekaz u sulmua sërish nga Ushtria Jugosllave dhe forcat policore. Një rrethim i dytë u bë për të pamundësuar çdo shpëtim jete. Forcat sulmuese përbëheshin nga transportues të blinduar dhe pjesëtarë të policisë, të mbështetura nga artileria nga një fabrikë municioni në afërsi. Lagjen Jashari e kishin rrethuar diku me rreth 7-8 mije trupa. Sulmi zgjati dy ditë.
Forcat policore kërkuan së pari që Adem Jashari të dorëzohet, pasi kjo nuk ndodhi, ata i dhanë 2 orë afat për të shqyrtuar ofertën. Pas kësaj kanë filluar të shtënat. Nga një shtëpi, policia qëllonte me mortaja, pasuar nga gazi lotësjellës. Shumica e familjes së gjërë e Jasharajve u mblodhën në një dhomë të vetme, e cila ishte e murosur me tulla. Një predhë pastaj ra përmes çatisë, duke vrarë një numër të anëtarëve të familjes. Granatimet e vazhdueshme për afro tridhjetë e gjashtë orë ia mundësuan policisë më në fund të hyjë në shtëpi.
ademipararreshtitteuck[1]
ademipararreshtitteuck[1]
Organizata “Amnesty International”, në një raport të bërë për rastin, tha se sulmi kishte për qëllim eliminimin e të gjithë dëshmitarëve. Adem Jashari së bashku me pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e familjes së tij u vranë, te gjithe vellezer, kusherinj,e te afert.
Nga ana tjetër televizioni serb “B-92” lajmëronte për 69 pjesëtarë të vrarë të policisë dhe ushtrisë
Bashkimi, Besarta, 4 pjesëtarët e familjes që gjendeshin në Gjermani dhe 2 vajzat e Ademit të cilat kishin qëlluar tek të afërmit e tyre, ishin 8 të gjallët
RESPEKT PER FAMILJEN JASHARI !!!!!!! ME GJAK E KANE NGJYER FLAMURIN SHQIPTAR !!!! TRIMA TE TILLE NUK DUHEN HARRUAR KURRE !!!!

George Soros, plan sekret për ta shkatërruar Shqipërinë?!

Organizata “Reago” i ka dërguar një letër publike George Sorosit, ku i kërkon largimin nga Shqipëria, pasi sipas saj “Soros” ka një plan sekret sesi ta shkatërrojë ekonominë e Shqipërisë.

george-soros1212

“George Soros kontrollon politikanë të lartë në Shqipëri. Ai duhet të largohet brenda 24 orëve. Ky paralajmërim vjen pasi kemi zbuluar planin sekret tëSoros për ta falimentuar ekonomikisht Shqipërinë”, thuhet në reagim, raporton “Panorama”.

Sipas organizatës në fjalë, Sorros fiton shuma marramendëse për 10 vite përmes kontrollit të politikës në Shqipëri.

NË VENECIA 4000 DOKUMENTE PËR SHQIPTARËT

venecia


Ka shkuar për të kryer një studim të shkurtër dhe ka zbuluar një thesar të tërë. Është rasti i historianit të njohur Pëllumb Xhufi, i cili pas dy muaj qëndrimi në Venecia, ka ardhur prej andej me materiale shumta (rreth 4000 mijë), të cilat hedhin dritë mbi periudhën pas pushtimit osman në vendin tonë. Ja si shprehet zoti Xhufi rreth këtij zbulimi, i cili pritet të ribëjë shumë nga tezat e historiografisë zyrtare, rreth kësaj periudhe kohore

Intervistë e Skënder Minxhozit

Zoti Xhufi, sapo keni përfunduar hulumtimin e arkivave veneciane, në kërkim të dokumentacionit që lidhet me Shqipërinë dhe shqiptarët. Çfarë periudhe kohore ka mbuluar studimi juaj dhe sa i gjerë ishte ai?

Unë shkova në Venecia më tepër për të kryer një sondazh e për të tërhequr ndonjë dosje me dokumente, për të cilat kisha dijeni më parë. Por u gjenda përpara një mase të madhe materialesh, të panjohura e të shpërndara në fonde të ndryshme në Arkivin e Shtetit të Venecies, si dhe në Bibliotekat publike e private Marciana, Correr e Querini. Ndonëse e zgjata qëndrimin në dy muaj, munda të tërheq dorëshkrime që lidhen drejtpërdrejt me temën aktuale të studimit, “Një vështrim nga Perëndimi mbi Shqipërinë e Poshtme, shek. XV-XVIII”. Për mungesë kohe, arrita të largohem me pak materiale, por me shumë informacion edhe për dy temat e ardhshme studimore, ato mbi Shqipërinë e Epërme dhe atë të mesme në po ata shekuj. Me përfundimin e këtyre studimeve (me shpresë!), mendoj se do jetë dhënë një kontribut modest për historinë e shqiptarëve në një periudhë të lënë padrejtësisht pas dore, siç është ajo që nis me vdekjen e Skënderbeut dhe merr fund në prag të krijimit të Pashallëqeve të mëdha (fundi shek. XVIII).

Gjithsesi, për temën në studim, kërkimet në arkivat e bibliotekat e Venecies plotësojnë në një masë e cilësi të pashpresuar, tej çdo parashikimi, bazën dokumentare të njohur prej meje, dhe që deri tani përfaqësohej kryesisht nga burime spanjolle, vatikane, greke e osmane. Bëhet fjalë për rreth 4 mijë dokumente, një pjesë e të cilave sjellin të dhëna ekskluzive, ndërkohë që të tjerët konfirmojnë apo rrëzojnë në mënyrë bindëse teza e pohime të mbrojtura deri më tash nga historiografia shqiptare dhe ajo e huaj. Pra, vlera e tyre është gjithashtu e çmuar.

Ka një debat të hershëm shkencor (por jo vetëm), në lidhje me rolin, pozitën dhe protagonizmin e munguar të Shqipërisë, pas pushtimit turk. Sa e vërtetë është kjo tezë?

Vërtet, dhe përderisa kohët e fundit edhe Kryeministri Berisha doli dhe e mbrojti këtë tezë, ka shumë të ngjarë që ajo të hyjë e të zejë vend edhe në tekstet e historisë, të cilët reforma ia ka besuar kronikanëve të zgjedhur. Në fakt, është krejtësisht e kundërta, dhe për të vërtetuar këtë nuk ishte e nevojshme që unë të hidhesha në Venecie, në kërkim të dokumenteve të panjohura. Edhe pa to, janë shkruar e botuar dokumenta e studime jo të pakta për periudhën 1500-1700, të cilat dëshmojnë se Shqipëria vazhdoi, edhe pas Skënderbeut, të jetë vatra e ndezur e rezistencës antiosmane.
I referohem botimeve dokumentare e punimeve të dy medievistëve të shquar, studiues e botues të palodhur dokumentesh: të paharruarit Injac Zamputi, veprat e të cilit duhet të ishin ribotuar shumë më parë se vepra e plotë e Giuseppe Valentinit. I referohem edhe botimeve, e sidomos një studimi monumental të albanologut të përkushtuar Peter Bartl, i cili dergjej i pashfrytëzuar në Bibliotekën Kombëtare, dhe që mu për këtë arsye u vura ta përkthej e ta botoj vitin e shkuar, në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese “Dituria”. Vepra quhet “Ballkani Perëndimor midis monarkisë spanjolle dhe Perandorisë Osmane”, dhe është në 90% të tij një histori evropiane e Shqipërisë dhe e shqiptarëve në shekujt XVI-XVII.

Pra, me të dhënat e reja unë vetëm sa e përforcoj konkluzionin e historiografisë mbi Shqipërinë, si një gjenerator i historisë ballkanike e evropiane edhe në shek. XV-XVIII. Natyrisht sjell të dhëna të reja, ndonjëherë edhe lapidare, si p.sh. atë të një Ambasadori të Venedikut në Stamboll, i cili në vitet e shkëlqimit më të madh të Perandorisë osmane, shek. XVI, i shkruante Senatit se “në gjithë Turqinë evropiane, Shqiptarët janë të vetmit që luftojnë kundër Turkut”. Atë kohë, shqiptarët, që nga Tivari e deri poshtë në Paramithi e Margëlliç, u përfshinë në një varg kryengritjesh antiosmane, që shtrihen kohësisht deri në prag të krijimit të pashallëqeve të mëdha, në fund të shek. XVIII.

Interesante dhe e rëndësishme edhe në drejtim të zhbërjes së një miti që ka zënë vend në historiografi, sidomos në atë të huaj, është se kundër osmanëve luftonin sa shqiptarët e krishterë, aq edhe ata myslimanë. Në 1625, një misionar i Vatikanit, që raportonte për një përleshje të banorëve të Progonatit, në Labëri, me ushtrinë osmane, shprehte habinë e tij, se si ishte e mundur që në këtë vend “turqit luftonin kundër turqve”!

Dokumentet e gjetura në Arkivin e Venedikut rrëzojnë, besoj, edhe një mit tjetër, atë të barrierave krahinore mes shqiptarëve, i cili është rikthyer në modë edhe në ditët tona, “për meritë” të politikës. Sot, kur po bëhet gjithçka për të hequr nga analet e historisë sonë kombëtare apostuj të shqiptarisë, si Abdyl Frashërin, Ismail Qemalin, Dom Nikollë Kaçorrin, Fan Nolin e Luigj Gurakuqin dhe kur po pompohen antikrishtët e tradhëtive dhe të ndarjeve kombëtare, ia vlen që të paktën të rinjtë të mësojnë se si, p.sh., në vitet 1620 qytetarë të Vlorës ishin ndër organizatorët e kryengritjeve në malësitë e Tivarit, dhe se si luftëtarë nga Ulqini, në 1735, erdhën enkas dhe luftuan në Margëlliç kundër osmanëve, në krah të kryengritësve çamë. Megjithatë, shqiptarët mbetën në krye të kronikave evropiane të shek. XVI-XVIII, jo vetëm për qëndresën e tyre brenda Shqipërisë. Shqiptarët ishin luftëtarë të pakrahasueshëm e shumë të kërkuar në “tregun e luftës”. Me stratiotë shqiptarë, Venediku mbrojti zotërimet e tij të shtrira nga Kreta e Peloponezi, Epiri shqiptar, Dalmacia, Friuli e deri në hinterlandin italian, duke i angazhuar ata në vijë të parë, si kundër osmanëve, ashtu edhe kundër francezëve, spanjollëve e austriakëve. Në vitet 1560, kur piratët Uskokë, me origjinë sllave dhe me bazë në Klisë të Dalmacisë, e bënë të palundrueshëm detin Adriatik, Venediku e gjeti zgjidhjen e këtij problemi jetësor për sigurinë e tij, duke armatosur 12 anije me luftëtarë shqiptarë, që vunë sakaq rregull në atë front. Në 1715, feldmarshalli prusian Schulenburg, i këshillonte autoritetet veneciane, që ta bazonin ushtrinë e tyre tek elementi shqiptar: edhe në rast se do duhej të rekrutonin ushtarë nga kombësi të tjera, këta duhet të mbanin “kapele shqiptare”, sigurisht për të demoralizuar armikun, që e njihte forcën dhe ashpërsinë e tyre në betejë. Në vitin 1737 mbreti Karl Borbon i Napolit krijoi një korpus elitar të ushtrisë së tij me luftëtarë shqiptarë dhe në 1807, pas marrjes së Korfuzit, Napoleon Bonaparti krijoi aty një trupë me rekrutë shqiptarë nga Epiri, të famshmin “Régiment Albanais” (Regjimenti Shqiptar). Dhe duke kaluar në revistë gjithë këto fakte e plot të tjera, nuk mund të mos dalësh në përfundimin, me keqardhje, se sa energji e sa gjak kanë derdhur shqiptarët për interesat dhe për luftërat e të tjerëve!

Një aspekt tjetër i këtij interpretimi ka qenë edhe mbyllja e vendit tonë. Sa e izoluar ka qenë Shqipëria e pushtuar nga turqit, ndaj Europës së krishterë?

Edhe këtu përgjigja e kësaj pyetje të ballafaqon me një lloj miti të krijuar mbi “ndarjen” e Shqipërisë nga lidhjet tradicionale me botën e me kulturën perëndimore, pas rënies nën sundimin osman. Nuk është kështu. Këto lidhje i kanë mbijetuar edhe pushtimit osman.

Po e filloj nga lidhjet më të natyrshme, ato njerëzore. Dokumentet e reja venedikase tregojnë se shumë shqiptarë, të ikur në Itali, në Greqinë kontinentale apo në ishujt e Jonit e të Egjeut, pas vdekjes së Skënderbeut dhe rënies së kështjellave shqiptare, apo që shërbenin në ushtri të ndryshme të Evropës, vazhdonin të mbanin lidhje me familjarët e tyre në Shqipërinë e pushtuar. Jo vetëm, por ishin pikërisht këta, si Gjon Muzaka në vitet 1500 apo Jeronim Kombi, në vitet 1600, të dy kapitenë në oborrin e Mbretit të Napolit, që inkurajonin, organizonin e koordinonin aksionet e përbashkëta çlirimtare të kryengritësve shqiptarë, me Papatin dhe princërit katolikë të Evropës. Ndërkohë, pas “depresionit të madh” që pasoi fushatat pushtuese osmane, vihet re një ringritje ekonomike e demografike e qyteteve shqiptare. Tregtarë shqiptarë nga Shkodra, Ulqini, Elbasani, Kavaja, Voskopoja, Vlora, Durrësi, Sajadha e Parga i gjejmë të vizitojnë tregjet e Venedikut, Ankonës, Raguzës etj., duke eksportuar aty mallrat tradicionale shqiptare, e duke importuar veshje të shtrenjta, beharna, armë e deri kazanë rakie, letër shkrimi e libra! Në Venedik u bë kujdes të ndërtohej një “hotel” i posaçëm për tregtarët që vinin nga territoret osmane (fontego de’ Turchi).

Mes tyre, në dokumentet veneciane shfaqen në numër jashtëzakonisht të madh tregtarët nga Shqipëria “osmane”. Kujdes: bëhet fjalë si për tregtarë të besimit të krishterë, ashtu edhe muslimanë. Një ndër këta tregtarë, në vitet 1770, furnizonte me libra pashain shqiptar të Margëlliçit, i cili ishte veçanërisht i pasionuar pas biografive të gjeneralëve të shquar, Aleksandrit të Madh, Jul Qezarit e Cesare Borgias. Fatkeqësisht, në spektrin e leximeve të tij nuk hynte biografia e Marin Barletit mbi Skënderbeun! Të dhënat e zbuluara së fundi dëshmojnë, gjithashtu, që dinjitarët shqiptarë të zonave kufitare, siç ishin p.sh. Gjirokastra, Vlora, Delvina, Sajadha etj., mbanin marrëdhënie të ngushta me qeveritarët venecianë të Korfuzit, Butrintit, Pargës etj. Zotërimet venedikase në fjalë mbaheshin me drithin e prodhuar në sterenë shqiptare. Por kontaktet shkonin edhe më tej. Ndonjë dinjitar shqiptaro-osman, si emini i Bastias, në Çamëri, e kishte bërë zakon që herë pas here të hidhej deri në Korfuz e të rrinte mik tek Bajliu venecian i ishullit. Kuptohet, e gjithë kjo, pa dijeninë e Portës.

Çfarë elementesh të pazbuluara keni nxjerrë në dritë gjatë studimit të këtij arkivi? Në ç’dritë zbulohen shqiptarët në dokumentet e reja të arkivave veneciane?

Besoj që përmenda më sipër mjaft elementë të rinj, që pasurojnë historiografinë tonë mbi një periudhë 300-vjeçare dhe që, gjithashtu, ndryshojnë në ndonjë rast edhe konceptet mbi historinë tonë. Më mbetet të theksoj, që dokumentacioni i ri kontribuon edhe për të hedhur dritë të re mbi çështje të debatuara, më shumë politikisht se shkencërisht, mbi karakterin etnik të Himarës, Çamërisë etj.
Më duhet të them, se dokumentet venedikase flasin thjesht e qartë për një popullsi shqiptare në këto treva, qoftë kur bëhet fjalë për të krishterë, e qoftë për myslimanë. Dhe dokumenteve të Venedikut u duhet besuar më shumë se çdo lloj dokumentacioni tjetër.

Venediku ishte një shtet me sjellje thuaj-thuaj laike (“Republika para fesë”). Në këtë kuptim, në përcaktimin e subjekteve të ndryshme, venedikasit nuk niseshin vetëm nga koncepti fetar, sipas të cilit një mysliman ose një shtetas i Perandorisë Osmane ishte “turk”, qoftë edhe sikur të ishte i krishterë. Venediku i njihte mirë popujt ballkanikë, ishte prej 10 shekujsh në kontakt të ngushtë me ta. Nga ana tjetër, nëpërmjet bazave të tij në Kotor, Tivar, Korfuz, Pargë e Butrint, Venediku kishte ngritur një rrjet të dendur informatorësh, që shtrihej gjatë gjithë bregdetit, nga Malësia e veriut e deri në Himarë, Dhërmi, Delvinë, Margëlliç e Paramithi, duke depërtuar në thellësi deri në fshatra të thella të zonës së Tivarit, Shkodrës, Lezhës, Vlorës, Beratit, Elbasanit, Janinës, Gjirokastrës, Kosturit e Shkupit. Ndërsa informonin rregullisht për lëvizjet e ushtrive osmane, për kryengritjet e popullsive shqiptare apo edhe për shpërthimet e epidemive të murtajës në ato treva, këta “informatorë” japin të dhëna të çmuara dhe ekskluzive mbi etnografinë e këtyre krahinave.

Nëse do t’ju pyesnim për të zbuluar kuriozitete, ndodhi konkrete apo ngjarje të panjohura për shqiptarë të njohur a të panjohur, cilat do të ishin disa prej tyre?

Janë të shumta, por po veçoj njërën prej tyre: kryengritjen e madhe antiosmane shpërthyer në Çamëri në vitin 1611, dhe të drejtuar nga një prelat ortodoks, peshkopi Dionis “Filozofi”. Kisha shkruar edhe më parë për këtë kryengritje, që historiografia greke e numëron si një ndër ngjarjet më të lavdishme të historisë së Greqisë, përgjatë periudhës së sundimit osman.

Dokumentet e reja që unë kam gjetur, provojnë katërcipërisht se të gjithë protagonistët e kësaj ngjarjeje: peshkopi Dionis, armiku e xhelati i tij, Osman Pasha i Janinës, kapiteni Jeronim Kombi i oborrit të Napolit dhe padyshim vetë kryengritësit e 70 fshatrave të Çamërisë, që u përfshinë në atë ngjarje, ishin që të gjithë shqiptarë! Pra, kemi të bëjmë me një histori shqiptare, që i duhet kthyer historisë së Shqipërisë.

Mund të tregoj edhe një tjetër histori, më relaksuese, që i ngjan një romani të verdhë. Në vitet 1770 në Epir shfaqet misionari Kozma nga Etolia, ai që më vonë u shpall shenjtor nga kisha greke, dhe që punoi shumë për hapjen e shkollave greke në gjithë Shqipërinë e Jugut. Misioni i tij u pa me dyshim nga Republika e Venedikut, e cila i vuri pas agjentë të fshehtë. Njëri prej tyre ka hartuar disa raporte të fshehta për “Këshillin e të Dhjetëve” në Venedik, që ishte një lloj drejtorie e shërbimit informativ. Unë kam gjetur disa nga këto raporte, madje edhe një broshurë propagandistike që Shën Kozmai shpërndante në fshatrat shqiptare, gjatë kryerjes së misionit të tij. Dhe a e dini se cili ishte agjenti venecian, që ndiqte hap pas hapi udhëtimin, fjalimet dhe takimet e Shën Kozmait? Giaccomo Casanova, dora vetë.

Kur do ta shohim të sistemuar këtë volum pune që keni kryer në Venecia?

Po merrem intensivisht me leximin dhe përpunimin e materialit të mbledhur, që është mjaft voluminoz. Kam shumë shpresë që studimin ta botoj nga viti i ardhshëm. Ndërkohë, do të botoj edhe një vëllim me dokumentet e mbledhura gjatë kësaj ekspeditë kërkimore, për t’i venë ato në dispozicion të studjuesve të tjerë dhe të studentëve të historisë. Shpresoj që me këtë, të jap edhe një kontribut për afrimin e studiuesve tanë të rinj me mesjetën shqiptare, që është vërtet e jashtëzakonshme.

Kufijtë e Shqipërisë Etnike

Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartave, gjendet dosja nr. 3, me afat ruajtje të përhershëm, me 42 fletë, e cila përmban hartën e Shqipërisë së Vërtetë, punuar nga prof. Ahmet Gashi, si dhe një studim të tij me titull “Shqipnija ethnike edhe vuajtjet e shqiptarëve në Shqipnin e robnueme”, përgatitur më 1941.

IMG_0084-0

Harta paraqet shtrirjen etnike të shqiptarëve, me titull “Shqipëria e vërtetë” në shkallën 1: 200 000. Kjo hartë shoqërohet me studimin e prof. A. Gashit: Shqipnija ethnike edhe vuajtjet e shqiptarëve në Shqipnin e robnueme, të cilin po e paraqesim (jo të plotë) për lexuesin, duke ruajtur gjuhën origjinale të dokumentit. Kujtojmë se pas kapitullimit të Jugosllavisë, në prill 1941, Mbretëria Shqiptare përfitoi një pjesë të trojeve shqiptare të Kosovës, Dibrës, Strugës, Ulqinit etj., ku shtriu edhe veprimin e pushtetit politik, ushtarak dhe administrativ. Kufijt e Shqipnis Ethnike.

1. Kufini perëndimor

Në këtë anë Shqipnija Ethnike laget me detin e Jonise dhe me atë të Adriatikut, qysh prej Prevezës (38057’ gjenësi Veriake) e deri te sqepi i Luftës së Zezë (Crnirat) mbi gjiun e Spizzes (4208’ gjenësi Veriake). Gjatësia e brigjeve në këtë anë është 651 km.

2. Kufini veri-perëndimuer

Ky kufi fillon të sqepi i Luftës së Zezë (Crnirat) në bregun e Adriatikut dhe mbaron te maja e Jankovit (43020’ gjenësi veriake dhe 37056’ gjatësi lindore prej Ferro-s) … Gjatësia e kufinit veri-perëndimuer është 170 km, me vija ajrore dhe afër 220 km, tue shkue mbas vijave të shtrembta të kufinit. Kjo vijë përmbledh krahinat shqiptare të humbuna më 1878 të Ulqinit, të Tivarit, të Podgoricës (Zetes-s), Hotit, Grudës, Kuçit, Triepshit, Piprit, Plavës, Gucines, Beranes, Bistricës, Pejës, Rugovës, Rozhajës, Peshterit e Pomerenikut.

3. Kufini veri-linduer

Kjo pjesë e kufinit të Shqipnisë Ethnike shtrihet prej majës së Jankovit deri në Gradnja (42042’ gjanësi veriake edhe 39032’ gjatësi lindore prej Ferro-s). Në rast se nuk do të kërkohen tokat shqiptare të krahinave të Adriatikut, qysh prej Prevezës (38057’ gjenësi Veriake) e deri te sqepi i Luftës së Zezë (Crnirat) mbi gjiun e Spizzes (4208’ gjenësi Veriake). Gjatësia e brigjeve në këtë anë është 651 km.

4. Kufini linduer

Kufini linduer i Shqipnisë Ethnike fillon në Gradnja (42042’ gjanësi veriake edhe 39032’gjatësi lindore prej Ferro-s) edhe mbaron në kandin ku bashkohet lumi i Venetiko-s me lumin e Vistrices (39011’ gjatësi lindore prej Ferro-s edhe 4003’ gjanësi veriake), me gjatësi afër 342 km … Kjo vijë e kufinit linduer të Shqipnis ethnike përmbledh krahinat lindore shqiptare të humbuna mbas luftës së Ballkanit më 1912. Këto krahina kanë këto qytete bashkë me kazatë e tyne: Jakovën, Prizrenin, Kaçanikun, Vranjen (humbur më 1878), Gostivarin, Tetovën, Shkupin, Kumanovën, Presheven, Dibren, Kerrçoven, Strugen, Ohrin, Krusheven, Perlepin, Resnen, Manastirin, Folorinen, Kosturin, Naseliçen dhe Grebenen.

5. Kufini jug-linduer

Vija e kufinit jug-linduer nis qysh prej vendit ku bashkohet lumi i Bistrices me kamben e vetv të Venetiko-sve dhe mbaron te goja e lumit të Artës (38042’ gjatësi lindore 3901’gjanësi veriake) me një gjatësi pothuajse 180 km. Kjo vijë e kufinit prej vendit që u përmend shkon me lumin e Venetiko-s deri në majën 549, mbasandej, tue shkue drejt jugës mbas rrjedhës së një përroni që është degë e Venetiko-s, kalon nga lindja e Kipurjos e shkon gjithnjë nga juga mbas atij prroni deri në Fonike (1288), ku pjek me kufirin e vjetër turko-grek të para 1912-ës, të cilin e krahinave të Kurshumlis, të Prokupjes e të Leskovces (sikundër po kërkohen krahinat e Tivarit, të Ulqinit, të Podgoricës, të Vranjës etj., atëherë kufini veri-linduer ndërron trajtë … Kjo vijë e kufinit përmbledh qytetet e Kurshumlis, të Prokupjes, të Leskovces e të Vranjës, bashkë me katundet e kazavet të tyne.

6. Kufini juguer

Kjo pjesë e kufinit të Shqipërisë ethnike përbahet prej brigjeve të gjiut të Artës. Këto brigje të përthyeme tepër kanë një gjatësi pothuajse 93 km, qysh prej gojës së lumit të Artës e deri te qyteti i Prevezës. Kjo vijë përfshinë krahinën e Pogonit me qytetin e Voshtinës edhe krahinat e Sulit e të Çamëris me qytetet e Filatit, të Ajdonatit, të Margëlliçit, Pargës, Lurosit, Filipiodhes e të Prevezës. Vendi gjeografik i Shqipnis Ethnike Mbrenda kufijvet që u përmenden përmblidhen tokat e Shqipnis ethnike, të cilat shtrihen në anën juge-perëndimore të gadishullit të Ballkanit, mbi brigjet lindore të detnevet të Jonis e të Adriatikut, prej juge në veri, ndërmjet shkallëvet të gjanësis veriore 38057’(Prevezë) dhe 43020’ (maja e Jankovit në V.P. të Novipazarit) edhe prej perëndimit në lindje dërmjet shkallëve të gjatësisë lindore prej Ferros, 36040’ (Sqepi i Luftës së Zezë=Crnirat) mbi Spizze-n edhe 39038’ (Kumarevo në lindje të Vranjes).

Floripress

Aleksandre Lambert: Evropa e sabotoi historinë tuaj në Shekullin XIX, kur Ilirinë e quajti Ballkan

aleksander-lamberti

Aleksandre Lambert



Ndonjëherë të lodhur nga vetvetja për shkak të atyre që mësojmë në jetën aktive, na vjen zor të pranojmë vendin ku të huajt na rendisnin ne shqiptarëve. Diku andej nga fundi, pranë Ruandës mbase. Dhe përderisa ne nuk e njohim vetveten mirë, përderisa ngremë zërin, nxijmë gazetat e çajmë mikrofonat duke përbotëruar sa monstruozë jemi, harruar vlerat, kështu ka për të ndodhur. Të huajt, shumica absolute e tyre, ata që përbëjnë mëhallën e madhe rrotull shtëpisë, nuk do të na japin vendin që na takon kurrë nëse një ditë ne nuk do të mësojmë të duam para së gjithash vetveten. Dhe që të kesh respekt për vetveten, së pari duhet të fiksosh në memorie vlerat, pozitivitetin. Kombe të tjera, më agresivë, më të fuqishëm, duket veçse na kanë marrë me përdhunë në çdo kohë pasurinë dhe vetë jetën, kanë punuar me kujdes për të na vdekur në shpirt edhe atë pjesë e cila na bënte krenarë: – Historinë. Të vrarë, të vjedhur, të kafshuar dhe së fundmi të izoluar, mbase vërtet ne nuk dukemi më shumë se tregojmë. Porse është turp gjithsesi që të huajt të na mësojnë të jemi më shumë krenarë. Dhe ndërsa grekët, për shembull, na vendosin kufirin, jo vetëm imagjinar, në Shkumbin, dhe këtë ua trashëgojnë brezave, pavarësisht se shifrat tregojnë 2007, sa nacionalistë mbetet të jemi? Sa dimë ne se Aleksandri i Madh ishte ilir, apo edhe vetë Pirrua i Epirit. Dhe nëse ata më pas folën një tjetër gjuhë, pse nuk tentojmë të përvetësojmë atë pjesë që na takon? Por ky le të mbetet një ilustrim. Vonë nuk është kurrë. Këtë filozofi sjell edhe historiani gjerman Aleksandre Lambert në intervistën e mëposhtme.

Dr. Aleksandre Lambert me që ju i njihni problemet e vendeve të Evropës Juglindore, sidomos shqiptarët, a mund t’u flitni lexuesve tanë, por edhe botës, në këtë 95 vjetor të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë se si i njihni ju shqiptarët?

Përballë tendencës së përgjithshme të shtypit dhe mediave të tjera ndërkombëtare, pjesërisht të ndikuara nga propaganda serbe dhe greke si dhe nga gjithë ata që i mbështesin, duke folur keq për shqiptarët – dhe duke qenë se bashkësia ndërkombëtare bën pyetjen për të ardhmen e këtij populli në Evropën Juglindore, unë mendoj se është koha që të paraqitet ky popull në një mënyrë objektive, konstruktive, dhe pse jo edhe të drejtë. Më lejoni t’ju them që në fillim se unë nuk mendoj se shqiptarët janë engjëj dhe popuj të tjerë duke përfshirë edhe Serbët të jenë të tillë. Unë do t’ju flas për faktin se me përhapjen e klisheve, këtyre ideve të rreme shumë herë të përsëritura me fyerje kundër shqiptarëve, askush nuk do mund t’u ndërrojë bindjen shqiptarëve për dinjitetin e tyre të shquar as edhe për identitetin e tyre kombëtar, për të cilin ata kanë të drejtë të jenë krenar. Me fjalë të tjera të flasish qëllimisht keq për dikë dhe pa argumente tregon se kemi të bëjmë me një vogëlsi shpirtërore që mbulon me turp atë që shpif, sidomos kur nuk ia njeh, por edhe më keq kur ia mohon vlerat një populli.

Çfarë mund të na thoni për zhvillimin e ngjarjeve në vendet e Ballkanit pas përmbysjes së regjimeve komuniste, sidomos për ato lidhur me shqiptarët ?

Pas luftës së ftohtë Evropa dy herë nuk ka qenë në gjendje të ndalojë genocidet dhe «spastrimet etnike» në Kontinentin e vet. Po të mos kishin ndërhyrë më në fund Shtetet e Bashkuara për të ndaluar masakrat në Bosnje dhe në Kosovë, asgjë nuk do ta kishte ndaluar regjimin e Milosheviçit të çonte deri në fund genocidin e tij të bërë kundër popullsive myslimane në Ballkan. Duhet pranuar se Evropa ka disa vështirësi në punën për të integruar në mënyrë të drejtë komunitetet e veta myslimane. Gjithashtu mund të supozojmë se po të kishin qenë të krishterë 8 mijë burrat dhe djemtë që u masakruan në Srebrenicë, Mladiçi dhe Karaxhiçi nuk do t’i kishin shpëtuar proceseve të tyre për një kohë kaq të gjatë. Nga ana tjetër duhet të jemi të ndërgjegjshëm se afiliacionet fetare dhe konfesionale të shqiptarëve nuk kanë qenë shumë të rëndësishme për ta, as edhe qenësore në përcaktimin e identitetin të tyre kombëtar. Në fakt Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Hero i tyre kombëtar, ishte katolik kur ai luftonte kundër otomanëve për 25 vjet rresht duke mbrojtur lirinë e Shqipërisë dhe duke penguar ushtritë otomane të mbërrinin deri në Vatikan. Nuk është një gjë e rastit që shumë Papë atë e kanë nderuar me emrin «Kampion i Kristianizmit ». Kurse Volteri ka shkruar për të: « Po të kishe qenë në krye të Perandorisë Bizantine, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Konstantinopoli nuk do të kishte rënë në duart e Otomanëve », që në atë kohë përfaqësonin Perandorinë më të fuqishme të botës. Edhe Napoleon Bonaparti e ka vlerësuar Skënderbeun si një nga katër «Gjeneralët» më të mëdhenj të Historisë. E vërteta është se shqiptarët po ta kishin konsideruar fenë islame dhe çdo fe tjetër më të rëndësishme se identitetin kombëtar nuk do ta kishin bërë Skënderbeun, Hero të tyre kombëtar.

Si e shpjegoni ju çështjen e kthimit të shumicës së shqiptarëve në fenë myslimane dhe mendimin e ndokujt që e konsideron këte fakt si negacion për hyrjen e Shqiptarëve në Evrope ?

Unë mendoj se Evropa duhet të jetë krenare që të ketë në gjirin e saj kombin shqiptar, i cili duhet vlerësuar si shumë tolerant. Për shqiptarët çfarëdo që të jesh mysliman, ortodoks, katolik, por edhe atë, je po aq shqiptar dhe po aq i respektuar sa gjithë të tjerët. Është e vërtetë se gjatë pushtimit otoman shumë shqiptarë u kthyen në mysliman. Por e vërteta është se kryengritjet më të shumta kundra Perandorisë Otomane janë bërë më tepër nga shqiptarët se sa nga popujt e tjerë të krishterë. Përkundrazi, ndërrimi i fesë për shqiptarët ka qenë një mjet për të ruajtur identitetin e tyre kombëtar, dhe ata e kanë ruajtur këtë identitet për një kohë shumë të gjatë. Shumë kohë përpara ardhjes së qytetërimit sllav në Evropën Perëndimore dhe shumë përpara ardhjes së serbëve në Ballkan (ata erdhën në shekullin e VII – të pas Krishtit). Shqiptarët kishin një qytetërim të tyre në juglindje të Evropës dhe e kanë ruajtur kulturën e tyre gjatë shekujve edhe pse janë ndodhur midis dy kulturave më të rëndësishme të Evropës të asja kohe, greke dhe romake .Dhe kjo është një provë që flet në të mirë të shqiptarëve, po të kemi parasysh se në të njëjtën kohë shumë popuj të tjerë të Evropës u romanizuan, u gjermanizuan, dhe u sllavizuan. Te shqiptarët ky fenomen asimilimi ndodhi vetëm te popullsia ortodokse e atyre krahinave kufitare që jetonin afër serbëve dhe grekëve. Ata nuk i qëndruan presionit fetar të drejtuar nga kisha ortodokse që është e njohur shumë mirë në histori për çështje asimilimi. Ata e humbën identitetin e tyre kombëtar për t’u bërë grekë, serbë e malazezë vetëm për të ruajtur fenë ortodokse. Shqiptarët katolikë e kanë patur më të lehtë ta ruajnë identitetin e tyre shqiptar, sigurisht nga mbështetja e fuqishme e Vatikanit. Shqiptarët që u konvertuan në myslimanë e patën më të lehtë ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar se feja myslimane ishte feja zyrtare e pushtuesit. Një meritë e tyre është fakti se ata morën vetëm kulturën osmane, dhe nuk u asimiluan prej tyre siç mund të ketë ndodhur me popuj të tjerë në Perandorinë otomane, të cilët humbën edhe gjuhën. E vërteta është se shqiptarët e konvertuar në fenë islame, u sollën gjithmonë si vëllezër me shqiptarët ortodoksë e katolikë, duke ndihmuar këta të fundit në zgjidhjen e drejtë të shumë problemeve me administratën turke.

Pasi sqaruam çështjen e konvertimit fetar të shqiptarëve në Mesjetë, çfarë mund të na thoni ju për ilirët paraardhësit e shqiptarëve të sotëm ose më mirë si i njihni ju shqiptarët e Lashtësisë?

Ilirët, paraardhës dhe stërgjyshër të shqiptarëve janë regjistruar nga historia në Evropën Juglindore të paktën po aq herët sa edhe grekët. Ata janë unikë në Evropë, sepse prania e tyre në këtë zonë ngjitet të paktën deri në periudhën neolitike, siç e dëshmojnë arkeologjia, antropologjia, dhe vazhdimësia kulturore dhe etnolinguistike. Grekët dhe shqiptarët kanë të përbashkët faktin se kanë gjuhë indoevropiane që dallohen nga gjuhët e tjera indoevropiane ashtu sikurse edhe armenishtja. Studimet e gjysmës së dytë të shekullit XX, provojnë se shqipja është gjuha më e vjetër indoevropiane. Gjuha shqipe ndryshe nga greqishtja dhe armenishtja e sanskritishtja në shkrimin e saj përdor alfabetin latin, dhe shqiptohet ashtu sikurse shkruhet. Po të hyjmë në historinë e lashtësisë ne mund të gjejmë se Aleksandri i Madh i biri i Olimpias, Aepirote – ilire, kishte si gjuhë amtare ilirishten. Greqishten atij ia mësoi Aristoteli. Shumë e përhapur është në botën e sotme shprehja «Një fitore si e Pirros». Dhe kjo shprehje të kujton fitoren e famshme që Pirroja pati kur mundi romakët në Askulum në vitin 279 përpara Krishtit. Plutarku e ka vlerësuar Pirron si strategun më të madh të lashtësisë. Kjo betejë që humbën romakët mbeti në histori edhe si beteja që karakterizon fillimin e ngjitjes së tyre, kurse për Epirotët dhe për Pirron kjo betejë u shënua si pika e dekadencës së tyre. Bota e ka konsideruar Pirron si grek, edhe pse ai e mësoi greqishten në moshën 12 vjeçare në Aleksandri ku vazhdonte edukatën e tij princore. Eshtë e vërtetë se romakët i mundën ilirët pas luftërash dhe kryengritjesh që zgjatën me shekuj. Konsulli romak Paul Emili nuk mundi të nënshtrojë ilirianët edhe pasi ai rrafshoi për tokë më se 70 qytete të tyre dhe dërgoi në Romë si skllevër 150. 000 epirotë – ilirë me në krye mbretin e tyre Genc. Sipas historianit romak Suetona kryengritja e ilirëve në vitet 6 dhe 9 pas Krishtit ishte më e tmerrshmja nga të gjitha luftërat që Roma ka bërë në botën e jashtme pas luftërave Punike. Roma nuk arriti t’i asimilojë ilirët. Përkundrazi janë me dhjetëra perandorët që Iliria i dha Romës, sidomos kur Perandoria romake filloi të bjerë. Midis perandorëve më të famshëm le të përmendim Konstantinin e Madh që lindi në Kosovë. Qe Konstantini i Madh ai që u rreshtua vendosmërisht në anën e Kishës Kristiane me Ediktin e Milanos të vitit 313 i cili u garantoi të krishterëve një tolerancë që ishte e barabartë me njohjen e kristianizmit si fe e shtetit. Sundimi i Konstantinit të I – rë shkëlqeu me ndërtimin e monumenteve kristiane prej të cilëve po përmend Vatikanin. Edhe Perandori Justiniani i I – rë ishte ilir. Ai la si trashëgimi të lavdishme veprën e tij legjislative Kodi i Justinianit që ka mbetur edhe sot e kësaj dite themeli i të drejtës civile moderne. Përkthyesi i parë i Biblës në gjuhën latine ka qenë iiliriani Shën Hieronim. Kompozitori edhe Himni kristian «Laudamus …» me përdorim edhe sot e kësaj dite është vepër e kompozitorit Niket Dardani, edhe ai ilirian nga Kosova. Duhet të pranojmë se IIirët në Evropë kanë qenë një nga popujt e parë që u kristianizuan, kjo vërtetohet edhe nga Bibla. Kur Shën Pavli, shkoi në Iliri për të kristianizuar ilirët, ai gjeti në Durrës një kishë kristiane.

A mund të na thoni diçka lidhur me shqiptarët që lanë gjurmë në historinë e Evropës gjatë Mesjetës , duke na e konkretizuar këtë dhe me emra?

Në Mesjetë shqiptarët i kanë dhënë udhëheqësa botës, udhëheqësa laikë ose fetarë dhe personalitete kulturore që i kalojnë kufijtë e Evropës. Disa Papë kanë qenë shqiptarë për shembull, – Klementi i XI – të më i dalluari prej tyre. Por shqiptarët kanë qenë në krye të feve me rëndësi botërore si në krye të fesë ortodokse ashtu edhe të asaj myslimane. Në histori gjejmë udhëheqës të shquar shqiptarë në shumë vende të Evropës, madje edhe prej atyre që ngandonjëherë kanë përcaktuar fatin e shumë betejave historike ( në vitin 1515 qe Merkur Bua me kalorësinë e lehtë të Venedikut e përbërë e gjithë nga shqiptarë që përcaktoi fitoren e betejës së Marinjanit, që historia e emëroi beteja e gjigantëve dhe jo Françesku i I-rë, i Francës 19 vjeç që ato dy dite beteje mësoi se si luftohet). Shqiptarët i kanë dhënë shumë kryeministra dhe gjeneralë të shquar Perandorisë Otomane (vetëm familja Qyprili i dha 5 kryeministra Perandorisë). Shqiptarët i kanë dhënë shumë heronj të pavarësisë greke prej të cilëve po përmend Kundurjotis, Marco Boçari, Kanaris, Kolokotroni, Karaiskaqis, Bubulina. Që ishin në udhëheqje të revolucionit grek, prej të cilëve edhe disa kryeministra të shtetit të ri të pavarur grek. Rumania gjithashtu ka pasur një familje princore me origjinë shqiptare (Aleksandër dhe Vladimir Gjika si dhe princesha Eleonora e njohur me emrin Dora Distria). Fraçesko Crispi, shok i Garibaldit, Kavurit e Macinit që ka qenë një kryeministër i madh Italisë, ishte me origjinë shqiptare. Piktorë si Carpacci, Albani, etj, humanisti Leonic Tome, profesori i Kopernikut, dhe shumë personalitete shqiptare janë nderuar nga historia e Italisë. Muhamet Aliu, reformatori i Egjiptit Modern, që historia franceze e ka quajtur “ Napoleon i Lindjes së Afërt ” qe shqiptari që themeloi dinastinë mbretërore të Egjiptit që mbretëroi gati 150 vjet. Arkitekti i “Taxhmahallit“ në Agra të Indisë kryevepra e arkitekturës islamike, ishte vepër e një shqiptari ashtu sikurse edhe ”Xhamia Blu“ e shumë xhami të rëndësishme të Stambollit. Dhe më në fund Heroi Kombëtar i shqiptarëve Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një shembull gati universal i luftëtarit të lirisë, i nderuar në botën mbarë me përmendore jo vetëm në Tiranë, Prishtinë e Shkup, po gjithashtu në Romë, Bruksel, Gjenevë, Detroit, Buenos Aires. Të tjera përmendore për Skënderbeun janë projektuar të ngrihen në Londër, Varshavë, Melburn, Manila, etj. Kur shqiptarët kanë kontribuar kaq shumë për qytetërimin e njerëzimit, përse pak njerëz në botë janë të ndërgjegjshëm për këtë përkundrazi shumë as nuk kanë dashur ta pranojnë këtë realitet? Duhet thënë se një gjë e tillë shpjegohet edhe nga izolimi relativ jo pa qëllim i shqiptarëve nga komuniteti ndërkombëtar, dhe në mënyrë të veçantë nga ai evropian, që nga Kongresi i Berlinit e këtej (1878). Në të vërtetë pas mundjes së turqve në luftën ruso – turke, shtypi ndërkombëtar filloi punën për të injoruar shqiptarët duke i ndërruar emrin gadishullit të dikurshëm të Ilirisë të banuar që nga kohët parahistorike dhe deri në ditët e sotme nga ilirianët – shqiptarët. Atë e pagëzuan me emrin e ri që ka edhe sot, Gadishulli i Ballkanit, vetëm duke u nisur nga vargu i maleve Ballkan. Përse iu vërsulën shqiptarëve ? Pjesa më e madhe e diplomacisë konservatore europiane ka përdorur termin pexhoratif “turq“ për t’i cilësuar si turq të gjitha komunitetet myslimane në Ballkan, edhe pse shumica prej tyre nuk janë aspak turq. Evropa ka mbështetur dhe ka zmadhuar tokat e Greqisë, të Serbisë, dhe të Malit të Zi, në kurriz të shqiptarëve. Asnjëra nga fuqitë e mëdha eropiane nuk e ka mbështetur çështjen shqiptare kur shqiptarët krijuan Lidhjen e Prizrenit për të mbrojtur çështjen e tyre të drejtë kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit. Ata u lanë në baltë nga të gjithë.

A mund të na flitni për shqiptarët pas Kongresit të Berlinit dhe Lidhjes së Prizrenit deri në Pavarësi?

Duhet pranuar se krijimi i shtetit shqiptar është relativisht i vonshëm. Që nga dalja në arenën ndërkombëtare të çështjes shqiptare në saj të Lidhjes së Prizrenit, shqiptarët nuk kanë pushuar së luftuari për autonominë e tyre politike. Vetëm në vitin 1912 gjatë luftës së I – rë ballkanike, shqiptarët arritën të shpallin pavarësinë e tyre. Në vitin 1913 Konferenca Ndërkombëtare e Ambasadorëve në Londër e ka njohur pavarësinë e Shqipërisë dhe në një fare mënyre kufijtë e saj. Sigurisht duke paguar shumë shtrenjtë këtë pavarësi shqiptarët me gjysmën e territoreve të populluara nga shqiptarë që diplomacia botërore ia dhuroi serbëve, grekëve dhe malazezëve. Dhe që nga kjo kohë bota filloi të përdorë shprehjen “Shqipëri e Madhe“, duke i paraqitur keq shqiptarët dhe duke dekurajuar çdo dëshirë të tyre që të formojnë në mënyrë të ligjshme shtetin komb shqiptar. Ja që dhe padrejtësia historike ndaj shqiptarëve që përgatiti një përmbysje të vërtetë në Ballkan duke e cilësuar këtë të fundit “depo baruti” ).

Si e njihni ju Shqipërinë dhe shqiptarët pas shpalljes së Pavarësisë kombëtare, dhe çfarë ndodhi me ta deri në mbarimin e Luftës së Parë botërore?

Në vitin 1912 Shqipëria e pavarur shpallet shtet asnjanës. E vërteta është se që nga pavarësia dhe në vitet që erdhën dhe gjatë gjithë shekullit të XX – të, Shqipëria, shteti më i vogël i Evropës ka vuajtur agresione dhe pushtime të huaja më shumë se çdo shtet tjetër evropian. Për shqiptarë shekulli i XX-të filloi me ekspeditat ushtarake dënuese të Turqisë që shkatërruar vendin për t’i nënshtruar shqiptarët kryengritës kundër pushtimit turk, në emër të vendosjes së rendit perandorak. Pastaj gjatë Luftës së Parë Ballkanike, të gjitha palët ndërluftuese të këtij konflikti, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia, në emër të luftës kundër Turqisë pushtuan toka shqiptare dhe luftën e bënë po në territore të banuara nga shqiptarë, duke dhunuar në këtë mënyrë asnjanësinë e Shqipërisë. Gjatë luftës së II –të ballkanike (1913) kur Serbia dhe Greqia u lidhën për të luftuar kundër Bullgarisë, shtetet ndërluftuese zhvilluan luftime edhe në toka të banuara nga shqiptarë. Edhe para shpërthimit të Luftës së I – rë Botërore, Greqia pushtoi Shqipërinë e Jugut, ku bëri një gjenocid të vërtetë duke djegur 400 fshatra me popullsi shqiptare – myslimane. Në shembullin e gjenocidit që kishin bënë serbët kundër shqiptarëve në vitin 1912 e 1213. Serbia pushtoi përsëri Shqipërinë e Veriut (1915) kur serbët ishin në luftë kundër ushtrisë austro – hungareze. Merrni me mend Shqipërinë e Veriut që u bë prapë fushë lufte. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, italianët filluan pushtimin e tokave të Shqipërisë Jugperëndimore (1915). Edhe francezët dërguan ushtritë e tyre për të pushtuar Shqipërinë Juglindore në vitin 1915. Ja se si Evropianët e kanë trajtuar një shtet sovran dhe asnjanës të vetë Evropës.

Kur mbaroi Lufta e Parë Botërore dhe çfarë ndodhi me Shqipërinë dhe shqiptarët?

Me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, fuqitë e mëdha ndërluftuese fituese ose të mundura u tërhoqën nga Shqipëria, por ushtria italiane, ajo greke dhe ajo serbe, mbetën përsëri në territorin e shtetit shqiptar asnjanës. Në vitin 1920, në Kongresin e Lushnjës patriotët shqiptarë zgjodhën Qeverinë e re me kryeqytet Tiranën dhe ndihmuan kryengritjen popullore kombëtare shqiptare e cila synonte të çlironte krejtësisht vendin nga forcat e huaja pushtuese. Populli kryengritës bëri “ Luftën e Vlorës” duke hedhur në det divizionet italiane nga Shqipëria. Një luftë e drejtë kjo, por gjithmonë ishte një luftë në territorin e Shqipërisë me të gjitha rrethanat shkatërrimtare. Kjo luftë e ngriti prestigjin kombëtar të shqiptarëve. Kështu më 17 dhjetor 1920, Shqipëria u pranua si anëtare e Lidhjeve së Kombeve e sapo krijuar në Gjenevë. Dhe më në fund si Grekët, dhe Serbët, u detyruan të largohen nga Shqipëria, këtë here nën presionin e Lidhjes së Kombeve. Sigurisht pasi Traktati i Paqes së Versajës e sanksionoi këtë radhë sakatimin e Shqipërisë duke u lënë jashtë kufijve shtetërorë më se gjysmën e territoreve të banuara nga Shqiptarë. Një gabim i rëndë ky i diplomacisë evropiane, që dëmtoi shumë vetëm shqiptarët. Por më në fund edhe provoi se pa zgjidhjen e çështjes shqiptare nuk mund të ketë paqe e siguri në Ballkan. Këtë e ka më në fund të qartë diplomacia evropiane dhe botërore.

Po cili qe fati i Shqipërisë dhe shqiptarëve midis Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore?

Shqipëria bëhet përsëri një vend i lire dhe i pavarur, duke jetuar të vetmen periudhë paqeje, atë të vitit 1921 – 1939 por jo pa probleme politike, ekonomike, dhe social – kulturore. Pas 5 shekujsh pushtimi otoman Shqipëria arrin të shpallë republikën e saj dhe mbretërinë e saj me në krye Mbretin Zogu i Parë.

Cili është qëndrimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve kundër agresionit fashist Italian dhe gjatë Luftës së Dytë botërore?

Në Prill të vitit 1939 re të zeza i afrohen përsëri Shqipërisë kur ky shtet që nuk ka sulmuar kurrë një vend tjetër, u sulmua dhe u pushtua nga Italia fashiste, por jo pa i bërë një qëndresë të armatosur asaj fuqie të madhe. U derdh gjak në Shqipëri për mbrojtjen e pavarësisë, në vigjiljen e shpalljes së Luftës së II – të Botërore, pasi që dy shtete me emër të mirë evropian iu dorëzuan Gjermanisë naziste pa shkrepur asnjë pushkë. Në shtator të vitit 1939, kur shpërtheu lufta e II – Botërore, Shqipëria asnjanëse, por e pushtuar shërbeu sërish si fushë lufte kur ajo nuk i kishte deklaruar luftë asnjë shteti tjetër. Në vitin 1940 pas agresionit të ushtrisë fashiste italiane kundër Greqisë, historia e deshi që grekët që mbrojtën vendin e tyre kundër italianëve zhvilluan luftimet më të shumta në tokën e Shqipërisë së Jugut. Në vitin 1941 ushtria jugosllave në luftë për mbrojtje kundër agresionit fashist italian pati si fushë lufte territore të banuara nga shqiptarë. Ushtritë hitleriane pushtuan gati gjithë Ballkanin, dhe kur Italia kapitulloi dhe iu dorëzua aleatëve (1943) atëherë Gjermania naziste zëvendësoi Italinë fashiste duke pushtuar ushtarakisht Shqipërinë.

Pas gjithë sa na thatë del se mbi shqiptarët kanë rënë të gjitha pasojat e konflikteve ushtarake që kanë ndodhur në Evrope gjatë shekullit XX?

Nuk ka asnjë dyshim. Le të dale një historian për të kundërshtuar të vërtetën tragjike shqiptare duke na treguar një popull a shtet tjetër në Evropë që të ketë pësuar më shumë pushtime dhe më shumë luftëra të zhvilluara në territorin e tij se Shqiptarët asnjanës e për më tepër që nga çdo konflikt të kenë dale jo vetëm pa asnjë përfitim, por me humbjet që bota u ka shkaktuar atyre. Dhe si për ironi të hidhur të fatit, fatkeqësia, por edhe fatmirësia e deshi që shqiptarët të dilnin me rezultate më të mira, për here të pare në historinë e tyre moderne, nga lufta e fundit që u zhvillua në Evropë në shekullin e XX-të, po në territorin e shqiptarëve, Lufta e ”përbotshme“ e Kosovës. Ajo preku por edhe shpërbleu vetëm shqiptarët. A është e drejtë që pas gjithë këtyre luftërave të zhvilluara në territoret shqiptare gjatë shekullit 20-të, shekulli që u karakterizua me përparimet më të mëdha në historinë e njerëzimit duke sjellë dhe përmirësimin dhe ngritjen e mirëqenies materiale e kulturore të të gjithë popujve të botës të ketë akoma njerëz, të cilët qëllimisht të mos duan të kuptojnë se pse Shqipëria mbeti shteti më i varfër i Evropës!

Po vetë shqiptarët që kanë vuajtur kaq shumë nga luftërat që shtetet e tjerë kanë zhvilluar padrejtësisht në territoret e tyre a kanë bërë ata vetë luftëra gjatë shekullit XX dhe përse?

Po, shqiptarët kanë bërë vetëm luftëra për çlirim kombëtar dhe për mbrojtjen e pavarësisë së tyre, sigurisht në një masë që i përgjigjet atyre si shteti më i vogël i Evropës edhe pse i provuar historikisht si më i vjetri . Ata vetë kanë organizuar vetëm luftëra për çlirim dhe jo luftëra për të pushtuar vende të tjera. Kështu në shembullin e luftës së Vlorës ata organizuan luftën e çlirimit kombëtar pa pasur asnjë ndihmë të huaj. Shqiptarët bënë Luftën e tyre për mbrojtjen e integritetit tokësor nga sulmi i Italisë fashiste. Dhe gjatë luftës së Dytë botërore edhe pse pati në Shqipëri një rezistencë popullore nacionaliste kunës pushtuesit italian e gjerman, atje u bë një luftë e organizuar kundër pushtuesit për çlirim kombëtar nga zgjedha nazi-fashite. Është e vërtetë që kjo Luftë u organizua dhe u drejtua nga komunistët, të cilët në fillim të luftës përfaqësonin vetëm disa qindra vetë. Populli shqiptar i etur për liri, të rinjtë e sidomos rinia studentore, madje dhe nga familje të pasura pse jo dhe nacionalistë me emër ndoqën komunistët, pa e ditur se disa prej udhëheqjes së tyre ishin të drejtuar në mënyrë të fshehtë nga komunistë jugosllavë. Këta të fundit nuk ishin aspak të interesuar për bashkimin e të gjitha forcave kombëtare në luftën për çlirim. Ata bënë të dështojnë të gjitha përpjekjet e patriotëve shqiptarë për një demokratizim të luftës kombëtare për çlirim. Po të njëjtën gjë komunistët jugosllavë e kishin bërë në vendin e tyre. Kjo strategji e huaj e importuar nga komunistët shqiptarë, në krye të të cilëve doli diktatori i ardhshëm Enver Hoxha, pati pasoja fatale, shumë të këqia për kombin shqiptar dhe për të ardhmen e Shqipërisë. Historia provoi se në Shqipëri erdhi në fuqi regjimi komunist më i egër që Evropa ka pare në historinë e vet. Duhet të pranojmë se shqiptarët e kanë organizuar mirë luftën e tyre për çlirim, gjë që u provua nga fakti se gjatë luftës së dytë botërore kur luftëtarët shqiptarë u konsideruan shokë lufte nga luftëtarët e aleancës ushtarake anglo – sovieto – amerikane. Shqiptarët krijuan brigadat e tyre partizane, divizionet e tyre dhe korparmatat e tyre, të përbëra nga burra dhe gra vullnetarë. Ata e çliruan vendin e tyre nën sundimin nazist pa ndihmën e drejtpërdrejtë të ushtrive aleate, britanike, ruse ose amerikane. Sigurisht çlirimi u favorizua nga gjendja ushtarake e ushtrive naziste që tërhiqeshin nga Ballkani në fund të vitit 1944, nën presionin e të gjitha fronteve të tjera të luftës në Evropë. Ka në botë qarqe të interesuara, sidomos hebrenjtë e botës që shprehin mirënjohjen e tyre ndaj popullit shqiptar që shpëtoi nga vdekja e sigurt të gjithë hebrenjtë gjatë pushtimit nazi-fashist. Duhet t’u njohim shqiptarëve se ata në të gjitha rrethanat, sidomos gjatë pushtimit nazi – fashist arritën të mbronin hebrenjtë e tyre nga pushtuesi, por edhe të gjithë hebrenjtë që erdhën nga Evropa për t’u strehuar në Shqipëri, ku të gjithë shpëtuan gjallë, pa asnjë përjashtim. Dhe për të qenë të drejtë duhet t’u njohim shqiptarëve se gjatë pushtimit nazist edhe disa funksionarë të administratës shqiptare u shpëtuan jetën qindra hebrenjve. Ja një nga vendet shumë të rralla të Evropës, madje i vetmi, që ka mbrojtur me të vërtetë hebrenjtë nga internimi dhe asgjësimi në kampet e përqendrimit nazist.

Shqipëria u çlirua. Lufta e Dytë botërore mori fund. Po çfarë u bë me Shqipërinë dhe shqiptarët?

Në mbarim të luftës së dytë botërore aleatët e perëndimit u kujdesën shumë për të mos lejuar që në Greqi të fitonin komunistët dhe ajo të mbetej në kampin komunist. Greqia mbeti me Perëndimin. Por Shqipërinë aleatët ia lanë bllokut të lindjes edhe pse e dinin mirë se shqiptarët si edhe grekët nuk bënin pjesë në popujt “sllavë”, dhe ç’është më e keqja ata e dinin se një pjesë e mirë e popullit shqiptar nuk ishin me komunistët. Ata e njihnin mirë këtë realitet. Dhe ja fati i popullit shqiptar kur ai iu la bllokut të lindje për të provuar kështu të gjitha tmerret e sistemit komunist. Si fillim diktatura komuniste e Enver Hoxhës bëri një politikë të jashtme shumë të keqe, duke u prishur në mënyrë të prerë me aleatët perëndimorë të Lufës, anglezët dhe amerikanët. Një prishje tjetër aleance ndodhi kur në vitin 1948 u prenë marrëdhënieve diplomatike me Jugosllavinë e Titos. Pastaj i erdhi radha prishjes me Moskën në vitin 1961. Dhe më ne fund me Kinën komuniste në vitin 1978. Sigurisht diktatori Enver Hoxha asgjësoi dhe zhduku fizikisht pjesën më të madhe të shokëve të afërt të luftës duke vazhduar deri në fund të jetës së tij luftën e klasave të ushtruar kundër një populli të tërë. Ai nuk kërkoi të bënte aleanca strategjike, por preferoi të ndërtojë 700 000 bunkere në të gjithë vendin. Enver Hoxha nuk pranoi asnjë ndihmë të perëndimit “kapitalist”, madje as edhe ndihmën e Kryqit të Kuq ndërkombëtar të destinuar për të dëmtuarit nga tërmetet dhe fatkeqësi të tjera natyrore. Kjo ka ndodhur në të njëjtën kohë që drejt Jugosllavisë shkonin miliarda dollarë me vlerën e asaj kohe prej të cilave vetëm një pjesë shumë e vogël caktohej për shqiptarët e Kosovës. Qeveria Jugosllave në vend që t’u jepte shqiptarëve të Kosovës mundësi pune dhe vende në administratë e kulturë, ajo parapëlqente t’i punësonte jashtë shtetit si emigrantë. Po t’ju japim si shembull Zvicrën mund t’ju themi se në Zvicër kanë emigruar më shume shqiptarë nga ish Jugosllavia se në asnje vend tjetër të botës po të merret në përjetim me popullsinë dhe territorin që ka ky shtet relativisht i vogël i Evropës. Me këtë rast më lejoni të bëj konstatimin se Titoja me anë të emigracionit bëri një spastrim etnik të shqiptarëve të Kosovës nga Jugosllavia.

Po pas vdekjes së Enver Hoxha çfarë mund të na thoni për shqiptarët?

Me vdekjen e diktatorit shqiptar Enver Hoxha, në vitin 1985, Shqipëria mund të quhej ekonomikisht e vdekur nga politika izolacioniste që bëri regjimi. Megjithatë Shqipëria dhe shqiptarët, në vitin 1992, pas përmbysjes së regjimit komunist në Shqipëri, filluan të hyjnë më në fund në rrugën e pluralizmit demokratik që po bën demokratizimin e vendit në mënyrë të ngadalshme, një specifikë kjo shqiptare. Duhet thënë për Shqipërinë dhe shqiptarët se me gjithë mungesën e madhe të mjeteve ajo ka ndihmuar me të vërtetë për ruajtjen e paqes dhe të stabilizimit në Ballkan. Mjafton të kujtosh kohën kur Milosheviçi në muajt Mars dhe Prill 1999, urdhëroi forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe t’i sulen Kosovës për të përzënë të gjithë shqiptarët nga Kosova. Për pak javë 900. 000 refugjatë shqiptarë u detyruan të dilnin nga kufijtë e Kosovës, për në Shqipëri, Maqedoni, Mal i Zi, dhe kudo në botë, ku ata u pritën ngrohtësisht nga familjet shqiptare sigurisht dhe nga shteti shqiptar kudo që vajtën. Mikpritja tradicionale shqiptare bëri që gjenocidi që shkaktoi një katastrofë humanitare që nuk ishte parë kurrë në Evropë, që nga Lufta e II – të Botërore, u zgjidh nga shqiptarët të cilët i hoqën të gjitha shqetësimet Evropës. (Le të kujtojmë se çfarë ndodhi në Ruanda disa vjet para genocidit të Kosovës ku u masakruan brenda 100 ditëve, 900000 ruandezë). Le t’u njihet si meritë e refugjatëve shqiptarë të Kosovës viktima të genocidit serb të Milosheviçit kthimi i menjëhershëm në vendin e tyre të shkatërruar ku nuk i priste gjë tjetër veç shtëpive të rrafshuara dhe familjarë të masakruar që duhej të varroseshin dhe rivarroseshin. Le të shërbejë ky gjest i mire i kthimit në vatrat e veta si shembull për popujt e tjerë të botës. Ky qe patriotizmi i shqiptarëve që vërtetoi më së miri se shqiptarët nuk janë ikësa, siç e kishin bërë zakon mediat t’i quanin shqiptarët në Evropë.

A mund të na flitni për merita të tjera që i kanë nderuar shqiptarët, gjatë shekujve?

Një shembull i mire për këtë komb është fakti se gjatë historisë së tyre shqiptarët nuk kanë bërë kurrë një luftë civile midis tyre, por as edhe luftë fetare, kur dihet mire se historia e shumë popujve të tjerë të Evropës është e mbushur me luftëra fetare dhe civile.

A kanë bërë shqiptarët në historinë e re luftëra pushtuese qoftë në aleanca, ose masakra kundër popujve të tjerë?

Shqiptarët nuk kanë sulmuar asnjë komb tjetër dhe nuk kanë marrë pjesë në masakra. Është e njohur se shqiptarët e kanë për turp të vrasin një armik që dorëzohet. Edhe gjatë luftës së Dytë Botërore, pas kapitullimit të Italisë fashiste (1943) shqiptarët me traditën e tyre të mikpritjes strehuan ushtrinë italiane, edhe pse një ushtri fashiste dikur pushtuese kishte vrarë, djegur e shkretuar vendin. Ata e prishën realizimin e planit nazist gjerman për internimin në Gjermani të ushtrisë italiane. Shqiptarët fill mbas luftës së II – të botërore i riatdhesuan të gjithë ushtarët italianë. Për të vlerësuar fisnikërinë dhe vlerën e këtij qëndrimi tepër humanitar ndaj ushtrisë dhe populli italian në atë epokë historike, mjafton të kujtojmë se mijëra ushtarakë italianë pas kapitullimi të Italisë (1943) u masakruan nga nazistët në ishullin grek të Qefalonisë.

Ju si historian a vini re se shqiptarëve nuk u janë shpërblyer të mirat që u kanë bërë të tjerëve?

Edhe kjo është një e vërtetë, të cilën po ju a ilustroj me një shembull historik të jetuar nga ne të gjithë në sajë të informimit direkt nga televizioni botëror. Kështu, për ironi të fatit, gjysmë shekulli më vonë nga shpëtimi i ushtrisë italiane nga shqiptarët në kohën e luftës, qeveria italiane harroi gjestin fisnik të tyre. Në fakt Qeveria italiane në vitin 1991, i priti shumë keq 15 000 refugjatët e eksodit shqiptar duke i mbyllur për disa ditë në stadiumin e Barit në atë vapë gushti, duke u hedhur ushqimet dhe ujin me helikopter nga qielli. Ky qëndrim nuk i përgjigjej sjelljes plot mirëkuptim të popullit Italian po në atë kohë, i cili me iniciativën e vet u hapi dyert refugjatëve shqiptarë fatkeq, edhe pse koha provoi se ndonjëri prej tyre nuk e meritoi atë trajtim të mirë. E vërteta është se shqiptarët pas gjysmë shekulli dilnin për herë të parë nga vend i tyre, ku nuk kishin asnjë të drejtë emigrimi. Për fat të keq një tjetër plagë iu hap popullit shqiptar nga një pjesë e të rinjve që nuk kishin asgjë për të humbur duke lënë vendin e tyre, përveç prangave të diktaturës komuniste. Qe pikërisht ky kontingjent refugjatësh që u prit me krahë të hapura dhe u manipulua nga mafia, duke u përfshirë në trafik droge dhe prostitucioni, gjëra këto që ata nuk i kishin njohur aspak në vendin e tyre.

A jeni optimist për shqiptarët se një ditë ata do të ecin me të njëjtin hap të ndonjë vendi të përparuar të Lindjes komuniste?

Unë kam besim tek e ardhmja e shqiptarëve të Ballkanit. Është një nga popujt më të rinj të Evropës, me një moshë mesatare prej 27 vjeç. Shqiptarët kanë mundësi të mëdha në vendin e tyre për zhvillimin e bujqësisë, shfrytëzimin racional të pyjeve, rritjen e blegtorisë, peshkimin. Në territoret e tyre ka rezerva kromi, bakri, boksiti, qymyri, rezerva hidro – energjie etj. Në Shqipëri mund të zhvillohet shumë mirë turizmi në zonat malore, por edhe në 440 kilometra bregdet gati të virgjër të detit Adriatik dhe të detit Jon, deri diku në qendër të Evropës, në 41 gradë të gjerësisë veriore. Dhe shqiptarët nuk kanë mbetur në vend. Pas krizave që ata pësuan vihet re se brezi i ri i është futur ndërtimit të vendit duke ndryshuar faqen e fshatrave dhe qyteteve kryesore me godina të një teknologjie që nuk ndryshon shumë nga ajo e vendeve të tjera evropiane. Të huajt i çmojnë hotelet, restorantet dhe baret pse jo dhe shërbimin e shqiptarëve të cilët nuk qëndrojnë më poshtë nga çfarë ata gjejnë në vendet e tjera, qofshin me tradita shekullore në turizëm. Sigurisht në Shqipëri vihen re edhe raste ndërtimesh të egra, fryt i mungesës apo zbatimit të ligjshmërisë. Por dhe kjo ka shpjegimin e vet. Ekonomia nuk mund të presë, duhet të shkojë përpara. U takon legjislatorëve të nxjerrin ligjet dhe të kërkojnë që ato të zbatohen. Emigracioni i ri i shqiptarëve, pas shembjes së regjimeve komuniste në Ballkan, është një dukuri krejt e re me specifikën e vet në këtë etapë të historisë së tyre, le ta quajmë këtë etapën e demokratizimit a të tranzicioit drejt sistemit ekonomik kapitalist me globalizim ose jo. Ajo që është specifike dhe masive te emigrantët e rinj shqiptarë është patriotizmi, dashuria e madhe per vendin e tyre, dhe çuditërisht krenaria e tyre atavike. Dhe nuk e e kanë pasur të lehtë ta ruajnë dhe ta manifestojnë atë krenari shqiptare, kur mediat e të gjitha vendeve kanë paraqitur si shqiptarë, gjithmonë te publiku i tyre, vetëm ata mijëra të rinjë shqiptarë të hapërdarë nëpër Evropë që merren me veprimtari të jashtëligjshme. Studiuesit kanë nxjerrë se emigrantët shqiptarë më shumë se emigrantë të popujve të tjerë jenë bërë një faktor me peshë jo vetëm për përmirësimin e jetës, por edhe të kulturës e sidomos të ekonomisë së atdheut që ata lanë pas në kohën e eksodeve biblike… Sot duhet theksuar se brenda një viti ata dërgojnë në atdhe vetëm nëpërmjet insitucioneve bankare një miliard euro. Dhe kjo është pare me djersë që i dërgohet atdheut për ndihmë. Merreni me mend se sa mund të investojnë emigrantët kur shteti shqiptar të sigurojë investimet!

Ju keni punuar për një integrim të të huajve ne vendin tuaj. A mund të na thoni diçka për shqiptarët?

Sot shumica e shqiptarëve janë integruar mirë në pjesën më të madhe të vendeve ku janë sistemuar. Ata kontribuojnë për begatinë ekonomike dhe kulturore të vendit mikpritës. Ata kanë hyrë me sukses në biznes por edhe në universitete, ku mund të gjesh profesora të rinj shqiptarë, si edhe poetë e shkrimtarë, madje edhe një kandidat për çmim “Nobel”, shkrimtari Ismail Kadare, i lexuar nga një publik i gjerë. Shqiptarët mund t’i gjesh artista në opera, në kinematografi, sportista të duartrokitur në stadiume dhe ringe boksi, etj. Ata ndjekin shembullin e patriotëve të tyre në shumë fusha të jetës, si Nënë Tereza (çmim Nobel i Paqes – 1976 ) që e ka ndjerë veten e saj krenare për origjinën e saj shqiptare. Cmimi tjetër Nobel për mjekësi (1998) Doktor Ferid Murat e ka ndjerë veten krenar për origjinën shqiptare, ashtu si edhe shefi i madh i orkestrës botërisht i njohur, Herbert Fon Karajan e përmedëte origjinën e tij shqiptare. Unë mendoj se emigrantët shqiptarë duke vazhduar të ecin në rrugën e mbarë që kujtoj se kanë nisur do të formojnë një ditë lobet e tyre në botë, ne shembullin e emigracioneve të popujve të tjerë. Duke njohur mentalitetin shqiptar u jujtoj atyre të veproijnë në shembullin e Skenderbeut, i vcili aarriti t’i bashkojë gjithë princërit shqitparë në Lidhjen e Lezhës kundër pushtuesit otoman vetëm duke u paraqitur te ata si i pari mdis të barabartëve (primus inter pares). Koha provoi se parësia i mbeti Skënderbeut.

A njihni ju vlera morale të popullit shqiptar që mund t’ia rekomandoni brezit të sotëm për të nisur rilindjen social-ekonomike me frymë kombëtare në përshtatje me kërkesat e kohës?

Mendoj se shqiptarët për të kaluar vështirësitë e sotme duhet të luftojnë korrupsionin shtetëror, një fenomen shoqëror ky që lulëzon edhe në vendet e tjera të Lindjes. Ata duhet të bazohen në mjetet e ligjshme duke kërkuar një parlament në aktivitet dhe politikanë që respektojnë cilësinë e ligjeve dhe që janë të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë që populli u ka besuar. Shqiptarët për ta marrur veten duhet të kërkojnë forcën dhe frymëzimin te historia e kaluar e Atdheut të tyre. Në të vërtetë në takimet e para ndërkombëtare të “Memories së ndarë“ që u zhvilluan në Paris më 26 e 27 tetor të 2006, me delegatë nga 24 vende të botës, për të ndërtuar lidhje të forta për vlerat e përbashkëta, shumica e delegatëve deklaruan se rinia e botës këto 7 vjetët e fundit i është drejtuar patriotizmit. Sipas meje ky konstatim i drejtë dhe i bazuar duhet të kihet parasysh edhe nga shqiptarët. Ata mund të gjejnë në historinë e tyre shumë shembuj patriotizmi të njohura ndërkombëtarisht. Në të vërtetë shqiptarët e jugperëndimit të Shqipërisë, pasardhës të epokës Skënderbejane, në vitin 1571 u ngritën kundër sundimit osman të nxitur edhe nga Venediku. Por ky i fundit pas fitores së betejës detare të Lepantos nënshkroi paqen me Turqinë e i la në fatin e tyre shqiptarët kryengritës. Mbrojtësit e kështjellës së Sopot – Borshit në jug të Shqipërisë, për të mos rënë të gjallë në dorë të Turqëve i vunë zjarrin depove të barutit barutit duke u hedhur në erë me 500 ushtarë turq (Contarini f.30). Ata bënë një vepër heroike për të cilën edhe vetë Evropa duhet të jetë krenare. Kjo sakrificë sublime është bëre nga shqiptarët në një kohë kur Franca dhe popuj të tjerë të botës po zhyteshin në një cikël të neveritshëm masakrash ”fetare“ midis qytetarëve të vet. Gati në të njëjtën kohë kanë ndodhur “Masakrat e Natës së Shën Bartolomeut“ në Paris. Vlen të permendet se ky vetflijim i luftëtarëve shqiptarë të Borshit për të ruajtur lirinë e tyre nuk ka qenë një rast i vetëm në historinë e këtij. Në të vërtetë në vitin 1826 në Misolong të Korintit shokët e luftës të shqiptarit Marko Boçari, një nga krerët kryesorë të luftës së pavarësisë greke i vunë zjarrin depove të barutit duke u hedhur në erë, jo pa marrë me vehte shumë armiq turq (Petit Robert 2). Në vitin 1862 Oso Kuka, personazh historik i bërë i pavdekshëm nga poeti kombëtar shqiptar at GJERGJ FISHTA, i vuri zjarrin depove të barutit duke u hedhur në erë për të mbrojtur tokat shqiptare se sa t’i dorëzohej i gjallë armikut (Për sqarim po shtoj se dy toskët që përmend nëpër kolokiumet shkencore se u flijuan me Oso Kukën, ishin nga Borshi). Dhe për të mos ndërprerë listën e heronjve shqiptarë në të gjitha epokat historike unë po përmend heroin shqiptar të kohës sonë Adem Jashari, i cili në vigjiljen e luftës së Kosovës bashkë me 22 anëtarët e familjes së vet luftoi dhe u vetë flijua për të mos lejuar që forcat e policisë dhe ushtrisë serbe të kalonin pragun e shtëpisë së tij. Nga këto katër gjeste heroike të bëra gjatë shekujve mund të kuptojmë se patriotizmi është një virtut i shqiptarëve të të gjitha trevave të Ballkanit, dhe kudo në botë. Jo më kot Garibaldi, hero i bashkimit të Italisë ka thënë: ”Shqiptarët janë heronj të dalluar në të gjitha luftërat për liri“. Dhe Lamartini, poeti dhe politikani i madh francez ka shkruar: “Dihet se Homeri gjeti në Shqipëri Akilin, Greqia Alkesadrin e Madh, Turqia Skenderbeun, heronj nga e njëjta racë e nga i njëjti gjak.“

Me eksperiencën që keni fituar edhe në studimet e vendeve të sotme të Ballkanit çfarë mund të na thoni lidhur me zgjidhjen e drejtë që duhet të gjendet për ta paqësor Ballkanin?

Mendoj se virusi që ka shkaktuar sëmundjen që u bë një epidemi që ka brejtur dhe ka vënë në rrezik demokracitë e reja në zhvillim e sipër në vendet e Juglindjes së Evropës, ky virus mund të asgjësohet në Ballkan po qe se ka një vullnet të mirë te qeveritarët e atyre vendeve, si për të kontrolluar nacionalizmin e egër ashtu edhe korrupsionin shtetëror. Kjo mund të bëhet vetëm po qe se i jepet një pavarësi e vërtetë popujve dhe kombeve si edhe një autonomi e paevitueshme minoriteteve kombëtare, kudo qofshin në Ballkan.

Armenizimi i shqiptarëve të Kaukazit

Aghuank-e1451227056406


Ndoshta është fakt i çuditshëm, por se ekziston edhe një Shqipëri në Kaukaz dhe që ndërkombëtarisht njihet si “Caucasian Albania”.

Albania Kaukaziane si shtet shtrihej në Kaukazin lindor, në territorin e Azerbajxhanit të sotëm, në Dagestanin jugor dhe në Gjeorgji. Në vitin 387 pas Krishtit, gjatë ndarjes së Armenisë në mes të Perandorisë Sasaniane dhe Perandorisë Romake, territori i Albanisë Kaukaziane u nda në dy zona: Aghuak dhe Utik , të cilat iu dhanë Armenisë. Pas luftërave të shumta që pasuan ato u aneksua krejtësisht nga Perandoria Sasaniane deri në shekullin VIII-të. Kryeqyteti i Albanisë Kaukaziane deri në shekullin e VI-të ishte Kabala. Më pas u bë kryeqytet Partavi. Albania Kaukaziane deri në shekullin e XIII-të njihej me emrin Persian Arran (Ardhan), shkruan Shekulli.

Grupet etnike të Albanisë Kaukaziane

Popullsia e Albanisë Kaukaziane ishte e përbërë nga 26 grupe etnike. Grupi etnik më i madh ishte grupi i shqiptarëve dhe për këtë arsye emri i shtetit të tyre u quajt Albania. Këto grupe etnike kishin gjuhën e tyre të përbashkët.

Grupet e tjera etnike përveç shqiptarëve ishin: gargarët, utitë, gelët, lezginët, silvitë etj. Hapësira gjeografike ku jetonin shtrihej në mes të Iberisë, detit Kaspik, maleve të Kaukazit dhe lumit Kur. Këto grupe etnike jetonin në fillim të maleve të Kaukazit deri në jug të Dagestanit të sotëm. Kur gjeografët e lashtë dhe historianët filluan të flisnin për popullsinë e Albanisë Kaukaziane, ata e kishin fjalën gjithnjë vetëm për popullsitë e pastra shqiptare në zonë.

Disa prej ekspertëve mendojnë se ka pasur vetëm një grup etnik të madh, atë të quajtur shqiptarët, i cili kishte jetuar përgjatë bregut të majtë të lumit Kur. Pikërisht, ky grup, sipas tyre, bashkoi dhe asimiloi nëngrupet e tjera etnike përreth dhe kështu u krijua shteti dhe mbretëria me emrin Albania e Kaukazit, i cili u përhap me pas në një territor të gjerë.

Armenizimi i shqiptarëve të Kaukazit

Në librat e historisë nuk arrijmë dot të gjejmë gjithë strukturën e plotë etnike të popullsive shqiptare të Kaukazit. Pjesa më e madhe e tyre, edhe pse fliste në dialekte të ndryshme të largëta mes tyre, ruante fenë e krishterë. Por pas luftërave të mëdha dhe pas shembjes së mbretërisë së shqiptarëve, një pjesë e madhe e tyre u detyrua të flasë gjuhën e pushtuesit armen dhe kjo shkaktoj armenizimin në masë të shqiptarëve.

Gjuha armene u fut shpejt sidomos në qytetet Arran dhe Shirvan. Vetëm popullsitë rurale shqiptare e ruajtën shumë më gjatë gjuhën e tyre të vjetër. Janë gjetur gjuhë të lidhura ngushtë me gjuhën e shqiptarëve të Albanisë Kaukaziane edhe në Dagestanin e sotëm.

Shqiptarët që jetonin në pjesët lindore të Albanisë Kaukaziane, e gjetën më vonë vetën nën sundimin e Perandorisë Persiane. Arabët i konvertuan ata me forcë në fenë islame. Më pas këtu erdhën turqit dhe kjo çoi në krijimin e Azerbajxhanit të sotëm.

Në shekullin XII-të dhe XV-të filluan dërgimet masive në trojet shqiptare të turqve të pasur, të familjeve aristokrate apo të ushtarëve të moshuar që të jetoni atje, pasi vendi bregdetar kishte klimë të mirë, peizazhi ishte i mrekullueshëm dhe i begatë dhe ngjanë aq shumë me brigjet e Adriatikut, ku jeton pjesa tjetër e shqiptarëve sot. Kjo ngjarje e ndryshoj emrin Arranit në Karabak.

Në gjuhën turke ose në gjuhën iraniane kjo do të thotë kopshti i gjelbër. Mirëpo shqiptarët në pjesët e sipërme të Karabakut nuk u zhduken dhe nuk u asimiluan dot nga muslimanët.

Kjo çoi në krijimin e aleancën së tyre më pas me Armenët, të cilët ishin të krishterë si shqiptarët. Në epokën e mesjetës së hershme në kufirin mes Albanisë Kaukaziane dhe Gjeorgjisë, grupet shqiptare nga perëndimi u bënë pjesë e kombit gjeorgjian dhe bashkimi i tyre njihet me emrin Erti. Rajoni më i vjetër i Albanisë Kaukaziane ka qenë pjesa veriore e luginës së lumit Kur dhe e lumit Alazani. Pikërisht këtu filluan zhvillimin komunitetet urbane, duke përfshirë dhe kryeqytetin e Albanisë Kaukaziane, Kabala.

Faktet e ekzistencës së Albanisë Kaukaziane

Ekzistenca e Albanisë Kaukaziane është e vërtetuar edhe falë artefakteve. Ekzistojnë zbulime arkeologjike të cilat tregojnë se Albania Kaukaziane ka pasur shkrimin dhe gjuhën e vet popullore. Por nga shekulli i III-të edhe gjuhën zyrtare. Në territorin e Azerbajxhanit dhe në Gjeorgjinë e sotme janë ende në këmbë kishat e shqiptarëve të Albanisë Kaukaziane, të cilat thirrën edhe sot si të tilla dhe dallohen qartë nga arkitektura, edhe pse mund t’u kenë ndërruar ndonjë simbol.

Mbretërit shqiptarë në Albaninë e Kaukazit

Mbreti i parë shqiptar quhej, Arranshahu. Ai u bë mbret kur pushtuesit e Albanisë Kaukaziane (Armenët dhe Persianët) deshën të vinin mbret të shqiptarëve njeriun e tyre, (një nga shqiptarët lokal).

Pas luftërave të egra çlirimtare kundër pushtuesve, njeriu që çliroi Arranin, u bë mbret i gjithë Albanisë Kaukaziane dhe u thirr me emrin, Arranshah. Kështu u krijua familja e parë mbretërore e Albanisë Kaukaziane.

Pas aleancës me Armeninë, mbreti shqiptar Urnair i Albanisë Kaukazian, i rikthyer në fenë e krishterë, u pagëzua në Armeni në vitin 370 para Krishtit. Ai u bë më pas një partner besnik edhe i Perandorisë Persiane, e cila si dhuratë, i dha Urnairit krahinat: Aghuak, Utik dhe Shakashen gjatë copëtimit të Armenisë në mes të Romës dhe Persisë.

Më pas në territorin e Utikëve mbreti pasues i shqiptarëve Vaqe ndërtoi një qytet, të cilin, në nderim të Mbretit Persian,i dha emrin Peroz, që më vonë ndryshoi në Partav.

Pushtuesit Arabë dhe Armenë filluan më pas të kacafyteshin me njëri-tjetrin për territorin e Albanisë Kaukaziane Pas luftërave të shumta të historisë një pjesë e popullsive të Albanisë Kaukaziane, siç thamë më lart, mbeti gjatë nën qeverisjen e Armenisë dhe u detyruan të përdornin gjuhën Armene. Një pjesë tjetër e popullsive mbeti nën qeverinë e Iranit. Ndërsa një pjesë e tretë mbeti nën qeverinë e Turqisë.

Megjithatë deri në shekullin të VII-të në Albaninë Kaukaziane kishte shumë territore shqiptare që përdornin masivisht gjuhën e tyre të vjetër dhe dalloheshin lehtësisht nga popujt e racat e tjera, që mbetën në vendin e shqiptarëve siç janë popullsitë armene, iraniane, turke etj.

Kështu nga shekulli i IX-të dhe i X-të Albanisë Kaukaziane i mbeti vetëm emri i shteti që nuk ekziston më. Por popullsitë shqiptare nuk u shfarosen.

Ato jetojnë edhe sot në Gjeorgji, në Azerbajxhan dhe në Karabak dhe dallohen shumë mirë nga popujt e tjerë jo vetëm nga karakteristikat e racës, por dhe ato të kulturës, nga zakonet e doket, nga gjuha etj. Ata nuk ngjajnë me ju shqiptarët e Shqipërisë së Adriatikut, por janë njësoj si ju.



Caucasian Albania


https://www.youtube.com/watch?v=0trsAhZQftE

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...