Merita Bajraktari Januzi
Migjeni ka jetuar dhe vepruar në
Shkodër, në vitet e 38-ta të shekullit të kaluar dhe atëherë Shkodra ishte ndër
qendrat më të mëdha të kulturës në Shqipëri. Koha e tij ka takuar edhe krijuesit tashmë të dëshmuar: Fishtën, Mjedën, Koliqin
etj., por që ai në letërsi solli një stil të veçantë të të shkruarit dhe duke
qenë mjaft origjinal, veprat e tij njohin elemente që mund të thirren me emrin
e tij: elemente migjeniane, stil migjenian etj.
Idetë e tij shkojnë kah
ekspresionizmi dhe natyralizmi.
Shkrimet e tij bartin frymën e
publicistikës, poezisë dhe prozës moderne
të kohës dhe ato lidhen ngusht me
artikulimin e lartë artistik të ideve realiste e kritike në raport me
rrethanat e jetës, problemet me të cilat ballafaqohet individi, kolektivi,
populli në përgjithësi.
Në tregimet e skicat e tij të
përmbledhura në Novelat e qytetit të
veriut, ashtu si edhe në poezitë e tij të mbledhura në Vargjet e lira, rrihet vazhdimisht ideja për jetën e vështirë
materiale, për kushtet e njeriut dhe vuajtjet e shumta në suazat e të cilave
njeriu zhvishet nga vlerat shpirtërore dhe morale. Por, për Migjenin nuk janë
me rëndësi vetëm idetë dhe mendimet i
tij, por edhe artikulimi sa më artistik i tyre sepse vetëm ashtu ato mund të
jetonin brenda veprës dhe vetë vepra në kornizat e mirëfillta të artit letrar.
Migjeni shihet qartë se është shkëputur nga poezia tradicionale dhe ajo shkëputje ishte e qëllimshme, e dukshme me plotë kuptimin e fjalës. Kjo shihet qartë në ciklet e poezive të tij, si p.sh. siç është cikli Kangët e rinisë në përmbledhjen Vargjet e lira. Synimi i Migjenit për t’u shkëputur nga e kaluara, nga tradicionalja shprehet edhe në poemën Na të birtë e shekullit të ri: Na të birtë e shekullit të ri, / që plakun e lamë në “shejtnin” e tij....[1]
Migjeni shihet qartë se është shkëputur nga poezia tradicionale dhe ajo shkëputje ishte e qëllimshme, e dukshme me plotë kuptimin e fjalës. Kjo shihet qartë në ciklet e poezive të tij, si p.sh. siç është cikli Kangët e rinisë në përmbledhjen Vargjet e lira. Synimi i Migjenit për t’u shkëputur nga e kaluara, nga tradicionalja shprehet edhe në poemën Na të birtë e shekullit të ri: Na të birtë e shekullit të ri, / që plakun e lamë në “shejtnin” e tij....[1]
Duke folur për thyerjen që bëri Migjeni në
traditën e poezisë shqipe, kritiku Arshi Pipa mendon se Migjeni sjell një stil
të ri duke i zëvendësuar temat dhe
motivet e vjetruara me tema aktuale. Ndonëse Migjeni vendos shkëputjen e
dukshme nga tradicionalja, lexuesi mund ta ndjejë lidhjen e pashmangshme dhe
referencat në poezinë e traditës. Thirrjet : Pak
dritë! Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vlla![2] të kujtojnë vargjet, thirrjen naimiane: Punë, punë natë e ditë, / që të shohim pakëz dritë., apo edhe
vargjet me të cilat Migjeni e identifikon veten me një luan të mbyllur në
kafaz: ... edhe e ndiej veten luan të
ndryem në kafaz.[3] që gjasojnë me vargjet e Ndre
Mjedës, i cili e identifikon Shqipërinë me bilbilin e mbyllur në kafaz: Por ty, n’kafaz t’ shtrëngueshëm,/ Ty
t’paska ndrye mizori...[4], Kështu artikulimi i ngjashëm
i ideve, koncepteve domosdo që edhe ngre ngjajshmëri edhe në ndërtimin e
figurave poetike, p.sh. Bilibili i Mjedes simbolizon Shqipërinë e robëruar,
ndërkaq luani i Migjenit simbolizon
individin e zhytyr në rrethanat e vrazhdta sociale të Shqipërisë së viteve të 30-ta. Kështu Migjeni tregohet i
ndjeshëm ndaj kohës së tij, reflekton për
gjëra dhe preokupimet e bashkëkohësve të tij, merret me tema nga jeta e
qytetit ( e jo si autorët e traditës që për bazament kishin temat patriotike
dhe ato për fshatin, natyrën, malësinë etj.). Në poezinë e Migjenit janë fare
të kufizuara tablotë e natyrës, sidomos skenat nga jeta e fshatit. Kështu ndodh
edhe në poezinë e Baudelaireit ku arave, korijeve, rrëkeve e liqeneve, pyjeve
dhe maleve të poezisë tradicionale, ua zënë vendin çatitë dhe tymtarët, rrugë
dhe oborre, uzina, ura dhe shtëpi të mbledhura grumbull të metropolit
industrial, për një skenë të re të fatit të njeriut.
Në përmbledhjen Vargjet e lira ka
43 poema, nga të cilat vetëm njëra prej tyre, Recital’i malsorit i referohet drejtpërdrejt fshatit, malësisë. Për
tri poema të tjera si Vjeshta në
parakalim, Ekstaza pranverore dhe Sonet pranveruer nuk mund të thuhet në mënyrë
të prerë se ato lidhen medoemos me fshatin. Kjo që u tha më sipër tregon sesa e
thellë është shkëputja e Migjenit nga tradita poetike e mëparshme, kryeveprat e
të cilës lidheshin me fshatin ose në to mbizotëronin mjediset fshatarake. Të
tilla janë: Këngët e Milosaos e
Jeronim De Radës, Bagëti e Bujqësia e
Naim Frashërit, Lahuta e Malsisë e
Gjergj Fishtës, Andrra e jetës e Ndre
Mjedës. Madje edhe te Lasgush Poradeci, i quajtur poeti i liqenit, vendin
kryesor e zënë tablotë e natyrës, motivet e fshatit. Me pak fjalë
do të përmbildhja mendimin e studiusit, Sabri Hamiti, i cili thotë: ”
Karakteristikë e poezisë së këtij autori është shkëputja e vetëdijshme nga
trajta formale e tematike të poezisë shqipe të kohës. Gati askund nuk duket
tema e famshme atdhetare a kombëtare. E
kaluara preket vetëm si reflektim në
aktualen, por jo si temë e veçantë. Kjo poezi në fakt merret me përshkrimet e
një të tashmeje dhe një të ardhmeje të projektuar. Temë zotëruese e saj bëhet
tema shoqërore e kohës ashtu si dhe dhembjet personale të lidhura me kohën e me
vetveten”[5]
Migjeni është poet modern,
sepse është poeti i parë shqiptar që e bëri qytetin dekorin e poezisë së tij. Me
shndërrimin e qytetit në një dekor të privilegjuar të poezisë moderne ka lidhje
edhe një prirje tjetër e saj, siç është estetizimi i të shëmtuarës, i të keqes.
Ashtu si te Lulet e së keqes apo te Poema të vogla në prozë të Baudelaireit,
kjo dukuri haset dendur në poemat e Migjenit ku parakalojnë lypës, pijanecë,
prostituta, të sëmurë, të gjymtuar, jetimë, të burgosur prapa hekurave të
kryqëzuar, njerëz të mbështjellë nga mashtrimi, njerëz që i bren dyshimi... Për
herë të parë, në poezinë shqipe të shkruar paraqiten skena të zvetënimit moral,
skena ku harbohet instinkti, ku njeriu është viktimë e epshit: Nëpër skaje t’errta, bashkë me qej, mij,
mica, / mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta të lagta / lakuriqen mishnat si
zhangë, të verdhë e pisa; / kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore, / kafshojnë,
përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta / edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
/ m’epshin kapërthyes ku mbytet vetvetja.[6]
Migjeni, siç shihet
është modern edhe për nga strukturimi i librit të tij të parë e të vetëm
me poezi Vargjet e lira. Struktura përfundimtare e librit
është: Parathënja e Pasthënjeve si
hyrje, Kangët e Ringjalljes, Kangët e
Mjerimit, Kangët e Perëndimit, Kangët në Vete, Kangët e rinisë, Kangët e Fundit. Me këtë strukturim, ai të sjell ndër mend
autorin e përmbledhjes Lulet e së keqes,
i cili pohonte me ngulm se i kishte kushtuar kujdes të madh ndërtimit të
librit.
Figurat poetike te
poezia e Migjenit
Vargjet e lira dhe metafora
Përveç aspektit tematik,
konceptit filozofik, moderniteti i
poezisë së Migjenit është i dukshëm edhe në rrafshin stilistik. Figura më e privilegjuar e
shprehjes poetike te Vargjet e lira
është metafora. Dihet se ky trop është i pranishëm në poezinë e mëparshme,
prandaj studiuesit e quajnë të udhës të saktësojnë ku qëndron ndryshimi midis
përdorimit të metaforës nga poeti modern dhe përdorimit të saj nga poeti
tradicional. Metafora nuk është më e izoluar as e ngjitur si një zbukurim apo
një ilustrim i thjeshtë, ajo përfshihet në një lëvizje për rikrijimin e realitetit sipas
ndjeshmërisë sonë, me një rrëshqitje, me një lidhje zinxhir të imazheve në një artikulim muzikal.
Vargu i lirë është karakteristikë e
poezisë së këtij autori, i cili tejkalon anën konvencionale të ndërtimit të
poezisë duke krijuar një stil të ri. Kjo shihet që nga titulli i përmbledhjes Vargjet e lira. Ndonëse një masë e poemave të Migjenit kanë fakturë
klasike, janë shkruar me varg të matur, madje ndonjëherë ai përdor edhe sonetin
(Kanga e rinis, Sonet
pranveruer), por janë të dukshme rastet kur ai e çliron vargun plotësisht
nga rregullat e metrikës klasike, siç ndodh te Parathania e parathanieve, te Vuejtja,
apo Nën flamujt e melankolisë. Ciklet e vjershave të tij, të emëruara kangë, kanë temat dhe idetë që korrespondojnë me
vetë emërimet e tyre, p.sh. Kangët e ringjalljes pa dyshim artikulojnë idenë
për zgjimin, për lindjen e njeriut të ri, i cili do ta ndryshojë jetën, do ta
zgjojë ndërgjegjen e njeriut për ta kuptuar jetën dhe nevojën për liri.
Edhe studiues të tjerë të
poezisë sonë kanë theksuar se origjinaliteti i Vargjeve të lira qëndron sidomos te përdorimi i metaforës. Për
dendurinë dhe funksionin e metaforës në Poemën
e mjerimit ka bërë një analizë të hollësishme poeti Koçi Petriti në
studimin e tij Poema e mjerimit – një
kuti e Pandorës.[7]
Poema e mjerimit u prin poezive të ciklit Kangët e mjerimit
dhe është më e njohura ndër
lexuesit. Kangët e mjerimit ngërthejnë
në vete numrin më të madh të poezive të mjerimit dhe me siguri kjo ka bërë që
Migjeni të quhet poet i mjerimit. Në këto poezi, idetë letrare adresojnë
shpërthimin e revoltës në një anë, dhe në anën tjetër shpeshherë kemi abstenim ku autori i lë gjërat në
rrjedhën e vet sepse koha është ajo që do t`i lëvizë ato në formën e duhur.
Migjeni shpalos pamjen e vrazhdët të
fryteve që sjell mjerimi me një shprehje të lartë metaforike:
” Kafshatë që s`kapërdihet asht, or vlla,
mjerimi
kafshatë që të mbetë në fyt e të zë trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy të jeshilta
që të
shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të
tanë jeten e vet deri sa të vdesin.
Në
vazhdim metafora lidhet e kombinuar me epitete, me shkallëzim dhe me
aliteracion:
Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;
asht e neveritshme,
e keqe, e turpshme;
balli që e ka, sytë që e
shprehin,
buzët që më kot mundohen ta
mshefin –” [8]
Kështu
autori nëpërmjet të figurave don ta vë në pah mjerimin me të këqijat që i sjell njeriut, ku epitetet që vijnë e
shkallëzohen fuqizojnë idenë se mjerimi duket sheshit dhe s`mund të fshihet
dot.
Më
tej metafora transformohet në metonimi, kur autori thotë se:
Mjerimi
punon, punon ditë e natë
T`u`
i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
Tue u zhigatun deri në gjijë në baltë
E
prap zorrët nga uja i banen palë-palë[9]
duke e emërtuar me gjendjen e mjeruar vetë njeriun që e
përjeton atë dhe ndërmjet tyre, njeriut dhe gjendjes së tij, ekziston
varshmëria.
Nëpërmjet të kësaj figure, Migjeni thekson faktin se mjerimi po e bënte punën e
vet dhe me gjithë përpjekjet, njeriu i zhytur në skamje, nuk arrin dot ta heq
qafesh urinë, atë më elementaren për jetën e njeriut.
Njësoj metonimi kemi edhe në vargjet:
Mjerimi tërbohet në dashuri epshore,
Nëpër
skaje t`errta, bashkë me qej, mij e mica,
...
Lakuriqen
mishnat, si zhangë, të verdhë e pisa,
Kapërthehen
ndjenjat me fuqi shtazore
...
Dhe
aty zajn fillin të marrët, shërbëtorët
dhe lypsat
... [10]
Ku fjala mjerim përfaqëson shtresën e varfër, e cila ndonëse e privuar nga të mirat
e jetës, ka dëshira, lidhje dashurie prej nga, siç thotë poeti, shtohen shërbëtorët
dhe lypsat.
Brenda Poemës së mjerimit kemi edhe metafora të tjera si: Mjerimi
është njollë e pashlyeshme / në ballë të njerëzimit që kalon nëpër shekuj/ pastaj Mëshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë, ...,
etj..
Parathanja e parathanjeve u prin vargjeve të lira dhe është një mendim, sintezë e
pikëpamjeve të autorit mbi jetën, zotat-perënditë, lindjen dhe vdekjen. Me një
metaforë të ndërlidhur me antitezë :
“ Përditë përndojnë zotat
Dhe rrëshqasin trajtat e tyre
Mbi vjet dhe shekuj
Dhe tash s`po dihet ma kush asht zot e kush njeri.
...
-
E njeriu nuk e di:
a është zoti pjella e tij
apo ai vet pjella e zotit
Por e shef se asht kot i kotit
me mendue mbi një idhull
që nuk përgjegj.”[11]
Migjeni shpreh besimin e tij në
njeriun e jo në perëndi. Ai vërtetë don të merret me kohën e tij, me ndryshimet e saj, duke kërkuar
që njeriu të merret me kërkesat e duhura për të mirën e vet. Definitivisht ai
kërkon që:
Nder
lahuta tona të këndohet Jeta e Re....”[12]
Dhe,
në përpjekjet e tij ai ballafaqohet me konvencën, me mjerimin, me kontradiktën
shoqërore, të cilat i lufton me penën e tij. Jeta e re është thjeshtë një metaforë e bukur që shprehimisht ofron idenë e re dhe
kërkesat i shpalos Migjeni me vargun e
tij.
Në ciklin Kangët e përndimit,
autori sikur del për të kërkuar diçka që
ia largon vëmendjen nga përshkrimi i situatave të rënda të përditshmërisë. Dhe
në këtë gjendje ai me plotë emocion i kthehet besimit të njeriun në vlera të
reja, por kjo nuk paraqitet në kuptimin që e shpjegon besimtari i madh i fesë,
përkundrazi Migjeni jep idenë për njeriun që tashmë ka kulte tjera, tempuj
tjerë para të cilëve përkulet, thjesht jep idenë për besimin e ri-besimin në
vetvete. Kështu idenë për ndryshimet e nevojshme në shoqërinë njerëzore si edhe te vargjet e
shumta i jep edhe te poezia Kangët e përndimit:
Kangë Përndimi, kangë njeriu të dehun nga besimi në vete
Kanga e tij një fe tjetër, me tempuj të tjerë, me meshë solemne
....
Kangë Përndimi , kangë njeriu të dehun nga besimi në vete
Le ta dëgjojmë kangën që mshtillet në shllung` avulli në pika
djerse.[13]
(
Kanga e Përndimit)
Këtu Kangë
Përndimi është metaforë, e cila nënkupton fundin e diçkaje, d.m.th. që ka perënduar dhe në kontekstin e dhënë
paraqet fundin e këngëve, lutjeve
dhe besimin në tempuj e idhuj fetarë,
ndërkohë që autori jep mesazhin për
besimin në vetë njeriun dhe në punën e tij, djersën e tij.
Edhe te poezi të tjera gjejmë
metafora të bukura, nëpërmjet të cilave emërton gjendje dhe situata të caktuara
brenda ideve dhe temave që i trajton autori:
Melodi e këputun-lot i kjartë nga syri
i një grues së dashtun...
andje e përplasun,
xhevahir i tretun,
një andërr e shkelun
buzë e paputhun,
në melodinë e këputun [14]
( Melodi e këputun)
Te
kjo strofë janë të shfaqura një varg i metaforave si: melodi e këputun, lot i kjartë,
andje e përplasun, xhevahir i tretun,
andërr e shkelun, që vijnë si shprehje me kuptimin e dytë brenda kontekstit
të përdorun nga autori. Sigurisht që
metafora melodi e këputun bart kuptimin e shpresës së këputur, kur dihet se këtu gruaja e dashtun është gruaja që shet nderin për para dhe asaj
i shkëputen shpresat për jetën e qetë e normale. Ëndërra për jetën e mirë
njerëzore mund të ketë qenë melodi që tashmë i është këputur, prandaj i
rrjedhin lotë nga sytë dhe melodinë e këputur autori e lidh me lotin e kjartë sepse gruaja është e vetëdijshme se aty s`gjen tjetër
pos lumturisë së rreme që do t`i shkaktojë vuajtje. Ajo lumturi, kënaqësi e rrejshme vjen e shprehur me metaforën andje e përplasun dhe nderi i saj i
humbur shprehet me metaforën xhevahir i
tretun, ndërkaq ëndrra e saj e bukur
për jetën, tani më është anderr e shkelun.
Kështu Migjeni metaforat i vë në funksion të
artikulimit artistik të mendimeve që i ka për jetën e individit, kësaj radhe të
gruas që skamja ia imponon jetën e shthurur larg dëshirave dhe ëndrrave që i ka çdo grua, çdo njeri.
Figura
të tjera
Duke qenë i bindur se
vetëm njeriu i ri me ndërgjegje të re do
të arrijë ndryshimin e duhur të shoqërisë, do të arrijë majën e Kullës së Babilonit dhe Migjeni sjell
simbolin e ndërtimit të një shoqërie të re dhe të qëndrueshme. Përmbyllja e
kësaj poezie me thirrje/ eksklamacion
dhe pyetje retorike bashkë: “ Perëndi!
Ku je?” vjen rrjedhshëm siç vijnë edhe duken të shpeshta, thirrjet dhe
pyetjet në vargjet e këtij autori.
Figurat poetike që janë prezente te poezia e Migjenit krahas
metaforës janë edhe antiteza, simboli,
ironia, alegoria, eksklamacioni, paralelizmi figurativ, apostrofa, gradacioni,
etj., siç mund të shohim në shembujt vijues:
,, ( Liri!- Po, liri dhe gaforrja gëzon,
Por gaforre asht...
Liri, ku plogsi ndërgjegje
gjallon,
Jo, liri nuk është!)[15]
Këtu
shohim antitezën tek autori nuk e
konsideron liri, lirinë që vjen nga njeriu i pafuqishëm ( plogsi), prandaj hedh
idenë për lindjen e një njeriu që del nga gjiri i dheut, nga gjaku dhe shpirti
i popullit dhe siç e krahason autori të jetë si madhni ( të lindet një njeri/ i madh si madhni), i cili do ta
ketë fuqinë për ta ndezur
dashurinë, idealin dhe ndërgjegjen
kombëtare për liri. Më tej kemi antitezë edhe në vargje të tjera si: Mjerimi s`ka gëzim, por ka vetëm dhimba dhe
s`don koment, figura ndërtohet mbi shprehjen e gjendjeve, ndjenjave të kundërta
( s`egziston gëzimi, por dhimbja) në
situatat mjeruese që i përjeton autori
dhe i ndjen lexuesi i tij. Ngjashëm vepron edhe
në situatën kur vuajtja dhe dëfrimi rrinë bashkë, p.sh.:
“ por
befas, të një jones së panjoftun tingllimi,
së cilës asht te hyu i bukurisë trillimi
krahnorët n`i përkdheli dhe n`i piskoi zemrat
gjatë korrizit të thermët zbresin fill te themrat.
Qashtu vuejmë, dëfrejmë...”[16]
( Mbas
tryezës)
Figura e antitezes shfaqet edhe në kontekste
të tjera, p.sh. te vargu: se jetë e re
lindet me vdekje të njeriut ( f.25), ku artikulohet ideja për trajtat e
mbinjeriut që sjell jeten e re dhe të ardhmen
plot ndërgjegje, pa dyshime e trillime. Kështu Migjeni në shkrimet e tij kërkon njeriun e ri, kohën e re, jetën e re,
idetë e reja për jetën e lumtur të kombit. Në kontekstet e caktuara të
shprehjes së mendimit të poetik ai i
vë në raporte të kundërta situatat e
caktuara për të nxjerrë në pah kundërthëniet shoqërore dhe
ekistenciale. Poema e mjerimit ofron plot tablo që ofrojnë situata
kontradiktore në realitetin e kohës së tij, duke i vënë në dukje kontrastin e dy botërave, dy
stresave sociale skajshmërisht të ndryshme:
Mjerimi rrit fëmijën nën hijën e shtëpive
të nalta
, ku nuk mrrinë zani i lypsisë
ku nuk
mund t`u prishet qetsija zotnive,
kur bashkë me zoja flejnë
në shtretënt e lumnis.[17]
Të varfërit janë poshtë e të pasurit aq
lart sa nuk mund ta dëgjojnë zërin e të përvuajturve që thërrasin, kërkojnë
lëmoshë dhe kështu të pasurve nuk u prishet qetësia fare tek bëjnë jetën e tyre
pa halle e brenga.
Migjeni beson në brezin e ri, i cili do të ndez revolucion, do t`i sjell
ndryshimet pozitive në shoqëri, prandaj e thërret rininë kësisoj:
”
Rini, thuaja kangës ma të bukur që di!
Thueja kangës sate që të vlon në gji.
Nxirre gëzimin tand, të shpërthej me vrull...
Mos e freno kangën! Le të Marri udhë.”
( Kanga e rinis )[18]
Brenda
vargjeve ka një eksklamacin të fuqishëm dhe të bukur drejtuar rinisë, te e cila
e ka besimin dhe shpresën për ndryshimet e dëshiruara. Këto vargje të bukura me
ritëm plotë muzikalitet dhe me rimën e puthitur
janë kënduar dhe këndohen sot e kësaj dite brenda dhe jashtë trojeve
shqiptare, prandaj vargjet e Migjenit lirisht mund të themi se i kanë përmasat
tejkohore dhe tejhapësinore.
Poeti është i sigurt se liria do të vijë
dhe se asgjë s'mund ta pengojë më hovin e saj. Liria do të lulëzojë, ishte
intuita e poetit, i cili ka aftësinë ta ndjejë i pari rrezen e ngrohtë të
Diellit të jetës së re:
,,Por
a do të vijë dita kangët me u zgjue?
Apo ndoshta shekujt me ne prapë po tallen?
Jo, Jo! Se liria filloi me lulzue
Dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valën.,,[19]
Apo ndoshta shekujt me ne prapë po tallen?
Jo, Jo! Se liria filloi me lulzue
Dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valën.,,[19]
( Këngët e
pakëndueme)
Kështu autori sajon simbolin, ku Dielli ka simbolikën e pritjeve që i ka
autori, i cili ndien rrezatimin e botës
së re, shoqërisë së re, e cila do të jetë e ngrohtë dhe e ndritshme si dielli
dhe si ai do të mund të gjallërojë gjithçka që ishte strukur në skëterrë, në
errësirën e realitetit të hidhur. Vargjet e para te ky shembull janë thjeshtë
pyetje retorike, pas të cilave autori dëshiron të shpreh idenë se të keqes do
t`i vijë fundi.
Ide fund e krye realiste dhe kritike
janë idetë që përshkojnë poezitë e Migjenit. Ai ia ofron lexuesit ato që edhe
ai t`i ndjejë nga afër situatat që i vrasin shpirtin dhe mendjen e autorit, i
cili me emocion, dhembje flet për fatin e njerëzve të kohës së tij. Pa dyshim,
poezitë e tij kanë edhe nuancat autobiografike sepse ai flet për mjerimin që e
ka përjetuar edhe vet.
Duke lexuar këto poezi në përfytyrimin tonë
defilojnë: lypësit, të papunët, foshnjat e uritura, laviret, rrugaçët që dalin
si rezultat i jetës së përvuajtur,
gjendjes së rëndë sociale. Dhe, siç e thashë edhe në fillim, Migjeni e vë në
pah idenë se mjerimi e zhvesh njeriun nga vlerat shpirtërore dhe morale. Kjo
shihet qartë në vargjet e tij ku shihet një krahasim i jetës së gruas që shet nderin e saj, veten dhe jeta saj s`bëhet tjetër pos siç thuhet
metaforikisht Valle e çmendun:
” ( Dikur,
kur gjit` e saj me kreni
shpërthenin n`aromë
kur ish e njomë –
atëherë e dashurojshin shumë zotni.
E sot?)
Jeta e saj është kjo vall` e çmendun
Në rrugat e qytetit tonë.”
( Baladë qytetëse)[20]
Pikërisht,
ndërhyrja autoriale e bën më të qartë idenë e kësaj poezie që reflekton
shfrytëzimin e vrazhdët të qenies njerëzore. Jeta e gruas dikur dhe sot na del
me plot kontradiktë dhe e dhembshme.
Pyetja retorike që si figurë sajohet si pyetje që nuk kërkon përgjigje,
te Migjeni kryesisht me vargjet pasuese
marrim një përgjigje, një ide se çfarë mendon ai për secilën situatë. Kështu
pyetja E sot? merr përgjigjet me metaforën vall` e çmendun.
Ndërhyrja
në tekst, po edhe abstenimi here-herë janë mjaftë evidente brenda veprave të këtij autori, i cili herë
don të deshifrojë idenë e tij e herë e
lë që gjërat të rrjedhin në suazat e rrethanave të kohës dhe lexuesi t`i shohë
dhe t`i ndjejë situatat e caktuara...Në disa raste brenda poezisë së tij,
autori sajon retiçencën ( heshtimin ) si figurë stilistike, kur i vë tri pika
në mes të vargjeve duke e shkëputur mendimin e tij, për të mos e thënë atë që
do ta thoshte troç, por që pikat e heshtjes lënë hapësirën që lexuesi ta
nënkuptojë mesazhin e dhënë nga autori.
Këngët e mjerimit kanë edhe shprehjet
që paraqesin guxim, revoltë, por edhe pamundësinë për të vepruar dhe shihni
pasthirrmën dhe krahasimin:
O, si nuk kam një grusht të fortë
t`i
bij mu në zemër malit që s`bëzanë,
ta
dij edhe ai se ç`domethan i dobët
n`agoni të përdihet si vigan i
vramë.
( Recital i malsorit) [21]
“Klithja,
eksklamacioni si për ekspresionistët evropian, po ashtu edhe për autorët e
viteve`30, bëhet një shprehje e fuqishme, një akuzë e fortë, drejtuar regjimit
të kohës, që “ skaj më skaj” i kishte
mbushur rrugët me lypës”[22] Migjeni është i njohur për prirjet e tij kah
ekspresionizmi dhe janë të shpeshta
shrehjet e fuqishme, ekspresive, me të cilat i shpreh idetë e tij që lidhen me fatin e individit dhe të
kolektivitetit:
O kangë e dejë e dhimbjes krenare...
Mos pusho kurr! Por bashkë me vaje,44
Si dy binjakë këndoni mjerimin
Se koha do të ju bijë ngushllimin.
( Kënga e dhimbes krenare) [23]
Te këto vargje shohim apostrofën, thirrjen të
gërshetuar me krahasimin, duke e kristalizuar mendimin poetik, nëpërmjet të
cilit shfaqet ideja se duhet ngritur zëri në vazhdimësi kundër gjendjes
mjeruese dhe koha do t`i ndryshojë gjërat për të mirë.
Poeti
e sheh mjerimin si zymtësinë e vjeshtës,
prandaj sajon paralelizmin figurativ, ku vjeshta në natyrë i ngjanë fytyrave të
zymta të njerëzve të vuajtur. Vënia në vijë paralele të dukurisë natyrore me
atë njerëzore jep të pastër paralelizmin figurativ si figurë e kuptimit:
” Vjeshtë në natyrë dhe vjeshtë në
fytyrat tona”
Apo bën personifikimin bashkë me
alegorinë, tek ua jep mundësinë ngjyrave të hedhin valle dhe në përfytyrimin e
lexuesit krijohet një tablo alegorike si:
”Ngjyrat e zeza lozin vallen e fundme
( dëshirë e marrë e gjetheve që
një nga një vdesin)”
( Vjeshta në parakalim) [24]
Migjeni e ka të shprehur
edhe përdorimin e ironisë, si në vijim:
“Mbi kështjellat mijëvjeçare qëndrojnë sorrat e smueme,
krahët i kanë varë pa shpresë-simbojt e shpresave të humbura...”[25].
ose:
“Aty këtu
në hijet
e flamujve
mund të shifet
një mund,
një përpjekje
e madhe përmbi vdekje
për të pjellë diçka të madhe,
për të qitë në dritë një xhind!
Por, o ironi
nga kjo përpjekje lind
vetëm një mi.”[26]
Ai ironizon pushtetarët e vendit që vijnë nga shtresat çifligaro-borgjeze, nën udhëheqjen e të cilëve shqiponjat e simbolit tonë kombëtar si duket tjetër veç sorra të smueme dhe aspiratat e forta për një të ardhme më të mirë për masat e popullit i konsideron shpresa të humbura, siç i sheh me ironi edhe lindjen e një miu pas përpjekjeve aq të mëdha. Kjo ironi reflekton nga thesari popullor, konkretisht të kujton fjalën e urtë : Shtërzoj mali polli një mi”.
Te Kangët e rinisë Migjeni përmbledh poezitë e
bukura kushtuar mallit rinor, dashurisë, të cilat e shtojnë koloritit tematik dhe ideor të
lirikave të tij. Por edhe këtu shihet vuajtja e tij për dashurinë e parealizuar
e të paarritshme. Brenda vargjeve krijon apostrofën, dyzimin dhe asonancën,
pasi thërret gruan me emocion të thellë, përsëritë nga dy herë fjalët e njëjta
dhe vargu i fundit i thyer i ka fjalët e fundit me zanoret e njëjta brenda
bashkëtingëlloreve të ndryshme:
” O grue, q`u ndeshme ditn e
fatkobit tonë
zemër për zemër edhe ball
për ballë
e ndjesitë n`u shprehën me mall
më një vall`:
sa hall...”
( Ndeshja)[27]
Vargjet e tij sjellin imazhin e bukur të një
dashurie rinore, ku është shkrirë pasioni për vajzën, dëshira për të shijuar
gjithçka të bukur, si dhe dashuria për krijimin e jetën në përgjithësi. Edhe pse kjo ndjenjë i shkakton vuajtje
autorit, ai krijon vargjet më të bukura për ndjenjën e dashurisë dhe
gruan që dashuron, duke i vënë në vija
paralele dy buzët e saj dhe dy lotët e tij, të cilat i quan shenjat
e dhimbjes:
” Ato dy buzë
dhe dy lotë të mia
qenë shenjat e dhimbjes
kur më vrau bukuria,
kur më zu dashuria
e më dogji rinia.”
( Dy buzë ) [28]
Këto
vargje kanë brenda metaforën shenjat e
dhimbjes dhe anaforë e asonancë në vargjet e fundit.
Idetë për jetën më të mirë, për jetën gazmore
janë ato që i vlojnë në gji autorit, dëshmitar i jetës së vobektë që ka mall të
pashuar për jetën rinore:
Njesitë e mia pre valët muzikore
shkëmbejnë puthje të nxehta
posi dy dashnorë
Këtu autori sajon personifikimin pasi ndjesive u jep shpirt, u jep tipare
të personave që mund të puthen dhe e bën më tej krahasimin posi dy dashnorë. Në vijim vargjet na vijnë me aliterecion ku kemi
përsëritjen e shpeshtë të një tingullit m brenda vargut:
edhe më merr malli për jetë ma
gazmore.”
( Malli rinuer)[29]
Kangët
e fundit ngërthejnë në vete poezitë e shkruara në kohën kur autori numëronte ditët e fundit të jetës së tij, duke
qenë i sëmurë nga sëmundja atëherë e pashërueshme e tuberkulozit. Rrethanat në
të cilat ndodhej autori ishin të rënda ashtu si edhe vetë situatat dhe pamjet
që i kishte paraqitur ai në shumicën e krijimeve të tij. Thjesht poezitë te Kangët e fundit janë
poezitë më personale të Migjenit, të
artikuluara deri atëherë, të shprehura me lirizmin tipik që buron nga shpirti i
përvuajtur që deri në fund nuk pushon së
shfaquri idenë për përjetimin e rëndë të njeriut të kalimit të njeriut nga jeta
në vdekje. Të gjitha poezitë janë qartë fjalët e fundit të poetit, të
paraqitura në mënyrën më të
drejtpërdrejtë të mundshme dhe të pasur me figuracion artistik të qëndrueshëm e në harmoni me përmbajtjen motivuese e
tematike të poezive në fjalë. Vetë titujt e poezive: Një natë pa gjumë, Vuajtja, Frymëzim i pafat, Vetmia etj., flasin
për gjendjen e autorit dhe japin emocionet e thella, klithjet e fundit, frymëzimin
e pafat kur Migjeni më nuk ka shpresë dhe vuan skajshmërisht, kur melankolia
është e vetmja mënyrë e shprehjes së ideve të fundit të tij. Këtu autori ka
përdorë figurën e sintaksës, enumeracinon, për të bërë një përshkrim më të
detajuar të gjendjes së tij :
” Ka do ditë
që po shof fare mirë
se si nga vuajtja sytë po më madhohen,
nëpër ball dhe ftyrë rrudhat po më shtohen
Se si buzëqeshja m`asht e hidhun....
...dhe po ndij
se si mëngjeset e mia
nuk janë mëngjese hovi e pune,
as ndërtimi, por të shtymt dita më ditë
e një jete që s`durohet...”
( Vuajtja)[30]
Dhe shpërthen klithma, thirrja e shprehur me figurat e përsëritjes: epizeuska
(dyzimi), aliteracioni, por edhe tropet ( simboli, krahasimi, personifikimi
etj.) që e fuqizojnë atë duke e ofruar në mënyrë artistike dhembjen që e
përcjell autori e të cilin e ndjen çdo lexues:
” Pak
dritë! Pak dritë! Pak dritë, shok, o vlla.
Të lutem, pak dritë në këtë natë kur shpirti vuen,
...................
Hiqmuni qafe, mendime!
O
jastëk ty të rroki, të përqafoj si shpëtimin,
më fal atë që due: gjumin dhe andrrimin
e dy buzve
që përshpërisin ngushëllimin.”
( Një natë pa gjumë) [31]
Me
pyetje retorike nga personifikimi, ai i
drejtohet frymëzimit të tij pashmangshëm,
atij shfrytëzimit, me të cilin flet sikur ai të mund t`i përgjigjej. Autori nuk don të
shkruajë më për plagët shoqërore sepse
siç thotë vet: ” Njerëzit s`duen
ma trishtim”:
” Frymëzim`i em i pafat
që vjen e më djeg mu në gji,
për kë po më flet? për kë të
shkruaj?
përse po më ban që kaq të vuaj?
pse vjen e më djeg mu në gji,
frymëzim`i em i pafat?”
( Frymëzim i pafat ) [32]
Te vjersha Vuajta,
Migjeni përshkruan gjendjen e vet
fizike dhe shpirtërore deri në
nivel tragjik:
“Por
kot
në pasqyrë po shof
se si nga vuajtja syt`po më madhohen
nëpër ballë dhe në fytyrë rrudhat po
më shtohen,
dhe shpejt do të bahem
flamur i vjetruem
i reckuem
nder luftat e jetës”
Këtu
figura e flamurit është metaforë kontekstuale që flet për humbjen e poetit në
luftën e jetës dhe kjo si edhe poezitë tjera të këtij cikli janë poezi
autobiografike që paralajmërojnë fundin
e jetës së autorit.
Figurat stilistike të realizuara nga Migjeni janë
aq të forta dhe origjinale sa flasin për
një mjeshtri të rrallë të shprehjes poetike. Migjeni mund të konsiderohet ndër poetët që e përdori
shumë figurën poetike për të realizuar domethënien e veprës së vet letrare,
ndoshta pse kishte censurë dhe shumçka duhet të fshihej pas figurave dhe të
lihej të nënkuptoheshin mesazhet e tij
apo pse donte të sillte një atraksion artistik në letërsi. Sido që të
jetë, lirisht mund të konstatojmë se gjuha e
Migjenit është shumë e figurshme
dhe figurat janë mjaft të qarta, konkrete dhe të gjalla, të cilat i sajoi
natyrshëm gjatë procesit të krijimit, prandaj edhe rrinë bukur brenda
përmbajtjes tematike dhe ideve që bart vepra e tij.
Temat e trajtuara
për kontradiktat sociale,
mjerimin e shtresës së varfës, degjenerimin e jetës së qytetarëve në rrethanat
e kohës, fatet e individit dhe kolektivitetit
janë risitë që i sjell Migjeni në letërsinë tonë dhe niveli i lartë artistik i shprehjes së
tij, bën që ai të shquhet ndër autorë të
suksesshëm. Temat, idetë dhe mendimet e Migjenit kanë arritur t`u përballojnë kohëve dhe vepra
e tij e ka interesimin e lexuesve dhe
studiuesve në vazhdimësi.
Përfundim:
Figurat e fjalës, ato të kuptimit dhe figurat e
intonacionit janë më evidente te vargjet e Migjenit. T`i kujtojmë metaforat e
bukura, diku të transformuara në metonimi, alegoritë, ironitë, simbolet,
antitezat, krahasimet, pasthirrmat, pyetjet retorike e figura të tjera që u
japin shpirt, emocion dhe fuqi semantike
dhe stilistike vargjeve të këtij
autori.
[3] Po aty, f. 38
[5] Sabri Hamiti, Letërsia Moderne, Faik Konica, Prishtinë, 2002, f. 661.
[8] Migjeni, Vargjet e lira dhe Novelat e qytetit të
veriut, Sh.B. Migjeni, Tiranë, 2006, f. 11.
[9] Po aty, f.13.
[10]Migjeni, Vargjet e lira dhe Novelat e qytetit të veriut, Sh.B. Migjeni,
Tiranë, 2006, f. 11.
[11] Migjeni, Vargjet e lira dhe Novelat e qytetit të
veriut, Sh.B. Migjeni, Tiranë, 2006, f.3.
[12] Po aty, f. 6.
[13] Migjeni, Vargjet e lira dhe Novelat e qytetit të veriut, Sh.B.
Migjeni, Tiranë, 2006, f. 35.
[14] Po aty, f. 20.
[15] Migjeni, Vargjet e lira dhe Novelat e qytetit të veriut, Sh.B.
Migjeni, Tiranë, 2006, f. 6.
[16] Migjeni, Vargjet e lira dhe Novelat e qytetit të
veriut, Sh.B. Migjeni, Tiranë, 2006, f. 47.
[17] Po aty,
f.12.
[18] Migjeni, Vargjet e lira dhe novelat e qytetit të veriut, Sh.B.
Migjeni, Tiranë, 2006, f.9.
[19] Po aty, f. 10.
[20] Migjeni, Vargjet e lira dhe novelat e qytetit të
veriut, Sh.B. Migjeni, Tiranë, 2006, f.
15.
[21] Migjeni, Vargjet e lira dhe Novelat e qytetit të
veriut, Sh.B. Migjeni, Tiranë, 2006, f.16.
[23] Migjeni, Vargjet e lira dhe Novelat e qytetit të veriut,
Sh.B. Migjeni, Tiranë, 2006, f.23.
[24] Migjeni, Vargjet e lira dhe Novelat e qytetit të veriut,
Sh.B. Migjeni, Tiranë, 2006, f. 27.
[27] Po aty, f. 43.
[28] Migjeni, Vargjet e lira dhe Novelat e qytetit të
veriut, Sh.B. Migjeni, Tiranë, 2006, f. 40.
[29] Po aty, f. 49.
[30] Migjeni, Vargjet e lira dhe novelat e qytetit të
veriut, Sh.B. Migjeni, Tiranë, 2006, f. 52.
[31] Migjeni, Vargjet e lira dhe novelat e qytetit të veriut, Sh.B.
Migjeni, Tiranë, 2006, f. 51.
[32] Po aty, f. 53.
(Merita Bajraktari Januzi, e lindur në Vushtrri më 10.12.1972. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Vushtrri, ndërkaq studimet universitare në Fakultetin e Filologjisë të UP-së, në degën: Letërsi dhe gjuhë shqipe. U diplomua më 1997 dhe si absolvete mori çmimin Studente e dalluar. Pas një pauze për arsye familjare, iu rikthye studimeve dhe në maj të vitit 2012 mbrojti me sukses temën e diplomës së studimeve pasuniversitare ( Figuracioni poetik te autorë të njohur të letërsisë moderne shqipe). Tani vazhdon studimet doktorale në degën e letërsisë, në Universitetin e Prishtinës.
(Merita Bajraktari Januzi, e lindur në Vushtrri më 10.12.1972. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Vushtrri, ndërkaq studimet universitare në Fakultetin e Filologjisë të UP-së, në degën: Letërsi dhe gjuhë shqipe. U diplomua më 1997 dhe si absolvete mori çmimin Studente e dalluar. Pas një pauze për arsye familjare, iu rikthye studimeve dhe në maj të vitit 2012 mbrojti me sukses temën e diplomës së studimeve pasuniversitare ( Figuracioni poetik te autorë të njohur të letërsisë moderne shqipe). Tani vazhdon studimet doktorale në degën e letërsisë, në Universitetin e Prishtinës.
Qysh
prej fillimit të studimeve bazike është marrë me recensione, vështrime letrare
dhe ka botuar punime në gazetat dhe revistat e kohës. Së fundi i ka botimet në
gazetën Zëri ( tema: Tradita dhe modernia me referenca të shumta
historike) dhe në revistën Shkëndija ( Idetë letrare të Gjergj Fishtës).
Merret edhe me poezi për çka edhe ka marrë çmime në Takimet e poeteshave
shqiptare. Ka në dorëshkrim një numër të konsiderueshëm të poezive
dhe studimeve letrare që mund t`i botojë ndërkohë.
Jeton në Vushtrri
me bashkëshortin dhe katër vajzat, ndërkaq punon në Prishtinë, në Ministri të
Arsimit Shkencës dhe të Teknologjisë.)