2016-04-24

Arif Molliqi : Vijnë pas shekujsh baladat e moçme...



Image result for arif molliqi poezi


Arif Molliqi, lindi në vitin 1953, është shkrimtar shqiptar nga Kosova, i lindur në Llukë të Epërme afër Deçanit.



Me shkrime ka filluar nga viti i fundit të gjimnazit ( kohë kur filloi të botoi), edhe pse ka shkruar më herët. Në fillim nuk e ngacmonte aq shumë poezia, andaj filloi më humor dhe satirë, n´atë kohë nuk preferohei shumë satira, andaj për ti ikur „keqkuptimeve“ filloj të shkruaj edhe poezi.
Image result for arif molliqi poezi


Satiren e shkroi krejt padiktueshëm tek gazeta humoristike „ Thumb, duke botuar me pseudonime të ndryshme si; Boksh Baruti, Topuz Bërryli, Prenk Sherri etjera. Gjatë vitit 1977/78 bashkëpunoi në gazeten e studenteve „Bota e re“ ne faqen e kulturës, e sidomos në satirë dhe humor.Këtë bëri edhe më Radio televizionin e Prishtinës, shkroj disa pjesë humoristike që i dha televizioni.

Image result for arif molliqi poezi

Edhe në „Rilindje“ botoi shumë shkrime saterike gjersa një ditë, të shqetësuar miqët e tij e rekomandojnë; herë për herë ta le satirën sepse ishte gjini letrare e „vështirë“ për kohën. Pas kësaj „këshille“, Molliqi e vazhdoi me intenzivisht me poezi,prozë dhe dramaturgji. Eshtë shpërblye disa herë me vendin e parë dhe të dytë në konkurset letrare për poezi.


Image result for arif molliqi poezi


Veprat




“Simfoni për darkën e qenve”, poezi, Prishtinë, 1994

“Në udhëkryq pa zhurmë”, (poezi), Toena, Tiranë, 1996

“Loja e Sarkofagut”, (dramë), Eurorilindja, Tiranë, 1998

“Psherëtima e zareve”, (poezi), Panteoni, Tiranë, 1999

”Përplasje” (skica dhe mbresa), Fakti, Shkup, 2000

"Premiera e një pranvere”, (poezi), Rilindja, Prishtinë, 200

“Kafka e ujkut”, (roman), Toena, Tiranë, 2001

”Dëshmorët jetojnë pas vdekjes”, (monografi), Prizren,2002

“Shënime nga arkiva e qytetit D.”, (roman), Faik Konica, Prishtinë, 2003

“Pelegrinazh i ftohtë në qytetin D.” (poezi) Faik Konica, Prishtinë, 2004

“ Loja e dytë e Sarkofagut”, (dramë) Rozafa, Prishtinë 
(Kjo dramë është marrë për botim nga konkursi letrar i shpallur nga Ministria për Kulturë e Kosovës, për vitin 2003/2004, në mesin e shumë dorëshkrimeve në konkurs)

“Portret i pambaruar”, (poezi) Faik Konica, Prishtinë, 2006

“Klubi Shqiptar Verrat e Llukës“ në Hamburg“, (monografi), klubi, 2007.

"Gruaja e vizatuar nudo", roman, Faik Konica, Prishtinë, 2008.

"Simfoni për darken e Qenit"



Image result for arif molliqi poezi

Antologji


Arif Molliqi, është prezentuar edhe në këto libra dhe antologji:

Halil Haxhosaj: “Premtime letrare, shkrime kritike, Prishtinë,2006
Shefqet Dibrani: “Libri dhe mbresa”, kritikë letrare, Zvicer 2005,
Chelaru Marius, Baki Ymer dhe Luan Topçiu “Antologji e poezisë shqipe”, në gjuhen rumune, një antologji më disa poetë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, Valman, Rumani, 2006
Nga Jochan Blanke i janë përkthye në gjuhen gjermani disa cikle me poezi dhe është prezentuar nga një forum gjerman në një mbremje poetike në Hamburg më 2007.
Jeton në Gjermani më familje.

.


Vëllimi poetik i Arif Molliqit, “Potret i pambaruar”,më pelqen më së shumti. Ai ndahet në këto cikle:

Fjalëve që s´u zinet besë, Motiv i një balade të brishtë, Shikom në sy, voglushe, dhe Nata e hijeve.

Duke i lexuar këto poezi, është lehtë të kuptohet kur një portret njësohen me ngjyrat e mbijetesës dhe të qëndresës se individit. Heshtja dhe tjetërsimi i njeriut, gjithmonë i pambaruar, është në rrezikun për të mos e njohur vehtveten, sado që është tepër i qëndrushëm, karshi më kohën e cila e gërryen.

Megjithatë poezitë e kthejnë atë portret për t´u përfunduar, figurativisht, vetem tek atdheu-etnia.

 Këtu autori ka marrë guxim për ta kënduar atdheun ashtu siq është, më gjithë origjinalitetin që ka.(Librin “Portret i pambaruar” e botoi SHB “Faik Konica”, Prishtinë, 2006, faqe, 105)


Për lexuesit e Floripress-it përzgjodhëm disa poezi nga poeti i mirënjohur nga Lluka e Deçanit,Arif Molliqi:




Poezi nga Arif MOLLIQI

SHI TË RRASA E ZOGUT

1.
Rigon egër Një trazim i fshehur hovshëm mbetet në mes
Mbi shkëmb të prerë të Malësisë luftëtarët majë bjeshke
Çdo ditë të vijnë vullnetarisht nga lugina
Nga të katër anët e botës aty ku gufon zemra djaloshare
Atdheu thërret ejani në Koshare Përgadisni
Me fishekë e këngë majakrahut me zjarrin që gufon në gji
Ejani në shkrepat e thepisura aty ku Rrasa e Zogut ju pret
Kosova me vallen e shqiponjave në qiell
Rojet e tokave tona janë aty
Në lartësinë e Bjeshkëve të Nemura
Natyra është e dashuruar në luftëtarët e Lirisë
Aty shikimet dhe këngët e tyre të madhërishme
Rrinë në ujin e zhurmshëm të përroskave
Kosharja ua lidh trupin pas nëntë plagëve
Muzat e Rrasës së Zogut lajnë plagët me lotët e ngrohtë
Për betejën e nesërmë i bëjnë gati

2.
Në kasollën e pyellit në rrasën e gurit era njësoj e ftohtë
Pranvera në Koshare u kthye sërish sërish u kthye
Që një shekull e ngujuar në gurë
Dhe bilbilat sërisht filluan të këndojnë
Dëgjoj në heshtje zërat e mbrëmjes
Mbi gjethet e ahut shiu shembet,
Nga shkrepi në shkrep nga zemra e gurit
Vjen zëri i Sali Çekut
Thirrjet e frymëzuara të Agim Ramadanit
Ti Kosovë e bukura Kosovë
Lindim dhe vdesim pë Ty

3.
Koshare Koshare ti kohë e netëve të gjata,
Ti kohë e ditëve të ndara dy pjesë të Atdheut
Tash nata e Bartolomeut aty
Çasti i kohës së ndaluar përtej tokës së rrudhur
Mbaroi Guri i kufirit s´është më
Rrasën e Zogut Muzat shqiptare e mbrojnë
Këtu ku rri unë,s´ka dritë asgjë shqiptare
Këtu edhe frika për vdekjen s´është shqiptare
O më falni s´jam si Ju
Ujë nga Rrasa e Zogut s´kam pirë
Muzat e Bjeshkëve të Nemura s´më kanë përkundur
Apo s´di s´di a kam të drejtë
Dashurinë për Ju e shkruaj në mërgim
Mos më ndërpritni i di të gjitha
Sonte një ushtimë shkrumb valë-valë zbret
Krisma armësh Vegimi s´më gënjen
Gurët në Koshare po thyejnë qafën
Shi të Rrasa e Zogut shi në Çiçavicë shi në Pashtrik
Gurët e varrit gurë kufiri u dridhën
U rrokullisën në kapërcell shekulli
Në humnerë as copat e ndërgjegjes Evropë
Dy krahët e një Torzo bashkohen
Tropoja pa mjegulla
Para agut në Pranverë

4.
Këtu gjithçka është kujtimi për Ju
Liria Rrasa e Zogut e kuqluar
Mbi barin e njomë të kësaj Pranvere fle
Por s´kam fuqi të bisedoj me Ju
Liria fjala juaj e fundit guri i kufirit
Bota s´bën sehir
Të degët e pishave të rrenjët Ahu hijemadh
Vashat ua lidhnin plagët e lotët e ngrohtë
Borën e Gjeravicës shkrin
Te pellgu i gjakut zogjtë s´i mbyllën dyert
Këngës tmeronte bajlozin e zi
Dielli ndërmjet Rrasës së Zogut nisi të dalë
Të ngrohë ftohtësinë në të dy anët

5.
Gjeravica beteja e re
Kohë shirash pranverore.
Heshtja shekullore shkëmbi Rrasa e Zogut
Kënga e trimit të plagosur jepkurajo
Ej moos u terhiqni Atdheunsërisht e pashë
Gjeravica qëndron

Shi në Rrasën e Zogut para lindjes se diellit
Sa e ftohtë sa e ngrohtë kjo natë
Agimi e Salihu ranë për të jetuar

(Tiranë, prill 1999/Hamburg, maj 1999)



LIGJËRATË PËR LIRINË

Liria është diçka që as vetë njeriu s´di çka është

Është diçka që s´mund ta duash
më shumë se sa të don ajo ty

Çfarëdo që të duash mund të thuash për te
se Liria është tokë që duron gjithçka

Vend ku mund të mbjellish lulën,
lulëtherren edhe kaqen

Mbrenda Lirisë njeriu mund të bëj mëkate
nëpër kronikat e saja

Të gjithë mendojnë se Liria është jeta
është dashuria dhe krenaria

Por ky zbukurim na mashtron se Liria
s´ është diçka që hahet e, as që pihet...

Liria është diçka që as vet njeriu s´di çka është

Janar, 2013



ZJARRMI MALLI

Në brigjet e Elbes
Për ditë i grimcoj fjalët
Për ditë përtyp kujtimet

Natën kthehem nga kam ardhe
Ditën i lidh ëndrrat nyje
Hahem me vetveten

Njësoj në dimër e verë
Rënkimi i shpirtit
Rrjedh njësoj

Maje shtize gjuha dhe dashuria
N´treg shesim zjarmin e mallit
As më lirim s´ti blen kush

Atdheun e varim n´këngë
Më përralla i shkundim malet
lumenjtë e fushat i dridhim më fjalë

Po,
Çka marrim mbas vetes
Gënjeshtrën se kemi jetua

(Hamburg, 23.02.2012)



NATA NË BLACË

Veshi nata valadonin e murgut
numëroi varret pikë për pikë

Porta e mbyllur u plak
nga kollë e kavermave

Sa e gjatë nata mes arkivoleve
në maternitetin e Bllacës


( 30. 03. 99)
Arif Molliqi

Këngët që marrin frymë

I.
Kohë për kohën zi, zi e që zien tym e flakë më drithërime
E gurët trokasin, ndoshta plasin nga gjaku nga krimi
Nga pluhuri e qelbi nëpër rrugë që kundërmojnë
Të sëmurët i puthin me armë, kokë e plumb, plumb e kokë
Nëpër vdekje kapërcejnë ata që u vonuan dje e sot
Pranvera e hershme lëngon mortje, klithma të tjetërsuara
Të çara toke, përbuzje nga egërsirat plot urrejtje njerëzore
Gjithkah gjurma që psherëtinë aq egër, egërsira gjithkah le gjurma
Nëpër rrugë eci. Eci e ndalem. Ndalem para portës shkrumb
Tre a katër fëmijë të djegur ma mbyllin derën, derën ma mbyllin
S´ka dhoma të lira në këtë kohë zotëri, zotëri me kravatë të kuqe
Janë të mbushura me vdekje dhomat, edhe podrumet, edhe parlamentet
Nëpër rrugë, anës rrugës, nën hijen e gështenjave, te Pishat e Deçanit
Rrëzë Çiçavicës...
Avari ka, rrëmbime, vrasje, krisma çoroditëse. Ka varre
Ka hajdutë me tanke, me uniforma të xhelatëve. Ka kasapë
Të çmendurit i kanë lënë të lirë, të lirë t´shajnë, të lirë t´vrasin
Të dhunojnë të lirë, të dhunuarit n´shtëpi nuk kthehen kurrë
Shtatë brezave u lejohet të flasin për vdekjet, për vdekjen
E kohës fishkëllyese, për kafkat e përgjakura n´Evropë,
Ngado që shikoj njerëzit e mi dukën të gatshëm të vdesin
Pa dhembje, pa pikë loti, krenarë me këngën e tyre;
„Ah, Kosovë mos thuaj mbarova,
se djemtë Tu hala janë gjallë...“

II.
Eci rrugëve të qytetit Muze dhe shikoi Gjeravicën
Nga lagështi n´verë hithrat kanë ngritë Kokën
Shkëmbi i Qelisë digjet, digjet më qytetin n´lak
Nënat e plagosura te pragu i shtëpisë që digjet shpresojnë
Shpresojnë se këtu kanë ikur fajdexhinjtë, spiunët, tregtarët
Kanë ikur kasapët, vrastarët. Kanë ikur politikanët me drapër e çekan
Kanë ikur dhe na mbeten shtëpitë të ngjyrosura nga flaka
Kanë mbetur kafkat që flasin si dëshmi e njerëzimit
Ka kroje që shpërthejnë si shatërvan, ka këngë që marrin frymë
Ka lule të pranverës, ka duar të plasaritura
Që shpupurisin hirin e të vrarëve. I mbledhin eshtrat e djegur
Ka zogj që këndojnë, ka jetë që s´do të shuhet kurrë
Një fëmijë te pragu ulur sa bukur thërret -
O, ooo Kthehuni more heji!
Një fëmijë plagët ia shëron Kullës, E ia nis jetës së re.


ARAJA

Është vjeshtë e vonë
Të gjitha gjethet kanë ra
Të gjitha...

Po fajdexhijtë kur do bijnë
Ah, ta dish sa të urrej
Edhe ty moj para

E ashpër je
Shpirt nuk ke...
Njerëzve ua shkul ndjenjën
I bën trishtues

Ah, moj para
para...


PERSONAZHE TË LODHUR

Sot e takova një mik
më tha:
-E lexova librin tënd
s´është evërtetë...
Asnjë pikë
Përsonazhet e tu
S´dijnë të këndojnë
Nuk e kanë zërin e ashpër
Janë të lodhur
S´kanë protestë...

Në ketë kohë
O lum miku
Askush nuk i do
Kokëfortet..


DASHURI E SHTJERRUR

Në natën e zezë të dhjetorit
Shetita gjatë
Nëpër një rrugë të trishtuar

Ah sa bënte ftohtë

Më andej
Një grua bënte poterë
Më vetveten

Sa fatkeqe ishte

Shiste trupin
N´vend të dashurisë
së shtjerrur
Unë qeshëm
Ta mbys trishtimin

Në mengjës e takoj përsëri
Kthehej në shtëpi
Kokulur ...

Mbas varrimit të dashurisë


PA TITULL
( e huazuar)

(.... I kam pas dy shokë

Njëri u vra në luftë

Tjetri..
Doli i sëmuar nga burgu

Dhe vdiç!...)


MIDIS DHIMBJEVE

S’kam shpresë,
a ...?!
Ndonëse s’kam shpresë
Mbase mbi Elbe
një pulëbardhë fluturonë
përskaj meje
padiktueshem...

As syri fërr nuk më bën...
kur aromë Lady
ma ndal frymën
midis dhimbjeve blu

Paskam ndryshue shumë...


Arif Molliqi“E dashura ime EVA“, Shtëpia botuese PA,Prishtinë 2013


Poezi e ndjenjës dhe mendimit të thellë


Nga studiues të spikatur të krijimtarisë letraro-artistike në përmasa planetare është thënë me të drejtë se Poezia si lloj i veçantë i krijimtarisë artistike,është Mbretëreshë e krijimtarisë.Kjo edhe për faktin se poezia ështëajo pjesë e krijimtarisë artistike e llojit të veçantë,e cila me pak fjalë thotë shumë,si dhe me ca simbole dhe metafora të zgjedhura,bëhet sa e kapshme aq edhe e dashur për çdo moshë të shoqërisë njerëzore.Përveq kësaj,pothuajse çdo krijesë njerëzore,së paku një here në jetën e vetë ka provuar shkrimin e poezisë,në formën dhe mënyrën e vetë,në mos për gjë tjetër, atëherë për t`i qetësuar ndjenjat e veta shpërthyese në kohën e rinisë.Pastaj është e ditur botërisht se poezinë e kanë krijuar e shijuar edhe ata që nuk kanë ditur as shkrim e as lexim,por që atë e kanë ndjerë si nevojë vizavi fenomeneve të ndryshme natyrore apo edhe të momenteve të veçanta shpirtërore.E kanë nxjerë atë si një ndjenjë të veçantë të çastit nëpërmes të këngës.Shumë poezive nga më të njohurat dhe më të realizuara artistikisht të të gjitha kohërave,nuk u dihet as autori,që do të thotë krijuesi i tyre,por që për shkak të bukurisë dhe madhështisë së tyre artistike e shpirtërore,ato kanë hyrë në thesarin botëror të krijimtarisë.Së pari si këngë të kënduara e pastaj të shkruara e të rishkruara në libra të shumtë anëembanë botës.Sepse si poezia ashtu edhe kënga që del nga ajo dhe anasjelltas,nuk është asgjë tjetër përverq se një ndjenjë apo një përjetim madhështor i individit apo grupi individësh në një moment të caktuar jetësor.Duke pasur parasyshë të gjitha këto që u thane më lartë poezia dhe kënga janë të lidhura me njëra- tjetrën si mishi me kockën,sepse në jetën njerëzore poezia është këngë e kënga është poezi!Ndjenjat më të bukura dhe më sublime të shoqërisë njerëzore,që nga fillimet e saj e deri më sot,janë parqitur apo shfaqur nëpërmes të poezisë-këngë dhe anasjelltas të këngës-poezi!Sepse çdo poezi e bukur mund të bëhet këngë ashtu siç çdo këngë e bukur në veten e saj e ka dhe e ruan poezinë.

Në këtë rrafsh jetësor,që do të thotë në shkrimin e poezisë apo krijimin e këngës,në ngrehinën e piramides krijuese të tyre,ka dhënë koontributin e vetë edhe kombi shqiptar!Në ngrehinën njerëzore të piramidës së krijimtarisë artistike botërore,ne shqiptarët i kemi dy figura rrëzëllitëse,me të cilat krenohemi sot e mot!Në krijimtarinë artistike të poezisë dhe të prozës e kemi figurën rrezëllitëse të Ismail Kadaresë,ndërkaq në atë të këngës Rita Orën.Veçse i gjithë ky shkëlqim I tyre do të ishte I mangët dhe zbehës,sikur krahas tyre most ë kishim edhe yje të tjerë,që me mjaftë sukses ngrihen në piramiden botërore.Sot,artsitë të ndryshëm shqiptarë të,të shpërndarë gjithandej globit për shkaqe që dihen, po shkëlqejnë po shkëlqejnë në fusha të ndryshme të krijimtarisë…

Arif Molliqi,poet e shkrimtar,publicist e aktor,aktivitetin e vetë në fusha të ndryshme të krijimtarisë do ta niste në në Kosovë,në vendlindjen e tij në Llukë të Epërme të Deçanit,por për shkaqe që dihen,veprimtarinë në fjalë do ta vazhdonte në Hamburg të Gjermanisë.Me një dëshirë dhe këmbëngulje prej krijuesi e artisti të njëmendët,Arifi,edhe pse larg dheut të vendlindjes,larg diellit e ajrit të vendlindjes,larg tokës e ujit të vendlindjes,do të vazhdonte punën er vetë krijuese me të cilën do të krijonte vlera të njëmendëta artistike.Themi kështu,sepse Arif Molliqi deri më tash ka arritur të botojë mbi njëzetë vepra letraro-artistike,të nivelit të lart artistik e stilistik.Sot për sot,nga shumë studiues të letrave shqipe,ai ,pra, Arif Molliqi konsiderohet si penda më e spikatur në diasporën shqiptare dhe jo vetëm!Kjo do të thotë se Arif Molliqi e ka krijuar stilin e vetë të veçantë në vargënimin e poezisë,stil i cili sipas poetit dhe studiuesit letrar Adem Gashit:-“Arifi është ndër autorët e paktë që ka disiplinuar ndjenjën dhe mendimin.Klithma,retorikë dhe aklamacione nuk gjejmë madje as në vargje për të rënët,as në mallin e kurbetçarit,as edhe në poezinë po me këtë titullë:Retorikë.Por Molliqi si një maestro bën pozën e indiferencës duke krijuar vargje për një lexim së brendshmi”.

Ky konstatim i drejtë i Gashit për poezinë e Molliqit lë të kuptohet se poezia e Molliqit është më shumë se poezi e zakonshme,dhe se për ta kuptuar atë lexuesi duhet të thellohet në brendësi të poezisë e jo atë ta lexojë sipërfaqësisht,sepse atëherë ai nuk e ka kuptuar fare porosinë e as vlerën e poezisë së autorit në fjalë.Vetë ky konstatim të sjell në idenë se Poezia e Molliqit është poezi e ndjenjës dhe mendimit të thellë.Duke lexuar poezinë e Molliqit,lexuesit i krijohet përshtypja se ai ka hyrë në një labirinth apo në një enigmë të pazbërthyer,por kur vete në vargun e fundit të çdo poezie të tij, ai,pra lexuesi e krijon ndjenjën se e ka zbërthyer në tërësi atë labirinthin apo enigmën e frikës së fillimit.Poezia e Molliqit do lexim të mirëfilltë si dhe kohë që të kuptohet në tërësinë e saj!

Labirinthin e enigmës,apo të së panjohurës,element ky që poezinë e Molliqit e bën edhe më të fuqishme artistikisht,do ta gjesh apo do ta hasësh edhe tek vëllimi poetic,po ashtu me titull enigmatic “E dashura ime Eva”,titull ky që nuk dihet nëse iu është kushtuar ndonjë të “dashure” të themi kushtimisht reale,apo është kushtuar femrës realisht për një enigma në vete,por që sipas Bibles supozohet se ishte femra e parë e gjallë e gjinisë njerëzore me emrin Eva!Duke lexuar poezitë e këtij vëllimi çdo lexuesi i krijohet përshtypja se është ai vetë Adami në kërkim të së dashurës së vetë-Evës:”Sa dëshirë kam pasur/ Ta shoh Evën/ si ka vdekur.A ka vdekur cipërcullak/ Apo mer shtiza të flamujve/në dorë.A e kanë varrosur/ pështjellë me lesh Dashi/ a fletë diku.Amaneti i fundit i Evës/cili ishte/Adamin ta tredhin përsëri…

Poezia e Molliqit është,pra, poezi e ndjenjës dhe e mendimit të thellë.Si e tillë ajo mund të krahasohet me poezinë e poetit tone kombëtar Azem Shkreli.E potencoj mund të krahasohet,sepse leximi i poezisë së Molliqit,ashtu si ajo e Shkrelit, nuk të lë indiferent.Ajo pra,poezia e Molliqit,ashtu si poezia e Shkrelit,të nxitë fantazinë e kërkimit të diçkaje që rri fshehur dhe ti kërkon që ta gjesh,që ta zbulosh,që ta shijosh:”Të jesh atdhetar nuk mjafton/ ta duash atdheun e t`shkruash poezi/ t`lazdruara…N`emër të atdheut m`qëllojnë me vargje/ e më fishkëllejnë me lahutë/ e këngë trimërie.S`di kur po kryhet dasma e kopilëve/ që kanë shkuar xhuxhet krushk. Dhe mbaj me revolucionin/ n`lëkurën e vet i regjur me kripë…

Ndërsa në një poezi tjetër Arifi me një ndjenjë të thellë prej njohësi të poezisë shkruan:”Vijnë pas shekujsh baladat e moçme/mosha e qielli me bukë e kripë /ëndrrat fisnike të rinisë.Ajo që më rëndon më së shumti/janë Meshat e Evropës/ koha me tojë të zezë e lidhur.Janë fjalët e ëmbla/ që më ngarkojnë me të gjallët/ janë dy kokrra mollë që piqen.Janë pemët tona që kuqen/ që rrisin shtat stinëve/frytet i ha Zonja Evropë.

Poezia e Molliqit,e ndjenjës dhe mendimit të thellë nuk është e rënduar me metafora.Si e tillë ajo lexohet më lehtë,vetëm se ndjenja dhe mendimi i thellë here-herë e bëjnë të pakapshme për çdo lexues të zakonshëm.Poezia e Molliqit është poezi për një rang lexuesish më të zgjedhur,për lexuesit që si të thuash bukë e kripë e kanë poezinë…( Dibran Demaku)

Sfida letrare dhe shkencore në dyzetë librat e Flori Bruqit




1.Zjarri i diellit, poezi, Prishtinë, 1995.

2. Ndërgjegjja, roman, Prishtinë, 1995.

3. Vrasësit e liridonëve, roman, Prishtinë, Tiranë, 1996.

4. Ringjallja, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.

5. Gjarpërinjtë e pallatit, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.

6. Dorëzeza, roman, Tiranë, Prishtinë, 1997.

7. Tokë e djegur, roman, Shkodër, Tiranë, Prishtinë, 1998.

8. Burri dhe gruaja, libër shkencor, Tiranë, Prishtinë, 2000.

9. Pallati i akereonit, roman, Tiranë, Prishtinë, New York, 2000.

10. Vademecum DDD, libër shkencor, Prishtinë, 2002.

11. Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjike, Prishtinë, 2004.

12. Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut, libër shkencor, Prishtinë,2004.

13. Delinkuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike, Prishtinë, 2004.

14. Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr”– it, libër shkencor, Prishtinë, 2004.

15. Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë para dhe pas vrapimit 400 metra (Punim magjistrature), Prishtinë ,2005.

16. Antropometri-Jakov Milaj “Raca shqiptare”, Floart, Prishtinë,2005.

17. Si ta njofim internetin, Flomed, Prishtinë,2005.

18. Sëmundjet infektive seksuale, Floart, Prishtinë,2005.

19. Udhëzues i shkurtër i preparative dezinfektuese, Flomed, Prishtinë,2006.

20. Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar, Floart,Prishtinë, 2006.

21. Kosova nuk është i berzë e zezë, Floart, Prishtinë, 2005.

22. Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian, Flomed,Prishtinë, 2005.

23. THE ECONOMIC ASPECTS OF SPORTS RECREATION AND HEALTH, Sport ritmi-zemrës,Prishtinë, 2006, etj.

24. DETERMINANTAT SOCIO-PSIKOLOGJIKE TË USHTRIMIT FIZIK (Hulumtim socio-psiko–kineziologjikë më studentët e Universitetit të Prishtinës), Flomed, Prishtinë,2006.

25. Guxim shqiptar, Prishtinë, Flomed,Prishtinë, 2008.

26.Olimpi shqiptar,Rugova-Art,Prishtinë,2009

27.Triumfi shqiptar,Rugova-Art,Prishtinë,2009

28.Polemika shqip, Rugova-Art,Prishtinë,2009

29.Nëse kam ditur të guxoj, Rugova-Art,Prishtinë,2012

30.Delikuenca e të miturve në Kosovë në periudhën 2003-2004,Flomed,Prishtinë,2012

31.Vademekum për dezinfektues të “ Borer chemie AG”,Flomed,Prishtinë,2013

32. Vademekum për dezinfektues të “Schülke-Mayr”,Prishtinë,2013

33.Didemë letrare I , Rugova-Art,Prishtinë,2013

34.Antika greke / Homeri, Eskilit,Sofokliu, Aristofani dhe Aristoteli,Floripress,Prishtinë,2013.

35. Didemë letrare II , Klubi i poezisë ,Tiranë ,2014

36. Didemë letrare III , Klubi i poezisë ,Tiranë ,2015

37.Atdheu im s’më vret, Klubi i poezisë ,Tiranë ,2015

38.Mars i përflakur(Antologji poetike kushtuar dëshmorit Ismet Qorraj),Grup autorësh, Klubi i poezisë ,Tiranë ,2015

39.Vademecum I,Flomed,Prishtinë ,2016.

40.Vademecum II,Flomed,Prishtinë,2016.


Image result for guxim shqiptar









Image result for guxim shqiptar






Image result for guxim shqiptar




Image result for Polemika shqip



Image result for Polemika shqip











Flori Bruqi - "ATDHEU IM S'MË VRET"

Flori Bruqi - "MARSI I PËRFLAKUR"

Flori Bruqi - "DIADEMË LETRARE"

Flori Bruqi - "DIADEMË LETRARE III"


Libri „Guxim shqiptar, u ofrohet të interesuarve për shkarkim falas në sektorin „Literaturë“

POLEMIKA SHQIP


Libri "Polemika shqip" u ofrohet të interesuarve për shkarkim falas në sektorin  „Literaturë“


Librin e autorit Flori Bruqi “Olimpi Shqiptar”, mund ta shkarkoni falas ne sektorin „Literaturë“

Librin e autorit Flori Bruqi, "Triumfi shqiptar" mund ta shkarkon falas në sektorin „Literaturë“ dhe nëwww.syri3.com

Librin e autorit Flori Bruqi “Nëse kam ditur të guxoj” mund ta shkarkoni falas në sektorin „Literaturë“  dhewww.syri3.com

Flori Bruqi


GUXIM SHQIPTAR




Flori Bruqi


OLIMPI SHQIPTAR


Flori Bruqi

TRIUMFI SHQIPTAR



Flori Bruqi

NËSE KAM DITUR TË GUXOJ



Flori Bruqi

DIADEMË LETRARE II





Flori Bruqi

DIADEMË LETRARE



Flori Bruqi

DIADEMË LETRARE III




Përgatit: Flori Bruqi

MARSI I PËRFLAKUR




Flori Bruqi

ATDHEU IM S'ME VRET


Flori Bruqi


POLEMIKA SHQIP






Përgatiti: Agim S.Berisha

Dita Botërore e librit në Bibliotekën Publike të Fierit ( përshtypje të një pjesëmarrësi)



Nga Përparim Hysi

Me shkrimtarin Faslli Haliti u nisa nga Tirana sipas një ftese nimonale të bërë nga Bashkia Fier, si të ftuar për Ditën Botërore të librit që do zhvillohej në Bibliotekën Publike Fier.
Sa hymë në hollin e bibliotekës, të binte në sy përgatitja aq serioze për këtë Ditë simbolike të librit. Drejtoresha e bibliotekës, zonja Klodiana Gjata, me gjithë punonjëset e saj, ishin munduar që këtë event me kaq rëndësi, ta bënin sa më mirë jo vetëm nga organizimi, por dhe në gjithë dinamikën e kësaj dite, duke e kthyer në një mjedis gati festiv.
Salla e mbushur nga lexues të shumtë, qe si një "fshat që duket dhe nuk do kallauz". NJë organizim ku radha e punës kalonte si dorë më dorë dhe, pikërisht atje, binte në sy fryma e re e një drejtueseje (e sapoemëruar) që, sa vura re, e di mirë detyrën e saj. Ajo di mirë të shfrytëzojë jo vetëm përvojën e mirë, por me frymën e re që sjell në punën e saj, ka bërë përpjekje që ia vlen të shkruash për të.
Kur flas për këtë drejtuese cilësore (siç e shoh nga ç'bën), mos kujtoni se si fierak që jam, kam ndonjë ndikim made in nepotizëm. Jo. Aspak. Edhe, po të më kalonte tek hunda,as që do ta dija se kush ishte dhe nga ishte. Por si mësues që jam, tërë jetës, nxënësit e mi i kam vlerësuar nga dijet. Këtë, drejtoreshën e re të Bibliotekës së Fierit, nga ai organizim aq festiv, për festën e madhe të librit.
* * *
Një spikere që hapi eventin dhe theksoi se përse "Dita Botërore" e librit është bërë më 23 priill; pse kjo ditë, "pagëzimin" e parë e ka marrë në Spanjë dhe se si kushdo që lexonte një libër, i dhurohej një trëndafil dhe anasjelltas.
Drejtoresha pa ndonjë ligjëratë të gjatë (siç ndodh rëndomë veç me mediokrit), duke shprehur mirëseardhjen për gjithë pjesëmarrësit dhe duke treguar në "vija të trasha" se qëllimi i këtij institucioni që drejtohet nga ajo, ka vetëm një qëllim: ta bëjë bibliotekën, si një shtëpi të dytë për lexuesit.
Për historikun e zhvillimit të letërsisë në Fier, u dëgjua me shumë kërshëri materiali i përgatitur nga drejtori i Muzeut të Fierit,Nuri Plaku. Nuk kishe se si mos emocionoheshe nga ky material, kur dëgjoje se kjo letërsi e ka gjenezën të vjetër që nga Ibrahim Nezim Frakulla, vazhdon me arbëreshin fierak ( nga Varibopi i Fierit) Jul Varibopa dhe për të mbrritur disi më afër e deri në ditët tona. Pa dyshim që emra shkrimtarësh të tillë, si: Jakov Xoxa,Nasho Jorgaqi, Maku Pone dhe për të vazhduar me dhjetra e dhjetra shkrimtarë të tjerë, flasin për një letërsi të mirfilltë që ka ndikimin e saj tek breza të tërë lexuesish.
Shkrimtari, poeti, publicisti dhe përkthyesi Faslli Haliti i dha një tjetër adrenalinë auditorit, kur mori fjalën e tij. Duke evokuar letërsinë fierake, ngaqë "gjaku nuk bëhet ujë", e zgjeroi edhe më tej diskutimin e tij:si Ditë botërore elibrit, ai evokoi një prozator me zë në zonën e Myzeqesë, siç ka qenë i ndjeri, Vath Korreshi apo për poezinë dhe dramën e Loni Papës.
Për ta bërë, pak më interesant eventin ( një meritë e veçantë e drejtoreshës), ishin recitimet e aktorit veteran të Teatrit të Fierit, Astrit Hasani. Aktori recitoi, në pauza të ndryshme, sonete nga Shekspiri,se bash për Shekspirin , Servantesin dhe De la Vega është Dita Botërore e librit.
Zonja e Parë e qytetit, Zonja Subashi, ish-punonjëse e kësaj biblioteke me fjalën e saj aq elokuente, sikur e ndezi emocionalisht gjithë auditorin. Duke qenë bashkëshorte e kryetarit të Bashkisë së Fierit ( ky mungonte se ishte jashtë Fierit për arsye pune), duket ia kish kënduar "teskeretë nga xhepi të shoqit" dhe premtoi se në planet e së ardhmes së afërt, qyteti i Fierit do bëhet me një bibliotekë të re që t'u përgjigjet sa më mirë kërkesave të lexuesëve dhe qytetarëve fierakë. Ky premtim u duartrokit gjatë nga gjithë pjesëmarrësit.
NJë i ftuar tjetër për këtë Ditë të shënuar, ishte dhe shkrimtari për fëmijë,Shkëlzen Zalli. Ky autor ( të shkruash për fëmijë, në vizionin tim, duhet jo vetëm talent i madh, por dhe durim), e ka treguar me vepra që e ka dhe talentin, por dhe durimin. Pse është i tillë, vargu i librave të shkruara nga ai, është tepër i gjatë. Ajo që dua të theksoj, sado fare pak, është një fakt shumë domethënës: 7 libra për fëmijë të shkruara nga Shkëlzen Zalli, janë vlerësuar me çmime. Edhe në fjalën e tij qe nga ata që populli i nominon: urtë e botë e plot tiganin. Ai e di mirëfilli se fjala e thënë me urtësi, hyn më me lehtësi në veshin e fimijëve. Pse ka hyrë në psikologjinë e fëmijëve, ai është bërë i sukseshshëm qoftë në prozë me tregime, fabulat, gjë gjëzat dhe qoftë në poezi, Gjithësej, sa vënë re, ka 26 libra dhe kaq nuk është pak.
* * *
Emocione pozitive qenë ato, kur të ftuarët nominalë, duke përfshirë dhe Zonjën e parë, u dorëzuan lexuesëve më pasoinantë "Çertifikante mirënjohjeje". Këtë moment e bën pak më emocioantë dhe dy lexues që me fjalën e tyre, jo vetëm treguan përfitimin e tyre nga libri dhe sfidën që libri duhet t'i bëjë "librit internetik", por ndonjëri (të më falë që nuk i mbaj mend emrin), tregoi me fjalën e tij, se pikërisht"kjo shtëpi e dytë e tij", siç është bërë biblioteka e Fierit, ia ka zbardhur më tepër rrugën e jetës.
* * *
Dhe pse po e bëj shkrimin dhe pse po flas me superlativa për këtë "DITË BOTËRORE TË LIBRIT"? Se isha i ftuar,se diskutova dhe u emocionova aq shumë, kur pashë që "DITA BOTËRORE" e pagëzuar në Spanjë, nuk i la asgjë mangut asj ç'ka ndodhur në Spanjë në vitin 1996: u dhuruan libra dhe çdo dhurim, si "felë pëmbi bisht" edhe një trëndafil. Kur në krye të punëve vihen njerëz të aftë, atëherë s'ke si mos mbresohesh dhe nuk ke se si mos e ndjesh veten mirë. Unë i përjetova këto emocione dhe e bëj këtë shkrim enkas, për ta falnderuar këtë drejtuese kaq pasionate në punë. Çdo sukses në Fier, e dyfishoj, se në fund të fundit, unë fierak jam dhe atje dua dhe të vdes.

Tiranë, 24 prill 2016

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...