2016-08-03

Gjuha shqipe dhe historiku i saj


Nga Hyqmet Zane


Sa herë vjen fjala tek gjuha shqipe, me vijnë në mendje vargjet e Naimit të madh, më pëshpëriten vargjet e Ndre Mjedës, po aq sa edhe ato të At Gjergj Fishtës që me aq bukuri i kushtojnë gjuhës së bukur shqipe. Dikur mjaftoheshim me ato që na jepte informacion diktatura se më 7 marsi u hap shkolla e parë shqipe në Korçë më 1887. Por nga të dhënat që historianët kanë bërë, del se shkolla e parë shqipe është hapur në Elbasan rreth vitit 1736. Këtë e vërteton fakti që për këtë vit ka një dokument historik që vërteton se në fillim të këtij viti u grumbulluan nga populli i kalasë rreth 36 mijë aspra për ngritjen e një shkolle për fëmijët e kalasë dhe një pjesë e të ardhurave u lanë për mësuesin e saj. Ky është një fakt i provuar tashmë, por që historiografët e kanë vështirë që ta përtypin, aq më tepër që kjo ngjarje përkon edhe me një godinë të vjetër ku edhe u mbajt më pas Kongresi i Elbasanit nga 9 deri më 16 shtator 1909.
Por më shumë se kaq, aq më keq që në opinionin publik pak flitet për historikun e shkrimit të gjuhës shqipe dhe dokumentimin e saj të lashtë. Është ky fakt që më bën të investigoj mes qindra faqe e që flasin për këtë gjë për të dhënë një të vërtetë të madhe për gjuhën tonë shqipe dhe lashtësinë e saj.
***
Shqipëria është shtet mbi bazën e kombit (racës, gjuhës e kulturës njerëzore). Historikisht gjuha shqipe ka ekzistuar dhe është shkruara e folur në variantin e pellazgjishtes dhe ilirishtes. Për këtë flasin dokumentacionet e gjetura në arshivat e ndryshme të Europës, por dokumentimi ynë është i pakët për këto periudha. .
Gaius Plinius Secundus, i njohur si Plini Plaku (23-79 e.s.), një natyralist romak i famshëm që botoi në vitin 77 e.s. serinë madhështore prej 37 vëllimesh për historinë natyrore të titulluar Naturalis Historia. Këtu, në vëllimin VII, ai shkruan : “Ilirët kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët.”
Bashkangjitur është pema e gjuhëve indo-europiane e ndërtuar në vitin 1974 nga Instituti i Gjuhëve në Suedi dhe botuar më 1975 tek libri botëror: Webster’s New Twentieth Century Dictionary, Unabridged Second Edition, De Luxe Color, Ëilliam Collins and Ëorld Publishing Co., Inc., 1975. ISBN 0-539-048523-3
Siç edhe shihet gjuha më e vjetër është SHQIPJA, gjuha e natyrës, gjuha e shenjtë. Shqipe është e vetmja gjuhë që i ndërlidh të gjitha gjuhët e tjera. Një pemë të ngjashme botoi gjatë viteve 1985-1999 edhe historiani arbëresh (arvanitas) Aristidh Kola në Greqi. Akademia Greke e Shkencave nuk e ka kundërshtuar këtë pemë, ka heshtur.
Me gjithë faktin e njohur tashmë se gjuha shqipe është shumë e vjetër dhe pellazgjishtja apo ilirishtja ishin gjuhët mbizotëruese të rajonit, dokumentimi shkresor i shkrimit shqip është i vonshëm. Studiuesit vendas dhe të huaj kanë bërë përpjekje të herëpashershme që të zbulojnë dokumentime të shkrimit shqip.
Më e hershmja mbetet e njohura si Formula e Pagëzimit, që daton vitin 1462, një material fetar i shkruar shqip dhe e gjetur në arshivën e Vatikanit.
Një nga studiuesit shqiptarë, nga Elbasani, Dhimitër Shuteriqi, në një intervistë të dhënë në universitetin “A.Xhuvani” në Elbasan me rastin e 92 -vjetorit të shkollës “Normale” është shprehur se “Unë kam gjetur në letrat e Lef Nosit shumë të dhëna mbi gjuhën shqipe. Ai thotë se edhe para Formulës së Pagëzimit dhe para çdo dokumenti tjetër që do të gjendet në gjuhën shqipe, ajo tregon se shkrimi i shqipes ka ekzistuar edhe më përpara deri sa ne kemi një dokument të tij. Por, shkaku që vendi ynë ka pësuar shumë pushtime dhe ka qenë gjithnjë nën trysninë e invadorëve të huaj, për ta ruajtur sundimin e tyre ata kanë bërë kujdes për të zhdukur çdo gjë nga kultura ilire e shqipes, prandaj dhe sot nuk kemi dokumente të shkrimit të gjuhës sonë”.
Është ky një pohim që na sjell në vëmendje se gjuha shqipe ka qenë si e tillë e folur dhe e shkruar, e lashtë dhe dominuese dhe për këtë flet edhe tabela e prejardhjes së fjalëve nga pellazgjishtja. Emrat në Anglisht janë marrë nga libri (i botuar edhe në Shqip): Edwin E. Jacques, The Albanians: An Ethnic History from Prehistoric Times to the Present, McFarland & Company Inc. Publishers, Jefferson, 1995.
Ndërkohë që na vjen Meshari i Gjon Buzukut që daton në vitin 1555 si e para vepër që e dokumentoi shkrimin shqip. Që në fjalët e para Buzuku përpiqet të na flasë shqip, duke përdorur fjalë dhe mendime shqip dhe kjo vepër hyn në fondin e dokumentimit origjinal të gjuhës sonë. Por studiuesit si Eqerem Çabej apo Norbert Jokli, por edhe të tjerë të huaj dhe vendas, si Aleksandër Xhuvani dhe Mahir Domi, kanë bërë përpjekjet e tyre për të zbuluar në arshivat europiane dhe ato turke dhe sidomos ato të Vatikanit për të gjetur dokumente autentike të shkruara në shqip, të cilat janë në një rrugë të mbarë siç është prononcuar një studiues shqiptar në Francë.
Robert Elsie në veprën e tij për “Historinë e letërsisë shqiptare”, bën një paraqitje të shkrimit të shqipes dhe të dokumentimit të këtyre fakteve.
Krahasuar me gjuhët e tjera kombëtare të Europës, shqipja nuk gëzon traditë letrare të gjatë. Në fakt shqipja është gjuha kombëtare e fundit në Europë që është e e dokumentuar. Fillimi i shekullit të 15 na vë përpara një tekst kureshtar që mund të përbëjë pikënisjen për shkrimin shqip. Ky është i ashtuquajturi Bellifortis që ruhet në muzeun Konde në Shato dë Shantiji në veri të Parisit i datuar më 1405. Ai përbën një shtojcë prej 29 rreshtash ndaj të ashtuquajturit dorëshkrim Bellifortis, një traktat i njohur mesjetar, në pjesën më të madhe në latinisht, mbi armët dhe fortifikimet ushtarake, nga pirotekniku gjerman Konrad Kyezer.
Teksti i kuptueshëm më i lashtë në gjuhën shqipe është një Formulë Pagëzimi e që mban datën 1462 dhe që thotë : “Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit të Shenjtë”. Autori i kësaj Formule ishte Pal Engjëlli, arqipeshkv i Durrësit dhe mik i ngushtë e këshilltar i Skënderbeut.
Shekulli i 15 mbyllet me një tjetër tekst shqip që ruhet jashtë, në Gjermani. Ai është fjalori shqip i Arnold fon Harfit, një kalorës gjerman, udhëtar, shkrimtar, i lindur në një familje fisnikësh në Rinin e Poshtëm. Në vjeshtën e vitit 1496 Fon Harfi u nis për një udhëtim peligrinazh në tokën e shenjtë, çka e shpuri në Itali, nëpër bregdetin shqiptar, Greqi, Egjipt, Arabi, Palestinë, Azie e Vogël dhe pastaj në kthim nëpër Europën Qendrore, në Francë e në Spanjë. Ai u kthye në Këln në vjeshtë të vitit 1499 dhe vdiq më 1505. Gjatë udhëtimeve Fon Harfi mblodhi materiale mbi gjuhët që ndeshi në vende të ndryshme. Në një ndalesë në portin e Durrësit në pranverën e vitit 1497, kur po lundronte me një anije tregtare me vela nga Venetiku në Aleksandri, ai shënoi 26 fjalë, 8 frazë dhe 12 numra në shqip, të cilat i hodhi bashkë me përkthimin gjermanisht në ditarin e tij të udhëtimit.
Vepra e njohur “Meshari” i Gjon Buzukut 1555 është libri i parë në gjuhën shqipe dhe njëherazi dhe një nga frytet më interesante në historinë e letërsisë nga pikëpamja gjuhësore e kulturore. Është e shkruar me shkonja cirilike dhe latine.
Lekë Matrënga ka qenë një klerik ortodoks i bashkësisë arbëreshe të Siçelisë. ai ka mbetur ai autor i një vepre të titulluar “Doktrina e krishterë”, një katekizëm prej 28 faqesh i përkthyer nga një vepër latinisht. Përkthimin e ka përfunduar më 20 mars 1592. Vepra e Matrëngës përmban një hyrje në italishte, një vjershë me 8 vargje që përbën llojin e parë të vargut të shkruar në shqip si dhe vetë katekizmën e cila është një udhëzim fetar për doktrinat kishtare në formën e pyetje-përgjigjeve.
Dy breza pas Gjion Buzukut, vjen At Pjetër Budi, autor i 4 veprave fetare në gjuhën shqipe. Vepra e parë e Budit është doktrina e krishterë, një përkthim i katekizmit të Shën Robert Belarminit, që u botua në Romë dhe një kopje ruhet në bibliotekën e Vatikanit.
Frang Bardhi është i katërti në radhën e shkrimtarëve të hershëm shqiptarë me emër. Ai është autori i fjalorit të parë shqiptar të botuar në Romë më 30 maj 1635, që përbën në gjuhën shqipe veprën e parë pa brendi fetare të drejtpërdrejtë.
Kalimi nga turqishtja, persishtja dhe arabishtja tek shqipja si mjet i shprehjes letrare përfundoi në një shembull të asaj që njihet si letërsi Alhamiado, term spanjisht, ky që shënon një letërsi vendase të shkruar me shkronja arabe e të ndikuar fuqishëm nga kultura islame. Letërsia e bejtexhinjëve, sikundër quhet kjo letërsi e shkrimeve shqiptare, përbëhet nga poezi me shkrim arab.
Autorët e vjetër të shekullit 16-17 përdorën alfabetin latin me 5 shkronja të tjera plus. Të njëjtin alfabet të plotësuar me ndonjë shkronjë greke e përdorën edhe shkrimtarët arbëreshë, pra, shqipja u shkrua edhe me shkronja greke. për shkak të përdorimit të kësaj gjuhe si gjuhë e kishës ortodokse. Me ndikimin e fesë islame, në shkrimin e shqipes që nga fillimi i shekullit 18 u përdor edhe alfabeti arab. Me këtë alfabet u shkruan veprat letrare të rrymës së bejtexhinjëve, ku si autor spikat Muhamet Kyçyku, Çami, Nezir Frakulla etj. Nga të gjithë trevat shqiptare shkruan me këtë alfabet.
Por krahas këtyre alfabeteve për shkrimin e shqipes për të shprehur individualitetin si popull i veçantë, u ndoq edhe një rrugë tjetër, ajo e krijimit të alfabeteve të veçanta orgjinale. Që në shekullin 18, ndoshta edhe më përpara, u formuan disa alfabete të tilla. Përpjekjet më të suksesshme ishte ajo e Teodor Haxhifilipit (Dhaskal Todri) në fund të shekullit 18, shkrimet e të cilit patën përhapje sidomos në Elbasan e rrethina dhe u përdor si në letërkëmbime, në dokumentat e biznesit, por edhe në shkrimet e shenjta.
Në kohën e Rilindjes Kombëtare, me një frymë të re, e shtroi dhe e zgjidhi çështjen e alfabetit të shqipes ideologu i parë i Rilindjes sonë, Naun Veqilharxhi. Ai krijoi një alfabet të veçantë krejt ndryshe nga alfabetet e përdorura deri atëherë. Synimi i tij ishte që ky alfabet të ishte për të gjithë shqiptarët. Në vitet ’60 të shekullit 19 u bënë përpjekje të mëtejshme për caktimin e një alfabeti të përgjithshëm për shqipen. Këto përpjekje u kurorëzuan më pas nga një grup atdhetarësh të shquar si K.ostandin Kristoforidhi, Pashko Vaso, Hasan Tahsini, Jani Vreto, Sami Frashëri etj.
Suksesin më të lartë këto përpjekje e arritën në kohën e Lidhjes shqiptare të Prizrenit. Në fillim të vitit 1879 u hartua alfabeti i parashtruar nga Sami Frashëri dhe i mbështeturi nga të lartpërmendurit. Ky alfabet u bazua në parimin “një tingull një shkronjë dhe një shkronjë për një tingull”. Ky alfabet u njoh me emrin si “Alfabeti i Stambollit”, që u mbështet në alfabetin latin duke u plotësuar me disa shkronja greke dhe me skronja të tjera të veçanta. Ky alfabet mori një përhapje shumë të gjerë dhe u bë alfabeti kryesor i Rilindjes sonë Kombëtare.
 Kur numri i botimeve shqipe u shtua dhe u zgjerua, kushtet teknike dhe arsyet e tjera bënë që të krijohen dhe të përdoren alfabete të ndryshme. Nisur nga këto kushte, gjithnjë e më shumë u përdor alfabeti latin, në variante të ndryshme dhe ato u plotësuan me dy shkronjëshe ose me shenja diakritike. Ndryshueshmëria e alfabeteve të përdorura erdhi duke u shtuar. Por kësaj gjendjeje do t’i vinte fundi se kërkohej një alfabet i vetëm. Kjo gjë u arrit në Kongresin e Manastirit në vitin 1908. Në këtë Kongres u shpreh për përdorimin e Alfabetit të Stambollit dhe një alfabeti tjetër latin që e përpunoi vetë Kongresi. Ky alfabet që përpunoi vetë Kongresi është alfabeti i sotëm i gjuhës shqipe, që në një periudhë të shkurtër u bë alfabeti i gjithë shqiptarëve.
Edhe mendimtari i mirënjohur shqiptar Faik Konica, bëri një përpjekje të madhe që shkrimet e veta dhe gjithë literaturën e tij, por edhe përkthimet i bëri me këtë alfabet dhe me një gjuhë të pastër të shqipes së sotme, të cilat i ka përmbledhur në një libër.
Ajo që i vuri vulën gjuhës shqipe, pas krijimit të alfabetit, është Kongresi i Drejtshkrimit që u mbajt në Tiranë në nëntor 1972, që vendosi standarde të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Por edhe nga ky Kongres pati mangësi, se në fondin e drejtshkrimit nuk u fut gegërishtja letrare e botuar deri në atë kohë.
Në vitin 2008 është botuar fjalori themelor i gjuhës shqipe i autorit Pavli Qesku, me 33.500 fjalë për të gjithë dhe për shkollarët. Ky fjalor përfshin 11 mijë fjalë bazë dhe 10 mijë të tjera barasvlerës të gegërishtes, si dhe krahinorizma arbëreshe, çame e kosovare, veçori që i ka cilësuar që në titull.
Janë këto trajtime të spikatura të shkrimit të shqipes në shekuj dhe që përbëjnë edhe fondin e artë të dokumentimit të kësaj gjuhe që realisht është më e vjetra në Europë dhe e dokumentuar më vonë se të tjerat. Për këto fakte do të duhej që akademikët të ishin më të përkushtuar që me fakte dhe me thjeshtësinë e gjuhës sonë të bukur të jepnin sa më shumë informacione në lidhje me këto të vërteta që janë domosdoshmëri për t’i ditur dhe njohur çdo shqiptar.

Festivali folklorik që bashkon shqiptarët në luginën e Plavë – Gucisë

Festivali folklorik që bashkon shqiptarët në luginën e Plavë – Gucisë
Për të parën herë  në krahinën e  Plavë-Gucisë, në zemrën e Alpeve të Shqipërisë, po mbahet festivalin folklorik mbarëkombëtar. Ky festival mbështetet nga Fondacioni “Plavë-Guci”, si dhe nga Shoqata “Alpet Shqiptare”.
Në këtë takim muzikor dhe  etnografik marrin pjesë grupe folklorike nga gjithë trevat shqiptare, nga Konispoli i Çamërisë, Medvegja e Dardanisë, Shkupi Iliridas, që po i japin luginës së Plavë-Gucisë, frymën e përgjithshme të atdheut tonë të përbashkët.
Festivali folklorik do të  vazhdoj edhe  sot në Vuthaj dhe në fshatra të tjerë të luginës.
Lugina e Plavë-Gucisë, një bukuri natyrore përrallore, përshkohet nga lumenj të pasur me ujë, të cilët para se të mbushin liqenin e Plavës, lagnin fushat anash, ndërsa rrethohet nga male të larta mbi dy mijë metra, të mbuluara me kullota e drurë, ku bora plotëson koloritin e kësaj gjeografie aq atraktive për turizmin malor, sot aq të popullarizuar.
Po ashtu, përmes kësaj lugine, në kohët antike e më vonë, kanë shtegtuar karvanët me itinerarin Dubrovnik – Kotor – Shkodër – Pejë – Stamboll (Kostandinopojë). Ka qenë shteg që ka lidhur edhe Kosovën me Shkodrën.
Konfigurimi, pozita strategjike e ka sjellë luginën në fokus të interesave njerëzore në epoka të ndryshme dhe ata s’janë larguar pa lënë gjurmë. Ato shënojnë shekuj e mijëvjeçarë. Gjurmët e mbetura të historisë në këtë anë çojnë në kohë të mugëta, në parahistori, të cilat i qëndruan harresës dhe ende vazhdojnë të rrëfejnë se nëpër këto troje pati jetesë, se në to jetuan a kaluan në kohë të ndryshme, njerëz me kultura e qëllime të ndryshme.
Arkeologët pohojnë se gjurmët më të hershme arkeologjike në këtë luginë, ndodhen jo larg Gucisë. Njëra  ndodhet në Vollushnicë, Maja e Popadisë (në jug të Gucisë), në një lartësi mbidetare rreth 1790 metra. Mbi një rrasë guri në grykën e përroit, njeriu a njerëzit gdhendën një figurë që tregon nënën me fëmijë mbi ije dhe përreth saj, disa figura njerëzish. Sipas arkeologëve, kjo gravurë, ky vizatim, ka origjinën nga epoka e mesme e bronzit dhe i përket artit neolitik  të Ballkanit.

Panairi Ndërkombëtar i Librit Shqip, më 2 gusht në Durrës

Panairi Ndërkombëtar i Librit Shqip, më 2 gusht në Durrës
Për pesë ditë me radhë vëmendja letrare mbarëkombëtare do të fokusohet “Panairi Ndërkombëtar i librit shqip”. Organizatorët e aktivitetit të rëndësishëm letrar, shoqata kulturore artistike “DURANA” dhe Bashkia e Durrësit, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e rreth 80 shtëpive botuese nga 7 vende.
Aqif Hysa, drejtues i këtij eventi dhe përfaqësues i shoqatës “DURANA” gjatë konferencës për median ka bërë të ditur se, “rreth 80 shtëpi botuese nga Shqipëria dhe 7 vende të tjera, ku botohen libra shqip, janë bërë pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Librit, i cili do të mbahet nga data 2 deri më 7 gusht, gjatë shëtitores “Taulantia”.
Synimi i këtij Panairi është ruajtja dhe përhapja e gjuhës shqipe në trevat shqipfolëse nëpërmjet librit dhe ajo që ka më shumë rëndësi është se ky panair i shërben shkëmbimit të vlerave. Panairi ka qëllim të krijojë një ngjarje kulturore parësore për qytetin e Durrësit, vizitorët e tij, turistët vendas dhe të huaj, duke e lidhur librin me turizmin përmes një Panairi tematik, i pari i këtij lloji për këtë qytet.
Adrian Gurra, Drejtor i Kulturës, Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, në Bashkinë e Durrësit ka pohuar se, Panairi Ndërkombëtar i Librit është ndër ngjarjet më të rëndësishme të këtij sezoni veror për qytetin e Durrësit”. Bashkia e Durrësit e ka mirëpritur ftesën e organizatorëve për bashkëpunim për këtë aktiviteti të rëndësishëm për librin shqip. Kjo është një ngjarje për qytetin e Durrësit dhe qytetarët e saj”, ka thënë ai.
Panairi Ndërkombëtar i Librit Shqip do të hapet ditën e martë, ku marrin pjesë shtëpi botuese nga 7 vende si, Shqipëria, Greqia, Italia, Kosova, Maqedonia, Mali Zi, Rumania, të cilët do të promovojnë librat shqip për të apasionuarit pas letërsisë shqipe. Panairi do të qëndrojë i hapur për 5 ditë me radhë nga ora 18:00 deri në orët e vona në shëtitoren “Taulantia”.

Aktori Çun Lajçi quan “akademik të pa shkollë” Isa Mustafën

Aktori Çun Lajçi quan “akademik të pa shkollë” Isa Mustafën
Aktori i njohur i Kosovës, Çun Lajçi, lindur e rritur në Rugovë, territore të së cilës mendohet t’i jenë lënë Malit të Zi, përmes Facebookut i eshte drejtuar kryeministrit të Kosoves, Isa Mustafa lidhur me demarkacionin Kosovë – Mali i Zi.
Në këtë adresim, artisti Lajçi habitet pse kryeministri Mustafa kërkon tapi private për bjeshkët që tani me Marrëveshje i takojnë Malit të Zi, ndërsa pyetet pse Kosova nuk ka pronë shoqërore. Lajçi i thotë Mustafës se po ai, me këtë demarkacion do ta fusë në luftë Rugovën dhe e quan atë “akademik i pashkollë” .
Koha.net e transmeton tekstualisht dhe pa ndërhyrje shkrimin e Çun Lajçit:
“Z.Isa Mustafa.
Ç’është gjithë ky insistim yti që banorët e Rugovês të sjellin para Jush deshmi ( tapia ) për Bjeshkët e Nemuna. Qysh asht e mundun të kenë qenë në pronësi private ato bjeshkë që i mallkuen pikërisht Ata që Ju po ua falni ( sepse u mbeten eshtnat sa herë tentuen ti pushtojnë, prandaj i quejten Prokletije)
Po kjo Kosovë, nuk paska diçka edhe në pronësi shoqnore, apo gjithçka të sajen e paske ba rrush e kumulla!
Kryeministër. Ti a me neve a me arushat? Ti si duket po frigohesh që nuk po u mbeten Malit Zi, prandaj s’don të takohesh me Ekspert dhe insiston n’ tapia për bjeshkët masive siç asht Çakorri, Moknat e Dromodoli. A ke tru apo vertetë qenke frustru! A mos po kërko tapi nga dikush edhe për vet Kosovën? Ti don Rugovën me shti n’luftë por me ken m’thuej: Me shitsin a me blersin? Nuk e kishte kurrë Mali i Zi at teritor o i pa shkolli akademik, po lejoj ekspertet të ta spjegojnë se Hashimi dy gram shkollë të bleme i ka e nuk ka se si ta këput lakun qafës as Ty as Murat M…!”

Majlinda Bregu: Pro qeverisë teknike por e pamundur të ndash PS-LSI

Bregu: Pro qeverisë teknike por e pamundur të ndash PS-LSI
Sot kreu i PD-së Lulzim Basha, kërkoi një qeveri teknike por jo të gjithë në grupin e tij ndajnë të njëjtin mendim. Ish-Ministria e Integrimit, Majlinda Bregu ka komentuar në rrjetin social, deklaratat për një qeveri teknike. Deputetja e PD-së, shkruan se gjithëkush që është në opozitë kërkon një qeveri teknike por në rastin tonë, shton Bregu është e pamundur pasi që qeveria siguron 85 vota.
Akuza e deputetes është se koalicioni qeverisës nuk ndahet sepse sipas saj, ata kanë të përbashkët dashurinë për pushtet.
Bregu shton se: ”Asnjëra nga dy partitë qeverisëse nuk ka çuar ende asnjë propozim në Komisionin e Reformës Zgjedhore, megjithëse i yni ka tre muaj që është depozituar.  Atëherë?  Nuk bëhet Reforma Zgjedhore? Domethënë mund të shkojmë në zgjedhje me Marrevëshje Partiake pa Reformë Zgjedhore? Pse nuk thonë çdo bëjnë me Reformën Zgjedhore as Konfliktuali dhe as Konsensuali”,- shkruan Bregu në facebook.
Statusi i plotë në facebook:
Shume dakord qe te kete qeveri teknike deri ne zgjedhje! Kush nuk do ta donte po te ishte ne opozite dhe perballe t’kishte alternativen e manipulimit te sigurt te zgjedhjeve te ardhshme me financime Hashashi, tenderash, korrupsioni dhe jo vetem! Dhe fatkeqesisht ia dalin me kete se njerezve ju ka shkuar ku s’ mban me!
Po si mund te arrijme tek qeveria teknike kur qeveria joteknike ka mbi 3/5-at e parlamentit qe jane paja e çiftit te palumtur??? Kush beson se partneret e ciftit te palumtur e duan kete?! Se keta te dy çfare premtojne naten e prishin diten.  E kane ndare mendjen te ndahen keta cifti i palumtur, apo do t’ i ndajme ne në opozite?
Pastaj, e pse te ndahen ata kur dashuria e tyre per pushtetin eshte dukshem me e forte se sa urrejtja per njeri-tjetrin?! Apo do bindim partnerin tone konsensual qe te binde partnerin e tij konfliktual dhe te vine drejt nesh te ndare, per t’u ribashkuar ne nje qeveri ku do kene me pak per te shperndare per oborrtaret e tyre?!
Po ja nuk i bindem qe te ndahen,keta qe na jane bere si Yin e Yang, pastaj si do i’a bejme?! Apo do t’i kerkojme popullit qe te dale e t’u thote ndahuni ju te dy Politikisht, Rilindni edhe njehere teknikisht, se keshtu mund te kontrollojme edhe konsensualin edhe konfliktualin! E kam nje dyshim te forte se mos sa me shume perpiqemi t’i ndajme ne keta, aq me shume i bindim se bashke jane me mire!!!
Halli i tyre kjo marredhenie, jo i demokrateve. Por kryepyetja qe kam eshte:  Cfare do te ndodhe me reformen zgjedhore?! Asnjera nga dy partite qeverisese nuk ka cuar ende asnje propozim ne Komisionin e Reformes Zgjedhore megjithese i yni ka tre muaj qe eshte depozituar.  Atehere?  Nuk behet Reforma Zgjedhore? Domethene mund te shkojme ne zgjedhje me Marreveshje Partiake pa Reforme Zgjedhore??? Pse nuk thone cdo bejne me Reformen Zgjedhore as Konfliktuali dhe as Konsensuali?! Kam frike se ajo qe duam ne me plot te drejte, nje Reforme Zgjedhore per te garantuar Zgjedhje te Lira e te Ndershme,dhe sigurisht edhe si garanci per Celjen e Negociatave po behet viktime e radhes e pazarit te ri te Ciftit Te Palumtur!

Letra e plotë e Denis Minarollit drejtuar Erion Veliajt: Pse me pushove nga puna?

Letra e plotë e Minarollit drejtuar Veliajt: Pse me pushove nga puna?
“I nderuar z. Kryetar i Bashkisë,
Unë quhem Denis Minarolli. Jam babai i një vajze të vogël, e cila sapo ka mbushur 1 vjeç.
Kam punuar për 8 vite rresht si supervizor stacioni pranë shoqërisë së fluturimeve ajore, “Austrian Airlines”, pjesë e grupit “Lufthansa”, në aeroportin “Nënë Tereza” – deri kur, më datë 31 tetor 2015, për arsye ristrukturimi kjo shoqëri vendosi të përfundojë marrëdhënien e punës me mua dhe disa kolegë të mi.
Pak ditë më vonë, konkretisht, më datë 4 nëntor 2015, nisur nga përvoja ime pranë “Austrian Airlines”, shoqëria Tirana International Airport Shpk (e cila administron aeroportin “Nënë Tereza”) vendosi të më punësonte; fillimisht për një periudhë 2-mujore (deri më 31 dhjetor 2015), gjithsesi, me perspektivë për të vijuar më tej marrëdhënien e punës. Më 1 janar 2016, kontrata në fjalë u ripërtëri për një periudhë 1-vjeçare.
Gjithçka në familjen tonë të re ishte në binarët e jetës normale, aq sa mund të quhet e tillë përditshmëria plot përpjekje, e herë-herë telashemadhe, në vendin tonë; deri kur, më datë 5 shkurt 2016, punëdhënësi im i rivendosi t’i jepte fund marrëdhënies së punës, në shkelje të hapur, të qëllimshme dhe çnjerëzore, të dispozitave të Kodit të Punës.
Them çnjerëzore, pasi në sfond dhe në thelb të kësaj vendimmarrjeje, nga ana e TIA Shpk, qëndron paragjykimi, paranoja dhe bazuar mbi to, hakmarrja juaj politike.
Më konkretisht, kjo gjueti shtrigash e ka zanafillën tek mashtrimi i paturpshëm, mendjelehtë dhe pervers, publik, i yti lidhur me udhëtimin tënd në Sri Lanka në janar të këtij viti, ndërsa Tirana përmbytej.
Atëbotë, më datë 5 janar, ti shfaqeshe ekraneve të televizioneve si “superman” në krye të detyrës, duke vëzhguar nga afër zonat e përmbytura, por në të vërtetë – siç u dëshmua me foton e biletës elektronike të shpërndarë nëpër media – ti, gjithnjë në rolin e “superman-it”, po fluturoje drejt Sri Lankës. Ky edepsezllëk, karagjozllëk e fodullëk, amplifikohej edhe më tepër nga tellallhanja për shtyp e Bashkisë së Tiranës, e cila trumpetonte dhe përbetohej me të madhe se “superman-i” ka fluturuar për në Sri Lanka, të nesërmen, më datë 6 janar.
Si çdo qytetar i këtij qyteti dhe sidomos, si punonjës i aeroportit, e përbuza këtë gënjeshtër në çastin që mora dijeni për të. Sipas zërave, ky informacion kishte dalë nga sistemi i check in-it të aeroportit. Gjithsesi, unë nuk pata fatin, sepse, kokulur e pranoj që, nuk pata kurajon civile të isha burimi i pretenduar i asaj fotoje demaskuese, të biletës tënde elektronike, që u bë kryelajm në shtyp. Për më tepër, atë ditë nuk kam patur mundësinë të kem akses në sistemin e check in-it, pasi kam qenë pushim.
Mirëpo, duheshin gjetur fajtorët dhe në mungesë provash, mesa duket, vendin e zënë hamendësimet lidhur me pikëpamjet e pretenduara politike. Asnjëherë nuk i kam fshehur bindjet e mia të djathta, por asnjëherë nuk kam qenë proklamues i tyre. Shkurt, kam parë punën time si qytetar dhe si profesionist!
Menjëherë pas publikimit të gënjeshtrës, filluan të qarkullojnë fjalë dhe të artikulohej e proklamohej emri im, nga organi më i lartë i administrimit të aeroportit – në rolin e hetuesit inkuizitor – lidhur me ngjarjen në fjalë, derisa u kristalizua ky opinion dhe fajtori, edhe pse jo zyrtarisht, u shpalla unë; kjo falë insistimit dhe presionit tënd për të më larguar nga puna, gjë e cila i është pohuar miqve të mi në takimet me përfaqësuesin e organit më të lartë të administrimit të aeroportit, si dhe gjë e cila më është pohuar edhe mua nga eprorë të ngarkuar me “hetimin” dhe ekzekutimin e vendimit për largimin nga puna.
Sipas Kodit të Punës, zgjidhja e menjëhershme e kontratës së punës me afat të caktuar bëhet vetëm për shkaqe të justifikuara. Megjithatë, as në takimin me përfaqësuesit e punëdhënësit dhe as në njoftimin zyrtar për përfundimin e kontratës së punës, nuk u dha asnjë shkak, i justifikueshëm ose jo, për vendimmarrjen në fjalë. Punëdhënësi u mjaftua me një heshtje, i vetëdijshëm se për këtë sipërmarrje nuk kishte asnjë arsye. Për këtë çështje i jam drejtuar gjykatës dhe kam shpresën dhe besimin se ajo do të adresohet ndershmërisht e me paanësi. Erion, latinët thoshin “vertias vindictia non est” (e vërteta nuk është hakmarrje); e vërteta është kurajo civile. Sot nuk kam qëllim të hakmerrem ndaj teje, por vendosa të them një të vërtetë të hidhur, skenarin e së cilës e ke shkruar vetë ti. Ndaj, kur flet në emër të fëmijëve të Tiranës, mos harro se mes tyre është edhe ime bijë, e cila falë paragjykimit dhe paranojës tënde (ironikisht të vetëshpallurit hero i fëmijëve) ka një baba të papunë dhe minimalisht, një lodër më pak.
Gjithsesi, vogëlushja ime e ka një baba, i cili – edhe falë teje – është më i guximshëm për të thënë të vërtetën në sy e publikisht, pa kurrfarë ndroje e frike! Kompromisi me gënjeshtrën është plaga më e madhe e vendit tonë. Ndjeshmëria prej prindi më thotë se marrëdhënia jote me të vërtetën është turpi që i skuq faqen, gjithnjë e më shpesh, mamasë tënde të nderuar.
Pa konsideratë dhe pa respekt,
Denis Minarolli”

Edvin Kristaq Rama reagon nëpërmjet Karlo Bolinos: Koço Kokëdhima donte të më merrte partinë

Rama reagon nëpërmjet Bolinos: Koço Kokëdhima donte të më merrte partinë
Pas shkrimit të djeshëm në gazetën Shekulli, ku pretendohet se arsyet e prishjes së miqësisë mes Ramës dhe Kokdhimës, nuk janë thjesht hatërmbetje për çështjen e mandatit të hequr, por më të thella, Rama i është kundërpërgjigjur nëpërmjet gazetës Shqiptarja.com. Gati të gjithë faqen e parë në gazetën e tij të ditës së sotme miku i Ramës, Karlo Bolino, i cili pas prishjes së miqësisë së famshme ka zgjeruar pushtetin e tij te kryeministri, ja ka kushtuar çështjes “Kokëdhima”. Në artikullin me titull, “Ja platforma sekrete për PS-në që ndau Kokëdhimën nga Rama”, Bolino ka zbuluar se deputeti i Jugut, ka pasur një plan për të uzurpuar Partin Socialiste, të cilin e herë e quan “Platforma Kokëdhima”, e herë “Stina e re në PS”.
13884539_642496362573560_1059848760_n13872553_642499965906533_962915210_n (1)































Bolino duket se është i ngazëlluar pas pranimit, edhe nga vetë Kokëdhima të dhënies fund të miqësisë me Ramën. “Dorëzohet më në fund Koço Kokëdhima. Pranon përmes gazetës së tij fundin e marrëdhënieve me kryeministrin Edi Rama. Se sa i gjatë ishte rrugëtimi nga krisja e parë tek ndarja finale, këtë nuk mund ta themi me siguri, ama ka prova se arsyeja publike me të cilën Kokëdhima përpiqet të justifikojë ndarjen, nuk ka aspak të bëjë me rolin e heretikut të djegur në turrën e druve që ai kërkon t’i japë vetes”, e nis shkrimin Shqiptarja.com duke na parapërgatitur, se më poshtë do të mësojmë planet e Kokëdhimës, për ti marrë Edi Ramës partinë.
“Në fillim të këtij viti, Shqiptarja.com botoi dy dokumente kofidenciale të përgatitura nga Koço Kokëdhima, asokohe deputet social, ku propozohej një platformë për reformën brenda Partisë Socialiste. Platforma e titulluar si “Stina e re e PS-së” e hartuar nga Koordinatori i Rajonit Vlorë-Gjirokastër kishte synimin të shtrihej në të gjithë vendin, duke hedhur teza të forta strukturore dhe plane veprimi të ndryshme e aspak të ngjashme, e herë pas here të kundërta me ato të miratuara nga organet kolegjiale, si Asambleja Kombëtare e PS-së që prevalon mbi idetë dhe projektet e çdo individi”, vijon shkrimi.
Më poshtë gazeta tregon se deputeti i jugut, ndryshe nga Blushi që i bënte hapur nëpër forumet e PS debatet me Ramën për çështjen e Kryetarit, veproi në mënyrë tinëzare dhe të fshehtë; ”Ai zgjodhi një mënyrë tjetër. As forumet vendimarrëse, as debatet e hapura që ai thotë se i dashuron aq shumë. Ai hartoi dy dokumente, një 43 faqe dhe një 33 faqe dhe jua shpërndau ato me email disa deputetëve dhe njerëzve me ndikim në PS, duke tentuar të trafikojë influenca ndër ta, një qasje kjo tinëzare”

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...