2016-08-07

Adolf Hitler (Branau, Austri, 1889-Berlin 1945)


Adolf Hitler
Adolf Hitler
Führer
2 Gusht 1934 – 30 Prill 1945
Paraardhësi:Paul Von Hindenburg
(si persident)
Pasardhësi:Karl Dönitz
(si president)
Kancelari i Germanisë
40 Janar 1933 – 30 Prill1945
Paraardhësi:Kurt von Schleicher
Pasardhësi:Joseph Goebbels
Kryetar i Partisë Naziste
20 Qershor 1921 – 30 Prill 1945
Të dhënat personale
Lindi më:20 Prill,1889
Lindi në:Braunau am in,Perandoria Austro-Hungareze
Vdiq më:30 Prill,1945
Vdiq në:BerliniGjermania
Profesioni:Politikan,Ushtarake
Partia politike:Partia Naziste
BashkëshortjaEva Braun
Adolf Hitler

Adolf Hitler (Branau, Austri, 1889-Berlin 1945) ishte një shtetas gjerman. Lindur në Austri dhe ushtar gjatë Luftës së Parë Botërore, Hitleri bëhet lideri i partisë naziste në 1921. Pas një puçi të dështuar (1923), ai ekspozoi doktrinën nacional-socialiste në Mein Kampf dhe e vuri pak e nga pak në zbatim pas ardhjes së tij në pushtet në 1933. Ai e transformoi Gjermaninë në një shtet totalitar ku ai u shpall udhëheqës (Führer) dhe politika e tij e jashtme çoi në Luftën e dytë botërore, luftë totale e shquar nga dominimi gjerman në Europë dhe gjenocidi ndaj hebrenjve.
Pas studimeve mediokre dhe ngeljes në arte, Hitleri përfshihet në mjediset pangjermanike dhe antisemite në Vienë. Thellësisht i ndikuar nga lufta, humbja në 1918 dhe situata para-revolucionare që rezultoi në Gjermani, ai hyri në 1920 në partinë naziste (NSDAP), në të cilën ai mori së shpejti drejtimin.
Hitleri e bëri partinë një makinë lufte kundër Republikës së Vajmarit. Tentativa e tij për puç në Mynih e çoi në burg ku ai shkroi Mein Kampf, një udhërrëfim veprimesh më shumë sesa traktat i një doktrine. Ai shfaq një urrejtje të thellë për hebrenjtë, duke i mbajtur të përgjegjshëm për të gjitha të këqijat e Gjermanisë, aspirata për hegjemoni kontinentale nga vendi i tij, madje botërore dhe një lavdërim për dhunën dhe parimin e liderit (Führerprinzip). Këtë centralizëm, ai e zbaton fillimisht në partinë e tij, nga ku u përjashtuan të gjitha tendencat kundërshtuese deri në eliminim fizik të kundërshtarëve të tij (Nata e thikave të gjata, 1934).
Fillimisht e frenuar nga begatia e vendit në vitet 1920, partia naziste përfiton më vonë nga kriza e 1929. Hitleri kultivon dyanshmërinë për të tërhequr mbështetës nga të gjitha grupet shoqërore: të papunë, punëtorë, mikroborgjezë, mësuesë, kapitalistë. Në 30 janar 1933, ai bëhet kancelar i Rajhut dhe, në 2 gusht 1934, president. Midis këtyre dy datave, ai zhduku çdo formë kundërshtimi, mori masat e para antisemite dhe dubloi institucionet e republikës me organe dhe agjentë nazistë.
Adolf Hitler, Vrau me shum se 20 milion Hebrenj.
Midis 1934 dhe 1939, Hitleri transformoi Gjermaninë në një shtet totalitar ku asgjë nuk i shmangej kontrollit të Führerit apo përfaqësuesve të tij. Regjimi korri suksese shoqërore (zhdukja e papunësisë, industrializimi me anë të armatimit) dhe të jashtme (shfaqja e forcës në RinAustri,Çekosllovaki) që shpjegojnë popullaritetin e tij, por që provokuan reagimin e vontë të fuqive perëndimore dhe fillimin e Luftës së Dytë Botërore.
Nga 1939 deri në 1941, Hitleri u bë mjeshtër i pjesës më të madhe të Europës dhe organizoi një sistem kontinental themeluar mbi shërbimin ndaj Rajhut të madh gjerman dhe vënien në punë të gjenocidit ndaj hebrenjve të Europës. Por, hyrja në luftë e Bashkimit Sovjetik, më vonë e Shteteve të Bashkuara në 1941, përmbysën vazhdimisht situatën. Hitleri, sa vjen e më shumë i goditur nga realiteti, nuk mundi të ndalojë pushtimin e Gjermanisë nga Aleatët dhe vret veten në 30 prill 1945.

Fillimet e Hitlerit

Fëmijëria dhe rinia (1889-1907)

Hitleri nuk ishte gjerman; ky djalë doganieri ishte austriak, i lindur më 20 prill 1889 në Braunau, qytezë në kufirin austriako-gjerman. Ai i bëri studimit në Austrinë e Sipërme, në veçanti në Linz dhe frekuentoi kolegjin modern (Staatsrealschule) deri në 1905. Ai nuk punonte shumë, siç thoshte dhe vetë: “Mësoja atë që më pëlqente; sabotoja plotësisht atë që nuk më dukej me rëndësi ose që nuk më interesonte.»
Babai i tij, me të cilin nuk kishte marrëdhënie të mira, vdiq që në 1903, por e la familjen me të ardhura mjaft të përshtatshme, gjë që mohon çdo dokument që tregon se Hitleri jetonte në një gjëndje të keqe. Edhe kur jeton në një strehë për burra, duket qartë se kjo bëhet për të shmangur shërbimin në ushtrinë e Habsburgëve, të cilët sundojnë në Austro-Hungari. Hitleri bën atëherë një jetë të qetë, duke frekuentuar teatrot, duke zbuluar muzikën e Vagnerit dhe duke i përkushtuar shumë orë përpunimit të projekteve arkitekturore të fandaksura. Ai humbet në 1907 nënën e tij, të cilën e adhuronte.

Vitet e formimit (1908-1914)

Vitet në Vienë (1908-1913)

Hitleri u zhvendos në Vienë në 1908 për të hyrë në shkollën e Arteve Pamore, ku nuk u pranua. Ai u refuzua po ashtu nga shkolla e arkitekturës, por qëndrimi i tij në kryeqytetin e Perandorisë austro-hungareze ndikoi thellësisht tek ai. Ai jetonte me shitjen e pikturave të tij me ngjyra uji.
Rritur me ndjenjën e antisemitizmit nga mësuesit e tij në Linz, ai ndikohet edhe më shumë, gjatë kësaj periudhe, nga lëvizja shoqërore-kristiane austriake, frymëzuar nga Karl Lueger (1844-1910) dhe nga partia e Georg von Schönerer (1842-1921), ekstremisht antisemite. Ai lexonte me kënaqësi Zhorzh SorelinNiçenShopenhauerin dhe pamfletet raciste të Adolf Lanz. Urrejtja e tij kundër hebrenjve, social-demokratëve, sindikatave, parlamentit dhe Habsburgëve rritet. Shumë shpejt, ai mendon se ka gjetur një lidhje mes marksizmit, social-demokracisë, parlamentarizmit dhe judaizmit. Ai u impresionua gjithashtu nga strukturat e kishës katolike, që do të frymëzonin më vonë organizimin e partisë së tij.
Në atë botë kozmopolite që ishte Viena në vitet përpara luftës – ku banonin gjermanë, çekë, polakë, hungarezë, kroatë dhe italianë – u zhvillua tek ai një ndjenjë pangjermanizmi mjaft e lartë. Hitleri sulmote ashpër sistemin e Habsburgëve, që sipas tij kishte dënuar me vdekje gjermanizmin me “10 milionë qenie njerëzore”. Që nga ky moment, ai zgjedh Gjermaninë, ku do të vendoset në maj 1913. Sado i shkurtër të ketë qenë, qëndrimi në Vjenë ndikoi thellësisht te Hitleri, ku ai krijoi idenë e një kombi të madh gjerman.

Qëndrimi në Mynih (1913-1914)

Gjatë një viti e gjysmë, Hitleri jetoi në Mynih, kryeqytet i Bavarisë (atëherë pjesë e Perandorisë gjermane), ku lexonte shumë vepra të larmishme, në një mënyrë shpeshherë sipërfaqësore, pa mendim kritik, i gatshëm të pranonte çdo ide që i bashkëngjitej atyre që ai i kishte të vetat.

Hitleri ushtar (1914-1920)

Lufta (1914-1918)

Në gusht 1914, ai futet, edhe pse austriak, në ushtrinë bavareze, ndërkohë që, disa muaj më përpara, ishte deklaruar i paaftë për shërbim për shkak të rezistencës dhe kokëfortësisë së tij. Që nga tetori 1914, ai qëndron në frontin perëndimor, ku shfaqi trimëri dhe fitoi shumë citime. Dy herë i plagosur, ai dekorohet megjithatë me kryqin e hekurt të klasit të parë, diçka shumë e rrallë për një tetar të thjeshtë, gradë që nuk e kishte kaluar pasi eprorët e tij mendonin se ai nuk i kishte cilësitë për të qenë lider. I plagosur keqaz në sy nga gazrat, ai dërgohet në Pomerani, ku ai mëson për fundin e luftës dhe përRepublikën e Vajmarit (9 nëntor 1918).

Një vit pritje (1918-1919)

Hitleri ridërgohet në Mynih, ku mendohet se ai u përpoq të anëtarësohet me komunistët. Sado e vërtetë që të jetë kjo, ai me shumë mundësi ka mbajtur shiritin e kuq në krah dhe ka qenë në kontakt deri në 1919 me trupat e këshillave të punëtorëve dhe ushtarëve, ku disa donin që të zgjeronin revolucionin bolshevik në Bavari, madje në tërë Gjermaninë. Por, që me hyrjen e turpave të ligjshme në Mynih, atij i vihet për detyrë për të kërkuar, nga një komision ushtarak, mbi veprimet revolucionare dhe më pas dërgohet në një kurs formimi civil antibolshevik. Ai bëhet Bildungsoffizier, komisar politik i një regjimenti bavarez dhe qëndron në Reichswehr (ushtria gjermane) deri më 1 prill 1920.

Hyrja në partinë punëtore gjermane (1919-1920)

Hitleri i bashkohet në 1919 një partie punëtore gjermane (Deutsche Arbeiterpartei), themeluar nga një punëtor i Mynihut, Anton Dreksler, i cili ia ndryshoi emrin në 1920 në “partia nacional-socialiste e punëtorëve gjermanë” (Nationalsozialistische Deutsche Arbeiterpartei, NSDAP), shkurtuar në partia “naziste”. Në të futet edhe një inxhinier, Gotfrid Feder – teoricieni i parë i partisë – dhe kapiteni Ernst Röhm, drejtuesi në të ardhme i SA. Shumë shpejt, Hitleri hyn në komitetin drejtues të lëvizjes dhe më pas merr drejtimin (1921).

Hitleri lider i partisë naziste (1921-1933)[

Fillimet e partisë nacional-socialiste

SA, seksionet e sulmit, luajtën rol thelbësor në marshin e Hitlerit drejt marrjes "ligjore" të pushtetit.
Nga kjo NSDAP, që, në 1919, numëronte 60 anëtarë, Hitleri bëri një parti të vetën, ku gazeta e saj, Voelkischer Beobachter, shpërndante 20 000 kopje; në fillim javore, kjo gazetë u bë ditore duke filluar nga 1923-shi. Në të njëjtin vit, partia naziste dominonte të gjitha grupimet e tjera ekstremiste, duke grumbulluar 55 000 militantë. Që prej atëherë, jeta e Hitlerit lidhet pashmangshmërisht me atë të partisë së tij. Bashkë me gjeneralin Ludendorf, ish-tetari bëhet një nga dy figurat më të mëdha të së djathtës ekstreme të Mynihut dhe reputacioni i tij fillon të zgjerohet përtej Bavarisë.
Që nga 1921, Hitleri krijoi një urdhër shërbimi që do të bëheshin seksionet e sulmit, SA (Sturmabteilung) dhe shoqëron në partinë e tij njerëz që do të merrnin së shpejti përgjegjësi të rëndësishme: Hermann Goering, Rudolf Hess, Otto dhe Gregor Strasser, Alfred Rozenberg, Vilhelm Frik, Roehm dhe në fund Ludendorf. Dy tendenca shfaqen mjaft shpejt: njëra rreth vëllezërve Strasser që është qartësisht socialiste, armiqësore ndaj kapitalit të madh dhe që ka dëshirë të shndërrojë thellësisht ekonominë gjermane; Alfred Rozenberg, përkundrazi, që do të jetë ideatori i partisë naziste, ishte mbështetës i luftës kundër bolshevizmit.

Puçi i Mynihut dhe burgosja (1923-1924)

Në 8 dhe 9 nëntor 1923, Hitleri tenton një grusht shteti në Mynih, që dështon plotësisht: 16 nazistë vriten nga policia e Mynihut. Vetë ai arrestohet dhe dënohet me 5 vjet burgim; ai nuk qëndron veçse 9 muaj (1923-1924) në burgun e Landsbergut, ku ai shkruan Mein Kampf (Lufta ime), një prezantim i ngatërruar i ideve dhe programit të tij, që del në publik në 1925 dhe 1926. (Ai do të jepte një formulim më të strukturuar në atë që quhet “Libri i Dytë”, i shkruar në 1928, por asnjëherë i publikuar gjatë jetës së tij.)

Riorganizimi i partisë nga Hitleri (1924-1929)

Rimarrja në dorë (1924-1926)

Që kur doli nga burgu, Hitleri riorganizoi partinë e tij, duke i dhënë një karakter më pak revolucionar dhe filloi të rriste ndikimin e tij në elektoratin e Gjermanisë së Veriut. Ai bën marrëveshje me industrialistët dhe kritikon antiklerikalizmin dhe tendecat paganiste të partisë. Në 1926, ai emëron Goebbelsin – një i ri intelektual, dinamik dhe mik i vjetër i Strasserave – Gauleiter (lider qarku) në Berlin; në këtë mënyrë ai forcoi ndikimin në Gjermani të Veriut. Gjatë takimit në Bamberg, më 14 shkurt 1926, Hitleri arrin që të rivendosë autoritetin e tij. Duke përdorur karizmën e tij, ai afirmohet si e vetmja figurë e aftë për të siguruar mbijetesën dhe kohezionin e një lëvizjeje me shumë tendenca. Duke filluar nga kjo datë përpunohet miti i Fyhrerit, i “Udhërrëfyesit”, bazuar mbi një ritual të sofistikuar, përdorimin e përshëndetjes hitleriane dhe zbatimin e parimit të liderit (Führerprinzip), që konsiston në një respekt absolut të hierarkisë.

Riorganizimi total i partisë dhe strukturave ndihmëse (1926-1929)

Hitleri formon shumë shoqata, të gjitha rreth partisë. Trupat e shokut SS (Schutzstaffel) u krijuan në 1925; Rinia hitleriane (Hitlerjugend) e ndjek pak më vonë, ashtu si edhe Shoqatat nacional-socialiste të studentëve, mësuesve, femrave, etj. Në të njëjtën kohë, ai i jep partisë një strukturë tepër të centralizuar, ku liderët lokalë – përfshirë Gauleiter-ët – emëroheshin drejtpërdrejt prej tij. Megjithë këtë konsolidim të brendshëm, NSDAP pëson nga stabilizimi ekonomik dhe shoqëror i republikës së Vajmarit që prej 1924. Pavarësisht 100 000 anëtarëve të saj dhe organizimit të fortë burokratik, partia naziste nuk merr veç 2,6 % të votave dhe 12 mandate deputetësh në zgjedhjet legjislative të 1928.

Ngritja e partisë naziste

Hitleri zgjodhi qytetin prestigjioz mesjetar të Nyrembergut për ta bërë vendin e manifestimeve madhështore gjatë kongreseve të partisë naziste, që u mbajtën në 1927 dhe 1929, por sidomos që prej 1933-shit.
Por zhvillimi i krizës ekonomike dhe talenti organizator i Hitlerit së shpejti i dhanë partisë të gjitha mundësitë. Vota protestuese, si shkak i dëshpërimit të një populli të përballur me një papunësi të lartë, shkon në anën e Hitlerit; ai mobilizoi opinionin publik mbi temën po aq të mjegullt, sa ekzaltuese, të “komunitetit të popullit” (Volksgemeinschaft). Që nga 1929, ajo progreson mjaft shpejt.
Në 1930, partia numëron 6 400 000 votuesë dhe 107 deputetë; në korrik 1932, 13 750 000 votuesë dhe 107 deputetë; në nëntor 1932, 11 750 000 votuesë dhe 196 deputetë. Në zgjedhjet presidenciale të marsit 1932, Hitleri e çon marshallinHindenburg në balotazh.
NSDAP bëhet partia e parë në Gjermani falë demagogjisë, dhunës së saj por edhe propagandës së saj, që gjen një akord të gjerë me opinionin publik. Në 1933, kur mori pushtetin, partia naziste kishte tashmë mbi një milion anëtarë, të rekrutuar nga klasa e mesme, por edhe nga klasa punëtore.

Idetë e Hitlerit

Ajo që është më interesante tek Hitleri gjatë gjithë kësaj periudhe, është demagogjia e tij dhe në të njëjtën kohë sensi i tij për veprim politik. Gjithë kjo shfaqej qartë duke lexuar veprën e tij themelore, Mein Kampf, kombinim autobiografik dhe politik në të cilën ai përkufizoi nacional-socializmin.

Programi i 1920

Teoria ishte shfaqur për herë të parë në shkurt 1920, në mënyrë të shkurtuar, në programin njëzetë e pesë pikësh të partisë punëtore gjermane, frymëzuar nga shoqëria e Tules, organizatë klandestine e Urdhrit gjermanik e themeluar në 1912 nga bavarezi Rudolf von Sebotendorf. Programi ishte shkruar në pjesën më të madhe nga Gotfrid Feder, me bashkëpunimin e Ditrih Ekart dhe Alfred Rozenberg. Roli i Federit qe pa dyshim thelbësor, aq sa në këtë kohë ai dukej të ishte një teoricien i vërtetë politik. Ishte ai që krijoi këtë formulim që pati një jehonë kaq të madhe: “Lufta kundër skllavërisë kapitaliste.” Në të njëjtën kohë, frymëzuar nga Hitleri dhe nga shoqëria e Tules, programi i partisë naziste pati që në fillim një karakter të pastër antisemit.

Temat e Mein Kampf

Doktrina e Hitlerit nuk është realisht origjinale: ideja e një Rajhu të madh gjerman ishte marrë nga pangjermanikët; ajo e superioritetit të racës gjermane vjen nga konti Xhozef Artur de Gobino, nga Hjuston Stjuart Çamberlejn dhe nga Niçe; apologjia për luftën dhe dhunën dhe kulti i forcës gjendeshin tashmë tek Ernst Moritz Arndt dhe Hegel. Por idetë e Hitlerit u shquan nga karakteri i tij pasionant, që vinte nga temperamenti i tij personal po aq sa nga kriza që goditi Gjermaninë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Hitleri i markoi hebrenjtë si përgjegjës të humbjes: meqë raca e tyre ishte e papastër, ata donin të njollosnin etninë ariane dhe të përparonin ideologji të dëmshme: marksizmin, internacionalizmin, individualizmin dhe liberalizmin. Duhej të hiqeshin qafe hebrenjtë nga Rajhu, i cili duhej rigjeneruar me gjak arian; gjermanët do të udhëhiqeshin nga Führerprinzip. Për të mos lejuar zbatimin e klauzolave të Traktatit të Versajës, Gjermania do të formonte një “hapësirë jetësore” (Lebensraum).

Një propagandë më shumë sesa një doktrinë

Në fakt, ideologjia e Hitlerit dhe e partisë naziste është e paqëndrueshme: i gjithë Mein Kampf dominohet nga ideja e propagandës. Duhet të impresionosh të tjerët, dhe kjo ishte arsyeja themelore për vendosjen e Hitlerit në Berghof, “foleja e shqiponjës”, sipër Obersalzbergut, pranë Berchtesgarden dhe për ndërtimin e pallateve kolosale hitleriane. Në planin e ideve, duhet menduar më e ulta e mundshme me sa më pak skrupuj të jetë e mundur. Mein Kampf nuk është një traktat ideologjik: është një guidë aksioni. Dhe Hitleri do të shërbehej nga sensi i tij i propagandës, nga diskursi politik shpeshherë histerik deri tek vënia në skenë. Ai do të ndihmohej ndjeshëm nga bashkëpunëtorët e tij, si Goebbels dhe Albert Speer.
Hitleri, mikoborgjez për vete, përdori frikën e këtyre për t’u proletarizuar. Ai u premtoi pushtetin dhe për shkak të kësaj ata e ndoqën. Megjithatë, edhe pse i nisur nga formulat utopike kundër fitimit dhe monopolit për të joshur borgjezinë e vogël, ai u mbështet mjaft shpejt tek klasat drejtuese. Sa vinte dhe partia bëhej më e madhe, kur shanset e saj për të ardhur në pushtet u saktësuan, aq më pak programi i saj u bë social.

Hitleri në krye të Rajhut III

Vendosja e diktaturës (1933-1934)

Hitleri, në dritaren e Kancelarisë së Rajhut, duartrokitet në mbrëmjen e inaugurimit të tij si kancelar, 30 janar 1933
Hitleri arriti në postin e kancelarit falë sensit të tij politk, aftësisë së tij për t’i përdorur njerëzit, cinizmit dhe bllofit të tij. Ata që e thërritën ishin të bindur se mund ta kontrollonin, por e panë, mjaft shpejt, se u kundërta do të ndodhte.

Ngjitja ligjore e Hitlerit në pushtet (1933)

Megjithë sukseset e marra gjatë zgjedhjeve të 1930 dhe 1932, shumica absolute ishte larg të qenit në duart e nazistëve. Por konservatorët që qeverisnin pa shumicë parlamentare ishin po gjithashtu në një qorrsokak. Atyre u mungonte mbështetja popullore e domosdoshme për të vendosur regjimin autoritar që ata dëshironin. Kjo ishte arsyeja pse mjaft drejtuesë konservatorë, si manjati i shtypit Alfred Hugenberg, u bashkuan me idenë e mbrojtur nga Franz von Papen, një prej miqve të ngushtë të presidentit Hindenburg, për marrjen pjesë të Hitlerit në qeveri: objektivi i von Papen ishte ta “lidhte” Hitlerin në një kabinet me dominancë konservatore, duke rikuperuar kështu edhe forcën mobilizuese të partisë së tij.
Në 30 janar 1933, Hindenburgu vendos, pas shumë hezitimesh – ai e trajton Hitlerin si “tetar bohem” –, që ta emërojë këtë të fundit kancelar të Rajhut, në krye të një qeverie që përfshinte vetëm dy nazistë, Herman Goering dhe Vilhelm Frik.

Nënshtrimi i Gjermanisë

Më 4 shkurt 1933, nën pretekstin e luftës kundër “kërcënimit komunist”, nazistët i marrin presidentit të vjetër Hindenburg shpalljen e një urdhri që autorizonte shtetin të ndalonte të gjitha protestat dhe publikimet që kërcënonin sigurinë e tij. Në Prusi, policia, e drejtuar nga Goering, shumëfishoi arrestimet, që prekën fillimisht komunistët dhe pastruan administratën nga elementët e saj demokratikë. Mjaft shpejt, shumë SS dhe SA po angazhoheshin si “policë ndihmës”.
Djegia e Rajshtagut (Parlamenti), në 27 shkurt, çon në publikimin nga presidenti i Rajhut të një urdhri “Për mbrojtjen e popullit dhe shtetit”, që vendosi gjendjen e emergjencës dhe i dha të tëra fuqitë qeverisë së Hitlerit.

Eliminimi i kundërshtarëve

Poster i partisë social-demokrate gjermane (SPD) në 1932, përpara se të bëhej e jashtëligjshme nga Hitleri në korrik 1933.
Shtypja u sistematizua dhe godiste tani e tutje social-demokratët dhe të gjithë gjermanët armiqësorë ndaj nazizmit; shumë persona u vranë në kampet e para të përqendrimit, të hapura për të internuar atje kundërshtarët e shumtë. Ndalimi i partisë komuniste, mbështetja nga konservatorët dhe nga, megjithëse më hezitues, partia katolike e qendrës e lejuan Hitlerin që të merrte në Rajshtag, më 23 mars 1933, votën për një “ligj autorizimi” (Ermächtigungsgesetz), që i siguronte atij pushtet të plotë për katër vite dhe ligjëronte diktaturën. Në 2 maj, sindikatat u detyruan të shpërbëheshin, ndjekur gjatë javëve në vazhdim nga të gjitha partitë politike jo-naziste. Në 14 korrik, NSDAP u deklarua partia e vetme.
Hitleri, me një përzierje të pseudo-legalizmit dhe dhunës politike, shtriu pushtetin e tij, duke goditur plotësisht entuziazmin që kishte ngjallur arritja e tij në kancelari, ashtu si edhe të gjithë kundërshtarët. Më 30 qershor 1934, gjatë Natës së thikave të gjata, ai heq qafe Ernst Roehm dhe liderët më kokëçarës të SA, ndërkohë që i beson Goering eliminimin e gjeneralit Kurt von Schleicher dhe kundërshtarit nazist “nga e majta” Gregor Strasser.

Hitleri Fyhrer i Rajhut

"Një popull, një Führer, një po". Populli gjerman ftohet për të ratifikuar vendimin, marrë nga Hitleri ditën e vdekjes së presidentit Hindenburg (2 gusht), për të bashkuar tek ai funksionet e presidentit të Rajhut dhe ato të kancelarit (që e kishte tashmë) dhe të merrte titullin e Reichsführer.
Hitleri mori kështu njohjen nga ushtria që e ndihmoi të bëhej pa vështirësi president i Rajhut, duke pasuar marshallin Hindenburg, pas vdekjes së këtij më 2 gusht 1934. Në 19 gusht, mbi 89 % e zgjedhësve gjermanë ratifikuan fuqitë e reja të Reichsführer. Një vit e gjysmë më vonë, Hitleri kishte arritur të vendoste një pushtet të plotë, pa e ndarë me asnjërin, ku kundërshtarët politike ose ishin vrarë, ose ishin internuar në kampe.

Shteti totalitar

Megjithëse totalitar, pushteti i ri nazist shfaqet shpejt të ketë një funksionim kaotik, duke mos mbajtur disiplinë në kabinetin ministerial: Hitleri merr pjesë sa herë e më pak në një qeveri në të cilën takimi i fundit qe në 1938. Të braktisur më vete, ministrat i panë prerogativat e tyre të zvogëlohen e të kufizohen konsiderueshëm. Për t’i anashkaluar, Hitleri krijoi institucione të veçanta, të ngarkuar me misione specifike, por të pajisur me fuqi shumë të larta, të cilat ua beson ndihmësve më besnikë.
Policia dhe në mënyrë më të përgjithshme shërbimet e sigurimit i dalin plotësisht jashtë kontrollit ministrit të brendshëm; ato janë në duart e Hajnrih Himler, lideri i SS, i cili ndërtoi një shtet të vërtetë brenda shtetit. I ngarkuar me vënien në punë të një plani katër vjeçar që duhet ta lejonte ekonominë t’i përshtatej luftës, Hermann Goering fillon të fusë duart në kompetencat e ministrit të ekonomisë.

Hitleri dhe rrethi i tij direkt, zemra e pushtetit real

Hitleri mirëpret ushtarë të vjetër britanikë në Berchtesgaden, në shkurt 1937. Në të djathtë të tij, Rudolf Hess, sekretari i tij i veçantë.
Përfundimisht, në sistemin nazist, gjithçka varej nga vullneti i Fyhrerit, i cili rrallë herë merrte iniciativën e vendimit, duke u kënaqur me disa pika jo të kthjellta që më pas “interpretoheshin” dhe prezantoheshin në formën e projekteve përpara diktatorit, i cili binte dakord ose e refuzonte atë. Kjo praktikë u teorizua nga juristi Karl Shmit. Vetëm dinjitarët e rrethit direkt të Hitlerit mbanin në këtë mënyrë një pushtet real në një sistem që ishte një nga format më të arritura të shtetit-parti totalitar.

Sukseset e regjimit (1933-1939)[redakto | redakto tekstin burimor]

Në hapësirën e gjashtë vjetëve, nga 1933 në 1939, regjimi fitoi një popullaritet të madh, falë uljes së papunësisë dhe suksesit në politikën e jashtme.

Konsensusi i brendshëm[redakto | redakto tekstin burimor]

Fyhreri përgëzohet nga Herman Goering për festën e partisë nacional-socialiste. Rreth tij, Rudolf Hess (në të djathtë), Hoakim von Ribentrop (në të majtë).
Në 1939, konsensusi i realizuar nga regjimi në popullatë është i padiskutueshëm. Ai shpjegohet nga përshtypja e shumicës në rikthimin, pas krizës, e njëfarë sigurie dhe, në të njëjtën kohë, për çështjet e biznesit, një begati të vërtetë, nxitur nga politika e armatimit të plotë e vënë në punë nga Goering. Fshatarësia ishte e kënaqur nga rritja e çmimeve bujqësore dhe nga lehtësimi i borxheve të tyre. Zhdukja pothuajse totale e papunësisë çoi në mbështetjen nga punëtorët të zgjatjes së ditës së punës, uljes së pagave dhe zhdukjes së lirive sindikale. Klasa e mesme, sa vjen e më shumë e proletarizuar, që kishte qenë mbështetësi kryesor i ngritjes së nazizmit, u bë një nga viktimat kryesore të tij – por viktimë pasive – përveç atyre që bënë karrierë në organizatat e shumta të partisë, ku dalloheshin nga fanatizmi i tyre.
Opozita, e reduktuar totalisht, pati fatin e mërgimit të anëtarëve të partive të vjetra politike ose anëtarëve të kishës katolike apo protestante, të shokuar nga neo-paganizmi i nazistëve dhe persekutimi i hebrenjve, por që nuk u ndoqën shumë nga hierarkia e tyre.
Tipari parësor i regjimit ishte politika ekspansioniste, që lajkatonte krenarinë gjermane, e plagosur nga humbja e 1918.

Goditjet në politikën e jashtme

Pa ndalur së përsërituri qëllimet e tij paqësore, diktatori kombinoi mjaft mirë koncesionet e qarta me përdorimin e guximshëm të forcës.
Me anë të bllofit, Hitleri triumfoi ndaj francezëve, duke dekretuar në 1935 rivendosjen e shërbimit të detyruar ushtarak dhe duke rimilitarizuar bregun e majtë të lumit Rin. Po kështu me bllof, në 1938 dhe 1939, ai iu vu politikës së anoncuar në Mein Kampf. Që nga 1925, Hitleri kishte thënë se duhej ndërtuar një bërthamë gjermane me 80 deri 100 milionë banorë që do të zinin të tërë këto territore, të cilat në cilindo moment, kishin qenë gjermane. Ai këmbëngulte që atëherë për detyrën e çpopullimit për të ndaluar riprodhimin e racave inferiore të sllavëve dhe hebrenjve.
Hitleri përpiqej të pushtonte Austrinë që prej korrikut 1934, duke ia lënë në dorë partizanëve të tij të vrisnin kancelarin Dollfuss. Në shkurt 1938, ai i shfaqi politikën e tij bashkëpunëtorëve të tij: ai sapo kishte vendosur marrëdhënie më të ngushta me Italinë fashiste, që për të ishte një model që i kishte kaluar koha. Ai bënte gati pushtimin e Austrisë në mars 1938 (Anschluss). Në shtator 1938, duke përdorur frikën për luftë dhe për komunizëm të perëndimorëve, duke luajtur me britanikun Nevil Çamberlejn dhe francezin Eduar Daladie në Bad Godesberg dhe në Berchtesgaden, ai pregatit pushtimin e Sudeteve, që e merr në marrëveshjen e Mynihut (30 shtator).
Që atëherë, kur mori në shkurt 1938 komandën supreme të forcave të armatosura, e gjithë përpjekja e tij shkon drejt luftës. Në mars 1939, Çekosllovakia pushon së ekzistuari, me pjesën çeke që u bë protektorat gjerman. Me Krizën e Danzigut gjatë verës 1939, dukej megjithatë se Franca dhe Britania e Madhe nuk ishin të gatshme të lëshonin pe. Mussolini dhe Goering u përpoqën, kotësisht, të moderonin Hitlerin. I fortësuar nga pakti i mos-sulmimit i firmosur mes Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik në 23 gusht 1939, diktatori urdhëroi pushtimin e Polonisë në 1 shtator. Ishte fillimi i Luftës së Dytë Botërore.

Hitleri në Luftën e Dytë Botërore

Teatri europian gjatë Luftës së Dytë Botërore; Gjermania e Hitlerit përfaqësohet me blu.
A ishte Hitleri apo jo një lider lufte? Padyshim, qe ai që imponoi ushtrinë me armaturë me tanke si modelin e ushtrisë gjermane; qe ai që vendosi të përdorë luftën rrufe (Blitzkrieg) në mënyrë sistematike. Nga gjithë kjo, Hitleri përfitoi dhe sukset kundër Polonisë, më pas kundër Francës dhe në Ballkan i dhanë atij ndjesinë e të qenit i pamposhtshëm dhe e çuan në gabime që u shfaqën kur ai sulmoi Rusinë në 1941.
Mendjemprehtë dhe i guximshëm në ofensivë, Hitleri nuk arriti dot të gjente një strategji mbrojtëse, sidomos në frontin rus. Humbjet (Stalingrad, shkurt 1943 ; Afrikë e Veriut, maj 1943) patën pasoja të mëdha në karakterin e tij dhe ai hoqi dorë nga çdo shfaqje publike, duke dëshpëruar Goebbels, mbi të cilin ra tërë barra e të mbajturit popullor regjimin . Sa vjen e më shumë i heshtur, Fyhreri nuk del nga kjo heshtje përveçse për t’i bërtitur rrethit të tij ide delirante mbi riorganizimin e Europës dhe ai e kalon shumicën e kohës i përkulur përpara hartave të mëdha; ata që i kishte afër mund ta vinin re menjëherë plakjen e tij të përshpejtuar, si shkak i mbipunës dhe abuzimit me ilaçet.
Pavarësisht të gjithave, pushteti i Hitlerit qëndroi i pasfiduar deri në ditët e fundit të luftës. Autoritarizmi i tij u theksua edhe më shumë pas atentatit kundër tij (20 korrik 1944). Megjithë humbjeve, Hitleri besonte akoma në fitore me anë të armëve sekrete (V1V2). Ai mbikqyri ofensivën e fundit gjermane në Ardenë (dhjetor 1944-janar 1945). Më pas, duke e parë se Gjermania naziste ishte mundur, ai iu rikthye strehës së bunkerit në kancelari ku vrau veten me një shkrepje revolveri më 30 prill 1945, ndërkohë që trupat sovjetike po merrnin në zotërim Berlinin.

DOSJA E CIA-s/ Profili psikologjik i një diktatori: I çmenduri që çmendi historinë

Nuk pinte raki, urrente duhanin, fjalimet i ushtronte para pasqyrës dhe i frikësohej vetmisë… Dosja e CIA-s, e ruajtur në mënyrë sekrete plot 60 vjet, zbuloi detaje të reja për Fyhrerin dhe, për herë të parë, zbulon profilin e tij psikologjik.
DOSJA E CIA-s/ Profili psikologjik i një diktatori: I çmenduri që çmendi historinë
Për më shumë se 15 vjet, një njeri vazhdimisht i qëndroi afër Adolf Hitlerit. Tek ai, Hitleri, nga frika për jetën e tij, gjeti strehim kur më 1923 dështoi puçi nazist. Në tavanin e tij Hitleri i kaloi tri ditë, duke përmendur edhe vetëvrasjen, derisa nuk e dërguan në burgun e Landsbergut.

Ky njeri – Ernst Franz Sedwick Hangstangl – më mirë se gjithkush tjetër, njohu kriminelin më të madh të shekullit XX. Putzi (nofkë e Ernstit) ishte një bavarez korpulent dhe rridhte nga një familje e pasur.

U shkollua në Munih dhe mësues pati babain e Heinrich Himmlerit. U shkollua edhe në Harvard. Kur, më në fund, arriti të diplomohet, u inkuadrua në biznesin familjar të tregtisë me gjëra artistike në Manhattan (New York) dhe u shoqërua me Henry Fondan (amerikanin më të dashur të Hitlerit), me Charlie Chaplinin dhe me senatorin e ri Franklin D. Roosevelt.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, Putzi ishte në Amerikë, ndërsa pastaj u kthye në Munih. U magjeps me Hitlerin. Financoi Partinë Naziste, në kohën kur asaj i duheshin të hollat më së shumti. Hitleri diti ta çmojë këtë ndihmë dhe shpesh shkonte ta vizitonte Putzin. Në një pritje tek ai, nën tingujt e pianos, Hitleri u njoh edhe me Eva Braunin.

“KËSHILLTARI SPECIAL”
Më 1933, Putzi u bë zëdhënës i regjimit nazist për mediat amerikane dhe britanike. Ai kishte për detyrë të siguronte ode për Rajhun e Tretë, të cilat i botonte me entuziazëm, por në mënyrë kaotike, për ç‘gjë urrehej nga Goebbelsi. Me kalimin e kohës, Hitleri filloi të dyshojë në besnikërinë e Putzit, duke parandier se ai po e vidhte heshtazi. Nga gazetat amerikane, Putzi merrte honorare shumë të majmë për artikujt e Hitlerit dhe një të tretën e këtyre honorarëve e fuste në xhepin e vet.

Kur, më 1937, krerët e nazistë i dhanë urdhër që me parashutë të kërcejë në Spanjë, në kulmin më të madh të luftës qytetare spanjolle, Putzi kuptoi se është në rrezik jete dhe arriti të ikë në mënyrë spektakolare në Britani të Madhe, prej ku, pasi filloi Lufta e Dytë Botërore, e transferuan në Kanada.

Mirëpo, Putzi arriti sukses të madh që, duke shfrytëzuar lidhjet nga Harvardi, të kalojë në Washington dhe të bëhet “këshilltar special” i kryetarit Roosevelt. Edhe pse amerikanët shumë shpejt e kthyen në Kanada (prej nga pas luftës e kthyen në Gjermani ku, përkundër të kaluarës naziste, jetoi jetë normale deri në moshën 88-vjeçare), Putzi arriti t’u dërgojë amerikanëve psikogramin e parë autentik të Adolf Hitlerit. Ky psikogram zbulon njeriun që fshihej pas vrasësit masiv.

Kush ishte Hitleri? Çfarë donte, e çfarë urrente? Çfarë e interesonte? Çfarë problemesh seksuale kishte? Çfarë lexonte? Cilët ishin idhujt e tij dhe pse muzika e Wagnerit ndikonte në të sikur drogë?

Plot 60 vjet të plota, CIA ruajti dosjen sekrete. Dosja, megjithatë, nuk përmban kurrfarë të dhënash sensacionale, pohon dr. Oliver Rathkolb, historian i Universitetit të Vjenës, por ajo është e rëndësishme se, për herë të parë, në të pasqyrohet portreti psikologjik i Hitlerit, bazuar në dëshmitë e njeriut që e ka njohur për së afërmi.

BABAI SADIST
Dosja fillon me një rrëfim të shkurtër për familjen e Hitlerit, për të cilën tashmë dihet se ka qenë incestuoze. Nëna e Hitlerit ishte njëkohësisht edhe gruaja e tij e dajës, gjegjësisht babai i tij, Alois Schicklgruber, ishte dajë i nënës së tij, Klara Polzl.

“23 vjet më i vjetër se bashkëshortja, Alois Schicklgruber, ishte 53 vjec kur lindi Adolfi. Të gjithë e dinin se kjo lidhje ishte e dështuar”.

Alois në dosje përshkruhet si sadist: “Qenin e tij e rrihte deri në atë shkallë sa qeni nuk urinonte në tapet. Babai i Hitlerit i rrihte edhe fëmijët dhe – kur nuk ishte me humor – edhe gruan”.

Një situatë e tillë familjare, kanë konstatuar ekspertët e CIA-s, rezultoi te Hitleri me përzierjen karakteristike të narcizmit dhe të kompleksit të Edipit.

Lidhja e fortë me të ëmën ka ndikuar dukshëm në raportin e Hitlerit me gratë dhe – ia ka komplikuar jetën seksuale.

“Dëshmitë flasin se situata seksuale e Hitlerit ishte e pazgjidhshme. Nuk arrinte të gjente atë që kërkonte, ngaqë i duhej një femër që do t’i shërbente si gjysmëdashnore dhe gjysmënënë”.

I VIRGJËR GJITHË JETËN
Njëmend ishte vështirë të gjendej një femër që do t’i përgjigjej një përshkrimi të tillë, prandaj Hitleri, në ngërçe të frustrimeve seksuale, përditë e më shumë tërhiqej në vetvete.

“Në anën tjetër, Hitleri me dëshirë mbante kamxhikun në dorë, i cili i shërbente si stimulator për shërimin e potencës. Lëvizjet me kamxhik sigurisht lidheshin me dëshirën e tij të madhe, por të fshehtë për të arritur ereksionin, me qëllim që të mundte kompleksin e tij të inferioritetit seksual. Është fakt se Hitleri në atë kohë ishte në pubertet dhe, i virgjër në plotëkuptimin e fjalës”.

Por, Hitleri nuk kishte probleme me femrat vetëm për shkak të komplekseve seksuale. Siç tregon dosja, diktatori ishte njëkohësisht edhe homoseksual edhe heteroseksual.

“Jeta seksuale e Hitlerit ishte e ndarë në dysh, mu sikur edhe qëndrimet e tij politike. Ai është homoseksual dhe heteroseksual, socialist dhe nacionalist i flaktë, në të njëjtën kohë edhe mashkull e edhe femër”.

Nderia ishin bashkë në burgun e Landsbergut (nga 11 nëntori i vitit 1923 e deri më 20 dhjetor 1924), Hitleri u lidh shumë ngushtë me Rudolf Hesseun. I njohur në elitën homoseksuale naziste si “zonja Anna”, Hesse ishte ndër të rrallët që guxonte ta thërriste me emër Hitlerin. Mirëpo, as kjo lidhje seksuale nuk e kënaqi Fyhrerin, ndoshta nga fakti se nuk ishte e konsumuar.

“Me gjasë, pengesat psikike dhe fizike ia pamundësonin përjetimin e kënaqësisë seksuale”.
Nazelitë seksuale të Hitlerit përputheshin në mënyrë ideale me imazhin e njeriut të paskrupullt, të cilin e dëshironte për vetveten dhe, në këtë aspekt, nganjëherë, shkonte deri në absurd.

“Kishte kujdes shumë të madh rreth pamjes së vet të jashtme. Prandaj, kurrë nuk e hoqi xhaketën, pavarësisht nga ajo se sa nxehtë ishte. Gjithashtu, kurrë nuk i ka lejuar kujt që të hyjë në banjon e tij dhe ta shohë lakuriq”.

SQIMATARI PEDANT
Se sa ishte i bindur Hitleri në pamjen e tij të jashtme shembullore, tregon edhe një anekdotë e shënuar në dosjen e CIA-s. Hafnstangl u mundua, më 1923, ta bindte që të ndryshojë pamjen e mustaqeve të tij, “që së paku t’i lërë të rriten përgjatë buzëve”. Por, Hitleri iu përgjigj i qetë: “Mos u mërzitni për mustaqet e mia! Nëse ato tash nuk janë në modë, do të bëhen, sepse kështu i mbaj unë.”

Hitleri ishte sqimatar i pashërueshëm, prandaj publikisht kurrë nuk ka mbajtur syze, edhe pse gjatë Luftës së Parë Botërore gati qe verbuar për shkak të helmimit me gas.

“E prolongonte vënien e syzave gjatë leximit deri atëherë kur nuk mund të lexonte më. Kryesisht për shkak të sqimatarllëkut të tij, por edhe nga shkaku se mendonte që do të dukej si farë profesori”.

Nuk kishte kurrfarë arsimimi, as që e konsideronte të rëndësishëm atë, ndërsa fakultetlinjtë i urrente me loçkë të zemrës. Nuk njihte asnjë gjuhë të huaj dhe as që ka dëgjuar ndonjëherë ndonjë radio të ndonjë shtetit tjetër, pos transmetimeve gjermane nga Parisi ose nga Moska.

Prejardhja mikroborgjeze reflektohej edhe në qëndrimin e tij ndaj kulturës.

“Hitleri rrallë shkonte në teatër. Nëse dëgjonte muzikë, ishte fjala për këngët e popullarizuara në kafenetë vjeneze”.

Klasikët, si Bach, Handel, Beethoven dhe Mozart, i dëgjonte vetëm kur kjo ishte e domosdoshme. Është e ditur se magjepsej me Richard Wagnerin, muzika madhështore e të cilit e dehte si opium.

Nga librat, më me dëshirë lexonte biografitë e njerëzve të mëdhenj, si: Soloni, Aleksandri i Madh, Sula, Bruti, Cezari, Henriku VIII, Gustav Adolfi, Friedrichu i Madh dhe Napoleoni. Mirëpo, në të gjitha këto rrëfime jetësore kërkonte vijën demagogjike, propaganduese. Neveritej me biografitë ku nuk kishte sadopak rebelim dhe protestë.

PARA PASQYRËS
Hitleri ishte pedant edhe kur përgatiste fjalimet.
“Para dhe pas fjalimeve kërkonte t’i kombinoheshin lëngje në një, me të cilat do t’i zbutej zëri. Rregullisht i kanë dhënë edhe injeksion në qafë. Kur fliste, aq shumë gulçiste, sa që pastaj e mbulonin djersët”.

Fjalimet i ushtronte gjatë para pasqyrës, duke u munduar të fshihte theksin e tij austriak.

“Zëri i tij ishte zë tipik austriak. Kishte zë të vogël, por aq shumë thellohej në fjalim sa i dukej se është më i zëshmi në botë”.

Gjatë bisedave me të tjerët, Hitleri nuk i duronte kundërshtimet. Po qe se dikush merrte guximin t’i kundërvihej, merrte nga Hitleri përgjigje të rreptë. Qoftë edhe po qe se ishte fjala për ndonjë imtësi, Hitleri do ta zmadhonte atë aq shumë sa që do të humbiste kontrollin dhe e tërë situata do të shndërrohej në skenë shumë të madhe.

TABLETA, JO VERË
Hitleri, edhe në ushqim, ishte njeri i çuditshëm. Diktatori gati kurrë nuk ka ngrënë mish, “shumë rrallë pakëz mish pule me oriz ose salmon të tharë si paragjellë”. Nuk i pëlqenin as rakia e fortë e as duhani. Nuk i pëlqenin as birra e vera, të cilat nuk i përdori pothujse fare as pas daljes nga burgu.

“Në mëngjes ai hante një mollë, pinte një gotë qumësht të nxehtë ose një filxhan kafeje të dobët e pastaj hante bukë me gjalpë e marmalatë. Pas mëngjesit, ai gëlltiste 28 tableta të ndryshme, të cilat ia sillte shërbëtori Julius Schaub, mjek-shkencëtar”.

FRIKA NGA ATENTATI
Ndersa hante, me Hitlerin rrinte vazhdimisht edhe mjeku i tij personal. “Mbikëqyrja e mjekut është njësoj e rëndësishme sikur ajo e truprojës së mirë”, thoshte Hitleri.

Nga truproja e tij Hitleri praktikisht nuk është ndarë kurrë, veçanërisht gjatë shëtitjeve triumfale kur masat e sigurisë, me kërkesë të tij, ishin të shtuara deri në maksimum. Policë të panumërt përcillnin pahetueshëm çdo lëvizje në masë.

“Veturat e SS-it në kolonë kanë pasur urdhër të shkelin çdo këmbësor që ndahet nga masa”.

Megjithatë, Hitleri nuk deshi të sillet si tiran i frikësuar, prandaj nuk lejonte që në veturë, anash, të qëndrojnë rojat e armatosura. Këtë gjë e kishte në qejf italiani Benito Mussolini.

“Hitleri ulej gjithmonë në ulësen pranë shoferit, ku ishte më i sigurti për shkak të xhamit të përforcuar të përparmë”.

Kur shëtiste, para dhe pas tij qëndronin truprojat.
Hitleri kishte frikë të rrinte vetëm, sidomos në errësirë.

“Në shtrat shtrihej sa më vonë që mundej. Dhe, kur e braktisnin edhe miqtë e fundit, në ora dy a tre të mëngjesit, ose edhe më vonë, i vinte keq që po mbetej vetëm”.

Ruajtja e tij, punë kjo që e kërkonte vetë, me kalimin e kohës u bë problem serioz; ai u bë i burgosur i vetvetes.

“Me dëshirë që të ikte nga burgu të cilin ia imponoi vetvetes, Hitleri shkonte t’i vizitonte miqtë e tij, shkonte në kinema ose shëtiste me veturë. Por, në gjithë këtë gjente edhe vërtetësinë e madhështisë së vet: ‘Pozita ime është e ngjashme me atë të Papës, i cili, për shkaqe sigurie dhe për shkaqe të tjera, është i mbyllur në Vatikan’, thoshte”.

MESIA
Hitleri nuk e krahasonte veten vetëm me Papën, por edhe me figurat e mëdha historike, si Friedrichu i Madh, Oliver Cromwell dhe Napoleoni. Madje, e krahasonte veten edhe me Mesian, qoftë vetëm për gjermanët.

“Nusja ime e vetme është populli gjerman, thoshte disa herë, duke parafrazuar citatin biblik për kishën si të vetmen nuse të Krishtit”.

Ishte i besimit katolik, por, pas daljes nga burgu, ku në librin “Mein Kampf” vuri themelet e ideologjisë së vet, megjithatë kuptoi se kishën e kishte konkurrencë. Me një taktike të shkathtë, arriti ta bëjë për vete jo vetëm kishën katolike (ipeshkvinjte austriakë, për shembull, e përshëndetën haptazi Anschlussin, bashkimin e Austrisë me Gjermaninë), por edhe kishën protestante. Krerët kishtarë ngritën zërin kundër Hitlerit vetëm atëherë kur bombat shkatërruan qytetet austriake dhe gjermane, ndërsa miliona ushtarë ranë në fushëbeteja.

Hitleri, i sëmurë shumë, përditë e më tepër mbyllej në vetvete. Trupin ia dërrmoi sëmundja e Parkinsonit, e mundonin gazrat dhe e mundonte stomaku. I luajtur mendsh, më 30 prill 1945, bën vetëvrasje.

TË GJITHA SËMUNDJET E HITLERIT
• Hitleri ishte psikopat, hipohondriak me kompleks të madhështisë. Çdo ditë gëlltiste nga 28 tableta.

• Edhe pse gjatë Luftës së Parë Botërore gati qe verbuar për shkak të helmimit me gaz, publikisht, për shkak të mendjemadhësisë të tij, nuk dëshironte të mbante syza.

• E mundonin gazrat dhe stomaku. Për këtë shkak përdorte tableta që përmbanin strihnin.
• Kishte problem me zorrët.
• Pak para vetëvrasjes, e dërrmoi sëmundja e Parkinsonit: i dridheshin vazhdimisht duart dhe këmbët.
• Me gjasë, Hitleri ka pasur vetëm një testikul. Kurrë nuk u zhvesh lakuriq, as para më të afërmve.

PASARDHËSIT E FUNDIT TË HITLERIT JETOJNË NË NEW YORK: NUK KEMI FËMIJË SEPSE DUHET TË SHUHET FARA JONË
• Nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, njeriu të cilin Adolf Hitleri e quajti “nipi im i mbrapshtë”, ndërroi emrin dhe u zhduk. Dhe, përkundër të gjitha përpjekjeve të shkencëtarëve që të zbulojnë diç më tepër për diktatorin më monstruoz të shekullit XX dhe për familjen e tij, William Patrick Hitler mbeti anonim – deri para pak kohësh.

• Jeta e William Patrickut aq shumë e intrigoi gazetarin britanik, David Gardner, sa që plot pesë vjet gjurmoi pas pasardhësve të Hitlerit dhe, kur i gjeti, shkroi për ta librin “Hitlerët e fundit”. William Patricku tashmë kishte vdekur, por Gardneri arriti t’i gjejë djemtë e tij në Nju-Jork, në Long Island, ku ata jetojnë shumë të tërhequr dhe bëjnë jetë tepër modeste.

• Alex Ludolf (i lindur më 1949) është punëtor social. Louis (i lindur më 1951) jeton në banesë. Brian (i lindur më 1965) ka shtëpi të veten, ndërsa vëllai i tyre i katërt, Howard (i lindur më 1957) vdiq në një aksident rrugore më 1989.

• Pasardhësit e Hitlerit i ikin vazhdimisht publikut dhe vazhdimisht refuzojnë intervistat, qoftë edhe kur u ofrojnë honorare të majme.
• Nuk na duhen paratë e përgjakshme – thotë Alex Hitler.
• Asnjë nga vëllezërit Hitler nuk ka fëmijë. Janë marrë vesh që të mbesin pa trashëgimtarë, me qëllim që gjenet kriminale të Adolf Hitlerit të zhduken bashkë me ta.
• Duhet të shuhet fara jonë – thonë vëllezërit Hitler.
• Gardneri përshkruan se si erdhën trashëgimtarët e Hitlerit në SHBA.

• Alois, babai i Adolf Hitlerit, u martua tri herë. Djali më i madh, Alois, iku në Irlandë dhe atje u martua me Brigid Dowling, e cila, më 1911, lindi djalin William Patrick. William e vizitoi për herë të parë dajën Adolf në Gjermani, më 1929, ku qëndroi gjatë tërë verës. Hitlerin e pa edhe disa herë, në Nurnberg dhe në Berlin, ndërsa më vonë shkroi shumë reportazhe për këto takime (“Pse e urrej dajën tim”) dhe dha shumë intervista. Kur mori vesh për këtë, Fyhreri u çmend: – Do ta vras me dorën time! – bërtiste.

• Para fillimit të Luftës së Dytë Botërore, William Patrick u shpërngul në Nju-Jork, ku u martua me një vajzë me prejardhje gjermane. Më 1944, vullnetarisht u paraqit në marinën amerikane dhe atje shërbeu deri më 1947. Vdiq më 1987, kur kishte 76 vjet. Djali i tij, Alex, mburret me babin: – Babai im luftoi kundër Hitlerit. Ishte njeri i mirë…

Jeta e deputetit “kaubojs” Ndocaj në rrezik. Ministri Tahiri në alarm


Deputeti “kaubojs”, Eduard Ndocaj, i cili shquhet për sqimë të re politike ndër radhët e PS-së, i cili thotë se është kërcënuar me jetën e tij, i cili është edhe demokristian, por mbi të gjitha si mik i Edi Ramës që në muajt e fushatës së vitit 2013, i cili është piketuar si ministër i Punëve të Jashtme, por edhe ministër Integrimi në çdo rast që situata politike mundtë shkojë drejt një Qeverie Teknike, i cili flet me pasion dhe mbron Skenderbeun nga turqit, i cili ka futur një mënyrë të re pasionante të të bërit politikë dhe që ka harxhuar mbi 500 milionë lekë të deklaruara nga ai vetë për fushatën e PS-së në Lezhë, i cili nuk pyet për parti, por milition për popullin; duhet urgjent që ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të urdhërojë ngritjen e një grupi prej 12 vetash forca speciale që ta ruajnë. Po rrezikohet jeta e tij prej deputeti që solli jo vetëm kapelen kaubojse në sallën e parlamentit, porse edhe shpirtin atdhetar.

Jeta e deputetit “kaubojs” Ndocaj në rrezik. Ministri Tahiri në alarm
Prokurori i Përgjithshëm i Republikës Adriatik Llalla duhet të hetojë urgjent për kërcënimet ndaj tij. Jo vetëm familjen Meta që akuzon “kaubojsi”, por edhe sherbimet sekrete rajonale si serbe, por edhe ato turke. Engjell Ndocaj ose “kaubojsi” duke qenë një kandidat i fuqishëm për ministër i jashtëm mundet të sjellë një frymë të re diplomacie, ndryshe nga Ditmir Bushati, i cili vazhdon me metodat klasike. Mundet që shërbimet sekrete serbe të kenë në fokus për ta eliminuar në bashkëpunim me agjentët shqiptarë dhe për të krijuar një destabilitet të madh në Ballkan.

Kujtoni fillimin e Luftës së Parë Botërore. Nga Ballkani filloi Lufta e parë Botërore, me një vrasje të një Arkiduke. Ndaj ministri Tahiri urgjent të sigurojë jetën e deputetit me simbolik të këtyre viteve dhe që e ka ndërtuar jetën duke punuar me forcën e duarve të tij. Ndaj është kthyer në miliarder të madh dhe hedh edhe 500 milion lekë për PS-në që të fitonte “Rilindja”. Ai për këto ideale po shkrin pasurinë e tij.

Ka informacione se edhe sherbimet turke, nuk dihet akoma nëse kanë lidhje me familjen Meta, porse deklarata patriotike e “kaubojsit” kundër turqve të cilët shanë dhe fyen Skenderbeun para disa javëve në Lezhë mund të jetë pistë e sulmeve nga rrjetet e kriminelëve turq.

Por informacione të besueshme vijnë se Erdogan, që ka shpallur luftë të madhe ndaj Gylenit dhe gylenistëve, e ku “kaubojsi” mbetet një gylenist shqiptarë për nga vizioni europian me të cilin e shikon Shqipërinë, pra mund të jetë edhe familja Erdogan në këtë front për vrasjen e deputetit Engjell Ndocaj.

Prokurori Llalla të hetoj jo vetëm Ilir Metën urgjent, ndonëse u bë si lojë kjo që nga Tom Doshi etj, porse mundet që edhe Edi Rama të jetë pas gjithë këtij skenari të denoncuar sot nga deputeti.

Nëse rrëzohet nga kryeministër Rama, “kaubojsi” mbetet një kandidaturë për kryeministër. Edhe Pandeli Majko është në lojë. Por fiton “kaubojsi” për një mijë arësye.

rama-ndocaj

Gjithsesi duhet urgjent ruajtja e jetës së deputetit që solli erë të re në politikën e vendit. Nga zyra e ministrit të brendshëm Tahiri thonë se janë nisur forca speciale nga Tirana për të siguruar jetën e tij, ndonëse po hetohet nga Policia kriminale e Ardian Çipës edhe për disa kërcënime ndaj deputetit prej disa drejtuesve të PS-së në Lezhë, të cilët e patën kërcënuar me vrasje deputetin, pas një konflikti të publikuar nga vetë “kaubojsi” në betejën për kreun e PS-së së Shqipërisë. Asokohe deputeti shembullor kërkoi publikisht se do të konkuronte përballë Edi Ramës dhe Ben Blushit sipas parimit “një anëtar-një votë”.
rama-ndocaj
Ruajeni jetën deputetit!

Shteti ka filluar hetimet, pasi deputeti ka bërë denoncim në Facebook. Mësohet se janë vënë nën përgjim që pas denoncimit të tij telefonat e disa deputetëve, të Ilir Metës ( ndonëse numrin e tij e ka merak vetë Tahiri), telefonat e drejtuesve të PS-së në Tiranë dhe Lezhë, të një ish-deputeti të PS-së si dhe një numër bandash kriminale që veprojnë zonën e Mirditës dhe Shkodrës. Problemi po ndiqet direkt edhe nga Presidenti i Republikës Nishani si dhe nga ish-kryeministri Berisha, pasi deputeti Ndocaj është deputet i djathtë me bindje, pavarësisht se edhe i majtë nga kandidimi. Eshtë mbi partitë.

Lezha ndjehet krenare që një deputet të tillë shembullor.

Ja kush është Romana Vlahutin, të dhënat dhe eksperienca e diplomates kroate

romana

Romana Vlahutin, e cila pritet që së shpejti të zyrtarizohet si ambasadorja më e re e Bashkimit Evropian në Tiranë, duke zëvendësuar kështu Ettore Sequin, ka një eksperiencë të gjerë në fushën e politikës rajonale dhe evropiane.

Romana Vlahutin ka mbaruar studimet dhe ka marrë diplomën “Bachelor” në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Sociale në Universitetin e Zagrebit, ndërsa studimet Master në Shkollën e Qeverisë “J.F.Kennedy” në Universitetitn e Harvardit në SHBA, ku është specializuar në fushën e menaxhimit të konfliktit dhe të sigurisë kombëtare.

Pas mbarimit të studimeve në fillimet e saj ka punuar si gazetare dhe redaktore në Radion 101, ndërsa në vitet 1991-1992 ka punuar si gazetare për mediat ndërkombëtare BBC e CNN në zyrën e yrën e Gazetarëve të Jashtme të Ministrisë së Informacionit në Kroaci.

Më pas ajo ka marrë pjesë në punët e Komisionit Bassiouni të OKB-së, ndërsa në vitet 1994-1997 ka qenë analiste në Ekipin e Strategjisë të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë si dhe studiuese në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë, në zyrën e Washington.

Vlahutin ka punuar në një studim mbi zgjerimin e NATO-s në Evropën Juglindore në Institutin RAND. Nga viti 2000 e tutje, ajo ka shërbyer në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kroacisë si diplomate në Departamentin Politik të ambasadës kroate në Uashington, shefe e Politikës, Analizës dhe Planifikimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, si dhe shefe e Departamentit Politik dhe zëvendësambasadore kroate në Beograd.

Nga viti 2006-2007 ajo ka qenë drejtor e politikës së misionit të OSBE-së në Kosovë. Ajo ka shkruar një numër esesh dhe letrave në kulturën dhe artin, si dhe dokumente të ekspertëve mbi marrëdhëniet ndërkombëtare.

Po ashtu ajo mori pjesë në mënyrë aktive në dhjetëra konferenca ndërkombëtare marrëdhënieve organizuar nga institutet e mëdha dhe grupe ekspertësh. Ajo është lektore në një numër programesh të lidershipit politik në shkollat për politikanët e rinj. Aktualisht ajo është Këshilltare e Punëve të Jashtme e Presidentit të Kroacisë.

Lexoni:

http://www.gazetatema.net/web/2016/07/22/profil-romana-vlahutin-kroatja-e-forte-qe-mundi-te-paprekshmit/



Gafa e Mogherinit. Romana Vlahutin del zbuluar në krah të Edi Ramës

Gafa e Mogherinit. Romana Vlahutin del zbuluar në krah të Edi Ramës

Vendimi i fundit i ish Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle përpara se të largohej nga zyra e tij në Bruksel, ka qenë plotësimi i dëshirës së kryeministrit shqiptar Edi Rama për një emërim të fundit. Sipas zërave, kërkesa e Edi Ramës ishte që Fyle të emëronte si ambasadore të BE-së në Tiranë, një diplomate kroate të quajtur Romana Vlahutin. Siç e konfirmon edhe historia, Fyle ia plotësoi kërkesën Ramës dhe sot flokëkuqja kroate është ura kryesore lidhëse diplomatike në Tiranë mes Shqipërisë dhe Brukselit.

Në rastin më të mirë, analiza e angazhimit të saj si diplomate në Tiranë e nxjerr aktivitetin e Romana Vlahutin si anemik, ndërsa në rastin më keq dhe ashtu siç është në të vërtetë, ajo rezulton të jetë e para diplomate ngushtësisht e lidhur me interesa e një njeriu. Nuk është çështja se Romana Vlahutin qëndron në krahun e kryeministrit dhe kritikon rolin e opozits, problem është se ambasadroja e BE-së në Tiranë zbaton urdhërat e Edi Ramës për t’iu kundërvënë opozitës.

Në këtë rast “viktimat” janë shumë ndërsa i fituari është vetëm një njeri dhe intersi i tij personal politik.

“Drafti legjislativ që është aktualisht përpara Parlamentit reflekton rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe është në përputhje të plotë me standardet europiane. Është thelbësore gjithashtu, që ky draft të miratohet nga një shumicë prej 2/3­tash të parlamentarëve shqiptarë”, ka deklaruar sot shefja e diplomacisë europiane Federica Mogherini. Në pamje të parë kjo duket një deklaratë normale politike që vjen nga Brukseli për ti kërkuar “mistrecëve” të Tiranës së bëjnë Reformën në Drejtësi.

Por në një analizë të vogël të fjalëve dhe termave të përdorur, kjo deklaratë është një gafë politike e shefes së diplomacisë së BE-së në prag të takimit Rama-Basha. Ne duam dhe e besojmë fort se kjo deklaratë e zonjës Mogherini nuk është një paaftësi e saj për të interpretuar drejt dhe për të tejçuar mesazhin politik, por ne besojmë dhe e sigurtë është se znj. Mogherini është e keqinformuar ose që të jemi politikisht korrekt e dezinformuar qëllimisht.

Burimi i këtij keqinformimi nuk është i vështirë të identifikohet!…

Ajo që keq dhe dezinformon shefen politikës së jashtme të BE-së, është e njëjta zonjë e cila ditën e parë që vuri këmbë si ambasadore e BE-së në Tiranë, kritikoi opozitën për qëndrimet e veta ndaj qeverisë.

Burimi i keqinformimit të znj. Mogherini është e njëjta zonjë që para zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar i ftonte të rinjtë të lexonin në Google-in për cilësitë e kandidatëve të tyre, duke tentuar të tallej me deklaratat e opozitës që çirrej kundër kandidimit të Elvis Rroshit e Artur Bushit.

Burimi që keqinformon znj Mogherini, është e njëjta zonjë që sipas mediave të majta po të doni akuzohet se: “Në këto rrethana nuk duhet e marrë si e vërtetë hyjnore gjithcka që thotë ose bën një ambasador në Tiranë, ca më tepër ajo çupa nga Kroacia, ardhja e të cilës në Shqipëri është shoqëruar me shtimin e madh të firmave nga Zagrebi që marrin pjesë në tenderat publikë.”

E pra burimi i keqinformimit të znj. Mogherini është e njëjta zonjë e cila një vitë parë parë i sugjeronte mazhorancës që ta miratonte Reformën në Drejtësi me votat e saj dhe pa një marrëveshje me opozitën.

E njëjta zonjtë flokqëkuqe e cila dikur përfundoi edhe në mediat kroate për një “histori rozë”, duket se është autorja e keqinformimit dhe dezinformimit me dashje të shefes së diplomacisë së BE-së Mogherini. Është pikërisht ajo që në urdhërin e rradhës së marrë nga një sms në segmentin Surrel- Pallati 24-katësh (ku ndodhen zyrat e BE-së), rrezikon seriozisht ta shëndrrojë takimin e kërkuar nga Rama me Bashën, në një show.

Mero Baze : E dashur Romana: Na duhesh hajdute, kurvë dhe antishqiptare!


Head of EU Delegation to Albania Romana Vlahutin's interview with Janus Bugajski




Romana Vlahutin, do ta mbajë mend gjatë reformën për drejtësi në Shqipëri. Në karrierën e saj diplomatike, ajo vështirë se do të ketë shansin të përgojohet dhe sulmohet personalisht, më shumë se sa është sulmuar në Shqipëri, ku përfaqëson Bashkimin Evropian. Për gati dy vite e ca, ajo shikohet si e keqja më e madhe për opozitën dhe kundërshtarët e reformës, dhe është sulmuar si diplomate, si femër, si zyrtare, si përfaqësuese e BE, e deri dhe si kroate.

Sali Berisha i ka përmendur “dashnorë” që as në fantazinë e saj seksuale si ka parë, mediat e tij kanë shfrenuar fantazinë dhe ia kanë shumëfishuar, duke ia kthyer në orgji, pastaj e kanë akuzuar se ka manipuluar Komisioneren Mogherini, i kanë shpikur asaj deklarata që në fakt i bërë Komisioneri Hahn, dhe në fund e akuzuan se deshi të prekte dhe sovranitetin e Shqipërisë, duke i nxjerrë një gjysh ustash me rrënjë antishqiptare.
Image result for Romana Vlahutin
Për fat të mirë është ballkanase dhe në Tiranë shikon atë që ka parë dhe në Kroaci vite më parë. Shikon median e komanduar nga pushteti dhe i kujtohet Kroacia, shikon sulmet që i vijnë nga politika dhe i kujtohet Kroacia, shikon një ish-kryeministër të shfytyruar që e sulmon personalisht dhe i kujtohet po ashtu Kroacia, me të vetmin ndryshim që kolegu i Berishës atje, është në burg, për një orë të shtrenjtë.

Sot ishin kujtuar se Vlahutin nuk paska dorëzuar në afat formularin e deklarimit të pasurisë në Kroaci dhe e kishte sqaruar këtë më pas pa pasur asnjë penalitet. Por kjo nuk kishte rëndësi. Të gjithë titujt kundër saj ishin: “Vlahutin nën hetim, ka fshehur pasurinë në Kroaci” , “Vlahutin hajdute, ka fshehur milionat…” etj.

Nëse ia përkthen shtypit kroat ato që ka shkruar shtypi shqiptar për të, do të krijohej ideja se në këtë vend shtypi nuk të lejon asnjë shkelje procedurale në afat për deklarim dhe jo më të vjedhësh. Shtypi ynë puritan, që nuk ia fal dot një qytetareje kroate, pse nuk e ka marrë në kohë kërkesën për deklarim pasurie, është shtypi i Sandrit, që zapton pasuri publike dhe bëhet milioner nga pushtetet që ndërrohen dhe ai u lëpihet, shtypi i“Obezit”, që mund të rigëlltisë disa herë honoraret vetëm mos t’i shpëtojë ndonjë pa marrë për shërbimin e radhës, shtypi i Saliut, mbesat dhe nuset e të cilit, u bëjnë karshillëk shqiptarëve, jo vetëm me bythë dhe gjoks përjashta, por mbi të gjitha me miliardat që i kanë grabitur këtij vendi, duke i shpenzuar në plazhe luksoze.

Ky shtyp tërësisht i korruptuar dhe i pafytyrë, ky shtyp që ka heshtur për krimet në këtë vend, ky shtyp që ka lavdëruar vrasësit e 21 janarit dhe Gërdecit, është i papërkthyeshëm në lajmet rreth ambasadores Vlahutin që kanë mbushur sot faqet e tij.

E gjitha lidhet vetëm me një arsye. Me atë arsye që sulmohet Fatmir Xhafaj për vëllain, Vlahutini për gjithçka ka bërë në jetë dhe që do ta pasojë Donald Lu, me ato që ka bërë në Kirgistan apo ku dreqin ka qenë, para se të vinte këtu. Reforma në drejtësi është një revolucion, kundërshtarët e së cilës, kërkojnë që ajo të hajë të parat kokat e atyre që po e bëjnë.

Vlahutin, Lu, Xhafaj, pastaj Hahn, Mogherini, Nuland dhe pse jo në fund Merkel e Kerry, do të jenë në radhë për t’u përgojuar.

Por lajm si ky i sotmi vështirë se do vijë më. Vlahutini paska vonuar formularin e pasurisë në Kroaci. Për kroatët nuk ka bërë asnjë krim, por ne na duhet e korruptuar, kurvë dhe antishqiptare.

E dashur Romana, kështu na duhesh: Hajdute, kurvë dhe antishqiptare. Nuk është faji jonë që na gjete në këtë ditë të keqe, për të na diktuar reformën. Dhe si ty na duhen të gjithë ata që po tentojnë të na hetojnë, gjykojnë dhe pastaj dënojnë! Ndryshe del që jemi ne, hajdutë, kurva dhe antishqiptarë! Dhe burra shteti!

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...