2016-09-04

Vepër e madhe që zhvesh Mashtrimin e Madh

Image result for bardhyl mahmuti

Bardhyl  (Beqir -Berisha )Mahmuti ishte pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1981, i dënuar me disa vite burgim, pas daljes nga burgu emigroi në Zvicër, ku ishe një ndër udhëheqësit e LPK-së, derisa gjatë luftës në Kosovë ishte përfaqësues politik i UÇK-së në Evropë. Ai kishte mbajtur 27 konferenca në Kombet e Bashkuara, derisa pas luftës ishte i angazhuar në jetën politike në Kosovë, por edhe në Maqedoni.


Image result for bardhyl mahmuti



Mahmuti është politolog i magjistruar në Universitetin e Lozanës në Zvicër.

Floripress/Flori Bruqi

********************

Prof.Dr.Jakup Krasniqi 


......Pasi e lexova në dorëshkrim këtë vepër, në cilësinë e historianit them pa mëdyshje se Bardhyl Mahmuti i afron lexuesit një vepër monumentale sepse libri hedh dritë mbi shumë çështje që janë përdorur për të shtrembëruar të vërtetën në opinionin publik ndërkombëtar. Kriminelët vazhdojnë t’i vërtetojnë krimet e tyre kundra shqiptarëve duke vazhduar propagandat e tyre kundra shqiptarëve. Ato duke përhapur gënjeshtra me qëllim që të largojnë vëmendjen nga e vërteta përpiqen ta bëjnë mendjen të harrojë të vërtetat e krimeve sllave kundra shqiptarëve. Në këtë luftë të vazhdueshme psikologjike kundra shqiptarëve, përfshihen me dashje ose pa dashje edhe disa shqipfolës emocionalë dhe dritëshkurtër.

Libri-MiM

Autori i kushton një kapitull të veçantë vrasjes së civilëve të pafajshëm në fshatin Reçak. Kur lexohet me kujdes ky libër lexuesi do të dallojë se çka fshihet prapa debateve dhe polemikave lidhur me cilësimin e kësaj tragjedie si “masakër” apo mohimin e këtij cilësimi. Duke u mbështetur në konventën ndërkombëtare për parandalimin dhe dënimin e gjenocidit, që përbën bazën juridike të së Drejtës Penale Ndërkombëtare, autori e zbulon edhe këto vrasje që ishte pjesë e politikës së genocidit që pushteti i Beogradit e kishte përgatitur dhe zbatuar kundër shqiptarëve të Kosovës. Vetëm me një analize të këtillë sqarohet pse spastrimi etnik, dhuna seksuale dhe vrasjet që kishin për qëllim shkatërrimin e tërësishëm apo të pjesshëm, fizik ose biologjik të shqiptarëve të Kosovës, përbëjnë gjenocid.
Image result for bardhyl mahmuti
Krahas ndriçimit të kësaj çështje thelbësore, në veprën e Bardhyl Mahmutit trajtohen në mënyrë shkencore dhe zhvishet në tërësi ajo që fshihet prapa cilësimit të shoqërisë shqiptare “si shoqëri klanore” Pse emërtimi “mafia shqiptare” u sajua me qëllim që të njolloset dhe përçmohet UÇK?

Kush e sajoi atë emërtim dhe cilët janë intelektualët që hynë në kumbarinë e përhapjes së asaj sajese?
Ngushtësisht e lidhur me këtë formë të njollosjes dhe përçmimit të shqiptarëve dhe UÇK, autori sqaron në libër se kush e sajoi gënjeshtrën për “Trajtimin çnjerëzor të personave dhe trafikimin kundërligjor me organe njerëzish në Kosovë”.

Në cilat burime të dhënash u mbështetën Carla del Ponte, Dick Marti dhe shumë të tjerë të animit ideologjik të majtë apo të djathtë që shpërndanë atë gënjeshtër? Kush qëndron prapa vrasjes së civilëve në Kosovë?
Image result for bardhyl mahmuti
Çka përmbajnë listat e krimeve që i vishen UÇK? Pse krijimi i Gjykatës Speciale për të hetuar akuzat e Dick Marty-t është diktat ideologjik i politikës mbi drejtësinë? Këto dhe shumë pyetje tjera të lidhura me Mashtrimin e Madh në opinionin publik gjejnë një përgjigje shkencore në librin e Bardhyl Mahmutit.

****

Adil Fetahu: Akademiku, Ali Hadri, në mbrojtje të Flamurit Kombëtar

Akademik Ali Hadri ishte dhe, me veprën që la pas, mbetet njëni nga intelektualët, studiuesit dhe shkencëtarët ndër më të shquarit të kombit shqiptar. Me punën e tij kërkimore-shkencore, arsimore, edukative, botuese, ka lënë gjurmë të pashlyeshme e trashëgimi të çmueshme në arsimin, shkencën dhe kulturën kombëtare shqiptare. Historiani anglez, Noel Malkolm, në librin e tij: “Kosova – një histori e shkurtër” (fq.352), ka shkruar: “Disa intelektualë shqiptarë u sulmuan me motiv se kishin qëndrime nacionaliste në shkrimet e tyre; një ndër më të shquarit nga këta ishte profesor Ali Hadri…”.

Ali Hadri

Akademik Ali Hadri, me veprat e tij ishte kundërshtari më energjik dhe më i guximshëm i nacionalizmit destruktiv dhe forcave unitariste serbomëdha. Ai ishte ndër të parët që kërkoi dhe argumentoi të drejtën e shqiptarëve për republikë. Ai ishte mbrojtësi më energjik i Flamurit Kombëtar Shqiptar, i ruajtjes së pamjes autentike-historike dhe i lirisë dhe të drejtës së përdorimit të Flamurit ndër shqiptarët në Jugosllavi (madje, nga dashuria për këtë simbol kombëtar, edhe njenit prej djemëve të tij ia kishte vu emrin – Flamur).

Pas vdekjes së kryetarit të Jugosllavisë, Josip Broz Tito, e sidomos pas demonstratave të vitit 1981, forcat nacionaliste dhe unitariste serbe u ringjallën dhe riaktivizuan me tërë arsenalin politik e propagandistik, kundër pozitës dhe progresit të shqiptarëve në Jugosllavi, veçmas në Kosovë. Ato forca preknin në pikat më të ndieshme të çështjes kombëtare: te universiteti dhe arsimi në përgjithësi, tekstet, kultura, flamuri, aq sa arritën të bëjnë ndryshime në Flamurin Kombëtar, duke i vu një yll të kuq në skajin e sipërm në të majtë të flamurit. Gjeneratave të asaj kohe, iu kujtohet ajo pamje e flamurit, dhe mënyra se si shqiptarët e mbështillnin flamurin nëpër shtizë, deri në gjysëm, që të mos shihej ylli! Akademik Ali Hadri, në mbrojtje të pamjes dhe të drejtës e lirisë së përdorimit të Flamurit Kombëtar, pëveç debateve e shkrimeve të shumta, prej vitit 1981 deri më 1986, tri herë iu shkroi letër të hapur organeve më të larta shtetërore të Jugosllavisë dhe mediave, në mbrojtje të flamurit. Njeni nga politikanët e lartë shqiptarë të asaj kohe (…), i kishte thënë Akademik Ali Hadrit: “Nuk ke pasur nevojë t’u shkruash letër dy kryesive të shtetit. Do të mjaftonte që të shkruaje kundër acionalizmit dhe separatizmit shqiptar, dhe do të ishe i nderuar dhe i respektuar nga shteti”! Ndërka, profesor Ali Hadri ia kishte këthyer: “Unë nuk mundem dhe nuk dua të shkruaj kundër popullit tim. Këtë punë ta kemi lënë ty”! Kjo përgjigje, dhe puna e tij atdhetare, i kishte kushtuar me shkarkim nga posti i drejtorit të Institutit të Historisë dhe përjashtim prej pune në atë Institut, të cilin e kishte themeluar vetë Akademik Hadri.

Akademik Ali Hadri ka qenë intelektual e shkencëtar i guximshëm. Ka zhvilluar polemika publike me shumë personalitete, ndër të cilat më e njohura është ajo me Svetozar Vukmanoviq Tempon, lidhur me “Memoaret” e tij që gëlonin gënjeshtra e shpifje, por edhe me shumë historian e akademikë serbë. Një vale reagime e replika ka zhvilluar me Redaksinë e Enciklopedisë së Jugosllavisë, lidhur me tekstin “Shqiptarët” dhe “Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave”. Ai ka zhvilluar luftë të ashpër kulturore dhe kurrë nuk ka ngurruar t’i kundërvihet cilitdo që ka prekur në interesat kombëtare shqiptare. Atë shumë herë e kanë sulmuar politikanë, akademikë, historianë e media serbe, duke e quajtur nacionalist dhe irredentist. Duke u përgjigjur një shkrimi të tillë, Akademik Hadri thoshte: “Aspak nuk shqetësohem nëse do të bëhem viktimë e sadizmit politik, sepse edhe ashtu do ta kem fatin tragjik të popullit tim”. Ky ishte Akademik Ali Hadri, i patrembur në mbrojtje të çështjes kombëtare. Në vazhdim, po japim përmbajtjen e një letre të hapur, që ua kishte dërguar organeve më të larta shtetërore të Jugosllavisë dhe mediave, në mbrojtje të Flamurit Kombëtar Shqiptar. Letra është përpiluar dhe dërguar në gjuhën serbokroate, e për këtë botim e përktheva unë, me kënaqësi dhe lehtësi, sepse Akademik Ali Hadri shkruante qartë e rrjedhshëm. Ja përmbajtja e plotë e Letrës së hapur e Akademik Ali Hadrit:

“PËR PËRDORIM TË BARABARTË TË FLAMURIT AUTENIK KOMBËTAR DHE REVOLUCIONAR TË POPULLIT SHQIPTAR

Në vend të hyrjes

Është e ditur se valvitja e flamujve si simbole shtetërore, nacionale, shoqërore, politike, etj., jo vetëm se është akt përparimtar i botës së qytetëruar, por është edhe nder dhe krenari e bashkësisë sonë shumënacionale – RSFJ. Praktika disavjeçare e barazisë nacionale, e shprehur edhe përmes përdorimit të barabartë të Flamurit Kombëtar dhe Revolucionar Shqiptar, është rrënuar në formën drastike kohëve të fundit, duke nënvlerësuar këtë simbol tonin, veçmas nga forcat antikomuniste, dhe kjo është bërë për shkak të qëllimeve dhe përpjekjeve jo të shëndosha antishqiptare dhe anticivilizuese.

Kundërshtarët më të zëshëm të Flamurit Kombëtar dhe Revolucionar Shqiptar janë forcat e djathta reaksionare, të cilat, të frymëzuara nga shovinizmi tradicional borgjez antishqiptar, pa fije turpi kërkojnë që të ndalohet përdorimi i flamurit tonë, duke arsyetuar me pretekste të rrejshme, kinse ky flamur gjatë historisë paska qenë simbol i armiqësisë ndaj popujve jugosllavë. Sa është absurd kjo shpifje flagrante, akoma më e mbrapshtë është kërkesa e shovenistëve të tërbuar që të ndalohet ky flamur, i cili në kontinuitet shumëshekullor ka qenë dhe ka mbetur simbol i pacënueshëm i popullit tonë paqëdashës dhe revolucionar.

E drejta për flamurin kombëtar dhe përdorimin e tij të lirë e të barabartë në një shtet multinacional, sikurse është bashkësia jonë vetëqeverisëse socialiste, është e pandashme dhe e lidhur me të drejtat elementare nacionale. Në bazë të kësaj të drejte kombëtare të pacënueshme, dhe në bazë të vullnetit të popullit, që flamuri në asnjë mënyrë të mos përdhoset, as në aspektin e ndryshimit eventual të formës, as në pikëpamje të kufizimit eventual të lirisë së përdorimit të barabartë në RSFJ,- për herë të tretë po ju shkruaj letër të hapur (herën e parë kam reaguar më 22 korrik 1981, ndërsa herën e dytë më 21 shkurt 1983), me shpresë se në këtë mënyrë do të ndihmojmë, për aq sa është e mundur në kushtet tona, për të eliminuar mendimet e mbrapshta dhe keqpërdorimet drakonike në raport me flamurin tonë aq të dashur në masën e popullit shqiptar.

Pak histori
Rëndësia e madhe e flamujve të të gjitha kombeve, e kështu është edhe e flamurit të popullit shqiptar, mund të kuptohet plotësisht poqese ky simbol shikohet në kontekst të zhvillimit historik të popullit, ngase fatet e tyre janë historikisht të ndërlidhura. Flamuri shqiptar është poashtu i lidhur me fije të pashkëputshme me fatin e popullit, qysh prej shkullit të mesëm, do të thotë prej kohës së Gjergj Kastriotit Skenderbeut, personalitet historik i cili për një çerek shekulli e udhëhoqi me sukses rezistencën antiosmane, e cila jehoi fuqishëm në vendet ballkanike dhe evropiane. Pikërisht asokohe ky simbol i luftës heroike të popullit tonë kundër pushtuesve osmanë është bërë i njohur dhe për te është folur me respekt të lartë. Qysh prej epokës së lavdishme të Skenderbeut, e deri më sot, flamuri ka qenë simbol kombëtar i popullit shqiptar, gjë që tregon rëndësinë e tij historike.

Gjatë sundimit të pushtuesve osmanë në Ballkan, populli shqiptar, me flamurin e vet në ballë, ka zhvilluar luftëra të pandërprera me shekuj për mbrojtjen e vet, për ekzistencë dhe për identitet kombëtar, për liri dhe pavarësi nacionale, sikur edhe popujt e tjerë liridashës dhe revolucionar të Ballkanit.

Në shekullin XIX dhe në fillim të shekullit XX, në kohën e formimit të kombeve, zgjimit kombëtar dhe zhvillimit të lëvizjeve kombëtare të popujve të Ballkanit, procesit të njohur historik që u zhvilluan në kushtet e rënies së feudalizmit e të lindjes së kapitalizmit, e që është veçori edhe e popullit shqiptar, flamuri ynë, si simbol i luftës për liri e pavarësi kundrejt pushtimit osman, mori karakter të përgjithshëm kombëtar. Ngritja e flamurit kombëtar shqiptar në Vlorë, më 28 nëntor 1912, si kurorëzim i suksesshëm i rilindjes kombëtare shqiptare, simbolizoi shpalljen e pavarësisë kombëtare të Shqipërisë. Prej kësaj date të rëndësishme historike, ky flamur u bë edhe simbol i shtetit të pavarur shqiptar.

Edhe pas luftërave ballkanike, flamuri kombëtar shqiptar, i ngulitur thellë në ndërgjegjën e popullit shqiptar, nuk ka pushuar të jetë simbol kombëtar, pa marrë parasysh kufijtë politik midis shteteve ballkanike të asaj kohe, gjë që është fakt i pamohueshëm që në mënyrën të qartë u shpreh në rezitencën kombëtare shqiptare në kohën e Luftës së Tretë Ballkanike dhe gjatë Luftës së Parë Botërore. Midis dy luftërave botërore, flamuri kombëtar shqiptar, si simbol kombëtar, qëndroi thellë në ndërgjegjën historike të masave shqiptare, që posaçërisht u manifestua në rezistencën nacionale shqiptare në Kosovë (1918-1928) kundër eksploatimit social dhe shtypjes së pamëshirshme nacionale nga borgjezia hegjemoniste serbomadhe.

Në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, flamuri kombëtar shqiptar pësoi ndryshime të qenësishme nga okupatori fashist Italian dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët ia mbërthyen nga të dy anët shenjën e Liktorit (ambelemi i fashistëve Italianë), ndëra dy krerët e shqiponjës – kurorën mbretërore të dinastisë së Savojës. Kjo ngjarje e hidhur realisht shënoi robërimin e popullit shqiptar. Ai flamur i përdhosur nga fashistët, ishte simbol i pushtetit kuisling fashist. Kundër përdhosjes së flamurit, në mënyrë të vendosur ngritën zërin komunistët dhe antifashistët shqiptarë, e pastaj edhe me manifestime dhe demonstrata masovike, madje edhe me atentat kundër mbretit të Italisë fashiste, Viktor Emanueli III, duke shprehur kështu kulmin e zemërimit kundër fashizmit Italian dhe tradhtarëve të vendit. Pas kapitullimit të Italisë fashiste, okupatori nacist gjerman, për motive demagogjike, u deklarua për falmurin shqiptar pa shenjat e fashizmit, me qëllim që të krijohet përshtypja e rrejshme te shqiptarët, kinse ishte për pavarësi të njëmendët të Shqipërisë.

Lëvizja nacional-çlirimtare e Shqipërisë e ka përdorur Flamurin Shqiptar me yllin e kuq pesërrembësh mbi shqiponjën dykrenare. Kështu ishte vendosur në Konferencën e Pezës, të mbajtur më 16 shtator 1942, në të cilën u shqyrtua çështja e bashkimit të popullit shqiptar në një front të vetëm , unik, në luftën kundër okupatorit fashist dhe bashkëpunëtorëve të tij. Në atë Konferencë ishte vendosur që çetat partizane, si shenjë dalluese do të bartin shenjën partizane, flamurin kuqe-zi me yll të kuq pesërrembësh, ndërsa çetat vullnetare të bartin flamurin kuqe-zi (pa shenja tjera,a.f.). Ylli i kuq pesërrembësh, si shenjë dalluese e partizanëve, simbolizonte përmbajtjen revolucionare të luftës antifashiste për çlirimin nacional dhe social, dhe bashkimin në solidaritetin ndërkombëtar të luftëtarëve revolucionarë antifashistë të mbarë botës, e veçmas vëllazërimin e partizanëve shqiptarë dhe atyre jugosllavë, të cilët me luftën e tyre ishin shembull i vërtetë se si duhet të luftohet kundër okupatorit fashist dhe tradhtarëve të të gjitha ngjyrave. Sipas shembullit të partizanëve të Jugosllavisë, ku lufta partizane kishte marrë hov qysh në korrik të vitit 1941, filloi të përdoret ylli i kuq pesërrembësh edhe te partizanët e Shqipërisë, me çfarë shprehej bashkëpunimi i fuqishëm ndërkombëtar i dy lëvizjeve më të rëndësishme nacional-çlirimtare të asaj kohe – jugosllavo-shqiptare.

Përdorimi i flamujve kombëtar me yllin e kuq pesërrembësh, dmth. edhe atij shqiptar, ka qenë veçori dalluese e lëvizjes nacionalçlirimtare të Jugosllavisë, mu për shkaqet e përmendura. Edhe partizanët shqiptarë, si luftëtarë të kësaj lëvizjeje, e kanë përdorur flamurin e vet kombëtar me yllin e kuq pesërrembësh. Në të vërtetë, trekolori jugosllav, bashkë me flamujt nacional të popujve jugosllavë, por edhe me flamurin shqiptar, të gjitha këto me yllin e kuq pesëcepësh, si shenjë partizane e ndryshimeve revolucionare brënda vendit dhe e solidaritetit ndërkombëtar të antifashistëve të të gjitha kontinenteve, u bënë simbole të revolucionit socialist të Jugosllavisë. Urdhërin për të përdorur flamujt nacionalë me yllin e kuq pesërrembësh, për shenjat në kapelat partizane, në përshëndetjet partizane si dhe për tekstin e betimit të partizanëve, e ka dhënë Shtabi i Përkohëshëm i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare për Kosovë e Metohdi, më 1 nëntor 1942, në frymën e linjes së njohur të PKJ në lidhje me këtë çështje. Nën këtë flamur kanë dhënë jetën e tyre mijëra partizanë shqiptarë, të bashkuar e të vëllazëruar me partizanët jugosllavë.

Pas çlirimit, Flamuri Kombëtar-Revolucionar vazhdoi të valvitej në tërë Shqipërinë, ndërsa përligjjen e tij edhe si flamur shtetëror i RPSh (Republikës Popullor të Shqipërisë,a.f.), e ka bërë Kuvendi Kushtetutëdhënës, në janar të vitit 1946. Me atë akt ligjor, u kurorëzua një nga fitoret e revolucionit popullor shqiptar.

Poashtu, pas çlirimit, edhe në RSFJ vazhdoi të valvitej edhe Flamuri Kombëtar dhe Revolucionar Shqiptar, sëbashku me trekolorin jugosllav të partizanëve, dhe me flamujtë e tjerë kombëtarë e revolucionarë të popujve të Jugosllavisë, si dëshmi e qartë e barazisë dhe vëllazërim-bashkimit të popujve tanë. Mirëpo, më vonë, ajo praktikë revolucionare e lirisë së përdorimit të Flamurit të popullit shqiptar ndryshoi rrënjësisht, ngase përdorimi i tij u ndalua, me shpjegime të rrejshme, kinse ai është simbol ekskluziv shtetëror i RPSh. Kjo ngjarje e pakëndshme ka pasur ndikim serioz në përkeqësimin e marrëdhënieve ndërnacionale në vendin tonë.

Pas Plenumit të Brioneve, ndalimi i përdorimit të lirë të Flamurit të Popullit Shqiptar me të drejtë u karakterizua si shkelje flagrante e të drejtave elementare kombëtare nga ana e forcave unitariste, të cilave nuk iu shkonte në favor barazia e popujve tanë. Duke i luftuar njëkohësisht forcat unitariste, në një atmosferë demokratike u vendos përsëri përdorimi i lirë dhe i barabartë i flamurit tonë kombëtar dhe revolucionar, që do të thotë se u riafirmua një e drejtë nacionale me rëndësi jetike. Ky akt internacional i LKJ u përshëndet në mënyrë plebishitare nga masat e popullit shqiptar në RSFJ. Rreth pesëmbëdhjetë vjetë (1966 – 1980), gjatë kohës sa ishte gjallë kryetari Tito, personaliteti më i shquar i historisë së Jugosllavisë së re Socialiste, Flamuri ynë Kombëtar valvitej lirisht, sëbashku me Flamurin e shtetit jugosllav dhe me flamujt tjerë nacionalë të vendit. Ishte ajo periudhë e zhvillimit të hovshëm të popullsisë shqiptar në të gjitha sferat e jetës, veçmas në superstrukturë, që me të drejtë u quajt rilindje e shqiptarëve, në krahasim me periudhën e parabrioneve kur forcat unitariste me në krye Aleksandër Rankoviqin bënin deformime të tmerrshme me të cilat shkaktuan dëm të frikshëm popullit shqiptar në tërë vendin: terror masiv mbi shqiptarët, veçmas me të ashtuquajturin aksioni i mbledhjes së armëve nga shqiptarët e Kosovës, njësoj sikur ai në vitin 1940 i kryer nga Jugosllavia borgjeze; shpërngulja në përmasa masive e Shqiptarëve, e cila ka filluar qysh nga Luftërat Ballkanike; kufizimi drastik i të drejtave të zhvillimit të identitetit kombëtar shqiptar, veçmas të arsimit të lartë, dhe të kulturës e shkencës shqiptare; reduktimi maksimal i statusit autonom të Kosovës, duke e shndërruar në një formë të thjeshtë me përmbajtje të varfër; keqpërdorimi i traditës nacionale pozitive të shqiptarëve, veçmas të gjuhës, letërsisë, historisë dhe folklorit; përhapjes së mosbesimit dhe urrejtjes ndaj popullit Shqiptar; përgatitjet për eliminimin e udhëheqjes politike të Kosovës, posaçërisht përmes të ashtuquajturit Procesi i Prizrenit,- e gjithë kjo me qëllim që jeta e masave të popullit Shqiptar në Jugosllavi të bëhej plotësisht e padurueshme.

Në këtë moment

Dhe sikur historia po përsëritet. Pas vdekjes së kryetarit Tito, në kushte të krizës së përgjithshme shoqërore dhe ekonomike, u ndryshuan shumë raportet shoqërore-politike në favor të forcave unitariste, të cilat po i nxisin forcat antikomuniste të ngjyrave të ndryshme, që të ngritën kundër fitoreve të revolucionit socialist dhe kundër identitetit nacional revolucionar, do të thotë edhe kundër Flamurit Kombëtar dhe Revolucionar Shqiptar. Mendimi destruktiv i forcave antikomuniste ndaj Flamurit Kombëtar dhe Revolucionar Shqiptar, që dëshmon për krizën e thellë të marredhënieve ndërnacionale në tërë vendin, gjithnjë e më tepër po gjenë vend dhe hapësirë në mjetet e informimit, dhe kështu po ndikon negativisht në një pjesë të opinionit publik, duke krijuar kështu disponim ekstrem antishqiptar, me pasoja të rënda. Kohëve të fundit, dhe momentalisht, Flamuri Kombëtar dhe Revolucionar Shqiptar është bërë objekt i analizave dhe shqyrtimeve kontradiktore, në nivel komunal, krahinor, republikan dhe federativ.

Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë është një ndër bashkësitë e rralla shumënacionale në botë, e cila ua ka njohur pakicave të drejtën e përdorimit të flamujve të tyre nacionalë. Kjo e drejtë pas Plenumit të Brioneve është rregulluar në mënyra të ndryshme në republika dhe në krahina të ndryshme socialiste. Kështu, në Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës e drejta e përdorimit të flamujve kombëtar nga kombësitë është rregulluar me nenin 6 të Kushtetutës së saj; në Republikën Socialiste të Maqedonisë është rregulluar me ligj të posaçëm; në Republikën Socialiste të Malit të Zi është rregulluar me norma të statutit të komunës; në Republikën Socialiste të Kroacisë poashtu me statutet e komunave në pajtim e ligjin republikan; në Krahinën Socialiste Autonome të Vojvodinës gjithashtu me norma në nivel të komunave; në Republikën Socialsite të Serbisë, jashtë territorit të krahinave autonome, poashtu është rregulluar me norma të statuteve të komunave.

Jo vetëm rregullimi juridik, veçse edhe praktika e përdorimit të flamujve kombëtar të kombësive ishte dhe është e ndryshme nëpër republika e krahina. Një keqpërdorim drastik në këtë plan është bërë në RS të Malit të Zi, ku është ndaluar “përkohësisht” përdorimi i Flamurit Kombëtar dhe Revolucionar Shqiptar, në bazë të vendimit të Kryesisë së Lidhjes Socialiste, duke arsyetuar këtë masë të padrejtë, kinse këtë po e dëshiron kombësia shqiptare në mjediset e bashkësive të përziera, gjë që është gënjeshtër e vrazhdë, ngase është në kundërshtim me faktin se populli shqiptar gjatë historisë flamurin e ka adhuruar si simbol të shenjtë, dhe për këtë masat shqiptare i kanë mbetur besnike flamurit të vet edhe në bashkësinë tonë socialiste.

Në këtë moment, në qendër të vëmendjes dhe interesimit të opinionit shoqëror janë mendimet dhe qëndrimet lidhur me të ashtuquajturin rregullimin unik të formës (pamjes) dhe përdorimit të flamujve të kombësive, duke ia shtuar një nga tre simbolet e sovranitetit shtetëror të RSFJ. Tri Kryesitë e nivelit federativ: Kryesia e KQ të LKJ, Kryesia e RSFJ dhe Kryesia e LSPPJ, kanë marrë qëndrim që në flamurin tonë kombëtar, ylli i kuq partizan të zëvendësohet me yllin e kuq pesërrembësh të Flamurit Shtetëtor të Jugosllavisë; Kryesia e LSPP të Kosovës ka mendimin se ylli i kuq pesërrembësh i Flamurit Shtetëror të Jugosllavisë të vendoset në këndin e majtë të sipërm të Flamurit tonë kombëtar, duke hequr yllin e kuq pesërrembësh ekzistues mbi shqiponjën dykrenare; në Kuvendin Federativ, dhe jo vetëm aty, dëgjohën zëra të cilët kërkojnë vendosjen e trekolorit jugosllav, apo të stemës jugosllave në këndin e majtë të pjesës së sipërme të flamurit tonë kombëtar, duke mos e hequr yllin e kuq pesërrembësh partizan. Të gjitha këto të dhëna i gjejmë në shtypin ditor dhe revial jugosllav.

Besojmë se nuk është e tepërt të japim edhe mendimin tonë, aqë më tepër që deri më tash nuk kemi pasur rastin të lexojmë në gazeta apo në revista mendimin e asnjë shkencëtari shqiptar lidhur me këtë problematikë. E para, kërkesa për ndryshimin e formës së Flamurit Kombëtar dhe Revolucionar Shqiptar nuk ka bazë të shëndoshë në asnjë pikëpamje, ngase çdo ndryshim në këtë Flamur në të vërtetë do të thotë eliminimi i tij i plotë nga territori i RSFJ-së, dhe eliminimi i plotë i një tradite nacionale dhe revolucionare të popullit shqiptar, si tërësi kulturo-historike, të cilën me të drejtë e afirmon Programi i LKJ-së. E dyta, çfardo ndryshimi i Flamurit Kombëtar dhe Revolucionar Shqiptar, duke ia shtuar çfarëdo simboli të RSFJ-së, do të thotë krijimi i një flamuri tjetër – të ashtuquajtur të kombësisë shqiptare në Jugosllavi. Në këtë mënyrë, realisht bëhet ndërrimi rrënjësor i tezave: përmes të ashtuquajturit flamuri i kombësisë shqiptare, eliminohet Flamuri Kombëtar dhe Revolucionar i Popullit Shqiptar (si tërësi,a.f.). E treta, çfarëdo ndryshimi i Flamurit Kombëtar dhe Revolucionar Shqiptar, do të thotë një akt antihistorik, jo vetëm ndaj historisë nacionale të popullit tonë, veçse edhe ndaj traditës internacionale të revolucionit socialist të Jugosllavisë. E katërta, çdo ndryshim i Flamurit Kombëtar dhe Revolucionar Shqiptar, do të thotë shkelje flagrante e vullnetit të kombësisë shqiptare, e cila dëshiron ta ruajë traditën dhe identitetin e vet përmes flamurit autentik historik të popullit shqiptar, pa marrë parasysh kufijtë politikë. E pesta, çdo ndryshim i Flamurit Kombëtar e Revolucionar Shqiptar, kundër vullnetit të kombësisë shqiptare, do të thotë keqpërdorim i të drejtave elementare nacionale dhe i barazisë nacionale, të garantuara me sistemin tonë të brendshëm. E gjashta, çdo ndryshim i Flamurit Kombëtar dhe Revolucionar Shqiptar, duke ia mohuar kombësisë shqiptare të drejtën e referendumit që të deklarohet për këtë çështje me randësi jetike për identitetin e saj nacional, do të ndikonte keq në marrëdhëniet ndërnacionale në vend dhe në botën e qytetëruar në tërësi, sepse këtu është fjala për një të drejtë nacionale të njohur në bashkësinë tonë si e pacënueshme. E shtata, çfarëdo kufizimi eventual i lirisë dhe barazisë së përdorimit të Flamurit Kombëtar dhe Revolucionar Shqiptar, nuk do të ishte në pajtim me politikën LKJ dhe të bashkësisë sonë socialiste për barazinë nacionale. E teta, fjalimi i kryetarit Tito në Kongresin IX të LKJ-së, në vitin 1969, në lidhje me Flamurin Kombëtar dhe Revolucionar Shqiptar, nuk po interpretohet burimisht (drejtë, a.f.). Në atë fjalim, ai shprehimisht ka thenë: “Sa i përket flamurit, për të cilin është bërë fjalë mjaft, Shqiptarët në vendin tonë duhet ta kenë atë, por ai flamur gjithsesi duhet të jetë në pajtim me sovranitetin shtetëror të Jugosllavisë, dhe për këtë duhet të miratohen dispozita të qarta”. Në kundërshtim me mendimet e disa interpretuesve, të cilët këto fjalë të Titos po i identifikojnë (kuptojnë,a.f.) si kërkesë për ndryshimin e Flamurit Kombëtar dhe Revolucionar Shqiptar, duke ia shtuar ndonjë simbol të RSFJ-së,- ne mendojmë se fjala e kryetarit Tito kishte të bënte me përdorimin e Flamurit tonë Kombëtar dhe Revolucionar autentik dhe në pajtim me sovranitetin e RSFJ-së, që do të duhet të sigurohet me normë ligjore të qartë. Kryetari e kishte të qartë, para dhe pas fjalimit të tij në Kongresin IX të LKJ-së, se fjala është për Flamurin ekzistues Kombëtar dhe Revolucionar Shqiptar, e jo për ndonjë flamur joekzistues të kombësisë shqiptare. Në vitin 1971, me lejen e kryetarit Tito, Konferenca Federative e LSPPJ, pati miratuar një rezolutë për përdorimin e brabartë të Flamurit Kombëtar dhe Revolucionar Shqiptar, pa prekur pamjen e tij autentike historike. Në vitin 1974, përsëri, me pëlqimin e kryetarit Tito, në nivel federativ është marrë qëndrim se flamujt republicanë janë simbole të popujve të Jugosllavisë, ndërsa trekolori jugosllav është flamuri shtetëror i RSFJ-së. Kryetari Tito disa herë që e ka vizituar Kosovën, është pritur përzemërsisht edhe me Flamurin Kombëtar dhe Revolucionar Shqiptar, për formën të cilit asnjëherë nuk ka bërë ndonjë vërejtje konkrete. Tito e ka ditur se Flamuri Kombëtar dhe Revolucionar Shqiptar po valviatet mjaft gjatë në jug të Jugosllavisë, në rajonet me popullsi shumicë shqiptare, por asnjëherë nuk ka propozuar që ai (flamur,a.f.) të zëvendësohet me ndonjë të ashtuquajtur flamur joekzistues të kombësisë shqiptare. Me një fjalë, duhet të zbatohet në jetë porosia e Titos lidhur me përligjjen e përdorimit të Flamurit Kombëtar dhe Revolucionar Shqiptar, në mënyrë që të sigurohet nga aspekti juridik që flamuri ynë të jetë plotësisht në pajtim me sovranitetin shtetëror të RSFJ-së.

Në vend të përfundimit

Në fund të kësaj letre të hapur, po theksojmë se Flamurin Kombëtar dhe Revolucionar Shqiptar, si simbol historik i pazëvendësueshëm i popullit shqiptar, nuk duhet eliminuar me ndonjë normë ligjore apo në ndonjë mënyrë tjetër, sepse kjo do të merrej si shkelje drakonike e vullnetit të dëshmuar të kombësisë shqiptare për kontinuitetin e tij autentik dhe përdorim të lirë dhe të barabartë të flamurit, sëbashku me flamujt e tjerë të vendit, dhe se ky nuk është në kundërshtim me sovranitetin shtetëror të RSFJ-së; përkundrazi ky veçsa e forcon, ngase vetëm kombet dhe kombësitë e barabarta janë garancë e pavarësisë dhe prosperitetit të vendit; që politikën dhe praktikën e përdorimit të lirë e të barabartë të këtij flamuri, bashkë me flamujtë e tjerë të vendit, nuk duhet reviduar, ngase një veprim i tillë do të ishte plotësisht në kundërshtim me të drejtat elementare nacionale; se zëvendësimi i Flamurit Kombëtar dhe Revolucionar Shqiptar me ndonjë të ashtuquajtur flamur i kombësisë shqiptare, si akt antihistorik dhe antinacional, nuk do të pranohet nga masat shqiptare të vendit. Shkurt: Shqiptarët nuk dëshirojnë t’iu ndërrohet Flamuri Kombëtar dhe Revolucionar Shqiptar, ngase ai është fitore e rëndësishme e historisë shumëshekullore dhe e revolucionit socialist, por dëshirojnë kontinuitetin e tij në formën autentike historike, si dhe përdorimin e lirë e të barabartë të flamurit tonë, së bashku me flamujtë e tjerë, shtetëror dhe nacionalë, në RSFJ.”

Prishtinë, 27 nëntor 1986 Akademik Ali Hadri

Bardhyl Mahmuti: Gracka e re e Grackës së Vjetër


Bardhyl Mahmuti

Dy ditë pas kritikave të shumta për bojkotimin e seancës parlamentare të 1 shtatorit, ku duhej të votohej Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Lista Serbe u lëshua në sulm të ashpër. Pretekst për këtë ofensive propagandistike shërbeu dëmtimi i pllakës përkujtimore në Grackë të Vjetër në Lipjan, pllakë kushtuar civilëve serbëve të vrarë në verë të vitit 1999 që propaganda serbe ua vesh “terrorit shqiptar”.

Akti i përdhosjes së pllakave përkujtimore është akt neveritës. Por, ajo që është thelbësore në këtë çështje ka të bëjë me pyetjen se kush mund të qëndrojë realisht prapa vrasjes së këtyre civilëve serbë dhe kujt i intereson sot të bëhen akte të shëmtuara mbi pllakat përkujtimore? Pikërisht rreth kësaj çështjeje do të mundohem të jap përgjigje.

Strategjia serbe e hedhjes së gurit dhe fshehjes së dorës është një strategji tanimë e njohur dhe e pranuar edhe nga vetë intelektualët serbë. Intelektuali i parë që ngriti zërin kundër kësaj forme të veprimit ishte Mirosllav Filipociqi, gazetar i gazetës beogradase «Danas», i cili, në të njëjtën kohë ishte gazetar i «Agjencisë France-Presse» dhe analist i «Institutit Raportues për Luftën e Paqen». Për akuzat që u visheshin shqiptarëve ky gazetar serb tërhoqi vërejtjen e opinionit publik serbe se “Serbia krijoi eskadronët e përbërë nga serbë që sulmonin serbët dhe pronat e tyre në Kosovë dhe kështu i ngritën tensionet ndëretnike”. Për denoncimet e krimeve serbe në Kosovë që bëri në mediet serbe dhe ato ndërkombëtare, më 26 korrik të vitit 2000 Gjykata Ushtarake në Nish shqiptoi dënimin me 7 vjet burg kundër Mirosllav Filipoviq. Një respekt i veçantë për këtë intelektual serb sepse denoncimet i bëri në kohën kur Millosheviqi ishte ende në pushtet.

Shumë vite më vonë, shkrimtari dhe politikani serb Vuk Drashkoviqi, i cili gjatë periudhës më të vështirë të luftës në Kosovë kishte qenë Zëvendës-kryeministër i Jugosllavisë dhe i ngarkuar të udhëhiqte marrëdhëniet me jashtë, nxori në shesh të vërtetën që tronditi opinionin publik të Serbisë.

Në intervistën e titulluar «Milosheqi urdhëroi Radetan dhe Legian t’i vrasin fëmijët serbë» (http://www.kurir-info.rs/vuk-draskovic-milosevic-naredio-radetu-i-legiji-da-ubiju-srpsku-decu-clanak-1185359), Vuk Drašković-i foli edhe për mënyrën e organizimit, të funksionimit dhe të sjelljes së vendimeve kriminale në funksion të nxitjes së urrejtjes kundër shqiptarëve dhe stigmatizimit të UÇK-së. Në këtë intervistë ai sqaron se “vendimin për serinë e krimeve kundër serbëve në Kosovë dhe kundër shqiptarëve, që e mbështetnin Serbinë dhe e dënonin publikisht UÇK-në, e solli Milosheviqi dhe Shtabi i tij strategjik. Në krye të eskadronit të vdekjes, të Njësisë për Operacione Speciale, u caktua Milorad Ulemek-Legija. Ky i merrte urdhrat nga Radomir Markoviqi, shefi i atëhershëm i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, i dënuar sikurse Milorad Ulemek-Legija, me 40 vjet burg për dhënien e urdhrit dhe porosinë e vrasjeve të shumta (…) ” deklaroi, ndër të tjera, Vuk Drašković-i për gazetën beogradase «Kurir».

Krahas publikimit të fakteve se Shtabi strategjik i Milošević-it kishte marrë vendimin për vrasjen e civilëve serbë dhe shqiptarë dhe publikimit të emrave të strukturës komanduese dhe operative të «eskadronit të vdekjes», ish-zëvendëskryeministri jugosllav, Vuk Drašković-i, bëri publik edhe qëllimin e këtyre akteve kriminale. “Përmes një varg sulmesh terroriste të kryera nga Shërbimi i Sigurisë Shtetërore, të cilat duhej t’i visheshin UÇK-së, do të arriheshin dy qëllime: UÇK-ja do të paraqitej në sytë e bashkësisë ndërkombëtare si organizatë terroriste dhe vrasja e civilëve të pafajshëm do t’u jepte zjarr ndjenjave antishqiptare në Kosovë dhe në tërë Serbinë.” (Intervista e cituar)

Për të ilustruar me shembull konkret këtë strategji të dyfishtë të regjimit të Milosheviqit, Vuk Drashkoviqi theksoi se “në funksion të kësaj strategjie, Sigurimi Shtetëror i Serbisë, me në krye Radomir Marković-in, me ndihmën e Milorad Ulemek-Legija-s, më 14 dhjetor 1998 kreu masakrën kundër gjashtë djelmoshave serbë në kafenenë «Panda» në Pejë.” (Intervista e cituar).

Megjithatë, zbulimi i këtij rasti u bë falë gatishmërisë së ish-shefit të Shërbimit Sekret Serb, Radomir Markoviqit, që t’i ndriçojë vrasjet e kryera nga ky shërbim me shpresë se do të përfitojë në uljen e dënimit prej 40 vjet burg. Por, refuzimi i autoriteteve serbe që t’ia ulin dënimin Radomir Markoviqit ndikoi që ky kriminel, “në kërkesën për falje të dënimit që ia drejtoi Kryetarit të Serbisë, Tomislav Nikolić-it, të kërcënojë se do ta rrëzojë Serbinë në gjunjë nëse publikon listën e krimeve të bëra kundër serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.” (http://www.kurir-info.rs/rade-markovic-dao-nalog-da-se-ubiju-srpska-deca-u-peci-1998-clanak-1182597).

Radomir Markoviqit u arrestua më 24 shkurt 2001 si organizatorë dhe udhëheqës në vrasje të shumta me motive politike në periudhën janar 1998 – janar 2001. Që nga arrestimi i tij e deri më ditën e sotme të vitit 2016 janë vetëm 10 vrasje që Serbia përpiqet t’ia veshë UÇK-së. Shumica e këtyre rasteve kanë ndodhur në pjesën veriore të Kosovës (në komunën e Zveçanit dhe atë të Leposaviqit) atje ku shqiptarët vështirë se mund të depërtojnë.

Shtatëmbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës asnjë institucion me peshë në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk morri iniciativë që Radomir Markoviqi të transferohet në një vend neutral, të merret në pyetje për të gjitha vrasjet që është në dijeni, që një herë e përgjithmonë të ndriçohen të gjitha vrasjet e civilëve që do ta çlironin Serbinë e shndërruar në “peng të kriminelëve që kanë kryer këto krime” (Intervista e cituar e Vuk Drashkoviqit).

Pa ndriçimin e plotë të asaj që mban të fshehur Shërbimi Sekret Serb lidhur me vrasjen e civilëve në Kosovë, ekziston rreziku që të painformuarit të biem pre e sajesave në funksion të fshehjes së gjurmëve të krimit. Rasti i Grackës së Vjetër hap shtegun e grackave të reja propagandistike.

Bardhyl Mahmuti : «Dosja e Lubiša Diković-it»

Sintagma e njohur që tërheq vërejtjen se shpesh ndodh që «krimineli kthehet në vendin e krimit» ka për qëllim të mobilizojë ata që janë të thirrur për përndjekjen e kriminelëve. Mirëpo, në rastin kur krimi i kryer është gjenocidi atëherë është obligim i mbarë njerëzimit që të bëjë përndjekjen e kriminelëve.

Kosova, e cila përjetoi krimin e gjenocidit serb, është shndërruar në shembull ku kriminelët, në mënyrë të pandëshkueshme, kthehen për t’u tallur me popullin shqiptar të Kosovës dhe me tërë komunitetin ndërkombëtar.Vizita e paralajmëruar e Lubiša Diković-it, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, është shembulli më i ri që dëshmon për mosndëshkimin e kriminelëve të cilët kryen krimet më të shëmtuara në Kosovë.Meqenëse propaganda që synon fshehjen e kriminelëve të vërtete ia atribuon “paramilitarëve serbë” krimet e kryera në Kosovë dhe konsiston se gjoja “Serbia e tashme nuk ka të bëjë aspak me Serbinë e Milošević-it” po sjell për lexuesin shqiptar disa fakte që do t’i mundësojnë të ketë kujdes sidomos me përdorimin e termit “paramilitarë”.Secilit lexues që i intereson të dijë hollësira më të mëdha rreth kësaj çështjeje i sugjeroj të lexojë materialin e përgatitur nga Organizata Joqeveritare serbe, Fondi për të Drejtën Humanitare të titulluar «Dosja e Lubiša Diković-it». Ky material i kushtohet krimeve të «Brigadës 37 të Motorizuar të Ushtrisë Jugo­sllave» dhe zhvesh më së miri pretendimin për “elementet e pakontrolluara” që bënë krime në Kosovë.Fjala është për Brigadën e 37 të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave që ishte e stacionuar në Raška dhe ishte nën komandën e Lubiša Diković-it. Disa njësi luftarake të kësaj brigade ishin të pranishme në Kosovë që nga maji i vitit 1998.“Para se këto njësi të dërgoheshin në Kosovë, shumë oficerë ushtarakë të Brigadës 37, në mesin e të cilëve edhe nënkolonelët Slobodan Stoišić-i dhe Miodrag Đorđević-i, kanë rekrutuar dhe trajnuar grupe kriminelësh.Me kërkesë të shërbimeve të fshehta ushtarake dhe policore, gjykatat liruan nga burgjet shumë kriminelë të dënuar për vrasje. Nënkoloneli serb Stoišić-i i pajisi me uniforma, armë të mira, mjete kimike dhe mjete të tjera të nevojshme për likuidime, dokumente dhe simbole të përkatësisë së Sigurimit Ushtarak. Kriminelët u integruan në Sigurimin ushtarak dhe ishin nën komandën e Slo­bodan Stoišić-i dhe Miodrag Đorđević-i. Pas trajnimit, në muajin korrik të 1998, ata u dërguan në Kosovë. Këto janë vetë disa nga faktet e shumta që trajtohen në librin tim të titulluar «Mashtrimi i Madh» që hedhin poshtë përdorimin e gabueshëm të shprehjes “paramilitarët serbë” sepse përmes kësaj shprehje përpiqet fshehja e implikimit të drejtpërdrejt të shtetit serb në përgatitjen, ekzekutimin dhe fshehjen e krimit të gjenocidit në Kosovë. Fatkeqësisht, edhe nga një numër shqiptarësh që shkruajnë për këto çështje përdoret në mënyrë të pavetëdijshme për implikimet e kësaj shprehje që “shfajëson” shtetin serb.Më 7 mars 1999, disa ditë para se të përmbylleshin bisedimet e filluara në Konferencën Ndërkombëtare të Rambouillet-së, Brigada 37 u transferua tërësisht në Kosovë. Kjo brigadë vepronte si mbështetje zjarri për futjen e njësive ushtarake dhe policore në fshatrat shqiptare ku kryheshin vrasje masive të civilëve shqiptarë, plaçkitje dhe asgjësime pronash. Transferimi i tërësishëm i kësaj Brigade nga Raška në Kosovë ishte tregues për qëndrimin e regjimit të Beogradit për të vazhduar logjikën e luftës dhe realizimin e planit të gjenocidit në Kosovë.Në të njëjtën mënyrë siç vepronin brigadat tjera të Ushtrisë Serbe, edhe Brigada 37 i fillonte operacionet në orët e hershme të mëngjesit, grana­timet me tërë arsenalin e armatimit që posedonin, hyrjen në grupe të vogla ushtarësh dhe policësh në shtëpitë e shqiptarëve, bastisjet, plaçkitjet, keqtrajtimet, nxjerrjen e fshatarëve të mbijetuar nga shtëpitë e tyre, seleksionimin e njerëzve të cilët duhet të vriteshin dhe të atyre që do të dëboheshin nga Kosova.Në këtë shkrim po sjell vetëm disa nga rastet e përshkruara në Dosjen e Fondit për të Drejtën Humanitare.Po përmend rastin e fshatit Kozhicë. Në shtëpinë e Abedin Durmishit, banor i këtij fshati, forcat serbe ngujuan 115 vajza të reja, gra, fëmijë dhe plaka. Në katin përdhes i mbyllën 31 femra dhe fëmijë. Pastaj sollën edhe 88 fëmijë shqiptarë, 28 prej të cilëve i mbyllën në katin përdhes ndërsa 60 në katin e dytë. Pastaj, u seleksionuan 27 gra dhe fëmijë dhe u dërguan në fshatin Qirez. Disa prej grave ishin shtatzëna (4 muajsh-8 muajsh). Këto gra u dhunuan, u keqtrajtuan seksualisht dhe në fund u vranë.Pesë vajza të reja: Zahide Xhema (19 vjeçare), Lumnie Zym­beri (20 vjeçare) Antigona Dibrani (20 vjeçare), Bukurie Dibrani (20 vjeçare) Mirishahe Dibrani (17 vjeçare) dhe tri gra: Miradije Dibrani, Tahire Shllaku dhe Fahrije Ademi u hodhën në tri bunarët e fshatit Qirez. Kufomat e tyre u zbuluan në muajin korrik të vitit 1999.Fondi për të Drejtën Humanitare në faqet 5-8 të Dosjes për Ljubiša Diković-in sjell detajet për ekzekutimin e 250 civilëve shqiptarë, prej të cilëve 25 ishin të mitur. Nga 25 të miturit e ekzekutuar, emrat e të cilëve publikohen në faqen 8 të kësaj dosje, 24 kufoma u gjetën, ndërsa kufoma e Nuredin Dvoranit, i lindur më 28 maj 1982, nuk u gjet dhe ende konsiderohet i zhdukur.Në fshatin Vërboc, i njëjti skenar. Bombardime që në orët e hershme të mëngjesit. Fshatarët e tmerruar u përpoqën të fshiheshin në pyllin afër fshatit. Pasi depërtuan në fshat, policia dhe ushtria serbe vazhduan përgjatë ditës kërkimet në pyll. Që t’ua pamundësonin qëndrimin në pyll ata i vunë zjarrin pyllit dhe ekzekutuan çdo person që gjetën. Gjithsej 92 civilë shqiptarë të këtij fshati u vranë.Në fshatrat Dashec, Baks, Çikatovë e Vjetër dhe Izbicë i njëjti skenar.Lubiša Diković-i ishte përgjegjës për këto akte gjenocidare sepse ishte komandues dhe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në aksione. Krahas implikimit në vrasje, ky komandant i Ushtrisë serbe ishte edhe përfitues nga plaçkitja e pasurisë së shqiptarëve të Kosovës. Në dosjen për krimet e Brigadës 37 të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave përmendet se nga “mijëra mjete automo­bili­stike, autobusë, kamionë, traktorë që u ishin plaçkitur shqiptarëve të Kosovës dhe që ishin shitur në Novi Pazar dhe në Raška, Lubiša Diković-i kishte përvetësuar një Landrover të shtrenjtë amerikan, një Mercedes 300 dhe u bë pronar i mijëra krerëve të kafshëve që u ishin plaçkitur fshatarëve shqiptarë.Pas tërheqjes nga Kosova, më 16 qershor 1999 Slobodan Milošević-i e dekoroi Lubiša Diković-in me dekoratën Heroi i popullit. Ndërsa më 12 dhjetor 2011 Kryetari i Republikës së Serbisë, Boris Tadić-i, e emëroi Lubiša Diković-in në postin e Shefit të Shtabit të Përgjith­shëm të Ushtrisë serbe. Presidenti serb, Boris Tadić-i, që konsi­derohej nga Dick Marty dhe «negacionistët» e gjenocidit në Kosovë si të ishte “demokrat”, nuk gjeti asnjë ushtarak tjetër serb për ta caktuar në krye të Ushtrisë serbe, pos kriminelit Lubiša Diković-it! Ky ishte një mesazh i qartë se strukturat e reja të pushtetit në Serbi veprojnë me mentalitetin e vjetër dhe janë tërësisht të implikuar në fshehjen dhe mohimin e gjenocidit që ky shtet aplikoi kundër shqiptarëve të Kosovës.Në pjesën e mësipërme përmenda dosjen e krimeve të shkak­tuara në zonën ku operonte Brigada 125 e Motorizuar e Ushtrisë Jugosllave. Vetëm në komunat e vogla të Leposaviqit, Zveçanit, Mitrovicës, Zubin Potokut, Skenderajt, Vushtrrisë, Klinës, Istogut dhe Deçanit u vranë 1813 civilë shqiptarë ndërsa 216 ende konsiderohen të zhdukur. Në mesin e të vrarëve 236 ishin fëmijë ndërsa 327 ishin femra.Në dosjen e krimeve të kësaj Brigade, lexuesi mund të njihet me vrasjet masive në fshatin Oshlan, Dubravë, Obri, Skenderaj, Lubeniq, Krelan, Staradran, Qyshk, Pavlan dhe Zahaq.Asnjë pjesëtar i Brigadës 125 nuk është përgjigjur për krimet që kanë kryer personalisht e as për shkak të përgjegjësisë koman­duese. Në faqet 6-7 të kësaj dosje, Fondi për të Drejtën Humanitare publikon emrat e kuadrit komandues të Brigadës 125 që ishin përgjegjës për krimet.Siç e përmenda më lart, Brigada e 37-të e Motorizuar e Ushtrisë Jugosllave, që operonte në Kosovë që nga viti 1998, më 7 mars 1999 u transferua tërësisht nga Raška në Kosovë dhe qëndroi deri në fund të luftës. Pas përfundimit të luftës, kjo brigadë u kthye në Raška duke lënë pas vetes krimet më të përbindshme dhe duke u munduar t’i fshehë gjurmët e tyre.Cili do të jetë rezultati përfundimtar i hulumtimeve të eki­peve mjekoligjore mbetet të shihet. Ajo që mund të thuhet pa asnjë mëdyshje ka të bëjë me faktin se pesëmbëdhjetë vjet pas luftës, mijëra familje shqiptare jetojnë në ankth të përditshëm për fatin e anëtarëve të familjeve të tyre, të zhdukur gjatë luftës.Në vend të përgjegjësisë për krimet e bëra në Kosovë, komandanti i atëhershëm i kësaj brigade, Lubiša Diković-i, u shpall hero i popullit nga Slobodan Milošević-i. Edhe pas për­mbysjes së regjimit të Slobodan Milošević-it, ky komandant nuk dha përgjegjësi penale as për implikimin e tij në vrasje e as për fshehjen e gjurmëve të krimit. Përkundrazi, ai u ngrit pandërprerë në karrierën ushtarake dhe dymbëdhjetë vjet më vonë, ky hero i Milošević-it, u emërua Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe! Shpërblimin me funksionin më të lartë ushtarak ia dha presidenti “demokrat” i Serbisë, Boris Tadić-i!Përmes “transferimeve të kuadrove” nga një drejtori në tjetrën, nga një sektor në tjetrin, nga një detashment në tjetrin dhe nga një ministri në tjetrën, kriminelët e ushtrisë, policisë dhe shër­bi­meve sekrete serbe arritën t’i ruajnë strukturat e regjimit të vje­tër dhe t’i paraqesin si rezultat i “ndryshimeve pozitive në Beograd”.Avancimet e shumta të kuadrove ushtarake, policore dhe të Shërbimit Sekret Serb që kishin kryer krimet më të përbindshme në Kosovë dëshmojnë të kundërtën e pretendimeve se gjoja “Serbia e tashme nuk ka të bëjë aspak me Serbinë e Milošević-it!”.Në këto momente në qytetin Raška, aty ku u tërhoqën forcat e armatosura serbe të komanduara nga Lubiša Diković-i, pa prezencën e ekspertëve shqiptar, vazhdojnë hulumtimet për identifikimin e kufomave shqiptare! Lubiša Diković-i me përbuzje ndaj krimeve të kryera kthehet në vendin e krimit. Indiferenca ndërkombëtare dhe pafuqia e institucioneve të Kosovës për të çuar drejtësinë në vend të bëjnë të klithësh sa të shposh kupën e qiellit. Në vend të Lubiša Diković-it, Slo­bodan Stoišić-it ,Miodrag Đorđević-it Goran Radosavljević Gurit dhe kriminelëve të tjerë që kryen dhe komanduan krimin e gjenocidit në Kosovë dënohen, pa asnjë fakt, Sulejman Selimi, Sami Lushtaku, Hysni Thaçi, Zeqir Demaku, Jahir Demaku, Fadil Demaku, Nexhat Demaku... Në vend të kriminelëve të vërtetë që kryen krimet në Kosovë Gjykata e Apelit e Kosovës vendos që Rrustem Mustafa-REMI, Latif Gashi dhe Nazif Mustafa të vuajnë dënimet me burg... Në vend që të sillen para drejtësisë kriminelët e «Dosjes Diković» dhe tërë zinxhiri komandues që kreu gjenocidin në Kosovë Gjykata Speciale sajon dosjet kundër luftëtarëve të lirisë...E TMERRSHME!!!

Bardhyl Mahmuti godet analistët: Jeni faqja e zezë e Kosovës



​Politologu Bardhyl Mahmuti pas arrestimit të 79 ish zyrtarëve brenda një dite dhe akuza për krim të organizuar në Serbi, ka thënë se luftë ndaj korrupsionit në Kosovë nuk duhet të krahasohet me të njëjtat fenomene në vendet tjera e aq më pak me shtetin e kriminalizuar serb.

Ai në një opinion ka reaguar ndaj analistëve të ndryshëm në Kosovë, duke shkruar se ata që me arrestimet e fundit në Serbi shohin fitore të Serbisë ndaj Kosovës dhe lavdërojnë zyrtarët e Beogradit në rrugëtimin drejt integrimeve evropiane fryjnë rëndë ndjenjat e popullit shqiptar të Kosovës, që përjetoi gjenocidin serb dhe në këtë fundviti, 16 vjet pas përfundimit të luftës, mbi një mijë familje shqiptare ende nuk dinë për fatin e të afërmve të cilët u zhdukën në funksion të humbjes së gjurmëve të këtij gjenocidi.

Ja opinioni i plotë i Bardhyl Mahmutit:

Arrestimet në Serbi dhe kalemxhinjtë në Kosovë


Publiciteti që iu bë arrestimeve të ish zyrtarëve serbë për korrupsion gjeti një vend të rëndësishëm në mediet që problemet e Serbisë i paraqesin si të ishin probleme që në mënyrë të pashmangshme lidhen edhe me Kosovën. “Analistë” dhe “kolumnist? ?” tëndryshëm, të pjellës së proveniencës së ish nomenklaturës komuniste në Kosovës, nuk ngurruan të duartrokasin dhe të tërheqin paralele me Kosovën. Madje ta cilësojnë si fitore “indirekte” të Serbisë ndaj Kosovës!

Në të njëjtën mënyrë si baballarët e tyre më parë, të cilët përçonin propagandën e zyrtarëve të Beogradit në Kosovë (politikën e zyrtarëve që ishin në pushtet e jo të atyre që largoheshin nga pushteti në qërimin e hesapeve ndërpartiake), sot “analistë”, “kolumnistë” dhe “drejtorë” të ndryshëm përçojnë në mediet shqipe të Kosovës propagandën e zyrtarëve të Beogradit. Jo të zyrtarëve të djeshëm por të Vuçiqit me kompani.

Në të njëjtën mënyrë si baballarët e tyre kur shanin Rankoviqin e larguar nga partia dhe lavdëronin komunistët tjerë të Serbisë sot pjella e tyre lavdëron Vuçiqin për arrestimin e ish ministrave dhe ish funksionarëve për “kriminalitet të organizuar”
Arrestimi i 76 ish zyrtarëve brenda një dite dhe akuza për krim të organizuar merret si fakt se gjoja “Serbia është duke ecur drejtë Evropës” e Kosova po mbetet mbrapa sepse për 16 vjet Kosova nuk ka bërë sa Serbia brenda një dite”!

Më hidhet t’u them këtyre “analistëve”, “kolumnistëve” dhe “drejtorëve” se janë faqja e zezë që përçojnë në mediet shqipe propagandën zyrtarëve të Beogradit. Rruga për integrimin në institucionet e Bashkimit Evropian është rrugë gjatë të cilës duhet të përmbushen normat dhe standardet mbi të cilat bazohet funksionimi i këtyre institucioneve.

Qërimi i hesapeve që grupi i interesave kriminale të Aleksandar Vuçiqit bën me grupet tjera kriminale në Serbi nuk janë kriter që mund ta përafronin Serbinë dhe Bashkimin Evropian.Për askënd në strukturat e Bashkimit Evropian nuk është e panjohur se grupi kriminal që kontrollon energjetikën, telekomunikacionin dhe infrastrukturën në Serbi është grupi që udhëhiqet nga Andrej Vuçiqi, vëllai i Kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit. Arrestimet në Serbi janë për t’i hedhur hi syve të gjithë atyre që dëshirojnë të verbohen. Kriminaliteti i organizuar në Serbi dhe lufta kundër saj është problem i Serbisë dhe strukturave regjionale që janë të interesuara t’i përcjellin zhvillimet rreth kësaj çështje. Por, kjo luftë dhe plotësimi i kritereve që lidhen me vlerat dhe standardet euroatlantike janë dy gjëra që në rastin e Serbisë duhet të shihen të ndara.

Në krye të shtetit serb janë ish komunistë të edukuar dhe ngritur në funksione të larta pikërisht nga Sllobodan Millosheviqi. Mjafton të shihen shtyllat kryesore të shtetit dhe secili që njeh zhvillimet politike në Serbi e sheh qartë se kuadrot janë ricikluar: Si Kryetar shteti kemi Tomisllav Nikoliqin, krahu i djathtë i Vojisllav Sheshelit, i cili personalisht ka qenë i implikuar në krime monstruoze në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë; si Kryeministër të Qeverisë dhe ministër të Punëve të Jashtme kemi të përkëdhelurit e Millosheviqit: Aleksandar Vuçiqin dhe Ivica Tadiqi, nxitës tëkrimeve serbe në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë; Në krye të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbë është Lubisha Dikoviqi, i cili u shpall hero nga ana e Millosheviqit për të gjitha krimet e kryera në Kosovë. Në polici dhe në Shërbimet Sekretet njerëzit e Millosheviqit, që kanë kryer krime monstruoze… Në gjykata dhe në prokurori e njëjta gjë…

Rruga e Serbisë për integrimet në Bashkimin Evropian duhet të kalojë në mënyrë të pashmangshme me procesin e ndarjes së këtij shteti nga e kaluara e saj. Kjo mund të bëhet vetëm duke pranuar se në Kosovë është kryer gjenocid, të ndëshkohen të gjithë të implikuari në këtë krim të rëndë dhe të bartin përgjegjësinë për riparimin e dëmeve të shkaktuara. Ndërsa, fshehja e gjurmëve të gjenocidit, pritja e kriminelëve të liruar nga burgu për krimet e kryera gjatë luftës si të ishin heronj kombëtar dhe diskriminimi racial që aplikojnë kundër shqiptarëve në Luginën e Preshevës Serbinë e mbajnë në logjikën e funksionimit që është në kundërshtim të plotë me vlerat, normat dhe standardet që qëndrojnë në themelet e institucioneve evropiane.

Gjenocidi është krim që nuk harrohet! Heshtja e këtij krimi i bën bashkëpërgjegjës të gjithë ata që për interesa që nuk lidhen me vlerat dhe standardet euroatlantike e imagjinojnë integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Korrupsioni dhe krimi i organizuar në Kosovë, si dukuri që rëndojnë jashtëzakonisht shumë jetën në vend tonë, janë probleme që u takojnë të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe vetëm mobilizimi i gjithanshëm mund t’i ulë përmasat e çfarëdo forme të kriminalitetit. Por, lufta kun dër këtyre fenomeneve nuk duhet të krahasohet me të njëjtat fenomene në vendet tjera e aq më pak me shtetin e kriminalizuar serb. Ata që me arrestimet e fundit në Serbi shohin fitore të Serbisë ndaj Kosovës dhe lavdërojnë zyrtarët e Beogradit në rrugëtimin drejt integrimeve evropiane fryjnë rëndë ndjenjat e popullit shqiptar të Kosovës, që përjetoi gjenocidin serb dhe në këtë fundviti, 16 vjet pas përfundimit të luftës, mbi një mijë familje shqiptare ende nuk dinë për fatin e të afërmve të cilët u zhdukën në funksion të humbjes së gjurmëve të këtij gjenocidi.

NGA FLORI BRUQI : SHENJËTORE TEREZË ,TË LUTËM LUTU PËR KOSOVËN !




Vatikan 5 shtator 2016.

Presidenti Nishani dhe Zonja e Parë, Odeta Nishani u përshendetën nga Papa Françesku dje(4 shtator 2016) në Vatikan përpara fillimit të Meshës për shenjtërimin e Nënë Terezës.



Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani dhe Zonja e Parë, Odeta Nishani morën pjesë sot në Meshën Solemne për shenjtërimin e Nënë Terezës, të kryesuar nga Papa Françesku në Sheshin Shën Pjetri, në Vatikan. Përpara fillimit të meshës, Papa Françesku përshëndeti në një audiencë të shkurtër Presidentin dhe Zonjën Nishani.


Rreth 120 mijë persona, sipas të dhënave nga Vatikani, besimtarë, ndjekës të Nënë Terezës apo dhe njerëz të thjeshtë u mblodhën sot në Sheshin e Shën Pjetrit, për të marrë pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të kësaj gruaje me origjinë shqiptare e cila me veprën e saj bëri që e gjithë bota të fliste për të. Ceremonia e cila nisi në në orën 10.30, përbën dhe një nga ngjarjet më të rëndësishme për Kishën katolike në këtë vit të Jubileut të Mëshirës. Rreth orës 10.40 minuta, Papa Françesku lexoi formulën e shenjtërimit, duke e shpallur kështu Nënë Terezën shenjtore.

Image

Gjatë leximit të omelisë më pas, Papa u ndal në ato vlera që kanë dalluar Nënë Terezën. “Në të gjithë ekzistencën e saj ka qenë bujare e mbartëse të mëshirës hyjnore. Ajo u angazhua në mbrojtje të jetës, u përkul ndaj personave të braktisur, të lënë në prag të vdekjes nëpër rrugë, duke u njohur atyre dinjitetin që Zoti u kishte dhënë”, u shpreh Papa ndërsa vuri në dukje forcën dhe ndikimin që Nënë Tereza arriti të ketë edhe përballë njërezve të fuqishëm të kohës. “ Ajo bëri që zëri i saj të dëgjohej nga të fuqishmit e tokës, që të njihnin fajet e tyre, përballë krimeve, përballë krimeve të varfërisë së krijuar prej vetë atyre”, nënvizoi Papa Françesku.

Image result for nana tereze

E duke ju kthyer dhe një herë veprës së saj ndaj të varfërve dhe të pambrojturve ai theksoi se “mëshira ishte për të kripa që i jepet shije çdo vepre, drita që çante errësirën e atyre që nuk kishin as lot për të qarë për varfërinë dhe vuajtjet e tyre. Misioni i saj në periferitë e qyteteve dhe në periferitë ekzistenciale mbetet si një dëshmi elokuente e afërsisë së Zotit me më të varfërit nga të varfërit. Sot ja dorëzoj këtë figurë gruaje emblematike të gjithë botës së vullnetarëve. Le të jetë ajo modeli juaj e Shenjtërisë”.


Nënë Tereza është një figurë aktuale që ka bërë botën të flasë për të dhe veprën e saj. Misionet e motrave të Nënë Terezës janë sot të pranishme në shumë vende të botës duke ndjekur trashëgiminë e saj. E pikërisht për këtë, Papa Françesku u shpreh se “ndoshta do ta kemi pak të vështirë ta thërrasim Shën Tereza, shenjtëria e saj është kaq e afërt me ne, kaq e dashur dhe bujare saqë në mënyrë spontane do të vazhdojmë ta thërrasim Nënë Tereza”.

Image result for nana tereze

Dhe duke ju referuar filozofisë së Nënë Terezës mesazhi i Papës sot shkonte përtej atij vetëm fetar. “Kjo punëtore e palodhur e Mëshirës na ndihmoftë të kuptojmë gjthë më shumë se kriteri i vetëm dhe veprimi ynë i vetëm është të dhurojmë dashuri falas, të lirë nga çdo ideologji, nga çdo pengesë dhe e shpërndarë mbi të gjithë pa dallime gjuhe,



Kulture, rrace apo feje. Nënë Tereza pëlqente të thoshte “ndoshta nuk flas gjuhën e tyre, por mund të buzëqesh”. Le të mbajmë në zemër buzëqeshjen e saj dhe t’ja dhurojmë të gjithë atyre që takojmë rrugës sonë, në veçanti atyre që vuajnë. Do të hapim kështu horizonte shprese shumë njerëzve që ndjehen të humbur dhe që kanë nevojë për mirëkuptim dhe ngrohtësi”, u shpreh Papa, përballë dhjetra mijërë të pranishmëve që kishin mbushur sheshin Shën Pjetri.

Image

Që prej orëve të para të mëngjesit, ende pa gdhirë, të rinj e të moshuar, burra e gra, persona me aftësi të kufizuar, u mblodhën për të qenë të pranishëm në këtë ngjarje, duke sfiduar edhe temperaturat e larta dhe diellin e fortë. Sheshi ishte mbushur thuajse plot që rreth orës 8.30 me të ardhur jo vetëm nga Italia, por dhe nga shumë vende të tjera. Në fakt, Nënë Tereza, në ndryshim ndoshta nga shumë figura të tjera të shpallur gjithashtu shenjtorë, e kishte marrë këtë cilësim që kur ajo ishte gjallë, për shkak të angazhimit të fortë, jo vetëm në Indi, në mbështetje të njerëzve në nevojë, të varfërve dhe të sëmurëve. Ajo është një figurë e njohur në të gjithë botën.

Image result for nana tereze

Eshtë pikërisht kjo arsyeja, që sot këtu në Vatikan nuk janë vetëm besimtarë katolikë, por njerëz që kanë parë te Nënë Tereza mëshirimin e dashurisë dhe të përkrahjes ndaj atyre që janë dhe më të pambrojtur. Janë me dhjetra e dhjetra personat me aftësi të kufizuara që kanë ardhur sot këtu në shesh. Për 1500 vetë, të varfër të cilët trajtohen në shtëpitë e misionareve të Nënë Terezës, e që sot kanë ardhur për të ndjekur ceremoninë e shenjtërimit të saj, Papa Françesku do të shtrojë një drekë me pica napolitane në një nga mjediset e Vatikanit. Një drekë e cila do të shërbehet nga mbi 200 misionare të Nënë Terezës

Të shumtë në numër dhe shqiptarët, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia por dhe shumë prej atyre që jetojnë në emigracion. Sot është shumë e lehtë të dëgjosh të flasin në gjuhën shqipe në sheshin Shën Pjetri, sikundër të dallosh shqiptarët nga flamujt me simbolet kombëtare që ata valëvisin apo mbajnë të hedhur krahëve.

Në ceremoninë e sotme ishin të pranishëm të paktën 13 kryetarë shtetesh dhe qeverish, ku gjithashtu të shumtë në numër ishin edhe ata të ardhur nga Shqipëria dhe Kosova. Nga Tirana përveç autoriteteve më të larta shtetërore ndodheshin edhe drejtuesit e opozitës

Image result for nana tereze

Masat e sigurisë ishin të larta. Pati një prani të shtuar dhe të dukshme të forcave të Policisë por dhe të Ushtrisë italiane. Përveç 2 mijë forcave të angazhuara normalisht për shkak të Jubileut, sot u shtuan dhe së paku 1 mijë agjentë policie, pa folur më pas për forcat e zjarrfikëseve apo vullnetarë . Që prej dy ditësh janë angazhuar dhe specialistë të posaçëm për kontrolle antieksploziv në nënkalimet e nëndheshme apo dhe kanalizimet. Sot në të gjitha hyrjet dhe daljet nga sheshi Shën Pjetër ka patur kontrolle të rrepta të punonjësve të sigurisë, njësoj sikundër ndodh dhe nëpër aeroporte, aq sa nuk lejohet kalimi as me termuse të vegjël me lëngje të freskëta.

Image result for nana tereze

E gjithë zona këtu e Shën Pjetrit ishte ndarë në tre pjesë në formë rrathësh koncentrik, për të garantuar një mbulim sa më të mirë sheshit, i cili ishte zemra e aktivitetit. Po ashtu në kuadër të masave të sigurisë, që prej orës 8 të mëngjesit të sotëm ishte ndaluar çdo lloj fluturimi jo vetëm mbi Vatikan por dhe në një rreze më të gjerë mbi zonat përreth.


Image

Papa Françesku ka përmbyllur meshën e sotme të shenjtërimit të Nënë Terezë në Shën Tereza, duke kujtuar dhe lutur për të gjithë ata që punojnë për vëllezërit në vende të rrezikshme.

Ai ka kujtuar edhe murgeshat e vrara në vende të rrezikshme, si dhe ato që kanë pësuar dhunë, duke shpresuar që të përfundojnë vuajtjet për gjithë njerizimin.

***

Papa Françesku, pas shenjtërimit të Nënë Terezë, në fjalën drejtuar mijëra të pranishmëve ka thënë se kjo punëtore e palodhur e mëshirës na ndihmoftë që të kuptojmë që kriteri i vetëm i jetës është dashuria ndaj të gjithëve, pa dallim gjuhe, kulture, race apo religjioni.

Papa Françesku tha se Nënë Tereza është angazhuar në mbrojtjen e të braktisurve dhe jetës, duke shpallur pareshtur që kush nuk ka lindur akoma, është më i lig.

Image result for nana tereze

Angazhimet e saj, sipas tij, kanë bërë që zëri i saj të dëgjohet nga Zoti.

Sipas tij, misioni i saj në periferi të qytetit qëndron si dëshmi kuptimplote e afrimit të hyjit ndaj të varfërve .

”Sot ua dorëzoj këtë grua mbarë botës, kjo punëtore e palodhur e mëshirës na ndihmoftë që të kuptojmë që kriteri i vetëm i jetës është dashuria ndaj të gjithëve pa dallim gjuhe, kulture, race apo religjioni. Nënë Terezës i pëlqente të thoshte, se ndoshta nuk flas gjuhën e tyre por mund të buzëqesh, të bartim buzëqeshjen e saj e të ua dhurojmë veçanërisht atyre që vuajnë dhe atyre që kanë nevojë për mirëkuptim e butësi”, tha ai.

***
Image


Në një ceremoni të drejtuar nga Papa Françesku në bazilikën e Shën Pjetrit është shenjtëruar Nënë Tereza.

Ajo u shenjtërua 13 vite pas Lumturimit nga Papa Gjon Pali i II-të dhe 19 vjet pas vdekjes.

Në këtë ceremoni morrën pjesë dhjetëra mijëra njerëz.

Ajo u bë e shenjtë pasiqë Papa Françesku njohu zyrtarisht dy mrekulli, që besohet se janë vepër e Nënë Terezës.

Në vitin 2008, u bë e ditur se ajo kishte shëruar një brazilian, i cili vuante nga disa tumore të trurit.

Murgesha shqiptare, e famshme në të gjithë botën mori shtetësinë indiane në vitin 1948. Ajo është themeluese e “Misionarëve të Bamirësisë” dhe ka punuar për të ndihmuar të varfrit dhe njerëzit e shkelur.

Nënë Tereza vdiq më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkuta të Indisë. Ajo ka lindur në Shkup më 26 gusht të vitit 1910. Në vitin 1979, Nënë Tereza u vlerësua me çmimin Nobel për Paqen.


***
Image result for nana tereze


Papa Françesku duke lexuar formulën e shenjët në emrin e Zotit ka shpallur Nënë Terezën, si Shën Tereza.

Kjo erdhi pas lituanive të shenjta që u bën në Vatikan.

* * * *

Image result for nana tereze

Papa Françesku tanimë është shfaqur para mbi 100 mijë besimtarëve, i cili pas pak do ta drejton meshën për shenjtërimin e Nënë Terezës.

Mesha po mbahet në Sheshin Shën Pietro në Vatikan për të marrë pjesë në meshën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Kanë konfirmuar praninë e tyre mjaft delegacione qeveritare nga e gjithë bota.Ndërsa, rreth 600 gazetarë e 125 korrespondentë televiziv janë të akredituar për të ndjekur këtë event të rëndësishëm.

* * * *
Image result for nana tereze


Pas shenjtërimit të Nënë Terezës, 1 500 të varfër dhe persona në nevojë, të cilët vijnë kryesisht nga fjetoret e shtëpive të motrave të Nënë Terezës në Itali, do të drekojnë me papa Françeskun.

”Menyja do të ketë për bazë picën napolitane”, njoftoi monsinjor, Konrad Krajewski.

Të ftuarit janë të varfër dhe persona në nevojë, të cilët vijnë nga gjithë Italia, nga Milanoja, Bolonja, Firence, Napoli dhe të gjitha shtëpitë e motrave të nënë Terezës në Romë.

Ata kanë udhëtuar përgjatë gjithë natës për të marrë pjesë në shenjtërim dhe më pas në drekë.

Dreka do të shërbehet nga 250 motra, 50 vëllezër dhe vullnetarë të tjerë.

Mesha drejtohet nga Papa Françesku

Ceremonia zyrtare e shenjtërimit të Nënës Terezë në Selinë e Shenjtë në Vatikan, e cila do të drejtohet nga Papa Françesku.

Më 17 dhjetor 2015, Papa Françesku ia njohu Nënës Terezë edhe mrekullinë e dytë, gjegjësisht shërimin e jashtëzakonshëm të një të riu brazilian, që ka ndodhur më 9 dhjetor 2008.

Njohja e mrekullisë së dytë nga Selia e Shenjtë i hapi rrugë shenjtërimit të humanistes shqiptare.
Image result for nana tereze

Ceremonia zyrtare e shenjtërimit të Nënës Terezë


Kur ishte gjallë, Nënë Tereza cilësohej si “një shenjtore e gjallë”, sot pas 19 vjetësh nga vdekja e saj merr zyrtarisht këtë titull gjatë ceremonisë në sheshin San Pietro në Vatikan.

“Do të jetë një gëzim i madh ta shikojmë shenjtore, e meriton”, janë fjalët e Papa Françeskut, në prag të ceremonisë së shenjtërimit.

Image result for nana tereze

Data 4 shtator 2016  do të shënohet në kalendarin Apostol si Dita e Shenjtores shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës. Papa Françeksu firmosi në 15 mars 2016 dekretin për shenjtërimin e Nënë Terezës. Papa Françesku miratoi në dhjetor të 2015 një dekret për njohjen e një mrekullie që i atribuohet ndërmjetësimit të Nënë Terezës me Perëndinë. Ndërsa në vititn 2008 Papa Françesku ka pranuar një mrekulli të dytë që i atribuohet Nënë Terezës atë të shërimit të një mashkulli brazilian me tumor në kokë.
Image result for nana tereze
Nënë Tereza, një grua me fytyrë të imët, të rrudhur, të plakur, pushtoi imagjinatën e botës me përkushtimin e saj ndaj të varfërve, veçanërisht në qytetin indian të Kalkutës, ku ajo fillimisht themeloi strehimoren e saj të parë për të pritur me mijëra “njerëz të trotuar”.

Nënë Tereza është shembull i jashtëzakonshëm i misionit të heshtur e të pareshtur të bamirësisë, dëshmitare e paharrueshme e dashurisë, që gjeti shprehjen e vet konkrete në shërbimin e vazhdueshëm ndaj vëllezërve e motrave më të varfër e më të braktisur të botës, pa dallim e pa përjashtim rrace, feje, kombësie apo përkatësie shoqërore.

Image result for nana tereze


Duke ecur, pa u lodhur kurrë, nëpër rrugët e botës, Nënë Tereza la gjurmë të pashlyeshme në historinë e shekullit kur jetoi: mbrojti gjithnjë e kudo, me një guxim të pashoq, jetën dhe dinjitetin e të varfërve u dha atyre, që shtypeshin nën barrën e rëndë të padrejtësisë e të harresës nga bota, vetëdijen se nuk ishin të tepërt, se ishin të zgjedhurit e Zotit, Atit të gjithëpushtetshëm, plot dashuri e Mëshirë për të gjitha krijesat e veta.

Image result for nana tereze

Bija e madhe shqiptare - Nënë Tereza sot e Shenjtë: Një jetë në shërbim të të varfërve

Nga dita e sotme – e diele, 4 shtator 2016 – Nënë Tereza do të thirret Shën Tereza, një titull ky i merituar për një shqiptare që gjithë jetën e saj e vuri në shërbim të të varfërve, jetimëve dhe të sëmurëve.

Ndërkohë, prej të premtes në Vatikan ka hyrë në zbatim plani i sigurisë së lartë i hartuar nga Prefektura e Romës me rastin e ceremonisë së shenjtërimit të humanistes shqiptare, ku janë parashikuar të marrin pjesë rreth 100 mijë besimtarë në meshën e Shenjtërimit të Nënës Tereze.

Image result for nana tereze

Praninë e kanë konfirmuar delegacione qeveritare nga e gjithë bota. Ndërsa, rreth 600 gazetarë e 125 korrespondentë televizivë janë të akredituar për të ndjekur këtë ngjarje të madhe.

Vatikani flet shqip, yjet shqiptarë këndojnë për Nënë Terezën

Ceremonia e Shenjtërimit të Nënës Tereze si dhe mesha e Festës së Shenjtores Terezë, do të transmetohet direkt nga qendra televizive e Vatikanit, si dhe nga 120 televizione të ndryshme në botë, përfshirë edhe televizionet nga Kosova dhe Shqipëria.

Gjithashtu, ceremonia mund të ndiqet me live stream në kanalin në YouTube te qendrës televizive të Vatikanit.

Image result for nana tereze

Agnesë Gonxhe Bojaxhiu lindi në vitin 1910, në një familje shqiptare (prindërit e lindur në Kosovën e sotme), në Shkup. Rrugëtimin si murgeshë e nisi në Kishën e Letnicës në Kosovë, në moshën 17-vjeçare. Dy vjet më vonë udhëtoi drejt Indisë ku krijoi urdhrin e saj Misionaret e Bamirësisë, i cili edhe sot udhëheq shtëpi për fëmijë të braktisur, njerëz të varfër dhe të sëmurë.

Më pak se dy vjet pas vdekjes, për shkak të përhapjes së famës së shenjtërisë dhe hireve të nxjerra me ndërmjetësinë e saj, Papa Gjon Pali II lejoi të hapej çështja e shenjtërimit. Më 20 dhjetor 2002 miratoi dekretin mbi virtytet heroike dhe mrekullitë e bëra me ndërmjetësinë e saj. Nënë Tereza u lumnua më 19 tetor 2003.
Image result for nana tereze

Më 17.12. 2015, Papa Françesku njohu mrekullinë dhe nënshkroi dekretin për shenjtërimin e Nënë Terezës, duke njohur mrekullinë e kryer me ndërmjetësimin e saj: shërimin e një besimtari brazilian, të sëmurë me tumor në tru.

Më 4 qershor 2016 u caktua edhe data e shenjtërimit: e diele, 4 shtator 2016, në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...