2016-09-06

Nga Nikollë Loka : Shehët që nuk pyesin për faktet

ske

Kur lexon opinionet e Redi Shehut (opinione u thënshin), ndjen keqardhje dhe s’ka si mos të shkojë mendja në një kohë tjetër, 103 vjet më parë, në ditët e fundit të pushtimit osman, kur forcat ruse po merrnin Plovdivin dhe në anët tona po i afroheshin Durrësit, ndërsa në Shijak përflitej për fitore e turqve në Plovdiv. Sa për serbët, askush nuk e besonte se mund të hynin në Durrës. E dhimbshme, por dhe e justifikueshme, po të kemi parasysh çfarë kishte ndodhur me ne për pesëqind vjet ose 15 breza njëri pas tjetrit.
Po tani? Edhe në kushtet e këtij zhvillimi marramendës të teknologjisë së informacionit, ka një grup njerëzish që mendojnë se mund të mbahen me slogane dhe pa paraqitur asnjë fakt, ta detyrojnë njeriun e shekullit XXI t’u besojë qorrazi. Ajo kohë iku dhe nuk mund të kthehet. Sot flitet me fakte ose flitet kot; nuk ka rrugë të mesme. Njëri ndër ata që e mëshiron periudhën osmane të shqiptarëve është Redi Shehu që mendon se antikomunizmi mund të jetë një mënyrë për t’u bërë i pranueshëm edhe pa qenë bindës, sidomos për ata që mendojnë se komunizmi i ka ra në qafë periudhës së pushtimit turk.
Po antikomunistët çfarë thonë? Mehdi Frashëri në librin e tij “Problemet shqiptare” shkruan: “Një i huaj kur vjen nga Europa në Shqipëri, sheh një vend mjaft të bukur; me brigje deti, me limane të mira, me fusha pjellore, me ujëra të bulbërta e të shumta, me male te egra, por piktoreske, me liqene, me lumenj, në një kënd të Evropës që përbën bregun e detit perëndimor të Ballkanit. Me gjithë këtë, sheh njerëz të zbehur nga fytyra, të venitur nga sytë, të rreckosur nga rrobat, të palarë e të parruar, faqet të thelluara midis rreshtave të nofullave nga mungesa e ushqimit; qetë e lopët, kuajt e gjithë gjëja e trashë, të vegjël e të dobët. Nuk sheh asnjë vijë udhë të hekurt, as një liman të sistemuar, as fabrika, as pallate, as universitete, as spitale që të përfshijnë kushtet shëndetësore. Gjithashtu i huaji që na viziton nuk sheh as vepra arti, të vjetra ose të reja, me një fjalë, asgjë nga ato që shihen kudo në vende të qytetëruara. Vetvetiu këtij të huaji i vjen ndër mend pyetja: Pse ka mbetur kështu ky vend? (Mehdi Frashëri, Problemet Shqiptare, Antologjia e mendimit shqiptar 1870-1945, botimet “Toena” Tiranë 2003, f.396). Në të njëjtën mënyrë gjykon dhe Ali Këlcyra. Sipas tij “mund të thuhet pa e tepruar se sundimi pothuaj 450-vjeçar osman nuk qe gjë tjetër veçse një pushtim ushtarak. Gjatë gjithë kësaj kohe vendi ynë jo vetëm që nuk bëri asnjë përparim në të gjitha shfaqjet (aspektet) e jetës kombëtare; përkundrazi mbeti prapa. Në fillimin e jetës së pavarur vendi ynë nuk kishte jo vetëm një rrjet rrugor për të qenë, por as udhë për kalimin e qerreve e të karrocave e as ura. Limanet, sfratet e kanalet ekzistuese, përpara ardhjes së osmanëve, qenë prishur ose mbyllur, shumica e tokave pjellore (ishin) kthyer në moçalishte të dëmshme për shëndetin e popullsisë, prandaj banorët e këtyre anëve qenë të shtrënguar të tërhiqeshin nëpër zonat malore. Popullsia e varfëruar qe e këputur nga sëmundjet e mosushqimi. Në shumicën e krahinave shqiptare mungonte hierarkia administrative. E po ashtu mungonte organizimi i arsimit, e veçanërisht ai në gjuhën kombëtare. Midis gjithë popujve që përbënin Perandorinë Osmane vetëm shqiptarëve u ishte ndaluar rreptësisht mësimi dhe botimet në gjuhën amtare. Megjithatë gazetat dhe librat shqip shtypeshin nga bashkatdhetarët tanë në mërgim dhe futeshin në vend fshehurazi. Fatkeqësia më e madhe për popullin tonë, në kohën e sundimit osman, qe ndarja e tij në fe të ndryshme, klerikët e të cilave ishin bërë vegla të verbra të propagandës politike e vareshin prej shteteve të huaja. Kjo ishte, në vija të përgjithshme, gjendja e vendit tonë, kur u shpall më 1912 shtet i pavarur” (Tanush Frashëri, Ali Këlcyra, Shkrime për Historinë e Shqipërisë”, kujtime politike si dhe shkrime e letërkëmbime, botimet “Onufri”, Tiranë 2012).
Ja dhe një shkrim i gazetës “Drita” në vitin 1909, që besoj se ishte shkruar nga një jokomunist. “E fëlliqura Turqi shqiptaret i ka rrjepur e varferuar keq saqe mund te themi se varferi e vobesi si e shqiptareve nuk gjendet gjekundi. Pa shtepi, pa gje, pa mesim e pa me te voglen shprese kane mbetur, edhe prap pagese te rende i paguajne Turqise e cila i merr ushtare qe te vejne e vdesin nga klima dhe shigjetat e Mahmut Jahjait ne Arabi. As udhe s’kemi, as ura, as mesonjetore as ndonje te mire per vendin tone ka bere gjer me sot Turqia. Te gjitha te hollat qe mbledh i dergon ne Stamboll dhe çdo nepunesi te saj i ka dhene lejen te rjepe gjendjen ne çdo udhe te mundur…” (Gazeta “Drita” Nr. 86, dhjetor 1906).
Tani edhe faktet: Fillimisht theksojmë se çdo pushtues ka pasur si synim përfitimin e hapësirave të reja dhe unifikimin në territore gjithnjë e më të gjëra. Por vetë pushtuesit kanë pasur nivel të ndryshëm qytetërimi dhe tradite, për rrjedhojë dhe pasojat mbi vendet e pushtuara kanë qenë të ndryshme.
Nën pushtimin romak u ndërtua rruga Egnatia, Apollonia e Ilirise qe qyteti me i madh ndër 20 Apollonitë që kishte atëhere, kishte shkollë të zgjedhur, ku mbaroi studimet vetë perandori Oktavian Augusti. Durrësi ishte njëri ndër qytetet më të mëdha në bregun lindor të Adriatikut. Amfiteatri i tij ishte më i madhi pas atij të Romës. Përsa u përket pushtimeve të tjera: ilirët dhe arbrit erdhën nen pushtime të huaja, sepse bota jetonte në perandori. Këtë fat paten dhe shumica e popujve të tjerë. Pas shkatërrimeve të barbarëve, nën bizantinët vendi e mori veten dhe pati nivel të   njëjtë zhvillimi me popujt fqinj të bregut lindor të Adriatikut. Nën bizantinët: Durrësi, Justiniana Prima dhe Ohri qenë ndër qytetet më të rëndësishme të Perandorisë. Gjatë sundimeve bizantine, veneciane dhe serbe u zhvilluan komunat qytetare me statute; pati shkolla ne gjuhët latine, greke si në të gjithë Europën e kohës, deri në universitetin e Durrësit.
Pavarësisht nga këto të dhëna, duhet sqaruar se nuk ka pushtues të mirë dhe çdo pushtim shkon kundër zhvillimit të natyrshëm të një populli, por edhe midis pushtuesve mund të bëhet krahasimi për të parë kush ka qenë më i keq.
Pushtimi turk: 95 përqind analfabetë. Zhvillim artizanal të shekullit XVI dhe në fund të shekullit XIX. Asnjë kilometër rrugë automobilistike.
Pushtuesit osmanë shkatërruan gjithçka gjetën dhe për pesëqind vjet nuk ndërtuan asgjë, sa trashëgimia otomane sot është e katandisur në ndonjë urë, hamam dhe objekte kulti.
Pushtimi austriak: Në periudhë lufte, brenda 2-3 vjetësh ndërtuan rrugët: Shkodër-Tiranë; Shkodër-Pukë-Kukës; portin e Shëngjinit; dekovilin Prizren-Kukës, qindra shkolla, dhjetëra qendra shëndetësore në të gjithë zonën e tyre të pushtimit, si dhe shume projekte te tjera, një pjesë e të cilave të mbetura përgjysmë pas kapitullimit.
Pushtimi italian: Rrugën Vlorë-Tepelenë-Përmet; rrugën Vlorë-Sarandë; portin e Vlorës. Pa përmendur Luftën II Botërore, kur Italia Fashiste ndërmori projekte te rëndësishme zhvillimi në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, etj. Akoma më zi është gjendja në arsimin shqip gjatë periudhës otomane: Në vitin shkollor 1896-1897 kishte: shkolla greke: 1276 me 85015 nxënës; shkolla bullgare: 821 me 29846 nxënës; shkolla serbe: 162 me 7511 nxënës; shkolla rumune: 80 me 3678 nxënës. Vetëm shkolla shqiptare nuk kishte. Ishin deri në dhjetë shkolla që autoritetet osmane here i hapnin dhe here i mbyllnin. Pse na diskriminoi kaq keq Perandoria Osmane? Nuk vepruan kështu austro-hungarezët që na pushtuan vetë dy vjet. Me urdhër të Komandës së Përgjithshme Ushtarake Austriake arsimi fillor u bë i detyrueshëm për fëmijët 7-12 vjeç në fshatra dhe 7-14 vjeç në qytete. Në vitin shkollor 1916-1917, Tirana kishte 24 shkolla fillore me rreth 1000 nxënës e 39 mësues; Prefektura e Durrësit pa Krujën kishte 40 shkolla, me 1542 nxënës e 67 mësues; Prefektura e Elbasanit kishte 49 shkolla , 1750 nxënës dhe 61 mësues. (Hajrullah Koliqi, Historia e Arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, Prishtine 2002, f.327). Këto janë faktet, këto janë gjykimet e jo-komunistëve për periudhën osmane të shqiptarëve. Tash vetëm një pyetje? Si ju duket, a ngjajnë gjykimet e antikomunistëve dhe komunistëve në gjykimin e periudhës së pushtimit turk? Meqenëse ngjajnë, duket lënë anti-komunizmi se nuk mund të shërbejë si alibi për të mbrojt prapambetjen e shqiptarëve nën pushtuesit osman. Nuk mund të ecet me gjykime që nuk mbështeten në fakte, aq më keq që janë kundër fakteve.

Edvin Kristaq Rama-Aleksander Vuçiç, duet mediatik kundër shqiptarëve!

Edvin Kristaq Rama në debatin me Aleksander Vuçic kishte shansin e madh që për herë të parë në jetën e vet të kishte “tifozë” të gjithë shqiptarët, kjo jo për meritë të tij, por si Kryeministër i shqiptarëve. Pavarësisht dëshirës për ta parë mirë, Rama sot ka zhgënjyer edhe me fanatikun e vet.

Të njëjtat batuta bajate, i njejti fjalor sikur flet me alabakë në tavolina, e njëjta butafori dhe mëndjemadhësi prej “lideri botëror”.

Debati fitohet me argument jo me forcë, për fat te keq Edvin Kristaq Rama nuk kishte afër Policinë, INUK, “të fortët”, madje nuk e blinte dot as me para siç beson dhe fiton në Shqipëri!

Të paktën audienca u sqarua, shqiptarët dhe serbët plasën për pak luftën për një top…nuk i ndaka gjenocidi serb, vrasjet, torturat, krimet ndaj njerëzimit që edhe Aleksander Vuçic i ka përkrahur me kallashnikov në krah të kryeçetnikut Sllobodan Millosheviçit.

NGA MEHMET ELEZI : AUDITORI I MARK KRASNIQIT

mark krasniqi

Mark Krasniqi nuk është më. U përcoll këtë të dielë. Shkoi në shtëpizën që pati përgatitur vetë, sipas një filozofie realiste e të ftohtë për jetën. Një intelektual që lufton çdo ditë të jetës për të bërë diçka të mirë dhe paralelisht nënshkruan e materializon një paqe të hershme me vdekjen, është, veç të tjerash, dëshmi e një karakteri të pazakontë.

Me trokitjen kah qindvjetëshi, me jetësinë dhe energjinë që u bënte karshillëk moteve, na dukej sikur s’do të vdiste kurrë. Sikur ishte i përjetshëm, si Atdheu.

Tek ai krahasimi me Atdheun vjen vetvetishëm.

1.Duhet të ketë qenë viti 1971 kur në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Tiranës u hap fjala se një profesor prej Prishtine do të ligjëronte për studentët e histori-gjeografisë. Po fillonte një hapje e lehtë me Kosovën, kryesisht në kulturë.

Mark Krasniqi u shfaq në hyrje të fakultetit me çantë të zezë lëkure e me flokë krejt të bardhë, që i shkonin pamjes fisnike prej dijetari. Ecte pa këqyrur majtas as djathtas. Ne studentët e letërsisë, që ishim të interesuar, s’u lejuam me e dëgjue ligjëratën. Për të shmangur mbingarkesën e sallës, u tha. Por arsyet qenë politike. Kosova duhej me mbetë gjithnjë e huaj. E largët, e panjohur.

Mbetëm jashtë auditorit.

Dhjetë a dymbëdhjetë vjet më vonë në Tiranë u botua përmbledhja me studime etnografike “Mark Krasniqi, Gjurmë e gjurmime”. Më përpara kish dalë në Prishtinë. Nëpër librari s’po gjindej. Me gjasë shumica e kopjeve qenë shitur nën dorë.

Auditori i Krasniqit qe rritur. Po bëhej sa Shqipëria.

2.Kur profesor Krasniqi themeloi Partinë Demokristiane të Kosovës njëzet e tri vjet më parë, ishte 72 vjeç. Në këtë moshë nuk hyn kush në politikë për karrierë. Në këtë moshë vetëm një shtysë madhore të çon kah tribunat politike.

Kjo shtysë te Krasniqi lidhej me Kosovën. Me Shqipërinë, me Kombin Shqiptar. Me thirrjen e brendshme me u shërbye deri në fund. Vijim i tërë veprimtarisë krijuese – dhjetëra vepra që përfshijnë kërkime shkencore, publicistikë, letërsi artistike, tekste shkollore, përkthime. Krahas veprimtarisë qytetare.

Kujt më shumë se atij i ka hije kjo nismë?, mendova kur erdhi në Tiranë në krye të një përfaqësie për vendosjen e shtatores së Skënderbeut në Prishtinë. Shtatorja u përurua atje me 28 Nëntor 2002.

Ndihej i ri, hapin si gjeth. Ani pse tetëdhjetë e dy vjeç.

3.Me atë rast më dhuroi botimin e tij të fundit: “Rrënjët tona etnike” (Dukagjini, Prishtinë 2002). Përmbledhje studimesh, ligjëratash nëpër universitete shqiptare e perëndimore për autoktoninë e shqiptarëve, për identitetin shqiptar europian, për tolerancën. Në anën tjetër: për mizoritë serbe mbi shqiptarët, për t’ua copëtuar trojet dhe për t’ua ndryshuar ngulin.

Sipas autorit, libri (si krejt vepra e tij) ndihmon “për të kundërshtuar me argumente shkencore propagandën sllavo-ortodokse, me të cilën përpiqen të mohojnë autoktoninë, lashtësinë e popullit shqiptar në trojet tona etnike…, të drejtën legjitime për vetëvendosje”. Dhe “të drejtat historike janë në favor të shqiptarëve…”.

Për të mbështetur këtë tezë, Krasniqi u sillet shumë burimeve të besueshme, që dëshmojnë fakte interesante dhe fakte të skëterrshme. Për shembull, më 1913 ushtria serbe i lidhte gratë e fëmijët shqiptarë, i mbulonte me kashtë dhe në prani të burrave e etërve ua vinte flakën për së gjalli (o Zot, në vendlindjen time kështu i pjekin gështenjat në fier të thatë, në pyll!). Diçka të përafërt kemi parë në një pikturë të Abdurrahim Buzës: burra që i kanë lidhur me shoqi-shoqin dorë për dorë duke krijuar një unazë me trupa të gjallë rreth një mullari me bar, të cilit pushtuesit serbë i vënë flakën!

Si dijetar, Krasniqi argumenton me fakte, nuk bën propagandë. Kurrfarë urrejtjeje nuk shfaq për serbët si serbë; pushtuesit e vrasësit janë tjetërgjë. Bashkimi kombëtar është pengu i tij i varur. Të ardhmen e shqiptarëve e sheh në Europë. Të bashkuar e të integruar aty. Dëshmon se me vlerat tona e pasurojmë thyezimin e qytetërimit europian. A nuk është e tillë, për shembull, harmonia fetare? Një përmasë që përshkon thellësitë e botës shqiptare nëpër qindvjeçarë. Krasniqi citon të dhëna e raporte si ai i priftit katolik Marin Buci me 13. 07. 1610, sipas të cilit në Kurbin, “në fshatin e varfër Kalivaç, edhe myslimanët japin ndihma për ta mbajtur priftin katolik”. Ndërsa flet për Besën Shqiptare, kallëzon se si nëna vazhdon me e fshehë vrasësin e djalit, vetëm sepse, pa e ditur kush qe, e pati marrë në besë, kur e ndiqnin. Edhe kur mësoi se ai sapo i kishte vrarë të birin, prapë nuk e dorëzoi!

Ky popull paqësor me humanizëm të natyrshëm a nuk e meriton lirinë si rrallë ndonjë tjetër, a nuk e meriton qytetarinë europiane?

Këto kumte i gjejmë në veprat e Mark Krasniqit.

4.Jo rrallë një mjegull vërtitet mbi shqiptarët. Aq sa herë-herë duket sikur ka “dy Shqipëri”, përkatësisht “dy Kosova”. Njëra Shqipëri (përkatësisht njëra Kosovë) e pavërtetë, e sajuar. Një lloj identikiti i prodhuar prej industrisë së medias, që amplifikon raste jopërfaqësuese. Herë për sensacion e mosnjohje, herë me vetëdije, sponsorizuar prej qarqesh kundërshqiptare. Ky portret i rremë i paraqet shqiptarët si vrasës, hajdutë e trafikantë. E ndihmojnë këtë paraqitje edhe problemet e shumta të brendshme, ngecja e reformave, vërshimi i azilantëve drejt Europës si në fillim të nëntëdhjetës.

Tjetra Shqipëri (përkatësisht tjetra Kosovë), ajo e njëmendta, e pastra, me rrënjë të lashta europiane. Ajo e Krasniqit. Ajo e miliona shqiptarëve, që punojnë ndershmërisht me sytë kah Perëndimi.

Në veprën e Krasniqit zbulohen të vërteta përtej kësaj tymnaje.

Ai na thotë se ajo që quhet kombëtarizëm, atdhedashuri, nuk është modë që ndryshon bashkë me stinët. Eshtë përmasë thelbësore, pa të cilën mund të vijë rrenimi.

5.Profesori i dashur shkoi.

Dhe nuk shkoi.

Rilindas, si ata të qindvjetëshit të nëntëmbëdhjetë, i mbrami, i mbijetuar në mijëvjeçarin e tretë.

I mbijetuar si modern.

Auditori i Krasniqit është i mbushur tej e tej.

Auditori i tij është sa Trojet Shqiptare.

Nga Redi Agolli : “Partizanët, terroristë ndaj shqiptarëve, burracakë ndaj fashistëve”

partizan 1
Raporti Britanik
Misioni Britanik i vendosur në Shqipëri gjatë Luftës II Botërore ofron në raportet e tij një  “rishikim” të historisë shqiptare të asaj periudhe për të cilin komunizmi i Enver Hoxhës ngriti “Piramidën” e tij heroike, që edhe sot vazhdon të bëjë jehonë falë demiurgëve të rrenave historike
Konspekt
Në një numër raportesh të përmbledhura si mëposhtë, Misioni Britanik në Shqipëri, në përpjekje për të organizuar një grup të gjerë rezistencë kundër pushtuesit italian dhe gjerman pasqyron peripecitë e tij në gjetjen e një frymë bashkëpunimi dhe trimërie tek partizanët shqiptarë. Në kuadër të asaj që vijon më poshtë, nuk duhet të lënë pa theksuar se  gjatë luftës në Shqipëri, thirrjet jo të sinqerta të eksponentëve shqiptarë kundër fashizmit kishin në disa raste përgjigje të sinqerta, nga njerëz që ndienin detyrën e mbrojtjes së kombit ndaj pushtuesit të huaj. Por, përtej fasadës së luftës anti-Duçe apo anti-Hitler fshihej pabesia ndaj kombit e shpalosur me një luftë civile vëllavrasëse për marrjen e pushtetit. Misioni britanik në raporte e tij rrëfen se për të vrarë ndonjë italian apo gjerman, për të hedhur një urë në erë apo për të prishur linjat telegrafike duhet t’i merrnin për dore partizanët, pasi në të kundërt do të mësynin shqiptarët, konkretisht fraksionet politike dhe ushtarake anti-komuniste. Faktet e prezantuara në këto raporte përbëjnë një alarm të vërtetë për rishikimin e historisë shqiptare të luftës së dytë botërore. Ngritja e miteve të luftës është specialiteti i komunistëve. Në Kinë, Mao ngriti Mitin e Marshimit të Madh mbi një betejë që s’ndodhi kurrë mbi urën e lumit Dadu (Tatu-Ho). Kjo analogji meriton të trajtohet gjerësisht për shkak se i njëjti falsitet është përdorur edhe nga komunistët shqiptarë. Miti ishte frymëzuar nga vetë karakteristikat e urës, dhe vendi ku ajo ndodhej, pra në mesin e Himalajave, çka e bënte atë një vend të mirë për vdekje heroike. Nuk kishte asnjë këmbë nacionaliste në urë kur të kuqtë e Maos mbërritën. Komunistët kinezë pretendonin se ura ruhej nga një regjiment nacionalist, i udhëhequr nga një njeri i quajtur Li Quan-shan. Por, telegramet e dërguar brenda dhe jashtë këtij regjiment, tregojnë se kjo njësi nacionaliste e kishte bazën në një vend të quajtur Hualingping, shumë larg urës, dhe togfjalëshi “shumë larg” merr një konotacion më të gjerë kur bëhet fjalë për Kinën. Për të shtuar, telegramet e dërguar nga nacionalistët, nuk flasin fare për ndonjë luftë të ndodhur në urën Dadu. Realisht, ndodhej një njësi nacionaliste në një qytet në anën tjetër të urës, por ata ishin larguara para se të vinin komunistët, në kuadër të planit të Chiang Kai Shek-ut. Ky i fundit e kishte lënë urën të hapur posaçërisht, në mënyrë që komunistët të nxitonin për në Sichuan. Prova më e fortë që vërteton së në të vërtetë nuk ka ndodhur asnjë beteje në urë do të vinte në vitin 1982, kur lideri suprem i Kinës, Ten Hsia Pin, i cili ishte vetë një pjesëmarrës i marshimit në urën Dadu (Tatu-Ho), do të shprehej se versioni zyrtar rreth ngjarjeve në urë, ishte i sajuar”. Absurditeti është shokues kur sheh se ky leksion i rishikimit të historisë është dhënë nga vetë një lider komunist, në 1982, në Kinën ende komuniste, ndërsa në historinë e Shqipërisë demokratike vazhdojnë të qëndrojnë ende të qëndisurat komuniste nga demiurgët e rrenave.
Skenat heroike të luftës anti-fashiste të Enver Hoxhës dhe shokëve të tij  janë po aq të pavërteta sa miti i Maos mbi Lumin Dadu. Britanikët tregojnë në telegramet e tyre se tek partizanët kishte një frymë terroriste në luftën ndaj shqiptarëve të fraksioneve të tjera politiko-ushtarake dhe burracakëri në luftën ndaj fashistëve. Përpos, shqiptarët patriotë të cilët u gënjyen nga thirrjet për luftë ndaj pushtuesit dhe e gjetën veten në betejat vëllavrasëse në fshatrat e ballistëve apo të bajraktarëve shumë shpejt do të dezertonin. Por, fryma terroriste ishte po aq e theksuar edhe brenda llojit partizan saqë nuk do të kursente as dezertorët dhe as ata që shprehnin pakënaqësi. Sakaq, raportet shfryjnë edhe tullumbacen e kuqe të Enver Hoxhës i cili nuk figuron në role strategjike luftarake. Për të thuhen vetëm epitete të tilla si “mashtrues i madh”.
partizan 3
Përmbledhja e Dokumenteve
1. Partizanët burracakë, refuzojnë të luftojnë
Në një pritë të organizuar nga oficeri David Smiley në një rrugë kodrinore në Barmash, jo shumë larg Borovës, britanikët do të ndienin shijen e zhgënjimit ndërsa partizanët shijen e burracakërisë. Brigada I, e frikësuar nga humbjet që mund të pësonte, refuzonte të sulmonte një vendroje të vogël gjermane me 18 ushtarë.
Ndërkaq, një tjetër performancë e turpshme e partizanëve u shfaq kur italianët nisën një mësymje kundër Shtyllës dhe Vithkuqit. Kjo ishte hera e parë kur italianët u përpoqën të vinin në këto zona, njëkohësisht edhe hera e parë kur britanikët u ballafaquan me një sulm, dhe sulmi erdhi i shoqëruar me elementin e surprizës. Të ulur në mëngjes në xhaminë e Shtyllës, McLean-i dhe Smiley ishin duke luajtur kur predha e para ra mbi çati, duke rrëzuar tavanin dhe duke thyer xhamat. Bombardimet vazhduan gjatë gjithë ditës, ndërkohë që kolonat me italianë nga Korçë, digjnin fshatrat që ndodheshin në mesin e rrugës së luginës. Një partizan të ri gjendej në agoni për shkak të një cifle predhe që i ishte futur në stomak ndërkohë që përpiqej të thoshte “ujë, ujë, ujë…, por askush nuk i dha ujë…shokët e tij partizanë ia mbathëm me të katërta dhe ai vdiq. Partizanët u tërhoqën drejt maleve, dhe përpiqeshin t’u impononin britanikëve tërheqjen nga luftimi.
Përkthyesi i David Smiley një burrë me një pamje të egër, me mustaqe të zeza, i cili më parë kishte qenë shumë luftarak, shumë krenar për veten e tij dhe për partizanët, si dhe shumë përçmues ndaj italianëve, e kaloi shumicën e mëngjesit dhe të pasdites duke u ankuar si i mjerë: “Duhet të na largosh që këtej zotëri, është shumë e rrezikshme këtu”, sa herë që ndonjë predhë binte 200 metra larg. Por sapo mbaroi beteja, iu ngriti bishti e i tha oficerit britanik me përbuzje se italianët nuk mund ta merrnin kurrë Shtyllën, po të mos ishte për artilerinë e tyre.
2. Pakënaqësitë e partizanëve ndaj Enver Hoxhës
Ky raport përshkruan një panoramë të ndryshme nga ajo e dy raportimeve të mëparshme që kemi marrë nga Brigadier Hodginson. Përshtypja që mu krijua gjatë dy raporteve të para ishte se ndërsa Hoxha ishte një mashtrues i madh, ai nuk po i trajtonte problemet e administratës pa marrë masa dhe se opozita në regjimin e tij nuk ekzistonte. Në funksion të këtyre fakteve, dua të rrëfej se mendimi që më pushtoi mendjen është se në një të ardhme jo të largët duhet të shqyrtojmë nëse duhet të njohim të ashtuquajturën qeverinë e tij. Tashmë, nga ky raport po mësojmë se ka indikacione se në skenë po shfaqet opozita dhe se qeveria po humbet terren. Nuk duhet të nënvlerësohet fakti se ekzistojnë shumë pakënaqësi në radhët e partizanëve pasi Enver Hoxha paguan vetëm oficerët në ushtrinë e tij. Kushtet ekonomike mund ta detyrojnë atë të çmobilizojë disa struktura të ushtrisë së tij, por nuk besoj se Hoxha do të marrë përsipër këtë rrezik për momentin. Në dritën e këtyre rrethanave, kam frikë se nuk ka shumë gjasa për rrëzimin e qeverisë në të ardhmen e afërt, por opinioni im modest është se shqiptarët nuk do të tolerojnë në pafundësi asnjë formë komuniste qeverisëse.
3. LNÇ-ja me frymëzim terrorist, ka gjasa të fitojë ndaj Ballit Kombëtar
Ministria e Jashtme britanike planifikonte të bazoheshe gjerësisht në raportet e oficerit Davies për të “formuluar politikën e ardhme britanike ndaj Shqipërisë”, dhe atij iu dërgua një listë me pyetje, të cilave  duhet t’u jepte përgjigjen: “Sa i gatshëm është Këshilli i LNÇ-së që të bashkëpunojë tani dhe pas luftës me Britaninë? Sa të influencuar janë komunistët e Këshillit nga Bashkimi Sovjetik, dhe sa kontakte kanë me partizanët jugosllavë dhe komunistët grekë? Sa ngushtë po punon Balli Kombëtar me qeverinë e mbështetur nga gjermanët? Dhe si do ta vlerësonin shqiptarët formimin e një komiteti përfaqësues jashtë shtetit, ndoshta, me Zogun të përfshirë”? Derisa Davies t’u përgjigjej këtyre pyetjeve, Ministria e Jashtme do të vazhdonte t’i mbështeste të dyja, si LNÇ-në ashtu edhe Ballin Kombëtar, nuk do të ndërmerrte hapa për krijimin e një Komiteti të jashtëm dhe do të shmangte mbështetjen ndaj Zogut. Në nëntor, Davies ia dha përgjigjet e tija Kajros. Këshilli i LNÇ-së, konsideronte ai, ishte komuniste, nën influencën e Titos, jo të Bashkimit Sovjetik dhe kishte kontakte me homologët e saj grek dhe jugosllav, ndërkohë që Balli Kombëtar mbështeste qeverinë e re të krijuar nga gjermanët. Ai nuk mendonte se krijimi i një komiteti jashtë vendi do të ndihmonte situatën, dhe as mbështetja britanike ndaj Zogut. Por, megjithëse LNÇ-ja ishte “Këshilli i vetëm në Shqipëri me të cilin “HMG-ja(Qeveria e Shkëlqesisë së tij) mund të bashkëpunonte”, Davies nuk rekomandoi mbështetje ekskluzive për të. “Balli Kombëtar më ka dhënë një marrëveshje të shkruar se do të luftojë kundër gjermanëve. Derisa të vërtetojë se kjo marrëveshje është e pavërtetë propozoj që të ruhen kontaktet me të”. Megjithatë, situata civile ishte depresuese. Lufta civile mes LNÇ-së dhe Ballit Kombëtar “tashmë ka filluar, dhe do të zgjerohet”. LNÇ-ja ka gjasa që të fitojë në fund, pasi “është më e re, më agresive dhe me shije terroriste”. Balli Kombëtar “ka qëllim që t’i bëjë rezistencë”;ndoshta zogistët nën drejtimin e Abas Kupit do të mund të asistonin.
4.  Komunistët në luftë, me mish qengji dhe raki
Deklaratat e partizanëve për të luftuar njëkohësisht gjermanët dhe Ballin Kombëtar linin hapësira për dyshime;ato ishin arrogante: “Kokëfortësia e tyre nuk ka kufij, ata besojnë se ka katër aleatë, Britania e Madhe, Rusia, Amerika dhe Shqipëria, dhe nga të katërta, kjo e fundit ka dhënë kontributin më të madh ndaj kërkesave të luftës dhe se mund të rrijë e ulur dhe e qetë”.  E bezdisshme, ishte gjithashtu, “arroganca kolosale” e partizanëve, të cilët kërkonin “të gjitha llojet e të mirave materiale”: partizanët zotoheshin në mënyrë cinike se bënin një jetë të vështirë…Por e vërteta e kulluar ishte se ata bënin një jetë më të mirë se ne”.
5.    Dezertimet e partizanëve
(a)    Një raport i pakonfirmuar thotë se dy oficerë partizanë kanë dezertuar në Krujë duke iu drejtuar maleve.
(b)    Një raport i pakonfirmuar thotë se 80 partizanë nga Brigada e 28 kanë dezertuar dhe ndodhet në malet e veriut. Nga i njëjti burim thuhet se e gjithë Brigada e 17 ka dezertuar në jug.
(c)    Raportet nga Korça flasin për dezertime në shkallë të madhe nga formacionet partizane në këtë zonë. Flitet se jo më pak se 400 partizanë kanë dezertuar duke kaluar kufirin për në Greqi. Thuhet se në vendin fqinj kanë shkuar bashkë me armët e tyre të cilat janë marrë nga Greqia dhe se janë trajtuar mirë nga grekët.
(d)    Shumë civilë shqiptarë kanë kaluar gjithashtu  kufirin për në Greqi. Nuk dihet numri i saktë i tyre por varion nga 100-200, ortodoksë dhe myslimanë.
Çdo shqiptar që tenton të kalojë kufirin, duke marrë me vete dokumente zyrtare shqiptare(që mbartin yllin e kuq), kthehet mbrapa nga autoritet greke.
(e)    Stacionet partizane ndodhen përgjatë kufirit por janë të paafta për të ndaluar dezertime të tilla.
(f)    Nako Spiro, kryetari i Rinisë Shqiptare Anti-fashiste raportohet të ketë udhëtuar drejt Korçës për të shqyrtuar situatën.
6. Arrestimet dhe vrasjet e partizanëve nga…partizanët!
Vazhdojnë të vijnë raportime rreth arrestimeve dhe vrasjeve të partizanëve
-Tiranë, 2 qershor: 10 partizanë të arrestuar, 3 të ekzekutuar
-Korçë, 2 qershor: 20 partizanë të arrestuar, 5 të ekzekutuar
Arsyeja e këtyre akteve drastike të kryera nga FNÇ-ja derivon nga dezertimet dhe përhapja e pakënaqësive në radhët e ushtrisë.
-Nenkoleneli Husul Spahiu, komandanti i artilerisë së ushtrisë, kushëriri i Bedri Spahiut, dhe Majori Todi Nasho, një nga oficerët e tij, u arrestuan më 1-2 qershor.
Të dy oficerët raportohen se kishin si qëllim të dezertonin, por sipas një historie tjetër ata janë arrestuar me akuzën për imoralitet.
-Arrestimet e studenteve vazhdojnë ende, si pasojë e zërave të tyre kritike kundër FNÇ-së të cilat shoqërohen me slogane anti-FNÇ nëpër mure. Disa prej këtyre sloganeve kanë përmbajtje zogiste. 12 studentë janë arrestuar në Tiranë në 5 qershor, ndërsa 17 të tjerë janë arrestuar më 7 qershor.
-Në fillim të qershorit, raportohet se janë zhvilluar gjyqe të fshehta ushtarake në Shkodër, ndaj 10-12 partizanëve të rëndësishëm. Disa prej tyre janë ekzekutuar menjëherë pas gjyqit.
-Katër partizanë, tre prej tyre të rangut oficerë, janë parë nga një burim të ekzekutohen jashtë Tiranës më 5 qershor. Një nga oficerët mendohet të ketë qene Major.  Për arsye ekonomike, u janë hequr rrobat para ekzekutimit.

Sfidat e të drejtave të njeriut në Kosovë: Nga izolimi ndërkombëtar në qytetarinë aktive




 Nga Valon Murati


Sot Kosova në fushën e të drejtave të njeriut është më mirë se çdoherë në historinë e saj. Sidoqoftë, ky konstatim mbetet i tillë vetëm në raport me të kaluarën. Duke qenë se synimet tona janë që të arrijmë shtetet më të zhvilluara demokratike në të gjitha fushat, atëherë, mund të themi, se me gjithë përparimet që ne kemi bërë në fushën e të drejtave të njeriut si në planin e rregullimit të tyre legal, e po ashtu edhe në zbatimin e tyre, ne ende jemi larg standardeve të aplikuara nga shtetet me një demokraci të zhvilluar dhe sundim të funksional të ligjit. Në një shtet të ri si Kosova, e dalë nga lufta, dhe me një proces të vështirë shtetndërtimi, si dhe me një të kaluar ku të drejtat e njeriut janë shkelur në mënyrë masive, këto vështirësi edhe mund të kuptohen. Për më tepër, pamundësia e Kosovës që të jetë pjesë e organizmave ndërkombëtarë që mbrojnë të drejtat e njeriut si: OKB, Këshilli i Evropës, OSBE, etj, është gjithashtu element që ndikon në situatën në të cilën gjenden të drejtat e njeriut në Kosovë. Sidoqoftë, shtrohet nevoja e identifikimit të problemeve, në mënyrë që ato të zgjidhen. Janë të shumta fushat në të cilat paraqiten probleme të respektimit të të drejtave të njeriut, por unë do të ndalem në disa që realisht janë peng edhe i kontekstit politik të Kosovës.

Mungesa e qasjes në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut/Kosova dhe qytetarët e saj gjenden në një situatë absurde në raport me sistemin evropian të të drejtave të njeriut, që është i ndërtuar kryesisht rreth Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut si instanca e fundit legale që garanton respektimin dhe interpretimin e të drejtave të përcaktuara në këtë Konventë. Gjykata, si mjeti i fundit juridik në Evropë, të cilës mund t’i drejtohen të gjithë qytetarët e shteteve që janë anëtare të Këshillit të Evropës, në rast se konsiderojnë se institucionet publike u kanë shkelur të drejtat dhe nëse i kanë plotësuar kushtet për të aplikuar. Siç dihet, vendimet e kësaj gjykate janë të obligueshme të zbatohen në të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Evropës (sepse të gjitha ato e kanë pranuar juridiksionin e Gjykatës) dhe kjo është një ndër arsyet që e bën këtë sistem të të drejtave të njeriut më efikas se sistemet e tjera rajonale (vendimet e saj, ndonëse jo gjithnjë me dëshirë i kanë zbatuar edhe shtetet si Rusia, Franca, Britania e Madhe, Turqia, etj.). Ndonëse shteti i Kosovës, përmes Kushtetutës, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut e ka pjesë të sistemit të vetë juridik, qytetarët e saj, si bartës të të drejtave nuk mund të përfitojnë nga ky sistem. Kjo ndodh sepse Kosova nuk është pjesë e Këshillit të Evropës dhe rrjedhimisht qytetarët e saj nuk mund të aplikojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat të Njeriut, në rast se ata e konsiderojnë se u janë shkelur të drejtat nga institucionet publike. Kjo mungesë qasjeje në Strasburg, ndikon në dy drejtime në cilësinë e dobët të të drejtave të njeriut në Kosovë. Së pari, në mënyrë të drejtpërdrejtë pësojnë qytetarët. Ata duke mos pasur mundësi të ankohen në Strasburg, nuk mund të shfrytëzojnë as përparësitë e sistemit evropian të të drejtave të njeriut, që në rast të shkeljeve t’u riparohet padrejtësia dhe dëmi i shkaktuar nga shkelja e një të drejte specifike të garantuar me Konventë. Dëmi tjetër nga i cili pësojnë edhe qytetarët por edhe vetë sistemi ynë gjyqësor, dhe administrata publike, e që ka rol të drejtpërdrejtë në respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit, lidhet me faktin se qytetarët mbeten nën mëshirën e gjykatave dhe administratës publike vendore, të cilat duke mos pasur frikën se vendimet e tyre mund të apelohen përtej Gjykatës Kushtetuese (kur është fjala për të drejtat e njeriut), nuk brengosen të rrisin cilësinë e performancës së tyre në fushën e vendimmarrjeve në frymën e praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Pra, duke mos qenë pjesë e këtij sistemi, dhe duke mos pasur “frikën” se aktgjykimet e tyre do të rrëzohen në Strasburg, gjykatësit tanë nuk e shohin të nevojshme të rrisin performancën e tyre në frymën e praktikës gjyqësore të Strasburgut. Rrjedhimisht njohuritë e gjykatësve tanë (dhe aq më tepër administratës) për praktikën gjyqësore të Strasburgut dhe interpretimin e Konventës janë shumë modeste. Kështu, duke qenë i izoluar nga sistemi evropian i të drejtave të njeriut, sistemi ynë gjyqësor performon larg më dobët, sesa që do të kishte performuar në rast se do të ishte pjesë e këtij sistemi, për shkak se kontaktet e sistemit tonë do të ishin zyrtare me Strasburgun, gjë që do të ngrinte kapacitetet tona profesionale (në këtë rast Kosova do të kishte gjyqtarin e vet, ekipin e tij, si dhe përfaqësuesit diplomatikë në Këshillin e Evropës, si dhe qytetarët e Kosovës do të dërgonin raste në Strasburg, të cilat do të krijonin juristë të specializuar e avokatë që do ta njihnin këtë sistem dhe posaçërisht praktikën gjyqësore të Strasburgut). Të marrim një shembull sesi sistemi evropian i të drejtave të njeriut do të ndikonte në përmirësimin e gjendjes. Në të gjitha raportet ndërkombëtare dhe vendore, por edhe nga vetë përvoja e përditshme e qytetarëve të Kosovës, del se zvarritja e proceseve gjyqësore nga gjykatat tona, paraqet një ndër shkeljet më të shpeshta të të drejtave të njeriut. Ashtu siç tregon përvoja e vendeve të rajonit, por edhe të shteteve të tjera të Këshillit të Evropës, sigurisht edhe nga Kosova shumë raste do të dërgoheshin në Strasburg e të cilat do të kishin për bazë të ankesës mu zvarritjen e rasteve në gjykatat tona. Vendimet të cilat do t’i konstatonin shkeljet e gjykatave tona, do të ndikonin domosdo në ngritjen e efikasitetit të punës së tyre në rastet e tjera. Sidoqoftë, ndonëse pjesëmarrja në sistemin evropian të të drejtave të njeriut prek mirëqenien e përditshme të qytetarit, liritë dhe të drejtat e tij, por edhe vetë funksionimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit, ajo realisht është e ndikuar nga politika. Andaj i mbetet qeverisë dhe të gjitha institucioneve shtetërore dhe joshtetërore që të punojnë që Kosova të pranohet sa më shpejt në Këshillin e Evropës (në planin procedural Kosova i ka numrat e duhur për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës).

Mungesa e instrumenteve të të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore në Kushtetutën e Kosovës/Shpesh dëgjohen qeveritarët e Kosovës duke u lavdëruar me Kushtetutën e Kosovës dhe me faktin se ajo në planin e të drejtave të njeriut është ndër kushtetutat më të avancuara Evropë. Përtej problemeve të shumta që Kushtetua ka sa i përket përmbajtjes së shtetit që ka ndërtuar, në planin e të drejtave civile dhe politike dhe aplikimit të dokumenteve ndërkombëtare të kësaj fushe, është e vërtetë se ajo është mjaft e avancuar. Sidoqoftë kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër e medaljes ka të bëjë me mungesën e instrumenteve për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore në nenin 22 të Kushtetutës ku janë listuar instrumentet ndërkombëtare nga fusha e të drejtave të njeriut që cilat janë drejtpërdrejt të aplikueshme në Kosovë (në këtë nen janë listuar 8 dokumente ndërkombëtare kryesisht të natyrës civile dhe politike). Ndër dokumentet që mungojnë janë Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore dhe Karta Sociale Evropiane. Ndërsa nga 31 të drejta të garantuara në Kapitullin e dytë të Kushtetutës vetëm katër kanë karakter ekonomik, social e kulturor dhe njëra u takon të drejtave të solidaritetit (mbrojtja e ambientit). Mungesa e këtyre të drejtave dhe sidomos mungesa e instrumenteve ndërkombëtare që garantojnë të drejtat ekonomike dhe sociale, është kritikuar vazhdimisht dhe asnjëherë deri më tani nuk ka pasur një sqarim pse ato nuk janë pjesë e Kushtetutës së Kosovës (ashtu siç nuk kanë qenë as pjesë e Kornizës Kushtetuese). Nën zë, është pohuar se pasi karakteri i këtyre të drejtave është pozitiv, që nënkupton se ato realizohen me ndërhyrjen e shtetit, dhe faktit se kjo ndërhyrje në shumë raste ka implikime financiare, nga frika e rritjes së obligimeve financiare të shtetit të Kosovës, përfshirja e këtyre instrumenteve ndërkombëtare në kushtetutë është shmangur. Njohësit e të drejtave të njeriut, si dhe profesionistët e fushës legale e dinë se karakteri i këtyre të drejtave, përveç se është pozitiv, që kërkon ndërhyrjen e shtetit dhe rrjedhimisht mbart edhe detyrime financiare, këto të drejta zbatohen në mënyrë progresive. Pra edhe në bazë të dokumenteve ndërkombëtare, shtetet, kur i ratifikojnë këto traktate, dhe marrin obligim për t’i zbatuar, zbatimin e bëjnë në mënyrë progresive, në varësi të gjendjes ekonomike dhe mundësive buxhetore të vendit. Andaj arsyetimi financiar nuk qëndron, dhe do të duhej që në këtë drejtim, me një presion më të madh nga shoqëria civile dhe bota akademike, por pse jo edhe nga politika, të fillojë procesi i ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës, për të përfshirë edhe këto instrumente ndërkombëtare, të cilat do të krijonin kushte për një mbrojtje më të mirë të të drejtave ekonomike dhe sociale të shtresave më të brishta të shoqërisë.

Fuqizimi i rolit të Avokatit të Popullit/Institucioni i Avokatit të Popullit, ndonëse në mandatin e tij nuk ka fuqi ekzekutive, Kushtetuta dhe ligji i japin autoritet në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ky institucion obligim primar ka të trajtojë dhe të hetojë rastet e shkeljeve të të drejtave të njeriut të qytetarëve nga këto institucionet publike dhe të rekomandojë zgjidhjen e çështjeve në dobi të qytetarëve në rast se gjenden shkeljet. Në pamje të parë krijohet përshtypja se ky institucion është një opozitë e administratës dhe sidomos e çdo qeverie të vendit. Në të vërtetë, duke qenë një institucion shtetëror i pavarur, i krijuar nga Kushtetuta, ky institucion në mënyrë permanente duhet të ndërmjetësojë në mes të qytetarit dhe gjykatave, administratës, policisë, në mënyrë që të drejtat e shkelura të riparohen pas ndërhyrjes së tij. Në këtë drejtim raportet e ngrira në mes të qeverisë së vendit dhe institucionit të Avokatit të Popullit, që kanë mbretëruar viteve të fundit, e kanë dëmtuar jashtëzakonisht shumë funksionimin e duhur të këtij institucioni, efikasitetin e punës së tij, por edhe autoritetin e tij publik. Për të pasur një cilësi më të madhe të zbatimit të të drejtave të njeriut të garantuara me ligj dhe Kushtetutë, Institucioni i Avokatit të Popullit, nuk duhet të bllokohet dhe nënçmohet nga politika, por të ndihmohet dhe përkrahet. Në këtë drejtim shtrohet edhe nevoja që mediet, shoqëria civile, aktivistët e të drejtave të njeriut, politika si dhe vetë institucioni të bëjnë presion tek institucionet qeveritare që puna dhe misioni i Institucionit të Avokatit të Popullit të merret seriozisht.

Rritja e kulturës për të drejtat e njeriut në mesin e qytetarëve të Kosovës/Dhe në këtë kontekst bartësi i të drejtave dhe atij të cilit më së shumti i shkelen ato, qytetari, duhet të fillojë të jetë më aktiv në realizimin e të drejtave të tij. Qytetaria aktive arrihet mbi të gjitha duke njohur të drejtat dhe mekanizmat me të cilat mbrohen apo kërkohet zbatimi i tyre. Sa më shumë njohuri që qytetari do të ketë për të drejtat e tij, aq më aktiv do të jetë ai në synimin për të realizuar ato. Duke qenë aktiv, ai do të bëjë presion në sistemin juridik dhe administrativ që të performojë më mirë në fushën e të drejtave të njeriut. Një qytetar aktiv, krijon qytetari aktive, e cila rezulton edhe në organizim qytetar, që mund të marrë karakter të organizimit në shoqërinë civile, apo edhe në politikë, por që ndikimi i tij pozitiv është i pashmangshëm në realizimin e të drejtave të njeriut të garantuara me standardet ndërkombëtare dhe vendore.

Persekutimi i shkrimtarëve dhe artistëve nga diktatura komuniste

Vatikani e pranon, Visar Zhiti ambasador i Shqipërisë

 Nga Visar Zhiti 


Ka patur një kohë paradoksale, të pabesueshme dhe të rëndë, aspak të largët, madje ngjitur me tonën si pas një muri tashmë të shembur, kur në Shqipëri dënoheshin shkrimtarë e artistë, libra, lexues, drama, festivale këngësh, ngrehin bibliotekash, madje dhe vetë metafora, edhe pse duket e pamundur të arrestohet një figure letrare, duke shkuar deri në dënime varre shkrimtarësh.
Goditeshin vandalisht realiteti përballë dhe kolonat e traditës, gjithçka që dilte kundër sundimit të fitimtarëve të pas Luftës II Botërore, utopisë së tyre me doktrinë gjysmake, socializmit real, asaj diktature që gjakonte me gjak të krijonte rendin e ri të njeriut të ri. Dhe më përpara se të hapeshin universitete, u hapën burgje.
Shqipëria ishte vendi më i vogël në perandorinë komuniste me diktaturën më të madhe në Europë, ku u provuan të gjitha: komplotet e heshtjes vrastare, zhbërjet, larje kolektive trush, internime, burgosje, pushkatime, madje dhe Krijuesi suprem, vetë Zoti, u ndalua, pasi u shembën tempujt e besimeve dhe kulteve.
Ndërkohë diktatura kultivonte shkrimtarët e saj, artistët e vet dhe i mirëmbante ata ashtu si policinë, fabrikat apo fermat, ndërkaq duke bërë zëvendësimin e Zotit me vetveten dhe kishat e xhamitë me komitetet e partisë dhe ekzekutive. Në fund të fundit dhuna permanente ushtrohej po me intelektualë, jo vetëm me policë, me propagandistë, me shkrimtarë dhe veprat të tyre në shërbim të ideokracisë dhe sistemit totalitar.
Njohja e së keqes, studimi i saj tani, institucioni i kujtesës janë të domosdoshëm, për t’u njohur e kaluara, historia jonë dhe e vërteta jonë, pra vetja si individ dhe kolektiv, që shumëçka të shndërrohet në përvojë dhe vizion, me qëllim që të mos përsëriten diktaturat dhe e ardhmja të bëhet sa më shpejt e tashme.
Kundërshtimet e mëdha, ndarjet, disidenca, martirizimet, revoltat, diksioneri i qëndrestarëve, deri dhe te viktimat, jo vetëm që meritojnë nderim, por shërbejnë dhe si mësim i mekanizmit të madhërishëm të kundërveprimit ndaj maqinerisë së përbindshme të dhunës dhe tjetërsimit çnjerëzor.
Të kujtojmë. Kemi 20 vjet që kujtojmë me mençuri, duke (ri)edukuar kohën tonë.
Fitimtarët e tmerrshëm
Menjëherë sa erdhën në pushtet fitimtarët, pas 1944, teatrot dhe kinematë ekzistuese i shndërruan në salla gjyqesh. Në skenën e Teatrit Kombëtar u vendos trupi gjykues, jo me aktorë, por me komisarë dhe komandantë të luftës, Përballë intelektualë, deputetë, gazetarë e shkrimtarë mes tyre, patriotë, etj, ata që ishin kundërshtarë, por që sistemi i shihte dhe i trajtonte si armiq që duheshin vrarë. Në llozha të teatrit rrinte Enver Hoxha, ndiqte gjyqin dhe ndoshta, teksa dora zgjatej për monoklin, kapte revolverin. Në altoparlantët jashtë në rrugë dëgjohej gjyqi si gjëmim, formë e re kërcënimi. Dënohen me pushkatim: Kol Tromara, Alizoti… Hurshiti… Konstandin Kote… Leka, Merlika, Golemi… Terenc Toçi, Zef Kadarja… Borshi… Valteri… Omari… Cani… Përmeti, Daut Çarçani, Gustav Mirdashi… Me burgime të rënda: Koço Kota, Vrioni… Cara, Leskoviku… Jakov Mile, Mihal Zallari, Lazer Radi… Gjergj Bubani, Libohova… etj, etj. Duartrokitje si batareja e plotonit të pushkatimit. Vazhdojnë vrasjet: Dom Ndre Zadeja… Intelektuali i lartë Xhevat Korça vendos të vdesë në burgun e Burrelit me grevë urie, e para grevë në komunizmin e këtushëm. Ndërkaq poetit Gjergj Fishta, i cilësuar si “Homeri i fundit”, madje i propozuar dhe për çmimin “Nobel”, do t’i prishën varrin dhe do ia hidhnin eshtrat në lumin Drin. Nga që kishte qënë prift antibolshevik dhe nacionalist, s’duhej të ishte as i vdekur.
Edhe autori i romanit të parë shqiptar Dom Ndoc Nikaj u fut në burg në moshën 82 vjeçare si kundërshtar i regjimit dhe vdiq po në burg pas 5 vjetësh. Dhe tragjediani Ethem Haxhiademin e helmojnë një javë para lirimit. Edhe dramturgu tjetër Krist Maloku vdes në burg.
Madhështia e qëndresës
Megjithatë “Shqipëria që shtypej” ruajti dinjitetin, guxoi dhe u ngrit. Kryengritja e Postribës më 1946. Këtu u kap dhe poeti Martin Camaj, që do të arratisej për në Gjermani, sipas së dëshmisë se poetit të burgosur politik Pano Taçi. Vetëm 19 ditë ishte ajo që bota e quan Revolucioni Hungarez i 1956-ës, ndërsa maleve të Shqipërisë do të vazhdonin të qëndronin me armë në dorë Gjomarkajt, Mirakajt, Bajraktarët, Kolët, Sulkurtët, Merlikajt, Kazazët, Lleshanakët dhe betejat e tyre do të zgjasnin 10 vjet. Përrenjtë sillnin dhe gjakun e tyre. Në burg çuan dhe autorin e librit të parë me kritika, shkrimtarin Mitrush Kuteli, themelues i tregimit modern shqiptar së bashku me Ernest Koliqin, por ky i dyti i shpëtoi dënimit, u arratis në Itali, ku themeloi në Romë katedrën universitare të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Por në atdhe u dënua vepra e tij, u ndalua dhe dënohej lexuesi i tyre. Po edhe ai i dënoi diktaturën komuniste duke shkruar dramën e mrekullueshme “Rrajët lëvizin”, ku si një antioruellian, me të cilin ishte moshatar, parashikoi, si asnjë shkrimtar tjetër, rënien e komunizmit, që e filloi tatëpjetën pothuaj kur ai e profetizoi. Edhe gruan e parë shkrimtare, Musine Kokalari, e lauruar në Romë, disidenten e parë grua në të gjithë perandorinë komuniste, themeluese e nje partie demokratike, e burgosën, më pas e internuan, punoi si punëtore në ndërtim dhe vdiq e vetmuar, ndërsa kamioni i llaçit, pa funeral, e hodhi në gropën e hapur për të.
Poeti dhe studiuesi, profesor Arshi Pipa, kundërshtar i hapur, pasi doli nga burgu, u arratis bashkë me poezitë e tij, i kishte shkruar fshehurazi në letra të holla cigaresh, i gjithë libri ishte më i vogël se një kuti shkrepseje. E botoi në Romë më 1959.
Në burg futën dhe drejtorin e parë të Radios-shqiptare, gazetarin dhe përkthyesin Gjergj Bubani. Edhe autori i operas së parë që u vu në skenë pas Luftës, Preng Jakova, pasi i vranë vëllanë si kundërshtar, kurse atë e liruan si moshë e vogël, do të mbetej gjithë jetën me maninë e persekutimit deri sa vrau veten. Në burg ishin përkthyesit e mëdhenj të Homerit, Dantes. I Shekspiriti nuk u kthye kurrë nga Amerika…
…Siç thashë, këtu dënoheshin dhe libra, edhe kur ishin letërsi e përkthyer po nga vetë sistemi, ndaloheshin sipas konjukturave p.sh. Remarku, Hemingueji, Shollohovi, Mopasani, madje dhe Go Mo Zho, etj, nxirreshin nga qarkullimi për arsye ideologjike dhe bashkë me libra të tjera nga letërsia shqipe, të traditës ose të porsabotuar gabim dhe çoheshin në fabrika për t’u ricikluar në letër. Ndodhte që punëtorët vidhnin ndonjë, unë ende ruaj libra të tillë në bibliotekën time, nuk m’i gjetën kur më arrestuan dhe mua për metaforat, se nuk lejohej hermetizmi i tyre, shumëkuptimësia e dëmshme, se përçonte ide të fshehta kundërshtuese. Më dënuan me 10 vjet burg. Akt-ekspertizuesit e poezisë time ishin dy anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve, që zbuluan se nxinin realitetin dhe shpesh aludonin hapur kundër udhëheqjes së partisë dhe sistemit socialist.
Perspektivë dhe retrospektivë:
I ndihmuar nga distanca kohore dhe nga vizionet e reja që të jep liria, unë them tani se shkrimtarët dhe artistët shqiptarë kanë qenë të dënuar në mënyrë gjenerale: një pjesë e ndjeshme, si kundërshtarë, duke i futur burgjeve, duke u ndaluar veprën dhe duke mos i lejuar të shkruajnë a vrarë dhe pjesa tjetër u mbyllën në metodën e realizmit socialist, duke krijuar letërsi propagandistike, mashtruese dhe lajka për sistemin, deri sa u tjetërsuan, në viktima fatlume, po i quaj. Mediokriteti kështu ishte dënim po aq i rëndë, por për letërsinë dhe kulturën, jo për autorët e tij të privilegjuar.
Prandaj dhe poeti qiellor shqiptar, liriku i mrekullueshëm Lasgush Poradeci vendosi të mos shkruante më. Ai thuri poemën e mallkuar të heshtjes së vet dhe, për të mbijetuar, përkthente Gëten, Hajnen, Pushkinin, por edhe Brehtin. Nga klasikët e vdekur lejohej ndonjë gjë. Madje një hebre shqiptar, Robert Shvarc, guxoi dhe përktheu nga Brehti “Marrshi i viçave” si i shkruar posaçërisht për këtu: Dhe viçat pas daulles/ hedhin çapin/ lëkurën për daulle/ vetë e japin.
Është paradoksale dhe shtirje naive të besosh që në diktaturë, me mungesë të tmerrshme lirie, mund të bëhen vepra të mëdha. Regjimet totalitare e racionojnë lirinë ashtu si ushqimet e përditshme. Cave ua heqin lirinë fare dhe ndocave, të përzgjedhur dhe këta, u japin më tepër se racioni. Pse? Që të shkruajnë për të bërë alibinë e diktaturës ndaj botës jashtë dhe ndaj së ardhmes. Pati shkrimtarë në komunizëm që ditët ta shfrytëzojnë këtë kusht dhe kjo është arsyeja kryesore që dhe në diktaturë arrihet të bëhen vepra jetëgjata, të cilat ndodhte t’u jepeshin që t’i përkthenin të burgosur pa emër dhe shteti ua ofronte që të botoheshin në vende të tjera si maskë politike e diktaturës, që ajo të mos dukej aq e keqe. Dhe shpenzimet merreshin nga puna e pa paguar e të burgosurve nëpër minierat infernale, ku ishin dhe kolegë të tyre, por me shenjën minus.
Me shpërbërjen e perandorisë komuniste dhe me rënien e diktaturave të saj, Shqipëria zbuloi një letërsi tjetër, e rroposur, që vinte nga nëntoka, por që dukej se kishte dalë të priste në të ardhmen. Letërsia tjetër po sillte dëshminë e saj dhe vlerë artistike të tjera dhe nuk kërkoi të përzërë ç’ka qenë vlerë, por për të sjellë vetveten. Dolën vepra nga burgjet, erdhën nga balta e internimeve, i nxorën nga sirtaret e brejtur nga koha. Shqipëria e mrekulluar pa se paskësh patur, edhe pse ilegale, disidencë, kundërshtarë, martirë, jo vetëm viktima, të cilat edhe ato ndërgjegjësoheshin në burg.
Persekutimi frymëzoi dhe tragjeditë antikitetit grek e Shkrimet e Shenjta.
Na trondit së thelli aq sa revoltat ajo që kanë shkruar poetët e pushkatuar, aq të rinj në moshë, Trifon Xhagjika, që pasi recitoi në gjyqin e tij “Atdheu është lakuriq”, në fjalën e tij të fundit kërkoi, si artilier që ishte, një top, që t’i binte Komitetit Qendror. Poeti Bedri Blloshmi edhe para pushkatimit refuzoi kërkesën për t’u bërë bashkëpunëtor, më mirë baltë, u tha, se sa me ju. I varuri i fundit në perandorinë komuniste është bashkëvuajtësi ynë Havzi Nelaj, ai kishte shkruar në burg poezi për Helsinkin dhe të drejta e njeriut, kur këtu jashtë burgut nuk i dinin ç’ishin këto.
I burgosurit politik Astrit Delvina ka ende romane në dosjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme si dhe polemikat e tij kundër socrealizmit në hetuesi. Por ai ka vdekur që t’i kërkojë dhe në vendin tonë të vdekurit harrohen shpejt.
Letërsisë shqipe iu shtuan veprat monumentale të kujtesës të At Zef Pllumit dhe Amik Kasoruhos, nga Fatos Lubonja e Marsen Bungo, nga Pjetër Arbnori e Agim Musta, Engjëll Çoba e Spartak Ngjela, Jorgo Bllaci e Pano Taçi, Petrit Kalakulla e Zyhdi Morava, Ahmet Kolgjini, Ylber Merdani e Leka Tasi, Frederik Rreshpja, Henrik Gjoka e Eugjen Mërlika, Gëzimët, Çela e Medolli, vëllezërit Çoku, që ishin bashkë në burg me një prangë dorë më dorë.
Dolën nga varret e heshtjes poezitë moderne të ish të burgosurit Zef Zorba dhe komeditë e ish të burgosurit tjetër Hekuran Zhiti. Edhe vepra madhore shkencore e Profesor Kolec Topallit, por edhe lutjet e shenjtores tonë Nënë Tereza…
Emra, emra, emra, emra një apel i hatashëm. Unë kam nxjerrë 201 emra shkrimtarësh dhe artistësh të dënuar, 43 në Kosovën e pushtuar, pra sa 1/5, kurse në Shqipëri më shumë se aq u pushkatuan, edhe gra si shkencëtarja që kishte studiuar në Torino, zonja Sabiha Kasimati. Në Kosovë u vranë vetëm 15, shumica në luftën e 1999, është fjala për shkrimtarë e artistë, kur dhe një njeri është shumë.
Ndërkaq në Shqipëri po ndodh një dukuri e çuditëshme, nëse trashëgohej dënimi si një pasuri e patundëshme si p.sh., at e bir, Lazër dhe Jozef Radi, bij të dënuarish po tregojnë tani për burgun, kur shkonin të takonin prindërit si shkrimtari Agron Tufa, poetja Luljeta Lleshanaku, studiuesi Leka Ndoja, Ron Kubati dhe Ornela Vorpsi përtej detit në Itali
Edhe unë arrita të nxjerr poezi nga burgu, botova dhe të tim eti duke besuar se po vëmë gurët tanë në këtë mozaik marramëndës, që nuk është më i nëndheshëm.
Ringjallje e quan në një nga veprat e tij historiani-shkrimtar Uran Butka, që bashkë me Pjetër Pepën kanë zhvarrosur histori kombëtare. Por mjerisht kurrë nuk do të vijë dot ajo që nuk u la të bëhej nga jetët e ndërprera, kultura jonë do të ketë brenda një si varrezë të madhe kolektive. Koha do ta kujtojë gjithmonë që është vrarë kohë njerëzore:
Në Shqipërinë e diktaturës socialiste shqiptarët bënë: 914.000 vjet burg dhe 256.146 vjet internim, pra më shumë se 10 mijëvjeçarë dënim. Kurse koha pas pushkatimeve është e pamatshme, llahtar me shenjën infinit.

************

Visar Zhiti, lindur më 2 dhjetor 1952 në Durrës është shkrimtar shqiptar.


Visar Zhiti ishte bir i aktorit dhe poetit Hekuran Zhiti (1911-1989). Visar Zhiti u rrit në Lushnjë, ku ai përfundoi shkollën e mesme në vitin 1970. Pas përfundimit të studimeve në Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër (sot Universiteti Luigj Gurakuqi), ai filloi karrierën e tij të mësimdhënies në qytetin malor verior të Kukësit, duke demonstruar një interes në fillim në vjersha, disa nga të cilat u botuan në revistat letrare.

Në 1973, ai përgatiti për botim një përmbledhje, "Rapsodia e jetës së trëdafilave". Ishte koha e Plenumit të 4-t të KQ të Partisë së Punës (Partia Komuniste)në të cilin diktatori komunist Enver Hoxha filloi një fushatë të egër kundër të rinjve që pëlqenin kulturën perëndimore. Babai i Zhitit kishte pasur më parë një konflikt me autoritetet, dhe poeti i ri papritmas u bë një nga viktimat politike të diktaturës për të frikësur intelektualët shqiptarë. Dorëshkrimi i përmbledhjes së tij të përmendur më sipër, që kishte qenë dorëzuar për botim në shtëpinë botuese Naim Frashëri, u konsiderua si një krijim me gabime të rënda ideologjike dhe që nxinte realitetin socialist. Ai u arrestua më datë 8 nëntor, 1979 në Kukës. Mbasi u dënua në një gjyq qesharak në prill të vitit 1980 me trembëdhjetë vjet burg, ai u dërgua në burgun e Tiranës dhe më vonë transferohet në burgun famëkeq të Spaçit. Shumë nga të burgosurit që ishin me të në burg vdiqën nga keqtrajtimet, torturat dhe kequshqyerja ose pësuan çrregullime mendore.

Ai u lirua nga burgu në fillim të vitit 1987 dhe u "lejua" nga pushteti komunist për të punuar në një fabrikë të prodhimit të tullave në Lushnjë. Mbas rënies së diktaturës komuniste në vitin 1991, ai arriti të shkojë në Itali ku punoi në Milano deri në 1992. Përmes një burse studimi nga Fondacioni Heinrich Boll, Zhiti shkoi në Gjermani në vitin 1993 dhe vitin e ardhshëm shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas kthimit të tij në Shqipëri, ai punoi si gazetar dhe u emërua kreu i ndërmarrjes botuese e cila kishte planifikuar të botonte librin e tij të parë. Ai ka qenë i punësuar më vonë nga shërbimet administrative të parlamentit të ri shqiptar dhe në 1996 u zgjodh vetë në parlament. Mbas Realiteteve të zymta të politikës shqiptare, ai u tërhoq nga politika. Në vitin 1997 ai u emërua atashe kulturor në ambasadën shqiptare në Romë, ku ai qëndroi deri në vitin 1999.Selia e Shenjtë ka pranuar propozimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare për emërimin e Visar Zhitit si i ngarkuar me punë i Shqipërisë në Vatikan.

Ish-ministri i Kulturës dhe poeti Visar Zhiti nuk mundi të shkonte dot si ambasador i vendit tonë në Vatikan pasi nuk u dekretua nga presidenti Bujar Nishani.

Emërimi i tij si ambasador i Shqipërisë në Vatikan krijoi një debat të gjerë ku u përfshinë krerët më të lartë të politikës dhe besimit fetar.

Emërimi i Zhitit u mbështet nga kryeministri Rama, por nuk u dekretua nga presidenti Bujar Nishani.

Zhiti do të mbajë vendin e të ngarkuarit me punë, që në mungesë të ambasadorit, është autoriteti më i lartë i përfaqësimit të Shqipërisë në Vatikan.

Ky vendim ishte i paralajmëruar nga kreu i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati, i cili u shpreh në muajin shkurt se shkrimtari do të mbajë një detyrë tjetër.


Veprimtaria krijuese

Libri i tij i parë me poezi, "Kujtesa e ajrit" u botua në Tiranë në vitin 1993, i cili përfshinte disa poezi nga burgu. "Hedh një kafkë te këmbët tuaja" u botua vitin e ardhshëm. Ky vëllim përmbante të gjitha 100 poezitë të krijuara në burg në mes 1979 dhe 1987, të cilat kishin mbijetuar vetëm në kujtesën e tij. Vëllime të shumta pasuan, dhe ai është i njohur tani si një prej poetëve të mëdhenj shqiptare të shekullit të 20-të. Ai ka shkruar edhe shumë tregime të shkurtra, të mbledhura në dy vëllime, dhe ka përkthyer në gjuhën shqipe vepra nga Garcia Lorka dhe poeti italian Mario Luzi. Kujtimet e tij nga burgu, "Rrugët e ferrit : burgologji" u botuan në Tiranë në vitin 2001. Në vitin 1991 atij iu dha çmimi italian për poezi "Leopardi d'oro" (Leopardi i artë), dhe në 1997 ai mori çmimin prestigjioz "Ada Negri".


Listë e librave me poezi :

1.Kujtesa e ajrit (Tiranë: Lidhja e shkrimtarëve, 1993)

2."Koha e krisur”, Tiranë, 1993

3.Hedh një kafkë te këmbët tuaja (Tiranë: Shtëpia Botuese Naim Frashëri, 1994)

4.Mbjellja e vetëtimave (Shkup: Flaka e vëllazërimit, 1994)

5.Dyert e gjalla (Tiranë: Eurorilindja, 1995)

6.Kohë e vrarë në sy (Prishtinë: Rilindja, 1997)

7.Si shkohet në Kosovë (Tiranë: Toena, 2000)

8.Rrugët e ferrit: burgologji(2001)

9.Ka shkruar edhe Pazari i Këpucarit.

10.Përkthyer në Gjuhën Agleze :

11.Condemned Apple (Molla e dënuar):

 11.Poezi të zgjedhura, përkthyer nga Robert Elsie (Los Angeles: Green Integer, 2005).

Agjencioni Floripress:Flori Bruqi

2016-09-05

Për federalizimin e Maqedonisë duhen burra

Ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha disa ditë më parë tha ”Federalizimi i Maqedonisë është mundësia e vetme për zgjidhjen e krizës ndëretnike”. Për këtë Telegrafi Maqedoni ka biseduar me historianin Vebi Xhemaili, Valon Kurtishin nga Illyricum Libertas, kryetarin e OVL UÇK Besim Hoda dhe gazetarin Marin Mema, për të trajtuar ”Federalizimin e Maqedonisë”.

Për federalizimin e Maqedonisë duhen burra

Valon Kurtishi në pyetjen se a është koha e duhur që partitë politike të kërkojnë federalizimin e Maqedonisë, njëherit e vëndon një pikëpyetje të madhe për partitë politike duke i quajtur ato struktura parapolitike dhe grupe të vogla interesi dhe klane nga rajone të caktuara gjeografike. Për temën e federalizimit të Maqedonisë Valon Kurtishi thotë ”Përderisa shteti nuk demokratizohet në plotësinë e tij duke barazuar në gjithçka dy komunitet më të mëdha etnike, një kërkesë ose thënë më drejtë një opcion i tilllë duhet të jetë pjesë përbërëse e programit të kushtimisht partive shqiptare dhe pjesë e debatit publik. Koha është gjithnjë oportune për një ide të tillë e cila do u jepte zgjidhje më të mirë disa prej sfidave më të mëdha me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë si, emancipimi/afirmimi nacional kulturor dhe zhvillimi ekonomiko social.” shprehet Valon Kurtishi për Telegrafi Maqedoni.

Për formën se si duhet të duket federalizimi i Maqedonisë Kurtishi thotë se ka disa forma nga historia që mund të përdoren edhe në Maqedoni. Si shembull e merr federalizimin e Çekisë dhe Sllovakisë, federalizimin amerikan dhe kanadez.

Nga ana tjetër historiani Vebi Xhemaili thotë ”Është turp për shqiptarët ta përmendin Federalizimin për poena politikë. Federalizimi është kërkesë jetike e shqiptarëve për barazi të plotë ekonomike, politike, arsimore dhe kulturore. Me aplikimin e Federalizimit në Maqedoni, shqiptarët për herë të parë në historinë e këtij shteti do të bëhen element konstituiv në R. e Maqedonisë, siç u federalizua Jugosllavia me kushtetutën e vitit 1974 dhe vepronin si tërësi, ku të gjitha republikat kishin institucionet e veta vetëqeverisëse.” thotë në mes tjerash historiani Xhemaili për Telegrafi Maqedoni.

Xhemaili thotë se më herët ai dhe disa bashkpunëtorë të tij e kanë ngritur çështjen e federalizimit me referendum por kërkesa nuk u zbatua pasi partia shqiptare në pushtet atëherë nuk e mori seriozisht si temë ”Që nga fillimi i demokratizimit të vendit unë me disa shok tjerë kemi qenë në krye të këtyre kërkesave, në veçanti në lidhje me jetësimin e Autonomisë politike dhe territoriale për Iliridën. Ne si shqiptarë në vitin 1992 e organizuam referendumin për Autonominë politike territoriale për shqiptarët e Maqedonisë që u përkrah fuqishëm në votime nga popullata shqiptare, por dështoi skajshmërisht politika shqiptare e udhëhequr nga njerëzit e Prosperitetit (PPD) që u treguan tejet të luhatshëm në qëndrimet e tyre në favor të autonomisë dhe federalizmit të R. së Maqedonisë. Në veprimet tona ngelën skeptikë edhe përfaqësuesit evropian për Maqedoninë.” thotë në mes tjerash historiani Xhemaili për Telegrafi Maqedoni.

Xhemaili thotë se Maqedonia duhet të ndahet në dy pjesë, pa mos precizuar se ku duhet të jetë kufiri ndarës.”Federalizmi i Maqedonisë duhej të dukej kështu: Maqedonia Veriperëndimore shqiptare (kantoni i shqiptarëve), dhe ai Jug-lindorë (kantoni sllavo-maqedonas)” thotë mes tjerash Vebi Xhemaili.

Besim Hoda nga OVL-UÇK për Telegrafi Maqedoni ka thënë se federalizimi i Maqedonisë nuk duhet kërkuar por duhet marrë. ”Mendoj që koha është një konstantë që gjithmonë është në levizje, dhe janë njerëzit ata që brenda kësaj konstanteje e kanë itinerarin e limituar për të vepruar. Prandaj duke u nisur nga kjo vlerësoj se gjithmonë ka qenë koha që shqiptaret e IRJM-së, jo të kerkojnë, por të marrin atë që ju takon dhe që e ndjejnë si të tyre, sepse pronari asnjëhere nuk pyetë për ta marrë hisen e vetë që i takon. Pra, kjo do ishte faza e parë që do duhej të pastronin mes veti perfaqesuesit e partive tona politike,e që në fakt deri me tani më shume kanë funksionuar si grupe interesi, se sa si subjekte përfaqësuese për shqipetarët. E pastaj të ndërtohet strategjia e formës së veprimit për të arritur deri tek qëllimi. A do të ishte federalizimi njëri nga opsionet e pëlqueshme për realizimin e interesave të shqiptarëve në këtë shtet, apo ndonjë formë tjetër e ngjajshme me të, si kantonizimi, apo koncepti qytetar i shtetit. Kjo do varrej nga pesha e përfaqësimit numerik dhe serioziteti i këmbëngulësisë dhe përgjegjësisë morale e kombëtare të përfaqësuesve të zgjedhur, si individualisht, ashtu edhe gadishmërisë së bashkëpunimit të forcave politike, kur të jetë në pyetje interesi kombëtar! Pra koha ka qenë, është dhe do të jetë”

”Federalizimi i IRJM-së, do të duhej të ndërtohej në bazë të një kontrate partneriteti mes dy popujve shumicë në Maqedoni, me mekanizma politiko-juridik, që do të pamundësonin diskriminimin dhe mbivotimin në vendimmarje dhe në ndarjen e beneficioneve dhe të ardhurave buxhetorene në baza proporcionale, si për nga përkatësia kombëtare ashtu edhe për nga sasia e debutimit të të ardhuravene baza regjionale, pra në bazë të parimit ‘ai që jep më shume, merr edhe më shumë’. Bazuar kjo ne mergatën tonë të fuqishme që është mbushësi më i madh i bazës devizore të shtetit!” përfundon Besim Hoda për Telegrafi Maqedoni.

Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar edhe gazetarin e Top-Channel dhe autorin e emisioneve ”Shqipëria tjetër”, Marin Mema i cili për decentralizimin thotë ”Federalizimi i Maqedonisë është e vetmja formë që do t’u jepte shqiptarëve ndryshe nga sot, të drejtat që u takojnë. Është e pafalshme që shqiptarët vendas të ndjehen të huaj në tokën e tyre. Është koha që shqiptarët në Maqedoni të bashkohen, organizata, shoqata, individë apo grupime duhet të jenë bashkë në kërkesat e tyre. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të arrihet diçka. Shqiptarët në Maqedoni janë në tokat e tyre. Kjo s’mund e s’duhet te ndryshoje.” përfundon Mema.

Përndryshe, shqiptarët e Maqedonisë kanë pasur disa mundësi për të fituar të drejtat e tyre. Referendumi i vitit 1991 për federalizim, konflikti i vitit 2001 dhe decentralizimin e shtetit në vitin 2004. Këto tre mundësi më serioze u harxhuan si shkak i politikave ditore të partive shqiptare në Maqedoni në pushtet PPD, PDSH dhe së fundi BDI

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...