Sokol Zekaj
Njëqind vjet më parë Ndre Mjedja shkruante poemën Andrra e jetës. Mendohet ta ketë filluar pasi është vendosur me punë në Kukël në vitin 1906. Atëherë qe dyzet vjeç, në lulëzim të aftësive të veta krijuese. Qe arsimuar e pajisur me dije të larta. Kishte jetuar në perëndim dhe dinte mjaft gjuhë të huaja, përfshirë edhe latinishten. Ishte autor i shumë lirikave e poemave të njohura me frymë romantike dhe atdhedashëse. Poema që përmendëm u botua për herë të parë në Juvenilia, në vitin 1917 në Vjenë.
Andrra e jetës është kryevepra e Mjedjes. Nuk kemi të dhëna për procesin krijues, por mund të besojmë se të shkruarit e saj ka qenë kënaqësi për autorin. Vetë idea e poemës e ka gëzuar pasi tashmë, qe i mbushur nga jeta për të dhënë plot gjëra, të cilat ende nuk i dinte, por që i ndjente brenda vetes: shumëllojshmëri vargjesh e rimash, figurash e imazhesh, ndjenjash e përvojash. Vërtetë, poema do të kishte përsosmërinë e një vepre të madhe muzikore. Më duhet të them se, te Juvenilia më ka lindur ëndrra e jetës sime: ajo është vendlindja ime e poetit.
ja është si ari: ai nuk u zhvlerësua në asnjë kohë, ndonëse kaloi nëpër hijedritë. Duhet ta besojmë se, sa ishte gjallë, siç na thonë bashëkohësit, qe i mënjanuar e i pavlerësuar sa e meritonte. Kjo ndodhte për shumë arsye të cilat janë thënë e shkruar, por edhe për faktin se poezia e tij ishte e rafinuar artistikisht, dhe donte një edukim estetik për ta shijuar, në një kohë kur në Shkodër shkruante Fishta, i aftë për të hyrë në rezonancë me dëshirat dhe shijet e lexuesit, madje duke bërë edhe edukimin estetik të tyre, siç bëjnë të gjithë poetët e suksesshëm.
Edhe Lasgushi bëri një poezi të ngritur nga ana cilësore. Megjithatë, ritmika dhe fryma e e poezisë së tij ishin më pranë poezisë popullore, asaj të jugut, madje në më shumë se një rast, ai bëri inkursione poetike të vërteta drejt kësaj fushe. Këtë gjë, në mënyrën e vet, e pati bërë edhe Fishta në Veri. Mjedjes asnjëherë nuk i shkoi mendja për “lëshime” të tilla. Formimi dhe vetëdija e tij estetike ishin solide dhe gati hermetike ndaj tyre. Nga ana tjetër, Lasgushi nuk krijoi dashakëqinj në jetë, ndërsa pati mbështetjen e vyer të Çabejt, të Kutelit e të Asdrenit.
Kurse Mjedja, ndoshta edhe për sqimën artistike dhe intelektuale, më shumë ndjeu heshtje rreth vetes, dhe njerëz që e shihnin shtrembër. Ndoshta në vitet e fundit, qe edhe i lodhur nga jeta. Koliqi na e paraqet “si një prift katundi ndër ma të lanunit... verë e dimën mbërthye në një pallto të randë të zezë”.
Por mund të thuhet edhe kjo: veshja e klerikut, nuk rri mirë në staturën e tij të poetit. Kjo gjë s’ka pse të thuhet për Fishtën. Lasgushi nga ana tjetër, merrej si ishte, civil dhe modern, dhe kjo e ndihmonte. E njëjta gjë ndikoi më vonë në popullaritetin e Migjenit, me histori dashurie, me albume të fotografive, me plot kujtime shokësh e miqsh, e me përjetime e përkujdesje fisnike familjarësh. Ndërsa autori i Juvenilias nuk e pati këtë fat. Ai mund të jetë parë me dyshim, edhe nga besimtarët edhe nga jobesimtarët. Të parët e gjykojnë, të dytët e paragjykojnë.
Veç kësaj, te Mjedja jetojnë dy personalitete poetike: njëri i qetë dhe soditës, tjetri nevrik dhe stigmatizues. Unë për vete pëlqej të parin, pa dyshim. Por, disa gjëra nuk zhbëhen: realiteti dhe karakteri i tij, siç ndodh me të gjithë poetët e vërtetë në çdo kohë e në çdo vend, ishin dy ingranazhe që nuk përkonin. Sidoqoftë, qysh në fillim të viteve tridhjetë, ai u njoh si mjeshtër i madh, mes tjerëve edhe nga një poet i iluminuar si Lazër Shantoja, ndonëse me pak, me shumë pak zë!
Më tej, pas Luftës së Dytë Botërore, ideologjia komuniste nuk gjeti dot arsye për të mos e çmuar e nderuar poetin Mjedja gjatë gjithë gjysëmshekullit, ndërsa koha e sotme është sot. Në të vërtetë Mjedja është poeti që na ofron një vepër të begatuar me kuptimësinë e jetës, por duke trupëzuar në vetvete elementët e artit elitar.
Mjedja bën pjesë te ata poetë, emri i të cilit lidhet me vepra konkrete: ashtu si emri i De Radës lidhet me Milosaon, i Naimit me Lulet e verës, i Fishtës me Lahutën e Malcis, emri i Mjedjes lidhet me poemën Andrra e jetës. Fundja, emri i poetit jeton veçse përmes veprës së vet. Është vepra monumenti, nëse është. Tashmë kjo thuhet qysh prej Horacit.
Duhet patur në vëmendje se kjo poemë shënon realizimin kulmor, ku poeti do të investojë vetveten. Ndonëse poemë e gjatë, ajo e gjitha është brenda sensit të poezisë, dhe është gjithashtu shprehja më e qashtër e poezisë së pastër në letrat shqipe. Aty janë derdhur në mënyrë harmonike lënda, frymëzimi dhe mjeshtria e poetit. Është e vërtetë se pas kësaj poeme, Mjedja do të vazhdojë të gdhendë të tjerë vargje të bukur e me masë, por gjithsesi atyre do t’u mungojë diçka nga ngjyrimi, nga esenca dhe nga thellësia e zërit të tij poetik.
Nga ana tjetër, a nuk gjendet mjeshtria e tingëllimave Lissus e Scodra, te pjesa e dytë e Zogës, ku vargjet kaq shumë të përimtuar artistikisht, rrjedhin lirshëm, e ku metaforat flatruese e vezulluese, vallëzojnë përmes një gjuhe që na tingëllon në shpirt? Ku tjetër në poezinë shqipe, mund të gjejmë kaq imazhe të paharrueshme, kaq shkathtësi të vargut e të ligjërimit, kaq befasi të bukura, dhe kaq elegancë të këndimit poetik? Ndërsa e lexojmë, përfytyrimi ynë rrëshqet poemës si ngjala në rrymën e ujit të kthjellët. Ja, si këto vargje: Tue siellun krahnin këndote me vedi / E i rridhte krahve nji si val’ deti / Kur dielli shndritshëm lshote si zhgjeta / Rrezet e veta / Rreze flak’arit.../
Titulli i poemës, Andrra e jetës, është gjithashtu një metaforë që e kompleton veprën. Në fakt, kjo është si një kristal me shumë faqe, por më e para do mund të qe ajo që lidhet me Zogën, me ëndrrën e saj. Gjithsesi, nuk është vënë titulli kaq i bukur, si një trill, a si një artific. Për herë të parë në poezinë shqipe një poemë reflekton qysh në titull thellësi dhe kompleksitet. Ëndrra-jetë dhe jeta-ëndërr, janë metafora të lindura bashkë me njeriun mbi tokë. Përndritja e kuptimit të tyre e përshkon poemën nga kreu në fund: Trina dhe ëndrra e jetës, Zoga dhe ëndrra e jetës, Lokja dhe ëndrra e jetës. Ja, çfarë kemi në duar për të zbuluar! Dhe janë jo pak: poema ka 296 vargje.
Shumë prej këtyre vargjeve i di përmendësh. I kam lexuar qysh fëmijë, atëherë kur mësuesi im, Gjon Dionizi na thoshte se “Mjedja ka ndenjë me limë në dorë mbi vargje”. Herë pas here i kthehem poemës për ta lexuar. Dua t’i shoh vargjet mbi letër, jo t’i kujtoj me mend.
Dua t’i shoh në letër edhe vargjet e pjesës së katërt të Zogës, për të cilat prej shumë vitesh bëj pyetjen: si e shkroi poeti këtë pjesë? Problemi është se kjo përbën një përjashtim krejt të papritur në arkitekturën e poemës, e cila gjithçka e ka në mënyrë pothuaj matematike, pasi befasitë i takojmë në hapësirat e brendshme, jo në fasada. Ndërsa vetëm kjo, pjesa e katërt, del nga logjika e ftohtë e kompozicionit.
Mjedja nuk shquhet për fuqi përshkrimi, Fishta po, gjithashtu edhe Lasgushi. Për këta të dy, kjo është një nga pikat e forta të artit të tyre. Prandaj Lasgushi është më pranë Fishtës sesa Mjedjes, si poet. Në bisedë të lirë, thotë Koliqi, Mjedjes nuk i rridhte fjala. Mjedja bën dekor, vendos planet ku do të zhvillohet drama e jetës, dhe më pas punon me pak detaje, të imta dhe të zgjedhura. Atij nuk i intereson tërësia e një shfaqjeje, por pjesë të saj, të cilat i bashkon sipas synimit të efektit poetik, ja si këto vargje: E nalt n’qiell ma e bukur hana / Rreze t’paqta shkon tue shkri / Maje bjeshkve fillon zana / N’valle shoqeve me u pri. Ai synon të na krijojë një gjendje po aq sublime përmes mjeteve artistike, sa ç’është edhe idea e dashurisë të cilën e mbart kjo pjesë e poemës. Këtu, te ky projeksion i intelektit, mund ta kenë origjinën rezervat që janë shprehur ndaj artit të Mjedjes, sipas të cilave, poezia e tij “buron më shumë nga mendja se nga zemra”. Por kjo mund të mos jetë e mirëmenduar, pasi vetë përsosmëria e gjërave ka një natyrë përpikmërie e cila arrihet veçse në një ndërkallje të vetëdijes dhe pavetëdijes, frymëzimit dhe intelektit. Në të vërtetë, modeli mjedjan i poezisë si metafizikë e shpirtit, do të ndërpritej më pas, por kjo përbën një temë tjetër.
Poema është e ndarë qartë në tri kohë. Mes kohës Trina dhe asaj Zoga rri pa u ndriçuar afërsisht një dhjetëvjeçar, dhe po kaq edhe mes Zogës dhe Lokes. Por koha brenda secilës kohë është e shkurtër, dhe kjo e ka bërë intensive poemën. Mjeshtri Mjedja nuk e mbush veprën as me vargje përshkruese, as me ide të thata. Poema kumbon nga gjërat e qashtra e të përjetshme. Kemi pra një familje fshatare, nënën me dy vajza. Nuk ka dyshim se shmangia e burrit në poemë nga autori, është në funksion të synimit estetik të saj. Por, të mos largohemi nga mendimi, njëra vajzë vdes, Trina. Tjetra, vjen dita dhe martohet, Zoga. Mbetet Lokja e vetme, e cila në një natë të egër dimri, vdes.
Trina vjen si një poemë dramatike. Ritmet kapriçioze të shtatërrokshave që japin kthimin e Trinës në shtëpi, na kujtojnë ritmet e lojrave të fëmijëve në oborr. Zoga është një hymn për moshën e rinisë e për vijimsinë e jetës. Ndërsa Lokja, shpreh epilogun e një jete. Është një epilog i vështirë por ne jemi gati ta lexojmë e të marrim emocione, pasi këto janë gjëra të përjetshme, dhe janë dhënë nga autori, me një fuqi artistike do të thoshim, ekuivalente me idenë. Te vargjet: “U ndie nj’ frymë përmbrenda shpijet / porsi erë që vjen pa shkas” kemi një metaforë të pashoqe të vdekjes. Ajo qe një “frymë”, një erë që asgjë nuk e nis, nuk ka burim askund, por vjen, ndonëse nuk fryn. Në të vërtetë, veçse u ndje kështu prej Lokes, si frymë a si erë, por ajo ndjehet jo nga lëvizja por nga prania, sikur ajo qenkesh kudo, edhe brenda jetës së pafundme.
Poema pra, është një ansambël notash shumë të ndritshme dhe shumë të errëta, shumë të ëmbëla dhe shumë të hidhëta, shumë serioze dhe shumë ironike, të gjitha të dhëna jo përmes ilustrimesh fotografike të romantizmit, por përmes gjendjesh shpirtëroe, analizash psikologjike dhe lëvizjesh intensive të kërkimit e të imagjinatës.
Si çdo vepër e vërtetë arti, poema reflekton më shumë se çka thotë. Ne e kuptojmë gjendjen e prapambetur apo të varfër të fshatit, ndërsa ndjejmë vdekjen e Trinës, por detajet që na sjell autori thonë se familja ka në tryezë: Pshesha me kollomoqe / t’mir’ dhe për zotni. Pra në pasqyrimin e jetës, poeti është i përkorë, dhe këtu dhe tani ai po synon harmoninë, jo këlthitjen. Ky nuk është një mund i humbur, pasi siç është shprehur vetë Mjedja, “poeti ka për qëllim me shëmbëllye bukurinë”.
Dhe, më duhet të them edhe një gjë që është esenciale për poetin tonë: poema është një visar ku shkëlqen gjuha kumbuese dhe idiomat elegante të dialektit verior të shqipes. Ndoshta te Fishta gjuha paraqitet më e pasur, por te Mjedja ajo vjen më e zgjedhur, më e kujdesur, më e gatshme për tu çmuar.
Thashë që pjesa e katërt e Zogës, është një përjashtim befasues. Poeti heq dorë nga linja normale e zhvillimit të gjërave. Ndoshta për arsye se poeti nuk ka dëshirë të krijojë një dekor të ri për vendin ku Zoga është martuar, dhe as të shtojë një lëndë të re që do ta vështirësonte funksionin estetik të poemës. Ai kujdeset për ta shmangur sa të jetë e mundur epizmin që në esencë nuk i përket poezisë, duke këmbëngulur në tonin lirik dhe dramatik të poemës. Madje, dy fëmijtë e Lokes janë dy vajza, asnjëri nuk është djalë. Ato janë “dy mollë” a “dy qershia”, nga frutat më të bukur që rrit toka, plot ngjyra dhe shije. Ja, këtij qëllimi i ka shërbyer edhe shmangia nga poema e personazhit “burrë” duke lënë në dorë një lëndë të çmuar, të përshtatshme për realizimin e synimit të vet artistik: bërjen bashkë të zërave poetikë që ndjente brenda vetes, në një vepër të bukur, të thellë dhe harmonike. Si në një piramidë të ngritur me shufra diamanti, ata zëra mbajnë dhe mbështesin njëri-tjetrin.
Pjesa që fillon me vargun e paharrueshëm për kumbimin shqip: E kandshme asht hana, e cila në mënyrë të pabesueshme me sa di, nuk është vënë në muzikë nga asnjë kompozitor, gjë që tregon për lidhjet problematike mes arteve në Shqipëri, pra kjo pjesë, ka njëzetekatër vargje të kombinuar, pesërrokësh dhe shtatërrokësh. Ritmi kërcen si gishtat mbi tastjerë. Masa e vargjeve është e saktë, gjithashtu edhe rimat. Këto janë të llojit AABCCB. E gjithë pjesa poetike zhvillohet në kërkim të një metafore të pamundur, përmes analogjishë sugjestionuese për buzëqeshjen e foshnjës kur nana mbi të përkulet/.
Apo ndoshta mund të flitet për një similitudë, mësuesit le t’ua thonë nxënësve.
Poeti ndodhet në një gjendje kërkimi dhe meditimi. Pothuaj është shkëputur nga realiteti dhe është sublimuar për t’iu kthyer këtij realiteti me një dhuratë superiore. Gjithçka që ka të bukur toka jonë, i vijnë nëpër mend. Problemi është se duhet të zgjedhë, dhe jo vetëm kaq, duhet edhe t’i shprehë me gjuhën e harmonisë, pasi zgjedhja e idesë dhe ajo e përkujdesjes poetike, duhet t’i përkasin të njëjtës shtresë të lartë të origjinës. Kjo është poezia e pastër. Poeti do tu referohet bukurive të qiellit të natës, të dritës së agimit dhe të ditës së pranverës. Por gjërat nuk janë aq të vështira sa duken për ne. Problemi është zgjidhur qysh në lindje. Nxitësi ka qenë shkrepëtitës, një shkëndijë hyjnore.
Më bëhet se të shkruarit e kësaj pjese nga poeti, ka filluar me dy vargjet e fundit të saj, pikërisht: foshnja që i qeshet / nanës, kur mbi të përkulet. Dhe, jo vetëm kaq: të shkruarit e krejt poemës ka filluar me këto dy vargje. Më pas është ngjizur idea e poemës, për ta mbështjellë këtë margaritar, për t’i krijuar idesë metafizike të vijimit të jetës njerëzore, një botë ngjyrash të vërteta jete dhe arti. Vërtetë, Eureka, po krijohej mundësia për të bërë diçka që s’e ka bërë, për të shprehur ato që ka akumuluar si poet, por edhe ato që ka rafinuar në procesin e formimit si i tillë në gjithë këto vite leximi, vëzhgimi dhe kërkimi. Një energji krijuese e vërtetë qe vënë në lëvizje dhe po rrihte muret e ndjeshmërisë, të intelektit e të imagjinatës!
Këto i kam menduar prej shumë vitesh. Por nuk kam as fakte as argumente tjerë përveç diçkaje shumë subjektive të përjetuar në jetën time. Ka qenë viti 1972, qershor. Pak kohë më parë kisha filluar punë si agronom në Koplik. Atë ditë, ndërsa po dilja nga qyteza për në fusha, më ra udha të kaloj pranë çerdhes së fëmijëve. Siç ndodhin në jetë gjëra të rastit që befas bëhen të rëndësishme, ktheva kokën nga porta e madhe e hapur, dhe më mbetën sytë te një gjë shumë e zakonshme, por edhe e pazakonshme atë çast për mua: një nënë po i jepte gji foshnjës së vet, në dritën e kaltër të asaj paradite vere. E njihja: ishte një grua e bashme dhe e hijshme. Gjiri i saj i zbuluar ishte i plotë dhe i trëndafiltë, ndërsa nën të një foshnje, gjithashtu e shëndetshme pinte ushqimin e jetës, esencën e kozmosit.
Ika si i dalldisur nga ndijimet. Verë. Ngjyrat e fushave, diku të blerta diku të arta. Isha plot tallazitje poetike në atë fillim të viteve ’70. Koha e shkurtër e liberalizmit dhe e shpresave. Nuk e di, atë ditë apo pak ditë më pas, shkrova poezinë Foshnja në gji të cilën më erdhi radha ta botoj për herë të parë pas dymbëdhjetë vjetësh, në librin tim Vise me diell. Më pëlqen kjo poezi dhe e kam shumë të dashur, si gjënë e vërtetë tek e cila kemi mbërritur në një moment të jetës.
Qysh atëherë koha ka rrjedhur si ujët nën urë, jeta po ashtu, dhe kam menduar shumë gjëra. Kam menduar se Mjedja ka pasur diçka të ngjashme lidhur me Buzëqeshjen e foshnjës. Ajo është tepër e veçantë për të ardhur gjatë një procesi pune në vijim, të drejtuar nga intelekti.
Unë në bibliotekën time kam tre botime të veprës poetike të Mjedjes, por nuk kam gërmuar ndonjëherë në arkivat e poetëve pasi jeta më pati çuar në disa arkiva tjera. Diku nga mesi i viteve ‘90 më ra në dorë një botim i Prishtinës i veprës së Mjedjes, Juvenilia. Aty u befasova nga një shënim që na u gjendka mbi kopjen e daktilografuar të poemës Andrra e jetës, në Fondin Ndre Mjedja: shkasin e muer Auktori prej nji nane që mbet e vejë me një vajzë të vogël e kje lanë me banue në jerevi të Dom Ndreut në Kukël”. Ende kjo nuk e vërteton idenë time, por sidoqoftë, ajo nuk qenkesh hamendje në erë. Vallë, kush e bëri këtë shënim dhe, si e dinte ai këtë gjë?