2016-09-09

Arbenita Marmulaku : Shtohet numri i përdoruesve të narkotikëve, ngritet çmimi i drogave në tregun e Kosovës!


Sipas Policisë së Kosovës momentalisht në Kosovë ka rreth 3 mijë përdorues të rregullt të substancave narkotike ndërkaq droga me e frekuentuar në Kosovë ka qene dhe mbetet marihuana

Përdorimi i substancave narkotike në Kosovë, është një problem shqetësues që po merr përmasa të mëdha, sidomos të të rinjtë e vendit tonë. Kështu shifrat zyrtare prej rreth 3 mijë vetave, mund të jetë edhe më e madhe, ndërkaq masat parandaluese të organeve përgjegjëse megjithëse po shënojnë rezultate, nuk mund të themi se kanë arritur t’i fusin nën kontroll grupet kriminale që merren me shitjen dhe trafikimin e substancave narkotike në Kosovë dhe të parandalojnë këtë dukuri negative.
Botapress, ka kontaktuar zyrtarët e Policisë së Kosovës prej të cilëve ka marrë të dhëna zyrtare për sasinë e konfiskuar të materialeve narkotike, për numrin e të dyshuarve, e të ndaluarve, si dhe për moshën e përdoruesve të këtyre substancave narkotike.
Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur për Botapress, se për luftimin e dukurive negative në shoqëri, përveç veprimeve aktive policore është e domosdoshme ndërmarrja e masave proaktive.
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik(DHTN) angazhohet  në veprimtarinë e parandalimit, hetimit, zbulimit dhe arrestimit të personave qe kryejnë të gjitha format e veprave kriminale që kanë të bëjnë me substancat narkotike (drogat)  të parapara me legjislacionin e Republikës se Kosovës.
Kujdes i veçantë i  kushtohet fushës së bashkëpunimit ndërkombëtar dhe parandalimit.
Në mënyre qe të arrihet efikasiteti në parandalim janë ndërmarr hapat si në vijim:

  • Janë intensifikuar  takimet me burime të terren.
  • Janë intensifikuar vizitat në lokacionet e ndryshme të frekuentuara nga trafikantet.
  • Janë mbajtur takime me institucione kombëtare dhe ndërkombëtare
  • në shkollat e mesme të Kosovës janë mbajtur ligjërata me qellim vetëdijesimi për pasojat nga përdorimi i drogave.
  • Janë shtuar kapacitetet logjistike ( pajisje për identifikimin e drogave) etj.

Droga me e frekuentuar në Kosovë ka qene dhe mbetet marihuana. Luftimi serioz i autoriteteve të  Republikes se Shqiperise ka pasur efekt, por edhe pse verehet se ka ndryshuar rruga dhe kërkohen rrugë detare praë se prapë marihuana mbetet prezente.
Qarkullimi i heroinës përmes rrugës ballkanike është   reduktuar në masë të  madhe.
Kjo ka ndodhur për arsye të  shumë faktoreve por konsiderohet se faktoret kryesore jane: luftimi serioz nga autoritetet e zbatimit të  ligjit, bashkepunimi nderkombatere, transporti më i lehtë përmes rrugëve detare etj.
Hetimet tregojne se çmimi i drogave në tregun e Kosovës  kanë pësuar ngritje në krahasim me përpara.

Për 7 muaj (janar korrrik) janë identifukuar 563 persona të dyshimtë për përdorim të substancave narkotike

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të cilin e ka siguruar Botapress, prej janarit e deri në korrik të këtij viti janë shënuar 429 raste të përdorimit të substancave narkotike në Kosovë. Muaji janar ka qenë muaji me numër më të vogël të rasteve ndërkaq rekord ka shënuar muaji korrik me 93 raste.
Prej tyre, 563 veta janë identifikuar sit ë dyshuar, 423 janë arrestuar, 156 veta janë ndaruar.
Prej këtij numri, janë identifukuar 507  shqiptarë, 10 serbë dhe 46 të tjerë.
Gjina e të dyshimtëve për përdorim të substancve narkotike përfshin 549 meshkuj dhe 14 femra.
Policia e Kosovës ka ndalur 387 veta për posedim të substancave narkotike, 35 veta për kultivim ndërkaq ka identifukuar 8 grupe kriminale që merren me shitjen dhe shpërndarjen e substancave narkotike.
Gjatë hetimit të rastevet të tilla prej janarit deri në korrik ka realizuar 411 aksione policiore për parandalimin dhe identifikimin e rasteve të përdorimit të substancave narkotike në Kosovë.

Për më shumë shih tabelën e poshtëshënuar
tabela 1

Ja sa është sasia e konfiskuar e lëndëve narkotike?

Të kontaktuar nga Botapress, Policia e Kosovës ka dhënë edhe shënime të sasisë së konfiskuar dhe të llojit të substancave narkotike, prej janarit deri në korrik të këtij viti.
Kështu sipas shënimeve të Policisë së Kosovës në Kosovë përdoren këto substance narkotike: heroina, marihuana, hashashi, kokaina, bimë kanabis, fara kanabis, ekstazy e droga të tjera.
Nga këto lloje të drogave janë konfiskuar:
Heroinë: 19.55 gramë,
Marihuanë 274 kg 318.26 gr  (vetëm në muajin korrik 208 kg e 03 gramë
Hashash 8 gram (vetëm në muajin korrik)
Kokainë 87.8 gramë
Bimë të kanabisit  1.603 kilogramë
Fara kanabisi  2.486 kilogram  + 3.58 gramë
Ekstazy 192.35 gramë
Nga drogat e tjera janë konfiskuar edhe 2 hapa tramadol, 9 kg 614gr  paracetamol me kafeine,  207 gota pastike të  mbjellura me bime kanabisi, 10 ml metadon me diazepam, 1 cigare, 2 gjoint  0.9 gr, 2gjoint , 50 shishe të  prera pergjysme me fara të  mbjellura, 9 saksi të  dyshuar të  mbjellura me kanabis, 3 gjoint   99 hapa,  242.7 gr speed,  11.8 gr panjohur  60 ml metadon , 2 hapa tramadol.   9 kg 614gr paracetamol me kafeine, 207 gota pastike të  mbjellura me bime kanabisi,70 ml metadon me diazepam, 1 cigare, 8 gjoint  , 50 shishe të  prera pergjysme me fara të  mbjellura
9 saksi të  dyshuar të  mbjellura me kanabis, 242.7 gr speed , 99 hapa, 11.8 gr panjohur etj

Për më shumë shih pasqyrën e poshtëshënuar
taberla 2

Mosha më e preferuar e përdoruesve të drogave, prej 22 deri më 35 vjeç
 Gjithnjë sipas të dhënave të Policisë së Kosovës mosha më e preferuar e përdoruesve të substancave narkotike sillet prej 22 deri në 35 vjeç. Kështu sipas këtyre të dhënave, 53% e të përdoruesve I takojnë kësja moshe, 27% të moshës 19-21 vjeç, 11% të moshës mbi 35 vjeç ndërkaq 9% të moshës 14- 18 vjeç.

Për më shumë shih pasqyrën e poshtëshënuar

tabela 3
Policia e Kosovës ka ardhë në përfundim duke u bazuar në raportet e organizatave relevante, si vendore ashtu edhe ndërkombëtare se numri i përdoruesve të heroinës  sillet diku rreth 3.000 por kohëve të fundit numri i përdoruesve të  heroinës ka rënie të madhe dhe me tepër përdoret metadoni ( substance legale e cila përdoret për trajtim).

Letra dëshpëruese e një maturanteje: Prindërit hoqën bukën nga goja që të arsimohem unë

maturantet-640x433

Dëshpërimi i maturantëve është i madh dhe nuk kanë asnjë rrugëzgjidhje. Një prej tyre është edhe një maturante e cila i ka drejtuar një letër ish-kryeministrit  Prof.Dr.Sali Berisha.


Në letrën e saj drejtuar ish kryeministrit, ajo shprehet se megjithëse ka mesataren 9.88 si dhe mesatarja e provime të maturës për të ka qenë 9.5 ajo nuk ka munduar të fitojë shkollën që ka dashur.

Maturantja në një rrëfim të gjatë dërguar Prof.Dr. Sali Berishës jep edhe pse ajo nuk mundi të fitojë degën që dëshironte duke ja hedhur fajin reformës në arsim si dhe mos shpjegimit të kritereve dhe procedurave nga Ministria e Arsimit.


Letër dëshpëruese e maturantes Ariola, që përfundoi gjimnazin me mesatare 9.88!

https://web.facebook.com/SaliBerisha/photos/a.122461101248139.23340.121577844669798/649269751900602/?type=3&theater


“I nderuar Zoti Berisha! Me gjithe respektin qe kam per Ju mora guximin t’ju shkruaj. Une jam nje maturante, viktime e reformes se deshtuar ne arsim nga qeveria aktuale. Kam perfunduar gjimnazin me mesatare 9.88 dhe mesatarja e provimeve eshte 9.5.

Endrra ime ka qene gjithmone mjekesia. E gjithe endrra ime u dogj vetem sepse nuk bera zgjedhjet e duhura per provimet e matures. Kjo sepse kane preferuar te mos i bejne te ditur kriteret ne fakulteve ne menyre qe nga kjo skeme te perfundojme ne shkolla private. Por i Nderuar, prinderit e mi kane hequr buken nga goja e tyre qe te arsimohem une.

Une jam apolitike: nuk kam mbeshtetur kurre nje ngjyre politike por gjithmone ju kam pare si nje intelektual dhe dashamires i dije. Jam ne dijeni qe mundesite tuaja jane te kufizuara dhe nuk mund te beni asgje per te gjithe ne; fatkeqesisht jemi ne duart e dikujt qe mesa duket e urren arsimimin.

Por si ka mundesi qe 12 vite pune te palodhur, 12 vite etje per dije te therrmohen brenda nje dite?! A nuk supozohet qe ai qe punon fort duhet te shperblehet?! Ku eshte drejtesia ketu? Kesaj pyetje retorike e di qe smund ti pergjigjet askujt, por kisha nevoje qe ta shprehja edhe une mendimin tim tek dikush qe na mbeshtet neve, te nje intelektual i vertete, jo te dikush qe nuk di as se si te flase para nje audience pa u treguar arrogant e pa i ofenduar!

Kam filluar te ndjej urrejtje per kete vend pasi nuk kam me asnje fije shprese se drejtesia do te na miresevije me. Me kete ritem rinia do te preferoje te punoje pune te rendomta ne dhè te huaj se sa te qendroje ketu.

Me respekt

Ariola S”

Bekim Çollaku e bëri fet Qeverinë me viza tash do ta qendisë me rrena Presidencën !!!!

Pas dorëheqejes së nga Ministria e Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka nisur zyrtarisht punën si Shefi i Stafit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.


bekim_1473429081-6950212

Luaja macë kryet e buallit !

Lajmi është konfirmuar edhe nga Presidenti i Kosovës z.Hashim Thaçi i cili me një shkrim ka uruar Çollakun në detyrën e re.

Hashim Thaçi shkruan: 

“Sot ekipit tim iu bashkua z. Bekim Çollaku në cilësinë e Shefit të Stafit të Presidentit. Në të gjitha funksionet politike dhe institucionale të cilat i kam bartur përgjatë këtyre 16 viteve, z. Çollaku ka qenë një ndër bashkëpunëtorët e mi më të afërt.

Z. Çollaku me vete sjellë një bagazh të madh të punës në shërbim të institucioneve shtetërore. Në Presidencë ai po vjen pas një pune të shkëlqyeshme si Ministër për Integrim Evropian, duke përmbushur me sukses misionin tonë të përbashkët për vendosje të marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian përmes nënshkrimit të MSA-së dhe përmbushjen e kritereve për procesin e liberalizimit të vizave. Mirësevjen Bekim! HTH

Këto janë vajzat shqiptare që dikur rrinin në krahët e Donald Trump


Disa bukuroshe shqiptare kanë pasur mundësinë që të takohen me kandidatin për president të SHBA-së, Donald Trump.


Janë kryesisht kosovaret të cilat kanë arritur të përfaqësojnë shtetin në Miss Universe, ato të cilat kanë takuar organizatorin e spektaklit, shkruan Magazina.alAto bile kanë si kujtim edhe nga një fotografi me miliarderin Trump, i cili është organizator i “Miss Universe”.


Ato janë: Zana Krasniqi (Miss Universe Kosova 2008), Bleona Qerreti dhe Marigona Dragusha (Miss Universe Kosova 2009), tri nga bukuroshet shqiptare që janë fotografuar me Trump.

Në Klinë u mbajt manifestimi i 8-të tradicional letrar “ Ora e Tahir Deskut”


ora tahir deskut


Komuna e Klinës përkujtoi poetin dhe reporterin e luftës Tahir Desku

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota dhe organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, sot në Klinë, është mbajtur manifestimi i 8-të tradicional letrar “ Ora e Tahir Deskut”, i cili i kushtohet datëlindjes se poetit e reporterit të luftës Tahir Desku nga fshati Siqevë e Klinës. Në këtë manifestim homazhi letrar e kulturor, përpos strukturave komunale, morën pjesë edhe poetë të shumtë nga Prishtina, Klina, Peja, Gjakova, Prizreni, Presheva, Medvegja, Istogu, diaspora etj. Kryetari Sokol Bashota, ka thënë se ky manifestim letrar dhe kulturor tashme ka marrë karakter tradicional dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen. “Tahir Desku ishte një intelektual me përmasa dimensionale, shkrimtar dhe luftëtarë i denjë i lirisë. Edhe ne bashkëluftëtarët e tij nuk mund t’i themi asnjëherë të gjitha për Tahir Deskun. Ai nuk ka qenë krijues oborrtar, asnjëherë nuk ka shkruar poezi me porosi. Emri dhe vepra e tij do të mbeten në gjurmët e letërsisë sonë kombëtare:, pohoi ndër të tjera Bashota.

Për jetën dhe veprën e Tahir Deskut foli profesor Hajdin Morina, sipas të cilit Tahir Desku duke i shërbyer me përkushtim më të madh letërsisë dhe kombit, la pas vetes vepra të rëndësishme letrare. Në këtë manifestim, juria profesionale në përbërje, Prend Buzhala, Hajdin Morina dhe Mikel Gojani, ndau edhe Çmimin e librit më të mirë mes dy manifestimeve letrare. Kësaj radhe Çmimi “Ora e Tahir Deskut” i takoi shkrimtarit Sejdi Berisha për veprën e tij letrare “ Në lumë bie shi”. Vendimin e jurisë për ndarjen e këtij çmimi për këtë vepër letrare e arsyetoi shkrimtari dhe kritiku Prend Buzhala, ndërsa çmimin poetit Berisha ia dhuroi kryetari i Klinës, Sokol Bashota. Shkrimtari laureat i Çmimit, Berisha, me këtë rast shprehi mirënjohje për kryetarin e Komunës, z. Sokol Bashota për angazhimet dhe përkrahjen e tij që po i jep letërsisë dhe kulturës sonë kombëtare. Në pjesën e dytë të këtij manifestimi, u mbajt ora letrare, ku poezitë e tyre i lexuan shumë shkrimtarë nga Kosova dhe jashtë. Me këtë rast, juria në përbërje, Rexhep Abazi, kryetar, Idriz Berisha dhe Sherif Bllaca, anëtarë, ndan tri shpërblimet e kësaj ore. Vendi i parë i takoi Migena Arllatit, për poezinë, “Motiv monologu”; vendi i dytë, Rrahman Hisenit, “Mos më kërko!” dhe vendi i tretë Hisen Berishës për poezinë “ Sa shpejt ikën stinët” . Ndërkaq për stimulim të krijuesve të rinj, kësaj radhe juria ndau për autoren e re, Monika Palushaj.

*****************



Tahir Desku i këndoi jetës dhe lirisë...Rimave e vrimave...

nga  Flori Bruqi


...edhe gjatë nderimit do ta ndjeni këngëvajin e tij, lirikën e jetës dhe të luftës, të dashurisë për liri....

http://floripress.blogspot.com/2011/03/tahir-desku-i-kendoi-jetes-dhe.html


Tahir Desku i këndoi jetës dhe lirisë

Me 4 mars 1957 -Lindi gazetari nga Kosova Tahir Desku. Rrugën e gazetarisë e ka nisur në gazetën studentore "Bota e re" e Universitetit të Prishtinës. Ai vazhdoi misionin në Televizionin e Prishtinës dhe pas mbylljes së tij si kryeredaktor i gazetës më jetëgjatë shqiptare "Dielli" që botohet në New York. Tahir Desku shquhet edhe për vargjet e tij. Katër vëllime me poezi mbajnë emrin e tij. U nda nga jeta aksidentalisht ne vitin 2005.


POEZI E NOVATORIZMIT DHE E ANTIKONFORMIZMIT SHOQËROR E LETRAR


(Sprovë për vlerësim cilësor të veprimtarisë krijuese të shkrimtarit Tahir Desku.Kumtesë e lexuar në Manifestimin letrar tradicional “Ora e Tahir Deskut”, themeluar me vendim të Kuvendit komunal të Klinës,në korrik 2009, mbajtur më 7 shtator 2009, nën patronazhin e kryetarit të Komunës, z. Sokol Bashota. Juria e Manifestimit dha dy çmime: çmimin për veprën më të mirë të vitit iu dha shkrimtarit dhe kritikut letrar Prend Buzhala për veprën kritike “Kode poetike të mbijetesës shpirtërore”, botuar këtë vit në Tiranë nga shtëpia botuese Argeta-LMG, kurse çmimi për poezinë më të mirë të lexuar në orën letrare iu dha poetit Sejdi Berisha për poezinë “Ujëvarë stinësh”. )



REPORTERI I LUFTËS TAHIR DESKU


Nga Mahir Morina 



Po hapej qielli
Errësirës fundi i kishte ardhur
Penda e pushka kapen
Ditën për ta zbardhur

Rrezet e lirisë zbrisnin
Një reporter luftonte
Maleve pushkët krisnin
Një luftëtar raportonte

Në shkëmbinjtë e Drenicës
Shkruante vargje

Reporteri i poezisë
I luftës
I lirisë

Kujtimin e luftës
Flakën, tymin
Nostalgjinë e pavdekësisë
I thuri në”Engjëjt e Lirisë”

Shokëve amanetin ua kreu
E jetoj çastin e lirisë
U kthye tek ta
Me veprën e pavdekësisë



********

Shkrimtari Tahir Desku është njëri ndër emrat e njohur të letërsisë sonë në përgjithësi e veçanërisht të poezisë, e cila për të mbeti lloji letrar dhe mjeti i vetëm për të shprehur qëndrimet e veta si njeri dhe si poet, për të krijuar një art në shërbim të përsosjes estetike dhe në shërbim të mesazhit e të krijimit të një katarze shpirtërore që mundohet ta bëjë letërsia tash e mijëra vjet.
Tahir Desku me shkrime letrare filloi të merrej qysh si nxënës, kurse veprat letrare filloi t’i botonte në fillim të viteve ’80, pra ai është përfaqësues i një brezi letrar që këmbëngulte për krijimin e një poezie ku do të vërehej qartë novatorizmi, origjinaliteti, një përkushtim më i madh ndaj teknikave të krijimit të vargjeve dhe një interesim e përkushtim ndaj temave të reja, disa prej të cilave deri më tash kishin qenë në margjina të interesimeve të krijuesve. Tahiri botoi këto vepra poetike: Prejardhja e dashurisë (1982), Nga biografia e pashkruar (1984), Idil e vetmi (1989), Engjëjt e lirisë (2000), Në cilin gjeth e kam vdekjen (2006, post mortem), botuar nga LSHK-ja. Një libër poetik i është përkthyer në gjuhën angleze nga Fadil Bajraj.
Tahir Desku, duke i shërbyer me përkushtimin më të madh Letërsisë dhe Kombit, la pas vetes vepra të rëndësishme letrare, por me përmasa po aq të larta krijoi edhe veprën njerëzore, kulturore, atdhetare e luftarake-vepra këto që po ashtu mund të lexohen sikur poezia e tij, duke shtuar vlerat e personalitetit të tij që reflektonte në forma të ndryshme projektimin për thyerjen e vetmisë, për krijimin e hapësirave të lirisë njerëzore e kombëtare.Antikonformizmi ishte një vlerë tjetër e rrallë e njeriut dhe shkrimtarit Tahir Desku.
Pjesëmarrja në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës paraqet një tjetër kapitull të rëndësishëm në biografinë e Tahir Deskut. Puna e vështirë e reporterit të luftës, heroizmi i bashkëluftëtarëve, rëniet për liri e frymëzuan për krijime të realizuara letrare dhe lanë gjurmë të pashlyeshme e të dhimbshme në shpirtin e ndjeshëm të poetit.Ndër biseda me miq vazhdimisht thoshte e përsëriste se koha e luftës ishte për të pjesa më e dashur e jetës, më e shtrenjta, më e bukura, më e paprekshmja dhe më e dhimbshmja vlerë në shërbim të lirisë së Kosovës.Këtë të vërtetë e skaliti bukur në veprën e një përmase të rrallë estetike “Engjëjt e lirisë” ku si në një teatër antik ndihet dhe përjetohet atmosfera e luftës, ideali i lirisë dhe madhështia e ushtarëve dhe komandantëve të UÇK-së.Si kryefjalë e të gjitha vjershave në libër, si poezi programatike qëndron në ballë të veprës poezia “Baladë”, shumë mirë e realizuar artistikisht, kushtuar Komandantit Mujë Krasniqi dhe 36 dëshmorëve që ranë për liri në Gorozhup të Prizrenit, më 14 dhjetor 1998.
Vepra “Engjëjt e lirisë” do të mbetet njëra nga veprat kryesore të poezisë moderne shqipe, jo vetëm për objektin e frymëzimit dhe për personazhet e veçanta të saj, por edhe për mënyrën e realizimit ideor e estetik, për laryshmërinë e mjeteve të shprehjes, për dendësinë e mendimit, për shprehjen elokuente dhe eliptike. Në këtë vepër autori ka vendosur ngjarje të përjetuara nga lufta çlirimtare e UÇK-së, skena të triumfalitetit të komandantëve dhe të ushtarëve të saj, emra dëshmorësh dhe heronjsh të gjallë që ndërtojnë peizazhin e luftës, krenarinë, dhimbjen dhe shpresën për fitore. Përpos kësaj, autori ka gdhendur edhe idealin e tij jetësor, entuziazmin që është ndërmjet luftëtarëve të lirisë, krenarinë që në luftën e atdheut të vet për liri është pjesë e asaj lufte, prandaj edhe vdekjen e pret qetë, aty pranë një guri, aty pranë një lisi. Është një heroizëm jetësor dhe një heroizëm estetik që i japin madhështi fjalës, luftës dhe lirisë.

Subjekti lirik i poezisë së Tahir Deskut është njeriu ynë i trazuar, që është vazhdimisht në kërkim të plotënisë së identitetit dhe të dinjitetit të tij njerëzor e kombëtar.Ky njeri është përherë i revoltuar, në kërkim të krijimit dhe të zgjerimit të hapësirave të lirisë.
Antikonformizmi i njeriut dhe poetit Tahir Desku reflektohet edhe në krijimtarinë e tij letrare, në mënyrën e shkrimit dhe të meditimit estetik. Në asnjë vepër, pothuajse në asnjë poezi të tij nuk u bë rob i uniformizmit, i propagandimit, i kallëpeve dhe i klisheve që patën shoqëruar e dëmtuar procesin e zhvillimit të poezisë shqipe, kur më shumë e kur më pak, duke ngushtuar tematikën dhe fondin e meteve të shprehjes, bashkë me moralizimet, patetizmin, retorizmin ose eksperimentizmin e panevojshëm, i cili nganjëherë promovonte një hermetizëm të panatyrshëm.
Flalët shtëpi, dashuri, liri, Kosovë, Shqipëri janë disa nga fjalët kyçe në poezinë e Deskut, të cilat reflektojnë kuptime, emocione, ide e gjendje të ndryshme shpirtërore të subjektit lirik të kësaj poezie.
Në përgjithësi poezia e Tahir Deskut, qysh në fillimet e saj, paralajmëroi një zë të ri dhe të fuqishëm, një emër që këmbëngulte në përsosmërinë e vargut poetik dhe të mesazhit, në origjinalitetin e shprehjes dhe të krejt prosedeut krijues.Poezia e tij në shumë aspekte sjell elemente novatore në zgjerimin e tematikës dhe në interesimin e poetit ndaj njerëzve fatkeq, ndaj atyre që jetojnë në periferitë e jetës dhe të shoqërisë, shpeshherë të përbuzur dhe të anatemuar pa të drejtë.
Poeti Tahir Desku ishte njohës i thellë i traditës kulturore dhe letrare shqiptare, njohës i thellë i zhvillimeve, tendencave dhe novatorizmit letrar që kishin sjelë në letërsinë tonë emra të njohur si Kadareja, Agolli, Arapi, Shkreli, Podrimja etj. Duke lënë të pashkëputshme fijet me traditën, Tahir Desku veprën dhe orientimin e tij letrar e vuri në shërbim të natyrës së vërtetë të artit letrar e jo në shërbim të qëllimeve të tjera jashtëletrare. Qëndroi larg përfshirjes së ideologjisë dhe partishmërisë në veprën letrare.
Tahir Desku është përfaqësues i brezit të shkrimtarëve të viteve ’80, të cilët duke asimiluar përvojën poetike të traditës, duke reflektuar herë pas here natyrshëm ndikimin nga brezi i njohur i shkrimtarëve të viteve ’60 që bënë kthesën më të madhe dhe më të diskutueshme në letërsinë shqiptare, veçanërisht në fushën e poezisë- pasuruan poetikën e poezisë sonë moderne në aspekte të një zgjerimi më të madh të gamës së interesimeve tematike, në aspekte të një lirie më të madhe metrike dhe të një gjuhe poetike që mëton të shlyejë kufirin ndërmjet zhanreve letrare, duke latuar një figuracion poetik të veshur me simbol, metaforë dhe ironi të përpunuar në një shkallë të lartë estetike, në shërbim të qëndrueshmërisë së tekstit dhe të nëntekstit, qoftë edhe atëherë kur poezia ndërtohet brenda një ligjërimi që nuk dallon shumë nga gjuha e komunikimit joletrar.
Shkrimtari Tahir Desku me veprimtarinë e vet krijuese, me trajtesat dhe debatet për letërsinë e afirmonte dhe e promovonte mendimin kritik, të cilin e kishte lanësuar në fillim të shekullit XX shkrimtari Faik Konica, sipas të cilit vepra letrare duhet të vlerësohet ndaras nga jeta e shkrimtarit, në bazë të kritereve estetike e jo në bazë të qëllimeve për të cilat shkruhet ajo.
Në asnjë vepër të Deskut, në asnjë poezi të tij nuk gjen elemente të krijimtarisë oborrtare.Në asnjë veprim dhe qëndrim të Tahir Deskut nuk gjen elemente të krijuesit oborrtar. Herët e ndjeu dhimbjen e popullit të vet dhe herët u vu në shërbim të lirisë së Atdheut, me të gjitha format e mundshme të betejave. Kohën që e jetoi, e mbijetoi dhe e përjetoi, mirë e skaliti në vargun poetik dhe në këtë drejtim u la brezave të lexuesve një testament estetik për ta njohur një kohë me të gjitha aktet e saj, me të gjitha personazhet, duke mos i harruar asnjëherë as ata që jetojnë margjinave të jetës, të ekonomisë e të shoqërisë, pra duke u solidarizuar në jetë e në krijimtari me të pastrehët, me të sëmurët, me të përbuzurit dhe me fëmijët që rriten më ngadalë për shkak se preokupohen me shqetësimet e të rriturve. Me jetën dhe me veprën e vet letrare Tahiri mbrujti dimensionet e njeriut e të krijuesit kryengritës dhe protestues, elemente këto që e kanë shoqëruar që në zanafillë intelektualin, shkrimtarin dhe letërsinë tonë, e cila shpesh, nëpër vorbullat e kohëve, e ka tjetërsuar vetveten për t’i shërbyer ndërgjegjes, vetëdijesimit, luftës dhe lirisë.
Duke folur për shkrimtarët, për mjeshtrit e fjalës ose për magjistarët e saj, historiani i njohur i letërsisë shqiptare, Jorgo Bulo, shkruan: “Ne ikim, ikim vazhdimisht, herë të entuziazmuar drejt së ardhmes, herë të të trembur drejt humbjes, por ata, zotërit e fjalës, vijnë vazhdimisht drejt nesh, dhe na magjepsin me magjinë e verbit shqip, dhe na shkundin nga marrëzia e shkatërrimit të vlerave ose nga përtacia mendore e indiferencës ndaj tyre.Ata na bëjnë të realizohemi si njerëz të këtij trualli ku ka lindur, për të mos vdekur kurrë dhe për t’u ripërtëritur pafundësisht fuqia e perëndishme e fjalës shqipe”.
Poeti i madh kombëtar, Lasgush Poradeci, thotë se Kombin e bëjnë poetët. Në këtë kontekst, shkrimtari Tahir Desku në një intervistë dhënë shkrimtarit dhe publicistit Frrok Kristaj, për gazetën “Rilindja” të datës 20 janar 2001, tha: “...Poezia është dhembje e bukur...Atdheu, të cilit i mungojnë poetët, i mungon bukuria, ndërsa popullit të atij Atdheu i mungon dhembja”. I citova këto thënie lapidare të njerëzve të letrave për të argumentuar se ndër ata që kanë bërë punë e mund për ta bërë Kombin dhe Lirinë është edhe shkrimtari ynë Tahir Desku.(Hajdin Morina)





Kujtimet, përkujtimet, rikujtimet, e kam përsëritur shpesh, janë orët e mira, seancat shiprtërore që e mposhtin vdekjen. Tahir Desku, si vëllai ynë, ka vdekur tragjikisht brenda kësaj nate që iku. Tahir poeti, ndërkaq, është këtu, midis nesh, është fryma e tij. Përpiquni të përfytyroni një minutë heshtjeje çastit, dhe do ta ndjeni zërin e tij, do ta ndjeni frymën e tij....edhe gjatë nderimit do ta ndjeni këngëvajin e tij, lirikën e jetës dhe të luftës, të dashurisë për liri.

Poeti,luft1%tari i lirisë Tahir Desku e mbylli ciklin e jetës së tij biologjike me rreth gjysëm shekulli. Kur erdhi në këtë botë bashk me të qarat e fëmijërisë, ndjeu klithmat e vërragëve të burrave pas aksionit të UDB-së për mbledhjen e armëve, ishte ky viti 1956, kur edhe u lind Tahiri.... Vdekja e hershme dhe e papritur e Tahir Deskut është humbje e madhe për letrat shqipe, gazetarinë dhe letërsinë shqiptare.

Poeti Tahir Desku ka dhënë kontribut të madh edhe kur ai raportoi nga frontet e luftës bashkë me luftëtarët e lirisë, duke mbajtur penën dhe pushkën bashk. Tahirin do ta mbajmë në mend edhe si njeri i cili ishte i afërt me të gjithë, njeri me shpirt poeti.

Tahir Desku ka humbur jetën tragjikisht  në një aksident komunikacioni në rrugën Prishtinë-Pejë, te vendi i quajtur “Kroi i mbrerit”( u varros me  5 dhjetor 2005 në Siqevë të Klinës-Kosovë)

Ai ishte poet, publicist, reporter i luftës dhe ish-kryetar i LSHK-së. Sç fundit, ishte duke punuar si gazetar kulture në Radio Kosovë.





Tahir Desku ka botuar disa vëllime poetike: “Prejardhja e dashurisë”, “Nga biografia e pashkruar” , “Engjujt e lirisë”. Etj...

BALADË

(Mujë Krasniqit dhe 36 të rënëve në Gorozhub, më 14 dhjetor 1998)

Kush është ai që zbret nga mali
Është Mujo Komandanti
Është ai, Muja vetë, me nëqind e dyzet
Nga po vjen, nga Tropoja a nga Vlora?
Kah vjen ai shkrin bora
Vjen në borë vjen në shi
Nga Shqipëria në Shqipëri

As hëna nuk kishtë dalë
Rrëzë bjeshke atë natë
Vetëm terri shtrihej si gjarpër i zi
Terri që ndante atdheun në dysh
Atdheun e moçëm nën qiellin gri
Dhe pjesën tjetër nën shi...nën shi...

E rruga ishte e largët tek zhdukej në pafundësi
Ai vështron fushat e paskaj të Kosovës
E mendon për zogjtë:
Nuk ka vend më t’bukur fluturimi
Kur flet me lumenjtë thotë:
Është vend i papushtuar
Kur numëron plagët shton:
Vetëm vdekja ia shton bukurinë Lirisë!

Pastaj zbardh dita e plogësht
Dhe ëndër e keqe numëron 36 herë
Dhëmbja shtron gjakun për dhe
Vashat shamizeza ulur nën një breg
Kanë ndalur pranverën e bimët që mbijnë
Diku në një shteg...diku në një rimë

Ai sërish ngritet dhe nis këngën e moçme
Që këndohej në anët tona:
Nuk po mundëm or shokë me folë
Se m’ka ra do gjak në gojë...


ME TË RËNËT

Sa do të kisha dashur
Të jem me ju sonte,
Me ju të mirët,me ju të mëdhenjtë
Të flisnim bashkë
Ç`ëndërr ish liria

Asgjë s`mbetet tjeter
Veç neve kënga
E juve lavdia

Netëve të zymta
Shpesh e ndal mendimin,pyes
Ku e ka burimin
Gjithë ky zjarr ky mall
Kjo dashuri
Në cilën këngë zogu
Në cilën pupël shpendi
Në cilën val deti
Ky frymëzim

Gjithënjë më bëhet
Sikur s`jam ndër të gjallët

Edhe për të vdekur
Nuk ka më kuptim


Kam mundur te vdes 


Sa e gjate kjo pushke
Qe me ben hije mbi koke
E ky shkemb ku po e shkruaj
Kete varg

Kam mundur te vdes
Per shembull ne Beverly Hills
Londer Paris a Barcelone


Bulevardeve te Europes dhe Amerikes
Mes gjinjve te vashave
Rimave e vrimave

Kam mundur te vdes larg

Bukur po vdes
Tek ky shkemb
Ne kete varg

Lexoni:

http://floripress.blogspot.com/2011/01/balade.html
http://flori-press.blogspot.com/2006/03/leter-nga-amerika.html

Lexoni:

Dear Flori Bruqi,

I would like to thank you for your kind words and the photo of Mr. Desku. Tahir was a very brave and special man. My family and I met Tahir "Tom" Desku in 1992, here in the United States of America. He loved art and poetry. He had a funny sense of humor too. When he left the USA in 1996 we were very sad and missed him. I am extremely sorry to learn of his tragic death. He will always be remembered as a bright soul who protected and loved his homeland. He was proud to be an Albanian man. I am lucky and honored to have met him. I hope that one day a book will be written about all of the good deeds he performed. My thoughts are with you, his dear friend, and his family.

Sincerely,
Chantell
http://www.chantellvanerbe.com
----- Original Message -----
To: Bruqi Flori
Cc: Chantell@chantellvanerbe.com
Sent: Thursday, March 30, 2006 11:51 AM



Hello Flori,

I saw your article on Tahir Desku. Unfortunately, I do not speak Albanian. I was curious on the life of Mr. Desku as a poet, an author, soldier and a journalist. Can you please tell me more about him? I read in an American paper that he recently died in December 2005. How did he die? I would appreciate your time. Thank you so much.

Best,


Chantell

http://www.chantellvanerbe.com

Një stil tepër i veçantë


Shkrim i emituar në valët e Radio Kosovës për librin për fëmijë “Lulja që qan” të Nexhat Halimit



Rregullat e teorisë letrare tradicionale zakonisht bëjnë ndarjen e letërsisë për të rritur dhe të letërsisë që krijohet për më të vegjlit, ndërkaq bashkohorizmi letrar ka bërë thyerje të disa rregullave që janë përdorur më herët si terma letrare. Bie fjala teoriticientë të ndryshëm të kohës sonë thonë se ka vetëm një letërsi çfarëdo lloj dedikimi të jetë krijimtaria e secilësdo moshë. Ajo është vetëm krijimtari letrare e asgjë tjetër. Po ashtu periodizimi apo brezat siç jemi mësuar të themi ne për shkrimtarë brezash të ndryshëm, edhe kjo ka rënë tash nga fjalori i përditshëm teorik letrar. Pra ka një letërsi në kontinuitet të përhershëm e jo siç jemi mësuar të themi se këta shkrimtarë u takojnë viteve të `50-ta, `60-ta apo `70-ta. Ajo që bënte këtë ndarje më parë ka të bëjë vetëm me aspektin historik e letrar, është çështje datash, të cilat nuk kanë ndonjë rëndësi të veçantë. Teoritë e sotme letrare thonë se vepra e bukur artistike nuk ka rëndësi kur është shkruar, madje as kush e ka shkruar. Ka një rëndësi të vetme se është shkruar një vepër madhore letrare. Kaq, Ja pse këtë shkrim e fillova me këtë mendim. Sepse libri për të cilin do të flasim në vazhdim i takon një natyre specifike. I dedikohet të vegjëlve e në fakt autori përdorë gjuhën për lexuesit e rritur, madje edhe temat që trajton janë madhore. Poeti Nexhat Halimi është një ndër krijuesit më të suksesshëm të letërsisë bashkëkohore. Ai me krijimet e tij paraqitet qysh në vitet e `70. Pas një pauze të gjatë të krijimtarisë ai këto ditë shfaqet me vëllimin “Lulja që qan”, vepër kjo e cila shquhet për një formë fare të re të shkrimit, të kulturës së shkrimit. Një tematikë bosht dhe një stil tepër të veçantë. Kjo tematikë është dashuria, dashuria për njeriun që mungon, për lirinë e përgjysmuar dhe kohën e pakohë. Në mesin e të gjitha këtyre fenomeneve qëndron Zana, e cila është kult i të gjithë dashurisë. Komunikimi i autorit me Zanën përmes gjuhës poetike është i shlirshëm dhe komunikativ. Lamentacionet e qeta lirike të shprehura me ndjenjën e dhembjes deri diku shqetësuese vijnë si zëra që shënjojnë largësinë me njeriun e dashur, njeriun që mungon, atë njeri për të cilin shkruhet e me të cilin komunikohet përmes figurave poetike. Rrjedhja e valëve të kësaj poezie vjen si valët e një lumi të qetë e brenda kësaj qetësie ka një rrëmbim të furishëm. Libri “Lulja që qan” hapet me poezinë “Letra e 31 dhjetorit për Zanën”, pastaj fillon ndarja në dy njësi – Fjala është identiteti ynë, lulja e agut në dritare dhe Aty ku është ai aty është liria. Libri është i organizuar vetëm në këto dy njësi, ndonëse tërësisht kjo përmbledhje është një poezi ose më mirë të themi një poemë e gjatë, e bukur, që të josh dhe të bën për vete, por kjo nuk është ndonjë befasi kur dihet se kemi të bëjmë me një penë të sprovuar e të dëshmuar, siç është poeti Nexhat Halimi.

Teoria e re e konspiracionit dridh botën: Ja kush u përpoq ta vriste Putinin…


Kanë filluar të dalin teori të reja të konspiracionit, rreth aksidentit të tmerrshëm që ndodhi para disa ditëve në Moskë gjatë të cilit humbi jetën shoferi i presidentit rus, Vladimi Putin. Teoritë e reja flasin se aksidenti ishte i planifikuar.


Pavarësisht nga përvoja 40 vjeçare që kishte në këtë biznes, shoferi i Putinit nuk arrit t’i shmangej aksidentit, ndërsa, sot përmes një blog-u ministria e jashtme ruse ka thënë se aksidenti ishte adresuar për Vladimir Putin, shkruan Telegraf.rs.
Duke pasur parasysh se shoferi i paidentifikuar i cili u vra ishte shoferi i preferuar i Vladimir Putin, nuk është dashur shumë kohë për të dal me një teori se si ai është vrarë qëllimisht, e gjithë kjo është bërë për t’i dërguar një mesazh Presidentit rus.
Në mesazhin e blogut argumentohet se aksidenti, i cili ka ndodhur në Kutuzovskoj rrugës për në Moskë, i cili ishte shkaktuar nga një Mercedes, ku sipas informacioneve zyrtare, shoferi i tij humbi kontrollin dhe u përplas me një BMW, ishte në fakt një kërcënim për  Putinin.
Në tekstin e tyre po ashtu thuhet se kjo është vepër e një grupi të agjentëve të huaj që veprojnë në Moskë, të cilët nuk do të ndalen para asgjëje për ta përmbysur Putinin.
Këto paraqesin spekulime në lidhje me një paralajmërim brutal të bazuar në premisën se ky është vetëm hapi i ardhshëm logjik pas sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë, që i janë imponuar me qëllim për të dobësuar boshtin e politikave të Putinit.
Një tjetër gjë që autori kishte përmendur në blog ishte se Putinin e bëri presidenti amerikan Barack Obama të duket si fëmijë, dhe kjo është loja e shahut për të “dërrasë e zezë gjeopolitik” duke demonstruar aftësitë superiore, në krahasim me të dhe politikën perëndimore.
Si dëshmi tjetër theksohet edhe një seri takimesh ndërkombëtare politike që Putin realizoj në samitin e G20 në Kinë, gjatë të cilit, ndër të tjera,  Putini kishte deklaruar arsyet pse Amerika është duke e fajësuar Rusinë për luftimet në Irak dhe tha se Perëndimi duhet të qëndrojnë larg nga ai rajon.
Përveç kësaj, aty theksohet se edhe kryeministri australian Malcolm Turnbull,  kishte pyetur ashpër Putinin se cili ishte më saktësisht roli i tij në konfliktet në Siri dhe cili ishte qëllimi i saj aty.
Pra, si përfundim thuhet se aksidenti ishte mirë i orkestruar dhe ka paralajmërim të përgjakshëm për presidentin e Rusisë, që i bëhet më dije ta ndryshojë kursin e tij  politik.
Dy ditë pas tragjedisë, në një intervistë për “Blumberg”, Putin tha se pozicioni i SHBA për Kosovën dhe Krimenë, është një lojë e thjeshtë politike.
“Asgjë nuk mund të bëhet kundër vullnetit të popullit, por  disa nga partnerët tanë nuk e kanë kuptuar. Ata janë duke u përpjekur për të mos parë vullnetin e popullit të Krimes, ku 70 për qind e tyre janë rusëve, dhe pjesa më e madhe e tyre flasin rusishten si gjuhën e tyre amtare ata ishin për t’u bashkuar me Rusinë, ndërsa, në Kosovë janë keqpërdorur dhe vazhdon të keqpërdoret vullneti i  njerëzve që jetojnë atje”, tha Putin.

Babai i Zëdhënësit të VV’së Zt.Erzen Vraniqit dha lejen për ndërtimin e Kishës në oborrin e UP’së


Reagon Erzen Vraniqi: 
Nuk e mohon se babai i tij dha lejen për Kishën në UP


Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqi, i cili njëherësh është aktivist i lartë i Vetëvendosjes, ka reaguar ndaj shkrimit rreth lejes së dhënë nga babai i tij për ndërtimin e Kishës serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Hamdi Vraniqi, si zyrtar i lartë pas suprimimit të autonomisë së Kosovës, kishte dhënë leje për ndërtimin e kësaj kishe – e cila ndryshe njihet si Kisha e Sllobodan Millosheviqit.

Natyrisht, Erzen Vraniqi nuk ka mundur të thotë asgjë rreth kësaj.

“Shpifjet, insinuatat dhe sulmet në përgjithësi ndaj meje dhe familjes time nga Expressi dhe të tillët si ata, veç sa më japin të kuptoj që jam në rrugë të drejtë. Do ta kisha hall të më lavdërojë Expressi jo të më shajë. Se kush po nënshkruan e kush po falë toka e ka kuptuar gjithë populli, prandaj kot fshiheni pas Sava Janjiqit!”, shkruan ai.

E për të shkuar gallata deri në fund, Erzeni, djali i Hamdiut që dha lejen për ndërtimin e Kishës së Millosheviqit, e bën edhe një deklaratë të sertë patriotike.

“Për Expressin dhe padronët e tyre e kam vetëm një porosi: Kosova do t’i bashkohet Shqipërisë! Ky është vullneti i popullit, kurse ne jemi infrastruktura e këtij vullneti!”.



Kisha në hapësirën e UP-së, ndërmjet “legalizimit” dhe politizimit

Që nga fillimi i vitit 1990, kur nga peshkopi i atëhershëm, e më pas patriku serb Pavle, ishte hedhur ideja për ndërtimin e katedrales, kisha e “Krishtit shpëtimtar” (Hristos spasos), një tempull ortodoks serb në Prishtinë, e deri më sot, ndërtimi i kësaj kishe nga shqiptarët e Kosovës ishte parë si problem politik, e në vitet e fundit është bërë kontest gjyqësor ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe dhe Universitetit të Prishtinës.

Kjo për faktin se kisha ortodokse serbe”Krishti shpëtimtar”, është ndërtuar në hapësirën, të cilën Universiteti i Prishtinës e konsideron të jetë nën shfrytëzimin e tij, rreth 50 vjet me radhë.

Për më tepër, objektit të kishës i janë nisur themelet dhe është ndërtuar gjatë dekadës kur në Kosovë sundonin institucionet nën masat e dhunshme të regjimit serb të Slobodan Milosheviqit, i cili ishte akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë edhe ato në Kosovë.

Kisha, faltore apo “vulë e urbicizmit”?

Por, si shihet kjo kishë nga ekspertë të urbanizmit në Kosovë, por edhe nga përfaqësues të Kishës ortodokse serbe, si dhe zyrtarë të pushtetit lokal dhe qendror në Kosovë?

Ferdane Llonçari, arkitekte, koordinatore e Qendrës për mundësi të barabarta në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar, pushteti i dhunshëm serb i instaluar në Kosovë, ka bërë ndërtime të shumta në vend, për të “vulosur” përkatësinë, kinse serbe të Kosovës.

Por, sipas saj, shembulli më flagrant, si e quan ajo, i urbicidit në Kosovë, është rasti i ndërtimit të kishës në hapësirën e Universitetit të Prishtinës.

“Në hapësirat e Universitetit të Prishtinës ekziston një objekt sakral, i ndërtuar në kohën kur nga institucionet e Kosovës kanë qenë të suspenduar njerëzit që kanë punuar më parë në to. Masa të dhunshme. Dihet, ajo ka qenë periudha kur neve na kanë larguar prej institucioneve dhe kanë qenë ata që kanë vendosur jo vetëm për ndërtimin e kishës, por edhe për të gjithë të tjerat... serbët pra, patjetër”.

“Do të thotë po flasim për pushtetin, nën të cilin kemi jetuar. Ajo (kisha) është sakrale, mirëpo është një objekt që e vulos urbicidin në Kosovë. Secili, e konsideron politike, se dihet në cilën kohë është bërë dhe dihet çfarë ka pasur për qëllim ”, thotë Llonçari.



Por, përfaqësuesi i Kishës ortodokse serbe në Kosovë, igumeni Sava Janjiq, nuk pajtohet me vlerësimet se ndërtimi i kishës ortodokse “Krishti shpëtimtar”, ka pasur porosi politike.

“Ne nuk pajtohemi me këtë kualifikim. Ne konsiderojmë se ajo nuk është kishë politike. Qëndrimi ynë është, dhe ne e kemi përsëritur disa herë, se ne i kemi të gjitha dokumentet se kisha është bërë në mënyrë legale dhe se ajo nuk është kishë e Milosheviqit. Ai nuk e ka ndërtuar atë”.

“Madje, për më tepër, ai personalisht ka qenë kundër ndërtimit të asaj kishe. Kisha është ndërtuar me iniciativën e peshkopit të atëhershëm, i ndjeri patriku Pavle. Ai atëherë ka qenë peshkop dhe ai e ka nisur ndërtimin, për shkak se atëherë në Prishtinë jetonin rreth 40 mijë serbë. Dhe, qytetit i nevojitej një kishë”, thotë igumeni Janjiq për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, Janjiq shton se për ndërtimin e tempullit të saj, Kisha ortodokse u është drejtuar institucioneve ekzistuese në vitin 1990. Rreth një vit e gjysmë janë mbledhur dokumentet për ndërtimin e kishës, ndërkaq, në dhjetor të vitit 1992 janë vendosur themelet e saj. Më pas, në fillim të vitit 1999, kjo kishë ishte ndërtuar, deri në formën që sot e ka.

“Kisha u ka bërë kërkesën institucioneve të atëhershme. Ne nuk kemi mundur t’u drejtohemi (nuk e di se cilave) institucioneve tjera. Ne u jemi drejtuar atyre që kanë qenë për momentin në pushtet".

"Sipas ligjeve të atëhershme, kemi marrë lejen dhe të gjitha kushtet për ndërtim dhe kështu është ndërtuar. Natyrisht, ajo ka qenë një kohë e vështirë, të cilën njerëzit nuk e kujtojnë pozitivisht, por kjo nuk duhet të ndërlidhet me kishën”, konsideron Janjiq.

Por, arkitektja Llonçari, po ashtu edhe eksperte për urbanizëm, shpreh bindjen se ndërtimi i kishës ortodokse “Krishti shpëtimtar”, ka mundur të bëhet në ndonjë hapësirë tjetër të Prishtinës.

Por, sipas saj, me vetë faktin se ndërtimi i kësaj faltoreje ortodokse serbe është bërë në hapësirën universitare, ky objekt ka bartur porosi politike.

“Me vetë faktin që lokacioni është zgjedhur aty, unë nuk e di se a ka karakter tjetër, përveç se në një hapësirë të tillë, me një objekt kinse sakral, të vuloset okupimi i këtij vendi”, vlerëson Llonçari.

“Sherri” për kishën, kishte nisur që nga viti 2000

Arkitektja Llonçari thotë se në vitin 2000, ka punuar në Drejtorinë komunale për urbanizëm të Prishtinës, me detyrë specifike, hartimin e rrjetit të shkollave, ambulancave dhe objekteve të karakterit publik.

Sipas saj, pas luftës, Administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë - UNMIK, në kohën kur atë e drejtonte Bernard Kushner, kishte definuar dy pako të ligjeve: ato diskriminuese, të cilat ishin vendosur në Kosovë gjatë regjimit të Slobodan Milosheviqit dhe që përjashtoheshin për t’u përdorur, si dhe ligjet para asaj periudhe, jo diskriminuese, të cilat hynin në fuqi.

Siç thotë ajo, Michael Daxner, bashkëdrejtues i departamentit të Arsimit dhe Shkencës, në atë periudhë, kishte kërkuar përmes një shkrese që “të lirohen hapësirat e universitetit nga objektet që nuk i takojnë”.

Por, sipas saj, kjo nuk kishte ndodhur.

Në vitin 2012, arkitektja Llonçari, ka qenë këshilltare për çështje të planifikimit të hapësirave të Universitetit të Prishtinës e rektorit të këtij universiteti, Mujë Rugova.

Sipas saj, një zyrtarë i OSBE-së, u kishte thënë se Kisha Ortodokse Serbe dëshiron të bisedojë me Universitetin e Prishtinës, lidhur me vazhdimin ndërtimit të kishës “Krishti shpëtimtar”, për faktin se Qeveria e Kosovës është pajtuar që “hapësira ku është ndërtuar ajo, është pronë e Kishës Ortodokse Serbe” .

Kjo bisedë ka qenë, sipas saj, shkak për t’u takuar menjëherë me ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

“E kemi pyetur se a është legjitime kërkesa e Kishës që të vazhdojnë punimet, me pretekstin që ata thanë se ‘janë pronarë’. Përgjigja ka qenë ‘po’, prej ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi. Ai e ka pohuar realisht atë që ne kemi dyshuar nëse është e vërtetë".

"Me vetë faktin që ne kemi marrë përgjigje të tillë, te një ministër i Qeverisë së Kosovës, ne nuk kemi bërë pyetje më tutje. Universiteti i Prishtinës, atëherë, nuk ka mund të lejojë më që të na befasojë një veprim i tillë dhe kemi bërë një dosje dhe kemi angazhuar avokat dhe çështja e kishës është në gjykatë”, shpjegon Llonçari.

Në anën tjetër, me gjithë tentimet e Radios Evropa e Lirë për të marrë mendimin e ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ai nuk ka qenë i qasshëm.

Por, ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, duke folur për Radion Evropa e Lirë, mohon që Qeveria e Kosovës, edhe në mandatin e kaluar, t’i ketë dhënë të drejtë pronësie Kishës Ortodokse Serbe, për hapësirën ku është ndërtuar tempulli i saj.

“Jo, nuk është e vërtetë. Jo, jo... nuk është e vërtetë, nuk ka kurrfarë fakte për një gjë të tillë”, thotë ministri Agani.

Çështja në gjykatë

Sidoqoftë, që nga viti 2012, çështja e kishës ortodokse “Krishti shpëtimtar”, është në gjykatë, për të shqyrtuar legjitimitetin e kërkesave të të dyja palëve, Kishës Ortodokse Serbe dhe Universitetit të Prishtinës.

Igumeni Sava Janjiq, thotë se Kisha Ortodokse Serbe është në dijeni se rasti është shndërruar në kontest gjyqësor dhe se dokumentet për pronësinë mbi hapësirën ku është ndërtuar tempulli ortodoks “Krishti shpëtimtar”, i janë dorëzuar Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian - OSBE dhe Bashkimit Evropian.

Sipas tij, Kisha posedon dokumentin ku Universiteti i Prishtinës, në vitin 1990, është pajtuar me ndërtimin e kishës. Po ashtu, siç thotë Janjiq, ekziston edhe vendimi i autoriteteve të komunës së Prishtinës, i viti 1990, në favor të ndërtimit të kishës.

“Ky është vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për planin urbanistik të Qendrës universitare në Prishtinë, ‘ku do të ndërtohet objekti i tempullit të katedrales me objektet përcjellëse dhe infrastrukturore. Dokumenti është nga 26 shtatori i vitit 1990 dhe e ka nënshkruar Hamdi Vraniqi, Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit të Komunës së Prishtinës. Do të thotë, ky është dokumenti i parë”, thekson igumeni Janjiq.

Por, megjithatë, Radio Evropa e Lirë, nuk ka arritur ta shohë vërtetësinë e dokumentit, për shkak se igumeni Janjiq, thotëse nuk ka autorizim për ta dërguar atë.

“Nuk mund t’ua dërgoj dokumentin, sepse nuk jam i autorizuar”, është përgjigja e Janjiqit dhënë Radios Evropa e Lirë.

Ai, gjithashtu, thekson se në vitin 1991, Kishës Ortodokse Serbe i është dhënë vendimi për ndërtim dhe po ashtu vendimi për t’u regjistruar në kadastër.

Igumeni Janjiq shton se dokumentet, që sipas tij, vërtetojnë ligjshmërinë e ndërtimit të kishës dhe pronësisë së hapësirës, mund t’i dorëzohen edhe Komunës së Prishtinës. Por, ai nuk shpjegon se pse kjo nuk ka ndodhur deri më tash.

Në anën tjetër, Komuna e Prishtinës, ka kërkuar edhe më parë që Kisha Ortodokse Serbe, në rast se i ka dokumentet që mund ta dëshmojë ligjshmërinë e ndërtimit të objektit të saj në hapësirën e Universitetit të Prishtinës, t’i dorëzojë ato për legalizim.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë për Radion Evropa e Lirë, se është i njoftuar se çështja e kësaj kishe është dërguar në gjykatë nga Universiteti i Prishtinës. Sipas tij, e gjithë situata rreth kësaj çështjeje, para ligjit, është e thjeshtë.

“Në qoftë se është ndërtim pa leje - sepse ne nuk kemi kurrfarë dokumentacioni- atëherë ai objekt duhet të aplikojë për leje. Në qoftë se e kanë lejen, ata duhet ta sjellin në komunë, në mënyrë që ne ta verifikojmë se ka leje dhe se gjithçka është në rregull”.

“Mirëpo, deri më tani, Kisha Ortodokse Serbe ka hezituar ta sjellë këtë dokumentacion, sepse në njërën anë nuk kanë dashur të pranojnë që t’i nënshtrohen një procesi të legalizimit, sepse për ta kjo nënkupton që ata po pranojnë se është një objekt pa leje. Besoj që kjo është një çështje pak më e ndjeshme politike dhe do të trajtohet me kujdes. Megjithatë, ne nuk mund të marrim pozicion politik, përveçse zbatimit të ligjit që e kemi aktualisht në fuqi”, deklaron Shpend Ahmeti.

Ai shton se është pak e besueshme që Kisha Ortodokse Serbe të mos ketë marrë leje për ndërtim nga institucionet në vitin 1990, të cilat ishin të regjimit të Milosheviqit.

Por, gjithashtu, ai përkujton se në kohën kur ka filluar ndërtimi i kësaj kishe, rektori i atëhershëm i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, ka dërguar kallëzim penal në gjykatë.

Por, cili do të jetë fati i tempullit ortodoks “Krishti shpëtimtar”?

Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, Ferid Agani, thotë se institucionet do të jenë të detyruara të veprojnë në bazë të vendimit që do ta sjellë gjyqi.

“Të gjitha palët janë të detyruara që t’i respektojnë verdiktet përfundimtare të gjyqeve lidhur me këtë çështje. Unë e bashkë-kryesoj, me zotin (Samuel) Zhbogar, Këshillin për mbikëqyrje dhe zbatim, në bazë të ligjit përkatës, i cili merret me këto çështje. Ky këshill e ka pasur si pikë të rendit të ditës çështjen e kësaj kishe dhe është pajtuar i gjithë këshilli se duhet pritur vendimi i gjykatave kompetente lidhur me këtë çështje. Do të veprohet në bazë të këtyre verdikteve”, thotë ministri Agani.

Ministri Agani shton se ka informatë se ka filluar procesi i shqyrtimit të kësaj çështjeje nga gjykata. Megjithatë, ai shpreh mendimin se nuk duhet pritur që domosdo verdikti të jetë, siç e ka quajtur ai “bardh ose zi”, por mund të përmbajë edhe elemente tjera.

Sidoqoftë, edhe Igumeni Janjiq, por edhe arkitektja Llonçari, pajtohen në një pikë, por nga pikëpamje të ndryshme, që kisha “Krishti shpëtimtar” nuk duhet të rrënohet, pavarësisht verdiktit gjyqësor.

Igumeni Janiq, thotë se kisha nuk duhet rrënuar për faktin se është një faltore dhe kjo do të dërgonte sinjale jo të mira në botë për Kosovën.

Ndërkaq, arkitektja Llonçari, shpreh mendimin se kjo kishë nuk duhet shembur, por duhet të mbetet si një “simbol” që do të përkujtojë gjeneratat e reja, për, siç e quan ajo, urbicidin e ushtruar nga një regjim dhe për të gjitha ato që i ka kaluar Kosova në një pjesë të historisë së saj.

Babai i Zëdhënësit të VV’së Zt.Erzen Vraniqit dha lejen për ndërtimin e Kishës në oborrin e UP’së

vranqo
Hamdi Vraniqi dha lejen për ndërtimin e Kishës Serbe në Oborrin e Universitetit të Prishtinës. I ndjeri është babai i Zëdhënësit aktual të Komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqit, i cili për shumë vite ishte edhe Zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo parti ka kërkuar disa herë të rrëzohet kjo kishë e ndërtuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit. Mirëpo, për ironi, leja për ndërtimin e saj është dhënë nga një shqiptar, për më tepër nga babai i një prej zyrtarëve më të lartë të Vetëvendosjes.
Një ditë më parë, Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqi shokoi opinionin me një status në Facebook, ku deklaroi se “Kosova si shtet i pavarur nuk ka gjasa të mbijetojë” – një argument ky i zakonshëm i kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës.
Në fakt, Vraniqi nuk është i largët me regjimin që ka kundërshtuar përpjekjet shekullore të shqiptarëve të Kosovës – nëse rrëmohet në biografinë familjare të tij.
Erzen Vraniqi është djali i Hamdi Vraniqit, ish-profesor universitar. Hamdiu mbahet mend si një prej shqiptarëve të vetëm që vazhduan të punojnë edhe pas instalimit të masave të dhunshme.

Kisha në hapësirën e UP-së, ndërmjet “legalizimit” dhe politizimit
Por, jo vetëm kaq.
Hamdi Vranqi, siç del nga një deklaratë e igumenit Sava Janjiq dhënë me 3 tetor 2015 për  Radio Europa e Lirë, është personi që ka dhënë lejen për ndërtimin e Kishës serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës.
Për kishën e cila ende qëndron e papërfunduar në oborrin e UP’së, Lëvizja Vetëvendosje, pjesë e secilës është edhe djali i Hamdi Vraniqit, që në 1990 u pajtua të ndërtohet, vazhdimisht ka kërkuar rrënimin e saj. Madje, edhe kryetari i Kryeqytetit Shpend Ahmeti – që vjen nga e njëjta parti, kishte premtuar se do ta realizonte rrënimin e saj. Vartës i këtij të fundit, që nga ardhja në pushtet qëndron Erzen Vraniqi, si zëdhënës në Komunën e kryeqytetit.

Kisha në hapësirën e UP-së, ndërmjet “legalizimit” dhe politizimit (11:43)
Por, ja çfarë deklaron për Europën e Lirë Sava Janjiq: 
“Ky është vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për planin urbanistik të Qendrës universitare në Prishtinë, ‘ku do të ndërtohet objekti i tempullit të katedrales me objektet përcjellëse dhe infrastrukturore. Dokumenti është nga 26 shtatori i vitit 1990 dhe e ka nënshkruar Hamdi Vraniqi, Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit të Komunës së Prishtinës. Do të thotë, ky është dokumenti i parë”, ka deklaruar Janjiq.
Dokumenti në fjalë, sipas Janjiqit i lëshuar në Shtator të vitit 1990, pati ndryshuar vendimin ekzistues – të deri atëhershëm, se toka komunale e Prishtinës, në fjalë, i takon vetëm Universitetit të Prishtinës, e cila kishte të drejtën ekzekutive të ndërtonte vetëm objekte për nevojat e saj – fakultete, duke mos u lejuar asnjë lloje shfrytëzimi për nevoja tjera të asaj parcele.
Ky dokument tash përdorët nga Kisha Ortodokse serbe si dëshmi se Kisha në oborrin e UP’së nuk u ndërtua në mënyrë ilegale dhe se hapësira ku ajo ndodhet iu lëshuan në shfrytëzim nga funksionaret e asaj kohe – që sipas dokumentit u ndryshua plani urbanistik i Qendrës Universitete të Prishtinës që ekzistonte deri në shtator të 1990.
Deri më tash, Kisha Ortodokse serbe nuk e ka publikuar këtë dokument.
E në Universitetin e Prishtinës kishte shërbyer si profesor edhe vet Hamdi Vraniqi. Ai para se të merrte detyrën e drejtuesit të Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të Komunës së Prishtinës – pas masave të dhunshme të regjimit – si shërbëtor i pushtetit të instaluar dhunshëm në Kosovë, Vraniqi kishte qenë profesor në Fakultetin Juridik në UP.
Funksion të rëndësishëm, para viteve 90’ta, pati edhe vëllai i Hamdi Vraniqit, Ramadan Vraniqi që drejtonte Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Nga ana tjetër, shefi i djalit të atij që mundësoi ndërtimin e një kishe në oborrin e UP’së, Shpend Ahmeti – si kryetar i Prishtinës, pasi ishte zotuar në rrënimin e kishës, kohë më pas pati ndryshuar zotimin duke thënë se nëse Kisha ortodokse serbe arrin ta dëshmojë lejen për ndërtimin e saj duhet ta sjellë atë në komunë që të aplikoi për legalizim.
“Në qoftë se është ndërtim pa leje – sepse ne nuk kemi kurrfarë dokumentacioni- atëherë ai objekt duhet të aplikojë për leje. Në qoftë se e kanë lejen, ata duhet ta sjellin në komunë, në mënyrë që ne ta verifikojmë se ka leje dhe se gjithçka është në rregull”, pati thënë Ahmeti për REL, në tetor të 2015.
Dëgjojeni audion në vazhdim të prononcimit të Sava Janjiqit, ku thotë se lejen ua dha babai i Zëdhënësit të Vetëvendosjes.
http://audio.rferl.org/KO/2015/10/03/060a310d-cfb1-428d-9bf4-8c5dc09e3a47.mp3


Dëgjojeni audion në vazhdim të prononcimit të Sava Janjiqit, ku thotë se lejen ua dha babai i Zëdhënësit të Vetëvendosjes.
Gazeta Express ka kontaktuar edhe Zëdhënësin Erzen Vraniqin për ta pyetur rreth kësaj çështjeje.
Ai nuk është përgjigjur në thirrjet e gazetës. Siç dihet, Vetëvendosje dhe zyrtarët e saj mbajnë qëndrim bojkotues ndaj Gazetës Express.
Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje njihet si parti që e ka instaluar në vend diskursin “tradhtare e patriotë”. Ata, madje, përmes aksioneve – që ata i konsiderojnë simbolike – shpeshherë edhe i etiketojnë shtëpitë apo personat që ata i konsiderojnë si tradhtarë.
Mbetet të shihet se çfarë pozicioni do të mbajnë ata kundrejt zyrtarit të lartë të tyre, babai i të cilit punoi gjatë regjimit të Millosheviqit, e madje edhe dha lejen për ndërtimin e Kishës serbe në oborrin e UP’së.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...