Sipas Policisë së Kosovës momentalisht në Kosovë ka rreth 3 mijë përdorues të rregullt të substancave narkotike ndërkaq droga me e frekuentuar në Kosovë ka qene dhe mbetet marihuana
Përdorimi i substancave narkotike në Kosovë, është një problem shqetësues që po merr përmasa të mëdha, sidomos të të rinjtë e vendit tonë. Kështu shifrat zyrtare prej rreth 3 mijë vetave, mund të jetë edhe më e madhe, ndërkaq masat parandaluese të organeve përgjegjëse megjithëse po shënojnë rezultate, nuk mund të themi se kanë arritur t’i fusin nën kontroll grupet kriminale që merren me shitjen dhe trafikimin e substancave narkotike në Kosovë dhe të parandalojnë këtë dukuri negative.
Botapress, ka kontaktuar zyrtarët e Policisë së Kosovës prej të cilëve ka marrë të dhëna zyrtare për sasinë e konfiskuar të materialeve narkotike, për numrin e të dyshuarve, e të ndaluarve, si dhe për moshën e përdoruesve të këtyre substancave narkotike.
Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur për Botapress, se për luftimin e dukurive negative në shoqëri, përveç veprimeve aktive policore është e domosdoshme ndërmarrja e masave proaktive.
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik(DHTN) angazhohet në veprimtarinë e parandalimit, hetimit, zbulimit dhe arrestimit të personave qe kryejnë të gjitha format e veprave kriminale që kanë të bëjnë me substancat narkotike (drogat) të parapara me legjislacionin e Republikës se Kosovës.
Kujdes i veçantë i kushtohet fushës së bashkëpunimit ndërkombëtar dhe parandalimit.
Në mënyre qe të arrihet efikasiteti në parandalim janë ndërmarr hapat si në vijim:
- Janë intensifikuar takimet me burime të terren.
- Janë intensifikuar vizitat në lokacionet e ndryshme të frekuentuara nga trafikantet.
- Janë mbajtur takime me institucione kombëtare dhe ndërkombëtare
- në shkollat e mesme të Kosovës janë mbajtur ligjërata me qellim vetëdijesimi për pasojat nga përdorimi i drogave.
- Janë shtuar kapacitetet logjistike ( pajisje për identifikimin e drogave) etj.
Droga me e frekuentuar në Kosovë ka qene dhe mbetet marihuana. Luftimi serioz i autoriteteve të Republikes se Shqiperise ka pasur efekt, por edhe pse verehet se ka ndryshuar rruga dhe kërkohen rrugë detare praë se prapë marihuana mbetet prezente.
Qarkullimi i heroinës përmes rrugës ballkanike është reduktuar në masë të madhe.
Kjo ka ndodhur për arsye të shumë faktoreve por konsiderohet se faktoret kryesore jane: luftimi serioz nga autoritetet e zbatimit të ligjit, bashkepunimi nderkombatere, transporti më i lehtë përmes rrugëve detare etj.
Hetimet tregojne se çmimi i drogave në tregun e Kosovës kanë pësuar ngritje në krahasim me përpara.
Për 7 muaj (janar korrrik) janë identifukuar 563 persona të dyshimtë për përdorim të substancave narkotike
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të cilin e ka siguruar Botapress, prej janarit e deri në korrik të këtij viti janë shënuar 429 raste të përdorimit të substancave narkotike në Kosovë. Muaji janar ka qenë muaji me numër më të vogël të rasteve ndërkaq rekord ka shënuar muaji korrik me 93 raste.
Prej tyre, 563 veta janë identifikuar sit ë dyshuar, 423 janë arrestuar, 156 veta janë ndaruar.
Prej këtij numri, janë identifukuar 507 shqiptarë, 10 serbë dhe 46 të tjerë.
Gjina e të dyshimtëve për përdorim të substancve narkotike përfshin 549 meshkuj dhe 14 femra.
Policia e Kosovës ka ndalur 387 veta për posedim të substancave narkotike, 35 veta për kultivim ndërkaq ka identifukuar 8 grupe kriminale që merren me shitjen dhe shpërndarjen e substancave narkotike.
Gjatë hetimit të rastevet të tilla prej janarit deri në korrik ka realizuar 411 aksione policiore për parandalimin dhe identifikimin e rasteve të përdorimit të substancave narkotike në Kosovë.
Për më shumë shih tabelën e poshtëshënuar
Ja sa është sasia e konfiskuar e lëndëve narkotike?
Të kontaktuar nga Botapress, Policia e Kosovës ka dhënë edhe shënime të sasisë së konfiskuar dhe të llojit të substancave narkotike, prej janarit deri në korrik të këtij viti.
Kështu sipas shënimeve të Policisë së Kosovës në Kosovë përdoren këto substance narkotike: heroina, marihuana, hashashi, kokaina, bimë kanabis, fara kanabis, ekstazy e droga të tjera.
Nga këto lloje të drogave janë konfiskuar:
Heroinë: 19.55 gramë,
Marihuanë 274 kg 318.26 gr (vetëm në muajin korrik 208 kg e 03 gramë
Hashash 8 gram (vetëm në muajin korrik)
Kokainë 87.8 gramë
Bimë të kanabisit 1.603 kilogramë
Fara kanabisi 2.486 kilogram + 3.58 gramë
Ekstazy 192.35 gramë
Nga drogat e tjera janë konfiskuar edhe 2 hapa tramadol, 9 kg 614gr paracetamol me kafeine, 207 gota pastike të mbjellura me bime kanabisi, 10 ml metadon me diazepam, 1 cigare, 2 gjoint 0.9 gr, 2gjoint , 50 shishe të prera pergjysme me fara të mbjellura, 9 saksi të dyshuar të mbjellura me kanabis, 3 gjoint 99 hapa, 242.7 gr speed, 11.8 gr panjohur 60 ml metadon , 2 hapa tramadol. 9 kg 614gr paracetamol me kafeine, 207 gota pastike të mbjellura me bime kanabisi,70 ml metadon me diazepam, 1 cigare, 8 gjoint , 50 shishe të prera pergjysme me fara të mbjellura
9 saksi të dyshuar të mbjellura me kanabis, 242.7 gr speed , 99 hapa, 11.8 gr panjohur etj
Për më shumë shih pasqyrën e poshtëshënuar
Mosha më e preferuar e përdoruesve të drogave, prej 22 deri më 35 vjeç
Gjithnjë sipas të dhënave të Policisë së Kosovës mosha më e preferuar e përdoruesve të substancave narkotike sillet prej 22 deri në 35 vjeç. Kështu sipas këtyre të dhënave, 53% e të përdoruesve I takojnë kësja moshe, 27% të moshës 19-21 vjeç, 11% të moshës mbi 35 vjeç ndërkaq 9% të moshës 14- 18 vjeç.
Për më shumë shih pasqyrën e poshtëshënuar
Policia e Kosovës ka ardhë në përfundim duke u bazuar në raportet e organizatave relevante, si vendore ashtu edhe ndërkombëtare se numri i përdoruesve të heroinës sillet diku rreth 3.000 por kohëve të fundit numri i përdoruesve të heroinës ka rënie të madhe dhe me tepër përdoret metadoni ( substance legale e cila përdoret për trajtim).