2016-09-09

Me 15 shtator 2016 sqarohet gjithçka rreth Speciales, flet prokurori David Schwendiman

Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar do të mbajnë konferencat e para të shtypit më 15 shtator 2016 në Hagë, në orën 10 :30.
Fidelma Donlon

Sipas komunikatës për media administratorja Fidelma Donlon do të shpjegojë procesin e themelimit të Dhomave të Specializuara.
haga
Dhomat e Specializuara do të fillojnë komunikim të drejtpërdrejtë dhe Donlon do të prezantojë faqen e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në  Internet.
Më pas, një konferncë për media do ta mbajë edhe Prokurori David Schwendiman.
Siç njoftohet, ai do të flasë për emërimin e tij si Prokuror i Specializuar dhe do të shpalosë këndvështrimin e tij mbi rolin dhe përgjegjësinë e Prokurorit të Specializuar dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Image result for David Schwendiman
David Schwendiman
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, siç dihet, u themeluan me anë të Amendamentit Kushtetues nr. 24 dhe Ligjit nr. 05/L-053, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës.
Dhomat do të zhvillojnë gjyqe për pretendimet e ngritura në Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës me datës shtatë janar 2011, ku pretendohen krime të rënda ndërkufitare dhe ndërkombëtare.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar e kanë selinë në Hagë, Vendet e Ulëta, dhe do të punësojnë gjykatës, prokurorë dhe punonjës ndërkombëtarë.


Kush është David Schwendiman, Prokurori Special që do të hetojë disa udhëheqës të UÇK-së



Amerikani David Schwendiman është caktuar kryeprokuror i Gjykatës Speciale për Kosovën.

Kjo gjykatë do të hetojë pretendimet për krime të disa pjesëtarëve të UÇK-së, gjatë dhe pas luftës.

Në njoftimin e zëdhënësit të ekipit special hetues të Bashkimit Evropian në Kosovës (SITF), Joao Sousa thuhet se Schwendiman më 1 shtator 2016 është emëruar në krye të Zyrës të Kryeprokurorit Special (SPO).

Ai me rastin e emërimit ka deklaruar se kjo paraqet hap në rrugën drejt vendosjes së institucioneve që parasheh ligji kosovar dhe funksionimi i tij sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Schwendiman ka qenë në kryer të ekipit Special hetues, i cili ishte formuar në vitin 2011, për të kryer hetim të pavarur lidhur me akuzat e Dick Martyt, i cili i kishte shpalosur në një raport në Këshillin e Evropës.

Ky nuk është emërimi i parë i Schwendiman që lidhet me Ballkanin, pasi që ka punuar si prokuror ndërkombëtar në Bosnjë dhe Hercegovinë nga viti 2006 deri në vitin 2009.

Ai është pensionuar në vitin 2014, duke u larguar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë pasi që ishte angazhuar si përfaqësues i Departamentit në tri Olimpiada dhe detyra që kishte në Bahrejn, Vietnam, Tajlandë dhe Bangladesh.

Për një kohë ishte marrë edhe me çështje të drejtësisë në ambasadën amerikane në Kabul.

Ai po ashtu ka marrë pjesë në hetimet për korrupsion dhe mashtrime në Afganistan.

Ka diplomuar në Universitetin e Jutas në vitin 1976. Ka qenë prokuror shtetëror në shtetin amerikan, Juta.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...