2016-09-07

Urime 17 vjetori i Policise se Kosoves

Urime 17 vjetori i formimit të Policisë të Kosovës:                                              Vendet e dalura nga luftërat si në rastin e Kosovës qe gjithqka është dashur të fillohet nga fillimi. Duhen vite të tëra për krijimin e bazamentit të shtetit në formim e siper, ne rend të parë krijimi i policise dhe të tjerave institucioneve. Tani mbas 17 viteve kur numri i tyre perkufizohet rreth 9000 polic, mund të konstatojm se kemi një polici. E gjithe kjo polici është  formue sikur prej ditve të para,  me kurse deri me tani, në kohërat ma të vona kurset janë zgjatur për ca muaj. A duhet ti shkollojm vetem mes kurseve, apo të ndryshojm ne shkollimin e tyre te rregullt si ne vendet e zhvilluara Evropiane ? Shpesh flasim dhe u ndajm lavdëratat se e kemi policinë ma të "mirë, ma te sukësesëshme" gja që gjithnjë keso fjalë mujm të ndegjojm edhe te qdo shtet tjetër kur edhe ata flasin per policit e tyre.  Po deshtem të jemi ma real dhe të analizojm krimet në përgjithësi që kryhen në Kosovë, e duke e pas një numër kaq te madh polic, krahasuar me numrin e banorve ne Kosovë, del që Kosova ka polici mas shumti për krye të banorve ndoshtaj edhe në botë. Nese edhe pran keti numri të madh policësh krimi nuk po pson ramje,  përkundrazi është në rritje! Vetem ne veren e sivjetme sa njerz kanë humbur jetërat në komunikacion? Apo vepra tjera të krimit te organizuar: korrupcin, fajde, abuzime me pronat, droga, shpërlarje parash, vetvrasjet si fenomen qe dikur ka qenë i panjohur në Kosovë etj. Miqët Evropjan po kërkojn prej neve që të luftohet krimi i organizuar si kusht për Liberalizimin e vizave për kosovaret, deri me tani ky krim nuk po luftohet,  prandaj kemi mbet i vetmi vend pa liberalizim ne Evropë. A mund të flasim për një polici te sukësesëshme pra ?! Ne duhet te ndryshojm në tërsi si komb,  dhe ta kuptojm se udhëheqja e shtetit bëhet me njerz të aftë që e njohin punen aty ku janë,  dhe jo ti emrojm kuadrat sa per sy e faqe si ne rastin konkret të Ministrit te PB i cili vet e pranon se nuk e njeh fare punen e policisë. Si kishte me qenë të emrohet Ministri i Financave e qe nuk e njeh atë profesion fare? A mos po dyshohet se diqka ne kreun e vet shtetit nuk eshte ne rregull?! Kur nuk dojn me qenë të sukeseseshem ! BE po kerkon prej neve të luftohet krimi i organizuar si kusht për liberalizim te vizave, kurse ne spo ndermarrim kurgja të rëndsishme në këte drejtim. Krijimi i Gjygjit Special athua a po na meson diqka?! Afera "Pronto" po na i qel syt dhe po na tregon se kush e ka kapë shtetin për  fyti, prandaj neve nuk na hjeken vizat,  se krerët e shtetit e kanë kapur shtetin për fyti dhe po ata të "fortit" i kanë emrue te gjitha strukturat udhëheqëse ne shtet,  dhe këta të emruar janë nën komandën e tyre si ne Prokurori, Gjygjesi, Polici e gjetiu, prandaj e kemi gjendjen keshtu. Duhet të pajtohemi se ma mirë një polici, se pa te fare, por gjithesesi që policia në krye me eprorët e saj duhet të bëjë shumë ma shumë se deri me tani, se ne fund te fundit janë të paguar prej taksapaguesve kosovar.

Hajrullah Tërnava

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...