2016-09-08

LUM KUSH DO T'NA E LAJE TE KEQEN QE NA KANE BERE


Nga Sadik BEJKO

1. As harrese, as falje: drejtesi

Ne se do te donim nje dokumentar per ish te perndjekurit politike, ai mund te fillonte me pamje nga jeta e sotme e atyre qe kane mbetur ende ne ish-kampet e Lushnjes. Keto dite u kujtua renia e diktatures, por ata kane mbetur ende ne vendin e fatkeqesive. Sigurisht jo nga deshira. Ata kane mbetur atje se nuk mund te integrohen, se nuk kane nje shtepi apo nje pune qe t'u jape te ardhura te jetojne diku gjetke. Pamjet e dokumentarit te supozuar mund te shoqerohem me apelin e shume nga familjet e internuara (qe nuk jane me aty) ne keto kampe, ne sfond mund te degjohet kori i sklleverve nga opera Nabuko e Verdit; si tekst, mund te lexohet Psalmi 137:

Atje prane lumenjve te Babilonise rrinim ulur dhe qanim duke kujtuar Sionin; mbi shelgjet e asaj toke kishim varur qestet tona.

Atje ata qe na kishin hedhur nen roberi, na kerkonin fjalet e nje kenge, po, ata qe na shtypnin kerkonin kenge gezimi, duke thene: "Na kendoni nje kenge te Sionit".

Si mund t'i kendonim kenget e zotit ne nje vend te huaj?

Ne te harrofsha ty, o Jerusalem, e harrofte cdo mjeshteri, u thafte dora ime e djathte; m,u lidhte gjuha pas qiellzes, ne rast se nuk ve Jerusalemin permbi gezimin tim me te madh.

Mbaji mend , o zot, bijte e Edomit, qe diten e Jerusalemit therrisnin: 'Shkaterrojini, shkaterroini qe nga themelet".

O bije e Babilonise, qe duhet te shkaterrohesh, lum ai qe do ta laje te keqen qe na kane bere!

2. Ballafaqime tronditese

Po te ballafaqohen me ligjin shqiptar te diktatures te gjithe, te perndjekurit politike jane fajtore. Dhe ata e kane paguar me burg fajin e tyre. Kane ende faje mbi shpine?

Po te ballafaqohen me te thenat e bibles: jepini Cezarit cfare eshte e Cezarit dhe zotit cfare eshte e zotit, te perndjekurit politike shqiptare jane fajtore, se duhet t'i nenshtroheshin shtetit. Por, po sipas te drejtes biblike, kur nuk nenshtrohesh, vuan pasojat. Dhe ata i vuajten pasojat.

Po te ballafaqohen me te drejten juridike te kohes ne ndarjen e botes ne dy blloqe, ata prape mbeten ne kafazet e burgut, se bota, e ndare ne zona influence qe ne Jalte, i kishte lene ata ne kthetrat e burgut. Vetem ne nivele propagandistike Perendimi e ngrinte zerin. Fakti qe ne Hungari sovjetiket shtypen me tanke miliona dhe nuk nderhyri kush, e tregon hapur kete. Me kete rast, H. Kissinger (Diplomacia, f.563- 67) flet per nje komunitet boteror indiferentesh e sehirxhinjsh ndaj viktimave te nxitura dhe nga Radio Evropa e Lire.

Por nje dite perdja ra dhe ata dolen nga burgjet. Ama vetem dolen, se, tani ne liri, ata nuk mund ta thone ate vargun biblik te cifuteve: Lum ai qe do ta laje te keqen qe na kane bere.

Te keqen qe u bene cifuteve, ua paguan: keqberesit u qajten kriminele, u be Nuremberg per ta.

Ne ballafaqimin me cifutet, te persekutuarit e komunizmit dalin te humbur. Bota qe ne Jalte i "kishte lene ne meshiren e fatit" antikomunistet. (Shih Kissinger)

Po t'i ballafaqosh me te drejten e lashte te moralit, ata kane te drejte: ndaj diktatures duhet protestuar dhe me arme. Ata ne menyren e vet protestuan qe sot te harrohen.

Po t'i ballafaqosh me ligjin e sotem nderkombetar, ata kane te drejte te shperblehen, per vuajtjet e pamerituara. Por kane vetem te drejte. Te drejten ne leter, te drejten ne mitingje, ne mbledhjet e partive; ne parlament e kudo ata i mbulojne me llafe: kane te drejten. Por kjo nuk do te thote dhe permbushjen e kesaj TE DREJTE

Po t'i ballafaqosh me ligjin shqiptar, me qe jane shpallur te pafajshem, ata kane te drejte te shperblehen per ditet e burgut. Po ketu vazhdon dubel standarti, dy kutet matese: F. Nano i merr paret e burgut, te persekutuarit-jo.

Po t'i ballafaqosh me te denuarit e vendeve te tjera, me te perndjekurit e Evropes Lindore dhe ata te Rusise, tanet dalin humbes: atje te gjithe jane me strehim mbi 150 m2, udhetojne pa bilete ne trena dhe autobuza, femijte e tyre edhe sot ndjekin cilen do shkolle. Tek ne ende ka te perndjekur ne vendet e internimit, pa pune, pa pensione te mira, pa strehim. Te persekutuarit ruse ne Shqiperi, u shperblyen me dollare, tanet me letra me vlere.

Po t'i krahasosh me veteranet e luftes ne Shqiperi, ata dalin prape humbes ne te gjitha pikepamjet, morale dhe materiale.

Po t'i ballafaqosh me vilat e pushtetareve, po dhe me jetesen e ish-persekutoreve te tyre, ish buroistet, zyrtaret e larte te diktatures- hendeku eshte i pakapercyeshem: pushtetare qe erdhen nga diktatura me lecka, sot kane monopole, makina luksoze, femije qe i studiojne jashte shtetit. Kjo eshte kleptokracia me e rrezikshme, me e llahtarisht e zvetenuara ne te gjithe historine e Shqiperise.

Po t'i balafaqosh me nepunesat e mesem e te tjere qe sot punojne ne zyra shteti, prape do shohesh pasurim te menjehershem, ndaj mjerimit si dje si sot te te perserkutuarve. Baballaret e ketyre pushtetareve te rinj, qe kur erdhen nga malet, ne emer te moralit komunist, u moren pronat, florinjte shtepite deri dhe carcafet, luget e pirunjte ish-familjeve te medha shqiptare. Po ne emer te ketij morali; zhvat te zhvatim, bij e niper sot jane pasuruar e pasurohen duke vjedhur shtetin.

Po t'i ballafaqosh me kodin e vjeter moral te shqiptareve: disa nga te persekutuarit e viteve te para te pas luftes, zgjodhen ate burrerine e lashte shqiptare: vdiqen, u zhduken me familje dhe nuk iu nenshtruan nje ideologjie qe binte ndesh me kodet e tyre. Ketu ka pasur shembuj burrerie te pashoqe dhe te pashkruara vec nga shkrimtaret e diaspores. Arshi Pipa, Sami Repishti etj

Po t'i ballafaqosh me vitet 1991-92, kur ata hyne ne grevat antikomuniste, krijuan nje shoqate te forte, kur ishte krenari te ishje antikomunist, kur moren dhe medalje, kur pritej te reabilitoheshin e te shperbleheshin, me gjendjen e trajtimin ne ditet e sotme-diferenca eshte si nata me diten.

3.Imazhi mediatik i te persekutuarit

Vec mosshperblimit dhe mossistemimit me minimal, humbjen me te madhe e ka pesuar vete figura dhe imazhi mbi te persekutuarin. Ketu nje rol me se negativ kane luajtur edhe mediat. Nje njeri nje klase, a nje grup, kur do ta ketrajtosh, e fillon me poshterimin kolektiv ndaj tyre.

I perndjekuri sot eshte ai njeriu i mjere, i paveshur, i pangrene, me semundje, me dhembe te prishur qe e shohim neper revoltat e partive te djathta.

I perndjekuri eshte njeriu pa kapacitet intelektual. I perndjekuri eshte i paafti qe nuk mund te integrohet. I perndjekuri eshte njeriu qe ben zhurme dhe qe nuk paraqet asnje alternative si kategori, si shtrese

4. I perndjekuri dhe politika

I perndjekuri eshte i perdoruri nga politika.

Shoqata e tyre eshte gjithmone e percare. Ata nuk paten mundesi qe ne politiken shqiptare te jene nje ze dinjitoz, me peshe, me rendesine qe u jepte e drejta morale e njerezve qe e kane paguar shtrenjte jeten dhe te qenet e vetes dhe te familjeve te tyre.

Te perndjekurit politike nuk paraqesin me alternative dhe ide konstruktive per zhvillimet: thenia ne nuk duam te vijne ne pushtet ish-komunistet, eshte e barabarte me ate: po te vije PD ne pushtet eshte tradhti kombetare.

Ata po marrin, edhe me, imazhin e njerzve fatkeqe, e handikapateve, e njerezve qe te tundin para mediave fatkeqesine e tyre dhe kerkojne t'i ndihmosh.

Vec gabimeve qe kane vete te persekutuarit qe nuk mbajten dot nje fryme distancimi nga perdorimi ne politikat e dites; percarja e ndersyer nga politika, vazhdon t'i lere pa nje imazh kompakt; disa nga figurat e tyre me shume investuan personalisht per nje karrere, a per nje perfitim partiak, a vetem per perfitim material abuziv.

Vec te gjitha ketyre, percmimi dhe poshterimi i sotem nga ata qe jane ne pushtet, ka nje prapavije politike: pushtetaret jane nga bijte e atyre qe dikur i persekutuan per vite e vite.

Te varesh pas pushtetit, prape eshte nje nga gabimet. Pushteti i PD- se eshte yni - i PS-se nuk eshte yni. Kjo eshte e gabuar: duhet distancimi politik per te mbrojtur te drejtat e shteses. Kjo nuk te pengon nga parpelqimi politik dhe nga vota qe hedh per njeren apo per tjetren force politike.

Ne nxirjen e imazhit te te persekutuarit ka dore dhe ajo pjese e medias qe eshte me prane pushtetareve: asaj i leverdis te paraqese njerez te coroditur e me imazh pezhorativ, ose, se paku, te mjere.

Ne mbrapavije te kesaj punon dhe ajo se nje shoqeri e tere, si shoqeria shqiptare, ende nuk eshte e pastruar nga inkriminimi ideologjik; ne ndergjegjen e kesaj shoqerie ka shume mjerim, ka shume sherbime te ulta, te hapura- me shume te fshehura- me diktaturen; te kjo shoqeri shqiptare, te perfaqesuesit e saj te djeshem me peshe (disa vazhdojne si te tille dhe sot), te nje pjese e intelegjences, e tille qe lidhjet shpirterore me te shkuaren, i mban nga nje ndergjegje e piste, nga bashkepunimi i gjate me regjimin kriminal te diktatures komuniste.

5. As Krishti, as Heroi

Nga gjithe ato qe i kane demtuar me teper ne ditet e sotme te persekutuarit, me e rendesishmja- si vetndeshkim demprures-, ishte filozofia: ne falim, ne jemi shpirtmedhenj. Te zgjedhesh nje filozofi te tille kristiane ne thelb eshte e drejte, madje sipas kesaj filizofie duhet patjeter te duash edhe armikun. Kjo filozofi qe ishte vetem ne gjuhe, jo edhe ne zemer, u solli atyre dyzim dhe coroditje.Te persekutuarit nuk ka pse te jene te gjithe heronj e martire,-midis tyre siguisht ka te tille-; te persekutuarit nuk ka pse te jene Krishti qe dhe ne kryq tha: fali, o zot, se nuk dine cfare bejne.

Cfare falnin ata ashtu me plage gjysmeshekullore, pa te ardhura, pa strehe, pa pune? As Krishti, as heroi nuk u duheshin. Ata jane viktima te krimit komunist. Nazizmi viktimizoi dhe vrau kampeve vdekese e shfarosese miliona hebrenj, po te nesermen e luftes cifutet nuk bene as heroin, as Krishtin: ata kerkuan (i kerkojne dhe sot) te drejtat e tyre dhe denimin e krimineleve. Krishti nuk falte mekatet dhe padrejtesine, nuk konformohej me boten si e tille, ndaj dhe e vune ne kryq. Krishti ishte vetem kunder perdorimit te dhunes, por farisenjve u thoshte: ju gjarperinj! Pse te persekutuarit tane duan te duken me Krisht se Krishti? Me kete filozofi te dorezimit, te faljes se gjarperinjve, te persekutuarit kapitulluan, u eleminuan nga skena e se drejtes. Te persekutuarit tane nuk gjeten nje filozofi kombative ne kushtet e luftes per te drejtat e tyre. Ata nuk qene nje ze, nje opinion, nje burim force morale qe gurronte nga aq vuajtje dhe nga aq padrejtesi.

Te falesh-dhe kjo ne kuptimin shpirteror eshte, ne radhe te pare, shpetimi me i larte i vetvetes- nuk do te thote, te mos kerkosh drejtesi, sipas ligjeve. Te falesh nuk do te thote qe te mos ndeshkohen ata qe kane bere keq. Ja si thoshte dikush pas 90-tes: une i njoh hetuesit e mi, ata me kane rrahur e torturuar kot, por une i fal. Kjo bisede behej me nderkombetaret. Ky i persekutuar ishte me peshe ne politiken e asaj kohe.

6. Ku jane familjet e medha shqiptare?

Familjet e medha shqiptare duhet te zhdukeshin se komunizmi nuk duronte autoritet tjeter vec vetes. Ai do te krijonte Shqiperine e vet, te re qe nga themelet. Duke martirizuar nen themele te meparshmen. Ndodhte qe Avni Rustemit t'i beheshin buste, por Rustematet si familje perndiqeshin. Pasardhesit e Ismail Qemalit duhet te vdisnin per buke. Pas '90-tes indirekt u vazhdua me nje mentalitet neokomunist: te drejta vetem me llafe, perkrahje e ftohte e mbajtur ne distance, pa asnje kthim te drejte. Disa nga psardhesit e familjeve te medha shqiptare e gjeten veten te lodhur nga mjerimi i gjate dhe ose emigruan, ose u futen ne gjyqe per pronat dhe nuk jane me pjese e levizjes antikomuniste. Pa nje tradite te organizimit politik, ata u fashiten krejt. Nje shumice qe ishte e re dhe aktive, si e pashprese, emigroi me dhimbje ne vitet 97-98. A ka per t'u kthyer me pas ne kete atdhe te vuajtjeve? Ne teresi ata u manipuluan nga politika. Ky manipulim mori forma te ndryshme. Disa nga kreret e shoqates se te persekutuarve u futen ne afera. Disa u futen ne politike e nuk pyeten me per ish-shoket e tyre, u interesuan vetem politikisht. Disa e gjeten veten ne kushtet e tregut, po perseri nuk u interesuan me per te mjeret ne radhet e tyre. Kjo percarje i ka paralizuar ata si force antikomuniste, ashtu sic u paraqiten ne vitin '91, kur sapo dolen nga burgjet.

7. Arroganca e shtetit

Ajo gruaja e moshuar qe u godit nga ushtaret e gardes aq dhimbshem e befas me qyten e pushkes ne shpine te hyrja e Kryeministrise ne demonstratat e opozites sivjet me 7 shkurt, eshte nje ish- e perndjekur. Nje grua e moshuar me shpine nga Kryeministria qe rrezohet per toke nga qyta e pushkes se ushtarit. E dhane shume nga televizionet. Arroganca e shtetit eshte shfaqur ne ditet e perleshjeve me policine gjate demonstrimeve, sidomos ne momentet e kalimit te ligjit ne parlament, pershperblimet e viteve te burgimit.

Arroganca e shfaqur me lakuriq e nje qendrimi cinik si ai i dikurshmi ndaj te persekuruarve, del nga nje takim i rastesishem i Ramiz Alise, ne diten e votimeve te pergjithshme 2001, me te persekutuar te tille si Qani Sadiku. Bedri Blloshmi, Izet Shehu. Ramizi u tha "do te fitoje prape e majta, djema" dhe, kur Qaniu iu pergjegj "me ke denuar 25 vjet burg kot, o R. Alia", ky i fundit ia ktheu: " pak te kam denuar".

8.Nga nje leter e fundit, e incizuar dhe ne kasete e poetit Jorgo Bllaci

Ai poeti i shquar, perkthyesi i parerseritshem, i burgosuri politik, i perjashtuari nga jeta shoqerore per mbi tridhjet vjet, ne kater vitet e fundit te jetes qe diplomat ne Moske, por prape i lene pa pune, me nje deshperim te ftohte dhe me mendjen top- dhe se i semure, nuk shkon ne spital- pranon me mire te vdese para kohe se sa te kthehej ne Shqiperi. Ketu nuk ka nje shtepi, nuk ka te ardhura, nuk do te kete as dhe nje pension qe te jetoje si njeri.

Po si ky do te vdese ne Kanada Viktor Stratoberdha, ndihmes regjisori i filmit Skenderbe, regjisori i filmit te pare shqiptar qe nuk u shfaq kurre, se autori u perndoq e si karakter i vertete nuk beri kompromis me kohen. Dhe pas nderrimeve politike nuk ushqeu iluzione: iku e vdiq larg atdheut.

9. Figura te ndritura ne letersi dhe ne artin kombetar

Te persekutuar te medhenj si peshkopi e poeti Vincens Pranushi, ministra si M. ivanaj, Xh. Korca, poeti E. Haxhiademi qe mund te jete mbase shkrimtari i pare qe ka vrare veten ne burg me 1956, e shume e shume emra te tjere si Mihal Zallari, ish-kryetari i parlamentit shqiptar me 1943-44, E. Koliqi, Martin Camaj, Bernardin Palaj, Zef Zorba, Bilal Xhaferi, Kasem Trebeshina, Kudret Kokoshi, Arshi Pipa, Isuf Luzi, Jorgo Bllaci, Pjeter Arbnori, Frederik Reshpja, Pano Taci, Visar Zhiti, Uran Kalakulla kane prodhuar faqe te paharrueshme proze dhe poezie, sa pa ata kultura shqiptare do te ishte e gjymtuar. Kujtimet e Eqerem Bej Vlores, te Sejfi VllamasitNjerez te shquar te artit si Lluke Kacaj, Kujtim Spahivogli, Edi dhe Mihal Luarasi, Stavri Rafael, dramaturge si Minush Jero, i kane dhene shkelqime te paharruara artit skenik shqiptar te te gjitha koherave. Poetet e pushkatuar si Vangjel Lexha, Trifon Xhagjika, Vilson Blloshmi, Avzi Nela mund te jene nga martiret e rralle te llojit ne gjithe Evropen.

Nje grua e paepur, shkrimtare si M. Kokalari e kaloi kalvarin e burgjeve pa kerkuar kurre kompromis dhe ne ditet e saj te fundit kur kanceri po e gllaberonte.

Petro Marko do te ndeshkohet e te cenohet deri ne familje te biri i tij, shembull i njeriut te burgosur nen tri regjime, i njeriut qe nuk mund te konformohej me te keqen ne cdo ngjyre qe te shfaqej.

Qendruam ne disa nga emrat e shquar per te thene se, mbi vuajtjet e torturat e mizorite e pafund, shpirti njerezor prape mbeti i fuqishem; deshmi keto te nje rendesie sa te vlerave te cmuara, aq dhe te kurajos e te nderimit te emrit njeri, Njeri me germe te madhe. Komunistet shqiptare duke zhdukur familjet e medha dhe disa nga figurat me te kulturuara te intelegjences shqiptare po zbatonin ne Shqiperi planin e Cubrilloviqit per shfarosjen e Kosoves. Cubriloviqi porosiste, goditni te pasurit dhe te diturit, se pastaj te vobegtet ikin vete nga Kosova.

Kjo prirje e sotme nga rruga e krimit te hapur, keto kufoma te gjalla morale njerezish te paidentitet e pa asnje besim qe i jepen krimit, keta bij te zemerimit qe i ndeshim balle per balle co dite (nuk jane nga te persekutuarit) ata vijne nga edukimi i zvetenuar majtist, nga edukimi qe gjerat e kesaj bote arrihen vetem me dhune.

10. Moda e e ish-byroisteve ne media

Shqiperia ka nje ndergjegje problematike. Ajo sot i ka mbushur hapesirat e ekranit dhe faqet e gazetave te perditshme me dosiere per figura te ish-byroisteve dhe te tjereve poshte tyre, te cilet, sic eshte e natyrshme nen nje regjim komunist, hengren kokat e njeri-tjetrit ne luften kanibaleske per pushtet.

Mediat na japin nje ish- te burgosur te rregjuar, te degraduar nga vuajtjet. Nga ana tjeter lulezon publicistika me emrat e ish-komunisteve qe ne shahun e politikes u dogjen si figura, jo per ndonje merite a per pa merite te tyre, por per absurdin e sistemit qe vete e kishin ngitur, qe i sherbyen me devotshmeri, dhe qe, ne fund te fundit, nuk eshte se nuk e donin apo-nga ata qe jetojne- nuk e duan dhe sot komunizmin. Kjo eshte si puna e te shkisheruarve qe ndonjehere kane qene e kane mbetur te krishteret me besnike ndaj doktrines, me te devotshmit dhe se sa vete kleri a hierarkia klerikale qe i shkisheroi. Nuk i donin patriarket, se, ne thelb, disa nga te shkisheruarit mund te kene qene me te krishtere dhe nga vete kreret kanonike. Edhe keta personazhet e mediave te sotme jo se nuk ishin a nuk jane komuniste, por dolen te humbur ne luften politike, ne luften e klasave qe u ra mbi koke.

Kjo maniere e mediave tona, duam apo nuk duam, eshte nje thirrje per t'i kthyer e mbajtur ne qender prape figura te tilla kriminale, per nje nostalgji te rrenjosur qe e ka ende te fshehur ndergjegjia problematike e shoqerise shqiptare.

11.Shqiperia dhe e kaluara e luftes se klasave

Shqiperia ka ngrire ne vitin 1944. Qe atehere gjerat kane marre formen e ngurtesuar: balliste, kolaboracioniste, kriminele lufte- me njane- dhe - ne anen tjeter: heronj, komuniste, partizane, revolucionare. Pluralizmi shqiptar eshte i percipshem dhe me zor i pertypshem, me nje ngut per te realizuar ca gjoja standarte, qe gjoja kane per ta integruar ne Evrope. Nuk mund te kete pluralizem pa u integruar e gjithe kultura dhe historia e Shqiperise ne teresine dhe thellesine e saj. Nuk mund te kemi shoqeri demokratike pa humanizimin e shoqerise dhe, ne radhe te pare, pa reabilitimin sipas gjasme standarteve te atyre, shtresave me te vuajtura nga padrejtesite. Arkivat e kohes se luftes nuk happen. Dosjet e periudhes se luftes nuk studiohen. Lufta e klasave nga studiuesit dhe akademiket, lufte e pashpallur, vazhdon.

Njerezit e rritur me nje histori te fallsifikuar, jane ushqyer me mashtrim, jane pjella te gjymtuara, me ndergjegje te prishur, me trung dhe shpatulla te krrusura, me kembet si kecenj te holle e te shtrember. Keto pjella mos prit te marrin mbi shpatulla pergjegjesi dhe barre. Arkivat tona dhe ato ne bote jane plot e perplot. Nese duam te shendoshim te nesermen, duhet te pastrojme ndergjegjet tona nga genjeshtrat. Askush nuk duhet t'i fshihet turpit apo cnderimit para historise. Me mire nje histori e keqe, por e thene qarte, me mend dhe me dhimbje si e tille, se sa nje corbe e bojatisur, se ciles peshtirosjen ia zbutin erezat ideologjike. Meritat duhen thene me plot gojen; te metat a te zezat, te po i njejti njeri, do thene po me plot gojen. Ky eshte respekti per figuren, per historine dhe per pasardhesit

12. Lufta e Dyte boterore ende mundon te sotmen

Ne Greqi, ne te kundert me ate qe ndodhi ne Shqiperi, fituan forcat konservatore dhe komunistet u burgosen dhe u internuan ne ishujt e thate, ku disa dhe vdiqen nga trajtimi i ashper. Pas dhjete vjetesh aty u shpall amnistia, paqja e paqetimi shoqeror ne kushtet e pluralizmit. Nuk kishte me miq e armiq politike. Historia dhe arkivat u hapen. Mendoni po te kishte ndodhur ne Shqiperi ajo qe ndodhi ne Greqi: kush do te ishin armiqte dhe kriminelet e ketij vendi? Ne Greqi kishte nje lufte partizane ku e ku me te organizuar, nje rezistence antifashiste me e forte, me e rendesishme se kjo ne Shqiperi, por gjerat u vendosen ne Jalte: Greqia do t'i takonte bllokut Perendimor. Partizanet greke, ne nje lufte civile, rezistuan deri me 1949, u dogjen me napalm ne malet Vici e ne Gramoz, deri sa Shqiperia, me urdher te Stalinit, u hapi kufinjte, te largohen mandej ne Moske.

Nuk u vendos asgje ne malet e Greqise dhe ne Peze a ne Mukje te Shqiperise. Kishin vendosur gjetke te medhenjte e botes per ne te vegjlit. Pse vazhdon ende nder ne nje mendesi e tille? Nuk themi te mos nderohet lufta. Po pse shteti duhet te shkoje ne festat e komunisteve, ne ditet e shenuara te tyre? Dhe, e kunderta, pse nuk shkon ne festat e ballisteve a te legalisteve? Ne themi qe ne Greqi camet i inkriminojne ne bllok, pse ne te gjithe ballistet a legalistet vazhdojme t'i inkriminojme ne bllok? Shteti duhet te jete i ftohte, shoqatat, partite mund te kene festat e tyre.

Ne qofte se si president, si qeveri shkon ne Peze, atehere shko dhe ne Mukje. Ndero dhe ata ne Postribe qe vdiqen per idete e tyre te shenjta. Dhe ata ashtu mendonin: si antikomuniste- dhe kishin te drejte te mendonin ndryshe. Ne qofte se nderon veteranet e luftes me shami te kuqe, ndero dhe ata me shqiponje. Abaz Ermenji dhe H. Lepenica kane luftuar per kete atdhe si dhe deshmoret e udhehequr nga komunistet. Mbase me shume se Baba Myslymi. Pse nje president i djathte dekoron e shpall martire personalitete qe i perbuz nje i majte? Nje shtet serioz nuk merret as me ideologjite, as me fete. Ketu ka diversitet. Nuk e sheh me syze ideologjike historine. Shteti merret me gjerat themelore, qe na bashkojne te gjitheve-themelet e godines se shtetit dhe te kombit jane nje per te gjithe-; ndryshe, percarja ideologjike ala komunistce ende vazhdon.

Pse veteranet e luftes te kene nje status special, ndersa te persekutuarit te vazhdojne te neperkemben?

Ne te mire te ecjes perpara njerezit gjejne zgjidhjet. Cila eshte zgjidhja, te vazhdosh te nxish e te keqtrajtosh ata qe per dyzet vjet e me shume u masakruan, u vrane u pushkatuan u burgosen. Te vazhdosh po keshtu me keqtrajtim mizor te brezve e te brezve te tere njerezish qe u shkaterruan fizikisht, ekonomikisht dhe intelektualisht.

Ne Shqiperi vazhdojme, per nje pale, te kemi kriminele lufte, kriminele antikomuniste dhe, ne anen tjeter, te kemi kriminele komuniste. Hauret e historise se luftes nuk jane pastruar. Nen dyshemene e ketij vendi lufta ende vazhdon dhe ajo po ne format e saj ndikon tek e sotmja. Ende vazhdojme me veshtrimin: balliste- partizane, te bardhet e te zinjte. Ky edukim po ndikon dhe sot ne veshtrimin e ne gjykimin e shtreses se te perndjekurve politike. Institutet e shkencave, universitetet jane e paguhen, akademi kemi, por me pinjoj te diktatures dhe nepunes po te diktatures, ndaj askush nuk merret me studimin e historise dhe te rkivave te kohes se luftes, me arkivat e te perndjekurve. Kjo pune, duke mbetur ne nivel mediatik, amatoresk dhe me ngjyrime te theksuara politike, do te ndikoje per sot, ne ashpersimin e situates, ne ashpersimin e gjykimeve shoqerore e politike, por do te ndikoje dhe ne studimin e historise neper shkolla.

13. Nje ndergjegje e vrare kombetare: xhelate dhe viktima

Shqiperia mban ne ndergjegjen e saj disa nga gjerat me dramatike per nje komb. Njera pjese e kombit te saj u perndoq ne menyren me te pameshire, u perndoq per bindjet e saj, per pasurine e saj, per rangun dhe intelegjencen, per kodet e saj etike e kombetare, u perndoq per tre breza. Vetem se ishte e tille. Kur nje njeri nuk do te ballafaqohet me ndergjegjen e vet per te bere pastrimin e se keqes, ai njeri do te vazhdoje te jete traumatic: te nesermen, kushedi, mund ta kete me te erret se te djeshmen.

T'i shmangesh ballafaqimit me nje nga aspektet me kriminale te jetes sone shoqerore, kjo eshte me rreziqe. Hamleti e porosiste nenen e vet, qe ta cante dysh zemren, te flakte gjysmen e kalbur dhe te jetonte me pjesen e shendoshe te saj. Te besh thirrje per katarsis eshte gjithmone ne te mire te shendetit politik, te shendetit social e psiqik te shoqerise. Kur ndodh e kunderta, kur dikush, nje shtrese e tere, poshterohet ne praktike, duke mos zbatuar as ligjin, kur e vazhdon me kokengulje te mbrapshte poshterimin e gjate per nje shtrese te shumevuajtur, ky eshte nje veprim qe e derrmon nga brenda ndergjegjen morale te nje shoqerie, te nje kombi. Ne fund te fundit, te persekutuarit e Shqiperise i kane pasur kundra vetes me kohe dhe ligjin dhe moralin e nje shoqerie. Ata kane vene ligjin e zemres dhe te mendjes se tyre mbi ligjin e nje shteti, shteti ideokratik te mbeshtetur ne nje ideologjie kriminale. Ata jane pasuri ne vlerat e ketij vendi. Po dhe ne mos qofshin pasuri, ata jane viktima, dhe viktima ka dinjitetin e vet te neperkembur ku e ku me te larte se xhelati i saj. Ata jane deshmi te gjalla te nje krimi, te nje rruge qe nuk duhet ndjekur.

Deshmi per nje krim historic qe e mori me qafe te gjithe kete vend, e la me plage te tilla, nga te cilat nuk po ndahemi dot. Ata 6600 te pushkatuar, ata 16700 te burgosur politike, ata mijera dhe mijera te internuar e kane bere kalvarin e tyre duke pasur endrren e nje Toke te Premtuar. Atyre koha u dha te drejte. Eshte nje histori nga me tronditeset ne gjithe kete kontinent. Ne se ata sot mbeten jashte endrres se tyre, pa nje Toke te Premtuar, me nje te kaluar qe nuk mund t'ua kthejme me persembari ashtu si ata e meritonin, (e meritojne me shume se sa disa nga ata qe dje e sot jetojne dhe gezojne ne te mira) kjo nuk eshte per faj te tyre. Ne nje histori mbijetese permes mizorive ata erdhen si deshmitare te nje fatkeqesie historike per shqiptaret. Ne nje plan tjeter, duhet thene se ne shume prej tyre heroizmi moral eshte i padiskutueshem. Duhet te kesh me vete shkendija te nje morali fetar qe te sakrifikosh veten, rinine, te vesh nen percmim familjen, te humbasesh te ardhmen e femijve deri ne tre breza. Njerezit, ndonjehere pa e ditur as vete, jane te pershkuar nga shkendija te madheshtise se perendishme. Ne se koha i ve dhe sot ne prova e ne kryq, ata me kohe kane ditur te jene permbi kohen e tyre. Mjere koha qe i trajton si te tille!

14. Nostalgji per E. Hoxhen

Televizione e gazeta, ne emer te nje veshtrimi objektiv te historise (ne fakt mbase per te rritur numrin e lexuesve dhe te shikuesve, a mbase per ta vene veten ne qender) keto javet e fundit po mundohet te reabilitoje Enver Hoxhen, i cili vecse nje figure aksidentale e kriminale, shtetar kurren e kurres nuk ka qene. Nuk ka shtet kur gjysma e qytetareve te nje vendi ndjehen te huaj ne shtetitn e tyre, ku gati gjysma e qytetareve trajtohen si shtetas te dores se dyte, vriten a burgosen se nuk i pelqejne Kryeshtetarit.

Armiqte vazhdimisht do te shpikeshin, njerezit do te damkoseshin si te tille, qe kur ne themel te shtetit ke vene parimin e terrorizmit dhe te gjenocidit: zhdukjen fizike te klasave qe nuk i do, zhdukjen ne kampe e internime te kujtdo qe ideologjikisht e ke paragjykuar si armik, zhdukjen fizike te atyre qe i sheh si rivale te mundshem te pushtetit personal. Nazistet shpallnin: te zhduken cifutet, komunistet: te pasurit, familjet me pasuri dhe me emer, te gjithe ata qe dyshohen si kundershtare ideologjike- te zhduken. Qytetet me tradita si Shkodra, Korca, Durresi, krahina si Mirdita qe kishin me shume identitet kulturor tradicional jane persekutuar me rende. Per te gjithe te pushkatuarit politike do te jepte pelqimin Enver Hoxha, sic e ka dhene Ramiz Alia pelqimin per vrasjen e poetit Avzi Nela.

Sigurisht, qe te vinte puna deri ne maje, poshte punonte nje aparat i tere i specializuar per larje te hesapeve me armiqte e komunizmit. Fiset me emer ne cdo fshat, krahine e qytet do te zgjdheshin per t'u etiketuar si armiq, per t'u kalbur mandej burgjeve a internimeve deri ne tre breza. Kjo zhduku liderizmin laik dhe fetar (familje, klerike njerez me emer); liderizmi eshte historik (per te krijuar nje emer punojne disa breza), eshte dhe gjeografik( cdo fshat a zone kishte njerezit e saj qe u kendonte kengen). Kjo shpelarje, ky rrafshim si me hekur te skuqur e la vendin zhveshur ne krizen e autoritetit dhe te identitetit.

Te duash komunizmin ose te zhdukesh si njeri, si shqiptar, si atdhe, si histori. Partia mbi te gjitha. Te dua ty, po te duash partine. Nena jone Partia. Kjo i vuri njerezit ne familje kunder: prinderit kunder femijve, miku e shoku kunder njeri-tjetrit, grate kunder burrave deri dhe gruaja e Mehmet Shehut, kur i kishin vrare burrin, i kishin zhdukur djalin, mbron partine, mbron komandantin, deklarohet kunder te shoqit. Poshterim e shfytyrim me te madh njerezor, kaq te pashembullt nuk gjen. Kjo shtrihej ne gjithe vendin: me mire te zhduket Shqiperia, se te na bjere partia. Kjo beri ate qe kur na ra partia, (ra se komunizmit i kish dek nana atje larg, brenda ne mitren qe e polli) nder ne humben te gjitha kuptimet dhe investimet morale e materiale te nje a dy brezave; tashme pa nje filozofi te shendoshe mbi gjerat e kesaj bote, ne varferi, pa nje identitet, te zhgenjyer deri ne palce, shqiptaret u kthyen ne nje popull fantazme me kembe ere; nuk zene vend gjekundi, nuk kane nje truall, nuk kane nje themel, vec nje cipe rreshqitese mbi humnera te fatkeqesise dhe te poshterimit te gjate, nje qorrsokak, ku pa dinjitet ishin perfshire te gjithe.

Pasi zhvati e zhavalisi si nje kope ujqish, ke mundi nga ata qe ende pa lindur, i paragjykonte si armiq, komunizmi u kthye te haje brenda vathes se tij. Ai ishte nje regjim qe paligjshmerine e kishte system, ndaj perbindshi i paligjshmerise i leshuar nga freret, mund te bente kerdine si t'i shkrepej e nga t'i shkrepej. Duhet te zhvisheshe nga te qenit shqiptar e nga te qenit njei ne nje system te tille.

Nen autoritetet e vjetra, me shkollen tradicionale shqiptare, mbase ishim te varfer si popull, por me nje truall nen kembe e me nje cati mbi koke, komunistet, me shkollen e kuqe, na lane lakuriq ne diell sa ju versulem detit me kembe dhe telave te kufinjve, na lane nje amulli politike dhe sociale te gjithaneshme qe nuk po mbaron edhe sot pas 10 e me shume vjeteve. Po TV-te e gazetat kane nostalgji per arkitektin e nje sistemi te tille. Keto nostalgji mbase dhe sponsorizohen. Kjo mbase se ne gjithe indet e ketij shteti te sotem jane rikthyer shume pinjoj nga "familjet e medha" komuniste.

15. Kush do t'na e laje te keqen?

Amerikanet, pas sulmit terrorist mbi Kullat binjake, vendosen te tregojne dhembet. E gjithe bota u trondit dhe e denoi terrorizmin. Dhe ne shqiptaret derguam atje bijte tane. Kjo eshte ne nderin tone. Dhe shprehje e nje mirenjohjeje ndaj nje miku historic, actual (kujtojme luften per Kosoven) dhe strategjik.

Sido qe nuk eshte e njejta pamje, per analogji, po e themi: te persekutuarit shqiptare terrorit e gjenocidit komunist iu pergjigjen me falje dhe me pajtim. Kjo ata i fisnikeron. Dhe po shperblehen valle per nje qendrim te tille? Ja poezia e fundit e Jorgo Bllacit, qe pranoi me mire te vdese, se sa te sherohet nga semundja dhe te rroje pa shtepi, pa nje pension te mjaftueshem, pa dinjitet:

Na zuri bora pa na rene fletet,/ U zbardhem para kohe, miku im,/ E c'i gezuam, c'i kuptuam jetes?- / Na shkoi e tera hap edhe zhgenjim

C'mallkim i rende nga s'e dime as vete,/ Na paska ndjekur prapa si ndeshkim? / Na mbuloi bora pa na rene fletet/ Si do ta shkojme dimrin, miku im?

Psalmi 137 thote se: Atje prane lumenjve te Babilonise rrinim ulur dhe qanim dhe perfundon: Lum ai qe do te na e laje te keqen qe na kane bere!

Ku psalm, me jete mbi tremijevjecare, e ve theksin tek ajo qe asgje nuk duhet te harrohet e te falet, qe e keqja duhet luftuar, qe e keqja duhet shlyer. Me kete force te drejtesise biblike psalmi nr.137, ka frymezuar XhuzepeVerdin per operan "Nabuko", Tomas Eliotin, nobelistin angles per poemen "Toka e shkrete", Fan Nolin tone per vjershen "Anes lumenjve", dhe nobelistin Italian Salvadore Kuazimodo per vjershen "Ne deget e shelgjeve". Mesazhi eshte biblik dhe universal: kush do t'na e laje te keqen qe na kane bere?

Guvernatori i Bankes Kombetare propozon nje referendum per shperblimin e ish-te burgosurve politike. Po ai dhe te tjeret duhet ta dine qe bijte, brezat, ndonse pa u penalizuar, duhet te paguajne per krimet historike te eterve, duhet ta dije se borxhet e eterve patjeter i shlyejne bijte: O bije e Babilonise, qe duhet te shkaterrohesh, - Babilonia komuniste mori fund- lume ai do te na e laje te keqen qe na kane bere.

Presidenti amerikan Donald Trump do të shtyjë përpara marrëveshjet Kosovë-Serbi që përfshijnë interesat amerikane

                          Nga Flori Bruqi,PHD  Vuçiç është duke u përballur me protesta masive në Serbi. Sigurisht, ai ka interes që të shpë...