2016-09-08

EDHE ELSIE SI PIPA NE DISA GJYKIME PER KADARENE


Nga Skifter Kellici, Boston



Ne nje artikull, te botuar para disa ditesh ne faqet e kesaj gazete,nxorem ne pah kundertite e dukshme te studiuesit,Arshi Pipa, ne analizen qe i ben ai vepres se shkrimtarin tone te madh,Ismail Kadare, ne librin e tij,"Letersia bashkekohore shqiptare",(Columbia University Press,Nee York,1991).

Dhe ja nje tjeter studiues i njohur i letersise sone, kanadezi Robert Elsie, me banim ne Gjermani,ne disa drejtime, duke u marre ne librin e tij te vellimshem,"Histori e Letesise shqiptare',("History of Albanian Literature",Columbia University Press,Nee York,1995,Dukagjini, Tirane-Peje,1997), ne analizen e vepres se Kadarese,ndjek te njejtin shembull.

Para se te trajtoj problemin ne fjale, e shoh te arsyeshme te ve ne dukje se ky liber, edhe pse nje kronike, eshte, pa dyshim, nje ndihmese e cmueshme ne historine e zhvillimit te letersise shqipe ne shekuj.Dhe kjo, sepse ne kushtet e diktatures komuniste studiuesit tane ,nuk kishin as me te voglen mundesi te trajtonin vlerat letrare te shkrimtareve tane te medhej si Fishta, Konica, Koliqi e plot te tjere si keta qe quheshin si shkrimtate reaksionare.Jo vetem kaq, por ne kete liber studimor jane perfshire shume e shume shkrimtare te tjere minore, te quajtur edhe ata reaksionare, te cilet, kush me shume e kush me pak,kane ndihmuar ne zhvillimin e metejshem te letersise shqipe.

Te vime tani te problemi qe po marr ne shqyrtim.Kadarese,ne studimin ne fjale, Robert Elsie i ka kushtuar nje vend shume te gjere me titull;"Ismail Kadare-vullneti per te ecur perpara".Per mendimin tim, te marresh ne analize krijimtarine e nje kolosi kaq te njohur te letrave tona, te cilin qe ne fillim te ketij kapitulli e cileson""...eshte ende i vetmi shkrimtar i degjuar e me emer ne shkalle te gjere nderkombetare,(faqe 386 e vepres se cituar), e t'i vesh ketij kapitulli nje titull te tille, mua me duket absurde.

Me shprehjen:"Vullnet per te ecur perpara",ai mund te percaktonte nje shkrimtar te ri me talent dhe jo nje shkrimtar kaq te njohur ne bote, sic pohon autori.Aq me teper ky percaktim behet tendencioz, kur kapitullin kushtuar Fishtes ai e titullon:"Fishta-zeri i kombit".Nuk dua me kete rast te bej nje krahasim midis Fishtes dhe Kadarese, se koha ka treguar mirefilli se vlerat unikale te Kadarese si shkrimtar, poet a studiues, jane shume te medha, dhe krijimtaria e tij shenon nje revolucion ne letersine shqiptare pas vitit 1960, duke hapur shtigje te papara, megjithe trysnine e rende te diktatures komuniste, vlera te cilat, me gjithe kundertite e tij i ve ne dukje edhe Arshi Pipa ne studimin e tij,per te cilin bera fjale ne artikullin e meparshem.

Por, gjithsesi, pa ulur vlerat e krijimtarise se Fishtes, titulli;"Fishta-zeri i kombit', me duket teper i nxituar, nje kundervenie ndaj disa poeteve te tjere, po aq te medhenj sa ai, midis te cileve, Naim Frasheri, Fan Noli,Poradeci, Migjeni, apo edhe Arapi,ose Agolli,te diteve tona, natyrisht duke perfshire ketu edhe Kadarene.

Per mua, vleresimi me i drejte per Fishten, eshte ai qe i ben vete Kadareja ne intervisten dhene poetit dhe publicistit shqiptaro-amerikan ,Gjeke Marinaj:"Une edhe sot besoj se as Fishta,as Naim Frasheri,as Cajupi etj.,nuk kane qene poete te nivelit me te larte artistik.Por jane shkrimtare me vlera te medha, te cilet e mbulojne nivelin artistik me fuqine globale te veprave te tyre.Per te bere nje krahasim me letersisne perendimore , e tille ishte dhe pozita e Viktor Hygoit ne France.Duke mos qene poeti me i larte i Frances nga ana artistike,ai mbetet poeti me i madh i Frances, sepse eshte si te thuash, poet kombetar"(Faqe 118 e librit "Ana e prapme e pasqyres", Marinaj Publishing, USA,2003).

Pas ketij titulli te kapitullit kushtuar Kadarese,qe citova me siper,Robert Elsie vazhdon:"Qe ne vitet e para Kadareja u perkrah nga Enver Hoxha, edhe ky nga Gjirokastra,i cili i dha mundesi ta arrije synimet e tij letrare e vetjake, per cka shkrimtare te tjere do te ishin derguar ne internim ose ne burg.(Faqe 386).

Nuk kuptohet per cfare perkrahje e ka fjalen autori, kur nenvizon fjalet "letrare" dhe "vetjake".

Dihet se ne takimin me intelektualet, me 11 korrik te vitit 1961, kur arriti kulmin debati midis poeteve te vjeter, si Llazar Siliqi, Luan Qafezezi, Andrea Varfi etj., me poetet e rinj, si Ismail Kadare, Fatos Arapi dhe Dritero Agolli, Enver Hoxha,u be ndermjetes midis tyre.Ne diskutimin e tij ai u dha te drejt dhe poeteve te erinj qe shkruanin me varg te thyer, pa rime dhe me figura letrare te cilat, per poetet e vjeter qene te pakuptueshme.Dhe, po te mos ishte kjo mbeshtetje, mbase do te kalonin vite e dekada qe te shihnim veprat tashme te njohura te poeteve te te rinj ne fjale dhe te tjereve qe ndiqnin rrugen e tyre.

Nuk dua te zgjatem ne argumente te tjera,qe i kam trajtuar ne artikullin kushtuar Arshi Pipes, por dua te theksoj se nuk ishte Enver Hoxha ai qe e kandisi Ismail Kadarene te shkruante nje veper krejtesisht jashte binareve te realizmit socialist, sic ishte "Gjenerali i ushtrise se vdekur",qe e beri ate te njohur ne France me 1970,pra tre vjet pas botimit te dyte te ripunuar, nga i paharruari,Jusuf Vrioni, dhe pastaj ne shume ne shume vende te tjera te botes.

Nuk ishte, aq me teper, ky diktator qe e porositi te shkruante poemen"Pashallaret e kuq",me 1976,me vargjet tronditese:"..burokratet me duar te pergjakura deri ne berryla, une i shoh...", kur me fjalen burokrate nenkuptoheshin kush me shume e kush me pak, pikerisht ata, byroistet, dhe vete diktatori,sic e kam theksuar ne artikullin e kaluar kushtuar Pipes.Por ishte pikerisht e shoqja e tij, me porosi te atij vete, e cila leshoi, ne emer te parimeve komuniste, mallkime ndaj ketij shkrimtari qe e shpune ate te degdisej per disa muaj neper Myzeqe.

Nuk ishte perseri ky diktator qe i dha idene Kadarese te shkruante romanin "Nepunesi i pallatit te endrrave", kur ky pallat nenkuptonte Komitetin Qendror te Partise,por ishte vasali i tij, Ramiz Alia,qe ne nje plenum te Lidhjes se shkrimtareve dhe Artisteve me 1982,sic e kam theksuar dhe ne artikullin e meparshem, duke vene theksin te ideja se mbetesh shkrimtar i madh patriot si Naim Frasheri, edhe pse nuk perkthehes ne gjuhe te huaja, drejtpersedrejti sulmonte Kadarene pas botimit te ketij romani.Kadareja i shkroi vete keto vepra , dhe te tjera si keto,kunder deshires se Enver Hoxhes.Dhe ishte fama e tij nderkombetare qe e shpetoi nga nje denim shume me i rende, madje nga burgu, sic nenvizon Elsie.

Vijojme me poshte :Nuk arrij te kuptoj se cka dashur te thote ky studiues me fjalet:"Enver Hoxha i dha mundesi atij te arrinte synimet ...vetjake.."Per cilindo eshte e qarte se shkrimtari yne i madh nuk synoi kurre ndonje post gjate regjimit te eger komunist, se nuk ishte ai qe deshi te behej komunist, por ishte Partia qe e kandisi, se ishte po kjo parti qe e beri...nenprsident te keshillit te pergjithsjem te Frontit demokratik, te kesaj organizate fantazme...

Dhe ne qofte se ai doli shpesh here jashte shtetit, kjo ndodhi se ai u ftua nga organizma te ndryshem , si shkrimtar i njohur,(qe nuk kishte qofte dhe nje makine personale) dhe jo se u dergua nga regjimi komunist.Mos ndoshta Robert Elsie ka parasysh faktin qe Kadrese iu dha me se fundi nje apartament i bollshe per te jetuar dhe punuar, qe ai e pajisi me nje pjese te honorarve qe i vinin nga librat e botuar ne te kater anet e rruzullit tokesor, sepse pjesa tjeter perfundonte ne Banken e Shtetit per nevoja... te Partise dhe atdheut?

Ne fund dte kapitullit kushtuar Kadarese, studiuesi i njohur shprehet:"Ne mjaft raste gjate viteve te gjata te diktatures se rende, ai shprehu kritika te hapura per nivelin ne fushen e letersise e arteve, nderkohe qe njeherazi i dha mbeshtetjen e vet pa kushte sistemit politik nga i cili ai vete pa dyshim ka vuajtur."Nje tjeter percaktim kundertor.Po, cfare duhet te bente,sipas mendimit te Elsie-t, kur per vepra si ato qe cituam me siper ai,sic pohon vete studiuesi yne "...ka vuajtur"...?

Dhe me poshte:"Kjo ka bere qe nje numer i mire kundershtaresh me vone ta permendimn si "shkrimtar oborri", apo si "eksponent i regjimit"; kundershtare qe kane vene ne dyshim edhe nese ka qene vertet disident i fshehte, sic eshte munduar ne menyre disi te trshe ta provoje nga mergimi ne Paris".

Duhet te kemi parasysh se Robert Elsie i ka ven si qellim vetes te beje nje histori te letersise.Dhe, sic dihet, historia nuk merret me hamendesime a thashetheme rrugesh.Ne qofte se ai ka fakte te kesaj natyre duhej te permendte te pakten nje ose disa nga ata, dhe ketu nuk eshte fjala per njerez te cfaredoshem qe llomotisin lart e poshte sokakeve,(dhe te tille edhe ka pasur e mbase edhe ka), por per personalite qe me argumente ertetojne ato qe Kadareka paskesh qene shkrimtar...oborri.. dhe qe , dashur pa dashur, i merr ne mbrojtje vete studiuesi.

Sa per shprehjen:"...sic eshte munduar ne menyre te trashe ta provoje nga mergimi i tij ne Paris",(pra, mergimin e tij), Elsie perseri, ashtu si Pipa, kundershton veten, sepse jane ata te dy qe jane shprehur se me veprat e tij Kadareja mund te perfundonte ne burg.Po a nuk ishte kjo krijimtari intensive forme e qarte e te shprehurit kunder regjimit komunist qe te shpinte ne burg, jo me ne Shqiperi, por edhe ne vende ku komunizmi ishte shume me i bute, si ne Bashkimin Sovjetik?

Eshte per te ardhur keq qe Robert Elsie, i cili edhe nje here duhet pergezuar per ate ndihmese te pacmuar qe ka bere duke e e njohur letersine shqipe ne bote,me kete studim te gjate eme te tjera si ky, te krijoje nje opinion te shtrember , ashtu si Pipa, per shkrimtarin tone te madh ne boten perendimore.

Nuk eshte cudi qe keto konsiderata te kene ndikuar dhe te ndikojne te "senatoret e akullt" te Akademise se Shkencave te Suedise qe Ismail Kadarese te mos i jepet per te gjashten kandidature cmimi Nobel, me kerkesen e Akademsise Franceze.

.Do te doja qe kjo kerkese te vinte te pakten edhe nga disa organizma jo zyrtare shqiptare , te Kosoves dhe te diaspores shqiptare, te vete shtypit tone, i cili nuk duhet te mjaftohet vetem me nje lajm, ku te shprehet keqardhja qe Kadarese ende padrejtesisht nuk po i jepet ky titull, por t'i kthjeje faqet e tij, dhe kete ta beje qe keta muaj, ne kolona ku ne nepermjet zerit te intelektualeve tane me te shquar,madje edhe te huaj qe e duamn ate sa e duam edhe ne, te shprehet kjo deshire qe ky cmim te vije me se fundi ne atdheun tone, ne vendlindjen e shkrimtarit tone me fame boterore.

Sepse, kur Kadareja te fitoje kete titull te merituar, ate e ka fituar cdo shqiptar, e ka fituar Shqiperia, imazhi i se ciles sot, per shkak te qeverisjes se pushtetareve tane te mbrapshte,te molepsur nga korrupsioni dhe miopia politike, fatkeqesisht eshte erresuar dukshem ne bote.

Presidenti amerikan Donald Trump do të shtyjë përpara marrëveshjet Kosovë-Serbi që përfshijnë interesat amerikane

                          Nga Flori Bruqi,PHD  Vuçiç është duke u përballur me protesta masive në Serbi. Sigurisht, ai ka interes që të shpë...