2016-09-06

Odiseja e një dedektivi - Libër nga Agim Hamiti



Ngjarje të jetura

Cdo kalimtar që shkel për herë të parë në Spaç pushtohet vetvetiu prej një apatie të përgjithshme, të ngjashme me atë që provon njeriu kur padashje bëhet dëshmitar i një jete në agoni. Edhe sikur udhëtari në fjalë të mos jetë i vetëm, duke hyrë në pusin e madh natyror që përbën ky vend, ai do të ndiej nevojën e një heshtjeje soditëse, për tu thelluar në botën e ndjenjave të tij të befasuara.
Vendi është i rrethuar nga të gjitha anët prej një vargu kodrash të larta. Po t‘i shikosh prej gropës së Spaçit, ato të krijojnë përshtypjen e dy vargmaleve në formë gjysmërrethi vendosur përballë njëri-tjetrit, ngaqë relievi është tepër i thyer. Në dy pikat simetrike të takimit të tyre, në juglindje e në veriperëndim, shtrati i ngushtë e i thellë i një përroi hap dy dritare natyrore të këtij hauzi të madh.
GK

Shkurret që mbulojnë pjesërisht shpatet e kodrave rrethuese i nënshtrohen një lufte të rreptë me natyrën, për të mbijetuar egërsinë e asaj toke shterpë në procesin e shpërbërjes. Rrënjët e tyre gjysmë të dala mbërthehen fort, duke depërtuar anash gurëve të djegur bojëkafe, ose nëpër të çarat e pllakave të shtresëzuara. Gjethet e tyre mund të shikohen të shpalosura në diell vetëm për pak orë, mbasi, sapo fillon të nxehtit, ato tkurren për të ngadalësuar avullimin e ujit të siguruar me shumë vështirësi.

Odiseja e një dedektivi 1 - Lexo librin (pdf) - kliko
Odiseja e një dedektivi 2 - Lexo librin (pdf) - klik
o

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...