2016-09-10

IDENTITETI SHQIPTAR MBI TË GJITHA

Nga Rasim Bebo

Sipas Solonit, Platoni ka shkruar për Luftën ndërmjet Pellazgëve dhe Atlantëve nëntë mijë vjet më parë, ku fitues dolën pellazgët, stërgjyshërit tanë. Kaluan etapa të historisë pellazge dhe nga ky popull dolën figura, si Zeusi me tempullin e Dodonës, më të vjetrin në botë. Homeri e cilëson Zeusin, “Zot i plotfuqishëm “Pellazg” në Dodonë” (Iliada XVI, 234). Zeusi mbante në skeptër: “shqypen”, shqiponjën, në vijimësi Shqipërinë – shqiptarë. Ky emër vjen nga thellësitë e mijëvjeçarëve deri tek ne sot. Pra, kjo vërteton se ky është identiteti ynë i trashëguar qysh nga lashtësia, përveç shumë te dhënave të tjera historike.
U bë shkak promovimi i librit të Kim Mehmetit në Kosovë, për të cilin pati reagime të ashpra po nga shqiptarë që e duan Shqipërinë me ndikimin e fesë që besojnë. Debati nisi, nga deklarata e shkrimtarit Kim Mehmeti se “Islami ka shpëtuar Shqipërinë”. Kancelari i Ipeshkëvisë së Kosovës, Don Shan Zefi e kundërshtoi ashpër këtë deklaratë të Mehmetit, duke thënë: ”Shqipërinë nuk e ka shpëtuar islamizmi, por është Kisha Katolike ajo që ka mbajtur gjallë fijet e shqiptarisë”.
Z. Kancelar Dom Shan Zefi, nuk janë i të njëjtës ekuivalencë me “fijet e shqiptarisë”, ato të “fesë Islame perandorake” që drejtohet nga Sulltani Sheh Ul Islami. Në takimin e organizuar nga lëvizja Vetëvendosje, Kim Mehmeti citon: “Absolutisht, matematikisht, se islamizimi e ka shpëtuar Shqipërinë”. Debuteti i Kosovës Berat Buzhala, reagoi duke e quajtur poshtërsi promovimin e librit “Shkupi” të Kim Mehmetitit. Ai ka reaguar përveç ndaj deklaratës së shkrimtarit edhe ndaj Lëvizjes së Vetëvendosjes, si njëra nga organizatoret e promovimit të librit. Deputeti Buzhala, kjo i ështe dukur poshtërsi. ... duke ironizuar dhe kritikuar edhe PDK ... me gjithë spektrin politik vendor se, ”Vuajnë nga padituria, kurse Vetvendosja nga poshtërsia. Pra “ne” jemi injorantë e këta janë të poshtër...” Një debat tejet i ulët. “Unë këtë ua dëshmoj me këtë: Ortodokës shqiptarë nuk kemi. Katolikë shqiptarë nuk kemi në Shkup. Kemi vetëm shqiptarë myslimanë” tha Mehmeti.


Branko Manojloski tregon: “Aty nga vitet 1970, motra ime më e madhe më mori për dore gjer te ofiqari i gjendjes civile, për të marrë çertifikatën e lindjes. I punësuari ma lëshoi çertifikatën me mbiemër Manolojski, duke na thënë se këtej e tutje do të jeni Manolojski dhe jo Tanashev, sigurisht për të humbur gjurmët e mbiemrit”. Pra, një ndërrim të tillë të emrit të fëmijëve nuk e pranonin myslimanët, ata ruanin pastërtinë e identitetit të kombit shqiptar.
Dhe më tej. “Në këtë drejtim, shumë shqiptarë ortodoksë të Rekës së Epërme (dhe jo vetëm të asaj), fillimisht ishin të padijshëm dhe të pavetëdijshëm për pasojat e nevojshme. Pranuan rrëshqitshëm dhe lehtësisht të konvertohen në sllavo - Maqedonë, duke ruajtur ortodoksinë, në dëm të kombit shqiptar. Pse ne u kthyem në Myslimanë? “Me vdekjen e Skënderbeut dhe rënien nën zgjedhën turke të territoreve shqiptare, këta përballuan Kuranin dhe fanatizmin mysliman, me mënyrën si më poshtë: Sulltan Murati i IV, lëshoi urdhër sipas Kuranit dhe tha: “Sa romakë (të krishterë) kanë feude, të turqizohen (Myslimanizohen) dhe do t’i marrin ato, në rast të kundërt do t’i humbin”. Por nuk ishte vetëm kjo. Sipas Kuranit, ata që nuk besonin, përveç pasurisë u hiqej dhe liria dhe do ishin njerëz të kategorisë së dytë. Kështu shqiptarët duhet të zgjidhnin midis krishtërimit dhe lirisë. Shqiptarët gjithmonë kur gjënden në dilema të tilla, kanë parapëlqyer gjithmonë Lirinë dhe Pasurinë. Ky ishte një rast i mirë për shqiptarët, duke qënë se nuk bëhet fjalë për ndonjë shkelje të besimëve të tyre, aq më tepër që dhe vetë tradita e lashtë si dhe karakteri i tyre, nuk shkonte fare përshtat me fenë e krishtere. (A. Kola “Arvanitët”, bot,2002,f. 283).
“Që nga dhjetëvjeçarët e fundit, të shek. XVI deri në gjysmën e shek. XVII, pohon Kordinjano, prej popullit shqiptarë 1/3 është bërë muhamedane”. (F. Kordinjano “Gjeografia kishtare e Shqipërisë”, 1934).
Në gjysmën e dytë të shek XVII kemi kthime masive të shqiptarëve nga të krishterë në myslimanë. Shqiptarët, thonë mjaft autorë bashkëkohor, u kthyen në myslimanë që të mos thitheshin prej popujve kufitarë sllavë dhe grekë. Kështu mendojnë respektivisht: I. Irwin, R. Falasçi, W. S. Dawis, Roberto Morozo della Rocca. Citojmë dy prej tyre; “Islamizimi i shqiptarëve ka qënë një pritë kundër presionit grek dhe sllav, ashtu sikurse më parë pranimi i katolicizmit ka qënë një pengesë e ngjashme kundër greqizimit të sjellë nga ortodoksia bizantine”. (I. Irwin: “Fati i islamit Ballkanik”, 1984, R. Falasci: “Ismail Qemali”)”. (Sh. Delvina, bot. 1999, f. 304).
Si do të ishte Ballkani sot? Po të mos ishim kthyer në mysliman? Këtë përgjigje e ka dhënë Faik Konica: “Po të mos ishim kthyer në Mysliman, Shqipëria do të ishte e madhe, por ne nuk do të ishim shqiptarë”. Debate e polemika të shumta, duan të tregojnë se ne shqiptarët duhet të kthehemi në fenë tonë të parë, që është kristjanizimi për shqiptarët, fe kjo e cila na është hequr me forcë. Me këtë do të jetë edhe Ismail Kadarë, i cili më 3 mars 1992, me një debat në “Le Figaro” do të na thotë se: “Islamizimi është një fatkeqësi Kombëtare e Shqiptarëve” ... se Islamizimi është një nga pengesat kryesore që Shqipëria të integrohet në Perëndim”. Ju z. Ismail Kadare sot do të ishit një grek, ndofta më armik se Papuliasi dhe Janullatosi i Kombit Shqiptar, po të mos ishit bërë mysliman. Mëso çfarë shkruan - Prof. Georg Stadmyller te Islamizimi tek Shqiptarët: “Shkaqet e përhapjes relativisht të shpejtë të islamit në siujdhezën Ballkanike – para së gjithash në Shqipëri – nuk ishin religjioze, por të llojit juridik dhe ekonomik”. Z. Ismail Kadare, kemi folur dhe shkruar shumë herë, që vendin tonë fqinjët Veri dhe Jugë duan ta gëlltisin me ndihmën e tre qeverive tradhtare, Tiranë, Prishtinë dhe Shkup. Në Shqipëri, Janullatosi ka ngritur shtetin grek brenda shtetit shqiptar, Në Kosovë enklavat serbe po ngrenë krahinën autonome serbe, të varur nga Serbia, Çamërinë greku e ligjëroi se nuk ekziston. Udhëheqësit e Partisë Çame e tradhtuan dhe kanë sabotuar Rezolutën Çame për t’ua dërguar forumeve botërore. Maqedonisë Shqiptare i kanë rrëmbyer emrin, flamurin, vendin, qeverinë dhe quhen “Maqedonë” ndërsa ne shqiptarët, na quajnë ardhacakë. Ti, Ismail Kadare, nga kulla e fildishtë shikon atdheun tënd me plagë agonie dhe nuk dëgjohesh, por edhe sikur të të vrisnin tradhtarët e huliganët, si vranë Dritan Lamajn, s’do të bëheshe i gjallë. Jo vetëm kaq, por u servilosesh miqve të vjetër të kupolës së sotme dhe pret çmimin Nobel, si mohues i kombit që je. I lumtë Kim Mehmetit, që mbron identitetin e Kombi Shqiptar, si shqiptar i afirmuar që është.

Addison IL. USA shtator 20

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...