Autorja Juljana Mehmeti ka lindur në qytetin e Durrësit, në 29 tetor 1973. Qysh në moshë të herët u apasionua pas artit të shkruar, kryesisht poezisë, gjini që në vitet në vazhdim do e shndërronte në lajmotiv jete dhe mendësi për të shprehur idetë, vizionin, si dhe metafizikën; si këndvështrim nga përtej koshienca, por dhe si përsosje e tejkalim të vetë sugjestioninit që rrethon botën njerëzore. Vendosja në Itali dhe integrimi i shpejtë në kulturën e madhe italiane do i kristalizonte ide dhe frymë të re, për vetë kontaktet e reja interkulturore, por dhe unifikimin një me universalitetin e mendimit më bashkëkohor.
Soft Poesie
Rimugino- Vramendje liber me poesi i autorit Alessandro Ferruccio Marcucci Pinoli perkthyer dhe pershtatur ne shqip nga Juljana Mehmeti
Poezi
Në dritën e saj…
Tinguj epokash
në melodi vazhdimësie,
zgjuar në vizione
e kështjellash antike,
që mbretërojnë legjendash
mes ngyrash mistike
në nuanca fluide
rrugicës bardhë,
që gjymtyrët zgjat larg..
Aroma të shpërndara myshqesh
…dhe zogj shtegëtarë në ikje,
që fluturojne lart …
e rrëzohen papritur,
si një vello e mëndafshtë
në frymëmarrje ere,
që hap porta qiellore
prizmit shpirt në përthyerje.
Shëtit dhomave Kleopatra …
ditës më të zbehtë , vjeshtës,
ku kohët deshifrojnë hieroglife…
dhe kode…
pasqyryar në mure të lagështa,
me imazhin e saj…
Trokitje hapash të largëta , zgjojnë ofshama
në pyje të heshtura
zhveshur mëkatesh …
E padukshmja endet shtjellash të trishta
botës pakuptimësi,
ku iluzioni humbet
hapësirës pa zë…
Ndalet pragut harresë
të mjegullës argjend.
Mbështjell ajrin e mbrëmjes
të sapo rënë ..
Ngjitet lart
poltronit Andromedë
në dhoma kujtese
zbehur nga nata ,
e fiket
në dritën e saj…
Dritëhije…
Në rrugën e hënës
që detin shkëlqen ,
lehtas me sy rrëshqas …
Fustani i bardhë , tis i mjegullt nate,
pas me ndjek
në të fundit kufij të valëve…
Më more …
edhe këtë natë…
misterit dritë të bardhë…,
që shfaqet imazhit hapësirë
në një siluetë të zbehtë shprese,
projeksion…
… diku jam.
Unë me errësirat e mia
Përhumbur shpirtit dallgë…
rrezesh të përthyera kacavirrem
e ngjitem lart
në shtrate yjesh ,
ku trishtimin lëshoj
dhe ti…
në vello të zezë universesh rrethuar,
në një pikë të vetme horizontesh ndriçon.
Mistere të largëta ekzistence
zbardh…
ndoshta jemi meteorë
e djegim të terrtën nate…
Mendimet në kufij të padukshëm,
dritëhije ankthi,
si flakë e zbehtë qiriri
dridhen..
… dhe shkojmë.
Zhytur në errësirë,
hënë zemre
mbulojmë…
***
Në rrugën e hënës,
rrëshqasin mendimet…
varur në një fije shprese…,
si në të fundit kuptime .
Kushedi ,
të humbur nëpër natë…
ndjekim hijet e njëri-tjetrit
Të vetmen pikë shprese,
gjer në agim…
…, deri sa të zbardhë…!
Si dikur…
Perdet e vjetra
lodrojnë
lehtas në erë…
Shpalosen
dritare kujtimesh
mbyllur në harresë…
Grimca drite kapriçoze
vallëzojne para syve…
e më pas rrëzohen…
Në shtratin e shthurur …
pa jetë..
Ka mbetur fustani yt,
hedhur në karrike
vrullshëm…
Aroma e trëndafilit
ajrin e dhomës tejmbush…
e shpirti dehet
Si dikur…
Hije…
Iluzione të rreme shkëlqimi
mes errësirës së dhomës
dhe mjegullës së mendimeve…
Hije të panjohura, pa formë
vizatojnë muret,
me imazhin tënd veshur.
Sensacione ankthi gri,
duke kërkuar mes të gjithave
fytyrën time…
… veç vetveten kërkoja…!
***
Gishta ere
ndër flokë të shpupuritur
luajnë,
shkujdesur…
Aroma e
ndjesi netësh
në bregdet vere,
përcjellin…
Yje dëshirash të pashprehura
në perëndime të fjetura shpirti,
sytë ndezin..
Dhe zgjohem…
Në agime vezulluese,
pasqyruar ndër valë…
përkedhelur
në kujtimet
e të sapo shkuarës
natë…
Davines
Davines
dhe unë …, varur në fije shprese
përthyej memorien në të largëta kujtime
në pyje të mjegullta harrese…
Të të pres?
Psherëtima,
ndër kërcitje degësh hesht,
thahet në fyt…
Rraskapitur shpresa
tretet ,
në pritje pa mbarim
plagosur..
Vjeshta zhvishet lakuriq
ngjyrat humb.
Në mjegull
me kujtimet
fundosur…