2016-09-06

Trebeshina dhe lexuesi i perjashtuar

Lektori i Universitetit Oriental te Napolit Edmond ali lexon tri tipe disidence ne realizmin socialist shqiptar.

Perkthyesi ne italisht i autobiografise se Kasem Trebeshines ndalet ne nje rast te skajshem ne letersine e ketij autori qe nuk komunikoi per nje kohe te gjate me lexuesin

Tri tipologji te disidences ne rrethin e realizmit socialist shqiptar Kasem Trebeshina 1926 Ismail Kadare 1935 Zef Pllumi 1924-2007. Respektivisht disidence totale disidence te nendheshme dhe disidence morale.

Studiuesi Edmond ali i trajton ne punimin e doktoratures qe ka mbrojtur ne fillim te ketij viti ne Universitetin Oriental te Napolit ne degen e Culture del Europa Orientale ku prej 12 vjetesh eshte lektor ne katedren e gjuhes shqipe.


Dy figura te punimit te tij Trebeshina-Kadare gjithmone kane provokuar dhe nje i trete qe u be i pranishem ne opinionin publik ne vitet e fundit pater Zef Pllumi. Rastin e klerikut franceskan qe e shkroi vepren pas nentedhjetes studiuesi e ka marre prej flokesh. Disidence do te thoshte qe ti pergjigjeshe me kundershti ne te njejten kohe kur konformizmi funksiononte.

Por argumentet raportet e biografise se njeriut disident me historine dhe letersine ali e trajton me hollesisht ne intervisten mbi Trebeshinen. Nismen per temen ai e mori nga ky autor por qellim u be qe te kapte sa me shume shpirtra dhe tipologji te disidences shqiptare.

Edmond ali eshte autor disa librave krijimtari poetike i studimit monografik Faik Konica 1876-1996 ka perkthyer ne italisht nga Trebeshina Dafina te thara Romani i jetes sime Allori secchi Aracne Roma 2007 perkthim nga origjinali ne doreshkrim.

Intervista me alin hap serine e pak bisedave mbi letersine shqiptare dhe realizmin socialist teme mbi te cilen u mbajt konferenca dy ditore ne Tirane 11-12 nentor ne Akademine e Shkencave organizuar nga Departamenti i Letersise ne Universitetin e Tiranes me pjesemarrjen e studiuesve dhe kritikeve te letersise nga Kosova Rusia Italia.

Disidenca ne letersine e realizmit socialist per rastin shqiptar ku fillon A ka zanafilla karakter letrar apo politik

Po marr rastin Kasem Trebeshina. Ai eshte disidenti qe vjen nga pjesemarrja ne Luften Antifashiste Nacionalclirimtare te cilen me vone ai vete e quan lufte civile. Shume i ri kishte hyre ne partine komuniste.

Pas lirimit fillojne kontradiktat me rrethin politik te shokeve te tij te rruges te cilet deshen ti jepnin pergjegjesi ne pushtetin komunist te pasluftes. Refuzoi dhe tha se ardhmja e tij tani qe mbaroi lufta ishte vetem letersia.

U largua nga Shqiperia gjeti rastin te studioje disa vjet ne Leningrad ne Institutin Ostrovski per Art Dramatik. Edhe aty iu kundervu organeve ruse te Institutit pikerisht me konceptin qe realizmi socialist kishte per artin ne kete rast per teatrin.

Me tu kthyer ne Shqiperi shume shpejt ndihet i zhgenjyer dhe ne promemorien qe i dergon Enver Hoxhes i kerkon qe te dale nga te gjitha strukturat letrare politike madje te largohet nga atdheu. Aty fillon persekutimi i Trebeshines.


Ishte nje persekutim i skajshem. Nga dosjet hetimore mesohet se ne vitin 1980 tridhjete vjet pas denimit te pare ceshtja kishte mberritur tek ekspertizat ne grup te mjekeve qe shprehen pa rezerve per nje psikike anormale te shkrimtarit dhe per pergjegjesine e krimit te propagandes.


Per rastin shqiptar eshte i skajshem po edhe tipik ne te gjithe boten e Lindjes persekutimi ndaj disidenteve. Trebeshina i ishte drejtuar ashper Enver Hoxhes ... ti po u pret kokat njerezve... Ketu ndodh shkeputja e tij nga sistemi.

Kritika te forta ai i ben edhe Lidhjes se Shkrimtareve te Shqiperise qe paralajmeron daljen nga sistemi letrar...

Sigurisht edhe ndaj LSHA-se. Keshtu qe ndaj tij mbajne qendrimin tipik ndaj nje te perjashtuari. Nuk i botojne me veprat here pas here e denojne e cilesojne te semure psikik. Ishte nje kalim neper te gjitha shkallet qe disidenti pesonte ne vendet e Lindjes Komuniste. Armiqesia e sistemit ndaj Trebeshines perfundoi vetem ne vitet nentedhjete. Atehere fillon te botoje ne Prishtine dhe Tirane.

Biografia dhe letersia cmendoni per kete marredhenie ne vepren e tij

Ne radhe te pare pasojat jane tek vepra qe nuk i botohet. Vete Trebeshina pat theksuar kete gje te ndahet vepra e tij letrare nga ngjarjet politike qe i kane lene gjurme ne jete. Marrim per shembull romanin e tij te hershem qe eshte romani me i gjate ne gjuhen shqipe Kenga shqiptare.

Ne dy vellimet e para qe i shkroi ne vitet 50. kemi te bejme me nje letersi realiste ku fillon e shfaqet disidenca e cila shfaqet me e plote ne vellimet e mepasme.

Megjithate cfare e ben disidente disidence totale

Te pese vellimet e Kenges shqiptare nuk pane driten e botimit. Ai kthehet kunder luftes ku ka marre pjese. Jep te dhena per ngjarje te luftes te cilat jane te deformuara ose nuk jane pasqyruar nga letersia e realizimit socialist.

Ai paraqet luften levizjen komuniste dhe kontradiktat qe kishte me te paraqet qendrimin e komunisteve pushkatimet brenda radheve te tyre dhe ne radhet e grupeve te tjera politike. Keto jane te rendesishme per te pare lidhjet midis letersise dhe autobiografise midis letersise dhe historise.

Ju po ndaleni kryesisht tek nje kriter i letersise se realizmit socialist qe ky autor nuk e ka partishmeria. fare tjeter e le jashte sistemit te realizmit socialist


Lidhjet e letersise me autobiografine dhe historine e gjejme tek Dafina te thara Lufta e Dyte Boterore lidhjet e tij me organet letrare shqiptare. Ketu tregon denimin e tij dhe mbledhjen qe u organizua ne lidhjen e shkrimtareve kur jepeshin tezat e realizmit socialist dhe ai shprehej haptazi kunder.

Ka vepra te tjera te Trebeshines qe skane fare lidhje me sistemin si romani Mekami. Ai i kundervihet mitit te realizmit socialist qe e nxjerr figuren e Skenderbeut si qendresen me te forte te popullit shqiptar nga te cilat do te frymezoheshim edhe ne qe u rezistonim te gjitha sulmeve te borgjezeve revizionisteve social-imperialisteve.

Ishte Rruga e Golgotes i botuar me 1993 me nje parathenie te pater Zef Pllumit. Nje roman shume filozofik qe mbeshtetet te dialogu gjate dimrit 1943-44. shte biseda e nje evangjelisti dhe nje komisari komunist te nje formacioni partizan. Ka motive te forta biblike ne gjithe strukturen e rrefimit. Lufta del krejt tjeter.

Nje veti tjeter me rendesi te Trebeshina eshte ndertekstualiteti. shte parodia qe ai iu ben disa veprave ose disa temave te realizmit socialist.

I referohem legjendes se Konstandinit dhe Doruntines e cila eshte ngritur ne art nga Ismail Kadare. Ne dy tregime Trebeshina e shkaterron mitin e fjales se dhene.

Gjeneralit te shpirtrave te vdekur. Nje roman i paperfunduar i kohes sone i shkruar ne anglisht eshte nje nga doreshkrimet qe permbante dosja e tij hetimore i pabotuar.

I referohem Tregtarit te skeleteve.

Kjo eshte veper e botuar komplet nje parodi. Ketu kemi nje kalim nga Gogoli me Shpirtra te vdekur te Kadare me Gjenerali i ushtrise se vdekur te Kasem Trebeshina me Tregtari i skeleteve.

Pervec kesaj disidenca e tij largimi i tij lufta e tij ndaj realizmit socialist dallohet edhe ne vepren e tij teorike qe e ka botuar ne shtyp. Ka bere nje studim te shkurter te quajtur Skice per historine e letersise shqiptare. Ka dhe nje ese te pabotuar qe quhet Fitorja ne humbje qe eshte vazhdim i librit Dafina te thara qe citova me perpara.

Mbrojtja qe ai iu ben ideve per nje letersi te vertete dhe sulmi qe i ben letersise se realizmit socialist nuk eshte nje trajtim banal ne anen teorike e filozofike te problemit. Ne seancat e tij gjyqesore ai shpreh mendime te drejtperdrejta qe burojne prej letersise dhe kane te bejne vetem me letersine.

Vepra e Trebeshines mbeti e pabotuar dhe per aq kohe sa ekzistoi metoda zyrtare nuk komunikoi me lexuesin. Ky duket problemi themeltar. Per periudhen qe ai shkroi nuk eshte pak nuk e gezoi ate komunikim me lexuesin ne kohen e duhur.

A humbet ne kete rast nje karakteristike kryesore e disidentit efekti i carjes qe ai provokon ne rrethin e tij Ne te vertete cili ishte efekti i kesaj disidence ne opinion

Efekti ne opinion nga ana konkrete ishte pak por nga ana e imazhit shume e madhe. Sepse sic e thashe disidenca e Trebeshines erdhi nga vete radhet e komunisteve.

Ai letren Enver Hoxhes ia shkroi hapur dhe per kete gje e perjashtuan jo vetem nga ana letrare me mosbotim por edhe i vune etiketen e te cmendurit e denuan me burg. Ishte dicka shume e rende. Po denonin politikisht ish shokun e tyre te luftes qe kishte luftuar me shume se ata qe po e denonin per Shqiperine.

Efekti Trebeshina ka qene i vogel. Por me vone efekti ka qene ai i nje zbulimi dhe i nje te papriture kur doli mbas nentedhjetes. Atehere ndodhi dhe demi i madh qe pesuan lidhjet vepres se Trebeshines me lexuesin edhe pse ka qene nga autoret me te botuar ne nje kohe mjaft te shkurter.

Kjo bombe leximi qe i ra lexuesit qe nuk ishte pergatitur u ndoq serish nga nderprerja e lidhjeve. Shume libra te tij sot nuk i gjen ne treg. Ate autor e ka demtuar dhe po e demton ky moskomunikim.

Jo vetem kaq per sa i perket vepres letrare sic ndodh me cdo disident etiketa e disidentit qe iu vu qe ne fillim e demtoi shume edhe vleresimin drejt te cilesise se veprave te tij letrare. U vleresua fillimisht si disident si ish armik i Partise se Punes si ish-komunist dhe pastaj si letrar.

Kurse ne duhet te perpiqemi ta shohim ne sistemin tone te komunikimin 360 grade duke u nisur kryesisht nga letersia. Faktoret e tjere denimet etj. duhet te jene ndihmes anesore. Keta faktore jane themeltare per jeten e nje njeriu dhe per jeten e nje shkrimtari por kur ne lexojme vepren duhet te lexojme vepren ate cfare shkruhet aty.

Ka kaluar kohe qysh ka shkruar veprat kryesore dhe me te mirat qe e perfaqesojne. Sa i kane rezistuar kohes fare raporti kane me kohen

Une jam marre edhe me kete aspekt koha dhe letersia problemi teorik i kontaktit te lexuesit me Trebeshinen. Ka rendesi te madhe koha e shkrimit koha e botimit koha e leximit. Jane disa kohe qe te Trebeshina kane pesuar shkeputje. Koha e shkrimit jane vitet 1950-60-70 dhe koha e botimit ka qene 20-30 vjet me vone.

Ky ka qene per mendimin tim denimi dhe demi me i madh qe i ka bere regjimi dhe realizmi socialist Trebeshines sepse me nje tjeter menyre me nje tjeter pergatitje letrare e perjeton lexuesi nje veper me 1960 dhe me tjeter menyre e perjeton te njejten veper i njejti lexues apo lexuesi i koheve te ndryshme i cili e percepton me mire ose me keq ate veper.

Ne kuader te konferences pyetja mbetet cfare do te behet te rishkruhet historia e letersise


Do te shkruhet historia ne baze te nje studimi metodologjik qe te kete parasysh kriteret letrare ne kuptimin qe ti mbetet sa me larg vleresimeve politike. Perndryshe do te behej i njejti gabim sikur atehere kur mbizoteroi realizmi socialist kur letersia si ajo qe ishte e mire edhe ajo qe ishte e keqe u be e gjitha nen kallepin e realizmit socialist.


Bejne pershtypje dy perfundime nga ajo qe u tha ne Akademine e Shkencave.

Njeri perfundim eshte i profesor Kristaq Jorgos qe tha se realizmi socialist dhe periudha e letersise e shkruar ne kete kohe nuk mund te perputhen...

Po sepse kishte edhe letersi qe i zbatonte te gjitha kriteret e realizmit socialist kishte edhe letersi qe i devijonte.


Atehere dalim tek perfundimi i nje tjeter studiueseje Klara Kodra Ajo qe na cudiste qe ishte e mire dhe qe ishte shkruar ne ate periudhe nuk ishte e realizmit socialist.

Nuk jam dakord me kete. Une them qe edhe ata qe kane shkruar me metoden e realizmit socialist kane shkruar vepra te mira.

Meqe kam studiuar edhe Ismail Kadarene them qe veprat me te mira te tijat ne vargje ai i ka shkruar ne periudhen e realizmit socialist dhe jane vepra te rrymes se realizmit socialist. Ato jane kryevepra te gjithe letersise shqiptare. Nje studenti qe eshte mesuar te shohe vetem momentin e rrezimit te Enver Hoxhes do ti vije e cuditshme qe ne te themi kete gje...

...A mund te shihen te ndara keto te dyja arti nga qellimi i tij fjalet e bukura qe veshin nje qellim me fryme ideologjike

Rendesi ka qe ajo te jete veper letrare te kete stilin e vet ritmin e brendshem. Edhe pse tematika thelbesore ka te beje me nje zgjidhje socialiste kur flet per rezistencen e shqiptareve ne shekuj ajo mbetet veper e madhe.


Per Ismail Kadarene

Kadare perfaqeson tipologjine e atij qe mbahej si shkrimtar i pare i realizmit socialist. Edhe pse i mbahej kritereve te rrymes se letersise se realizmit socialist nje pjese e vepres se tij me metaforen me stilin e persosur me temat e medha historike po edhe me realizmin kane nje permase disidence aq sa autori dilte ndoshta dhe jashte kontrollit.




Te Gjenerali i ushtrise se vdekur nuk e zbaton fare rrymen realizmit socialist.

Dimri i vetmise se madhe eshte nje nga librat disidente te Kadarese sepse ka dhene kalbezimin e komunizmit nga brenda kalbezimin e perandorise sovjetike.




Romani eshte brenda metodes nga ana formale por nga ana e brendise ideore estetike filozofike vepra flet kunder komunizmit.




Per mendimin tim vepra e tij me disidente eshte Nepunesi i pallatit te endrrave. Do ishte keqdashje ndaj Ismail Kadarese qe kjo te quhej vetem nje veper kunder Shqiperise totalitare duke marre si shembull jeten ne Shqiperine osmane.




Ajo eshte nje veper kunder totalitarizmit ne pergjithesi kunder fashizmit komunizmit kunder shoqerise se sotme teknologjike moderne e postkapitaliste ku kontrollojne gjithcka.




Per Zef Pllumin




Zef Pllumin e kam marre prej flokesh dhe e kam futur ne nje tipologji te disidences morale edhe pse ai nuk ishte nga ata kleriket e vjeter qe shkroi me vone. Ne kete rast ka rendesi te madhe letersia e kujtimeve per jeten ne realizmin socialist per jeten letrare dhe per autore te vecante.




Te tri vellimet e vepres se tij te shkruar dhe me e rendesishmja nga ato qe shkroi Rrno vetem per me tregue Pater Zef Pllumi flet per per Kasem Trebeshinen per shume autore te denuar dhe ben nje trajtim te gjere e parimor mbi ta.




Disidencen e Zef Pllumit e nxjerr tek te dhenat historike te lidhjet e saj me letersine. Ai u denua dhe nuk pati mundesi ti shkruante qendrimet e tij mbi historine letersine ne kohen e realizmit socialist pavaresisht kesaj ai jep nje kontribut per njohjen e disidenteve.




Ka bere parathenien e Rruges se Golgotes te Kasem Trebeshines.

I shtohet kesaj veprimtaria e tij kritike grumbullimi i gjithe vepres se franceskaneve qe ai ka bere me vone rinisja e Hylli i Drites me nismen e tij. Pastaj eshte edhe gjuha me te cilen ai shkroi vepren e tij. Zef Pllumit i duhet njohur merita qe shkodranishten e rifuti ne sistemin letrar shqiptar.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...