2016-09-08

Aleko Likaj : PENDESA E LEPËRUSHIT KËMBËSHPEJTË


Keni dëgjuar për lepurin që humbi në një garë me breshkën?
Ajo ka ndodhur në praninë e të gjithe kafshëve që kishte pylli. Mirëpo historia e këmbëshpejtit që i a futi gjumit për shtatë palë qejfe, që në fillim të garës, në pritje të mbërritjes së breshkës këmbëshkurtër në finish, mori dhénë. U shkruajt pastaj, nuk e di se nga kush, në të gjitha librat e botës. Per hir të së vërtetës, më duhet që të them, se atë garë nuk e ka ndjekur asnjë reporter, a korrespodent i gazetave që dilnin në atë kohë.
Ju fëmijë të dashur, sigurisht që e keni lexuar, ose ua kanë treguar më të rriturit.
Kanë kaluar kohë që atëhere. Kanë rrjedhur shumë ujra e vite bashkë. Lepërushi që ishte tallur tashmë nga të gjithë kafshët e pyllit,nuk ndjehej i fyer.
- Eh, - psherëtinte vazhdimisht. - Le të thonë ç'të duan. E vërteta nuk ështe ashtu.
Kjo i bëri kuriozë kafshët, që e kishin ndjekur nga afër atë garë të rrallë, vite më parë. Një ditë të bukur me diell, ku frynte një puhizë e lehtë vjeshte, dhe gjethet e zverdhura shkonin të pushonin një nga një mbi tokën e zëzë e të butë,na u mblodhën aty në shesh që të gjithë, si krejt rastësisht. Mungonte vetëm fitimtarja. Kishte shkuar të hante disa gorica të pjekura, që ishin rrëzuar nga dëgët e ngarkuara plot.
- E pësove nga mendjemadhësia - i tha një drenushë e bukur qafë hollë, lepërushit tonë.
- Çne - tha ai, duke i parë miqtë drejt e në sy. - Ajo dihet. Unë gjithmonë e kam fitoren në xhep. Këmbëshpejtë si unë, rrallë gjen edhe në pyllin tonë. Jam gati ta provojmë.
- Po pse lajthite në atë garë o miku im? - foli një derrkuc i vogël, që nuk i pritej sa të mësonte të fshehtën e lepërushit.
Por heroi ynë heshti përsëri.Pastaj si i penduar, tundi kokën në mëdyshje.
-Nuk e tregoj, jo.
Një tigër, që posa kishte mbërritur aty në shesh, dhe kishte dëgjuar vetëm lutjen e derrkucit të vogël, shkoi tek lepërushi shpejt e shpejt, dhe e zuri prej gryke.
- Ti e di mirë vogëlushi im, që mua nuk më pëlqejnë gënjeshtarët. Edhe pse kemi vendosur paqe midis nesh. Këtë herë do të të ha,keshtu siç je. Ku ke lajthitur?
Lepërushi u mblodh sa një grusht nga frika, nën kthetrat e tigrit trupmadh. Bëri pipinë.
Të gjithë kafshët qeshën, për këtë "heroizëm" të humbësit të garës.
- Unë, unë... vërtetë humba në atë vrapim me breshkën këmbëshkurtër, përpara jush. Rivalja ime, që në fillim më tha, se dinte vërtetë një vend të fshehtë, ku kishte një kopësht me karrota, me të cilët, dhjetë lepuj do të hanin e do të ushqeheshin deri në dimër, pa u bërë merak fare
- Dhe ti pranove kushtin e breshkës?
- Si mund që ta refuzoja atë propozim?
- Pra, na paske gënjyer në atë garë të pazakontë ? Po gënjeshtra nuk mund të jetojë për më shumë se dy vjet.
Vrapuesi vazhdonte të dridhej nga frika.
- U-a-a, ç'na e paska hedhur. Dhe ne e kemi besuar që të gjithë.Vërtetë?.Këtij i thonë, thjeshtë, korrupsion. Domethënë, ke shitur garën pa filluar ajo - tha një iriq i strukur pas një gëmushe.
- Si sportist nuk je treguar aspak i ndershëm, por edhe si anëtarë i bashkësisë sonë, gjithashtu- foli si një gjykatës i vërtetë, ketrushi Fit - Kësaj i thonë që të gënjesh dy herë, veten, dhe ne.
Tigri plak rrotulloi sytë me egërsi, por lepërushi, nuk e ndjeu veten fajtor edhe këtë herë. Egërsira e lëshoi ngadalë në tokë, si për të marrë një herë frymë, e për ta përlarë pastaj, sa të hapësh e të mbyllësh sytë. Në një çast të vetëm, kur e pa veten të lirë nga thonjtë e mprehtë,heroi i rrëfimit tonë u sul me vrap, si një atlet i vërtetë. Nuk harroi që t'u thoshte të tjerëve, as edhe "mirëmbeçi".
Ndërsa kafshët e pyllit mbetën të habitura, tigri plak u hodh nga pas me një vrap marramendës. Asnjë nuk mund ta besonte, se do t’i shpëtonte mashtruesi egërsirës, edhe pse ishte këmbëshpejtë, e fluturonte si era. Këtë herë mbase, kishte rast që të tregonte, se ç'kishte lënë në atë garë. Mund të kishte vënë në vend edhe nderin e humbur, kur i u kërcënua jeta.
Që prej asaj kohe, jeton nuk e di se ku, i vetëm, larg shoqërisë së kafshëve të pyllit. Mbase, nuk do që të jetë më heroi i librave në botë. Larg reporterëve, medias, e korrespodentëve të tyre, se nuk i pëlqejnë fare intervistat,që japin personazhe si ai.
... Duan të thonë pastaj, se ai qëndron i fshehur në kopështin që i propozoi fituesja, në atë garë shumë të vështirë për të. Por për këtë, nuk ka ende ndonjë provë. Te pakten, deri tani.
Le të presim...

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...