Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/09/09

Serbia dhe Rusia akuzojnë Thaçin se do ta merr veriun me NATO-n


auto_14248029_10202000101880841_1654361818_o1473432798-650x358


E përditshmja serbe e kontrolluar nga shërbimi sekret serb “Informer” raporton se “krimineli i luftës dhe presidenti i të vetëshpallurës Kosovë, Hashim Thaçi, në bashkëpunim me NATO-n dhe SHBA-në në fshehtësinë më të madhe po përgatitet për pushtimin e veriut të Kosovës, paralajmërojnë analistët serbë”.
Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në gjashtë muajt e fundit, për “luftën në veri” po përgatitën në bazën e NATO-s në Grafenëoehr të Gjermanisë. Atje ata po stërviten për ndërhyrjen “blitzkrieg” (luftën rrufe) në veri të Mitrovicës, në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, transmeton “Informer".

Kjo e përditshme shkruan se instruktorët amerikanë po përgatisin njëherësh në Prishtinë një plan për “mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës”, i cili përfshin transformimin e FSK-së në “Ushtri të Kosovës”, e cila do ta fitonte kështu pavarësinë përfundimtare. Në këtë operacion, përveç shqiptarëve, do të merrnin pjesë edhe pesë ushtri të shteteve anëtare të NATO-s, duke përfshirë edhe Turqinë.

Të gjitha këto informacione i ka publikuar Anja Filimonova, gazetare ruse dhe president e Fondit për Kulturë Strategjikë, e cila në Moskë vlerësohet si njohëse e jashtëzakonshme e rrethanave ndërkombëtare.

Ajo paralajmëroi se Prishtina e ka nisur “fazën përmbyllëse të ndarjes përfundimtare të Kosovës nga Serbia”.

No comments:

Post a Comment

Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës

Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...