2016-09-09

Dita Ndërkombëtare e Shkrim- Leximit, Kosovën e gjen me 55 mijë qytetarë, të cilësuar si analfabetë të plotë


Sipas statistikave zyrtare, Dita Ndërkombëtare e Shkrim- Leximit, Kosovën e gjen me 55 mijë qytetarë, të cilësuar si analfabetë të plotë. Ndërsa analfabetë funksionalë janë 82 mijë persona, të cilët nuk e kuptojnë atë që e shkruajnë


Në vitin 2008, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Deklaratën e Mijëvjeçarit të OKB-së e cila parashikon që deri në vitin 2015, të zhduket analfabetizmi në vend. Në këtë çështje Kosova ka shënuar përparime të vogla për sa i takon uljes së shkallës së analfabetizmit, por jo nivele të pritura.

Sipas statistikave zyrtare, Dita Ndërkombëtare e Shkrim- Leximit, Kosovën e gjen me 55 mijë qytetarë, të cilësuar si analfabetë të plotë.

Udhëheqësi i Qendrës për Avancimin e Performancës së Sistemit të Arsimit, Halim Hyseni, thotë se kjo dukuri është mjaft shqetësuese dhe nevojitet angazhim i madh i institucioneve në uljen e shkallës së analfabetizmit.

“Gjendja e analfabetizmit në Kosovë është problem i madh i Kosovës dhe i qytetarëve të Kosovës sepse ndryshimet janë shumë të vogla, dhe këto ndryshime nuk mund të jenë në funksion të zhvillimit ekonomik, kulturor dhe arsimor të Kosovës. Kosova përkatësisht është e para me numër të analfabetëve primar në Evropë, që nuk dinë shkrim-lexim fare”, ka thënë Hyseni.

Problemi më i madh, sipas Hysenit, qëndron te personat mbi moshën 15 vjeçare të cilët dinë shkrim-lexim, por nuk mund ta shfrytëzojnë këtë dije për nevoja individuale. Sipas tij, analfabetizmi te kjo pjesë e popullsisë e vështirëson edhe më shumë përmirësimin e gjendjes aktuale në Kosovë sa i përket shkrim-leximit.

“Me numër të analfabetëve funksionalë, Kosova e zë vendin e parë në Evropë, do të thotë, këto dy fakte tregojnë se sa është problem analfabetizmi në Kosovë. Duhet të ngritet cilësia e sistemit të arsimit, sepse me këtë cilësi të sistemit të arsimit, nuk mund të fitohen shkathtësitë e lexim-shkrimit. Arsimit definitivisht duhet të shpallet prioritet nacional i Kosovës”, thotë Hyseni, shkruan REL.

Përveç analfabetizmit të plotë, njihet edhe nocioni analfabetët funksional.

Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkalla e analfabetizmit te analfabetët funksional është 4,18 për qind.

Ndryshe, në Ministrinë e Arsimit thuhet se po bëhen përpjekje në integrimin e këtyre personave me anë të projekteve të ndryshme.

“Ministria e Arsimit përmes programeve të tyre, pra programe për të rritur që i ofrojmë në të gjitha komunat e Kosovës, programe këto që mbështeten edhe me Ligjin për Arsim Universitar, edhe me Ligjin për arsimin e të rriturve, aty ku ka analfabetë, aty ku ka kërkesa, Ministria e Arsimit ka ofruar programin për shkrim lexim, për gra dhe vajza, i cili më pas edhe është akredituar si klasë e pestë e shkollimit fillor”, tha për Radion Evropa e Lirë, Afërdita Jaha, zyrtare për mësim joformal në Ministrinë e Arsimit.

Image result for analfabet

Ministria e Arsimit thekson se që nga viti 2003, gjatë programeve për mësim të shkrim-leximit, kanë kaluar mbi 5 mijë persona. Shkalla e analfabetizmit në Kosovë mbetet shqetësim mjaft i madh, duke pasur parasysh nevojën për zhvillim të Kosovës, sidomos në fushën e arsimit.

Zhdukja e analfabetizmit, përbën edhe një nga qëllimet që i kanë vënë vetës institucionet e Kosovës edhe në kuadër të përmbushjes së objektivave të mijëvjeçarit.
Image result for analfabet
Ndryshe, në kuadrin e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit (Millennium Development Goals) të cilat janë tetë objektiva: Eleminimi i varfërisë ekstreme dhe i urisë; Arritja e arsimimit parësor universal; Nxitja e barazisë gjinore; Reduktimi i vdekshmërisë foshnjore; Përmirësimi i shëndetit të nënës; Luftimi i sëmundjeve HIV/AIDS, malarjes etj; Sigurimi i qëndrueshmërisë së mjedisit; Zhvillimi i një partnershipi global për zhvillimin.

Image result for analfabet

Ndryshe, sipas regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe të banesave realizuar në vitin 2011, në Kosovë kanë dalë 55 mijë qytetarë analfabetë të plotë, që nuk dinë as shkrim as lexim. Ndërsa analfabetë funksionalë që dinë shkrim dhe lexim, por nuk janë në gjendje ta kuptojnë atë që e shkruajnë, janë 82 mijë e 188 persona.
Image result for analfabet
Në vitin 1981, Kosova kishte 17.6 për qind të popullatës analfabete. Në vitet e pasluftës rreth 6 për qind vlerësohej të ishin analfabetë.

Image result for analfabet

Shkalla me ë theksuar e analfabetizmit mbetet të komunitetet RAE (Romë Ashkali dhe Egjiptas), ku shumica e fëmijëve ose nuk regjistrohen fare në shkollë, ose pas regjistrimit e ndërkrejnë shkollimin.
Image result for analfabet

Ndryshe, në nivel global, numri i personave të rritur që vazhdojnë të mos dinë shkrim e lexim mbërrin 774 milionë në gjithë botën, që është numër ende shumë i madh. 123 milionë veta nga kjo shifër janë të rinj në moshën 15 deri në 24 vjeçare.
Image result for analfabet
Dy të tretat e analfabetëve, sipas UNESKO-s janë femra. Vendet me shkallë më të lartë të analfabetizmit janë disa shtete afrikane në jug të Saharës dhe disa shtete aziatike.


Shkalla e anafalbetizmit në Kosovë, sipas regj. të pop. 1921-1981, sipas gjinisë (në %)
Gjinia1921193119481953196119711981
Meshkuj94.874.,546,939,029,821,39,0
Femrat98,593,978,472,159,443,526,3
Gjithsej95,584,262,554,843,932,017,6











Pas tërheqjes së Turqisë , në asnjë sferë të jetës shoqërore, nuk ndryshoi gjë në të mirë të shqiptarëve. Regjimi hemonist i Jugosllavisë së Versajës (1919) jo vetëm që nuk lejoi hapjen e shkollave dhe veprimtarinë botuese në gjuhën shqipe, por edhe e ndaloi përdorimin e kësaj gjuhe në jetën publike. Në këtë periudhë gati ë tërë popullsia shqiptare ishte analfabete. Ky regjim as që kishte gatishmëri dhe përpjekje që njerzve t’u sigurohente baza e arsimit elementar dhe të njohurive profesionale, veçanarisht jo për kombin shqiptarr, i cili shkollat e para në gjuhën e vet do t’i fillojë vetëm pas Luftës së II Botërore. Pas kësaj lufte Kosova dhe shqiptarët trashëguan një përqindje shum të lartë të analfabetizmit, prandaj edhe ky fakt paraqitej si pengesë e madhe në çrrënjosjen e tij të plotë.

Kosova në kohën e Pas Luftës së Dytë Botërore njihej si territor me pjesëmarrje të lartë të popullsisë analfabete , në vitin 1948 në Kosovë ishin 62,5% analfabetë, ndër femra ishin 78,4 % analfabete. Kjo gjendje ishte e tillë në mungesë të shkollave shqipe. Me hapjen e tyre zvoglohet numri dhe pjesmarrja e analfabetëve dhe rritet numri i të shkolluarëve i profileve të ndryshëe. Në vitin 1981 kishte 17,6 % analfabet në tërësi, edhe pse kjo përqindje te të moshuarit ishte mjaft e lartë. Në vitin 1999 pjesmarrja e analfabetëve vlerësohej në 6,5%, ndër meshkuj tëmoshuar 10%, ndër femra 50%.
Numri i fëmijëve, nxënësve dhe i studentëve për 2005/2006
Niveli arsimorGjithsejFemraMeshkuj
Parafillor25.72112.36113.390
Fillor322.864154.873167.991
I mesëm74.63532.80741.828
Fillor special703267436
I mesëm special943658
Universitar28.70715.45313.254
Gjithsej6.452.7246.472.924236.957[8]
Popullsia e Kosoves për dy dekada të ndryshimeve intensive shoqërore, ka arritur që t.a ngrisë nivelin e arsimimit të popullsisë për 3 here, Bosna e Hercegovina për 2 here etj. Gjate përiudhes 20 vjeçare Kosova e ngriti pjesëmarrjen e popullsisë me arsim të mesem për 4,4 here(prej 3,9 në 17,3%), ndërsa të popullsisë me arsim të lartë e superior për 5,5 here (prej 0,6 në 3,3%)

Të dhënat për vitin 1953 tregojnë se 54,8% e popullsisë me 10 e më shumë vjet ishte analfabete (38% mashkujt dhe 72,1% femrat), 16,4% kishte 1-3 klasë, 22,8% kishte 4-7 klasë, vetem 1,9% 8 klasë dhe 1,1% ndonjë shkollë të mesme.

Në vitin 1961 numri mesatar i viteve të shkollimit ishte 2,15 vite, % e popullsisë analfabete 41,1 (29,8% mashkujt dhe 58,4% femrat), 13,1% kishte të kryer 1-3 klasë, 34,7% 4-7 klasë, 4,4% 8 klasë, 3,2% ndonjë shkollë të mesme dhe 0,5% ndonjë shkollë të lartë ose fakultet. Në vitin 1971 numri mesatar i viteve të shkollimit për popullsinë mbi 15 vjet ishte ngritur në 3,57 vite, duke pasur 31,5% analfabet, 7,8% me 1-3 klasë, 36,8% me 4-7 klasë dhe 14,9% me 8 klasë, 6,9% ndonjë shkollë të mesme (3 ose 4 vjeçare) dhe 1,3% shkollë të lartë ose fakultet. Në bazë të regjistrimit të vitit 1981 numri mesatar i viteve të shkollimit ngritet në 6,29 vite (7,59 vite për mashkuj dhe 4,92 vite për femra), përqindja e analfabetve zvoglohet në 17,6% (9,4% mashkujt dhe 26,4% femrat), përqindja e popullsise me 1-3 klasë bie në 2,1%, e asaj me 4-7 klasë 17,1%, ndërsa pjesëmarrja e popullsisë me shkollë fillore të kryer u ngrit në 34,4% prej 5,2% sa ishte në vitin 1961 ose 1,9% në vitin 1953. Pjesëmarrja e popullsisë me ndonjë shkollë të mesme rritet në 17,3% ndaj 3,9% në vitin 1961. Me shkolla të larta dhe fakultete në vitin 1981 ishte 3,3% e popullsisë me 15 e më shumë vjet, ndaj 0,6% në vitin 1961.

Për 20 vite numri i popullsisë me 8 klasë të kryera rritet për 11 here, me gjimnaz 12 here, me ndonjë shkollë të mesme profesionale 10 here dhe numri i atyre me ndonjë shkollë të lartë apo fakultet u shtua për 6 here. Këto ndryshime të mëdha në sferen e arsimit ndodhen si rezulltat i angazhimit të madh të shoqërisë së atëhershme dhe përtrirjes së shpejtë të popullsisë, respektivisht pjesëmarrjes së lartë të popullsisë së re ( popullsia nën 19 vjet merrte pjesë me mbi 50% ndaj tërë popullsisë ).

Popullsia e Kosoves mjaft shpejt e ka zbritur pjesëmarrjen e popullsisë analfabete prej 41,1% në vitin 1961 në 31,5% në vitin 1971 dhe 18% në vitin 1981. Pjesëmarrja e popullsisë analfabete në vitin 1961 në nivelin komunal levizi në mes 53,4% në komunen e Gllogofcit dhe 29,1% në komunen e Leposaviqit (raporti 1,8:1), në vitin 1971 vlerat ekstreme levizen në mes 41% në komunen e Kaçanikut dhe 23% në komunen e Mitrovices, raporti 1,78:1), ndërsa në vitin 1981 vlerat ekstreme levizen në mes 22% në Deçan e Kamenicë dhe 14% në Mitrovicë e Prishtinë (raporti 1,57:1).



Shkollimi masiv i popullsisë i të gjitha etnive , e ndryshoi dukshëm gjendjen. Për njëzet vite nga viti 1961 deri 1981 numri i popullsisë me 8 klasë të kryera u rrit për 11 herë, me gjimnaz 12 herë, me shkolla të mesme profesionale 10 herë, me shkolla të larta e fakultete 6 herë.

Agjencioni Floripress : Flori Bruqi

-----------------------------------------------------------------------


Burim i të dhënave


^ (Michel Aubin, Du mithe..., f.2; G. Ostrogorski, Serska oblast posle Dushanove smrti, Beograd, 1965; S. Novakoviq, Srpske oblasti X i XI veka; Skënder Anamali – Muzafer Korkuti, Ilirët dhe gjeneza shqiptare, Tiranë 1971, etj.).
^ K. Jireçek, Istorija Srba, Beograd, 1952,f.86
^ Prof. Alen Dyselje, (Tuluz - Francë), A e kanë pushtuar shqiptarët Kosovën?, revista ‘’Kosova’’, nr.8, Prishtinë,2000, f.51
^ a b Argumentet dhe metodat e politikës ekspansioniste serbe - Mark Krasniqi
^ Michel Aubin, Du mithe serbe au nationalisme albanais, ‘’Le monde’’, 5-6 pril, Paris, 1981,
^ a b CIA - The World Factbook
^ Agjencia e Statistikave të Kosovës - Â
^ a b Burimi: ESK, ”Statistikat e Arsimit 2005-2006”
^ Dr. Hivzi Islami,: Dimensioni demografik i çështjes së Kosovës, ETMM i Kosovës, Prishtië 1997, faqe 159.
^ http://www.see-educoop.net/education_in/pdf/quant_lev_ed-kos-aln-t01.pdf.
^ Dr. Hivzi Islami,: Dimensioni demografik i çështjes së Kosovës, ETMM i Kosovës, Prishtië 1997, faqe 161.
^ Prof. dr. Asllan Pushka: Aspekte gjeopopullative në Kosovë dhe rreth saj, Prishtinë 2000.
^ (http://www.ks-gov.net/esk/).
^ J. Hadživasiljević, Arbanska liga, Beograd 1909. faqe 14.
^ S. Uka, “ Vendbanimet e sanxhakut të Nishit të banuara mepopullatë shqiptare dhe të përzier në vitet 1877/78, Gjurmime albanologjike,XII, Prishtinë 1983.
^ J. Cvijic, Osnove za geografiju i geologiju Makedonije i stare Srbije, Beograd 1911.
^ http://sq.wikibooks.org/wiki/Kolonizimi_Serb_i_Kosov%C3%ABs/9
^ Adem Mripa: Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, punim diplome, Prishtinë 1978.
^ Obradović,M,: Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu, Prishtinë 1981, faqe 221.
^ Dr. Hivzi Islami,: Dimensioni demografik i çështjes së Kosovës, ETMM i Kosovës, Prishtië 1997, faq 180.
^ Obradović,M,: Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu, Prishtinë 1981, faqe 221-222..
^ http://sq.wikibooks.org/wiki/Kolonizimi_Serb_i_Kosov%C3%ABs/9#cite_note-33
^ Prof. dr. Asllan Pushka: Aspekte gjeopopullative në Kosovë dhe rreth saj, Prishtinë 2000,faqe 302.
^ V. Čubrilović, Manjinski problem u novoj Jugoslaviji, Beograd, 3. 11. 1944 .
^ Dr. Hivzi Islami,: Dimensioni demografik i çështjes së Kosovës, ETMM i Kosovës, Prishtië 1997, faq 185.
^ Prof. dr. Islami, H.: Kosova dhe shqiptarë, Prishtinë 1990.
^ http://web.ukonline.co.uk/shkupi/arkiva/kolonizimi_serb_i_kosoves.html#_ftnref157
^ Burimi: ESK, Hartografi
Entii Statistikës

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...