2016-11-02

DEKLARATA E KADRI VESELIT DHE QËNDRIMI NEGATIV I IZRAELIT KARSHI REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Anëtarësimi eventual i Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale - INTERPOL, ka bërë që Izraeli edhe njëherë tjetër të vë në pah qëndrimet e saj kundër Kosovës. Megjithatë, këto qëndrime nuk i bënin përshtypje kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili deklaroi disa muaj më parë se Kosova duhet ta marrë shembull Izraelin.


Deklarata e Veselit dhe qëndrimi negativ i Izraelit karshi Kosovës
Inkuadrimi i Kosovës dhe policisë së saj në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale – INTERPOL, ka bërë që Izraeli të shfaq edhe njëherë tjetër qëndrimin e saj kundër Kosovës. Izraeli nuk e njeh ende Kosovën si shtet të pavarur.
Kosova e cila ka bërë kërkesë në muajin gusht tek INTERPOL-i, që inkuadrimi i saj në këtë organizatë të votohet në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit, e cila do të mbahet javën e ardhshme.
Synimi i Palestinës që të anëtarësohet në Interpol, ka shtyrë Izraelin që të kërkojë lidhje me të forta me Rusinë që duke përdorur Kosovën të dalin kundër anëtarësimit të këtyre shteteve në këtë organizatë të rëndësishme, raporton Insajderi, bazuar në raportimet e mediave në Izrael.
“Izraeli është duke shpresuar që fakti që Kosova së bashku me Ishujt Solomon janë duke kërkuar anëtarësimin në Interpol, do të bëjë që Rusia dhe vendet e tjera të votojnë kundër anëtarësimit të Palestinës në Interpol”.
Kështu shkruan gazeta izraelite “Times of Israel” në një shkrim të sajin në lidhje me synimin e Palestinës për t’u anëtarësuar në Interpol.
DEKLARATA E VESELIT DHE QËNDRIMI NEGATIV I IZRAELIT KARSHI KOSOVËS
Fakti që Rusia e nuk e njeh Kosovën e cila ka shpallur pavarësinë e Kosovës dhe është kundër anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare, ka bërë që Izraeli të synoj një aleancë me Rusinë për të penguar anëtarësimin e këtyre vendeve në Interpol.
Pavarësisht qëndrimit të vazhdueshëm negativ të Izraelit karshi Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli kishte sugjeruar se Kosova duhet të marrë shembull Izraelin në aspektin e udhëheqjes së shtetit.
Ai madje kishte deklaruar se Kosova “ka ngjashmëri me Izraelin”.
“Asgjë nuk duhet të bëjmë më shumë sesa që atë që ka bërë shteti i Izraelit. Kemi ngjashmëri me Izraelin. Jemi pak dhe çdo njeri që na ik është e rëndë për neve si drejtues të shtetit”, ka thënë Veseli në “Zona e Debatit” në Klan Kosova, më pesë maj të këtij viti.
Madje lidhjet e ngushta të Izraelit me Rusinë e Serbinë i ka bërë të ditura edhe presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, i cili një ditë pas ceremonisë së varrimit të ish-presidentit të Izraelit, Shimon Peres, ishte shprehur se Peres i kishte premtuar atij më parë, se “Izraeli nuk do ta njoh kurrë Kosovën”.
“Ai dhe unë u takuam në vitin 2013, derisa ai shërbente ende si president i vendit. Unë kuptova se mendimi i tij është i tillë, se Izraeli nuk do ta njoh kurrë pavarësinë e Kosovës. Ai më tha se Izraeli do t’i qëndroj prapa Serbisë”, kishte thënë Nikoliq një ditë pas vdekjes së Peres, më 30 shtator të vitit 2016, njofton Gazeta Online Insajderi.
DEKLARATA E VESELIT DHE QËNDRIMI NEGATIV I IZRAELIT KARSHI KOSOVËS
Kosova ka aplikuar për anëtarësim me të drejta të plota në organizatën ndërkombëtare për siguri, INTERPOL, dhe kjo kërkesë pritet të shqyrtohet në nëntor të këtij viti, kur edhe do të zhvillojë punimet sesioni i 84-të i Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate.
Interpoli është organizata më e madhe ndërkombëtare e policisë me 188 vende anëtare. 

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq mëngjesin e sotëm nuk ka shkuar në zyrën e tij dhe ka anuluar të gjitha takimet.


vuciq-780x439
Këshilltarija e tij për media, Suzana Vasiljeviq ka konfirmuar për gazetën e Beogradit “Blic” se shefi i saj nuk ka shkuar sot në punë por nuk ka ditur t’i përgjigjet pyetjes se cila ishte arsyeja.

Burime të kësaj gazete brenda Qeverisë nuk kanë qenë në gjendje të thonë se nëse bëhet fjalë për disa çështje të papritura shtetërore apo mungesa e tij ka çfarëdo lidhje me krizën e sigurisë në vend si dhe me zbulimin e arsenalit të armëve pranë shtëpisë së familijes së kryemintrit serb në Jajincë, e që sipas hetimeve bëhej fjalë për planin për atentat në cak të të cilit ishte vëllau i tij, Andrei.

Sërish bombë afër shtëpisë së Vuçiqit
Rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm është evakuuar qendra “Air Serbia” në Beograd për shkak të dyshimit se janë gjetur dy bomba. Kjo ndërtesë gjendet në afërsi të shtëpisë së kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq.

Edhe para disa ditësh kryeministri serb, Aaleksandar Vuçiq ishte kërcënuar me bombë, shkruan Telegraf.rs

Për rastin e dytë, mediat serbe thonë se “këto dy bomba mund të jenë të adresuara për Aleksandar Vuçiq.

Shpresa Bakija shpallet e pafajshme




Ish-kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Shpresa Bakija, e cila ishte e akuzuar për shpërdorim detyre zbulim të fshehtësisë zyrtare dhe cenim të fshehtësisë së korrespondencës, është shpallur e pafajshme.

Trupit gjykues i Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, duke e shpallur Bakijan të pafajshme për të gjitha veprat për të cilat ngarkohej.

Sipas aktakuzës, në qershor të vitit 2012, Bakija ka vënë në dispozicion për përfitime personale dokumentacionin e fshehtë zyrtar.

Ndërsa më 29 tetor të vitit 2015, ajo u shkarkua nga të gjitha funksionet saj në Prokurori, bazuar në vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Dugagjini dinë çka është burrëria: Gjenerali Daut Haradinaj shkon për vizitë te shtëpia e Nehat Thaqit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka takuar drejtorin e Policisë së Rajonit të Mitrovicës, Nehat Thaqin.

Daut Haradinaj shpreson që askuj të mos i përsëritet fati i Thaqit.
"Duke shpresuar që qytetarëve tanë kurrë mos t'iu përsëritet fati i tij dhe të bindur në lirimin edhe të tjerëve që po mbahen padrejtësisht nëpër burgje, sot i urova mirëseardhje Nënkolonel, Nehat Thaqit i cili e bashkoi popullin në një qëndrim dhe si rrezultat i saj sot ai ësht i lirë.

Paqi shëndet dhe të mira i nderuar!" shkruan Haradinaj.Drejtori i Policisë për Mitrovicë, Nehat Thaqi, ishte arrestuar mëngjesin e 29 shtatorit, në kufirin Kosovë -Serbi, pikëkalimi Dheu i Bardhë

Qëndrimi i Edi Ramës për pjesëmarrjen në Zona e Debatit

zonaed


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në adresimin e tij të përjavshëm në Facebook këtë të diel është marrë me çështjen e reagimeve të shumta për pjesëmarrjen e tij në emisionin Zona e Debatit, në Klan Kosova.
Shkrimin e tij të mund ta lexoni KËTU.
Kurse emisionin mund ta shikoni më poshtë.

Për emisionin e Edi Ramës në Klan Kosova

Për emisionin në Klan Kosova

Te enjten  e kaluar Klan Kosova transmetoi bashkebisedimin qe zhvillova me gjashte gazetare te Prishtines, i ftuar nga Baton Haxhiu ne studion e tij te debatit. I cili u transmetua live edhe ne faqen time ne Facebook, me nje audience krejt te pazakonshme, dhe numrin me te madh te komenteve ndonjehere per postimet e mia; shume me teper sesa per shembull, per fitoren e zgjedhjeve tre vjet me pare apo per viziten e Papa Françeskut ne Shqiperi.

Nje kryengritje e vertete digjitale e fokusuar kunder gjashte analisteve, qe per hir te se vertetes, nuk eshte se bene gjesend me shume a me pak, se çfare ben zakonisht kjo kategori ne kesi rastesh. Madje, ata ishin shume me te miresjellshem sesa kolege te tyre ne Tirane, personazhe te paarritshem ne vrazhdesine e komunikimit dhe kollajllekun me te cilin marrin persiper te debatojne, per gjera qe as nuk i dine dhe as marrin mundimin te pergatiten perpara se sa te hyjne ne nje studio.

Ai lume i rrembyeshem e i pambarimte komentesh nxorri ne pah me se miri te verteten se shqiptareve u ka ardhur ne maje te hundes jo vetem nga politikanet qe nuk i perfaqesojne, qofte ne Shqiperi e qofte ne Kosove, po edhe nga analistet te cilet perfaqesojne vetem mikroboten e tyre te mllefeve, padijes, thashethemeve, klikimeve e qendrimeve krejt siperfaqesore mbi problemet e sfidat reale te shoqerise sone.

Shqiperia i ka bere dy deme te medha Kosoves. E ka infektuar politiken dhe Kuvendin e saj me virusin e gjuhes se akuzave ekstreme, ku fjala kriminel thuhet me shpesh se sa fjala zoteri apo zonje, ne komunikimin e ndersjelle; e ka infektuar edhe skenen mediatike te studiove e te portaleve, me virusin e kultures se linçimit me çdo kusht te perfaqesuesve politike, ku çdo mjet justifikon qellimin!

Te dyja bashke, edhe shfrenimi gjuhesor ndaj kundershtarit kriminel, hajdut e tradhetar, edhe linçimi non stop, pa dallim, i kujtdo qe meqe merret me politike eshte per definicion kriminel apo i korruptuar dhe per çdo gje qe ndodh, jane reflekse te kushtezuara nga kultura e vjeter komuniste, per te cilen kundershtari eshte medoemos armiku qe duhet eliminuar dhe nuk ka pike rendesie ajo qe behet apo thuhet, po e vetmja gje qe ka rendesi eshte se kush eshte ai qe e ben apo e thote!

Keshtu populli, opinioni publik, ka mbetur pa ndermjetesues ne mjedisin e debatit politik apo shoqeror, sepse pjesa derrmuese e mediave dhe analisteve e portalisteve, jane kthyer ne nje parti politike qe as votohet, as i jep llogari ndonje votuesi dhe as do t’ia dije hic se çfare duan prej saj apo mendojne per te, votuesit.

Nje parti, ku secili eshte parti a grup me vete, ku informimi i publikut, kerkesa e llogarise ndaj politikes e partive te verteta politike per ate qe thone e ate qe bejne, hedhja e drites mbi faktet e mbi shifrat apo ne teresi oponenca e argumentuar ndaj vendimmarrjes e vendimmarresve, jane qellime te dores se fundit.

Nje parti qe financohet kryesisht me gjoba te paligjshme apo me sherbime te padeklaruara ndaj te treteve te interesuar per te nxitur linçimin e kundershtareve te tyre ne politike a ne biznes, e cila prodhon tituj kriminalizues, editoriale diskreditues, dokumenta fallco, histori te sajuara, fotomontazhe e çfare te mundet, ne nje perpjekje te terbuar ku s’ka asnje qetesi ne gjykim, asnje arsyetim ne argumentim, asnje ndershmeri ne qendrim.

Natyrisht, ashtu siç nuk eshte aspak e vertete qe te gjithe politikanet jane njesoj dhe qe politika ne vetvete eshte nje force per te bere keq, po eshte do te ishte krejt e pavertete te thuhej se te gjitha mediat, te gjithe analistet e çdo botues, portal e gazetar, eshte pjese e kesaj partie ku genjeshtra dhe e verteta jane bere nje, ku shpifja dhe fakti jane shkrire ne nje, ku te gjithe jane e njejta gje!

Por fakti dhe besoj lajmi i mire eshte se raporti i popullit, opinionit publik, me kete parti qe ka korruptuar esencen e misionit te medias, ka hyre ne nje krize te thelle.

Kjo krize eshte padyshim fati i mire i çdo tribune mediatike qe nuk e ka braktisur qellimin themelor te ekzistences se vet dhe i kujtdo qe nuk e ka harruar domethenien e te qenit botues a gazetar.

Po ashtu, kjo krize e shperfaqur ne menyre spektakolare permes kryengritjes digjitale te publikut pas nje debati, (ku me thene te drejten gjashte analistet i ktheu ne viktima te kryengritjes jo ajo qe bene ne studio, po rastesia qe u gjenden ne kohen me te gabuar, per temen me te gabuar, me njeriun me te gabuar, si perfaqesues te nje partie qe vetediskreditohet perdite) eshte nje krize qe tregon qarte se talljes se madhe me publikun te analisteve, opinionisteve e portalisteve qe i dine te gjitha e flasin per te gjitha, po i vjen fundi.

Kohes se njehsimit te shpifjes me te verteten, te genjeshtres me argumentin, te mashtrimit te publikut me tituj e me lajme te pergatitura per te luftuar me dike per llogari te dikujt tjeter e per te vene gjoba ne emer te lirise se fjales, po i vjen fundi.

Patjeter qe edhe kjo lloj media e keta lloj personazhesh do te ekzistojne ne jete te jeteve bashke me demokracine, por vetem si provinca e botes mediatike qe ben opinion, ku qendra do te jete gjithnje e me shume e atyre mediave e gazetareve, analisteve, opinionisteve, qe nuk e tradhetojne qellimin themelor te ekzistences se shtypit.

Opinioni i kryeministrit shqiptar Edi Rama është publikuar në Klankosova.tv

UET Press.:101 DOKUMENTE SEKRETE MBI ISMAIL KADARENË


Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin "Nobel" në letërsi. Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri dhe veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë të botës. Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; në 2005 fitoi Man booker International Prize dhe në vitin 2009 mori çmimin Prince of Asturias për Artet. Ai e ka ndarë jetën e tij mes Francës dhe Shqipërisë, dhe është martuar me shkrimtaren e njohur të skicave dhe tregimeve për fëmijë, Helena Kadare. Nga viti 2015, me pëlqimin e autorit, fondacioni Mapo filloi të ndajë çmimin "Kadare" për letërsi. Më 30 maj 2016, presidenti francez François Hollande i ndau Kadaresë titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”, i cilin ishte shpallur në fillim të po atij vitit, duke përkuar me muajin e 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit.(Floripress)


Ismail Kadare.jpg

Kadare do të rikthehet sërish në qendër të vëmendjes përmes dokumenteve arkivore që dëshmojnë denoncimet për shkrimtarin dhe veprën e tij.

Gazetari Dashnor Kaloçi rikthehet në një edicion të dytë të këtyre dokumenteve, pas librit të parë “Kadare i denoncuar”, botimet UET Press.

Për këtë ngjarje për letrat shqiptare, ditën e diel ai ka marrë vëmendjen e kanalit të parë të televizionit shtetëror të Kanadasë, OMN 1 në programin “Pasqyra shqiptare”, që zgjati 25 minuta.

Përveç librit të parë “Kadare i denoncuar”, Kaloçi ka prezantuar edhe botimin e ri “Kadare në dokumentet e pallatit të ëndrrave”, ku tregon gjithë procesin e punës deri në botimin e të dy librave.

Janë 101 dokumente të panjohura arkivore të Sigurimit të Shtetit dhe Komitetit Qendror të PPSH-se, të klasifikuara “Tepër Sekret”, me procesverbale të mbledhjeve të Lidhjes së Shkrimtarëve, Byrosë Politike të KQ të PPSH-së. Ato përmbajnë analiza, kritika, propozime, dëshmi, informacione, raporte, relacione, letra, akuza, spiunime e denoncime ndaj shkrimtarit Ismail Kadare, të papublikuara më parë, shkruan Kultplus.

Spartak Ngjela citohet tw ketw thwnw , “Arshi Pipa e ka thënë i pari në kritikën që i bëri veprës Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur dhe e tha shumë bukur: “Fakti që kjo vepër letrare ka vlerë letrare është kundër regjimit”. Në fakt kjo është maksimë e njohur sot. “Nuk është çështja që je kundër regjimit se ke dalë dhe ke folur kundër tij. Ke krijuar metodë në funksion të një lirie. Dhe këtë e ka bërë Kadareja”.

Ndërsa kritiku Ali Aliu është shprehur se: “Një djalë i ri, ish-studenti im, më solli një roman me dorëshkrim. E lexova dhe u mahnita. Trajtonte temën e goditjes më 1945, të partizaneve kosovare, në një zonë te Malit të Zi nga forcat partizane jugosllave. Për autorin ky roman do të qe i mjaftueshëm për ta çuar në burg. E pyeta për pasojat dhe u binda se ai qe i gatshëm të përballonte çdo gjë. E këshillova të hiqte dorë. Është më mirë një roman më pak i botuar, se sa një shkrimtar i vërtetë kosovar në burg”.

Pas botimit të parë me 32 dokumente, ky botim pritet të japë dëshmi të reja për veprën e Kadaresë, që ndoshta do të sjellë një debat tjetër, jo fort të ri, që lidhet drejtpërsëdrejti me hapjen e dosjeve e sidomos denoncimit të krimeve të komunizmit.




Emblema e Konventës së Hagës për mbrojtjen e pasurisë kulturore në konflikte të armatosura
Edit-a-thon i Monumenteve të Kosovës
Më 12-13 nëntor në Prishtinë organizohet Editathoni i përkushtuar për monumentet e trashëgimisë kulturore të Kosovës. Bashkohu edhe ti!


******

Nga Flori Bruqi : Eruditizmi kadarian....

Ismail Kadare lindi më 28 Janar 1936 në Gjirokastër, Mbretëria Shqiptare në një familje myslimane me tradita.Ai ishte një nga tre fëmijët e Halit Kadare, i cili punonte si postier i Gjykatës së Gjirokastrës, dhe Hatixhe Dobit, e cila vinte nga familja e njohur Dobi e Gjirokastrës.

”Tregohet se në moshën 12 vjeçare Kadareja është arrestuar nga regjimi i sapo vendosur komunist me akuzën “falsifikues monedhash”.

Shkollën fillore dhe shtatëvjeçare e mbaroi në vendlindje, ndërsa në pas zhvendoset drejt Tiranës për të filluar studimet universitare. Më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës ku diplomohet për Mësuesi. Më pas studioi në Moskë, për dy vite, në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" nga viti 1958 në vitin 1960. Detyrohet t'i braktisë studimet për shkak të ashpërsimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe BS . Kthehet në Shqipëri dhe më pas punon ne gazetën “Drita”, e me pas drejton revistën “Les lettres albanaises”.


Largimi në vitin 1990

Në vjeshtën e vitit 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Autoritetet e diktaturës komuniste e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua.
Nga viti 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare, brenda dhe jashtë vendit. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar. Duke shtuar lirinë e autorit për të trajtuar tema që më parë nuk mund të trajtoheshin lirshëm.

Vepra në shqip

Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenjtë të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore.

Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja), ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe kulturën e saj shekullore.

Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit Frymëzimet djaloshare, 1954, "Ëndërrimet", (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976).

Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike.

Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1975). Në romanin Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike.

Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980).

E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj.

Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Pallati i ëndrrave (1981).

Vepra në gjuhë të huaj

Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë.

Njohja dhe vlerësimi ndërkombëtar


Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë.
Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; në 2005 fitoi "Man Booker International Prize" dhe në vitin 2009 u nderua me çmimin spanjoll Prince of Asturias, për Artet - që është një nga çmimet letrare më prestigoze në botë.

Në vitin 2010 Ismail Kadare nderohet në Itali me cmimin Lerici Pea

. “Dhënia e cmimit Lerici Pea 2010 autorit Kadare - shkruhet në motivimin e cmimit - nënkupton rolin e poezisë dhe letërsisë si instrument lirie, duke u bërë mbështetje për të gjithë njerëzit e botës, të cilëve iu mohoen liritë themelore”.

 Qëllimi i cmimit është promovimi i poezisë, në vecanti i poetëve të rinj, eksperimentimi i gjuhëve të reja poetike dhe njohja e poetëve të mëdhenj.

Ismail Kadare është dekoruar nga institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.



Ndër veprat më të njohura të Kadaresë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar janë: Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kështjella, Kronikë në gur, Dimri i madh, Ura me tri harqe, Prilli i thyer, Dosja H, Piramida, Pallati i ëndrrave, Kevin Rista

Skenare filmash

Time of the Comet (2008)

Cendres et sang (2009)

Abril Despedaçado (2001)

Avril brisé (1987)

Të paftuarit (1985)

Il Generale dell'armata morte (1983)

Ballë për ballë (1979)

Radiostacioni (1979)

Kur vjen nëntori (1964)

Mirënjohjet

Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit, Kosovë

Man Booker International Prize, Britani, 2005

Premio Príncipe de Asturias de las Letras, Spanjë, 2009

Jerusalem Prize, Izrael, 2015

Commandeur de la Légion d’Honneur (C. LH), Franca, 2016


(Floripress/Flori Bruqi)

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...