2016-11-08

Gjuha shqipe dënohet me “dakordësi”


Nga Enkel Demi

Për herë të parë që më ka tërhequr vëmendjen një fjalë e padëgjuar në politikën e pas pluralizmit, ka qenë “verdikt”, të cilën e hasa në një fjalim të Berishës në fillimet e viteteve ’90. Po prej tij mësova fjalën “bojkotim”, e cila mori një ngjyrim geg e përfundoi në “bojkot”. Më tej barbarizmat rrodhën lumë, ku ka patur shumë politikanë që e kanë tjerrur gjuhën drejt këtij fjalori të ri, i cili shumë shpesh qëllonte i koklavitur dhe i pakuptueshëm për gjindjen që voton.

Nëse dikush nga gjuhëtarët e sotëm do të merrej me fjalorin e politikës këtë çerek shekulli dhe ndikimin e tij në gazeta, radio, televizion apo rrjete do të zbulojmë që gjuha shqipe është vënë në gozhdë dhe po keqtrajtohet deri në torturë.

Reforma në drejtësi dhe zgjatja e saj tërkuzë na solli një folje të re, e cila duhet të përfshihet tek foljet e rregullta. Folja, e cila sot përdoret rëndom majtas dhe djathtas është “dakordësoj”.

Zgjedhimi i saj në kohën e tashme është tëpkë si folja model “punoj”:

Unë dakordësoj

Ti dakordëson

Ai/Ajo dakordëson…

Përse kjo folje? Cila është nevoja e saj? Me rënë dakord do të thotë të gjesh një marrëveshje ose një tjetër folje e rregullt na vjen në ndihmë qysh në krye të herës, së cilës i themi: “pranoj”.

“D’accord” vjen nga gjuha frënge dhe në shqip ka hyrë prej frankofonëve. Natyrisht, është një fjalë e ngjashme me “ok”, të cilën nuk e shmang dot në të folmen e përditshme, por nuk mund ta përfshish në gjuhën e shtetit. Në shqip shpesh “dakord” bëhet qesharake, kur shkruhet dhe thuhet “dakort” me “t” në fund, kurse tani është në vijën e parë të të shprehurit në politikë, ndërsa folja “pranoj” (apo ndonjë tjetër që nuk e kujton dot një jogjuhëtar si unë) ka dalë në pleqëri.

Por, përse në të folurën e politikës a medias shqipja është kaq e lënë pas dore? Pa dyshim që ky keqtrajtim i gjuhës rrëfen një kompleks inferioriteti ndaj gjuhës amëtare të atyre që formojnë opinion, gjë që të çon në të kundërtën e atdhetarizmës.

“Dakordësoj” është dhuratë e fërngjishtes, por pikërisht në atë vend patriotizmi shprehet nëpërmjet gjuhës. Gjatë presidencës së Shirakut në këtë vend u tentua të shkruheshin në frëngjisht edhe tabelat e reklamave ndërkombëtare. Kaq e fortë ishte kjo rrymë, sa nganjëherë bëheshin gazmorë, kur haste sharra në gozhdë me fjalë të tilla si “Coca Cola”, por nuk u tutën dhe ngulmuan në pastërtinë e gjuhës frënge.

As nuk u afrohemi tek thembra kroatëve. Para luftës njihnim gjuhën serbo-kroate, por pas konfliktit Instituti i Gjuhësisë së Zagrebit nxirrte fjalët e reja, të cilat politika dhe media ishin të detyruara t’i përdornin ose gjobiteshin. Sot, pas pak vitesh kemi gjuhën kroate që ndërron si nata me ditë me gjuhën serbe.

Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni a Malin e Zi nuk merret vesh pse u rri kaq ngushtë gjuha shqipe këtyre të politikës dhe jo vetëm? Kur flasin a shkruajnë duket sikur lexon një tekst në esperanto, kaq shumë fjalë nga gjuhët e të tjerëve përdorin. Ca njerëz që ndjehen keq me gjuhën e tyre, zakonet, traditën, identitetin kanë një hall të madh. Por, akoma më në hall janë gjuhëtarët që nuk ndjehen (si fija e barit do të thoshte doktori). Aq më keq ata që vijnë nga letrat apo gjuhësia dhe janë sot ligjvënës apo me pushtet qeveritar dhe pranojnë të jenë “dakordësuar” me këtë dënim me vdekje të gjuhës shqipe.

Le më pastaj që me këtë gjuhën tonë kaq “demode” duan të shpjegojnë shenjat e etruskëve apo qytetërimet prehistorike.

Shënim: Edhe ky shkrim rrëfen vuajtjen e gjuhës, përderisa ka disa fjalë të huaja, të cilat një shkrues më i zoti do i kishte mënjanuar.

Opinionistët grekofilë në sulm ndaj PDIU-së


Nga Arben Llalla

Vazhdojnë goditjet nën brez të opinionistëve dhe gazetarëve tiranas, të cilët janë trembur keqas se mos PDIU merr ndonjë portofol ministri.

Tani që në Dibër janë humbur shumë baste, ish-shefat e kuadrit të medias, më saktë çunat e ish-Bllokut kërkojnë të gjejnë fajtorët në skenarët e filmave action me mafiozë, kartel droge apo shitblerës vote. Në fakt, në Dibër ka ndodhur një humbje e rëndë dhe rianiminimi i kufomës politike të monstrës që polli në opozitë Lulzim Basha, ndihmon vetëm qëndrimin sa më të gjatë të Edi Ramës në pushtet.

Tashmë ngjajnë si hajgare vere përpjekjet e njërit prej matësve të sondazheve, i cili u përpiq ta nxjerrë PS dhe PDIU së bashku me 70 deputetë, duke pretenduar se pa LSI-në nuk mund të bëjë dot qeveri, as PS-ja dhe as PD-ja.

E vërteta është se askush nuk mund të parashikojë me siguri të plotë se cili fiton në zgjedhjet e vitit 2017 e jo më të parashikojë portofolet e ministrive.

Mediat e dorës së dytë që mbahen gjallë me të hollat e mafies politike duke botuar gjithnjë shkrime disinformuese shprehin shqetësimet herë pas here për përfshirjen e PDIU-së në institucionet shtetërore të Shqipërisë. Tashmë, edhe Athina zyrtare është pajtuar se PDIU është një forcë politike serioze, e cila luan rol të rëndësishëm në vendimmarrjet e Kuvendit të Shqipërisë dhe qeverisë së sotme. Kanë qenë vetë zyrtarët e pushtetit vendor të Filatit dhe Thesporitsë (Epirit të Jugut), të cilët kërkuan të vendosin kontakte me drejtuesit e Bashkisë së Konispolit që drejtohet nga PDIU. Disa herë përfaqësues të PDIU-së që drejtojnë institucionet shtetërore të Shqipërisë janë ftuar zyrtarisht në Greqi dhe asnjëherë nuk janë shfaqur shqetësime nga Athina.

Dihet që në PDIU nuk ka vetëm anëtarë dhe drejtues që janë me origjinë nga Çamëria, por në këtë parti gjen shqiptarë nga Himara, Korça, Shkodra, Dibra e gjetkë. Është mirë që gjërat të thuhen ashtu siç janë dhe jo të deformohen, të hidhet baltë, të krijohen frikësime nga forcimi i kësaj partie, e cila nuk lindi si parti e interesave për punësimet momentale, as si ideologji partiake dhe as si një parti klanore e shkëputur nga partia mëmë. PDIU lindi si nevojë për zgjidhjen paqësore e çështjes së fundit kombëtare, ajo e shqiptarëve të Çamërisë, sepse pak a shumë shqiptarët në ish-Jugosllavi kanë disa të drejta njerëzore të shkollimit dhe përdorimin e simboleve kombëtare.

Për ta pranuar lexuesit dhe servilat opinionistë tiranas të vërtetën në rradhë të parë duhet të çlirohen nga pafytyrësia, servilizmi, dembelizmi dhe hajdutëria, përndryshe asnjëherë nuk do ta shikojnë të vërtetën në sy. Të gjithë shqiptarët nuk duhet të tremben nga zëri për zgjidhjen e çështjes çame, askush nuk duhet të bëj ndarjen midis çamit, labit, dukagjinasit, sepse të tërë jemi shqiptarë dhe duhet të ndejmë të njëjtën dhimbje për çështjet e pazgjidhura kombëtare, në këtë rast ajo çame.

Për fat të keq si pasojë e deputetëve kriminelë, hajdutë, të pafytyrë, bota po na quan pa të drejtë popull legen, por në të vërtetë ky epitet duhet t’i shkojë për shtat klasës së lartë të politikanëve që ditën shahen me libër shtëpie, ndërsa natën puthen nëpër faqe si miq të ngushtë për të ndarë eurot e vjedhura nga arka e shtetit.

Në përfundim po u them të gjithë atyre që tremben nga forcimi i PDIU-së dhe fshihen pas gishtit, përdorin Athinën si karton frikësimi për qeverinë e Tiranës; Mos u shqetësoni shumë, pasi Athina nuk mund të imponojë politikë të jashtme apo të brendëshme Shqipërisë, por janë vasalët e Greqisë që po ju rrëshket karrigia dhe kanë shitur nderin e tyre familjar dhe kombëtar, teksa çirren kohëve të fundit.

Kërcënimi me Athinën, Kali i Trojës ndaj PDIU


Sa herë që përflitet se Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet mund të marrë ndonjë portofol ministror, ashtu si tek e fundit dhe i takon prej kohësh, në disa media të printuara dhe elektronike lexojmë shkrime nxitëse se gjoja Athina, madje së fundmi dhe Bashkimi Europian janë kundër përfshirjes së kësaj partie në qeveri.

E vërteta është krejt ndryshe nga këto farë analizash që lexojmë në disa gazeta të dorës së dytë, pronarët e të cilëve ulen në çdo prehër, sa majtas-djathtas për interesat e tyre personale. Disa parti janë trembur nga rritja e PDIU-së dhe kjo është e qartë që rrezikon forcat politike shërbyese të agjenturave të huaja.

PDIU nuk është thjesht një parti ideologjike politike, por parti kombëtare, e cila ka lindur si nevojë e çështjeve të pazgjidhura shqiptare që lidhen ngushtë me ardhmërinë e shqiptarëve. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë reagim zyrtar nga Athina dhe Bashkimi Europian për drejtimin e ndonjë ministrie nga PDIU, sepse kjo do të thotë shkelje e të drejtës ndërkombëtare ose thënë më shkoqur: të fusësh hundët në punët e brendshme të Shqipërisë.

Duhet theksuar se PDIU nuk është parti e djathtë ekstremiste, as fashiste sikur ka parti të tilla në vendet anëtare të BE-së, përfshirë këtu Greqinë. Ka vdekur prej kohësh ajo kohë, kur Shqipërisë i imponoheshin kandidatët për deputetë dhe ministra nga Athina dhe Beogradi. Sa për veton që Greqia do vendoska për mos anëtarësimin e Shqipërisë në BE, kjo nuk ka lidhje fare me PDIU, por me Ligjin e Luftës, konservimin e pronave të shqiptarëve në Greqi që kapin vlerën e mbi 4 miliardë eurove dhe çështjen e kufirit detar e tokësor ende të pacaktuar.

Greqia nuk është vend mik strategjik i Shqipërisë, por vendi që i vendos haraç Shqipërisë për anëtarësimin në NATO dhe BE. Kjo tashmë dihet dhe nuk ka nevojë për kallauz.

Shkrimet e kohëve të fundit që shprehin shqetësimet se PDIU po drejton disa sektorë të Republikës së Shqipërisë kanë si burim partitë shqiptare të përbërë nga deputetë, opinionistë dhe drejtues shtetërorë që kanë ngrënë lugën e çorbës greke dhe sllave. PDIU nuk ka deputetë kriminelë, hajdutë apo një agjendë të huaj, ndërsa në Kuvendin e Shqipërisë gjenden me dhjetëra ligjvënës, të cilët kanë dosje kriminale dhe agjentë të huaj. Mos më thoni që nuk ka, sepse të gjithë i njohin këta njerëz të pafytyrë, pa dinjitet kombëtar dhe familjar, por heshtet, ngaqë krenaria e shqiptarit është nëpërkëmbur këto viteve të fundit.

Sipas të gjithë gjasave PDIU në zgjedhjet e 2017 do ketë një rritje në numrin e deputetëve nga 8 deri në 10 dhe kjo gjë ka trembur ata drejtues partish që e kanë qimen nën sqetull, që mendojnë se duke shtrënguar duart me kongresmenë, sekretar shtetërorë të SHBA apo vendeve të tjera mike të shqiptarëve do i shpëtojnë gjykimit të drejtësisë. Sado që zorra ngrënëse të ngushtohet me briskun e kirurgut ajo përsëri do zgjerohet, sepse është trashëgimi gjenetike…

Shpëtim Idrizi: Ju tregoj çfarë ndjeu biri im, kur shkoi për herë të parë në Çamëri

shpetim-idrizi


“Jam i emocionuar, pasi për herë të parë po shkel në tokën time. Jam i bindur që përmes meje e panë Çamërinë sot gjyshi dhe gjyshja ime që nuk jetojnë më. Po e shohin me sytë e mi.”

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka treguar për herë të parë emocionet e tij për vizitën e tij në Çamëri, në shtëpinë e gjyshit. Në një intervistë në “Pesë pyetje nga Babaramo” në Report TV, Idrizi e ka rrëfyer emocionin përmes asaj çfarë kishte ndjerë i biri, kur e vizitoi shtëpinë e gjyshërve të tij në Çamëri:

“Kam shkuar në Çamëri shumë vite më parë. Shtëpia ime është gjysëm e rrënuar dhe nuk e kanë rrënuar ata grekë, me të cilët ne bashkëjetonim, por e kanë rrënuar bashkë me të gjitha shtëpitë e tjera, Napoleon Zerva me të burgosurit paramilitarë që shkaktuan masakrën greke ndaj popullsisë çame.

Do ta tregoj impresionin që ndjeva, kur shkova në Çamëri përmes asaj ndjesie që pati im bir, kur shkoi për herë të parë atje. Bashkë me profesorin e vet anglez, djali im shkoi verën që shkoi në Çamëri. Ishte i ekzaltuar dhe pati një ndjesi të mrekullueshme dhe më tha: Ndjehem shumë i emocionuar pasi për herë të parë po shkel në tokën time. Jam i bindur se përmes meje e panë Çamërinë sot gjyshi dhe gjyshja ime që nuk jetojnë më. Po e shohin me sytë e mi”, rrëfeu Idrizi.

Duke lënë pas emocionet, Idrizi është kthyer sërish në vendosmërinë e tij, PDIU-së dhe gjithë komunitetit të kësaj krahine se Çështja Çame do të zgjidhet shumë shpejt.

“Ne po shtohemi dhe po rritemi si popullsi dhe padyshim që Çështja Çame do të zgjidhet prej nesh. Shtëpia e gjyshit tim është e shenjtë dhe asnjëherë nuk heq dorë prej saj. Por, unë nuk po e bëj gjithë këtë për shtëpinë e gjyshit tim, por për të gjitha shtëpitë e Çamërisë për të gjithë Çamërinë”, tha Idrizi.

Ai ka folur edhe për komentet, me të cilat është shoqëruar vizita e fundit e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati, në Turqi, referuar edhe pretendimeve greke se Turqia mbështet PDIU-në për zgjidhjene Çështjes Çame. Idrizi ka mohuar të ketë qënë bashkë me Bushatin në Turqi, duke sqaruar që ishte në Turqi në një agjendë krejt të ndryshme, në një universitet për të folur për Çështjen Çame.

“Unë kam qënë ditën e enjte në Turqi në një konferencë në Stamboll në një universitet. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë kishte agjendën e tij të programuar, ndërsa unë isha në një universitet për të folur për Çështjen Çame. Isha në Izmir, atje ku banojnë po kaq shumë shqiptarë çamë sa ç’janë në Shqipëri. Atje është hapur shkolla shqipe… Shtypi grek dhe ministria e jashtme greke ka qenë këto kohë në një sulm të çoroditur. Grekët lidhin faktin se Brukseli rekomandoi bisedimet për Çështjen Çame, ndërkohë që Turqia riktheu një tjetër çështje që lidhet me disa ishuj grekë. Unë e di se kanë fobi nga këto gjëra grekët. I bie që deklarata e komisionerit Hahn na paskësh pasë qenë e lidhur me atë çfarë tha Erdogan. Më duken të pabaza dhe krejtësisht spekullime… nëse ka lidhje Erdogani me Hahnin… unë nuk e di, por më duket një situatë qesharake me këto deklarata që po bëjnë. Ne kemi forcën e mjaftueshme që ta zgjidhim këtë çështje vetë, por ne nuk kemi asnjë arsye të mos pranojmë ndihmë dhe solidaritet nga çdo vend i fuqishëm apo jo.”

Më poshtë intervista e kryetarit të PDIU-së, Shpëtim idrizi, dhënë në “Pesë pyetje nga Babaramo”


Për ca shqiptarë honxhobonxho…


majlinda bregu
Nga Majlinda Bregu

Në qëndrimet e mia gjate ketyre viteve ne opozite në Bruksel a kudo jam ndodhur, kam mbrojtur përpjekjet 25 vjeçare të Partisë Demokratike dhe ëndërrën e demokratëve shqiptarë për ta parë Shqipërinë në Europë.

Kam mbrojtur po ashtu punën time shtatë vjeçare si ministre e Integrimit dhe qëndrimet programore të PD-së për të nxitur antarësimin e shpejtë të Shqipërisë në BE.

Edhe sikur të dua unë apo Lulzim Basha të bllokojmë integrimin e Shqipërisë në BE, nuk na lejon historia jonë.

S’e kam bërë dhe s’do ta bëj kurrë!

Asnjë ditë, asnjë orë!

Jam “e dënuar” t’i kushtoj më shumë vëmendje shprehjes së vetvetes se sa mohimit të vetvetes.

Këtë e kam bindje!

Këtë do të mbroj!

***

Një pjesë nga deklaratat e mia:

1. Dialogu i nivelit të lartë (25 mars 2015)

“Nuk ka folës në këtë tavolinë që nuk lutet për hapjen e negociatave të anëtarësimit sa më shpejt, aq më mire”. “Komisioni dhe shtetet anëtare të BE-së, duhet të shmangin vonesat në hapjen e negociatave të anëtarësimit, siç ka ndodhur me statusin kandidat. Kjo mund të tingëllojë e çuditshme për ju, por është mënyra e vetme që siguron qëndrueshmëri dhe mosdalje nga përpjekjet e përbashkëta të bëra deri më tani”.

2. Takimi i Këshillit Kombëtar të Integrimit për raportin e Progresit të KE-së 2016, në prani të drejtorit të përgjithshëm të zgjerimit, Danielsson. (16 nëntor 2015)

“Ndaj më lejoni ta mbyll, duke përsëritur atë çka e kemi diskutuar shpeshherë të gjithë bashkë dhe që lidhet drejtpërdrejtë me këtë takim: Hapja e negociatave me Shqipërinë nuk mund të jetë një garë pa kohë. Këtu ne, pala shqiptare, jemi të gjithë dakord”.

3. Dialogu i nivelit të lartë (30 mars 2016)

“Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se hapja e negociatave për anëtarësim, pa i kushtuar vëmendje vlerave themelore europiane do të jetë vetëm një lojë hijesh. Por, hapja e negociatave nuk mund të jetë një garë pa një afat kohor. Ndryshe do të jetë më e vështirë për të gjithë ne për t’u kujdesur për nivelin tonë të demokracisë. Ju duhet të kujdeseni për të. Për disa arsye: Së pari, sepse kjo është Europa dhe se BE-ja ka mundësi të humbë shumë nga ndikimi ndërkombëtar i saj, në qoftë se nuk qëndron në mbrojtje te vlerave te saj. Së dyti, për shkak se vetë BE do të ketë më shumë sukses në arritjen e qëllimeve të veta politike. Së treti, sepse unë besoj që anëtarësimi në BE nuk është një prioritet për një botë më të mirë, por anëëtarësimi do të thotë se një faqe është kthyer dhe gjithashtu një periudhë e vështirë me të”.

4. Takimi i KKIE-së në prani të Komisionerit Johannes Hahn (30 mars 2016)

“Anëtarësimi në BE nuk është një garanci për një botë më të mirë, por do të nënkuptonte garanci për nivelin tonë të demokracisë, duke filluar nga zgjedhjet e lira e të ndershme dhe sundimi i ligjit dhe deri tek standartet e përditshme, të cilat sot janë të kërcënuara fatkeqësisht nga terrorizmi edhe në Europë”.

5. Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit (19 korrik 2016)

“Unë vazhdoj të besoj se Europa është interesi ynë i parë kombëtar, i panegociueshëm, i detyrueshëm dhe i pandryshueshëm. Votimi i reformës në drejtësi nga të gjithë ne është interesi ynë kombëtar. Mosvotimi i saj, jo vetëm që nuk është interesi ynë kombëtar, por sigurisht nuk është dhe nuk mund të jetë interesi politik i asnjë force politike”.

6. Këshilli i Stabilizim Asocimit, Bruksel (8 Shtator 2016)

“Komisioni duhet të propozojë hapjen e negociatave këtë vit. Ky është i vetmi shans për të ecur përpara në zbatimin e reformave, për të ndalur vjedhjen e zgjedhjeve, përfshirjen e personave me precedentë kriminalë në politikë, zbatimin e pesë prioriteteve. Është i vetmi mekanizëm për të ndaluar shkeljen e standarteve nga qeveria”.

7. Takimi me kryetaren e Komisionit të Çështjeve Europiane të Parlamentit Francës (10 Tetor 2016)

“Rruga e vetme për të kërkuar zbatim të standarteve europiane dhe demokratike ne vend, është mos ndërprerja e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Negociatat e anëtarësimit nuk hapen për qeverinë, por për shqiptarët!”.

8. Kuvendi i Shqipërisë (20 Tetor 2016)

“Neve na duhet çelja e negociatave të anëtarësimit. Në pamje të parë duket sikur hapja e negociatave ndihmon qeverinë, por që të mundësohet monitorimi i reformave të veçanta duhet hapja e negociatave. Çelja e negociatave është procesi më jetik sot për shqiptarët”.

Haxhi Mehmet Dalani, heroi nga Çamëria që dha jetën për çlirimin e Greqisë



haxhi-mehmeti


Historiania greke: Ky hero trim është shqiptari i Çamërisë që dha jetёn pёr lirinё tonё.

Si u vra komandanti shqiptar i Çamërisë dhe 800 ushtarët e tij, në betejë për çlirimin e Kretës? Çfarë thotë Edit Durham për heronjtë shqiptarë që çliruan Greqinë.

Nё Hajna tё Kretёs, nё qendёr tё qytetit, ёshtё njё rrugё qё mban emrin e Haxhi Mehmet Dalanit. Në dokumentet greke ai njihet si Haxhi Mihal Dalani. Ishte shqiptar i krahinës së Çamërisë, nga Konispoli që ra në betejë me turqit për çlirimin e Greqisë. Nё qendёr tё Kretёs nё Greqi ёshtё ngritur prej shumё kohёsh njё bust i këtij luftёtari tё shquar, nё tё cilёn ёshtё shkruar nё gjuhёn greke: “Strategu Haxhi Dalani nga Konispoli (Epiri) rёnё nё maj 1828. Haxhi Mihal Dalani dhe 800 ushtarët e tij, dhanë jetën për çlirimin e Greqisë.”

hadzi-michali-dalianis-statue

Haxhi Mehmet Dalani është pjesë e historisë së Greqisë dhe një ndër heronjtë kryesorë të saj, natyrisht me emër të greqizuar, Haxhi Mihal Dalani, ashtu siç kanë bërë me çdo gjë shqiptare, duke e greqizuar.

Kanë shkruar historianë grekë, shqiptarë, britanikë e të tjerë për historinë e shqiptarëve që dhanë kontribut kryesor në çlirimin e Greqisë nga pushtimi osman. Ka shkruar edhe Edit Durham. Ajo është shprehur ndër të tjera: “Grekёt e fituan pavarёsinё e vitit 1829 me ndihmёn e shqiptarёve.”

Le të kthehemi tek historia e Haxhi Mehmet Dalanit.

Shkrimtarja greke Kleopatra Prifti, ka shkruar një libër për heroin çam të çlirimit të Greqisë. Ja çfarë shkruan ajo: “Njё ditё kur lexoja librin e historisё së ishullit tonё, pashё emrin e Dalanit tё mё shfaqej nёpёr reshta dhe tё zmadhohej para meje i hipur nё kalin e tij tё bardhё. Ky është heroi trim qё e kemi si mik nё Fragokastello tё Kretёs, shqiptari qё dha jetёn pёr lirinё tonё. Kur u vra Haxhi Mehmeti, shqiptarёt qё mbetёn pa komandantin e tyre, hodhёn poshtё kёrkesёn pajtuese tё Mustafa Pashёs dhe vazhduan luftёn heroikisht deri nё fund duke u vrarё tё gjithё si komandanti i tyre legjendar.”

Historiania Eleni Kocaqi shkruan: “Kryengritja e 1821 ishte njё kryengritje shqiptarёve tё krishterё dhe myslimanё pёr tё çliruar trojet nga Turqia. Shkrimtari i madh grek, Niko Kazanzaqi i ka kushtuar Haxhi Mehmet Dalanit librin voluminoz “Ja vdekje ja liri”. Por, autori i ka ndryshuar emrin nga Mehmet nё “Mihal” mbas vdekjes dhe natyrisht Greqia ia ka hequr Haxhi Mehmet Dalanit, kombёsinë shqiptare sipas enciklopedis greke tё vitit 1931 dhe kёshtu grekёt e quajnё si hero tё tyrin: Haxhi (Mehmet) Mihal Dalani nga Konispoli.

kleoptra-priftiBazuar në dokumentet e historisë greke, në vitin 1858, udhёheqёsi i revolucionit grek, Dhimitёr Ipsilanti iu drejtua figurave mё tё spikatura tё Çamёrisё: “Shumё tё nderuar kurajozё kryetarё: Dalani, Çapari, Pronjo dhe gjithё çamёve. Ju pёrshёndes! Unё dhe atdheu ju falenderojmё. Dhe tani duke u bashkuar me ne pёr liri, konsideroheni si vёllezёrit tanё.” (J. Filimennos, Dokimion istoriku peritis Elenikis epanastseos 1858)

Haxhi Mehmet Dalani u vra duke luftuar nё 18 maj 1828 nё krye tё 800 luftёtarёve shqiptarё qё udhёhiqte në luftёn nё ndihmё tё popullit grek pёr çlirimin e ishullit tё Kretёs nga pushtuesit osmanё. Haxhi Mehmet Dalani vlerёsohet si heroi i Kretёs edhe nё botimet e ndryshme shkencore tё karakterit historik dhe enciklopedik nё Greqi, me emrin e manipuluar nga Mehmet nё “Mihal”.

Studiuesit britanikë e quajnë Haxhi Mehmet Dalani e jo Haxhi Mihal Dalani.

Sipas dokumetave arkivorë, tё personaliteteve tё huaj, siç janё koloneli dhe dijetari anglez Uilliam Martin Lik (Leake), si dhe nga Pukёvili (Pouquevile), ish-pёrfaqёsuesi i Napoleon Bonapartit nё Janinё. Nё botimet e kёtyre pёrmendet “Mehmet Dalani i Konispolit” si njё nga krerёt e Çamёrisё qё ishin kundёrvёnё pashallёkut tё Janinёs dhe sipasojё Çamёria kishte mbetur e pavarur. “Mё 1803, shkruan Ëilliam Martin Leake, Mehmet Dalani i Konispolit dhe Islam Pronjua i Paramithisё, me 1500 veta marshuan drejt maleve tё Sulit dhe ndihmuan suljotёt tё dilnin nga rrethimi i Pashait tё Janinёs”. Dhe mё tej shkuajnё: “Dalani i Konispolit bashkё me krerёt e tjerё fomuan Lidhjen e Çamёrisё dhe ndihmuan suljotёt tё kthehen nga Korfuzi nё Çamёri duke u dhёnё 45 qese flori pёr tё blerё armё dhe municione. Kёshtu u ndez lufta kundёr Vezirit tё Janinёs, Ali Pashai, i cili kishte ndёrmarrё shumё herё sulme pёr tё nёnshtruar Çamёrinё qё qёndronte e pavarur dhe e pa nёnshtruar.”

haxhi-mehmet-dalaniKur filloi kryengritja “greke” me 1821, pjesёmarja e shqiptarёve nё atё kryengritje ishte shumё e madhe, si e ka pёrcaktuar Aristidh Kola nё 10 udhёheqёs tё revolucionit 9 ishin shqiptarё dhe 1 ishte grekё. Pukёvili, nё kёtё kohё shkruan nё vёllimin III, faqe 212: “Shqipёtarёt duket se janё tё destinuar tё mbulojnё Helladёn me njё popullsi superiore nё fuqi dhe gjallёri kundrejt grekёve, tё cilёt po shuhen pak nga pak”.

Vullnetarё tё shumtё nga e gjithё Çamёria, lanё vatrat e tyre dhe u bashkuan me kryengritёsit. Leake thotë: “Shqiptarёt kanё luftuar nё vise tё ndryshme dhe pёr herё janё dalluar tё parёt nё luftime”. Poeti frëng Lamartini, nё veprёn e tij studimore “Historia e Turqisё” botuar nё vitin 1848, shkruan: “Nuk ka penё qё tё shprehё flijimet heroike tё shqiptarёve nё luftёrat qё kanё bёrё mё shumё se askush tjetёr, pёr çlirimin e Greqisё.”

Haxhi Mehmet Dalani shkoi nё ndihmё tё kryengritjes greke, nё krye te 800 kalorësve nga qyteti dhe krahina e Konispolit, me kuaj tё fortё e tё shpejtё qe rriteshin nё Fushёn e Vrinёs. Historiani rumun V. Papakosta shkruan: “Kёto guerile luftarake janё ato qё zotёruan nё fushёn e luftёs shumicёn e tyre, me vigjilencё, me shpirtin e flijimit dhe me prijёsat e tyre… Madhёshtia e kёtij populli, gjakderdhja e tij ёshtё pёrvetёsuar nga tё tjerёt.”

Haxhi Mehmet Dalani me luftёtarёt e tij dhe tё gjithё djemtë e Çamёrisё morёn pjesё nё kёtё luftё pёr tё krijuar shtetin e përzier shqiptaro-grek, tё zhveshur nga çdo lloj interesi dhe ndikimi fetar. Nё vitin 1826, guvernatori i Libanit, Hamir Bekir, u ngrit kundёr Sulltanit dhe nё Liban filloi kryengritja kundёr pushtuesve osmanё. Hamir Bekir u bёri thirrje pёr ndihmё tё gjithё atyre qё luftonin kundёr Perandorisё Osmane. Ndёr tё parёt qё arriti deri nё Bejrut, ishte Haxhi Mehmet Dalani me 800 kalorësit e tij dhe me tre anije, tё cilёt luftuan me trimёri bashkё me forcat e Hamir Bekiri. Heroizmi i Haxhi Mehmet Dalanit u pёrjetёsua, nё librat qё u shkruan dhe nё folklorin e Libanit.
kleoptra-prifti
Beteja e fundit

Nё pranverёn e vitit 1828, kur ishulli i Kretёs u ngrit nё kёmbё i tёri pёr liri. Kryeminstri i parë i shtetit tё pavarur grek Kapodistria, mes tё tjerash i bёn thirrje pёr ndihmё kapedanit tё dёgjuar bujshёm nga Konispoli, Haxhi Mehmet Dalanit. (Kapodistria ishte nga lagjia Cfakё e Gjirokastrёs dhe qe biri i Maries nga Golemi i Kurveleshit). Kapedani iu pёrgjigj. Avokat Hajri Zejno shkruan: “Haxhi Mehmet Dalani mblodhi 800 djem çamë tё krahinёs sё Konispolit nё lulen e trimёrisё, kalorёsa, shkoi nё ndihmё pa mёdyshje e pa frikë nga lufta. Bashkё me forcat e ishullit bёheshin rreth 2000 veta, kurse osmanёt numëronin 8000 forca. Para betejёs me turqit nё kёshtjellёn Frangokastello gjetёn strehim mbrojtje njё mori njerёzish nga Kreta si tё sёmurё, tё uritur, pleq, gra e fёmijё tё pafajshёm. Situata ishte shumё kritike.

haxhi-mehmet-dalani

Para kёsaj gjendje nё prani tё rrethit tё tij ushtarak Haxhi Mehmeti deklaroi: Ne na duhet bukё, na duhen armё. E vetmja pasuri qё kemi ёshtё urrejtja shekullore kundёr robёrisё. Ai u ngrit nё kёmbё. Nё kёtё kёshtjellё tё ndёrtuar qё nё kohёn e venecianёve beteja ishte shumё e ashpёr. Osmanёve pushtues iu kushtoi mbi 3000 tё vrarё e shumё tё plagosur. Ai qёndronte heroikisht deri nё momentin e fundit, gati i vetёm. I propozuan qё tё dorёzohej, me kusht qё do t’ia falnin jetёn, por ai nuk pranoi. Nё njё çast tё fundit, kur beteja e pabarabartё qe thёrmuar e copëtuar drejt fundit, Kapedan Mehmeti i Konispolit u gjend i rrethuar sy mё sy nga 400 osmanё tё tёrbuar. Ata po ngushtoheshin ballё pёr ballё tij, Kapadani legjendar luftoi sa vritet. Ia prenë kokёn. Nё zakonin osman kokёn ia japin trofe Pashait. Porr, lavdia i mbeti tё zotit, tё cilёn ia mban peng historia. Mes tymit e gjakut qe mbulonin ngado muret e kёshtjellёs, shqiptarёt dёgjuan se mbetën pa komadantin e madh tё tyre. Mohuan ftesёn pёr dorёzim e falje. Luftuan si tё hidhnin vallen e fundit konispolate tё Osman Takes, (kushriri i Haxhi Dalanit) dhe u vranё tё gjithё me dritё lirie te sytё.” (Agim Shehu. Materialet e marra nga, Rasim Bebo Addison Çikago, janar 2012)

Këto janë refernca historike, nga historianë e studiues të pakontestuar, grekë, britanikë e të tjerë. Le të dalë sërish, Nikos Kotzias e të thotë nuk e pranojmë versionin tuaj për historinë. Le t’i kundërshtojë referencat zyrtare të historianëve grekë që flasin për heronjtë shqiptarë të Çamërisë që çliruan Greqinë.

Pangallos dikur pranonte: Arbërishtja është shqipja e vjetër



Arben Llalla


Replikë me Teodor Pangallos, i cili në vitin 2002 thoshte: Po të humbim arbërishten, është si të humbim atdheun


Përherë, kur Athina ka probleme serioze politike me Shqipërinë, Greqia detyron grekët me origjinë shqiptare-arvanitase që t’i kundërvihen shqiptarëve. Shkrimi i botuar këto ditë nga politikani i njohur arvanitas Teodor Pangallos tregon se ai gëlltit fjalët e tij për hir të politikës së gënjeshtrës së Greqisë. Pangallos shkruan sot se tjetër është arvanitas e tjetër shqiptar dhe më tej vazhdon se himariotët janë grekë. Nëse shfletojnë fjalorin e gjuhës greke-shqipe, fjala “arvanitas” në greqisht përkthehet në shqip “shqiptar”. Më 1994, kur marrëdhëniet greko-shqiptare pësuan ngrirje, tensionime të mëdha, Greqia dërgoi dy misionarë për shkrirjen e akujve me Presidentin Berishën. Ata ishin studiuesi i njohur Aristidh Kola dhe politikani Karolos Papulias. Pra, dërgoi grekët me origjinë shqiptare, të cilët gëzonin respektin e politikanëve të Tiranës. Edhe sot, Greqia ka nxitur politikanin Teodor Pangallos që t’i kundërvihet politikës zyrtare të Tiranës.


2

Teodor Pangallos

Tre “grekë” ka angazhuar shteti grek për të kritikuar përditë me shkrime nëpër gazetat e Athinës kryeministrin Edi Rama. Ata janë tre grekë të njohur, për të cilët deri dje kishin shumë respekt intelektualët, politikanët dhe në përgjithësi shqiptarët: Teodor Pangallos, diplomati Aleksandros Mallias dhe publicisti Stravros Çimas. Që të tre këta kanë njohje personale dhe familjare me shumë shqiptarë. Ka disa ditë që Pangallos, Mallias dhe Çimas hedhin baltë mbi Edi Ramën për çështjen shqiptare-çame dhe Himarën.

Meqenëse unë e dua të vërtetën dhe faktet janë kokëfortë përpara çdo njeriu po ribotoj edhe njëherë fjalimin e Teodor Pangallosit mbi gjuhën shqipe që e flasin aq bukur arvanitasit dhe që kuptohet lehtë nga ne, vëllezërit e vegël të tij. Ky fjalim u mbajt nga Teodor Pangallos përpara shumë intelektualëve grekë, arvanitas dhe shqiptarë. Meqenëse dikur zoti Pangallos ka thënë që nuk është historian që të sjellë mendime të bazuara në histori, por është arvanitas, politikan, atëherë duhet të mbajë vendin që i takon, atë të arvanitas-politikanit dhe mos t’i hedhë benzinë zjarrit të historisë.

Në tetor të vitit 2002 në sallën e Arkivit folkloriko-muzikor në Athinë u bë prezantimi i Antologjisë së Këngëve Arvanitase të Greqisë, përgatitur me kujdes nga këngëtari dhe muzikologu i shquar arvanitas Thanasi Moraiti. Midis shumë personaliteteve të shquara të jetës politike e kulturore arvanitase në Greqi që vlerësuar librin shkencor foli edhe deputeti i PASOK-ut, arvanitasi Teodor Pangallos, i cili tha për gjuhën mëmë të tyre arvanitase:

“Për ne që u lindëm në shtëpi, ku gjyshja jonë fliste arbërisht, këtë gjuhë që nuk është siç dëgjojmë të thonë sot ca karafilë, greqisht me ca fjalë të tjera, por është shqip, shqipja e pastër e shekullit XIV dhe këtë na e dëshmojnë edhe emigrantët e sotëm shqiptarë që ndodhen në Mesogjia dhe na thonë: Ju flisni shqipen e vjetër. Dhe kjo është shumë e logjikshme nga pikëpamja gjuhësore, pasi gjuha e shqiptarëve që u vendosën këtu në shekullin XIV, panë gjuhën e tyre të evoluojë në greqishten dhe ajo që erdhi deri në ditët tona ishte idioma e vjetër e shqipes. Për ne humbja e gjuhës arbërishte është si të kemi humbur atdheun, sepse përmban një kulturë, të cilën jo në kushtet e një shtypjeje, sepse arvanitasit nuk mund t’i shtypte kush në Greqi, ata udhëhiqnin Greqinë, ishin gjeneralë, kryeministra, presidentë dhe pronarë të kryeqytetit, jo në kushtet e një shtypjeje, pra, por vetë ata e “gëlltitën” të shkuarën e tyre, sepse në mënyrë fanatike qenë bindur se ishin grekë, dhe me ndihmën edhe të mësuesve arritën ta zhdukin gjuhën arbërishte, të cilën askush nuk e flet sot, të paktën nga mosha ime e poshtë. Tani, lavdi zotit, na kanë mbetur ende ca gjyshër e gjyshe që e flasin. Mirëpo është mëkat që kjo gjuhë të humbasë dhe besoj se puna që ka bërë Thanas Moraiti ndihmon që të mos jetë arbërishtja një atdhe i humbur. Duhet të dalin në dritë, gjuha, kultura, zakonet, doket, sepse përndryshe, po mbeti në errësirë do të jetë vërtetë një atdhe i humbur.

Nuk jam historian që të sjell një mendim të bazuar historik, por jam Arvanitas dhe di historinë e familjes time ashtu siç e dinë edhe shumë arvanitas të Athinës. Le të mos harrojnë lexuesit se në kundërshtim me Athinën, periferia e Athinës zotërohej deri vonë dhe në shumë raste vazhdon të zotërohet nga fshatra që rrënjët e tyre shkojnë shumë mbrapa dhe thellë atje ku vetë familjet njihen mirë mes tyre.”

Mbesa e priftit gjerman që u ekzekutua në Shqipëri: E kuptova shpejt pse daja e ka dashur Shqipërinë


Cecilia Giebermann


Në mesin e 38 martirëve të Kishës Katolike, që lumturohen sot në Shkodër, është prifti katolik gjerman, Josef Marxen.

Mbesa, Cecilia Giebermann rrëfen për rinjohjen me dajën e madh e frymëzimin që i dha figura e tij.

Zonja Giebermann, prifti katolik Josef Marxen (1906-1946) është në mesin e 38 martirëve të Kishës Katolike që lumturohen të shtunën më 5 nëntor në Shkodër. Ai është edhe daja juaj i madh, ju ndodheni në Shqipëri për këtë ceremoni, çfarë do të thotë kjo për ju?

Cecilia Giebermann: Kur mësova për herë të parë për lumturimin jam habitur shumë. Mund të them se është një ngjarje që më tronditi emocionalisht. Ky udhëtim në Shqipëri është pika kulmore dhe përmbyllja e një pune disavjeçare, që kanë pasur ndikim edhe në familjen tonë. Jam shumë e gëzuar që këtë herë në Shqipëri mund të jemi të gjithë si familje; bashkëshorti im, pesë fëmjët tanë, dhe sigurisht Gjergji, një djalë i ri shqiptar që jeton prej një viti tek ne.

Sa dinit më parë për dajën e madh – priftin katolik Josef Marxen, i nderuar dikur për përkushtimin e tij mes banorëve, i cili shërbeu në Tiranë nga viti 1930 deri në 1946-n, kohë kur ai u ekzekutua?

Cecilia Giebermann: Kur isha e vogël dhe kam pyetur për vëllezërit dhe motrat e gjyshërve të mi, mësova vetëm se daja i madh, Jozef-i, (në Shqipëri prifti njihej me emrin „Dom Zefi”, shën .red.) ka ndërruar jetë në Shqipëri. Në atë kohë u mjaftova me kaq. Por natyrisht në vitin 2008 u rizgjua interesi im për të.

..Ky ishte viti kur ju mësuat se prifti Josef Marxen, martir i kishës katolike do të lumturohet, një motiv për të nisur kërkime të reja, të cilat u përmblodhën në një libër që ju e botuat këtë vit. Çfarë ju nxiti për botimin?

Cecilia Giebermann: Doja me këtë libër „Josef Marxen- misionar në Shqipëri – në kërkim të gjurmëve” të paraqisja figurën e tij si një misionar bindës, i ndershëm, ashtu siç e konfirmojnë edhe rrëfimet e dëshmitarëve të kohës. Doja ta rrëfeja historinë e tij.

Besimtarët katolikë e dinin që komunistët donin t’i vrisnin. Priftërinjtë mund të ishin larguar nga vendi për të vazhduar në siguri jetën e tyre. Por ata vendosën të qëndronin për të lënë edhe një dëshmi të besimit të tyre, shpesh nën tortura të rënda. Pas rrëzimit të diktaturës në Shqipëri besimi është i lirë të praktikohet. Shembulli bindës i martirëve të inkurajon.

Ju keni shkuar për këtë disa herë edhe në Shqipëri. Çfarë mësuat në këto udhëtime?

Cecilia Giebermann: Në Shqipëri e kuptova shpejt pse daja i madh e ka dashur këtë vend: Njerëzit janë miqësorë në një mënyrë të tillë që më ka prekur shumë edhe mua. Në veriun e Shqipërisë ata e jetojnë besimin katolik në një formë shumë të vjetër dhe të respektueshme, shoh shumë të mira tek kjo. Nga këto udhëtime kam marrë me vete këto përshtypje që përmenda dhe disa miqësi.

Dua të them se dëshiroj shumë që lidhja jonë me Shqipërinë dhe shqiptarët që vijnë këtu të bëhet më intensive. Ndoshta mund të na bëhen shembull përzemërsia dhe çiltërsia e priftit Josef Marxen në takimet e tij me shqiptarët./DW/

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...