2016-12-03

BETEJË PROPAGANDISTIKE RUSE NË BALLKAN

Rusia
Parlamenti Europian miratoi së fundmi (23.11.2016 ) një rezolutë kundër propagandës mediatike ruse të dezinformimit duke akuzuar Rusinë se ajo kërkon të përçajë BE. Rusia reagoi ashpër përmes zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme duke u shprehur se Moska do të veprojë njësoj nëse puna e mediave ruse kufizohet në BE.

Në një analizë të dpa-së pas rezolutës së PE-së, vihet në fokus ofensiva propagandistike e Moskës prej vitesh në Ballkan, një rajon i rëndësishëm për Rusinë. “Gati të gjitha vendet e rajonit juglindor janë më së shumti vende kandidate në BE ose vende anëtare të BE-së. Por shumë prej tyre, si Greqia, Maqedonia, Bullgaria, Serbia kanë tradicionalisht lidhje miqësore me Rusinë. Baza është feja e përbashkët ortodoske dhe përkatësia në familjen e madhe të popujsve sllavë”.

Anadolu më pak e suksesshme

Sipas dpa-së, mjetet kryesore të propagandës ruse janë agjencia e lajmeve “Sputnik”, e cila transmenton edhe serbisht, si edhe radiotelevizioni RT, më parë Russia Today. Për shkak se materialet ofrohen pa pagesë dhe arkat e rajonit janë bosh, lajmet e “Sputnik” gjejnë jehonë të gjerë. Ndërkohë mbështeten edhe partitë miqësore ndaj Rusisë si edhe lidhjet kulturore.

Edhe Anadolu, agjencia turke e lajmeve kërkon të gjejë vend në Ballkan, por ajo është më pak e angazhuar krahasuar me ofensivën ruse, shkruan dpa. Analisti i saj, Thomas Brey përmend Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën si vende ku dyert janë më të hapura për Anadolu. Në rastin e puçit ushtarak ky medium ia doli të ofronte variantin zyrtar të pafiltruar në mediat e Ballkanit, sipas tij.

Por dpa thekson se propaganda ruse është më e avancuar. Raportimet nga Moska rijepen me besnikëri të plotë në media ballkanike edhe për temat e brendshme- Shpesh në këto raportime pretendohet se armët ruse janë superiore krahasuar me ato të NATO-s, apo se Moska në ndryshim nga perëndimi i lëkundur angazhohet në krizat botërore, se Putini është i vendosur dhe garantues i së drejtës ndërkombëtare. Mediat serbe citojnë këtë muaj “Sputnik” pa verifikuar pretendimin e tij se “nëse Krimeja nuk do të ishte bërë pjesë e Rusisë, do të kishim një gjenocid të ri.” Ndërsa vetë “Sputnik” për shembull i jep hapësirë kryetares së Shoqatës së Gazetarëve Serbë, UNS, Ljiljana Smajlovic e cila e quan rezolutën e Parlamentit Europian si “proces të histerisë së një lufte të ftohtë.”

Në analizën e dpa-së, theksohet se BE ka filluar të mbrohet kundër dezinformimit nga Rusia, por mbetet me pikëpyetje, nëse ajo arrin me këtë shumicën e njerëzve në Europën Juglindore. Moska ia doli ditët e fundit të vendoste në shumë media ballkanike me shpatulla pas murit, Kroacinë, anëtaren më të re të BE-së. Arsyeja: Kreu i qeverisë kroate, Andrej Plenkovic gjatë një vizitë në Ukrainë kishte ofruar përvojën kroate në ribashkimin e pjesëve të shkëputura si Krimeja. Gazeta kroate e “Vecernji list” e vendos tani Kroacinë “në front të parë” për “mbrojtjen e perëndimit.”

MOS I KËRCËLLIT DHËMBËT GREQI, SE MUND TË TË THYHEN!


Marin mema
Marin MEMA

Marin memaNje Eurodeputete greke nga Qipro erdhi ne Tirane ne emer te PBDNJ (e cila ne leter duhet te jete nje parti qe bashkon, mbron, pa paragjykim te drejtat e njeriut) e tha se tashme na qenka momenti te mbrohen te drejtat e Vorio Epirit, per te mos perfunduar ne nje tragjedi siç ka ndodhur sipas saj me helenizmin qipriot. Nga krahu tjeter ministri i mbrojtjes grek, kercellit dhembet nga kufiri perballe nje tjeter vendi antar te Natos siç eshte Shqiperia….

Ore te dashur fqinje a ju ndodh ndonjehere ne jete te lini menjane ekstremizmin e te jeni qytetare te thjeshte?

Te mendoni se nuk eshte e drejte qe mijera njerez, popullesi civile te masakrohen, te vriten, t’u hapet barku, te dhunohen gra e femije? A ju ndodh te mendoni se ata femije kishin nena e baballare? Se ata femije kishin prinder, gjysher? A ju ndodh te mendoni se njeriu nuk eshte nje cope guri qe mund ta rrahesh me çekiç e ta gjysmosh e te mos ndjeje dhimbje??? A mundet njehere te vetme te jeni njerez te thjeshte pertej politikes e te kujtoni mijera njerez te vdekur rrugeve, sepse nuk ju la zgjidhje tjeter? Po femijet qe nuk mundet te shikojne varrin e prinderve a i mendoni? A ju duket e drejte kjo si qytetare, si nena e baballare, si njerez te thjeshte?

Ju vini ne Shqiperi hyni e dilni e mendoni se ne do te fleme ? Do te vazhdojme te pranojme? Do te ulim koken e do te krrusim shpatullat pa klithur? Jo, pra jo!! Nuk ka me histori te tille. Ne kemi te drejten e zotit te klithim, te flasim, te tregojme, te ulerasim, sepse ata mijera njerez sot nuk kane as nje varr te prehen.

Ju flisni per te drejta te njeriut me Vangjel Ziun (shtate standartesh ne krye), por nuk thoni kurre sesi mundet te keni frike nga nje gazetar, qe mund te mos jete Marin Mema, por do te jete kushdotjeter qe kerkon te tregoje te vertetat.

Ju flisni per te drejta njeriu, por nje shkolle per shqiptaret ne Filat, Margelliç, Gumenice, Paramithi, Preveze, Parge, Arte, Negovan, Konice, Bellkamen, Plikat etj nuk e hapni. Bile ju as nuk i lejoni te ndihen shqiptare sikurse jane nga rrenjet. Ju nuk lejoni nje kamera e jo me nje shkolle. Ju flsni per te drejtat e njeriut, por kurre nuk pranoni nje varreze per çamet e masakruar, se pertej mendesive dhe justifikimeve tuaja, nuk besoj se femijet ne barke te nenes, ishin bashkepuntore me nazistet.

E pra ne nuk kemi frike nga e verteta, aspak, e aq me pak nga nje ekstremist qe fle gerxheve me ushtrite si per te treguar se jeni te fuqishem. Nuk kemi frike se jemi me te drejten e te verteten, nuk kemi frike sepse ne kurre s’kemi patur frike nga ekstremistet qe qarraviten sikur tu kene çjerre fytyren e tu kene vjedhur buzkuqin.

Nuk dua aspak t’i futem çeshtjes se pronesise e perplasjeve ne Himare edhe pse familjes sime dikur pronat ne Libohove e Gjirokaster na i mori me para nen dore ne gjykata nje biznesmen i madh e i njohur grek qe ne fillim vitet 1990 qe kishte para te madhe ndryshe nga fisi yne. E pra ne kishim te drejte te ngrinim gjithçka ne kembe, sepse na moren te drejten, por ne shqiptaret shpesh here kemi qene te tille, te urte, te permbajtur, duke pranuar edhe vendime te tilla. Ne nuk gerthitem se po na cenonin te drejtat, as se po na grabisnin, por pranuam korrupsionin e imponuar nga greku para-madh.

Ne kete rast nuk dua te futem ne debatet e Himares, edhe pse besoj se nuk eshte ndryshe Himara nga Tropoja, Kukesi, Durresi, Tirana, Vlora apo tjeterkund. E ne radhe te pare ç’pune ka nje eurodeputete qipriote qe boll probleme ka ne ishullin e saj, te merret me problemet shqiptare? E keshtu gjithelloj figurash edhe nga ata qe dikur mbronin pronat e shqiptareve himariote, por qe sot per nje post deputeti kane shitur edhe breçkat bashke me rrenjet???

Te dashur fqinj, kohet e presioneve kane shkuar, kohet e ekstremizmave po ashtu, e bashke me to edhe kohet kur kercellitjet e dhembeve na shtangnin….

Nese doni, Shqiperia ketu eshte, ka burra, ka djem, ka gra, ka femije, ka shqiptare, ju siguroj shume me europiane sesa ju, qe dine te duan e mbrojne kete vend. E pra, ne do te kerkojme çdo te drejte tone. Nuk ju pelqen???? Ky eshte problemi juaj. Mund t’ju them veç keq; hapni syte, ngrini ura te verteta bashkepunimi, pranoni te bashkejetoni si europiane, te ecni bashke me ne ne Ballkanin e trazuar, e mos kercellisni fort dhembet, se rrezikoni ne kete vend t’ju thyhen. E ne nuk jemi dentiste.

Ndahet nga jeta publicisti Andrea Stefani

andrea

Ndahet nga jeta publicist dhe gazetari Andrea Stefani, pas betejës me sëmundjen e rëndë. Stefani ka gjetur vdekjen në një spital në Romë, ku po kurohej prej disa javësh.Prej vitesh publicist i njohur ka qenë bashkëpunëtori i gazetës “Shqip”, në rubrikën opinion.

Stefani kishte rreth 20 vjet që punon si gazetar dhe opinionist në organe të ndryshme të medias shqiptare. Njihet për qëndrimet dhe pikëpamjet jo konformiste me pushtetet e radhës në Shqipëri. Dimensionit të tij si gazetar i bashkëngjitet edhe aktinizmi i theksuar, veçanërisht në përpjekjet qytetare kundër korrupsionit dhe dominimit autoritarist të shtetit. Ka qenë kryeredaktori themelues i së përditshmes “Shekulli” dhe për shumë vjet drejtues i programit investigativ antikorrupsion “Hapur”. Për më shumë se 10 vjet është mjaft i pranishëm në debatet e përjavshme televizive. Është autor i librit publicistik “Albanistan”.


*****


O MAQEDONI O LUFTË?

ANDREA STEFANI


Andrea StefaniKanceri i Maqedonisë është urrejtja mes etnive, dhe në radhë të parë mes atyre dy kryesoreve, maqedonase dhe shqiptare. Maqedonia, shteti i vogël që duhet të ishte projekti pilot i bashkëjetesës europiane mes kombeve në gadishullin e sherreve, luftërave dhe masakrave ndëretnike, nuk po pushon së qenë një çakmak në fuçinë e Ballkanit, mjerisht, akoma plot barut urrejtjeje nacionaliste. Duhet vetëm një dorë, një gisht, një “çak”, një shkëndijë që ajo të shpërthejë! E kur i kanë munguar duar të tilla Ballkanit?

***

Urrejtja ndëretnike është ajo që ka penguar edhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Kjo e fundit, synon të krijojë një republikë, ku të gjithë shtetasit, pavarësisht kombësisë, të ndihen të barabartë. Marrëveshja e Ohrit synon që të krijojë popullin, demosin e shtetit të Maqedonisë sipas frymës supranacionale europiane. Por demosin po e shqyejnë që në djep gjakimet, mllefet, urrejtjet nacionaliste, ndërkohë që si çdo foshnjë, edhe demosi mbikombëtar i Maqedonisë ka nevojë për kujdes e dashuri.

***

Urrejtja mes shqiptarëve dhe maqedonasve në pikëpamje sociale, ka çuar në segregacion dhe aparteid. Një maqedonas nuk shkon kurrë në një kafene shqiptarësh, një maqedonas e shmang tregtarin shqiptar sa të mundë – më thoshte një shqiptar me banim në Maqedoni. Maqedonasit dhe shqiptarët nuk kanë marrëdhënie njerëzore mes tyre. Ata mund të kenë marrëdhënie formale, burokratike apo politike, por jo marrëdhënie njerëzore. Për shembull, martesa mes shqiptarëve dhe maqedonasve nuk ekzistojnë. Këto komunitete etnike janë më keq se të ndara me mur, sepse janë të ndara në zemër. Urrejtja e ministres Jankullovska për shqiptarët që, sipas saj, u dashkan spastruar, u shfaq gjenetike në përgjimet e denoncuara nga vetë opozita maqedonase. Ajo të kujton urrejtjen e një zyrtari tipik nazist për hebrenjtë. Dhe është e frikshme kur mendon se kjo mund të jetë fryma dominuese në komunitetin maqedonas. Sepse ajo urrejtje nuk ka mundësi të jetë një dukuri e veçuar apo një psikopati e një apo dy individësh. Asnjë politikan shovinist dhe nacionalist si Jankullokvska, nuk mund të arrijë të bëjë karrierë deri në majat më të larta të politikës, nëse nuk mbështetet me votë nga një pjesë e mirë e elektoratit. Etnonacionalizmi në majat e politikës maqedonase denoncon edhe rrënjët masive të këtij etnonacionalizmi në elektoratin maqedonas. Dhe kjo e bën edhe më të vështirë zgjidhjen e problemit. Kuptueshëm, një e tillë urrejtje nuk mund të mos gjejë replikën, me të njëjtën monedhë nacionaliste, në komunitetin shqiptar. Urrejtja pjell urrejtje!

***

Që të mbijetojë Maqedonia ka nevojë të deshovinistizohet. Gjëja e parë që duhet bërë nuk janë bisedimet me politikanët që mund ta fshehin etnonacionalizmin poshtë kostumeve europiane. Është urgjente që atje të kurohet sindroma e urrejtjes ndëretnike. Dhe kjo kërkon programe të fuqishme. Gabimi i komunitetit ndërkombëtar është se ka vite të tëra që ka mbyllur sytë përpara kësaj plage kanceroze që e pa mbyllur, vështirë të mos çojë një ditë në çarjen e Maqedonisë pasuar, me gjasa të forta, nga një reaksion zinxhir për tërë Ballkanin dhe vetë Europën. Ndërkombëtarët janë përpjekur ta anashkalojnë këtë çarje reale me gjoja bashkëpunimin politik, deri në nivel qeverie, mes shqiptarëve dhe maqedonasve, bashkëpunim që nuk mund të jetë kurrë real sa kohë që themeli i tij, bashkëjetesa e komuniteteve etnike, nuk është reale. Jo rastësisht, edhe në rrafshin politik, shqiptarë dhe maqedonas e refuzojnë “martesën” domethënë, krijimin e partive politike multietnike. Prandaj, pavarësisht qeverive apo protestave me dy flamuj, Maqedonia tronditet kohë pas kohe, si në Kumanovë, nga llava e urrejtjes etnike që vlon poshtë kores politike. Dhe është miopi të jesh i sigurt që një vullkan i pashuar etnik të mos shpërthejë një ditë duke rrezikuar të fusë në konflikt të gjithë rajonin madje, shumë më gjerë. Prandaj nuk është gabim, edhe në kontekstin e acarimeve me Perëndimin të një Rusie përherë e më hegjemoniste, të thuash se sot ofrohen vetëm dy opsione: O Maqedoni o luftë!


******

Gentiana Sula votohet si kryetare për hapjen e dosjeve të sigurimit

Zv/ministrja, Gentjana Sula, gjate prezantimit te Ministrit te ri te Mireqenies Sociale dhe Rinise, Blendi Klosi para stafit te kesaj ministrie./r/n/r/nGentjana Sula, deputy Minister of Youth and Social Welfare, during the presentation of Minister of Youth and Social Welfare, Blendi Klosi to the staff of this ministry.

Qeveria propozoi si anëtare zëvendësministren GentjanaSula

Zv/ministrja, Gentjana Sula, gjate prezantimit te Ministrit te ri te Mireqenies Sociale dhe Rinise, Blendi Klosi para stafit te kesaj ministrie./r/n/r/nGentjana Sula, deputy Minister of Youth and Social Welfare, during the presentation of Minister of Youth and Social Welfare, Blendi Klosi to the staff of this ministry.

Gjatë muajit shtator gjithashtu do të krijohet dhe Autoriteti për Hapjen e Dosjeve, pesë anëtarët e të cilit do të zbulojnë spiunët e sigurimit. Sipas kritereve të përcaktuara në ligjin e ri për hapjen e dosjeve, dy anëtarë të Autoritetit do të jenë të Kuvendit. Ndërkohë ky institucion ka hapur tashmë garën dhe në shtator pritet që të bëhet zgjedhja e dy anëtarëve. Një anëtar i takon qeverisë. Këshilli i Ministrave e ka bërë publik tashmë emrin dhe ajo do të jetë Gentiana Sula, zëvendësministrja e Çështjeve Sociale. Një tjetër emër do të zgjidhet nga ish të përndjekurit politikë dhe ata kanë propozuar Daut Gumenin. Ndërsa anëtari i fundit do t’u përkasë shoqatave për të drejtat e njeriut, të cilat propozimin e tyre pritet ta bëjnë në shtator. Pasi të ketë nisur funksionimi i këtij autoriteti, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe SHISH-i do të bëjnë kalimin e dosjeve. Ndërsa në muajin tetor, Autoriteti pritet që të miratojë rregulloren e organizimit dhe funksionimit të tij. Sipas përcaktimeve në ligjin për hapjen e dosjeve, detyra më e rëndësishme është ajo e komisionit përgjegjës ose Autoritetit. Ky subjekt mbledh, ruan, administron dhe përdor dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Po ashtu, Autoriteti vë në dispozicion të autoriteteve shtetërore përkatëse çdo informacion të siguruar gjatë veprimtarisë së tij, kur kjo kërkohet për qëllime të hetimit dhe ndjekjes penale.





Hapja e dosjeve, pr/ligji: 
Komision jashtë politikës


Related image


Projektligji për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit parashikon ngritjen e një autoriteti kombëtar, i cili do të drejtohet nga pesë përfaqësues, të cilët nuk duhet të jenë pjesë e politikës.

Kandidatët duhet të votohen me shumicë të cilësuar nga Parlamenti dhe duhet të jenë figura të pastra. Zëvendësministrja e Mirëqënies Sociale, Gentiana Sula tha se krijimi i këtij institucioni do të shoqërohet edhe me sekretariatin teknik.

“Çdo qytetar të mund të dijë ç’i ka ndodhur në të shkuarën e vetë. Do t’u jepet akses qytetarëve, por edhe institucioneve kushtetuese nëse do të duan të dinë për të kaluarën e personelit të tyre. Edhe gazetarët duhet të akreditohen për të pasur të drejtat e aksesit, natyrisht pa prekur privatësinë e njerëzve të tretë”, deklaron Sula.

Krijimi i kësaj strukture që do të merret së pari me grumbullimin, sisteminin dhe dixhitalizimin e dosjeve kërkon një faturë të lartë financiare.

“Qeveria do të jetë aty dhe Kuvendi do të vendosë, sepse kjo do të ketë një kosto, qoftë ngritja e këtij komisioni, puna, stafi, etj”, saktëson Sula.

Por ky projektligji do të hartohet sipas ligjeve kushtetuese të Shqipërisë, çka bën që në të të përfshihet edhe lustracioni.

“Është vendimi i Gjykatës Kushtetuese për një ligj të ngjashëm lustracioni të diskutuar në vitin 2008 dhe janë rekomandimet e Komisionit të Venecias për zbatimin e një procesi lustracioni, që nuk është gjueti shtrigash, që eleminon anti-kushtetueshmërinë”, nënvizon Sula.

Ekspertët e Ministrisë së Mirëqënies Sociale po punojnë duke u mbështetur në modelin gjerman të dokumentave të Stazit.

 Gentiana Sula votohet si kryetare 
për hapjen e dosjeve të sigurimit

Related image

Parlamenti ka votuar me 69 vota pro dhe 1 abstenim si Kryetare të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula.

Autoriteti që do hapë dosjet përbëhet nga kryetarja Gentiana Sula, ndërsa anëtarë do të jenë Altin Hoxha, Mariglen Kasmi, Daut Gumeni dhe Simon Miraka.

Me 71 vota u miratua edhe projektligji për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9363, datë 24.3.2005 “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare
jashtë vendit”.

Projektligji për zhvillimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë dhe sigurimin e të drejtës së kalimit u miratua me 71 vota pro.

Ndërsa projektligji për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë u kalua me 71 vota.

Gjithashtu parlamenti miratoi projekt programin e punimeve të Kuvendit për periudhën 30 nëntor – 24 dhjetor 2016.

Projektligjet u miratuan vetëm me votat e shumicës, pasi opozita nuk ishte e pranishme, pasi e bojkoti seancën plenare.

Nderkaq, mazhoranca e majte per dyten seance radhazi deshtoi ne votimin e Kodit te ri Hekurudhor, draft ky qe kerkon shumice te cilesuar prej 84 votash, por qe shumica edhe pse i ka numrat nuk arrin ti binde deputetet te marrin pjese ne votimet e se enjtes.

UNË KAM BESUE GJITHNJË TEK HAPJA E DOSJEVE !!

Nga Fritz RADOVANI: Leter...


 Image result for gentiana sula

GENTIANA SULA


E nderueme zonja Gentiana Sula!

Pak ditë perpara u njoftue se: “Gentiana Sula votohet si kryetare për hapjen e dosjeve të sigurimit. Parlamenti ka votuar me 69 vota pro dhe 1 abstenim si Kryetare të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula.”

Nuk kerkova të dhana tjera rreth biografisë dhe aktivitetit Tuej...

U perqendrova tek kjo foto e Jueja që mu duk se flet mjaft persa më intereson sot.

Do t’ Ju shkruej per dy raste që kam pasë me njoh dy persona në jeten time, dhe jam shumë i sigurtë se njëditë do të më kujtoni!

Ishte viti 1962 kur jam kenë smurë dhe shkova per mjekim në Spitalin Ekstrapolmonar të Vlonës. Ishe 22 vjeç. 

Porsa mërrijta atje, një tiranas djalë i ri, më njohu me një të sëmurë të interrnuem nga Shkodra, Françeskan i dënuem në vitin 1947, At Frano Kiri...

Nuk e njihshe fare po, i kishe ndigjue vetem emnin. Sa ju afrova shtratit të Tij më njohu. Ishte me Ate një grup të rijshë që e kalonim kohen tue luejtë domino... 

Mbasi delshim nga mensa në drekë, At Frano, shkëputej dhe shkonte tek një stol nën hije të një peme dhe aty, ulej e lexonte gazeten... Po, sa kohë? – Besoj se lexonte kater faqet e saj...

Një ditë Ju afrova dhe mbasi pashë se po lexonte gazeten “Zeri i Popullit”, e pyeta: Mirë se ke vullnet me lexue, po nuk priton perditë me lexue rrenat e komunistave bre Burrë, dhe as, nuk priton me lexue kater faqet me rrena të “Zerit Popullit”..?!

Ai qeshi dhe, më tha: Shiko, unë i lexoj të kater faqet, po jo se shka shkruejnë këta...

Per me marrë vesht të verteten nder shkrimet e tyne, “unë lexoj shka asht e shkrueme tek e bardha në mes të rreshtave të zezë!”... Qeshem, po fjalët e Tij nuk i harrova kurrma!

***
Burrat e mendshem me pak fjalë kanë lanë vepra të shkrueme në Shkoder!

Një prej Tyne asht kenë ekonomisti Zef Shiroka, vllau i mjekut njohun Federik Shiroka. Per Zefin thonin se “asht nder Burrat e rrallë me cilësi të mira!”

Një ditë një mik e pyeti: “Zef, a me të vertetë je Burrë i mirë, ashtu si të njeh Shkodra?”

Zefi e shikoi, dhe me buzë në gaz i tha: “E dij unë se shka kam hjekë me më thanë sot gjithë Shkodra, se Zefi asht Burrë i mirë!

Vetem pesë minuta i duhen njeriut per me kenë ‘burrë i keq’, prandej, nuk asht aq e thjeshtë me u quejtë Burrë i mirë në Shkoder...”

Zef Shiroka dhe shumë Burra të mirë në Shkoder, edhe e mbyllen jeten e tyne jo vetem, me këte Epitet nderi, po edhe të provuem nder hetuesi si të tillë!

***

E nderueme zonja Gentiana,

Papa Gjon Pali II kur vizitoi Shqipninë me 25 Prill 1993, ka thanë në Sheshin Skenderbeu se: “Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vllazen dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerzimit!..” 

E, dokumentacionin e kësaj tragjedije të pashembullt që ka ngja tek ne, sigurisht, keni me e pasë në kujdes dhe studim Ju. 

Piksynimi i Juej ka me kenë nxjerrja në pah e asaj që ka ngja dhe ekziston në Shqipni, pikrisht nder Dosjet që kanë me kenë nder duertë Tua, me synimin drejt së mires: Me shikue Perpara!

Në të vertetë ky kusht nuk lejon me u rikthye tek të njajtat krime po, edhe siç porositë Papa Gjon Pali II, “ky asht shtegu ma i mirë per një proces pajtimi të vertetë!” 

Në vitin 1998 kam lexue edhe unë “në mes të rreshtave të zezë” disa Dosje, dhe kur kam shkrue per ato Dosje, kam shkrue “Vetem të Verteten”!

Do të më pelqente fort që mbas disa vitesh... Edhe per Ju, të thonin Shqiptarët e vertetë:

“Gentiana asht me të vertetë një Shqiptare Burrneshë, po, edhe një zonjë e nderueme!”

E kjo, asht vetem në doren Tuej! Koha ka me tregue Vepren Tuej!..

Me shumë respekt!  

            Melbourne, Dhjetor 2016.



























Përmendore Poetike kushtuar Sali Çekajt



( Emërtuar: "Puhizë mbi KOSHARE")


Para disa kohësh u botua libri më i ri poetik, kushtuar veprës dhe jetës së heroit Sali Çekaj.

Ky personalitet enigmatik, është protagonisti kryesor, jo vetëm i librit dhe poezive por edhe i luftës së Koshares të cilën ai me germa të arta e radhiti në histori, kurse ajo e ngriti atë në Hero të atdheut dhe kombit përgjithmonë.

Përveç ndihmesës në përgatitje dhe strategji luftarake, Sali Çekaj u dallua edhe si njëri ndër udhëheqësit kryesor të saj, i cili bashkë me heroin Agim Ramadani e drejtuan me shumë sukses këtë betejë çlirimtare.

Aty, me ushtrinë e tyre të lavdishme çlirimtare, mundën serbët në përballjen frontale për ti dëbuar ata njëherë e përgjithmonë nga trojet tona heroike.

Që prej invadimit të dhunshëm serbë, tokat tona ishin masakruar me prerje cezarike, duke ndarë dhunshëm mes për mes vatra e familje, fusha e male, shumë rajone dhe atdheun tonë më dysh.



Ndaj, Trimat u nisën nga majat më të larta, ku do të shkruhej piedestali i historisë sonë më të re kombëtare-prej Koshares heroike, për zhbërjen përgjithmonë të kufirit shqiptaro-shqiptar, i cili mëse 80 vite para betejës ishte vendosur atje me forcë nga Serbia, ku do të mbahej po ashtu dhunshëm në qindra kilometra gjatësi, duke ndarë Kosovën nga Shqipëria dhe shqiptarët në disa shtete.

Kështu që, edhe autorët e vargjeve të kësaj përmendoreje poetike, për ngritjen e një “lapidari” poetik, sa më ndriçues e historik me rreshtat e zgjedhur nga poezitë e tyre, skalitën dhe pikturuan aq mirë figurën përkujtuese të heroit, me materialet më të mira shpirtërore që kishin, të cilat pa mëdyshje do tu qëndrojnë kohëve e viteve, e le të shpresojmë edhe shekujve në të ardhmen.

Secili dha maksimumin nga vetvetja dhe përmbajtjen më të mirë të mundshme që kishin, nga potencialet e tyre krijuese të vjershërimit, duke filluar me poetin e mirënjohur kombëtar Visar Zhiti, me të cilën edhe fillon valëvitja e kësaj puhize dhe këtij Libri-Përkujtim.



Ai në poezinë e tij " Ploja në Kosovë" Dardanin tonë të vjetër do ta quaj;



"Fushë e madhe e dhembjes.....



e cila sipas poetit;



mblodhi tragjeditë e Ballkanit....

të gjallëve e të vdekurve....



për ta vulosur domethënien e vargjeve të zgjedhura nga rreshtat e fundit të poezisë ku shprehet plot ngazëllim se si:



"Liria e Kosovës sot është kryeliria e botës"



Autorja e radhës, Ajete Povataj, fatin e atdheut e lidh me bëmat e figurës kryesore të luftës dhe fitores e cila që në titull të poezisë, heroin e quan "Legjenda e kroit të Dardanisë" ndërsa emrin e tij e pikturon të dubluar, si;





"dashuri për atdhe" dhe "dashuri për liri",



patriotizmi i të cilit, thotë se-qëndron mbi malet e Kosovës.



E përmasat admiruese ndaj tij, përpiqet ti shtyjë e përforcoj më tej edhe Ali Alidemaj në poezinë "Heroi i Kosovës“ ku për Sali Çekajn ,thotë se;



"jeton në çdo zemër ,

në çdo shtëpi"



për të vazhduar me Agron Tolajn, i cili që nga burgu i Nishit në prillin e vitit 2000, heroin tonë të shtrenjtë do ta emërtonte si;



"Udhërrëfyes të Lirisë"



Megjithëse titujt dhe fjalët e radhitura në Poezitë e Zgjedhura të Autorëve, mundohen të jenë të ndryshme nga njëra tjetra, domethëniet e tyre flasin të njëjtën gjuhë, dhe sikur të gjitha përnjëherë ledhatojnë barabartë dhe aq përmallshëm heroin, gati me të njëjtat ndjenja prekëse duke ia thënë pothuajse të njëjtës këngë lavdie, për bëmat e veçanta të tij.



Madje, poeti Ali Berisha, do të shkoj edhe më tej, duke personifikuar ndjesitë e tij shpirtërore me gjuhën e personazhit, me ç`rast na bëhet sikur vet Sali Çekaj, me gojën e tij, thotë këto fjalë;

"Rashë unë që t`ia shtoj luftës krenarinë dhe Namin historisë së atdheut".

Pra, secili autor përpiqet që heroit t`ia ngrejë sa më lartë shkëlqimin, përmes zgjedhjes së fjalëve më tingëlluese dhe porosive më ndriçuese që ata kanë dhe dinë.

Me një shembull kësisoj na vjen edhe Arif Molliqi, apo njëri nga përpiluesit e kësaj vepre, ,i cili mes tjerash në poezinë,"Te rrasa e zogut" shprehet:



"Aty ku rrasa e zogut ju pret

.............................................

"Vjen Zëri i Sali Çekajt dhe thirrjet e frymëzuara të Agim Ramadanit",



të cilët, sipas autorit, i betohen;



" Të Bukurës Kosovë" se, "Ne lindim dhe vdesim për Ty"



Ndaj, njëjtë si populli, vuajnë edhe poetët, për të drejta dhe liri, në vendin ku ata nuk mund të mbijetonin pa heronjtë e tyre.

E kush më mirë se një bir i një familje të dëbuar si vëllai ynë çam-poeti Bardhyl Maliqi, do ti vërtetonte këto me vargjet e dalura nga shpirti i djegur dhe lëkura e rënë 9 herë, e një populli dhe pjese të madhe të kombit tonë si çamët, të dëbuar me zjarr e hekur para mëse 100 vitesh-nga grekët, pa të drejtë kthimi në tokat e tyre ku jetuan gjyshër e baballarë, për të parë e shijuar, sadopak atdhe të ndaluar-çam?!...

Ai edhe në Poezinë e titulluar "Paturpësisht jetoj pas teje"e fton plot dhembje e nostalgji- heroin që atë dhe gjithë të dëbuarit çamë, ti thërrasë në zgjim dhe frymëzoj për lirinë e Çamërisë, duke ua përkujtuar besën të cilën ata kishin dhënë për trojet e tyre, dikur:

"Ngrihu o im vëlla Sali Çekaj se të pret Çamëria"

"Vjen e troket në portën time çame dhe më thua"

Zgjohu burrë i dheut, ku e ke besën për trojet e tua"



Kurse,autori Beqë Lokaj në poezinë" Para lapidarit të heroit" shprehet se:



"natën e luftës, "ecnin së bashku Krisma,Kënga dhe vdekja".



Derisa,Bilall Maliqi në poezinë "Pavdekësia" është i bindur se ishte heroi ai i cili:



"Në udhët e idealit,

çeli portën e guximit"



Për të cilin,Bujar Salihu, në poezinë "Parakalimi i majave" sikur ka dëgjuar;



" natën e fundit u foli burrave

Nesër do të hym në Deçan

Një flamur për ti lënë Jusuf Gërvallës..."



Ndaj,Dan Gashi me poezinë "Në Koshare" pas gjithë këtyre vuajtjeve dhe peripecive, na njofton se:



"Në Koshare u hoq guri

U derdh gjaku u ngrit Flamuri"



Vend ku sipas Emrush Lokajt te poezia "Rrasë Koshare"çdo gjë ishte bllokuar,dhe nuk vuanin më vetëm njerëzit nga ndalim-ndarja me kufi, por;



"ishin mërzit dheu e lisi

në Shqipni t`vjetër me shkue"



Rrugët e mbyllura të atdheut, mundi ti çelte vetëm një prijës epoke si Sali Çekaj, për të cilin poeti Faruk Tasholli në poezinë "Një kuvendim me Salih Çekajn"shprehet plot pietet:



"Përmes gjethesh rënë përtoke

Krah njeriu, prijës epoke".



Kaq të mëdhenj pra- ishin heronjtë e Koshares sa që sipas poezisë së Fran Tanushit "Atë ditë".ata:

"Më 9 prill të vitit 99"

"Kodin e tmerrit deshifruan"

Për ç`shkak edhe autori i këtyre rreshtave i ekzaltuar nga mundja ballë për ballë e armikut në betejën e lavdishme të Koshares, me gëzim grish në "iso ",të gjithë bashkatdhetarët të këndojnë një strofë të zgjedhur nga poezia "Heroit të Koshares" si këngë fitimtare:;


Kur Saliu me Agimin Mundën gjakatarët

Qiell dhe Tokë e atdheut Gëzuan me shqiptarët"



Ashtu si në çdo luftë e betejë, fitorja me gjithë tërë sublimitetin e saj, për fat të keq, nuk pati vetëm këngë e gëzim, por edhe gjak e varre, për të cilën u dashtë të paguhet një çmim tejet i lartë, përfshi edhe vet jetën e dy heronjve kryesor të saj.

Këtë,në poezinë "Dragoi Kosovar", na e kujton Halil Fazliu,i cili për rënien e Sali çekajt,do të shkruante:



"Dhe pikat e gjakut aty i lëshove

E pastaj ato fluturuan në amshim"



Kurse Haxhi Vokshi, heronjtë i do ende të gjallë, dhe në rreshtat e poezisë "Takim me Luftëtarët e lirisë" sikur takohet personalisht me ta dhe imagjinon:


"Folëm për teoritë e luftës .....

...... për lirinë"



Me një nuancë pak më ndryshe, në përshkrimin e realitetit na vije poeti dhe intelektuali i mirënjohur Kërçovar Ilmi Veliu,i cili në vargjet e Poezisë "Me kokën lart" gërsheton historitë mitike me qëndrimin e burrëror dhe të pa epur të heroit:

"Kryelartë në shumë beteja.....

... u bëre Kala:Gurë mbi gurë"

............................................

dhe kur të mori plumbi

me kokën lart si burrë"



Ndjesi edhe më të thella malli e krenarie për Sali Çekajn do të shprehte miku i tij, Islam Sadiku,në poezinë "Pranë Salihut"i cili heroin e portretizon edhe me fuqitë fluturuese të legjendës dhe simbolikës së lindjes e zbardhimeve mëngjesore mbi lartësitë e qiellit;



"Të gjeta në Koshare

Madhështia jote i ngjitej Diellit

Dhe Agimeve të Pavarësisë"



Relikti imagjinar, vazhdon edhe me poezinë e Liman Zogajt"Kur gjaku bëhet liri"i cili shton se:



"Kosharen e zuri oshtima

kur shqiponjat

U bënë yje mbi gur"



Pasi që, sipas Maxhun Smajlit, tek poezia, "Dialog me luftëtarin e lirisë" heronjtë tan u ngjitën:



"Atje ku vdekja vjen me shpejtësi

Për tu takuar me luftëtarët e lirisë"



Rrezatimi i të cilëve sikur zmadhohet edhe më tepër në poezinë me titull "Ai n`hapa kolosal" nga Mentor Thaçi,i cili me krenari shpjegon se si:



"Kolosi në Belle

me një palë krahshtrirje

mban Rugovë

mban krismën në Koshare"



Ndërsa Murteza Osdautaj, në poezinë "Baladë e vonuar", shprehet kështu për të rënët;



"Erë blinjësh jeni bërë,frymë lirie

Vargje legjendash si zë kënge

............................. luftëtar"



Ngase Heroi ishte i atillë që

"Syri nuk i trembej kurrë,...

nga fjalët e të cilit lëkundej edhe guri"

Ndaj, në shenj respekti, Jashar H.Selmanaj, në poezinë "Arkitekti i luftës"

për heroin shpjegon se ;

"Në zemër ai kishte të qëndisur një flamur."



Kështu, stil kulmor i përshkrimit të veprës historike mbi heronjtë e Koshares, për nga përmbajtja dhe metaformizmi i një kronike kohe të kthyer në legjendë bashkëkohore, përjetohet më së ndjeshmi në vargjet e poetit të mirënjohur, Musa Jupolli, i cili në Poezinë "Sali Çekaj i Dardanisë" në mes tjerash apostrofon

" Kosharja në Kushtrim

.........................................................

Brigada 134 në kujtesë të historisë

..................................................

Sali Çekajn e Agim Ramadani,në bashkim të Shqipërisë........................"



Ndërsa, Naim Fetaj në Poezinë "E diela pa te" kështu shpreh,dhembjen,vuajtjet dhe mallëngjimin e pafund për rënien e heroit:


"Retë pikëlojnë pranverën

E dhembja lotët shkund"

E diela pa të

Qenka shumë e rëndë"



Derisa në anën tjetër ,poeti Naim Kelmendi i përveç shprehjes së gëzimit për fitoren në betejën e Koshares,në poezinë e titulluar, "Mundja e përbindëshave" numëron edhe vuajtjet nën okupim:



"Miliona orë terri në robëri

Burgu mi ka rrufitur prangat"



Kurse Nazif Ramabaja,në poezinë "Komandanti SalihÇekaj", vlerëson lart vendosmërinë dhe vetit liridashëse të heroit, kurorëzuar me aktin më sublim të tij, sepse:



"Ai nuk heshti

Kur ligjëroi e tha:

Këto bjeshkë s`kanë kufi

As nuk durojnë robëri"



Për të sqaruar me poezinë e Neki Lulajt,

" Te rrasa e zogut" se ai vend ishte;

" Fole ku fle e zgjohet trimëria"



Ndërsa, Nezir (Mexhit) Beqiri, në poezinë "Zëri i Koshares" porosinë e bashkëluftëtarit të Sali Çekajt, Agim Ramadanit e sheh si formë-kushtrimi:



"prej Koshares flet Agimi

dërgon të fala Karadakut

Nga Dukagjini i Dardanisë

I bëjmë roje Shqipërisë"



Pra,trimëria e heronjve të Koshares, jo vetëm se ka impresionuar shumë bashkëkombës anë e mban trojeve shqiptare, por të gjithë atdhedashësit sikur kënaqen deri në pakufi me përkëdheljet dhe frymëzimin që ata përjetojnë nga këto akte kaq sublime të shekullit XX, kudo që flitet shqip përfshi edhe shtetin amë Shqipërinë.

Këtë na e dëshmon Nikollë Loka, në poezinë e tij me titull "Ti ëndrrën na e mban gjallë", i cili nga vendlindja e tij e lirë, shprehet aq i entuziazmuar me aktin e heroit:



"Atdheut iu bëre dritë

e shpirtin e shndërrove në flakë".



Nga krejt ajo sa u tha deri më tani, pothuajse tek të gjithë autorët pa përjashtim, krijohet përshtypja se pa ndriçimin heroik të Sali Çekajt e Agim Ramadanit me fitoren e luftës në Koshare, nuk mund ti kthehej lavdia e humbur atdheut i cili për afro një shekull vuante nën terrin e robërisë.

Ndaj edhe okupimi mbi trojet dardane, u shkul me rrënjë bashkë me gurin që ndante atdheun dhunshëm mbi koshare, aty ku heronjtë tanë, përfundimisht bashkuan tokat shqiptare.

Kujtimet për Sali çekajn, do ti evokoi me shumë dhembje edhe aktori ynë i mirënjohur, Nimon Muçaj, i cili në poezinë me titull artistik dhe domethënës "Pranverë e këputur në koshare"na sjell si dëshmi, një fragment mjaft prekës nga ditari i heroit, shkruar më datën 15.03.1999,apo vetëm rreth një muaj,para rënies së tij,ku Sali Çekaj,i mbushur me vërshimin e shumë kujtimeve,habitet dhe pyet:



" Çka nuk më përkujton kjo ditë "pranvere"

ku do ti pres ditët e ardhshme?"



Ndaj,i prekur thellë nga përmbajtja thuajse paralajmëruese e kësaj fraze, për fatkeqësinë që së shpejti do të godiste mbi heroin, aktori gufon plot dhembje;



"Gurkufiri....ka rënë përmbys",



por...



"........te gurishta ishte pusia"



e cila mjerisht nuk i dha më shumë kohë heroit, sesa para vdekjes të urdhëronte:



"Mos i lëshoni pozicionet"



dhe

"racionin e fundit ,t`ia linte ushtarit"

ngase

"çetina shkundet e dëbora përgjaket"



E kjo nuk ishte vetëm vuajtja e një personi,por edhe dhembje e madhe që vret ende sot, një mynxyrë e pa-zbërthyer as për vet aktorin, i cili ishte më tepër se dashamirë i përzemërt i heroit.

Kështu,gjatë udhëtimit nëpër faqet e këtij libri, ne arrijmë deri te vargjet e titulluara "Nën rrezen e një përmendoreje" të Pal Sokolit, i cili përshkruan peshën e kufirit të huaj, që na rëndonte të gjithëve mbi qafë, por heroi e përjetonte atë më rëndë se të tjerët, ndaj ai me gjak do ta hiqte prej andej.



"Me shekuj mbi qafë i rrinte,

peshë e gurziut kufi" ............

..............................................

të cilin,

"Me gjak na bënë të ngulitur

me gjak e hoqe ti"



Për këtë akt sublim, heronjtë tanë pranuan edhe çmimin më rëndë ta mbartin mbi vete si qefin të bardh mbështjell rreth koke, traditë nga malësorët kreshnik të kohës që dikur mbanin harxhimet e vdekjes me vete.Ndryshe nuk do të arrihej liria, me gjithë dhembjen e madhe që ne ndjejmë për ta.

Ndaj, mallin për rënien e tyre e shpreh edhe poetja Rita Saliu, tek poezia e titulluar "Në Koshare" me fjalë përvuajtësie:



"Sa e vështirë qenka Bacalok

Të jesh në Koshare pa Agimin dhe Saliun"



Me ç`rast, duhet ta theksojmë fort se nuk ka si të tingëllojë ndryshe dhe më prekshëm një shprehje e tillë sesa përcjellja e saj në mënyrën poetike, e cila shpesh herë shpërthen në përmasa e largësi,ku njeriu nuk mund të arrij kurrë?!.....



Një reflektim të veçantë të pezmit shpirtëror për flijimet e heronjve,shpreh edhe poeti Sabit Rrustemi i cili tek poezia "Atdheu është sall dashuri" shkruan me plot dëshpërim për vrasjen e tyre:



"Na i vranë djemtë në pritë

Lulediejt e lirisë

Shtigjet e pabesisë"



Ndaj kur njeriu lexon rënkime dhe dënesje të tilla që bëjnë të qajë gur e dru, vetëm liria e arritur, për të cilën ata u flijuan, flladit sadopak plagët shpirtërore të shqiptarëve të cilat edhe pas kaq vitesh ende nuk gjejnë shërim as qetësi.

E lotët vazhdojnë të bien, edhe lapidarët kanë ulur kokën e qajnë, si në poezinë "Para Obeliskut" të Sadik Krasniqit, i cili shprehet:



"e pash heroin

ulur në një gurë

***************

me sy përdhe

qante

E dita pse...."



Për të cilin, poeti i mirënjohur Sejdi Berisha sipas poezisë me titull:

"Edhe në bronz qëndro krenar",thotë se ndryshe e njihte sa ai ishte gjallë;

"Posa kishe parë dritën e kësaj bote

Në sy kishe zjarr

******************

ndaj edhe pas vdekjes, ai nuk heziton ti bëjë thirrje atij;



Sikur të bekojnë nëna e toka

......edhe në bronz qëndro krenar"



Sali Çekajn, Skënder Zogaj në vargjet e poezisë "Dritë e përjetshme" e konsideron, edhe:

"Orfe... e

..përhapës i dashurisë ........"



Kurse,Sofe Sadrijaj Rizaj, në poezinë "Shqetësimi i Heroit":sikur kupton gjendjen e tij dhe shprehet aq e brengosur ,sepse:



"përmallur...

..dhembja e ka pllakosur

si në ditët

pas rilindjes së tij"



duke vënë në zgripc të tendosjes lexuesin, që edhe ai të bëjë përpjekje për ta kuptuar arsyen e vuajtjes së heroit?!



Ndërsa në poezinë "Amaneti i Sali Çekajt", Selman (B) Sylaj-t,shkruan:



"E kam hapur një tokë të re...

.............. me emrin Koshare"

"......Për Kosovën

për Shqipërinë......"



Derisa, Shaban Cakolli në poezinë e tij "Ushtari Dardan", për heroin Sali Çekaj,nuk kursen epitetet dhe shprehet me aq admirim:



"i madhi ushtari dardan

.......................................

Nga luksi i mërgimit në atdhe shkove

...................................................

sot në emrin tënd frymon liria"



I cili,për të realizuar të gjitha këto vepra të mira për vendin dhe popullin e tij, përjetoi edhe trauma e shumë vuajtje të papërshkruara deri tek përballja sy-a me sy me vdekjen.

Ndaj,disa nga peripecitë më të rënda të tij, na i përshkruan poeti i nderuar Shefqet Dibrani, tek poezia "Vaji i Lokës", i cili,duke mos dashur ti harroj as vuajtjet e bashkëfamiljatrëve, që ndanë dhembjet dhe përjetimet e përbashkëta me heroin,na sqaron për aq sa lejojnë rreshtat e një poezie, se në ç`kushte ai duhej të vepronte për ta vizitu familjen dhe të afërmit, nëpër terr e fshehtësi në mënyrë që të mos dallohej nga armiku dhe bashkëpunëtorët e tij, për të cilin autori, ndër të tjera me dhembje shkruan:



"Vetëm natën djali kthehej me i pa...

..................................................

kur thirrte Nonen derën me ia hap

E ajo,



pa e ndezur llampen e ka perqafue"....

........dhe

....... çizmet i ka dath, kambet e enjtura ia ka mëkue.

...............................

por,

nona as dritën s guxonte me kall

............................ndaj,

........është mërzit lotët faqeve i janë rrezue...



Dhe nga dëshprimi e dashuria e pashuar për ta parë djalin, me gjysmë zëri, Nona- do t i lutej Zotit:

...........................................

oh Zot qoje një vetëtimë, sa t`ia shoh djalit sytë

...........................................

për të fundit herë ..............,
************************************
Pasi që ti kesh kaluar gjithë këto përshkrime, malli,vuajtje e mundimi, bindesh se në këtë vepër monumentale edhe mozaiku i poezive, është i shumëllojshëm dhe vije nga hapësira të ndryshme mbarëkombëtare, duke përfshi jo vetëm treva e krahina por edhe shtete e kontinente. Një gjeografi e gjerë e pjesëmarrësve me autor shqiptar nga Vendi, Evropa dhe Bota.
Vet jeta e heroit ndahet në tri cikle apo në një trilogji veprimesh me aktet më magjike, të cilat e plotësojnë njëra tjetrën për të kulmuar me flijimin e heroit si sublimim i çdo arritje të tij. Pasi që në të gjitha dimensionet, rolet dhe aktivitetet, shkëlqen më bujshëm se në tjetrën, aq sa njeriu nuk di më se cilin ndriçim të tij ta radhisë të parin, ngase heroi është i gjithanshëm.
Ndaj nuk ishte rastësi, pse ndonjëri nga autorët e dëshpëruar, do të pyeste me shqetësim se kush ishin ato qenie misterioze të veshura padukshëm, që vendosën zënëpritat aty ku heroi do të binte.
E tillë ishte historia e tij, dhe deri më sot, shumë ngjarje mbetën si realiteti i frikshëm dhe enigma të pa-zbërthyera për një varg vdekjesh misterioze, pa dëshmitar as autor të vrasjes.
Megjithatë, për Kosovën dhe shqiptarët kudo, ai ishte dhe mbeti një hero i vërtetë, ndaj për figura të tilla dhe me kaq shumë virtyte,e gjejë mëse të qëlluar këtë porosi poetiko- autoriale:
"Për heronjtë duhet zgjedhur fjalët
Shkrimet ,shprehjet dhe poezitë
Sepse siç i patën madhore veprat
Ata, të veçanta i kishin dhe trimëritë"
Pra,Sali Çekaj ishte njëri prej atyre heronjve, që përveç shkrirjes në bronz, meritonte qysh moti ngritjen edhe të një përmendoreje -arti e letërsie, e cila fal shumë krijuesve të përkushtuar, pas një pune të gjatë e të palodhshme të tyre, në Mars të vitit 2014, u realizua si vepër monumentalo-memoriale e shkrirë në poezi dhe ngritur si Puhizë mbi Koshare, në vendin historik ku ai realizoi aktin më sublim të jetës së tij.
Ky libër me poezi, edhe pse përmban disa forma monologjesh, të cilat nuk ishte e lehtë të deshifrohen dhe nxirren kuptime krejtësisht poetike, në përgjithësi ai është një pasqyrë e gjerë përkushtimesh shpirtërore, mbledhur anë e mbanë trojeve shqiptare, nga dhjetëra autor, koloriti i të cilës do të rrezatoj përjetë dhe shpreh porositë më të mira e sublime, njëjtë siç ndriçon vet jeta dhe vepra e heroit, plot lavdi.
Gani Qarri Cyrih,Prill 2014

Sofe Sadrija- Rizaj: “Ujëvarë e kujtimit”, poezi, botoi “Rilindja”, Prishtinë, 2000.



Kurorën e vet poetike, autorja Sofe Sadrija-Rizaj, e kurorëzoi me botimin e veprës me titull pak sa simbolik “Ujëvarë e kujtimit”, që në esencën e vet ngërthen tërë frymëzimin e saj që e kishte grumbulluar dhe shtresuar në kohën më tragjike, e pse jo edhe më delikate të kombit tonë në Kosovë, të luftës çlirimtare të udhëhequr nga trimat dhe luftëtarët e paepur të UÇK-së. Tërë ky grumbullim frymëzimi nuk qëndron shumë i mbledhur në ndjenjën dhe pendën e autores, por ai del dhe skalitet në faqet e kësaj vepre të parë poetike të saj mu në vitin e parë pas përfundimit të luftës, si dhe në ditët e para të shekullit të ri, shekullit XXI, i cili erdhi i mbarë me dhuratën më të mirë për Kosovën, me lirinë dhe pavarësinë e saj. Andaj i gjithë preokupimi, qëllimi dhe synimi i kësaj autoreje depërton mendueshëm, por edhe me frymëzim nëpër figurat dhe hallkat e kësaj ujëvare, që është shndërruar në kujtim jo vetëm për kohën kur u krijuan vargjet, por edhe për të ardhmen, e cila gjithmonë në dialektikën e kuptimit është e sotme dhe ardhmëri. Në këtë prizëm, Sofe Sadrija-Rizaj e ndërton ujëvarën e saj të gurrës së frymëzimit. Dhe ajo nuk është e mërzitshme, nuk është e pa shijuar, madje as e pakapshme, por rrjedh ngadalë, herë e turbullt e herë e kthjellët deri te shija dhe raporti i lexuesit, gjegjësisht i receptorit në kohë dhe hapësirë. Poezia e kësaj poeteje femër ka një fokus qendror që nuk vjen nga mendimi ndryshe për poezinë, por nga një botëkuptim që e lidh poezinë me realitetin në të cilin ajo jeton.

Sofe Sadrija-Rizaj është poete që rrugën e saj të përjetimit dhe të frymëzimit e ka përjetësuar në vargje. Dhe pikërisht kjo poete e mishëron realitetin, që e rrethon, shoqëror e personal në kornizë me sensin e pasqyrimit nëpërmjet poezisë së saj. Parë në vështrim spontan tërë poezia e poetes në fjalë, e përfshirë në këtë vepër, pasurohet me ndryshime në ecje e sipër. Duke qenë një poezi tipike ku figurat poetike e kryejnë një rol dedikues, ajo gjatë shprehjes së ndjenjave fikson disa ndërhyrje emocionuese. Këtu vargëzimi i drejtpërdrejtë retorikën e drejton kah niveli i lakmuar, që natyrshëm tërheq vëmendjen e lexuesit. Kjo shihet edhe në poezinë hyrëse të veprës me titull “Sygjerim”, e cila mund të konsiderohet edhe si e jashtë qerthujve, apo cikleve:



Libri im

parathënie ka robërinë

luftën

pasthënie e ka Lirinë





Në këtë poezi sqarohet, në një mënyrë edhe strukturimi, qëllimi, mesazhi, synimi dhe të gjitha preokupimit e tjera me të cilat ia orienton ajo lexuesit. Në këto vargje ajo shtron qëllimin dhe e kryen këtë, duke theksuar në mënyrë të përsosur rëndësinë e fjalës që formon vargun. Fjala në kuptimin poetik, është ajo që autorja e përzgjedh për ta vargëzuar. Andaj, këtë vepër ajo e strukturon në gjashtë qerthuj apo cikle poetike, që janë: 1. E humbur në botën e vargut, 2. Ujëvarës së kujtimeve, 3. Lotët janë si vesa, 4. Peizazhi i sfilitur, 5. Liria s’ka elegji, dhe 6. Nga plagët e vjetra po rrjedh gjak i ri që në një mënyrë sajojnë fjalinë: “E humbur në botën e vargut ujëvarës së kujtimeve lotët janë si vesa në peizazh të sfilitur, sepse liria s’ka elegji, ngase nga plagët e vjetra po rrjedh gjak i ri”. Mbi këtë moto strukturore poetike, autorja ndërton, skalit, por edhe lëvron qëllimet dhe synimet e veta mbështjellë me petkun edhe figurat artistike, përveç atij retorik. Dhe, kështu për nga forma dominuese është poezia përkushtuese, e cila ka rolin dominant dhe frymëzimin, duke paraqitur kohën para, gjatë dhe pas luftës çlirimtare të Kosovës. Duke nënkuptuar vargëzimin që duhet të bëhet me afshin e poezisë, që frytet dhe lulet e saj të jenë të bukura, ai është i mbarë. Është e vërtetë se gjuha është një simbol për të zbuluar qëllimin e poetes, që është totalisht në përputhje me bukuritë e diskursit të vetë fjalës, që zakonisht tërheqin vëmendjen e bukurive të objekteve dhe të ideve. Këtu simbolet kanë një përjetim të ndjeshëm sepse poezia e kësaj poete vjen si bukurtingëllim.



Sa i kuptueshëm është vargu

Me të mund të flasësh

Si me mikun

Pa droje pakuptueshmërie pabesie



shprehet autorja në poezinë me titull “Vargut”, e cila është i pari përkushtim në këtë taban artistik. Vargu, gjegjësisht vargëzimi gjithmonë është mik, besëtar, i cili nuk do kohë të caktuar takimi, madje as me e as pa ftesë, sepse për të mjafton të kesh vetëm laps, frymëzim dhe zjarr. Mbi këtë piramidë qëllimi, ndërtohet kjo strukturë poetike, e cila pastaj vjen duke u konkretizuar në kuptimin e mirë të fjalës, duke krijuar hallkat e kësaj poezie përkushtuese të Sofe Sadrija-Rizajt.

Shtrirja e këtij strukturimi nëpër këto hallka fillon nga përkushtimet për prindërit, vëllezërit e motrat, fëmijët, luftëtarët e UÇK-së, heronjtë e dëshmorët, por edhe për vendlindjen, atdheun, Kosovën, e të tjera. Gërshetimi i këtillë ka shtrirje të plotë, jo vetëm nëpër këto hallka, por edhe nëpër njësitë qerthullore, gjegjësisht ciklore të librit “Ujëvarë e kujtimit”.

Forma më tërheqëse e kësaj poezie është akrostiku, i cili mundëson paraqitjen e figurës së të përkushtuarit në formë më adekuate. Kjo formë figurën e personalitetit e fikson duke skalitur shkronjat e para të emrit e mbiemrit që është një paraqitje e akrostikut si formë e poetikës specifike. Në poezinë akrostik me titull “Hero”, kushtuar komandantit të UÇK-së Sali Çekut, autorja vargëzon:



S – sakrifica yte

A – tdheut iu bë krah

L – risë emër nder

I – deali yt i dha …



Ç - ave bjeshkët me gjoks

E – rdhe bashkë me shokë

K – osovës dhatë emrin: E LIRA TOKË

U – bëre kurban i shtegut sinor

T – i linde në Koshare me emër hyjnor – HERO …



Poezi të kësaj forme janë edhe akrostikët: “T’u bekoftë lapidari”, kushtuar Agim Ramadanit, “Ai që ndërron jetën me lirinë, nder ka përjetësinë”, kushtuar heroit Kasim Ibish Uka, e të tjera.

Poezia e poetes Sofe Sadrija-Rizaj është një bashkëbisedim intim poetik i shtrirë nëpër të gjitha ndodhitë reale të kohës, që është një pasqyrim artistik i gjendej kombëtare të shqiptarëve në Kosovë. Bashkëbisedimi bëhet i afërt sepse ka të veshut petkum figurativ të ndjenjës dhe ndjeshmërisë, i cili përkon edhe me anën e përjetimit të lexuesit. Mu kështu, në këtë mënyrë dhe në këtë stad shprehet edhe qëllimi i mesazhit poetik i këtij vargëzimi që është fitorja e lirisë, sepse në disa vargje të poezisë me titull “Lirisë”, shkruhet:



E bukur je

e ëmbël

e bardhë



Kudo të ndjej të shoh

mbi varre dëshmorësh

pranverën përjetësi e le

aty lulet s’i vshk

kurrë më

as vjeshta

as dimri …

Gjuha e pasur, letrare e mbushur me figura, metafora, simbole e të tjera janë pasuri i një gërshetimi të qëlluar dhe funksional. Mbarështimi i këtij binomi poetik është një porosi e autores, e cila nuk e harron asnjëherë kur e shkruan secilin vargj të secilës poezi të këtij libri të parë. Dhe tërësia nuk mëton të parcializohet, por të strukturoret në bashkësinë e vet poetike. Dhe kësaj, por edhe qëllimeve të tjera autorja, Sofe Sadrija-Rizaj, ia arrin mirë e me sukses.

Kështu ajo e zgjedh gjuhën e atyre poezive dhe atyre formave vargore, të cilat kanë një mënyrë të ngjashme me të folurit natyror, dhe vijnë në ndjesinë tonë si hiri i artistikes, siç thotë Pol Elyar, si “tinguj dhe ndjesi”, ndaj, vetë kujtesa do të mbajë në memorie dhe do ta rikujtojë derisa të bëhet ky vargëzim i shtrirë në tërë aspektet dhe llojet e shprehjes, duke synuar alternativat në poezi.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...