2017-09-19

Adami dhe Eva. Pse historia e Krijimit është në qendër të ndarjes spirituale?

Adami dhe Eva. Pse historia e Krijimit është në qendër të ndarjes spirituale?
Rrëfimi biblik i Krijimit dhe fati i Adamit dhe Evës, paraardhësve të racës njerëzore, vazhdon të frymëzojë artistë dhe shkrimtarë. Por sipas një studimi të ri, ai është gjithashtu në qendër të një keqkuptimi të thellë mes fetarëve dhe jofetarëve.

Një sondazh i YouGov, i porositur nga Newman University në Birmingham, ka gjetur se 72% e ateistëve të anketuar besojnë se dikush që është fetar nuk do të pranonte shkencën evolucionare. Në fakt, vetëm 19% e të anketuarve fetarë në sondazh hodhën poshtë mendimin darvinist, në favor të një leximi fjalë për fjalë të Librit të Zanafillës.



Sipas studimit, pothuajse dy të tretat e britanikëve – si dhe gati tre të katërtat e ateistëve – mendojnë se të krishterët duhet ta pranojnë pohimin e Zanafillës, se Perëndia e krijoi botën për gjashtë ditë dhe u ndal në ditën e shtatë. Por vetëm 16% e besimtarëve e pranojnë mitin e krijimit – sipas të cilit, sipas fjalëve të pyetësorit, “njerëzit dhe gjallesat e tjera janë krijuar nga Perëndia dhe kanë ekzistuar gjithmonë në formën e tyre aktuale”. Vetëm 9% e të gjithë të pyeturve e kundërshtojnë teorinë evolucionare.
Sipas profesor Fern Elsdon-Baker, e cila udhëhoqi studimin, gjetjet sugjerojnë një nevojë për të rishikuar stereotipet kur është fjala për besimin e krishterë. “Në një shoqëri që është gjithnjë e më jo fetare, kjo mospërputhje në perceptim mund të shihet si një formë paragjykimi ndaj grupeve fetare ose spirituale”, tha ajo. “Kjo mund të jetë një nga faktorët kontribues në grupet fetare ose individët që thonë se shohin një konflikt midis shkencës dhe fesë”.

Agron Gjekmarkaj: Pse u përplas Prekë Cali me Mehmet Shehun

Agron Gjekmarkaj: Pse u përplas Prekë Cali me Mehmet Shehun

E vërtetë, këmbët i kanë rënë kokës. Madje me gishtat e tyre është shkruar edhe historia jonë. Nuk ka asnjë shkencë tjetër në mesin tonë që të vuajë kaq shumë njollat e krimit. Politika përpiqet ta folklorizojë e politizojë atë. Liria i jep gjithsecilit mundësi të kthehet përsëri në njeri, ndonëse pikëpyetjet për natyrën humane mbeten kur ai i shkreti shfaqet si admirues i terrorizmit.

Të përpiqesh sot të gjesh moral dhe të drejtë historike në veprimet e Enver Hoxhës dhe shërbëtorëve të tij qoftë me uniformë, qoftë me kostum është ose marrëzi, ose përlyerje në makabritetin e tij. Debati i fundit mbi Prek Calin dhe shumë më tepër, akti i rrëzimit të mureve të kullës së tij nga kushdo të çojnë në të tilla përfundime të trishta. Në historinë moderne të kombit tonë zor se gjen dy shqiptarë më të panjollë se Dedë Gjo Luli e Prek Cali.

Njëri i vrarë nga serbët drejtpërdrejt, tjetri nga shqiptarët nën komandën e serbëve. Ky i dyti në të ri ka luftuar krah Dedës në Deçië kur për herë të parë pas pesë shekujsh flamuri shqiptar ngrihej në majën e Bratiles. Ishte një malësor i pashkollë, por i vetëdijshëm se ishte shqiptar. Nga ata që nuk negociuan asgjë me otomanët dhe të tjerët. Ai nuk tha kurrë hamdyrylah jam turk ose dobro jutro jam serb…! Jetoi si të parët e vet me po ato sakrifica, me po atë çmim që i paguhet jetës kur çatinë e ke në majë malesh, por me kujtime të patjetërsueshme. Për ata që e kanë origjinën nga Malësia e Madhe ose jetojnë ende aty, çdo gjë ka qenë e qartë si drita e diellit pa dilemë në lidhje me Prek Calin.

Ai ishte dhe mbetet hero semantik i një bote që nuk bëri kurrë pazar me identitetin e vet. Nuk ndërroi emra, gjuhë e fe. Qysh në kohën e Vuci pashës kelmendasit, paçka se hanin lëkurën e qarrit, kishin zgjedhur trimërinë, këtë virtyt themelor të kontinentit europian. Kryengritja u shndërrua në kuptim jete, në sintoni me temperamentin. Lufta në emër të nderit me gjasë u ka shijuar shumë më tepër se paqja në emër të frikës. Pak e pakuptueshme për kohët e sotme ku dimë çmimin e çdo gjëje dhe vlerën e asgjëje. E përqeshur kafeneve nga kulimet gegofobë, nipër të atyre që në rastin më të mirë thoshin…kam njohur filanin në Malësi…aaa ishte i zgjaur ai, jo si të tjerët.

Lufta e klasave kishte nevojë për kundërvënie krahinore, për çirakë që lubrifikonin këtë mekanizëm. Mes zgjedhjesh epike për bashkohësinë e sotme pothuaj të pakuptueshme dhe të paimitueshme ka lindur dhe është rritur Prek Cali. Pasi ka zgjedhur, i është dashur të ndeshet me turqit e Anadollit dhe “turqit” e Shqipërisë që nuk shkëputeshin dot nga baba, me serbët e malazezët, me shqiptarët e blerë prej tyre për lirinë e për kufijtë. Në vitin 1913, kjo përpjekje arrin zenitin e vet, por jo fundit.

Në këtë vit, falë qëndresës së pushkës dhe aftësisë argumentuese të këtij malësori, Kelmendi do t’i mbetej Shqipërisë. Kjo përpjekje do të finalizohej veç në vitet 1924-26 ku përsëri Prek Cali shkëlqen përballë diplomatëve të huaj, të cilët ia pranojnë urtinë dhe forcën e argumentit dhe mbyllin përfundimisht çështjen e kufijve veriorë me marrëveshje.

Diku Ernest Koliqi shkruan se Shkodra mbahej nga malet e saj, ndërsa Indro Montaneli te “Shqipëria një dhe një mijë” thotë se këtë qytet mund ta kuptosh më mirë pasi ngjitesh lart në male. Po e vërtet, malet ishin të Dedë Gjo Lulit, Bec Patanit, Cun Mules, Marash Ucit, Prek Calit, Llesh Marashit etj. Prek Cali ishte mik i Fishtës e Gurakuqit, një antizogist i orëve të para. U internua në kalanë e Gjirokastrës.

Do t’i bënte përshtypje të madhe piktorit e profesorit francez Marshand me gjatësinë dhe tiparet e forta me disa portrete, si dhe nxënësit të tij, tiranit të ardhshëm Enver Hoxha. Por Ahmet Zogu nuk ishte i etur për gjak, ishte shumë më tolerant se ç’e përshkruajnë e sidomos atdhedashës, e liroi malësorin e pazakontë duke e shoqëruar aktin me një dhanti, me gradën kapiten në rezervë dhe një nagant mbi dorezën e të cilit dukeshin shkronjat A Z. Viti 1945 e zë Prek Calin në moshën 75 vjeç atje në bjeshkët e tij rrethuar me lavdi e mirënjohje.

Një moshë kjo për të zënë qoshen e oxhakut dhe trazuar drutë në të dhe jo për të marrë pushkën dhe malet me dëborë apo shpellat me stalagmite. Qysh në të ri ai ishte objekt këngësh dhe venerimi si prijës me cilësi deri në kufijtë e legjendave. Nënat u këndonin kerthive në djep…të bëheni trima apo të hijshëm si Prek Cali…me flatra e të besës si ai. Një mit ky që na shoqëroi edhe ne që lindëm gjatë komunizmit, megjithëse ai ishte pushkatuar e shpallur armik përsëri e përsëri në familjet tona nuk reshtej së foluri për të dhe Dedë Gjo Lulin.

Personalisht mund të pohoj se ai është heroi i fëmijërisë dhe adoleshencës sime. Po çfarë ndodhi që ky burrë plak pranoi të dilte nga shtëpia dhe t’u printe malësorëve në një rezistencë të pabarabarte ndaj forcave partizane? Ata nuk shkuan thjesht për të vendosur autoritetin e shtetit në malësi, siç thotë Dritan Hila. Partizanët e Shefqet Peçit dhe Mehmet Shehut po shkonin si terroristë dhe dominues krahinorë.

Dritan Hila me ndershmërinë intelektuale që në përgjithësi nuk i mungon, do të bënte mirë të lexonte kujtimet e Pandi Kristos, kur thotë se “lleshrat e prengerat i kemi qëlluar veç se quheshin kështu, veç se ishin katolikë”. Në Shkodrën e çliruar nuk po vendosej autoriteti i shtetit, por i termidorit të kuq i një terrori të panjohur më parë pa asnjë kriter arsyeje, të paushtruar as nga turqit, as nga malazezët. Po vritej pa gjyq elita, kleri, shkrimtarët, tregtarët, nëpunësit. Po ndodhte vetë apokalipsi. Shqipëria ishte çliruar prej javësh dhe veriu konsiderohej i pushtuar nga “reaksionarët”.

Regjimi i ri nuk ishte demokratik, përkundrazi një thundër tiranike që nuk duhet ngatërruar me luftën kundër nazifashizmit se biem në abuzim. Të ishe kundër tij ishe në anën e lirisë, në krah të tij në anën e terrorit. Po ashtu brigadat partizane u sollën në malësi më keq se trupat e Turgut pashës në ekspeditën e vitit 1908. Ata vrisnin nga një pothuaj për çdo shtëpi, digjnin kullat, sekuestronin pasurinë, internonin familjet dhe fyenin gratë! Ky ishte autoriteti i përbindshëm i krimit dhe jo i shtetit. Fjala kishte mbërritur edhe në Kelmend. Alternativat ishin dy.

A do të masakroheshin duke pritur në shtëpi, apo duke u përballur? Qeveria e Tiranës ishte në aleancë me atë të Beogradit dhe duhet thënë se një flamur armik u printe brigadave partizane, pikërisht Trobojnica, flamurijugosllav. Është e vërtetë se në Urën e Tamarës u vranë 36 partizanë, siç është e vërtetë se i gjithë batalioni u zu rob dhe u la i lirë nga malësorët me këshillën: “Hajdeni si vllazën e jo si vrasës”.

Natyrisht keqardhja për ata 36 partizanë është legjitime, por duhet pranuar se po kryenin terror në një kohë që Shqipëria ishte çliruar nga pushtuesit nazifashistë. Vazhdimi i historisë është edhe më tragjik. Brigada e parë sulmuese bashkëpunoi me malazezët, kaloi nga territori i tyre dhe i ra Kelmendit pas shpine në një betejë të pabarabartë. Prek Cali me 16 burra rrethohet në një shpellë.

Për t’i nxjerrë prej aty përdoret prifti i fshatit. Cali i kërkon atij që të negociojë me komandantin partizan për t’u falur jetën malësorëve që ishin me të (jo atij), sidomos të një djali pesëmbëdhjetëvjeçar dhe të mos i çudnonin kufomën në rast pushkatimi. Priftin e gënjyen dhe ai i bindi ata të dilnin. Asnjë premtim nuk u mbajt. Mehmet Shehu e priti në Shkodër pas një spektakli të ndyrë me popullin si skenografi ku i thotë: “Të thafshin krahët Prek Cali, po të ishe me ne, historia jote do të shkruhej me shkronja të arta”.

Ai i përgjigjet”: “Dëgjo Mehmet Shehu, edhe nji qind jetë po t’i kisha, nuk më dhimben me luftue kundër Trobojnices dhe bolshevizmit. Mos u ngut me thanë se kush do jetë tradhtar e hero i kombit. Jeta e Shqipnisë vazhdon edhe kur të desim na”. Tani të zënë në ethet e fajit dhe pesha e krimit të gjyshërve dhe etërve gjatë këtyre 27 viteve konsumohet si përligjie historia e shkruar nga propaganda e regjimit dhe historianet e tij “që nuk vdesin kurrë” krejt si heronjtë e tyre. Ata vazhdojnë të ndyjnë ato vlerat të pakta, bartësit e tyre kur shumica u përkul dhe bashkëpunoi me kriminelët duke prodhuar mjaft të tillë edhe vetë.

Njeriu i ri kundër njeriut të Zotit. Qeveria e Edi Ramës po flet për një nismë, e cila synon të zhveshë nga dekoratat hierarkët e diktaturës. Gjë e mirë. Më mirë vonë se kurrë, por më parë t’i nxjerrë të vetët, fëmijët e nomenklaturës të kërkojnë falje në emër të baballarëve dhe Gramoz Ruçit t’i thotë më fal u nxitova me ty, gabova dhe provokova rëndë kujtesën antikomuniste të Shqipërisë. Më pas t’i propozojë Presidentit të Republikës që Prek Calin të dekorojë me “Urdhrin e Flamurit”, shtizë e të cilit ai qe në çdo ditë të jetës së tij. Presidenti bën mirë ta pranojë.

Ilir Meta çdo fillim shtatori shkon në Skrapar dhe nderon çlirimin e qytetit, por po kaq mirë do të bënte të shkonte në Kelmend çdo shkurt për të përkujtuar kryengritjen e parë antikomuniste në Europën Lindore dhe “Robin Hudin” e maleve, Prek Calin. Aty zë fill liria nëse liri duam e bij skllevërish nuk jemi. Përndryshe një komb që nuk nderon heronjtë e vet do t’u përkulet batakçinjve të vet, i mjerë dhe i pazoti që nuk i bën zap ata.

Realizim i dobët, busti i Adem Jasharit në Prekaz dhe shtatorja në Malishevë

Realizim i dobët, busti i Adem Jasharit në Prekaz dhe shtatorja në Malishevë


Përveç shtatorëve të shëmtuara kemi edhe një bust sërish bastardues me defekte estetike kushtuar heroit tonë të madh Adem Jashari, i cili ndodhet para kullës së Jasharajve. Emri i skulptorit nuk ndodhet askund në Bust. Busti u punua si tendencë e ringjalljes së imazhit të heroit të madh, e në esencë zbehë komplet dhe fyen heroin tonë me defekte amatoreske, pothuajse një autodidakt do ta kishte punuar më mirë ose do ta stilizonte.

Skulptori para se të filloj të krijoj figurën e njeriut është mirë të skicoj në letër portretin e tij nga një fotografi sa më origjinale, nëse bëhet fjalë për personazh të njohur historikisht. Në rastin e Bustit, madhësia është me proporcione natyrale, kurse Busti në fjalë është tejet i madh. Duhet ta dinë skulptorët se koka shërben si bazë e modelit, konkretisht nga mjekra e deri te maja e kafkës andaj, duhet ta respektojnë origjinalitetin e kokës, sepse gjatë gjithë procesit të krijimit anatomik shërben si bazë siç u cek në hyrje të tekstit.

Shpesh artistët amatorë i kapin gabimisht proporcionet mes kokës dhe trupit, nuk i respektojnë vijat rregulluese p.sh. vertikale dhe horizontale si ndarje simetrike dhe matje të saktë anatomike proporcionale në harmoni me të gjitha pjesët e trupit. Në fillim duhet t’i shtrijmë vijat e diagramit, kuptohet me dorë të lirë duke krijuar vijën e gjatë vertikale të tërhequr e cila pastaj i lidh dhe bashkon me vijën e shkurtër në maje dhe fund, ose te busti kjo është më e shkurtër poshtë kraharorit. Kuptohet, rritet figura, sepse është fjala për skulpturën. Skulptorët duhet ta respektojnë këtë, se vija duhet të jetë më e gjatë se modeli, sikurse te vizatimi, dhe kjo matje le të minimizohet njëherë në letër, sepse ajo shumë më lehtë rritet, pastaj direkt ta punojmë në material të butë.

Fig. Busti i Adem Jasharit para kullës së Jasharajve

Figura ndahet përgjysmë, pastaj vazhdon në dy nga dy pjesë. Nëse fillohet të punohet koka, duhet krijuar një lartësi në boshtin vertikal, pastaj shënohet syri në maje të ballit që lidhet me rrënjët e flokëve dhe ndahet në treshë: distancën, largësinë në mes kësaj pike dhe asaj fillestare e cila lidhet me mjekrën. Kështu fitohet pozicioni i mjekrës nga maja, lart e deri në fund , poshtë, baza e hundës, pastaj vijojnë themelet e vetullave dhe balli i limituar. Nëse krijohet goja atëherë limiti i buzës së epërme dhe të poshtme i bie ndërmjet hundës dhe vetullave që fiksojnë gjerësinë e veshëve. Goja te Busti është e qitur jashtë fare, skulptori nuk e përfillë këtë matje. Duhet të kihet kujdes se koka nga përpara dhe pjesa saj e pasme, gjithmonë kur vështrohet nga shikuesi varet nga cili kënd e shikon skulpturën, është e prirur në lëvizje mbrapa dhe pas apo ngritja e mjekrës, Andaj, kur krijohet veshi duhet ulur paksa.

Busti i Adem Jasharit në këtë rast është në profil tej mase i ekzagjeruar, detajet e fryra pa matje të sakta nga flokët e deri te mjekra, veçanërisht pjesa e mjekrës është e qitur jashtë siç u cek merr pamje deformimi, defekt fizik dhe dihet që në realitet heroi nuk e kishte këtë defekt. Imazhi i heroit na del si një person me të meta fizike.

E sakta është që skulptori ta krijoj rrethin i cili e zgjeron kafkën duke marrë formën e elipsës. Veshi vendoset prapa vijës që e ndan kokën në dysh: në pjesën e përparme dhe atë pas kokës. Kurse figura e Jasharit ka veshët e ngjitura mezi i vërehen, duket si portret i shurdhër. Pjesa e ballit te busti është shumë e ngushtë, kjo si arsye e kapelës, por jo nëse e punojmë me pamje frontale (të ballit), gjerësia e hundës fitohet me dy vija të lëshuara poshtë nga këndet e brendshme të syve, por jo të jetë teje e shkurtër siç e kemi në bust, por zgjatet më poshtë, dhe nga kjo përfitohet edhe gjerësia e gojës e cila fitohet me dy vija të tërhequra poshtë nga kufiri syrit. Kjo krijon simetrinë e saktë të figurës. Kokërdhokët e syve në bust as që vërehen dhe vështirë t’i shtrijmë dy vija vertikale. Nëse analizojmë supet e bustit janë më të gjëra në raport me qafen e kokën, kurse te poshtë vjen e ngushtohet.

Dritë-hija në skulpturë

Kjo është shumë e rëndësishme ngaqë e pasuron këtë art tredimensional. Në momentin e dritës portreti i heroit krijon hije të cilat e plakin më shumë dhe e deformojnë, si duket këtë nuk e kishte parasysh skulptori. Para se ta ekspozonte veprën është dashur ta sprovonte nën dritën e fortë me qëllim të rishfaqjeve të hijeve mbi fytyrë. Tendenca për krijim të imazhit dramatik dështon, sepse pozicioni duket sikur rri te berberi me kokë pak të ngritur me qëllim t’ja ruaj mjekrën ose prerë flokët. Asnjë pjesë e linjave nuk është estetike, vetëm përshkulim dhe rrëmujë vijash të pakontrolluara. P.sh nofulla është jashtë përmasave të fytyrës, relief ekzagjerues a në realitet nofulla dhe mjekra harmonizohen me mollëzat, hundën dhe buzët.

Nofulla e gabuar dhe mjekra krijojnë disharmoni dhe disproporcion. Andaj, skulptori duhet të ketë kujdes sepse busti ka arrit një efekt të kundërt si rezultat i defekteve anatomike. Fytyra duhet ta ketë një simetri të pastër dhe duhet veçuar mirë detajet, muskujt të cilat fare nuk i vërejmë në bust. E tëra devijon për shkak rritjeve të elementeve të figurës, por edhe rritja shkon me harmoni me pjesë siç u përshkrua më lartë, vetëm se dallon vështrimi optik nga toka nëse kemi në një distancë tejet të lartë me bustin, p.sh kapela ose koka, por kjo krahas me krahët është shumë e madhe, dhe krijon ekzagjerim.

Nëse nga toka në një distancë tejet të lartë shikojmë një portret, pjesa në perspektivë duhet të rritet paksa, por jo të ekzagjerohet sikurse rasti në fjalë konkretisht koka dhe nofulla, ndonëse nofulla më e madhe shumë se pjesa e sipërme e kokës e cila ndodhet në perspektiv.
Pse dreqin ndodhin këto krijime të zbehta, fyese ndaj figurave heroike, dhe jo vetëm rasti i Ademit, por kemi shumë heronj të cilët u fyen nëpërmjet shtatoreve dhe busteve të ndryshme të krijuara nga njerëzit amator. Këto imazhe të turpshme tredimensionale nxjerrin vetëm humor, satirë, komedi, tallje, ndonëse sikur të ishin vepra individuale të skulpturuara vetëm në atelietë e artistëve. Por, jo shtatoret dhe bustet të cilat zënë vend në sheshe publike duhet të jenë të mirëfillta e jo qesharake siç kemi shumë tepër shumë. Këto buste dhe shtatore duhet rrëzuar sa më parë.

Unë nuk e fyej punën e skulptorit, përkundrazi e respektoj, sepse mesiguri ai ka dhënë maksimumin e tij për këtë bust, sikur edhe të tjerët që krijuan shtatore qesharake, ata i besuan “talentit të tyre”, dhe kujtuan se kapën kryeveprën. Euforinë e kuptoj, por ndërgjegjen dhe sinqeritetin ndaj vetes të cilat nuk i kanë skulptorët nuk mund t’i kuptoj.

Ky bust nuk mund të quhet bust e as art e aq më pak bust i Adem Jasharit, sepse heroi jonë nuk e meriton një të tillë. Është turp i madh dhe nuk e dijë në cilën kohë janë krijuar këto buste ofenduese ose qesharake, madje as në artin Dadaist. Ky bust vetëm me art nuk ka të bëjë, madje s’mund të them që është i tejkaluar sepse nuk është asgjë dhe çuditem si arriti të zë vend aty ku është ende. Heroi mund të paraqitet edhe pa plumba, pa revole, pa pushkë, por nuk guxojmë t’ja prishim fytyrën, ose t’ja zbehim karakterin, të mos ngjajë më në veten e tij. Ky lloj mungese kreativitet nuk mund ta bind askënd që të besoj në figurën e heroit tonë të madh. Nëse tentohet të përsëritet një bust i ri për heroin, atëherë është mirë të merren si shembuj bustet e metropoleve evropiane, veçanërisht i shkollave Italiane të cilat edhe sot prodhojnë skulptor më të mirë në botë.

Shtatorja e Adem Jasharit në Malishevë shumë e zbehtë

Si duket heroin tonë ende nuk ka arritur askush ta shkrij në bronz ose ta gdhend në gur ashtu siç i ka hije në të vërtetë. Në Malishevë, konkretisht në qendër qëndron shtatorja e heroit tonë legjendar Adem Jashari e punuar nga artisti Ainan Aliaj. Pozicioni i turpit i cili merr pamjen e gaditu, sikurse pranë tij parakalon një komandant tjetër e vet Ademi është ushtar, të jep përshtypjen kjo shtatore e punuar dobët artistikisht. Duke filluar nga koka e cila është tejet e madhe në proporcion me gjymtyrët tjera të trupit, dhe dihet gjithmonë që kafka e padefinuar në profil, merr pamjen e elipsës, bëhet fjalë për kafkë të papërfudnuar.

Nëse vazhdojmë matjet e tjera të kësaj shtatore do vërejmë duart tejet të shkurtra, por me shuplakë të zgjatur. Pjesa proporcionale ndërmjet gjymtyrëve nuk është saktë, dhe skulptori duhet ta dijë se proporcionet dhe harmonia luajnë rol të madh në skulpturë. Skulptori kurrë bënë matjen e lartësisë së trupit, merr shtatë koka të shtatores duke i vendosur në pozicion vertikal, për ta fokusuar gjatësinë, kurse në shtatore krahas me gjatësinë e kokës nga mjekra deri te flokët, trupi na del shumë i vogël, por me gjoks të fryrë, frymëzim nga skulpturat e pas luftës së dytë botërore. Kjo është e pamundur nëse marrim saktësinë proporcionale të gjymtyrëve. Heroi duhet të na del më i gjatë në raport me gjatësinë e kokës të cilën e shohim momentalisht në shesh. Da Vinçi matjen e trupit e shpjegoi shumë mirë te “Njeriu Vitruvian”, në të cilën mesin e trupit e fokusoj te kërthiza, dhe matjen e trupit e përpjesëtoj përmes shputës së dorës dhe parakrahut. Si do që të jetë rasti në fjalë nuk është proporcional. Edhe përmes shtrirjeve të duarve në pozicion horizontal, me matje, trupi ka mu atë gjatësi. Këtu prapë edhe kjo na devijon.

Ana estetike, është shumë e shëmtuar e vrazhdët, veçanërisht gjestet dhe stilizimi i cili tenton të nxjerr ca lakime, vija, por janë të kota të vakëta. Duket sikur pastrim balte apo modelim mbi trupin e shtatores pa fare estetik. Nuk ka lakime të kostumit mbi të cilin depërton dritë-hija, por vetëm heqje dhe heqje balte të njëjta në çdo anë të trupit. Unë e respektoj punën e skulptorit, por veprën e kritikoj sepse nga flokët e deri te këpucët nuk vërej asnjë element realist. Ndoshta edhe nuk është shtatore e përfunduar, por gjysmaket nuk bënë të zënë një vend të tillë .

Fig. Shtatorja e Adem Jasharit në Malishevë

Andaj, jam shumë i dëshpëruar me këso shtatoresh që vërtetë fyejnë figurën e heroit. Jo vetëm kjo por, të gjitha deri më tani asnjëra nuk ka arrit ta paraqesë mu ashtu si ishte në të vërtetë. Ndoshta duhet të hapet një konkurs ndërkombëtar, ku mund të aplikojnë edhe artistë botëror. Në fillim t’i prezantojnë bucetat, e komisioni mos të jetë në numër vetëm prej 5 anëtarësh. Minimum prej 10 dhe secili të votoj në formë të fshehur. Sepse vërtetë jemi duke u tall pa mëshirshëm me figurat e famshme që i kemi. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm, artistët dhe vetë njerëzit e rëndomtë. Artistët mos të lakmojnë vetëm ta ngritin shtatoren me nënshkrimin e tyre pavarësisht dukjes së palaços apo defekteve shkollore.
Të kemi mëshirë së paku ndaj figurave historike dhe njerëzve që vërtetë dhanë çdo gjë për këtë vend.

KultPlus.com

Mnistri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, kërkoi autograf nga Trump, por ja çfarë thonë mediat serbe

Trump


Ishte pikërisht ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, i cili dje në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, u bë protagonist i një situate, e cila ka shkaktuar të qeshura te përfaqësuesit e shteteve të tjera.

Daçiç ka lëvizur nga karrigia e tij drejt vendit ku ishte i ulur Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke i kërkuar atij një autograf.

Më pas Daçiç është shprehur para Trump se kush në fakt është ai, ndërsa ky i fundit ka ngritur supet në shenjë mosnjohjeje, por gjithsesi duke mos lënë pa nënshkruar letrën për të cilën edhe kishte ardhur Daçiç.

E sot, Daçiç ka zbuluar atë që, sipas tij, ka biseduar shkurtimisht me Presidentin e SHBA-së, në selinë e OKB-së.

Ai ka thënë se mbledhje të ndryshme ishin një mundësi për takime joformale dhe bisedime, siç ishte takimi i tij i djeshëm me Trump-in.

“Unë edhe këtë herë para takimit kam biseduar me Boris Johnson për festimin e 108-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike në Ministrinë e Jashtme, me Miroslav Lajçak mbi zbatimin e mundshëm të Kosovës për vëzhguesit në OKB, dhe presidentin e SHBA-së, Trump, të cilin e kam takuar katër vjet më parë. Kam sjellë fotokopje të faqeve të para të të gjitha gazetave tona kur ai është zgjedhur President”, ka thënë Daçiç.

Ndërkohë mediet serbe janë përkujdesur që fotografinë ku Daçiç ishte afruar te Trump, ta bëjnë të turbullt në mënyrë që të mos vërehet se ai kërkoi një autograf.




2017-09-18

Dokumenti i dënimit me vdekje të poetit


Kristaq Rama lindi në Durrës në vitin 1932, i biri i Vlash Ramës dhe i Veronika Kolombit, motra e piktorit Zef Kolombi. Mbaroi Liceun Artistik "Jordan Misja" në degën e arteve figurative.


Prej vitit 1951 deri 1954 ndoqi studimet e larta në Leningrad të Bashkimit Sovjetik dhe prej 1954 deri 1960 ka qenë student në Akademinë e Arteve të Bukura të qytetit rus.

Pas diplomimit u kthye në Shqipëri ku punoi fillimisht si inspektor i arteve figurative në Ministrinë e Kulturës duke dhënë njëkohësisht mësim si pedagog i jashtëm në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë.

Në vitet më pas Kristaq Rama përgatiti brezat e ardhshëm të skulptorëve në Akademinë e Arteve në Tiranë. Vdiq në Tiranë më 11 prill 1998. Ai është i ati i kryetarit të Partisë Socialiste dhe ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës Edi Rama.

 Marinari
Veprat e Skulptorit të Popullit Kristaq Rama gjenden kryesisht në Muzeun Historik Kombëtar, në Muzeun e Skënderbeut në Krujë, si dhe në shumë vende të tjera në Shqipëri.

Një nga më të njohurat është "Monumenti Nëna Shqipëri" i realizuar në bashkëpunim me skulptorët Muntaz Dhramin e Shaban Hadërin në vitin 1971.
Sami Frasheri
Monumenti ndodhet në Varrezat Dëshmorët e Kombit  në Tiranë. Krijime të tjera janë dhe veprat monumentale "Monumenti i Pavarësisë" dhe "Përkujtimorja e 1920-tës" në Vlorë.
Plaku
Po këta tre skulptorë janë dhe autorët e Monumentit të Pavarësisë me figurën e themeluesit të shtetit shqiptar Ismail Qemalit.
Haxhi Qamili
Monumenti që është i derdhur i tëri në bronx qëndron qysh prej vitit 1972 në mes të qytetit të Vlorës, tek sheshi i flamurit. Ai ka një lartësi prej 17 metrash.
Skenderbeu
Figura e Ismail Qemalit që ndodhet ne mes rrethohet nga disa luftëtarë me armë në duar, e mbi të gjithë qëndron një djalosh që shpalos krenar flamurin e pavarësisë.
Profesori
Ndër to radhiten edhe veprat e tjera si "Shote Galica" në Kukës, "Kushtrimtari" në varrezat e dëshmorëve në Bajram Curri, përmendorja e "Baba Faja Martaneshit" në Mat, monumenti e "Ndrecës" në Mirditë, në Durrës ajo e dëshmorit të parë të Luftës Nacional-Çlirimtare Mujo Ulqinakut, në Vlorë përmendorja e atentatorit të Esat Pashë Toptanit, Avni Rustemit, përmendorja Bijtë e saj në Korçë, monumenti i Kostandin Kristoforidhit në Elbasan, disa prej të cilave janë realizuar në bashkëautorësi.
Sulejman Vokshi
Të karakterit intim janë disa buste luftëtarësh, portete individësh, skulptura aktesh trupash femërorë si dhe dekorime veprash të tjera profane dhe sakrale.

Akuzat pas vdekjes për përfshirje në krimet e komunizmit

Dropullitja
Në vitin 2009, Partia Demokratike e Shqipërisë përmes kryetarit te saj Sali Berisha dhe ish-ministrit te drejtësisë Aldo Bumçi ka hedhur akuza se Kristaq Rama si anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, ka firmosur, së bashku me Ramiz Alinë e anëtarët e tjerë, dënimin me varje në litar të poetit Havzi Nela në vitin 1988.
Pianistja
 Më herët Kastriot Dervishi botoi tek Gazeta 55 një artikull ku e akuzonte Kristaq Ramën si firmëtar në varjen e poetit si dhe për dënimin me vdekje të Enver Osmanit një të riu nga Dibra.

File:Havzi Nela death penalty.jpg




6 KALLZIME 6 KALLZIMTARË 8 VJET BURG SHTESË PËR HAVZIZ NELËN NË SPAÇ



Image result for rexhep shahu

REXHEP SHAHU 


(sepse ka agjituar e propaganduar për minimin dhe dobësimin e pushtetit tonë popullor)


Havzi Nela i dënuar me 15 vjet burg, ndërsa vazhdonte të vuante dënimin në Spaç, ridënohet edhe me 8 vjet të tjera burg. Por kësaj radhe ridënimi u bë vetëm në bazë të spiunimeve të shokëve të burgut të cilët mbronin partinë dhe sistemin të cilin Havziu nuk e donte dhe axhitonte kundër tij për ta minuar e dobësuar.

Image result for Havzi Nela

Me elegancë, hetuesia e Mirditës dhe hetuesi i çeshtjës Shaban Dani, spiunat i quan kallzimtarë, term që do ta kishin zili edhe shkrimtarët e romacierët më të mirë.
Kallzimtarët, të cilët po i paraqes me shkurtesa të emrave, (në dosje janë me emra dhe identitete të plota), janë rrëfyes apo tregimtarë të mrekullueshëm. Ata e pikturojnë Havzi Nelën bash ashtu si e duam apo e mendojmë ne sot.
Ata e pohojnë vetë diferencën që kishin me të, e pohojnë vetë se e shihnin nga poshtë lart, e shihnin si lider dhe duke dashtë me e zvogëlue ata tregojnë padashje përmasat reale të disidencës natyrale e të kalcifikuar tashmë të Havzi Nelës.


Image result

Kallëzimtari i parë S. D nga Përmeti përpara hetuesit të Mirditës, Shaban Dani kallëzon:
“Unë jam këtu në kampin e Spaçit që nga viti 1968 e në vazhdim. Havzi Nela nga Rrethi i Kukësit ka ardhur shumë vonë nga kampi i Vlorës. Gjatë punës këtu në kampin e Spaçit jam njohur me Havziun dhe në përgjithësi kam pasur muhabet të mirë dhe nuk kam pasur ndonjë rast të jem ngatërruar sadopak me të. Unë kur isha në punë brigadier në zonën e dytë në brigadë kisha edhe Havziun. Mbaj mend se ka qenë muaji shtator 1974 një ditë pas dreke kur ishim në zonën e dytë Havzi Nela duke biseduar me mua më tha se Beqir Ballukun e kanë hequr nga të gjitha funksionet, bile jo vetëm atë, por edhe shumë ushtarakë të tjerë si Rahman Parllakun, Abdi Matin, dhe shumë të tjerë i kanë arrestuar se si ç’thuhet kanë dashur të bëjnë një grusht shteti, kurse disa të tjerë thonë se Beqir Balluku me disa gjeneralë janë arratisur e kanë vajtur në Bullgari se ai i kishte kthyer sytë nga perëndimi e nga Bashkimi Sovjetik për arsye se populli vuan ekonomikisht, se tani ky pushtet i ka ditët e numëruara. Duke më folur për këto ai më tha se tani Konferenca e Sigurimit Europian me vendimet e saj do t’i detyrojnë edhe këta t’i zbatojnë patjetër, bile për këtë unë bëra edhe debate me të e fola ashpër duke kundërshtuar, por ai nuk bindej duke thënë se këto gjëra i dinte mirë... Mbaj mend se ka qenë muaji tetor 1974, një ditë para dreke kur ishim në punë te plani i pjerrtë i zonës së dytë, pashë se i dënuari Petro Dako po bënte debate me Havzi Nelën dhe dëgjova Petron që i thoshte Havziut se ishte një fshatar i varfër, se ky pushtet i kishte dhënë dorën atij dhe e bëri njeri me shkollë, por ai së bashku me të kishin bërë faje kundër partisë e ishin dënuar e tani nuk u vinte mirë se këtu ka liri për njerëzit si asnjë vend në botë. Havziu ia kundërshtonte duke i thënë se liri për njerëzit ka në Amerikë, bile i tha, për shembull alamet presidenti bën betimin para kryetarit të gjykatës federale. Fjalën e kishte për presidentin që zëvendësoi Niksonin. Havziu tha se udhëheqësit tanë nuk bëjnë betime të tilla përpara popullit e llafe të tjera që unë nuk ja vura re shumë se ato vazhduan gati 2 orë me këto llafe sepse Havziu ngulte këmbë në të tijat dhe më në fund, unë ju fola e i thashë të largohej e të vazhdonte punën”.
Kallëzimtari i dytë N. U, nga Kukësi, para të njëjtin hetues, pohoi:
“Unë që nga viti 1969 jam duke vuajtur dënimin këtu në repartin 303 Spaç. Më vonë nga viti apo pak më vonë, këtu në kampin e Spaçit ka ardhur edhe i dënuari Havzi Nela të cilin e njihja vetë si fytyrë se ishte prej krahinës sime. Duke ndenjur këtu në kamp u njoha me Havzi Nelën si patriot dhe kemi shkuar mirë. Havziu këtu në kamp flet vazhdimisht kundër partisë e pushtetit popullor me të dënuarit, kështu ka folur edhe me mua. Ai më ka thënë se këtu në Shqipëri nuk ka liri e demokraci për njerëzit, se pushteti i dënon njerëzit kot pse dalin e shkojnë jashtë shtetit, kur në vendet e tjera të botës nuk i dënon kush për këtë gjëra. Ekonomia e vendit është shumë më e dobët se në vendet e tjera, se nëpër kooperativa njerëzit vuajnë se nuk marrin asgjë, etj. Kur ndodhën ngjarjet në Qipro, Havziu më ka thënë se propaganda që bën Shqipëria duke demaskuar Bashkimin Sovjetik si shtet revizionist nuk është e vërtetë se ato nuk janë siç thuhet në shtypin e radion tonë, por këtë e bëjnë nga frika se mos hyjnë sovjetikët në Qipro dhe nga andej në vendin tonë. Po kështu Havziu më tha se këto u trembën nga ato 600 burra që bënë revoltën këtu në Spaç që ishin edhe pa armë dhe mblodhën ushtrinë për të shuar atë e jo mos të kenë frikë nga të huajt, se këto e kanë keq edhe nga konferenca e Sigurimit Europina (KSBE sot OSBE – shënim) dhe kur të marrë fund ajo, edhe këto do të marrin fund së qeni, etj., që tani nuk i mbaj mend.
Unë Havziun e kam parë edhe në revoltë duke bërë thirrje për kundër pushtetit e partisë, por ky nuk u dënua me këtë rast.
Kallëzimtari i tretë P. D nga Përmeti, kallëzon para hetuesit:
“Unë mbaj mend se ka qenë fillimi i muajit tetor 1974, një ditë para dreke, kur ishim në punën e zonës së dytë të Minierës së Spaçit. I dënuari Havzi Nela, hapi fjalë se heqja e presidentit amerikan Nikson do të thotë se në Amerikë e në Perëndim ka liri e demokraci, ndërsa unë menjëherë e kundërshtova se nuk kam pasur qejf kurrë të hyj në biseda të tilla. Ai vazhdoi duke thënë pse duhet t’i bënte gjithë këto vjet në burgje. Mbaj mend se afër tij ishte Sotir Duka, etj, por nuk di në i dëgjuan ose jo këto fjalë.

Image result for Havzi Nela

Kallëzimtari i katërt Z. B nga Dibra, pohonte para hetuesit Shaban Dani:
“Mbaj mend se ka qenë data 15 nëntor 1974, rreth orës 18.00 kur ishim mbi taracën e banjave në kampin e Spaçit duke shëtitur me të dënuarin Havzi Nela, ra fjala te 30 vjetori i çlirimit dhe mbanim shpresë për ndonjë falje të ndonjë pjese të dënimit. Havziu më tha të mos kisha shpresë se unë nuk e dija që Beqir Balluku me shefin e marinës ishin arratisur në Amerikë. Ai vazhdoi më tha se tani udhëheqësit e tjerë të partisë e të shtetit këtu në Shqipëri, u ka ardhur litari në grykë se do t’i detyrojnë fuqitë e mëdha si Bashkimi Sovjetik dhe Amerika për ta lëshuar këtë vend. Ai më tha se këtu në Shqipëri nuk ka liri... Kam për të thënë se kur ndodhi revolta e Spaçit, unë jam ndodhur këtu brenda dhe e kam parë Havziun se ky ishte nga më aktivistët aty duke hedhur parulla kundër pushtetit e partisë, ka marrë pjesë në mbledhjen krahinore të dënuarve nga Rrethi Kukës që u bë gjatë revoltës.
Kallëzimtari i pestë A. P nga Kruja kallëzonte para hetuesit Dani:
“Unë këtu në kamp për periudhën 1972 – 1973 kam punuar brigadier me të dënuarit në planet e pjerrëta. Kam pasur në brigadë të dënuarin Havzi Nela. Ai më flste vazhdimisht hapur kundër partisë e pushtetit popullor. Ai ka propaganduar që të dënuarit mos punonin për të realizuar planin...
Aty nga mesi i janarit 1975, Havziut i erdhën në takim i vëllai dhe nusja e vëllait dhe mbasi u kthye nga takimi më tha se këlyshët e Enver Hoxhës ia kishin ndërprerë takimin. Kjo sepse kur ka pyetur i vëllai Havziu i ka thënë se punë e dajak kishin plot...
Kallëzimtari i gjashtë N. B, nga Tirana ndër të tjera kallëzon:
“...Gjatë viteve 1973 – 1974 në periudha të ndryshme këtu në kamp dhe në punë, ndër bisedat që kam pasur me Havzi Nelën, ai më ka thënë se këtu tek ne partia, nuk ka fonde për të financuar ndërtimin e veprave të ndryshme dhe i ndërton me punë vullnetare e me aksione pse s’ka të holla për të paguar punëtorët dhe ata që shkojnë në aksione nuk shkojnë nga vullneti i mirë... Këta që flasin nëpër gazeta për burgjet e Spanjës janë bërë më të tmerrshëm nga Hitleri e Franko. Ai tha se po të flasësh dy fjalë dënohesh me 10 vjet privim lirie e punë të rëndë. Kampet e riedukimit janë në të vërtetë kampet e shfarosjes graduale të njeriut. Gjithashtu Havziu më ka thënë se në Perëndim ka liri e demokraci, se muzika, arti, kultura dhe standardi i jetës kanë arritur kulmin pasi ke ç’të shijosh... Havziu ka agjituar para të dënuarve.
Më 8 gusht 1975 Havzi Nela dënohet me 8 vjet heqje lirie. Ai ka pranuar pa më të voglin dyshim atë që ndiente për këtë regjim, i bindur në atë që thoshte.

Image result for Havzi Nela

AKTAKUZË KUNDËR TË PANDEHURIT: HAVZI SHABAN NELA

Akuzohet se ka agjituar e propaganduar për minimin dhe dobësimin e pushtetit tonë popullor, krim ky që parashikohet nga neni 73/I i Kodit Penal.
Mbi materialin që disponohej, hetuesia e Organeve të P. Brendshme Mirditë me datën 30/V/1975 filloj çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Havzi Shaban Nela dhe në të njëjtën kohë kreu arrestimin e tij për krimin e agjitacionit e të propagandës që ka zhvilluar në dëm të pushtetit popullor.
Nga hetimet e bëra për këtë çështje, ka rezultuar se:
I pandehuri Havzi Nela i dënuar për krim kundër shtetit me 15 vjet heqje lirie vuante dënimin në Repartin e riedukimit 303 Spaç. Megjithëse i dënuar për një krim shumë të rëndë dhe të nxirrte mësime e të jepte prova rehabilitimi, i pandehuri Havzi Nela si element armik e thellon më tej veprimtarinë e tij armiqësore në formën e agjitacionit e të propagandës për kundër pushtetit popullor duke agjituar e propaganduar tek disa të dënuar në Repartin e riedukimit Spaç siç janë: P. D, S. D, A. P, Z. B, etj.
Related image


Në këtë mënyrë, i pandehuri Havzi Nela në forma e metoda të ndryshme që nga ardhja e tij në kampin e Spaçit më 1970 e në vazhdim kur është arrestuar, ka agjituar e propaganduar ndër të dënuarit duke iu kundërvënë pushtetit popullor për të helmuar ndërgjegjen e të tjerëve. Në këtë mënyrë, ka propaganduar duke thënë se standardi i jetesës së popujve të shteteve të tjera të perëndimit e të lindjes si në Amerikë, Gjermani, Francë e në vendet e tjera sipas tij “lulëzon” liria e demokracia, se njerëzit atje janë të lirë të flasin e të shkruajnë për atë që mendojnë edhe kundër sistemit, të bëjnë greva politike, ekonomike e kërkesa të ndryshme dhe askush nuk i dënon, ndërsa këtu në vendin tonë, sipas të pandehurit, nuk paska liri e demokraci për popullin, se për të pasur liri, njerëzit duhet të jenë të lirë që të flasin e të shkruajnë çfarë mendojnë edhe kundër sistemit në fuqi, të shkojnë e të shëtisin në shtetet e tjera kur të duan e ku të duan pa ndonjë kufizim. Se dënimet që jepen për arratisje sipas këtij, janë të padrejta, por se ato bëhen vetëm e vetëm për të mbajtur të shtypur popullin e tij.
Duke folur për konferencën e Sigurimit Europian, ju ka thënë se kjo është në dobitë e të gjithë popujve, se do të sigurojë popujt nga luftërat, do të sjellë zhvillim të madh kultural, shkencor, ekonomik etj dhe pavarësisht se Shqipëria nuk merr pjesë në këtë konferencë, përfundimisht kjo do të detyrohet nga fuqitë e mëdha për t’ju nënshtruar vendimeve të saj dhe si përfundim, diktatura e proletariatit në fuqi do të marrë fund, etj.

Image result for Havzi Nela
I pandehuri Havzi Nela duke u biseduar për tradhtinë e Beqir Ballukut etj, të dënuarve S. D. etj, ndërmjet të tjerash u ka thënë se Beqir Balluku me disa të tjerë Gjeneralë ka folur në byronë politike disa mendime të kundërta me të tjerët duke thënë se Shqipëria nuk duhet të rrijë e veçuar “izoluar”, por duhet të bëjë kthesë e të ketë marrëdhënie me vendet e tjera të perëndimit e të lindjes etj… Se tani me tradhtinë e tij, ne të dënuarit dhe i gjithë populli do të kemi përfitime, se udhëheqësve të tjerë të shtetit u ka ardhur fundi, se u ka shkuar litari në grykë dhe pikërisht për këto ato kanë bërë pastrime të mëdha në ushtri duke hequr gjithë ato kuadro të vjetër që kanë studiuar në BS, sepse ata janë të papërshtatshëm me politikën e këtyre dhe do t’i zëvendësojnë me kuadro të reja etj. Në këtë mënyrë, i pandehuri ka mbajtur shpresë për përmbysjen e pushtetit popullor, forcën e vitalitetin e tij në luftë kundër armiqve të brendshëm e të jashtëm imperialisto-revizionist.
I pandehuri Havzi Nela edhe në kohën e revoltës që është bërë nga të dënuarit më 1973 në Spaç kundër pushtetit është bashkuar me elementë kundër revolucionarë dhe ka marrë pjesë në mbledhjen ndërkrahinore etj.
Krimi i agjitacionit e propagandës në dëm të pushtetit popullor nga i pandehuri Havzi Nela është provuar plotësisht si me pohimet e tij të bëra në hetuesi, me shpjegimet e dëshmitarëve, me ballafaqimet e bëra, si edhe me dokumentet e tjera shkencore që ndodhen në dosjen hetimore në ngarkim të tij.

Related image

Në mbështetje të hetimeve në këtë dosje rezulton: i pandehuri Havzi Shaban Nela, i biri i Shabanit dhe i Xhevahires, i datëlindjes 1934, lindur e banues familjarisht në Kollovoz të rrethit Kukës, me arsim të lartë, me profesion arsimtar, me origjinë shoqërore fshatare, i varfër, i martuar, me kombësi e shtetësi shqiptarë, i cili akuzohet: Se ka agjituar e propaganduar për minimin e dobësimin e pushtetit tonë popullor, krim ky që parashikohet nga neni 73/I-rë i K. P.
Duke i konsideruar hetimet e plota për këtë çështje, në bazë të rregullave procedurale, akt-akuza së bashku me dosjen penale i dërgohet prokurorisë së rrethit për ta kaluar në gjyq.
Kjo aktakuzë u përpilua në qytetin e Rrëshenit, me datën 16 korrik 1975.

2017-09-17

Ku ishin e ku janë shokët e komandatit legjendar Adem Jashari?



Nga Reshat Sahitaj 



Të shkruash për figurën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe rezistencën si dhe sakrificën e kësaj familjeje është një barrë dhe përgjegjësi kombëtare, mirëpo në Kosovë kemi krijues si Veton Surroi, i cili në një vepër të tij figurën e Adem Jasharit dhe tragjedinë e kësaj familjeje e deformon dhe e minimizon këtë rezistencë historike, është një degradim që i bëhet jo vetëm kësaj familjeje, por edhe tërë luftëtarëve të lirisë.
Partia e Adem Jasharit ishte Kosova e jo LPK-ja , e as LDK-ja

Në këtë shkrim nuk do ta trajtoj figurën e Adem Jasharit, sepse objektivi im është të analizoj qëndrimin e bashkëluftëtarëve dhe "bashkëluftëtarëve" në momentet më kritike të jetës së kësaj familjeje, e cila vlerësohet nga të gjitha forcat politike e tentohet të përvetësohet nga disa bashkëluftëtarë të denjë e të padenjë. LDK-ja përmes disa analistëve dhe specialistëve të luftës përpiqen ta përvetësojnë duke shkruar se Adem Jasharin ishte ushtar i Ibrahim Rugovës. PDK-ja po ashtu përmes rrethit të ngushtë të Adem e Hamëz Jasharit tentojnë ta përvetësojnë. Mirëpo, sipas të gjitha dokumenteve ekzistuese Hamëz Jashari ishte anëtar i Partisë Republikane, kryetar i se cilës ishte Feti Grapci. Anëtarësimi në Partinë Republikane tregon qartë se Adem Jashari dhe Hamëz Jashari ishin pro-amerikanë dhe të gjitha shpresat për çlirimin e Kosovës i kishin në ndihmën e Amerikës e jo në ngritjen e dy gishtave, e as të grushtit siç vepronin disa komisarë politikë të nxitur nga shefat e partive. Adem Jashari nuk e ngriti as grushtin, e as dy gishtat, sepse luftonte për Kosovën, e jo për shefat e partive politike.

Ringjallja e Adem Jasharit

Menjëherë pas tragjedisë që forcat serbe shkaktuan mbi familjen Jashari, ku u vranë e u masakruan edhe fëmijë, grupi i dramës i përbërë nga: Dibran Fylli, Ramadan Kaçkini , Latif Zariqi… aktorë e luftëtarë e ngritën pjesën teatrale "Ai është gjallë". Regjinë e kësaj shfaqjeje e kishte bërë Dibran Fylli, e cila u dha për herë të parë para publikut në Prekaz më 6 mars 1999, ku morën pjesë ushtarë dhe një pjesë e popullsisë civile si dhe faktorë të luftës, si: Jakup Krasniqi, Ilaz Kodra, Fadil Kodra etj. Kjo dramë, pavarësisht se ishte përgatitur në flakën e luftës gjatë ofensivave të shumta serbe, në kushte shumë të vështira, e bëri efektin dhe e përçoi mesazhin patriotik të qëndresës dhe rezistencës ndër luftëtarët dhe popullatën që përballej më luftën. "Ai është gjallë " është e vetmja dramë e shkruar dhe e realizuar, e cila i dedikohet figurës së ndritur të Adem Jasharit dhe të vrarëve të tjerë gjatë asaj dite të kobshme. Kurrë më askush, përveç Milaim Zekës që e punoi një dokumentar, i cili është i vetmi film mbi Adem Jasharin deri më sot. Akademitë përkujtimore e ceremoni të tjera nuk e kanë forcën e ringjalljeve të figurave dhe ngjarjeve të rëndësishme kombëtare sa e kanë librat dhe filmat artistikë, apo dokumentarë. Trajtimi i kësaj figure në poezi, po ashtu u realizua vetëm nga disa krijues, si: Musa Jupolli, Agim Vinca dhe Riza Graiçevci, Prend Buzhala, e ndonjë tjetër. Masakra në familjen Jashari të Prekazit dhe figura e Adem Jasharit nuk u vlerësuan nga pendat e krijuesve të letërsisë shqiptare, për shkaqe ende të panjohura për mua.

Keqtrajtimi i figurës së Adem Jasharit

Figura e komandantit legjendar në vend se të vlerësohej ajo gjithnjë e më shumë po shkon duke u zbehur në masën popullore, sepse imazhi i figurave kombëtare nuk është nën mbrojtjen e institucioneve tona dhe asnjë familje nuk e ka deponuar kërkesën për mbrojtje të imazhit të asnjë prej figurave kombëtare. Adem Jashari dhe veprimtaria e tij në rezistencën e armatosur, nga disa krijues e opinionistë ka filluar të degradohet. Shumica e këtyre krijuesve janë ish-bashkëpunëtorë të sistemit okupues ose baballarët e tyre i takonin atij sistemi, por të tillët gëzojnë privilegje edhe në sistemin aktual, e veçmas respektohen nga ish- eprorët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Afrimi i këtyre me eprorët e Shtabit të Përgjithshëm u shërben si licencë për t'i njollosur figurat që kontribuuan për çlirimin e vendit e për t'i rehabilituar disa personazhe negative të sistemit të kaluar. Nuk është e rastësishme se disa marrin iniciativa, si Veton Surroi për ngritjen e përmendores së Fadil Hoxhës dhe zbehjen e luftës së Shaban Polluzhës. Në fakt, Uran Butka për këtë ngjarje ja se çka shkruan:" Urdhrat për mësymjen kundër forcave të Adem Vocës dhe të Shaban Polluzhës, që refuzuan të largohen nga Kosova, në kohën që kishin nisur masakrat kundrejt popullsisë shqiptare në Mitrovicë e Drenicë, i dhanë, më 1 shkurt dhe më 5 shkurt 1945, komandanti i Shtabit Operativ të Kosmetit, kolonel Fadil Hoxha dhe komisari politik, nënkolonel Krsto Filipoviq. (Arkivi historik i Jugosllavisë, k.1411). Pra, tentativat për rehabilitimin e bashkëpunëtorëve të armikut dhe zbehjen e luftërave të trimave shqiptarë e bëjnë pa ndonjë shtrëngim moral duke u krenuar se paskan zbuluar gjoja fakte kundër Azem Galicës apo Adem Jasharit. Nuk ka asgjë të rastësishme kur dëgjojmë disa të flasin e të shkruajnë hapur duke e përshkruar Adem Jasharin si bashkëpunëtor të armikut vetëm e vetëm pse ai e paska pasur shtëpinë afër deposë së municionit.

Sipas analistëve të këtij rangu, ish bashkëpunëtorësh, Adem Jashari nuk ishte kurrë komandant i luftës, sepse u vra në shtëpi të tij më familje të ngushtë pa asnjë ushtar. Harrojnë ata, se Adem Jashari bëri luftime intensive disa net rresht natën e Vitit të Ri të vitit 1991 bashkë më disa bashkëfshatarë, si: Sahit Jashari, Fadil Kodra, Ilaz Kodra, Jakup Nura, Zymer Meha, ndërsa nga Llausha në ndihmë i shkuan: Osmani, Jetullahu, Hetemi e Sejdi Geci ,Gani Geci dhe fshatarë të tjerë. Në këtë përleshje më forcat serbe plagoset Vesel Selimi, i cili më vonë dërgohet në Krefeld (Gjermani) dhe më 1998/99 kthehet në luftë bashkë më nipin e tij 16-vjeçar. Nga kjo qëndresë më 31 dhjetor 1991/1992 si dhe aksione të tjera në Drenas e vende të tjera, mund të konkludohet se Adem Jashari ishte komandant dhe ishte i organizuar më burrat e asaj ane. Mirëpo, kjo dhe shumë aktivitete të tjera nuk u mjaftojnë krijuesve tanë për të shpifur kundër Adem Jasharit dhe luftëtarëve të tjerë të lirisë të gjallë e të vdekur.

Ku ishin shokët e Adem Jasharit ditën kritike ?

Para se të rrethohej kulla e Jasharëve, Adem Jasharin e kishin vizituar disa që ende janë gjallë e disa nga të cilët më vonë ranë në altarin e lirisë, mirëpo në ditën kritike shumë pak prej tyre ia ofruan ndihmën. Kulla e Jasharëve ishte e rrethuar në disa rrathë nga forcat serbe të armatosur më teknikën bashkëkohore të luftës. Numri i forcave serbe dhe automjeteve të blinduara, helikopterë, tanke etj, ka qenë impresionuese, në mënyrë që pamjet e këtyre forcave të duket sa më spektakulare që popullsisë vendore t'ua fuste tmerrin. Para sulmit, lidhjet telefonike ishin ndërprerë që luftëtarët e lirisë të mos mund të komunikonin mes veti. Strategjia e ushtrisë serbe ka qenë që të izolonte Llaushën e vendet të tjera që askush nga luftëtarët të mos kishin mundësi t'i shkonin në ndihmë Adem e Hamëz Jasharit. Në anën tjetër, pjesa e shokëve të Adem Jasharit nuk kishin armatim dhe municion të mjaftueshëm që t'i shkonin në ndihmë, siç kishin bërë natën e Vitit të Ri 1991-tës.

Pavarësisht kërkesave të Adem Jasharit dhe luftëtarëve të tjerë, që ia bënin Fondit "Vendlindja Thërret" dhe atij të qeverisë së Bukoshit, pjesa e Drenicës veçanërisht Prekazi, Llausha etj. nuk e kishin furnizuar me armë këtë regjion, që sipas Ibrahim Kelmendit, siç shkruan në librin e tij, "Lëvizja e përgjakur" Hashim Thaçi, Azem Syla etj. kanë refuzuar kategorikisht furnizimin më armë të kësaj pjese, ndërsa nëse i referohemi shkrimeve të Gani Gecit është Rexhep Selimi, i cili ka penguar furnizimin me armë të Llaushës dhe regjionit. Madje, Gani Geci në shkrimet e tij shkon edhe më tutje duke e akuzuar rëndë Rexhep Selimin që, sipas tij, paska pasur detyrë t'i përçajë luftëtarët e lirisë. Gani Geci rrëfen se Rexhep Selimi paska dhënë urdhra të vritet Princi i poezisë shqiptare Gani Xhafolli dhe doajeni i letërsisë shqipe Ramiz Kelmendi, pse ata e botonin një revistë dashurie në kohë lufte. Hiç më pak se Gani Geci, edhe Ramiz Lladrovci në shkrimet e tij ka hedhur akuza tepër të rënda ndaj Rexhep Selimit që, sipas Ramiz Lladrovcit, Rexhep Selimi në prani të Adem Jasharit paska dhënë urdhër të vritet Fehmi Lladrovci në kufi me të gjithë vullnetarët, të cilët po iu bashkëngjiteshin luftëtarëve të lirisë në Kosovë, ndërsa Adem Jashari e ka kundërshtuar duke iu kërcënuar Rexhës, siç e quajnë të afërmit.

Rexhep Selimi ende nuk e ka parë të arsyeshme t'u përgjigjët asnjërit për këto akuza të rënda. Të jepet urdhër të vritet poeti Gani Xhafolli, të cilit Serbia e asaj kohe ia ndaloi dhjetëra emisione në TV Prishtina, nuk është akt kombëtar. Të jepet urdhër të vritet Ramiz Kelmendi me veprat e të cilit jemi edukuar në frymë kombëtare, nuk është veprim patriotik. Të jepet urdhër të vritet Fehmi Ladrovci, i cili ka shkëlqyer në luftërat kundër ushtarëve serbë në Kroaci dhe të cilin e kam njohur personalisht, nuk është mision kombëtar. Mirëpo, akuzat ndaj Rexhep Selimit mund të merren me rezervë, pasi janë akuza të paverifikuara e ndoshta tendencioze, mirëpo realiteti një ditë do të ndriçohet për secilin. Adem e Hamëz Jashari të mbyllur në kullë, pas dy ditë e dy net rezistencë mbetën pa armatim dhe natyrisht që vriten.

Adem Jashari nuk ishte vetëm

Jemi në momentin kur forcat serbe kishin ndërprerë lidhjet telefonike dhe kishin izoluar Llaushën dhe fshatrat e tjera, që në asnjë mënyrë askush nga bashkëluftëtarët të mos kishte mundësi t'i ndihmonin komandantit të tyre dhe familjes së tij. Pavarësisht këtij rrethimi të hekurt ekzistonin trima të cilët do ta rrezikonin jetën që komandantit t'i ndihmonin duke mos e lënë të vetmuar. Mirëpo, në Kosovë ende kemi analistë, gazetarë e shumë profesionistë e manipulatorë të tjerë, të cilët shkruajnë qëllimisht për ta njollosur luftën dhe bashkëluftëtarët e lirisë, se Adem Jashari ishte vetëm. Është shumë poshtërsi të injorohet vullneti i atyre luftëtarëve të cilët e rrezikuan jetën për t'i shkuar në ndihmë komandantit legjendar e aq më keq të injorohet trimëria e Miftar Rrecit, një trim sypatrembur, i cili u plagos nga forcat serbe duke luftuar dhe vdes nga pamundësia për t'ia ndalur gjakderdhjen e mbi kokën e të cilit i qëndronte bashkëshortja e tij, vëllai i tij dhe Haxhi Geci, që i qëndruan pranë deri në frymën e fundit. Duke u bazuar në "Ditari i luftës" nga Dibran Fylli, ditën kritike në ndihmë Adem Jasharit i shkojnë: Sylejman Selimi, Mujë Krasniqi, Shaban Hasani,Shaban Desku, Musli Hoxha dhe Metë Imer Salihu, duke u pozicionuar në Lagjen e Hajzer Imerëve. Në anën tjetër, Gani Geci ja si i përshkruan "Në lufta pa maska", ato dy ditë e net luftimesh për t'i ndihmuar komandantit legjendar, pasi që përmes telefonit e lajmëron Adem Jasharin se forcat serbe po e rrethonin: " I tërë fshati kishte dalë në pozicione, siç i kishim të paraparë, te xhamia e fshatit Llaushë dhe te Malet e Deviçit, në pjesën tjetër, në anën e djathtë të fshatit. Me vete e kishim të vetmin pushko-mitraloz, 12.7, armën më të fortë, të vetmen që posedonte e tërë Drenica. Mirëpo, kishim vetëm 370 copa fishekë. Kishim edhe dy murtaja 500 dhe një 150, me nga katër predha, dymbëdhjetë predha komplet, po ashtu edhe 35 apo 36 kallashnikovë secili me nga 50 apo 60 fishekë, njëqind më së shumti".

Dibran Fylli në shënimet e tij përshkruan situatën në detale duke i shënuar edhe emrat e të gjithë pjesëmarrësve në ato luftime, ndërsa Gani Geci nuk i shënon detajet dhe emrat e të gjithëve. Pavarësisht nga kjo, këto shënime janë thesar i çmuar, përmes të cilave zhduken thashethemet se Adem Jashari ishte i vetmuar. Këto shënime i zhdukin mjegullat e konfuzitetit dhe manipuluesit e ndryshëm se luftëtarët e lirisë nuk ishin të organizuar. Mirëpo, edhe pse kishte luftëtarë që i ndihmuan, shtrohet pyetja se ku shkuan disa të tjerë, të cilët me javë ishin afër familjes Jashari, por pushka e tyre nuk shkrepi? Pyetja tjetër është se pse luftëtarët që i shkuan në ndihmë Adem Jasharit, në Kosovën e pasluftës nuk vlerësohen si bashkëluftëtarë, por ata që ikën dhe nuk u shkrepën armët sot i gëzojnë të gjitha privilegjet duke i injoruar bashkëluftëtarët e vërtetë. Vrasja e tyre bëri bujë si në opinion tonë edhe në atë botëror. Ato ditë nuk u dëgjua zëri i asnjërit prej atyre që sot deklarohen bashkëluftëtarë të Adem Jasharit. Zëri i pushkës së tyre nuk dëgjohej. Ato ditë shokët e rrejshëm u fshehën, bashkëluftëtarët që tani krenohen se kishin qenë shokë të Adem Jasharit u zhdukën, sikur të mos kishin ekzistuar.

Absurditet! E pabesueshme dhe e turpshme! Të gjithë të tjerët që ikën e tani na shiten bashkëluftëtarë janë rrenca dhe përfitues, të cilët që në fillim kanë pasur detyra të caktuara. Është traditë gjenetike e çdo luftëtarit të lirisë që kur t'i vritet shoku apo ndonjë i dashur, në shpirtin e tij shfaqet ndjenja e hakmarrjes për shokun e vrarë. Lexuesit me siguri e kanë parë filmin kur Akilit i vritet shoku në luftën e Trojës se si ai hakmerret. Raste të tilla kemi shumë në literaturën historike të luftërave të ndryshme ku ndjenja për hakmarrje është imediate. Mirëpo, kjo ndjenjë nuk u dallua te disa përfitues të luftës, të cilët sot janë shndërruar në milionerë. Kurrë asnjë gazetarit e as moderatorit të televizioneve në debate politike nuk guxojnë t'i pyesin këta bashkëluftëtarë se ç'bënin ato dy ditët kur Adem Jashari zhvillonte luftime dhe luftonte me vdekjen.

Si kanë pasur rehati shpirtërore të qëndrojnë të heshtur e të mos ndërmarrin asnjë aksion kundër ndonjë stacioni policor, kundër ndonjë njësiti të policisë apo ushtrisë serbe? Gjer më sot kurrë nuk e kanë sqaruar se ku ishin dhe ç'bënin ato dy ditë kur shoku i tyre po e sfidonte vdekjen? Nëse Prekazi ka qenë i rrethuar, nuk ka qenë e rrethuar Klina, Gjakova, Prizreni, Prishtina etj. etj., ku shokët e tij është dashur t'i kundërpërgjigjeshin me armë forcave serbe. Ato dy ditë e dy net, kur Adem Jashari po luftonte i rrethuar në kullën e tij, këta bashkëluftëtarë që na shesin mend sot, është dashur t'i tregonin armikut se mund ta rrethoni një kullë, por jo krejt Kosovën. Nëse ishin bashkëluftëtarë, siç pretendojnë sot, a nuk paskan pasur mundësi ta rrethojnë dhe ta sulmojnë një stacion të vogël policor në Klinë, në Suharekë apo në ndonjë vend të vogël? Kanë pasur mundësi, por nuk kanë pasur guxim se jetën e kanë dashur më shumë se Kosovën. Këta mund të jenë luftëtarë, por kurrë bashkëluftëtarë të Adem Jasharit. Këta mund të jenë luftëtarë, por janë gënjeshtarë, rrenca dhe para së gjithash janë frikacakë. Këta janë trima vetëm kur janë të rrethuar nga të tjerët dhe janë trima kundër shqiptarëve e jo kundër armikut. Është lehtë të kushtëzohet, kidnapohet, të vritet e të rrihet fizikisht një gazetar, një intelektual shqiptar, por kur është dashur të tregohet trimëria nuk ishit në sheshin e mejdanit. Lehtë të thuhet e të deklarohet para medieve tona kur disa deklarojnë se ishin komandantë e në fakt në Hag e mohonin luftën dhe e mohonin UÇK-në. Luftëtari i lirisë kurrë nuk pendohet për atë që ka bërë, sepse është i bindur në fitoren definitive. Luftëtari i lirisë kurrë nuk pasurohet me djersën dhe gjakun e popullit, e disa e kanë konfirmuar se në luftë ishin për interesa të tjera e jo për çlirimin e atdheut. Këta ishin dhe janë zhvlerësuesit më të zëshëm kundër vlerave të luftës. Jemi gjallë ose jo, por dosjet do të hapën patjetër një ditë, dhe do të dihet kush ishte shqiponjë e kush ishte korb!

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...