2017-10-17

Gazetarja Daphne Caruana Galizia u vra pranë shtëpisë së saj teksa po udhëtonte me makinën tip “Peugeot 106”.



Gazetarja që udhëhoqi investigimin e skandalit të njohur si “Panama Papers” dhe lidhjet me korrupsionin në Maltë është vrarë ditën e sotme në një atentat me bombë në makinë pranë shtëpisë së saj. Daphne Caruana Galizia u vra pranë shtëpisë së saj teksa po udhëtonte me makinën tip “Peugeot 106”.

Një shpërthim i fuqishëm me bombë shkatërroi makinën duke i marrë jetën në vend gazetares.

Ajo ishte një blogere e njohur dhe shkrimet investigative të saj tërhiqnin mijëra lexues e publikoheshin në disa nga mediat më të rëndësishme në Maltë. “Politico” e quante “gruaja Wikileaks”.

2017-10-15

Lerër Specialës ndërkombëtare!...

Agjencioni Floripress( Shkrim më shkas...)

Nga Flori Bruqi

Shpifjet Dik Martit hapin plagët e zemrës së nënave shqiptare

15 tetori i vitit 2017 nuk është një pritje e zakonshme, pasi në tavolinat e gëzimit në familjet e personave të pagjetur janë ende vendet bosh që presin një përgjigje.

18 vjet dhembje, përmallim, por edhe shpresë në pafundësi që ngjallet çdo ditë për nënat, motrat, vëllezërit, nuset, fëmijët e qindra shqiptarëve ende të pagjetur dhe të paidentifikuar.

Çdo ditë e gdhirë është një ditë e mallit dhe e vuajtjeve, por edhe e shpresës se sot do të marrin, ku i dihet ndonjë lajm për më të dashurit e tyre.

E ku e dinë nënë shkretat, se ku i kanë djemtë, vëllezërit, mbase mund të jenë të gjallë duke u kalbur në ndonjë nga burgjet e mizorisë serbe, apo edhe në ndonjë gropë të pafundme në tokën e huaj.

Janë qindra shqiptarë civilë të rrëmbyer nga hordhitë mizore serbe, nga ata gjakatarë që donin ta zhduknin çdo gjë shqiptare.

Një vit, dy, tre... dhjetë, 18 vjet kaluan, e zemra e nënës nuk pushon së qari, për më tepër së shpresuari.

Janë mija familje që çdo ditë e natë flasin vetë me vete nga trishtimi.

Një tjetër ndërrim vitesh e pret Kosovën pa të dashurit...

Kur mbarë njerëzit në botë përgatiten për ta festuar natën e ndërrimit të moteve, ta festojnë së bashku me rrethin e ngushtë familjar, shumë familje të Kosovës edhe pas 18 vjetëve jetojnë me dhembje e ankth që shkaktoi pushteti i Serbisë.

Ndonëse vitet kalojnë e mosha e bën të vetën, Nysrete Kumnova nuk harron në asnjë moment ditën kur nga ajo u largua Albioni, djali i saj i vetëm, bashkë me pesë meshkuj të tjerë....

E tash Specialja do ti gjykon vetëm çlirimtarët....

Vallë athue a do të gjykohët nga kjo Speciale ndërkombëtare edhe ndonjë çetnik serbo-malazezë një Zot e dinë!?!!!

Gjykata Speciale, s’ka kthim prapa


Baza juridike dhe kushtet ligjore për fillimin e punës së Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të specializuar, që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë, tashmë janë ndërtuar dhe mund të pritet që kjo gjykatë deri në fund të këtij viti të procedojë me rastet e para, vlerësojnë ekspertë të çështjeve juridike -ndërkombëtare dhe njohësit e zhvillimeve politike në vend.


Në rubrikën e përjavshme të Radios Evropa e Lirë, “Fokus” , ata thonë se aktakuzat, të cilat do të ngrihen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, si dhe proceset gjyqësore, mund ta tronditin skenën politike të Kosovës dhe se shqetësimet apo paralajmërimet për një tronditje të tillë, tashmë janë shpërfaqur.
Gjykata Speciale, s’ka kthim prapa

Ismet Salihu, profesor i të Drejtës Penale Ndërkombëtare, shpreh bindjen se Gjykata Speciale, ndonëse ka qenë e gatshme të veprojë, deri më tash nuk e ka bërë këtë, në mënyrë që eventualisht të mos ndikojë në procesin e zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën më 11 qershor.

Një shmangie të fillimit të punës, sipas tij, kjo gjykatë do ta bëjë deri pas zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 22 tetor.

“Me përfundimin e zgjedhjeve lokale, në çdo moment mund të fillojë punën kjo gjykatë. Përndryshe, kthim prapa, kjo gjykatë, nuk do të ketë. Opinioni i Kosovës, kosovarët, duhet të përgatitjen për ngritjen e akuzave dhe përgjegjësitë e njerëzve, të cilët do të akuzohen për krimet e pretenduara nga Dick Marty, më vonë edhe nga Prokurori special Clint (Wiliamson), si dhe nga ky që është aktualisht (David Schwendiman)”, thotë profesor Salihu.

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Imer Mushkolaj, shpreh mendimin se personalitetet që janë përfolur se mund të jenë në shënjestër të Gjykatës Speciale, tashmë i kanë informacionet se mund të jenë në ndonjërën nga aktakuzat, pavarësisht se nuk i kanë bërë publike.

Ai thotë për Radion Evropa e lirë se puna e Gjykatës Speciale, tashmë nuk është vetëm deklarative.


“Tash, ajo është shtrirë edhe në terren dhe së shpejti pritet të bëhen edhe aktakuzat e para. Natyrisht, që kjo do të shkaktojë dhe do të ketë ndikim në skenën politike të Kosovës. Patjetër që unë, deklarimin e fundit të presidentit Thaçi e lidhi pikërisht me mundësinë që kjo Gjykatë Speciale do ta trazojë skenën politike të Kosovës. Por, është çështje tjetër se si dhe sa do të mund të menaxhohet kjo tronditje apo mbase ky shqetësim serioz, që do ta sjellë Gjykata Speciale”, shprehet Mushkolaj.

Ndikim në konfigurimin e skenës politike

Ditë më parë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se formimi i Gjykatës Speciale “ka ardhur si nevojë politike ndërkombëtare”.

Ai ka thënë se pranimi i Gjykatës Speciale nga Kosova është bërë në rrethana imponuese diplomatike ndërkombëtare, nga ana e partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës, me arsyetimin se duhet t’i kënaqin edhe aktorët tjerë, në veçanti Rusinë dhe Beogradin.

Presidenti Thaçi ka shprehur përkushtimin për të vërtetën dhe pajtimin, por megjithatë, formimin e Gjykatës Speciale e ka cilësuar “proces të padrejtë historik ndaj Kosovës”, si dhe ka ngritur dyshime rreth drejtësisë që mund të vendosë kjo gjykatë.

“Gjykata Speciale do të jetë vetëm një pikë drejtësi, në detin e padrejtësive që kanë ndodhur në Kosovë. Shtrohet pyetja, a do ta nxjerrë të vërtetën dhe a do të sjellë pajtim ndëretnik kjo Gjykatë?”, ka thënë presidenti Thaçi.

Por, politologu Ramush Tahiri, i ka thënë më herët Radios Evropa e Lirë, se pavarësisht reagimeve të tashme ose atyre eventuale që mund të pasojnë në figurat politike dhe institucionale në Kosovë, Gjykata Speciale nuk mund të abrogohet.

“Ky është thjesht një lloj, ndoshta, shfajësimi – që kjo gjykatë po punon -i Hashim Thaçit, tash në funksionin e presidentit. Por, nuk mendoj që do të ketë ndonjë ndikim praktik, përveç që do të ketë ndikim në marrëdhëniet e Kosovës ose të vetë presidentit me faktorin ndërkombëtar”, pati theksuar Tahiri.

Analisti Mushkolaj shpreh mendimin se në muajt e ardhshëm do të ketë edhe reagime të tjera lidhur me Gjykatën Speciale.

“Unë besoj që reagimit të ashpër të presidentit, në të ardhmen, menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve (lokale), do të vazhdojnë t’i bashkohen edhe reagimet e aktorëve të tjerë, të cilët mund të jenë pjesë e aktakuzave nga kjo gjykatë, varësisht se si i marrin informacionet për përfshirjen e tyre”.

“Skena politike mund të pësojë goditje, për shkak se nëse shohim raportin e senatorit Marty, ne aty gjejmë emra goxha të rëndësishëm. Secila aktakuzë që do të përfshijë një ose më shumë nga këta emra, do të ndikojë seriozisht, besoj, edhe në konfigurimin e ardhshëm të skenës politike të Kosovës”, thekson Mushkolaj.

Profesor Salihu shpreh mendimin se pavarësisht reagimeve, qoftë brenda Kosovës, qoftë jashtë vendit, ndikimet politike nuk do të mund të depërtojnë në punën e Gjykatës Speciale.

Madje, sipas tij, kjo gjykatë është produkt i moskonsolidimit të sistemit vendor të drejtësisë, si dhe mospunës së duhur të drejtësisë ndërkombëtare, në kuadër të UNMIK-ut, e më pas edhe të EULEX-it, të cilat deri në vitin 2014, kishin kompetencë ekskluzive për procedimin, akuzimin dhe gjykimin e krimeve gjatë luftës dhe pas luftës.

“Kjo Gjykatë (Speciale) është themeluar për shkak të ndikimeve politike që janë bërë brenda për brenda gjykatave, sistemit tonë të drejtësisë”, thotë profesor Salihu, duke shtuar se është i bindur që Gjykata Speciale i ka të gjitha garancitë e duhura të sistemit të drejtë të drejtësisë.

Implikime buxhetore për Kosovën

Procedimi i aktakuzave nga Gjykata Speciale, pritet të krijojë implikime edhe për buxhetin e Kosovës. Kjo për faktin se me Ligjin për mbrojtjen juridike dhe financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara, do të mbulohen shpenzimet për secilin person që akuzohet nga kjo gjykatë, si për angazhimin e mbrojtjes apo avokatit të tij, e deri te shpenzimet e udhëtimeve jashtë Kosovës për të dhe familjen e tij. Gjithashtu, aty përfshihet edhe mbulimi i shpenzimeve për procedurat gjyqësore e deri te kompensimi i atyre personave, të cilët gjykata do t’i shpallë të pafajshëm.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, thonë se ligji do të zbatohet. Halil Matoshi nga kabineti i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, thekson se Qeveria do t’i respektojë vendimet e institucioneve.

“Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të jetë shumë e përgjegjshme dhe të sillet në përputhje me të gjitha vendimet që i kanë marrë institucionet e Republikës së Kosovës”, thekson Matoshi.

Por, profesor Salihu konsideron se ky ligj ka qenë i panevojshëm, për faktin se sipas konventave ndërkombëtare dhe sipas të drejtës ndërkombëtare dhe nacionale, të akuzuarve që nuk kanë mjete financiare për të paguar mbrojtës, atë ia siguron gjykata, sipas detyrës zyrtare.

“Nxjerrja e çdo ligji, duhet t’i ketë edhe implikimet buxhetore. Ky ligj nuk e ka bërë atë kalkulim për implikimet buxhetore, se sa do të kushtojnë angazhimet e mbrojtësve të personave, të cilët eventualisht do të akuzohen dhe do të nxirren para kësaj gjykate”, thekson profesor Salihu.

Sidoqoftë, njohësit e zhvillimeve politike dhe të çështjeve juridike, kanë vlerësim të ndryshëm lidhur me efektet që mund t’i krijojë Gjykata Speciale te qytetarët e Kosovës. Ndonëse, sipas tyre, nxitja e trazirave nuk përjashtohet, ashtu sikurse edhe reagimi i opinionit, megjithatë, siç thonë ata, këto nuk do të mund të kenë efekt në punën e Gjykatës Speciale.

Washington Post: Thaçi akuzon komunitetin ndërkombëtar për mosmbajtje të fjalës

Deklaratat e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për Gjykatën Speciale janë pasqyruar në shumicën e mediave ndërkombëtare.


Gazeta prestigjioze amerikane “Washington Post” shkruan se presidenti i Kosovës të hënën akuzoi komunitetin ndërkombëtar se nuk e ka mbajtur fjalën edhe pasi vendi krijoi një gjykatë jopopullore të krimeve të luftës për të ndjekur penalisht shqiptarët etnikë në rastet e lidhura me luftën e Kosovës.

Sipas gazetës, Hashim Thaçi ka thënë se në mesin e gjërave që zyrtarët ndërkombëtarë premtuan në këmbim të kësaj gjykate ishte një rrugë me e shpejtë drejt procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, UNESCO, liberalizim të vizave dhe që Kosovës t’i lejohet të formojë ushtrinë.

“Kosova krijoi gjykatën, por bashkësia ndërkombëtare nuk bëri asnjë nga gjërat që premtoi”, citohet Presidenti nga Washington Post.

Gjykata Speciale e Kosovës u themelua në Hagë vitin e kaluar, por deri më tani nuk ka proceduar asnjë rast.

Gazeta shkruan se 19 gjykatës ndërkombëtarë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, SHBA-të dhe Kanadaja janë të vendosur në Hagë, me jurisdiksion mbi krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krimet e tjera që mbulojnë ligjet e Kosovës e që dyshohet se kanë ndodhur ndërmjet 1 janar 1998 dhe 31 dhjetor 2000.

“Rreth 10 mijë persona vdiqën dhe 1700 u zhdukën gjatë luftës së Kosovës 1998-1999, e cila përfundoi pas ndërhyrjes së NATO-s, në emër të shumicës shqiptare”, shkruan më tej gazeta.


Thaçi sipas gazetës amerikane, ka thënë se është pajtuar të udhëheq “një proces të padrejtë historik për Kosovën, pavarësisht kundërshtimit nga opinioni publik, politik dhe civil për këtë gjykatë, në mënyrë që të mbrojë partneritetin strategjik me SHBA-të, BE-në dhe NATO-n”.

Presidenti Thaçi ka thënë se gjykata ishte një padrejtësi për Kosovën.

Gjykata Speciale ka pasur “bashkëpunim maksimal dhe bilateral me Serbinë” por “bashkëpunim minimal, simbolik dhe të njëanshëm” me Kosovën”, është cituar Thaçi në këtë gazetë.

“Autoritetet në Beograd pretendojnë se e dinë se kush do të akuzohet dhe çfarë akuzash do të jenë për shqiptarët e Kosovës”, tha Thaçi duke shtuar se “serbët i besojnë plotësisht kësaj gjykate, sepse ata janë të informuar saktë se asnjë serb nuk do të akuzohet”.

Washington Post shkruan se presidenti Thaçi deklaroi se Gjykata Speciale nuk do t’i shqyrtojë asnjë nga “400 masakrat” ose ndonjë prej më shumë se 20 mijë rasteve të dyshuara të grave shqiptare në Kosovë të përdhunuara nga pjesëtarët e forcave serbe.

Pendohet Thaçi, thotë se u keqkuptua qëllimisht deklarata e tij për Specialen


Presidenti Hashim Thaçi, ka reaguar tri ditë pasi kishte mbajtur një fjalim për Gjykatën Speciale, në të cilën ai dërgoi kritika në adresë të Bashkimit Evropian.


Presidenti thotë se u keqkuptua qëllimisht dhe për këtë ai publikoi të plotë fjalimin e mbajtur më 9 tetor.

Presidenti Hashim Thaçi, të hënë mori pjesë në një konferencë, në të cilën po diskutohej për ‘Perceptimin publik të Gjykatës Speciale: rreziqet dhe mundësitë”.

Pas deklaratave në konferencës, ku përmendi ndikimin e Bashkimit Evropian dhe ‘disa premtime’ që BE ia kishte bërë Kosovës në këmbim të Gjykatës Speciale, e që nuk i kishte mbajtur, pasuan shumë reagime ndaj të Presidentit Thaçi.

Ndërkombëtarët mohojnë se premtuan ‘favore’ në këmbim të Speciales


Bashkësia ndërkombëtare ka mohuar t’i ketë premtuar “favore” Kosovës në këmbim të themelimit të Gjykatës Speciale.


Ndonëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, para pak ditësh deklaroi se Kosovës i ishte premtuar liberalizimi i vizave, krijimi i ushtrisë, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare…, ambasadat e huaja në Kosovë kanë thënë se nuk janë në dijeni për një gjë të tillë.

Por pavarësisht kësaj, ndërkombëtarët kanë thënë se mbështesin Kosovën drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare e po ashtu edhe në çështjet e tjera që presidenti Thaçi përmendi ditë më parë.

E pavarësisht deklaratave “sulmuese” të Thaçit kundrejt Gjykatës Speciale, ata mbeten optimistë se kjo Gjykatë do ta vendosë drejtësinë.

Reagimet rreth Gjykatës Speciale, të paefektshme


Pendimi i kreut të shtetit të Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale për krimet luftës në Kosovë, nuk mund të prodhojë asnjë efekt në raport me vet gjykatën por as ndonjë reagim të opinionit karshi kësaj gjykate, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike dhe të aspekteve juridike në Kosovë.


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ditën e hënë, gjatë prezantimit të një raporti për perceptimin publik rreth Gjykatës Speciale, të organizuar nga disa organizata joqeveritare në Prishtinë, e ka cilësuar themelimin e Gjykatës speciale, “proces të padrejtë historik ndaj Kosovës”.

Ai ka theksuar se ka pranuar ta udhëheqë këtë proces, si kompromis, me premtimet nga faktorëve ndërkombëtarë, për liberalizim të vizave, për formimin e ushtrisë, pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si dhe rritjen e numrit të njohjeve nga vendet e ndryshme.

Politologu Ramush Tahiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se reagimi i presidentit Thaçi, vjen si pasojë e zhgënjimit me faktorët e caktuar ndërkombëtarë, që nuk realizuan kompromiset, për të cilat opinioni vendor nuk ka pasur informacione në kohë reale. Por, siç thotë Tahiri, pendimi i kreut të shtetit lidhur me çështjen e Gjykatës Speciale, nuk do të mund të ketë asnjë ndikim në punën e kësaj të fundit.

“Kjo gjykatë nuk mund të abrogohet, sepse nuk pritet që Kuvendi të rishqyrtojë dhe të marrë vendim tjetër, megjithëse kishte disa përpjekje në të kaluarën, para disa muajve në Kuvendin e Kosovës. Kjo është thjeshtë një lloj, ndoshta, shfajësimi – që kjo gjykatë po punon – i Hashim Thaçit, tash në funksionin e presidentit. Por, nuk mendoj që do të ketë ndonjë ndikim praktik, përveç që do të ketë ndikim në marrëdhëniet e Kosovës ose të vet presidentit me faktorin ndërkombëtar”, thotë Tahiri.

Por, eksperti i çështjeve juridike – kushtetuese, Mazllum Baraliu, profesor në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se është krejtësisht e parëndësishme nëse janë penduar ose jo drejtuesit e institucioneve të Kosovës lidhur me Gjykatën Speciale.

Sipas tij, presidenti Thaçi, i cili në kohën e nisjes së procesit për themelimin e Gjykatës Speciale ishte në pozitën e kryeministrit, është dashur t’i bëjë publike kompromiset.


“Është pendim ose jo, kjo është jorelevante. Si zakonisht, eksponentët e institucioneve tona, kanë qenë vazhdimisht në funksion të kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare. Ndërkaq, kjo që tash ai (Thaçi) po thotë se ka pasur një kompromis, për këtë kompromis ne nuk kemi ditur. Është dashur që atëherë, ata dhe ky vet, të këmbëngulin që kur bëhen marrëveshje të tilla, kompromisi të ketë mekanizma garantimi, që ato të realizohen dhe jo që Kosova vazhdimisht të humbë”.

Por, a mund të krijojnë efekte në opinionin publik deklaratat e presidentit Thaçi, lidhur me Gjykatën Speciale?

Politologu Tahiri shpreh mendimin se kjo deklaratë mund ta nxisë opinionin, por mendimi dhe reagimi eventual i opinionit nuk mund të ndikojë në punë e Gjykatës Speciale.

“Reagime të opinionit do të ketë, sepse askush, duke përfshirë edhe vet presidentin, nuk janë të amnistuar nga hetimi i kësaj gjykate dhe nga procesi i drejtë dhe i ndershëm që do të mundësohet, varësisht prej dispozitave ligjore që janë paraparë me këtë ligj. Mirëpo, kjo punë nuk ndihmon, sepse opinioni dhe ndikimi i opinionit në proceset gjyqësore është i pavarur prej punës së vet gjykatës”.

Profesor Baraliu nuk pret reagim nga opinioni, për shkak se sipas tij, reagimi i Presidentit është i vonuar.

“Ndoshta është reagim i vonuar edhe i vet Presidentit, për shkak se atëherë është dashur të veprojë dhe të mos lejojë kompromise të tilla që të mos realizohen edhe në dobi të Kosovës, që të përfitojë diçka edhe Kosova dhe jo vetëm të humbë, siç është rasti me Gjykatën Speciale, e cila me të vërtetë është e padrejtë”.

Presidenti Thaçi, megjithatë ka deklaruar se Gjykata Speciale “do të jetë vetëm një pikë drejtësi”, siç ka thënë ai, “në detin e padrejtësive që kanë ndodhur në Kosovë”. Ai ka ngritur pikëpyetjen se “a do ta nxjerrë të vërtetën dhe a do të sjellë pajtim ndëretnik”, Gjykata Speciale, e cila pritet që në një të ardhme shumë të afërt të procedojë me rastet e para.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...