2017-12-15

Si vdiq Faik Konica i vetëm dhe me vetëm… 15 dollarë në xhep




Në vitin 1942 Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia dhe Departamenti i Shtetit nuk e njihte më Konicën si përfaqësues diplomatik të vendit të tij.

Jeta e Faik Konicës në Uashington ishte modeste. Paguante qiranë e apartamentit, rreth 80 dollarë në muaj, pastaj stenografen dhe sekretaren Charlotte Graham, e cila punonte për të prej 12 vitesh, si dhe shërbyesit, Hattie Williams me burrin e saj.
Kohët e fundit kishte marrë para borxh nga disa miq, diçka më pak se njëmijë dollarë.

Jetonte si një aristokrat i rënë nga vakti, sepse, ndërsa merrte hua për të shtyrë pagesën e qirasë, në garderobën e tij kishte ndonja dhjetë kostume shik, një numër palltosh, plot kapele e këpucë si dhe një koleksion të bukur veshjesh zyrtare.

Ishte e hënë, ora 5 pasdite e datës 14 dhjetor, kur Faiku pësoi hemoragji cerebrale.

Hattie, që i kishte shërbyer prej vitesh, e gjeti të rrëzuar në banjë dhe e ndihmoi të shkonte në shtrat.

Faiku kërkoi të telefonohej sekretarja dhe ajo arriti pas 30 minutash.

Charlotte ishte një grua e përpiktë dhe e sjellshme dhe Faiku i besonte ashtu si vetes së tij.

I tha se kishte një dhimbje të fortë në sy dhe Charlotte propozoi të thërrisnin mjekun, Robert Oden.

Megjithë kundërshtimet e Faikut, mjeku u thirr.

Dr. Oden, ndër më të njohurit e Uashingtonit dhe mik i vjetër i Faikut, e kuronte nga hipertensioni kronik prej 14 vjetësh.

Dr. Oden i mati tensionin. Aparati tregonte 250/140 dhe mjeku tha se Faiku ishte në rrezik prandaj duhet të merrej një infermiere ose të dërgohej në spital.

Charlotte vendosi ta kalonte natën në apartament. Vonë në mbrëmje Faiku e thirri nja dy herë, pastaj kërkoi ujë.

Para mesnate, kur Charlotte kishte filluar t’i shkruante një letër të shoqit, i cili shërbente në Forcën Ajrore, vuri re se Faiku kishte vështirësi në frymëmarrje por nuk dukej dhe aq keq.

Fliste përçart, “there is no answer”, thoshte në anglisht, “përgjigja nuk po vjen”.

Sekretarja shkoi të marrë një sy gjumë në divanin e dhomës së ndënjes dhe u zgjua në 5 të mëngjesit.

Ai dukej se flinte i pabezdisur, i shtrirë në kurriz me krahun e majtë nën kokë.

Nga ora 8, Charlotte shkoi ta shohë përsëri.

Ai nuk kishte lëvizur fare dhe sytë i kishte paksa të hapur dhe të përhumbur. I telefonoi Dr. Odenit, i cili e udhëzoi t’i prekte dorën.

Ajo ishte e ftohtë dhe e sertë. E kuptoi se Faiku ishte shuar. Ishte data 15 dhjetor 1942. Dr. Oden i tha se do të vinte sapo të mbaronte një operacion.

U vendos që trupi të dërgohej në shtëpinë e funeraleve Hysong aty pranë. Gjërat kishin ndodhur shpejt dhe Charlotte ishte e hutuar. Dr. Oden pyeti për familjen e të ndjerit, nëse sekretarja e dinte se ku ndodheshin njerëzit e tij.

Pyeti për gjendjen financiare të Faikut, pasi duhej një garanci për shërbimin funeral.

Charlotte i tha se Faiku kishte 15 dollarë e 54 cent në apartament, por priste një pagesë prej 2,100 dollarësh, që ministri i Oborrit, Martini, kishte nisur me kabllogram nga Londra.

Oden tha se do të bëhej vetë garant.

Sekretarja i telefonoi Departamentit të Shtetit dhe kërkoi të fliste me dikë që merrej me punët e Shqipërisë.

Zëri i dridhej. I thanë se dikush do ta merrte pak më vonë.

Pasdite, në telefon u paraqit Wesley Jones, zyrtar i sektorit të çështjeve evropiane, të cilit Charlotte i tregoi me hollësi se ç’kishte ndodhur.

Folën për arkivat e legatës shqiptare dhe ajo i tregoi se ato, bashkë me vulat, i ishin dorëzuar me kohë ambasadës italiane.

Në apartament, i tha, nuk ka asnjë objekt zyrtar të qeverisë shqiptare dhe të gjitha dokumentet e sendet e tjera janë pronë e tij personale.

Çertifikatën e vdekjes së Faikut me logon District of Columbia e firmosi Dr. Oden. Pasi shënoi vendlindjen e të ndjerit, Konitza, Albania, shkroi datën e lindjes, 15 prill 1876 dhe të vdekjes, 15 dhjetor 1942.

Disa nga gazetat e mëdha të Amerikës i kushtuan vdekjes së Faik Konicës nga një kolonë modeste.

Meqenëse ai kishte tre vjet e ca që ishte shkëputur nga qarqet diplomatike, harresa kishte bërë punën e saj prandaj një pjesë e mirë e fakteve rreth të ndjerit ishin të pasakta.

Një gazetë lokale e ngatërronte me të vëllanë, Mehmetin.

Në New York Times ai përmendej më tepër si dramaturg dhe pastaj flitej për atë historinë e tij të çuditëshme me Ann Corion.

Megjithatë, disa nga të vërtetat e njohura thuheshin.

Washington Post-i përmendte, për shembull, “aftësinë e tij të shkëlqyer të të shprehurit” dhe “sensin e mrekullueshëm të humorit”.

Askush në shtypin amerikan nuk e kujtoi Faikun më bukur se sa kritiku i Sekretarit Hull, Drew Pearson në rubrikën The Washington Merry-go-Round:

“Një diplomat i vjetër dhe i vetmuar vdiq thuajse pa u vënë re në Uashington.

Ai ishte përfaqësuesi i njërit prej vendeve më të vegjël të Evropës, ndër të parët që u gllabëruan nga Boshti.

Për 20 vjet, Faik Bej Konica bëri miq për vendin e tij të panjohur.

Por papritur, në prill 1939, bota e tij diplomatike pushoi së ekzistuari kur Musolini, i cili po e ndiqte me lakmi pushtimin e Austrisë nga Hitleri, mendoi se tani ishte radha e Italisë dhe futi trupat në Shqipërinë e pambrojtur. Por ai qe i vetmi në Uashingtonin zyrtar që dukej i shqetësuar.

Departamenti i Shtetit i zotit Cordell Hull nuk bëri asnjë lëvizje apo protestë.

Konicës madje nuk iu dha as kortezia që të mbahej në listën diplomatike zyrtare, gjest që iu akordua vendeve të tjera të pushtuara.

Në atë kohë, Departamenti i Shtetit ishte duke e përkëdhelur Musolinin dhe Shqipëria nuk kishte rëndësi. Ministri Konica e la hotelin Mayflower dhe u vendos në një apartament të vogël ku mbajti zi për shuarjen e vendit të tij. Atje, ai vdiq fare qetësisht.”

(Nga libri: Faik Konica, jeta në Uashington, botim i dytë, autor Ilir Ikonomi, UET Press 2017)

*Në foto, shtëpia ku ndërroi jetë dhe certifikata e vdekjes

Zbulohen misteret e jetës së Hitlerit, si i prenë testikulin dhe dashuria për gruan hebre




Jeta personale e Hitlerit është e mbushur me teori konspiracioni dhe mistere.

Por së fundmi një libër biografik ka zbuluar shumë për jetën e Hitlerit. Mund t’ju duket një çmenduri por kur ishte në shkollë Hitleri ra në dashuri me një vajzë hebre.

Emri i saj ishte Stephanie, e cila nuk ishte në dijeni për ndjenjat që ushqente ai.
Hitleri ishte djalë i trembur në atë kohë dhe kurrë nuk i tha asaj se e dashuronte. Kur gjërat nuk kanë shkuar mirë, ai zhvilloi urrejtje të madhe për gjithë kombin hebre.
Ai pati dhimbje stomaku gjatë gjithë jetën, diarre kronike dhe nuk ushqehej mirë.

Udhëheqësi i nazistëve ishte aq i frikësuar se mos zbulohen problemet shëndetësore që kishte, kështu që mori një kurë me 29 barna të ndryshme, por pa efekt.
Shumë besojnë se ky problem që do tregojmë tani provokoi rritjen e inferioritetit.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, ai u plagos dhe mjekët duhet të hiqnin një nga testikujt e tij për ti shpëtuar jetën. Kjo ndodhi gjatë betejës në Somme në vitin 1916.
Hitleri ishte shumë i ndjeshëm ndaj femrave që kishte pranë. Ai sillej mirë dhe argëtohej. Gjithashtu kishte një marrëdhënie të ngushtë me mbesën e tij Geli Raubal.

Shumë njerëz mendonin se kishte shumë dashuri miqësore mes tyre. Në moshën 23 vjeç, ajo vrau veten dhe ndoshta kjo ndodhi për shkak të ngacmimeve seksuale që mund ti ketë bërë Hitleri.

Është e vështirë për t’u besuar por Hitleri kurrë nuk u përpoq të mësonte se si të ngiste makinën.

Prof.Dr. Paskal Haxhi: Jeta ime mes Shqipërisë dhe Greqisë


PARATHËNIE

In memoriam/ Në respekt dhe në ndërim të jetës dhe të veprës së mikut tim në cilësinë e readaktorit, dhe & recesentit të librit me kujtimet e jetës së tij të pasur të cilat mi besoi, po botoj parathënien time e cila gjendet në këtë libër të konkretizuar me shumë përkushtim dhe dashuri…

PROF. DR. PASKAL HAXHI

Jeta ime mes Shqipërisë dhe Greqisë
“88 – Vjet në katër kohë”
– Rreth librit me kujtime të Prof. Dr. Paskal Haxhi –

Libri “Jeta ime mes Shqipërisë dhe Greqisë – 88- Vjet në katër kohë” që po i sjellim lexuesit, është një libër që futet në natyrën e letërsisë historike. Emri i autorit është i njohur për lexuesin. Pas një veprimtarie të gjatë pune në sistemin e drejtësisë dhe në mësimdhënie si pedagog në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, ai paraqitet me një përmbledhje interesante të kujtimeve të jetës së tij, të cilat, në renditje me njëra-tjetrën, u ofrojnë miqve dhe kolegëve të tij më shumë hapësirë gjykimi.

Kujtimet janë shkruar në rrjedhën e një jete të pasur sociale të autorit dhe mbajnë gjurmën e kohës. Edhe pse ngjarjet janë relativisht sa të afërta aq edhe të largëta për lexuesin, ato shërbehen me freski gjuhësore, letrare e gjykimi.

Renditja e tyre në libër vjen e natyrshme si për nga karakteri, mirësia, fryma dhe mënyra e të menduarit pozitiv të autorit. Pikërisht, kjo e bën libër, lëndën e këtij vëllimi. Ndryshe, libri do të kishte mbetur thjesht një bashkim mekanik i ngjarjeve, bisedave apo veprimtarisë dhe punës së kryer në vite nga autori.

Një vëllim çfarëdo ngjarje, dëshmi, artikuj e studime nuk e bëjnë dot libër numri i faqeve, formati teknik, ballina dhe recensuesit. Një libër e bëjnë të tillë koherenca, informacioni dhe përmbajtja e problemeve që Prof. Dr. Paskal Haxhi 8 paraqet. Pikërisht, vepra e Paskal Haxhit, i ka më së miri këto shenja.

Nëse përmbajtjen e librit do ta paraqitnim jo përmes titujve të kujtimeve që përmban, por përmes fjalëve kyçe, ato do të ishin: fëmijëria dhe edukimi i tij, Lufta Antifashiste e popullit shqiptar, puna në organet e drejtësisë, kontributi i tij për vendosjen e marrëdhënieve të miqësisë ndërmjet popullit shqiptar dhe atij grek dhe, në fund, letërkëmbimi me autoritetet më të larta të shtetit shqiptar.

Përpjekjet dhe roli i tij për konsolidimin e marrëdhënieve të miqësisë midis komunitetit grek dhe atij shqiptar, përgjatë dy anëve të kufirit, del qartë në këtë libër në shoqërimin e grupeve turistike greke në Shqipëri, në takimet e shumta me personalitete të shquara greke, por edhe vizitat në Çamëri, Janinë e në krahina të tjera ku jetonin arvanitasit dhe roli historik, kulturor e politik i tyre; me protagonistët e kësaj diaspore dhe diskutimet e sotme rreth vendit që zënë në histori; tradita historike, demokratike dhe politike e vendeve tona në funksion të ndikimit të saj në dobi të fuqizimit të simpatisë shtetërore andej e këndej kufirit.

Në një farë mënyre, vetvetiu, në qendër të vështrimit të autorit janë lidhjet shqiptaro – greke dhe shfaqja e tyre përmes personaliteteve publikë me ndikim të dyanshëm. Por, autori duke qenë pjesë e minoritetit grek në Shqipëri, në kujtimet e tij nuk mbetet në shqyrtime kronologjike, as në aktualizime të sipërfaqshme të zhvillimeve të së shkuarës.

Ai u largohet edhe prirjeve të sotme për t’i evokuar këto zhvillime në dobi të qëllimeve të tjera. Shpesh autori është paragjykuar nga të dy anët e kufirit për origjinën, rolin dhe shërbimet e tij, por ai nuk ka pushuar së vepruari për të bërë më të mirën e mundshme, atë që duhet dhe mungon për dy vendet tona, ndaj, për të nuk ka rëndësi fakti, nëse nga të dy llogoret disa e quajnë një shqiptar i mirë apo një grek i mirë.

Këto kujtime gjykoj se janë të dobishme për shtimin e informacionit dhe të vlerësimeve, por jo për t’u përdorur si mjete të veprimit të drejtpërdrejtë qeverisës, apo kontestues ndaj qeverisjes. Autori, duket qartë në stilin e tij të rrëfimit, se nuk i largohet së vërtetës, ashtu siç ka ndodhur, apo t’i shmanget përgjegjësive, por përkundrazi mes rrjeshtash tregon se është i ndjeshëm ndaj çdo lloj padrejtësie sociale e për më tepër ndaj atyre që përdorin pushtetin për ndëshkime personale.

Prof. Paskal Haxhi ka ndjekur me vëmendje edhe zhvillimet në vend. Ai është veçanërisht i ndjeshëm dhe aktiv në problemet e drejtësisë dhe Jeta ime mes Shqipërisë dhe Greqisë 9 të arsimit, pa lënë mënjanë ndihmën e tij për krijimin e urave të miqë- sisë midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Duke qenë pjesë e minoritetit grek në Shqipëri si dhe mbajtës shpesh herë i portofoleve të larta shtetërore, ai nuk mund të mos zgjonte vëmendjen jo vetëm të miqve të tij, por edhe të autoriteteve dhe personaliteteve të larta të kulturës dhe të shtetit grek në një periudhë të errët të mungesës së marrëdhënieve diplomatike gjatë periudhës së izolimit të vendit nga regjimi komunist.

Është vlerë për autorin, që nëpërmjet këtij libri gjen rastin të tregojë të vërtetën historike për Shqipërinë, për politikat e saj paqësore dhe të fqinjësisë së mirë, për trajtimin e barabartë me shqiptarët të minoritetit grek, për përpjekjet e vazhdueshme të qarqeve antishqiptare greke të cilat, kanë synuar të minojnë fqinjësinë e mirë që ekziston midis dy popujve tanë dhe që shfrytëzohen nga disa politikanë ekstremistë grekë për të mbajtur gjallë paragjykimet shoviniste ndaj Shqipërisë, sikundër evokon dëshirën e qeverisë dhe popullit grek në mbështetje të Shqipërisë.

Libri i ri i Prof. Dr. Paskal Haxhit do të pritet me endje, sepse vetë lexuesi gjen aty kujtimet e veta, me gjuhë të thjeshtë, të pastër e letrare, ndonjëherë edhe me ngarkesa emocionale të kohës. Si bashkëkohës dhe bashkudhëtar i historisë së shtetit shqiptar, autori në jo pak raste është përballur egërsisht me kohën, arrogancën, hakmarrjen dhe pushtetin e diktaturës, e atyre që luftojnë për pushtet personal, për të cilin jam i prirur të besoj se ndoshta fati e ka shpëtuar nga ndëshkimi i diktaturës.

Libri është një pasqyrë e kohës në të cilën autori jo vetëm ka jetuar, por dhe jeton, duke qenë protagonist i saj. Ndaj, dëshiroj të theksoj, jo vetëm si redaktor, por edhe si një person me kontribut të njohur në lëvizjen demokratike në Shqipëri, dhe në mbrojtje të interesave publike, se në asnjë rast përmbajtja apo fryma e tij nuk duhet keqkuptuar apo keqinterpetuar.

Mesazhet që vijnë nëpërmjet këtyre kujtimeve janë një dëshmi e gjallë dhe e papërsëritshme për brezin e ri, për të kuptuar brendinë dhe mekanizmat e një regjimi diktatorial të lënë pas.

Është meritë, por edhe vlerë shoqërore e autorit, që duke qenë pjesë e organeve të nomenklaturës komuniste, me mirësinë dhe virtytet e tij edhe në situatën e luftës së klasave gjykonte drejt me prova të vërteta dhe në bazë të ligjeve. Në libër Prof. Dr. Paskal Haxhi 10 do gjeni faqe të tëra kujtimesh të shkruara me nxitjen e vrullit të kohës, ndaj ai mbart më së miri gjurmët autentike të asaj periudhe dhe gjykoj, se ky libër nuk duhet kuptuar si një propogandë pro komunizmit.

Autori këto kujtime i sjell të patransformuara, për të kuptuar më mirë, jo vetëm propogandën e kohës, por edhe nervin me të cilin i këndonte jetës shoqëria socialiste me vargjet e njohura “Enver Hoxha e mprehu shpatën”.

Një tjetër risi në gjininë e kujtimeve është edhe letërkëmbimi me drejtuesit më të lartë të shtetit jo vetëm për problemet e vendit, por edhe për çështje të tjera të cilat përkufizohen me problematikën e zhvillimit të marrëdhënieve politike, ekonomike dhe shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë.

Këto kujtime janë diçka më tepër sesa përshkrimi i udhëtimit të një Zotërie shqiptar, të ri, tërheqës, të moshuar, “feminist” dhe të ditur.

Ato përbëjnë një përshkrim të jashtëzakonshëm personal, të shkëputur të Shqipërisë dhe të klasës së saj politike, e cila, megjithëse në dukje na duket tani e tejkaluar, si pasojë e ndryshimeve demokratike, akoma nuk është aq e largët që të mos ketë rrjedhime të ndryshme dhe të shumta, qoftë për ditët që jetojmë, qoftë për të ardhmen.

Kujtimet e botuara në këtë libër janë një sintezë e jetës dhe veprimtarisë së tij aktive, të pazbukuruara, origjinale, pavarësisht kohës, duke dëshmuar qartë se ato janë reflektuar mbi gjykime realiste dhe, si rrjedhim, nuk e kanë humbur aktualitetin, pavarësisht kohës në të cilën jetojmë.

Këto kujtime janë të pambaruara. Ato janë një statujë që nuk është mbaruar ende nga mjeshtri i saj. Edhe pse jeta e tij sociale, në këtë pikë vijon të jetë aktive, ai lë pas në këtë libër një frymë kurioze, tërheqëse dhe të vlefshme, të një bote në të cilin jeton në katër kohë ku, pak prej nesh kanë pasur apo do të kenë fatin ta përjetojnë.

KASTRIOT FRASHËRI
Tiranë, 22 Shtator 2015

+ + +

RASTĒSIA
Ligji filozofik që përshkruan veprën time

Unë i falem kohës për gjithçka të veprimtarisë sime jetësore, që pasqyrohet në këto kujtime. Koha më dha mundësi të krijoj familje, të punoj në shumë sektorë të rëndësishëm të shoqërisë, të shijoj jo vetëm kënaqësi, por dhe përjetime të papërshkrueshme përgjatë këtyre 88- viteve që jetoj. Mbi të gjitha, puna dhe jeta më dhanë mundësi të njoh shumë njerëz të natyrave dhe shtresave të ndryshme shoqërore, për të cilët, duke përfituar nga rasti, të shpreh dashurinë, mirënjohjen dhe respektin tim ndaj miqve, bashkëpunëtorëve, kolegëve, studentëve të mi në vite.

Poliçani, vendi ku linda dhe kalova fëmijërinë, është qendra e zonës malore të Gjirokastrës. Banorët janë minoritarë grekë. Nga pikëpamja sociale, kjo krahinë është heterogjene: ka patur familje të pasura, kryesisht në blegtori dhe në bujqësi, sikundër ka patur shumë njerëz me arsim të lartë, tregtarë të vegjël që punonin në rrethin e Vlorës dhe të Tepelenës. Një pjesë e banorëve të fshatit kishin emigruar si në Amerikë ashtu dhe në Greqi. Ata sillnin me vete jo vetëm gëzimet, por edhe traditat dhe qytetërimin e popujve dhe vendeve ku jetonin dhe punonin.

Gjithashtu një pjesë e madhe e familjeve të Poliçanit jetonin nga puna në pronat e tyre dhe pjesa tjetër gjendej në varfëri. Familja ime në ato kohë gjendej në kushte të vështira ekonomike, gjë që më detyroi të punoja që në vegjëli. Kudo ku kam punuar, kam ndjerë pas përkujdesjen dhe dashurinë e gjithë bashkëpatriotëve. Ndaj me këtë rast dua të shpreh respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që më kanë ndihmuar.

Lefter Nikolla, kushëriri im, që punonte prej disa vitesh në Tiranë, është njëri prej tyre. Ai më mori me vete dhe me ndihmën e xhaxha Vavakos, u sistemova menjëherë në punë si shërbëtor në familjen e Vangjel Goxhamanit, zyrtar i lartë në qeverinë fashiste. I biri i tij Milto Goxhamani, jurist, tepër inteligjent, ishte martuar me znj. Andoneta, një Konteshë italiane, e cila më trajtonte si fëmijën e saj, ndaj nuk mund të mos shpreh mirënjohjen time për gjithçka që ajo ka bërë me mua.

Ndërmjet shumë miqve dhe shokëve, do të veçoja miqësinë me një personalitet të shquar në fushën e medias si gazetar, shkrimtar dhe botues i disa librave, me të cilin rastësia e solli që këto 20 vitet e fundit të ishim fqinjë.

Ky ishte i nderuari, i ndjeri Marash Hajati. Një ditë, afro 3 vjet më parë, po i tregoja për jetën time. Atë ditë ai kishte botuar librin e tij: “DRITËRO – Kohës i falemi për këtë ditar”. Në librin që më dhuroi kishte shënuar: “Ky libër, miku im i mirë, pret të shoqërohet sa më parë me librin tënd – Paskal Haxhi në rrugëtim me historinë”.

Duke patur përpara ditarin e jetës sime, fillova menjëherë të hedh shënimet në kompjuter dhe ia dorëzova pjesën e parë, të cilën e pëlqeu dhe si kompetent në këtë fushë, filloi redaktimin e saj. Është e vërtetë që unë në jetën time kam pasur fat, por në këtë rast, atëherë kur isha në përfundim të këtyre shënimeve, ai ndërroi jetë papritur nga një sëmundje e rëndë, duke lënë amanet që librin ta korrektojë bashkëshortja e tij, Meri Hajati. Ajo e plotësoi këtë porosi së bashku me mikun tim, të nderuarin Kastriot Frashëri.

Koha i krijon njeriut sfida dhe mundësira të ndryshme në jetë. Duke qëndruar një kohë të gjatë pa punë pranë familjes sime, vendosa të rikthehem në Tiranë, ku me ndihmën e z. Manol Konomi, Ministër i Drejtësisë, u sistemova në punë në Ministrinë e Drejtësisë. Zoti Konomi ishte nga Poliçani dhe për më tepër në lidhje farefisnore me familjen e nënës sime. Ky personalitet i njohur i drejtësisë shqiptare meriton mirënjohjen time më të madhe për ndihmën e dhënë, pasi veprimi i tij përcaktoi tërësisht të ardhmen time.

Kur u pranova në punë në Ministrinë e Drejtësisë, vlen të kujtohet, se Gjykata e Lartë dhe Ministria e Drejtësisë ishin vendosur në një godinë dhe kishin një administratë. Kjo më dha mundësi jo vetëm të njihesha, po dhe të krijoja miqësi me pothuajse gjithë personelin e këtyre institucioneve.

Ministria atë kohë kishte një organikë të vogël dhe drejtohej prej juristit të njohur, Manol Konomi. Si Zv. Ministre ishte mikja ime Nedret Hoxha, ndërsa sekretar i përgjithshëm ishte Frederik Nosi, për të vijuar me zyrtarë të tjerë si, Pandeli Martiniani,Telemak Qirko, etj, të gjithë të lauruar në Universitetet e Francës, Italisë, Zvicrës, Greqisë, etj. Duke punuar në sektorin e financës ishte e pamundur të mos kisha lidhje direkte me të dy këto institucione. Ndaj përfitoj nga rasti për t’i kujtuar të gjithë kolegët me nderim dhe respektin tim të thellë.

Ngjarja, të cilën e them pa rezerva, ndryshoi rrjedhën e jetës sime, ishte mbarimi i gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë me rezultate të shkëlqyera. Ministria e Drejtësisë, ku punoja si shef administrate, më propozoi të shkoja të studioja për drejtësi në Bashkimin Sovjetik.

Unë e refuzova këtë mundësi për arsye familjare dhe nga mungesa e të ardhurave financiare, pasi dhe vëllai im Aleko atë kohë studionte për ekonomi në Moskë. Ky veprim i çuditi të gjithë, madje pati prej tyre, që i dhanë kësaj çështjeje natyrë politike dhe e shtruan në organizatën e Partisë, por ajo duke e gjykuar me pjekuri, e konsideroi këtë sjellje një veprim njerëzor, që për të mbajtur familjen sakrifikoi një të drejtë studimi të rrallë. Por drejtësia shoqërore në rastin tim e bëri të vetën.

Kur Aleko u kthye nga Moska, ai u emërua në Bankën e Shtetit. Atë kohë ministri i propozoi Komitetit Qendror një bursë të veçantë për mua, ndonëse kisha mbaruar vitin e parë të Fakultetit Juridik të Tiranës. Për të gjitha këto të mira, gjej rastin sot të shpreh falenderimin dhe mirënjohjen time ndaj znj. Liri Belishova, të ndjerit Bilbil Klosi dhe të gjithë atyre që më përkrahën dhe besuan tek aftësitë e mia. Studimet në ish-Bashkimin Sovjetik, në qytetin e bukur të Leningradit, sot Saint Petersburg, ishin dhe mbeten pranvera e jetës sime. Ende në memorien time ruaj kujtimet më të bukura për ato vite. Sot, që po më jepet rasti duke shkruar këto kujtime, nuk mund të mos shpreh falenderimin dhe mirënjohjen ndaj Prof. Doganov, Leivant, student në fakultetin e italishtes, kolektivin e Ministrisë së Drejtësisë së Rusisë.

Po ashtu dëshiroj të shpreh në mënyrë të veçantë falenderimin dhe mirënjohjen time nda znj. Lida Gurionova, akademike pranë akademisë së Shkencave të Polit të Veriut, e cila ka qenë për mua një nënë e dytë, duke më ndihmuar sidomos në rastet kur isha i sëmurë, më mbante në familjen e saj dhe më ka shëtitur në vende të rralla si, Murmansk dhe në Polin e Veriut.

Një pjesë të jetës sime e kam kaluar dhe si anëtar i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë. Ajo përbëhej nga gjashtë anëtarë dhe drejtohej nga juristi shquar, Profesor Andrea Nathanaili, Nënkryetar Sulejman Luniku dhe anëtarë, Alqiviadh Lamani, Irakli Noçka. Të gjithë të diplomuar në universitete Perëndimore. Për gjatë kohës që kam qenë anëtar i kësaj gjykate, nuk mund të mos e shpreh me krenari se jam udhëhequr vetëm nga ligji dhe nga asnjë vullnet tjetër.

Jeta e gjatë në punë të ndryshme më dha mundësi të njihem me shumë njerëz të thjeshtë dhe personalitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Puna në Ministrinë e Drejtësisë, por dhe si pedagog në fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, duke qenë koordinator i një marrëveshje midis fakultetit të Drejtësisë dhe qendrës evropiane të së Drejtës me seli në Athinë, më dha mundësi të njihem me të gjitha fakultetet e Drejtësisë së Europës, të njihem me eksperiencën e tyre veçanërisht atë të Parisit dhe Bordosë në Francë, të Londrës, Gjermanisë, Hollandës, Italisë dhe Greqisë.

Shumë prej pedagogëve të këtyre fakulteteve kanë ardhur në Tiranë e na kanë ndihmuar duke na dhënë leksione në fusha të ndryshme të së drejtës. Duke qenë qendra në Athinë, ku shkonim shpesh në seminaret që organizonte kjo qendër me pedagogët e fakulteteve të Europës, u miqësova më shumë personalitete të drejtësisë europiane, të cilët ishin të interesuar për Shqipërinë. Kjo ndihmoi jo vetëm të njihet, por edhe të prezantohet më mirë vendi ynë. Kjo njohje më dha mundësi, që të shfrytëzoja çdo rast dhe marrëdhënie miqësore në shërbim të forcimit të marrëdhënieve me Greqinë, të cilat për disa dekada mungonin për shkak të një propogande aspak realiste dhe miqësore të nacionalizmit grek me pretendime territoriale.

Në krijimin e klimës për të patur marrëdhënie të mira fqinjësore ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë është interesant fakti, që për këtë miqësi kanë ndikuar jo vetëm personalitetet që njohëm, por edhe personalitete diplomatike greke në Shqipëri, ku do të veçoja veprimtarinë e gjithë ambasadorëve të Greqisë në Tiranë si dhe mjaft persona të tjerë të artit dhe kulturës.

Ata ishin përherë të interesuar për krijimin e këtyre urave të bashkëpunimit dhe vlerësonin aktorët, që punonin për forcimin e marrëdhënieve të miqësisë midis dy vendeve tona, ndaj dhe çmonin jo vetëm përpjekjet e mia në këtë drejtim, por edhe më ndihmonin në plotë- simin e të gjitha kërkesave për viza që adresoja.

Ata më ndihmuan për të organizuar vizitën e grupit të parë turistik shqiptar në Greqi, duke filluar nga Selaniku, Athina, Peloponezi për të përfunduar në Korfuzin e bukur, ku do të veçoja mikpritjen e ngrohtë e vëllazërore të qytetarëve të ndryshëm që na ofruan kudo që shkuam. Ndaj në këto kujtime, do të dëshiroja të falenderoj të gjithë këta persona dhe t’Ju shpreh mirënjohjen time të thellë për rolin dhe ndikimin e tyre të pazëvendësueshëm në krijimin e këtyre urave të miqësisë ndërmjet dy vendeve tona.

Në radhë të parë, gjykoj se kjo meritë u përket miqve të vërtetë të Shqipërisë si shkëlqesisë së tij, Karolios Papoulias, ministër i Jashtëm dhe më pas President i Republikës së Greqisë; Prof. Giorgios Kasimatis, Këshilltar i Kryeministrit Andreas Papandreou dhe konstitucionalist i shquar i Greqisë; z. Manolis Glezos, politikan grek, kryetari i Partisë së majtë EDA, i njohur për pjesëmarrjen e tij në rezistencën e Luftës së Dytë Botërore, që ndihmuan dhe kontribuan realisht në projektimin dhe ndërtimin e kësaj vepre të madhe historike duke rivendosur marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve tona fqinje pas shumë vjetësh.

Po ashtu, gjej rastin të falenderoj të katër ambasadorët e Republikës së Greqisë në Tiranë si dhe personelin e Ambasadës për mbështetjen dhe kontributin e dhënë në vite, duke punuar me përkushtim për përmirësimin e marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit midis vendeve tona, si dhe të një numri të madh grekësh që kanë punuar dhe punojnë në Shqipëri, të cilët e shihnin me dashamirësi çdo veprim që i shërbente kësaj miqësie.

Një falenderim dhe respekt i thellë shkon për të ndjerin Spiro Dhendja, Kryetar i Dhomës së Tregtisë së Korfuzit, i cili ka invesuar për konsolidimin e këtyre urave të miqësisë, duke ndikuar tek një numër i madh personalitetesh politikë në Greqi.

Këtë ndihmë ai e shoqëroi me veprime konkrete jo vetëm duke ofruar ndihma ekonomike ndaj popullsisë shqiptare në Jug të vendit, por dhe duke hapur një Dhomë Tregtie Greke në qytetin e Sarandës, duke kontribuar në afrimin e mëtejshëm të dy popujve tanë, të cilët duhet të harronin të kaluarën e këtyre marrëdhënieve e të shihnin drejt së ardhmes.

Një kontribut të veçantë për forcimin e miqësisë midis popujve tanë, ka dhënë z. A.Belesi, arvanitas dhe këshilltar kryesor i veprimtarisë ekonomike të Shoqërive të Kokalis, të cilat kanë investuar në fushën e telekomunikacionit dhe llotove.

Ai vinte shpesh në Shqipëri dhe takohej me personalitetet më të larta, veçanërisht me ata të krahut të majtë politik. Ai duke ardhur shpesh në vendin tonë, falë mbështetjes sime, gjeti origjinën e familjes së tij, nga trungu atëror nga Belshi, Elbasan dhe mëmësinë nga Shkodra. Ai krenohej me origjinën e tij dhe betohej se do të luftonte deri në fund të jetës së tij për vëllazërimin dhe miqësinë midis dy vendeve tona që i lidh historia, dhe për koincidencë ai ndërroi jetë në Tiranë dhe sot prehet këtu.

Pa dyshim që respekti dhe mirënjohja ime shkon dhe për Shoqatën e Avokatëve të Peloponezit, qendra e së cilës është në qytetin e Lojërave të para Olimpike dhe vendlindjes së Niko Bellojanis, njeriut me karafil, heroit të rezistencës greke kundër nazi-fashizmit në Athinë të pushkatuar nga diktatura fashiste, të cilët në vitin 1988 vizituan Shqipërinë dhe mbetën tepër të kënaqur nga mikpritja dhe historia e popullit tonë.

Kur ata u kthyen në Greqi u bënë ambasadorë të vërtetë të Shqipërisë për propogandimin e arritjeve të saj. Duke përfituar nga rasti, ju shpreh falenderimin në mënyrë të veçantë për ftesën që më adresuan për të vizituar Greqinë, duke më dhënë mundësi të takohem me shumë miq të njohur, jo vetëm nga shoqërimet e grupeve turistike, por edhe me një numër të madh personalitetesh grekë, që përpiqeshin për përmirësimin e klimës së marrëdhënieve miqësore midis dy popujve tanë.

Respekt e mirënjohje të thellë do të shpreh ndaj mikut të vërtetë të Shqipërisë, të ndjerit Mihal Papakostandinu, ish ministër i Drejtësisë dhe së fundi ministër i Jashtëm i Greqisë, si një ndër përfaqësuesit më të njohur dhe më me influencë të krahut të djathtë politik në Greqi, i cili ka ndikuar në përmirësimin e klimës së marrëdhënieve të bashkëpunimit midis vendeve tona, duke përballuar me dinjitet shpesh herë reaksionin antishqiptar dhe propogandën e tyre ekstremiste në kundërshtim me faktet historike dhe zhvillimet e kohës në Europë.

Ai me përpjekjet e tij arriti të bindë pothuaj gjithë klasën politike të Greqisë se miqësia me Shqipërinë është historike dhe e domosdoshme për të mirën e popujve të Ballkanit dhe të Europës. Si rrjedhim nga këto zhvillime politike u përmirësuan dukshëm këto marrëdhënie në shkallë të tillë, sa u lidh Traktati i Miqësisë ndërmjet dy vendeve tona.

Udhëtarë të pandalshëm të kujtimeve të mia janë edhe anëtarët e minoritetit grek të Shqipërisë, të cilët gjej rastin t’i përgëzoj dhe falenderoj jo vetëm për mbështetjen që më kanë dhënë në punën time, por dhe për mikpritjen e ngrohtë që treguan ndaj vizitave të vëllezërve të tyre, të cilët largoheshin nga Shqipëria me përshtypje të mira.

Unë i falem kohës, që duke shoqëruar turistët grekë dhe të huaj në Shqipëri të njihem me persona me karakter dhe me ndjenja të thella patriotike, pavarësisht pozicionit të tyre politik dhe funksionit të lartë operativ. Njëri prej tyre ishte përkthyesi dhe shoqëruesi i Këshillit të Ministrave të Greqisë, me të cilin jam ndeshur pothuajse në të gjitha takimet e mia zyrtare ose private me personalitete të shtetit të Greqisë.

Ky ishte z. Vangjel Dule me origjinë nga Goranxi (jo Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ, i cili rrjedh nga i njejti vend). Zoti Vangjel, më tregoi, duke qenë ushtar arratiset nga Shqipëria, pasi babai i tij ishte dënuar nga regjimi si armik i popullit dhe vdiq në burgjet komuniste. Ai, pasi provoi mbi shpatullat e tij të gjitha presionet dhe torturat që bëheshin në këto raste nga autoritetet greke, për t’u siguruar që ky person nuk ishte i dërguar nga organet e sigurimit të Shtetit shqiptar, u pranua si emigrant i ndershëm minoritar.

Pas shkollimit në Greqi, si njeri jashtëzakonisht inteligjent, ai u përfshi në funksione të tilla administrative, që kishin lidhje me marrëdhëniet me Shqipërinë. Ndaj me rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona, Vangjelin e gjejmë prezent si përkthyes në të gjitha takimet e delegacioneve shqiptare.

Ai gjithashtu shoqëronte edhe delegacionet e larta greke, që vizitonin Shqipërinë, ku vlen të përmendim vizitën e Kryeministrit Micotaqis, presidentit Papoulias, si dhe shumë zyrtarëve të tjerë. Njohja me Vangjelin ishte një rastësi e bukur dhe fat, pasi ndonëse i persekutuar nga regjimi shqiptar, ai ishte shumë i predispozuar për përmirësimin e këtyre marrëdhënieve në funksionin që kishte dhe ka përkrahur të gjitha përpjekjet e mia në këtë drejtim, madje duke më deklaruar hapur se marrëdhëniet e mira midis vendeve tona janë një domosdoshmëri për të mirën e popujve, që historikisht janë vëllezër dhe aktualisht janë trazuar aq shumë, sa që kërkohet të hapen kufijtë për të komunikuar lirisht.

Kohët e fundit ai erdhi për disa vjet si sekretar në Ambasadën Greke dhe me punën e tij ndikoi në miqësimin e mëtejshëm të lidershipit politik të Greqisë dhe Shqipërisë. Ndoshta për një rast të tillë duhet që shteti ynë të gjejë një formë për vlerësimin e tij.

Meriton falenderim dhe mirënjohjen time të veçantë profesori im i dashur Luan Omari, i cili më inkurajoi në atë kohë të informoj udhëheqjen e lartë të shtetit, veçanërisht z. Ramiz Alia për gjithçka që dija nga takimet me të huajt mbi gjendjen në Shqipëri.

Me mirënjohje dhe respekt të veçantë kujtoj mikun dhe kolegun tim, të ndjerin Nazif Bezhani për ndihmën publike që dha në qartësimin e pozitës sime në botimin e kujtimeve të tij si kreu i “Komisionit Shtetëror për Kontrollin e Figurës së Zyrtarëve dhe Personave të Tjerë, që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”, në librin “Mëkatarët” mbi misioni “Apollon”, të profesor Sofokli Micit.

Nuk mund të mos përmend me nderim dhe mirënjohje të thellë ndihmën e pakursyer që më kanë dhënë në vite znj. Thica Meropi Sava, nënë Kriso Kondi dhe Nedrete Hoxha, të cilat duke m’u gjendur pranë çdo moment më kanë shpëtuar nga situata tejet të vështira të krijuara prej kundërshtarëve të mi grekofobë.

Mirënjohja dhe falenderimi im shkon edhe për ministrat e drejtësisë, z. Enver Halili, Shefqet Muçi, Kudret Çela, Hektor Frashëri dhe Spartak Ngjela; si dhe gjithë kolektivin e punës në sistemin e Drejtësisë për lehtësirat, që më krijuan për të plotësuar në kohë jo vetëm detyrat funksionale, por edhe detyrat e ngarkuara në fushën e marrëdhënieve të bashkëpunimit në çështjet juridike me Greqinë.

Për një kohë të gjatë kam drejtuar revistën “Drejtësia”, të vetmen tribunë juridike në Shqipëri, ndaj dëshiroj të shpreh falenderimin tim të veçantë për të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët e redaksisë, që me artikujt e tyre ngritën cilësinë dhe autoritetin e saj duke ndihmuar në konsolidimin e praktikës gjyqësore në vend.

Një falenderim të veçantë meriton znj. Konstandina Bezhani, një personalitet i njohur i minoritetit grek në Shqipëri, e cila prej kohësh ka drejtuar Komitetin Shtetëror të Minoriteteve. Kjo zonjë njihet për kompleksitetin e marrëdhënieve dhe njohjeve të saj me miq dhe armiq të Shqipërisë, ku do të veçoja miqësitë e saj dhe lidhjet e ngushta me udhëheqjen politike greke dhe me segmente të caktuara në qeverinë amerikane, përfshirë dhe lobin e grekëve të Amerikës. Ajo heshtazi më ka ndihmuar mua për të realizuar të gjitha takimet që kam pasur me mjaft personalitete në Greqi dhe Amerikë, duke ndikuar në forcimin e lidhjeve midis dy vendeve tona.

Së fundi, do të doja të shpreh falenderimin dhe mirënjohjen time të thellë ndaj mikut tim të shquar, z. Kastriot Frashëri, redaktor dhe rencenzent i librit, për parathënien e tij, për rolin dhe kontributin e tij në konceptimin e këtij libri. Po ashtu, falenderoj akademik Luan Omari, Prof. Kudret Çela për këshillat dhe sugjerimet e tyre të vyera, pa të cilat ky libër nuk do shihte dritën e botimit.

Prof. Dr. Paskal Haxhi

Për tre muaj rresht, të vitit 1964, Vladimir Nabokov shkroi ëndrrat e tij çdo mëngjes, në ndjekje të një teorie brilante!



Është e ditur se trashëgimia e Vladimir Nabokov do të jetë gjithmonë e lidhur me imazhin e një lëpirësje të kuqe dhe syzeve në formë zemre, por ka më shumë përtej autorit të madh rus që shkroi veprën Lolita.

Veç personazhit të tij në libra, ai ishte një njeri. Një njeri që kishte probleme si të gjithë ne dhe për më tepër, që vuante nga pagjumësia. Por meqë ai ishte as më pak as më shumë por rusi Nabokov, lufta e tij me gjumin u kthye në diçka të mrekullueshme dhe të thellë.

Ne mund të mësojmë shumë nga aubiografia e Nabokovit se atij nuk i pëlqente të flinte, duke shkruar se si kjo nevojë elementare e njeriut ishte shndërruar në “miqësinë më idiote në botë“, duke e përkufizuar më pas si “një torturë mentale“.

Ai do të ankohej duke thënë “Unë thjesht nuk mund të mësohem me tradhtinë e natës të arsyes, njerëzimit, gjeniut“.

Një libër i ri, “Insomniac Dreams: Experiments with Time by Vladimir Nabokov”, që përputhet me 40-vjetorin e vdekjes së tij në vitin 1977, rieskploron një segment të botës së Nabokov që ai do të takonte vetëm kur “e tradhëtonte arsyeja, njerëzimi dhe gjeniu.”

Në vitin 1964 ai do të vendoste veten në qendër të një eksperimenti në të cilin ai mbante shënim ëndrrat sapo zgjohej në mëngjes. E bëri këtë për tre muaj.

A po e sfidonte mungesën e gjumit ai përmes këtij eksperimenti? Ndoshta jo. Teoria e ëndrrave të Frojdit nuk i bënte përshtypje por kur lexoi librin “An Experiment with Time“, një libër i shkruar nga filozofi anglez, ushtar dhe inxhinier, John W. Dunne, diçka ndryshoi.

Sipas teorive të këtij libri, ëndrrat nuk ishin vetëm një produkt i ngjarjeve të kaluara që personalisht kemi kaluar por me sa duket edhe një produkt i ngjarjeve të ardhshme. Me fjalë të tjera, ngjarjet që do të vijnë, të shfaqen në ëndrrën e një nate.

Nabokov fëmijë

Nabokov ia arriti që të rregjistrojë 64 ëndrra gjatë eksperimentit për të testuar teorinë e Dunne dhe teorinë nëse koha mund të rrjedhë prapa. Në fakt, jo të gjitha ëndrrat e tij janë të rëndësishme për t’u mbajtur mend.

Disa ëndrra të tija janë gjithashtu të një natyre erotike dhe të dhunshme, duke përfshirë një të tillë ku ai kërcen me gruan e tij të dashur, Vera.

Në ëndrra ajo vesh fustan të hapur dhe ndërkohë që ata kërcejnë, një i huaj afrohet dhe e puth atë, pas së cilës Nabokov e përshkruan reagimin e tij të dhunshëm se si ai e kapi të huajin nga koka, për t’a goditur fytyrën e tij drejt murit.

Në ëndrra të tjera që ai rregjistroi, Nabokov po ha copa e pjesë nga toka të rralla. Tre ditë pas ëndrrës, ai e konsideroi eksperimentin një sukses pasi rastësisht ai pa një skenë në një dokumentar në televizion në të cilat shfaqeshin ato toka të rralla.

Vëllezërit Nabokov

Do të ishte edhe një profesor, Barabtarlo që do të konfirmonte se nuk ishte ëndrra e Nabokovit që parashikonte ngjarjen aktuale, por e kundërta”.

Sa i përket rezultateve të të gjithë përpjekjeve, akademiku beson se nuk ishte aq bindës sa mendonte Nabokov, sepse ai nuk kishte mundur në njëfarë mënyre të bëjë lidhjen ndërmjet ëndrrave të tij dhe veprave të fiksioneve që ai lexoi ose shkroi kohë përpara eksperimentit.


Monumenti i Nabokov në Montreux

Sipas Barabtarlo, sekuenca e ëndrrës së Nabokovit, rivjen nga një trillim i hershëm i tij, një histori e shkurtër që ai kishte shkruar në vitin 1939 titulluar The Visit to the Museum.

Disa nga ëndrrat e Nabokov janë përshkruar edhe më parë, por kjo është hera e parë që ato përmblidhen në një libër.

Në pasqyrimin për Nabokov, Publishers Weekly do të shkruante, “Numri i vërtetë i ëndrrave të Nabokov… janë fantastike dhe dhe të tregojnë në formë të papërpunuar mendjen, objektin dhe disiplinën e pandarë të gjuhës që është lehtësisht e njohur si vepra e duarve të Nabokovit “

Poetin që nuk e vrau vetmia, por Partia; pushkatimi i një gjeniu si Vilson Blloshmi




Nga Ilnisa Agolli


17 korriku është një ditë e trishtë. Një nga ato ditë që hesht. Nga ato që përhumbesh poezive dhe kupton që një poet nuk e pushkaton dot. Sepse nuk ka plumb që mund të vdesë një varg!

Sot bëhen 40 vjet nga vdekja e detyruar e Vilson Blloshmit. Ai nuk ishte vetëm. Së bashku më të dhe intelektuali, poeti tjetër, Genc Leka, që nuk u nda kurrë prej tij. Por pse u ekzekutua Blloshmi? Çfarë e trembte Partinë, më shumë sesa përndjekja qysh prej bankës së shkollës për shkak të familjes të shpallur armike e popullit? E trembte fjala e tij? Bubullimat e mendimeve krijuese të një shpirti heroik? Për të shpallur në fund një vdekje aq tragjike?

Profesor Sadik Bejko i ka kushtuar kësaj figure historike të tij një vëmendje nga ato që do të takohet kohërave të ndryshme, nëpërmjet tri veprave, duke na pajisur me shumëçka. Shënime, përkthime dhe letra të Blloshmit, duke ruajtur kështu vazhdimësinë e ideologjisë dhe qytetërimit të një miti. Fuqia autoritare e të cilit kundërshtoi një regjim politik, duke na vënë në pikëpyetje dhe ditëve sot një guxim që ne ‘modernët’ nuk e sakrifikojmë dot.

Kjo ishte lufta e tij! Ngjason si një përfytyrim i një skene filmike apo pasazhi historik me një zanafillë prej lashtësisë. Duke na kujtuar mite tragjike të antikitetit në shek IX dhe X, epokë kjo e luftrave. E atyre betejave të brendshme të feudalëve të mëdhenj apo udhëheqësve ushtarakë rebelë nga Bizanti me arabët në Azinë e Vogël. Duke na sjellë në mend dhe paralelizuar kështu figurën e tij me një sërë figura qendrore heronjsh, këngët e të cilëve kushtuar tyre vijojnë të trumbetuar tingullin e asaj daulleje që nuk u ça kurrë.

Poezia e Vilson Blloshmit kishte zbritur aksidentalisht në Shqipëri, andaj më pëlqen ta quaj “poezia ishte mallkimi i tij, për të fituar përjetësinë”. Poezia tij të befason. I përket një tjetër shekulli dhe kryeqyteti. Por ndoshta dhe tjetërkund fatin nuk mund ta zhbësh, e dimë, ama të paktën nuk jeton një jetë ndryshe nën tradita vetë persekutimi sikundër Blloshmi në Shqipëri. Poezia tij, kjo aureolë, apo shtysë e një revolucioni që do të habiste më vonë një popull të tërë, duke ngjallur jetën psikike e bashkëkohore, zbriti nga Perëndia në Librazhd. Tingëllon e çuditshme, por ndodhi në fshatin Bërzeshtë, më 1948. Kështu rrugëtimi i saj në mendjen e shpirtit të Blloshmit do të jetësohej fshehtas. Netëve kulturës franceze dhe mengjeseve pyjeve. Vilson Blloshmi punoi si druvar dhe minator gjithë asaj jete të shkurtër, që në fakt ishte e një dimensioni madhor së brendshmi. E cila zgjati deri në gusht të 1976, kur u arrestua. Vetëm një vit më vonë do të ekzekutohej. Ishte vetëm 29 vjeç.

Diktatura e shtetit më 1945 i shpallli Blloshmët zyrtarisht armiq të popullit, duke bërë që jeta e tij kështu të jetohej fletësh, rreshtash apo ëndrrash që Komunizmi nuk i burgoste dot. Përpara se ta futnin në burg atij iu sekuestrua gjithçka. Çdo shënim, poezi, letërkëmbime, madje duke thirrur përkthyes nga gjuha frënge për të nxjerrë nënkuptimet e krijimtarisë së tij. Është e çuditshme se përse shteti u interesua kaq shumë për këtë krijimtari duke rrëmuar aty mes vargjesh prova për të urdhëruar mandej vdekjen e këtij profeti.

Historia e Blloshmit mendoj se duhet të përfaqësojë imazhin e poetit të vërtetë në sytë dhe fletët e Historisë Botërore.

Por çfarë dispononte dosja që zyrat e Sigurimit hapën dhe sekuestruan?

Fletore të shkruara me stilograf, nën të cilat lexoheshin emra të mëdhenj të pushtetit së penës. Dosjen e Blloshmit e udhëhiqnin burrat më të fuqishëm të botës. Bodler, Hygo, Dante, Euripidi, E.Poe, Volter etj. Tri blloqe me dorëshkrime. Në të parin shënohet data 11 shtator 1975. Një përkthim nga Hygo ‘’Legjenda e Shekujve’’:




‘’U përkula. Isha në anën tjetër të ferrit thellë; atje dergjej çdo gjëmë me natë mbështjellë. Edhe thirra: – Tiber! – Hë ç’do?,–më tha ai. – Aty rri. – Mirë. – Neron! Prej Romës tjetër lubi. Tha: Kush guxon e flet? Mirë, atje rri pra! Thirra: -Sanakerib! Tamerlan! Atila! – Pse na thirre, ç’do?- u përgjigjën tri gojë tok. – Aty të rrini, qepeni. Vetëm pak miq e shokë. U Ktheva: Nemrud! – Ç’ke?- Pusho. Prapë thërres: – Siry, Kambiz, Amilkar, Falaris, Ramses! – Ç’është? – Aty rrini. Pastaj te modernët kalova dhe tërë britmat e guvave me radhë i krahasova. Pallatet me shpellat, fronet me pyjet përpjetë, britmën e tigrit me britmën e Inocentit t’tretë; Nat-kob ku asnjë nga fajtorët nuk del. As Otoni nën togë, as Cerberi nën mantel; Mendueshëm, u kënaqa që ishin mirë ashtu dhe i pyeta: Kush është më i keqi ndër ju? Atëherë nga fund i honit, nga hije e sterrosur, ku e keqja nga mllefi i pafund i kanosur diku vajt u mërgua dhe u tulat e ra. Satani tha : – Jam unë! – E beson? – Borxhia,tha.’’

A ka pasur një qëllim për ketë shkrim?

Blloku i dytë i përket vitit 1974. Vendin më të madh e zënë përkthime rreth 600 vargje. Hygo, Bodler, Lermontov. Të gjitha përkthyer nga frëngjishtja dhe zbulimi për herë të parë i shtatë poezive dhe midis tyre poezia e fundit që mban datën 11 shtator 1975.

‘’Të egër neve heshtim në gji të natës së qetë,

Për gaz e brengë e djall më fare s’bisedonim.

Mbi tëmtha hap i kohës, ndonëse na shkelte lehtë

Na shkrojti rëndë me thembër diçka për këtë jetë.



Por, oh! U zhdukën fjalët sa nisëm t’i lexonim.




Në hetuesi Vilson Blloshmi ka thënë se këtë poezi e ka shkruar ngase pandehte se nuk do t’ia arrinte të martohej kurrë.

Ndërsa blloku i tretë dhe më voluminozi përmban përkthimin e plotë të novelës ‘’Zadig’’ të Volterit. Në fund të përkthimit ka vënë datën 18 prill 1970. Ishte ushtar në brigadë pune. Aty ku shkonin gjithë ata me ‘biografi të keqe’. Thuhet se aty në fshatin Tale të Lezhës, ai takohej me një prift katolik nga i cili përftoi dhe njohjen e gjuhës frënge. Poetët me të cilët është marrë më gjatë janë Hygoi dhe Bodleri. Disa nga poezitë e tij vijnë për herë të parë në shqip. Janë tetë prej poetit Bodler, këtij apostulli mendimet e të cilit të shndërrojnë deri fatin ndonjëherë. Do të thosha që është e çuditshme admirimi i Blloshmit tonë, që krahas punës së rëndë ditën, përzgjidhte pikërisht këta poetë për të manifestuar kështu në heshtje ndoshta vetveten.

Gjeniu i Librazhdit arrinte të procedonte një marrëveshje intelektuale nga sharra e druve tek gjenitë e analizës dhe logjikës në perandorinë letrare të romantizmit. Si është e mundur që Vilson Blloshmi mundi të na lërë pas një pyetje me kaq peshë? Pse në përzgjedhjet e tij ai do të udhëhiqej nga poezia e modernitetit duke zbuluar kështu çelësin sekret të njohjes së vetes. Duke jetuar kështu si ata me prodhime letrare dhe fuqimisht përqendruar tek qartësia mendjes.

Ne i detyrohemi Blloshmit! Thelbit dhe sakrifikimit të tij.

Më 31 gusht 1975, ndër shumë vargje të BODLERIT, ishte dhe kjo poezi ‘’I vdekuri i gëzuar” (shkruar nga ai më 1851 – Brengë e ideal) apo Epitaf për një libër të dënuar. (Shtojcë për Lulet e së keqes/ 1861 dhe përkthyer nga Blloshmi më 1975). Ai, si duket, po e parandiente; fundi po vinte.

‘’Në një tokë me pleh e me kërmij plot, një gropë të thellë dua për vete të gërmoj. Ku të mund të shtrij eshtrat e vjetra për kaq mot dhe si peshkaqeni n’dallgë në harresë të pushoj. I urrej testamentet e varret s’i duroj; sa t’rri t’i lutem botës të derdhë ndonjë pikë lot, i gjallë , do doja, më mirë korbat të ftoj, të ma përgjaknin krejt skeletin kërmë e ndot. O Krimba! Shok të zezë, pa veshë dhe pa sy. Një xhenaze e qeshur e litë po vjen aty; Filozofë qeflinj, bij të kalbjes gjithëkur, peshkomani kufomën vetëdija pa u brejtur dhe thomëni ka më për t’hequr torturë. Ky trup i lashtë, pa shpirt, i vdekur ndër të vdekur.’’

“KY NJERI KISHTE LINDUR PËR TË DERDHUR ENERGJI TË MËDHA DHE I KISHTE ATO. ISHTE NJË POET I KREDHUR FUND E KRYE NË FANDAKSINË E VET. ME GJETJET E REJA NGA SHKRIMET E DITARËVE, TË POEZIVE DHE PËRKTHIMEVE, PERSONALITETI I TIJ RIDIMENSIONOHET NË REGJISTRA JETE.’’

Ai gjithashtu ka lënë një fragment të mendimeve që kishte mbi jetën, përgjatë ditëve të para në hetuesi duke thënë se dhe këtë poezi të Bodlerit e ka përkthyer, sepse kam dashur të shpreh brengën time.

‘’ – Unë kam një natyrë të keqe, kjo është natyra e trishtimit. Unë mërzitem shpejt. Kur më pushuan nga puna në Përrenjas dhe më kthyen në koperativë kam shkruar diçka në ditar, “Pse më bëhet kjo? Ç’duan nga unë, ç’kërkohet më? Ç’mund të bëja unë i futur 1500 metra thellë në tokë?”. Kam qenë në kulmin e dëshpërimit në këtë rast. Në vititn 1973 kam bërë një tjetër poezi për veten time. Atëherë kam qenë në gjendje ankthi dhe kam shkruar pikërisht kështu:

‘’Një ankth i llahtarshëm, ankth gjumi. Zgjuar. Tmerr. Më bëhet se nuk do të vdes kurrë. Medet, sikur njeriu të jetonte përjetësisht, sikur t’i ktheja së prapthi vitet e mia. Por jo për të rënë sërishmi në djep, por në arkivol.’’

Ai jetoi një realitet që nuk ishte realiteti i tij. Jetoi duke e shpërfillur egërsinë e kohës dhe lexuar në dritë të hënës duke mbytyr kështu helmet dhe lënë pas një dije prej filozofi. Sadik Bejko shkruan se:


Ndërsa Kadare shkruan se vrasja e dy poetëve të Librazhdit është një ngjarje me përmasa planetare.

Vilson Blloshmi u tmerrua dhe torturua në burg nga krerët e Sigurimit, hetuesit dhe etja për terr e Partisë. Deri ditën e fundit që u dha urdhëresa e ekzekutimit.

Ishte 17 korrik 1977 kur u ekzekutua me pushkatim nën akuzën: Sabotim në ekonomi dhe agjitacion e propagandë.

Vilson Blloshmi na ngre përpara një sfidë; atë të qëmtimit dhe zhbirilimit për të njohur veten dhe mbijetuar fatit. Ky poet i pafat ia doli në fakt përmes mendimeve demokratike qe na la pas. Prodhimtaria dhe pasuria e të cilit e bën atë të pavdekshëm.

Sepse një poet, dihet, nuk vdes kurrë.

A ka shpresë në Shqipëri ?


Nga Ilnisa Agolli 





Aristoteli dikur theksonte se: ‘’Familja është qeliza e shtetit’’. Por shumë më pas, ky pohim i moçëm, si vazhdim i traditës, doemos do të thellohej: ‘’Familja është qelizë e shtetit. Por në rradhë të parë është qelizë e shoqërisë. Po nuk pati shoqëri, nuk ka shtet‘’.

E kemi dëgjuar me dhjetëra herë këtë formulë rikonceptimi, se të vështruarit atë strukturë të lashtë,është e ndërlidhur midis afrisë shpirtërore dhe asaj historike. Kjo që prej bangave të shkollës, megjithëse, distanca mbeti e pashmangshme.

Në fëmijërinë shqiptare kanë spikatur dhe mbetur veç rrëfenjat e gjysheve, prodhim ky i frymës tonë popullore, e cila me orët, zanat, kulçedrat e dragonjtë, zotëron një koleksion aq të pasur, shkruan Ismail Kadare në parathënien e ‘’Antologji e poezisë Greke’’. Këtu nuk është fjala vetëm për balada si ajo e ‘’Kostandinit dhe Doruntinës’’, ‘’Kështjellës së Rozafatit’’ etj, por e një klime të tërë të afërt poetike; dekor, thurrje dramatike, formula të afërta në konceptimin e gjërave. Si për shembull, në ceremonitë e dasmave apo të zisë.

Përpara triumfit apo katastrofës. Pra, vërehet dhe qaset një organizim i tërë kulturor i shtetit apo shoqërisë, i cili, shtrohet pyetja se sa ka funksionuar në Shqipëri?

Shkollat shqiptare, qysh në formimin e personalitetit të fëmijëve nuk është se kanë dhe aq ngjashmëri me ç’ka theksonte Aristoteli; me përrallat e gjysheve, apo me studimin që na ofron falas shkrimtari ynë i madh.
Boshi në këtë vend është në modë dhe s’i bëhet vonë për asgjë!

Në këtë vend nuk shijohen paskthimet. A nuk është për të të ardhur keq!? Ato që në fakt, përcaktojnë realitetin në formë busulle, ku shigjeta anon ose të thana ose te shega, lënë shumë për të dëshiruar.

Fan Noli ishte i dyti i 13 fëmijëve të familjes. Nga këta, fëmijë 7 vdiqën në fëmijërinë e hershme dhe vdekja e fëmijëve asokohe, në Turqinë e hershme, bënte kërdinë. Nolin e rriti gjyshja, e vetmja pjesëtare që qëndronte në shtëpi ndërsa të gjithë punonin fushës. Ishte një fëmijë shumë i dobët. Aso kohe, në vend livadhiste tifoja, lia dhe ethet e përsëritura.

Dua të ndalem pikërisht këtu; në një rast të ngjashëm! Noli u pandeh i vdekur dhe sipas zakonit psallti i kishës e këndoi për gjysmë ore, në pritje të priftit për ta varrosur. Vetëm pak minuta pas ardhjes së tij, nënë Maria ulëriti : ‘’Qëndro! Djali nuk ka vdekur!’’

Një mrekulli që fëmija nuk u varros i gjallë. Sa ka ndryshuar qysh prej atëhere bindja jonë apo siguria për shumëçka? Aspak nga shkolla. Trishtë, shumë trishtë…

Të mbetëmi edhe pak te Noli? U dërgua në shkollë se ishte i pafuqishëm. Ç’do bëhej me këtë fëmijë? Vetëm 8 vjeç kur kundërshtoi mësuesin. Një mësues që rrihte fëmijët aq egërsisht sa i gjithë qyteti jehonte nga britmat. Megjithë këshillat e gjyshes, ai nuk donte të shkonte në shkollë. Kështu pasi nënë Maria e futi në një thes, ai nisi arsimin në një shkollë greke. Por me një kusht; që me të të qëndronte e ëma aty. E mbronte nga mësuesi. Beteja e shkollës u fitua brenda ca ditësh, duke vënë në gojë të tij këto fjalë: ‘’Nënë, më mirë shko në shtëpi. Unë mund të rri këtu edhe pa ty’’!.

Sa ka ndryshuar edukimi në shkollat tona? Pyetje retorike. Veç forma, përmbajtja kurrë.

Ku ndodhet Shqipëria, do pyetej Noli. Mos është ndonjë vend afrikan? Po Adriatiku çfarë është? Lum a liqen ? E pas kësaj, në kohën që ishte deputet i shkruan kryeministrit: ‘’Do të nis nga Ministria e Arsimit. S’është nevoja të them se ne jemi prapa nga gjithë fqinjët tanë të të cilave jemi dhe pjesëtarë. Por mundet të barabitemi, lipset të marrim masat e nevojshme sepse për stërvitjen e popullit që nga rrënja e kësaj pune mund t’ia dalim vetëm me një sistem shkollash moderne. Shkollat tona përfaqësohen vetëm me ndërtesa. Kemi 800 mësues, por nga këta vetëm 50-60 e meritojnë emrin të tillë. Si mund të merret pëersipër barra e rëndë dhe e shënjtë për të rritur një brez të ri?’’

Ja kështu, vdes një brez. Një komb! A mund ta ngjallim? A mund të besojmë se sikundër Noli në arkivol, do të mund të themi si e ëma tij, të njëjtat fjalë?

Kështu dhe Aristoteli, a mund të kuptohet në Shqipëri? Në Greqinë e lashtë thonin se njeriu është i vdekshëm, vetëm përkundër perëndive të pavdekshme. Ndaj, Aristoteli mbahet mend dhe sot, sepse cukërmoi krejt i vetëm tokën, duke nxjerrë prej aty sekretin e madh të botës. Jetën dhe Thelbin e vdekjes! Andaj, paskthimet që kanë parashikuar vijimësinë janë shkolla më vetë detyrën që i takon. Një shkollë që i mungon këtij vendi dhe varros fëmijë, gra, dhe burra të gjallë. Në Shqipëri dëshira për të manifestuar vdekjen e një shoqerie edhe shijohet, por a zhbëhet?

Dhe është kaq interesante se si këtë e kemi dëshmuar sidodmos në vajet, do të thoshte Kadare, ngjashmëri e jona me poezinë greke. Kështu u krijua poezia popullore. Atje, te gropa e varrit, përpara vdekjes së dhunshme të shkaktuar nga arma ose vdekja natyrale.

Mandej do të ishte Bardhyl Londo, që do të shkruante vite më vonë:

Veten e Vrasim Përditë

Veten e vrasim perditë.
në tavolina
të pista kafenesh.
në rrjeshta
të ndytë gazetash.
në qarqe
prapësish, intrigash.
vritemi
në një vdekje të ngadaltë.
dhe, oh, zot,
s’arrimë ta kuptojme vetëvarsjen tonë.
vjen pastaj një çast.
merr revolverin.
këmbëza
nuk hiqet.
Ke vdekur prej kohësh.
I vdekuri nuk vetëvritet.

Pra, kjo që ndodhë në këtë vend a është faj i Perëndisë? Jo!

Këtë vend e vranë dhe rivranë idiotët.

Idiotët vazhdojnë të udhëheqin duke thënë, edhe me bindje : ‘’Ndjesë pastë’’.

Në Shqipëri nuk ka më asgjë. Ka mbetur pak Aristotel e pak rrjeshta, që dhe ato i grisim.

Në Shqipëri nuk ka më vdekje. Kanë vdekur të gjithë. Është kaq në modë!

Por ti i fundit mbetur gjallë, mos u kthe në krimb, në një vend të vdekur.

TASOS LIVADHITIS, gazetar, kritik letrar dhe poet i madh, nuk i përfundoi studimet. Sepse, mori pjesë aktive në rezistencën e popullit grek, e pas thyerjes së ushtrisë popullore nga forcat anglo-saksone kaloi vite të tëra në kampe famkeqe. Madje në më famkeqin, kampin e Makronisit.

Dhe nuk vdiq. Luajti krimbin ndërsa shkruante:

‘’ Dyzet thika të të gjakosin

Dyzet mjekë mos të të shpëtojnë

Dyzet male të ngjitë jot’ ëmë

Dyzet lumenj të kapërcejë

Gjysmat e flokëve t’i mbetën degëve

Dyzet ilaçe të të sjellë dhe ti të tretesh

Dyzet gota helmi të pish çdo agim

Dyzet netë të vuash dhe të mos e japësh shpirtin

Dyzet merimanga të të endin qefinin

Dyzet gozhdë të të mbërthejnë qivurin

Dyzet herë të hidhura;

aq herë të dalë shpirti yt i hidhur.

Dhe kur të të vënë në tokë, në tokë dhe në dheun e ftohtë,

Unë të bëhem varri yt,

të të përqafoj përjetë’’

E, pra kaq pak mjafton për ta dashur këtë vend. Sepse në fund, diku tutje, mes errësirës-Shqipëria është si poezia. Një dallëndyshe! Dhe ato, çudi… kthehen prapë.

E mendonte dhe Londo, teksa e mbyll trishtimin e Shqipërisë tek ‘’Itaka’’ me këto vargje:

‘’Unë këtë rrugë s’e humbas! Do ta gjejë në qofsha i verbër.

Të gjithë jemi nga pak Odise, në mos paçim Penelopë, një Itakë e kemi patjetër’’

Por, lind pyetja: A ka më shpresë?

Markez: Të vdesësh duke pritur postën…

Nga Ilnisa Agolli 






Gabriel Garsia Markez, është shkrimtari që portretizoi në fletët e tij vetminë dhe pasionin e njeriut. Lindur më 1928, në një qytezë pranë brigjeve të Kolumbisë ai do të mbetej jetim. Por fati zgjodhi që ai të rritej me gjyshërit, prej ku gjyshi do të ishte dhe shtylla bazë e tij.

Një gjysh kolonel prej ku shumë shpejt, Markez do e bënte pjesë të krijimtarisë së tij.


“Kolonelit nuk ka kush t’i shkruajë” është romani në të cilin ai pasqyron realitetin e jetesës dhe fatin e këtij plaku. Rrëfimi është kaq hipnotik dhe i ndjerë, aq sa ti e përthith me një frymë pasi tregimtari Markez, ky nobelist befasues, besonte në një botë socialiste dhe kishte bindjen se nëse ky proces nuk funksionon, arsyeja është: Letërsia e keqe. Detyra e një shkrimtari, sipas tij, është vetëm kjo: Të shkruajë mirë.

‘’Për 56 vjet më radhë, qysh kur kishte mbaruar lufta e fundit civile, koloneli s’kish bërë gjë tjetër veçse kishte pritur…’’

Flasim për një çift të moshuarish. Të varfër. Atyre u ka vdekur djali dhe e vetmja gjë që u ka mbetur tashmë prej tij është një gjel. Një gjel dhe një pension, të cilin nëpërmjet një letre koloneli e pret gjithë jetën të vijë.

“Durim prej bualli duhet të kesh për të pritur një copë letre pesëmbëdhjetë vjet rresht, siç ke pritur ti. Prit e prit, na erdhi në majë të hundës – i tha e shoqja.”

Kur e lexon sot, intuita e Markezit zgjon shpresën e protagonistit. Fjala “pret” përsëritet disa herë për të treguar absurdin e jetës. Ai luan me gjelin. Luan me kontrastin, duke zgjuar në këtë ide humaniste “virtytin” i cili domosdoshmërisht qëndron në anën e të fuqishmit, por që mund ta gjesh dhe tek njerëzit e thjeshtë apo të varfrit.

“Varfëria është ilaçi më i mirë kundër diabetit”.

Duke i parë gjërat sipas një rendi kronologjik, doemos rryma që dominon kohën në këtë roman është postmodernizmi. Kjo letërsi, e përcaktuar nga kornizat filozofike, thyen kufinjtë midis realitetit dhe ëndrrës, elitares dhe popullores. E cila reflekton parodi, paranojë, pesimizën, dhimbje apo kaos.
” -Nuk hahen ëndrrat , tha gruaja.

Për t’u ngrënë s’hahen, po për të ngopur, të ngopin – ia ktheu koloneli. ’’
Ndërsa përshkrimi i fragmentit më poshtë është aq real saqë ne kuptojmë që e duam stilin tipizues dhe përgjithësues të Markezit. Pikat e tij dramatike kthehen në kulmore, duke i lënë hapësirë monologu lexuesit.

” – Pres një letër urgjente, tha. Sot duhej të kishte ardhur patjetër.

Përgjegjësi mblodhi supet.

Vetëm vdekja vjen me patjetër, kolonel.”
Ky model koloneli me këtë disiplinë jetëse pa fat, është gati vaji i një burri, të cilin autori me një stil të ngritur retorik na e përqas mbi dëshmi të gjalla.

” – Çadrat…se përse të kujtojnë vdekjen – tha. Koloneli nuk ia vuri veshin. Të gjithë e parapërfytyrojnë vdekjen si grua – vazhdoi të fliste gruaja. Ishte e bëshme. Por mua s’më duket si grua. Unë them se duhet të jetë një kafshë me thundra.

Edhe mundet , – pranoi koloneli. Ç’nuk bën vaki!
Një skenë tjetër reale është dhe fund i këtij romani, të cilin ju mund ta shkarkoni falas nëpërmjet portalit tonë. Mjeshtëria artistike e autorit shoqërohet me nëntekste në formë thirrjeje. Dialogu ngrihet në një nivel të lartë sinqeriteti, i cili alternon lutjen, mënyrën urdhërore dhe intonacionin përshkallëzues që nis me fiton dhe përfundon me humb. Markezi kalon në një kurbë të caktuar: Nga kërkesa ekzistenciale tek kundërvëniet e forta. Ç’ndodh nëse shitet gjeli?

Ta zëmë se humb.
Kemi dhe 45 ditë për ta menduar këtë, tha koloneli. Gruas iu sos durimi.
Po ne ndërkaq ç’do të hamë, – pyeti dhe e mbërtheu kolonelin nga jaka e fanellës. E shkundi fort.
Fol, ç’do të hamë.
Kolonelit iu deshën 75 vjet. Plot 75 vjet të jetës së tij, minutë për minutë që t’ia mbërrinte këtij çasti. E ndjeu veten të kthjellët, të qartë e të pamposhtshëm, ku u përgjigj:

Një mut!
Për ta mbyllur, do të doja të sillja fuqinë e madhe të këtij shkrimtari kolumbian, i cili dorëzohet duke dokumentuar në prag të 80-vjetorit të tij këtë sentencë magjike: ” Kam 30 vjet që jetoj me një papagall që nuk më flet kurrë. Me durim të madh, përpiqem ta nxit…’’

Ai ndërroi jetë në Meksikë në moshën 87-vjecare.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...