2018-01-02

Gjeopolitika rajonale e vitit 2018


Fotografia e profilit të Enver Bytyci
Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi

Tashmë shënuam ndarjen e dy viteve dhe filluam një rrugëtim të ri. Festa u shoqërua jo vetëm me fishekzjarre, por edhe me një qetësi të admirueshme. Sikur të zgjaste kështu në 365 ditët e vitit që sapo hymë! Festat sjellin gëzime, por jeta nuk është festë, jeta është sfidë, përpjekje, sakrifica, suksese, dështime e mbi të gjitha përplasje për interesa të individëve, grupeve sociale, por edhe kombeve.
Rajoni ynë prej gati dy dekadash, që kur mori fund konflikti në Kosovë, është në rrjedhat historike të integrimeve euro-atlantike. Vendet e rajonit erdhën më 2018 më të bashkuar, por gjithësesi ende të ndarë, më afër strukturave euro-atlantike, por gjithësesi me shpejtësi të ndryshme të integrimeve, erdhën si vende që synojnë paqen, por gjithashtu duke mbart konfliktet e shkuara. Ndërkaq duket se aleancat dhe pozicionet gjeopolitike po i rikthehen traditës së vjetër. Shqipëria, Kroacia e Mali i Zi janë bërë anëtare të NATO-s. Megjithatë kjo arritje historike ka filluar të zbehet. Faktorë të fuqishëm anti-NATO po shfaqen në rajon, ndërsa udhëheqësit e korruptuar po joshen nga lidhjet me këta faktorë.
Vatrat e konfliktit janë ende aty. Në Shqipëri dhe Maqedoni vijon të thellohet konflikti politik, për pasojë në vitin e sapo filluar mund të priten konflikte sociale, të cilat mund të çojnë, sidomos në Shqipëri, në zhvilime të reja politike. Mali i Zi është i ndarë që prej korrikut 2006, kur u shpall pavarësia e tij nga Serbia, në dy pjesë. Mazhoranca properendimore dhe opozita prolindore. Opozita nuk ia ka dalë që ta sfidojë mazhorancën, por me ndihmën e Rusisë ia ka dalë që të tronditë themelet e shtetit të ri. Sa do të zgjasë ky konflikt politik me sfond gjeopolitik? Eshtë ende heret të thuhet. Por sfidat janë të shumta.
Ashtu si në historinë e shekullit të kaluar edhe në këto kohë, Beogradi dhe Serbia vazhdojnë të sillen si qendra e botës ballkanike për të krijuar idenë se “Pa Serbinë nuk ka e nuk mund të ketë një Ballkan të qetë,, në paqe, siguri e stabilitet”! Ajo provokon paqen në raportet e saj me Bosnjë-Hercegovinën, me Kosovën dhe deri diku edhe me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Kroacinë. Në Bosnjë ka investuar politikën e bllokimit të reformave, duke nxit Milorad Dodikun në lojën e orientimit antiperendimor. Në Kosovë Serbia mban peng njohjen e shtetësisë së saj, madje pavarësisht marrëveshjeve të nënshkruara, provokon me një angazhim tej kapaciteteve të saj diplomatike për ta zhbërë pavarësinë e Kosovës. Ndërkohë provokon në veri të Mitrovicës, me qëllim që “ta lodhë” bashkëinë ndërkombëtare e ajo të pajtohet me projektin e ndarjes së Kosovës. Ajo mban peng krijimin e ushtrisë dhe këtë vit që lamë pas mundi ta kushtëzojë krijimin e qeverisë së Prishtinës me votat e deputetëve të Listës Srpska.
Ndarjet dhe konfliktet politike në Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi veç tjerash ndikohen dhe mbështeten nga Beogradi, Moska e kryeqytete të tjera të interesuara për përçarjen e popujve ballkanikë. Dhe gjithçka ndodh se në Beograd funksionon ende formula e Çubrilloviçit dhe Milosheviçit për “Të drejtën serbe mbi popujt dhe kombet e tjera të ish-Jugosllavisë”! Udhëheqësit serbë kanë shtuar retorikën anti-NATO dhe po garojnë për aleanca të dy e trefishta të balancuara midis Moskës, Brukselit dhe në miniaturë edhe Ankarasë. Serbia po distancohet nga orientimi atlantik i saj, duke sfiduar përpjekjet e ish-ministrit të Punëve të Jashtme, sot president i RFGJ, Frank – Walter Steinmeier për t’i dhënë Beogradit statusin e Partneritetit për Paqe në NATO.
Të gjitha këto zhvillime mund të sjellin ndryshime të reja në gjeopolitikën ballkanike të vitit 2018. Shqipëria dhe shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe gjetkë do të bëjnë trysni mbi udhëheqësit e tyre të korruptuar që të thellojnë përpjekjet për integrime euro-atlantike dhe lidhje më të ngushta me SHBA-të. Ndërsa qeveritë në Tiranë dhe në Prishtinë do të ndjehen më të izoluara për shkak të veprimit të ligjit dhe ndëshkimit të peshqve të mëdhenj. Ndaj do të priten ndryshime politike të rëndësishme, të cilat ka mundësi t’i hapin rrugë thellimit të marrëdhënieve me botën e Perendimit sidomos me SHBA-të. Mazhorancat jane fragile si në Shqipëri edhe në Kosovë e Maqedoni, prandaj dhe krizat politike mund të kërkojnë zgjedhje të reja dhe ndryshime në qeverisje. Në Maqedoni për të forcuar pozitat e Zaev, në Shqipëri dhe në Kosovë për të ndëshkuar kokëfortësinë antiperendimore dhe korrupsionin e liderëve politikë në pushtet.
Serbia do të jetë në kërkim të kohës së humbur “për të fituar gjithçka në tavolinë” sa i përket Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës. Eshtë fjala për territore dhe rritjen e ndikimit politik në këto dy vende. Diskutimet e brendshme e gjithçka tjetër janë pjesë e strategjisë për të fituar sa më shumë territore dhe jo për të rënë dakord me zgjidhjet që sollën shpërbërjen e ish-Jugosllavisë. Kjo strategji përfshin lojën mashtruese të Beogradit në raport me perendimin dhe bashkëpunimin me Moskën e faktorë të tjerë antiperendimorë. Në këtë situatë ojë Breogradi do të afrohet më shumë me Moskën, sidomos në planin politik dhe ushtarak.
Bashkimi Europian ndërkohë ka humbur interesin e integrimit atlantik dhe përpiqet të zëjë një pozicion neutral midis Moskës dhe Uashingtonit. Kjo e favorizon politikën e provokimeve e të afrimit me Kremlinin të Beogradit. Dhe si të mos mjaftonin konfliktet e njohura, është rishfaqur konflikti kroato-slloven për kufirin detar midis tyre. Një konflikt i tillë ekziston edhe midis Shqipërisë dhe Greqisë,, si dhe midis Greqisë dhe Turqisë. Vetë anëtarja e BE-së, Greqia, po merr një orientim anti-europian, mesa duket nga frika e Turqisë. Presionet e Ankarasë në të gjitha shtetet e rajonit janë shtuar. Dhe jo pak udhëheqës të korruptuar të këtij rajonit, përfshirë ata të Tiranës dhe Prishtinës, janë detyruar që t’i nënshtrohen këtyre presioneve, duke sfiduar politikat globale e rajonale të SHBA-ve. Turqia e Erdogan për të zezën e saj duket se e ka bërë zgjedhjen në mes SHBA-ve dhe Rusisë.
Nëse rajoni nuk do të orientohet seriozisht dhe ndershmërisht në integrimet euro-atlantike, atëherë ndarja dhe përçarja midis popujve ballkanikë do të thellohet dhe kësisoj do të rikthehen interesat e fuqive tradicionale, përplasja e të cilave i ka vënë gjithnjë flakën bashkëjetesës së popujve të Ballkanit Perendimor, duke ndikuar në gjeopolitikën e gjithë Europës Juglindore. Për këto arësye imediate për shqiptarët është të pozicionohen qartë në krah të SHBA-ve dhe disa vendeve të BE-së!
Tiranë, 02.01.2018

Nga Flori Bruqi : Përgjigjet me kërcënime të Aleksandër Vuçiqit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Ramush Haradinajn

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot ka komentuar deklaratën e kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi i cili ka thënë se avionët migë që nga Rusia po shkojnë në Serbi janë kërcënim dhe jo Ushtria e Kosovës, duke thënë se është shumë lehtë që rrëfimet se rusët po përzihen në diçka, të shiten në Perëndim.


“Nëse janë bidonë migët, siç po quhen, pse po i përmendin aq shumë?”, ka pyetur Vuçiq.

"Ata edhe më tej e bindin opinion botëror në diçka për të mbetur të palëkundur", citon b92 të ketë thënë Vuçiq.
Lidhur me deklaratën e Kadri Veselit se Serbia nuk do të ekzistojë kurrë në Kosovë, Vuçiq ka thënë: “Të gjithë ata janë të rrezikshëm dhe e dinë se çfarë do të ekzistojë, vetëm le të vazhdojnë ashtu".

"Ata janë superfuqi e ne jemi të vegjël", ka shtuar ai dhe ka porositur se Serbia do t’i lusë të gjithë në botë të na ndihmojë t’i ruajmë jetët e popullit dhe të qytetarëve tanë.”


Në konstatimin se Ramush Haradinaj ka kërkuar që Serbia të kërkojë falje për krimet në Kosovë, Vuçiq ka thënë se kurrë asnjë në krim nuk është bërë dhe Ramush Haradinajn ai e ka akuzuar për krime dhe për përdhunime.


*****

Aleksandër Vuçiç lideri me duart e përgjakura që akuzon shqiptarët për krime lufte!




Një nga betejat në një vargë të gjatë luftimesh juridike dhe diplomatike kohë më parë u kurorëzua me lirimin (pa kusht) të Ramush Haradinajt nga Gjykata Franceze e cila padrejtësisht si dhe për habi edhe të sërbëve, vendosi të zbatojë një urdhër të lëshuar nga Serbia në INTERPOL në vitin 2004 kundër tij.Reagimet shqiptare dhe ato serbe ishin natyrisht dhe diametrikisht krejtësisht të kundërta, por nga ana jonë ky vendim nuk duhet të sjellë kurrësesi eufori por një plan veprimi konkret për demaskimin e shpifjeve të palës serbe për krime imagjinare lufte kundër serbëve.



Nga të gjitha deklaratat pro dhe kundër lirimit të Haradinajt ajo që bëri më shumë bujë kontradiktore ishte deklarata e personit që pretendon të sjellë ndryshimin në Serbi, Kryeministrit Aleksandar Vuçiç i cili shprehu habinë dhe zhgënjimin e tij në lidhje me këtë vendim pasi sipas tij kriminelet e luftës duhet të gjykohen për krimet e tyre.


Në këtë pikë kulmore duhet të bëhët një portretizim i hollësishëm mbi profilin e montuar me moderim të Vuçiç i cili si për çudi harron të shkuarën e tij kriminale në mbështetje të gjenocideve kundër popujve në ish Jugosllavi.Si fillim, Vuçiç ishte një nga vullnetarët më aktiv dhe besnik të ultranacionalistit Vojislav Sheshelj gjatë luftës në Bosnjë por edhe Kosovë. Ishte partia që Vuçiç ishte Sekretar i Përgjightshëm (Partia Radikale Serbe) ajo që kishte përgatitur dhe firmosur nga ana e tij, Kryetarit Sheshelj dhe zv./Kryetar Nikoliç, për spastrimin etnik të Kosovës, platformë kjo e botuar në gazetën “Serbia e Madhe” (Velika Serbia), më 14 tetor 1995 në Beograd.

Urrejtja kundër popujve të ish Jugosllavisë dhe kryesisht shqiptarëve dhe myslimanëve arrinte deri aty sa Vuçiç me pathos deklaronte në 1995 që për çdo serb që do të vritet “ne do të vrasim qindra mysliman”.Ishte pikërisht kjo urrejtje e tij dhe mbështetje ndaj krimeve të luftës për të cilat ai sot flet, që i dhanë atij postin e Ministrit të Informacionit në Qeverinë e Millosheviçit (që ai pretedonte se protestonte kundër) gjatë 1998-99 më një qëllim të qartë: Censurimin e çdo lajmi që njolloste imazhin e përgjakur të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç.Lidhjet e Vuçiç me qendrimet radikale dhe lidhjet me Sheshelj vazhdojnë edhe pas lufte dhe gjykimin e këtij të fundit nga Gjykata e Hagës për KRIME LUFTE!


Konkretisht, në vitin 2005, Vuçiç shprehej ende me fjalë të ngrohta për Sheshelj duke thonë se: “Ai na ka krijuar, ai është dikush me anë të se cilit jemi bërë dikush dhe diçka … Nuk ka asnjë dyshim se ai është një nga udhëheqësit e Serbisë, të cilët historia do të studiojë si një hero i popullit serb”.Por duket se pikërisht gjykimi i Sheshelj dhe e shkuara i tij si bashkëpunëtor i tij e largonte nga synimi i tij për pushtet dhe kështu ai vendos të shkëputet de jure nga mentori i tij politik por asnjëherë de facto. Më specifikisht, kur Sheshelj u kthye në Serbi pas lirimit e tij me kusht nga Haga për shkak të sëmundjes së tij, Vuçiç ashtu si dhe Nikoliç nuk u treguan shumë të zellshëm për të mbajtur një qendrim të qartë kundër tij pikërisht sepse ishte Sheshelj ideologu i tyre dhe ai që u bë shkak i ngritjes së tyre në pushtet në kohë rekord duke fshirë kështu nga memorja e tyre personale gjithë ato fjalime plot pasion nacionalist dhe dedikimi emocional ndaj lidërit të tyre.Në fakt ky dyjëzim duket qartë dhe nga deklaratat e Vuçiç. Ai nga njëra anë shprehej se “Nuk ka asgjë në Serbinë e sotme që mund të lidhë qeverinë tonë me Vojislav Sheshelj”. Por, nga ana tjetër ai shprehej për gazetarët serb se “Jam krenar që Qeveria e Serbisë ka mbrojtur ligjet dhe dinjitetin e Serbisë, të qytetarëve të saj dhe të Sheshelj. Nuk kam asnjë antipati ndaj tij. Atij dhe familjes së tij u dëshiroj çdo të mirë”.Gjithashtu, ajo që është më e frikshme dhe nxjerr fallço të gjithë teatrin e stisur nga Vuçiç, është fakti që Kryeministri serb jo vetëm që nuk ndaloi aktivitetit politik ultranacionalist të Sheshelj por, gjatë 2016 dakordsoi me të për zgjedhjet lokale të Nishit për të bërë koalicion!Duke marrë në konsideratë të shkuarën e tij të faktuar por edhe të tashmën e tij të lëkundur pikërisht për shkak të njollosjes së tij me gjakun e të pafajshëmve që partia e tij dhe ai si Sekretar i saj solli, Vuçiç jo vetëm që nuk mund flasë për gjykime të krimeve të luftës, por duhet të heshtë pasi ai vetë duhet të gjykohet i pari për nxitje të krimeve etnike dhe heshtjen e dhunshme dhe të përgjakur të civilëve shqiptar dhe jo vetëm.Nga ana tjetër, z. Haradinaj pati guximin që të dorëzoi mandatin e Kryeministrit dhe të shkoi vullnetarisht në Hagë dhe në këtë rast dhe për se dyti kur u thirr po në Hagë, dhe sërisht u dëshmua para botës lufta e tij e drejtë dhe e pastër në mbrojtje të kauzës për liri dhe vetvendosje.Po ju z. Vuçiç jeni të gatshëm për të bërë diçka të tillë?Si më poshtë një koleksion i pasur mbi të shkruarën “e ndritur” të Vuçiç.

Vojislav Šešelj i Aleksandar Vučić iznad Sarajeva tokom njegovog bombardovanja


https://www.youtube.com/watch?v=8vck9d6m8kg

Aleksandar Vucic - Ubijte jednog Srbina, mi cemo stotinu Muslimana


https://www.youtube.com/watch?v=UGqv9CJbd3U

Aleksandar Vučić o granici Karlobag-Ogulin-Karlovac-Virovitica


https://www.youtube.com/watch?v=b2CUONXlxQ8


Dvougao: Александар Вучић vs Aleksandar Vučić


https://www.youtube.com/watch?v=KPkKY4en_vQ



Si e ka ndryshuar pllaken Aleksander Vucic nder vite!



-Sheshel ka një guxim të jashtëzakonshëm, gatismëri dhe konsistencë në mbrojtjen e nderit dhe dinjitetit të popullit serb(v.2001)
-Gjithçka çfarë thotë Voja nga Haga, për ne do të jetë Letër e shenjtë(v.2003)
-Vojisllav Sheshelin e kisha kumbar kur u martova, e më pas më pagëzoi djalin dhe vajzën. Për fëmijën tjetër, do të presim kur të kthehet nga Haga që ta pagëzoi, pavarësisht se sa do të zgjas(v.2003)
-Kurrë nuk kam takuar njeri më trim se sa zoti Sheshel(v.2006)
-Shesheli më tradhtoi mua, familjen time dhe gjithë të tjerët(v.2008)
-Nuk dua të them asnjë fjalë të keqe për Sheshelin(v.2008)
-Vojisllav Sheshel është një gënjeshtar ordiner, mi i vogël dhe mostër(v.2010)
Për Bosnjen dhe luftën në BiH
-Po, ju bombardoni. Vrani një serb, ne do të vrasim qindëra muslimanë(v.1995)
-Me histerinë që po krijohet rreth Srebrenicës, po bëhet një persekutim antiserb, qëllimisht po heshten vuajtjet serbe, viktimat dhe fatkeqësitë(v.2001)
-Është e papranueshme të gjykojmë vetëm krimin në Srebrenicë, pse a duhet të harrojmë Reublikën serbe të Kroacisë, Bratuncin, Sarajevën, Kleçkën(v.2005)
-Dikur nuk kam folur se në Srebrenicë është kryer një krim i tmerrshëm, por tani neveritem nga njerëzit që e kanë bërë këtë gjë(v.2010)
-Janë kryer krime ndaj serbëve, kjo nuk kontestohet, por asnjë krim kundër serbëve nuk mund të arsyetoj krimet që disa bashkëkombas tanë kanë kryer në Srebrenicë(v.2010)
Për Mlladicin dhe Karaxhiçin
-Radovan Karaxhiç është simbol i luftës për liri të popullit serb(v.2001)
-Karaxhiç dhe Mlladiç janë patriot të shquar serb dhe heronj të luftës atëdhetare(v.2001)
-Nuk do të dorëzojmë as Radovan Karaxhiçin dhe as Ratko Mlladiçin. Nëse i takoj diku, do të pijë me ta kafe(v.2003)
-Shtëpia ime, ashtu si edhe shtëpitë e gjithë familjes Vuçiq, do të jenë pikërisht “Shtëpi e sigurt e gjeneralit Ratko Mlladiç”(v.2007)
-Tadiç është rrugaç sepse me formacionin e tij paramilitar ka arrestuar Karaxhiçin(v.2008)
-Kush e përmend Mlladiçin? Kujt i intereson më ky njeri?(v.2009)
-Serbia ka detyrime ndërkombëtare të padiskutueshme dhe të qarta, këtu bën pjesë edhe arrestimi i Mlladiçit(v.2011)
Për Kosovën
-Nëse NATo na sulmon, jam i sigurt se do të mbrohemi(v.1998)
-Vetëm kur të khehet policia dhe ushtria serbe në Kosovë, mund të bisedojmë me të huajt dhe shqiptarët(v.2003)
-Askush nuk ka të drejtë që në emër të Serbisë të heq dorë nga një arë ose livadh serb(v.2005)
-Shpresa e vetme që të mbrojmë Kosovën është që të na mbështes Rusia dhe Putin(v.2005)
-Evropa dhe Amerika po na rrëmbejnë Kosovën. Serbia nuk duhet të mendoj për euro-integrimet (v.2007)
-Kur shqiptarët shpallën pavarësinë isha I trishtuar, por kurrë më parë nuk kisha parë një guxim si tek çunat para ambasadës së djegur amerikane(v.2008)
-Evropa dëshiron që Kosova të jetë e pavarur, por kjo nuk do të thotë se duhet themi: “Nuk duam në këtë Evropë”(v.2011)
-Kosova është e rëndësishme për ne, por duhet të kujdesemi edhe për investime. SNS nuk do të heqë dotë nga rruga evropiane(v.2011) shkruan në mes tjerash Lavdrim Lita në "Koha jonë".

Asociacioni, qëllimi kryesor i serbëve për vitin 2018


Formimi i Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, do të jetë qëllimi kulmor, të cilin Lista Serbe, do të përpiqet ta realizojë gjatë vitit 2018, deklarojnë zyrtarët e këtij subjekti politik, i cili përfaqëson komunitetin serb në institucionet e Kosovës.

Asociacioni, qëllimi kryesor i serbëve për vitin 2018

Igor Simiq, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se komuniteti serb i Kosovës pret që në vitin 2018 të nisë zgjidhja e problemeve, me të cilat ballafaqohet ky komunitet, ndërkaq që problemi që konsiderohet si parësor, sipas tij, mbetet formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Por, sipas tij, formimi i Asociacionit mbetet në duart e Prishtinës zyrtare, e cila ka marrë obligimin për një gjë të tillë, me marrëveshjen në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Simiq shpreh mendimin që, në këtë drejtim, Qeveria e tanishme e Kosovës duhet të tregohet më e guximshme në raport me qeveritë e kaluara dhe të fillojë me procesin e formimit të Asociacionit.

“Ka ardhur koha kur duhet të merren vendime të guximshme. Shumë njerëz e parashohin që viti 2018 do të jetë vit, në të cilin do të jetë e nevojshme që të merren vendimet tilla. Kemi, në njërën anë, thirrjet e tilla të bashkësisë ndërkombëtare, si nga Brukseli dhe Uashingtoni, por edhe të atyre që janë në Kosovë. Në anën tjetër, Lista Serbe, si përfaqësuese e popullit serb në Kosovë, absolutisht gjithmonë do ta mbështesë propozimet që çojnë kah formimi i Bashkësisë së komunave serbe, por edhe gjërave tjera që janë me interes për popullit serb”, theksoi Simiq.

Por, javë më parë, Halil Matoshi nga kabineti i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nuk konsiderohet çështje urgjente.

“As nuk është urgjente dhe as nuk do të thotë diçka shumë e ngutshme për Qeverinë e Kosovës, sepse së pari duhet të hartohet draft-statuti, e pastaj të rishikohet dhe sipas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese dhe Marrëveshjes së Brukselit, duhet të shkojë sërish për konfirmim në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Matoshi.

Por, Simiq ka hedhur poshtë mundësinë që Lista Serbe do të pranojë që formimi i Asociacionit të bëhet në bazë të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese, gjë që precizohet në Marrëveshjen së Brukselit, e gushtit të vitit 2015. Sipas tij, Asociacioni duhet të formohet sipas marrëveshjes së vitit 2013, në të cilën ishte arritur pajtimi që të formohet Asociacioni.

“Lista Serbe nuk do të heqë dorë nga ajo që Bashkësia e komunave serbe të formohet, ashtu siç është arritur pajtimi në Bruksel. Marrëveshja e Brukselit, e vitit 2013, e cila e parasheh formimin e Bashkësisë së komunave serbe është ratifikuar nga ana e Kuvendit të Kosovës si dokument ndërkombëtar. Si tillë, juridikisht ka fuqi më të madhe sesa Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese”, tha Simiq.

Por, njohësi serb i zhvillimeve politike, Rangjel Nojkiq, më herët kishte thënë për Radion Evropa e Lirë se Prishtina zyrtare duhet të tregojë urtësi dhe ta zgjidhë problemin e formimit të Asociacionit. Por, sipas tij, marrëveshja e vitit 2013 është vetëm pajtim në parim, ndërkaq, formimi i Asociacionit duhet të bëhet sipas marrëveshjes së vitit 2015. Në këtë të fundit, siç ka thënë Nojkiq, në mënyrë të qartë thuhet se Asociacioni i komunave me shumicë serbe formohet sipas ligjeve të Kosovës dhe që Gjykata Kushtetuese është e obliguar të shpallë kushtetutshmërinë. Këmbënguljen e Listës Serbe, ai e quan të kotë.

“Kjo që e kanë nënshkruar në vitin 2015 dhe tash kinse po e kthejmë prapa, nga kjo nuk do të dalë asgjë. Ky tashmë është dokument zyrtar, kështu shkruhet aty dhe ky është rrëfim i përfunduar”, pati thënë Nojkiq.

Sidoqoftë, formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas zyrtarëve të Listës Serbe, është vetëm një nga tri qëllimet kryesore të këtij subjekti politik për vitin 2018.

Siç ka thënë Simiq, kthimi i të zhvendosurve dhe mbijetesa e serbëve që jetojnë në Kosovë, si dhe arritja e sigurisë ekonomike dhe juridike për ta, mbeten sfidat dhe qëllimet esenciale, të cilat Lista Serbe do të përpiqet t’i realizojë gjatë vitit 2018.

Ish-gjyqtari i Hagës,Wolfgang Schomburg, ja si e komenton formimin e Gjykatës Speciale


Me dënimin kundër ish-udhëheqësve të kroatëve të Bosnjes Tribunali i Hagës (ICTY) përfundoi misionin. Meritat e drejtësisë ndërkombëtare janë të jashtëzakonshme, mendon ish-gjyqtari i këtij Tribunali Wolfgang Schomburg.

Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugpsllavi (ICTY) me seli në Hagë shqiptoi vendimet në procesin e apelit kundër gjashtë ish-udhëheqësve kroatë të Bosnjes. Për Jadranko Prlic, Bruno Stojic, Slobodan Praljak, Milivoj Petkovic, Valentin Coric dhe Berislav Pusic, u dhanë dënime me burgim nga 10 deri në 25 vjet. Ata u dënuan të gjetur fajtorë për krime ndaj njerëzimit, shkelje të Konventës së Gjenevës dhe shkelje të ligjti të luftës. Vetëvrasja në mënyrë demonstrative e Slobodan Praljak në sallën e gyjqit lëshoi hije ndaj shqiptimit të vendimeve këtë të mërkurë (29.11). Pasi u konfirmua dënimi për të me 20 vjet heqje lirie, Praljak thirr "unë nuk jam kriminel" dhe piu diçka nga një shishkë e vogël, që mbante me vete. Pak pas kësaj ai ndërroi jetë në spital.
Wolfgang Schomburg: Kjo është një tragjedi, që një njeri i merr jetën vetes në një situatë të tillë. Për këtë duhet të mendojmë në plan të parë. Edhe në të kaluarën ne kemi pasur situata, kur ka pasur kërcënime me vetëvrasje – si në rastin e grevës së urisë të shpallur nga Vojislav Seselj. Për mua si gjyqtar penal gjerman janë të njohura rastet kur njerëzit në situata të tilla përdorin ekstremin nisur nga motive të ndryshme. Por një incident i tillë i veçuar me një të dënuar nuk mund ta ndryshojë imazhin e përgjithshëm të tribunalit, thekson Schmburg.

Zoti Schomburg, çfarë synimesh kishte bashkësia ndërkombëtare në maj 1993, kur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së vendosi të themelohet Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi (ICTY)?

Wolfgang Schomburg: Asokohe disa studiues kishin mbledhur shumë material dëshimishë për krime të tmerrshme në ish-Jugosllavi, aq sa Këshilli i Sigurimit nuk mund të bënte gjë tjetër veçse të themelonte një të ashtuquajtur gjykatë penale ad-hoc. Kjo ishte përpjekja, që në përputhje me Kartën e OKB-së të vendosej paqja dhe kjo jo përmes ndërhyrjes ushtarake, por me mjetet e drejtësisë. Këshilli i Sigurimit mbi bazën e Kartës së OKB-së ka mundësi të ndryshme për t'iu kundërvënë atyre që kërcënojnë paqen. Kjo ishte hera e parë, që për një qëllim të tillë u krijua një gjykatë ad-hoc, pra enkas për këtë rast.

Pra Tribunali Hagës, sikurse u quajt kjo gjykatë nuk ishte një model të mëparshëm?

Jo, kjo ishte një risi. Për të gjithë ata që ishin marrë gjatë më përpara me një tematikë të tillë, kjo erdhi si e befasishme, një ëndërr që papritur u bë realitet. Gjykata duhej të tregonte, se askush nuk qendron mbi ligjin e kushdo duhet të përgjigjet para drejtësisë, pavarësisht se çfarë roli luan në politikë, në ushtri apo kudo qoftë për vendin e tij. Kjo ishte një arritje e madhe në rrugën për më shumë drejtësi.

Cilat ishin sukseset më të mëdha të Tribunalit të Hagës?

Tribunali tregoi, se edhe të mëdhenjve mund t'u kundërvihesh dhe se nuk vlen "që të voglin ta varësh e të madhin ta lesh të lirë". Ne në fillim kishim më shumë procese kundër të ashtuquajturve "më të vegjlit", kundër disa rojeve në kampet e të burgosurve. E ne mundëm t'i gjykojmë ata. Më pas hap pas hapi mundëm të punojmë mbi bazën e dëshmive, që ishin mbledhur në proceset e tjera, e kështu arriti të plotësohet mozaiku. Kjo bëri të mundur, që si Mladiçi ashtu edhe Karaxhiçi të gjykoheshin. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm i Tribunalit. Jam i bindur, që më vonë do të habitemi se si një gjykatë e themeluar si të thuash nga hiçi, arriti të ketë një rendiment të tillë.

Çfarë do të konsideronit si gabimin më të madh apo dështimin e Tribunalit?`

Sigurisht ka gjithmonë gjëra, që mund të ishin bërë më mirë, por kjo ishte hera e parë dhe askush nuk ka qenë vërtetë i përgatitur si duhet në fillim. Në të erdhën prokurorë e gjyqtarë nga mbarë bota, me sfond të ndryshëm juridik e profesional dhe jo të gjithë ishin të kualifikuar sa duhet për këtë punë. Po ashtu shtrohet edhe pyetja, nëse ishte e drejtë, që të aplikohej ligji anglo-amerikan. Kjo një herë krijoi vëhtirësi kuptimi në disa procese. Por këto janë pak a shumë vogëlsira, nëse kemi parasysh rezultatin e përgjithshëm. Këtu vërtetë për herë të parë mundën të luftohen krimet e luftës me mjetet e së drejtës ekzistuese. Kjo ishte një arritje e madhe.

Veçanërisht në Kroaci dhe në Serbi gjykimet e Tribunalit konsiderohen si të dëmshme për kombn e tyre.

Kjo nga njëra anë është në natyrën njerëzore: nuk do të pranosh, që në vendin tënd nga persona të veçantë janë kryer krime të rënda. Mendohet direkt në mënyrë kolektive. Nëse gjykimi ka qenë në përshtatje me interesin vetiak, atëherë ai konsiderohet si i drejtë, e nëse është ndryshe, konsiderohet si vendim i padrejtë. Por gjithmonë kemi pasur të bëjmë me fajin individual të personave të veçantë. Unë e njoh edhe nga kodi penal në përgjithësi: ai që humbet është plotësisht i pakënaqur me gjykatën. Por ajo që ka qenë më e rëndësishmja, është, se viktimat janë dëgjuar. Pikërisht nga shumë shoqata të viktimave unë e kam dëgjuar ta thonë këtë. Kjo është më e rëndësishmja. Viktimat për herë të parë kishin mundësinë të konfrotoheshin me dorasit në sallën e gyjqit. Ndonjëherë ishte e vështirë tek shihje, se si viktimat mundoheshin ta shihnin në sy të akuzuarin e ky i shmangej shikimit, sepse nuk mund ta përballonte këtë kontakt në sallën e gyjqit. Askush prej të akuzuarve nuk e kishte menduar, që për shkak të veprave të tij një ditë do të dilte para një gjyqi të rregullt për të dhënë llogari.

Me vendimet në procesin e apelit në rastin e gjashtë kroatëve nga Bosnja faktikisht Tribunali e mbyll punën e tij pas gati 25 vjetësh. Por e e ka kryer plotësisht punën ky Tribunal?

Sipas mendimit tim po. Nga 161 të akuzuar janë kryer 151 procese, në rastet e tjera kemi të bëjmë me persona që kanë vdekur, ose që rastet u janë kaluar gjykatave lokale. Pra janë përpiluar të gjitha rastet. Njëkohësisht me këtë punë është arritur një kualifikim i jashtëzakonshëm në fushën e drejtësisë. Ajo që është edhe më e rëndësishmja për ish-Jugosllavinë mundën të konstatohen shumë fakte, që sot askush me arsye nuk mund t'i mohojë më ato.

Ndërkohë është krijuar edhe një Gjykatë Speciale për Kosovën, si e shini ju këtë?

Po është e vërtetë që është krijuar edhe një Gjykatë Speciale për Kosovën. Ju lutem mos më pyesni mua se ç'kuptim ka një gjykatë e tillë. Por le t'i kthehem edhe një herë pyetjes së mëparshme, nëse u mbyll më shpejt se ç'duhej ICTY: Nëse në bashkësinë ndërkombëtare ekzsiton mendimi, që ndokund duhet të shqyrtohet ndonjë rast, atëherë do të kishte qenë më mirë që të ishte mandatuar ICTY me këtë. Por unë shtroj pyetjen, se ndërkohë që edhe në ICTY ka pasur disa procese lidhur me Kosovën, atëherë përse duhej trajtuar edhe një herë ky kapitull i Kosovës? Unë e konsideroj këtë në një farë mënyre si diskriminim të Kosovës. Është e vetëkuptueshme, që në rajone të veçanta edhe mund të ngrihen pretendime për raste të caktuara duke kërkuar, që të zbardhen ato në nivel lokal, pasi nuk kanë mund të përmbyllen në një gjykatë ndërkombëtare. Por në rastin e Kosovës unë nuk i kuptoj arsyet dhe kjo më duket si diskriminuese.

Wolfgang Schomburg (69 vjeç) ka qenë gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Gjermanisë në Karlsruhe dhe në vitet 2001 - 2008 i pari gjyqtar gjerman në Tribunalin e Hagës. Ai ka qenë gjithashtu gjyqtar deri në vitin 2008 në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për Ruandën në Arusha.

Ambasadori i SHBA-së Greg Delawie mesazh të qartë treshes Thaçi, Haradinaj, Veseli, tregon çfarë i pret nëse shfuqizojnë Specialen


Kosova do të vazhdojë ta ketë përkrahjen e fuqishme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu siç e ka pasur deri më tash. Këtë e ka konfirmuar Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie.

Ambasadori Delawie, gjatë kësaj interviste ka folur për Gjykatën Speciale, marrëveshjen e Demarkacionit, Asociacionin, liberalizimin e vizave e shumë çështje tjera. Ai ka treguar qëndrimin e tij për ndodhitë e fundit sa i përket tentimit për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Ambasadori Delawie është shprehur i zhgënjyer për personat që do ta sakrifikonin interesin e shtetit, për të promovuar interesin personal.

 Zoti ambasador, Kosova është në prag të shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë. Cili është vlerësimi juaj për punën që është bërë në Kosovë si një shtet i ri që synon integrimin evropian?

Ambasadori Delawie: Është e jashtëzakonshme të gjykosh sa larg ka mbërri Kosova në këto 10 vite. Kosova duhet të krenohet me kornizën e saj legjislative demokratike, me zgjedhjet e lira dhe të drejta, dhe me ekonominë në rritje. Natyrisht, sfida për Kosovën në dhjetë vitet e ardhshme është: si mund të trajtojë ky shtet problemet e nivelit tjetër, si korrupsioni, furnizimi efikas me energji, mundësitë e barabarta për gratë dhe pakicat dhe marrja me të kaluarën e kohës së luftës?

Besoj se gjëra të mëdha mund të ndodhin në dhjetë vitet e ardhshme. “Kosova e re” mund ta transformojë furnizimin me energji, ta zvogëlojë ndotjen, dhe ta mënjanojë një pengesë të rëndësishme për rritjen ekonomike. Sistemi gjyqësor i Kosovës mund të përkushtohet ndaj ndjekjes penale të korrupsionit të nivelit të lartë kudo që ai gjendet. Pas kalimit të marrëveshjes për shënimin e kufirit qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë më lirshëm jashtë shtetit. Dhe, një grup më i shumëllojshëm i njerëzve mund të luajë rol në nivelin më të lartë të vendimmarrjes në Kosovë dhe në ekonomi. Mendoj se Kosova mund të arrijë gjitha këto dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë këtu për të ndihmuar në arritjen e këtyre qëllimeve ambicioze.



Lidhur me zhvillimet e fundit që kanë ndodhur të premten e kaluar (22 dhjetor) në Kuvendin e Kosovës, kur u tentua që të futet vendimi për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Cili është mendimi juaj për gjithë këtë? A duhet të shfuqizohet kjo Gjykatë?

Ambasadori Delawie: Nëse mund të filloj duke thënë se isha i indinjuar nga përpjekja e 22 dhjetorit, e së premtes, për të shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale. Shtetet e Bashkuara nuk e përkrahin këtë apo çfarëdo përpjekje tjetër për minimin e bashkëpunimit me Gjykatën, gjë që mendoj se është thelbësore sepse ajo sjellë drejtësi për viktimat e krimeve të luftës dhe tregon gatishmërinë e Kosovës për t’u bërë anëtare e plotë e bashkësisë ndërkombëtare.

Ishte e qartë se ky proces, i cili u udhëhoq nga disa individë, u ndërmor në fshehtësi në mënyrë që t’i iket shqyrtimit të kujdesshëm nga opinioni i Kosovës dhe miqtë e saj ndërkombëtarë. Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer në cilindo që do të sakrifikonte interesin e shtetit të tij për të promovuar interesat personale të tij.

Ata që qëndrojnë pas kësaj përpjekjeje ne do t’i shohim si bashkëfajtorë në çfarëdo tentimi të mëtutjeshëm për të shfuqizuar apo ndryshuar Ligjin, apo për ta minuar përkushtimin e Kosovës ndaj Gjykatës në çfarëdo mënyre.

Çfarëdo përpjekje e tillë do të kishte pasoja të thella dhe specifike për Kosovën, për të ardhmen e saj evropiane, dhe për marrëdhëniet e saja me Shtetet e Bashkuara. Kjo është çka mendoj unë.

 Sa mendoni se Gjykata Speciale mund të shkaktojë jostabilitet në Kosovë me aktakuzat që do të bëhen? Cilat janë mundësitë e Kosovës për të ushtruar padi ndaj Serbisë për krimet e kryera gjatë viteve 98-99-2000, sa mund të ndihmoni ju si SHBA në këtë drejtim?

Ambasadori Delawie: Fatkeqësisht, mendoj se burimi më i madh i jostabilitetit në Kosovë lidhur me Gjykatën Speciale është reagimi i politikanëve, të cilët në vend se të japin informata të sakta për mandatin e Gjykatës ata po tolerojnë fjalorin e papërgjegjshëm. Bashkëpunimi me Gjykatën Speciale tregon përkushtimin e Kosovës ndaj drejtësisë ndërkombëtare. Nuk është mekanizëm për të gjykuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës apo cilindo entitet tjetër, por ajo do të merret vetëm me individët dhe veprimet e tyre.

Politika e Shteteve të Bashkuara në gjithë Ballkanin në 25 vitet e fundit ka qenë se çdo viktimë meriton drejtësi. Kosova duhet të përgëzohet për përkushtimin e treguar në disa vitet e fundit që të kryejë pjesën e vet të punës për të siguruar këtë drejtësi për viktimat. Kosova ka nevojë për një Strategji Kombëtare për t’u marrë me të Kaluarën. Deri sa nuk merresh me të kaluarën do të jetë vështirë të shkohet përpara drejtë së ardhmes së ndritur të Kosovës.

 Si ka ndikuar vonesa e formimit të institucioneve në ecjen përpara të proceseve dhe në integrimin evropian?

Ambasadori Delawie: Shumë kohë dhe vëmendje i është kushtuar zgjedhjeve në vitin 2017. Mendoj se është turp që Kuvendi nuk ka bërë më shumë. Edhe pse ai u konstituua disa muaj më parë mendoj se mori tepër shumë kohë për të punuar lidhur me çështjet më të rëndësishme të Kosovës.

Shpresoj se tani që Kosova e ka kaluar periudhën e zgjedhjeve, dhe të gjitha institucionet dhe emërimet qeveritare janë bërë, zyrtarët e zgjedhur mund t’i qasen punës. Sigurisht, brenda 3-4 muajve të ardhshëm ne mund të shohim përparim sa i përket çështjeve kritike sikurse marrëveshja për shënimin e kufirit, kalimin e Ligjit për Liritë Fetare, shtyrjen përpara të një agjende legjislative për reformat e llogaridhënies gjyqësore, kodit penal dhe sundimit të ligjit, dhe adresimin e shkallës së lartë të papunësisë në Kosovë.

Çështja e kufirit me Malin e Zi është ndër temat më aktuale dhe më të nxehta. Qeveria e ka miratuar marrëveshjen dhe e ka dërguar në parlament. Nëse marrëveshja nuk kalon, siç është deklaruar se nuk i kanë numrat për ratifikim, çka do të humbë Kosova?

Ambasadori Delawie: BE-ja ka qenë shumë e qartë se liberalizimi i vizave varet nga kalimi i Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit. Pasoja më serioze dhe e menjëhershme e moskalimit të saj është izolimi i vazhdueshëm i qytetarëve të Kosovës dhe mungesa e udhëtimit pa viza në Bashkimin Evropian. Po ashtu, mendoj se kjo nuk i dërgon sinjal të mirë aleatëve dhe partnerëve të Kosovës, pra sinjalin se qeveria nuk mundet të finalizojë një marrëveshje ndërkombëtare aq të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë pas më shumë se dy vite debat për të. Shtetet e përgjegjshme duhet të marrin vendime të vështira, të gjejnë mënyra për të arritur kompromise, dhe pastaj t’i zbatojnë ato. Kosova duhet të ratifikojë marrëveshjen ekzistuese sa më shpejtë që është e mundshme, dhe pastaj të lëvizë drejtë çështjeve tjera.

 Zoti ambasador, sipas jush, a ka ndonjë zgjidhje tjetër që Kosova të sigurojë liberalizimin e vizave nga BE-ja, nëse kjo marrëveshje nuk kalon në parlament?

Ambasadori Delawie: Si Ambasador i SHBA-ve, nuk është puna ime që të them se çka do të bëjë BE-ja apo çka nuk do të bëjë BE-ja. Por, nuk ka shenja se BE-ja do të rishikojë apo përshtatë kërkesat që Kosova ta luftojë korrupsionin dhe ta kalojë marrëveshjen për shënimin e kufirit para se të merret parasysh për liberalizim të vizave. Sugjerimi im i fuqishëm është që Kosova ta shfrytëzojë kohën për të bërë përpjekje që ta kalojë marrëveshjen për shënimin e kufirit dhe për ta luftuar korrupsionin, e jo të tentojë të ndryshojë diçka që nuk ka gjasa të ndryshojë.

 Përpos Demarkacionit, një nga kushtet kryesore është edhe luftimi i krimit dhe korrupsionit. Sa mendoni se po punohet nga institucionet e Kosovës për këtë kusht?

Ambasadori Delawie: Është me rëndësi që të përmenden gjërat pozitive. Integrimi i gjyqësorit në veri e nisi procesin e shtrirjes së qasjes në drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës, dhe gjykatat kanë filluar të zvogëlojnë numrin e madh të lëndëve të mbetura në shumë pjesë të shtetit.

Llogaridhënia është e rëndësishme. Për rritjen ekonomike dhe reputacionin ndërkombëtar të Kosovës është jetike që të dëshmohet se zyrtarët qeveritarë nuk mund të marrin pjesë në korrupsion pa u dënuar.

Reforma e prokurimit publik është edhe një hap thelbësor tutje në trajtimin e korrupsionit. Në këtë fushë korrupsioni lë pasoja me ndikim të gjerë, dhe ai minon investimet ekonomike, kryerjen e shërbimeve lokale, qasjen në kujdesin shëndetësor dhe në arsim. Për ta vështirësuar korrupsionin ne do të dëshironim të shohim se qeveria e ka zbatuar plotësisht prokurimin elektronik deri në fund të janarit 2018.

Qeveria e Kosovës ka një agjendë legjislative ambicioze që do të ndihmojë për ta luftuar korrupsionin. Reformat nga ana e Ministrisë së Drejtësisë po ecin përpara por ato kanë nevojë për përkrahje ndërpartiake në Kuvend. Për shembull, kalimi i Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore do të jetë jetik. Ky do të jetë një hap kritik përpara në forcimin e kontrollit dhe llogaridhënies në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Reformimi i Kodit Penal është edhe një prioritet jetik për të ardhmen e afërme.

 Përpos marrëveshjes së Demarkacionit, një marrëveshje që është kundërshtuar është edhe ajo e Asociacionit të komunave serbe. A duhet të formohet ky asociacion?

Ambasadori Delawie: Shtetet e Bashkuara mbështesin Asociacionin e komunave me shumicë serbe (AKS). Kjo është diçka me të cilën qeveria e Kosovës është pajtuar në kuadër të Planit të Ahtisarit. Çdonjëri ka pikëpamje të forta për AKS-në dhe unë e kuptoj këtë. Por, unë shpresoj se njerëzit do të kushtojnë kohë për të mësuar se çka është dhe çka nuk është AKS-ja. Nuk është Republika Srpska. Ai është një mënyrë që bashkësitë me shumicë serbe të punojnë së bashku për kujdes shëndetësor dhe arsim, mes tjerash. Poashtu, është mënyrë që institucionet e Kosovës të shtrijnë shërbimet dhe sovranitetin deri te të gjithë qytetarët e shtetit, dhe që t’i tregojnë njerëzve që e ardhmja e tyre është në Kosovë.

Në vitin 2018 pres të shoh përkushtim për një bisedim të sinqertë brenda shtetit për themelimin e AKS-së. Është e kuptueshme që shumë njerëz janë të shqetësuar lidhur me të sepse nuk ka shumë informata lidhur me hapat vijues. Shpresoj se kjo do të rregullohet nga përfaqësuesit nga çdo bashkësi në Kosovë përmes një përpjekjeje të ndershme.

 Si e vlerësoni dialogun me Serbinë dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel? A duhet të jetë SHBA pjesë e këtij dialogu?

Ambasadori Delawie: Dhjetëvjetori i Kosovës është kohë e mirë për të menduar për disa gjëra me të vërtetë të jashtëzakonshme që janë arritur përmes Dialogut. A do të parashikonin shumë njerëz se Policia e Kosovës do të kishte juridiksion të plotë në tërë Kosovën? Se paratë nga doganat në kufirin verior do të drejtoheshin prapa në Kosovë? Mos t’i harrojmë të arriturat e Dialogut, dhe unë këtu po i përmend vetëm disa.

Në vitin 2018 dua t’i shoh të dyja palët që janë kthyer në tavolinë, të gatshme për të negociuar. Suksesi i integrimit të gjyqësorit në tetor ofron një momentum për këtë. Është lehtë të kthehesh në shtetin tënd dhe të akuzosh palën tjetër për moskryerjen e pjesës së tyre. Më vështirë është t’ua shpjegosh qytetarëve në mënyrë transparente pse marrëveshjet e Dialogut janë të rëndësishme, se si qeveria planifikon t’i zbatojë ato, dhe t’i zbatosh ato.

Shtetet e Bashkuara po punojnë me ekipin e përfaqësueses së Lartë të BE-së Mogherini për të përcaktuar se si ne mund të kontribuojmë më së miri në suksesin e dialogut të cilin po e lehtëson BE-ja. Ne do të vazhdojmë të bëjmë këtë.

 Ambasador Delawie, sfidat në Ballkanin Perëndimor janë të shumta, e një nga to është edhe ndikimi i Rusisë, e një ndikim i tillë rezulton të jetë edhe në Kosovë sipas një raporti të publikuar së fundmi nga QKSS. Sa i shqetësuar jeni ju nga ndikimi i tillë dhe roli i Rusisë?

Ambasadori Delawie: Siç tha Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropë, Hoyt Yee, gjatë vizitës së fundit në rajon, Shtetet e Bashkuara kanë lidhje me Rusinë në fushat e bashkëpunimit. Sidoqoftë, kur interesat tona nuk përputhen atëherë Shtetet e Bashkuara do të ngriten për të mbrojtur interesat tona, vlerat tona, parimet tona dhe ato të aleatëve tonë. Një çështje shqetësuese është “lajmet e rrejshme” apo metodat tjera të manipulimit të informatave, prandaj qytetarët nuk mund të besojnë atë që lexojnë. Kjo është diçka me të cilën po merren në gjithë botën, jo vetëm në Kosovë. Nuk ka përgjigje të lehtë për këtë por nxis të gjithë ne që të jemi lexues të kujdesshëm, që të mendojmë për motivin prapa gjërave që lexojmë, dhe nëse kemi pyetje për to të kërkojmë burime të lajmeve që janë të besueshme në vend se vetëm të klikojmë në Internet me lehtësi.

Për ta përfunduar, dua ta përgëzoj tërë popullin e Kosovës për arritjet e tyre të jashtëzakonshme gjatë dhjetë viteve të kaluara. Është rrugë e gjatë përpara por jam i bindur se njerëzit e Kosovës e kanë përkushtimin dhe këmbënguljen për të arritur sukses lidhur me të gjitha ambiciet e tyre evropiane.

Gresa Bajraktari

Presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi: Nisma e deputetëve për Specialen nuk është shfuqizim, por alternativë

“Nisma e deputetëve për Gjykatën Speciale nuk është një kërkesë për të sfiduar gjykatën, por është alternativë, sikurse që kanë edhe vendet e tjera të ish-Jugosllavisë: Kroacia, Bosnja dhe Serbia”, ka deklaruar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai ka thënë po ashtu se nuk i inkurajojnë deputetët rreth kësaj nisme, por nëse Kuvendi e aprovon atë, do ta nënshkruante si president.
Në këtë intervistë, Thaçi u bën thirrje deputetëve që me urgjencë ta ratifikojnë Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe ta evitojnë izolimin e mëtutjeshëm të Kosovës.

Ndërkaq, në lidhje me dialogun me Serbinë, presidenti Thaçi shprehet se është i gatshëm t’i prijë edhe fazës finale deri në njohjen reciproke mes dy vendeve.

Radio Evropa e Lirë: Zoti President, a i preu në besë aleatët ndërkombëtarë nisma e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale?

Hashim Thaçi: Unë ndihem shumë krenar që jam president i një vendi me orientimin dhe vullnetin më pro-amerikan në botë, më pro-evropian në Evropë dhe më pro-NATO, madje edhe prej vet vendeve anëtare të NATO-s. Prandaj, diçka e tillë as nuk ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë.

Edhe iniciativa e rreth 50 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës duhet të kuptohet si një alternativë dhe jo si një sfidim i drejtësisë, jo si injorim apo ikje nga drejtësia. Ata janë njerëzit e zgjedhur nga populli. I japin llogari zgjedhësve të vet dhe nuk i japin llogari as presidentit dhe as ndonjë mekanizmi tjetër institucional.

Prandaj, Kosova vazhdon të punojë në rrugën e vet euro-atlantike, për angazhimin e saj të sinqertë për t’u integruar në NATO, në Bashkimin Evropian dhe ruajtjen e përhershme të raporteve të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Asnjë çmim nuk do ta lëkundë orientimin euroatlantik të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: A mund të konsiderohet si kapitull i mbyllur çështja e shfuqizimit të Gjykatës Speciale?

Hashim Thaçi: Vendimi është në fuqi (për Gjykatën Speciale). Kuvendi i Kosovës e ka votuar. Kemi edhe propozimin dhe iniciativën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Prandaj, në këtë botë asgjë nuk është e mbyllur, por vendimi është në fuqi.

Radio Evropa e Lirë: Sa ishin shqetësuese për ju, sidomos për ju si presidenti i vendit, deklaratat e diplomatëve të akredituar në Prishtinë, se kjo nismë e deputetëve ka cenuar miqësinë e shtetit të Kosovës me Perëndimin?

Hashim Thaçi: Vlerësoj se çdo hap kushtetues, ligjor, i rregullt proceduralisht nga njerëzit e zgjedhur të popullit, duhet shikuar dhe merret seriozisht dhe duhet analizuar në rrafshin shumëdimensional dhe në asnjë rrethanë në atë konfrontues, apo të hidhet në një kënd që nuk është. Të gjithë ata njerëz aty kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, sikurse edhe ata që nuk janë nënshkrues, prandaj nuk është mirë të etiketohet askush. As ata që janë pro dhe as ata që janë kundër.

Veprime të tilla kemi pasur edhe më herët, por mendoj se gjithçka duhet të shkojë në drejtim të diskutimit e të mirëkuptimit. Kosova është e zotuar edhe për dialog, edhe për drejtësi, por edhe për pajtim.

Radio Evropa e Lirë: Edhe ju vet e keni cilësuar si të padrejtë këtë gjykatë. A mos ishin këto edhe mesazhe të cilat inkurajuan deputetët të ndërmarrin nisma të tilla?

Hashim Thaçi: Unë edhe në gusht të vitit 2015 e kam vlerësuar padrejtësi historike dhe kam ftuar deputetët që të votojnë në të njëjtën kohë, me të vetmin kusht, që të ruhet partneriteti me SHBA-në, NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

Edhe sot e vlerësoj se është padrejtësi historike, në veçanti tash kur është mbyllur edhe Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavinë. Ndërsa tash shtrohet pyetja, pse për Kosovën diçka e veçantë, diçka speciale, mos jemi qytetarë të kategorisë së dytë, mos kemi sulmuar ndonjë vend, Serbinë.

Serbia e ka pushtuar Kosovën dhe ajo ishte luftë mbrojtëse nga ana e çlirimtarëve dhe popullit të Kosovës.

Nga ajo që unë kam lexuar në draftin e kërkesës së deputetëve, nuk është një kërkesë që të sfidojë gjykatën, për të rrëzuar gjykatën, por është alternativë, sikurse që kanë vendet e tjera të ish-Jugosllavisë: Kroacia, Bosnja dhe Serbia.

Unë nuk i inkurajoj deputetët, por çdo vendim të Kuvendit të Republikës së Kosovës unë do ta kryej me obligim dhe do ta nënshkruaj.

Nëse nuk e nënshkruaj, natyrisht se do të bëja shkelje kushtetuese. Kështu që, nuk e shkeli Kushtetutën, pavarësisht deklarimeve të kujtdo qoftë.

Radio Evropa e Lirë: Ju e përmendët çështjen e shikimit ndryshe të Kosovës në raport me vendet e tjera. Një gjendje e tillë paraqitet edhe te çështja e integrimeve evropiane dhe liberalizimit të vizave. A besoni se vitin e ardhshëm, institucionet do të gjejnë një kompromis për ratifikimin e Demarkacionit?

Hashim Thaçi: Mendoj se ne duhet ta kalojmë Demarkacionin sa më shpejt, duhet ta themelojmë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe të lëvizim drejt liberalizimit të vizave.

Nëse kjo nuk ndodh gjatë muajit janar, Kosova do të vazhdojë të mbetet e izoluar.

Radio Evropa e Lirë: Cilat do të jenë pasojat pikërisht në këtë çështje, marrë parasysh se do të jetë një vit zgjedhor në Bashkimin Evropian. Do të kthehet procesi në zero?

Hashim Thaçi: Nëse nuk kalon Demarkacionit, realisht Kosova do të mbetet e izoluar, padrejtësisht, megjithëse unë e kam vlerësuar se ka qenë kriter i panevojshëm dhe kurth nga Bashkimi Evropian për skenën politike, duke mos qenë ata të gatshëm ta tejkalojnë mosunitetin e vendeve të Bashkimit Evropian, kur dihet se pesë vende të Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur Kosovën. E kanë vendosur kusht Demarkacionin, duke i ditur vështirësitë që i kemi për ta tejkaluar, por dëshiroj të besoj në pjekurinë e skenës politike kosovare dhe në janar do të përmbyllet.

Radio Evropa e Lirë: Kur jemi te çështja e Demarkacionit, ju jeni nënshkrues i marrëveshjes, ndërkohë që kemi një Komision qeveritar që thotë se marrëveshja ishte gabim. A ndiheni pendesë në atë nënshkrim?

Hashim Thaçi: Marrëveshja e gushtit 2015 është e saktë është e qartë, është profesionale. Komisioni shtetëror ka bërë një punë të mirë, ka marrë vlerësimin ndërkombëtar ajo marrëveshje, kam nënshkruar si ministër i Jashtëm dhe si zëvendëskryeministër qëndroj pas atij nënshkrimi. Në të njëjtën kohë, jam duke e shikuar me seriozitet edhe punën e Komisionit të ri. Unë besoj që gjatë muajt janar do të gjendet një zgjidhje e vlerësimit të punës së Komisionit të më mëhershëm dhe ndonjë gjetje eventuale të Komisionit të ri, në mënyrë që të kemi një qëndrim të formësuar.

Radio Evropa e Lirë: Tek çështja e dialogut dhe raporteve me Serbinë, është paralajmëruar fillimi i fazës së fundit të këtij procesi. A besoni se do të nënshkruhet në fund një marrëveshje e cila do t’i hap dyert Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe anëtarësimit në Kombet e Bashkuara.

Hashim Thaçi: Unë dua të shpresoj që dialogu do të vazhdojnë do të ndodhë formimi i një ekipi të përbashkët politik, por edhe nga shoqëria civile nga ana e palës kosovare dhe pastaj të fillojë ky proces. Unë dua të besoj fuqishëm se do të përmbyllet me një marrëveshje përfundimtare që Serbia ta njoh Kosovën dhe Kosova Serbinë, do të thotë njohje reciproke dhe Kosova të jetë pjesë e organizatës së Kombeve të Bashkuara. Asnjë dialog tjetër nuk ka kuptim me Serbinë.

Radio Evropa e Lirë: A besoni se do të merrni mbështetjen e lidershipit në Kosovë që t’i prini edhe kësaj faze të fundit të dialogut?

Hashim Thaçi: Përgjegjësitë tonë janë të specifikuara dhe të qartësuar edhe me Kushtetutë edhe me ligj, presidenti e përfaqëson ndërton politikën e jashtme, por kjo nuk është punë e vetëm një individi apo vetëm një institucioni do të jemi së bashku edhe Kuvendi edhe Qeveria edhe opozita edhe shoqëria civile.

Radio Evropa e Lirë: Si e shihini rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë?

Hashim Thaçi: Roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është i pazëvendësueshëm në rolin mbështetës të fuqishëm nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian, por pa prezencën e Rusisë.

Daniel Serwer tregon pse u kërkua shfuqizimi i Speciales, këto do të ishin pasojat

Analisti Daniel Serwer, studiues në Qendrën tha për Marrëdhënie Transatlantike në Universitetin, Johns Hopkins tha për Zërin e Amerikës, se nuk do të ishte një vendim i matur shfuqizimi i ligjit për Gjykatën Speciale për krime lufte. Serwer komentoi edhe për votën e Shqipërisë për rezolutën në Kombet e Bashkuara.
Çfarë pasojash do të kishte për Kosovën shfuqizimi i mundshëm i ligjit për Gjykatën e Posaçme për krime lufte?
Daniel Serwer: Mendoj se evropianët dhe amerikanët e bënë mjaft të qartë se pasojat për marrëdhëniet e Kosovës me Brukselin dhe me Uashingtonin do të ishin të mëdha. Nuk mendoj se kjo i intereson Kosovës. Nga ana tjetër, Kosova është shtet sovran dhe ka të drejtën të bëjë gabimet e një vendi sovran.

Si do ta gjykonit ju këtë lëvizje?

Daniel Serwer: Nuk më duket se ishte një lëvizje e mençur. Kosova është një vend sovran, një demokraci dhe anëtarët e parlamentit mund të ngrenë çdo çështje që dëshirojnë. Por kjo nuk do të thotë se ishte një veprim i mençur ngritja e çështjeve të tilla. Mendoj po ashtu se ishte një veprim mjaft i papeshuar për Kosovën që të hapte çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Por parlamentet përgjigjen përpara popullit, jo përpara meje.

Po, por Shtetet e Bashkuara e kishin investuar dhe e kanë mbështetur krijimin e kësaj gjykate dhe e kanë mbështetur Kosovën gjithmonë. Në këtë kuptim, çdo të thotë ky hap që bie ndesh me qëndrimin amerikan?

Daniel Serwer: Po, ashtu siç ka thënë edhe ambasadori (Delawie) dhe kjo do të kishte pasoja edhe në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Do të ishte një veprim shumë i papeshuar të ndryshosh mandatin e Gjykatës. Sigurisht, ne ende nuk e dimë se si do të reagojë Gjykata, por që ajo të nisë punën, standardet duhet të jenë shumë të larta. Le ta themi hapur: arsyeja që ajo ekziston janë të metat e sistemit gjyqësor në Kosovë. Ajo nuk do të ekzistonte nëse Kosova do të kishte bërë atë që duhej bërë për të vendosur sundimin e ligjit.

Cilat mendoni ju janë arsyet e kësaj nisme?

Daniel Serwer: Ata përpiqen t’i shpëtojnë përgjegjësisë dhe sidomos nuk duan që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të ndotet nga akuzat për veprime të jashtligjshme. Por siç e shikoj unë, do të ishte shumë më keq që individë të caktuar të mos vihen para përgjegjësisë për veprime të tilla, gjë që do të përlyente krejt emrin e kësaj organizate. Në qoftë se ka njerëz që kanë qenë përgjegjës për veprime ilegjitime, ata duhet të sillen para drejtësisë.

Por si i përgjigjeni diskutimeve që kjo çështje ka ngritur në Kosovë se kjo gjykatë do të dënojë viktimat dhe jo agresorët, meqë do të trajtojë vetëm krimet e shqiptarëve? A mendoni se ka rrezik që kjo mund të vendosin njëfarë barazie të përmasave të krimeve siç thonë kritikët në Kosovë?

Daniel Serwer: Në kohë lufte, veprimet e paligjshme janë zakonisht të dyanshme e jo të njëanshme. Fakti që ke ngritur flamurin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, e mbrojtjes së shqiptarëve nga regjimi autokratik dhe i egër serb, nuk do të thotë se nuk ke bërë asgjë të gabuar në mënyrën se si e ke zhvilluar këtë luftë. Kjo është diçka që njerëzit duhet ta kuptojnë. Nuk mund të marrësh meritën e “kalorësit të bardhë” thjesht për arsye se ke patur një kauzë të drejtë. Jo vetëm që kauzën duhet ta kesh të drejtë, por edhe mesazhin.

Por veteranët e UÇK-së që e kanë nisur këtë nismë thonë se është diskriminuese ndaj shqiptarëve …

Daniel Serwer: Serbët në fakt më thonë të kundërtën: më shumë serbë janë mbajtur përgjegjës në Gjykatën e Hagës për ish-Jugosllavinë sesa çdo vend tjetër. Pra, nuk mendoj se kemi njëanshmëri nëse e shikon tablonë në tërësi.

Po, por edhe përmasat e krimeve janë të ndryshme. Fushata kundër shqiptarëve ishte shtetërore nga ana Serbisë …

Daniel Serwer: Mendoj se është e drejtë. Mendoj se kjo ishte pikërisht arsyeja se përse pati më shumë serbë që u sollën përpara Gjykatës. Por mesa duket ende ka disa krime për të cilat njerëz të caktuar nuk janë mbajtur përgjegjës dhe nuk mund të mbaheshin përgjegjës në Gjykatën për ish-Jugosllavinë, sepse ato ndodhën pasi mbaruan formalisht luftimet. Dhe kjo është ajo që po bën Gjykata e re e posaçme. Ajo po merret me krime që ndodhën pas luftës dhe disa prej tyre mund të kenë ndodhur jashtë Kosovës dhe Serbisë, prandaj juridiksioni i Gjykatës do të jetë një problem sidoqoftë. Shihni: shumë serbë janë mbajtur përgjegjës, relativisht pak shqiptarë janë mbajtur përgjegjës, nëse ka patur veprime të jashtligjshme nga pjesëtarë të UÇK-së dhe unë besoj se ka patur. Ka patur një numër njerëzish, duke përfshirë shqiptarë, që janë vrarë pas mbarimit të luftës në atë që mund ta quajmë në thelb një luftë të brendshme mes shqiptarëve. Dhe nëse disa nga këta njerëz kanë qenë civilë dhe jo luftëtarë, dikush duhet të mbahet përgjegjës.

Zoti Serwer, Shqipëria votoi në favor të një rezolute në Kombet e Bashkuara që shprehte kundërshtimin ndaj vendimit të administratës amerikane për ta njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Si do ta gjykonit votën e Shqipërisë ndërkohë që administrata kishte paralajmëruar se do të kishte pasoja për ato vende që nuk mbështetën qëndrimin amerikan?

Daniel Serwer: Nuk besoj se do të ketë pasoja. Mendoj se ishte një kërcënim i zbrazët. SHBA sigurojnë shumë rezultate të mira në OKB. Vetëm javën e kaluar, SHBA siguruan një rezolutë mjaft të mirë që impononte sanksione të reja kundër Koresë së Veriut. Nuk mendoj se OKB-ja do të ndëshkohet dhe as Shqipëria. Mendoj se ishte diçka që ia ulte reputacionin administratës së Shteteve të Bashkuara duke bërë një kërcënim të tillë. Ata duhet ta kishin parashikuar se do të kishte një kundërshtim të fortë ndaj vendimit për Jeruzalemin dhe duhet ta kishin pranuar këtë. Kjo rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme nuk ka fuqi ligjore, pra në fakt nuk ka ndonjë peshë. Ishte gabim nga ana e amerikanëve që i vunë asaj një theks aq të madh. Nëse nuk do ta kishin bërë këtë, rezoluta do të ishte miratuar qetësisht dhe askush nuk do ta kishte vënë re

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...