2018-04-18

SOTIR ATHANASI : DHE FURTUNA KISHTE FILLUAR (PJESA E TRETË E . .KRYQI I ANËS. . . )



Po e linim Athinën nga një rrugë dytësore plot gropa e kthesa të rrezikshme për shpejtësinë 120-130 km./në orë.
- Grigora! - thërriste pronari im duke lëvizur pëllëmbën skeletike që unë të kuptoja se bëhej fjalë për të rritur shpejtësinë gjë që, ishte edhe hobi im kur zija timonin me dorë. Ecja rrufeshëm, ishte alfa e gjërave që, mesadukej e kisha dhunti dhe e gjëja veten më të motivuar se në çdo fushë tjetër.
- Grigora, - përsëriste ai fjalën e kthyer në refren tanimë. Unë mund të ecja edhe më shpejt: vetëtimë, por rruga ishte e mbushur me mjete bujqësore, parakalim, I të cilave me KËRRBAÇ, ishte rrezik. Se pjesa më e madhe e atyre automjeteve të mekanikës bujqësore, veç së tjerash, ishin ngarkuar me materiale tejet voluminoze dhe pengonin rrezen e pamjes.
- Gri. . . , - por ai nuk e mbaroi dot fjalën, se unë e frenova makinën gozhdë, si I thonë.
Kishte dalë si I mbirë nga dheu një traktor në mes të asfaltit dhe, për t'a shmangur përplasjen, në të dhjetat e sekondit, mendova menjëherë rrëshqitjen dhe prerjen e timonit djathtas. Dhe. . .. , për fatin tim të mirë, ashtu ngjau. Rrëshqitja bëri që të ndodheshim aq pranë asaj mase të hekurt, sa milimetrat na ndanin. Gazi që shkela në çastin e duhur, e hodhi përpjetë mjetin dhe e shmangu ëmbël nga ajo sharapjekje e sigurtë.
- Oreo, - tha tjetri pa u merakosur aspak për atë që mund të kishte ndodhur dhe që mua sa s'më kishte dalë zemra nga kraharori.
"Se nuk po kaptonte dashi në strumë e të linte në të leshtë , por një makinë ku mund të na ngecnin brinjët në hekura", - kështu do të shprehej instruktori ynë në ushtri i cili kishte origjinë fshati dhe atje i gjente për herë metaforat e krahasimet e tij.
- Oreo, - përsëriti efendikoi im që në shqip do të mësoja se do të thoshte "bukur". Për herë të parë vështrimet tona u kryqëzuan. Sytë e tij, si dy kandilët të sapo mbushur me vaj, seç donin të thonin. Tregonin gëzim dhe njëherësh, dyshim. Për çfarë? Unë nuk isha ende në gjëndje të gjykoja Befas, ngrijti dylbitë që I vareshin në gjoks dhe i uli në çast.
Lëvizi sërish pëllëmbën e dorës që do të thoshte të ecja me shpejtësi.
Shenjat e rrugës tregonin se po dilnim në autostradë, por me kah të kundërt: në drejtim të Athinës. Unë e pyeta me noima në duhet t'a bëja këtë dhe ai ma pohoi, gjë që më befasoi. Sepse më dukej e pakuptimtë ardhja deri këtu dhe kthimi mbrapsht, ndonëse në një rrugë shumë më të mirë.Veç kësaj, korseja jonë, ishte gati e zbrazur. Tej, katër-pesë km.më tutje, duhet të kishte ndodhur karambol.
- Grigora, - përsëriti pronari im, por toni, vështrimi e sidomos lëvizjen e syve, e kishte krejt tjetër. Mbase si të atij që ka fituar bingo se tha diçka që, kur u bind se unë nuk e kisha kuptuar, për t'a shkoqur, më shpegoi:
- Dheka hiladhes dhrahmes.
Kjo do të thoshte se puna po ecte mirë dhe unë i kisha bërë hak të dhjetë mijë dhrahmitë. Gjë që duhet të më gëzonte dhe unë duhet t'a grahja me qef mjetin. Kandilët e syve të tij e kishin zmadhuar aq shumë flakën e tyre, sa më dukeshin që kishin ndryshuar kufijtë anatomike.
Ata sy të tmerronin. Nuk e di se ç'atropinë vepronte në 'to.
- Dheka hiliadhes dhrahmes, - përsëriti.
Në një farë mënyre, me këtë ai më fliste për shpërblimin që unë të gëzohesh si edhe ai. Por e lidhur kjo me grumbullin e sidomos përplasjen e makinave, mua, jo vetëm që nuk më hynte në sy shpërblimi,
por më trishtonte edhe pagesa. Më sillte një ndjesi të kundërt. Dhe, sa hap e mbyll sytë, mbërritëm në vëndin e aksidentit. Katër a pesë makina ishin palosur duke e goditur nga pas njëra - tjetrën. Dëgjoheshin bori të mbetura shtypur si të donin të mposhtnin klithmat e thirrjet e të aksidentuarve.
Skena ishte e ngjajshme me një fushë lufte ku bie një predhë artilerie.
Aty - këtu, veshi mund të të kapte edhe ndonjë piskamë rrëqethëse që nuk merrej vesh se nga cili shpirt dilte dhe kujt zemre për mëshirë, I drejtohej. Efendikoi im, më bënte thirrje t'i gëzohesh dhjetë mijë dhrahmive!?! Kontrollova rrugën nga pasqyra dhe pashë se po vinte një makinë e cila ishte ende larg. Llogarita kohën që më duhej për t'u hedhur në korsen e kunndërt të lëvizjes. Ndeza sinjalet.
Mbi krye, aty prapa, qe mbërthyer një krevat hekuri me një batanije të vjetër ku do të dergjej I aksidentuari. Faqet ansore të automjetit ishin të mbyllura si të qe furrgon, ndonëse ishte një veturë FORD I zi. Rrëmbeva një levë nga poshtë sedilja dhe dola jashtë.
Ndërkaq, pronari im, s'i t'a kishim bërë me fjalë, u hodh te BMV-JA e fundit ku qe në timon e vetme, një vajzë. Ajo shtrëngonte fort dorën e majtë me të djathtën dhe dukej që larg se ishte bërë gjithë gjak në fytyrë e gjoks.
- Ja kush duhet ndihmuar, - mendova dhe më erdhi mirë që pronari im kishte ndalur pikërisht aty. Por çuditërisht, kur mbërrijta unë pranë saj,
ai qe larguar dhe m'a bëri me shenjë që edhe unë t'a braktisja të aksidentuarën. Fatkeqja thërriste, qante dhe kërkonte ndihmë me përgjërim dbe. . . ,tërhiqte krahun si t'a kishte kapur krokodili në atë det makinash të përplasur se....
Fjalën "separakallo" ( të lutem ) unë e njihja dhe ajo s'rreshtte së përsërituri me atë zërin e saj dridhërues. Nga ana tjetër, s'mund t'a kuptoja shkakun që e shtynte pronarin rim, të braktiste atë vajzë në përgjërimit e saj që mua më fërgëllonte zemrën. Ai, parapëlqente makinën më përpara ngarkuar me arka zarzavate. Aty, I vetëm një burrë plak, nuk jepte asnjë shenjë jete. Mjeti I tij qe shkatërruar tërësiaht nga pas. Unë, që nga larg e kisha nxjerrë përfundimin: Ai fatziu duhet të kishte dhënë shpirt. Gropat e syve I nxirrnin lëng të bardhë. Diçka e ngjajshme me xhelatinë, më thoshte se duhet të jetë lëngu qelqor I dritës së syve. Asgjë tjetër në atë fytyrë, nuk tregonte se qe i gjallë.
Koka I qe përplasur pas xhamit, pastaj qe mbështetur mbi timon e ishte çarë. Në gjoks, nuk kishte rryp sigurimi.
Të gjitha këto, unë i pashë me përvojën e zjarrfikësit, por nuk mund t'ia spjegoja bashkëdëshmitarit tim në këtë mënxyrrë. Aq më pak t'i diktoja se atij njeriu nuk i duhej aspak ndihma jonë. Kurrësesi të këmbëngulja në kotësinë e së kundërtës . Prandaj, ngrijta dorën drejt vajzës për t'i treguar se ajo ende rronte përderisa thërriste. Për 'të ia vlente, jo vetëm ndihma, por edhe çdo sakrificë e jona.
Katanaja këmbëngulte si mushka tek e tija dhe më tha se do të më paguante dyfishin e asaj që më kishte premtuar. Kjo do të thoshte se do të merrja njëzetë mijë dhrahmi. Dhe çfarë duhet të bëja? Të braktisja vajzën dhe të shkoja te plaku i pajetë!?!
Unë e ndava mëndjen: U ktheva nxitimthi te vajza.
- Në djall nuk ke vajtur bashkë me njëzetë mijët e tua! - I thashë në shqip atij dhe m'u duk se e kuptoi. Fjalët djall dhe dhjavoles, janë tejet të ngjajshme në të dy gjuhët.
Me levën në dorë, hapa portën e deformuar disi të BMV-së.
Vajza si e çliruar më tha :
- Efkaristo!
Lëshoi dorën e majtë dhe unë pashë një goxha prerje në llërën e krahut.
Pas vetëm dy sekondave gjaku u hodh si shatërvan deri tek xhamat e kabinës.
Asaj I ra të fikët.
Kjo mund t'i ndodhte cilitdo. Madje edhe mua,
në qoftë se nuk do të kisha bërë kursin e ndihmës së shpejtë në repartet e stërvitjes speciale. Instruktorët na kishin mësuar:
vëzhgimi duhet të jetë i shpejtë, I kujdesshëm dhe vlerësues.
Problemet mund të jenë të shumta, por zgjidhja e tyre, ka rradhë.
Arteria ishte prerë, se vetëm në një të tillë rast, gjaku ka vrullin e shatërvanit. Prandaj ajo duhej shtrënguar. Kjo qe e gjitha dhe unë atë bëra. E mbërtheu aq fort mbi të çarën sa gishtat e mi duhet të kenë prekur kockën e krahut.
Ajo e ndjeu. Përplasi qepallat, por nuk I hapi dot sytë.
Nga çasti në çast, mund të humbiste sërish ndjenjat dhe të hynte në paradhomën e Zotit, siç përsëriste instruktori ynë.
Ia lidha fort mbiplagën me një rrip nga këmisha ime.
Pastaj e godita me pëllëmbë në faqe. Ajo u përmënd disi e trembur. Doja t'i thoshja QETËSOJU, por nuk e gjeja dot përkthimin.
M'u kujtua shprehja: IRINI DHE FILIA. Bëhej fjalë për stadiumin me këto fjalë që në shqip do të thoshte: PAQES DHE MIQËSISË. Pra: paqe=qetësi=Irini. Kështu I thashë:
- I - ri - no -u
( Se doja që t'a merrte për QE - TË - SOJU! )
- Oki Irini, Ana, foli ajo me zë të mekur. Mbase ka menduar se unë ia thashë gabim emrin Irini në vënd të Ana.
- Ego Alban, -iu prezantova sikur kjo të qe ndonjë tablet qetësues.
Ajo, gjithsesi, e kuptoi që I tillë ishte thënia e emrit tim dhe buzëqeshi lehtë.
Kaq më duhej mua që së brëndshmi të ndjeja gëzimin e atij që po i krijoheshin kushtet për të bërë detyrën e shpëtimtarit. Pse jo? Përgatitjen e nevojshme e kisha. Kësaj I shtohej edhe vetëdija e sapozgjuar e së aksidentuarën që, së bashku më shpinin në suksesin e plotë.
E mora me kujdesin më të madh përpara duarve dhe eca drejt mjetit me nxitimin e njeriut në garë me kundërshtarin e tij.
Katanaja kishte hedhur plakun e vdekur mbi sup dhe po e bartte atë, gjithashtu. Ngjante me ndonjë vjedhës, a me ndonjë tërtip tejet të ndërkryer për atë pamje sa tragjike, po aq edhe groteske njëherësh. Se ashtu e kishte kapur: kryengulthi.
Vendosa vajzën në makinë në krahun e pasagjerit dhe vetë zura vënd në timon. Ndeza motorin, ngrijta xhamat dhe menjëherë bllokova dyert. Të gjitha këto veprime i kreva në një kohë rekord. Porosia e instruktorëve ishe:
"duhet të largoheni sa më shpejt nga sheshi i luftimeve. Mbrapa të vjen armiku".
Dhe ashtu ndodhi.
Pronari u orvat më kot me grushte dhe me të bërtitura që të më detyronte hapjen e derës së makinës. Gërvallej pa dobi, me atë zërin si të çjerrë e të zgjatur.
Unë s'e ktheva kryet se s'kisha përfunduar detyrën karshi së aksidentuarën. U kujtova se kisha në kroskodë bukën të lyer me gjalpë dhe më shkoi mëndja se: tampon më të mirë, vështirë se mund të gjeja. Preva një rrip kanotiere dhe ndërsa u bëra gati për bandazh, I hapa çantën se mos gjeja diçka sterile.
Përpara më doli pasaporta:
Emri. . . . . . Ana
Mbiemri. . . .Dhimopulu
Datë lindja. . . Nuk mëmkujtohet, por llogaria që e bëra me mënd, e nxorri: . . . rreth 22 vjeç
Diku disa pecete sterile që, edhe pse prej letre, më shërbenin për plagën.
Futa dorën në xhepin tim dbe gjeta monedhën metalike shqiptare që e mbaja për shans. Kjo do të loste rolin e mujshimit mbi arterien e prerë. Prandaj, e mbështolla metalin brënda fijeve të pecetës sterile, pastaj vendosa bukën. Në fund fashimin.
Të gjitha këto veprime, po më zinin frymën nga ngutja dhe sytë nga djersët më kishin mbuluar ballin.
- Do të vish, apo të të dhjes surratin? - I fola në shqip pronarit.
Ai, siç duket nga noima e kuptoi të sharën dhe në çastin që futa marshin, nxitoi të hypte në pjesën e pasme: në karroceri. Aty ishte edhe I vdekuri. I lashë në shoqërinë e tyre. Se: njëri ishte pa jetë dhe tjetri pa frymë duke sharë me vete nga marazi.

Në anë të rrugës, lexova tabelën: Athinë, 77 km.
Duhet të mbërrija për pesëmbëdhjetë, e shumta, njëzetë minuta. Kisha përvojën e shoferit zjarrfikës. Dhe kjo s'qe pak. Tendosa këmbën mbi gaz dhe FORD-I fluturoi.
Kur ktheva kryet, vajzës sërish i kishte rënë të fikët. U mata t'a godisje edhe një herë fort. Por, dora më mbeti e ngrirë. Ajo bukuri ngjyrë trëndafili, nuk mund të goditej. Ata sy gjysëm të hapur bajame, nuk duheshin trembur. Prandaj I hodha pak ujë fytyrës. Kaq mjaftoi të përmëndej. Ngjante kështu me një nimfë të vërtetë dalë aksidentalisht në brigjet e Kretës dhe që sapo ishte shkëputur nga thonjt e piratëve. Në sekondë më doli përpara sysh portreti i shokut të fëminisë, Borani. Ai familjen e gjyshes e kishte në Sinicë. Një behar, së bashku me 'të shkuam për pushime. Se donim të kapim atë që quhej "Maja e Visokullës". Kjo ndodhej ndonjë mijë metra mbi shtëpinë e të parëve të nënëzës së tij. Që andej ne shihnim Kosturin ( në greqisht: Kastorja ). Prisnim me padurim që të binte mbrëmja dhe të shkonim te "Qafa e Evgjitkës". Aty, dukeshin dritat e makinave që lëviznin në fshatrat greke dhe, natyrisht, që ëndërronin timonin. S'linim natë pa u joshur me këtë kënaqësi nga e cila s'ngopeshim kurrë. Se na ishte bërë më keq se riti i besimtarëve dhe ajo e tillë ishte, megjithatë.
Ne e kishim quajtur: "Riti I pamjes së përtejme".
[ vonë, vite më vonë, kur studioja estetikë, do të mësoja se ka kult "TË PAMJES SË LARGËT". Shkurt: ne, pak a shumë, I kishim rënë në 'të me përcaktimin tonë ].

Këto mendime më vinin në kokë, ndërsa kilometrazhi, shënonte 180 km./ në orë. "Ford"-I dridhej dhe njëri nga ata që kisha në pjesën e pasme të tij, si për të rrëfyer gjallesës e tij, I binte me grushte xhamit.
Unë, ia shihja kandilët e syve të tij djegës, në pasqyrë dhe më ngjanin si sinjale alarmi. Mendoja: "Shaj t'i, shaj, o edepsës, por ç't'i bëj atij fatkeqi unë, pa po të mos të t'a kisha bërë ballin gjithë bërdungulla, vetëm me një frenim, të mos më thërrisnin më në emër.

Rruga ishte thuajse bosh.
Krahu I kundërt, përkundrazi, tejet I rënduar.
Mjetet me vështirësi mënjanoheshin në panik për të lënë kalimin e autoambulancave dhe atyre të policisë, të cilat më shumë ulërinin se sa nxitonin. Madje, drejtuesit e tyre, s'kishte aspak faj, edhe sikur të tmerroheshin me ecjen time skëterrë.

Ja edhe Semafori i parë që tregonte se po i afroheshim qëndër së Athinës.
E pashë së largu dhe e ula shpejtësinë deri në frenim.
Ana që deri tani ishte gjysëm e përgjumur, çeli pak sytë dhe diç kërkonte. Unë ia lirova disi plagën. E ndjeu mbërrijtjen, ashtu siç edhe e kuptoi që ishte në shoqërinë e një shqiptari. Sidoqë të mendonte ajo, unë përjetoja një gëzim tejet të papërshkruar. Provoja brënda gjoksit tim, tashmë të çtensionuar, dashurinë për jetën, dashurinë e njeriut për njeriun. Madje, mbase është për të qeshur, por dëshira që t'ia merrja një kënge, më ngacmonte për herë e më shumë. Dhe, sikur të kisha gjetur melodinë, me siguri që nuk do të nguroja. Fakti që asgjë nga ato këngë që dija, nuk më kujtoheshin për momentin, do të thoshte se ajo s'ekzistonte, ose ishte, po ndodhej larg dhe lart. Ndofta në Univers, të cilit, sa herë bija ngushtë, e thërrisja në ndihmë.
Kujtova rusin me fisarmonikë dhe këngëtaren greke. Koncertin e tyre në dy gjuhë të ndryshme. Përfytyroja Boranin në timon dhe. . ..

Semafori u hap dhe unë lëviza përpara.
Kishim arrijtur te Omonia. Spitali në qëndër të Athinës , siç dukej, ishte njoftuar për aksidentin se bluzat e bardha prisnin përjashta, me bartore mbi rrota.
E morën Anën në njërën nga karrocat e gadishmërisë dhe ajo, mblodhi forcat dhe,pati shumë kujdes të thoshte:
"Efkaristo poli, albanemu"!
( Faleminderit shumë, shqiptari im! )

Ato fjalë më shumë i ndjeva brënda vetes se sa i kuptova.
Njerëzit që ishin aty pranë dhe qenë mjaft, kthyen kryet për të shikuar se kush ishte "Shqiptari i saj". Kjo qe kundërvënie e hapët për ata që flisnin keq në shtyp e televizion për bashkëkombësit e mi, duke mbjellë një bindje sa shpërfillëse aq edhe përbuzëse, ashtu siç bëhet për delen e zezë. Dhe ja: një greke e aksidentuar, grumbullon forcat për të falenderuar një shqiptar!
Atë çast edhe unë thashë me veten time:
- Edhe unë të falenderoj, Ana!
( VAZHDON )
SOTIR ATHANASI
Athinë, 10, Prill, 2018!
Rired.: 18, Prill, 2018!

Nga Flori Bruqi : Akademiku Prof.Dr.Agron Fico, Fico, Magelan të etnologjisë dhe studimeve folklorike të gjihës shqipe


    






I dashur Prof. Flori Bruqi,

Ju pershendes nga Tirana pranverore dhe Ju uroj mbaresi dhe gezime .Takimi i para disa ditesh ne mjediset e hotel :Stela" ishte per mua nje takim i kendeshem, sepse takova mjaft njerez te dijes dhe te kultures, qe i njihja vetem nga punnet e tyre krijuese.


Takimi me Ju dhe bashkeshorten me gezoi, sepse deshmon qytetarine tone te perbashket shqiptare. Me prof. dr. Skender Kodren kam punuar vite te tera ne Nju Jork dhe ky bashkepunim dha frytet e veta ne nje sere aktivitetesh shkencore dhe publike.

I nderuar prof Bruqi,

Do te te lutesha ne se me dergoni disa fotografi nga ai aktivitet ,sepse e kisha lene celularin ne shtepi. Keshtu edhe justifikohem pra gruas se kam qene jo ne klub , por me miq dhe kolege -akademike !?

Me urimet me te mira Ju dhe zonjes tuaj !

Miqesisht

Prof. Agron F. Fico


---------------------

Po kush është Agron Fico ?

Prof. Agron Fico, fitues i çmimit të Republikës, studiues i mirënjohur në fushën e krijimtarisë popullore, krijues i katedrës së gjuhës shqipe në Pekin dhe Detroit. Veç të tjerash ai është autor i disa librave publicistikë, si “Profesor në tri kontinente”, “Diaspora e rilindur”, “Rilindja e Shqipërisë etnike”, si dhe artikuj publicistikë.

****


Vlerësohet me titullin Profesor Honoris Causa, Agron Fico


Një prej intelektualëve gjirokastritë Agron Fico, me gradë shkencore profesor, është nderuar nga Universiteti “Eqrem Cabej” në Gjirokastër, me titullin “Honoris Causa”. Ceremonia është organizuar për nder të tij, nga rektorati i Universitetit të Gjirokastrës, ku kanë marrë pjesë ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, ai i cështjeve vendore Bledi Cuci që është edhe dhëndërri i zotit Fico, si dhe drejtues të tjerë vendorë dhe profesorë të Universitetit. Rektori i Universitetit të Gjirokastrës Bektash Mema, ka cmuar kontributin e zotit Fico, në veprimtarinë e vet shkencorë përgjatë viteve dhe vecanërisht, vlerësoi botimet e tij që janë një vlerë e pacmuar. Ndërkaq ministrja Mirela Kumbaro, e ka quajtur zotin Fico, Magelan të etnologjisë dhe studimeve folklorike të gjihës shqipe. Ndërsa vetë autori Fico, ka falenderuar stafin pedagogjik të Universitetit të Gjirokastrës dhe rektoratin për vlerësimin e bërë dhe sic e quajti ai, në mjaft vlerësime dhe nderime që ka marrë në gjithë botën, ky i Universitetit të Gjirokastrës, është më i cmueshëm, sepse vjen nga vendlindja dhe nga një universitet që do të vazhdojë të kontribuojë për të mbajtur emrin e mirë që trashëgon. Në mënyrë simbolike zoti Fico, ka veshur kostumin e senatorit të Universitetit të Gjirokastrës dhe më pas, i është dorëzuar vlerësimi që e shpall atë profesor “Honoris Causa” me motivacion “Intelektual me veprimtari kërkimore-shkencore e universitare mbi 50-vjeçare; me ndihmesa të njohura në disa disiplina të shkencës kombëtare shqiptare; që, me ngulmim profesional, vullnet dhe pasion të përhershëm dhe me vështrime bashkëkohore, ka shënuar prurje dhe arritje shkencore të vlerësuara ndër vite, veçmas në etnokulturë dhe folklore”.


Një prej emrave më të spikatur të albanologjisë shqiptare siç është Agron Fico, është vlerësuar nga Bashkia e Gjirokastrës me titullin vlerësues “Qytetar Nderi”.

Titulli i është akorduar nga kryebashkiaku Flamur Bime, përgjatë një ceremonie të organizuar mesditën e sotme.

Kryebashkiaku gjirokastrit, ka vlerësuar kontributin e Ficos si një studiues i përsosur i etnokulturës, gjuhëtar dhe autor i mjaft botimeve të cilat kanë kapërcyer edhe kufijtë e vendit duke qenë mjaft i njohur jo vetëm në diasporë, por edhe në SHBA ku vetë jeton.


Redaksia "Floripress" boton shkrimin  nga Prof. Dr. Agron Fico: "Kadare, zëri universal kundër totalitarizmit"

Romani i fundit Kadaresë "Aksidenti", i përkthyer anglisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u shoqërua me një shkrim kritik nga Charles McGrath në gazetën autoritare "New York Times" (Book Review). Madje, pothuajse të gjitha librave të Kadaresë botuar në Amerikë u është bërë jehonë me artikuj në organe të njohura të këtij vendi.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë botuar rreth 20-22 libra të Kadaresë, që janë shoqëruar me artikuj kritikë vlerësues për veprën dhe shkrimtarin. Thelbi i këtyre komenteve ka qenë dhe është se, Kadare është një shkrimtar i shquar kundër totalitarizmit universal, një këngëtar i lirisë së individit dhe i shpirtit demokratik.

Kam patur rastin të jem i pranishëm në takime akademike të Kadaresë në institucione amerikane; në Princeton University dhe në Columbia University. Studentët, profesorët dhe akademikët amerikanë kanë bërë vlerësime dhe kanë shprehur nderim për veprën e Kadaresë.

Shkrimtarit Kadare iu dha, në mes të një ceremonie solemne, Çmimi "Princi i Asturias". Shkrimtari i madh shqiptar, Kadare, u përzgjodh midis shkrimtarëve më të shquar dhe u shpall në Spanjë fitues i çmimit prestigjioz "Princi i Asturias" në letërsi për vitin 2009. Kjo është një ngjarje e shënuar dhe e gëzuar kulturore për lexuesin shqiptar; është njëherazi edhe një dëshmi e re, një vlerësim europian i personalitetit artistik-letrar, i universit të krijuar nga Kadare në një hark kohor gati gjysmë shekullor. Në vendim theksohej se, juria ka vendosur të vlerësojë shkrimtarin shqiptar për "zërin universal kundër totalitarizmit" dhe se shkrimtari e meriton këtë çmim edhe për "bukurinë dhe përkushtimin social të krijimit të tij letrar". Në procesverbalin e jurisë shkruhej se, "Kadare tregon me gjuhën e përditshme, por plot lirizëm, për tragjedinë e vendit të tij".

Ky vlerësim i lartë në Spanjë, në vazhdën e shumë e shumë çmimeve, vlerësimeve, publikimeve, studimeve, eseve, etj. për universin letrar-artistik të Kadresë, dhënë nga kryeqendrat e metropoleve europiane, djep i qytetërimit të planetit, shkërmoq dhe pluhuros kuisjet e atyre individëve, mikro-segment i lexuesve shqiptarë, që shajnë edhe përçmojnë veprën dhe shkrimtarin e madh.

Këto sajesa, këto të pavërteta në adresë të shkrimtarit të madh janë jo vetëm të pambështetura, por janë mendime të politizuara, shpesh komente të varfëra, të rëndomta dhe bien erë kafenesh.

Duket me të vërtetë tepër i habitshëm sa edhe naiv mendimi i shprehur se, librat e Kadaresë janë përkthyer dhe përkthehen për motive ideologjike ose fetare. Nuk do ndonjë argument të besosh se Nju Jorku e Los Angelosi, Londra e Parisi, Madriti e Roma, etj. janë aq të përgjumur ndaj librave të botuara sa të lejojnë botime jo cilësore e për më tepër me viruse ideologjike ose fetare.



Kadare nuk ka jetuar në planetin Mars; e njihnim dhe na njihte



E njoh Kadarenë që në vitet e para të shkollës tetëvjeçare dhe në vitet e gjimnazit "Asim Zeneli" në Gjirokastër, ku iu dukën edhe xixat krijuese.

Edhe në vitet e studimeve në Universitetin e Tiranë ishim bashkë. Fati i bardhë e deshi ta takoja në maj 2009 në Paris. Po pija kafe në një lokal përballë "Kopshtit të Luksemburgut". Binte një shi i imtë dhe isha tretur në ëndërrime për udhëtimin e nesërm. Ndërkaq një dorë m'u ngjit në krah. Papritur ishte shfaqur Kadare. Me fisnikërinë dhe oborrësinë e njohur më ftoi të lëviznim në një tavolinë tjetër ku rrinte dhe shkruante. Vërshuan kujtimet e rinisë, për Gjirokastrën dhe letërsinë.

Kadare më shprehu edhe një herë mirënjohjen për veprimtarinë e organizuar për 70-vjetorin e ditëlindjes në Manhattan dhe në veçanërisht më pyeti dhe u interesua për veprimtaritë kulturore-letrare në Nju Jork dhe për miq e të njohur.

Kadre nuk ka jetuar në planetin Mars, por në Shqipëri: në Gjirokastër në vitet e rinisë, si dhe në Tiranë në vitet e krijimtarisë. E njihnim dhe na njihte.

Familja e shkrimtarit blinte në po ato dyqane që blinte gjithë populli, ndryshe nga bllokmenët dhe funksionarë të lartë të partisë dhe shtetit që kishin dyqane të veçanta me prodhime cilësore dhe me mallra që vinin nga jashtë. Bashkëshortja, Helena, punonte redaktore në redaksinë enciklopedike, në të vetmen shtëpi botuese që kishte atëherë në Shqipëri; shkonte në punë me autobusin e linjës bankë - 21 dhjetori. Pra thjesht një jetë si shumica e popullit.



Ndjekja e Kadaresë ishte një nga përparësitë e punëve të Sigurimit të Shtetit



Mitet e krijuara për krijimtarinë letrare dhe jetëshkrimin e Kadaresë janë sajesa me plot të pavërteta. Ka shkrime dhe komente për Kadarenë dhe veprën e tij, që fryjnë dhe nxijnë ngjarje të jetës së shkrimtarit, duke synuar ta paraqesin si enverist, si stalinist të betuar. Madje, për të "argumentuar" mendimet e tyre trilluese iu referohen ose bëjnë analogji me shkrimtarë sovjetikë të periudhës së egër të sundimit të Stalinit. Në këto përqasje nuk ka asgjë të përbashkët me Kadarenë, veç synimit për të krijuar një mitologji të pavërtetë kundër Kadaresë. Ato janë mite të stisura dhe të sajuara me ligësi dhe keqdashje, që meritojnë përçmim për ata që i hartojnë.

Kadare nuk gëzonte besimin e diktaturës komuniste. Kadare ndiqej kudo nga sigurimi shqiptar, madje si brenda vendit, në Shqipëri, ashtu edhe kur shkonte jashtë shtetit. Po permend, midis të tjerash se, gazeta e njohur franceze "Le Monde" shkruante se, "Edhe këtë herë shkrimtari i njohur shqiptar Kadare erdhi i shoqëruar nga halla (tezja) D.Sh." Pra aluzioni ishte i qartë: kur Kadare dilte jashtë, në shumicën e rasteve, shoqërohej nga "kolegë", por me detyra sigurimi.

Kadare dhe veprimtaria e tij ka qenë e kontrolluar në mënyrë të përhershme nga Sigurimi i Shtetit. Pas vitit 1990, njëri nga shkrimtarët sigurimas, N.T., më ka thënë se, ndjekja e Kadaresë ishte një nga përparësitë e punëve të Sigurimit të Shtetit. Madje, siç përmend edhe vetë Kadare në "Ftesë në studio", një herë drejtori i shtëpisë së vetme botuese Drago Siliqi i kishte thënë se, "Sigurimi ia ka dhënë librin për ta shikuar për botim shkrimtarit Z, prandaj pa shih mos futësh në të ndonjë fjali ose parullë për partinë".

Kadarenë e ka mbrojtur forca e publikut, që është e fuqishme, disa herë edhe më e fuqishme se pushteti politik.

Kadare nuk kishte ndonjë privilegj të veçantë, edhe pse kishte emër të madh dhe ishte shkrimtar i shquar. Nuk kishte as makinë, kur kryepartiakët, partiakët dhe plot lolomanë të sistemit, jo vetëm parësorë e dytësorë, por edhe tretësorë, kishin makina luksoze, të markave të zgjedhura që bliheshin me valutë dhe kishin shoferë personalë në dispozicion. Ndërsa vonë, shumë vonë, pas shumë vitesh, kur gati deti ishte bërë kos, u kujtuan t'i jepej edhe Kadaresë një makinë; u sajua një pretekst dhe u mendua të botohej një revistë në frëngjisht, "Les Lettres Albanaises", si përgjegjës i së cilës do të ishte Kadare dhe kësaj zyre iu dha një makinë tip" Pobjeda" mjaft e përdorur, që e kishte patur ish-presidenti i Bashkimeve Profesionale, G. N. Pra, edhe atëherë iu dha zyrës, nuk iu dha nominalisht Kadaresë dhe pa të drejtën e përdorimit brenda Tiranës.



Vepra dhe jeta e talenteve janë si dy rrathë që priten por nuk përputhen



Është i njohur fakti, në historinë e letërsisë dhe kulturës botërore që, vepra dhe jeta e talenteve janë si dy rrathë që priten por nuk përputhen. Është i njohur fakti që Balzaku ishte me prirje aristokratike por shkruante si borgjez, etj.

Po ashtu tërë vepra e krijuar, dhe pjesa që hyn në thesaret e kulturës janë dy rrathë që priten; kështu ndodh që nga mbi 100 vepra të Balzakut njihen vetëm disa dhjetëra, po kështu edhe me veprën e Bet'hovenit, etj. Këtu Kadare nuk bën përjashtim; nga gjithë korpusi i tij, siç e ka pranuar edhe vetë, ka edhe vepra të dobëta, si Romani "Dasma", disa vjersha dhe ndonjë poemë shkruar në frymën e kohës.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Europë librat e Kadaresë janë shoqëruar me vlerësime kritike. Është e tepërt të them se, që në përzgjedhjen për përkthim, është patur parasysh thelbi mbarënjerëzor i veprës dhe dihet që dy fobi janë absolutisht të papranueshme për lexuesin amerikan: ideologjia komuniste dhe ideologjia naziste.

Duket gati e pabesueshme që Kadare, me një realitet të pazakontë krijimtarie gjysmë-shekullore, me një vlerësimi europian e më gjerë të vlerave të larta krijuese, me frymën demokratike e liridashëse, me mesazhet njerëzore e miqësore përcjellë nga universi kadarejan, ka ende injerëz, grupe individësh që gëzohen që shkrimtari i vendit të vet, i kombit të vet, nuk e merr çmimin "Nobel". Janë po këta që i buzëqeshin një fituesi të huaj që vetëm emrin i kanë dëgjuar dhe nuk i kanë lexuar asgjë. Nuk besoj se e drejta e mendimit është baraz me shpirtëvogëlsinë dhe hipokrizinë.



Dukuria Kadare nuk është e pazakontë për kombin iliro-arbëresh-shqiptar



Dukuria Kadare, me shquarsinë që mbart, edhe pse shumë e rrallë, nuk është e pazakontë për kombin iliro-arbëresh-shqiptar. Shqiptarët kanë krijuar margaritarë poetikë ashtu si popuj të tjerë europianë dhe të botës. I tillë është edhe eposi heroik shqiptar, i njohur edhe me emrin "Cikli i kreshnikëve", që qëndron krahas eposeve të tillë europianë si, "Nibelungenlied" i gjermanëve, "La Chanson de Roland" i francezëve, "El Poema del Cid" i spanjollëve, etj.

Iso-polifonia shqiptare, që më 2005 u shpall nga UNESCO "kryevepër gojore e trashëgimisë të njerëzimit" është një dëshmi tjetër madhore e identitetit kulturor të kombit shqiptar.

Madje, akademik Eqrem Çabej vëren me mprehtësi shkencore se "Shqipëria ka qenë e orientuar më tepër nga Perëndimi sesa fqinjët e saj. (E. Çabej: "Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes", Tiranë, 1994, f.19)

Nga gjiri i kombit shqiptar doli Gjergj Kastriot Skënderbeu, një kryezot, një senjor të madh, një lord, shkurt një senator të përjetshëm, që u bë mburojë në shekullin e XV-të edhe për Europën kundër turqve osmallinj. (I.Kadare: "Mosmarrëveshja", 2010 f.169)

Kombit shqiptar i dha botës edhe nobelisten me famë Nënë Tereza.

Vlen të përmendet dhënia e titullit "Doctor Honoris Causa" nga Universiteti Amerikan në Prishtinë. Kadare e ka vlerësuar si historike dhënien e këtij titulli nga të rinjtë shqiptarë të Kosovës, që e nderuan publikisht kur kishin vetëm një vit që gëzonin pavarësi.

Dy vjet më parë Kadare u vlerësua në Itali me titullin "Doctor Honoris Causa" nga Universiteti i Palermos, si dhe u shpall fitues i çmimeve të dhëna nga Akademia Kult për kategorinë e librit më të mirë, me romanin "Darka e gabuar".



Ja domethënia e vlerësimeve prestigjioze në një vështrim tërësor



Në një vështrim tërësor domethënia e këtyre vlerësime të shumta prestigjioze tregon se, në fakt Kadare e ka merituar edhe çmimin "Nobel". Propozimet e Akademisë së Shkencave të Francës, kërkesat e shumë institucioneve të tjera, duke përfshirë edhe Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave, madje edhe kërkesa e Presidentit të Republikës të Shqipërisë Bamir Topi, për t 'i dhënë Kadaresë çmimin "Nobel", flasin hapur për nderimin dhe statusin e shkrimtarit të madh të kohës sonë.

Pas Luftës së Dytë Botërore shkrimtari Kadare u shfaq në botën letrare shqiptare si një shkrimtar i talentuar. U afirmua, me krijimin e një korpusi letrar të pamasë, si gjeni i letrave shqipe. Merita themelore është se Kadare krijoi një metodë dhe stil të veçantë, origjinal, që ngërthen magjinë e artit dhe letërsisë klasike antike, realizmin europian dhe befasinë e letërsisë së Amerikës latine, ose siç e quan kritika profesionale europiane, "metodën kadare".

Qysh në romanin "Kronikë në gur" u dukën shkëndijat krijuese të një talenti të fuqishëm. Ai-qytet magji, Gjirokastra, u transformua në penën krijuese, si parathënie e një talenti të jashtëzakonshëm. Bashkëqytetari i shkrimtarit, akadamiku Eqrem Çabej ka thënë: "Si duket një fat i mirë ia ka falur Shqipërisë që të bëhet Ai shkrimtar, të cilin Shqipëria do t'ia falë një herë botës".

Gazeta autoritare spanjolle "El Mundo" thekson se "Kadare që në vitet '60 shënoi kthesë në letërsinë shqiptare me romanin "Kronikë në gur". Brenda potencialit të tij krijues janë mitet dhe legjendat, e shkuara dhe e ardhmja, raportet e përkohshmërisë dhe të përjetësisë, dramat e kaluara dhe ato të tashmet, veset dhe virtytet shqiptare, kullat dhe ndërtesat moderne, qëndresa dhe humbja, zhdukja dhe ringjallja, të gjitha labirintet e jetës dhe të vdekjes.

Letërsia europiane dhe botërore e ka pranuar Kadarenë si krijuesin e saj më të talentuar; këtë e dëshmoi edhe dhënia e Çmimit "Man Booker International" në Angli, kur la pas emra të njohur të letërsisë botërore si, Gabriel Garsia Markez, Gunter Gras, Margaret Atvud, Filip Roth. Kadare konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mirë europianë dhe krahasohet me Gogolin, Kafkën dhe Oruellin.



Universi krijues i Kadaresë është një standarti klasik, i denjë për çmimin "Nobel"



Vepra e Kadaresë është përkthyer në më shumë se 40 vende të ndryshme, në gjuhët kryesore të botës. Librat e shumtë, dhjetëra artikuj kritikë për veprat e tij voluminoze, pranimi në mjaft institucione shkencore dhe kulturore, në akademi të njohura etj. dëshmojnë shumëfish për vlerësimin europian-botëror të këtij gjeniu të letrave shqipe.

Kadare është misionari i madh i lirisë së individit dhe lirisë së popujve, kampion i demokracisë. Në romanin "Hija" shkrimtari trajton artistikisht mungesën e lirisë në shtetin totaliar të Shqipërisë. Nëpërmjet fatit tragjik të një artisti të dështuar të kinematografisë shqiptare të kohës, përvijohet shkatërrimi i individit nën një regjim të egër, deri në asgjësimin shpirtëror dhe biologjik, kthimin në një robot, sipas modelit të "njeriut të ri". Sarkazma e mprehtë dhe situatat e krijuara përcjellin te lexuesi përçmim për atë rend-makinë dhe ndjen nevojë jetike për një rend të lirë për individin.

Shkrimtari me gjuhën ezopike të letërsisë ka fshikulluar egërsinë e diktaturës, ku skenat makbethiane të Shekspirit duken sikur rigjallen në skenat rrënqethëse, intrigat e stërholluara për të mbuluar krimet si, te novela "Përbindëshi", te "Pasardhësi", apo edhe te poema "Pashallarët e kuq".

Kadare ka dëshmuar artistikisht shkërmoqjen e regjimit diktatorial dhe shkërmoqjen e perandorive komuniste sovjetike dhe kineze. Ka denoncuar krimet në rendin e bunkerëve në Shqipëri. Ai është flamurtar i lirisë dhe demokracisë.

Shkrimtari i madh Kadare, me personalitetin e vet kompleks si shkrimtar i shquar, erudit, studiues i pasionuar dhe gjuhëtar-krijues ka hyrë përjetësisht në panteonin e njerëzve të shquar të kombit shqiptar.

Universi i tij krijues shumë-vëllimsh është i një standarti klasik, i denjë për çmimin "Nobel"(Floripress).


****

Ishte kënaqësi  të bisedoje me eruditin e letrave shqipe,akademikun tonë të mirënjohur Prof.Dr.Agron Fico.Me të u takuam për herë të parë në Kompleksin e restortit hotelier "Stela" në Tiranë.Me te ishte akademik Prof.Dr.Skendër Kodra, Prof.Dr.Arian Hamit,Akademike Naime Gjongecaj,Akademik Gjevaire Gjelaj e qindra të tjerë.

Pata fat të njifja edhe shumë persona eminent të letrave shqipe.Fotografite e eksozura nga teleobjektivi im amater tregojnë dashurinë dhe qytetarinë tonë të përbashkët shqiptare.

Faleminderit të gjithëve pa dallim  moshe dhe titulli akademik!




Fotografia e Flori Bruqi



Fotografia e Flori Bruqi


Fotografia e Flori Bruqi


Fotografia e Flori Bruqi

Fotografia e Flori Bruqi


Fotografia e Flori Bruqi

Fotografia e Flori Bruqi


Fotografia e Flori Bruqi

Fotografia e Flori Bruqi


Fotografia e Flori Bruqi

Fotografia e Arjan Hamiti


Fotografia e Arjan Hamiti


Fotografia e Arjan Hamiti


Fotografia e Arjan Hamiti


Fotografia e Arjan Hamiti

L'immagine può contenere: 7 persone, tra cui Skender Kodra, persone che sorridono, persone in piedi, cielo e spazio all'aperto


L'immagine può contenere: 5 persone, tra cui Skender Kodra, persone in piedi e spazio all'aperto


PO ZHDUKEN SHPIFSIT PA KERKUE FALJE !


Nga Fritz RADOVANI:



Image result for IMZOT ERNESTO ÇOBA

IMZOT ERNESTO ÇOBA
(1913 – 1980)

1913 KUR SHKODRA RRAHEJ ME TOPA NGA MALI I ZI…
16 SHKURT 1913: U LE IMZOT ERNESTO ÇOBA NË VAUN E DEJËS…
Jo larg nga Kisha ku asht kenë kunorzue Gjergj Kastrioti, besnik i të cilit Imz. Çoba ka qendrue deri në vdekje, edhe pse gjithë jeta i kaloi nen armët e pushtuesve gjaksorë.
Asht shugurue Meshtar në vitin 1936 në Kishen e Jezuitëve. Në 1946 asht me detyra pranë Argjipeshkvisë së Shkodres, deri me 20 Prill 1952 që shugurohet Ipeshkëv nga Imzot Bernardin Shllaku, të cilin e zevendson mbas vdekjes së Tij me 21 Mars 1967, kur me “Statutin e Kishës Katolike Shqiptare” të vitit 1951, Ai emnohet Kryetar i Kishës.
7 Prill 1858 ishte dita e vumjes së gurit të parë të Kishës Kathedrale të Shkodres, kur Imzot Ernesto Çoba filloi detyrën në pragun e 100 vjetorit të Asaj Kishë, që asht thirrë Kisha e Madhe. Merita e pergatitjes së asaj festë i përket Imzot Çobës, i cili me punën e madhe të Tij dhe kujtimin që ka lanë në historinë e Shkodres, do të thohet pa mdyshje se asht i paharrueshëm në zbukurimin e Kishës dhe zhvillimin e ceremonive të Festës. Imzot Çoba ka dy merita për punën artistike që u ba në ndertimin e Elterit të madh simbas projektit të arkitektit, piktorit dhe skulptorit Kol Idromeno, që kishte dhe lidhje fisnore me Imzot Ernesto Çobën, vepër që lidhej me tavanin e mbrekullueshëm të Kathedralës që ishte punue nga vetë Kola. Njëkohësisht sfondi i Elterit i punuem nga piktori At Leon Kabashi, kuadri i madh i vendosjes së gurit të parë nga piktori Simon Rrota, punimi i katekizmit ndër shtyllat e Kishës, për mungesën që dihet se nuk mund të botohej asgja për me mësue besimin fëmijët e rinia, janë vepra që meritojnë me u quejtë dinjitoze dhe shumë të guximshme tue dijtë edhe luftën e madhe që i bahej Kishës dhe Klerit nga shteti fanatik komunist i Tiranës. Por Imzot Çoba nuk mjaftohet me kaq, Ai njëkohësisht pergatitë në kushte private, përndjekje dhe survejimi disa klerikë të rijë, në një kohë që nuk ka as seminar, as profesora dhe as tekstet e nevojshme që duhen për atë qellim. Ai shuguroi: Don Simon Jubani, Don Matish Lisna, Don Martin Trushi, Don Ernest Troshani, Don Zef Simoni, Don Ndoc Nogaj, Don Luigj Kçira, Don Ndoc Volaj, Don Kolec Toni etj. si dhe dy Martirët e Kishës Don Marin Shkurti e Don Mikel Beltoja, që u pushkatuen nga komunistët tue lanë vetën të perjetshëm në Historinë e Kishës Katolike në Shqipninë e masakrueme. Imzot Çoba thonte meshë e sakramend, rrëfente, predikonte fenë dhe gjindëj kudo në rrugicat e qytetit tue shkue me kungue të sëmurët apo të pamujtunit me shkue ndër Kisha që survejoheshin nga shteti e sigurimi, e që tue u rrezikue puna rrezikohej buka e gojës.
Kjo luftë sa vjen dhe bahet ma barbare me “Revolucionin Ideologjik dhe Kultural”, që merr edhe pamjen e plotë të diktaturës terroriste komuniste me 19 Mars 1967, ku shteti merr çelsat e Kishës Kathedrale, tue i mbyllë të gjitha Kishat e vendit me dhunë.
Me mbylljën e Kishave, sigurimi kerkoi me gjetë shpifës në Shkoder, kundër Imz. Çobës dhe disa klerikëve të njohun... Besoj se shkodranët nuk e harrojnë fjalën e Burrneshës muslimane Adile Ashikja, në mbledhjen e lagjes së saj, kur i kërkohej me shpifë kundër Imz. Çobës: “Unë kam shkue me lypë tek Ai paret e bukës dhe Ai më dha ma shumë se i kerkova....Ju sot, kerkoni që Buken që më fali, me ia shperblye me shpifje! Ai asht kenë dhe mbetët për mue një Meshtar i Nderuem i Fesë Katolike në Shkoder!”
Kur shteti mori edhe çelsat e Argjipeshkvisë, Imzot Çoba ndodhët përballë Sigurimit të Shtetit që përfaqsohet me komunistin servil dhe hipokrit Angjelin Kumrija, në kontrollin që ushtrohet në Argjipeshkvinë Metropolitane të Shkodres. Ky dallkauk e spijun arrinë deri aty sa kur kontrollon dhomën e punës së Imzot Çobës, kërkon me ushtrue në mënyrë të paturpëshme kontroll në trupin e Imzotit të Nderuem, tue e detyrue me çveshë pantollonat, se mos ka mshef gja në....dhe, me të drejtë Don Mark Hasi i ka thanë ato ditë Nanës sime: “Ate që na ka ba atë ditë Angjelin Kumrija nuk na e ka ba as Sigurimi i shtetit!” por, kjo nuk ishte vepra e parë e tij si “besnik” ndaj Sigurimit.
Organizohet një mbledhje në vitin 1967, mbas arrestimit të Sekretarit të Kishës, Don Mark Hasit me 7 Prill 1967, tek shkolla Pyjore për demaskimin e Imzot Çobës. Si kudo ndër ato mbledhje nuk mungojnë as shpifsit, dhe as spijunët ordiner të PPSH në ato salla, ku mbas “duertrokitjeve” të tyne, klerikve iu venin prangat xhelatët e Sigurimit të shtetit. Por, krejt ndryshej ndodhë me Imz. Çoben, kur asht pergatitë terreni për arrestim në atë mbledhje, çohet në kambë shoferi trim Dedë Gjushi dhe, deklaron: “Sot njëkëtu, nuk guxon kush me i vue prangat Imzot Çobës!” dhe me të vërtetë “nuk guxoi askush!”. Akti i Dedës tronditi edhe ideatorët e arrestimëve, ndonse “ky emën Hero!” nuk zehet me gojë...(F.R. “Një Monument nën dhé”, fq. 304, v. 2004)
Në shfletimet e proceseve të viteve 1957, 1958 e prap ma vonë, nga deponimet false të At Rrok Gurashit, Don Ndoc Sahatçisë etj., dhe një letrës së shkrueme nga Ndoc Nogaj e Gjon Shllaku, në vitin 1958, kur këta dy largohen nga Argjipeshkvia, (letër e cila ruhet në Arkivin e Shtetit Tiranë e jepet lirisht për me u lexue për “përmbajtjen e saj”), mbi këta akte të turpëshme Sigurimi i shtetit krijon mundësinë e arrestimit të Imzot Çobës, dhe “fajsia e Tij” formulohet mbi bazën e shpifjeve e trillimeve, kështu, flet arresti lëshohet me datën 3 Prill 1976 dhe arrestimi bahet me datën 24 Prill, tue u akuzue për “trathti ndaj atdheut dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor...”. Bashkë me te arrestohen edhe priftën tjerë. Një ndër to asht Don Lec Sahatçija, ish Sekretar i Imz. Frano Gjinit dhe ruejtës i dy letrave të Tija, të cilat me këte rasë zhduken, mbasi Don Leci nuk doli ma nga burgu, vdiq i dënuem 25 vjet, por duhet theksue se Ky prift mbajti qendrim burrnor edhe ndaj Imzot Çobës, gja të cilën të tjerët edhe pse ishin shugurue nga duert e Tija me ndonjë perjashtim, në gjyq nuk e bane, madje, gjatë zhvillimit të gjyqit me dyer të mbylluna edhe e randuene Imzot Çoben me akuza false, për të cilat Ai u dënue 25 vjet burg, por edhe vdiq i pafajshëm i shtrimë ndër çimentot e birucave të qelive të Sigurimit të shtetit. Fjala e Tij në gjyqin kunder Tij, besoj i kujtohet shpifsave:
“Jam kenë gjithmonë kundër komunizmit, as nuk kam dashtë me ia ndigjue zanin, kam punue me shpirtë me e zhdukë dhe do të vazhdoj me kenë kundër deri në vdekje!”. (Dosja 3359/1 Arkivi i Min. Mbrendshme Tiranë, 1998). Vetem Ky ishte Imz. E. Çoba!
Imzot Ernesto Çoba me po aq Burrni asht i patundun në bankën e t’akuzuemve para Kryetarit Sheuqet Muçi, anëtarit Xhemal Gramshi dhe prokurorit të “Revolucionit Kultural”, të njohtunit Faik Minarolli. Ja qendrimi i vërtetë i Martirit Çoba, i cili nuk akuzon asnjë njeri, nuk fyen me asnjë fjalë asnjë nga shpifsit, nuk randon asnjë nga dëshmitarët e rremë dhe nuk denoncon asnjë nga veprimet jo të mira ose të dobta të shokve të vet klerikë, që akuzohet se ka heshtë ose nuk ka marrë masa ndeshkimore. Asnjë qytetar apo fshatar i Shkodres nuk asht viktimë e Tij, sëpse Ai, gjenë forca me rezistue dhe mos me folë për asnjë njeri e, mos harroni se zyra e Tij asht kenë e hapun për katolik e musliman të të gjitha monstrave e modeleve të Shkodres. Ai asht i vetdijshëm se ndodhët në atë bankë vetem pse asht Klerik Katolik dhe armik i vëndosun i komunizmit, me të cilin asnjëherë nuk ka ba asnjë kompromis në asnjë kohë. Ai asht i pastër moralisht dhe shpirtnisht para shokve, miqve, armiqve dhe mbarë Popullit Shqiptar, të cilve iu ka sherbye si fetar dhe Shqiptar, prandej edhe me gjakftohtësi pret vendimin e “pafajsisë së Tij” tue Ju nënshtrue vullnetit të Zotit,  edhe pse i dënuem me 25 vjet heqje lirie, tue kenë me një gjendje shëndetsore shumë të randë  dhe, si pasojë e vuejtjeve me datën 8 Janar 1980, Sigurimi i shtetit e mbytë edhe Këte Martir si shumë të tjerë, në një nga repartet e Spitalit Civil të Tiranës.
Në librin “Çinarët”, fq. 130, At Konrrad Gjolaj shkruen: “...Tregonte radiologu i spitalit të Shkodres, sesi një ditë erdhën dy oficera me një thes në radiologji. I kishin thanë me ba një radiografi. Kishte pregatitë aparatin e po priste radiologu se cili don me e ba prej tyne. Kur i ka thanë: “Jam gati”, ata kanë hapë thesin e kanë nxjerrë një fëmijë me fytyrë të plakun... e kanë vue tek aparati dhe, mbasi asht krye radiografia, e kanë futë prap në thes. Mbasi i kanë lidhë grykën, kanë kërkue filmin për me e çue në Tiranë. Radiologu e ka pregatitë filmin shpejtë e ka kërkue me i shkrue emnin e të sëmurit, edhe pse filmi ishte i lagun. Oficerat kanë ngurrue me i diftue emnin. Ky ka kambëngulë, mbasi, simbas rregullit, nuk lejohej që filmi me u dorëzue pa emen. Ata tue pa kambënguljen e këtij, i kanë thanë emnin: “Imzot Ernesto Çoba”...
E shkrova, thonte radiologu, e kishte njohtë ma përpara, por kurrë nuk do ta kishte besue se asht Ai, po të mos ia kishin thanë vetë ata emnin. Për sa kohë nuk m’asht hjekë nga mendja sesa e kishin ba Imzot Çoben.”
Në vitin 1964 në një bisedë... At Pjetër Mëshkalla më ka thanë këto fjalë:
Ai e përfundonte bisedën me respekt për Imzot Ernesto Çoben, kryesisht për mos tolerancën e Tij në çeshtjet dogmatike dhe e mbyllte bisedën me mendimin se:
“Vetëm Imzot Çoba asht fakt, që asht kenë adapt për këte kohë, mbasi asnjë tjetër nuk do të kishte dijtë as muejtë me veprue si Ai, për kushtet që janë kenë në Shqipni!”.
***
Kriminelët, vrasësit, torturuesit, shpifsit dhe anmiqtë e perjetshem të Klerit Katolik Shqiptar Heroik, janë shumë të knaqun me “heshtjen” ndaj Martirëve të Pafajshem!

Imzot Ernesto Çoba ka Dosja nr. 3359/1, Arkivi i Ministrisë së Mbrendshme Tiranë, të cilen unë e kam lexue në vitin 1998.
I lutem Bahkëkohësit Imzot Ernesto Çobës, Klerikut të Nderuem, dhe Njohësit të Tij,
Shkelqësisë Kardinalit Ernest TROSHANI, që me Bekimin e Zotit, të nxjerrin haptas Pafajsinë dhe Virtytet e të Ndjerit Martir Imzot Ernesto Maria Çoba!
            Melbourne, 18 Prill 2018.








EKSPOZITA FOTOGRAFIKE E FATOS LUBONJËS NË PLANETIN MARS



Në kujtim të 19-vjetorit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë, analisti Fatos Lubonja çeli një ekspozitë të fotografisë në Kukës.

Ky qytet mbajti peshën më të madhe të pritjes së bashkëpatriotëve përtej kufirit.


Duke iu referuar vendosjes së tarifës së rrugës së kombit, Fatos Lubonja tha: “Ajo që po i bëhet Kukësit është metaforë e asaj që po i bëhet gjithë Shqipërisë. Kemi në pushtet një grusht njerëzish që i ka vënë në rresht shqiptarët t’i grabisin”.

Në një shkrim të datës 3 prill të publikuar në gazetën “Panorama” me titull “Jemi të gjithë kuksianë”, Lubonja shkruante: “ngjarja e Kukësit erdhi si reagim i njeriut të grabitur, fyer e poshtëruar që nuk sheh rrugë tjetër daljeje nga gjendje e tij e dëshpëruar përveç asaj fjalës popullore: “Kur mbaron fjala, gjykon palla”.

Edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përsëriti nga Kukësi qëndrimin e tij kundër pagesës për Rrugën e Kombit.

Pjesëmarrës në aktivitetet në kuadër të 19-vjetorit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës, Kurti tha se vendimi ishte i tepërt dhe i pastudiuar.

Kurti kërkoi që politika në të dy anët e kufirit duhet të bëjë me shumë për projektin e bashkimit doganor mes dy vendeve dhe zgjidhjen e çështjes së interkonjeksionit mes dy vendeve.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe publicisti i njohur Fatos Lubonja ndajnë qëndrime të kundërta lidhur me bashkimin kombëtar, apo bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, shkruajnë mediat shqiptare.


Pse u përplasen me deklarata Albin Kurti e Fatos Lubonja në Kukës

Albin Kurti mendon se Shqipëria e Kosova kanë shtete të dobëta, për shkak se janë të ndara, ndërsa për analistin Fatos Lubonja bashkimi i Shqipërisë me Kosovën hipotetikisht mund të çonte edhe në një konflikt civil ku bajraktarët e Kosovës në pushtet do të ngriheshin kundër bajraktarëve të Shqipërisë, duke përcjellë tensione për shkak të sundimit të tyre. Por ky version i analistit Fatos Lubonja është kundërshtuar nga Albin Kurti.
Lubonja: Nuk mjafton pavarësia, duhet rikthyer shpresën në Kosovë


Fatos Lubonja më 15 prill ekspozon fotografi të refugjatëve kosovarë në Kukës

Shkrimtari dhe analisti shqiptar Fatos Lubonja më 15 prill sjell ekspozitën “Bri plagomës prej nga derdhet dhimbja”, fotografi të refugjatëve kosovarë në Kukës gjatë vitit 1999.


Image

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se hapja e ekspozitës do të bëhet në ora 17:00 në galerinë Artcafe në Kukës.

Ekspozita do të shoqërohet me bisedë mes Fatos Lubonjës dhe kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, të cilët do të flasin rreth marrëdhënieve Kosovë – Shqipëri, me moderator Sulejman Dida.(Flori Bruqi, Floripress)


*****
EKSPOZITA FOTOGRAFIKE E FATOS LUBONJËS NË PLANETIN MARS

Image result for rexhep shahu

REXHEP SHAHU

Me 15 prill 2018, Fatos Lubonja, çeli një ekspozitë të vjetër fotografike në mjediset e lokalit modern, Artkafe, në qytetin e Kukësit, me foto të shkrepura nga koha e krizës së Kosovës të vitit 1999.
Isha i ftuar por nuk munda të mbërrij pasi u vonova duke parë në Mitrovicë e Prekaz njerëz, fate e varre të asaj kohe të cilët edhe mund të jenë në fotografitë e Lubonjës.
Kam arritë në përfundimin se njeriu ka të drejtë të ndryshojë se nuk është i ndaluar ndryshimi për askënd, ose nuk i është ndaluar ndryshimi askujt.




Dikur Lubonja e quante Kukësin planeti Mars dhe Udhën e Kombit që po ndërtohej për bashkimin kombëtar, për ta siguruar më shumë pavarësinë e Kosovës, e quante udhë drejt planetit Mars.
Ato kohë ishte në tango me Edi Ramën i cili e quante Udhën e Kombit, udhë drejt asgjëkundit.
Ëndërroj që Lubonja të ketë reflektuar me vete kur ka parë galerinë në fjalë në lokalin Valdrin në qytetin e planetit Mars, Kukës.
Edhe kur ka mësuar se djemtë që zgjuan shoqërinë, me protestën e tyre kundër taksës Rama mbi Udhën e Kombit, ata barbarë e vandalë, janë nga ky planeti Mars, besoj se reflektimi e ndryshimi te Lubonja ka qenë më i thellë.





Unë shpesh jam kundër e pro Fatos Lubonjës, dhe natyrisht që kam të drejtë edhe unë të ndryshoj.
Përveç fyerjes së tij ndaj Udhës time dhe rrufeve që qëllonte ndaj heroit tim Ramush Haradinaj, unë nuk kam kundërshti me z. Lubonja.
Ndërsa duartrokitësit, lëpirësit që i neveritën edhe atij por ai i duron si elektorat, unë i neveris.
Shija e hidhur e keqe që më ka lënë z. Lubonja me kundërshtimin e tij ndaj Udhës së Kombit, krahëqafja e tij me Edi Ramën kundër ndërtimit të udhës së bashkimit kombëtar të shqiptarëve, nuk më është hequr ende që nga vera e 2010. Dhe zoti e di se kur do të më hiqet.

Ndoshta këto levizje të Lubonjës, këto ardhje në planetin Mars janë ndjesa e tij, por jo e artikuluar troç si kundërshtimi i tij ndaj Udhës së Kombit.
Ja si i shkruaja ato kohë z. Lubonja në librin tim Apologji për Udhën e Kombit: GËZOHU ME MUA PËR AUTOSTRADËN E KOMBIT Z. LUBONJA, (si një reagim për shkrimin “Autostrada Rrëshen - Mars - Kalimash” të Fatos Lubonjës, botuar me 7 korrik 2010, në të përditshmen “Panorama”)
Me zell të pandalshëm e të pashterrshëm, krejt i bindur se din gjithcka në këtë botë dhe se është ekspert i dorës së parë në e për gjithcka, Fatos Lubonja bën një ndër shkrimet më të shëmtuara e të pështira nga të gjitha shkrimet e bëra kundër udhës Durrës – Kukës – Prishtinë, me titull “Autostrada Rrëshen – Mars – Kalimash”, botuar në të përditshmen e Tiranës, “Panorama”, me 7 korrik, 2010.
Më duhet ta them që në krye, se në shumëcka e për shumëcka, unë e pëlqej dhe e dua Fatos Lubonjën, si një intelektual mjaft të angazhuar në jetën e vendit, si një intelektual serioz.Sidomos e respektoj për burgun që ka bërë në vitet e diktaturës, për vuajtjet çnjerzore që ka hequr atje, për zhgënjimet e llahtarshme që ka pësuar nga blloku i udhëheqjes së dikurshme politike të Shqipërisë, pjesë e të cilit ka qenë vetë z. Lubonja.
E ndjek shpesh në ekrane e faqe gazetash. Por kam kuptuar tashmë se është e njëjta gjë që thotë kudo, se thur gardh pa thupra, pavarësisht temave ku përfshihet, gjithmonë me shumë kompetencë, duke menduar se në këtë vend nuk ka asnjë tjetër të flasë dhe duhet ai që të mos mbeten të shkreta e memece ekranet apo faqet e shtypit dhe të mos mbetet pa u ndriçuar mendja e shqiptarëve. A nuk duhet kurrë të bëjë njeriu pak pushim?! Së paku sa për të dëgjuar se si përplasen në mal e si i kthen mbrapsht mali fjalët që thua…
Flet me kompetencë për gjithcka të kësaj bote. Si ekspert për rininë, për pleqërinë, për shkencën, për artin, për drogën, për doganat, për puthjen, për seksin, për aeroplanat, për të korrat, për të mbjellat, për shiun, për dëborën, për hënën, për diellin, për detin, lumenjtë, hidrocentralet… Fatos Lubonja sikur ta mbush mendjen se mundet me e puthë bërrylin e vet.
Image result for fatos lubonja ne kukesPër të na pohuar e diktuar gati gati dhunshëm se është, ai shqfaqet kurdo e kudo nëpër media, duke pretenduar me gjithë sjelljën e gjestet, kur shtrembërohet e lazdrohet kur flet, sikur gjithmonë bën vezë pate, duke na hutuar ne e vetën krejt qëllimshëm se objekt i intelektualitetit të tij është çdo temë, çdo fushë e aktivitetit dhe dijës njerzore, nga A-ja tek Zh-ja.
Mars e quan në shkrimin e tij vendin nga kalon autostrada Durrës – Fan – Kukës- Morin – Prishtinë !Marsi, planet i kuq dhe pa pa jetë. Kështu e përfytyron Fatos Lubonja atë planet. Ne duhet që të pajtohemi detyrimisht me përfytyrimin e tij.Kështu e quan Fanin, Mirditën, Kukësin, autostradën.Të djegur, të shkretuar dhe të shëmtuar.Ani pse aty jetojnë njerëz dhe kalojnë mijëra udhëtarë me makina.Ja që shkokan njerëz dhe makina në Mars…

Image result for fatos lubonja ne kukes

Vrer derdh në atë shkrim kundër autostradës. Po ç’të bëjmë ne tani që autostrada u bë. U bë nëpër atë rajon, në ato gryka të shkreta, të harruara, të kësaj treve, për të cilën disa albanologë që i shërbejnë “romantizmit nacional” shqiptar, siç ka qejf të shprehet i gjithëdijshmi Lubonja, kanë thënë mëse një herë se pikërisht kjo trevë nga kalon autostrada Durrës - Fanë – Kukës – Prishtinë, që lidh pjesët e kombit shqiptar, është djepi i formimit të kombit shqiptar.
Absolutisht, besoj e shpresoj se Fatos Lubonja nuk e ka mllefin me këtë djep.
Por ndoshta më lejohet t’i kujtoj shkruesit Lubonja se treva në fjalë, ku kalon autostrada, është e banuar prej mijëra vjetësh dhe ku ndoshta edhe për arsye natyrore është ruajtur më mirë se kudo toponimia shqiptare, në shkrepat e së cilës u thyen e shkërmoqën valët e huaja të pushtimeve ushtarake, kulturore etj.
E kam dëgjuar Lubonjën të flasë edhe për katolikët, për përfaqësuesit e këtij kleri. Mbase edhe për hatër të katolikëve, nëpër trevën e të cilëve kalon kjo udhë autostradë, duhej ta thoshte një fjalë të mirë, që mbase i del padashje. Psh: për cilësinë e rrugës e të asfaltit që lehtësojnë të arrihet Kukësi (Marsi) në një kohë shumë të shpejtë dhe pa tu troshitur kockat siç ndodhte në kthesat e pafundme të udhës së vjetër, e cila tashmë duket si udhë dhish. Shumë çudi në fakt, sepse për këtë autostradë, që Lubonja dhe ajo e huaja që ai shoqëroi dhe që e shpallën të keqe, gazetari gjerman Karl Peter Schwarz, në artikullin e tij për këtë autostradë, me titull, “Fuqia shëruese e një autostrade”, e quan “autostradën e re të rehatshme për të udhëtuar”. A s’duket paksa si çudi që një gazetar gjerman jep këtë konsideratë!!... Apo do të thuash se edhe gjermanët nuk janë mësuar me standarte...
Z. Lubonja, që s’besoj se është i huaj e jo shqiptar (të shkruajë gjithë ditën Sadik Bejko), dhe ajo e huaja që ai shoqëron, thonë se është kotësi funksionaliteti i autostradës. Është kotësi që rruga bëhët për dy orë nga 6 – 8 orë që bëhej dikur, është kotësi që ulet kostoja e transportit 30 dollarë për ton kilometër, është kotësi që një tregtar i Kukësit (Marsit), Prizrenit, Gjakovës, Pejës, Gjilanit, Ferizajit, Prishtinës, Kaçanikut etj etj, nuk paguan më 100 lekë të vjetra për çdo kilogram mall që i shkonte në Kukës (Mars), por paguan 20-30 lekë të vjetra. Është kotësi dhjetë e njëzet fishimi i numrit të udhëtarëve apo turistëve që vijnë në Shqipëri, qoftë edhe me pi një kafe në Durrës apo me fjetë një natë në Vlorë… Është kotësi taksa që paguan çdo makinë që hyn në vendin tonë për të kaluar tashmë përtej Marsit (Kukësit) në Kosovë apo në Maqedoni, makina e udhëtarë të shumtë që shkonin në Kosovë apo Maqedoni nga Greqia… Është kotësi funksionaliteti që mijëra gjimnazistë e nxënës nga Shqipëria shkojnë me deshirë të shohin e njohin Kosovën dhe dhjetra mijëra nxënës të Kosovës bredhin të njohin Shqipërinë… Kotësi funksionaliteti. Por prapë ai gazetari gjerman, Karl Peter Schëarz i gazetës Frankfurter........ thotë pafajësisht se “në 2010 u numëruan vetëm një milion automjete” që udhëtuan nëpër këtë autostradë. Normal që pak janë për standartet gjermane.
Ndalem dhe flas me vete.A mos ka Lubonja junior ndonjë mllef apo inat me kuksianët- marsianët. Ndonjë gjë të trashëguar nga Lubonja plaku edhe mund ta ketë se Lubonja plaku duke qenë sekretar i parë i komitetit të partisë komuniste në Kukës edhe mund të ketë bërë mëkate ndaj kuksianëve - marsianëve. Edhe pse përfaqësoj vetëm veten time, pa e konsideruar të tepërt, do të kërkoja ndjesë, sepse për vuajtjet e të kaluarës jemi bashkëfajtorë. (Nuk ishte vetëm Zeusi…) Për të dënuar të djeshmen komuniste nuk kam ndonjë kuriozitet për të kërkuar në arkiva.Sepse i pari i rrethit, pra sekretari i parë i partisë komuniste, në përgjithësi, konsiderohej dorë e zgjatur e Zeusit që ishte në qendër.Nuk e di se ç’histori mund të ketë patur në burg z. Lubonja me ndonjë kuksian (marsian).Mund të jetë lënduar nga ndonjë marsian-kuksian.A mos duhet t’i kërkoj falje për episode apo dhunë të panjohur të ushtruar nga kuksianë-marsianë në ato institucione famëkëqia ku ka vuajtur dënimin z. Lubonja.Po ta dija se i kanë hyrë ndonjëherë në hak kuksianët, do t’i kërkoja ndjesë.
Për Kukësin (Marsin), ndoshta ka një farë detyrimi z. Lubonja junior, sepse Lubonja plaku ka qenë sekretar i parë i komitetit të partisë në Kukës në kohën kur hidheshin themelet e diktaturës komuniste.

Padyshim, për këtë nuk ka asnjë faj i biri, Lubonja junior, antikomunizmi i të cilit ngjan të jetë më tepër mllef përsonal për Zeusin (Enver Hoxhën) që e përzuri nga Olimpi, (blloku).
Ky shkrues pasionant që nuk le vend pa e shpallë mëvetësinë e tij intelektuale të mendimit dhe pa qesëndisur përkuljen neveritëse ndaj të huajve, nuk nguron të gjejë përkrahëse edhe një udhëtare të huaj, madje një artiste të huaj, që iu digjka shpirti për pyjet e shkatërruara të Fanit të Mirditës, madje…
Ajo e huaja, shoqërues i së cilës është bërë Lubonja, ajo perendimorja, e shetitura, për të bërë punën e saj, për ta dashur vendin e saj, si nacionaliste e vertetë, i nxjerr dhe shpik argumentet nga varri.Se vërtetë, mund të jetë e sinqertë. Mund të mos ketë parë kurrë një autostradë në një terren të tillë “të çmendur”, nëpër ato shkrepa e shkëmbinj vullkanikë, minerarë, të zhveshur, “të shëmtuar”, në ato gryka e maja nga kalon kjo udhë që u prish qetësinë shpendëve e kafshëve të egra dhe nuk cënon resurse të kollajta të njeriut. Mundet.


Image result for fatos lubonja ne kukes
Jam gati t’ia jap Lubonjës mbi njëmijë foto unë, vetëm unë, të atij pejsazhi që ta shohë se si ka qenë dikur, si është e si po bëhet, që t’ia çojë, falas madje, po deshi edhe asaj të huajës që i dhimbka e iu digjka kaq shumë shpirti për pejsazhet tona në Fan të Mirditës. Pastaj ai, dhe ajo, kur paska qenë aq e ditur dhe e zonja për gjysmë tunele, për ruajtje peisazhesh, pse s’i kanë thënë mor aman shtetit shqiptar që t’ju merrte mendje dhe mbase dhe t’i paguante rëndshëm, qofte dhe me honorare të majme. Ose kompanisë ndërtuese a projektuese t’i thonin, se mund t’i paguante majmshëm për këshillat e vyera për mbrojtje të peisazhit të Fanit.
Shtirja e autorit të këtij shkrimi nuk të ndjell asnjë lloj keqardhje. Fatos Lubonja le të shtiret sa të ketë qejf, por është krejtësisht i lexueshëm. Vetem sa zbulon para lexuesit të vëmendshëm (ja që ka edhe lexues të vëmendshëm), shpirtin e tij … (cilësorët le t’i vendosë vetë, si ta ketë zogun e qejfit).
Është e kotë t’i kërkosh gjë atij që s’do kurrfarë argumenti përveç mendjes së tij. Ai nuk don t’ia dijë se si ka qenë përpara pejsazhi, si kanë qenë përpara ato gryka të Fanit, ndonëse për to janë bërë filma të plotë dhe ekzistojnë mijëra fotografi. E siguroj se gënjën Fatos Lubonja, se në nëntëdhjetë përqind të shpateve, dhe nuk janë numër i pafund malesh në atë distancë aq të shkurtër, ndaj të mos bluajë në të thatë, nuk ka patur pisha e lisa të lartë. Ai flet për peisazhe që kurrë nuk i ka parë më herët as në fotografi, pavarësisht se nëpër atë udhë të shkurtër që të kursente kohën, nëpër atë luginë mund të ketë udhëtuar për në Kukës, Lubonja plaku, kur ishte sekretar i parë i komitetit të partisë atje, kohë kur edhe Fani ishte pjesë e Kukësit. Pra asgjë nuk është vrarë as në kuptimin më të zakonshëm e jo më në kuptimin më mizor të fjalës.
Featured Image

Firma amerikano-turke Bektel & Enka që zbatoi punimet është përpjekur të ruajë atë pak bimësi. Pjesa e dëmtuar po rikuperohet dhe do të marrë formë më të plotë e të bukur brenda pak vitesh. Shkatërrimi nuk është përfundimtar dhe nuk është shkatërrim. Banorët vendas që kishin ikur nga sytë këmbët prej aty sepse nuk u premtonte asgjë ai vend, po kthehen, po shohin mundësi jetese e biznesi. Nëse toka apo një banesë aty shitej dikur falas a sa një palë duhani, sot shko e pyeti ato banorë se sa u është rritur vlera e tokës apo banesave të tyre. Mundësia e një turizmi elitar u ka shkuar në prag të derës atyre zonave me resurse të pasura natyrore e histori të bujshme.Kanë filluar këta mirditoro-marsianët të bëjnë edhe agroturizëm. Nuk bën keq t’u tregosh atyre që ti shoqëron, që të vijnë të kalojnë ndonjë natë të hatashme në Marsin tashmë jo të djegur… A i thotë gjë emri Domgjon, fshat ky në të cilin tani për fat shkohet kollaj… Më duket se është fshati i Gjergj Fishtës, i atij shqiptarit të madh, që mund ta njohë z. Lubonja.
Mirë, qenka vrarë peisazhi në atë vend, që ai e quan Mars, të cilin ai nuk ka dashur ta shohë e njohë kurrë, se për atë ka qenë prapa botës. Po ky peisazhi i ri, i duket gjë peisazh varri…?! Si nuk i doli qoftë edhe një fjalë e mirë për atë rrugë, për atë djersë, për ato mundime, për atë shkollë që kaluan për mëse dy vite shqiptarët… Qoftë dhe për 350 ha tokë e re bujqësore që u krijua apo shtua aty nga firma ndërtuese nga zhvendosja e dherave. Si nuk u ndal të pyesë njëherë, si ka mundësi që u sistemua ai vend aq bukur. Ku shkuan 35 milionë metër kub dhera të gërmuara.Ku shkoi dheu i hequr nga 11 kilometra tunel?Si u zhdukën kodra e u krijuan ato fushëza.Si u zhbënë malet dhe mes tyre u ça gjithë ajo autostradë që duket si një lumë i madh apo si një pistë e madhe e gjatë aionësh. Nuk u shëmtua peisazhi, jo. Ai mbase ka patur deshirë që të mbetej ajo zonë si kopësht për zogj e kafshë të egra që të vinin të huajt, qoftë edhe artiste, dhe tu tregonte ai një oaz mesjete në zemër a në asht të kombit shqiptar.
“Ku ka shkuar vërtetë gjithë ai material i nxjerrë nga tunelet?Çdo i huaj apo e huaj, qoftë edhe artiste, me apo pa famë, çdo shqiptar apo kalimtar, për këtë do pyste së pari. Aty sikur është bërë punë në kompjutër e jo as në letër e as në tokë. Çfarë leksioni dha kompania amerikano-turke për kompanitë shqiptare që edhe kur ndërtojnë ndonjë gjë të bukur e shëmtojnë me mos sistemimin e mjedisit.
Z. Lubonja junior qahet për Vlorën. Ej, i gjithdijshëm! Vlora është pjesa gati fundore e kësaj arterie apo autostrade edhe pse është përfituesja pothuajse më e madhe e kësaj udhe. Apo jo? E fundi, kur duhet bërë, në fillim? Vlora fitoi portin e kontinierëve që do të udhëtojnë nëpër këtë autostradë.
Rruga dykalimshe, e cila sipas Lubonjës mjafton (edhe për 20 vjet), Milot – Rrëshen, e financuar nga Banka Botërore, kur qe drejtore e saj për rajonin tonë, Orsalia Kalantzopoulos, të cilës, Sali Berisha, thonë se i pati thënë, kur ajo refuzonte të financonte dhe synonte të pengonte, se do e bëjmë rrugën me katër korsi edhe nëse do të na duhet të shesim bizhuteritë e grave e nënave shqiptare, nëse do të na lindë nevoja, kjo rrugë pra rezultoi shumë shpejt e pamjaftueshme. Ose si gjë e shëmtuar që i varet në qafë autostradës për mos me e marrë më sysh…
Lajmet e verës së fundit na thonin përditë se numri i makinave që kalonin në 24 orë në atë autostradë shkonte mesatarisht cdo ditë mbi 17 mijë deri në 24 mijë, pa ditur e folur për numrin e njerzve, udhëtarëve.

Image result for fatos lubonja ne kukes

Dhe imagjino që ajo udhë, (më falni se nuk po e përmend më fjalën katër kalimshe sepse duket se e shqetëson shumë), ende është e pashfrytëzuar me kapacitet të plotë, por ende as përgjysmë, sepse nuk ka përfunduar gjysma e saj në pjesën tjetër të kombit shqiptar, në Kosovë. Se kur të mbarojë edhe në pjesën tjetër të kombit shqiptar, në Kosovë, asaj udhe do t’i shtohen udhëtarët. Do të derdhet në atë udhë edhe Serbia e vendet e tjera.80 kilometër ka për të ndërtuar Serbia përtej Merdares zoti Lubonja. Dhe do t’i ndërtojë për interesat e veta e jo për dashuri ndaj shqiptarëve. Për t’ia heqë merakun edhe Vuk Drashkoviçit që thoshte para ca kohësh se Kosova s’mund të lidhet me Shqipërinë as me detin nëpër rrugë dhish… Serbët, bullgarët, mbase edhe rumunët, jo për hir të dashurisë për udhën e kombit shqiptar, por për hir të interesit të tyre, për hir të kursimit e respektimit të kohës së tyre, do ta përdorin udhën e kombit shqiptar. Kohë të cilën diktatura komuniste në Shqipëri ua vrau shqiptarëve në mënyrën më mizore, duke bërë bunkera e jo udhët e vendit. Apo nuk është dakort z. Lubonja për sa them.


Mendimet, deshirat dhe kërkesat e Kalantzopoulos dhe të z. Lubonja ngjajnë, për çudi, plotësisht.Si edhe me të artistes së huaj shumë të shëtitur që ai e ka shoqëruar për në planetin e kuq Mars.
Kalantzopoulos mbase kishte hallin se po i pakësohet puna portit të Selanikut dhe natyrshëm ajo sillej si patriote për vendin e saj Greqinë, anise detyra nuk ia lejonte të bënte dëm në Shqipëri e të vononte zhvillimin e progresin e saj kombëtar. Po Lubonja, a mos ka edhe ai ndonjë port ndokund. Me sa di, nuk ka asnjë port askund. Por Vlorës (edhe Selenicës), po, kjo autostradë ia shton punën dhe rëndësinë. E bën Vlorën (edhe Selenicën) të të gjithë shqiptarëve dhe të prekshme edhe për të huajt e shumtë që rrjeshtohen pas Kosovës në hartë, për serbët, bullgarët, rumunët etj.
Paska njerëz…!! Kështu thotë ai diku në shkrimin e tij. Kur do, i zbulon njerzit, kur do, i zhduk.
Ai thotë se është për rrugë të vogla kapilare, që të kaptojnë çdo fshat, çdo majë mali ku ka pyje për ti shfrytëzuar, ku ka galeri për t’ua marrë floririn, që Veriu i vendit të mbetet brenda vetes, të lëpijë e kafshojë vetën si në sistemin komunist që bashkëthemeloi e bashkëdrejtoi Lubonja plaku.
Por kjo udhë e gjërë, e madhe, katërkalimshe, madhështore, mes për mes maleve, që shembi e çau male, që krijoi fushëza, ku makinat fluturojnë me shpejtësi zogu, ku veriorët mbërrijnë në Tiranë për aq kohë sa u duhet të dredhin një cigare, kjo arterie bëri që Veriu të vijë në Tiranë. Të vijnë edhe ata banorë, pasuria e të cilëve (flori, energji elektrike, lëndë drusore, prodhime të bekuara blektorale e jo domate, speca e kastraveca…) kishte mbërritur me kohë në Tiranë dhe e kishte bërë e zhvilluar Tiranën e krejt Shqipërinë, pa përfituar asgjë ata banorë përveçse izolimin që u ofroi diktatura komuniste, përveçse vrasjen barbare të kohës së tyre. Ai besoj duhet ta dijë e ta mbajë mend mirë se për të ardhë në Tiranë veriorëve u kontrollohej letra e njoftimit pesë – gjashtë herë…
Thotë se nuk ka qenë ajo rrugë prioritet i Shqipërisë. Nuk e di a flasim të dy për të njejtën Shqipëri, për të njëjtin atdhe, për të njejtin komb…. Unë them ka qenë, ai thotë jo. Kosova thotë është e vonuar si prioritet kjo udhë.Veriu i vendit thotë është udhë e vonuar.Jugu i vendit thotë është e vonuar se tregu nuk është nga apendisiti i vendit nga mund ta dojë z. Lubonja, nuk vazhdon tregu poshtë këmbëve të Shqipërisë, por tregu është drejt Europës dhe portokajt, mandarinat e shalqini i Jugut shkon tani me kosto më të lirë në Kosovë e në Serbi.Se perimet e Lushnjës, Beratit e të Fierit kanë treg të hershëm në Kosovë e në Serbi. Apo po ia fus kot?! Si nuk e ka marrë mundimin të pyesë një herë se çfarë çojmë ne në Kosovë a në Serbi.Se çfarë prodhojnë fermerët myzeqarë. Se sa u është shtuar mundësia atyre nga dyfishimi i tregut dhe numrit të konsumatorëve. Se sa më herët dalin në treg prodhimet e fushës së Shqipërisë në raport me kohën kur dalin në treg prodhimet e Kosovës, Maqedonisë apo Serbisë… Nejse, punë për të. Ai nuk është fare fshatar.


Dukesh se nxihet i tëri dhe ka vënë duar në kokë nga zgjerimi i madh i Tiranës e Durrërsit, nga mundësia e bashkimit të tyre me ndërtime, me vila e biznese. Thotë se qenkan shëmtuar Tirana dhe Durërsi… Po, po! Tirana dhe Durrësi janë shëmtuar prej ardhjes apo dyndjes së të paudhëve të cilët i pati penguar e ndaluar rreptësisht të vinin këtëj tunelit të Kalimashit, partia e dikurshme e Zeusit dhe nuk i pengoi periudha e demokracisë, e lirisë, që sipas Bejkerit, të cilin ne e adhuruam, ajo do të jepte rezultate : dhe dha levizjen e lirë të shqiptarëve edhe të “marsianëve”.
Le ta shajë dhe shëmtojë autostradën e kombit shqiptar sa të dojë me fjalë, artikuj, libra, emisione. Po udha u shkrua në tokë, në zemër të tokës shqiptare.U gdhend në tokë, u betonua firma e bashkimit kombëtar që është kjo udhë.U nënshkrua në tokën shqiptare, bash për asht të saj.Dhe këtë firmë e nënshkroi Sali Berisha.Duket hata.Ka firmë të hedhur në letër, apo kudo.Por firmë e hedhur apo e shkruar në tokë, është hata. Por ja që kështu ndodhi z. Lubonja. Kjo autostradë është një monument.Monument force, fuqie, djerse, dinjiteti, patriotizmi.Monument nderi e krenarie kombëtare. Kryemonument i shqiptarëve është kjo autostradë, kjo kryeudhë, për sot e për jetë të jetëve, sepse nuk ka vend, hapsirë e nevojë tjetër të bëhet më një udhë e tillë sa të ekzistojë Shqipëria. Patriotëve e nacionalistëve të së ardhmes nuk u ka mbetë më për ta bërë këtë udhë, nuk u ka mbetë më shans të tregojnë patriotizëm e nacionalizëm kaq të madh. Le t’i ngushëllojmë unë dhe ti z. Lubonja!
Atij mbase nuk i pëlqen që disa e quajnë komb hapsirën ku jetojnë shqiptarët.Që e quajnë udhë të kombit këtë udhë, që e quajnë arteria e kombit këtë udhë.Mund t’i duket anakronike dhe budallallëk me brirë, që shqiptarët në Kosovë e kanë të fortë ndjesinë e kombit shqiptar.Por duhet t’ia kujtoj se ata që kanë komb të gjallë e kanë të fortë ndjesinë e kombit. Por nuk e di se a e kanë apo jo këtë ndjesi ata që enden dherave të huaja dhe që nuk kanë komb. Edhe shqiptarët kudo ku janë shqiptarë e kanë të fortë ende ndjenjën e kombit shqiptar. Se ka dashtë zoti që ky kombi shqiptar nuk na ka lënë me marre e turp, nuk na ka bërë që të rrimë kokëulur, edhe pse do mercenarë kanë dashtë ta djegin, kanë bërë thirje në Vlorën e flamurit shqiptar në emër forumesh fantazma e në emër të dreçit e të birit edhe për ta djegë këtë komb në vitin e mbrapshtë 1997…
Unë jam me Lubonjën, që nacionalizmi është streha e fundit e horrave. Jam me atë, që bluhet shumë e shumë nacionalizëm e patriotizëm, pa kufi, pa masë. Por gjithmonë me fjalë, me fjalë. Që nga koha kur drejtonte këtë vend Zeusi që “pastroi” Olimpin. Fjalë, fjalë, imzot fjalë. Por ja që ndodhi vetëm një hërë që u bë nacionalizëm e patriotizëm me vepra, pa fjalë dhe në luftë të pështirë fjalësh të kundërshtarëve të kësaj udhe, që siç po del nga fjalët e tij, paskan patur edhe përkrahjen e tij, meqë meqë është njeri që dikton në opinionbërje në këtë vend, ku analistët e opinionistët janë një çetë dhe vetëm një çetë të zgjedhurish me shumë kujdes jo për aftësi por për zell shërbimi, çetë shëtitëse e armatosur edhe me fjalë të zeza gjëmash deri në dhëmbë…



Ta duash vendin tënd, të luftosh për ta bërë të mirë e të begatë për shtetasit e tij, nuk besoj se është horllëk, apo jo. E bëri këtë gabim Sali Berisha.Mblodhi qeverinë, bëri vendimin përkatës dhe e ndërtoi këtë udhë, e ndërtoi shpejt, në kundërshtim me shumë shqiptarë e antishqiptarë. Duke prishë edhe marrëdhënie me shumëkënd mbase. Në kushtet e një lufte të pandërshme të brendëshme e të jashtme kundër tij e kundër udhës.Por e bëri.Ç’ti bëjmë.Ai u tregua kryenacionalist, kështu siç thotë Lubonja. Ndërtimi i kësaj udhe, po, është nacionalizëm i kulluar se e don shumë vendin e vet dhe bën më të mirën për të, por nuk është mëkat pse për këtë shkak e për këtë udhë e për këtë dashuri ndaj kombit e atdheut, inatoset e zemërohet një vend tjetër, një shëtitëse e huaj e ditur dhe e shetitur më shumë se ai, ose ca banorë bujtës në këtë vend, që ky moment historik i gjeti shtetas shqiptarë, por vetëm kaq, shtetas shqiptarë, por që nuk dinë e nuk duan ta duan Shqiopërinë dhe sapo të gjejnë ndonjë mundësi më të mirë, thonë pa dert e gajle se nuk jemi shqiptarë por vetëm shtetas shqiptarë…
Punë shqiptarësh, do duhej të thoshte më saktë, tek shihte atë shëmti në atë vend. Ai e din mirë, shumë mirë, se sa shumë na kanë shpifur e përgojuar. Edhe se jemi me bisht ne shqiptarët, apo jo, shpifje e denjë për ne. Në fillim të shekullit të njëzetë, kur ndodhën edhe krimet më të mëdha ndaj shqiptarëve, ndër të tjera edhe masakrat serbe e greke, u bënë edhe shpifjet më të mëdha për shqiptarët, shpifje që u paraprinë masakrave. Na ka quajtë me bisht ish kryeministri serb dr. Vlladan Gjerogjeviç. Kam konstatuar se z. Lubonja e citon dhe e njeh por nuk e emërton me emër.Sikur pajtohet me mendimet e tij, por nuk don që të quhet vetë antishqiptar. Në një rast kam dëgjuar që ai i referohet atij dhe ia citon akuzën për ne “ku është shpata është edhe besimi”, që është fjalë e urtë e Sami Frashërit. Të paktën në gjysmën e parë të shekullit të njëzetë, në një mori analizash shtypi, në kohën e mbretërisë tone, i doli boja këtij lloj shovinizmi antishqiptar. Ndër të tjerë, Mit’hat Frashëri e rrëzoi mitin e bishtit që desh na shtoi Vlladan Gjeorgjevici, i cili u nis nga një përrallë e jugut të vendit që flet për ekzistencën e njeriut me bisht, përrallë që e mbledh dhe studion Hahni. Vlladan Gjeorgjeviçi thoshte “Shqiptarët u shëmbëllejnë atyre njerzve që prej frikës së shtazëve të egra, flejshin mbi drunj, ku për mos me ra, mbaheshin me bishtin e tyre”. Ata janë dy sojesh. Përrallën e bën për të vërtetë Vlladan Gjeorgjeviçi, por përrallën e bën për të vërtetë edhe z. Lubonja.
Përralla ka zmadhimin. Por droga që ka kaluar, kalon e do të kalojë në teritoret shqiptare sa vjen e po zvogëlohet. Megjithatë, në proporcion të zhdrejtë me këtë, Lubonja I thotë shoqërueses së huaj, se kjo autostradë është rruga nga kalon droga… Ha, ha ha! Gjetje!

Image result for fatos lubonja ne kukes

Pajtohem me Lubonjën se në këtë vendin tonë ka shumë nevoja, ka shumë plehra, që me 50 mijë euro mund të disiplinoheshin e të bëheshin jo plehra, (oh sa shumë plehra e lloj lloj plehrash!), ujra të zeza që dalin në sipërfaqe e na zënë frymën mua dhe atij. Se ka ende shumë shkolla që duhen bërë e riparuar, që ka shumë cerdhe e kopshte pa bërë e rregulluar. Por jo, kurrë jo që këto të pengojnë ndërtimin e kësaj udhe. Sepse kjo udhë, kjo lloj udhe bëhët njëherë në një mijë apo dymijë vjet dhe për ta bërë këtë lloj udhe duhet të lindë e të drejtojë shtetin ndonjë burrështetas shumë i fortë e shumë guximtar e trim, dashnor i çmendur i lirisë së vendit të vet, siç rasti e fati e solli të jetë për fatin e shqiptarëve, Sali Berisha në fillim të mijëvjecarit të tretë.
Nga urrejtja për udhën bëhet i verbër, shtrembërohet e shëmtohet krejt z. Lubonja. Siqerisht ndjej dhimbje për gjithë atë kulturë, për atë kapacitet të madh intelektual që mbart, që për shumë e shumë gjëra njerzia i merr mendje dhe pret fjalën tij. Kush t’ia heqë thua këtë urrejtje? Gjithësesi ta provojë të udhëtojë përsëri në atë udhë për në Mars, (Kukës, Prizren, Prishtinë, Gjakovë, Pejë, se ka mbi bari e ka dalë gjethi i ri në ato anë…



Po, po. Pse jo. Pajtohem me të që edhe udhën e vjetër, atë të bukurën e të mundimshmen, atë tronditësën, atë në të cilën kanë vdekë njerëz duke udhëtuar për në spital se nuk sosesj udha e tmerrshme, atë që udhëtarët e dërmuar e lanin me të vjelltat e tyre (udhëtarët hallexhinj nuk ishin turistë të ngeshëm…), edhe tani duhet ta mbajmë, ta mirëmbajmë, ta rregullojmë që edhe të shetisim nëpër të, që të lidhen fshatrat buzë saj deri në autostradë. Por, jo të mos e bëjmë këtë autostradë dhe të mbetemi me atë udhën e tmerrshme që na e la shoku Enver. Apo jo. Jo, shiko, jam me të…
Ai në atë udhëtimin e tij për në Mars (Kukës…) pa kudo shëmti. Ai nuk kënaqet askund këtu, s’e kënaq asgjë në atë udhë, në ato vende. Fiks, ai z. Lubonja është për në Mars.
Thotë që ishte për të zhgënjim ai udhëtim në atë autostradë për në Mars. Jo! Të mos gënjejë. Me ato mend shkoi dhe me ato mend erdhi. Ai nuk u nis me gjetë mirë e të mirën. U nis me gjetë keq, me gjetë udhë të keqe e të shëmtuar, me gjetë Mars dhe e gjeti udhën edhe më të keqe edhe më të shëmtuar dhe Marsin e gjeti edhe më të kuq edhe më të djegur…
Unë e respektoj shumë dhe plotësisht mendimin e z. Lubonja.Mendim që e ka thënë kurdo, kudo, përditë e përnatë në televizion, në gazeta etj. Ai mbase do të thojë se do të ishte i gatshëm të vdiste që edhe unë ta thoja lirshëm mendimin tim.
Sipas kësaj “gatishmërisë” së tij, lejohem edhe unë njëherë të krenohem me potencën dhe fuqinë e këtij kombi, me guximin dhe këmbënguljen e kësaj qeverie, të këtij shteti shqiptar, në prehër të të cilit kemi vënë kokën dhe nuk e ndërrojmë pa u ndërruar dielli e toka.
Kjo udhë, kjo autostradë, ato dy tunele në Kalimash janë pasaporta e fuqisë dhe vitalitetit të shqiptarëve, prova e guximit dhe e dashurisë që kanë shqiptarët për njëri – tjetrin, prova, me vepër e jo me fjalë, e bashkimit kombëtar, prova më e fortë e atij që thotë bashkimi bëhet me vepra e nuk shëmtohet të bëhet me fjalë…
Kjo udhë, kjo autostradë, kjo arterie kryesore e kombit, u jep zemër të gjithëve.U jep shembull, mësim e kurajo të gjithëve.Të gjithë politikanëve, studiuesve, ndërtuesve. Po! Tani mund të bëhet çdo rrugë, mund të ndërtohet çdo lloj vepre ndërtimore në Shqipëri.Kjo udhë është nëna e të gjitha udhëve, është kryeudha, është nëna e optimizmit dhe krenarisë reale të shqiptarëve.
Ai z. Lubonja është pesimist.Dakort.Ai kërkon të shfaqet pesimist. Për shumëçka në këtë vend mundesh të jesh e të shfaqesh pesimist dhe për këtë, unë dhe ai, jemi udhëtarë të një anije. Por për këtë udhë, jo. Nuk bën të jesh e të shfaqesh pesimit.Gjithësesi, punë e tij. Unë thjeshtë desha t’i them z. Lubonja: gëzohu me mua për udhën tonë.


*****


Fatos Lubonja sjellë fotografitë e refugjatëve kosovarë në Kukës, thotë se nuk kishte kurajë t’u drejtoj kamerën

Mbrëmë në Modelariumin e Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, erdhi ekspozita “Bri plagomës prej nga derdhet dhimbja”, me fotografi të refugjatëve nga Kosova në Kukës gjatë luftës së vitit 1999.


Fotografitë e Fatos Lubonjës, kishin zënë po thuajse gjithë hapësirën e gjerë të mureve të këtij ambienti. Trishtimi i personazheve fshihej në një format të ngjyrave: bardhë dhe zi, por jo dhe një format të madhësisë. Përmes tyre reflektohet një mot i ftohtë, ku shihen radhët e traktorëve, në dheun plot pellgje e baltë. Fotografitë e tij sjellin një realitet të gjerë të shtrirë brenda një fushe në Kukës, ku shihen traktorët me karroceri të mbuluara me plastmase, ku traktori shërben si strehë për refugjatët. Ky trishtim është vështirë i tejkalueshëm edhe sot në sytë e shikuesit, një gjendje dëshpërimi depërtonte në sytë e secili vizitor, i cili sikur kishte një rrëfim të ngjashëm me ato fotografi.

“Këtë përjetim të kësaj drame njerëzore dëshiroj me e lanë në qetësinë e rrugëtimit të vet. Autori duket sikur është secili prej njerëzve të pagojë, të shtangun, pa asnjë shprehje ngushëllimi , e që i kapet veç shpresës së dokumentimit pa fjalë”, kështu janë fjalët e kuratorit të ekspozitës Xhevahir Kolgjini, i cili thotë se me renditjen e fotografive ka vendosur që ta lë autorin me komunikim me audiencën si para 19 vitesh rranzë Gjallicës.

Vet Lubonja në prill të vitit 1999 në Kukës, ku edhe kishte marr këto fotografi shkruan se edhe pse ka parë dhjetëra reportazhe mbi Kukësin nëpër stacione televizive, asgjë nuk mund të ia zëvendësoj kontaktin e drejtpërdrejtë se sa shkelja mes përmes e këtij realiteti.


“Syri i kamerës i strukur pas qelqit të trashë të objektivit, nuk e ndjen dit ftohtësinë e shiut me suferinë që të hyn në palcë, e erën e tmerrshme të shkurres e të përçit. Ai nuk e jep dot atë që ndjen dora teksa i prek kokën një fëmije që dridhet nga të ftohtit, e mbi të gjitha nuk i rrok të gjitha këto përnjëherësh”, shkruan Lubonja.

Fatos Lubonja mbrëmë solli para syve të publikut prishtinas Kukësin e viteve 99’të, i cili një qytet prej 25 mijë banorësh, brenda një periudhe të shkurtër i shtohen edhe 32 mijë refugjatë, ndërsa kontakti i parë me këtë mjerim është në Pallatin e Kulturës së Kukësit, aty ku natën disa prej tyre futeshin për të fjetur.
Image result for fatos lubonja ne kukes
“Shkallët e tij janë të mbushura cyt me njerëz të rrazbitur, të cilët nuk ke kurajë t’i shohësh në sy e le me t’u drejtosh kamerën”, kështu Fatos Lubonja nxjerrë në pah edhe shpirtin e tij human derisa mundohet të përmbush misionin e tij përmes fotografisë, kjo është arsyeja që ai pozicionohet nga larg për të shkrepur fotografitë.

Edhe pse në këtë situatë artisti Lubonja thotë se me lindjen e diellit jeta po gjallëronte edhe në këtë ferr, derisa përmes fotografive ai sjellë fytyrat e qeshura të fëmijëve, të cilët shfaqen para një rrote në një park të Kukësit, i cili është i mbushur po ashtu me refugjatë.

“Diku uji në kazanin e zi e ka filluar të ziejë, diku janë mbledhur rreth e po hanë. Diku kanë hapur radion me bateri dhe dëgjojnë lajmet e Tiranës. Ndonjë grua ka filluar të lajë. Fëmijët kanë zgjeruar shoqërinë dhe vende-vende i sheh të luajnë”, shkruan shkrimtari Lubonja në katalogun “Bri plagomës prej nga derdhet dhimbja”, përcjell KultPlus.
Image result for fatos lubonja ne kukes
Lubonja, thotë se pjesa më e dhimbshme e kësaj tragjedie janë fëmijët sepse janë më të pambrojturit por kur i sheh të luajnë dhe të qeshin para kamerave , e kupton se nuk janë ata që e ndjejnë më së shumti këtë tragjedi por janë pleqtë që kanë parë shtëpitë dhe krejt punën e tyre t’u shkatërrohet.

Kësaj ekspozite i parapriu një bisedë mes Fatos Lubonjës dhe Veton Surroit, e cila u moderua nga Shkëlzen Gashi, dhe diskutimi shtrihej në temat si lufta në Kosovë, pavarësia e Kosovës, pajtimi mes Kosovës e Serbisë dhe marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri.

Kjo ngjarje erdhi e organizuar nga ADMOVERE dhe KFOS.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...