2018-05-06

Naissós,qytet i hershëm Ilir

Nish (serbisht: Ниш/Niš) është qytet në komunën e Nishit, Serbi.


Nishi gjendet afër 200 km në jug të Beogradit. Ka qenë një qytet i hershëm Ilir ku kanë lindur perandorë Bizantinë si Justini i I.

Nish is located in Serbia
Sipas studiuesit Katičić emri i lashtë i qytetit në gjuhën greke Ναισσός/Naissós u bë Nish nëpërmjet rregullave strikte fonetik të gjuhës shqipe dhe më pas emri i qytetit në atë formë është huazuar nga kolonët të reja sllave në shekullin e shtatë.



  1. ^ Geniş, Şerife, & Kelly Lynne Maynard (2009). "Formation of a Diasporic Community: The History of Migration and Resettlement of Muslim Albanians in the Black Sea Region of Turkey." Middle Eastern Studies. 45. (4): 557. “There is also philological evidence that Albanians had inhabited the region for centuries if not millennia. According to Katičić (1976), Nish is an Albanian and Slavic toponym that developed from Ancient Greek, which presupposes Albanian language mediation. In other words, based on the strict rules of sound change the only way the Greek City Ναισσός (Naeisu) could have the phonetic outcome Nish (niš) is via the sound changes which Albanian underwent. It was then borrowed from Albanian into Slavic. This means that when the Slavs arrived in Nish (seventh century) there would have already been a historic (proto)-Albanian presence.”; p. 568. “R. Katičić, ‘Ancient Languages of the Balkans’, State of the Art Reports 4, in W. Winter (ed.), Trends in Linguistics (The Hague: Mouton, 1976), p.186."

Dardanorum-i Ilirik

Municipium Dardanorum  ose Municipium Dardanicum ndodhet në fshatin Soaçnicë afër Albanikut apo si quhet ndryshe Leposaviqi.
Municipium DD (5).jpg

"Lokaliteti arkeologjik Municipium DD (Dardanorum), ndodhet në pjesën veriore të Kosovës, rreth 27 kilometra në veri të Mitrovicës, në komunën e Leposaviqit, e lokalizuar në fshatin Soçanicë dhe me një pozitë të shkëlqyeshme gjeografike, e pozicionuar në mes të grykëderdhjes së lumenjve Ibër dhe Soçanicë në një anë dhe në mes të bjeshkëve të Rogoznës dhe Kopaonikut, në anën tjetër. Zona përreth ishte e pasur me xehe metalike si arë dhe argjend, dhe pikërisht për këto burime natyrore u ngrit nga një vendbanim i vogël, në njërën ndër qendrat më të rëndësishme urbane antike mjaft aktive gjatë periudhës së sundimit të romakëve ndër këto troje. Në burimet e shkruara si dhe në literaturën antike apo edhe në itineraret romake, nuk ka as edhe një fjalë për ekzistencën e tij, megjithatë, ekzistenca e këtij vendbanimi u dëshmua vetëm me rastin e hulumtimeve sistematike të zhvilluara gjatë pjesës së dytë të viteve pesëdhjetë dhe gjatë viteve gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar. Gërmimet e ndërmarra u përqendruan në pjesën lindore të vendbanimit, ku edhe janë zbuluar forumi, horrea, bazilika urbana, pjesë të termave dhe detaje të disa objekteve shoqëruese si dhe nekropoli verior. Nga gjetjet e materialit arkeologjik rezulton se Municipium DD ka ekzistuar fillimisht si vendbanim parahistorik për t’u rritur dhe zhvilluar në një qytet të mirëfilltë antik romak në periudhën kohore prej pjesës së fundit të shekullit të parë e deri në pjesën e parë të shekullit të katërt të erës sonë. Ky vendbanim ka karakteristikat e një qyteti tipik të urbanizuar romak dhe kap hapësirën prej rreth 30 hektarësh."

Albanopoli është një qytet ilir, qendër e fisit të Albanëve.




 Përmendet për herë të parë në mesin e shekullit të dyte nga Ptolemeu. Mendohet se ai ngrihej aty ku janë sot rrënojat e qytetit ilir të Zgerdheshit. Emri i tij do të thotë qytet i Albanëve. Zgërdheshi është fshat i rrethit të Krujës, pranë të cilit ndodhen rrënojat e një qyteti ilir të identifikuar me Albanopolisin. Gërmimet dëshmojnë se është zhvilluar mbi bazën e një vendbanimi protourban. U shndërrua në qytet në fundin e shek IV p.e.s. Albanët ishin fisi ilir nga të cilët morën emrin e hershëm shqiptaret. Përmendet për herë të parë si Albanoi në shek II nga Ptolemeu, i cili i vendos në shpinë të Dyrrahut deri tek Malet Kandave (malet e Polisit) në lindje, brenda trevës së banuar më parë nga fisi ilir i parthineve. Mendohet të jetë i njëjti fis me emrin e ri të përkthyer parthinoi=bardhinoi=albanoi, bardh=alb (nga latinishtja e vjeter). Në krahinën qendrore të banuar prej Albanëve ruhen ende toponime që lidhen me ermin e këtij fisi si : Arbana, fshat në rrethin e Tiranës, Kroi Alban në afërsi të Zgerdheshit etj. Në burimet historike të shek. XI albanët përmenden nga Mihail Ataliati dhe nga Ana Komena si pjesëmarrës aktive të ngjarjeve të kohës në Perandorinë Bizantine. Në mesjetë njihet edhe varianti Arban, i cili ka qënë emri etnik i shqiptarëve.shqiptaret e kane marre emrin nga ky fis.

Aulona (Vlora) qyteti ku është shpallur Deklarata e Pavarësisë shqiptare më 28 nëntor 1912

Vlora është një qytet bregdetar në jugperëndim të Shqipërisë. Vlora është qyteti i dytë më i madh portual pas Durrësit, me një popullsi afërsisht 200.000 (2013). Ndodhet në jugperëndim të Shqipërisë, në Detin Adriatik dhe është qendra e Rrethit të Vlorës dhe të Qarkun së Vlorës.

Është qyteti ku është shpallur Deklarata e Pavarësisë shqiptare më 28 nëntor 1912. Themeluar si një koloni e lashtë greke në shekullin e 6 pes me emrin Aulona dhe vazhdimisht i banuar për rreth 26 shekuj, Vlorë është shtëpi për Portin e Vlorës dhe Universitetin e Vlorës si qyteti më i rëndësishëm ekonomik dhe kulturor i Shqipërisë jugperëndimore.

Vlora is located in Shqipëria
Qytet i lashtë dhe një nga portet kryesore te Shqipërisë. Ndodhet ne jugperëndim te vendit, buzë Adriatikut. Në lashtësi njihej me emrin Aulona. Gjurmët më të hershme i takojnë shek. VI p.e.s. Në shek. IV rrethohet me mure guri të latuar.

Duke qenë një nyje e rrugëve tokësore e detare, i njohur për verën, ullinjtë e kripën, u bë porti kryesor i Ilirisë pas rënies së Apolonisë e Orikumit. Në mesjetë fatet e qytetit lidhen me kështjellën e Kaninës. Më 1081 u pushtua nga normanët, më 1205 nga Venediku, pastaj kaloi në sundimin e Hohënshtaufëve gjermanë dhe më 1272 u përfshi në mbretërinë e Arbërisë.

Gjeografi arab Ibn Batuta e përmend në qindvjetin e Xtë si një ngulim të rëndësishëm. Gjatë dy luftërave të perandorit Aleksi I Komneni kundër Robert Guiskardit dhe Bohemondit, Vlora përmendet shpesh, ndërsa pas një përkatësie thuajse shtatëqindvjeçare bizantine, pushtohet nga normanët që e qeverisën vetëm katër vjet.

Sundimati i Vlorës


Sundimati i Vlorës dhe i qytetit, krahinës dhe kështjellës së Kaninës ishte pjesë e Perandorisë Bizantine, i nënshtrohej pushtetit të një sebastokratori, që sipas Eqrem bej Vlorës e kishte selinë në kalanë e Ploç-Sevasterit (pranë Kudhësit), por në vitin 1205 ra nën pushtetin e Despotatit të sapoformuar të Janinës.

 Më 1258 Vlora është ndër zotërimet që i kalojnë si pajë mbretit të Napolit, Manfredit të Hohenshtaufënve, pasi mori për grua Helenën e despotit Mihal II. Pasi vdiq Manfredi më 1266, kështjellari i Vlorës, Jacques de Baligny, nuk ia dorëzoi kështjellën Anzhuinëve në mars 1272 dhe për sa qe gjallë mori prej Karlit I Anzhu "castrum Canine, Caninian et Avelloman cum archondiis". De Baligny ndejti vetëm për një vit pasi mori disa vende në krahinën e Beratit dhe Bazilikatës në Itali në këmbim të Kaninës dhe Vlorës.

 Nga viti 1315 deri në vitin 1320 u pushtua sërish prej bizantinëve dhe pushtetar i saj qe sevastokrator Dhimitër Ganza, të cilin e pasoi i biri, Nikolla. Më 1345 qyteti ra në sundimin serb, edhe vëllai i mbretit Aleksandër të Bullgarisë, Johan Azen Komneni, arriti të futej në Vlorë.

 Më 1357 Këshilli i Lartë i Senatit të Venedikut i lejonte qytetarët e vet të zgjidheshin për kryetarë e nëpunës (pro rectoribus et officialibus) në Vlorë dhe vende të tjera të despotatit (locus Avalone et alia loca despotatus). Më 1372 Johan Azen Komnenin e dëbojnë Balshajt dhe Muzakajt.

Kaloi në shek. XIV nën sundimin e Balshajve, por pas vdekjes së Balshës II më 1385 në betejën e Savrës, nuk mund ta mbanin më.

Pas vdekjes së Balshës, vendin e pasoi e veja, Komita Muzaka-Komnena, e bija e despotit të Beratit dhe Vlorës.

 Ishte e dëgjuar për punimin e hekurit, të shpatave, të mëndafshit, për nxjerrjen e kripës etj.


Nga viti 1481 deri në vitin 1538 sanxhaku i Vlorës është mbajtur për një "Serhad sançagi" dhe autoriteti i tij më i lartë si një "serhad bej" (serhad = turq. kufi). Sanxhakbeu ishte komandant i trupave turke të sanxhakut, sidomos të zonës bregdetare midis Durrësit e Prevezës; sepse atë kohë, administrata civile e përfaqsuar nga kadiu, kishte një peshë shumë më të vogël dhe Vlora ishte nën urdhrat e marinës (të Kapidan-i Derga-it).

 Kur Sulejmani i Madh, gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri (1538), organizoi administratën civile, sanxhaku i Vlorës u vu nën varësinë e zyrës së vezirit të madh. Sanxhakbeu quhej tani përfaqsues i Sulltanit (mëkëmbës). Këtë post e kanë mbajtur dhe trashëguar thuajse pa ndërprerje (nga 1481 deri në 1828) jo vetëm "de jure", por edhe "de facto" nga Vlorajt.


Më 1531, kur sanxhakbej ish Kara Sinan Pashë Vlora, Sulltan Sulejmani i Madh vizitonte zonën dhe më gurët e Aulonës u ndërtua një kala afër detit (në vendin e stadiumit të sotëm) me trajtë 8-këndëshe, e përshtatur për artilerinë. Brenda kishte kulla 7-katesh e banesa. Mendohet se është projektuar nga arkitekt Sinani.

Kalaja njihet edhe si Kalaja e Skelës. Historiani turk Evlija Çelebiu e konsideronte Kalanë e Skelës si një nga mrekullitë e arkitekturës osmane dhe në të njëjtin nivel me Kullën e Selanikut. Zona në të cilën ishte e ndërtuar Kalaja e Skelës u deklarua Monument kulture në vitin 1963.

 Në vitin 1997, KKRT e qytetit Vlorë dha leje ndërtimi edhe për këtë zonë të qytetit. Në vitin 2000 gjatë punimeve për hedhjen e themeleve të një pallati shumëkatësh u zbuluan pjesë të themeleve të Kalasë së Skelës. Ndërtimi vazhdoi dhe nuk u krye asnjë studim i materialit arkeologjik të zbuluar.

 Një ndërtesë tjetër që shpreh lulëzimin kulturor është edhe Xhamia e Muradies 1542. Në shek. XVII-XVIII qyteti u bë përsëri një qendër e rëndësishme ekonomike-tregtare dhe port eksporti e importi. Ali Pasha e mori me 1812.


Vlora ishte kryeqyteti i parë i Shqipërisë së pavarur. Me 28 nëntor 1912 këtu Kuvendi Kombëtar shpall Pavarësinë në Sarajet e Vlorajve dhe formoi qeverinë me Ismail Qemal Bej Vlorën në krye. Por në dhjetor 1914 u pushtua nga italianët. Më 1920 u krijua komiteti "Mbrojtja Kombëtare", i cili organizoi forcat që morën pjesë ne Lufta e Vlorës dhe pushtuesit italiane të thyer u detyruan të pranojnë tërheqjen më 2 shtator 1920.

Qyteti kishte 4.000 banore, ai vijoi të ishte vatër e lëvizjes atdhetare e demokratike. Me rastin e varrimit të Avni Rustemit më 30 prill 1924, u ngrit komiteti i cili organizoi kryengritjen e cila çoi në Revolucionin e qershorit 1924.

 Në nëntor u hap shkolla e mesme tregtare. U çlirua më 15 tetor 1944. Gjate periudhës komuniste qyteti u rrit në sipërfaqe dhe në numër duke arritur 72000 banore në 1989.

Në 1997, Vlora ishte qendra e demonstratave popullore kundër firmave piramidale (Ponzi scheme), gjë që solli dhe rënien e qeverisë.


Sot, Vlora është një qendër e rëndësishme turistike, kjo fal edhe mjedisit të këndshëm bregdetar.

Vendenisi ose Vindenisi, lokalitet arkeologjik i cili ndodhet në fshatin Gllamnik

Vendenisi ose Vindenisi është një lokalitet arkeologjik i cili ndodhet në fshatin Gllamnik, pranë lumit Llap, në komunën e Podujevës, 25 km në veri të Prishtinës.

Në literaturën antike përmendet si Vendenis dhe Vindenis.Rëndësia e këtij lokaliteti që i takon periudhës romake (shekujt I-IV) dhe asaj të antikitetit të vonë (shekujt IV-VI), u dëshmua me rastin e gërmimeve arkeologjike të realizuara gjatë viteve 1980-86. Ndonëse gërmimet ishin mjaft modeste (u gërmuan gjithsej 534 m2 ose vetëm 2% e arealit), ato ndriçuan gjurmë të antikitetit romak ku vlen të theksohen zbulimet e veçanta siç është Mozaiku i Orfeut, unik në Ballkan dhe më gjerë. Mozaiku i Orfeut edhe në ditët e sotme gjendet në Muzeun Popullor të Beogradit dhe akoma nuk është kthyer në muzeun amë, në Muzeun e Kosovës. Nga gjetjet më të rëndësishme në Vendenis vlen të veçohet një sarkofag tërësisht i punuar nga mermeri i bardhë (dim: 2,15 x 0,98 x 0,80 m) me çati dy ujore të stilizuar me katër akrotere në akse dhe e zbukuruar me stilin e luspave të peshkut. Supozohet se ky sarkofag bashkë me kapakun e saj peshon mbi 3 (tre) ton. Vendenisi dallohet nga lokalitetet tjera arkeologjike romake të zbuluara në Kosovë, sidomos tek ritet e varrimit biritual si me inhumacion ashtu dhe me djegie apo incernacion. Po ashtu janë gjetur edhe fragmente të shumta të enëve, poçe si dhe enë qelqi dhe një sasi e konsiderueshme e monedhave të periudhës perandorake romake. Vendenis ishte njëri nga stacionet kryesore rrugore që gjendej në trasenë e rrugës Via Lissus (Lezhë)- Naissus (Nish), dhe kjo e dëshmuar nga gjeografi grek Ptolomeu i shek. II, si dhe në hartën e famshme të Konrad Peuntingerit, shih Tabula Peutingeriane. Paraprakisht mendohet se Vendenis, ishte një stacion i rëndësishëm rrugor që lidhte para së gjithash Ulpianën, Therandën antike dhe Vicianën (Shih), me Ad Finesin - sot banja e Kurshumlisë, për të vazhduar në drejtim të Naissusit. Nga të dhënat e mëparshme, si dhe nga incizimet gjeo-fizike, mendojmë se ky lokalitetit do të duhej të jetë i shtrirë në rreth 20 hektarë sipërfaqe. Ekipi i gjeofizikantëve dhe arkeologëve (gjermanë dhe kosovarë), gjatë realizimit të matjeve gjeofizike në arealin e paracaktuar, arriti të evidenton disa gjurmë të mirëfillta të strukturave të objekteve të ndërtuara nga materialet e gurit, tullave, tjegullave dhe llaçit. Studimet e kryera me magnetometër incizuan struktura të shumta të objekteve të ndryshme për banim por vlen të veçohet një objekt i veçantë me përmasa prej 150 x 150 m dhe me trashësi të mureve prej rreth 5m, që paraprakisht na indikon në gjurmë të një Castrumi garnizoni ushtarak romak. Me rëndësi të posaçme është gjetja e një fragmenti altari kushtuar DEAE DARD, çka dëshmon edhe për autonominë shpirtërore të popullatës autoktone.

Kodra e lepurit



Scupi ose Skupi, nga rrjedh edhe emri origjinal Shkupi është një vend arkeologjik që ndodhet mes "Kodrës së lepurit" dhe lumit Vardar, disa kilometra nga qendra e Shkupit në Republikën e Maqedonisë. Një kamp ushtarak romak u themelua këtu në shekullin e dytë në vendin e një vendbanimi të vjetër Dardan. Ai u bë më vonë Colonia Flavia Aelia Scupi dhe shumë legjionar veteran u vendosën atje. Një qytet romak u themelua në kohën e Domitian (AD 81-96) dhe Scupi u bë qendër kryesor për romakët në Dardani. Ai u braktis në vitin 518 pas një tërmeti që shkatërroj plotësisht qytetin.

Medeoni qytet i fortifikuar ilir i fisit të labeatëve.

Medeoni ka qenë qytet i fortifikuar ilir i fisit të labeatëve. Ndodhej pranë Medunit të sotëm në Malin e Zi. Qyteti është themeluar në fund të shek.IV p.e.s. Përmendet për herë të parë lidhur me Luftën III iliro-romake. Muret mbrojtëse janë ndërtuar me blloqe gurësh drejtkëndësh dhe nganjëherë poligonalë, të përforcuara me kulla prej të cilave ruhen sot vetëm dy. Pas rënies së Shkodrës më 168 p.e.s. në duart e romakëve, në Medeon u strehua familja e mbretit Gent, ku u zu rob nga romakët.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...