2018-05-06

Kush ishin mbretërit ilirë, gjate antikitetit ne zonat e Ilirisë.

Nga Flori Bruqi 



Image result for mbreti agron

Agroni që sundoi në vitet 250-231 p.e.r. vazhdoi masat reformuese për riforcimin e Ilirisë të të atit të tij Pleuratit. Erdhi në fuqi si mbret dhe si komandant i përgjithshëm, kur Ilirisë në rënie i mungonte një mendje dhe dorë e fortë. Gjatë komandimit të Agronit, shteti Ilir hodhi hapa të mëdha në çdo fushë. Kështu, qytetet lulëzuan shpejt, pushteti më i lartë përqëndroi drejtimin duke ngushtuar autonominë lokale të fiseve të ndryshme, etj. Agroni me zgjuarësi dhe vendosmëri,zmadhoi kufijtë e mbretërisë drejt gjëndjes së më parëshme të trevave autentike. Mbretëria Ilire nën sundimin e tij, u shtrihej nga Narona (Dalmaci) deri në brigjet e Aoos (Vjosës). Bënin përjashtim vetëm dy kolonitë bregdetare romake: Apollonia dhe Dyrrahu. Komandanti guximtar e futi përsëri lundrimin në Adriatik nën kontrolloin e flotës ilire, siç e gëzonin dikur liburtnët. Zotërimi i detit, për atë kohë, përbënte një eveniment dallues dhe ishte një tregues i ndjeshëm i fuqisë së tij ushtarake. Pra politikisht ekonomikisht dhe ushtarakisht mretëria ilire e Ardianëve u bë një shtet i fortë dhe një fuqi detare. Përfaqësuesit e mbretërisë ilire dhe vet Agroni, synonin një Iliri me një hapësirë më të madhe të tokave si dhe ta ruanin e të çlironin gjithëçka që u përkiste. Epiri, Dardania, Etolia dhe Akaia formonin një koalicion të fortë anti maqedonas. Në pamje të parë, Agroni duhej të bashkohej me këtë front kundër një Maqedonie që e lakmonte Ilirinë. Por ai brënda kuadrit të strategjisë së tij, nuk gjykoi si prijësit e tjerë të Ballkanit. Nisur nga pikësynimet personale, ai taktikisht parapëlqente të lidhej me Maqedoninë por pa shpartalluar koalicionin pro maqedonas,Mbretëria Ilire nuk mund të dilte jashtë teritoreve të saja. Pas dhjetra vjetësh konfliktesh të gjata ushtarake, ilirët dhe maqedonasit aleatonin për herë të parë. Në opinion kjo dha përshtypjen se Agroni i haronte armiqësitë, duke zbutur Maqedoninë e pa përmbajtur. Nga ana tjetër, Agroni mënjanoi faktin se ai mund të bëhej objekt i sulmit dhe mund të mundej prej koaliacionit të më sipërmë. Këtij vlerësimi ushtarak, që rridhte nga situata, i shërbyen aksionet ushtarake drejt jugut dhe përgjatë bregdetit ilir. Në këto aksione Agroni shtiu në dorë disa vise të Epirit në Jon, që dikur Pirua dhe trashëgintarët e tij i kishin futur nën federatën Mollose, si Kërkyra, Epidami dhe ishujt Fari ku u vendosën garnizonet ushtarake ilire. Agroni u përgatit nga çdo pikëpamje që të konkretizonte idetë dhe qëllimet ambicioze. Si një ushtarak dhe politikan bëri vlerësimin e gjëndjes dhe vendosi që t’i zbatonte detyrimet në mënyrë të shkallëzuar. Ai vendosi që sulmi i parë të jepej mbi Etolinë dhe Akainë, të izolonte Epirin (kundërshtarin e tretë të Maqedonisë). Agroni nuk e dështë një konflikt me Epirin sepse i përkisnin një prejardhje etnike. Nga zhvillimi i mëpastajmë i ngjarjeve del se Agroni me këtë akt synonte të dobësonte ndikimin etol mbi fqinjët jugorë të mretërisë. Ai u dha urdhëra të qarta komandantëve që kishte në varësi. Kështu, natën, rreth 100 anije me 5000 luftëtarë, lundronin me nxitim në drejtim të Medionit. Ata i’u afruan qytetit dhe u futën në liman pa u diktuar. Sapo erdhi agimi, detarët zbarkuan shpejtë e pa zhurmë sikur të mos mgjiste asgjë. Bazuar në taktikën e zakonëshme ilire, sulmi u krye mbi trupat etole në fushim. Kundërshtari u habit nga sulmi i beftëe i guximshëm i ilirëve. Etolët, me besim të tepruar në vetvete s’i qëndruan befasisë. Në një situatë të tillë Agroni i ra fillimisht këmbësorisë së lehtë dhe e shkuli atë nga vendi e duke përparuar u sul tek këmbësoria e hutuar. Në fazën e dytë të betejës ushtria e Agronit manovroi mbi pjesën e rradhitur në fushë duke e thyer atë. Zbllokimi i Medionit nga fllota ilire, në vitin 231, ishte një fitore e bujshme për shtetin ilir e një kujtesë e hidhyr jo vetëm për ushtarët etol, por edhe për aleatët e tyre. Duke i’u kundërvënë Maqedonisë, kjo e fundit duhej të mendohesh, para se të sulmonte Agronin e zot e të fuqizuar. Ndërkohë, Demetri II (mbret i Maqedonisë) vërtetë u kënaq nga besëmbajtja e ilirëve, por në thellësi të shpirtit e brente dyshimi. Ai kuptoi se Agroni ishte një njeri me të cilin duhej të ishe mjaft i sjellshëm dhe të mos intrigonte ndaj tij njëlloj si me të tjerët. Agronit po i buzëqështë froni i sovranit dhe grada e kryekomandantit. Mirëpo pak ditë mbas gëzimeve të suksesit u sëmur nga një pleurit. Me gjithë kurimet e bëra gjëndja e tij shëndetësore erdhi duke u keqësuar deri sa i mbylli sytë.


Alketas II († 308 vdekur me 307 p.e.s.), gjithashtu Alcetas ose Alcetes ka qene nga fundi i shekullit te 4 p.e.s mbreti i Epirit.


Babai i tij, Mbreti Arrybas, preferoi Aeacides djalin i tij i ri si pasardhës i tij, pasi ai nuk e konsideronte Alketas te afte për qeverisje. Kjo beri qe dhe e dëbuan nga atdheu i tyre.

Mbasi Aeacides me 313 ra në një betejë kundër Cassander e maqedonase, u kthye mbrapsht Alketas dhe ende ende erdhi në pushtet në Epir. Pari Cassander vazhdoi luftën kundër Epirit, por pastaj aleate veten Alketas II dhe Mbret i maqedonase (312 p.e.s.). Epirotet e revoltuar kundër sundimit mizor II Alketas 308 ose 307 dhe vranë atë së bashku me dy djemtë e tij. Ai u pasua nga Pirros, bir i Aeacides qe fitoi fronin me ndihmën e Glaukut babait birësues.



Monedha bronzi të Mbretit ilir Ballai. Koka e Ballait. Artemisi me një pishtar. Mbishkrimi: ΒΑΛΛΑΙΟΥ (e Ballait).

Ballai ose në formën latine i njohur si Ballaios ishte mbret ilir i cili udhëhoqi në Rhizon (sot Risan) në vitin 168 p.e.s. Përderisa hasen me bollëk monedhat e tija në rajon do të bëjnë me dije se ai mund te kete qene një figurë me ndikim shumë te madh megjithese të nuk ka asnjë dëshmi historike letrare dhe ekzistencën e tij.

Monedhat metalike te Ballai-t gjenden gjerësisht edhe si imitime në rajon, ndonjëherë jane kopjuar në mënyrë te padallueshme. Ne qyte jane prej argjendi dhe me titullin mbret per te kurse jashte qytetit jane me se shumti prej bronxi.


Ballai është një mbret ilir i padëshmuar në tekstet historike të Antikitetit. Emri i tij ndeshet në monedha të shumta të gjetura në të dy brigjet e Adriatikut. Prej historianëve mendohet si një sundimtar i rëndësishëm ilir. Vetë monedhat e mbretit tjetër mjaft të njohur ilir, Gentit, janë shumë më të pakta në krahasim me ato të Ballait. Kryeqendra e Ballait besohet se ka qenë fortesa e vjetër ilire e Rizonit.

Sipas mendimit të shumicës së historianëve modernë, Ballai ka trashëguar Mbretërinë Ardiane të Gentit pas vitit 168 p.e.s. Ai mund të ketë marrë pjesë në fushatën romake kundër dalmatëve në vitin 156 para Krishtit. Tit Livi shkruan se pas humbjes kundër romakëve, mbreti Gent dërgoi dy pjestarë të fisnikërisë ilire si ambasadorë në Romë për të negociuar me romakët. Emrat e këtyre ambasadorëve janë Teuticus dhe Bellus; ndaj historiani Hasan Ceka ka ngritur hipotezën se emri i Bellus-it mund të ketë qenë një transkriptim i gabuar për Ballaios.

Sipas propozimit të bërë nga autori Giovanni Gorini, Ballai mund të ketë mbretëruar në vitet 175-195 para Krishtit. Ai mund të ketë qenë një pasardhës i drejtpërdrejtë i mbretit Pines. Përndryshe çfarë mund të pohohet me siguri është se ka qenë sundimtari i Shtetit të Ardianëve. Monedha e Ballait me mbishkrimin e gjatë ΒΑΣΙΛΕΩΣ ΒΑΛΛΑΙΟΥ (βασιλέως Βαλλαίου) është dalluar se është fabrikuar në qytetin e Rhizonit ndërsa monedha me mbishkrimin e shkurtër ΒΑΛΛΑΙΟΥ dhe imazhin e kokës së mbretit, e cila është më e vjetër, është fabrikuar në ishullin e Farit. Shpërndarja e monedhave tregon një përqëndrim në Dalmacinë qendrore, ndërsa numri i madh i versioneve tregon për një të prerje të shtrirë në kohë dhe për një mbretërim shumë vjeçar. Gjetja e monedhave të shumta në Itali konfirmon kontaktet tregtare mes dy brigjeve të Adriatikut.


Bardhyli, (rreth 449 p.e.s - rreth 356 p.e.s), ishte mbreti ilir jetoi mbi 90 vjetë si pasardhës i tij, në bazë të letrave antike mirret mbreti Grabo. Nga kjo lë të kuptohet se ai duhet të ketë vdekur rreth viti 356 p.e.s .

Megjithëse emri i tij shfaqet në burimet shumë më vonë, në ngjarjet e vitit 359 p.e.sonë, prapë se prapë duket se ai i udhëhiqte ilirët shumë kohë përpara. Sipas këtyre burimeve Bardhyli jetoi një kohë të gjatë dhe kur u ndesh me Filipin II (359 p.e.sonë), ose pak më vonë, ishte në një moshë të thyer, 90 vjeçare. Interes të veçantë lidhur me figurën e tij kanë lajmet që e paraqesin si një mbret me prejardhje të ulët, në fillim qymyrxhi e pastaj kryengritës (latro), që e pat fituar pushtetin me forcë dhe që gëzonte simpatinë e luftëtarëve, meqenëse në ndarjen e plaçkës ishte i drejtë e i paanshëm. Këto njoftime e paraqesin atë jo si një trashëgimtar të Syras, por si një përmbysës të tij. Vetëm duke pranuar këtë fakt, mund t’i jepet një shpjegim ndryshimit që ndodhi në marrëdhëniet e ilirëve me maqedonët në vitin 393 p.e.sonë. Duket se në Iliri forca të reja, në të cilat rol të rëndësishëm ka pasur Bardhyli, e kundërshtuan marrëveshjen me Amyntën II, rrëzuan Syrën dhe pushtuan Maqedoninë.


Beteja kundër Aleksandrit II dhe Perdikës III

Bardhyli udhëhoqi ilirët në fushatën e vitit 393 p.e.s kundër Amyntës dhe e detyroi atë t’i paguante tribut vjetor. Qe përsëri ai që theu përpjekjet e Aleksandrit II në vitin 369 p.e.s dhe të Perdikës III më 360 p.e.s për t’u çliruar nga kjo gjendje. Tentativa e Perdikës përfundoi me dështim të plotë. Ai mbeti në fushën e betejës së bashku me 4 000 maqedonë të tjerë. Kjo qe humbja më e rëndë që pësuan maqedonët në vargun e përpjekjeve të tyre për t’u çliruar nga ilirët.

Kthimi i Alketës në fronin molos

Gjatë gjysmës së parë të shek. IV p.e.sonë burimet përmendin edhe një ngjarje tjetër me rëndësi. Në vitin 385 p.e.sonë ilirët përfunduan një aleancë me tiranin e Syrakuzës, Dionizin. Ndërmjetës për këtë u bë mbreti i molosëve, Alketa, i cili qe dëbuar nga vendi i tij prej partisë filospartane dhe qe strehuar në Sirakuzë. Qëllimi i marrëveshjes ishte rivendosja e Alketës në fronin molos. Të dyja palët qenë të interesuara për këtë, sepse ilirëve kjo aleancë u siguronte dobësimin e ndikimit spartan dhe rrjedhimisht të atij maqedon në Epir, kurse Dionizit i jepte mundësi të forconte pozitat e tregtisë sirakuzane në brigjet e Adriatikut e të Jonit. Në tregimin e tij Diodori vinte në dukje se Dionizi u dërgoi ilirëve një ndihmë ushtarake prej 2 000 vetash dhe 5 000 armë meqenëse ilirët ishin në luftë. Por nuk thotë se me cilët luftonin ilirët në këtë kohë. Është supozuar se Diodori e ka fjalën për luftën që përfundoi me dëbimin e Amyntës, por kjo ngjarje me të drejtë është datuar në vitin 393 dhe jo më 385. Nuk qëndron as pikëpamja se ilirët qenë duke luftuar me molosët, kur Dionizi u dërgoi ndihmën dhe se ky e shfrytëzoi këtë luftë vetëm për të kthyer Alketën. Vetë Diodori e ka sqaruar këtë fakt kur pohon se ilirët hynë në Epir pasi u erdhi kjo ndihmë dhe “pasi mblodhën një fuqi të madhe. Në këtë rast duhet të jetë fjala për faktin se ilirët ishin në gjendje lufte pothuajse të pandërprerë me fqinjët e tyre, maqedonët. Ndihma ushtarake e Dionizit duket se i lehtësonte pak ilirët nga kjo barrë. Ky fakt dhe pjesëmarrja aktive në aksion kundër molosëve të dirigjuar nga maqedonia për të sjellë në fronin e tyre Alketën e vuri Sirakuzën në pozitën e aleatit të ilirëve kundër armiqve tradicionalë të tyre, maqedonëve. Megjithatë forcat kryesore në këtë aksion ishin ato ilire, ushtarëve të Dionizit nuk iu caktua ndonjë rol i pavarur, përkundrazi Diodori thotë se ushtrinë që u erdhi në ndihmë ilirët e përzien me trupat e tyre. Ndërmarrja përfundoi me sukses të plotë. Diodor totë: Ilirët dualën fitimtarë mbasi mbytën 15 000 molosë në një betej të rreptë. Ndihma që u dërguan spartanët nuk u solli ndonjë dobi molosëve dhe Alketa zuri përsëri fronin e vet në Mbretërinë Molose.

Kjo ngjarje sqaron politikën që Bardhyli ndiqte me fqinjët perëndimorë. Me sa duket, aleanca me Syrakuzën ishte për të një mbështetje e shëndoshë në luftën kundër Maqedonisë. Vetë angazhimi aq i madhë i Ilirëve, natyrisht me vete sjell ndikime politike në këto pjesë që ndodheshin në kufirin e mbretëris së tyre.

Beteja e liqenit

Në vitin 359 Maqedonia mundi të dalë përsëri në fushë të betejës kundër ilirëve, por tani ajo e kishte kapërcyer gjendjen e kaosit të brendshëm politik dhe kishte mënjanuar rrezikun e sulmit nga kundërshtarët e tjerë. Sundimtari i ri i saj, Filipi II, filloi fushatën kundër Mbretërisë Ilire pasi ishte pajtuar me Athinën dhe kishte larguar rrezikun trak e paion. I çliruar, në këtë mënyrë, Filipi II u sul kundër ilirëve me një ushtri të madhe, të përbërë prej 10 000 këmbësorësh të armatosur rëndë dhe 600 kalorësish. Bardhyli i doli përpara armikut me një ushtri po kaq të madhe, 10 000 këmbësorë të zgjedhur dhe 500 kalorës. Megjithatë, mbreti plak e çmoi këtë radhë të pafavorshme ndeshjen e armatosur me maqedonët dhe bëri përpjekje për marrëveshje. Ai i propozoi Filipit II paqe, me kusht që të dy palët të mbanin qytetet që kishin në zotërim në atë kohë, Filipi II nuk e pranoi dhe kërkoi që ilirët t’i lironin të gjitha qytetet që i kishin pushtuar Maqedonisë. Meqenëse nuk u arrit marrëveshja, filloi përleshja. Të dy ushtritë u ndeshën me ashpërsi të madhe. Ushtria ilire i përballoi për mjaft kohë sulmet e armikut. Goditjeve të falangës maqedone Bardhyli u kundërvuri formacionin luftarak me radhë të shtrënguara në trajtë kuadrati. Në krye, - shkruan Diodori, - fitorja nuk anoi as nga njëra, as nga tjetra palë, dhe kështu vazhdoi për një kohë të gjatë, sepse të dy ushtritë luftuan me një trimëri të rrallë. Nga të dy anët u vranë shumë veta dhe ca më shumë u plagosën. Megjithëse maqedonët e fituan më në fund betejën, Filipi II e pa se nuk qe në gjendje ta ndiqte armikun. Më vonë ilirët dërguan përfaqësues dhe përfunduan paqen, pasi liruan të gjitha qytetet e Maqedonisë që kishin pushtuar. Diodori bën të qartë edhe faktin se për cilat toka ishte fjala, kur thotë se, pasi i vuri nën zotërimin e tij gjithë banorët gjer në liqenin Lyhnid, Filipi II u kthye në Maqedoni. Me këtë betejë, ai zgjidhi përfundimisht çështjen e Lynkestisë dhe e ndryshoi gjendjen në kufijtë perëndimorë në favor të Maqedonisë. Në kushtet e krijuara rishtas ilirët u përpoqën të dilnin nga gjendja e krijuar duke kërkuar aleatë kundër Maqedonisë.

Sulmet në tokat e molosve

Në vitet e fundit të jetës së tij Bardhyli u drejtua në jug, kundër molosëve, të cilët ndërkaq ishin afruar me Filipin II, duke synuar që t’i shkëpuste nga ndikimi maqedon. Ushtria ilire invadoi tokat molose, por ndeshi në një qëndresë të fortë dhe u detyrua të tërhiqej. Në vitin 356 p.e.sonë ky synim u përsërit në përpjekjen për një aleancë të gjerë antimaqedone. Këtë ngjarje Diodori e përshkruan kështu: tre mbretër, ai i Trakisë, i Paionisë dhe i Ilirisë, ishin bashkuar për të sulmuar Filipin II . Këta mbretër fqinjë e shikonin tërë smirë rritjen e fuqisë të Filipit II dhe duke qenë se nuk ishin aq të fortë për ta luftuar veçmas, u lidhën ndërmjet tyre me shpresë që t’ia arrinin më lehtë qëllimit . Por ata ishin të zënë me grumbullimin e ushtrisë, kur ai i zuri në befasi dhe i theu para se të bashkonin forcat e tyre. Ky lajm vërtetohet edhe me një mbishkrim antik, që përkujton përfundimin e një koalicioni midis Athinës dhe tre mbretërve të përmendur më lart. Në këtë akt zyrtar mbreti i ilirëve quhet Grabo. Midis mendimeve të ndryshme që janë shfaqur rreth figurës së tij, duket më i pranueshëm supozimi sipas të cilit Grabo ka qenë pasardhës i Bardhylit, që në këtë kohë duhet të ketë vdekur.

Bardhyli II (Lashtë greke Βάρδυλις; sundoi rreth 295 – 290 pes.) ishte një mbret Ilir i Mbretëris‪‬ë Dardane. Bardhyli II, gjithashtu i njohur si Bardhyli i Ri, ishte biri i Cleitusit dhe nipit të Bardhylit I, të dy armiq të Mbretërisë Maqedonisë. Bardhyli II arriti të rikrijojë shtetin e gjyshit të tij në rajonin e Dasaretisë në perëndim të liqenit të Lynkestëve, (sot Liqeni i Ohrit dhe Prespës).


Një hap i këtyre përmasave mund të arrihej vetëm nëpërmjet luftës kundër Maqedonisë dhe, me sa duket, edhe kundër trashëgimtarëve të Glaukut.

Bardhyli II mund të ketë përvetësuar ose trashëguar Shtetin e Glaukut të Taulantëve. Pirro zhvilloi një luftë kundër tyre dhe ua pushtoi kryeqytetin, edhe pse vendndodhja e tij në atë kohë nuk është i njohur sa duhet.

Kështu, Bardhyli II dhe Pirroja mund të kenë ndarë Shtetin e Taulantëve të Glaukut. Mbreti Bardhyli II u bë një mbret klient i Mbretit Pirro përderisa fuqia e Pirros dhe urrejtja e Maqedonëve e bënë atë shumë atraktiv si aleat i Mbretit Bardhyli II. Bardhyli II u bë vjehërr i Pirrhos kur vajza tij Birkena u bë gruaja e Pirrus, duke e dëshmuar kështu fuqinë e tij në jug të Ilirëve.


Bato Dardani (sundoi c. 206 – 176 p.e.r.[1]) është një mbret Ilir i Mbretërisë Dardane. Bato ishte biri i Mbretit Longari dhe vëllai i Monunit II i cili sundoi pas tij.

Bato luftoi së bashku me Romakët kundër Maqedonëve gjatë Luftës së Dytë Maqedonase. Bato është i njohur për përdorimin e avancuar të taktikave luftarake kundër Athenagoras. Bato u bë një kërcënim i madh për Maqedonasit, por pas përfundimit të luftës marrëdhëniet dardano-romake, së shpejti u dobësuan.


Bato ështe i pari person i njohur me këtë emër. Ai është i njohur në historiografinë moderne si "Bato i Dardanisë", dhe "Bato Dardani".

 Në historinë moderne të librave, ai është më së shumti i indeksuar si "Bato, djali i Longarit" (nga latinishtja: Bato, Longari' filius dhe "Bato, princi i Dardanisë".

Image result for mbreti genc

Genti ose Genci ishte mbret ilir që sundoi nga viti 181 deri në vitin 168 p.e.s. Ishte biri i mbretit Pleuratit (lat. Pleuratos) i cili u bëri rezistencë romakëve në zgjerimin e aspiratave të tyre në tokat Ilire. Genti ia arriti që të forcoje shtetin e tij politikisht, ushtarakisht si dhe ekonomikisht.


Mbreti ilir Gent vdiq në Itali afër qytetit Iguvia. Ai ishte martuar me Etuta ose Etleua bijen e dardanasit Monunios.Në Muzeun Kombëtar Historik në Tiranë ekziston një foto e rrënojave të varrit të tij.

Genti erdhi në fuqi në vitin 181p.e. sonë. ai që në fillim të mbretërimit të tij, pati kundërshtime nga politika romake, e cila ju drejtua me tërë ashpërsinë e saj. Atë e akuzuan si nxitës për rifillimin e piraterisë nga ana e ilirëve, ku me këtë pretekst senati caktoi në vitin 178 një flotë të posaçme prej 10 anijesh, e cila do të vepronte në Adriatik për të ruajtur nga flota ilire ujërat midis Ankonës dhe Tarantos. Roma nxiti kundër tij dalmatët, të cilët u shkëputën nga mbretëria. Mbretit Gentit iu desh të bënte një luftë të ashpër kundër aristokracisë së lartë, e cila kishte tendenca proromake dhe gëzonte përkrahje të gjerë edhe në oborrin mbretëror. Gentin nuk e ndali asgjë në këtë luftë, në të cilën ai sakrifikoi edhe të vëllain, Platorin, që Roma synonte ta vinte në fron në vend të tij. Genti i kushtoi gjithë vëmendjen e tij forcimit ekonomik dhe politik të mbretërisë. Ajo që na dëshmohet më mirë nga burimet midis masave me karakter ekonomik është veprimtaria e dendur monedhaprerëse që zhvilloi Genti. Krahas Skodrës dhe Lisit mbreti u njohu të drejtën për prerjen e monedhave edhe dy qyteteve të tjera të mëdha, Rizonit dhe Lyhnidit, si dhe dy fiseve të rëndësishme Labeatëve e Daorsëve . Kjo zgjeroi shumë qarkullimin monetar dhe e shtriu atë në viset më të thella të mbretërisë. Një rëndësi të dorës së parë patën përpjekjet e Gentit për vendosjen e një sistemi të përbashkët monetar në mbretërinë e tij. Ai ndërpreu prerjet e vjetra të monedhave në Skodrë dhe në vend të tyre hodhi në treg monedhat e reja. Monedha kryesore e Skodrës në kohën e Gentit mban në faqe portretin e mbretit, kurse në shpinë ka si simbol anijen ilire. Monedha që u pre qysh prej kohës së Pleuratit me mburojë përkrenare, Genti vazhdoi ta presë, por edhe kësaj i hoqi legjendën e vjetër dhe në vend të saj vuri titullin dhe emrin e vet. Mund të themi pa frikë se Genti i kishte hequr Skodrës autonominë monetare dhe punishten e bashkësisë qytetare e ktheu në punishte mbretërore.
Image result for mbreti genc
Ai ndryshe nga si veproi në skodrë u njohu Lisit, Labeatëve dhe Daorsëve të drejtën që monedhat e tyre t’i siglojë me emrin e bashkësisë qytetare, por edhe këta i detyroi të respektojnë standardin shtetëror, që të pajisin monedhat e tyre me portretin e mbretit dhe anijet ilire, si dhe t’u japin të njëjtën masë e peshë që kishin monedhat e prera në punishten mbretërore të Skodrës. Mbreti Gent pasi forcoi pushtetin e tij shtiu në dorë edhe punishten monetare të Lisit dhe i ndaloi qytetit prerjen e monedhave autonome. Në këtë kohë mbreti Gent krijoi për Skodrën, Lisin dhe krahinat qendrore të mbretërisë, një sistem monetar të përbashkët të përbërë nga tri monedha: dy prej tyre ishin monedhat e njohura që priteshin në punishten mbretërore të Skodrës, kurse monedha e tretë ishte monedha e vjetër, e vogël e Lisit.

Related image

Monedhat prej argjendi të Rizonit me mburojë - pegas dhe ato prej bronzi të Lyhnidit me mburojë gjysmë anije, të prera në emër të bashkësisë qytetare dëshmojnë për një farë autonomie në marrëdhëniet ekonomike të këtyre qyteteve me mbretërinë . Gjatë sundimit të Gentit, Skodra, Lisi dhe qytete të tjera të mbretërisë fituan një gjallëri të madhe ekonomike. Rrezja e qarkullimit të monedhave të prera u shtrinë deri në skajet më të thella të Mbretërisë Ilire dhe në disa raste edhe përtej kufijve të saj. Në jug monedhat e Gentit zbresin deri në Dyrrah e Apoloni. Vetë prerjet e daorsëve dhe të labeatëve si dhe monedhat e gjetura në Mat, Peshkopi, Malësi e Madhe dhe në krahinat e thella të Malit të Zi, tregojnë se qarkullimi monetar kishte depërtuar dhe në krahinat e brendshme malore. Mbreti Gent në politikën që ndoqi në fushën e prerjeve monetare mund të konsiderohet një reformator i vërtetë. Kjo i lejoi mbretit të përqendrojë në duart e tij mjete të fuqishme financiare. Dëshmi e pakundërshtuar është përmbajtja e thesarit mbretëror që u kap nga romakët. Livi na thotë se në arkën e mbretit u gjetën 27 ponde ari, 19 ponde argjendi, 13 000 denarë dhe 120 000 monedha ilire argjendi. Kjo ishte një shumë e madhe që mbreti e kishte grumbulluar nga të ardhurat e pronarëve mbretërorë dhe taksat e rënda që u kishte vënë nënshtetasve .Dendësimi i prerjeve monetare diktohej në radhë të parë nga gjendja ndërkombëtare. Rreziku romak sa vinte dhe bëhej më evident, prandaj edhe mbreti duhej të shtonte përpjekjet e tij për forcimin e ushtrisë dhe të flotës. Ato elemente të organizimit shtetëror që në burimet e periudhës së sundimit të Agronit apo të pasardhësve të tij dolën në mënyrë sporadike, tek Genti vijnë e plotësohen dhe problemi bëhet më i qartë në tërësinë e tij. Në kohën e Gentit, Mbretëria Ilire shtrihej në një territor mjaft të gjerë dhe përfaqësonte fuqinë e dytë pas Maqedonisë, në pjesën perëndimore dhe jugore të Gadishullit. Pasi i dhanë Pleuratit Parthen dhe Lyhnidin, romakët i njohën Mbretërisë Ilire si kufi jugor Genusin; në lindje ajo përfshinte edhe tokat e Penestisë, kurse në veri pas shkëputjes së dalmatëve nuk shtrihej më tej se krahina rreth gjirit të Rizonit. Kryeqendër e mbretërisë ishte Skodra. Njësitë admininstrative kishin si qendër një qytet të rëndësishëm dhe rreth tij një varg kështjellash, të cilat mbronin kryeqendrën dhe gjithë krahinën. Burimet nuk sjellin të dhënat e nevojshme për të përcaktuar sa njësi të tilla kishte mbretëria, megjithatë, duhet menduar se atje ku kemi një qytet të rëndësishëm, rreth tij kemi dhe një krahinë që formonte një njësi administrative të mbretërisë. Kjo nuk mund të kërkohet për krahinat e thella malore ku jeta qytetare nuk ishte e zhvilluar. Këtu rolin e qendrave e kanë luajtuar fortesat e vogla që shërbenin si seli e aristokracisë së fiseve.

Related image

Genti mbante titullin “mbret i ilirëve” dhe sundonte si një mbret romak dhe nuk njihej në burimet ndonjë organ tjetër që të kufizonte veprimet e tij. Mbreti ishte kryekomandant i forcave të armatosura tokësore dhe detare. Bërthamën kryesore të ushtrisë e përbënin kontingjentet e rregullta. Ai kontrollonte punishtet monetare dhe autorizonte prerjen e monedhave në emër të vet ose të bashkësisë qytetare e fisnore. Një aparat fiskal vilte taksat, kurse burgjet garantonin rendin e vendosur nga shtresa sunduese dhe përfaqësuesi i saj më i lartë, mbreti. Në botën e jashtme shtetin e përfaqësonte mbreti. Ai ishte vedimarësi për të shpallur luftën dhe për të përfunduar paqen. Administrimi i qyteteve dhe i krahinës që lidhej me to u besohej dinastëve, të cilët mbreti mund t’i zëvendësonte. Në zonën qendrore të mbretërisë Genti arriti ta kufizonte shumë autonominë e qyteteve dhe ta dobësonte autoritetin e dinastëve lokalë, të cilët në burimet njihen ndryshe dhe si “principa illyriorum”. Shteti ilir në këtë periudhë paraqitet me një strukturë të gjithanshme dhe me organe administrative që ishin ngarkuar me funksione të ndryshme në veprimtaritë për forcimin e pushtetit qendror dhe konsolidimin e shtetit. Reforma monetare ishte një shprehje e qartë e kësaj politike. Kontradiktat në plan ndërkombëtar dhe social që mplekseshin me ato të brendshme, e diktonin një politikë të tillë. Marrëdhëniet të ndërlikuarara me Romën, bënë që Genti të kujdesej të vendosë marrëdhënie të mira me fqinjët ballkanikë. Ai qysh në fillim ia arriti të vendoste lidhje miqësore me fqinjin lindor, Mbretërinë Dardane. Bazën e politikës së jashtme të shtetit ilir në këtë kohë e përbënin marrëdhëniet miqësore me Maqedoninë. Synimet ekspansioniste të Romës i kishin diktuar Ilirve një politikë, e cila e detyronte të kishte një mardhënie të mirë me fqinjët. Në fund të viteve 80, senati e shtoi presionin politik mbi shtetet e Ballkanit dhe në mënyrë të veçantë mbi Maqedoninë dhe Mbretërinë Ilire. Materiali numizmatik dëshmon për lidhje të ngushta ekonomike dhe politike, midis Mbretërisë Ilire dhe Maqedonisë.Marrëdhëniet e Gentit me Perseun dokumentohen më mirë në prag të luftës së fundit. Dy lajme të Livit që lidhen me fundin e vitit 173 dhe fillimin e vitit pasues hedhin dritë mbi këto marrëdhënie. Njëri ka të bëjë me vrasjen e Artetaurit, një dinasti të vogël që përkrahte politikën romake diku në Iliri, që në burime paraqitet si një aksion i kombinuar i Perseut dhe i Gentit. Lajmi tjetër bën fjalë për dy sulme të Gentit kundër tokave të Isës. Këto ngjarje që shkaktuan shqetësimin e romakëve dhe të aleatëve të tyre nuk mund të merren thjesht si një produkt i propagandës romake që synonte t’i paraqiste të dy sovranët si provokatorë. Livi, sipas Polibit, pohon se, krahas delegatëve që vijnë nga Lindja me ankesa kundër Perseut, delegatë nga Isa vijnë para senatit për të akuzuar Gentin për atë që “ishte në një mendje me mbretin e Maqedonisë dhe që të dy së bashku po përgatitnin luftën kundër romakëve”. Të dy sovranëve gjendja u impononte nevojën e veprimeve të bashkërenditura për të përballuar rrezikun romak që sa vinte bëhej më kërcënues. Të dy sovranët nuk donin një konflikt të hapur me Romën, fuqia e së cilës nuk ishte për të mos u përfillur. Genti u shpejtua të dërgonte delegatë në Romë “për të larë nga fajet që i ngarkonin isasit”. Senati nuk pranoi të bisedonte me të dërguarin e mbretit dhe i bëri të ditur pakënaqësinë e tij duke e shoqëruar me kërcënime. Senati dëshironte që ta izolonte plotësisht Perseun dhe të bindë Gentin që të shkëputej nga miqësia me mbretin maqedon. Genti qëndroi në pozitat e tij dhe delegati romak u kthye në atdhe i dyshuar se ishte korruptuar me të hollat e mbretit ilir. Me këtë ndërpriten përpjekjet romake për të tërhequr Gentin nga ana e tyre. Në çastin kur konflikti kishte arritur kulmin e tij, mbreti ilir kishte vendosur të hynte në luftë kundër Romës, duke e zgjedhur këtë si të vetmen rrugë për mbrojtjen e pavarësisë politike. Vendimi i tij u prit me entuziazëm edhe në viset e tjera të Ballkanit, sepse ngjallte shpresa për fitoren mbi romakët.

Genti grumbulloi në Lis një forcë të konsiderueshme prej 15 000 vetash dhe u drejtua kundër qytetit Basania, i cili siç na ka mbërritur në tekstin e Livit, ishte 5 milje nga Lisi. Genti u mundua ta bëjë për vete atë me anë të bisedimeve, por mbasi nuk pranoi të nënshtrohej, e rrethoi. Genti nuk pati sukses edhe në operacionet detare. Flota e tij prej 80 anijesh që ishte dërguar të godiste tokat rreth Dyrrahut dhe Apolonisë dhe të vendoste kontrollin mbi rrugën detare që lidhte të dy brigjet e Adriatikut, u thye në afërsi të Apolonisë në ndeshjen me flotën romake dhe qe e detyruar të tërhiqej në drejtim të veriut. Romakët, të cilët kishin përqendruar forcat e tyre në Genus, u drejtuan kundër mbretit në Basania.

Qëndresën e fundit Genti e bëri në Skodra, ku shpresonte shumë në këtë qytet që e kishte zgjedhur si kryeqendër të mbretërisë, sepse pozita e tij ofronte një mbrojtje të sigurt. I rrethuar nga dy lumenj, Klausali dhe Barbana dhe i fortifikuar mirë, qyteti mund të përballonte me sukses një rrethim të gjatë. Ai nuk organizoi një mbrojtje të mirë dhe në vend që forcat ilire të qëndronin brenda mureve rrethuese të qytetit dhe t’i shmangeshin përleshjes në fushë të hapur, u futën në betejë aty ku armiku kishte epërsi numerike. Genti u dorëzua pasi dështuan edhe përpjekjet e vëllait të tij, Karavandit, për të grumbulluar forca të tjera nga krahinat përqark. Dhjetë ditë më vonë me rënien e Skodrës, në Pydna u shkatërrua përfundimisht dhe ushtria maqedone. Njëkohësisht me Ilirinë dhe Maqedoninë romakët nënshtruan dhe Epirin. Genti bashkë me familjen e tij u dërguan në Romë. Keshtu u nenshkruan dy shtetet e fuqishme te Ballkanit dhe u vendos ne keto krahina sundimi Romak.

Related image

Glauku apo i njohur edhe si Glaukias (302 † pes) Ishte një mbret ilir nga nga fisi i Taulantit që rimëkëmbi shtetin ilir të themeluar prej Bardhylit dhe ka marre pjese në fushatat e Aleksandrit.Sundoi më 325-302 p.e.r. Deri më 325 ishte prijës i taulantëve. Më 335 kishte ndihmuar Klitin për marrjen e Pelionit. Pas vdekjes së Aleksandrit të Maqedonisë çliroi krahinat rreth liqenit Lihnid, i bashkoi me zotërimet e veta dhe u bë mbret i ilirëve.
Related image
Ndoqi një politikë kundër maqedonëve edhe në Epir. Për këtë u afrua me lidhje martesore me mbretin molos Aiakidin dhe kur ky u rrëzua më 317-n, mori nën mbrojtjte të birin e tij dyvjeçar, Pirron. Nuk pranoi t’ia dorëzonte Pirron mbretit maqedon Kasandrit as kur i premtoi si shpërblim shumën e madhe prej 200 talantesh, as kur ai e kërcënoi me luftë.

Në vitet 314-312 Glauku luftoi me sukses kundër Kasandrit për Apoloninë e Dyrrahun, duke pasur edhe ndihmën e korkyrasve. Tre vjet më vonë hyri në Epir, mposhti kundërshtimin e grupit promaqedon të kryesuar nga ungji i Pirros, Alketi dhe vuri në krye të shtetit molos Pirron 12-vjeçar.

Glauku përmendet si mbret ilir deri më 302-shin. Gjatë sundimit të tij shteti ilir u bë e vetmja forcë e rëndësishme në Ballkan që iu kundërvu Maqedonisë dhe ndikoi në ngjarjet kryesore politike të kohës.

image
Monuni ishte mbret ilir i fisit të taulantëve, sundoi rreth viteve 280 p.e.r. Pasardhës i tij ka qenë Mytili. Preu monedhën tridrahme.


Related image


Monuni ka sunduar në vitet 290-270 p.e.sonë, në trevat mes Dyrrahut dhe Apollonisë deri në kufi me Maqedoninë. Ai ka qenë mbreti i parë ilir që preu monedha argjendi në formë stateresh. Stateret mbanin legjendën Basileos Monuniu (të mbretit Monun) dhe tipologjikisht ishin kopje të statereve të prera më parë nga qyteti i Dyrrahut.

Related image

Ato ndryshonin prej tyre nga vendosja e simbolit të një nofulle derri mbi lopën, si simbol i shtëpisë mbretërore, si dhe emrit të shkurtuar DYP (Dyrrachion). Zgjedhja e monedhës dyrrahase nga ana e mbretit ka lehtësuar shumë shkëmbimet monetare në të gjithë mbretërinë, sepse ajo ishte shumë e njohur në tregjet e kohës dhe nga ana tjetër ka vendosur pushtetin e tij politiko-financiar.

Skerdilaidi ishte komandant ushtarak dhe sundimtar i shtetit ilir më 217-205 p.e.s.


Për herë të parë përmendet si komandant i 5000 trupave të dërguara nga Teuta më 230 p.e.s kundër Epirit. Skerdilajdi prej kohësh i përkiste rrethit të brendëshëm udhëheqës i cili përcaktonte politikën ilire. Skerdilajdi qe një nga vëllezërit më të rinj te mbretit Agron, që vdiq më 230, dhe një nga mbështetësit kryesorë të mbretëreshës Teuta kur ajo mori në ngarkim regjencen e djalit të mitur të Agronit, Pinnesin.

Ai i priu ushtrisë më 230 për pushtimin e kryeqytetit epirotas Phoinike(Finiq). Ai luante një rol përcaktues në planet e Teutës për krijimin e një Fronti të Adriatikut kundër Romës, ndërsa pas disfatave të hidhura që pësoi Teuta kundër supërfuqisë romake atij i duhej që më 228 të mbante të bashkuar atë që mbeti nga Mbretëria Ilire si regjent i Pinnes dhe këtë gjë nën kontrollin e pabesë të fituesit e të sherbetorit të tyre Dhimitrit nga Faros.


Teuta ishte mbretëreshë ilire, ajo mëkëmbësoi të shoqin, Agronin, në vitin 231 p.e.s.


Teuta si gruaja e parë tutore (kujdestare), njerka e Pinit, birit të rritur të Agronit (që e kishte me gruan e parë), ajo u vu në krye të shtetit ilir e të ushtrisë, duke mbretëruar e komanduar në vitet 230-227 p.e.s.

Teuta qe një personalitet i rëndësishëm i historisë Ilire. Sundoi vetëm për 3 vjet, por vepra dhe lavdia e kësaj gruaje ka triumfuar në shekuj.

Ajo hipi në pushtet në një moment të vështirë për popujt ilirë, të cilët përballeshin me ambiciet për zgjerim të Republikës Romake, paçka se gjendja ekonomike e zotërimeve të saj ishte e mirë. Vijoi me planet dhe synimet e Agronit, përforcoi me tej rendin shtetëror, duke i dhënë përparësi pushtetit qendror, u dha impuls të ri zhvillimit ekonomiko-kulturor të qyteteve, si bazë themelore për një stabilitet dhe fuqizim në fushën ushtarake. U bë kujdes që të mos cenoheshin kufijtë e mëparshëm të mbretërisë (që shtriheshin nga Vjosa në Naron, përveç Durrësit, Apollonisë dhe Lezhës, që ende mbaheshin si koloni nga romakët).

Vëmendjen kryesore ia kushtoi ushtrisë dhe sidomos flotës se fuqishme detare, jo më të vogël sesa ajo para saj. Dhe për ketë Teuta urdhëroi : "Prijësit ta konsiderojnë armik gjithë bregdetin". Kështu, liburnët e flotës ilire bënin ligjin në Adriatik. Një shtet i përqendruar dhe me pretendimet e veta në të drejtë, me një fuqi detare që sfidonte deri në hyrje të Mesdheut, nuk mund të pranohej, qoftë edhe në heshtje, nga shtetet që e kufizonin Ilirinë.


Mbreteria e Teutes (229 - 228 p.e.s)

Teuta, si një grua e zgjuar dhe largpamëse, nuk pëlqehej nga shtetet fqinje. Duke parandjerë rrezikun e një pushtimi, ndërmori dhe realizoi një veprimtari të gjithanshme politike, ushtarake e diplomatike. Ajo u përpoq për të afruar aleate (siç ishte formimi i marrëdhënieve me Maqedoninë) për të përballuar opozitën e brendshme dhe kërcënimet e jashtme. Ndërkohe edhe strategjikisht, ajo punoi për të zbutur armiqësitë e mbretërve të veçuar dhe, përgjithësisht, për të shuar rivalitetet e grupeve shoqërore të armatosura brenda mbretërisë. Me këtë vije dinamike dhe elastike, mbretëresha-stratege e rriti prestigjin, shëndoshi pozitat në gadishull e Adriatik dhe përgatiti terrenin e opinionin për hapa dhe aksione të reja.

Për të ndaluar marrjen e territoreve të Ilirisë dhe tkurrjen e shtetit ilir në një hapësire të cunguar, Teuta e shkallëzoi fushatën ushtarake. Me shpinë të sigurt dhe krahun lindor aleat, ajo u vu në krye të ekspeditës se dytë ushtarake ilire (230 p.e.s.) kundër Lidhjes Epirote në jug si rreziku më urgjent. Ajo frymëzoi dhe komandoi me sukses ushtrinë e flotën. Kryeqyteti epirot, Foinika (Finiqi i sotëm, afër Sarandës), që dallohej si më i pasuri midis qyteteve të Epirit, ra në duart e ushtrisë ilire.

Republika e Epirit u mund politikisht dhe ushtarakisht, sepse nga pikëpamja strategjike u izolua dhe u mbajt e shkëputur nga Maqedonia. Epiri, më pas, braktisi aleatet, etolët dhe u lidh me mbretërinë e Teutës. Pasi theu frontin kryesor, mbretëresha i shpërnguli forcat dhe zmbrapsi mësymjen e ushtrisë dardane nga Lindja, aleatit të dytë të Epirit, të cilët llogarisnin me egoizëm se mund të mashtronin "gruan-stratege", duke e futur në goditje në dy fronte. Mirëpo, Teuta u tregua më e shkathët. Ajo përfundoi armëpushimin me epirotet, ku siguroi njëherësh një aleance më ta kundër akejve dhe etolëve, duke zbutur rrezikun dardan. Me këto fitore ushtarake të rëndësishme dhe disa aleanca ushtarake të njëkohshme, si p.sh. edhe me Lidhjen Arkanane, ajo e shtriu sundimin në trojet etnike, duke vendosur një kufi të drejtpërdrejt të shtetit të saj me atë të botës greke.

Duke mos qenë të mësuar në atë epoke me praninë e grave si mbretëruese dhe në rolin e strategut (siç ishte rasti me Teutës e Ilirisë), atë e portretizojnë një sundimtare krenare nga natyra si grua dhe nga fuqia si shtet, por me dobësi (frike dhe paqëndrueshmëri) posa merrte vesh kërcënimet romake për luftë. Por shtojnë se po ajo grua, porsa shihte se rreziku ende nuk ishte afruar, i përbuzte dhe dërgonte ushtri atje ku donte. Atëherë del se kjo mbretëreshë-stratege ilire qëndronte në lartësinë e strategëve të kohës, të cilët dinë të çmojnë situatat e të shfrytëzojnë rrethanat.

Teuta ktheu vëmendjen dhe fuqitë në Perëndim, drejt qyteteve bregdetare që të largonte kërcënimin më të madh (praninë romake). Kështu, në pranverën e vitit 229 ndërtoi anije të tjera dhe i dërgoi në viset e Heladës (Greqisë). Pjesa më e madhe u nisen për në Korkyre, kurse të tjerat qëndruan në limanin e Epidamnit, gjoja për furnizim, në të vërtetë për ta marrë atë më dredhi. Banorët e besuan, veçse kur panë kapjen e mureve të qytetit vrapuan dhe luftuan derisa i dëbuan detaret e Teutës. Atëherë, kjo priti derisa erdhi në ndihme flota e Etolisë dhe e Akaisë, të cilat, se bashku, i dolën përpara flotës ilire. Beteja u zhvillua në afërsi të ishullit Paksos. Këtu detaret ilire u vërsulen me anijet e tyre të lidhura nga katër dhe u përleshen me armiqtë. Kundërshtaret, të futur në mes të sqepave të anijeve të lidhura bashkë mezi lëviznin, derisa në saje të shpejtësisë në të lundruar dhe të një ere të favorshme, u larguan. Pra, grupimi detar grek u shpartallua. Ishulli, me rendësi strategjike në detin Jon (që mbyllte hyrje-daljet në Adriatik), ra në zotërimin e Teutës se Ilirisë. Në planin diplomatik e në fushën ushtarake, Teuta u bë shpejt objekt interesimi dhe diskutimi në shtetet përreth, veçanërisht në Romë, ku ndërkohë kishin lindur ambicie drejt lindjes.
Related image
Që të thyente epërsinë e flotës ilire, të fuste në kontroll Adriatikun dhe të dobësonte mbretërinë Ilire, senati romak nisi një aksion të bashkërenduar politiko-diplomatik, të shoqëruar me provokime ushtarake. Kështu, kur disa anije romake u sulmuan në Adriatik nga anije ilire dhe disa tregtare italike u prekën nga ilirët në Foinike, Roma nisi dy delegate (Gain e L. Korongain) në Shkodër, për t'i kërkuar Teutës të ndërpriste sulmet në det. Si diplomate, ajo premtoi se do të kujdesej që romakët të mos pësonin ndonjë padrejtësi në detin e përbashkët, por nuk mund të ndalonte lundrimin privat. Delegati më i ri, që s'i përshtatej kohës, guxoi: "Romakët, o Teutë, kanë një zakon shumë të mirë. Padrejtësitë private i ndjekin publikisht dhe i ndihmojnë atyre që dëmtohen padrejtësisht. Do të përpiqemi që së shpejti të të detyrojmë të ndreqesh zakonet mbretërore të ilireve". Teuta u fye aq shumë, sa urdhëroi ta vrisnin delegatin kërcënues.

Romës i duhej një pretekst për ta nisur fushatën drejt lindjes. Ky u gjet shpejt të "pirateria", e posaçërisht të "vrasja" nga Teuta e ambasadorit romak. Teuta përdori mjaft taktika kundërvënie dhe njëherësh toleruese për ta "përkëdhelur" senatin e Romës, që të mënjanonte një konflikt të armatosur me të. Ajo paralelisht mori masa të rëndësishme për t'i paraprirë çdo mundësie, duke angazhuar ushtrinë dhe flotën për mbrojtjen e vijës bregdetare e duke bllokuar bregdetin.

Romakët, me rreth 20 mijë veta dhe 200 anije, lundruan në dy drejtime dhe zbarkuan në tre rajone: në Korfuz, në Apoloni dhe në Durrës. Flota ilire u ndesh me kundërshtarin epërsor, realizoi beteja të vogla dhe u shkaktoi humbje të cilat romakët nuk i prisnin. Por fati i luftës se parë iliro-romake (229-228 p.e.s.) nuk u përcaktua nga veprimet luftarake, por nga shkaqe të prejardhura. Tre qytetet bregdetare ilire të përmendura me sundimtare romakë ishin thikë në shpinë për të. Komandanti i saj në Korfuz, Dhimitër Fari, mtonjës i fronit të Teutës, ua dorëzoi vetë flotën ilire dhe ishullin romakëve. Ushtria romake ndeshi rezistencë kryesisht në viset e ardianëve, sidomos në qytetin Nutria (qytet ilir në Dalmaci), ku pësoi humbje të rënda. Kjo ndeshje e pjesshme nuk mund ta përmbyste situatën e përgjithshme luftarake, që po anonte nga romakët. Teuta e drejtoi shtetin dhe ushtrinë në luftë për afro 6 muaj, por duke qenë e vetëdijshme se ishte dobësuar nga tradhtitë e brendshme, e mbetur pa fuqinë ushtarako-detare dhe pa përkrahje nga fqinji lindor, u tërhoq me forcat e pakta në qytetin e fortifikuar të Ruzonit (sot Risan).

Ne pranverën e vitit 228, mbretëresha ilire dërgoi përfaqësuesit e saj në Romë. Gjatë bisedimeve u manovrua me disa lëshime, por në fund nuk iu shmang shtrëngatës se nënshtrimit me senatin, të një paqeje me kushte shumë të rënda. Sipas saj "Mbretëria e Ilirisë u detyrua të hiqte dorë nga viset jugore, të mos prekte më tre qytetet bregdetare (Lezhën, Durrësin, Apoloninë), t'i paguante Romës një tribut vjetor, të njihte sundimtar në viset veriore Dhimitër Farin dhe të mos lejonte të lundronin në Adriatikun e poshtëm (në jug të Lezhës) më shumë se dy anije të armatosura së bashku". Në historinë e marrëdhënieve shtetërore-ushtarake iliro-romake, këto ishin të parat marrëveshje dhe traktate. Por këto kufizime, me përmbajtjen e një bllokade detare, e dobësuan më tej Mbretërinë Ilire, sidomos ushtarakisht, nga fuqia e madhe tokësore e detare që kishte qenë. Roma fitoi epërsinë mbi Adriatik. Iliria u kthye e tëra në province romake. Pas kësaj paqeje, ushtritë romake u larguan. Teuta hoqi dorë nga pushteti mbretëror dhe atë e mori Dhimitër Fari. Në këtë kohë del nga skena politiko-ushtarake. Përderisa mbretëroi e komandoi, ajo luajti një rol të rëndësishëm historik në bashkimin dhe konsolidimin politiko-shtetëror, në përparimin ekonomiko-kulturor dhe në fuqizimin ushtarak të Ilirisë.Teuta mekembesoi te shoqin,Agronin, ne vitin 231 p.e.s. Duke qene gruaja e pare dhe tutore (kujdestare),njerka e Pinit,birit te rritur te Agronit (qe e kishte me gruan e dyte-Triteuten),ajo u vu ne krye te shtetit ilir e te ushtrise,duke mbreteruar e komanduar ne vitet 230-228 p.e.s.Teuta ishte nje personalitet me ze ne historine e Ilirise,pas Bardhylit e Glaukias,Klitit e Agronit.Jane vetem tre vjet sundimi,por vepra dhe lavdia e kesaj gruaje ka triumfuar ne shekuj.Per kohen qe udhehoqi ajo rivalizoiperandorine dhe perandoret e medhenj romake. Vertete Teuta e mori drejtimin e shtetit ne nje periudhe te lulezuar,por do te duhej edhe mendja dhe dora e saj e sigurt per ta ruajtur dhe per ta cuar me perpara kete zhvillim. Ajo vijoi me planet dhe synimet e Agronit.Perforcoi me tej rendin shteteror,duke i dhene perparesi pushtetit qendror.U dha impuls te ri zhvillimit ekonomiko-kulturor te qyteteve,si baze themelore per nje stabilitet dhe fuqizim ne fushen ushtarake.U be kujdes qe te mos cenoheshin kufijte e meparshem te mbreterise (qe shtriheshin nga Vjosa ne Naron,pervec Durresit,Apollonise dhe Lezhes,qe ende mbaheshin si koloni nga romaket). Vemendjen kryesore ia kushtroi ushtrise dhe,sidomos,flotes se fuqishme detare,jo me te vogel sesa ajo para saj.Dhe per kete Teuta urdheroi : "Prijesit ta quanin si armike gjithe anedetjen".Keshtu,liburnet e flotes ilire benin ligjin ne Adriatik.Nje shtet i qendrueshem dhe me pretendimet e veta te drejta,me nje fuqi detare qe sfidonte deri ne hyrje te Mesdheut,nuk mund te pranohej,qofte edhe ne heshtje,nga shtetet qe e kufizonin Ilirine. Teuta,si nje grua e zgjuar qe nuhaste se c'ngjiste rreth e qark,i parandjente rreziqet.Prandaj,ndermori dhe realizoi nje veprimtari te gjithaneshme politike,ushtarake e diplomatike.Ajo u perpoq per te afruar aleate (sic ishte formimi i marredhenieve me Maqedonine) per te perballuar opoziten e brendshme dhe kercenimet e jashtme.Nderkohe edhe strategjikisht,ajo punoi per te zbutur armiqesite e mbreterve te vecuar dhe,pergjithesisht, per te shuar rivalitetet e grupeve shoqerore te aramatosura brenda mbreterise.Me kete vije dinamike dhe elastike,mbreteresha-stratege e rriti prestigjin,shendoshi pozita ne gadishull e Adriatik dhe pergatiti terrenin e opinionin per hapa dhe aksione te reja. Per te ndaluar marrjen e territoreve te Ilirise dhe tkurrjen e shtetit ilit ne nje hapesire te cunguar,Teuta e shkallezoi fushaten ushtarake.Me shpine te sigurte dhe krahun lindor aleat,ajo u vu ne krye te ekspedites se dyte ushtarake ilire (230 p.e.s.) kunder Lidhjes Epirote ne jug si rreziku me imediat.Ajo frymezoi dhe komandoi me sukses ushtrine e floten.Kryeqyteti epirot,Foinika (Finiqi i sotem),qe dallohej si me i pasuri midis qyteteve te Epirit,ra ne duart e ushtrise ilire.Republika e Epirit u mund politikisht dhe ushtarakisht,sepse nga pikepamja strategjike u izolua dhe u mbajt e shkeputur nga Maqedonia.Epiri,me pas,braktisi aleatet,etolet dhe u lidh me mbreterine e Teutes. Pasi theu frontin kryesor,mbreteresha i shpernguli forcat dhe zmbrapsi mesymjen e ushtrise dardane nga Lindja,aleatit te dyte te Epirit,te cilet llogarisnin me egoizem se mund te mashtronin "gruan-stratege",duke e futur ne gogtije ne dy fronte.Mirepo,Teuta u tregua me e shkathet.Ajo perfundoi armepushimin me epirotet,ku siguroi njeheresh nje aleance me ta kunder ahejve dhe etoleve,duke zbutur rrezikun dardan.Me keto fitore ushtarake te rendesishme dhe disa aleanca ushtarake te njekoheshme,si psh. edhe me Lidhjen Arkanane,ajo e shtriu sundimin ne trojet etnike, duke vendosur nje kufi te drejteperdrejte te shtetit te saj me ate te botes greke.

Image result for mbreti agron

I ktheu vemendjen dhe fuqite ne Perendim,drejt qyteteve bregdetare qe te largonte kercenimin me te madh (pranine romake).Keshtu,ne pranveren e vitit 229 ndertoi anije te tjera dhe i dergoi ne viset e Hellades (Greqise).Pjesa me e madhe u nisen per ne Korkyre,kurse te tjerat qendruan ne limanin e Epidamnit gjoja per furnizim,por ne fakt,per ta marre ate me dredhi. Banoret e besuan,vecse kur pane kapjen e mureve te qytetit vrapuan dhe luftuan derisa i debuan detaret e Teutes.Atehere,kjo priti derisa erdhi ne ndihme flota e Etolise dhe e Akaise,te cilat,se bashku,i dolen perpara flotes ilire.Beteja u zhvillua ne afersi te ishullit Paksos.Ketu detaret ilire u versulen me anijet e tyre te lidhura nga kater dhe u perleshen me armiqte.Kundershtaret,te futur ne mes te sqepave te anijeve te lidhura bashke mezi leviznin,derisa ne saje te shpejtesise ne te lundruar dhe te nje ere te favorshme,u larguan.Pra,grupimi detar grek u shpartallua.Ishulli me rendesi strategjike ne detin Jon (qe mbyllte hyrje-daljet ne Mesdhe-Adriatik e anasjelltas),ra ne zoterimin e Teutes se Ilirise. Ne planin diplomatik e ne fushen ushtarake, Teuta u be shpejt objekt interesimi dhe diskutimi ne shtetet perreth,posacerisht ne Rome,ambicia e se ciles tashme ishte hedhur ne Lindje.A mund ta duronte perandoria e re dhe e madhe mesdhetare rivalitetin e diplomacise se nje gruaje?Kjo do te ishte nje fyerje per superfuqine e asaj kohe.Qe te thyente epersine e flotes ilire,te fuste ne kontroll Adriatikun dhe te dobesonte Mbreterine Ilire,senati romak nisi nje aksion te bashkerenduar politiko-diplomatik,te shoqeruar me provokime ushtarake.Keshtu,kur disa anije romake u sulmuan ne Adriatik nga anije ilire dhe disa tregtare italike u preken nga iliret ne Foinike,Roma nisi dy delegate (Gain e L. Korongain) ne Shkoder, te cilet i kerkuan Teutes te nderpriste sulmet ne det.Si diplomate,ajo premtoi se do te kujdesej qe romaket te mos pesonin ndonje padrejtesi ne detin e perbashket,por nuk mund te ndalonte lundrimin privat te nenshtetasve jashte Ilirise.Delegati me i ri,qe s'i pershtatej kohes,guxoi: "Romaket,o Teute kane nje zakon shume te mire qe padrejtesite private i ndjekin publikisht dhe i ndihmojne atyre qe demtohen padrejtesisht.Dhe do te perpiqemi qe per se shpejti te te detyrojme qe te ndreqesh zakonet mbreterore te ilireve".Teuta u fye dhe u ndez aq shume,sa coi qe ta vrisnin delegatin kercenues.Duke mos qene te mesuar ne ate epoke me pranine e grave si mbreteruese dhe per rolin e strategut (sic ishte rasti me Teutes e Ilirise),ate e portretizojne nje sundimtare krenare nga natyra si grua dhe nga fuqia si shtet,por me dobesi (frike dhe paqendrueshmeri) posa merrte vesh kercenimet romake per lufte.Por,ta,shtojne se po ajo grua,porsa shihte se rreziku ende nuk ishte afruar,i perbuzte dhe dergonte ushtri atje ku donte.Atehere del se kjo mbretereshe-stratege ilire qendronte ne lartesine e strategeve te kohes,te cilet dine te cmojne situata e te shfrytezojne rrethanat.Atehere,Romes i duhej nje shkak.Ky u "gjet" shpejt te "pirateria",e posacerisht te "vrasja" nga Teuta e ambasadorit romak,qe kthehej ne Rome.Teuta perdoi mjaft taktika kundervenie dhe njeheresh toleruese per ta perkedhelur senatin e Romes,qe te menjanonte nje konflikt te armatosur me te.Ajo paralel mori masa te rendesishme per t'i paraprire cdo mundesie,duke angazhuar ushtrine dhe floten per mbrojtjen e vijes bregdetare duke bllokuar bregdetin.

Related image

Romaket,me rreth 20 mije veta dhe 200 anije,lundruan ne dy drejtime dhe zbarkuan ne tre rajone: ne Korfuz,ne Apoloni dhe ne Durres. Flota ilire u ndesh me kundershtarin epersor,realizoi beteja te vogla dhe u shkaktoi humbje te cilat romaket nuk i prisnin.Por fati i Luftes se Pare iliro-romake (229-228 p.e.s.) nuk u percaktua nga veprimet luftarake,sic ndosh rregullisht,por nga disa shkaqe te prejardhura..Tre qytetet bregdetare ilire te permendura me sundimtare romake ishin thike ne shpine per te.Komandanti i saj ne Korfuz,Dhimiter Fari,i predispozuar per t'i zene frontin Teutes,ua dorezoi vete floten ilire dhe ishullin romakeve.Ushtria romake ndeshi ne rezistence kryesisht ne viset e ardianeve,sodomos ne qytetin Nutria (qytet ilir ne qytetin e Dalmatise),ku pesoi humbje te renda.Kjo ndeshje e pjeshsme nuk mund ta permbyste situaten e pergjithshme luftarake,qe po anonte nga romaket. Teuta e drejtoi shtetin dhe ushtrine ne lufte per afro 6 muaj,por duke qene objektive se ishte dobesuar nga tradhetite e brendshme,e mbetur pa fuqine ushtarako-detare dhe pa perkrahje nga fqinji lindor,u terhoq me forcat e pakta ne qytetin e fortifikuar te Ruzonit. Ne pranveren e vitit 228,mbreteresha ilire dergoi perfaqesuesit e saj ne Rome.


Related image


Gjate bisedimeve u manovrua me disa leshime,por ne fund nuk iu shmang shtrengates se nenshtrimit me senatin,te nje paqeje me kushte shume te renda.Sipas saj "Mbreteria e Ilirise u detyrua te hiqte dore nga viset jugore,te mos prekte me tre qytetet bregdetare (Lezhen,Durresin,Apolonine),t'i paguante Romes nje tribut vjetor,te njihte sundimtar ne viset veriore Dhimiter Farin dhe mos i lejonte te lundronin ne Adriatikun e poshtem,ne jug te Lezhes,me teper se dy anije te armatosura se bashku".Ne historine e marredhenieve shteterore-ushtarake iliro-romake keto ishin ta parat marreveshje dhe traktate. Por keto kufizime,me permbajtjen e nje bllokade detare,e dobesuan me tej Mbreterine Ilire,sidomos ushtarakisht,si nje fuqi e madhe tokesore dhe detare qe kishte qene.Roma fitoi epersine mbi Adriatik.Iliria u kthye e tera ne province romake.Pas kesaj paqe,ushtrite romake u larguan. Teuta hoqi dore nga pushteti mbreteror dhe ate e mori Dh.Fari.Nga kjo kohe del nga skena politiko-ushtarake.Per sa kohe qe mbreteroi e komandoi,ajo luajti nje rol te rendesishem historik ne bashkimin dhe konsolidimin politiko-shteteror,ne perparimin ekonomiko-kulturor dhe ne fuqishmerine ushtarake te Ilirise.


Bashkësitë fisnore ilire

Iliria.jpg

Në shekujt e parë të mijëvjeçarit të fundit para erës sonë ishin formuar bashkësitë fisnore ilire. Në përgjithësi ata kishin zënë vend në trojet e tyre historike. Ndër fiset më të hershme ilire që luajtën dhe një rol ku më shumë e ku më pak të rëndësishëm në ngjarjet historike të mëvonshme, për t’u përmendur janë: thesprotët, të cilët zinin ultësirën bregdetare që nga gjiri i Ambrakisë e deri tek lumi i Thiamit (Kalama), në veri të tyre vinin kaonët, vendbanimet e të cilëve arrinin deri tek malet e Llogarasë dhe gryka e lumit Drinos. Molosët banonin në pllajën pjellore të Janinës. Gjatë luginës së Vjosës në të majtë banonin amantët, ndërsa në të djathtë bylinët, kurse në rrjedhjen e sipërme të Vjosës banonin parauejtë. Në lindje të bylinëve shtrihej territori i atintanëve. Taulantët shtriheshin në zonën bregdetare nga Vjosa e deri tek lumi i Matit dhe në veri të tij, përgjatë brigjeve të Adriatikut të Mesëm, fisi i ardianëve.

Në viset e Ballkanit Qendror dy ishin fiset më të mëdha dhe më të rëndësishme ilire si p.sh ; husilet,lletorit,zalaut,ixuzet,shifutet,paionët në luginën e mesme të Vardarit, dhe dardanët që banonin në rrafshin e Kosovës, të cilët shtriheshin në veri në tokat midis degëve jugore e perëndimore të Moravës deri aty ku këto bashkohen për të formuar Moravën e Madhe.

Midis fiseve të hershme të Ballkanit Veriperëndimor ndër më të fuqishmit ishin liburnët, të cilët banonin në bregdet dhe në ishujt deri tek lumi Krka, në jug të tyre vinin dalmatët, kurse në viset e Bosnjës së brendshme, autariatët.

Përveç këtyre fiseve, në territorin e gjerë të Ilirisë do të shfaqen më vonë, në rrethana krejt të reja historike e politike, edhe një numër i madh bashkësish të tjera ilire, midis të cilave edhe bashkësi të tilla që do të kenë një peshë të madhe në zhvillimin e ngjarjeve politike të shtetit ilir, si enkelejtë, dasaretët etj. Përhapja e fiseve më të rëndësishme e të hershme ilire dëshmohet në burimet e autorëve antikë, të cilat në mjaft raste janë, megjithatë, të fragmentuara, madje dhe kontradiktore. Rrjedhimisht në përcaktimin e topografisë së fiseve ilire ka edhe raste të diskutueshme. Ilirët lanë të shkruar nga gjuha e tyre vetëm rreth 1000 fjalë të cilat ishin emra njerëzish, lumenjsh, fisesh, kafshësh.

Fiset me te përmendura ilire janë taulantet, ardiante, dardanet, dalmatet, albanet, penestet, moloset, kaonet, tesprotet, etj. Taulantet shtriheshin ne bregdetin e Adriatikut, nga Vjosa deri ne territorin e Dyrrahyt. Ata kane luajtur rol historik ne Iliri, drejtuan shtetin e krijuar nga enkelejte. Ne zotërimet taulante u shfaqen albanet dhe parthinet. Enkelejte jetonin përreth Lyhnideve (Ohrit). Prej tyre rrjedh dinastia e pare e Mbretërisë Ilire, ne fund te shek V p.k. ne këto treva, duke u zgjatur drejt perëndimit, përmenden dasaretet, te cilët janë një fis i madh ne Iliri. Qytetet me te njohura ishin Pelioni (Selca e Poshtme, Pogradec) dhe Antipatrea (Berati).


Fiset Ilire

Albanet zotëronin pjesën e tokave ne verilindje te Dyrrahut, me kryqender Albanopolin (Zgerdhesh, Kruje). Ky fis u dha emrin shqiptareve gajte mesjetës se hershme ne trajtën arber. Ardianet, me kryeqendër Shkodrën, shtriheshin nga gjiri i Rizonit dhe lumit Neretva ne veri, deri ne krahinat qe dikur mbaheshin prej taulanteve. Ata sundonin Mbretërinë Ilire dhe luajtën rol te madh ne luftërat kundër perandorisë romake, e shek III-II para K.



Vendndodhja e Albanëve

Albanët nga gjuha ilire Albani ishte një fis ilir i njohur ndër të parët, në një vepër të Ptolemeut,[1] të vendosur në pjesën qendrore të veriut, në Shqipërinë e sotme.Shqiptaret jane te vetmit pasardhes te ilireve.

Arbëreshët

Arbëreshët janë shqiptarë të cilët jetojnë në Itali në jugore që nga shekulli XV dhe XVI. Këta shqiptarë, quajtur arbëreshë sepse ata lanë Shqipërinë që quhej atëherë Arbëria, u vendosën në Itali në pesëmbëdhjetë dhe shekullin e tetëmbëdhjetë, pas vdekjes së heroit kombëtar shqiptarë Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe pushtimit gradual të Shqipërisë dhe të gjithë të Perandorisë Bizantine nga turqit osmane

Arbët

Arbët, ishin fis Ilir në Shqipërinë e Mesme.por edhe jugore

Ardianët

Ardiejtë ose(Ardianët) fis ilir, banorë të krahinës Ardia në veriperëndim të Shkodrës rreth gjirit të Rizonit e deri te lumi Narenta (Neretva).

Atintanët

Atintanët, një ndër fiset e mëdha të Ilirisë së Jugut, banorë të Atintanisë. Shtriheshin në krahinat e sotme të Mallakastrës e të Skraparit.

Dalmatët

Dalmatët një ndër fiset e mëdha e të njohura ilire, banorë të pjesës Verilindore të Ilirisë. Që nga periudha më e lashtë e deri në shek. II p.e.r. trevat e tyre shtrihesin në brendësi, prapa vargamalit Dinarik në pllajat e Duvnos, Livnos e Gllamoçit, në Bosnjën e sotme Perëndimore.

Epidamni,Hyu i detit të vdekshëm


Durrësi është qyteti i dytë më i madh në Shqipëri. Qyteti ka mbi 200,000 banorë dhe njëkohësisht është qendra e prefekturës dhe qarkut të Durrësit. Është një nga qytetet më të lashtë dhe më të rëndësishëm ekonomikë të Shqipërisë. Durrësi është i vendosur në bregdetin qëndror shqiptar, rreth 33 km (21 mi), në perëndim të kryeqytetit Tiranë. Ai ndodhet në një nga pikat më të ngushta të Detit Adriatik, përballë porteve italiane të Barit (300 km/186 mi larg) dhe Brindisit (200 km/124 mi larg). Qyteti i Durrësit është i populluar nga rreth 202.000 banorë(me të dhënat e vitit 2009). Në qytetin e Durrësit ndodhet universiteti më i ri publik në Shqipëri i quajtur Aleksandër Moisiu. Durrësi mbahet mend edhe si kryeqyteti i shtetit shqiptar nga 7 marsi 1914 deri më 11 shkurt 1920. Durrësi u bë kryeqytet i Mbretërisë së Shqipërisë nga Princ Vidi kur ai zbarkoi më 7 mars 1914 e deri në vendimin e Kongresit të Lushnjës të datës 11 shkurt 1920 për shpalljen e Tiranës si kryqytetin e ri të shtetit shqiptar.

Durrësi

Dyrrahu,- Nipi i Epidamnit. E lindi Melisa, bija e Epidamnit, me hyun e detit. Në krahasim me gjyshin, Dyrrahu edhe lindjen e ka gjysëm të hyjnizuar. Këtu me rëndësi është e dhëna që jep Stefan Bizantini se më përpara me emrin Dyrrah është quajtur gadishulli ku u ndërtua fillimisht qyteti. Më pas, në një dorë të dytë ndërtimi, limani i poshtëm i qytetit u quajt Dyrrah. Me kalimin e kohës, mbas një bashkëjetese të emrave, emri Dyrrah u bë sundues (çka ka mundësi të jetë edhe refleks i një binomi të kultit të Epidamnit e të Dyrrahut njëkohësisht; më tej emri Dyrrah u bë përfundimtar. Theksojmë origjinën e kultit të Dyrrahut nga bota e mitologjisë detare, siç ka ndodhur me shumë legjenda të tjera ilire.  Epidamni,- Hero-kulti i taulantëve, të cilët e mbajnë si themelues të qytetit, në të vërtetë përpara ardhjes së kolonistëve dorë të vitit 627 para erës sonë. Legjenda e jep si mbret të "barbarëve" (kupto: "taulantëve"), që u kultëzua si krijues jo vetëm i qytetit, por edhe i gjenealogjisë legjendare të dinastisë mbretërore ilire me qendërqytetin dhe me arealin e tij të gjerë.

Në këtë rast kemi një hero vendas, jo një hyjni në kuptimin e vërtetë të fjalës. Krijimi i kultit të tij është në natyrën e krijimit të miteve të heronjve, të hyjnizimit të kultit të të parëve. I njëjti proces ka ndodhur në krijimin e shumë legjendave ilire. Kështu, Stefan Bizantini shënon legjendën e emërtimit të liburnëve sipas një heroi me emrin Liburn, legjendën e emërtimit të Ambrakisë sipas Ambrakut, të birit të Thesprotit të Laokonit (në një variant të dytë nga Ambrakia, vajza e Egjeut), të mbiquajtjes së krahinës së molosëve Afeidantes nga mbreti Afeidas, i Hellopisë nga Hellopi, i biri i Jonit (një legjendë tjetër shënon se Hellopia quhej dhe krahina rreth Dodonës molose e banorët e saj quheshin helloi dhe selloi), të qytetit të Efyras nga emri Efryrit, të birit të Amarakut të Thesprotit, të qytetit Lynkos të Epidamnit është tipologjik për këto lloj legjendash. Ky kult dokumentohet i fortë edhe në kohën kur qyteti quhej me emrin Dyrrah, sepse është zbuluar një monument i një personi me pushtet në këtë qytet në shekullin II të erës sonë, që quhej Syr Epidamni, në emrin e të cilit Leon Hezej me të drejtë sheh një jehonë të kultit të stërgjyshit legjendar ilir, të themeluesit të parë. Prokopi i Gazës në "Panagjerikun" kushtuar perandorit të Bizantit Aleks Durrsakut, me origjinë nga ky qytet, thotë shprehimisht se këtu "lindi heroi vendas, që i dha emrin qytetit". Pra, në shekullin V e VI është i gjallë kulti i Epidamnit. Bile deri në shekullin XI Ana Komnena e përmend jehonën e këtij emri me atribute mitologjike.

Natyrisht Epidamni nuk hyn në "elitën" e panteonit ilir: më tepër se një hyjni të mirëfilltë, kemi një njeri të vdekshëm të hyjnizuar. Se ç'rol ka luajtur kulti i tij sot nuk jemi në gjendje të përgjigjemi me hollësi.


Durrësi mund të krahasohet me qytetet më të mëdha të Mesdheut të lashtë dhe mesjetar. Qyteti Dyrrah u ndërtua nga Ilirët Taulantë, dallëndyshasit në shekujt XIII-XI p.K. Banorët e parë të Dyrrahut, para ilirëve të quajtur protoilir, pellazgë, ngritën në rrethinat e këtij qyteti, vendbanimet e para parahistorike. Në kushtet e një klime mesdhetare, vendi më i përshtatshëm për banim ishte ajo e lumit Erzen (Ululeus) si dhe Ultësira Perëndimore përreth saj. Në bregdetin e Gjirit te Durrësit u vendos qëndra e parë apo limani me emrin Dyrrah. Sipas autorëve të lashtë, ky qytet u themelua nga dy mbretër me origjinë ilire të quajtur Dyrrah dhe Epidamn. Ai kishte edhe punishte të punimit të qeramikës, të metaleve, të pëlhurave të lëkurës, kantier për ndërtimin e anijeve etj. Dëshmi e zhvillimit të tregtisë janë monedhat prej bronzi e argjendi që janë prerë në Dyrrah. Ndërsa për lulëzimin urban dëshmon mozaiku i një dyshemeje, i quajtur Bukuroshja e Durrësit. Nga shekulli I-III e.s. qyteti i Dyrrahut përjetoi një periudhë lulëzimi, u bë qendër dhe porti kryesor i brigjeve të Adriatikut lindor.


Durrësi është e vendosur në brigjet e detit Adriatik, rreth 30 kilometra (në vijë të drejtë) në perëndim të Tiranës. Sot, qyteti përhapet jashtë në vendbanimet e ndërtimeve në fushën nga lindja. Vendi është mjaft i ulët në jug në gjirin e Durrësit.


Durrësi është një qytet që ka të bëjë me lëvizjet politike. Mjafton të përmendim zgjedhjet e vitit 2001 ku partia socialiste fitoi 6 nga 7 deputetë. Gjë e cila u përmbys në zgjedhjet e vitit 2005 ku demokratët fituan të gjithë deputetët në Durrës duke siguruar edhe pushtetin.[citim i duhur]


Durrësi ndodhet rreth 35 km larg Tiranës kryeqytetit të Shqipërisë. Është qendra e sistemit hekurudhor shqiptar. Gjithashtu Durrësi është edhe porti më i rëndësishëm në vend dhe lidhet me Italinë me anë të trageteve të linjës Durrës - Bari, Durrës - Ankona, Durrës - Trieste. Lidhet me Slloveninë me anë të tragetit të linjës Durrës - Kuper. Për më tepër Durrësi është edhe pikënisja e korridorit 8, si dhe kryqëzim i linjave më të rëndësishme të autorrugëve, ku më e rëndësishmja është linja Durrës - Kukës - Morinë e cila lidh Shqipërinë me Kosovën duke shkurtuar largësinë e udhëtimit.


Klima në Durrës është e ulët 5 °C në janar dhe e lartë 28 °C në korrik dhe gusht. qershori, korriku dhe gushti janë muajt, më të nxehtë dhe më të thatë.

Mbi kodra qytet i lashtë Ilir

Ohër edhe Ohri/a, (maqedonisht: Охрид/Ohrid) është qytet i cili ndodhet në pjesën jug-perëndimore të Maqedonisë pranë liqenit me të njëjtin emër dhe ka diku rreth 50.000 banorë.


Qyteti i Ohrit është i vendosur në brigjet veri-lindore të Liqenit të Ohrit. Ai shtrihet sipër dhe rreth dy kodrave kryesore, atë të kalasë dhe atë të Debojit. Ndërsa qyteti sot është i përhapur edhe në fushat pjellore në veri, veri-lindje dhe lindje, ai më herët ishte i përqendruar sipër dhe në këmbë të dy kodrave, i rrethuar nga një mur guri.

Nga qendra e Ohrit deri në qendrën e Strugës, ka një distancë rrugore prej vetëm 15.5 kilometra. Qyteti i Strugës gjendet në veri-perëndim. Fushat rrethuese të të dy qyteteve janë të ndarë nga një kodër që fillon në brigjet të liqenit dhe kalon në veri në masivin malor të Karaormanit. Në lindje të Ohrit ngrihet mali i Galiçicës me një lartësie maksimale prej 2255 metra. Ai i ndan liqenet të Ohrit dhe të Prespës. Kufiri shqiptaro-maqedonas i Shën Naumit në jug të Ohrit dhe në afërsi të Pogradecit, është nga qendra e qytetit rreth 30 kilometra larg. Ai nuk e ka atë rrëndësinë ekonomike dhe infrastrukturore si kufiri tjetër i Qafë Thanës afër Strugës, por kalohet sidomos nga turistë dhe tregtarë rajonal.


Ohri ka një klimë tipike kontinentale. Gjatë verës, moti është i nxehtë dhe me shumë pak reshje, ndërsa dimrit, moti është shumë i ftohtë dhe me shumë reshje bore. Zjarret pyjore në verë nuk janë të rrallë. Shkaqet janë thatësira dhe nxehtësia verore, por edhe gabime njerëzore, si për shembull hedhja e bishtave të cigareve të pashuara ose ndezja e zjarrit në natyrë. Në afërsi të liqenit, shpesh herë fryn një erë e freskët nga perëndimi ose veriu.


Komuna e Ohrit ka 54.380 banorë (sipas censusit 2002). 45.985 janë maqedonë, 2.962 shqiptarë, 2.268 turq dhe 3.165 i përkasin etnive të tjerë. Maqedonët i përkasin kishës ortodokse, ndërsa shqiptarët dhe turqit janë myslimanë.


Emri i qytetit, ″Ohrid″, rrjedhën nga fjalët bullgare vo/во (sipër, mbi) dhe hrid/хрид (kodër, mal), domethënë, ″mbi kodër″.

Ohri i ka rrënjët në parahistori. Fisi ilir i enkelejve e ndërtoi vendbanimin të parë me emrin Lyhnidos. Ato banonin në këtë rajon që përfshijnte liqenin e Ohrit dhe trevat rreth tij.[6] Pas vitit 148 p. e. r. qyteti u bë pjesë e Perandorisë Romake.

Më 29 dhe 30 maj të vitit 526, Lyhnidosi u shkatërrua nga një tërmet i fuqishëm. Për fatin e qytetit të lashtë faktet historike nuk japin më të dhëna. Vetëm tre shekuj më vonë përmendet një qytet bullgar me emrin Ohrid, çfarë do të thotë ″mbi kodër″.

Gjatë mesjetës, Ohri ishte qendër e veprimtarisë artistike dhe kulturore e bullgarëve. Në atë kohë, Klementi i Ohrit e themeloi Shkollën e Ohrit. Por edhe Shën Naumi ishte një dijetar i rrëndësishëm i atij institucioni. Në Shkollën e Ohrit mësohej gjuha e vjetër kishtare sllave, gjuha më e vjetër e shkruar sllave. Në shekullin e dhjetë, Ohri për 17 vjet ishte në kohën e sundimin të mbretit Samoil kryeqyteti i Perandorisë Bullgare.


Në vitin 1462, Skënderbeu e mposhti me ushtrinë e tij Ohrin dhe rajonin rreth tij. Por pas disa vitesh, sulltani Mehmeti i II e rifitoi qytetin.

Në vitin 1912, Serbia e zaptoi Ohrin bashkë me gjithë Maqedoninë dhe më pas u bë pjesë e Jugosllavisë.

Në gusht të vitit 2001, në Ohër u nënshkrua nga liderët të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe përfaqësuesit të qeverisë maqedonase Marrëveshja e Ohrit, e cila pas disa muajsh e mbylli Luftën në Maqedoni.


Atraksioni më i madh i Ohrit është liqeni i tij. Ndër më të vjetrit dhe më të thellët në Evropë, ai tërheq jo vetëm pushues por edhe sportistë, peshkatarë dhe shkencëtarë. Nga kalaja ka një pamje të jashtëzakonshme mbi qytet, liqen dhe deri tek malet rrethuese të tij. Edhe pse vuan nga ndotjet njerëzore, sidomos nga ana e Shqipërisë, ai mbetet një nga atraksionet më të pasur të gadishullit ballkanik. Siç u përmend, kalaja ndodhet mbi qytet dhe mbi kodrën kryesore. Kalaja i ka rrënjët në lashtësi, por në formën ekzistuese ajo u ndërtua nga mbreti bullgar Samoil në shekullin e dhjetë.


Qyteti i Ohrit është qendra administrative e Komunës së Ohrit (maqedonisht Opština Ohrid / Општина Охрид), e cila përfshijnë poashtu 29 fshatra të tjera në rrethinën e tij. Komuna ka një sipërfaqe prej 389.93 kilometra katrorë dhe një dendësie prej afro 140 banorë për kilometër katror, domethënë shumë më lartë sesa mesatarja shtetërore prej 80 banorë për kilometër katror.

Prej vitit 2013, kryetari i komunës është Nikola Bakračeski nga partia VMRO-DPMNE. Ai u votua për herë të parë në këtë post dhe mori 59.48 përqind të votave.


Ohri është qendra e turizmit maqedonas. Plazhet e shumta, qyteti i vjetër me arkitekturën tipikisht ballkanike, kishat ortodokse mesjetare, xhamitë osmane dhe jeta shumëngjyrëshe e natës janë vetëm disa gjëra që Ohri ofron për vizitorë të huaj. Sot, turizmi është sektori më i rrëndësishëm ekonomik i Ohrit. Disa janë edhe në industri dhe në bujqësi të punësuar. Por shumica merret me shërbimet dhe me tregtinë.
noform

Ohri ka lidhje të mira infrastrukturore brenda shtetit përmes Kërçovës, Gostivarit dhe Tetovës me Shkupin (rreth 170 kilometra), përmes Manastirit me Prilepin (rreth 110 kilometra) dhe përmes Strugës me Dibrën (rreth 65 kilometra). Por nga aktivitetet ndërtimore të viteve të kaluara, Ohri sot arrihet edhe shpejtë nga Shqipëria. Kështu Korça është vetëm rreth 75 kilometra larg, Elbasani rreth 90 kilometra dhe Tirana rreth 135 kilometra. Lidhjet për në Greqi janë modeste, Follorina arrihet për rreth 100 kilometra.

Ohri sot nuk ka më linjë hekurudhore. Nga Lufta e Parë Botërore deri në vitin 1966, ekzistonte një hekurudhë që lidhte Gostivarin dhe Ohrin, por udhëtimi ishte me 17 orë tepër i gjatë.

Aeroporti i Ohrit me emrin ″Apostulli Shën Pali″ është aeroporti i dyti në Maqedoni sipas madhësisë. Në vitin 2011, u transportuan rreth 71.000 pasagjerë. Ai gjendet në veri-perëndim të qytetit në rrafshin e Strugës.

Lissitan-i një qytet të ngritur në ajër,

Lezha është qytet në Shqipërinë veriore, vendasit e të cilit quhen Lezhjanë. Lezha ndodhet në një pozicion gjeografik shumë të favorshëm për sa i përket klimës saj bregdetare. Bregdeti i detit Adriatik ndodhet jo më shumë se 8 km.

Emri i Lezhës

Qyteti antik i Lezhës cilësohet me emrin Lissitan. Jane bërë disa zbërthime etimologjike deri më sot nga dijetarë të ndryshëm. Është përngjasuar emri Lezhë, apo Liss me fjalën shqipe Lis çka përbën një etimologji popullore. Ka të tjerë që emrin Lezhë e lidhin me emrin e italiazinuar Alesio, ngaqë përmendet në dokumentet mesjetare shumë shpesh, me kuptimin Aleks, Aleksandër. Ky emër lidhet edhe me emrin e Llesh apo Lekë Dukagjinit, si derivate të emrit më të plotë Aleksandër. Këto shpjegime etimologjike janë gjithashtu në rrafshin e etimologjisë popullore, dhe duhet thënë, se emri topik Lissitam çka parakupton rrënjën Liss, është një emër i mirfilltë ilir, kuptimi i të cilit, për arsye të një lartësie tepër të skajshme mund të themi se nuk ka mbetur i zbërthyer shkencërisht kënaqshëm deri më sot.

Pozita gjeografike

Aty ku Lumi Drin i jepte fund rrugëtimit të vet nëpër Shqipëri dhe bashkohej me Detin Adriatik për të krijuar Gjirin e Drinit; aty ku takohen zgjatimet e fushave pjellore të Zadrimës, të Torovicës (dikur kënetë) dhe të Bregut të Matës (krijuar nga prurjet e lumenjve Drin dhe Mat); aty në majen e një kodre në formë piramide (Mali i Shelbumit) dhe rrotull një kodre tjetër edhe më të vogël, në majen e së cilës sot dallohen bedenat e Kalasë Mesjetare, qarkuar nga V-L prej një kreshte malore (pika më e lartë, Vela-1171 m), dëshmohet në vijëmësi një ndër vendbanimet me të hershme mesdhetare: Lezha.

Pak fjalë mbi Lezhën

Lezha si qytet dhe biostrukturë përfaqëson diçka shumë të rëndësishme dhe të veçantë! Nga pikëpamja gjeometrike dhe ekologjike, Lezha, përbën një kaleidoskop të mrekullueshëm të natyrës, gati një lloj principate të pashembullt ekologjike, ku mali, fusha, pylli, monumentet arkeologjike dhe historike, laguna dhe deti përbëjnë një bashkësi të spikatur. Në këtë kuptim, Lezha, është e preferuara e shekujve, një sintezë e veprsës së natyrës e të njerëzve me një vesk të ndritshëm të historisë e artit. Në portat e Lezhës mund të hysh pa trokitur, dhe duke e njohur fytyrën dhe thelbin e saj, vetëm mund te magjepsesh pambarimisht.
Lezha është një grishje e përhershme dhe një estetikë e gjallë e sendeve dhe qytetërimit iliro-shqiptar, një stacion diturak i mijëvjeçarëve dhe i kënaqësive të veçanta të banorëve dhe të udhëtareve. Çdo tregim mitologjik për Lezhën i paraprin historisë së saj plot motive dhe kontraste nga më të ndryshmet. Jo më kot, kronikania dhe eruditja bizantine Ana Komnena, në shek. XII, e quan Lezhën një qytet të ngritur në ajër, që mund të shihet nga të gjitha anët. Nuk është thjesht metafore e skajshme, por vetvetiu çdo shikues mund t'a vështrojë Lezhën në lartësinë e historisë së saj, në ajrin e shekujve si të dale nga frymëmarrjet poetike të poetit Ndre Mjeda, që ka shkruar mrekullisht për Lezhën. Ku nga të kater anët, të rrethojnë metaforat e historisë; çdo njeri jeton midis tyre dhe këtu qëndron vetë sekreti i mbijetesës.
Muret rrethuese të Lisit, planimetria

Historia e njërit prej qyteteve me te vjetër te Shqipërisë

Muret rrethuese të Lisit përfshinin një sipërfaqe prej rreth 20 ha, duke zënë majën dhe shpatin perëndimor të një kodre pranë bregut të majtë të lumit Drin. Muret anësore, që zbrisnin nga shpati, vazhdonin edhe në terrenin e sheshtë rrëzë kodrës, duke përfunduar në breg të lumit me nga një kullë. Një mur tërthor që kalonte paralel me lumin, mbronte pjesën fushore. Pjesa tjetër e fortifikimit ndahej gjithashtu nga një mur tërthor, duke e ndarë qytetin në dy pjesë, të sipërmin dhe të poshtmin. Muret kanë një trashësi 3,20-3,50 m dhe janë ndërtuar me blloqe gurësh të punuara në forma trapezoidale dhe poligonale që kanë një gjatësi 0,60-1,60 m dhe lartësi 0,30-0,60 m. Faqja e jashtme e gurëve është lënë e gufmuar, e punuar ashpër me çekiç ose ashtu siç ka dalë nga gurorja. Stilet e ndryshme të ndërtimit, trapezoidali i rreshtuar dhe poligonali ndërthuren midis tyre dhe janë të njëkohshëm. Fortifikimi i Lisit ka pasur shumë porta, që hapeshin nga të gjitha anët e murit perimetral. Vetëm në qytetin e sipërm janë zbuluar 10 hyrje, ndërsa në qytetin e poshtëm për shkak të ruajtjes së dobët të linjes së murit rrethues akoma nuk është zbuluar ndonjë prej tyre. Shumica e hyrjeve kishin një gjerësi prej rreth 3–4 m, duke shërbyer në këtë mënyrë për qarkullimin e karrove, gjurmët e rrotave të të cilave ruhen akoma mbi pragjet prej guri. Hyrjet mbroheshin përgjithësisht nga kulla anësore. Porta instalohej në thellësi të një korridori, që formohej nga kulla dhe muri rrethues ose nga zhvendosja paralele e dy skajeve të murit. Ajo ishte dykanatëshe, e siguruar nga brenda me një tra, që lëvizte horizontalisht (katarah). Muret rrethuese janë pajisur edhe me kulla, të cilat kanë më tepër karakterin e bastioneve, duke qenë të mbushura përbrenda me gurë të mëdhenj deri në lartësinë e shtegut të rojeve. Kullat kanë forma drejtkëndëshe, me përjashtim të njërës që ka formë të rrumbullakët. Ato kanë një gjerësi ballore 6,00-10,50 m dhe projektohen nga muret 5,50x8,00 m, të vendosura zakonisht 40–50 m larg njëra tjetrës. Përveç kullave, për të kontrolluar kurtinat janë përdorur edhe kthesa muresh sidomos në terrene me pjerrësi të theksuar. Nga gërmimet akeologjike, muret rrethuese të Lisit, kur ai kishte marrë fizionominë e vërtetë të një qyteti antik, janë datuar në fund të shek. IV — fillimi i shek. III p.e.r., duke hedhur poshtë mendimin tradicional se Lisi ka qenë një koloni sirakuziane e themeluar në fillim të shek. IV nga Dionisi plak i Sirakuzës.
Nuk mund të gabonte Ana Komnena, ne shek. XII, kur e quan Lezhën një qytet te ngritur në ajër, që mund të shihet nga të gjitha anët. Jo më shumë sesa metaforë, Lezha është një qytet, ku janë përplasur dallgët e pafundme të historisë së Shqipërisë. Atje ka qenë Jul Cezari, dhe po atje, Skënderbeu, u kërkoi besën princërve shqiptare. Duke iu "larguar" Krishtit, zbulimi më i madh arkeologjik i epokës së bronzit, është gjetja e thesarit prej 120 sopata prej bronzi, shumica të vogla, të tipit kelt dhe të tjerat më të mëdha te tipit "dalmato-adriatikas". Ky thesar u gjet në Torovicë, 13 km në veri të Lezhës. Për historianet, Lezha, si qytet me hershmërinë e saj, përfaqëson një qerthull te një fisi ilir, prej të cilit trashëgonte emrin e tij "Lissitan". Ka një rimëkëmbje të Lezhës në fillimin e shek. VI. Kështjella e Lezhës është ne listën e rindërtimeve të mëdha të Perandorit ilir Justiniani i Madh dhe përmendet në librin e Prokopit të Çezaresë.
Ftillëzimi i historisë njerëzore gjallon ne Lezhë që në periudhën parahistorike, në epokën e bronzit dhe të hekurit. Arkeologjia hap enigmat e mbyllura te zanafillës. I vetmi objekt përfaqësues i dorës së njeriut prehistorik, që është gjetur deri me sot, në ketë areal është një sopatë e vogël prej guri punuar, gjetur rastësisht, gjatë gërmimeve për hapjen e themeleve të një godine në qendrën e Lezhës. Është sopatë guri, e tipit të quajtur "gjuhë lope". Vetvetiu, kjo vepër në miniature, zmadhohet në përfytyrimin tonë, si dëshmi e ekzistencës së vendbanimit prehistorik dhe është një motiv ngacmues për zbulimet e ardhshme në rrafshin e prehistorisë.
Epoka e bronzit dhe e hekurit përfaqësohet nga një koleksion objektesh: armë, vegla pune, vathë, fibula, etj. Zona e Lezhës dhe zonat ne kufi te saj janë zona minerale të pasura me bakër. Ky resurs ka qenë gjithnjë burim i jetës dhe i punës. Zbulimi më i madh arkeologjik i epokës së bronzit është gjetja e thesarit prej 120 sopata prej bronzi, shumica të vogla të tipit kelt dhe të tjerat më të mëdha të tipit "dalmato-adriatikas". Ky thesar u gjet në Torovicë, 13 km në veri të Lezhës. Mes tyre, ishte dhe një sepatë bronzi e tipit italik, që saktësoi datimin e krejt thesarit në shek. X para erës sonë. Ky thesar shpreh një faze paraardhëse të sistemit monetar, sepse shkëmbimi i tyre, parakupton vlerat e sopatave, si simbole paramonetare të shkëmbimit. Kodër-varret, varrezat tumulare, që ndodhen në të gjithë hapësirën që rrethon të Lezhës, kanë dhëne objekte të rëndësishme te kulturës së hershme ilire. Mes tyre është gjetur dhe një shpate e tipit "Niken", prej bronzi, gjë që simbolizon trafikun dhe lidhjen me kulturën e gjeo-mikenas, vetëkuptohet nëpërmjet detit në ketë qerthull. Materiali arkeologjik, i zbuluar në Blinishtë në Troshan, në Daj, në Kallmet, në Spitë, në Malësi të Lezhës tregon për një cikël të vendbanimeve parahistorike të etnosit ilir. Madje, edhe në kreshtën e malit të Shetbunit, janë gjetur gjurme muresh të sistemit mbrojtës parahistorik, që i takon si kohë periudhës së vonë të bronzit.
Qendrat prehistorike vetvetiu shndërrohen në qendra protourbane, paraqytetare. Vendbanimet e fortifikuara protourbane janë jo vetëm në malin e Shelbunit, por edhe në vetë kodren e Lezhës. Këto vendbanime protourbane do të përqendrohen dhe do të krijojnë një simbiozë për të kaluar në fazën më të lartë atë urbane, pra të strukturës qytetare dhe të konceptit të ekzistencës dhe funksionimit të qytetit antik.
Faza urbane nis dhe dokumentohet nga autorët e lashtë dhe përmendet me emrat Lis, Lissos, Lisso, Lissum. Banorët e qytetit janë quajtur Lisitam. Emrat etnik, sipas Stefan Bizantinit qenë: Lissios dhe Lisseus. Jeta qytetare është fryt i zhvillimeve në strukturën ekonomiko-shoqërore në Ilirinë Jugpërendimore gjatë shekujve 5-6 para erës sonë. Në të vërtetë kemi të bëjmë me epokën e jetës qytetare, në të gjitha qendrat e mëdha në bregdetin lindor te Adriatikut, me njëkohësinë e strukturimit qytetar në Shkoder, Ulqin, Rizon etj. Duke u bazuar në formen e mirëfilltë dhe të plotë të qytetit të zhvilluar të Lezhës, me perfundimin tipik të sistemit mbrojtës, mund të caktojme se jeta urbane e tij lidhet me fundin e shek.IV para erës sonë. Të rralla janë qytetet antike të Shqipërisë, që kanë ndërtime mbrojtëse të fortifikuara, aq të bukura dhe të fuqishme për nga ndërtimi, teknikat e ndertimit dhe pozicioni. Lezha është një nga qytetet më të mëdha dhe më të fortifikuara të krejt Ilirisë. Madje, sistemi i fortifikimit të Lezhës, është më i fuqishëm se ai i Apolonisë.
Lezha funksionon si qytet bregdetar dhe njekohesisht si liman lumor, ne skajin me jugor te shtetit ilir te Ardianeve dhe spikat per rolin e rendesishem ne shek. III para. K. Lezha eshte pike strategjike per levizjen e Flotes Ushtarake Detare Ilire dhe behet nje qender emblematike ne kohen e sundimit te mbretereshes ilire, Teuta, e cila riorganizoi dhe fuqizoi Floten Detare Ilire per operacionet luftarake ndaj Epidamnit, Korkyres, qyteteve te tjera te Greqise, deri ne thellesi te Mesdheut. Qyteti i Lezhes dhe fortifikimi i tij Akrolisi, per here te pare, shenohet ne burimet historike nga historiani Polidi, i shek.II para eres sone. Ky autor i jep hapesire ne pershkrimet e tij luftrave iliro-romake, ngjarjeve, qe u zhvilluan ne token ilire gjate luftrave maqedono romake, gjate viteve 264 dhe 146 para eres sone. Qyteti i Lezhes eshte emer kryesor ne traktatin e paqes, ndermjet mbretereshes ilire Teuta dhe perfaqesuesve te Romes ne vitin 229 para eres sone. Lezha caktohet nga romaket si kufiri me jugor i lundrimit te anijeve luftarake ilire ne Adriatik. Fakti, qe romaket e njohin kete qytet, eshte domethenes. Por, kufizimi i levizjes se Flotes Ilire nuk u respektua gjate, ne vitin 220 para eres sone, strategu i famshem ilir Skerdelajdi se bashku me Demeter Farin, u nisen nga bregdeti i Ilirise me 90 anije, kaluan kufirin tabu te Lezhes dhe vazhduan lundrimin luftarak ne drejtim te ishujve Kylkade.
Eshte pikerisht Polibi, i cili thote se Filipi V, mbreti i Maqedonise shpresonte te shtinte ne dore Lezhen dhe Akrolisin. Ai perpiloi nje plan strategjik, u nis me ushtri te madhe tokesore dhe mbas nje udhetimi 2-ditor, qendroi prane lumit Ardoksan, prane Lezhes. Polibi u impresionua dhe qe i kujdesshem para ketij qyteti te fortifikuar shume mire. Akrolisi ishte me i larte dhe akoma me i fortifikur, duke e bere te pamundur pushtimin e tij. Filipi i V, synoi ne hapesiren midis Lezhes dhe rrezes se malit te Akrolisit. Ai pjesen me te zgjedhur te ushtareve te armatosur lehte e fshehu ne disa lugina te pyllezuara nga ana e brendshme e tokes. Me pjesen tjeter te ushtrise, ai sulmoi nga ana e detit nga perendimi. Polibi shenon "brenda ne Lezhe ishin grumbulluar forca te medha, nga krahinat e aferme ilire, te ardhura menjehere aty, sapo kishin degjuar per ardhjen e Filipit. Sa per Akrolisin iliret kishin besim aq te madh ne fortifikimin e tij, saqe kishin lene atje vetem nje ushtri te paket per ta ruajtur". Ahere Filipi V perdori nje strategji ushtarake, mbajti ne fushe ushtaret e armatosur rende, kurse ata qe ishin armatosur lehte i nisi sulm drejt kodrave. Vendasit i thyen lehte pararojat e Filipit dhe duke marre guxim nga kjo dolen nga qyteti dhe zbriten ne fushe. Te njejten gje, bene edhe ushtaret qe ruanin Akrolisin, qe kujtuan se Filipi u kthye dhe po terhiqej nga fusha e betejes. Por, ne kete cast, ushtaret maqedonas, qe ishin te fshehur u turren me force kunder ilireve. Gjithashtu edhe ushtaret e armatosur rende ne fushe te Filipit kundersulmuan. Trupa mbrojtëse e Akrolisit nuk pati kohe te rikthehet ne fortifikimin e tyre, sepse ju pre rruga nga ushtaret maqedonas, qe i kishin zene prite. Fale kesaj strategjie dinake, Filipi V, mbas luftimesh te medha dhe te pergjakshme e pushtoi Lezhën dhe Akrolisin. Kjo gje ndodhi ne vitin 213 para eres sone. Filipi V me 216 dhe 214 para eres sone kish sulmuar dy here edhe qytetin e Apolonise dhe kish kercenuar edhe Epidamnin, por nuk mundi t'i pushtonte. Por pushtimi maqedonas qe i shkurter. Eshte Polibi, qe e permend qytetin e Lezhes, ne shek e II para eres sone si qytet rezidencial i Gentit, mbretit te famshem dhe te fundit ilir. Ne kete qytet te fortifikuar, Genti, priti delegacionin maqedonas, te derguar nga Taseu, mbreti i Maqedonise, per te finalizuar nje marreveshje per lidhjen e nje alenace miqesore mes shtetit ilir dhe atij maqedon. Keto bisedime me kthim dhe dergim delegacionesh perfunduan ne qytetin Meteon te Labeatisë. Marreveshja u arrit dhe mbreti Gent dergoi perfaqesuesit e tij se bashku me ato te Perseut per te shkuar ne ishullin e Rodit per te bere se bashku nje aleance tripaleshe kunder Romes. Sipas kronikave historike, Genti i pozicionuar ne lufte te hapur kunder romakeve, mblodhi ne qytetin e Lezhes 15.000 luftetare te armatosur. Ai nisi nje njesi luftarake prej 1000 kembesoresh dhe 10 kaloresish te kryesuar nga i vellai, per te nenshtruar fisin e Kavove, ndersa vete u nis kunder qytetit ilir Basanje, 5 milje larg Lisit, qe ne ate lak kohor ishte aleat i romakeve. Gjithashtu, Genti dergoi dhe 80 anije, per te placitur tokat e epidamnasve dhe apoloniateve, qe ishin pro Romes. Këto veprime të Gentit patën një kundërveprim të fuqishëm të romakëve dhe në luftën iliro-romake të vitit 168 para.K., Genti u dorëzua në qytetin e tij, që ishte kryeqendër e shtetit ilir, Shkodër.
Duke parë burimet e lashta dhe të dhënat e autorëve antike, mësojmë se për themelimin e qytetit të Lezhës i atribuohet një rol kolonizues një personaliteti të njohur të kohës : Dionisi Plak, tiran energjik i Sirakuzës. Kështu, [[Diodori i Sicilisë]], që ka jetuar në kohën e Jul Çezarit dhe Augustit, thotë se Dionisi plak, kishte projektuar një fushatë të kolonizimit të bregdetit ilir të Adriatikut me drejtim nga përëndimi në lindje dhe kish dërguar kolonë për të themeluar qytetin e Lezhës, në vitin 385 para. K. Kjo e dhënë historike është marrë si e mirëqenë nga shumë dijetarë, por edhe është vënë në dyshim nga dijetarë të tjerë. Në të vërtetë, që në shek. XVIII, nga dijetari Lucius është vënë në dyshim themelimi i një kolonie sirakuziane në Lezhë, i cili thotë se ka një ngatërrim dhe lapsus grafik të emrit në kronika; se nuk është themeluar qyteti Lissos, por qyteti Issa, ne ishullin Hva ne bregdetin dalmat. Pra, ky ngatërrim toponimik, ka krijuar një debat në rrafshin e dijetarëve historianë. Një analizë të hollësishme të tezave mospërputhëse për kolonizimin ose jo nga ana e Dionisit Plak të Sirakuzës, është bërë nga dijetari G. Novak, i cili është nga njohësit më të mirë të veprimtarisë kolonizuese të Dionisit Plak në Adriatik.
Në të vërtetë teza se Lezha është themeluar nga Dionisi Plak i Sirakuzës më 390-394 para.K., është hedhur poshtë me argumente të shumta të dala nga gërmimet arkeologjike nga ana e dijetarëve shqiptare, por edhe më parë nga arkeologë të huaj. Ndonëse nuk mund të mohohet historikisht një ndikim nga përëndimi në Lindje i Dionisit Plak të Sirakuzës edhe në Lezhë, prapseprapë nuk mund të bëhet fjalë për një kolonizim, sepse mbarëvajtja e Lezhes si njësi e plotë qytetare në shek. IV para erës sonë, qe nje realitet i pamohueshem dhe se deri me sot nuk jane gjetur deshmi dhe gjurme te kultures saraguziane, as monedha dhe as objekte materiale te Sirakuzes ne qytetin e Lezhes.
Themelimi i Lezhes (?!)
Themelimi i qytetit te Lezhes eshte nje ceshtje e hapur shkencore, por teza e autoktonise ilire te qytetit te Lezhes, qe paralelizohet ne te njejten hapesire kohore edhe me qytete te tjera ilire te medha eshte me bindese dhe me e sakte. Lezha, si qytet me hershmerine e saj, perfaqesonte nje qerthull te nje fisi ilir prej te cilit trashegonte emrin e tij Lissitan. Ky emer dokumentohet nepermjet monedhave te prera nga qyteti. Me vone, Lezha, do te jete kryeqendra e krahines se banuar nga pirustet, qe sipas Strabonit benin pjese edhe ne fiset ilire panone, qe paten prijes Baton, gje qe terthorazi jepet edhe nga dokumente te tjera. Pirustet dhe desidiatet dalmate, ne gjysmen e dyte te shek.I, jane quajtur nga dijetari romak Paterkuli si te pathyeshem, jo vetem ne saj te pozites se vendeve dhe maleve, por dhe te natyres se tyre te eger dhe te zotesise se tyre te cuditeshme luftarake. Dijetari Tit Livi dimensionon zonen-ushtri te fisit ilir te pirusteve, konkretisht ndermjet taulanteve, desaredeve, banoreve te RizonitUlqinit dhe Shkodres. Ne kohen e mbretit ilir Gent, fisi ilir i pirustëve perbente nje nga forcat kryesore te tij luftarake kunder romakëve. Edhe pas pushtimit romak te Ilirise, pirustet zhvilluan rezistence te ashper dhe per te shuar kryengritjet e pirusteve vjen vete ne Iliri, Jul Cezari. E tere historia e mesiperme, tregon jo vetem levizjet e medha nga Lindja (maqedonasit) dhe nga Perendimi (romaket), por edhe vete strukturen e organizuar te ilireve, lufterat e tyre per liri dhe mosnenshtrim dhe caktimin e Lezhes si nje qytet emblematik, emri i te cilit referohet ne traktate apo ne kronika te rendesishme te ngjarjeve me karakter nderballkanik por edhe mesdhetaro-adriatikas.
Zhvillimi urbanistik i Lezhes
Qyteti antik i Lezhes eshte i vendosur ne nje terren te dyfishte: kodrinor dhe fushor dhe muret rrethuese përfshijnë një sipërfaqe prej 20 ha. Urbanistika e qytetit te fortifikuar ka kater zona kryesore: 1.Zona e pjesës se sipërme. E vendosur ne maje te kodrës, 2. Zona e pjeses se mesme eshte e shtrire ne shpatet kodrimore 3. Zona e pjeses se poshtme është poshtë kodrës 4. Zona breglumore është me shtrat te lumit Drin dhe murit perendimor te qytetit. Sipas studjuesit Koco Zhegu, sejcila nga këto zona, ka pasur një funksion te veçante dhe njekohesisht te nderlidhur. Keshtu, ka ekzistuar nga zona e I deri tek e IV, ku duke respektuar dhe pozicionin natyror te mbrojtur, dhe shtrirjet urbane kane qene vendosur institucionet shteterore, territori i banuar ne mënyre te dendur, qendra zejtaro-tregtare dhe me poshte porti lumor, qe nderlidhte Lezhen me tere rruget detare te Adriatikut. Pjese perberese e Lezhës ishte Akrolisi, qe ishte ne piken kulmore dhe me te vecante te sistemit mbrojtes te qytetit. Planimetria urbanistike e Lezhes eshte e vecante dhe e paperseritur ne asnje nga qytetet ilire te njohura deri me sot. Mund te thuhet se moduli urbanistik i Lezhes antike nuk eshte bere sipas shembullit te qyteteve bashkokohore ne Greqi, Maqedoni dhe Epir, por nuk mund te karakterizohet tipologjikisht si qytet me akropol. Urbanistika e periudhes ilire trashegon deri me sot, planimetrine e mureve rrethuese, kullat mbrojtese, te gjitha hyrjet dhe nje pjese te rruges kryesore te pjeses se poshtme te ketij qyteti. Ne planimetrine e Lezhes ilire, percaktohen qarte 11 porta te medha dhe te vogla, qe lejonin te hyje ne qytet ne te gjitha drejtimet. Nga keto, dy jane ne pjesen e siperme, 6 ne te mesmen dhe 3 ne qytetin e poshtem. Ne qytetin e siperm, porta kryesore ka qene e vendosur ne anen lindore per te komunikuar me Akrolisin, porta e dyte qe ne anen Veriore, qe e lidhte qytetin me zonen fushore me krahinen veriore. Porta me e madhe ka nje hapesire drite prej 4,20 m dhe ne zgjidhje planimetrike eshte krejt e vecante ne krahasim me te tjerat. Nje tjeter porte e vecante e qytetit quhet porta e burimit, sepse kishte lidhje me nje burim uji ne afersi te saj. Ne qytetin e mesem porta kryesore quhet ajo e Gaviavit. Si element karakteristik te portave te qytetit jane permasat e tyre madheshtore, gje qe nuk vihet re ne qytete te tjera ilire. Zgjidhjet e tyre arkitektonike jane pershtatur me terrenin, pjerresine dhe funksionet perkatese. Brenda qytetit te Lezhes, ruhet dhe rrjeti i rrugeve te degezuara dhe te kryqezuara ne brendesi. Nga te jashtmet, qe hyjne ne qytet jane tri, ajo qe vinte nga Jugu, nje tjeter nga Veriu dhe e treta nga Verilindja.
Skema e mureve mbrojtese te Lezhes perfshin nje gjatesi pej 2600 m. Jo me kot, Polibi ka fiksuar pershtypjen shume te madhe, qe i ben keto mure mbretit Filipit V te Maqedonise. Pjesa e sipërme e quajtur Akrolis është pjesa më speciale e fortifikimit. Trajtimi stilistik i mureve permban dy stile ndertimi, qe i perkasin nje faze te vetme kohore, qe lidhen me vecorite stilistike dhe morfologjike te mureve epirote-ilire. Nga nje llogaritje e perafert del se jane afro 100 mije metro kub gure dhe mbi 80 mije cope blloqe. Kjo kryeveper inxhinierike ndertimore eshte e pashembullt ne territorin shqiptar.
Skulpturat
Arti i skulptures dokumentohet me disa deshmi unikale. Me 1978, gjate germimeve arkeologjike ne mes te Katedrales se Shën Nikolles eshte gjetur nje bazament ne formen e nje drejtkendeshi ne permasat 1,98 x 2,86 m, mbi te cilen ka qene ngritur nje statuje, qe sot nuk ruhet. Gjithashtu eshte gjetur nje fragment skulpturor i nje trupi gruaje, te kohes helenistike. Me mire nga te gjithe ruhet nje altorelief, qe paraqet nje figure mitologjike : Erosin. Kjo gdhendje eshte mjeshterore dhe e realizuar ne mermer te bardhe. Erosi eshte hyu i dashurise, ka krahe gjysem te hapur dhe eshte i shtrire ne pozicion fjetjeje. Ka mundesi t'i takoje llojit te eroseve te karakterit memorial, qe zbukurojne monumentet perkujtimore. Kjo kryeveper artistike i takon shekullit II-III para Krishtit. Nje skulpture tjeter eshte figura e nje njeriu, gdhendur ne nje bllok guri me shtat mesatar dhe me nje kapele te "tipit pileus" ne koke. Kemi dhe deshmine e skulpturave te vogla prej balte te pjekur. Eshte gjetur nje kallep prej balte te pjekur (nje matrice), qe ka sherbyer per riprodhimin e figurimave te quajtura terrakota. Nga kallepi riprodhohet nje skene mitologjike ne miniature, qe paraqet tre figura te vendosura ne mes te nje sfondi me elemente zbukurimore, te imituar nga arkitektura monumentale e kohes helenistike.
Artizanati dhe zejtaria
Artizanati ndertimor lidhet me prodhimin e tjegullave dhe pllakave prej balte, me pocerine vendase shume te zhvilluar. Nje numer tjegullash mbajne vulen e pronarit te punishtes me emrin EOBTAIO. Ky emer lidhet me te njejtin emer, qe gjendet edhe me monedhat e gur-varret e zbuluara ne qytetin e Durresit. I madh eshte numri i amforave te zbuluara ketu, disa prej te cilave kane edhe vula ne forme simbolesh apo monogramesh. Ne disa amfora vula ka te rafiguruar lulen e sheges, simbol ky i njohur per amforat me prejardhje nga ishulli i Rodit. Nje vule e nje amfore tjeter mban emrin ilir Gent dhe emrin tjeter po ilir Suri, pronar i punishteve vendase. Jane gjetur edhe ene tryeze me kanilyra te tipit inafie dhe ene te tipit megara. Keto objekte i perkasin si kohe shek.III-i para Krishtit.
Me interes jane dhe objektet prej bronxi apo dhe prej hekuri si fibula, byzylyke, unaza, gjilpera, grepa peshkimi, thumba dhe gozhde te vogla, maja heshtash, shpata etj. Nga nje gur varri i gjetur ne Lezhe, i shek.II para Krishtit, mesojme emrin e arkitektit Hieroni, i biri i Leonit. Eshte fjala per nje arkitekt, qe ka punuar ne kete qytet ilir.
Monedhat
Jane gjetur shume monedha prej bronxi dhe argjendi. Koleksioni numizmatik i Lezhes, perfshin shume monedha me origjine nga Durresi me siglen "DYRR". Ketu eshte gjetur dhe monedha e mbretit ilir Ballaios, prere me 167-135 para Krishtit. Nje numer i konsiderueshem monedhash jane nga prerjet autonome te qytetit te Lezhes, te cilat imitojne ato te Shkodres. Ato mbartin legjenden LISSITAN dhe kane elemente zbukurimore teper tipike, sic eshte figura e anijes Liburne. Keto prerje jane bere me 229-213 para Krishtit. Simbole te ketyre monedhave jane figura e Zeusit me trekendesh, e Artemisit me rrufe, ose me figuren e dhise. Perdoret dhe figura e mburojes dhe perkrenares ilire. Te gjithe keto elemente lidhen me boten e mirefillte ilire dhe duket qarte ndikimi labeat i Shkodres, si kryeqender e shtetit ilir.
Muret e Akropolit
Lezha gjate pushtimit romak
Mbas pushtimit romak te Ilirise se Jugut, me 168 para Krishtit, Lezha permendet si "Municip". Ajo e ruan rendesine si qender ushtarako-administrative dhe si baze detare per Adriatikun verior. Ne periudhen romake pati disa rindertime te rendesishme te qytetit ilir. Sidomos ne Akropol, ne zonen e qytetit kodrinor, ne qytetin e poshtem dhe ne portin lumor. Por trashegimia e traditave ndertimore vendase mbijeton dhe eshte gjithmone zoteruese. Ne zonen kodrinore ku qene vendosur kolonet romake jane gjetur dhe germadhat e banesave te tyre prej guri. Rindertimi romak i qytetit ka qene i pjesshem. Jane zbuluar dy mbishkrime ne latinisht, qe bejne fjale per kete rindertim. Mbishkrimi i pare i gjetur ne Porten e Gaviarit, ben fjale per rindertimin e portes dhe te kulles ne te djathte te Portes. Ne mbishkrimin e dyte, 20 m larg te parit, flitet per rindertimin e murit, nen kujdesin e magjistratit ekzekutiv te Luk Gaviarit dhe te Meges. Nje mbishkrim i trete i demtuar eshte gjetur ne nje bllok guri, ne anen veriore, por eshte i palexueshem. Kurse mbishkrimin e IV, e ka pare me syte e tij dhe e ka lexuar Qiriako i Ankones, i cili e ka vizituar Lezhen me 1463. Qiriako thote se mbishkrimi flet per rindertimin e mureve rrethuese prej te njejteve magjistrate romake. Rezulton se rindertimi romak i mureve eshte bere 250 vjet pas fortifikimit ilir. Ne periudhen romake pati ndertime te tipit termal me sistem hidraulik te zhvilluar, si dhe perdorimi i teknikave "Okus retikulatum" apo dhe thjesht "Retikulatum" te shek.I-II pas Krishtit.
Lezha ne Antikitetin e vone dhe periudhen bizantine
Lezha, ne shekujt e pare pas Krishtit nuk u zbeh si qender qytetare. Administrativisht bente pjese ne provincen e Prevalit, qe kishte si qender Shkodren. Ne periudhen e vone antike me emrin e Lezhes lidhen dy rruge. Rruga, qe lidhte Salonen me Dyrrahun dhe rruga qe nisje nga Lezha ne qytetin Nais. Ka nje rimekembje te Lezhes ne fillimin e shek.VI. Keshtjella e Lezhes eshte ne listen e rindertimeve te medha te Perandorit ilir Justiniani i Madh dhe permendet ne librin e Prokopit te Qezarese. Rindertimet e kesaj kohe jane te dukshme dhe qyteti bizantin i Lezhes hyn te qendrat me te medha te kohes. Qendra kthehet ne nje qender episkopale dhe madje permendet me emrin i peshkopit Gjon ne vitin 592.
Lezha ne shekujt VII-XII
Kronikani i njohur si Anonimi i Ravenes e permend Lezhen ne shek.VII-VIII si qytet bregdetar ilir. Ne kete periudhe ka ndodhur procesi me i rendesishem i transformimit te ilireve te lashte ne arberit e hershem. Kjo gje vertetohet edhe nga materiali arkeologjik i varrezes arberore te zbuluar ne Qafen e Kalase. Ky material arkeologjik eshte tipik me kulturen materiale arberore, qe lidhet me Durresin e qendrat e tjera te Shqipërise. Ka dhe nje rifortifikim tjeter te qytetit ne fund te shek.VIII. Me kete rast, ndertohen kulla te reja dhe perdoren teknika te reja. Keshtu keshtjella e Lezhes, perben nje simbioze te ndertimeve ilire, romake dhe bizantine. Autoret bizantine si : Konstandin Porfyro Gjeneti, Kedreni dhe Ana Komnena flasin per rendesine e madhe te qytetit te fortifikuar te Lezhes. Ana Komnena tregon se pikerisht ne Lezhe, perandori Aleks Komneni, grumbulloi forcat e tij per t'i cuar ne mbrojtjen e qytetit te Durresit, gjate rrethimit te Durresit nga ushtria normane e udhehequr nga Bohemundi me 1107.
Ne shekujt e mevonshem, Lezha perfshihet ne Principaten e Arberise, prane Dukatit te Durresit te krijuar nga Republika Veneciane. Nga aktmarreveshja e Dhimitrit "Kryezoti i Arberise" me Republiken e Raguzes, rreth viteve 1208-1215 ku behet fjale per shkembime tregtare dhe per transport mallrash pa taksa, si ne rruget tokesore ashtu dhe ne ato detare, vetekuptohet dhe rendesia e qytetit te Lezhes, si pike kyce te raporteve te Arberise me Republiken e Raguzes. Me 1393, qyteti i Lezhes, iu dorezua Republikes se Venedikut nga Progon Dukagjini. Keshtu Lezha perjeton perfshirjen ne shtetin venedikas, gje, qe me disa nderprerje vijoi deri me vdekjen e Gjergj Kastriotit, deri ne shek.XV. Viti 1478 eshte viti i pushtimit te Lezhes nga turqit.
Hyjnite ilire dhe Lezha
Gjate periudhes se shtetit ilir, deri ne pushtimi romak ne Lezhe mbijetojne kultet dhe hyjnite ilire. Ne kufijte e Lezhes kemi mbijetesen e te ashtuquajturit Zeus Pathius, nje interpretim vendas i kryehyjnise politeiste te lashte. Nga numismatika e Lezhes kuptojme ekzistencen e hyjnise Artemis, te quajtur edhe Diana apo Zana, mbrojtese e pyjeve dhe kopeve. Ajo qe eshte me e rendesishme dhe me kryesore eshte se pikerisht nga nje monedhe e Lezhes njihemi me Hyun e mirefillte te detrave, te njohur me emrin Redon. Kete zbulim e ka bere arkeologu Hasan Ceka, i cili vuri re ne nje monedhe te Lezhes ekzistencen e nje figure burri me kapele karakteristike me strehe te gjate, te quajtur "Kausia". Kjo monedhe ka te shkruar dhe legjenden Redon. Pjesa e prapme e monedhes ka figuren e nje anije ilire, nje liburne, te perdorur nga labeatet. Deri vone, portreti i burrit me kapele, eshte konsideruar si ai i mbretit ilir Gent, dikush tjeter e ka quajtur si nje Hermes. Por monedha e Lezhes me kete portret vazhdon te pritet edhe pas renies rob te mbretit Gent, me 168 para Krishtit. Ne nje prerje te vitet 135 p.K mbijeton monedha me portretin e burrit, gje qe perjashton mundesine, qe te jete portreti i mbretit ilir Gent. Hasan Ceka konkludoi me te drejte se kemi te bejme me figuren e Hyut Ilir te Detrave Redon, emri i te cilit mbijeton ne toponimin e Kepit te Rodonit, ne Veri te Durresit. Kete e perforcon edhe figura e anijes ilire ilire, Lempes ne shpine te monedhes dhe zbulimi para ca kohe i disa mbishkrimive ne Kepin Leuka, ne Jug te Italisë te disa anijeve ilire, njera nga te cilat mban emrin Redon. Hyu Redon eshte nje kryeemer i mitologjise ilire dhe se bashku me Hyun e Luftrave Medaur, përben një dyshe kryesore te mitologjise klasike ilire.
Kulti i Artemisit si kult ilir ka pasur një jehone te veçante ne territorin e Lezhës. Kështu ne krahinën e Velipojes, ne mes te detit dhe malit te Rencit ekziston "Pylli i Zanave" ose edhe "Kodra e Nuseve". Sipas legjendës, qe mbijeton deri me sot, këtu ka pasur 600 Zana, 300 te veshura me guna te bardha dhe 300 me guna te zeza. Sipas një profecie te vjetër këto zana do t'i largonin nga ky territor njeriu me dy koke. Një mbremje ato panë ne perëndim te diellit nen një peme dy barinj, qe flinin krye me krye. Kështu, kujtuan se kish ardhur njeriu me dy koke dhe u larguan pergjithnje. Sipas Milan Shuflait emri Velipoje është toponim sllav, qe do te thote "Fusha e Zanave".
Ne shkrimin e Preng Docit te vitit 1885 flitet per fopografine e Lezhes. Ai deshmon se ka pare tri pllaka mermeri, njera kish fytyren e nje burri dhe te nje gruaje me mbishkrim greqisht, e dyta kish nje luan te ngritur perpjete ne kembe dhe e treta nje shqiponje krahehapur me nje gjarper me kthetra. Keto monumente nuk jane ruajtur. Mund te themi se keto monumente kane fiksuar kultin pagan te Aferdites dhe te Dionisit, stemen me luanin anzhuin te Topiasve dhe je tjeter steme, qe mund te lidhet me shqiponjen dukagjinase si hierladi e Principates se Arberise.
Shengjini, ose Ninfeumi
Nje qytet satelit i Lezhes eshte Shengjini, 8 km ne Veriperendim, ne bregun e Adriatikut. Jul Cezari, ne vepren "Lufta Civile" e permend emrin e ketij limani si Nymfeum ne vitin 48 para Krishtit. Ketu erdhi Flota e Mark Antonit ne fushaten e Cezarit kunder Pompeut. Emri Nymfeun lidhet me ceten e nymfave apo te zanave. Nymfeuni, eshte njohur ne epoken romake, si nje liman shume i mbrojtur "Tutisimuss portus". Ne mesjete ky lima njihet me emra te tjere, quhet limani Meduo. Ne nje harte te shek.XIII te Pjeter Viskontit njihet madje edhe me emrin Medea. Gjate mesjetes permendet ky liman si "Portus", "Medue", "Porto di Medea". Etimologjia e ketij emri ka mbetur ende pa u sqaruar. Sipas A.majerit termi Medua, lidhet me emrin antik te qytetit Medeon - Meduni i sotem, ne bregun dalmat. Sipas disa dijetareve te tjere emri Medea eshte nje jehone e mitit te argonauteve dhe te princesesh Medea te Kolkites, gjate shtegtimit ne Adriatik nga Ulqini deri ne ishullin e Korfuzit. Emri i Medeas eshte lidhur edhe me emrin e fshatit Mjede. Gjithsesi ky toponim mbart nje jehone mitologjike te sterlashte. Kurse Shengjin eshte nje kalk i emrit te shenjtorit Shen Gjin, ose i shenjtorit Shen Gjon Pagezuesi, qe shkurtimisht ka dhene fjalen Shengjin. Ne hartat e P.Gasparit dhe P.Coronellit, limani quhet San Giovanni di Medua. Kemi keshtu nje nderthurje te nje toponimi mitologjik pagan te lashte me emrin e nje shenjtori te krishtere. Pra nje simbioze mendesisht mitologjike dhe fetare deri ne kohen e sotme.
Limani i Shengjinit ka qene ne te gjithe koherat limani detar i Lezhes. Kjo lidhje nuk eshte zhdukur asnjehere dhe ne ditet tona eshte perjetuar nje rol i ri i Shengjinit, lidhur edhe me rruget e lidhjes se Shqipërise me Kosoven. Limani i Shengjinit eshte me i rendesishmi liman detar ne Veri te Durresit. Vetvetiu merr atribute te vecanta per te ardhmen. P.Coronelli, kartograf i njohur venecian i shek.XVII ne harten e vet te Drinit dhe Bunes, e cileson Shengjinin si liman te afte per anije te medha (Porto Medua Capace di Grannavili). Krahas limanit te Shengjinit ne shekuj eshte shfrytezuar edhe nje tjeter lima fort i pershtatshem per strehimin e anijeve 2 km ne lindje te tij pikerisht ne vendin ku ndodhet sot e veçuar nga deti këneta e thelle e Knaves. Ky liman natyror permendet ne burimet dokumentare te shekujve XV-XVII me emrin "Saca", qe ruhet edhe sot si trashëgim historik nga lagja Saka ne Jug te qytetit Shengjin. Rendesia e Limanit te Shengjinit u shtua mjaft vetëm pas vitit 1880, kur Ulqini, ky qytet shqiptar ju dorëzua padrejtesisht Malit te Zi, ne zbatim te vendimeve te Kongresit te Berlinit. Plazhi i Shëngjinit përben një nga resurset me te veçanta turistike detare, jo vetem te Lezhes por edhe te Shqipërisë, sidomos duke pasur parasysh parkun ekologjik te rrethinës.
Krishterimi ne Lezhe
Ne territorin e Lezhes krishterimi eshte i hershem qe ne koherat apostolike, kjo deshmohet edhe arkeologjikisht, si dhe nga autoret e lashte. Nje rendesi te posacme per krishterimin e hershem ne Lezhe ka deshmia unikale e Marin Barletit ne librin e dyte te vepres se tij epokale "Historia e Gjergj Kastriot Skenderbeut". Barleti tregon per viset rreth Lezhes e Zadrimes perqark lumit Drin: atje shihen shume gjurme te lashtesise, qytete e tempuj fort te permendur te Perendise, te cilet tani te sheshuar dhe te bere germadhe po dergjen me shumice perpara syve tane. Po, ne kete vend, verehen dhe permendoret prej mermeri, ne te cilat mund te shikohen shume emra perandoresh romake etj. Ne to dhe disa gjurme, nga te cilat kuptohet me nje menyre te mjaftueshme se po ketu, apostulli i pare u ka predikuar njerezve besimin e Krishtit. Disa gjurme te bazilikave te Antikitetit te Vone flasin per nje krishterim te zhvilluar, i cili ne mesjete zoteron te tere zonen. Lezha permendet si qender peshkopale e rendesishme gjate periudhes se Perandorit ilir Justiani i Madh. Zbulimi 1 km larg Lezhes ne rrugen qe con ne Shengjin i absides se nje kishe te Antikitetit te Vone, i disa kapiteleve me gjethe akanti mund te identifikojnë Katedralen e Peshkopit, njohur me emrin Joan, i cili emërtohet peshkop i Lezhës me letrën e Papa Georgit te I, dërguar ne vitin 592. Ne shek.XIII shen Francesku i Asizit, gjate kthimit te tij nga Siria (para vitit 1221) ndali ne Lezhe, ku themeloi te parin kuvend franceskian ne Shqipëri. Dy dekada me vone ndërtohet kisha e françeskaneve ne kodrën përballe qytetit, e cila ka pasur një gur mbishkrimi te skalitur ne latinisht :
POC TEMPLUM FRATON MINORUM AEDIFICATUM EST ANNO MCC XV
Qe perkthehet ne shqip : Ky tempull i vellezerve minore franceskane eshte ndertuar me 1240. Nga te dhena te tjera historike, mesojme se ne keto treva kane levizur edhe pjesetaret e urdherit fetar te domenikaneve dhe te benediktineve. Sidoqofte, franceskanet jane urdheri fetar, qe ka mbijetuar me gjate ne kete zone. Nje gojedhene e ruajtur ne rajonet e Venedikut, sipas At Vincens Prenushit thote se Shen Francesku i Asizit, duke u larguar nga Shqipëria mori nje dege pishe te eger, qe e mbolli prane Kishes se Kuvendit Franceskan te ishullit Deserto afer Venecias. Pema u rrit dhe u quajt Kisha e Shen Franceskut. Deri vone eshte ruajtur trupi i thate i kesaj peme, grimcat e se ciles u shperndaheshin besimtareve per devocion. Kuvendet e vellezerve franceskane kane qene vatra te rendesishme intelektuale madje edhe te mesimit te gjuhes shqipe ne mesjete e me vone.
Te dhena te shumta per besimin katolik ne Lezhe kemi nga relacionet drejtuar Papatit ne shek.XVII, ku rendesi te vecante merr familja e Bardhejve. Nga kjo familje kane dale peshkope e dijetare te famshem shqiptare si Tosol Bardhi (1490-1582), Nikolle Bardhi (1551-1617), Gjergj Bardhi i shek.XVII dhe sidomos Frang Bardhi i nipi i Gjergjit, nje nga figurat me madhore te kulturen kombetare shqiptare. Si kishtar i njohur, permendet edhe Mihal Bardhi, Nino Bardhi dhe Pal Bardhi, po ne shek.XVII. Nga familja e Bardhajve, shquhen edhe prijsa ushtarake si Preng dhe Pal Bardhi, qe sherbyen ne flamurin e Venedikut. Lidhur me rendesine e madhe te fese katolike si nderlidhese e shqiptareve me Italine dhe Evropen Perendimore, theksojme se Lezha behet qendra e dy kuvendeve te medha historike, e Kuvendit te Lezhes me 1444 dhe e Kuvendit te Arberit me 1703.
Nga germimet arkeologjike, por dhe nga te dhenat e relacioneve te M.Bicit, B.Orsinit etj., mund te konstruktojme koleksionin e kishave te zones se Lezhes. M.Bici flet per nje kishe te madhe qe mbante 2000 vete, jashte qytetit ne breg te lumit te Drinit, ku sherbenin freterit franceskane, te cilet kishin edhe nje kuvend ne qytet. B.Orsini permend kishen e Shengjergjit ne qytet, kishen e Shen Marise se Bores, kishen e Shen Sebastianit, kishen e Shen Nuciates, kuvendin e vogel te freterve me nje kapele perbrenda, kishen e Shen Margarites, kishen e Shen Marise, kishen e Manastirit te Shen Antonit etj. Gjithashtu dokumentohet edhe kisha e Shen Ethumesie ne Kashnjet. Teodor Ipen flet per manastirin e vogel te Franceskaneve te rindertuar te shek.XX, ku ka qene dhe nje gur i murosur ne portal me mbishkrim ne gjuhen latine, pjese e nje arkitrau te portes se nje faltoreje me te vjeter.
Mauzoleu i Skenderbeut
Kuvendi i Lezhes
Me 2 mars 1444 ne qytetin e Lezhes, qe ishte ne zoterimin e Venedikut u organizua kuvendi i princerve shqiptare, ku moren pjese Gjergj ArianitiAndrea TopiaNikollë DukagjiniPal DukagjiniTeodor Korona MuzakaLek ZahariaLek DushmaniGjergj Stres BalshaPjetër SpaniStefan Cenojevici etj.
Ky kuvend u be ne Katedrelan e Shen Nikolles dhe jo rastesisht ne Lezhen venedikase. Kuvendi krijoi "Lidhjen Shqiptare" me Skenderbeun, si kryetar te saj me titullin :"Kapiten i Pergjithshem" (Capitaneus Generalis). Kuvendi i Lezhes eshte nga ngjarjet me te medha unifikuese te kombit shqiptar ne histori.
Kuvendi i Arbnit, Merqi 1703 Ne janar te vitit 1703 ne fshatin Merqi te Lezhes u mbajt Kuvendi i Arbenit, i njohur ndryshe si Koncili i Arbenit. Ky kuvend u be me nismen e Papes me origjine shqiptare Klementi i XI, si dhe te autoritetit te arkipeshkvit te Tivarit, Disk Smajevic (1701-1713). Kuvendi i Arbenit mori vendime te rendesishme, jo vetem te karakterit organizativ fetar, por edhe politik dhe atdhetar. Sipas Dr. Engjell Sedaj, Kuvendi i Arbenit eshte kujtese e dokumentuar dhe e pashlyeshme e historise se popullit shqiptar ne dimensionet me te gjera te jetes se tij. Ky Kuvend eshte me i rendesishmi mbas Kuvendit skenderbejan te Lezhes 1444.
Ne dokumentat historike turko-veneciane te shek.XV permendet shpesh Ishulli i Lezhes. Nje informacion i gjere per te eshte ne "Ditaret" e M.Sanutos. Lezha u pushtua nga turqit me 1478, qyteti u dogj, u shkaterrua, banoret e tij u zhvendosen ne nje zone, jo shume larg ne ishullin e formuar ne grykderdhjen e lumit te Drinit. Ishulli i Lezhes u be nje vendbanim kryesor per lezhianet.
Ne 5 mars 1501, ne ishullin e Lezhes, zbarkoi nga Italia me trupa ushtarake nipi i Gjergj Kastriot Skenderbeut, i njohur si Skenderbeu i ri. Ai kryesoi kryengritjen mbareshqiptare, por qe pesoi shume shpejt disfate. Ne vitet 1478-1501, per 23 vjet, Ishulli i Lezhes, qe i vetmi vend ne bregdetin e Shqipërise se Veriut, qe qendroi i lire, i pavarur dhe i veteadministrueshem.
Pushtimi otoman Me 1478 turqit pushtuan Lezhen, hapen varrin e Gjergj Kastriot Skenderbeut vdekur me 17 janar 1468, dhe e varrosen ne Katedralen e Shen Nikolles. Sipas tregimit te Marin Barletit, turqit i morren kockat e Skenderbeut, i mbeshtollen me flori dhe argjend per t'i perdorur si hajmali te pathyeshmerise ne beteja.
Me 1506 pushtohet nga turqit edhe ishulli i Lezhes. Keshtu vendoset pushtimi otoman kudo. Nga nje mbishkrim i gdhendur ne nje pllake mermeri, mesojme se ne vitin 1521 nje pjese e keshtjelles se Lezhes, eshte ndertuar nga Sulejmani, biri i Selimit, i cili qe gjithashtu bir i Bajazit Konit. Procesi i rindertimit qe bere nen mbikqyrtjen e Muhamet Dervish Orguzit. Pushtimi otoman beri ndryshime ne strukturen urbanistike dhe arkitektonike te Lezhes. Gjate shekujve te ketij pushtimi nuk kane rreshtur kryengritjet dhe revoltat e shqiptareve kunder pushtuesve.
Ne fillim te shek.XVIII Lezha ishte ne sanxhakun e Shkodres dhe ishte qendra e nahijes, qe quhej Nahi e Lezhes. Me 1768, Mehmet Pasha sulmoi lezhianet me nje ushtri 2500 vete po nuk i theu dot. Lezha, me 1770, u mor nga ushtria e Mehmet Pashe Bushatlliut. Me 1793, lezhianet perkrahen Kara Mahmut Bushatlliun, qe qe rrethuar ne Kalane e Shkodres nga turqit. Me 28 nentor 1793 lezhianet sulmuan ushtrine turke, qe kish rrethuar Shkodren, duke i shpartalluar ata. Lezha e perjetoi fuqishem epoken e Pavaresise se Shqipërise me 28 nentor 1912 si dhe te gjitha epokat e mepasshme deri ne ditet tona.

Etj.
Wikipedia 

Mozaiku i Orfeut në Vendenis

Në literaturën antike përmendet si Vendenis dhe Vindenis.Rëndësia e këtij lokaliteti që i takon periudhës romake (shekujt I-IV) dhe asaj të antikitetit të vonë (shekujt IV-VI), u dëshmua me rastin e gërmimeve arkeologjike të realizuara gjatë viteve 1980-86. Ndonëse gërmimet ishin mjaft modeste (u gërmuan gjithsej 534 m2 ose vetëm 2% e arealit), ato ndriçuan gjurmë të antikitetit romak ku vlen të theksohen zbulimet e veçanta siç është Mozaiku i Orfeut, unik në Ballkan dhe më gjerë. Mozaiku i Orfeut edhe në ditët e sotme gjendet në Muzeun Popullor të Beogradit dhe akoma nuk është kthyer në muzeun amë, në Muzeun e Kosovës. Nga gjetjet më të rëndësishme në Vendenis vlen të veçohet një sarkofag tërësisht i punuar nga mermeri i bardhë (dim: 2,15 x 0,98 x 0,80 m) me çati dy ujore të stilizuar me katër akrotere në akse dhe e zbukuruar me stilin e luspave të peshkut. Supozohet se ky sarkofag bashkë me kapakun e saj peshon mbi 3 (tre) ton. Vendenisi dallohet nga lokalitetet tjera arkeologjike romake të zbuluara në Kosovë, sidomos tek ritet e varrimit biritual si me inhumacion ashtu dhe me djegie apo incernacion. Po ashtu janë gjetur edhe fragmente të shumta të enëve, poçe si dhe enë qelqi dhe një sasi e konsiderueshme e monedhave të periudhës perandorake romake. Vendenis ishte njëri nga stacionet kryesore rrugore që gjendej në trasenë e rrugës Via Lissus (Lezhë)- Naissus (Nish), dhe kjo e dëshmuar nga gjeografi grek Ptolomeu i shek. II, si dhe në hartën e famshme të Konrad Peuntingerit, shih Tabula Peutingeriane. Paraprakisht mendohet se Vendenis, ishte një stacion i rëndësishëm rrugor që lidhte para së gjithash Ulpianën, Therandën antike dhe Vicianën (Shih), me Ad Finesin - sot banja e Kurshumlisë, për të vazhduar në drejtim të Naissusit. Nga të dhënat e mëparshme, si dhe nga incizimet gjeo-fizike, mendojmë se ky lokalitetit do të duhej të jetë i shtrirë në rreth 20 hektarë sipërfaqe. Ekipi i gjeofizikantëve dhe arkeologëve (gjermanë dhe kosovarë), gjatë realizimit të matjeve gjeofizike në arealin e paracaktuar, arriti të evidenton disa gjurmë të mirëfillta të strukturave të objekteve të ndërtuara nga materialet e gurit, tullave, tjegullave dhe llaçit. Studimet e kryera me magnetometër incizuan struktura të shumta të objekteve të ndryshme për banim por vlen të veçohet një objekt i veçantë me përmasa prej 150 x 150 m dhe me trashësi të mureve prej rreth 5m, që paraprakisht na indikon në gjurmë të një Castrumi garnizoni ushtarak romak.

 Me rëndësi të posaçme është gjetja e një fragmenti altari kushtuar DEAE DARD, çka dëshmon edhe për autonominë shpirtërore të popullatës autoktone.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...