2018-05-07

Ç'është ISIS,ISIL dhe IS ?


Image result for cka eshte isis

Me vdekjen e Osama bin Ladenit, por edhe të komanduesve kryesorë të këtij grupi, Al-Qaeda u shpërnda në grupe më të vogla, pa ndonjë qendër kryesore veprimi.

Dikur Al-Qaeda ishte një grup i ngushtë ekstremistësh që kishte një synim të vetëm, kishte një lidership të centralizuar dhe një bazë prej ku lansoheshin operacionet globale.

Me vdekjen e Osama bin Ladenit, por edhe të komanduesve kryesorë të këtij grupi, Al-Qaeda u shpërnda në grupe më të vogla, pa ndonjë qendër kryesore veprimi.

Megjithatë, lufta civile që mbërtheu Sirinë, për të rrënuar pushtetin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, u shfrytëzua si hapësirë fuqizimi për grupet e ndërlidhura me Al-Qaedan, duke e lënë të dobësuar opozitën siriane, të njohur ndërkombëtarisht.

Image result for cka eshte isis

Beteja midis grupeve militante u ashpërsua në fillim të këtij viti. Vetë lideri i Al-Qaedas, Ayman Al-Zawahiri, u bëri thirrje të ndërprenin luftimet mes vete dhe të bashkoheshin rreth një fronti.

Ekspertët perëndimorë kishin tërhequr vërejtjen qysh vitin e kaluar se fraksionet e Al-Qaedas në Siri janë të fuqishme dhe në rritje.

Një prej grupeve të para të militantëve islamikë të krijuara në Siri, ishte Fronti Al-Nusra, fraksion i Al-Qaedas në këtë shtet. Ai u themelua në fillim të vitit 2012 me ndihmën e fraksionit të Al-Qaedas në Irak, të udhëhequr nga Abu Bakr Al-Baghdadi.

Image result for cka eshte isis

Al-Qaeda në Irak tash është transformuar dhe njihet si ISIS, Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit.

ISIS ka shpallur zyrtarisht krijimin e një “kalifati” të ri, ose të një shteti islamik, në territoret që ka pushtuar në Irak dhe Siri dhe për “kalif” ka shpallur pikërisht al-Baghdadin.

ISIS në fakt ka ekzistuar si grup i organizuar që nga viti 2004, me emra të ndryshëm, por emrin që ka sot e mban nga muaji prill i vitit 2013.

ISIL apo ISIS?

ISIS dhe Al-Nusra njihen si organizata të shpallura ndërkombëtarisht terroriste.

Që të dyja - të ndara dhe tani në luftë të ashpër mes vete - ndjekin një idelogji ekstreme anti-perëndimore, promovojnë dhunë fetare e gjinore dhe i shohin ata që nuk pajtohen me idetë e tyre si të pafe.

Image result for cka eshte isis


Kjo ka nxitur edhe Shtetet e Bashkuara që së fundmi të nisin një fushatë bombardimesh ajrore kundër caqeve të Shtetit Islamik në Irak, për të ndihmuar popullatën vendëse atje.

Ushtria amerikane është tërhequr nga Iraku në vitin 2011, pas një pranie pothuajse 10 vjeçare atje.

Ndryshe, të hënën policia e Kosovës ka arrestuar 40 persona që dyshohet se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak, pas bastisjeve të kryera në 60 lokacione. Këta persona, sipas Policisë dhe Prokurorisë së Shtetit, dyshohet se ishin vënë përkrah organizatave të shpallura terroriste si ISIS dhe Al Nusra.


Personat e arrestuar, sipas Policisë, dyshohet se kanë kryer veprën penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme sipas Kodit Penal.



ISIS, në  çdo mënyrë përdorë forcën  për të marrë pushtetin nga forcat qeveritare siriane.


Janë shumë  organizata të cilat po thirrën në emër të fesë islame dhe po kryejnë krime më brutale në emër të kësaj.

 Shtetin Islamik (ISIS), si njërin nga grupet ekstremiste më famëkeqe, i cila kryen krimet më të tmerrshme dhe po krijon destabilizim jo vetëm në vendet arabe, por edhe në qendrat kryesore evropiane.


Image result for cka eshte isis

E gjithë lufta në Siri zhvillohet për shkak të marrjes së pushtetit nga sektet që gjendën në këtë vend, kjo është edhe arsyeja pse u krijua ISIS – për të marrë pushtetin nga duart e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.


Fillimisht  kundër Assadit ishin forcat opozitare pa përmbajtje radikale, mirëpo më vonë  situata ka dalë jashtë kontrollit.

Produkt i kësaj, ishte se  ISIS, në  çdo mënyrë përdorë forcën  për të marrë pushtetin nga forcat qeveritare siriane.



Ç'është ISIS,ISIL dhe IS ?

Prerja e kokave dhe brutaliteti i ekstremistëve në Lindjen e Mesme, përbëhet nga xhihadistë që pretendojnë se kanë ngritur kalifatin e quajtur “Shteti Islamik”. Por për identifikimin e këtij organizimi po përdoren disa emra.

Pas vrasjeve makabre me prerje koke, të shtetasve amerikanë dhe britanik, kryeministri David Cameron tha se Britania të angazhohet për ta shkatërruar ISIL-in. Në mënyrë të ngjashme, edhe presidenti amerikan Barack Obama, tha se, Shtetet e Bashkuara po përgatiten për të filluar sulmin ndaj ISIL.

Të tjerët këtij grupi vazhdojnë t’i referohen si ISIS, duke shtyrë që shumë kompani botëore që mbajnë këtë emër, ta ndërrojnë atë.

Image result for cka eshte isis

Grupi xhihadist vetën e deklaron si “Shteti Islamik”. Pra, cili është dallimi në mes të tre akronimeve të ndryshme, dhe pse secili prej tyre rezonon politikisht?

Grupi militant është themeluar nga jordanezi Abu Musab al-Zarqawi në vitin 1999, kur ai fillimisht ishte njohur si Jama'at al-Tawhid wel Jihad. Ajo më pas u bë i njohur si “Al-Qaeda në Irak”, duke u bërë pjesë e rrjetit të Osama bin Ladenit në tetor 2004, transmeton Lajmi.net.
Që atëherë, ky grup ka operuar nën emra të ndryshëm, derisa kreu aktual saj, Ebu Bekr al-Bagdadi, më 29 qershor 2014, zyrtarisht deklaroi se kishte krijuar një shtet islamik në të gjithë pjesët e Irakut të veriut dhe të Sirisë.
Image result for cka eshte isis
Në arabisht, grupi është i njohur si Al-Dewle Al-Islamiya fi al-Iraq we al-Sham, apo Shteti Islamik i Irakut dhe al-Shamit. Termi “al-Sham” i referohet një rajoni që shtrihet nga Turqia jugore përgjatë Sirisë e deri në Egjipt (duke përfshirë edhe Libanin, Izraelin, territoret palestineze dhe Jordanin). Qëllimi i deklaruar i grupit është për të rivendosur një shtet islamik, apo kalifat, në gjithë këtë zonë.

Termi standard anglez për këtë territor është “Levant”, e që është arsyeja kryesore pse Obama dhe Cameron e përdorin akronimin “ISIL”.



Megjithatë, disa media amerikane pohojnë se presidenti Obama po përdor termin “ISIL” për të shmangur fjalën “Siri”, të cilën e simbolizon “S”-ja që qëndron te “ISIS”. Mediat thonë se kur flitet për “sulmet në Siri”, kjo është e ndërlikuar për SHBA-të, pasi Obama refuzoi të intervenonte në luftën civile atje kundër presidentit Bashar al-Asad.

Tri shkurtesat:

Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë (ISIS)

Emri origjinal për grupin në arabisht ishte Al-Dawla Al-Islamiya fi al-Iraq wa al-Sham. Tri fjalët e para përkthehen si, Shteti Islamik i Irakut, ndërsa “al-Sham” i referohet Sirisë apo një rajoni të padefinuar rreth Sirisë.

Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL)

Rajonit të papërcaktuar rreth Sirisë historikisht i është referuar si Levant; ai përfshin Sirinë, Libanin, Izraelin dhe Palestinën dhe Jordaninë. Ky emër tregon se militantët duan që territori i tyre i kontrollit do të duhet të shkojë përtej Irakut.

Shteti Islamik (IS)



Grupi militant njoftoi në qershor se ata kishin larguar dy shkronjat e fundit të akronimit të tyre dhe në vend të kësaj duhet të quhet vetëm si Shteti Islamik.

Megjithatë, në reagim ndaj kësaj myslimanët kryesorë kanë bërë thirrje që emri të ndryshohet për të dekurajuar njerëzit që të bashkohen me këtë grup.

“Kjo nuk është as islame, e as nuk është një shtet. Grupi nuk ka të bëjë me myslimanët e vërtetë”, thuhet në letrën e nënshkruar nga Shoqëria Islamike e Britanisë dhe Shoqata e Avokatëve myslimanë.


Çka me familjet shqiptare që iu bashkuan ISIS-it ?


Me fillimin e konfliktit të brenshëm në Siri, për fatin edhe më të keq, disa shpejtuan të bëhen bajraktarë të kyqjes në procese të dhunës e tmerrit. Disa shkuan vetëm e disa të tjerë morën edhe gratë e fëmijët e tyre me vete në atë tmerr. Shumë prej tyre vdiqën në beteja nën emrin e një kauze që nuk ekziston e të cilën e shpikën ideologjitë e errëta dhe vrastare të ekstremistëve nga disa vende. ISIS është periudha më e errët për njerëzimin që cenuan rendin dhe jetën e njerëzve. Ata vranë kudo njerëz, fëmijë, gra dhe pleq si dhe këdo që planifikuan. Disa nga vendi ynë iu bashkuan radhëve të kësaj organizate duke viktimizuar fëmijët dhe gratë e tyre që tanimë gjinden në atë vend.

Por ku janë dhe çfarë është gjendja e tyre?





Është e vështirë të pranohet që fëmijët dhe gratë tashmë bredhin kodrinave, shpellave dhe fushave të panjohura në Siri. Krerët e ISIS-it ikën dhe u mposhtën, por mbetën vuajtjet dhe tmerri. Në vend se familhjet e tyre të jenë tani në Kosovë, ato familje u morrën me vete në një kauzë që prodhoi tmerrin. Tanimë ISIS nuk përkujdeset për familjet që po bredhin atje. Fati i tyre është i panjohur, ISIS-i i mashtroi, tradhtoj dhe i shfrytëzoj. Fëmijët dhe gratë nuk janë më prioritet i interesimit të ISIS-it, kësaj organizate të dhunshme. Sigurisht që gjendja e tyre është e rëndë dhe me fat të pa njohur për të ardhmen. Organizata terroriste ISIS dhe krerët e saj i mashtruan dhe tani i lanë në rrugë. Ata janë fshehur, por fati i fëmijëve të viktimizuar dhe grave që u bashkuan mbetet i rëndë, i vështirë dhe i panjohur.


Me çka është e gatshme Shqipëria ta ndihmojë koalicionin kundër ISIS'it?

​Me çka është e gatshme Shqipëria ta ndihmojë koalicionin kundër ISIS'it? (Foto)


"Rreth 60 vende po kontribuojnë në këtë koalicion, mes tyre edhe Iraku, vendet arabe, Turqia, Aleatët e NATO's dhe partnerët përreth botës. Kështu që, ky është një operacion që ka bashkuar botën kundër ISIS'it". Kjo është një deklaratë e presidentit amerikan, Barack Obama.
Ndërkaq, mediat ndërkombëtare kanë bërë disa statistika, në lidhje me atë se cilat vende dhe me çka e përkrahin ato koalicionin kundër ISIS'it.

-28 anëtarë të NATO's

-23 partnerë të NATO's

-8 vende të pavarura




3 organizata ndërkombëtare kanë bërë thirrje për mbështetje të koalicionit kundër ISIS'it:

1. NATO

2. Liga Arabe

3. Bashkimi Europian




15 vende kanë ofruar mbështetje ushtarake. Shqipëria në këtë mes, radhitet e para.



Xhabir Hamiti : Shqiptarët, megjithëse në pjesën më të madhe myslimanë, nuk e kanë konsideruar veten kurrë turq

Politizimi i islamit


Profesori i studimeve islame citon Frashërin: Shqiptarët s'e kanë konsideruar veten kurrë turq


Profesori i Fakultetit të Studimeve Islame, Xhabir Hamiti, ka kujtuar një deklaratë të diplomatit, shkrimtarit dhe politikanit shqiptar, Mid'hat Frashëri, për shqiptarët dhe turqit.

Hamiti ka cituar Frashërin të ketë thënë se "shqiptarët, megjithëse në pjesën më të madhe myslimanë, nuk e kanë konsideruar veten kurrë turq".


"Në të kundërtën, ata kishin një nocion të qartë për individualitetin e tyre dhe një hendek i thellë i pengonte ata të ngatërroheshin me racën e pushtuesve", citon Hamiti, Frashërin.

Image

Politizimi i islamit : “Feja është sikur zogu, kush arrin t`a kap atë, ai fiton me të” (Thënie arabe)

1.1. Zanafilla


Termi Islami Politik nuk është një term i cili buron ose që ka mbështetje të drejtpërdrejtë në librin e shenjtë të myslimanëve – Kur`an – siç nuk është pjesë as e fjalorit të gjeneratës së parë të cilës i ka prirë vet Muhamedi si i dërguar-profet.

Pas ndarjes së Muhammedit a.s. nga kjo botë, në mesin e myslimanëve kishin filluar të lindin zëra kundërthënës rreth çështjes se cili në fakt nga pasuesit e tij do të ishte më meritor që të pasojë udhëheqjen e myslimanëve. Kjo dëshirë kishte lindur për faktin se vet Muhammedi a.s. nuk kishte lënë një pasues të tij të emëruar paraprakisht.

Dëshira dhe konkurrenca, por edhe shfaqja e meritokracisë për të qenë në krye të udhëheqjes së myslimanëve, pas kalimit në amshim të Muhammedit a.s., kishte shkaktuar diversitete në komentimin e çështjeve të caktuara të fesë, ku gjithsecili bënte interpretime sipas anës dhe kahjes së pretenduesve për pushtet.

Ndarja e parë, më e madhe politike e udhëheqësve myslimanë kishte ndodhur në luftën e Sifinit (mes Irakut dhe Sirisë), në vitin 659. Një luftë kjo e zhvilluar mes ithtarëve të Aliut r.a., (Kalifit të katërt të myslimanëve) dhe të guvernatorit Muavi bin Ebi Sufjan, i cili ishte udhëheqës i parë i shtetit Emevit mes viteve 661-680. Aliu dhe Muaviu nuk e pranonin pushtetin e njëri tjetrit. Mirëpo, para një mospajtimi dhe konflikti të tillë, besohet se fillet e përçarjes së parë pas Muhammedit a.s. konsiderohen të jenë ato të kohës së Kalifit të tretë Othman r.a., ndaj të cilit ishte ushtruar atentat në vitin 658, si dhe njashtu ngatërresa tjetër e quajtur si “Rasti i Xhemel-Deves”, pas të cilit u shkaktuan trazira të cilat vazhduan edhe gjatë gjithë kohës së Kalifit të katërt Aliut r.a.

Ngjarjet e lartpërmendura para 14 shekujve njihen si raste të para të përdorimit të fesë për gjetur zgjedhje politike, kurse rasti me eklatant ishte momenti i ngritjes lartë të librit të shenjtë Kur`anit, si forma më e mirë e gjykimit të drejtë, për ndërprerjen e grindjes dhe luftës mes Aliut r.a. dhe Muaviut, pas të cilit veprim kishte lindur edhe fraksioni i quajtur Havarixh. Havarixhet janë të njohur si renegat të cilët përdornin simbolin e tyre: ”Nuk ka gjykim tjetër , përveç gjykimit të Zotit”!

Këto grindje për pushtet kanë vazhduar deri tek ndarja më e madhe e myslimanëve në dy drejtime kryesore; Sunit dhe Shiit.

Pavarësisht nga kjo, mund të thuhet se politizimi i fesë dhe përdorimi i saj si mjet për realizimin e qëllimeve të kësaj bote, është një plagë e vjetër aq sa është e vjetër edhe vet historia islame.

Lëvizjet islame në përgjithësi ndahen në dy grupe kryesore:

Lëvizje islame fetare, të cilat kryesisht merren me thirrjen në fe, në bazë të leximit dhe interpretimit të veçantë të teksteve fetare. Qëllim i tyre kryesor është themelimi i një besimi të shëndosh dhe të saktë në Zot, kurse të gjithë të tjerët të cilët nuk i binden thirrjes dhe interpretimit në bazë të shkollës së tyre të veçantë dhe specifike, konsiderohen si të çalë në fe, ose gjykohen si jo besimtarë të vërtetë. [1]
Lëvizjet politike sociale, të mbështetura në programin islam. Këto lëvizje sot dominojnë në botën arabe dhe islame në përgjithësi.
1.2. Lëvizjet islame politike sipas konceptit bashkëkohor [2]

Lëvizjet e islamit politik sipas konceptit bashkëkohore, kanë filluar kryesisht në prag të rënies dhe pas rënies së Perandorisë Osmane, kurse hovin e tyre më të madhe e kanë marr pas viteve të 1960 të shekullit të kaluar.

Rritja e dytë e tyre ka ndodhur pas 11 Shtatorit të vitit 2001, ndërsa kulmimin më të madh dhe aktivitetin me të dendur e kanë arritur pas ngjarjeve të Pranverës Arabe, të filluara në Tunizi, më 17 Dhjetor të vitit 2010. [3]

Lëvizjet islame politike në kuptimin dhe konceptin bashkëkohor, janë lëvizje dhe organizime të cilat ushtrojnë veprim politik me simbole islame, që për qëllim kanë realizimin e themelimit të shtetit islam, në të cilin zbatohet ligji i Sheriatit.

Ndryshe, nocioni “Islami Politik”, së fundi është shndërruar në një term informativ akademik, i cili po përdoret për cilësimin e lëvizjeve të ndryshme politike, të cilat besojnë dhe synojnë në Islamin si sistem qeverisës komplet të jetës, ku feja dhe shteti janë një dhe të pandara.

Shkaqet e lindjes së lëvizjeve politike islame:

Lëvizjet islame me program politik, në përgjithësi, kanë lindur si rezultat i rrethanave shoqërore, gjeopolitike dhe gjeostrategjike me të cilat është ballafaquar shoqëria islame gjatë historisë. Ato janë përdorur për qëllime dhe agjenda të cilat mund të përkufizohen si më poshtë:

Si formë e konsolidimit dhe luftimit të kolonialistëve perëndimor, të cilët dominonin në botën islame, veçanërisht gjatë shekullit XVIII-të dhe XIX-të
Si formë e kundërshtimit dhe rezistencës ndaj ndikimit perëndimor; ushtarak, politik, social dhe kulturor, për të cilin besonin se nuk është sistem kompatibil me Islamin dhe mësimet e tij, dhe me traditën shoqërive myslimane në përgjithësi.
Si formë e kundërshtimit dhe luftimit të sistemeve sekulare të krijuara në botën arabe dhe islame, post kolonialiste, pas Luftës së Dytë Botërore.
Si formë për rrëzimin e sistemeve totalitare dhe diktatoriale të kohës moderne.
Si formë e shfaqjes së pakënaqësisë ndaj dështimit të qeverive, për rregullimin dhe përmirësimin e mirëqenies sociale, ekonomike dhe politike, në mesin e shoqërive myslimane.
Si kundër-reagim i provokimeve perëndimore, siç ishte rasti i portretizimit të figurës së Muhammedit a.s përmes karikaturave, që shkaktuan rritje të islamofobisë në botën perëndimore, dhe kundër reagim në botën islame.
Si formë e luftës dhe kundërshtimit ndaj invadimit amerikan në Kuvajt, Irak, Afganistan dhe tani së fundi në Irak dhe Siri.
Si formë e arritjes m e të lehtë dhe më të shpejtë në pushtet.
1.2.1 Definicionet e udhëheqësve dhe njohësve të sotëm të lëvizjeve islame politike:

1.2.1.1. Rashid Ganushi, udhëheqës kryesor i Lëvizjes Reformiste حركة النهضة në Tunis, natyrën e lëvizjeve islame e cilëson si vijon: “Me lëvizjet islame ne kemi për qëllim të gjitha aktivitetet të cilat dalin nga motivet e Islamit për të realizuar qëllimet e tij, si dhe reformimin e vazhdueshëm të mësimeve të tij. Islami është i përshtatshëm për çdo kohë dhe çdo vend, dhe si i tillë është i destinuar që mesazhi i tij të jetë i ripërsëritshëm dhe i reformuar, konform ndryshimit të rrethanave të kohës dhe vendit. Me zhvillimin e shkencës, njohurive dhe arteve të ndryshme, do të ndryshojë edhe qëllimi dhe strategjia e lëvizjeve islame, por edhe metodat e punë së tyre”. [4]

1.2.1.2. Dr. Abdullah Ebu Iz-zeh thotë se: “Me lëvizjet islame ne synojmë grupin e organizimeve të ndryshme, të cilat janë të mbështetura në Islam dhe të cilat angazhohen në aktivitet, si vijon:

që punojnë në fushën e veprimtarisë islame, në kuadër të strukturës dhe pikëpamjes gjithëpërfshirëse të jetës së njeriut, në mënyrë që ajo të përshtatet me udhëzimet e Islamit,
që synojnë shkaktimin e rilindjes dhe reformave gjithëpërfshirëse, për të gjithë popujt myslimanë, të ndarë apo të bashkuar, duke mbështetur në perspektiven islame,
që përpiqen për të ndikuar në të gjitha fushat e jetës së shoqërisë, me qëllim të përmirësimit dhe kthimit të tyre në praktikën e principeve të Islamit”. [5]
1.2.1.3. Mhamud Ebu Seuud në lidhje me lëvizjet islame thotë: “Në përgjithësi, qëllimi i lëvizjeve islame kudo që ato veprojnë, është bashkimi i pjesëtarëve myslimanë nën ombrellën e një organizate me sistem dhe natyrë të punës së veçantë:

të cilat besojnë në Islamin si fe, në ligjet dhe sistemin e tij,
që angazhohen në praktikumin e Islamit në përditshmërinë e tyre, brenda suazave dhe kufijve të njohurive që kanë.
Me fjalë të tjera, lëvizja islame është angazhim i një grupi nga radhët e myslimanëve, i cili simbol të tij ka Sheriatin islam si forcë motivuese, duke zhvilluar gjithë jetën në përputhshmëri me mësimet islame përmes strukturave të cilat ata i themelojnë, sipas nevojës dhe rrethanave të ambientit të caktuar”. [6]

1.2.1.4. Kurse sipas autorit perëndimor Bjor Olav Utvik (1993: p.201), lëvizjet islamike mund të përkufizohen përmes tri tipareve:

Referimit të tyre se ata i takojnë një lëvizjes islame të caktuar.
Thirrjes së tyre për formimin e shtetit islam konformë ligjit të sheriatit.
Përmes organizimit të tyre me qëllim të realizimit të qëllimeve të lartpërmendura.
1.2.1.5. Berman Sher mendon se islamin politik mund të definohet si një grup i ideologëve i cili mendon se Islami duhet të jetë udhëheqës i jetës sociale, politike, por edhe i jetës personale individuale. [7]

1.2.1.6. Ndërsa Bernard Lewis thotë se “protagonistët e lëvizjeve islame politike i quan aktivistë të Islamit”. [8]

1.3.0 LLOJE TË LËVIZJEVË TË ISLAMIT ME NGJYRIME POLITIKE

Lëvizjet e islamit me synime dhe agjenda politike janë të ndryshme dhe të llojllojshme në Botën Islame. Ato kryesisht identifikohen me themeluesit e tyre, të cilat ndahen në lëvizje bazike si dhe në degëzime të shkëputura nga bërthama e tyre amë.

Pas ndarjes së madhe të bashkësisë myslimane në atë sunnite [9] dhe shiite [10], në fund të shekullit VI-të dhe në fillim të shekullit VII-të, për qëllime supermacie, meritokracie dhe politike, janë themeluar edhe grupime dhe sekte të ndryshme fetare të mbështetura mbi bazën e themeluesve të tyre.

Këtu më poshtë mund të veçohen disa nga lëvizjet kryesore islame me qëllime politike, të cilat kanë zënë vend në shoqëritë myslimane në përgjithësi, përgjatë periudhave të ndryshme kohore, të cilat në një formë apo tjetër janë edhe sot aktive, ku më shumë e ku më pak.

1.3.1 Lëvizja vehabiste, është lëvizje politike fetare e themeluar dhe e udhëhequr nga Muhamed bin Abdul Vehabi. Themeluesi i saj pretendonte se myslimanët e kohës së tij kishin devijuar rrugën e drejtë të besimit në Zot. Prandaj, sipas tij, shihej e domosdoshme që të ndërmerreshin hapa për ruajtjen e besimit të “shëndosh”, i cili duhet të jetë i mbështetur në vetëm tri burime kryesore:

në Kur`an,
në thëniet e Muhammedit,
dhe në trashëgimin e gjeneratës së parë të myslimanëve të identifikuar si “Es-selef es-Salih”. [11]
Kjo lëvizje ka marr emrin sipas themeluesit të saj në vitin 1703, në vendin e quajtur Nexhd, i cili shtrihet mu në mes të Gadishullit Arabik. Për të realizuar qëllimet e tyre, vehabistët i kishin shpallë luftë të gjithë atyre të cilët kundërshtonin doktrinën e Abdul Vehabit, duke e konsideruar veten si grupimi i vetëm i cili do të shpëton nga zjarri i xhehenemit-ferrit, dhe si i vetmi praktikues i vërtetë i radhëve të Ehli- Sunnetit.

Nga doktrina vehabiste sot derivojnë grupimet dhe sekte, si: xhemati “selefij”, “tekfirinjët”, “rebi-injët” etj., të cilat praninë e tyre në dekadat e fundit e kanë shtrirë ndjeshëm në shumë vende të ndryshme të botës, duke mos i përjashtuar as trojet shqiptare, ballkanike dhe evropiane. Kjo shtrirje është arritur falë Naftës [12] së eksploruar në fillim të shekullit XX-të, e cila këtyre lëvizjeve i ka mundësuar mbështetje të madhe financiare. Aktivitetet lëvizjes vehabite jashtë origjinës ku ajo ka lindur, zhvillohen kryesisht përmes shoqatave të cilat veprojnë me emërtime të ndryshme, si dhe përmes individëve përfaqësues.

Vehabistët thërrasin që të pasojnë vetëm dijetarë myslimanë të caktuar, të cilët e përfaqësojnë dhe kultivojnë doktrinën e tyre konservative dhe puritane, kurse dijetarët jashtë saj i emërtojnë me nofka të ndryshme, si: renegatë, të çalë në besim, jo pasues të vërtetë të akides – nyjës së besimit në Zot – të dalë nga feja, mëkatarë etj.etj.

1.3.2. Lëvizja Djubandij në Indi

Lëvizja Islame Djubandi në Indi kishte lindur si reaksion kundër dominimit të Britanisë së Madhe. Ajo udhëhiqej nga Ahmed Hani (1817-1892), e themeluar në Djubandi, diku 150 kilometra larg kryeqytetit Nju Delhi. Pas themelimit, kjo organizatë ishte shtrirë deri në jug të Azisë me shkollën e saj të quajtur “Darul-ulumi”, të themeluar në vitin 1866. Mbi bazat e kësaj shkolle besohet se ishte ngritur edhe shteti i sotëm i Pakistanit, kurse më pas mbi parimet e saj ishte themeluar edhe lëvizja Talibane në Afganistan.

1.3.3. Lëvizja e Ebu el-Ala el-Mevdudi 1903/1979

Mevdudi i cili jetonte në Pakistan ishte ndikuar nga shkolla e Ahmed Hanit në Indi. Ai apelonte në themelimin e shtetit islam në të cilin do të zbatoheshin parimet islame sheriatike. Në vitin 1941 Mevdudi kishte themeluar grupin e tij të quajtur” Xhemati Islam”, i cili sot ka mbi 53 ulëse në Parlamentin e Pakistanit nga 272 sa ka gjithsej.

1.3.4. Lëvizja e Vëllazërisë Myslimane

Themelues i organizimit të vëllazërisë myslimane është Hasen el-Benna , në vitin 1928. [13]

Lëvizja e Vëllazërisë Myslimane është opozita më e madhe politike në shumë vende arabe, me dominim të theksuar në Egjipt, Tunizi, Jordani, Algjeri dhe Palestinë. Sipas analistëve, ajo është e përhapur në shumë se në 72 vende të botës. [14]

Sipas kartave të Vëllazërisë Myslimane, shihet se qëllimi dhe synimi i tyre është reformimi politik, social dhe ekonomik i shtetit, i mbështetur në pikëpamjet e Islamit gjithëpërfshirës. Synimi i një reforme të tillë nga lëvizja e Vëllazërisë Myslimane, nuk është vetëm Egjipti, por edhe vendet tjera arabe dhe islame në të cilat janë prezentë pjesëtarët e Vëllazërisë. Xhemati i Vëllazërisë Myslimane ka pasur ndikim në disa lëvizje të armatosura xhihadiste, të cilat janë konsideruar si rezistence ndaj të gjitha llojeve të okupimit dhe të ndërhyrjeve të jashtme, si: Lëvizja Hamas në Palestinë, në Irak, në Algjeri, në Liban etj. Lëvizja e Vëllazërisë Myslimane si hap të parë e sheh formimin e individit mysliman, të familjes myslimane, të shoqërisë myslimane dhe në fund formimin e shtetit islam.

Simboli i vëllazërisë myslimane është: “Allahu është qëllimi ynë, Muhamedi është ideali ynë, Kur`ani është kushtetuta e jonë, Xhihadi është rruga e jonë, vdekja për hir të Zotit është aspirata e jonë.”

1.3.5. Lëvizja e xhihadit islamik

Është lëvizje e shkëputur nga lëvizja amë e Vëllazërisë Myslimane në Egjipt, e cila beson se realizimi i qëllimit për themelimin e shtetit islam është vetëm lufta. Ajo është themeluar në vitet 1970-ta, jo larg kohe pas dënimit me varje të Sejid Kutubit, në vitin 1966. Lëvizja e xhihadit islamik kishte marr përsipër atentatin e vrasjes së Enver Sadatit, kryetar i atëhershëm i Egjiptit.

Kjo lëvizje po ashtu konsiderohet të jetë përgjegjëse për sulmet me bombë kundër Ambasadës së Egjiptit në Pakistan, në vitin 1995, dhe ambasadës së SHBA-ve në Shqipëri në vitin 1998.

Lider i saj në Egjipt ishte Eymen Edh-Dhevahirij.

1.3.6. Hizbu Tahrir

Hizbu Tahrir (Partia e Çlirimit) është i vetmja organizatë politike e cila punon për rifillimin e jetës islame në bazë të shtetit, sipas kalifatit islam, ku islami do të ishte parimi i parë i rregullimit të sistemit politik, ekonomik dhe social. Hizbu Tahrir gjithashtu është e vetmja parti apo lëvizje e cila nuk i ka ndërrua principet e saja që nga themelimi i saj në vitin 1953. Hizbu Tahrir nuk e pranon gradualitetin në Islam, por themelimin e drejtpërdrejtë të shtetit islam si hap të parë.

1.3.7. Hizbullah

Hizbullahi apo ndryshe e njohur si “Rezistenca islame”, është një organizim politik i cili operon në Liban për më shumë se 20 vite me radhë. Hizbullahu është i njohur për luftën e zhvilluar kundër Izraelit në vitin 1982, 2000 dhe 2006. Shumë vende arabe dhe perëndimore këtë organizim e cilësojnë si organizatë terroriste.

Muhamed Husejn Fadlullah kishte rolin kryesor në themelimin e kësaj organizate, e cila kishte marr përkrahjen e madhe pas revolucioni në Iran në vitin 1979. Pjesë e saj me shumicë janë pjesëtarët Shiaa, me në krye liderin e tyre shpirtëror Hasen Nasrullah, i cili është në funksion të sekretarit të përgjithshëm dhe përfaqësues ligjor i Alij Hameniut në Iran. Kjo organizatë angazhohet për çlirimin e Palestinës të cilën e konsideron si vend të okupuar, kurse Izraelin si okupator dhe shtet jo legjitim në Lindjen e Mesme.

1.4.0. KOSOVA VIS-A-VI LËVIZJEVE ISLAME POLITIKE

Kosova, me shtrirjen e saj gjeografike në Ballkan dhe me aspiratat e saj për t`u integruar në sistemin e bashkuar evropian, nuk duhet të ketë asgjë të përbashkët me lëvizjet islame politike, të cilat kanë qenë dhe janë sot aktive në vendet e ndryshme të botës islame. Duke studiuar arsyet dhe motivet e themelimit si dhe natyrën e aktivitetit të lëvizjes islame me ngjyrime politike, kudo që ato veprojnë, në pah del e e vërteta se, ne nuk kemi asgjë të përbashkët me të tilla lëvizje dhe se ato nuk duhet të jenë model i organizimit tonë shoqëror dhe politik, as tani e as në të ardhmen.

Një ndër arsyet kryesore pse ne duhet të qëndrojmë larg këtyre lëvizjeve mund të renditen si vijon:

Për shkak të pozitës gjeografike të Kosovës, dhe të pozicionit të saj me vendet fqinje përreth.
Për shkak të specifikasitetit të mentaliteti , zakoneve dhe kulturës që ka populli ynë, për dallim nga ato të Lindjes së Mesme.
Për shkak të strukturës shtetërore të Kosovës si vend multi etnik dhe multikulturor.
Për shkak të përcaktimit të popullit të Kosovës për të ndërtuar një shtet me sistem qeverisës demokratik perëndimor.
Për shkak të interesit gjeopolitik dhe gjeostrategjik të Kosovës, afatshkurtër dhe afatgjatë në Ballkan dhe në Evropë.
Populli i Kosovës dhe ai shqiptar në përgjithësi, duhet t`i gëzojë të drejtat dhe liritë e plota fetare, ashtu si edhe çdo vend tjetër demokratik; të ruajë respektin e ndërsjellë mes komuniteteve të ndryshme religjioze, si dhe të kultivojë kulturë të bashkëjetesës me të gjithë pa dallim, mbështetur në parimet njerëzore, humane, si dhe në sistemet e avancuara demokratike.

Njeriu mund të jetë besimtar i Zotit dhe i devotshëm, edhe duke mos qenë pjesë e asnjë ideologjie dhe doktrine fetare me orientime politike.

Koncepti i besimit në Zot, duhet të jetë i tillë, i cili zhvillon dhe kultivon dashurinë, harmoninë solidaritetin dhe unitetin e njerëzve dhe shoqërisë, e jo atë të përjashtimit apo të ekskluzivitetit.

Luftimi i të tjerëve në emër të Zotit, pse ata nuk besojnë dhe mendojnë si ne, është veprim kundër konceptit dhe parimeve të shëndosha të Krijuesit tonë, të përbashkët.

Prijësit fetarë shqiptarë, ashtu siç pohon edhe autorja franceze Nathalie Clayer për shekuj me radhë, kanë zhvilluar kulturë fetare të natyrës – non fanatic non fundamentalist – me përjashtime të vogla dhe raste të izoluara. Prandaj, kjo edhe duhet të jetë rruga e jonë e pa alternativë, e cila duhet ndjekur edhe në ta ardhmen tonë.

Për të gjitha shoqëritë në Botë, por për neve si shqiptarë në veçanti, toleranca dhe bashkëjetesa fetare janë alfa dhe omega, ajri dhe uji pa të cilat nuk mund të mbijetojmë.

[1] Në mesin e këtyre lëvizjeve, me interpretime të veçanta të Islamit, gjegjësisht të formave rigjide dhe konservative bënë pjesë edhe “Lëvizja e Tekfirit dhe Hixhretit”. Udhëheqësit e kësaj lëvizje konsiderojnë se besimtari në pamundësi të ndryshimit të shtetit dhe shoqërisë ku jeton, është i obliguar që të emigrojë- të bëjë hixhret, qoftë edhe në shkretinë, ose të jetojë i vetmuar, si formë e distancimit dhe shprehjes së mos kënaqësisë së tij me rrethin jo praktikues te Islamit brenda të cilit jeton. Në këtë frymë të perceptimit bënë pjesë edhe Lëvizja e dhunshme xhihadiste, e cila përpiqet që të shkëpus dhe largojë sistemet qeverisëse, të themeluar mbi bazat e sundimit dhe organizimit njerëzor, për t`i zëvendësuar me ato hyjnore.
[2] Publicisti dhe analisti arab Rijad Abdullah Zahrani pohon se: “Historia e lëvizjeve dhe organizimeve islame politike është e mbushur me plotë të vërteta demaskuese. Lëvizjet islame politike dekada me radhë kanë dezinformuar masën e gjerë në emër të fesë dhe të medh-hebit, shkollës juridike fetare të caktuar. Këto lëvizje, qofshin sunnite apo shiite, kanë qenë ndër faktorët kryesorë të përhapjes së ekstremizmit, tiranisë politike, dhunës, korrupsionit, injorancës në mesin e shoqërive, si dhe atë të sektarizmit urrejtës. Gjithashtu, ato janë shkaktare kryesore të vdekjes së komuniteteve nga injoranca që ato kanë mbjellë në mesin e tyre, pastaj të shkaktimit të trazirave për të vrarë kategori të njerëzve të caktuar brenda të njëjtës shoqëri. Zahrani mendon se e njëjta histori e këtyre lëvizjeve po ngjan edhe sot pas Pranverës Arabe, të cilat sipas tij kanë shkëputur mësime nga lëvizjet dhe organizimet e mëhershme islame politike, prandaj dhe pikërisht kjo është edhe arsyeja pse ato nuk po korrin sukses në teren. Pranvera Arabe, sipas Zahranit, nuk do të ngadhënjejë, përderisa protagonistët e saj nuk lirohen nga politizimi i fesë. Lëvizjet islame, sunnite dhe shiite, edhe me diferencimet e mëdha që kanë nga shkollat e ndryshme që ata ndjekin, kanë anatemuar arsyen njerëzore dhe po e legjitimojnë derdhjen e gjakut si rrugë të tyre, për shpalljen e Hilafetit, apo të kthimit të Mehdiut të pritur, si dhe të caktimit të ndodhisë së kataklizmës – kiametit – teori këto të cilët i ngjasojnë filmave iluzionistë të cilëve nuk u beson përveç injorantit dhe të marrit”! (www.shbabmisr.com)
[3] Disa nga vëzhguesit dhe analistët politikë, ngritjen e lëvizjeve fetare politike, në etapën e Pranverës Arabe e shohin si rezultat të disa faktorëve:
Aftësia organizative përballë sistemeve të kaluara
Bindja e qytetarëve të rëndomtë se pasimi i tyre është obligim fetar.
Bindja e të tjerëve se në sistemet e kaluara qytetarët kanë qenë më të persekutuar dhe më të shtypur etj.
[4] راشد الغنوش, العركة الأسلامية و مسألة التغيير- المركز المغاربي للبحوث و الترجمة , لنن 2000, ص 11
[5] عبدالله أبو عزة , نحو حركات إسلامية علمية و سلمية , في كتاب عبدالله النفيسي ص 179
[6] محمد أبو سعود , مشكلة المدلولات و القيادات , كتاب عبد الله النفيسي , ص/ 354
[7] Berman, Sheri (2003). “Islamism, Revolution, and Civil Society”. Perspectives on Politics 1 (2): 258
[8] Islamic Republic by Bernard Lewis
[9] Sunnit janë grupimi më i madh i myslimanëve, të cilët besojnë:
në librin shpallur Kuranin,
në thëniet e sakta të Muhammedit a.s.,
në katër shkollat juridike të themeluara pas vdekjes së Muhammdit a.s,
dhe që katër kalifët pas Muhammedit a.s., i konsiderojnë legjitim dhe të besueshëm.
[10] Shiat janë grupimi i dytë më i madh i myslimanë në botë. Shiat, që në nismë të themelimit, kanë qenë të njohur si pasues apo ithtarë të Aliut r.a, gjegjësisht Kalifit të katërt pas vdekjes së Muhammedit a.s. Grupi më i madh i tyre janë pasuesit e 12 imamëve të cilët ata i besojnë se janë trashëgimtarë të Aliut r.a.
[11] Selef es-Salih, konsiderohen pasuesit e drejtë dhe të besueshëm të praktikës origjinale të Muhammedit a.s.
[12] Deri në eksplorimin e arit të zi në Gadishullin Arabik, primatin e mendimit fetar islamë e kanë pasur qendrat tjera akademike në botën arabe dhe islame si; universiteti el-Az-har në Kajro, Damasku, Bagdadi, Stambolli, India, Pakistani, etj. Edhe sot mendimtarët më të mëdhenj dhe më të njohur të mendimit Islam gjenden jashtë Gadishullit Arabik, mirëpo shumë prej tyre kanë mbetur nën hije për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike të vendeve ku ata jetojnë, si dhe mos përkrahjes financiare të cilën nuk e gëzojnë institucioneve të tyre akademike ku ata veprojnë.
[13] Këtë organizim të tij të parë, Hasan el-Benna e kishte quajtur “Lëvizja Islame”.
[14] Disa vende, përveç Egjiptit, si Rusia, Kazakistani, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, lëvizjen e Vëllazërisë Myslimane sot e konsiderojnë si organizatë terroriste.

Dosjet e UDB-së në Kosovë nuk po hapen, pasi UDB-ja ende po e udhëheq Kosovën


UDB-ashët kontrollojnë shtetin, BLLOKOHET HAPJA E DOSJEVE


PUSHTETIT AKTUAL U KONVENOJNË SPIUNËT E SERBISË

Mehmeti: Dosjet e UDB-së në Kosovë nuk po hapen, pasi UDB-ja ende po e udhëheq Kosovën


"A e dini ju se ka këshilltarë që sot paguhen nga UDB-ja dhe janë në Qeveri, në Presidencë, në Kuvend dhe në çdo bandë politike, a e dini ju se Hashim Thaçi i ka dy këshilltarë që kanë bashkëpunuar me UDB-në serbe dhe se akoma bashkëpunojnë me krerët serbë? Dhe, le të marrë guximin dikush nga Presidenca e të demantojnë dhe unë do t'i them me emër dhe mbiemër se me kë kanë bashkëpunuar në Prizren dhe në Prishtinë", tha analisti Reshat Badallaj për "Kosova Sot"

E dhe pse Kosova po kalon afro 20 vjet, dy dekada të plota, pas çlirimit nga okupatori serb, deri më tani askush nuk e kërkoi zbardhjen e dosjeve sekrete të UDB-së. Analistët politikë dhe qytetarët e anketuar konsiderojnë se në këtë drejtim ky do të duhej të ishte hapi i parë pas çlirimit për të vepruar dhe distancuar nga ajo strukturë kriminale, zbardhja e dosjeve sekrete të UDB-së, sepse gjithmonë pas çdo përmbysje të sistemeve të kaluara, me luftë ose pa të, automatikishtkërkohen bashkëpunëtorët, të cilët i shërbyen sistemit tjetër për të mbijetuar respektivisht sunduar. Sipas opinionistëve të gazetës, arsyeja se pse kjo nuk ka ndodhur në Kosovë është fakti se pasi në institucionet e reja të shtetit akoma po vazhdojmë të kemi sunduesit e njëjtë të sistemeve të kaluara të Serbisë, ose bijtë e mbetjet e tyre, por të konvertuar e kamufluar në kinse "patriotë" të vendit. Në një shkrim autorial të veprimtarit dhe analistit Reshat Sahitaj, ai e shtron pyetjen se si shpjegohet që pas luftës në skenë na dolën personalitetet e sistemit të kaluar, si: Baton Haxhiu, Shkëlzen Maliqi e shumë e shumë të tjerë, që i ndihmuan Serbisë para luftës, i ndihmuan fshehtas gjatë luftës dhe tani edhe më shumë pas luftës?Analisti Sahitaj shkruan se mesazhi që bën fotografia e fundit, e bërë më 5 maj në shtëpinë e Sami Lushtakut, është mesazh që Serbia ia dërgon popullit shqiptar për të na bërë me dije se Serbia edhe sot e kontrollon Kosovën nga i vogli deri te më i madhi personalitet politik e kulturor. "Fotografia e fundit, e bërë më 5 maj në shtëpinë e Sami Lushtakut, nuk ka tjetër koment përpos mesazhit që Serbia ia dërgon popullit shqiptar për të na bërë më dije se Serbia e kontrollon Kosovën nga i vogëli deri te më i madhi personalitet politik e kulturor". Sipas vlerësimit të opinionistëve, por edhe të qytetarëve, po qe se nuk zbardhen dosjet sekrete të UDB-së më shpejt, Kosova do të mbetet e varur dhe e nënshtruar e sunduar nga Serbia, përmes njerëzve të saj të instaluar, deri në majat e pushtetit edhe për shumë dekada të ardhshme, prandaj duhet që zbardhja e dosjeve të ketë një qëllim, e ai është që bashkëpunëtorët e UDB-së të largohen nga postet politike në rend të parë, e në rend të dytë ata të mos kenë asnjë post me përgjegjësi, si drejtorë të shkollave, të medieve etj. Gazetari ka kërkuar prononcimin edhe të të apostrofuarve Baton Haxhiu, Shkëlzen Maliqi dhe Veton Surroi, por nuk janë përgjigjur.

Shkodra:Gjyqësia dhe Prokuroria janë të uzurpuara nga politika

Sipas analistit Shefik Shkodra, në fillim UNMIK-u ka qenë me atëpushtetin e vet që i ka zgjedhur kudo ata që ishin lojalë ndaj Serbisë së dikurshme. "Madje edhe shumë prej tyre ishin shërbyes politikë, natyrisht duke prekur tinëzisht edhe më tutje personalitetet që ishin dhe janë për një Kosovë të re. Devotshmëria e këtyre njerëzve për ta ngritur në këmbë të veta me të gjitha institucionet e nevojshme, me njerëz të dijes e të dashurisë për këtë vend, nuk u lejuan të marrin frymë. Kjo vijoi edhe nga interesi i atyre që e quanin veten "patriotë" me zë e me formë, por realiteti tregoi diçka tjetër", u shpreh ai. "Një vlerësim i kuadrove, sidomos në vende të rëndësishme, do të duhej të ishte bërë kaherë, sidomos pas 2008-ës, në mënyrë që të pastrohet shteti. Por, gjithnjë me kujdes, pa bërë fushata e në mënyrë joseleksionuese. Të gjithë ata që ishin për të na i mbyllin sportelet dikur, madje edhe me sharje e kërcënime do të duhej që ta braktisnin institucionin në udhëheqje", vijoi më tutje Shkodra. Sipas tij, ky pushtet nuk i ka dëshiruar kuadrot e reja."Nuk e kanë dëshiruar pastrimin. Shkaku është interesi i bashkëpunimit me oligarkët dhe pasurimi i paskajshëm (për disa) pa u lodhur. Gjyqësia dhe prokuroria janë të uzurpuara nga politika", potencoi ai për "Kosova Sot".

"Shoqëria jonë nuk ka opozitë të mirëfilltë dhe nuk ka organizime qytetare që t'i hyjë një pune mjaft me rëndësi", tha Shefik Shkodra për "Kosova Sot"

ALIU:SI KA MUNDËSI QË NJERIU, I CILI PËR DEKADA TË TËRA KA BASHKËPUNUAR ME STANISHIQIN, SOT TË JETË KËSHILLTAR A MENTOR I "MAJAVE TË PUSHTETIT"?!

Analisti Bislim Aliu thekson se vërtet është diskutabile pse në Kosovë, edhe pas afro 20 vjetësh pas çlirimit nga okupatori serb, askush nuk e kërkoi zbardhjen e dosjeve sekrete të UDB-së!? Ai thotë se zbardhja e dosjeve sekrete pas përmbysjes së ndonjë sistemi është hapi i parë, posa pushteti të merret nga çliruesit, siç edhe kemi shumë raste në botë; si: Polonia, Çekosllovakia, Gjermania, por edhe ndryshimet në Shqipëri, nga sistemi totalitar në sistem pluralist! Ndaj, Shqipëria dhe Kosova janë vendet e vetme në botë që nuk e kanë bërë asnjë hap në këtë drejtim."Te ne, në Kosovë, pas luftës automatikisht ishte dashur të kërkohen bashkëpunëtorët, të cilët i shërbyen sistemit tjetër.Arsyeja se pse kjo nuk ka ndodhur në Kosovë, pasi vazhdojnë të kemi sunduesit e njëjtë të sistemeve të kaluara të Serbisë, por të konvertuar në 'patriotë' të vendit.Ndaj, ata që ishin bashkëpunëtorë të Serbisë, para luftës, gjatë luftës, por edhe pas luftës, duhet të gjykohen dhe mos të lihen që të veprojnë edhe më tej në Kosovë", u shpreh ai."Po qe se nuk zbardhen dosjet sekrete të UDB-së në Kosovë, do të mbetet e varur dhe e nënshtruar nga Serbia, përmes njerëzve të saj të instaluar deri në majat e pushtetit edhe për dekada të ardhshme.Zbardhja e dosjeve duhet të ketë një qëllim, pra bashkëpunëtorët e UDB-së, të largohen sa më parë nga postet politike, në rend të parë, e në rend të dytë, ata të mos kenë asnjë post udhëheqës dhe me përgjegjësi; si drejtorë të shkollave, të medieve, apo në vende udhëheqëse me përgjegjësi", vijoi më tutje Aliu."Si ka mundësi që njeriu, i cili për dekada të tëra, ka bashkëpunuar me Stanishiqin, para e pas luftës, sot të jetë këshilltar a mentor i "majave të pushtetit" për afro 19 vjet, e të bashkëpunojë me krerët e politikave shqiptare në të dyja shtetet shqiptare?! Përderisa ka kësi këshilltarë e mentorë në majat e politikës shtetërore, siç është rasti me B.Haxhiun, atëherë është e kuptueshme se Serbia përmes tij do të vazhdojë që ta njohë politikën e brendshme shtetërore, por besa edhe të përzihet në punët e brendshme të shtetit, siç është rasti te ne në Kosovë.Andaj, përderisa ka njerëz që me dekada kanë qenë bashkëpunëtorë të Serbisë, ata nuk dëshirojnë zbardhjen e dosjeve sekrete të UDBsë, meqë do të zbardheshin fytyrat e vërteta të 'patriotizmit' veprues të tyre", potencoi ai."Është jashtëzakonisht e domosdoshme që të zbardhen këto dosje sekrete dhe të dihen njëherë e përgjithmonë fytyrat e vërteta patriotike dhe, në anën tjetër, fytyrat e rrejshme "patriotike", të cilët po veprojnë lirshëm te ne në Kosovë!", tha Bislim Aliu për "Kosova Sot".

BADALLAJ: THAÇI I KA DY KËSHILLTARË AGJENTË TË SERBISË

Analisti politik Reshat Badallaj pretendon se ai edhe personalisht ka fakte të bollshme që tregojnë dhe e bëjnë atë të jetë i bindur se bllokimi i dosjeve të UDB-së, që të mos hapen ato, qëndron në faktin se njerëzit e këtij shërbimi janë futur thellë në politikën kosovare, në institucione dhe në medie, që e dirigjojnë edhe politikën si tërësi në shërbim të Serbisë."Po si i hapen udbashët dosjet, duhet t´i hapim ne dhe t´i zbardhim spiunllëqet e tyre që janë në majat e shtetit.Me këtë pyetje jam i detyruar të shkruaj për veten, jo pse dua, por e përsëris se i vetmi me kohë mora guximin të zbuloj dosjet e langonjve, zagarëve, udbashëve..., që kanë burgosur, kanë vrarë shqiptarët dhe kanë humbur pa shenjë e pa u dukur.Kam zbuluar dosjen e spiunëve babë e birë të Baton e F.Haxhiut, kam zbuluar dosjet babë e bir, të Veton e R. Surroit, pastaj kam zbuluar dosjet babë e bir të Shkëlzen e M.Maliqit.Pastaj kam zbuluar edhe dosjet e udhëheqësve dhe themeluesve të LDK-së, që jo vetëm që kanë qenë udbashë të tmerrshëm,por edhe që i janë shitur falas UDB-ës serbe pa asnjë dinar kundër shqiptarëve, kam zbuluar dosjet jugosllave të kriminelit Bashkim Hisari në vrasjen e vëllezërve Jusuf, Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zeka, e shumë e shumë dosje tjera që vetëm me emër me i përmend mbushen 100 e ca faqe, që të gjitha mund t´i gjeni në 'google' të gjitha dosjet e tradhtarëve të kombit, me emër e mbiemër te spiunet dhe tradhtarët në zonën kufitare, pastaj kam zbuluar dosjen e deputetit të deridjeshëm të LDK-së, që për vrasje të shqiptarëve që ishte dekoruar nga kryetari i Kryesisë së Jugosllavisë së asaj kohe, Borisav Joviqi, bile edhe me fotografi dhe ky ish-deputet i radhëve të LDK-së merrte rroga nga djersa e kosovarëve dhe shumë e shumë dosje tjera, që këto ditë do t'i publikojë edhe disa dosje pas 30 vjetësh, në faqen time në 'Facebook'", thotë Badallaj për 'Kosova Sot'.Ai tani thotë se është i sigurt që tani nuk e kërkon askush zbardhjen e dosjeve, sepse janë bashkë kriminelët, udbashët, hajnat, matrapazët dhe ata e qeverisin vendin."Kur e them këtë e them me përgjegjësi të plotë se shteti është në duart e banditëve, hajnave, kriminelëve, udbashëve, që jam i gatshëm në çdo kohë të arsyetoj ketë.A e dini ju se ka këshilltarë që sot paguhen nga UDB-ja dhe janë në Qeveri, në Presidencë, në Kuvend dhe në çdo bandë politike, a e dini ju se Hashim Thaçi ka dy këshilltarë që kanë bashkëpunuar me UDB-në serbe dhe se akoma bashkëpunojnë me krerët serbë.Dhe le të marrë guximin dikush nga Presidenca e të demantojnë dhe ne do t'i themi me emër dhe mbiemër se me kë kanë bashkëpunuar në Prizren dhe në Prishtinë.Në dorë i kam unë ata", tha Reshat Badallaj

MEHMETI: NUK PRITET QË TË ZBARDHET DOSJA E UDB-SË, PASI RRJEDHIMISHT DO TË DËRGONTE NË BURG ATA QË JANË NË KRYE TË SHTETIT

Analisti politik Faton Mehmeti mendon se dosjet e UDB-së në Kosovë nuk po hapen pasi që, sipas tij, UDB-ja ende po e udhëheq Kosovën, pasi njerëz të saj janë akoma prijës të shtetit."Andaj, nuk pritet që të zbardhet dosja e UDB-së, pasi rrjedhimisht do të dërgonte në burg ata që janë në krye të shtetit.Dhe kjo nuk lejohet të ndodhë, e as që pritet.Në këtë sens është e kuptueshme pse ende nuk është zbardhur dosja e UDB-së, e për rrjedhojë as që pritet të ndodhë një gjë e tillë", u shpreh Mehmeti."Njerëz të UBD-së janë të fuqishëm si në politikë, në media të tyre dhe janë ekonomikisht shumë të fortë, prandaj forca e tyre është kaq e madhe dhe prezent në vendin tonë.Në fakt UDB-ja është më prezent në mesin e atyre që shtiren si heronj, trima të luftës, në emër të së cilës kanë arritur të vjedhin këtë popull të varfër dhe të falimentuar.Njerëz të Stanishiqit janë ndër faktorët kryesorë në vend, e të cilët këtë fuqi e kanë marrë për shkak të spiunazhit që kanë bërë dhe vazhdojnë ende ta bëjnë.Kjo edhe është poenta e tyre, e cila Kosovës i ka sjellë mjaft dëme të mëdha", theksoi ai."Besoj se pa u ndërruar kjo klasë politike, e cila është e lidhur me UDB-në, Kosova nuk mund të mëtojë se është çliruar nga Serbia", tha Faton Mehmeti për "Kosova Sot".

Qytetarët dyshojnë te politikanët agjentë

Qytetarë të anketuar nga gazeta lidhur me mosveprimin e asnjërës nga qeverisjet e deritanishme të pasluftës, për të zbardhur dosjet sekrete të UDBsë, dyshojnë dhe besojnë që kjo nuk bëhet pasi edhe vetë shumë nga ta mund të jenë pasardhës të afërt të brezit të ish-udbashëve, madje dyshohet se edhe në institucionet e tanishme të Kosovës ka njerëz aktivë që e kanë të kaluarën e ngarkuar me hipotekë të regjimit të UDB-së. Një mendim të tillë e ka qytetari Idriz Ejupi."Shikoni, ata që duhet me i hapë janë në vendet kyçe, qeveritarët tanë dhe ata nuk duan që ato t'i hapin vetë, sepse janë vetë pjesëmarrës në ato gjëra. Jo vetëm që janë pjesëmarrës, por edhe e kanë krijuar klanin, të gjitha janë këto dhe kështu tani shkon sistemi krejt si zinxhir, që sillet dhe nuk luan nga vendi. Sipas mendimit tim, ishalla vetëm rinia e merr qeverinë në dorë dhe bëjnë diçka, se për ndryshe sa të jenë këto klane kot e kemi", tha Ejupi për "Kosova Sot". Dyshim të tillë ka edhe qytetari Myfail Gashi."Unë mendoj që këtë veprim nuk e bëjnë, sepse kjo qeveri dihet se si ka ardhur në pushtet. Në këtë vendin tonë, në Kosovë, kanë ardhur me dhunë, me forcë, e kanëmarrë pushtetin në dorë dhe nuk munden kurrsesi që t'i zbardhin ato dosje, sepse dyshohet që edhe vetë janë pjesëmarrës të atyre dosjeve, që i kanë bërë ato krime, por një ditë, herët apo vonë, besoj se do të zbardhen patjetër", u shpreh ai. "Unë po besoj që do të vijë në pushtet një gjeneratë e re e politikanëve, një qeveri e re, që duhet njëherë e përgjithmonë t'i ndajë të këqijat dhe jo që të lihet kështu si deri më tani. Nuk është këtu vetëm puna e krimit, por edhe ka shumë hajni dhe parregullsi në qeverisje që janë bërë prej këtyre që 18 vjet rresht, për çka edhe ky popull mbaroi nga mjerimi e papunësia, kurse këta janë bërë milionerë", tha Myfail Gashi për "Kosova Sot". Po ashtu mendon edhe qytetari tjetër, Sabedin Makolli."Mua ma merr mendja që edhe vetë politika i ka fajet. Ka aty akoma njerëz komunistë, sigurisht në Parlament, edhe për këtë shkak nuk hapen dosjet. Unë mendoj se kështu duhet të presim derisa të ndërrohen politikanët. Pa u ndërruar kjo strukturë nuk ka zgjidhje", tha Makolli për "Kosova Sot".



Burimi: http://www.kosova-sot.info/lajme/269777/udb-ashet-kontrollojne-shtetin-bllokohet-hapja-e-dosjeve/

2018-05-06

Mëngjesin e kësaj të diele shkrimtarja Flutura Açka ka ndarë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të djalit të saj.

Image result for flutura acka

Jerini, 18 vjeç humbi betejën e tij me sëmundjen e rrallë prej së cilës vuante kohët e fundit. Mes dhimbjes prej nëne Açka ka njoftuar se ceremonia mortore për Jerinin do të mbahet në Holandë, ku ai ka kaluar disa nga vitet e tij të jetës në një rreth të ngushtë familjarësh dhe miqsh.



Postimi i plotë i shkrimtares Flutura Açka në rrjete sociale:

Miqtë e mi,

Mbrëmë, në një orë të vonë të natës, u nda nga jeta Biri im i vetëm, Jerin van den Brink, në të tetëmbëdhjetat e tij, prej një sëmundjeje shumë të rrallë, nga e cila vuajti kohët e fundit. Nuk është e lehtë për një nënë ta lyejë bojën me të zezë për të tillë lajm, as ta pranoj humbjen e qenies më të dashur që pata dhe kam, mbi këtë dhé. Me drojën se nuk do të mësohem kurrë me mungesën e tij, uroj të dëgjoj vetëm lajme të mira prej jush. Sipas dëshirës së Jerinit, ceremonia e lamtumirës do të mbahet me një rreth të ngushtë familjar e shoqëror në Utrecht të Holandës, ku im Bir jetonte prej disa vitesh, pas një fëmijërie të gjatë në Shqipëri. Për miqtë e mi në Shqipëri, do të jem në Atdhe përgjatë muajit qershor.

Flutura,”-përfundon shkrimtarja.

Jerini ishte djali i vetëm i shkrimtares së njohur. Ngushëllimet tona! I dhashtë Zoti forcë për ta përballuar dhimbjen!

Floripress(Flori Bruqi)


*******
Flutura Açka lindi në qytetin e Elbasanit, më 1966. Është poeteshë, shkrimtare dhe botuese shqiptare.

Image result for librat e flutura acka


Është diplomuar për Statistikë në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës më 1988 dhe për Gjuhë-Letërsi më 2001 në Universitetin e Elbasanit.



Pas studimeve universitare, punoi për disa vite si gazetare dhe më pas administratore dhe redaktore e botimeve në shtëpi botuese.


Related image

Më 2001, bashkë me të shoqin e saj holandez, ngriti shtëpinë e saj botuese me qendër në Tiranë. Flutura Açka është shumë e njohur me poezinë e saj. Në vitin 1997 ajo mori çmimin ndërkombëtar "Lira e Strugës" në Netët e Poezisë Strugane ku e ka përfaqësuar poezinë shqipe për disa vite.

Në vitin 1998 u zgjodh ndër 13 poetët më të mirë evropianë të gjeneratës së re në konkurrimin për çmimin e madh Tivoli-Europa në Itali.
Image result for librat e flutura acka

Përfaqësohet me poezitë e saj në pjesën më të madhe të antologjive të poezisë shqipe në gjuhë të huaj dhe poezi dhe cikle të saj janë botuar në shumë gjuhë. Edhe proza e saj po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje, edhe jashtë vendit.


Image result for librat e flutura acka
 Romani i saj Vetmi gruaje është përkthyer në gjuhen bullgare nga Viktor Genkov.

Tituj të veprave



Image result for flutura acka


Vetmi gruaje - Tiranё, 1998 - roman përkthyer në bullgarisht - nga Viktor Genkov : Самотата на една жена
Kukullat nuk kanë Atdhe - 2013
Kryqi i harresës
Hiri
Lutje dimri
Zbathur - 2007
Related image


.Image result for librat e flutura ackaImage result for librat e flutura acka


Image result for librat e flutura acka

Related image



Roel Schuyt ka përkthyer nga gjuha shqipe në holandisht edhe shkrime të shkrimtarëve të ndryshëm shqiptarë si Ismail Kadare, Rexhep Qosja, Xhevahir Spahiu, Eqrem Basha, Helena Kadare, Ardian Klosi

Romani “Kryqi i harresës” i shkrimtares shqiptare, Flutura Açka, në muajin maj u prezantua në Holandë i përkthyer në gjuhën holandeze. Ky roman është botuar në gjuhën shqipe në vitin 2003. Roel Schuyt është përkthyesi i romanit nga shqipja në holandisht. Ai njeh dhe flet disa gjuhë të ndryshme ballkanike, serbo-kroate, bullgare, rumune, maqedonase dhe gjuhën shqipe. Roel Schuyt ka përkthyer nga gjuha shqipe në holandisht edhe shkrime të shkrimtarëve të ndryshëm shqiptarë si Ismail Kadare, Rexhep Qosja, Xhevahir Spahiu, Eqrem Basha, Helena Kadare, Ardian Klosi.


Flutura Açka përkthehet në gjuhën holandeze


Tema e romanit “Kryqi i harresës” është gjakmarrja, temë që autorja e përthyen në disa nën-subjekte, siç është edhe një marrëdhënie dashurie holandeze-shqiptare. Flutura Açka sjell në këtë roman një kryq harrese, duke synuar zgjimin e kujtesës kolektive shqiptare për rrjedhën e ngjarjeve të kohës, ku më pranë vëmendjes autorja sjell dramën e shpërdorimi të kodeve të Kanunit dhe kthimin e aktit të gjakmarrjes në primitivizëm. Ndërkohë gjatë muajit maj 2014, romani është vlerësuar nga kritika dhe mediat holandeze. Romani është vlerësuar në një ndër dy gazetat më të mëdha të përditshme të Holandës, “De Volkskrant”, ku është botuar një shkrim për romanin e Flutura Açkës, “Kryqi i harresës” i cili vlerësohet me nota të larta.

Vlerësimi qe i tillë sa ndër pesë yjet e mundshëm që i jepen një krijuesi, Flutura Acka ka marrë katër yje për stilin e saj poetik dhe ndërtimin e historisë mes Shqipërisë dhe Holandës. Romani “Kryqi i harresës” zhvillohet mes ngjarjeve të tensionuara të personazheve migrues. Në libër përmes subjekteve paralele shfaqet një personazh, një emigrant shqiptar. Nga ana tjetër kemi një parale mërgimesh, por këtë herë për të huajt e ardhur në Shqipëri, për lidhjet e shqiptarëve me ta.

Në gjithë këto lëvizje njerëzore përshkrimet psikologjike thjeshtojnë dhe zbukurojnë ngjarjet njëkohësisht, paravarsisht nga tematika e mprehtë. Përshkrimet e holla dhe gjuha poetike kanë bërë që libri të vlerësohet edhe nga lexuesit holandezë. Shumë libra të Flutura Açkës janë botuar në gjuhë të ndryshme të huaja, Francë, Itali, Greqi, Rumani, Gjermani, SHBA, Maqedoni, Bullgari, Holandë. Romani i saj i parë “Vetmi gruaje”, është përkthyer dhe botuar në gjuhën bullgare. Dhe tani (2014) “Kryqi i harresës” përkthehet në gjuhën holandeze.

Flori Bruqi

TRAGJIZMI GREK,MEGALI IDEA DHE PANHELEMIZMI



Prof.Dr.Resmi Osmani 


 Esse



1
Fqinjët tanë lindorë, grekët, që bashkë me ne (shqiptarët), janë nga popujt më të lashtë të gadishullit Ilirik, qysh në zanafillë të tyre, shquhen për shpirtin luftarak dhe për një tragjizëm të thellë në mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit, në raport me njëri-tjetrin dhe të tjerët. Çka ngjallte në ta shpirtin luftarak dhe kuturisjet vetjake apo në grup për veprme heroike dhe i jep emërin një periudhe të tërë historike, në epokën e bronzit dhe hekurit, që u quajt heroike. Të ardhur nga lindja në trojet pellasgjike, me mendje pjellore dhe imagjinatë të pazakontë, ata moren mitet zotat dhe besimin e pellazgëve vendës dhe duke i plazmuar sipas kushteve historike dhe psiqikës dhe predispozitave të tyre shpirtërore, ndertuan universin e tyre ireal dhe imagjinar të zotave: në qiell, mbi tokë dhë nëntokë, i cili më pas, me zhvillimin e forcave prodhuese, u shqua dhe u shoqërua me zhvillim të arteve, duke lënë pas një trashëgimi të llojit klasik e te papërsëritshëm, një letërsi epike të teatrit antik dhe një filozofi e cila me pyetjet “pse dhe si,” përpiqej të vendoste dhe spjegonte rendin e gjërave në natyrë dhe shoqërinë e atëhershme dhe me veprat e Pitagores, Platonit, Aristotelit, Sokratit etj.hodhi bazat e filozofisë perndimore.
Duke u nisur që nga panteoni Olimpik, ajo, që ndër vetijat bie më së shumti në sy, është absolutizmi e tirania, tragjizmi, fataliteti dhe shpirti luftarak. Aty, në sferëen qiellore, midis hyjnoreve të perëndishëm, sipas radhës hierarqike, etërve dhe bijve e bijave, pas kaosit, me shfaqien e tyre, u zhvillua një luftë e egër dhe e pamëshirshme, me kacafytje, shqyerje, thyerje eshtrash, djegie e shkrumbosje, gremisje humnerave, me sëmundje të lemerishme, degdisje e zbime të bijve larg Olimpit, midis të vdekshmëve. E gjitha kjo për një shumësi shkaqesh, por para së gjithash, per pushtet, por edhe për vese të perëndishme: hatërmbetje ,mosbindje, refuzime apo fyerje.
Kroni, ati i Zeusit, që të merrte pushtetin vrau babën e vet, Uranin dhe u martua me të motrën Rean. Si atëhere dhe më pas, për te qenë sundues mbi zotat dhe hyjnoret e tjere, mbi tokën dhe fatet e njerëzve, lufta ishte e egër dhe me pasoja tragjike. Kroni nga frika se mos humbiste pushtetin nga pasardhësit, i gelltiste të sapolindurit e tij nga Rea. Zeusi, kryezoti, u bë i tille pasi mposhti me lufte te atin dhe me pas gjigandet. Por edhe ai kur i thanë orakujt se fëmija që do të lindëte nga shtatzania e gruas së tij Metidës i rrezikonte fronin, e gëlltiti atë dhe nga koka e tij lindi Atena. Motivi kryesor i ketyrte luftrave ishte sundimi, pushteti apsolut e i pakufizuar. Zotat dhe perënditë ishin para së gjithash luftëetarë : në qiell, mbi e nën toke dhe në det. Zbrisnin në tokë dhe sipas simpative njeridashëse përziheshin me fatet dhe jetëen e njerëzve. Forca e veprimit dhe drejtesia e gjykimit të tyre ishte kthyer ne fatalitet te padiskutueshem. E vetmja mënyrë për t’i zbutur dhe pasjen e miradisë së tyre, ishin flitë,(pa përjashtuar edhe ato njerëzore) libacionet dhe dhurimet. Dënimet që jepnin ishin tejet tragjike: Apoloni dhe Artemida vranë fëmijët e Niobës se ajo guxoi dhe u mburr që kishte lindur katërmbëdhjete fëmijë ndaj dyve që kishte lindur Latona. Prometeu, zjarrdhuruesi i njerëzve, u lidh me pranga në shkëmb, ku shqiponja i hante mëelçinë. Tragjike ishin edhe dënimet xhelozuese e cmirëzeza per Narcisin, Adonisin etj. Në botën e nendheut ku sundonte Hadi, denimet ishin të llahtarshme. Mjafton te kujtohen vuajtjet e përjetshme të Sizifit me gurin mbi shpinë dhe të Tantalit, që i zhytur në ujë nuk mund të shuante etjen.Poseidoni ngrinte në det furtuna e tramundana që shkatërronin lundrimin. Pa sjellë të tjerë shembuj me të cilët mitologjia e lashte greke është e mbushur cit, duhet pranuar se mizoritë dhuna dhe tragjizmi i tyre s’kanë të numëruar.
Ata, apo ato, që nuk ishin të njëmendtë, ishin krijesa të mendjeve njerëzore dhe u imagjinuan dhe u bënë të tillë e të atilla, jo vetëm për t’i patur frikë, e pranuar si sundimtarë, por edhe për të patur të drejtën e shkakut të parë (precedent) për të vepruar si ato. Nga hierarkia e perëndive të adhuruara, këto “vese” hyjnore, s’kishin si te mos përvetoheshin , imitoheshin dhe praktikoheshin, në jetën dhe praktikën njerëzore të shoqërisë së atëhershme tribale greke.
2
Guximi dhe e drejta për të vepruar si hyjnorët, kanë qenë frymëzimi për kuturisjen e heronjve mitikë për vepra heroike, të dyja këto dukuri kanë qenë të lidhura dhe kanë ushqyer njëra-tjetrën. Në themel të tyre është mizoria dhe tragjizmi i veprimeve, vrasja dhe masakrimi i kundërshtarëve, mjaftonte që të shpinte në arritjen e synimeve. Dhe synimi kryesor ishte sundimi dhe pushtimi, robërimi, grabitja e plaçkitja. Në fillim brenda tribuse e polisit, pastaj midis poliseve te afërt, më pas në gjeohapësirën greke, e pastaj me fuqizimin ekoniomiko-ushtarak, jashte territoreve te tyre. Udhetimet dhe kuturisjet e heronjve mitikë, kanë qene jo vetëm eksploruese të vendeve dhe popujve të tjerë, por kryesisht për qëllime grabitqare. Argonautët në ekspeditën e të cilëve u përfshinë heronjtëe më të lavdishëem mitikë, udhëtuan për në Kolkidën e largët për të grabitur bashkën e dashit të artë, që e zotëronte mbreti Ejet , të tjerë me Herakliun, u turrën në skajin perëndimor për t’i grabitur Atalantit mollët e arta të kopshtit të Hesperideve. Gjithkund si grabitës e jo si miq.
Ashtu si në pallatet e hyjnorëve, krimi zbriti edhe në pallatet e mbretërve dhe sundimtarëve. Krimet e motivuara nga etja për pushtet brenda familjeve dinastike, veçanërisht, janë rrënqethëese. Me tipiket janë ato të Atridëve në Mikenë. Në pallatin mbretëror, vrasjet dhe mizorite nuk njohin asnjë cak. Atreu, për shkaqe adulteri por edhe sundimi, bën një akt kanibalesk: vret femijët e të vëllait Tiestit dhe ia bën gjellë për t’i ngrënë, Agamemnoni flijon në altar të, bijën Ifigjeninë dhe vritet vetë nga e shoqja Klitemnestra. Oresti vret të ëmën Klitemnestrën dhe të dashurin e saj Egistin. Edipi, pas një sërë rrethanash e fatalitetesh vret të atin dhe martohet me të ëmën. Medea, për shkak të tradhëtis së Jasonit, vret fëmijët e saj dhe lista e krimeve tragjike mund të zgjatesh pa fund. Krimi në familje është trajtuar në veprat e tragjikeve të mëdhenj grekë të shkujve V-VI para erës së re: Eskili, Sofokliu, Euripidi etj. Thelbi i këtyre tragjedive tronditëse, nuk shtë thjesht rrëfimi i ngjarjeve por gjykimi i qetë dhe shtjellimi i nocioneve morale te se drejtes dhe te se padrejtës , i hakmarrjes dhe gjakmarrjes dukei i parë këto nocione morale si vendkëmbyese, si në një reaksion kimik reversibël: Ajo që është e drejtë, po u tejkalua, mund të kthehet kundëer teje, dhe kur e keqja nga pala tjetër, tejkalohet ndaj teje, kthehet ne të mbarën tënde dhe të jep të drejtën e veprimit pëer hakmarrje dhe shpagesë. Sidoqoftë, gjithë veprimet kanë karakter tragjik dhe gjaku derdhet lumë edhe kur vihet në vend e drejta edhe kur zbatohet hakmarrja, pasi gjaku i derdhur duhet larë me gjak të ri dhe vdekja duhet të shpaguhet me vdekje. Është kjo gjakmarrja klasike.
Në çdo rast, janë të pranishëm zotat, që mbajnë anësi e këshillojnë apo mbrojnë herë njërën e herëe tjetrën palë. Raportet e së drejtës me të padrejtën, duken më ashiqare në trilogjinë e Eskilit Sa kohë akejtë sulmonin per të rikthyer helenën në Spartë, ishin në të drejtën e tyre dhe zotat i mbështetën, por pas pushtimit dhe krimeve mizore, kjo e drejtë u tejkalua dhe zotat i dënuan : në lundrimin për kthimin në shtëpi, ngritën një furtunë që shkatrroi flotën dhe ushtrinë e tyre, apo degdisi disa nga prijësit në vende të largta. Me fund tragjik janë edhe kthimet e heronjve pas luftës trojane, mjafton të kujtohet ploja e Odiseut mbi mtonjësit.
3
Guximi, fryma heroike dhe bindja në vërtetsinë e orakujve dhe shfaqieve me forma njerëezore të perëndive këshilluese, bënë që popujt e atëhershëm, (që popullonin hapësirën që më pas u quajt Hellas, nuk përbënin komb e nuk kishin një emër të përbashkët, por mbanin emërat e vendeve që banonin: spartanë, argeas, tebanë, eubeas, korintas, athinjotë apo atikas, mirmidonë, feakas,etj.), të fillonin luftrat dhe pushtimet. Këto luftëra dhe pushtime ishin sa heroike aq dhe tragjike, me vdekje dhe gjak. Midis poliseve greke, kishte luftra të pandërprera për pushtim, sundim , grabitje dhe plaçkitje, zotrim të skllevërve dhe te mirave të popullit tjetër. Lufta e parë e madhe e fiseve të njësuara jashtë trojeve të tyre ishte ajo kundër Trojës, që zgjati dhjetë vjet. Pas zbritjes nga veriu i gadishullit ilirik te Dorëve, pushtimit prej tyre te Tesalisë, Peleponezit Atikës dhe ishujve, shkatërrimit të qytetrimit mikenas, nisi epoka e kolonizimeve dhe e kërkimit të hapësirave jetike e përhapjes së fiseve në Azinë e Vogël. Anatoli, Frigji, Kapadoki, Kiliki etj. Qytetet dore të Megarës dhe Korintit, kolonizuan Italinë e Jugut, Apoloninë, Dyrrahun, Farosin dhe Isian në bregun dalmat, Qipron, brigjet e Detit të Zi, në Afrikë, etj. Popujt helenik te gadishullit u kthyen në fuqinë koloniale më të madhe të kohës, kryesisht në lindje. Në ndëerkohë, vijonin edhe luftërat e brendshme për hegjemoni; Argosi kundër Tebës, Sparta kundër Athinës, Lufta e Peleponezit me disa ndërprerje zgjati afro tridhjet vjet. Më pas u shfaq për herë të parë rreziku I pushtimit të një armiku të jashtën ai Persian, që helenët e prballuan me guxim dhe heroizëm. Luftërat s’kishin të mbaruar, erdhën më pas luftrat me maqedoninë e Filipit dhe Aleksandrit që nënshtruan dhe poshtëruan gjithë greqinë.
Lufta, etja për pushtime, kolonizime, nënshtrim të popujve të tjerë, ekspansioni kulturor dhe i vlerave shpirtërore, u kthye në frymë, në forcë vepruese. Edhe pse term i perdorur nga historiografët modernë, helenizmi u bë prirje sunduese për tu shndërruar më pas në ideologji. Me luftërat e Aleksandrit, helenizmi u shtri nga Olimpi në Himalaje.
Këtij ekspansioni i dha fund pushtimi romak.
4
Kaluan shekuj. U pranua krishterimi si besim monoteist. Helenët e morën këtë besim të ri me ortodoksizëm e fanatizëm dhe u bënë shprehësit më në zë të tij. U nda perandoria romake. U ngrit dhe ra perandoria Bizantine. Erdhi pushtimi turk. Në Ballkan nisën revolucionet per pavarësim. Në të drejtën e tyre kombëtare, për të qenë të lirë, e ushqyer kjo edhe nga kujtimi i miteve,krenarisë për atë që kishin qenë, historisë, bëmave dhe frymës heroike të ruajtura e trashëguara nga mitet dhe të frymëzuara nga ortodoksizmi, me përballjen e kryqit kundër gjysmëhënës, grekët u hodhën në kryengritje dhe më 1831, me ndihmën e fuqive europiane fituan pavarësinë. Një pavarësi e cunguar. Jashtë shtetit grek të shpallur, mbetën shumë territore të banuara nga grekë.
Problemi i pavarësisë mbetei i hapur e i papërfunduar. Këtu ndodh një rizgjim, vjen si një jehonë e largët e kaluara, e asaj që dikur kishte qenë, e frymës luftarake, heroike dhe tragjike që nis të ushqejë frymën nacionaliste, që projekton një shtet grek të ardhshëm, në kufijtë e perandorisë bizantine, qoftë edhe në dëm të popujve të tjerë, pavarësisht nga ndryshimet historike dhe territoriale, duke pranuar çdo sakrificë por edhe çdo mjet e mundësi: luftrat e ardhshme, spastrimet, vrasjet, djegiet, shpopullimet, shpërnguljet etj.
Këtu nis tejkalimi i së drejtës. Çdo gjë për vete, asgjë për të tjerët. Lindi kësisoj ideologjia e re e Megali Idesë, e Idesë së Madhe. Ideatori dhe ideologu i parë i saj qe më 1844 kryeministri i atëhershëm Jani Koleti. Një epirot, ish mjek, nw shërbim të Myftar Pashës, birit të Ali Tepelenës. Po atë vit, ministri i jashtëm i qeverisë greke, deklaroi ne parlament se: Mbretëria e Greqisë nuk është Greqi. Kjo ëeshtë pjesa e vogël e varfër e Greqisë. Ka dy qendra të mëdha të helenizmit. Athina është kryeqyteti i mbretërisë, Kostantinopoja është kryeqyteti i madh, qyteti i ëndrrës dhe i shpresës për të gjithë grekët.
Megali Idea, u kthye për grekët dhe qarqet e saj sunduese në ideologji kombëtare, pjesë e psiqikës së tyre, që nga fëmija deri te plaku. U fut në programet mësimore dhe universiteti i Athinës, mori porosi që të përgatiste apostuj dhe ideologë të kësaj ideje. Kësaj ideologjie ju bë krah edhe panhelenizmi, nëpërmjet kishës ortodokse, me parimin se çdo ortodoks është grek, për këtë qysh më heret nisi dërgesat e misionarëve, ndër ta , për viset shqiptare duhet përmendur Kozma Etoliani, që e nisi veprimtarinë qysh nga gjysma e dytë e viteve 1700, siç shihet goxha heret. Tash vonë kisha greke e shpalli atë shenjtor dhe 24 gushti që është, ditvrasja e tij, përkujtohet në Kolkondas të Fierit, me të ardhur nga gjithë greqia.
5
Thonë që historia përsëritet, por në trajtë spirale, në ngjitje, nga poshtë lartë. Grekët në çdo spirale të historisë së tyre, kanë gjetur piktakime, që nisin nga lavdia e lashtëesisë me gjithë shumësinë e saj të vlerave apo të antivlerave, që ushqejnë ambicjet dhe idetë e madhështisë, për tu rikthyer sërish në atë që dikur ishte gjeohapësira helenike, pavarësisht nga ndryshimet epokale të ndodhura. Megali Idea dhe Panhelenizmi u ushqyen e u nanurisën edhe nga fuqitë e mëdha europiane: Rusia cariste ortodokse, Anglia, Franca, e veçanërisht nga Bavaria dhe shtetet e tjera gjermane, që shihnin në qytetrimin e lashtë grek, artin, letërsinë dhe filozofinë e tij, rrënjët e qytetrimit të tyre perndimor. Për këtë jepnin edhe përkrahje pa rezerva për pavarësimin dhe fuqizimin e saj. Në luftërat e shekullit XIX, sa herë I “Sëmuri i Bosforit” humbiste, Greqia veçanërisht dhe mbrteëritë e tjera të reja ballkanike, u shtonin shteteve të tyre me luftë pjesë të reja nga trojet shqiptare. Megali Idesë Greke, iu shtua edhe “Naçertanje” serbe, me të njëjtat synime, bashkimin me shtetin serb të trojeve shqiptare të veriut.Të dyja këto ideologji, u kthyen në rrezikun më të madh të shqiptarëve, por jo edhe vetëm të tyreve.
Zëdhënës, artizan dhe luftëtar i Megali Idesë, u bë kryeministri grek Venizellos,(1864-1936), që e shihte Greqinë si pasardhëse të Perandorisë Bizantine. Pas shkëputjes së Çamërisë nga Konferenca e Londrës më 1913, synimi i tij ishte gjithë Shqipëria e Jugut apo i ashtuquajturi Vorio Epir. Në ndihmë të realizimit të këtij synimi, iu drejtua edhe trashëgimisë historike tragjike, që armë të saj ka vrasjet, gjakderdhjen, përdhunimet, shkatrrimin dhe djegien e qendrave të banuara dhe shpërnguljet, për të krijuar hapsira etnikisht dhe fetarisht të pastra. Ishte kjo politika zyrtare greke që u zbatua në luftën ballkanike. Për popujt e tjerë, pasojat qenë tepër tragjike. Gjatë luftës ballkanike, Greqia pushtoi Shqipërinë e jugut. Për spastrimin e saj nga popullata vendëse e besimit myslyman në Kolonjë, Korçë, Kostur, Tepelenë, Përmet,Skrapar etj. u kryen masakra të papara për tragjizmin dhe mizorinë e tyre. Vetëm në Panarit të Kolonjës, në një fshat u masakruan afro 400 shqiptarë, kështu edhe në Hormovë të Tepelenës e gjetk, aq sa popullata, për të shpëtuar jetën, braktisi vendbanimet dhe u drejtua për në Vlorë ku u grumbulluan mijëra refugjatë.
Me pushtimet dhe aneksimet në Thesali, Maqedoni, Traki dhe pas pushtimit të Izmirit dhe brigjeve perëndimore të Azisë së vogël në vitet 1919-21në luftën Greko-Turke, u duk se ëndërra greke e Megali Idesë po përmbushej. Zhvillimet e mëpasme dhe disfata katastrofike greke, nga goditjet e ushtrisë turke e çmundësuan pjesërisht atë, por greqia shumfishoi territoret e shtetit të vet, duke u bërë ajo që është sot. Këto prirje dhe ndjekja e ëndrrës megaliideiste me veprimet ushtarake patën pasoja tejet tragjike për ndërluftuesit, veçanërisht për vetë ata, grekët. U çvendos nga trojet e veta një popullsi milionëshe, nga të dy krahët, përfshi dhe shqiptarë të besimit myslyman nga Çamëria, Maqedonia, Kosturi e Follorina, të cilët pasi përjetuan tmerret e luftës dhe terrorit, vdekjet nga vuajtjet, humbjen e pasurisë, u degdisn në hapësirat e Turqisë Aziatike me të cilën si lidhte asgjë.
Ky ishte fryti i hidhur i Megali Idesë.
6
Nuk mbaron me kaqë. Ëndrra megaliideiste mbahet gjallë dhe vazhdon edhe më pas, siç do ta shohim më poshtë edhe sot e kësaj dite. Përpjekjet për homogjenizimin e popullatës në trojet e pushtuar, çuan në një ksenofobi të shfrenuar. Ndaj shqiptarëve myslymanë të Çamërisë në fund të Luftës së Dytë Botërore, genocidi i nisur më 27qershor 1944 çoi në dhjetimin dhe shpëernguljen me dhunë të popullatës me një genocid e mizori tipike. Të tilla akte, por jo me aq mizori u kryen edhe kundër hebrejve, që iu dorëzuan gjermanëve dhe sllavëve të Maqedonisë gjatë luftës civile. Shteti grek nuk i njeh minoritetet. Ka një politikë konstante të asimilimit dhe greqizimit të kujtdo të kombësie tjetër, që qoftë edhe si emigrantë gjenden në Greqi. Mjafton të kujtojmë ndrrimet e emrave, konvertimet dhe pagëzimet e shumë emigrantëve shqiptarë.
Ka ndër të tjerë edhe tregues që qëndrojnë si fakte kokëforta, për qëndrimet politike megaliideiste dhe panhelenike të qarqeve të sotme politike greke, pavarësisht se kujt partie i përkasin. Qëndrimet megaliideiste dhe panhelenike mbeten njësi kostante. Ja disa shfaqie të këtyre dukurive:
Mbajtja në fuqi e ligjit të luftës me Shqipërinë. Parlamenti grek nuk e shfuqizon atë. Ndoshta është rast pa precedent. Midis dy vendeve ka një traktat miqësie, të dy vendet janë anëtare të Paktit të Atllantikut Verior(NATO), por çuditërisht ende në gjendje lufte! Pavarësisht nga sofizmat që përdoren për ta quajtur atë si të kapërcyer e të mosqenë, ky ligj është në fuqi, i shkruar e zeza mbi të bardhë, i pa shfuqizuar, gozhda e ndryshkur e këtij ligji të fosilizuar , qesharak dhe arkaik, i veshur me fantazmën e luftës është e ngulur fort në murin e parlamentit grek, por jo pa shkak, për ta përdorur kur u duhet. Aty, veç të tjerave, qëndrojnë të varura pronat dhe pasuria e patundshme e çamëve dhe shqiptarëve të tjerë të vëna nën sekuestro. Dhe kuptohet Shqipëria dhe shqiptarët si armiq!
Është i njohur qëndrimi refraktar shurdhëria dhe verbëria e gjithë qeverive greke për problemin çam.Janë afro 300 mijë qytetarë shqiptarë me prejardhje nga ajo krahinë që ngrenë zërin për të drejtat e tyre. Por dera është e mbyllur, trokitjet bien në vesh të shurdhër. Me gjithë të vërtetat historike, të njohura e tashmë të dokumentuara, për ta problemi çam nuk ekziston, dhe pikë!
Me gjithë gllabërimin e Çamërisë dhe atij që ishte vilajeti shqiptar I Janinës në Epir, për qarqe të caktuara, oreksi megalideist i të quajturit “Vorio Epir” që sipas tyre përfshin gjith jugun e Shqipërisë e që hera herës arrin deri në Shkumbin apo Drin, mbetet aktual. Ka organizata, të quajturit sillogje, ka grupime të armatosura si MAVI, bëhen veprimtari, mbahen konferenca dhe paraqiten argumenta dhe pretendime që Vorio Epiri është Greqi dhe banorët e tij grekë! Ky zjarr vazhdon të mbahet i ndezur. Për t’i fryrë atij gjenden edhe renegatë dhe të shitur gjakprishur. Ka një politikë largshikuese dhe një strategji afatgjatë për helemizimin e jugut shqiptar: trajtimi i diferencuar i emigrantëve me perkatësi vorioepirote, pensoionet, ngritja e varrezave perkujtimore për ushtarët grekë të rënë në luftimet italo-greke në territorin shqiptar etj. etj. Në plan të parë dhe pararojë ka dalë kisha ortodokse greke me panhelenizmin, që në mënyrë sistematike, ngadalë, metodikisht shpërndan nëpërmjet ortodoksizmit frymën e helenizmit, për të rrënjosur idenë se çdo ortodoks është grek dhe se greqishtja është gjuha e Zotit!. Në krye të këtij misioni qëndron Hirësia e tij Anastas Janullatosi, i pranuar nga politikanët shqiptarë në vitet 90-të dhe, që gjoja i ardhur për riorganizimin e kishës ortodokse, në zbatim të porosive fanariote, uzurpoi Kishën Autoqefale të Shqipëerisë dhe sot e kësaj dite meshon greqisht në mes të Tiranës. Ka një sinod me shumicë greke dhe ndjehet fare mirë në kishën katedrale në qendër të Tiramës. Tashmë riorganizimi i kishës ortodokse ka përfunduar, janë ngritur objekte të kultit (nganjëherë edhe aty ku s’ka ortodoksë), seminaret dhe shkollat teologjike të drejtuara nga njerëzit e Hirësisë së Tij, kanë përgatitur klerikë të rinj, por me gjithëse kanë kaluar tashmë 25 vjet, nuk gjendet dot një klerik ortodoks, që ta zëvendësojë Fort Lumturinë e Tij Anastas. Jo se ai është i pazevendësueshëm, por ende se ka përfunduar misionin e tij.
Hija e kalit të Trojës shfaqet e veshur me veladon tëzi.
* * *
Në fund të kësaj trajtese le ti kthehemi fillimit të saj. Tragjikët e mëdhenj grekë Eskili, Sofokliu, Euripidi etj. i shkruan tragjeditë e tyre, që kur njerëzit e kohës së tyre t’i shihnin në skenë, të reflektonin sipas moralit të kohës mbi të drejtën, të keqen, hakmarrjen e gjakmarrjen, vyrtytet dhe veset njerzore dhe të realizonin atë që e quanin katarsis, pendesën dhe ndjesën.
Këtë, qarqet politike greke, nuk arrijnë ta realizojnë ende në raportin midis së drejtës dhe të padrejtës në raport me fqinjin e tyre. Ata nuk ndjejnë pendesë dhe nuk u kërkojnë falje atyre, që kanë pësuar nga padrejtësia e veprimeve të vendit të tyre.
E drejta vonon, por nuk harron.
23.04. 2015

Ushtarakë më brilantë gjatë historisë



Në epokën e modernizuar dhe të mekanizuar të luftës, ku vendimet merren nga civilët, oficerët larg frontit të luftimit, komitetet kongresionale dhe strategët e panjohur ushtarakë, ushtria është diçka pa një fytyrë drejtuese dhe përgjegjësitë dhe ndahen mes shumë figurave.

Dikur përgjegjësia dhe pasojat nuk ishin aq të ndara. Strategjia brilante, teknika dhe mendjet logjistike kishin kontroll total të ushtrive të mëdha dhe ato ushtri u bënë fitimtare ose u mundën për shkak të aftësive të një njeriu të vetëm. Komandantët ushtarakë në listë kanë qenë komandantë në fushë, me autonomi të padiskutueshme në betejat e tyre dhe jo gjeneralë që qëndronin në karriget e tyre larg luftës.

Në këtë artikull të ekspertëve të HistoryExtra do të eksplorojmë gjenitë ushtarakë, një listë figurash të famshëm ushtarakë. Liderë botërorë që vijnë vetëm një herë në jetë, dhe që lënë shenjë në historinë e civilizimit njerëzor.

1- Aleksandri i Madh



Aleksandri i Madh qëndron më lart se Napoleon Bonaparti përsa i përket pushtimeve të tij në një periudhë më të shpejtë kohore. I kurorëzuar mbret në moshën 20-vjeçare, pasi i ati i tij, Filipi, u vra, Aleksandri vendosi të pushtonte të gjithë botën e njohur. Aleksandri plotësoi dëshirën e të atit për të pushtuar Persinë në pak vite, duke rrëzuar Mbretin Dar. Duke mos qenë i kënaqur me kaq pak territor, Aleksandri marshoi drejt më shumë pushtimeve në zonat ku sot shtrihet Afganistani dhe Azia Qëndrore.

Në përpjekje për t’i rënë rreth e qark botës në rrugë oqeanore, Aleksandri u përpoq të pushtonte Indinë, por u bind nga ushtarët e tij për t’u rikthyer në Babiloni kur vdiq dhe në moshën 32-vjeçare, pasi kishte pushtuar një pjesë të madhe të botës, i kishte vënë 20 qyteteve emrin e tij si dhe përhapi qytetërim helen.


2- Napoleon Bonaparti



Napoleoni cilësohet si gjenerali më i aftë deri më sot. Ai ka udhëhequr fushata brilante ushtarake, ka përdorur forcën e përqendruar në sulme në fushën e betejës, ka zhvilluar trupat e pavarura dhe të plota të ushtrisë (një sistem i përdorur akoma sot), ka instaluar udhëheqës kukulla, ka rekrutuar trupa nga çdo komb që mposhte, duke bërë revolucion në mënyrën e të luftuarit.

Në dekadën e parë të shekullit të 19-të ai i drejtoi ushtritë e Francës kundër çdo fuqie të madhe evropiane dhe arriti të dominonte Evropën kontinentale, nëpërmjet një sërë fitoresh historike të gjata, në beteja të tilla si ajo e Austerlitzit dhe Fridlandit.

3- Hannibal Barka

Kundërshtari më i tmerrshëm që Roma ka hasur, u rrit me detyrën e mposhtjes së romakëve nga babi i tij, Hasdrubali. Hanibali i la mënjanë taktikat kartagjenase të superioritetit pasiv detar dhe marshoi me elefantë në alpet italiane. Hanibali e pushtoi perandorinë e fuqishme Romake nëpërmjet alpeve.


Ai mundi romakët në një sërë betejash në Trebë dhe Traseminë. Asnjëherë nuk ka humbur personalisht në një betejë me romakët dhe e ka mbajtur ushtrinë e tij në Itali për më shumë se një dekadë pas Luftës së Dytë Kartagjenase.

Ai konsiderohet një prej strategëve më të mëdhenj ushtarakë që kanë ekzistuar. Armiqtë e tij romakë, madje adoptuan disa prej taktikave të tij për përdorimin e tyre.

4- Sun Tzu

Kur ju kërkoni një libër rreth taktikave ushtarake, të cilat akoma mësojnë dhe inspirojnë liderë edhe pas 2500 vitesh, bëni gjënë e duhur nëse lexoni veprën “Arti i Luftës” nga Sun Tzu. Emri i Sun Tzu tani është i famshëm falë atij libri. Vepra brilante e Sun Tzu e trajton luftën nga ana filozofike, duke i trajtuar ato në detaje.

Sun-Tzu-3

Libri flet për strategjinë e durimit si një nga elementët bazë për fitimin e një lufte. Libri sot është shumë popullor jo vetëm për ushtarakët, por edhe për diplomatët, trajnerët e futbollit apo CEO-t e kompanive të ndryshme. Ajo çka e bën atë një figurë interesante ushtarake është se zgjidhte gjithnjë një qasje sa më pak të përgjakshme. Sun Tzu preferonte t’i fitonte luftërat pa nisur ato akoma. Gjeniale.

5- Georgy Zhukov

Kjo figurë ushtarake njihet për fitoren e Europës gjatë Luftës së Dytë Botërore.



Edhe pse përpjekjet sovjetike për të shtypur pushtimin nazist ishin diçka kolektive siç janë të gjithë luftërat në përgjithësi, Zhukov shihet si personi që shkatërroi makinerinë naziste të luftës. Në atë kohë, Hitleri e kishte thyer paktin e tij me Stalinin më 22 qershor 1941, dhe Zhukov ishte tashmë një oficer i gradës së lartë. I ngarkuar nga Stalini për të mbrojtur Moskën dhe të largonte gjermanët.

Ushtria e Kuqe nën komandën e Zhukov ndaloi avancimin e nazistëve gjermanë dhe i mposhti ata. Zhukov vazhdoi të fitonte disa beteja të mëdha kundër gjermanëve. Ushtria e Zhukov marshoi në drejtim të perëndimit deri sa arriti në kryeqytetin e Gjermanisë Naziste, Berlin në pranverën e vitit 1945.


6- Ervin Rommel

Ervin Rommel konsiderohet si babai i luftës moderne me tanqe. I lindur në një familje aristokrate gjermane, Rommel pa betejën e parë gjatë luftës së parë botërore gjatë fushatave gjermane në Rumani dhe Italinë e Veriut.



Me kalimin e kohës u rrit në gradë dhe u bë instruktor ushtarak në luftën me tanqe në Berlin. Kur Lufta e Dytë Botërore shpërtheu, Rommel u kërkua sërish në detyrë duke i shërbyer Rajhut dhe duke ngritur më shumë prestigjin e vetes si ushtarak i zoti. Gjatë kohës kur Gjermania nisi pushtimin e Francës dhe të Vendeve të Ulëta, divizioni ushtarak i Rommel u njoh me nofkën “Divioni i Fantazmave”, për mënyrën se si njësia e tij ushtarake depërtonte në territorin e armikut.

Jeta e tij u ndërpre tragjikisht kur u zbuluan disa prova se kishte marrë pjesë në disa komplote për të vrarë Adolf Hitlerin.


7- Saladini

Saladini ka qenë lideri ushtarak më i shquar në kohën e Kryqëzatave, duke penguar shtetet mësymëse të kryqëzatave dhe pushtimet evropianet, me të njëjtën gjakftohtësi.


I njohur për qetësinë dhe nacionalitetin e tij, mungesën e fanatizmit dhe respektin ndaj kundërshtarëve, ai arriti të pushtonte Sirinë, Egjiptin dhe pjesën më të madhe të Izraelit modern, në mënyrë krejt të qëndrueshme dhe pa shumë vështirësi.

Ai respektohej gjerësisht nga thuajse gjithë rivalët e tij dhe ka pasur një miqësi në korrespondencë me Rikard Zemërluanin, duke i dërguar atij dhurata, kuaj e madje dhe mjekun e tij personal.

7- Jul Cezari

Fushata ushtarake e Cezarit kundër galëve vazhdon të jetë në librat e shumë akademive ushtarake në botë.



Jul Cezari mori kontroll absolut të Republikës Romake dhe ushtrive të saj dhe kreu për herë të parë pushtimin romak të Britanisë. Ekspeditat ushtarake të Cezarit në çdo terren dhe në të gjitha kushtet klimaterike i detyrohet disiplinës strikte të legjionarëve të tij, admirimi dhe devocioni i të cilëve ndaj tij ishte shembull tipik i brilancës së tij taktike.

Gjithashtu ai i manovronte trupat e tij me një shpejtësi legjendare, si dhe përdorimi i sistemit me shifra që përdorte për të komunikuar me gjeneralët e tij.

8- Atila

Emri i tij ishte bërë sinonim i frikës dhe dhunës. Gjatë udhëheqjes së tij, ai ishte një prej armiqve më të frikshëm të perandorive lindore dhe perëndimore.



Ai pushtoi Ballkanin dy herë dhe marshoi nëpërmjet Francës, deri në Orleans përpara se të mundej në betejën e Shalonit. Ai nuk sulmoi as Kostandinopojën dhe as Romën. Në pjesën më të madhe të Evropës perëndimore ai është mishërimi i mizorisë dhe grykësisë. Në kontrast, disa historianë e përshkruajnë atë si një mbret të madh dhe fisnik.

Atila i zgjeroi kufijtë e perandorisë hune nga kufijtë e Francës së ditëve moderne e deri në stepat e Rusisë, duke mbledhur forcën masive të gjithë fiseve dhe kombeve të para historikisht si të egër provincialë.

9- Xhingis Khan

Xhingis Khan është një figurë historike që e bën Atilën e lartpërmendur të duket i butë përsa i përket brutalitetit dhe terrorit absolut që shkaktonte.



I njohur si themeluesi i Perandorisë Mongole, Xhingis Khan krijoi ndoshta territorin më të madh që një Perandori kishte krijuar në të gjithë historinë. Pushtimet mongole shoqëroheshin me therje civilësh nëse qeveritë e tyre bënin rezistencë.

Pavarësisht reputacionit që Çingis Han dhe ushtria mongole morën, ai ishte gjithashtu i rëndësishëm në zbatimin e tolerancën fetare brenda Perandorisë dhe zhvilloi sistemin e meritokracisë. Edhe pas vdekjes së Çingis Han, perandoria mongole u zgjerua edhe më tej.

10-Skënderbeu

Të mos përfshije komandantin ushtarak të njohur si Skënderbeu në listë nuk do të ishte e drejtë. Arsyeja që ai bëhet pjesë e kësaj listë është fakti që pavarësisht sa armiq kishte, ai arriti të mbizotëronte dhe u pengesë e Perandorisë Osmane për të pushtuar Europën.



I lindur me emrin Gjergj Kastrioti në mbretërinë e vogël të Shqipërisë, Skënderbeu u zu rob nga sulltani osman.

Duke u rritur në radhët e ushtrisë osmane ai u rrit edhe për t’u bërë një prej gjeneralëve më të mëdhenj duke fituar titullin “Skënderbe”, që do të thotë Zoti Aleksandër, që e barazonte atë me heroizma e Aleksandrit të Madh.

Por kjo nuk e pengoi të kthehej në vendin e tij, gjë që zemëroi Perandorinë Osmane, që dërgoi për 25 vjet me radhë dërgoi ushtri të stërmëdha për ta pushtuar Shqipërinë, por pa sukses. Me ushtritë e tij që nuk arrinin në më shumë se 20 mijë njerëz, Skënderbeu arrinte t’i bënte ballë ushtrive dhjetë herë më shumë trupave të armikut. Për mbrojtjen e Europës Perëndimore nga hordhitë osmane, Papa i dha titullin “Kampion i Krishtit” Skënderbeut.

11- Xhorxh Uashington

Uashington ishte lideri më i rëndësishëm dhe mbase më i suksesshmi i forcave revolucionare amerikane që kërkonin pavarësinë nga perandoria britanike.



Edhe pse i asistuar nga shumë vartës (duke përfshirë dhe Benedict Arnold, mprehtësia ushtarake e të cilit u mjegullua nga tradhtia e tij e famshme), Uashingtoni rezultoi të ishte forca bashkuese e ushtrisë Kontinentale, duke e çuar atë në fitore në Trenton dhe Jorktaun, si dhe duke i mbajtur forcat e ndara në pjesë së bashku, në dimrin e vështirë në luginën Forxh.

Zgjedhja e tij president, dy herë, pa kundërshtime serioze dukej sikur ishte më e pakta që amerikanët mund të bënin për liderin e tyre ushtarak.

12- Xhorxh S. Paton

Figura më kontradiktore e forcave aleate në Luftës II Botërore, Paton mund të mendonte se ai ishte rimishërimi i luftëtarëve të lashtë, duke mbartur guximin dhe eksperiencën e tyre në betejat e tij.

Pattonphoto

Në Luftën II Botërore ai përdori sulmet rrufe të gjermanëve kundër tyre, duke përdorur njëkohësisht manovrat e trupave të armatosura amerikane për nxjerrjen jashtë loje të fronteve gjermane e duke fituar kështu pjesë të mëdha terreni në periudha të shkurtra kohore.

Incidentet famëkeqe, duke përfshirë ekzekutimin e masakrave nga trupat nën komandën e tij çuan në rënien e imazhit të Paton, por ai mbetet udhëheqësi i fitores së forcave aleate në Evropë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...