2018-05-16

Historiani dhe akademiku serb, Vasilije Krestiq ka thënë se Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë nuk do të heq dorë nga Kosova për çfarëdo çmimi.

“Në pikëvështrimin tim Akademia do të qëndrojë në pikën ku nuk do t’i çoj duart nga Kosova dhe Metohija, për asnjë çmim. Nuk ka një njohje formale të shtetit të vetëshpallur nga shqiptarët në Kosovë”, ka thënë anëtari i kësaj akademie për një radio beogradase, transmeton lajmi.net.

Krestiq ka shtuar se Kosova është pjesë integrale e Serbisë dhe është një ‘vijë e kuqe’ mbi të cilën nuk mund të kapërcehet.

Sipas tij, lufta që populli serb në Kosovë të ketë një status normal duhet të vazhdojë.

“Nëse luftojmë kudo për demokraci atëherë nuk duhet të lejojmë dhunë kundër serbëve në Kosovë, kjo dhunë është në çdo hapë dhe nuk po ndalet. Ka shumë gjëra që duhet t’i luftojmë”, ka përfunduar Krestiq.

Shkëmbim vullnetar i territoreve dhe i popullsisë ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë!


Plani i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) u botua në vitin 2001 në një version jozyrtar në gazetën “Veçer” me një hartë, një mbititull:“Shkëmbim vullnetar i territoreve dhe i popullsisë ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë!

Si do të ndahej Maqedonia sipas planit të akademikëve të këtij vendi

“Akademikët e AMSHA mendojnë për zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-maqedonas pa gjakderdhje” dhe me titull: “Shkëmbim vullnetar i territoreve dhe i popullsisë ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë!, njofton agjencia e lajmeve INA.

Akademia motivin për një mendim të tillë e ka marrë sipas shembullit përmes të cilit viteve të fundit janë zgjidhur krizat ndëretnike në Ballkan me krijimin e territoreve etnike. Thelbi i këtij plani të akademikëve maqedonas ishte ky: “Pas gjithë asaj që ndodhi në Tanushë, Tetovë e në rajonin e Kumanovës, jeta e përbashkët e shqiptarëve dhe maqedonasve nuk do të jetë e mundshme si më parë. Shqiptarët dhe maqedonasit janë dy civilizime diametralisht të kundërta, dallohen për nga feja, gjuha, zakonet, ndërsa mirëbesimi i krijuar me një mund të madh ndërmjet këtyre dy grupeve etnike gjatë dekadave të shkuara të bashkëjetesës, tani po rrënohet për disa muaj të luftës së ekstremistëve”. Sipas këtyre qëndrimeve, çështje është se a do të mundet në një të ardhme të afërt apo të largët të jetojnë fqinjtë shqiptarë e maqedonas rehat dhe njëri pranë tjetrit.Që të mos ketë luftë dhe gjakderdhje, më civilizuese është që të bëhet ndarje e qetë”, thuhej në arsyetimin e këtij projekti.

Sipas këtij plani, Maqedonia, siç pat propozuar dikur edhe Gligorovi, do të hiqte dorë nga një pjesë e Maqedonisë Perëndimore – Dibra (pa Mavrovën dhe rajonin e Rekës), një pjesë e Gostivarit që kap anën e rajonit të Sharrit dhe kufiri, pastaj do të shkonte për Vardar deri te vendkalimi kufitar i Jazhincës, që do të përfshinte Pollogun me Tetovë, ku është e koncentruar më së shumti popullata shqiptare.

Dhe, krejt këtë, maqedonasit do t’ia jepnin Shqipërisë, për çka e kanë informuar atëherë edhe kryetarin e atëhershëm të ASHA të Shqipërisë, akademikun Ylli Popa, ndërsa për këtë “të mirë”, po sipas këtij plani, Shqipëria do të duhej t’ia falte maqedonasve bregun e saj të liqejve të Ohrit e të Prespës bashkë me Pogradecin dhe Liqenasin, ku sipas tyre jetojnë shumicë e popullsisë maqedonase.

Po sipas atij plani, pastaj shqiptarët e Kumanovës, të Shkupit, të Strugës, Manastirit, Prilepit dhe të Kërçovës do të duhej të shpërnguleshin në Pollog, ndërsa do të lihej pastaj edhe një afat kohor për ndërrim të shtëpive e të pronave me maqedonasit që jetojnë aktualisht në Maqedoninë Perëndimore, të cilët do të dilnin pastaj në “pjesën e territorit maqedonas”.

I dyshuar për vrasjen e kosovarit, Besnik Shehaj mbyllet në qeli


Del ADN, viktima që u dogj në Fushë Krujë është Xhafer Osmani nga Kosova, ja motivet

Tashmë nuk ka më asnjë dyshim, viktima që u masakrua në Fushë Krujë është shtetasi nga Kosova Xhafer Osmani nga fshati Pestovë i Komunës së Vushtrisë.

Një fakt të tillë e ka provuar analiza e ADN-së, rezultatet e së cilës kanë dalë sot.
Ngjarja u regjistrua me 5 maj 2018. 57 vjeçari, babai i katër fëmijëve është dhunuar, vrarë dhe më pas, makinës ku ndodhej bashkë me të ishte vënë zjarri për të humbur çdo gjurmë.

Burime nga grupi hetimor thanë për Ora News se autor i dyshuar i krimit është një person rreth 35 vjeç, i cili është fiksuar nga kamerat e një karburanti disa metra larg vendit ku u gjet automjeti i djegur.

Nga sekuencat filmike, te regjistruara rreth 2-3 orë para ngjarjes tronditëse vërehet se i dyshuari ndodhej pranë makinës së Xhafer Osmanit ndërsa ky i fundit qëndronte i lidhur në sedilen e pasme të automjetit.

Policia ka bërë me dije se automjeti i 57 vjecarit është futur në rrugicën pranë karburantit rreth orës 10 të së shtunës ndërsa sinjalizimi për zjarrin është dhënë ne orën 13. Për të humbur gjurmët autori e ka fshehur automjetin në një zonë më kallamishte dhe më pas e ka djegur atë.

Rezulton se familja e Xhafer Osmanit ka denoncuar zhdukjen e tij ,ndërsa deklaruan se ai ishte nisur nga Mitrovica drejt Shqipërisë më datë 29 prill dhe prej kësaj dite nuk kane pasur asnjë komunikim.

Motivet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende por dyshohet se autorët kanë kryer ndaj tij tortura të ndryshme me synim marrjen e ndonjë të dhënë që u ka interesuar


Image result for Xhafer Osmani

Ishte i dyshuar për vrasjen e Kosovarit Xhafer Osmani, por policia i gjeti pushkën. Trupi gjykues, më kërkesën e prokurorit të çështjes vendosi të caktojë masën e “arrestit në burg” për Besnik Shehaj.

Në pritje për t'u njohur me konkluzionet përfundimtare të ekspertizës së ADN dhe konkluzioneve të ekspertizës mjeko-ligjore për të mësuar rreth asaj që ka ndodhur me vdekjen 61-vjeçarit nga Kosova, Xhafer Osmani, në gjykatën e Krujës gjatë ditës së djeshme është zhvilluar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Besnik Shehaj.

Trupi gjykues, më kërkesën e prokurorit të çështjes vendosi të caktojë masën e “arrestit në burg” për Besnik Shehaj. Ky i fundit është arrestuar nga policia dhe prokuroria e Krujës si personi përgjegjës për ngjarjen e djegies së Xhafer Osmanit që u gjet në fshatin Derven, por pas verifikimeve rezultoi se ai nuk ishte i implikuar në këtë ngjarje.

Por Besnik Shehaj, ra në rrjetën e drejtësisë shqiptare aksidentalisht, pasi në vorbullën e verifikimeve, policia ushtroi dhe një kontroll në banesën e Shehajt, ku në dhomën e gjumit konstatoi një armë zjarri, tip pushkë, dy karikatore dhe 300 fishekë.

Related image

Si doli emri i Shehajt në dosje

Përfshirja e emrit të shtetasit Besnik Shehaj në këtë ngjarje, erdhi pas analizimit të të filmimeve të një karburanti në zonën e Fushë-Krujës. Gjatë analizimit të këtyre pamjeve është vërejtur se makina “Wolsfvagen Turan”, dallohet se ka hapur krahun buzë rrugës dhe pas rreth një minutë, futet në këtë rrugicë.

Po kështu 10 apo 17 minuta më pas, në ambjentet e karburant “Eri”, hyn një automjet tip “Benz” me ngjyrë të zezë, nga ku del një person mashkull, dhe tenton të hapi bagazhin e automjetit. Por gjatë kësaj kohe nga vendi drejtuesit të makinës, zbret një vajzë,e cila hape bagazhin dhe vazhdohet të furnizohet automjeti me karburant.

Ky person quhet Besnik Shehaj, dhe se largohet nga zona e karburantit dhe shkon në drejtim të rrugës, ku hyrë 17 minuta më parë makina e kosovarit Xhafer Osmani. Nga pamjet filmike,Shehaj kërkon diçka në anën anësore të rrugicës, dhe pasi kthehet, vjen me një shishe plastike. Hyn në banjë dhe pasi qëndron për pak, shkon dhe e mbush atë me karburant benzinë.

U largova për të gjetur bidon

Gjatë marjes në pyetje, Shehaj ka thënë se ishte larguar për të gjetur një bidon në mënyrë që ta mbushte me benzinë, pasi i duhej për motorin. Ka hyrë në banjë, pasi e ka larë nga brenda këtë bidon dhe më pas i është drejtuar sërisht karburantit, duke e mbushur me benzinë. Madje ai ka qënë duke nxituar, pasi ka paguar lekët dhe është larguar pa marrë bidonin me benzinë, por është rikthyer sërisht duke marë shishen plastike.

Verifikimet e policisë kanë zbuluar se së bashku me Besnik Shehaj në makinë ishte dhe shtetësja Ismete Bitossi, kushërira e Besnikut. Kjo e fundit gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se qëndron në Itali dhe se shtetasin Kosovar Xhafer Osmani nuk e njeh dhe se ka takuar asnjëherë. E pyetur nëse ka qënë ndonjëherë në Kosovë, ajo ka treguar se para dy muajsh ka shkuar në Kosovë, për të takuar motrën.

Por pavarësisht këtyre pretendimeve, policia ka ushtruar kontroll në banesën e Besnik Shehaj, pasi ky i fundit konsiderohej si i dyshuari kryesor.Gjatë kontrollit, policia gjeti një pushkë,300 fishekë, një karikator me fishekë dhe një pa fishekë. Por Shehaj ka pohuar se e mban armën për të mbrojtur familjen pasi zona ku ai jeton është e rrezikshme.

Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me tri vjet burg për ish-prokuroren nga Mitrovica, Vahide Badivuku, që i ishte shqiptuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës në prill të vitit 2016

Image result for vahide badivuku

Kjo është hera e tretë që Apeli vërteton dënimin e saj për veprën penale marrje ryshfeti, pasi Gjykata Supreme dy here ia kishte kthyer rastin në rivendosje. Përveç Badivukut, në rastin e saj ishin dënuar edhe Idriz Kelmendi e Isak Smakolli për veprën penale dhënie ryshfeti.

Image result for vahide badivuku

Kelmendi ishte dënuar me 1 vit burgim ndërsa Smakolli me gjobë. Gjykata e Apelit, lidhur me këtë rast që është një prej rasteve të shënjestruara për liberalizim vizash, në fillim të këtij muaji kishte mbajtur seancë ku ishin shqyrtuar ankesat e palëve



Vahide Badivuku për të kërkuar pafajësinë përmendi "një varg shkeljesh procedurale”. Ajo kontestoi sidomos pretendimin e Prokurorisë lidhur me paratë që i ishin gjetur asaj, duke thënë se ato nuk janë paratë e simulimit.

Ish-prokurorja e krimeve të rënda e Prokurorisë së Mitrovicës, Vahide Badivuku, është paraqitur para Gjykatës së Apelit për të kërkuar pafajësinë e saj.

E akuzuar për marrje ryshfeti, Badivuku ishte dënuar nga Gjykata Themelore me 3 vjet burg, 5 mijë euro gjobë dhe me ndalim të ushtrimit të profesionit për 3 vite.

Badivuku për të kërkuar pafajësinë përmendi “një varg shkeljesh procedurale”. Ajo kontestoi sidomos pretendimin e Prokurorisë lidhur me paratë që i ishin gjetur asaj.

“Sa i përket vërtetimit në asnjë mënyrë ato pare që janë gjetur tek unë nuk janë paratë e simulimit dhe unë nuk e di çfarë ka bërë policia por vetë mënyra e veprimit tregon se ato para s’mund të jenë të simulimit”.

Pretendimet e Badivukut i përkrahu edhe avokati i saj, Ramë Dreshaj.

“Personi i caktuar zyrtar caktohet për ta përcjellë hap pas hapi se ku po shkon paraja e dedikuar për simulim dhe me siguri prokurori special dhe hetuesit me siguri nga mospërvoja nuk e kanë bërë dhe ju kanë shkuar paratë, se Ozdaniqi, Kaltrin dhe Smakolli, kanë të bëjnë me fajde, fajdexhi me borxhe edhe dreq dhe aty ju kanë shkuar paratë”, tha Dreshaj.

Edhe Besnik Berisha, avokati i të akuzuarit tjetër, Idriz Kelmendi, e kontestoi dënimin e të mbrojturit të tij nga gjykata e shkallës së parë.

“Gjykata klientin tim e ka shpallë fajtor me dy prova, mbi deklaratën e Isak Smakollit dhe Vahide Badivukut dhe a e kanë thënë të vërtetën vetëm Zoti e din, por a do të duhej që këto të jenë të mjaftueshme për Idrizin të shpallej fajtor ? Unë jam i bindur se nuk do të duhej të ishte e mjaftueshme dhe shumë shpresoj se kjo gjykatë do të konstatojë se këto nuk mjaftojnë që dikush të shpallet fajtor nëse s’ka prova të tjera”, tha Berisha.

Idriz Kelmendi është dënuar me një vit e gjashtë muaj burg, ndërsa i akuzuari i tretë, Isak Smakolli, ishte gjobitur me 3 mijë euro.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Vahide Badivuku në periudhën kohore maj – gusht 2015, në cilësinë e prokurores së krimeve të rënda në Prokurorinë e Mitrovicës, duke shfrytëzuar detyrën e saj i ka tejkaluar kompetencat dhe nuk e ka përmbushur detyrën e saj me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete, duke kërkuar dhe pranuar dhuratë “në mënyrë të tërthortë”, në kundërshtim me detyrën e saj.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Badivuku në bashkëpunim me të akuzuarin tjetër Idriz Kelmendi ka kërkuar dhe marrë shumën prej 10 mijë euro përmes Idriz Kelmendit.

Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq,e quan gënjeshtar Marko Gjuriqin


Image result for marko gjuriq


Dy çetnikët serb : Aleksandar Jabllanoviq dhe Marko Gjuriq 

Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, e ka quajtur deklaratën e fundit të shefit të Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq si provokuese dhe hedhje të pluhurit në sytë e serbëve dhe qytetarëve me nënshtetësi serbe dhe që jetojnë në Kosovë, dhe përveç kësaj kanë pasaporta të Serbisë, por nuk kanë të njëjtën mundësi që të udhëtojnë pa viza.

“Gënjeshtrat tuaja, z. Gjuriq dhe gënjeshtrat e Hashim Thaçit, për ne serbët në Kosovë janë pjesë e të njëjtës gënjeshtër, gjithnjë derisa një pasaportë e tillë nuk ua mundëson të njëjtat serbëve. Serbët e Kosovës dhe as Serbia nuk mbrohen zoti Gjuriq përmes konferencave për media nga Beogradi, por në radhë të parë, duke respektuar Kushtetutën dhe Ligjin e Republikës së Serbisë”, ka thënë ai.

“Partia Serbe e Kosovës ju fton ju dhe demagogët si ju, për të pajisur edhe serbët e Kosovës me pasaporta të tilla pa viza, në mënyrë që të kemi edhe atë që mund t’i japim partnerëve tuaj të koalicionit Hasim Thaçi dhe Ramush Haradinaj”, ka vazhduar ai.

Për më tepër Jabllanoviqi ia ka bërë me dije Gjuriqit se serbët e Kosovës tashmë kanë kuptuar gënjeshtrat e Zyrës për Kosovën në emër të Qeverisë së Serbisë, e cila siç shprehet ai, është politika e kërcënimeve, shantazhet, shkarkimet dhe rrahja e kundërshtarëve politikë dhe gënjimit të serbëve të Kosovës.

Ndryshe, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka refuzuar ftesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për t’u pajisur me pasaportë të Kosovës, duke thënë se nuk i duhen “dokumente të rreme të udhëtimit, pasi ka pasaportën e Serbisë dhe mund të udhëtojë pa viza në 119 shtete”.

Zoran Vukotiqi lirohet nga akuza për vrasjen e 4 civilëve shqiptarë më 1999

Sipas aktakuzës, Zoran Vukotiq, gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë, më 5 maj 1999, në Vushtrri, në rrugën “Emin Duraku”, në bashkëkryerje me të akuzuarin Gorolub Paunoviq, në cilësinë e rezervistit të Policisë serbe, të veshur me uniforma të Policisë dhe Ushtrisë serbe dhe të armatosur me thika, pistoleta dhe pushkë automatike, kanë rrahur dhe plaçkitur persona të ndryshëm civilë të nacionalitetit shqiptar nëpër oborre dhe shtëpitë e lagjes.


Më tej, aktakuza përshkruan se me dashje ka rrahur e pastaj edhe ka vrarë katër persona civilë shqiptarë të identifikuar si: Enver Rrustolli, Hamdi Fazliu, Avdulla Fazliu dhe Fahredin Fazliu, në shtëpinë e familjes Fazliu.


Zoran Vukotiq, i akuzuar për vrasjen e 4 civilëve shqiptarë më 5 maj të vitit 1999, është liruar nga akuza në mungesë të provave.

Kjo edhe pse Darius Sieliczki, kryetar i trupit gjykues, ka thënë se Vukotiqi “qëllimisht i rrahu dhe më pas i vrau Enver Rrustollin, Hamdi Fazliun, Avdulla Fazliun dhe Fahredin Fazliun në shtëpinë e familjes Fazliu, pasi edhe kishte rrahur e plaçkitur civilë të tjerë shqiptar”


Palët e dëmtuara udhëzohen për padi civile për kompensim dëmi.

Sieliczki, pas vendimit të trupit gjykues, tha se “nuk kishte dyshim për faktet, gjërat që kanë ndodhur në maj të vitit 1999, por ka pasur dyshime të mëdha lidhur me pjesëmarrjen e Zoran Vukotiqit në këto veprime si person përgjegjës për të gjitha ato të këqija që u kishin ndodhur familjeve”.

Përveç këtij rasti ku u lirua, ndaj Vukotiqit mbesin edhe dy aktakuza për krime lufte, raste që janë duke u gjykuar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

Dëshmitari i propozuar nga Prokuroria, Bedri Fazliu, ka dëshmuar  në gjykimin e Zoran Vukotiqit, i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile.

Fazliu rrëfeu për përjetimet e tij dhe të të afërmve më 5 maj 1999.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, dëshmitari tregoi se atë ditë ishte në shtëpinë e axhës së tij.

“Unë atë ditë isha në shtëpinë e axhës, duke ia prerë atij flokët. Kur i kam kry e kam ndi një zhurmë mbrapa shtëpisë. Ka ardh shoqja dhe më ka thanë se po i rrehin në atë shtëpi disa njerëz dhe pas kësaj unë kam shkuar prej shtëpisë së axhës në shtëpinë time dhe jam zgjatë mbi mur duke u mundu me shiku çka po ndodhë aty “, tha dëshmitari.

Më pas, Bedri Fazliu tha se aty kishte parë dy persona: tani të pandehurin Zoran Vukotiq si dhe një tjetër të quajtur Gorolub Paunoviq.

“Goroljub Paunoviq mbante një thikë në njërën dorë kurse në dorën tjetër një pistoletë. Ai kishte shkuar në drejtim të një gruaje të re, e cila mbante një fëmijë në dorë duke tentuar t’ia merrte nga dora dhe në momentin kur gruaja kishte kundërshtuar që t’ia jap fëmijën ai kishte filluar t’i godasë me kondak të armës atë dhe dy gra të tjera të cilat kishin qenë më të”, shpjegoi dëshmitari.

Duke iu referuar një skice të prezantuar në Gjykatë, dëshmitari gjithashtu tregoi se prej shtëpisë së axhës kishte dalë për të shkuar në shtëpinë e Rasim Hajrizit, ku kishin qenë duke qëndruar babai dhe vëllezërit e tij.

Ai tregoi se kishte shkuar për t’i lajmëruar Hamdi, Avdullah dhe Fahredin Fazliun si dhe Enver Rrustollin, të cilët kishin qenë duke qëndruar në një pllakë betoni, për ngjarjen që e kishte parë lidhur më ato gratë dhe fëmijën.

Tutje dëshmitari tregoi se si Zoran Vukotiq kishte qëndruar afër një shtylle elektrike te shtëpia e Ahmet Sahitit me pushkë në dorë dhe brenda në shtëpi të tij kishte qëndruar edhe Gorolub Paunoviq, të cilin nuk e kishte parë por për këtë kishte mësuar më vonë. Kurse nga shtëpia e Adem Dergutit kishte parë se në shtëpinë e Izet Morinës kishte hyrë Gorolub Paunoviq dhe Zoran Vukotiq, të cilët i kishin rrahur gratë dhe me dhunë ua kishin marr arin. Gjithashtu ata kishin rrahur edhe një djalë të ri 15 vjeçar.

Dëshmitari shpjegoi se si e kishte parë Zoran Vukotiqin kur e kishte marrë nga shtepia e Adem Dergutit vëllain e tij dhe e kishte dërguar në shtëpinë e tij.

Tutje ai tregoi se si kishte ndodh ngjarja pasi që i pandehuri Vukotiq dhe Gorolub Punoviq e kishin dërguar vëllain e tij në shtëpi.

“Në shtëpinë time e kam parë Zoran Vukotiqin duke e mbajt vëllain, ndërsa Gorolubi ka shkuar në shtëpinë e axhës, e ka marrë edhe axhën dhe e ka sjellë në shtëpinë time, kurse në shtëpinë përballë ka qenë edhe Enver Rrustolli dhe Hamdi Fazliu”, tha dëshmitari.

Më pas dëshmitari rrëfeu si ishin vrarë Enver Rrustolli dhe Hamdi, Fahredin dhe Avdulla Fazliu.

“Enveri ka thanë me shku me i pshtu se ata nuk kanë pare e i vrajnë. Janë hy brenda Hamdia dhe Enveri, brenda ka qenë Zorani me axhën dhe me Fahredinin. Pasi që kanë hi këta brenda nuk ka zgjatë shumë janë dëgju armët kur kanë kërsitë“, tha dëshmitari.

Më pas dëshmitari shpjegoi se ai kishte qenë prapa grilave të një rrushi kur i pandehuri Vukotiq dhe personi tjetër i quajtur Gorolub Paunoviq kishin dalë nga shtëpia e tij dhe dëshmitari kishte ikur dhe kishte shkuar te shtëpia e Adem Gergurit, ku më pas gruaja e tij kishte shkuar dhe i kishte treguar se i kishin vrarë Hamdi, Fahredin e Avdulla Fazliun si dhe Enver Rrustollin.

Pas pyetjes se prokurorit Elez Blakaj se çfarë kishte bërë ai pasi që e kishte njoftuar bashkëshortja për vrasjen, ai tregoi se kishte shkuar në shtëpi dhe i kishte parë kufomat.

“Unë kam shku në shtëpi. Kur kam hi e kam pa axhën i cili ishte në korridor dhe ishte ende gjallë, ndërsa brenda kanë qenë të vrarë Hamdia, Enveri dhe Fahredini”, tha dëshmitari.

Bedri Fazliu tregoi se të gjithë të lartcekurit ishin vrarë në prezencën e gruas së tij dhe të vëllait të tij, ndërsa derisa përshkruante mënyrën se si ishin qëlluar secili nga të vrarit dëshmitari nuk arriti t’i kontrollojë emocionet dhe filloi të qante në seancë.

Sipas asaj se çfarë i kishte treguar gruaja e tij, e cila kishte qenë prezent në momentin e vrasjes, Zoran Vukotiq dhe Gorolub Paunoviq e kishin pyetur njëri-tjetrin se çfarë do të bëjnë më pas, ndërsa Zorani i ishte përgjigjur kolegut të tij se po i vrasin, duke i qëlluar më pas të ndjerit.

Në bazë të deklarateës së dëshmitarit, i pari që ishte vrarë kishte qenë Enver Rrustolli ndërsa pas tij Hamdi Fazliu. Ndërsa Vukotiq kishte nxjerrë pistoletën duke e qëlluar axhën e tij Avdulla Fazliun dhe më pas Gorolub Paunoviq ishte kthyer dhe e kishte qëlluar vëllain e tij Fahredin Fazliun në kokë.

Gjithashtu, në seancë dëshmitari tregoi se kufomat ishin varrosur nga një kompani e disa romëve dhe se askush nga familja e tyre nuk kishte guxuar të shkojë për t’i varrosur.

Në pyetjen e prokurorit Blakaj se pse emrat e të ndjerëve në disa dokumentacione kanë qenë me mbiemër Shallci kurse ai deklarohej se ishte Fazliu, dëshmitari shpjegoi se rrobat e të vdekurve kur ishin varrosur nga romët iu ishin ndërruar në mes tyre, ndërsa ata kishin qenë nga fshati Shallc për atë.
“Ditën kur i kanë marr romit i kanë varros edhe rrobat në trup të xhenazeve ua kanë ndërru. Ata kur i kanë varros me mbiemrin Shallci, ndërsa gjatë rivarrimit pantollat e babës i ka pas vëllai veshun ndërsa pantollat e vëllait baba, kurse romët ua kanë shkru Shallci“, shpjegoi dëshmitari.

Kurse në pyetjen e mbrojtësit të viktimave Burhan Maxhuni se a e kishte pasur të vështirë që ta identifikonte në seancë Zoran Vukotiqin dëshmitari deklaroi se e kishte njohur edhe pse tash ai ishte më i dobët se atëherëë dhe flokët i ka më të shkurta por kryesisht ishte i njëjti.


 Në këtë Gjykatë i akuzuari ka paraqitur mbrojtjen e tij lidhur me veprën penale krime kundër njerëzimit për të cilën akuzohet nga Prokuroria.

Rrjedha e seancës vazhdoi me marrjen në pyetje të të akuzuarit nga mbrojtësi i tij Miro Deleviq.

Pas pyetjes së avokatit Deleviq se ku kishte punuar, i akuzuari tha se pas përfundimit të shërbimit ushtarak kishte punuar në ndërmarrjen ndërtimore “Kosova” dhe në Gjykatën komunale .

Vukotiq po ashtu deklaroi se në vitin 1998 – 99 kishte punuar si polic rezervë në qytetin e Vushtrrisë.

Pas pyetjes së avokatit të tij, Vukotiq tregoi se ai nuk kishte shkuar vullnetarisht si rezervist i Policisë por se ishin mobilizuar.

Ndërsa lidhur me atë se çfarë do të ndodhte po që se nuk do të shkonte si polic rezervë, ai tha se me siguri do ta dërgonin si pjesë rezervë në ushtri.

Tutje në deklarimin e tij Vukotiq tregoi se pas mobilizimit ai ishte pajisur me pushkë automatike dhe pistoletë si dhe me uniformë me ngjyrë të kaltër të mbyllët.

Kurse lidhur me municionin me te cilin ishte pajisur ai tha se nuk ishte lejuar që ta përdornin pa miratimin e eprorëve dhe se nëse do ta përdornin do të dënoheshin.

“Do të ishim dënuar. Me gjasë largimi nga komponenti rezervë i Policisë, e çfarë dënimi do të merrnim nuk e di”, tha Vukotiq.

Ashtu siç edhe kishin pohuar dëshmitarët në seancat e mëhershme të mbajtura kundër të akuzuarit Zoran Vukotiq, bazuar edhe në deklarimin e tij të sotëm, ai para luftës kishte punuar në Gjykatën Komunale, përkatësisht në vendin ku ishte marrë dhe dërguar posta si dhe në vendin ku ishin marrë vërtetime lidhur me hetime.

Pas marrjes në pyetje nga ana e avokatit të tij edhe prokurori Paul Flynn i bëri disa pyetje të akuzuarit Zoran Vukotiq.

Flynn e pyeti se kur kishte punuar si polic rezervë në stacionin policor në Vushtrri kush kishte qenë mbikëqyrësi i tij. Vukotiq u shpreh se nuk dëshironte të fliste për këtë.

I akuzuari Vukotiq madje nuk i përmendi as emrat e personave të cilët kishin punuar në sektorin e njëjtë me të.

Ndërsa pas pyetjes së prokurorit se a e kishte njohur personin e quajtur Gorolub Paunoviq, për të cilin shumica e dëshmitarëve të cilët kanë dëshmuar lidhur me këtë rast kanë pohuar se e kanë parë bashkë me të akuzuarin Zoran Vukotiq në maj të vitit 1999, kur ishin vrarë katër shqiptarët, Vukotiq deklaroi se e njihte por se sipas tij ai kishte punuar në postë dhe nuk kishte të bënte me ushtrinë paramilitare.

Kurse pasi që u pyet nga prokurori se a kishte dëgjuar për vrasjen e katër shqiptarëve në qytetin e Vushtrrisë, Vukotiq deklaroi se nuk dinte asgjë dhe se nuk kishte dëgjuar madje as nga kolegët për ketë vrasje.

Lidhur me patrullimet të cilat i kishin bërë në qytet i akuzuari dhe policët e tjerë, Vukotiq deklaroi se nuk kishin shkuar çdo herë personat e njëjtë, por as për këta u shpreh se nuk dëshiron të deklarohet, ani pse prokurori Flynn disa herë e pyeti për këtë.

Në seancën e sotme ishin të pranishëm edhe palët e dëmtuara.

Ndërsa dëshmitari Bedri Fazliu, i cili edhe me herët kishte dhënë dëshminë në këtë rast, ishte ftuar nga Gjykata për të bërë disa sqarime lidhur me hartën e vendbanimit, ku kishte ndodhur ngjarja.

Nga tri aktakuzat e ngritura kundër tij Vukotiq sot në Gjykatë u paraqit lidhur me aktakuzën për vrasjen e katër shqiptarëve në qytetin e Vushtrrisë në maj të vitit 1999.

Sipas aktakuzës, Zoran Vukotiq, gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë, më 5 maj 1999, në Vushtrri, në rrugën “Emin Duraku”, në bashkëkryerje me të akuzuarin Gorolub Paunoviq, në cilësinë e rezervistit të policisë serbe, të veshur me uniforma të Policisë dhe Ushtrisë serbe dhe të armatosur me thika, pistoleta dhe pushkë automatike, kanë rrahur dhe plaçkitur persona të ndryshëm civilë të nacionalitetit shqiptar nëpër oborre dhe shtëpitë e lagjes.

Më tej, aktakuza përshkruan se me dashje ka rrahur e pastaj edhe ka vrarë katër persona civilë shqiptarë të identifikuar si: Enver Rrustolli, Hamdi Fazliu, Avdulla Fazliu dhe Fahredin Fazliu, në shtëpinë e familjes Fazliu.

Prokuroria pretendon se fillimisht të njëjtit e kanë ndalur Fahredin Fazliun e më pas e kanë dërguar në oborrin e shtëpisë së Hamdi Fazliut.

Në hyrje të shtëpisë ndodheshin Sanije Zhushi- Fazliu dhe kunata e saj Fikrije Fejzullahu. Të akuzuarit më pas kanë filluar ta rrihnin Fahredin Fazliun së bashku me dy gratë e lartcekura duke iu kërkuar të holla.

Në ndërkohë, gjithnjë sipas aktakuzës, njëri nga të akuzuarit kishte dalë jashtë shtëpisë dhe pas pak ka hyrë përsëri në shtëpi së bashku me Fahredin Avdulla – Fazliun, të cilin e kishte sjellë me dhunë.

Pas këtyre veprimeve, babai i Fahredin Fazliut, Hamdiu, së bashku me fqinjin Enver Rrustolli, pasi kishin dëgjuar se çfarë po ndodhte, me qëllim që t’i shpëtojnë, kanë hyrë në shtëpi për t’u ofruar të holla të akuzuarve.

Por, të akuzuarit vazhduan t’i rrihnin ata, ku në sy të grave të lartcekura edhe i vranë.

Vukotiq së bashku me personin tjetër, pas këtij veprimi u larguan nga vendi i krimit.

Pika e dytë e aktakuzës ngarkon Vukotiqin se ka vepruar në mënyrë çnjerëzore ndaj civilëve të nacionalitetit shqiptar, me dashje ka cenuar integritetin trupor, shëndetin, mirëqenien fizike dhe mendore të 17 të dëmtuarve dhe dëshmitarëve, duke i torturuar dhe shkaktuar lëndime të rënda fizike dhe psikike, pasoja të cilat të dëmtuarit i bartin ende.

Vukotiq ngarkohet edhe se me dashje dhe dhunshëm ka plaçkitur të holla në shuma të ndryshme, flori dhe gjëra tjera të çmueshme nga civilët e nacionalitetit shqiptar, konkretisht nga 8 të dëmtuar dhe njëkohësisht dëshmitarë.

Në lidhje me këto akuza Vukotiq është deklaruar i pafajshëm në gusht të vitit që shkoi.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka arritur në Sofje, në hotelin ku shteti bullgar ka akomoduar shumicën e liderëve të shteteve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Thaçi arrin në Sofje

Hashim Thaçi është parë duke zbritur afër hotelit Marinela, shumë afër qendrës ku nesër do të mbahet Samiti i Sofjes, i cili po vlerësohet si një prej samiteve më të rëndësishme në këto 15 vjetët e fundit.


Samiti i BE-së dhe i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të nisë punimet nesër dhe pjesë e tij janë pothuajse të gjithë liderët e 28 shteteve anëtare të BE-së dhe liderët e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Thaçi, i cili e kryeson delegacionin kosovar, në margjina të këtij samiti pritet të zhvillojë edhe takime bilaterale me liderë shtetërorë të vendeve të Bashkimit Evropian, kurse nesër pasdite do të marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik Botëror që organizohet në Sofje.

Në të kaluarën, në samite përafërsisht të kësaj natyre, Kosova ishte prezantuar nga shefat e UNMIK-ut.

Në Samitin e Zagrebit në vitin 2000, Kosova ishte përfaqësuar nga Bernard Kouchner, kurse në Samitin e Selanikut nga Michael Steiner.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë Samit po konsiderohet si historike.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...