Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/05/16

Historiani dhe akademiku serb, Vasilije Krestiq ka thënë se Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë nuk do të heq dorë nga Kosova për çfarëdo çmimi.

“Në pikëvështrimin tim Akademia do të qëndrojë në pikën ku nuk do t’i çoj duart nga Kosova dhe Metohija, për asnjë çmim. Nuk ka një njohje formale të shtetit të vetëshpallur nga shqiptarët në Kosovë”, ka thënë anëtari i kësaj akademie për një radio beogradase, transmeton lajmi.net.

Krestiq ka shtuar se Kosova është pjesë integrale e Serbisë dhe është një ‘vijë e kuqe’ mbi të cilën nuk mund të kapërcehet.

Sipas tij, lufta që populli serb në Kosovë të ketë një status normal duhet të vazhdojë.

“Nëse luftojmë kudo për demokraci atëherë nuk duhet të lejojmë dhunë kundër serbëve në Kosovë, kjo dhunë është në çdo hapë dhe nuk po ndalet. Ka shumë gjëra që duhet t’i luftojmë”, ka përfunduar Krestiq.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...