2018-05-15

Fatmir Xhafaj është dorëhequr nga posti i ministrit të Brendshëm.



Nga Flori Bruqi



Fatmir Xhafaj është dorëhequr nga posti i ministrit të Brendshëm.Xhafaj ia ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, por ky i fundit e ka lënë pezull.


Të njëjtat burime saktësojnë se kryeministri Rama po përpiqet të shmangë zhurmën e dorëheqjes së ministrit të Brendshëm deri në përfundim të vizitës së tij në Francë.

Rama do të takohet nesër në Paris me presidentin Emmanuel Macron, ku do i kërkojë mbështetjen për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Pas kthimit të kreut të qeverisë nga Franca, pritet të bëhet publik edhe largimi i Xhafajt.

Partia Demokratike publikoi sot një audio-përgjim midis Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, dhe një të dënuari në Itali, i cili sipas demokratëve i kërkonte ndihmë për të dërguar drejt shtetit fqinj një sasi të konsiderueshme kanabisi.

Gjithashtu, Agroni rezulton i dënuar me 7 vite e 2 muaj burg në Itali, por ai vijon të strehohet qetësisht në Shqipëri.


Ish Ministri i Brendshëm nuk mban përgjegjësi penale për situatën konkrete, ku u përgjua i vëllai, Agroni, por përgjegjësitë në këtë rast janë morale dhe politike.

Image result for agron xhafaj

Fatmir Xhafaj i mohoi akuzat e PD-së se mosekstradimi i të vëllait ishte pasojë e pozicionit të tij si Kryetar i Komisionit për Reformën në Drejtësi apo si Ministër i Brendshëm. Edhe pas daljes së vendimit të gjykatës italianë se Agron Xhafaj ishte dënuar me 7 vjet e 2 muaj burg për trafik heroine, sërish Fatmir Xhafaj tha se dënimi nuk kishte asnjë lidhje me postet e tij shtetërore.
Image result for agron xhafaj
Me daljen e video-përgjimit, ku Agron Xhafaj përmend të vëllain, duket se përgjegjësia e tij morale rëndohet dhe qëndrimi i tij në detyrë, bëhet i pamundur. Përgjegjësitë morale për të vëllain e Xhafajt i konfirmoi edhe Partia Socialiste. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Taulant Balla përmendi mes rreshtave qëndrimin e PS se implikimi i ministrit në këtë aferë është moral, ndërsa i vëllait të tij, është penal.

***
Agron Xhafaj depozitoi në prokurori një kallzim penal ndaj 3 zyrtarëve të PD, lidhur me audiopërgjimin e publikuar ku implikohej vetë vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi akuzohen nga Agron Xhafaj se kanë sajuar prova dhe pretendon se nuk është zëri i tij në audiopërgjim.

Në kallëzimin penal ndaj 3 zyrtarëve të PD ka edhe një gafë, pasi Geron (Agron) Xhafaj shkruan se Gazment Bardhi është deputet, por ai është ekspert ligjor në PD.


****
Partia Demokratika ka vijuar edhe sot akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se ka ndihmuar vëllain e tij t’i shpëtojë ekstradimit. Në një deklaratë për mediat, këshilltari i grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi, tha se “Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është aryseja pse Agron Xhafaj i ka shpëtuar dënimit, pse Ligji Antimafia nuk vepron mbi Agron Xhafajn dhe atë vetë”.

Bashkë me deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji, kanë publikuar provat që sipas PD tregojnë se ministri i Brendshëm “nuk flet dot, sepse nëse flet i duhet të pranojë se e ka ndihmuar të vëllain që t’i shpëtojë drejtësisë”.

“1- Së pari, Fatmir Xhafaj nga pozicioni i Ministrit të Brendshëm ka shkelur ligjin për të ndihmuar vëllain e tij ti shpëtojë vuajtjes së dënimit duke penguar cdo veprim për ekstradimin e tij:
(i) për të verifikuar dhe identifikuar identitetin e ri të Agron Xhafajt;
(ii) për të njoftuar autoritetet italiane për vendndodhjen e tij në Shqipëri;
(iii) për arrestimin dhe burgosjen e tij.

Fatmir Xhafaj këtë e ka për detyrë ta bëjë për çdo qytetar shqiptar që ka një dënim të pa ekzekutuar.

Por për Agron Xhafajn, vëllain e tij, nuk është zbatuar.

Përkundrazi.

Policia e Shtetit nuk vepron. Policia e Shtetit është nën urdhrat dhe shërbimin e Familjes Xhafaj. Ajo është shndërruar nga Policia “Habilaj” në Policia “Xhafaj”.

2- Së dyti, Fatmir Xhafaj, nga pozicioni i tij si Kryetar i Komisionit të Ligjeve, falsifikoi dokumentet zyrtare, dhe trafikoi në mënyrë të paligjshme në Kodin e Procedurës Penale një dispozitë ligjore:
(i) Për të pamundësuar ekstradimin e vëllait të tij Agron Xhafaj të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga Gjykata Italiane e Kasacionit,

dhe

(ii) Për të pamundësuar njohjen e vendimit nga drejtësia shqiptare në mënyrë që vëllai i tij Agron Xhafaj të mos bëj asnjë ditë burg as në Shqipëri nga dënimi i tij nga drejtësia italiane për trafik droge.

Fatmir Xhafa e bëri këtë në kundërshtim me Konventën Europiane të Ekstradimeve, fakt të cilin e pohoi edhe Ministri Italian i Drejtësisë, jo më larg se 6 muaj më parë.

3- Së treti, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk zbaton Ligjin Antimafia. Nga pozicioni i tij si Ministër I Brendshëm Fatmir Xhafaj pengon Ligjin Antimafia të veprojë ndaj Agron Xhafajt dhe Fatmir Xhafajt.

Policia e Shtetit nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të zbatuar masa parandaluese ndaj Agron Xhafajt dhe rrethit të tij familjar, nëpërmjet sekuestrimit të pasurive, veprimtarive ekonomike apo tregtare, sic e kërkon Ligji Antimafia.

Kjo sepse aktiviteti kriminal i trafikut të drogës, që ka kryer vëllai i Ministrit të Brendshëm, automatikisht e bën subjekt të ligjit, vetë Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Shqipëria është i vetmi vend në botë ku Ministri i Brendshëm, përgjegjës për zbatimin e Ligjit Antimafia, është vetë subjekt i Ligjit Antimafia.

Të tre këto prova tregojnë qartë sesi Fatmir Xhafaj është drejtpërdrejt i përfshirë nga pozicioni i Ministrit të Brendshëm dhe më parë i Kryetarit të Komisionit të Ligjeve për të mbrojtur të vëllain e dënuar për trafik ndërkombëtar droge”, tha Bardhi.


****

Gjatë deklaratës për mediat, Partia Demokratike ka sjellë të tjera detaje lidhur me dosjen e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Përpara mediave, Gazmend Bardhi tha se, “Falsifikimi i ligjit, për llogari të vëllait të dënuar për trafik droge, me qëllim që ai t’i shpëtojë drejtësisë, nuk është ndihma e vetme që Fatmir Xhafaj i ka dhënë vëllait të tij”.

Deklarata e plotë e Bardhit:

Sot do provojmë përpara jush, se falsifikimi i ligjit, për llogari të vëllait të dënuar për trafik droge, me qëllim që ai t’i shpëtojë drejtësisë, nuk është ndihma e vetme që Fatmir Xhafaj i ka dhënë vëllait të tij.

Mos-ekzekutimi i vendimit të dënimit të Agron Xhafaj, nuk është akti i vetëm sesi Fatmir Xhafaj po ndihmon vëllain që t’i shpëtojë drejtësisë.

Ne sot do ju provojmë se Fatmir Xhafaj nuk zbaton ligjin shqiptar antimafia ndaj vëllait të tij, dhe se përdor funksionin si Ministër i Brendshëm për t’i dhënë imunitet dhe paprekshmëri vëllait të dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

PD: AGRON XHAFAJ ËSHTË SUBJEKT I LIGJIT ANTIMAFIA
• PD: PSE NUK VEPRON LIGJI ANTIMAFIA NDAJ VËLLAIT TË FATMIR XHAFAJT?
• PD: PSE NUK VEPRON POLICIA E SHTETIT?
• PD: FATMIR XHAFAJ ËSHTË VETË SUBJEKT I LIGJIT ANTIMAFIA
• PD: FAMILJA “XHAFAJ” KA IMUNITET NDAJ LIGJIT

Sipas ligjit nr. 10192, datë 3.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i njohur publikisht si LIGJI ANTIMAFIA, Agron Xhafaj është subjekt, ndaj të cilit duhet të zbatohen masat ndaluese.

Ligji Antimafia ka për qëllim konfiskimin e pasurisë së personave, të cilët kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik, si rezultat i veprimtarisë së dyshuar kriminale, me qëllim parandalimin dhe goditjen ndaj krimit të organizuar dhe trafikuesve të lëndëve narkotike,

Subjekt i këtij ligji është çdo person për të cilin ka indicie se:
a) është pjesëmarrës apo ka kryer krime në kuadër të një organizate kriminale;
b) ka kryer krime që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike.

Për rastin e Agron Xhafaj, jo vetëm që ka indicie për kryerjen e këtyre krimeve, por ky fakt është i provuar nga vendimet e drejtësisë italiane.

Agron Xhafaj është dënuar me 7 vjet e 2 muaj burgim:

Për pjesëmarrje në grup kriminal që kishte për synim trafikun ndërkombëtar Shqipërisë, Italisë, Polonisë dhe SHBA, ku Agron Xhafaj kishte rolin e furnizuesit të grupit kriminal me heroinë.
2. Për drejtimin e një rrjeti të shpërndarësve të lëndëve narkotike heroinë, kokainë, hashash në Bolonja.
3. Për bashkëpunim në transportimin nga Shqipëria në Itali të lëndëve narkotike të llojit heroinë, kokainë dhe kanabis.
4. Për bashkëpunim me persona të tjerë, për mbajtjen në mënyrë të paligjshme, dhënien dhe marrjen e lëndëve narkotike.
Pyetja që shtrohet sot është: A e ka zbatuar Ligjin Antimafia Ministri i Brendshëm në rastin e Agron Xhafajt?

A ka vepruar Policia e Shtetit? A ka vepruar prokuroria?

Ligji Antimafia i detyron këto tre institucione që të marrin masa parandaluese ndaj Agron Xhafajt dhe rrethit të tij familjar, nëpërmjet sekuestrimit të pasurive, veprimtarive ekonomike apo tregtare, dhe nëse provohet që janë krijuar në mënyrë të paligjshme dhe të pajustifikuar, kanë detyrimin për konfiskimin e tyre.

Sipas Ligjit Antimafia, Neni 8, Policia e Shtetit, që është nën varësinë e Ministrit të Brendshëm, ka detyrimin që të veprojë me iniciativën e vet, për të verifikuar pasurinë e Agron Xhafajt.

Pasi merr dijeni për pasuritë, Policia ja referon çështjen prokurorisë. Është detyrë e prokurorisë të bëjë hetimin e mjeteve financiare, të pasurive, veprimtarive ekonomike, tregtare dhe profesionale, mënyrës së jetesës, si dhe të burimeve të të ardhurave.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka detyrimin të përgjigjet sot, nëse e ka përmbushur këtë detyrim ligjor.

Përgjigja është jo; Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk e ka zbatuar Ligjin Antimafia.

Kjo edhe për një arsye tjetër të fortë: Aktiviteti kriminal i trafikut të drogës, që ka kryer vëllai i Ministrit të Brendshëm, automatikisht e bën subjekt të ligjit, vetë Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Sipas Ligjit Antimafia neni 3, vetë Fatmir Xhafaj është subjekt i këtij ligji.

Neni 3 e thotë qartë se dispozitat e Ligjit Antimafia zbatohen edhe ndaj pasurive të personave, në pronësi ose të zotëruara në mënyrë të tërthortë nga personat e afërm (bashkëshorti, fëmijët, vëllezërit, motrat, bashkëjetuesi), për të cilët prezumohet regjistrimi i rremë, përveçse kur provohet e kundërta.

Shqipëria është i vetmi vend në botë ku Ministri i Brendshëm, përgjegjës për zbatimin e Ligjit Antimafia, është vetë subjekt i Ligjit Antimafia.

Është e qartë dhe e kuptueshme për cdo shqiptar:

Sa kohë Ministër i Brendshëm është Fatmir Xhafaj, ligji antimafia, nuk vepron ndaj Familjes Xhafaj, pavarësisht dënimit për trafik ndërkombëtar droge të Agron Xhafajt.

Ata kanë imunitet, kanë fituar paprekshmëri.

Agron Xhafaj nuk vuan asnjë ditë nga dënimi, liria, paprekshmëria dhe pasuritë e tij janë të garantuara sa kohë Ministër i Brendshëm është vëllai i tij Fatmir Xhafaj.

Parimi se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, nuk ekziston më, është fshirë nga Kushtetuta dhe ligji, dhe është thjeshtë i pazbatueshëm.

Agron Xhafaj dhe Fatmir Xhafaj janë mbi ligjin dhe të paprekshëm nga Ligji Antimafia.

Partia Demokratike ka dalë sërish në një konferencë për shtyp, në vijmësi të denoncimeve kundër ministrit Fatmir Xhafaj, se ka falsifikuar ligjin për të mbrojtur vëllain e tij, Agron Xhafaj.

Alibeaj: “Xhfaja ndihmoi vëllanë e tij t’i shpëtojë drejtësisë. Dënimi me 7 vjet e dy muaj burg u pranua nga ministri Xhafaj. Xhafaj pranoi që i vëllai është dënuar për trafik droge. Xhafat falsifikoi dokumentet për të shpëtuar Agron Xhafën.

Sot e pyesim cilat janë pikëtakimet apo lidhjet e Agron Xhafaj me njerëz të pushtetshëm?
A e ka përfshirë Agron Xhafën në listën e personave me rekorde kriminale pasuritë e të cilëve duhet të verifikohen?

A është skeduar nga policia Agron Xhafaj? Sot do të provojmë që falsifikimi i ligjit nuk është akti i vetëm që ka përdorur Fatmir Xhafaj për të mbrojtur vëllain e tij”.


****
I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili, ish-kryeministri Berisha lëshoi një deklaratë ‘bombë’ teksa tha se me dhjetëra banda që kanë ndërhyrë dhe kanë bërë përpjekje për të mos lejuar publikimin e përgjimit.

Berisha: “Xhafaj për të krijuar policinë e tij duhej të përmbyste policinë të Tahirit dhe policia e këtij të fundit duhej të përmbyesj, por nuk ishte Xhafaj i duhuri. Këto ditë bandat nga Vlora në Shkodër, nga Durrësi në Korcë kanë bërë me dhjetëra lloj përpjekjesh që ai regjistrim të mos dalë për Agronin, se ai ishte garanci e jashtëzakonshme, Princ i Krimit”..

Çipa: “Dmth keni bashkëpunuar me bandat?”

Berisha: “Jo bashkëpunim, por kërcënime. Përpjekjet janë bërë të ndryshme. Kërcënime nga më të ndryshmet janë bërë.”

Çipa: “Keni bërë denoncime zoti Berisha?”

Berisha: “Denoncime nuk bëjmë se sot Rama i ka të gjitha pushtetet.”



****
Ish-kryeministri Berisha i ftuar në ‘Studio e Hapur’ teksa po komentonte audiopërgjimin e publikuar nga PD, ku implikohej vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ish-kryeministri Berisha përmendi edhe denoncimin e ish-ministrit Ylli Manjani se në hotelin ‘Santa Quaranta’ ishin përgjuar Rama dhe ministrant.

A ka video të tjera?

Berisha: Po t’i besojmë Siamir Thairit ka video në Santa Quaranta

Pse atë përgjim e ka bërë Tahiri?

Berisha: Jo ka video në Santa Quranta. Balili ka qenë trafikant me kualifikimin më të lartë se Habilajt dhe shumë të tjerë. Klemend Balilaj i ka filmuar duke nisur nga Edi Rama tek Arben Ahmetaj në konaqet e tij. Saimri Tahiri e ka thënë këtë, jo unë.

Mënyra se si e thoni është se keni dijeninë më shumë ju
Berisha: Jo e vlerësoj (qesh)

A ka opozita audiopërgjime të tjera kundër Xhafajt e Ramës?

Berisha: Nuk e di. Po ta dija do e thosha, por s’mund ta përjashtoj. Se edhe këtë videon unë e kam mësuar nga opozita.

Çfarë do bëjë opozita për ta çuar Xhafajn drejt dorëheqjes?

Berisha: Është populli, është protesta, është ajo që bënë armenët që në një javë hodhën kryeministrin. Revolta popullore. Nuk mund të them për bojkot, apo djegie mandatesh. Nuk e di, nuk kam të dhëna.


****

Ish-kryeministri Berisha, njëherazi deputet i Partisë Demokratike i ftuar në studion e emisionit ‘Studio e Hapur’, me gazetaren Eni Vasili komentoi edhe statusin e fundit të kryeministrit Rama të bërë sot pasdite për çështjen e vëllait të Xhafajt.

Ish-kryeministri tha se Rama i ka futur shumë thika Fatmir Xhafajt por nuk e lëshon dot.

Berisha: “Rama nuk e lëshon dot Xhafën, thika i fut por nuk e lëshon dot. Ajo që nxorri Taulant Gjurën, ishte formula e Ramës. Ja kam thënë dhe në parlament, unë i them sepse kur s’vepron drejtësia, publiku duhet ta dijë të vërtetën. Ata merren me gjëra të vogla. Unës’jam prokuror, por mbroj interesin publik. Po të veprojë drejtësia, s’ka nevojë të flasësh fare për to.” tha Berisha.

Statusi i Ramës:

Jemi të gjithë njësoj?JO, s’kemi qenë asnjëherë të gjithë njësoj e s’do jemi kurrë njësoj!Nesër në 11.00 përpara Grupit Parlamentar, qëndrimi im për situatën e krijuar me Ministrin e Brendshëm dhe ecurinë e përpjekjes diplomatike drejt objektivit historik të çeljes së negociatave

*****

I pyetur nëse audiopërgjimi për vëllain e Xhafajt doli nga Partia Socialiste, ish-kryeministra Berisha i ftuar në ‘Studio e Hapur’ tha se “plumbi në zarf” që Tahiri i ka dërguar Ramës, i ka shtuar tensionet.

Gjithashtu Berisha tha se kjo është një betejë e egër mes Xhafajt e Tahirit, që filloi direkt sapo Xhafaj u zgjodh ministër.

Vasili: Ka zëra se audiopërgjimi vjen nga segmente të mazhorancës si pasojë e luftës së brendshme në PS. Ju thatë që nuk është rastësishme që përgjimi del menjëherë pasi lë mandatin ish-ministri Tahiri. Çfarë donit të thonit se audiopërgjimet janë nga brenda PS-së dhe se audiopërgjimi nuk është i rastësishëm?

Berisha: Njerëzit e thonë këtë me të drejtë për shkak të një beteje të egër që shpërtheu mes Xhafajt e Tahirit sapo Xhafa mori frenat e ministrisë. Po të dëgjosh fjalën e Tahirit të fundit, të dorëheqjes ai pasi i çon Ramës me kod plumbin në zarf duke i thënë se po fole ti nxjerr këto këto, sulmin politik frontal të famshëm ja bën Xhafajt.

Çani: “Cili ishte roli i Xhafës në këtë mes?”

Berisha: “Xhafaj për të krijuar policinë e tij duhej të përmbyste policinë të Tahirit dhe policia e këtij të fundit duhej të përmbyesj, por nuk ishte Xhafaj i duhuri. Këto ditë bandat nga Vlora në Shkodër, nga Durrësi në Korcë kanë bërë me dhjetëra lloj përpjekjesh që ai regjistrim të mos dalë për Agronin, se ai ishte garanci e jashtëzakonshme, Princ i Krimit”.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...