Akademik Prof. Dr. Skënder
Kodra u lind më 13 maj
1946 në Istog të Kosovës, ku kreu shkollën fillore.
Shkollën e mesme e vazhdoi në Gjakovë dhe Pejë. Autoritetet
qeveritare serbe e burgosen për motive patriotike.
Në shumë raste kaloi nëpër burgjet e Pejës , Prishtinës, Gjakovës,
Ferizajit,Therandës(ish Suharekës) në
Burgun famëkeq në CZ -në e Beogradit
etj.
Më 1969 emigroi në Itali, në
vitin 1970-të emigroi në SHBA, ku edhe
mori statusin e refugjatit politik. Në SHBA më 1980 mbaron shkollën e mesme.
Më 1986 përfundon shkëlqyeshëm studimet e larta në Universitetin “Mercy College”, në degën e
psikologjisë dhe pas një viti kreu studimet pasuniversitare në “Long Island University” dhe laureohet
me titullin Master degry.
Në vitin 1991 mbron doktoraturën me temën “Shkaqet që çojnë në skizofreni” dhe merr titullin më të lartë
shkencor në SHBA Ph.D.
Më vonë Dr.Kodra u specializua në një profil më të ngushtë në
fushën e Psikologjisë klinike.
Veprimtaria e tij është e larmishme si profesor, psikolog e
shkencëtar.
Ligjëron në tri universitete me studentë nga e gjithë bota. Ai ka
një veprimtari të begatë veçanërisht në Psikologjinë klinike, të cilën e ka
pasuruar dhe me përvojën e madhe në spitalet ushtarake të psikiatrisë në New
York, ku punoi për 10 vjet me pacientë të Luftës së Dytë Botërore si dhe të Luftës së Vietnamit.
Diturinë dhe përvojën e tij si psikolog klinik dhe shkencëtar,
Prof. Dr. Skënder Kodra e ka përcjellë në tetë libra:
Evoluimi i Trurit dje, sot
dhe nesër Library of Congress (June 11. 2001)
Definition of personality.
Tiranë (Library of Congress (2003) Drugs and its Impact. Tirane Library of
Congress (June, 11.2004)Road Map Opportunities in Cilinical Psychology, Tiranë
Library of Congress (June 12.2006) Library of Congress 101 Independence Ave,
S.E. Uashington D.C. 20559-6000.
I brumosur me ndjenja të larta atdhedashurie dhe si intelektual i
përgatitur në SHBA, Akademiku i mirënjohur shqiptaro-amerikan Prof.Dr.Skënder
Kodra ka dhënë një kontribut të çmuar dhe për popullin shqiptar.
Në vitin 1995 ai themeloi Akademinë
Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me qendër në New York dhe vazhdon të jetë aktiv si
kryetar i kësaj Akademie edhe sot.
Me ndryshimet demokratike në Shqipëri, Prof. Dr. Skënder Kodra
vazhdoi të kontribuoj edhe në dheun amë.
Ai punoi dy vjet në Tiranë si klinicist pranë Klinikës psikiatrike
të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ku përgatiti dhe
ligjëroi leksione të ndryshme.
Me kënaqësi ai i dhuroi kësaj klinike një bibliotekë të pasur me
literaturë masive të psikiatrisë klinike amerikane. Gjatë kësaj kohe në Radio
Tirana ai mbajti një rubrikë të përjavshme me temë nga psikiatria.
Në këtë periudhë Prof. Dr. Skënder Kodra viziton sërish
vendlindjen e tij Kosovën, ku zhvillon një veprimtari të dendur shkencore dhe
patriotike, aq sa siç thoshin dhe vendasit, klinika e tij u kthye në një
istikam lufte.
Pushtuesit serb ia bastisën klinikën dhe e arrestuan për ta
detyruar të pajisej me dokumente serbe. Zoti Skënder Kodra nuk pranon dhe
largohet i detyruar nga atdheu i tij.
Në verën e vitit të Luftës në Kosovë, Prof. Dr. Skënder Kodra
shkoi në ndihmë të të dëbuarve kosovarë, në kampet e shumta në Shqipëri, si dhe
në spitalin Ushtarak në Tiranë.
Djali i tij Isai ushtarak dhe i lindur në SHBA, u radhit në radhët
e UÇK-së në Kosovë, ashtu si dhe shumë të tjerë nga të afërmit e familjes
Kodra.
Personaliteti i Prof. Dr. Skënder Kodra është i njohur në SHBA, në
vende të ndryshme të Evropës dhe në të gjitha trojet shqiptare.
Ai ka qenë këshilltar pranë Ministrisë së Shëndetësisë në Shtetin
e New Yorkut, është anëtar i Shoqatës së Doktorëve në Shtetin e New Yorkut,
Anëtar i Shoqatës të sëmundjeve psikike “Sigmund Frojd” të Austrisë, nënkryetar
i Akademisë së Intelektualëve Shqiptarë të Shkencës dhe Artit në Kosovë, anëtar
i Shoqatës së Psikiatërve në Shqipëri, etj.
Prof. Dr. Skënder Kodra vazhdon të jetë aktiv si mjek, si pedagog,
si shkencëtar. Ai vazhdon të publikojë libra dhe studime shkencore në revistën
“Dituria”, organ i Akademisë Shqiptaro-Amerikane me qendër në New York, Akadmi
të cilën e drejton me pasion dhe profesionalizëm, si dhe në shumë revista e
gazeta prestigjioze në SHBA dhe Shqipëri.
Figura poliedrike e Prof. Dr. Skënder Kodra, është kthyer në një
simbol për komunitetin shqiptar në SHBA, Kosovë dhe Shqipëri, si një njeri me
energji të pashtershme humane e patriotike.
Presidenti i Shqipërisë në vitin 2017 në shënjë vlerësimi dhe
mirënjohjeje për kontributin e Akademikut tonë Prof.Dr. Skendër Kodra,Ph.D i
jep titullin"Kalorësi i urdhërit të
Skënderbeut"!
Departamenti për informim
pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve
Shqiptaro -Amerikane New York,Prishtinë,Tiranë dhe Shkup.
Drejtori,
Prof.dr.Flori Bruqi,Ph.D