NGA: BEQIR SINA
Lazër Stani Klara Buda : Gjithkush ka të drejtë të evoluojë, të pendohet e të bëjë "mea culpa"
Gjithkush ka te drejte te evoluoje, te pendohet e te beje mea culpa ( megjithese nuk e kemi pare, ose shume rralle ( Bashkim Shehu, eshte ndoshta i vetmi, madje per gjenitoret e tij, pasi vete nuk eshte perzjere ne lojen e regjimit), por a e kane te drejten morale te jene serish ne krye, firmoses te ketyre mandateve qe shkateronin jete njerzish. Faleminderit per kete dokumet Lazer Stani, shkruan gazetarja dhe publicistja Klara Buda.
Ky vendim, i nënshkruar nga Lisen Bashkurti - një i ashtuquajtur diplomat e pedagog- në grahmat e fundit të diktaturës komuniste, tregon më së miri forcën tërbuese të këtij regjimi të çmendur, thotë ai.
Duke vazhduae më tej se në fakt, shoqëria shqiptare, deri me tani, asgjë nuk ka mësuar nga e kaluara. Ajo ende lëngon nga plagë te saj, ndërkohë që figurat që dhunuan liritë e tjerëve dhe i shërbyen të keqes, vazhdojnë të jenë në pozicione të forta publike.
Ky është krim i dyfishtë, ndaj atyre të cilëve u bënë keq, por më shumë ndaj të ardhmes së shqiptarëve.
Komunistët shqiptarë, asnjëherë nuk janë rrëfyer përpara historisë për krimet makabre që kanë bërë kundër shqiptarëve.
Përkundrazi, ata kanë tentuar të retushojnë të kaluarën e tyre të pistë, dhe të shtiren si demokratë e liberalë.
Publiku i gjerë, si dikur në Athinë, më shumë iu ka besuar atyre që kanë folë rreth tregimit për gomarin, sesa atyre që kanë folë për liri të njëmend, të vërtetat politike, historike dhe kulturore.
A mund të mësojmë gjë nga ky rast?
Lazër Stani dhe Luljeta Lleshanaku, janë dy shkrimtarë përfaqësues të letërsisë shqipe, të përkorë dhe të shkëlqyeshëm në punën e tyre letrare.
Rasti i tyre, edhe njëherë na tregon sa e madhe ishte urrejtja e komunistëve shqiptarë ndaj tjerëve që s’ishin si ta. Dhe po ashtu, na tregon sa pak mund të presim nga mbetjet e tij.
Shqiptarët, deri me tani kanë qenë nxënës të këqij të historisë, sepse nuk kanë mësuar asgjë nga ajo.
Shqiptarët e kudondodhur sot janë përpara një krize të thellë morale, kulturore e politike, prandaj duhet të rrëfehen përpara historisë, në mënyrë që breznisë që vjen mos t’i lënë kaq shumë urrejtje dhe kaq pak dashuri.
Dihet, pa u çliruar nga e keqja, nuk ka liri të njëmend, progres dhe mirëqenie.
Si pasojë e paaftësisë dhe pazotësisë për t’u çliruar nga e keqja, shqiptarët vazhdojnë të qeverisen dhe të përfaqësohen nga ata që mbrojnë doktrinat neosmane dhe neokomuniste. Natyrisht, si kameleonë që janë, në kohën sotme, ata janë mveshur me petkun e demokracisë dhe të vlerave perëndimore.
Kush është Lazër Stani ?
Lazër Stani (17 janar 1959 Pult, Shkodër). Është një artist, shkrimtar dhe publicist shqiptar. Kritika letrare e ka vlerësuar atë si një ndër prozatorët më të veçantë në letrat e sotme shqipe.
Krijimtaria
1993, "Misteri i hijeve“, vëllim me tregime, botim i Shtëpisë Botuese të LSHA-së
1995, “Shplakja e Santa Marisë”, vëllim me tregime, botim i Shtëpisë Botuese “Eurorilindja”
1995, “Me dzmbëdhjetë çelësa”, libër me përralla dhe legjenda të Veriut, botim i Shtëpisë botuese të LSHA-së
1998, “Në Bregenc shkohet për të vdekur”, vëllim me tregime, botim i shtëpisë Botuese “Albinform”
1999, “Feniksi i kuq”, vëllim me tregime, botim i Shtëpisë Botuese, “Buzuku”, Prishtinë
2005. “Dënesje në dru”, botim i shtëpisë botuese “Ideart”, Tiranë
2014 "Kohë për Nuse", botim i EB. Fishta
2016 "Rrugë pa krye" - ese letrare. EB. Fishta
Çmimet letrare
Lazër Stani është nderuar me çmime të ndryshme letrare.
Ndër çmimet më të rëndësishme janë :
Çmim kombëtar për librin e parë më të mirë më tregime botuar në vitin 1993. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Çmimin e vitit për librin më të mirë të botuar nga Shtëpia botuese “Eurorilindja”, 1995.
Çmim kombëtar për librin më të mirë të botuar me tregime në vitin 1996, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Flori Bruqi
*****
Kush është Luljeta Leshanaku ?
Luljeta Lleshanaku u lind më 1968 në Elbasan, dhe u rrit në një familje në internim, për shkak të oponencës ndaj regjimit stalinist të imponuar nga diktatura komuniste shqiptare.
Aktualisht është një ndër poetet më të njohura dhe të suksesshme bashkëkohore shqiptare. Ajo ka studiuar letërsi në Universitetin e Tiranës dhe ishte redaktore në revistën javore Zëri i rinisë. Më vonë ajo punoi në gazetën Drita. Ajo është autore e katër përmbledhjesh poezish,një volum i cili është i përkthyer në anglisht. Poezitë e saj janë një përzierje e imagjinatës me realitetin.
Në vitin 1996, merr çmimin për librin më të mirë të vitit nga shtëpia botuese Eurorilindja.
Në vitin 1999 merr pjesë në International Writers Program në Universitetin e Iowas.
Botimet
Fëmija i Natyrës , New Directions Publishing, 2010
Haywire: New & Poems Selected , Bloodaxe Books, 2011
Hapësirë Negative , Directions New Directions, 2018
Flori Bruqi
****
Kush është Klara Buda ?
Pas studimeve universitare për letërsi moderne dhe të krahasuar në Sorbonë, Paris IV, ajo ndryshon drejtimin fillestar – atë të mjekësisë veterinare. Më pas pranohet në École Pratique des Hautes Études, në degën metoda të historisë, arkeologjisë dhe histori arti. Në vitin 1996, nën drejtimin e albanologut Christian GUT, mbrojti Diplôme d’Étude Approfondi në histori arti, duke u bërë kështu e para shqiptare e diplomuar nga ky universitet prestigjioz. Paralelisht me studimet universitare, punon në Paris, në sektorin e komunikimit të UNESCO-s, si gazetare për BBC-në dhe në Radio France Internacionale. Duke filluar nga viti 1999 është gazetare e specializuar në RFI dhe në vitin 2005 bëhet shefe e edicionit të lajmeve. Ne vitin 2006 emërohet shefe e redaksise shqipe të rfi të cilën e drejtoi deri në vitin 2010.
Romani i saj Kloroform është pritur shumë mirë nga kritika. Në ketë roman, Klara Buda përshkruan gjithë absurditetin e një sistemi lirivrasës. Por ishuj lirie - diku më të shtrirë e diku më të plotë - ruajnë shpirtrat nga shkatërrimi dhe i ndihmojnë individët të mbijetojnë, edhe pse nën diktaturë. Përmes një rrëfimi mjeshtëror, Klara Buda pohon kështu pamundësinë e çdo sistemi, sado i tmerrshëm qoftë ai, për ta shkatërruar tërësisht idealin e lirisë.
*****
Kush është Bashkim Shehu ?
Eshtë djali i ish kryeministrit të Shqipërisë, Mehmet Shehu.
Veprat
Rrugëtimi i mbramë i Ago Ymerit roman 1995
Rrethi roman 2000
Orfeu në Zululandën e Re roman 2003
Udhëkryqi dhe humnerat roman 2003
Mulliri që gëlltiste shpirtra novela 2004
Gjarpri dhe heronj të tjerë roman 2005
Angelus Novus roman 2005
Hija e gurit - Tregime të zgjedhura tregime 2006
Mozart, me vonesë roman 2009
Loja, shembja e qiellit roman 2013
Fjalor udhëzues për misterin e dosjeve roman 2015
Flori Bruqi