Nga Fritz RADOVANI:
20 MAJI – DITA
E JETIMAVE
“LULE”
PER MA SHUMË JETIMA...
17 JANAR 1468 ASHT DITA QË SHQIPNIA EROPJANE E TË MADHIT HERO GJERGJ
KASTRIOTIT – SKENDERBEUT, MBETI JETIME PA BABË…
E ndoshta, kjo asht arsyeja që edhe pse kanë kalue 550 vjetë
askush nuk u kujdes per Te!
Jetime e shkreta e Nanës… Çka hoq me kenë... Po, kurr me
u rritë as në Trojet e veta!
E çdo ditë nade pa dalë drita, e kurrkund tue shkrepë
rrezja e diellit, ndiheshin nga të gjitha anët ulurimat e ujqve grabitës që na
rrethonin e sejcili, veç shkyente një dash, e nuk i shihej boja deri në
perëndim të diellit, kur edhe Shqipet braktisnin çerdhet e veta.
Vetem ndonjë rubë e zezë që derdhej mbi xhubleten
shekullore kalonte nder zallishtat e bardha si biluri e ngarkueme me buljera të
ujit të akullt t’ atyne burimeve prrallore.
Aty këtu një tjeter stajanicë me drue të ngarkueme
vraponte me gatue kakinin e nxehtë.
Burrneshat vraponin nder male me ua çue burrave buken e
freskët e pak duhan sa me mbytë merzinë e atyne ditëve të pashpresë... U thyen
edhe Kryqat nder shenja pushimi!
Andej bregut të prronit ku vlonte kanga e vallja nder
ditë të Pagzimit një djali, apo kur njena batare nuk priste tjetren tue u
shkrepë nder darsma e gëzime martesash, bash nder ata shtigje nuk të sheh syni
tjeter veç ndonjë Frat të ngulun në hu, me zhgun të shkyem prej sorrash e
orrlash që bijnë si zgjeta pingul me ua nxjerrë sytë. E gjaku shkon rrëkajë!
O Vllazen e Motra, kurr nuk të ban keq komshija kur në
voter të ka hy tradhtija!
U vra Dedë Gjo’ Luli me djelm’ e far’ e fis... U vra
Luigj Gurakuqi e mbas Tij bash Miku i votres Bajram Curri në pabesi...E pse?! –
Pse Flamuri i Kastriotit gati ishte mykë...
Asht e vështirë me jetima me ba konak! Njeni thumbit e
tjetri patkonit... Askush nuk i priste prej një matjanit, madje edhe i
pashkollë, bjellogardistët m’ atë anë Taraboshit!
E nder Malet e Bjeshkve të Nêmuna, fëmijtë jetima të bamë
turrë per me i vra...
Jetimat thonë nuk kanë fat! E këte thanje mjer kush e
provon... I troket sa një derës e sa një tjetres por, sa komshija i sheh ftyren
e paqeshun kurr në jeten e saj, e percjellë deri tek portaria e me gjysë goje i
thotë: “Do të mendoj edhe dishka per Ty, po sot nuk kam!” E dera shkapetet aqsa
zagart e shtëpisë vazhdojnë me leh derisa të erret nata.
Mjer kush e provon kenjen jetim në vorfni e me anmiq
kojshi!
Ndoshta ndokush nuk e di, ose edhe e ka harrue atë kohë
kur Nana zgjohej pa dalë drita e vraponte me i marrë jetimave një shishe
qumësht, e me i nisë nder shkolla. Atje ata jetima do të mësonin se “ti mbete
jetim pse Baba ishte tradhtarë, Ai ju iku turqve”!!
Ju iku Shqiptarëve!.. Nuk vonoi e ju iku edhe
jugosllavëve, grekëve, italianëve, rusëve e besa edhe kinezëve... E shkreta
Shqipni tue trokitë nder dyer pa shula, të hapuna ditë e natë per një kafshatë
bukë të thatë, si thonin pleqtë: “Tue hanger bar e tue ecë mbi ar”!
Rrnonin dhe jetonin në vorfni se “një fjalë goje, e
shndrronte në skllav.” Jetimat mbetnin edhe pa familje, pa fëmijë, e disa edhe
pa varre! E “lufta e kllasave” vazhdonte me korrë pa pyet fare ke këputë kosa e
gjaksorit katil... Po, mos u ngutni thotë njeni “se nuk keni pa asgjë ende...”,
e zgerdhihet tue pritë “rilindjen” perballë kopshtit luleve... Lule ku
qeveritarët tanë knaqin synin, mendjen, fantazinë e qeverisjes dhe mbi të
gjitha Xhepin, ata xhepa deri dje të shpumë e të shkymë... Po sot nder ma të
mbushunit n’ Europë, në saje të “vllezerve të gjakut turq”, miqve të
baballarëve jugosllavë, “dashamirsëve” grek dhe draperxhinjëve marksistë
moskovit, që vazhdojnë rritjen e numrit jetimëve në Botë.
Gjakmarrjes nder Malet tona po ia zen vendin “kopshti i
luleve të jetimave”!
Marrakotja e aromës së atyne “luleve” vrastare po
shkatrron një Shqipni të tanë...
E ndoshta dikush pyet: “Po si do të shuhet Emni i Gjergj
Kastriotit – Skenderbeut”?!
Ashtu si dikur... Kur mbi Shqipen Dykrenare jetime ishte
një “yll pa dritë”.
Trashigimtarët e pushtuesve shekullor ia kishin marrë
doren vrasjeve të djelmëve e vajzave jetime që i zente mesnata tue qendisë nen
driten e qirit, mbi pelhuren e kuqe të tezgjahut Shqipen e Gjergj Kastriotit –
Skenderbeut!
I dermisheshin duert tue ngulë gjylpanën ma shpesh në
mish të vet, se në coh të kuqe!
Po gjaku i Atyne duerve të njoma t’ Atyne jetimeve nuk e
njolloste Flamurin e Shqipnisë, se bash kur therja i shponte zemren, buzqeshte
e vazhdonte kangen e mësueme qyshë fëmijë prej Nanës, Asaj Nanës së perjetshme..,
që i pat këndue i madhi At Gjergj Fishta:
Porsi
fleta e Ejllit Zotit
Po
rrehë Flamuri i Shqypnis,
E
thrret t’ bijt e Kastriotit...
E thrret t’ bijt e Kastriotit... Me u mbledh tok ... Per
me ju urue Diten Tuej...
Të dashtun dhe të shtrenjtë jetima!
Melbourne,
18 Maji 2018.