2018-05-22

Dostojevski: Çfarë të bëjë romancieri me njerëzit ordinerë?




Nga Flori Bruqi 



Fjodor Mihajlloviç Dostojevski, (rusisht: Фёдор Миха́йлович Достое́вский, Fёdor Mihajlovič Dosto'evskij ), (11 nëntor, 1821 – 9 shkurt, 1881), ishte shkrimtar, eseist dhe filozof rus, ku ndër veprat e tij kryesore janë Krim dhe ndëshkim dhe Vëllezërit Karamazov.

Prodhimet letrare të Dostojevskit eksplorojnë psikologjinë njerëzore në kontekstin e turbullt politik, social dhe shpirtëror të shoqërisë ruse të shek. 19. Dostojevski konsiderohet nga shumë si paraprijësi apo themeluesi i ekzistencializmit të shek të 20të; libri i tij "Shënime nga nëntoka" (1864), i shkruar me zërin e hidhëruar të “njeriut anonim të nëntokës”, është quajtur nga Walter Kaufmann si “uvertyra më e mirë për ekzistencializëm që është shkruar ndonjëherë”. Dostojekvski njihet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj dhe më me influencë të të gjitha kohërave.

Nëna e Dostojevskit ishte ruse. Parardhësit e tij nga babai ishin nga një vend i quajtur Dostojeve, vendas të provincës së Minskut, jo shumë larg nga Pisnk. Mbiemri i familjes paternale supozohet të ketë qëne “Rdishev” - para se të merrte eponimin e qytetit “Dostojevski”. Sipas një burimi, paraardhësit paternal të Dostojevskit ishin fisnikë të polonizuar (szlachta) me origjinë ruse dhe që kishin shkuar në luftë duke bartur mburojën polake të Raduan.


Fëdor, i dyti i shtatë fëmijëve, lind ne Moskë nga Michail Andrevič, një mjek me origjine lituane e me një karakter ekstravagant dhe despotik që e rrit të birin në një klimë autoritare. E ëma, Marija Fёdorovna Necaeva, vjen nga një familje tregtarësh. Karakteri i saj është i qeshur dhe i thjeshtë, i pelqen muzika dhe është shumë besimtare. Do të jetë ajo që do t'i mësojë të birit të lexojë duke bërë që të njohë Aleksandr Puškin, Vasilij Žukovskij dhe Biblën. Në 1828 babai, Michail Andrevič, shënohet me të bijtë në librin e artë të familjeve fisnike të Moskës.




 Related imageRelated image

Në vitin 1831 Fëdor shpërngulet me familjen në Darovoe në provincën e Tulës ku babai ka blerë një tokë dhe në 1834, bashkë me të vellain Michail, hyn në konviktin privat të L.I.Čermak në Moskë. Në 1837 e ëma, prej kohësh e sëmurë me tuberkuloz, vdes dhe djali, bashkë me të vellanë, rregjistrohet në konviktin përgatitor të kapitenit Kostomarov, në pritje të provimit të pranimit në Institutin e Inxhinierisë. Me 16 janar 1838 hyn në Gjimnazin e Xhenios Ushtarake të Pjetërburgut, ku studion inxhinieri ushtarake,por duke e frekuentuar pa deshirë, meqë interesat e tij janë të orientuara drejt letërsisë.


Image result for librat e dostojevskiit
Related imageImage result for librat e dostojevskiit

Më 8 qershor 1838 babai, që i ishte dhënë pijes dhe keqtrajtonte fshatarët e tij, vritet me shumë mundësi nga ata vetë. Kur merr lajmin e vdekjes të babait, Fëdorit i vjen ataku i parë i epilepsisë, sëmundje që do ta ketë për të gjithë jetën. Në gushtin e 1841 pranohet në kursin për oficer dhe vitin më pas nëntenent. Veren e mëpasme hyn në shërbim efektiv në komandën e inxhinierisë të Pjetërburgut.


Image result for librat e dostojevskiitRelated image
Ka nga ata që besojnë se arti i mrekullueshëm është rrjedhojë e vuajtjes së thellë. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës, ishte dëshmi e kësaj lloj vuajtje. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulosi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i jati, një alkoholist i dhunshëm, ku besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.

Në vitin 1849, Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko-letrar Petrashevski, arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje në 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua, që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutin e fundit, vendimi u anullua. Vetëm pas 10 vjet burgimi politik në Siberi kthehet në Shën Peterburg.
Image result for librat e dostojevskiitImage result for librat e dostojevskiitRelated image
Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19të që ka shkruar novelat klasike si Krim dhe ndëshkim (1866) dhe Vëllezërit Karamazov (1880). Dostojevski iu kthye jetes së shkrimtarit si profesion pas një karriere të shkurtër ushtarake, ku në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë "Njerëz të varfër".
Related image
Novelat e tij ekspoloronin detyrimet psikologjike dhe mrale të njeriut modern. Ai u bë i famshëm për krijimin e "heroit të rrugës," një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit.


Dostojevski ishte fëmija i dytë nga gjashtë fëmijët e Mikhail dhe Maria Dostojevskit. Babai i Dostojevskit Mikhail ishte një kirurg ushtarak në pension dhe një alkoolist i dhunshëm, i cili shërbente si doktor në Spitalin Mariinsky për të Varfërit në Moskë. Spitali ishtë i vendosur në një nga zonat më të këqija të Moskës. Monumente lokale përfshinin një varrezë për kriminelë, një azil për të çmendur dhe një jetimore për fëmijë të lënë. Ky peisazh urban i bëri përshtypje të pashlyeshme Dostojevskit të ri, interesimi dhe keqardhja e të cilit për të varfërit, të shtypurit dhe të vuajturit ishte më se e dukshme. Ndonëse prindërit e tij e ndalonin, Dostojevski kishte dëshirë për të shetitur nëpër oborrin e spitalit, ku pacientët e përvuajtur uleshin në diell. Dostojevski i ri kishte qejf të kalonte kohë me këta pacientë dhe t'ia u dëgjonte rrëfimet.

Ka shumë tregime për trajtimin despotik që u ka bë babai i Dostojevskit fëmijëve të vet. Pasi që kthehej nga puna në shtëpi, ai do të bëntë një sy gjumë përderisa fëmijët e tij, të cilët urdhëroheshin të ishin absolutisht të qetë, qëndronin prapë babait të tyre me rend dhe largonin mizat që mund të kalonin aty pari pahiri. Sidoqoftë, sipas Joseph Frank, një biografist i Dostojevskit, figura atërore në Vëllezërit Karamazov nuk është bazuar në vet babanë e Dostojevskit. Letrat dhe shënime personale demonstrojnë që këta dy kishin pasur një lidhje mjaft të dashur.

Lista e veprave

Romane

(1846) Bednye lyudi (Бедные люди); "Njerëz të mjerë"
(1849) Netochka Nezvanova (Неточка Незванова); "Netochka Nezvanova"
(1861) Unizhennye i oskorblennye (Униженные и оскорбленные); "Të fyer e të poshtëruar"
(1862) Zapiski iz mertvogo doma (Записки из мертвого дома); "Shënime nga shtëpia e të vdekurve"
(1864) Zapiski iz podpolya (Записки из подполья); English translation: "Shënime nga nëntoka"
(1866) Prestuplenie i nakazanie (Преступление и наказание); "Krim dhe ndëshkim"
(1867) Igrok (Игрок); "Kumarxhiu"
(1869) Idiot (Идиот); "Idioti"
(1872) Besy (Бесы); "Djajtë"
(1875) Podrostok (Подросток); "Adoleshenti"
(1881) Brat'ya Karamazovy (Братья Карамазовы); "Vëllezërit Karamazov"
Novella dhe tregime të shkurtra
(1846) Dvojnik (Двойник. Петербургская поэма); Sozia: Një poemë e Shën Peterburgut"
(1847) Roman v devyati pis'mah (Роман в девяти письмах); Novelë në nëntë letra
(1847) "Gospodin Prokharchin" (Господин Прохарчин); "Zoti Prokharchin"
(1847) "Hozyajka" (Хозяйка); "Qiradhënësia"
(1848) "Polzunkov" (Ползунков); "Polzunkov"
(1848) "Slaboe serdze" (Слабое сердце); "Një zemër e dobët"
(1848) "Chuzhaya zhena i muzh pod krovat'yu" (Чужая жена и муж под кроватью); "Burri xheloz"
(1848) "Chestnyj vor" (Честный вор); "Një hajn i ndershëm"
(1848) "Elka i svad'ba" (Елка и свадьба);"Një dru Krishtlindjesh dhe një martesë"
(1848) Belye nochi (Белые ночи);Netë të bardha
(1857) "Malen'kij geroj" (Маленький герой); "Heroi i vogël"
(1859) "Dyadyushkin son" (Дядюшкин сон); "Endrra e xhaxhait"
(1859) Selo Stepanchikovo i ego obitateli (Село Степанчиково и его обитатели); Fshati i Stepançikovës
(1862) "Skvernyj anekdot" (Скверный анекдот); "Një tregim i ndyrë"
(1865) "Krokodil" (Крокодил); "Krokodili"
(1870) "Vechnyj muzh" (Вечный муж); “Burri i përjetshëm"
(1873) "Bobok" (Бобок); "Bobok"
(1876) "Krotkaja" (Кроткая); "Një krijesë xhentile"
(1876) "Muzhik Marej" (Мужик Марей); “Fshatari Marej"


*****
Psikoanaliza e mendjes kriminale në veprën e Dostojevskit

Shkrimtarët në romanet dhe novelat e tyre përpiqen në pjesën më të madhe të marrin tipa të shoqërisë dhe t’i paraqesin ata në mënyrë të figurshme dhe artistike,- tipa që në realitet hasen rrallë tërësisht dhe të cilët janë pothuajse më realë se vetë realiteti.


“Ka njerëz, për të cilët vështirë është të thuash ndonjë gjë të tillë, që t’i përfaqësojë njëherazi dhe tërësisht në pamjet e tyre më tipike dhe karakteristike. Këta janë ata njërëz, të cilët zakonisht i quajnë njerëz të “rëndomtë”, “shumica” dhe të cilët, vërtetë përbëjnë shumicën e madhe të çdo shoqërie.

Shkrimtarët në romanet dhe novelat e tyre përpiqen në pjesën më të madhe të marrin tipa të shoqërisë dhe t’i paraqesin ata në mënyrë të figurshme dhe artistike,- tipa që në realitet hasen rrallë tërësisht dhe të cilët janë pothuajse më realë se vetë realiteti.

Para nesh ngrihet pyetja: çfarë të bëjë romancieri me njerëzit ordinerë, krejtësisht të rëndomtë, dhe si t’i paraqesë para lexuesit, që t’i bëjë ata diçka më interesantë? Ata nuk duhen lënë kryesisht mënjanë në tregim, sepse njerëzit ordinerë janë në çdo çast dhe në pjesën më të madhe hallkë e domosdoshme në lidhjen e ngjarjeve të përditshme. Duke i lënë mënjanë ata, në këtë mënyrë do të prishim mundësinë për të realizuar një ngjarje, me një fjalë, prishim probabilitetin.

Të mbushësh romanet vetëm me tipa ose madje thjesht për interes me njerëz te çuditshëm dhe të pazakontë, do të ishte, e pamundur, dhe, besoj, dhe jo interesante.

Sipas nesh, shkrimtari duhet të përpiqët të gjejë nuancë interesante edhe midis ordinerëve. Kur, për shembull, thelbi i disa njerëzve ordinerë pikërisht kur mblidhet në të zakonshmen e përhershme dhe të pandyshueshme të tyre ose, akoma më mirë, kur, pavarësisht përpjekjeve të jashtëzakonshme të këtyre njerzve për të dalë me çdo kusht nga rrjedha e të zakonshmes, e rutinës, ata megjithatë përfundojnë në atë, që mbeten të pandryshuar dhe përjetësisht vetëm me rutinën, atëherë përsona të tillë marrin tipiken e një lloji të veçantë,- të zakonshmen, e cila kurrsesi nuk dëshiron të mbetet ajo që është, dhe me çdo kusht kërkon të jetë origjinale dhe e pavarur duke mos pasur as mjete më të vogla për pavarësi.

Në të vërtetë, nuk ka gjë më të hidhur, se të jesh, për shembull, i pasur, nga familje e mirë, me pamje të hijshme, i arsimuar jo keq, jo pa mend, madje dhe shpirtmirë dhe në të njëjtën kohë pa pasur asnjë talet, asnjë veçori, madje asnjë tekë, asnjë ide tënden, të jesh krejtësisht “si të gjithë”.”




Dostojevski dhe gjenialiteti i tij



Fjodor Mihajlloviç Dostojevski jetoi e krijoi në Rusi në shekullin XIX, kur si Perëndimi ashtu si edhe Lindja u përfshinë në valën e madhe të trazirave, të cilat sollën ndryshime të thella. Në këtë kohë kapitalizmi po bënte hapat e veta të para e të sigurta në Rusi, por që akoma pengohej nga regjimi autokratik carist. I lindur më 30 tetor të vitit 1821, në një mjedis despotik që mbretëronte në familje, si edhe në sfondin e zymtë të Rusisë bujkrobe, djaloshi shumë shpejt do të ndeshej me kuptimin praktik të dhunës. E ëma, Masha, grua tepër e dashur, e dhembshur, e gjallë dhe me kulturë do të torturohej tërë jetën e saj të shkurtër nga xhelozia e pafre e të shoqit, nga akuzat e tij të pabaza për tradhti bashkëshortore. Njeri jashtë mase i ndjeshëm, i ndrojtur e i mbyllur në vetvete, Dostojevski trashëgoi nga e ëma zgjuarsinë natyrale, etjen e pashuar për lexim dhe aftësinë e rrallë për të analizuar ngjarje dhe fakte. Gjendja e rëndë që përjetonte populli rus në qytet dhe në fshat e shqetësonte pa masë shkrimtarin e madh, i cili kishte aq shumë besim në virtytet e larta njerëzore. Dostojevski ishte kundër dhunës dhe terrorit; kjo bindje përshkon tërë veprat e tij si dhe marrëdhëniet private e shoqërore.

Shkrimtari gjenial gjithë jetën e vet qe i prirur pas së resë, të cilën e stimulonte me të gjitha mënyrat. Kjo qe arsyeja që në moshën e rinisë të afrohet me grupin e famshëm të Petrashevskit, ndonëse nuk pajtohet me idenë e tij të përdorimit të dhunës. Zbulimi i grupit nga autoritetet cariste e vë shkrimtarin para sprovës më të rëndë në jetën e tij, të cilën e përballon me dinjitet. Asgjë nuk mundi ta thyente këtë idealist fisnik, madje, as maskarada e shëmtuar e organizuar nga vetë Cari, i cili, për të poshtëruar grupin provokoi “ekzekutimin farsë publik të kriminelëve më të rrezikshëm të shtetit”, në mesin e të cilëve bënte pjesë edhe Dostojevski. I dënuar përfundimisht me punë të detyruar në “ferrin njerëzor”, siç quhej atëherë Siberia, pas disa vitesh, me forcën e vet danteske ai do të përsëriste llahtarën e përjetuar në burgun e tmerrshëm carist, por tashmë nëpërmjet veprës së tij monumentale “Shtëpia e të vdekurve”. Me një aftësi të jashtëzakonshme profesionale, vite me radhë në kushtet e një censure satanike, ai do të drejtonte dy nga organet më në zë në Rusi, në fillim revistën “Koha” dhe më pas atë, “Epoka”, ku do të botonte edhe mjaft nga veprat e tij. Me kalimin e viteve fiziku i dobët, peripecitë e rënda, fatkeqësitë e shumta, që e shoqëruan gjatë gjithë jetës, ia dobësuan shëndetin, duke i shkaktuar sëmundjen e rëndë të tuberkulozit, e cila në moshën 60-vjeçare do t’i shkaktonte vdekjen.

Tiparet themelore të këtij biri të madh të popullit rus mbetën: dashuria e thellë dhe e pamatë për popullin e tij, të cilin donte ta shihte të lirë e të lumtur si edhe dashuria për jetën. Afër pleqërisë ai do të shkruante: “Unë e dua nxehtësisht jetën, e dua për ta jetuar atë… Së shpejti mbush pesëdhjetë vjet, por në asnjë mënyrë nuk mundem ta kuptoj, nëse po e përfundoj, apo sapo e kam filluar. Ja tipari kryesor i karakterit tim, ndofta, edhe i veprimtarisë sime”. Vepra e parë madhore e shkrimarit që vulosi gjenialitetin e tij qe “Njerëz të varfër”, i pari roman social rus, që na jep një tablo të qartë e tronditëse të jetës së rëndë e pa rrugëdalje të shtresave më të ulta të Petërburgut, ku sundojnë shfrytëzimi i egër, varfëria e tejskajshme, makutëria dhe të gjitha veset e tjera antinjerëzore. Në vitin 1861 botën letrare të Petërburgut e tronditi dalja e romanit tjetër të madh të Dostojevskit, “Të fyer e të poshtëruar”, të cilin Dobroljubovi e quajti “ngjarja më e madhe letrare e vitit në Rusi”. Në krijimet e famshme të shkrimtarit hyn romani “Krim e ndëshkim”, ku për herë të parë në letërsinë ruse analizohet tema e kapitalit, çështja e parave me tërë rrethanat karakteristike të Petërburgut. Ky qe një rikthim në romanin social dhe u ndërtua si një monolog i brendshëm i heroit. Por vepra më lirike e këtij gjeniu do të ishte romani i mekullueshëm “Idioti”, që do të plotësonte akoma më mirë biografinë krijuese të Dostojevskit si shkrimtar dhe psikolog i rangut më të lartë. Në romanin “Djajtë” shkrimtari përpiqet të na japë Rusinë e përfshirë nga veprimet terroriste të përkrahësve të kryeterroristit botëror Bakunin, të cilët me anën e dhunës përpiqeshin të realizonin triumfin e ideve socialiste. Këtu Dostojevski synon të demaskojë idetë dhe dhunën e propaganduar e të zbatuar prej tyre në Rusi e jashtë saj. Por vepra kulmore e gjeniut rus mbetet “Vëllezërit Karamazov”. Në të janë mishëruar përpjekjet e pareshtura të ballafaqimeve politike dhe shtypja e egër që sundonte në Rus. Në roman figurat shtjellohen me tërë kompleksitetin e tyre. Tipari dallues i veprës është tensioni i lartë qe e përshkon atë, ku me përshkrimin e skajshëm të ngjarjeve e të personazheve, gjithçka jepet në kufijtë ekstremë. Në trashëgiminë e shquar të këtij krijuesi botëror hyjnë edhe romanet “Net të bardha”, “Kumarxhiu dhe “I mituri”. Por me vlerë të jashtëzakonshme janë edhe mjaft krijime “të vogla”: novelat “E urta”, “Ëndrra e xhaxhait” si dhe shkrime me vlerë të madhe publicistike.

Votimi i veprave të plota në 12 vëllime i këtij gjigandi të letërsisë botërore, përbën një hap shumë të madh për shtëpinë botuese “UEGEN”. Të përkthyera në mënyrë të përsosur nga “Mjeshtri i madh i punës”, Prof. Jorgji Doksani, ato janë një dhuratë me shumë vlerë për lexuesin shqiptar për të njohur në mënyrë të gjithanshme këtë kollos, para të cilit përulet me respekt të thellë e tërë bota e qytetëruar. I pavdekshmi Stefan Cvejg, i cili e adhuronte krijuesin gjenial rus, ndër të tjera ka thënë: “…Për mua në krye të letërsisë botërore vendin e nderit e zë Dostojevksi dhe… diku pranë tij, Shekspiri”.(Nikolla Sudar)


Psikoanaliza e mendjes kriminale në veprën e Dostojevskit

Fjodor Dostojevski, autori i jashtëzakonshëm që vendosi në krye të veprës së tij jetën e kulturën ruse të shekullit të XIX. Vepra me volum dhe karakter enciklopedik shquan një analizë të qënies njerëzore dhe besimit të saj, ruan mirfilli tiparet e psikoanalizes së mendjes nën presionin politik, shoqëror dhe padyshim (tipar ky i rëndësishem i idealit të autorit) fetar.
Shqyrtimi teorik i tre fushave kryesore në jetën e rusit të shekullit XIX u bë përmes krimit dhe potencialit së mendjes për të kuptuar rreth idealit të tij, bindjeve dhe besimit. Vepra përfshin psikoanalizë të pastër që studiuesit e quajtën paraardhëse të ekspertizës së Niçes, ajo gjithashtu sjell vazhdimisht në qendër njeriun ekzistencialist (element që parapriu tiparet e ekzistencialistit të famshëm të shekullit XX), veçse ai i Dostojevskit qe aktiv, i dilemës ekzistenciale dhe i tronditur përballë padrejtësisë.
Si nga ana filozofike ashtu dhe letrare, autori ngre marrëdhenie dinamike për të përcjellë raportet e moralit me etikën, besimit dhe ateizimit, dashurisë dhe tradhtisë, idealit dhe radikalit politik. Katër romanet kryesorë ku dilema e shoqërisë kundrejt modernizimit të Rusisë, drama e moralitetit të qenies, vullnetit të lirë dhe shpirtit të regjur rus janë Krim dhe ndëshkim (1866), Idioti (1869), Djajtë (1872) dhe Vëllezërit Karamazovë (1880).

Krim dhe ndëshkim



Krim dhe ndëshkim është kryrevepra e Dostojevskit, romani me të cilin autori nisi të identifikojë qartazi aftësitë brilante të “psikiatrit letrar” dhe filozofit të shpirtit njerëzor. Heroi i romanit, i cili vjen në formë anti-heroi (tipar i letersisë ruse të shekullit 18), vuan padrejtësinë e shtetit dhe shoqërisë kundrejt mirëqenies vetjake. Parimet e heroit kanë karakter revolucionar dhe vihen në fuqi përmjet aktit kriminal.
Nxitja ndaj krimit qe parimtare dhe strategjike kundrejt sistemit të padrejtë, bindjeve individuale të studentit me vlera juridike (vlen të përmendet), dhe dilemes së mbarënjohur metafizike së tij nëse ishte njeri i zakonshëm apo i jashtëzakonshëm.
Artikull i veti ky që shquante idhullizimin e personazhit ndaj figures së Napoleonit. Duke imagjinuar figurën e lartë historike gjatë leximit arrijmë të kuptojmë synimin e revolucionit së Raskolnikovit, njeriun jo parazitar apo të nënshtruar ndaj fatit. Sikurse Napoleoni, Rodja duhet të mbetej i patronditur pas aktit për të vërtetuar artikullin e tij…, artikull i cili u kthye në provën më të bindshme të hetimit paskriminal.
“…gjakderdhja është në emër te ndërgjegjes.”

Idioti


Idioti (Princ Mishkini) është personazhi i veshur e i ngopur me cilësitë e virtytshme. Idealisti naiv dhe optimisti i krishterë përbëjnë idiotin që ironikisht i epitetizuar nga shoqëria harbute, përfituese dhe mëkatare nuk dorëzon parimet e tij.
Simbol i shoqërisë ruse është mikpritja e Mishkinit dhe marrëdhënia e tij me karakteret e tjerë, raporti i princit me realitetin është pasqyra që kërkon reflektim filozofik të idealit dhe kriset nga shoqëria duke e manipuluar dhe shkatërruar njëherë e mirë si njeriun e sinqertë dhe fjalët e tij të urta.
Në roman përqëndrohen:
-ideali i njerëzimit
-bukuria shpirtërore dhe fizike
-paraja
Trekëndëshi i dashurisë fatale formohet mes Princ Mishkinit, Nastasia Filipovnës dhe Rrogozhinit, nga ku lexuesi njihet dhe intrigohet me motivin e errësirës dhe dritës që përkapen në përshkrimet fizike të elementëve rrethues.
“ E bukura do të shpëtoje botën.”

Djajtë


Në romanin Djajtë ravijëzohet tema e imoralitetit arrogant, Nikollai vazhdimisht mbron aftësitë e tij qeverisëse dhe devijimin shpirtëror ndaj çdo pasioni degradues që mund ta thërrasë. Arroganca e personazhit është faktori kyç i krimit, dhe bindjes së tij politike. Ateizmi i plotë është më i respektuar se indiferenca, kështu thotë Tifoni. Romani i nënshtrohet së njëjtës ideologji sikurse dhe tek ‘‘Krim dhe ndëshkim’’, revolucioni nuk mund të vijë pa thyerje të moralit. Ky revolucion në Rusi erdhi me termin nihilizëm, dhe ky roman cilesohet si anti-nihilist.

“A mund të besoj tek djajtë, pa besuar në Zot?”

Vëllezërit Karamazovë


Romani i ndarë në dy vëllime tenton deri në përfundim t’u përgjigjet pyetjeve që kanë tronditur vazhdimisht mendjen njerëzore, si ekzistenca e Zotit, kuptimi i jetës dhe shpjegimi i vetë natyrës njerëzore. Ndryshe nga ç’mund të dimë për karakteristikat e personazheve të romaneve lartpërmendur, në këtë roman autori rreket të formojë te lexuesi një rrugë simbolike në sajë të cilësive të personazheve (kryesisht atyre kryesorë). Thënë thjeshtë, tre vëllezërit dhe babai i tyre janë natyra krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra, të tre përgjegjës për ngritjen e stoikëve filozofikë të qenies që sjell autori. Motivi i krimit dhe drejtësisë, besimit dhe dyshimit, përgjegjësise prindërore dhe zhveshja ndaj saj ruan brenda moralin e nënkuptuar që synon te përcjellë autori.
Simbolika e fortë dhe tiparet e një tragjedie e bëjnë veprën shumë komplekse, autori vazhdimisht i jep trajtat e tragjedisë duke e unifikuar atë me sjellje dhe çështjen që tronditi tërë Rusinë, çështjen Karamazoviane. Njeriu Karamazovian.
Emri i Karamazovit përbaltet edhe më shumë pas krimit në roman, vëllimi i dytë i nënshtrohet hetimit të ngjarjes dhe vendosjes së drejtësisë duke zbuluar sekrete, dhe natyrën enigmatike të personazheve. Romani zbulon rusen ideale, gruaja me bukurinë fatale dhe tërësisht e pavarur.
Elementi autobiografik i sëmundjes epileptike është pergjegjëse për shpalosjen e elementëve filozofikë që vijnë nga tronditja e mendjes njerëzore, element i pranishëm në tërë veprat e Dostojevskit.

“Të vertetën, të vërtetën e kulluar po ju them: në qoftë se kokrra e grurit, që bie në tokë, nuk vdes, ajo do të mbetej vetmitare, nëse ajo vdes, atëherë ajo do të japë shumë kokrra.”(Joli Lamaj)

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...