Dr. Roberts, i cili ishte Ndihmës Sekretari i Thesarit në administratën e Reagan dhe redaktor i Ëall Street Journal, i bëri këto komente në artikullin e tij të fundit, të titulluar "Kur ata vranë John F. Kennedy, ata vranë Amerikën", të publikuar të shtunën. John F. Kennedy kishte për qëllim tërheqjen e SHBA nga Vietnami pas rizgjedhjes së tij. Ai synoi të prishte CIA-n "në një mijë copa" dhe të zvogëlonte kompleksin ushtarak të sigurisë që shfrytëzonte buxhetin e SHBA, shkruan z. Paul Craig Roberts. "Dhe kjo është arsyeja pse ai u vra. Të këqijtë që banojnë në Uashington nuk vrasin vetëm liderë të huaj por vrasin edhe liderë të vet, "shtoi ai. Kennedy ka shërbyer si president i 35-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga janari 1961 deri në vrasjen e tij në 22 nëntor 1963, në Dallas, Texas. Komisioni i Presidentit për vrasjen e Kennedy, i njohur jozyrtarisht si Komisioni Warren, është themeluar nga ish-presidenti Lyndon B. Johnson në nëntor 1963 për të hetuar vrasjen e John F. Kennedy. Raporti final prej 888-faqesh i komisionit i lëshuar në shtator të vitit 1964 arriti në përfundimin se Lee Harvey Oswald ka vepruar tërësisht i vetëm në vrasjen e presidentit Kennedy. Megjithatë, shumë hulumtues janë të bindur se Oswald ishte pjesë e një komploti për të vrarë Kennedy. "Oswald nuk kishte asgjë të bënte me vrasjen e John F. Kennedy. Kjo është arsyeja pse Osëald e vrau veten brenda në burgun e Dallas para se ai të merrej në pyetje", ka shkruar Dr. Roberts. Ai tha se Kennedy ishte "vra për shkak të histerisë anti-komuniste në agjencitë ushtarake dhe të sigurisë". "Komisioni Warren ishte i vetëdijshëm për këtë. Mbulimi i fakteve ishte i nevojshëm për shkak se Amerika ishte akuzuar për nisjen e Luftës së Ftohtë me Bashkimin Sovjetik. Hedhja në gjyq e ushtrisë amerikane, personelit te CIA dhe Shërbimit Sekret për vrasjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara do të kishte tronditur besimin e popullit amerikan në qeverinë e tyre", thekson ky studiues. Sipas gazetarit iranian Hamid Golpira, "Tre presidentët e SHBA, Lyndon B. Johnson, Richard Nixon dhe George H.Ë. Bush, ishin në Dallas më 22 nëntor 1963, ditën kur Kennedy u vra". "Është thënë se kjo rastësi e çuditshme u organizua në fakt për të dhënë një paralajmërim të zymtë për presidentët e ardhshëm që njëjtë do të ndodhë me ta nëse ata nuk iu bindën urdhrave" shkroi ai në artikullin e tij "Paratë prapa goditjes së Kennedy". Shumë studiues thonë se Izraeli kishte një motiv për të vrarë Kennedy për shkak se presidenti ishte kundër programit të armëve bërthamore të regjimit në Dimona të cilat ai besonte se mund të nxisin një garë të armëve bërthamore në Lindjen e Mesme. Kennedy pati tensione me izraelitët në lidhje me prodhimin e materialeve bërthamore në Dimona. Izraeli i rezistoi presionit të administratës së Kennedy që të hapë objektet e tij bërthamore për inspektime nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (ANEA) duke mashtruar shkencëtarët amerikanë të cilët vizituan Dimonan në vitin 1962.
Duke qenë Mbretëreshë e seksit në Paris për dy dekada, pronarja franceze e bordellos, Madame Claude, ofroi një univers sekret dhe të ndaluar të kënaqësisë për politikanët e lartë dhe të famshmit, sikur John F Kennedy, Muammar Gadaffi, Nelson Rockefeller dhe Frank Sinatra. Punëtoret e saj nuk ishin thjesht prostituta, por sikur që i quante Madame, ato ishin 'mjellma' nga familje të dalluara franceze, me mend, sharm dhe - seks, me një përfundim tepër të lumtur. Kështu ishte edhe në prill të vitit 1961, kur presidenti amerikan, John F Kennedy, shkoi në Paris, me dëshirën që të shijonte 'mjellmat' e Madame Claude-s. Femra të cilën ai e donte, ishte aktorja Anouk Aimee, e cila sapo ishte paraqitur në filmin e Fellini-t, "La Dolce Vita". Ajo i ngjante gruas së presidentit, Jackie, dhe shpesh krahasohej me zonjën e parë amerikane, me moshë, gjatësi dhe karakter. Por, ajo kishte edhe një gjë të cilën Jackie nuk e kishte - joshjen seksuale.
Madame Claude nuk i zhgënjente klientët e saj
'Presidentit JFK i pëlqente pamja e Jackie-s, por donte një version më joshës, më seksual të saj. E tillë ishte Anouk Aimee...', shkruan autori bestseller i "New York Times", William Stadiem, në librin e tij, "Madame Claude: Her Secret World of Pleasure, Privilege & Power", që është botuar nga "St. Martin's Press". Por, asokohe ishte aktual intervenimi i dështuar ushtarak amerikan në Kubë, kështu që aktorja e re nuk donte që të flinte me një 'luftënxitës axhami', sikur që e përjetonte ajo presidentin amerikan. Por, Madame Claude nuk i zhgënjente klientët e saj dhe shkoi përtej ëndrrave më të çmendura të presidentit.
Ajo kishte vajzën e përkryer për të. Në libër thuhet se madame ia çoi presidentit në takim një femër, të ngjashme me Jackie-n, e cila ishte modele që punonte për kompaninë 'Givenchy'-n, veshjet e së cilës kompani i adhuronte Jackie. Madame Claude ndikoi që kjo femër 23-vjeçare, e diplomuar në Sorbonë, të vishej me të njëjtin fustan të bardhë të markës "Givenchy", të cilin do ta vishte edhe Jackie në të njëjtën mbrëmje në ballon në Versajë. Ajo ishte 'Jackie le deuxieme' - Jackie e dytë, transmeton "Kosova Sot Online". 'Ajo dukej sikur E Përhitura, por në vend të ballos, ajo përfundoi në dhomën e gjumit bashkë me presidentin amerikan', shkruan Stadiem. JFK qëndroi në vetmi me këtë 'mjellmë' për gjysmë ore, para se t'i duhej të kthehej në hotelin e tij, për t'u përgatitur për festën e asaj mbrëmjeje.
George Pompidou e mbronte madame Claude-n dhe e përdorte atë për spiunim
Madame më pas mësoi se presidenti dëshironte që vajza të ishte kopje e gruas së tij në dimensionin erotik, meqë ata nuk flinin më bashkë. Bile, JFK i ishte ankuar modeles se gruaja e tij ishte më shumë e interesuar për modë, sesa për seks. Kështu, 'mjellma' bëri një striptiz për të. Atë mbrëmje në Versajë, JFK nuk pushonte së bëri komplimente për gruan e tij, duke pasur, në fakt, në mendje, 'mjellmën' e tij. Në vitin 1961, çmimi të cilin madame kërkonte për një orë me 'mjellmat' e saj, për një francez të rëndomtë, ishte rreth 50 dollarë.
Por, kostoja që presidenti amerikan pagoi, ishte rreth 2000 dollarë. Edhe pse francezët thoshin se nuk ishin të interesuar për aferat, apo problemet personale të liderëve të huaj, ata në fakt e dinin se ku gjendej JFK çdo minutë, derisa ishte në Francë. Apartamentet shtetërore në "Quai d'Orsay" - ku ishte duke qëndruar Kennedy - 'kishin mijëra sy dhe veshë'. Të impresionuar nga trajtimi diskret i këtij takimi, Madame Claude shumë shpejt u ngrit nga Pallati 'Elysée' dhe shërbimet sekrete franceze, duke u bërë femra më e famshme, e padukshme në Francë, "Madame de la République". Mbrojtësi kryesor i saj ishte kryepolici dhe shefi i gjithëpushtetshëm i policisë së Parisit, Maurice Papon, një bashkëpunëtor i njohur i nazizmit. Në fakt, edhe presidenti francez, George Pompidou, po ashtu e mbronte madame Clauden dhe e përdorte atë për spiunim. Autori i librit thotë se, në anën e tij, për JFK-në ky nuk ishte takimi i parë me prostitutat.
Bile, në libër thuhet se ai në disa raste kishte ndarë prostitutat edhe me babanë e tij. Ai kishte humbur virgjërinë me një prostitutë rrugësh në Harlem, derisa ishte nxënës shkolle. Derisa ishte student, babai i tij, Joseph P. vendosi ta çonte të birin në disa prej bordellove më të famshme legale në Francë. Pra, at e bir shpesh shkonin bashkë në bordello.
Kush e vodhi trurin e presidentit John Kennedy?
Një hipotezë e re thotë se pas rrëmbimit misterioz të trurit të ish-presidentit ndoshta fshihet i vëllai i tij Robert Kennedy
Truri i John F. Kennedy-t nuk është varrosur së bashku me trupin e tij pa jetë më 25 Nëntor, 1963, në Varrezat Kombëtare të Arlington-it – dhe sipas një libri të ri, që do të dalë së shpejti në shitje, pas kësaj vjedhje ka të ngjarë të fshihet vëllai i tij.
“Jo të gjithë dëshmitë e mbledhura nga vrasja gjenden në Arkivat Kombëtare. Diçka sa makabër aq dhe unike i mungon koleksionit – truri i presidentit Kennedy,” shkruan James Swanson në librin e tij: “Fundi i ditëve: Vrasja e John F. Kennedy-it,” që do të dalë në treg më 12 nëntor, vetëm pak javë përpara 50 vjetorit të vdekjes së JFK-it.
Gjatë autopsisë së JFK-it në Bethesda Naval Hospital, trurin e kishin vendosur në një enë çeliku inoksidabël me kapak të çvidhosshëm.
“Për ca kohë ena e çelikut është mbajtur në një raft dosjesh në një zyrë të Shërbimit Sekret,” shkruan Swanson.
Më vonë truri u vendos në një kuti të kyçur së bashku me dëshmitë e tjera mjekësore të cilat u dërguan në Arkivat Kombëtare, ku u “vendos në një dhomë të sigurtë e cila i ishte lënë për përdorim ish sekretares së devotshme të JFK-së, Evelyn Lincoln gjatë kohës që merrej me sistemimin e dokumentave të presidentit.
“Në tetor të vitit 1966 u zbulua se mungonin truri, lastrat e qelqit me kampione indesh si dhe materiale të tjera të autopsisë; [tw cilat] që atëherë nuk janë parë më,” thotë Swanson për The New York Post.
Ish prokurori i përgjithshëm i asaj kohe, Ramsey Clark, dha urdhër që të hetohej çështja, por as pas hetimit nuk u arrit të gjendej truri që mungonte –i cili edhe sot e kësaj dite nuk dihet se ku mund të jetë, thotë Swanson.
Megjithatë, sipas Swanson-it, hetimi në fjalë “nxorri në dritë një fakt me interes sipas të cilit ish prokurori i përgjithshëm Robert Kennedy, me ndihmën e asistentes së tij Angela Novello, kishte vjedhur kutinë me kyç.”
Sipas atyre që ngrenë teori komplotesh truri është vjedhur për të fshehur faktin që presidenti është qëlluar nga përpara – ndoshta nga kodrina me bar – e jo siç thuhet në deklaratën zyrtare mbi ngjarjen, sipas të cilës goditja ka ardhur nga pas, nga ndërtesa 7 katëshe “Texas School Book Depository” ku dikur mbaheshin dhe shpërndaheshin tekstet shkollore.
Swanson hedh poshtë teorinë që zhdukja e trurit ka qenë pjesë e një plani të poshtër që kishte si qëllim fshehjen e fakteve që lidheshin me vrasjen.
“Kam arritur në konkluzionin që Robert Kennedy ka qenë ai që e ka marrë trurin e të vëllait – jo për të fshehur provat e një komploti por ndoshta për të fshehur provat mbi shkallën e përhapjes së sëmundjeve [nga të cilat vuante Kennedy] apo për të fshehur provat mbi sasinë e mjekimeve që merrte presidenti Kennedy,” tha ai.
Diçka më pak se 54 vjet më parë, dy vite pasi kishte marrë presidencën, Presidenti i SHBA, John Fitzgerald Kennedy u vra gjatë një vizite në Dallas të Teksasit.
Hetimi i Komisionit Uorren konkludoi se një ish marins amerikan, me emrin Li Harvej Osvald kishte qëlluar Kenedin nga një depo aty pranë, por faktet e mjegullt të çështjes kanë nxitur një sërë teorish.
Ato përfshijnë një komplot të CIA-s, një vepër të mafias, një operacion të fshehtë nga zëvendëspresidenti Lindon B. Johnson etj.
Në pritje që Arkivi Kombëtar i SHBA të nxjerrë 3100 dokumenta në lidhje me vrasjen, në 26 tetor, ja disa prej teorive kryesore në qarkullim.
TEORIA E CIA-s
Njerëzit që besojnë se CIA ishte pas vrasjes së Kennedyt, spekulojnë se agjencia kundërshtoi fuqishëm një numër pozicionesh të presidentit, në lidhje me Kubën dhe Komunizmin.
Teoria pohon se refuzimi i Kennedyt për të ofruar mbështetje ajrore për pushtimin e dështuar të Gjirit të Derrave, një mision i mbështetur fort nga CIA për të përmbysur Fidel Castron, e shtyu CIA-n që të eliminonte Kennedyn.
Teoricienët kanë tendencën të besojnë se CIA e ka caktuar Osvaldin si kokë turku.
Teoria e mafies
Një teori sugjeron se CIA ka punuar me mafian për të vrarë Kennedyn. Në atë kohë, të dy organizatat kishin një interes të përbashkët për përmbysjen e Castros, pasi mafia kishte një numër investimesh në kazinotë kubane, në rrezik mbylljeje.
Dokumentet e qeverisë tregojnë se CIA ka punuar me mafian për të rrëzuar Castron; disa teoricienë të konspiracionit pohojnë se të dy organizatat gjithashtu punuan së bashku, edhe me kubanët anti-Castro, për të vrarë Kennedyn.
Teoria e mërgimtarëve kubanë
Disa besojnë se përpjekja është bërë më pak e sofistikuar se një konspiracion federal, por është kryer nga një grup mërgimtarësh kubanë, të cilët panë dështimin e pushtimit në Gjirin e Derrave, si provë të mjaftueshme se Kennedy ishte i papërshtatshëm si president.
Midis 1959, kur Revolucioni Kuban solli Castron në pushtet dhe vrasjes së Kennedy në vitin 1963, popullariteti i tij midis mërgimtarëve kishte rënë në mënyrë të konsiderueshme. Në tetor të vitit 1963, kubanët anti-Castro u takuan me amerikanët e krahut të djathtë për të diskutuar zhgënjimin e tyre me Kennedyn.
Teoricienët spekulojnë se takimi mund të ketë qenë një pikë kthese për vrasjen një muaj më vonë.
Teoria e Lyndon B. Johnson
Një teori spekulon se LBJ kishte frikë se nuk përfshihej në zgjedhjet e vitit 1964 aq shumë, sa ai komplotoi që Kennedy të vritej.
Sipas një kujtimi të vitit 1968 të shkruar nga sekretari personal i Kennedyt, Evelyn Lincoln, është e vërtetë që Kennedy kishte planifikuar të zëvendësonte Johnsonin si zëvendës president. Kennedy i tha Lincoln-it më 19 nëntor 1963 – tre ditë para se të vritej.
Teoricienët e konspiracionit tregojnë këtë, si dëshmi të pjesshme se Johnson mund të ketë pasur një dorë në orkestrimin e vrasjes.
Teoria e KGB-së
Disa teoricienë besojnë se një grup oficerësh sovjetikë kryen vrasjen e Kennedyt, të porositur nga kryeministri Nikita Hrushov.
Në fund të krizës së raketave kubane të vitit 1962, Hrushovi u detyrua përfundimisht të hiqte raketat balistike ndërkontinentale që ai do të vendoste në Kubë, për shkak të kërcënimeve militare amerikane kundër Bashkimit Sovjetik.
Teoricienët e konspiracionit pohojnë se kjo lëvizje motivoi Hrushovin për të vrarë Kennedyn.
Përgatiti :Flori Bruqi