2018-05-22

5 ushqime kancerogjene

ushqimet kancerogjene 
Kompanitë e prodhimit të ushqimit hyjnë në botën e fëmijëve direkt përmes reklamave televizive, radiofonike, internetit, revistave, lodrave, veshjeve, madje edhe video-lojërave.
Shuma që ato investojnë në marketingun e ushqimit të fëmijëve arrin deri në 10 miliardë dollarë amerikanë në vit. 10 miliardë dollarë në vit për t’u siguruar që fëmijët do të blejnë çerealët e tyre të mbingopura me sheqer me personazhin e tyre të preferuar të kartonëve në kuti, apo ëmbëlsirat artificiale të frutave me konservantë në formën e kafshëve. Marketingu i fëmijëve punon fort dhe shumica e tij ka target ushqimet me cilësi të ulët ushqyese, i cili është shumë i rrezikshëm për shëndetin e tyre. Fëmijëve u pëlqejnë ngjyrat dhe ata duan të shohin ylberin në ushqimet e tyre. Prodhuesit e dinë këtë gjë dhe përpiqen ta shfrytëzojnë, duke ngjyrosur ushqimin artificialisht për ta bërë atë më tërheqës.
“Yellow 5” (tartrazine) dhe “Red 40” janë dy ngjyruesit me bazë nafte, të cilat përdoren shumë në ushqimet në karamelet e famshme prej xheli, patatinave, djathin e picave, apo cereale. Por këta dy përbërës lidhen direkt me problemet shëndetësore, sepse stimulojnë kancerin, hiperaktivitetin dhe reagimet alergjike. “Yellow 5” dhe “Red 40” janë dy nga 6 ngjyruesit që ndalohen të përdoren nga kompanitë në Britaninë e Madhe dhe SHBA.
Ja ushqimet e rrezikshme
1. Pop Tarts
Biskotat e famshme me mbushje luleshtrydheje në veçanti, përfshin përbërës të tillë si shurupin e misrit, dekstrozin, fruktozën dhe shkakton diabet dhe sëmundje të mëlçisë tek fëmijët. Ajo ka edhe nën produkte të naftës që shkakton çrregullime qelizore. Në eksperimentet e bëra me kafshët laboratorike, është vërtetuar se shkakton tumor, humbje të shikimit, zmadhim të mëlçisë, konvulsione dhe paralizë.
2. Ëmbëlsirat prej xheli
Sa shumë të dashura janë për fëmijët Haribot e famshme. Por ngjyruesi e këtyre ushqimeve është Red 3 ose eritrozina, një përbërës nafte që ndalohet në kozmetikë për shkak se shkakton kancer të tiroideve. Është i pasigurt në lëkurën tuaj, po sikur ta hani? Shmangeni sektorin e ushqimeve prej xheli në supermarket!
3. M&M’
Këto karamele të famshme përmbajnë më shumë se çokollatë, përfshirë ngjyruesit “Blue 1”, i cili shkakton kancer malinj, “Blue 2” që rrit hiperaktivitetin dhe shkakton kancer në tru, “Red 40”, që shkatërron ADN-në dhe “Yellow 5” dhe “Yellow 6”, të cilat lidhen gjithashtu me kancerin.
4. Patatinat Cheetos
Ngjyruesit artificialë të këtij ushqimi janë “Yellow 6”, që vjen nga nafta dhe shija prej djathi, e cila vjen prej përdorimit të benzonatit metalik dhe metilfenidatit etilik.
5. Teddy Grahams
Këto arusha të vegjël lidhen me elementin “TBHQ”, i cili shkakton ulçër në stomak në eksperimentet laboratorike me kafshët, shkatërron ADN-në dhe shkakton dëme në qelizat e mushkrive dhe kërthizore. Shkakton ankth tek fëmijët, nervozizëm dhe shton simptomat e çrregullimeve të hiperaktivitetit.
Kështu që nëse fëmijët duan duan të shohin ylberin në ushqime, atëherë le ta shohin atë në ushqimet organike, si frutat dhe perimet.
fruit-snacks-e1453923304977grahmsmms-e1453922964240pop-tarts-e1453923172858

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...