Nga Flori Bruqi
Olga Tokarczuk është bërë shkrimtarja e parë polake që ka fituar çmimin letrar “Man Booker International Prize”.
Tokarczuk e mori çmimin që përfshin vlerën monetare prej 50 mijë funtesh për romanin e saj me titull “Flights”. Ajo do ta ndajë shpërblimin me përkthyesen Jennifer Croft, bën të ditur BBC.
David Grossman
Chinua Achebe
Philip Verheyen
Tokarczuk është e famshme si romanciere në shtetin e saj të lindjes, ku ajo fillimisht ishte bërë e njohur si psikologe në Universitetin e Varshavës. Ajo ka shkruar tetë romane dhe dy përmbledhje me rrëfime të shkurtra. Përkthyesja Jennifer Croft i ka përkthyer veprat e saja nga polonishtja, spanjishtja e ukrainishtja në anglisht, dhe është redaktore në “Buenos Aires Review”.
Jennifer Croft
“Flights” ka mposhtur në garë romane të shkruara nga fituesit e mëparshëm të çmimit, përfshirë Han Kang dhe Laszlo Krasznahorkai, që kishin marrë çmimin më 2016, respektivisht më 2015.
Laszlo Krasznahorkai
Secili autor që është përfshirë në listën e ngushtë automatikisht merr 1 mijë funte. Para vitit 2016, “Man Booker International” ndahej për çdo dy vjet dhe i jepej një autori për krejt veprimtarinë e tij.
Han Kang
Libri i saj i parë “The Journey of the People of the Book” ishte botuar më 1993. Që atëherë, veprat e saj bestseller janë përkthyer në më shumë se 25 gjuhë të botës. Ajo së fundi ka qenë bashkautore për skenarin e “Spoor”, një film polak që mori çmimin “Alfred Bauer Prize” në festivalin e filmit në Berlin dhe ishte propozimi polak për çmimin “Oscar” për filmin më të mirë në gjuhë të huaj për vitin 2018. Së fundi, ajo është prezantuar nëpër kryetituj të gazetave për kritikat që ia ka bërë qeverisjes së krahut të djathtë polak dhe historinë antisemite të shtetit të saj, gjë që ka shkaktuar të marrë kërcënime me vdekje nga nacionalistët e konservatorët.
Lexoni :
Olga Tokarczuk of Poland Wins Man Booker International Prize