Nga
Fritz RADOVANI:
1468 – 2018 SHQIPNIA
DHE TAVOLINA
EUROPJANE
Kur kerkohet Shqipnia në tavolinat Europjane, globi
sillet si nje verrle!
Sikur mos t’ ishin lentet zmadhuese, kushedi sa politikan
do të venin gishtat në Arabi ose Afriken qendrore… Tue dashtë me e vendosë
dikund në ndonjë vend me “randsi”…
Nuk dij se ndonjë “dr. prof., apo akademik” ka percaktue
ashtusi At Marin Sirdani nder librat e Tij edhe fshatrat ku duhet me vazhdue
rrugen pranë pikave kufitare të Shqipnisë. Jam tue folë per Shqipninë e Vertetë
dhe jo, per ate të 1913, as të Jaltës së vitit 1945…
Per 25 vjetë madje, edhe tue luftue per jetë apo per
vdekje Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, e perjetsoi nder shekuj Emnin e Shqipnisë
Europjane. Nuk po i shkruej “epitetet tjera” mbasi janë të gatshem fanatikët
injorantë që kanë ba librat mbas 1944 me e fshij nga harta, piksynim që rifilloi në 1992 me
hymjen e Shqipnisë në “Konferencen
Islamike”.
Nuk dij me e kuptue guximin e fallsifikatorëve të
Historisë së Shqipnisë, që tentojnë perditë me zevendsue emnin tradhtar, me
“atdhetar” tue fshij të gjitha veprat e tyne të njohuna antiatdhetare tue
fillue nga Esad Pashë Toptani në 1913, Ahmet Zogun në 1939 dhe menjëherë mbas
tij, në 1941 Enver Hoxhen, Ramiz Alinë e të gjithë presidentat dhe kryeministrat
mbas tyne, që tue e dijtë mirë që në vitin 1925 nga Papa Piu XI, që ju pat
pergjegjë Ahmet Zogut kur e pyeti me Delegatin Apostolik në Shqipni, që atëherë ishte në Shkodër, dhe i ka pas kërkue se shka mendon Vatikani
për lidhjet me ne, në kjoftë se na mund të hyjmë në “Konferencën Islamike”, mbas
një kërkese që i ishte ba atij nga ana e tyne ato ditë. Delegati tue u ndodhë
para një kërkese të papritun prej Zogut i kishte kërkue dy javë kohë, sa me
shkue deri në Vatikan dhe me sjellë mendimin e tyne për këtë punë. Zogu asht
kenë dakord. Delegati ka shkue tek Papa Piu XI, dhe Papa i asht përgjegjë Zogut
nëpërmjet të Delegatit, me këto fjalë: “Në kjoftë se doni me ruejtë edhe atë
pak Shqipni që ka mbetë, ju nuk duhet të angazhoheni me vendët e Lindjës. Na
gjithmonë kemi thanë se Shqipnia asht vend Evropian. Ju, mund të veproni si të
doni. Ky asht mendimi i jonë!”. Delegati asht këthye në Shqipni... Ne nuk jemi
angazhue atje.
Kur Shqipnia mbas
Konferencës së Jaltës kaloi nen sundimin e Titos dhe mbas pak vitësh të
Stalinit, tue u inkuadrue në “Traktatin e Varshavës”, Shqipnia kaloi në prehen
të Lindjes komuniste dhe perfundimisht vazhdon me kenë me bibronin e tyne në
gojë.
Po ti bajmë një
rikujtesë atyne ngjarjeve, do të bindemi se kahu i ynë i drejtimit asht nga
vendet që në Trojet Shqiptare ata kanë shkatrrue gjithshka me synime nga
Europa.
A mos ndoshta kjo ishte arsyeja që Enver Hoxha, me 5 Maji
1945 blokoi në Hotel Dajti Delegatin Apostolik të Vatikanit Imz. Leone GB
Nigris, dhe me 25 Maji 1945 e nxori jashtë nga Shqipnia, tue arrestue edhe
Zevendsin e Tij Imz. Frano Gjinin, të cilin edhe e pushkatoi me 11 Mars 1948,
mbas një gjyqi të mbyllun me akuza fallco?!
Ishte Papa Gjon Pali II që e donte me zemer Popullin e
vuejtun Shqiptar dhe jo, qeveria apo “dikush” tjeter nga “komunistët e konservuem”
në demokrat, per të cilët me të drejtë ka thanë tek Kryeministria në Tiranë në
1999 Presidenti Nderuem Havel: “Njerzit ma të rrezikshem per Demokracinë janë
komunistët e konvertuem në demokrat!”
Janë ba sa vjet që qeveria Shqiptare asht shtatzanë dhe
nuk u “rilind ende” që të gjejnë një ambasador “po i themi”, me e dergue në
Vatikan. Edhe kjo ka “parathanjen” e vet.
Vonesat e integrimit të Shqipnisë në Europë i sherbejnë
vetem elitave tona politike me pikpamje anadollake, dhe që po e shpejtojnë në
mënyrë drastike shkatrrimin e plotë të shtetit Shqiptar me korrupsion,
çorganizim dhe marrveshje të mëshefta.
Lojnat akrobatike me “reformat në drejtësi” dhe,
“shkapetjet me dashje” të politikanve tanë me ShBA, Europën e kryesisht Brukselin,
janë një lojë me zararë që mundohen me sigurue Lindjen sllavo – komuniste dhe
Turqinë, me mjetet anadollake të Hoxhës dhe Alisë me pasuesit mbas 1989, që na
mbajtën në llomin e mbrapambetjes tash 75 vjetë...
***
Europa dhe Amerika e njeh shumë mirë barbarizmin e
trashigimtarëve të komunizmit dhe, kryesisht ate që u aplikue me Gjenocid mbi
Popullin Shqiptar. Hapni Dosjet!
Po më kujtohet i Madhi Ibrahim Rrugova në 1999, kur
mërrijti në Vatikan...
Nanë Tereza tek Kenedi, Regani, Klintoni, Karter, Gjorgj
Bushi dhe I Riu...
E cila derë e Shtëpisë së Bardhë s’ u hap per Ta?! Shqipnia
ishte fryma e Tyne!
Në thirrjen e Papës Gjon Pali II u theksue se: “Europa
duhet ta dijë ate që ka ngja tek Ju Vllazen e Motra Shqiptarë!.. Shqipni,
qendro në naltësinë e kësaj beteje të madhe!”
A e kujtoni Fjalen e Nanë Terezes kur Ju dha Çmimi Nobel
?!
Nanë Tereza asht Ajo që e kuptoj shumë mirë tradhtinë e
drejtuesve të shtetit tonë, dhe prandej në aeroportin e Rinasit tha: “Zot hiqja
mallkimin Tand Popullit Shqiptar!”1997.
Dashje ose padashje Shqipnia asht vetem Europjane,
prandej edhe i takon Asaj!
Dikur... Ajo, e mbrojti Europen! Bash Ajo Shqipni që
tashti po e sjellin verrle...
Shqipnia e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut... Sot, duhet
mbrojtë vetem nga Ti Europë!
Monumentet e Kastriotit nëper Europë vetem nuk kanë gojë
me Ju thirrë!!..
Melbourne,
24 Maji 2018.