Janë kthyer në makth të vërtetë për qytetarët konsumi i frutave dhe perimeve, të cilat shpesh i blejmë në tregun e zarzavateve, tek fshatarët, me idenë që janë të rritura në habitatin e tyre natyral, por na dalin krejt ndryshe, me pesticide dhe jo vetëm.
Ambientalisti Besmir Agalliu, përmes një postimi në Facebook ka dhënë alarmin dhe ka ftuar të gjithë të tregojnë kujdes e të mos konsumojnë këto domate, të cilat vënë në rrezik trupin e njeriut.
Ai thotë:
Mos konsumoni asnjë produkt që nga jashtë duket i pjekur kurse brenda është krejt e kundërta, pasi janë rritur me pesticide për ngjyrën e jashtë dhe përmbajtja e këtyre pesticideve është për trupin e njeriut një RREZIK JETIK
Kohë më parë një intelektuale e njohur, Flora Xhemani Baba, ka denoncuar publikisht atë që po ndodh sot me prodhimet bujqësore, të cilat nuk kanë asnjë kontroll dhe që mund të jenë shqetësim serioz për shëndetin e popullsisë. Ndarja e re territorial ndryshoi edhe përgjegjësitë nga dikasteret qendrore tek njësitë e reja të qeverisjes vendore. Kështu një ekip specialistësh të Ministrisë së Bujqësisë që merreshin drejtpërdrejt me kontrollin ushqimor në tërësi dhe me frutat dhe perimet në veçanti, tashmë kanë kaluar në varësi të bashkive të reja. Por kalimi i tyre në vend që të ndikonte pozitivisht i ka kthyer këto struktura në varësi të bashkive në inegzistene dhe që nuk bëjnë asnjë kontroll.
Denoncimi i plotë i Flora Xhemani Baba
Dhe po ngordhëm neve, do ngordhni edhe juve sepse nuk do ketë kush të blejë më ç(perimet) tuaja. Ne e dimë që perimet e mira i eksportoni në Kosovë dhe tuajat i mbillni veçmas në bahçe, por derisa t`i vijnë mendtë Ministrisë së Bujqësisë që t`ju mbledhë rripat, neve do t`i kemi kthyer patkonjtë nga dielli dhe juve do t`ju kalben hormonalet nëpër sera.
E morët vesh re? Nuk është lloji i ushqimit që njerëzit hanë sot çfarë u shkakton problem, por është cilësia. Cilësia e ushqimit sot është për të qarë me lot dhe me oi. Të paktën këtej nga jemi ne e ke mundësinë të gjesh ushqime bio dhe i merr. Më ka marrë malli vërtet kur isha e vogël dhe haja ato domate që të kënaqnin shpirtin me kastravec, pak djathë dhe buke.
Sot buka, borë e bardhë dhe se me çfarë e bëjnë, një zot e di. Domatet si i shikoni në foto dhe të tjerat me radhë. Kush ka tokë në Shqipëri punojeni dhe mbillini vetë që të hani prodhime nga toka juaj ose ndryshe vetëm sëmundje dhe vdekje sjellin ushqimet që blini në markete apo në tregje të fruta-perimeve.